Nr I vendimit Data palët faqe



Download 2,4 Mb.
bet161/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   157   158   159   160   161   162   163   164   ...   173

V Ë R E N


Paditësi i është drejtuar Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane me padi, ku ka pretenduar se është njeri prej bashkëpronareve të pasurisë nr.1/181 me sipërfaqe 2858 m2 e ndodhur ne Rr.“Bardhyl”, Tiranë të cilën e posedon pa titull pala e paditur QSUT Tiranë, dhe e përdor si parking, për këtë kërkon shpërblimin për përdorimin e sendit.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane, me vendimin nr.4352, datë 04.04.2014 ka shpallur moskompetencën lëndorë dhe dërgimin e çështjes për gjykim në Gjykatën Administrative te Shkalles se Parë Tiranë, pasi në bazë të neneve 1/b, 7/a/b, 1 1/3, 72 te Ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative” dhe nenit 3 te ligjit nr.8485, datë 12.05.1999 “Kodi Procedurës Administrative” gjykata kompetente për shqyrtimin e kësaj mosmarrëveshje është Gjykata Administrative të Shkalles se Pare Tirane, si gjykate me kompetencë lëndorë dhe tokësore për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve që lindin për shkak të ndërhyrjes se paligjshme ose të mosveprimit te organit publik.

Gjykata Administrative e Shkalles së Pare Tiranë, me vendimin nr.s’ka, datë 22.09.2014 në seance përgatitore ka vendosur të ngrejë mosmarrëveshjen për kompetencën lëndore para Gjykatës Lartë lidhur me këtë çështje, duke vlerësuar se kompetenca lëndorë i përket gjykatës civile dhe jo administrative. Kështu sipas kësaj gjykate ne kuptim te nenit 7 të ligji nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, natyrën e mosmarrëveshjes që gjykon gjykata administrative, qe nder te tjera janë mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative nga organi publik, si dhe mosmarrëveshjet që lindin për shkak te ndërhyrjes se paligjshme ose të mosveprimit te organit publik.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë pasi analizoi aktet qe ndodhen ne dosje,si dhe vendimet e gjykatave, vlerëson se vendimi nr.4352, date 04.04.2014 i Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tirane është marre ne zbatim te gabuar te ligjit dhe për pasoje duhet prishur dhe çështja te dërgohet për vazhdimin e gjykimit pranë asaj gjykate për këto shkaqe:

Çështja objekt shqyrtimi është ne kompetencën lëndorë te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane pasi mosmarrëveshja është e natyrës civile. Kështu sipas nenit 7 te ligji nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, natyrën e mosmarrëveshjes qe gjykon gjykata administrative qe nder te tjera janë mosmarrëveshjet qe lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative nga organi publik, si dhe mosmarrëveshjet qe lindin për shkak te ndërhyrjes se paligjshme ose te mosveprimit te organit publik.

Në rastin konkret objekti në shqyrtim është në kompetencën lëndore të Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane, pasi mosmarrëveshja është e natyrës civile. Për rrjedhoje vendimi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, nr.4352, datë 04.04.2014 duhet të prishet dhe çështja të dërgohet në atë gjykate për vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës se Lartë, në bazë te nenit 63 të Ligjit nr.49, date 03.05.2012 Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.4352, datë 04.04.2014 të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tirane dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykatë për të vazhduar gjykimin.

Tiranë, më 30.10.2014

Nr.31001-03354-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr.00 - 2014 - 3724 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Andi Çeliku Anëtar

Në datën 15.10.2014, mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen administrative me nr.31001- 03354-00 - 2014 akti, që u përket palëve:

PADITËS: SHEFQET DERVISHLLARI, LYTFI DERVISHI

E PADITUR: AGJENCIA E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE.

OBJEKTI:


Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ,

vendimit nr.259, datë 19.03.2008 të palës së paditur

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave

(akt i Drejtorit të Përgjithshëm të AKKP Zyra Qendrore),

i cili ka shfuqizuar vendimin nr.296, datë 13.12.2007

të Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Qarku Korçë;

Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ,

vendimit nr.1790/3, datë 15.09.2008 të palës së paditur

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave

(akt i Drejtorit të Përgjithshëm të AKKP Zyra Qendrore),

i cili ka shfuqizuar vendimin nr.464 datë 26.04.2008

të Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Qarku Korçë;

Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ,

vendimit nr.639, datë 26.11.2012 të palës së paditur

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë.

Baza Ligjore: Nenet 32, 153 -156, 324 - 328 K.Pr.Civile,

Nenet 137, 140 K.Pr.Administrative,

Ligji nr.9235, datë 29.7.2004

“Për kthimin dhe kompensimin e pronës” i ndryshuar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendimin nr.8024 datë 10.07.2013, ka vendosur:

Pranimin e padisë

Gjykata e Apelit Tiranë, me Vendimin nr.1000 datë 25.03.2014, ka vendosur:

Moskompetencën e Gjykatës së Apelit Tiranë për shqyrtimin e çështjes me nr.5494/2781 Regj.Themeltar, datë regjistrimi 22.11.2013 si dhe dërgimin e saj për kompetencë shqyrtimi Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë:

Në marrjen e këtij vendimi gjykata arriti duke arsyetuar (ndër të tjera) se:

“Me ligjin nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve administrative” (më tej, ligji për gjykatat administrative) është përcaktuar si krijimi i këtyre gjykatave të veçanta ashtu edhe rregullat për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative. Ndër të tjera, në nenin 1, shkronja “b” të këtij ligji, parashikohet se ai përcakton edhe rregullat për juridiksionin dhe kompetencën e Gjykatave Administrative.

Referuar neneve 4, 7/a, b dhe 17/c, f të Ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative” konstatohet se mosmarrëveshja ne gjykim hyn në juridiksionin e tyre dhe se janë këto gjykata, të cilave ligji u ka dhënë kompetencën për të gjykuar.

Vlerësohet e çmohet nga kjo Gjykatë se është në funksionin e saj që të marrë në shqyrtim faktin nëse mosmarrëveshja në gjykim është nga ato të përfshira në nenin 1, paragrafi i parë i Kodit të Procedurës Civile; apo ajo është e natyrës juridiko- administrative.

Në rastin në shqyrtim, Gjykata e Apelit Tiranë konstaton kryesisht se mosmarrëveshja në gjykim është në kompetencë të Gjykatave Administrative, referuar neneve 4, 7/a, b dhe 17/c, të Ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”.

Më konkretisht, konstatohet se në rastin konkret objekt i gjykimit janë vendimet e Komisionit të Pronave si akte administrative, duke u goditur këto në rrugë gjyqësore vetëm për probleme të natyrës procedurale dhe për mënyrën e nxjerrjes së tyre si akte administrative, fakt ky që del qartë nga përmbajtja e objektit të padisë, baza ligjore e saj dhe referimet e parashtrimet përkatëse që janë bërë gjatë arsyetimit të vendimit të Gjykatës së Faktit Tiranë. Pra siç shihet në vështrim të nenit 4, 7/a, b dhe 17/c, të Ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”- del qartë që kërkimet e padisë në gjykim janë të mirëfillta të natyrës juridike - administrative.

Gjatë gjykimit në shkallë të parë, pala paditëse e ka bazuar pretendimin për pavlefshmëri në Vendimin nr.27, datë.26.05.2010 të Gjykatës Kushtetuese, i cili ka hyrë në fuqi më datë 05.07.2010 dhe lidhet me ushtrimin e iniciativës për verifikimin e ligjshmërisë së vendimeve të dhëna nga nga Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së.

Sipas paditësave, në zbatim të këtij vendimi me fuqi prapavepruese, të gjitha aktet e nxjerra nga pala e paditur dhe të kontestuara gjyqësisht, duhen trajtuar si akte absolutisht të pavlefshme.

Në këto kushte, si më lart, Gjykata e Apelit Tiranë vlerëson e çmon se nuk ka kompetencën për të gjykuar çështjen në fjalë, pasi ajo është në kompetencë të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë”.

Gjykata e Apelit Administrativ, me vendimin e datës 03.07.2014, ka vendosur:

Mungesën e kompetencës lëndore për shqyrtimin e kësaj çështje.



Në marrjen e këtij vendimi gjykata arriti duke arsyetuar (ndër të tjera) se:

Gjykata e Apelit Administrativ (trupi gjykues i cakuar për shqyrtimin e kësaj çështje), çmon se në këtë rast, nuk kemi të bëjmë me një konflikt administrativ, por me një konflikt me natyrë të pastër civile, çka dikton shqyrtimin e saj nga Gjykata e Apelit Tiranë.

Nga aktet bashkëngjitur dosjes, që i përket vendimit objekt ankimi, rezulton se paditësit Shefqet dhe Lytfi Dervishllari, janë dy ndër trashëgimtarët ligjore të trashëgimlënësit, ish-pronarit Shefki Dervishllari. 

Subjektit të shpronësuar Shefki Dervishllari, trashëgimtarëve të tij, të cilët bazuar në dëshmi trashëgimie, vendim i Gjykatës së Rrethit Pogradec nr.165 datë 18.03.1996, do të përfitojnë si më poshtë:

Qani Dervishllari, Beqir Dervishllari, Reshat Dervishllari, Rexhep Dervishllari, Fitret Dervishllari, Emine Dervishllari dhe Nafije Dervishllari - secili nga 5/40 pjesë të pandarë të pasurisë. Lytfi Dervishllari, Shefqet Dervishllari, Qibrije Dervishllari, Liljana Dervishllari dhe Fatbardha Dervishllari, secili nga 1/40 pjesë të pandarë të pasurisë.

Mbi relacionin e hartuar nga Sektori Juridik dhe i Kontrollit pranë AKKP Tiranë, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave, me Vendimin nr.259, datë 19.03.2008 ka ushtruar të drejtën e iniciativës për shqyrtimin e ligjshmërisë së Vendimit nr.296, datë 13.12.2007 të ZRKKP Qarku Korçë, duke vendosur shfuqizimin e këtij vendimi dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në Qark.



Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, me Vendimin nr.1790/3, datë 15.09.2008, ka riushtruar të drejtën e iniciativës për shqyrtimin e ligjshmërisë së Vendimit nr.464/.2008 të ZRKKP Qarku Korçë, duke e shfuqizuar këtë vendim dhe duke e kthyer dosjen për rishqyrtim.

I padituri AKKP, me Vendim nr.639 datë.26.11.2012, për shkak të suprimimit me ligj të Zyrave Rajonale, e ka shqyrtuar çështjen në themel dhe ka vendosur ne përfundim rrëzimin e kërkesës, mosnjohjen e të drejtës së pronësisë në emër të trashëgimtarëve të subjektit Shefki Dervishllari për pronën e pretenduar me sipërfaqe 13.261 m2, të ndodhur në qytetin e Pogradecit.

  • Duke mos qenë dakord me sa më sipër, paditësit e kanë bërë çështjen konflikt gjyqësor, duke kërkuar nëpërmjet kërkesëpadisë së tyre, konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimeve të Drejtorit të Përgjithshëm të AKKP, njohjen në favor të subjektit të shpronësuar Shefki Dervishllari të të drejtës së pronësisë mbi truallin me sipërfaqe 13.261 m2, me vendndodhje në qytetin e Pogradecit, kthimin e kësaj pasurinë trashëgimtarëve të tij ligjorë.

  • Përsa më sipër, Gjykata e Apelit Administrativ, ne kuptim te Nenit 13/5, të Ligjit nr.49/2012, parashtron qëndrimin e saj mbi mungesën e kompetencës lëndore për shqyrtimin e kësaj çështje.

  • Në këtë kontekst, gjykata i referohet edhe Vendimit Unifikues nr.4 datë. 10.12.2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin përkatës të gjyqtarit Andi Çeliku dhe diskutoi çështjen në tërësi në dhomën e këshillimit,

V Ë R E N

1. Rrethanat e çështjes:

1. Paditësit Sheqet dhe Lythi Dervishllari, janë dy ndër trashëgimtarët ligjore të trashëgimlënësit, ish-pronarit Shefki Dervishllari. Subjektit të shpronësuar Shefki Dervishllari, trashëgimtarëve të tij, të cilët bazuar në dëshmi trashëgimie, vendim i gjykatës së rrethit Pogradec nr.165, datë 18.03.1996 do të përfitojnë si më poshtë:

Qani Dervishllari, Beqir Dervishllari, Reshat Dervishllari, Rexhep Dervishllari, Fitret Dervishllari, Emine Dervishllari dhe Nafije Dervishllari - secili nga 5/40 pjesë të pandarë të pasurisë.

Lytfi Dervishllari, Shefqet Dervishllari, Qibrije Dervishllari, Liljana Dervishllari dhe Fatbardha Dervishllari, secili nga 1/40 pjesë të pandarë të pasurisë.

Subjektit të shpronësuar Shefki Dervishllari, trashëgimtarëve të tij, të cilët bazuar në dëshmi trashëgimie, vendim i gjykatës së rrethit Pogradec nr.165 datë 18.03.1996 do të përfitojnë si më poshtë:

Qani Dervishllari, Beqir Dervishllari, Reshat Dervishllari, Rexhep Dervishllari, Fitret Dervishllari, Emine Dervishllari dhe Nafije Dervishllari — secili nga 5/40 pjesë të pandarë të pasurisë.

Lytfi Dervishllari, Shefqet Dervishllari, Qibrije Dervishllari, Liljana Dervishllari dhe Fatbardha Dervishllari, secili nga 1/40 pjesë të pandarë të pasurisë.

Mbi relacionin e hartuar nga Sektori Juridik dhe i Kontrollit pranë AKKP Tiranë, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave, me Vendimin nr.259, datë 19.03.2008 ka ushtruar të drejtën e iniciativës për shqyrtimin e ligjshmërisë së Vendimit nr.296, datë 13.12.2007 të ZRKKP Qarku Korçë, duke vendosur shfuqizimin e këtij vendimi dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në Qark.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, me Vendimin nr.1790/3, datë 15.09.2008, ka riushtruar të drejtën e iniciativës për shqyrtimin e ligjshmërisë së Vendimit nr.464/2008 të ZRKKP Qarku Korçë, duke e shfuqizuar këtë vendim dhe duke e kthyer dosjen për rishqyrtim.

I padituri AKKP, me Vendim nr.639, datë.26.11.2012, për shkak të suprimimit me ligj të Zyrave Rajonale, e ka shqyrtuar çështjen në themel dhe ka vendosur në përfundim rrëzimin e kërkesës, mosnjohjen e të drejtës së pronësisë në emër të trashëgimtarëve të subjektit Shefki Dervishllari për pronën e pretenduar me sipërfaqe 13.261 m2, të ndodhur në qytetin e Pogradecit.

Duke mos qenë dakord me sa me sipër, paditësit e kanë bërë çështjen konflikt gjyqësor, duke kërkuar nëpërmjet kërkesëpadisë së tyre, konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimeve të Drejtorit të Përgjithshëm të AKKP, njohjen në favor të subjektit të shpronësuar Shefki Dervishllari të të drejtës së pronësisë mbi truallin me sipërfaqe 13.261 m2, me vendndodhje në qytetin e Pogradecit, kthimin e kësaj pasurie trashëgimtarëve të tij ligjorë.

Sipas paditësve, të gjitha aktet e nxjerra nga pala e paditur dhe të kontestuara gjyqësisht, duhen trajtuar si akte absolutisht të pavlefshme.



