Nr I vendimit Data palët faqe



Download 2,4 Mb.
bet160/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   156   157   158   159   160   161   162   163   ...   173

V Ë R E N


1. Nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, rezulton se paditësat janë trashëgimtarë të ish pronarit Kristaq Avushka. Këtij të fundit me vendimin nr.494, datë 09.09.1994 ish KKKPP Korçë, ndër të tjera, i është njohur pronësia për një sipërfaqe truall prej 4000 m2 ndodhur në Korçë.

2. Pala paditëse ka bërë kërkesë për kompensimin e një pjese të sipërfaqes së njohur në AKKP dhe kjo e fundit me vendimin nr.511, datë 15.08.2011 ka vendosur të kompensojë në vlerë monetare trashëgimtarët e ish pronarit vetëm për 200 m2 truall.

3. Paditësit pretendojnë se kompensimi atyre u duhet bërë për 300 m2 dhe për këtë arsye i janë drejtuar gjykatës me padi me objekt sa me sipër.

4. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim nr.12932, datë 28.12.2012 ka vendosur:

“Rrëzimin e padisë”.

5. Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.889, datë 19.03.2014 ka vendosur:

“Shpalljen e moskompetencës së gjykatës për shqyrtimin e çështjes dhe dërgimin e saj në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë si gjykatë kompetente.”



5.1 Arsyetimi i gjykatës:jemi përpara një konflikti administrativ... referuar VU 3/2013 çështja është në kompetencë shqyrtimi të Gjykatës administrative të apelit...

6. Gjykata Administrative e Apelit Tiranë me vendimin nr.s’ka, datë 01.10.2014 ka vendosur:

“Të ngrejë çështjen e mosmarrëveshjes mbi kompetencën për shqyrtimin e çështjes”.



6/1. Kjo gjykatë arsyeton: “...duke iu referuar kërkimit dhe shkakut ligjor të tij jemi përpara një konflikti për çështje pronësie pavarësisht se kundërshtohet vendimi i AKKP... në vendimin unifikues nr.4/2013 kanë arritur në përfundimin se këto çështje janë konflikte civile...”.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:

7. Se vendimi nr.889, datë 19.03.2014 i Gjykatës së Apelit Tiranë që ka shpallur moskompetencës lëndore për shqyrtimin e çështjes objekt gjykimi, duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit procedural dhe për këtë shkak ai duhet të prishet dhe çështja duhet të dërgohet po në këtë gjykatë, për vazhdimin e gjykimit.

8. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson të nënvizojë se në kuptimin e së drejtës procedurale, kompetenca lëndore është një kusht i domosdoshëm procedural, që bën të vlefshëm procesin gjyqësor si dhe të gjitha aktet e marra në administrim gjatë zhvillimit të tij, në kuptimin që një gjykatë jokompetente nuk mund të kryejë asnjë veprimtari procedurale dhe një gjykatë jokompetente duhet të deklarojë moskompetencës e saj, (neni 61 K.Pr.Civile, neni 7 i Ligjit 49/2012).

9. Kompetenca lëndore përcakton për çdo gjykatë të veçantë se në çfarë rastesh dhe në lidhje me çfarë mosmarrëveshjesh ajo ka pushtet për të gjykuar, duke përcaktuar qartë rrethin e mosmarrëveshjeve që i është njohur e dhënë asaj për ta gjykuar. Ndarja e kompetencës është përcaktuar qartë në Ligjin nr.9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në Ligjin nr.49/2012Për organizimin dhe funksionimin e gjykata administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” dhe në K.Pr.Civile.

10. Gjykata në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet pikërisht identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes që i shtrohet për gjykim, nëse ajo është e natyrës civile apo administrative. Për këtë qëllim gjykata i referohet shkakut ligjor të kërkimeve të paditësit të parashtruara si në kërkesë padi ashtu dhe gjatë gjykimit si dhe bën lidhjen midis fakteve që pretendohen prej paditësit se kanë ngjarë dhe të drejtave apo interesave që ai pretendon se i janë cenuar.

11. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në referim të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut ligjor të padisë, pretendimeve të parashtruara në këto akte, vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe shkaqeve të parashtruara nga Gjykata Administrative e Apelit Tiranë si dhe në interpretim të dispozitave të Ligjit nr.49/2012 dhe Kodit të Procedurës Civile, të zbatueshme për rastin konkret, vlerëson se arsyetimi dhe përfundimi i arritur nga Gjykata e Apelit Tiranë në lidhje me kompetencën lëndore të shqyrtimit të çështjes objekt gjykimi nuk është i bazuar në ligj.

12. Gjykata e Apelit Tiranë në shqyrtimin e çështjes objekt gjykimi nuk ka kuptuar dhe përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes, (e cila përcakton dhe gjykatën kompetente nga pikëpamja e kompetencës lëndore). Kjo gjykatë nuk ka kuptuar drejtë shkakun ligjor të padisë, pra të drejtën subjektive të paditësit dhe gjendjen e faktit të pretenduar, që i kundërvihet kësaj të drejte, duke arritur në përfundimin e gabuar se çështja objekt gjykimi është një konflikt administrativ.

13. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë duke iu referuar kërkimeve të padisë objekt shqyrtimi, evidenton se pretendimet e paditësit kanë në thelb të tyre kundërshtimin e vendimit të AKKP Tiranë nr.511, datë 15.08.2011, me anë të cilit atij i është njohur e drejta e kompensimit në vlerë monetare vetëm për një pjesë të pronës së njohur më parë me vendim të organit të kthimit dhe kompensimit të pronës; paditësi pretendon se duhet të kompensohet në vlerë monetare për një sipërfaqe më të madhe.

14. Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në vendimin unifikues nr.4/2013, janë shprehur se: “Kur në objektin e gjykimit kundërshtohet vendimi i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave apo Agjencisë Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, kjo çështje do të konsiderohet si mosmarrëveshje civile dhe do të shqyrtohet nga gjykata që ka kompetencë gjykimin e mosmarrëveshjeve civile; Kur nga objekti dhe shkaku ligjor i padisë mosmarrëveshja objekt gjykimi rezulton të jetë e natyrës civile dhe si rezultat i zgjidhjes së pasojave të çështjes me natyrë civile mund të urdhërohet kryera e disa veprimeve administrative, si p.sh. urdhërimi i Z.V.R.P.P.-së për kryer fshirjen apo regjistrimin e një prone të caktuar ,atëherë shqyrtimi i këtyre çështjeve do të jetë në kompetencë të gjykatës që shqyrton mosmarrëveshjet civile”.

15. I njëjti qëndrim është shprehur edhe në vendimin e Kolegjeve te Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.6/2007, sipas të cilit ligji për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve ka si qëllim kthimin e pronës tek i zoti duke përfshirë dhe trashëgimtarët, duke rregulluar kështu në masën e mundshme situatën e paligjshmërisë. Aktet e AKKP që iu drejtohen ish-pronarëve apo trashëgimtarëve të tyre, nuk lidhen me një mënyrë të re të fitimit të pronësisë në favor të tyre, por si mjete që mbrojnë dhe garantojnë të drejtën e pronësisë dhe e bëjnë efektive atë, (vendimi unifikues nr.24, datë 13.3.2002 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë; vendimi nr.6, datë 24.01.2007 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë).

16. Në të njëjtën logjikë është edhe qëndrimi i mbajtur nga Gjykata Kushtetuese në vendimin nr.27/2010, ku ka vlerësuar se: “...për vendimet e organeve administrative, që kanë pasur si kompetencë kthimin dhe kompensimin e pronave, në vite, nuk mund të konsiderohen akte administrative, në kuptimin normal juridik të termit (strictu sensu), por akte sui generis të nxjerra nga një organ sui generis, për të cilin Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka përdorur termin e ri leksikor, quasi gjykatë”. Në mbështetje të konstatimit të mësipërm, kjo gjykatë ka arritur në përfundimin se në rastet kur kemi të bëjmë me të drejta subjektive, edhe pse enti shtetëror ka shprehur vullnetin e vet nëpërmjet akteve, këto të fundit nuk trajtohen dhe nuk goditen në gjykatë si akte administrative, por përkundrazi, shtetasi në gjykatë, në një gjykim të zakonshëm, kërkon të drejtën e pronës duke paraqitur prova në mbështetje të kësaj të drejte. Dhe për pasojë, shqyrtimi i të drejtës së pronësisë mbi një send mund të bëhet vetëm nga gjykata e zakonshme në përputhje me Kodin Civil.

17. Në analizë të vendimeve të mësipërme, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, arrin në konkluzionin se për sa kohë në çështjen objekt shqyrtimi goditet një vendim i organit të kthimit dhe kompensimit të pronës, (vendim ky që ka të njëjtën vlerë ligjore si vendimet e të njëjtave organe për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronës), mosmarrëveshja objekt gjykimi është e natyrës civile dhe në kompetencë gjykimi të gjykatës së zakonshme civile. Në këto kushte, ky Kolegj çmon se jemi jashtë fushës së veprimit të së drejtës publike, e cila rregullon veprimet e organeve shtetërore në mbrojtje të interesave publikë.

18. Për sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se vendimi nr.889, datë 19.03.2014 i Gjykatës së Apelit Tiranë duhet të prishet dhe çështja të dërgohet në po këtë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 13 të Ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.889, datë 19.03.2014 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit në këtë gjykatë.

Tiranë, më 30.10.2014

Nr.31003-03557-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3684 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës se Larte, i përbërë nga :

Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Shkëlzen Selimi Anëtar


Në datën 30/10/2014 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen Administrative me nr.03557/14/akti që ju përket palëve :
PADITËS: HALIM BILBILI

E PADITUR: QENDRA SPITALORE UNIVERSITARE “NËNË TEREZA” TIRANË.
OBJEKTI:

Detyrimin e palës se paditur

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë

të shpërbleje paditësin për përdorimin e sendit

me nr.pronësie 1/181 ZK 8130, të ndodhur ne Rr.“Bardhyl”, Tiranë.

Baza Ligjore: Neni 32 i K.Pr.Civile ,

nenet 296,298,305 e vijues te K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.4352, datë 04.04.2014 ka vendosur:

Shpallja e moskompetencës lëndore te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane për shqyrtimin e çështjes me nr.2403 Akti me paditës Halil Bilbili.

Dërgimin e akteve për kompetente ne Gjykatën Administrative të shkalles se Parë Tiranë.


Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tirane, me vendimin nr.ska , datë 22.09.2014 ka vendosur:

Të ngrejë mosmarrëveshjen e kompetencave midis Gjykatës se Rrethit Gjyqësor, Tiranë dhe Gjykatës Administrative te Shkalles së Parë Tiranë, pasi sipas nenit 7 te ligji nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, natyrën e mosmarrëveshjes që gjykon gjykata administrative që ndër të tjera janë mosmarrëveshjet qe lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative nga organi publik, si dhe mosmarrëveshjet qe lindin për shkak te ndërhyrjes se paligjshme ose te mosveprimit te organit publik.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi në dhomën e këshillimit,



Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   156   157   158   159   160   161   162   163   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish