Nr I vendimit Data palët faqe



Download 2,4 Mb.
bet164/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   160   161   162   163   164   165   166   167   ...   173

V Ë R E N


1. Nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, rezulton se pala paditëse së bashku me disa shtetas të tjerë është bashkëpronar i një shtëpie dy kate dhe truall ndodhur në Lgj.“Vasil Shanto” Tiranë, me kufizimet përkatëse, regjistruar në ZRPP Tiranë si pasuri me nr.6/251, ZK 8380.

2. Rezulton se paditësi i është drejtuar ZRPP Tiranë me kërkesën për t’u pajisur me vërtetim pronësie dhe me shkresën datë 03.08.2012, kjo e fundit i ka kthyer përgjigje duke sqaruar se refuzohet kërkesa e tij meqënëse një pjesë e pronës që ai pretendon është pasuri shtet. Ky fakt ka rezultuar nga regjistrimi fillestar i pasurive për zonën kadastrale 8380. Në këtë shkresë pala e paditur orienton paditësin t’i drejtohet gjykatës.

3. Në këto kushte paditësi i është drejtuar gjykates me padi me objekt sa më sipër.

4. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim nr.3377, datë 12.03.2014 ka vendosur: “Shpalljen e moskomptencës së gjykatës për shqyrtimin e çështjes dhe dërgimin e saj në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë si gjykatë kompetente.”



4.1 Arsyetimi i gjykatës: “...jemi përpara një konflikti administrativ... kundërshtohet akti administrativ i ZRPP që është organ administrativ.. në bazë të Ligjit nr.49/12 dhe VU nr.3/13 kjo çështje duhet derguar për gjykim në gjykatën administrative kompetente.

5. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë bazuar në nenin 25 pika 1/ç; neni 13 pika 1 dhe 5 të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i është drejtuar Gjykatës së Lartë duke ngritur çështjen e mosmarrëveshjes në lidhje me kompetencën lëndore dhe funksionale të shqyrtimit të çështjes.



5/1. Kjo gjykatë arsyeton: “...kërkimi për rivendosje në pronësi është kërkim i natyrës civile, ndërsa kërkimi për detyrimin për regjistrim prone është i ndërvarur më kërkimin civil...referuar vendimit nr.4/2013 të Gjykatës së Lartë çështja duhet gjykuar për gjykim nga gjykata civile”.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:

6. Se vendimi nr.3377, datë 12.03.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që ka shpallur moskompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Tiranë është rrjedhojë e zbatimit të drejtë të ligjit procedural dhe për këtë shkak duhet lënë në fuqi.

7. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut ligjor të kërkimeve të paditësit të shprehura si në kërkesë padi ashtu dhe në pretendimet e tij para gjykatës vlereson të drejtë dhe të bazuar në Ligjin nr.49/