II. Vendimi dhe arsyetimi i gjykatës në mosmarrëveshje:

1. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendimin nr.8024 datë 10.07.2013, ka vendosur:

Pranimin e padisë



Me arsyetimin:

“Në vlerësim të këtij argumenti, gjykata shtron para saj për diskutim çështjen nëse: në analizë të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” i ndryshuar, a mund të ushtrohej në datë 09.03.2008 e drejta e iniciativës për verifikimin e ligjshmërisë ndaj vendimit nr.296, datë 13.12.2007 të Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Qarku Korçë dhe më datë 05.08.2008 e drejta e iniciativës për verifikim e ligjshmërisë ndaj vendimit nr.464, datë 26.04.2008 po të ZRKKP Qarku Korçë, nga Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së dhe në pasojë, si vlerësohet vendimi i fundit i nxjerrë nga AKKP për shkak të ushtrimit të iniciativës?

Lidhur me këtë çështje, gjykata mban parasysh ecurinë e zbatimit të ligjit nr.923, datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” i ndryshuar, dhe në interpretim; të tij, argumenton si më poshtë:

Në kohën e ushtrimit të së drejtës së iniciativës nga Drejtori i Përgjithshëm AKKP-së për verifikimin e ligjshmërisë së vendimeve nr.296, datë 13.12.2007 dhe nr.464, datë 26.04.2008 të ZRKKP Qarku Korçë, parashikohej ligjërisht mundësia e kësaj iniciative, e përcaktuar konkretisht në nenin 16, pikat 1, germa “ç” dhe pika 3, të ligjit nr.9235/2004, (dispozitë kjo e riformuluar me ligjin nr.9583, datë 17.7.2006, neni 14, ndryshuar pika 1 dhe 3 me ligjin nr.9684, datë 6.2.2007), me këtë përmbajtje:

“1. Zyra e AKKP-së në qendër ka këto përgjegjësi:....ç) mund të shqyrtojë, me nismën e vet, vendimet e dhëna nga zyrat rajonale të AKKP-së në qark apo nga komisionet vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave dhe ish komisionet rretheve ose bashkive për kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronarëve...

Vendimet e parashikuara në pikat 1 dhe 2, të këtij neni duhet të jenë në formë të shkruar, të arsyetuara, të nënshkruara nga titullari dhe të përmbushin kërkesat për akth administrative, të parashikuara në Kodin e Procedurave Administrative. Kur vendimi parashikuar në pikat 1 dhe 2 të këtij neni nuk ankimohet ose nuk shqyrtohet nga Drejtor i AKKP-së brenda afateve të parashikuara nga ky ligj, ai përbën titull ekzekutiv...”

Sipas nenit 18 të ligjit 9235/2004, i cili parashikon ankimin ndaj vendimit rajonal për disponimin ndaj të drejtës së pronësisë, shqyrtimi kryesisht i Drejtorit të Përgjithshëm të AKKP-së kufizohet me afatin 30 ditor nga data e marrjes së vendimit. Kjo dispozitë e ndryshuar me ligjin nr.9583, datë 17.06.2006, në paragrafin e saj të parë (ky i fundit ndryshuar me ligjin nr.9684, datë 6.02.2007), në kohën e dhënies së vendimit nr.259/2008, kishte këtë përcaktim: “Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së ka të drejtë te shqyrtojë kryesisht, brenda 30 ditëve nga marrja e vendimit, vendimet e dhëna nga zyrat rajonale të AKKP-së në qark...”

Në analizë të dispozitave ligjore të sipërcituara, gjykata vlerëson se e drejta shqyrtimit kryesisht nga Drejtori i AKKP-së ndaj vendimit nr.296, datë 13.12.2007 të ZRKKP Qarku Korçë, mund të ushtrohej sipas kuadrit ligjor në fuqi brenda 30 ditëve nga komunikimi zyrtar i kësaj vendimi.

Gjykata konstaton se të pestë vendimet e organit rajonal dhe atij qendror për trajtimin e pronës, janë një sërë aktesh administrative të dala në sistem zinxhir për trajtimin e pronës, si pasojë e ushtrimit të iniciativës me vendimin e parë të Drejtorit të Përgjithshëm të AKKP nr.259, datë 19.03.2008.

Në këtë kuptim, paligjshmëria e këtij akti, passjell edhe diskutime të ligjshmërisë së akteve të mëparshëm dalë për rrjedhojë të tij, ndërsa objekt kontestimi nga pala paditëse janë venë dy vendimet e ushtrimit të iniciativës, në pasojë të të cilave, është kundërshtuar përfundimisht edhe vendimi i fundit i vitit 2012 të AKKP.

Në kohën e ngritjes së padisë, më datë 10.01.2013, kuadri ligjor nuk prezantohej më i njëjtë si në vitin 2008, dhe se në kohën e shqyrtimit të çështjes prej kësaj gjykate, Gjykata Kushtetuese kish nxjerrë vendimin nr.27, datë 26.5.2010, i cili ka shfuqizuar nenin 15, pika 1, germat “c”, “ç”, “d”, “dh” dhe nenin 16, të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004 "Për kthimin dhe kompensimin e pronës", sipas ndryshimeve që i janë bërë atij me ligjin nr.10207, datë 23.12.2009. Janë pikërisht dispozitat e shfuqizuara që lidhen me mundësinë e “ndërhyrjes kryesisht” të Drejtorit të Përgjithshëm të AKKP-së.

2. Gjykata e Apelit Tiranë, me Vendimin nr.1000, datë 25.03.2014, ka vendosur:

Moskompetencën e Gjykatës së Apelit Tiranë për shqyrtimin e çështjes me nr.5494/2781

Regj.Themeltar, datë regjistrimi 22.11.2013 si dhe dërgimin e saj për kompetencë shqyrtimi Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë:

Në marrjen e këtij vendimi gjykata arriti duke arsyetuar (ndër të tjera) se:

“Me ligjin nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve administrative” (më tej, ligji për gjykatat administrative) është përcaktuar si krijimi i këtyre gjykatave të veçanta ashtu edhe rregullat për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative. Ndër të tjera, në nenin 1, shkronja “b” të këtij ligji, parashikohet se ai përcakton edhe rregullat për juridiksionin dhe kompetencën e Gjykatave Administrative.

Referuar neneve 4, 7/a, b dhe 17/c, f të Ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative” konstatohet se mosmarrëveshja ne gjykim hyn në juridiksionin e tyre dhe se janë këto gjykata, të cilave ligji u ka dhënë kompetencën për të gjykuar

Vlerësohet e çmohet nga kjo Gjykatë se është në funksionin e saj që të marrë në shqyrtim faktin nëse mosmarrëveshja në gjykim është nga ato të përfshira në nenin 1, paragrafi i parë i Kodit të Procedurës Civile; apo ajo është e natyrës juridiko- administrative.

Në rastin në shqyrtim, Gjykata e Apelit Tiranë konstaton kryesisht se mosmarrëveshja në gjykim është në kompetencë të Gjykatave Administrative, referuar neneve 4, 7/a, b dhe 17/c, të Ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”.

Më konkretisht, konstatohet se në rastin konkret objekt i gjykimit janë vendimet e Komisionit të Pronave si akte administrative, duke u goditur këto në rrugë gjyqësore vetëm për probleme të natyrës procedurale dhe për mënyrën e nxjerrjes së tyre si akte administrative, fakt ky që del qartë nga përmbajtja e objektit të padisë, baza ligjore e saj dhe referimet e parashtrimet përkatëse që janë bërë gjatë arsyetimit të vendimit të Gjykatës së Faktit Tiranë. Pra siç shihet në vështrim të nenit 4, 7/a, b dhe 17/c, të Ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”- del qartë që kërkimet e padisë në gjykim janë të mirëfillta të natyrës juridike - administrative.

Gjatë gjykimit në shkallë të parë, pala paditëse e ka bazuar pretendimin për pavlefshmëri në Vendimin nr.27, datë.26.05.2010 të Gjykatës Kushtetuese, i cili ka hyrë në fuqi më datë 05.07.2010 dhe lidhet me ushtrimin e iniciativës për verifikimin e ligjshmërisë së vendimeve të dhëna nga nga Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së.

Sipas paditësave, në zbatim të këtij vendimi me fuqi prapavepruese, të gjitha aktet e nxjerra nga pala e paditur dhe të kontestuara gjyqësisht, duhen trajtuar si akte absolutisht të pavlefshme.

Në këto kushte, si më lart, Gjykata e Apelit Tiranë vlerëson e çmon se nuk ka kompetencën

për të gjykuar çështjen në fjalë, pasi ajo është në kompetencë të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë”.

Gjykata e Apelit Administrativ, me vendimin e datës 03.07.2014, ka vendosur:

Mungesën e kompetencës lëndore për shqyrtimin e kësaj çështje.



Në marrjen e këtij vendimi gjykata arriti duke arsyetuar (ndër të tjera) se:

Gjykata e Apelit Administrativ (trupi gjykues i caktuar për shqyrtimin e kësaj çështje), çmon se në këtë rast, nuk kemi të bëjmë me një konflikt administrativ, por me një konflikt me natyrë të pastër civile, çka dikton shqyrtimin e saj nga Gjykata e Apelit Tiranë.

Nga aktet bashkëngjitur dosjes, që i përket vendimit objekt ankimi, rezulton se paditësit Shefqet dhe Lytfi Dervishllari, janë dy ndër trashëgimtarët ligjore të trashëgimlënësit, ish-pronarit Shefki Dervishllari. Subjektit të shpronësuar Shefki Dervishllari, trashëgimtarëve të tij, të cilët bazuar në dëshmi trashëgimie, vendim i gjykatës së rrethit Pogradec nr.165 datë 18.03.1996, do të përfitojnë si më poshtë: Qani Dervishllari, Beqir Dervishllari, Reshat Dervishllari, Rexhep Dervishllari, Fitret Dervishllari, Emine Dervishllari dhe Nafije Dervishllari - secili nga 5/40 pjesë të pandarë të pasurisë. Lytfi Dervishllari, Shefqet Dervishllari, Qibrije Dervishllari, Liljana Dervishllari dhe Fatbardha Dervishllari, secili nga 1/40 pjesë të pandarë të pasurisë.

Mbi relacionin e hartuar nga Sektori Juridik dhe i Kontrollit pranë AKKP Tiranë, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave, me Vendimin nr.259, datë 19.03.2008 ka ushtruar të drejtën e iniciativës për shqyrtimin e ligjshmërisë së Vendimit nr.296, datë 13.12.2007 të ZRKKP Qarku Korçë, duke vendosur shfuqizimin e këtij vendimi dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në Qark.



Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, me Vendimin nr.1790/3 datë. 15.09.2008, ka riushtruar të drejtën e iniciativës për shqyrtimin e ligjshmërisë së Vendimit nr.464/.2008 të ZRKKP Qarku Korçë, duke e shfuqizuar këtë vendim dhe duke e kthyer dosjen për rishqyrtim.

I padituri AKKP, me Vendim nr.639, datë 26.11.2012, për shkak të suprimimit me ligj të Zyrave Rajonale, e ka shqyrtuar çështjen në themel dhe ka vendosur ne përfundim rrëzimin e kërkesës, mosnjohjen e të drejtës së pronësisë në emër të trashëgimtarëve të subjektit Shefki Dervishllari për pronën e pretenduar me sipërfaqe 13.261 m2, të ndodhur në qytetin e Pogradecit.

Duke mos qenë dakord me sa më sipër, paditësit e kanë bërë çështjen konflikt gjyqësor, duke kërkuar nëpërmjet kërkesëpadisë së tyre, konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimeve të Drejtorit të Përgjithshëm të AKKP, njohjen në favor të subjektit të shpronësuar Shefki Dervishllari të së drejtës së pronësisë mbi truallin me sipërfaqe 13.261 m2, me vendndodhje në qytetin e Pogradecit, kthimin e kësaj pasurinë trashëgimtarëve të tij ligjorë.



Përsa më sipër, Gjykata e Apelit Administrativ, ne kuptim te Nenit 13/5, të Ligjit nr.49/2012, parashtron qëndrimin e saj mbi mungesën e kompetencës lëndore për shqyrtimin e kësaj çështje.

Në këtë kontekst, gjykata i referohet edhe Vendimit Unifikues nr.4, datë. 10.12.2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

III. Ligji i zbatueshëm:

Dispozitat e ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, Neni 7/a të ligjit nr.49/2013 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative” parashikohet se: Gjykatat administrative janë kompetente për mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë veprimtarisë administrative nga organi publik......

Vendimi unifikues nr.4, datë 10.12.2913 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

IV. Arsyetimi i Kolegjit Administrativ dhe zgjidhja e çështjes:

1. Vendimi nr.1000, datë 25.03.2014, i Gjykatës së Apelit Tiranë që ka shpallur moskompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes civile me nr.5494/2781 Regj.Themeltar, datë regjistrimi 22.11.2013 si dhe dërgimin e saj për kompetencë shqyrtimi Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë është rrjedhojë e gabuar e dispozitave procedurale.

2. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, kërkimit dhe shkakut ligjor të kërkesës në interpretim të dispozitave të Kodit të Procedurës Civile dhe ligjit nr.49/12 dhe përfundimeve të arritura në vendimin unifikues nr.4, datë 10.12.2913 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë e gjen të pabazuar në ligj arsyetimin dhe vendimin e arritur nga Gjykata e Apelit Tiranë.

3. Çështja e kompetencës konsiderohet e një rëndësie të veçantë në respektim të zhvillimit të një procesi të rregullt ligjor, gjykata në çdo shkallë gjykimi ka të drejtë të marrë në shqyrtim dhe të vendosë në lidhje me kompetencën e saj lëndore apo tokësore përpara se të gjykojë çështjen që i paraqiten nga palët për shqyrtim. Kjo e drejtë e gjykatës për të vepruar edhe kryesisht është e lidhur drejtpërdrejti me zbatimin dhe respektimin e parimit të një procesi të rregullt ligjor të sanksionuar në nenin 42/2, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në nenin 6, të KEDNJ.

4. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, referuar llojit të mosmarrëveshjes dhe kohës së shqyrtimit të saj, konstaton se gjykata në lidhje me mungesën e në referim të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore objektit dhe shkakut ligjor të padisë, pretendimeve të parashtruara në këto akte, vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe shkaqeve të parashtruara nga Gjykata e Apelit Administrativ, si dhe në interpretim të dispozitave të ligjit 49/2012, dhe Kodit të Procedurës Civile, të zbatueshme për rastin konkret, vlerëson se arsyetimi dhe përfundimi i arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në lidhje me kompetencën lëndore të shqyrtimit të çështjes objekt gjykimi, nuk është i bazuar në ligj.

5. Gjykata së Apelit Tiranë, në shqyrtimin e çështjes objekt gjykimi nuk ka kuptuar dhe përcaktuar drejt natyrën juridike të mosmarrëveshjes, (e cila përcakton dhe gjykatën kompetente nga pikëpamja e kompetencës lëndore). Kjo gjykatë nuk ka kuptuar drejt shkakun ligjor të padisë, pra të drejtën subjektive të paditësit dhe gjendjen e faktit të pretenduar që i kundërvihet kësaj të drejte, duke arritur në përfundimin e gabuar se çështja objekt gjykimi është një konflikt administrativ.

6. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, duke iu referuar kërkimeve të padisë objekt shqyrtimi, evidenton se pretendimet e palës paditëse, lidhen me të drejtat reale mbi një pasuri të paluajtshme. Nëpërmjet këtij kërkimi paditësi kërkon të realizojë në rrugë gjyqësore të drejtën e pronësisë. E drejta e një personi për t’u njohur si pronar i një sendi rregullohet nga Kodi Civil, si rrjedhim ky Kolegj çmon se jemi jashtë fushës së veprimit të së drejtës publike, e cila rregullon veprimet e organeve shtetërore në mbrojtje të interesave publike.

Këtë qëndrim kanë mbajtur dhe Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në vendimin unifikues nr.4/2013, ku shprehimisht thuhet: “Kur në objektin e gjykimit kundërshtohet vendimi i Komisionit të Pronave, kjo çështje do të konsiderohet si mosmarrëveshje civile”.

7. I njëjti qëndrim është shprehur edhe në vendimin e Kolegjeve te Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.6/2007, sipas të cilit ligji për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve ka si qëllim kthimin e pronës tek i zoti duke përfshirë dhe trashëgimtarët, duke rregulluar kështu në masën e mundshme situatën e paligjshmërisë. Aktet e AKKP që iu drejtohen ish-pronarëve apo trashëgimtarëve të tyre, nuk lidhen me një mënyrë të re të fitimit të pronësisë në favor të tyre, por si mjete që mbrojnë dhe garantojnë të drejtën e pronësisë dhe e bëjnë efektive atë, (vendimi unifikues nr.24, datë 13.3.2002 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë; vendimi nr.6, datë 24.01.2007 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë).

8. Në të njëjtën logjikë është edhe qëndrimi i mbajtur nga Gjykata Kushtetuese në vendimin nr.27/2010, ku ka vlerësuar se “për vendimet e organeve administrative, që kanë pasur si kompetencë kthimin dhe kompensimin e pronave në vite, nuk mund të konsiderohen akte administrative, në kuptimin normal juridik të termit (strictu sensu), por akte sui generis të nxjerra nga një organ sui generis, për të cilin Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka përdorur termin e ri leksikor, quasi gjykatë”. Në mbështetje të konstatimit të mësipërm, kjo gjykatë ka arritur në përfundimin se në rastet kur kemi të bëjmë me të drejta subjektive, edhe pse enti shtetëror ka shprehur vullnetin e vet nëpërmjet akteve, këto të fundit nuk trajtohen dhe nuk goditen në gjykatë si akte administrative, por përkundrazi, shtetasi në gjykatë, në një gjykim të zakonshëm, kërkon të drejtën e pronës duke paraqitur prova në mbështetje të kësaj të drejte. Dhe për pasojë, shqyrtimi i të drejtës së pronësisë mbi një send mund të bëhet vetëm nga gjykata e zakonshme në përputhje me Kodin Civil.

9. Në analizë të sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, konstaton se në rrethanat kur marrëdhënia juridike, për shkak të së cilës ka lindur konflikti, ka në themel probleme që kanë të bëjnë me të drejta reale mbi sende të paluajtshme. Këtë qëndrim kanë mbajtur dhe Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, në vendimin unifikues nr.4/2013, ku shprehimisht thuhet: “Kur në objektin e gjykimit kundërshtohet vendimi i Komisionit të Pronave, kjo çështje do të konsiderohet si mosmarrëveshje civile”.

10. Për sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, arrin në përfundimin se vendimi, nr.625, datë 19.06.2014, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, duhet të prishet dhe çështja të dërgohet në po atë gjykatë, për vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 10, të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.1000, datë 25.03.2014, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes në atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 15.10.2014

Nr.31003-03744-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr.00 - 2014 - 3831 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Shkëlzen Selimi Anëtar

Mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit të datës 30.10.2014, çështjen administrative që i përket:

PADITËS: ENTI KOMBËTAR I BANESAVE, DREJTORIA RAJONALE ELBASAN

I PADITUR: AGIM HYSA

OBJEKTI:

Zgjidhje të kontratës së shitblerjes me kusht të datës 02.07.2003

të lidhur mes Drejtorisë Rajonale të EKB Elbasan dhe Agim Hysa

dhe lirimin e banesës, objekt të kontratës së shitblerjes.

Baza Ligjore: Neni 698, 737/1 dhe 2, 749/1, 476/b të Kodit Civil.

Neni 153 e vijues të Kodit të Procedurës Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr.1129 (13-2014-4523) datë 16.7.2014, vendosi:

“Deklarimin e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për gjykimin e çështjes civile nr.1710 (11211-01719-13) datë 30.6.2014. Dërgimin e akteve për kompetencë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës”.



Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, bazuar në nenin 25 pika 1/ç, neni 13 pika 1 dhe 5 të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i është drejtuar Gjykatës së Lartë duke ngritur çështjen e mosmarrëveshjes në lidhje me kompetencën lëndore të shqyrtimit përsa i përket kërkimit për “lirimin e banesës objekt i kontratës së shitblerjes”, duke pasqyruar shkaqet e mëposhtme:

  • Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, vlerëson se çështja në fjalë e ardhur për kompetencë lëndore nuk është një mosmarrëveshje “e pastër” administrative.

  • Në padinë e ngritur ka kërkim me natyrë administrative zgjidhja e kontratës së shitblerjes me kusht të datës 02.07.2003. është dhe një kërkim tjetër më natyrë civile, sikundër është lirimi i banesës objekt i kontratës”.

  • Pala paditëse e cila është pronare e sendit aktualisht, kërkon që jo vetëm të zgjidhë kontratën e shitblerjes të lidhur me të paditurin duke qenë se ky i fundit nuk ka shlyer këstet e çmimit të shitjes sipas kontratës, por dhe të rivendikojë sendin e vet/banesën nga blerësi i cili e posedon aktualisht atë dhe nuk është bërë pronar për shkak të mospagimit të çmimit.

  • Ky është një kërkim që lidhet me padinë e rivendikimit, e përcaktuar në nenin 296 të Kodit Civil dhe e përkufizuar si padia e pronarit joposedues kundër poseduesit jopronar.

  • Vendimi unifikues i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.3, datë 28.04.2014, me këtë vendim të fundit është ndryshuar vendimi nr.4, datë 10.12.2013 i Kolegjeve te Bashkuara të Gjykatës së Lartë, lidhur me mënyrën e shqyrtimit nga gjykata të kërkimeve me natyra të ndryshme brenda një padie, ,duke unifikuar ndër të tjera se “Kur në objektin e gjykimit të një çështje ka disa kërkime si të natyrës civile dhe administrative, këto kërkime pavarësisht faktit nëse kanë një lidhje të thjeshtë në mes tyre, apo janë edhe të ndërvarura nga njëra-tjetra, referuar nenit 61 dhe 159 të K.Pr.Civile dhe 13 dhe 23 të ligjit nr.49/2012, gjykata duhet të veçojë kërkimet që nuk janë në kompetencën e saj lëndore, duke ia kaluar gjykatës kompetente ”

  • Gjykata konkludon se nuk është gjykatë kompetente nga pikëpamja lëndore përsa i përket kërkimit për lirimin e banesës objekt i kontratës, dhe duke qenë se lind/ka mosmarrëveshje me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan lidhur me kompetencën lëndore.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani si dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

1. Siç rezulton nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, pala paditëse Enti Kombëtar i Banesave Elbasan është organ i administratës publike që ushtron funksionet e saj në qytetin e Elbasanit, ndërsa i padituri Agim Hysa është banor i qytetit të Elbasanit në kategorinë e personave të pastrehë.

2. Mes palëve është lidhur kontrata e shitjes me këste me kusht nr.1834 Rep, nr.337 Kol datë 2.7.2003 ku palët kanë rënë dakord sa më poshtë: “Shitjen e një apartamenti banimi në bashkëpronësi të pandarë Tip 88/11 me sipërfaqe ndërtimi 47.04 m2, kundrejt vlerës prej 209773 lekë, pagesë e cila do të bëhet me këste mujore të barabarta me 800 lekë”.

3. Rezulton se pala e paditur ka kryer pagesën fillestare në shumën prej 29123 lekë dhe ka vazhduar të paguajë këstet mujore deri në muajin prill të vitit 2011 duke mos kryer më pagesa në favor të palës paditëse.

4. Me shkresën nr.170 prot., datë 15.12.2011 “Njoftim”, pala paditëse EKB Elbasan ka njoftuar të paditurin që të shlyejë debinë brenda datës 16.1.2012. Nga pala e paditur edhe pas këtij njoftimi nuk është kryer pagesa.

5. Ndodhur në këto kushte pala paditëse Enti Kombëtar i Banesave Elbasan i është drejtuar gjykatës më datë 30.6.2014 me padinë objekt gjykimi.



6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr.1129 (13-2014-4523), datë 16.7.2014, vendosi: “Deklarimin e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për gjykimin e çështjes civile nr.1710 (11211-01719-13), datë 30.6.2014. Dërgimin e akteve për kompetencë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës”.

6.1 Arsyetimi i gjykatës: “Mosmarrëveshja objekt gjykimi ka lindur nga kontrata e shitjes e datës 2.07.2003, lidhur midis paditësit si person juridik dhe të paditurës si person fizik. Enti Kombëtar i Banesave është institucion i administratës shtetërore i ngarkuar nga ligji me zbatimin e politikave shtetërore në fushën e strehimit të shtresave në nevojë. Në këtë kuadër veprimtaria e tij është e karakterit administrativ. Në ushtrim të funksioneve të tij EKB dhe degët e tij në qarqe, trajtojnë me strehim kategoritë të caktuara të qytetarëve të pastrehë, duke përllogaritur pagesat që duhet të bëjnë ato për blerjen e banesave, periudhën e pagesës së vlerës së caktuar dhe këstet mujore që duhen paguar. Bazuar në këto të drejta të dhëna nga ligji DREKB Elbasan ka lidhur edhe kontratën me të paditurin Agim Hysa. Kjo kontratë e lidhur mes paditësit dhe të paditurës, pavarësisht se rregullohet nga nenet 746-749/a të K.Civil (shitja me rezervë e pronës), vlerësohet nga gjykata si një kontratë administrative. Përkufizimi i kontratave administrative jepet në nenin 6 të Kodit te Procedurave Administrative. Në këtë dispozitë parashikohet: Kontrata administrative do te quhen ato marrëveshje, ku te paktën njëra nga palët, është organ i administratës publike dhe te cilat synojnë te krijojnë, te ndryshojnë ose te anulojnë marrëdhënie juridike ne fushën e te drejtës publike”. Që një kontratë të jetë administrative duhet të plotësojë dy kushte:

a-Njëra nga palët të jetë organ i administratës publike dhe

b-Kontrata të krijojë, ndryshojë ose shuajë një marrëdhënie juridike në fushën e së drejtës publike.

Njëra nga palët në kontratën nga e cila ka lindur konflikti është DREKB Elbasan, e cila është organ i administratës publike, pasi është e ngarkuar nga ligji me kryerjen e të gjitha funksioneve që lidhen me realizimin e politikave shtetërore në fushën e strehimit. Pra plotësohet kushti i parë i kërkuar nga ligji për t’u konsideruar kontratë administrative. Nëpërmjet kësaj kontrate palët kanë synuar të rregullojnë të drejtat dhe detyrimet që lidhen me përfitimin e strehimit të së paditurës me kushte lehtësuese për shkak të statusit të saj si e pastrehë. Në lidhjen e kontratës paditësi ka shprehur vullnetit shtetëror dhe ka vepruar si organ i administratës shtetërore në përmbushje të funksioneve të tij administrative. Për pasojë nëpërmjet kësaj kontrate palët kanë krijuar një marrëdhënie në fushën e së drejtës publike, pasi qëllimi i kontratës ka qenë sa realizimi i funksioneve administrative të DREKB Elbasan aq edhe realizimi i të drejtave për strehim nga i padituri. Për këtë shkak plotësohet edhe kushti tjetër për t’u konsideruar kontrata një kontratë administrative. Neni 7 germa “a” i ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative....” parashikon se gjykimi i mosmarrëveshjeve që lindin nga kontratat administrative është kompetencë e gjykatave administrative. Duke qenë se mosmarrëveshja objekt gjykimi rrjedh nga një kontratë administrative, në bazë të nenit 7/a të ligjit 49/2012 kompetencën lëndore të gjykimit të saj e ka gjykata administrative. Për këtë arsye, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan i mungon kompetenca lëndore e gjykimit të padisë, pasi me ligj i është caktuar një gjykate tjetër. Gjithashtu edhe kompetencën tokësore e ka gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës përsa kohë sendi, pasuria e paluajtshme ndodhet në qytetin e Elbasanit”.

7. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, bazuar në nenin 25 pika 1/ç, neni 13 pika 1 dhe 5 , të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i është drejtuar Gjykatës së Lartë duke ngritur çështjen e mosmarrëveshjes në lidhje me kompetencën lëndore të shqyrtimit përsa i përket kërkimit për “lirimin e banesës objekt i kontratës së shitblerjes”, duke pasqyruar shkaqet e parashtruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.



LIGJI I ZBATUESHËM

8. Dispozitat e Kushtetutës në të cilat është parashikuar:

8.1 Neni 42/2 i Kushtetutës: “Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij kushtetuese dhe ligjore ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj”.

8.2 Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile;

8.3 Dispozitat e ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”;

8.4 Vendimi unifikues nr.3, datë 28.4.2014 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë;



KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON SE:

9. Se vendimi nr.1129 (13-2014-4523), datë 16.07.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, që ka shpallur moskompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, përsa i përket kërkimit për Zgjidhjen e kontratës së shitblerjes me kusht të datës 2.7.2003 të lidhur mes Drejtorisë Rajonale të EKB Elbasan dhe Agim Hysa” është rrjedhojë e zbatimit të drejtë të ligjit dhe për këtë shkak ai duhet të lihet në fuqi, ndërsa për kërkimin “lirimin e banesës, objekt të kontratës së shitblerjes”, Kolegji vlerëson se është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit dhe për këtë shkak duhet të prishet dhe çështja duhet të dërgohet në po këtë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

10. Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.

11. Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e vlerëson të gabuar arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Gjykata nuk ka përcaktuar drejt natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të këtij gjykimi duke mos bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.

12. Nga kërkesë padia rezulton se kërkimi i paditësit në këtë gjykim është: “(i) Zgjidhjen e kontratës së shitblerjes me kusht të datës 2.7.2003 të lidhur mes Drejtorisë Rajonale të EKB Elbasan dhe Agim Hysa dhe (ii) “lirimin e banesës, objekt të kontratës së shitblerjes”.

13. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan në arsyetimin e vendimit thekson faktin se:” gjykatat administrative janë kompetente për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve që lindin nga kontrata administrative publike dhe në këto kushte kompetente nga pikëpamja lëndore është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës”. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës ka vendosur ti veçojë kërkimet duke ngritur mosmarrëveshjen për kompetencë për kërkimin “lirimin e banesës, objekt të kontratës së shitblerjes” duke arsyetuar se: “Ky është një kërkim që lidhet me padinë e rivendikimit,e përcaktuar në nenin 296 të Kodit Civil dhe e përkufizuar si padia e pronarit joposedues kundër poseduesit jopronar”.

14. Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë me vendimin nr.3, datë 28.04.2014, kanë vendosur të ndryshojnë praktikën në lidhje me gjykatën kompetente për shqyrtimin e padisë, me kërkime mikse, qofshin këto një bashkim i thjeshtë apo i ndërvarur, duke ndryshuar qëndrimin për këto çështje të mbajtur me vendimin unifikues nr.4, datë 10.12.2013 pika “A” dhe “B”.

15. Kolegji, vëren se qëndrimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan vjen në interpretim të gabuar të qëndrimeve unifikuese të mbajtura nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë me vendimin unifikues nr.3, datë 28.04.2014, i cili ka ndryshuar praktikën gjyqësore sa më poshtë:



  • Kur në objektin e gjykimit të një çështje ka disa kërkime si të natyrës civile dhe administrative, këto kërkime pavarësisht faktit nëse kanë një lidhje të thjeshtë në mes tyre, apo janë edhe të ndërvarura nga njëra tjetra, referuar nenit 61 dhe 159 të K.Pr.Civile dhe 13 dhe 23 të ligjit 49/2012, gjykata duhet të veçojë kërkimet që nuk janë në kompetencën e saj lëndore, duke ia kaluar ato gjykatës kompetente.

  • Çështjet të cilat në objektin e tyre kanë disa kërkime si të natyrës civile dhe administrative, kërkime të cilat janë paraqitur përpara datës 04.11.2013, do të vazhdojnë të gjykohen nga gjykata ku ato janë paraqitur”.

16. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë çmon se kërkimi për: “(i) Zgjidhjen e kontratës së shitblerjes me kusht të datës 2.7.2003 të lidhur mes Drejtorisë Rajonale të EKB Elbasan dhe Agim Hysa është kërkim më natyrë administrative dhe përbën mosmarrëveshje administrative pasi lidhen me veprimtarinë e organit publik në funksion të përmbushjes së detyrave të tij administrative të ngarkuara nga ligji, ndërsa kërkimi për: “(ii) lirimin e banesës, objekt të kontratës së shitblerjes”, është kërkim me natyrë civile dhe përbën mosmarrëveshje civile pasi lidhet me mbrojtjen e të drejtave të pronësisë së paditësit, (padia rivendikimit neni 296 i Kodit Civil).

17. Nga aktet e ndodhura në dosjen gjyqësore rezulton se padia është paraqitur në gjykim në datën 30.6.2014. Sa më sipër pavarësisht natyrës së kërkimeve në padi, nisur nga fakti që padia dhe vetë kërkimet në të janë paraqitur pas datës 04.11.2013, vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan është pjesërisht i drejtë përsa i përket përcaktimit të Gjykatës kompetente nga pikëpamja lëndore për shqyrtimin e çështjes.

18. Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se vendimi nr.1129 (13-2014-4523) datë 16.7.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes, duhet të lihet në fuqi përsa i përket kërkimit për Zgjidhjen e kontratës së shitblerjes me kusht të datës 2.7.2003 të lidhur mes Drejtorisë Rajonale të EKB Elbasan dhe Agim Hysa” dhe duhet të prishet dhe çështja duhet të dërgohet në po këtë gjykatë për vazhdimin e gjykimit për kërkimin “lirimin e banesës, objekt të kontratës së shitblerjes” .

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.1129 (13-2014-4523), datë 16.07.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan përsa i përket kompetencës lëndore për kërkimin e padisë “zgjidhje e kontratës së shitblerjes me kusht datë 02.07.2003”.

Prishjen e vendimit nr.1129 (13-2014-4523), datë 16.07.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit për kërkimin “lirimin e banesës”.

Tiranë, më 30.10.2014

Nr.31003-03773-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3832 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Shkëlzen Selimi Anëtar

Mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit të datës 30.10.2014, çështjen administrative që i përket:

PADITËS: VJOLETA CIKALLESHI;

I PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQËRORE TIRANË; AGJENCIA LOKALE E SIGURIMEVE SHOQËRORE KAVAJË

OBJEKTI:

Kërkojmë njohjen e pavërtetësisë së regjistrit themeltar

të qenies në marrëdhënie pune të paditëses

në ish Kooperativën Bujqësore Kavajë, fshati Çetë

nga viti 1975-1991, me nr.5, faqe 28, ku paditësja figuron e regjistruar

me emër Sanije Zyhedi Cikalleshi e vitlindjes 1958,

duke u saktësuar emri Vjoleta Sulejman Cikalleshi e vitlindjes 1953.

Baza Ligjore: Neni 32/c i K.Pr.Civile,

ligji nr.7703 datë 11.05.1993 i ndryshuar

“Për Sigurimet Shoqërore”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, me vendimin nr.12-2014-753 (157) datë 26.5.2014, vendosi:

“Të shpallë moskompetencën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë për gjykimin e çështjes civile nr.21236-00012-12-2014 Regjistri Themeltar, datë 06.01.2014, me paditëse Vjoleta Cikalleshi dhe të paditur Agjencia Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Kavajë dhe Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, me objekt: njohjen e pavërtetësisë së regjistrit themeltar të qenies në marrëdhënie pune të paditëses në ish Kooperativën Bujqësore Kavajë, fshati Çetë nga viti 1975-1991, me nr.5, faqe 28,ku paditësja figuron e regjistruar me emër Sanije Zyhedi Cikalleshi e vitlindjes 1958, duke u saktësuar emri Vjoleta Sulejman Cikalleshi e vitlindjes 1953 dhe urdhëron dërgimin e akteve Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, si gjykatë kompetente për gjykimin e kësaj çështje”.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, bazuar në nenin 25 pika 1/ç, neni 13 pika 1 dhe 5 të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i është drejtuar Gjykatës së Lartë duke ngritur çështjen e mosmarrëveshjes në lidhje me kompetencën lëndore të shqyrtimit të çështjes, duke pasqyruar shkaqet e mëposhtme:


  • Gjykata, në vlerësim të akteve të dosjes gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, konkludon se nuk ka kompetencën lëndore të shqyrtimit të çështjes objekt gjykimi, vlerëson se kompetente nga pikëpamja lëndore është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

  • Duke analizuar kërkimet e mosmarrëveshjes objekt gjykimi, gjykata konstaton se natyra e mosmarrëveshjes është me natyrë civile (njohjen e vërtetësisë të dokumentit).

  • Referuar Ligjit nr.49/2012 rezulton qartë që juridiksioni që i është dhënë nga ligji specifik Gjykatës Administrative tregon në të njëjtën kohë dhe pushtetin që i është dhënë kësaj gjykate për të marrë në shqyrtim vetëm ato çështje të cilat parashikohen qartë në nenin 7 të këtij ligji. Në këtë frymë ka qenë dhe vendimi unifikues administrativ nr.3, datë 06.12.2013.

  • Neni 32/c i K.Pr.Civile, gjykata vlerëson se i tillë kërkim sikundër paditësi ka paraqitur në padi është me natyrë civile . Në nenin 32 të K.Pr.Civile “Padia mund të ngrihet ,...c) për njohjen e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për paditësin. Paditësja kërkon me anë të padisë që pala e paditur të njohë si të vërtetë të dhënat e pasqyruara në dokumentacionin /regjistrat themeltarë të vjetërsisë në punë në ish-Kooperativën Bujqësore Kavajë fshati Çetë dhe i tillë gjykim ka natyrë civile, për sa kohë që nuk parashikohet në asnjë prej rasteve të mosmarrëveshjeve të përcaktuara në mënyrë shteruese nga neni 7 i ligjit nr.49/12.

  • Sikundër parashtrohet sipër duket qartazi që nuk ka asnjë konflikt ndërmjet paditësit/ individit dhe organit të administratës publike, sikundër është Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore, që ushtron funksione të natyrës publike, por që në rastin konkret është thjesht një mbajtës/administrues i dokumentacionit të ish-kooperativave bujqësore tashmë të shpërbëra, dhe mbi bazën e këtij dokumentacioni, verifikimit të të dhënave që ky dokumentacion përmban, ai bën ose jo lidhjen e pensionit të pleqërisë për rastin e paditëses.

  • Kërkimi në fjalë nuk është pasojë e veprimtarisë administrative të palës së paditur. Për sa më sipër, Gjykata konkludon se nuk është gjykatë kompetente nga pikëpamja lëndore,për gjykimin e padisë së mësipërme.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani si dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

1. Siç rezulton nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, pala paditëse Vjoleta Cikalleshi ka aplikuar pranë palës së paditur me kërkesën nr.868 datë 11.6.2013 për të përfituar pension pleqërie.

2. Sa më sipër ISSH, me vendimin për caktim pensioni nr.868 datë 28.6.2013 i ka caktuar paditëses Vjoleta Cikalleshi pension pleqërie të pjesshëm me të drejtë pagese nga data 16.5.2013 e përherë në masën 7627, dosje pensioni me nr.211967.

3. Rezulton se me shkresën datë 28.6.2013 Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka sqaruar paditësen Vjoleta Cikalleshi se: “Pensioni u lidh me periudhën e sigurimit të bujkut dhe periudha e koop nuk u mor parasysh për këto arsye: 1. Ndryshimi i emrit nga Sanie në Vjoleta nuk është objekt i komisionit të degës së pensioneve. 2. Të ndryshon viti i lindjes nga 1953 në 1958. Ndiq rrugën ligjore për njohjen e kësaj periudhe”.



4. Ndodhur në këto kushte më datë 6.1.2014 pala paditëse Vjoleta Cikalleshi i është drejtuar gjykatës me padinë objekt shqyrtimi.

5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, me vendimin nr.12-2014-753 (157), datë 26.5.2014, vendosi: “Të shpallë moskompetencën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë për gjykimin e çështjes civile nr.21236-00012-12-2014 Regjistri Themeltar, datë 06.01.2014, me paditëse Vjoleta Cikalleshi dhe të paditur Agjencia Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Kavajë dhe Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, me objekt: njohjen e pavërtetësisë së regjistrit themeltar të qenies në marrëdhënie pune të paditëses në ish Kooperativën Bujqësore Kavajë, fshati Çetë nga viti 1975-1991, me nr.5, faqe 28,ku paditësja figuron e regjistruar me emër Sanije Zyhedi Cikalleshi e vitlindjes 1958, duke u saktësuar emri Vjoleta Sulejman Cikalleshi e vitlindjes 1953 dhe urdhëron dërgimin e akteve Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, si gjykatë kompetente për gjykimin e kësaj çështje”.

5.1 Arsyetimi i gjykatës:Në nenin 7 të Ligjit nr.49/2012,”Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, parashikohet se : Gjykatat administrative janë kompetente për : a)mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik; b)mosmarrëveshjet që lindin për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publik;.....” Në zbatim të nenit 70/5 të Ligjit 49/2012, bazuar në propozimin e Ministrit të Drejtësisë, Presidenti i Republikës ka nxjerrë Dekretin nr.8349, datë 14.10.2013, në të cilin ka përcaktuar datën 04.11.2013, si ditën e fillimit të funksionimit të gjykatave administrative. Kjo datë shënoi dhe fillimin e efekteve të plota juridike dhe zbatimin në tërësi të Ligjit nr.49/2012, lidhur me juridiksionin, kompetencën dhe procedurën e çështjeve që kanë për objekt mosmarrëveshjet administrative të përmendura në nenin 7 të tij. Në vendimin unifikues nr.3, datë 06.12.2013, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë arrihet në interpretimin unifikues se : Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, të krijuara me Ligjin nr.49, datë 03.05.2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, janë kompetente për shqyrtimin e të gjitha çështjeve, të cilat sipas nenit 7 të këtij ligji përbëjnë mosmarrëveshje administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit. Këto gjykata janë kompetente për çështjet administrative për të cilat padia, ankimi ose rekursi është depozituar përpara datës 04.11.2013, respektivisht në gjykatat e shkallës së parë, të apelit apo Gjykatë të Lartë dhe deri në këtë datë shqyrtimi në këto gjykata nuk ka përfunduar akoma. Në nenin 61 të K.Pr.Civile parashikohet se : “Gjykata kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente”.

6. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, bazuar në nenin 25 pika 1/ç, neni 13 pika 1 dhe 5 , të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i është drejtuar Gjykatës së Lartë duke ngritur çështjen e mosmarrëveshjes në lidhje me kompetencën lëndore të shqyrtimit të çështjes, duke pasqyruar shkaqet e parashtruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.



LIGJI I ZBATUESHËM

7. Dispozitat e Kushtetutës në të cilat është parashikuar:

7.1 Neni 42/2 i Kushtetutës: “Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij kushtetuese dhe ligjore ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj”.

7.2 Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile;

7.3 Dispozitat e ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” ;

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON SE:

8. Se vendimi nr.12-2014-753 (157), datë 26.5.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, që ka shpallur moskompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit dhe për këtë shkak ai duhet të prishet dhe çështja duhet të dërgohet në po këtë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

9. Ky kolegj, në interpretim të dispozitave ligjore të zbatueshme për rastin konkret, vlerëson se kompetente nga pikëpamja lëndore është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

10. Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.

11. Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e vlerëson të gabuar arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Gjykata nuk ka përcaktuar drejt natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të këtij gjykimi duke mos bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.

12. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë në arsyetimin e vendimit thekson faktin se jemi në kushtet e nenit 7 të ligjit nr.49/2012 pasi gjykatat administrative janë kompetente për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve që lindin nga aktet individuale. Në interpretim të nenit 7 të ligjit nr.49/2012 që çështja të gjykohet nga gjykatat administrative duhet që akti administrativ që ka cenuar interesat e palëve të ketë dalë gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij ose për shkak të mosveprimit të tij. Në rastin konkret kërkimi i palës paditëse nuk është kundërshtimi i një akti administrativ konkret që të ketë cenuar interesat e paditëses, pra ti ketë refuzuar lidhjen e pensionit por pavërtetësia e një dokumenti me pasoja për paditësen Vjoleta Cikalleshi.

13. Nga kërkesë padia rezulton se kërkimi i paditëses në këtë gjykim është : njohja e pavërtetësisë së regjistrit themeltar të qenies në marrëdhënie pune të paditëses në ish Kooperativën Bujqësore Kavajë, fshati Çetë nga viti 1975-1991, me nr.5, faqe 28,ku paditësja figuron e regjistruar me emër Sanije Zyhedi Cikalleshi e vitlindjes 1958, duke u saktësuar emri Vjoleta Sulejman Cikalleshi e vitlindjes 1953”, bazuar në nenin 32/c të Kodit të Procedurës Civile.

14. Kolegji çmon se duke vlerësuar shkakun ligjor të kërkimit ndodhemi përpara një gjykimi që përbën mosmarrëveshje e cila rregullohet nga dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, siç është vërtetimi i qenies ose mosqenies në një marrëdhënie juridike si dhe pavërtetësia e një dokumenti. Ky fakt rezulton nga përmbajtja e nenit 32 të KPC sipas të cilit: “Padia mund të ngrihet: (i) për të kërkuar rivendosjen e një të drejte ose interesi të ligjshëm që është shkelur; (ii) për vërtetimin e qenies ose mosqenies së një marrëdhënieje juridike ose një të drejte; (iii) për njohjen e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për paditësin”.

15. Sa më sipër në analizë të kërkimit të palës paditëse Vjoleta Cikalleshi dhe shkakut ligjor ku mbështetet kërkimi, rezulton se jemi përpara një padie për njohjen e pavërtetësisë së dokumentit fletë regjistri të ish kooperativës bujqësore, fshati Çetë. Me padinë objekt shqyrtimi paditësja kërkon të vërtetojë gjyqësisht vjetërsinë në punë sipas punës së kryer pranë fshatit Çetë për periudhën e pretenduar prej saj me qëllim përfitimin e pensionit të pleqërisë.

16. Kolegji në referim të analizës së sipërcituar vlerëson se çështja konkrete përbën një mosmarrëveshje civile dhe bazuar në nenin 7 të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë është kompetente nga pikëpamja lëndore për gjykimin e çështjes.

17. Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se vendimi nr.12-2014-753 (157) datë 26.5.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, me të cilin është shpallur moskompetenca për gjykimin e çështjes, duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet po asaj gjykate për të vazhduar gjykimin.


Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   157   158   159   160   161   162   163   164   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish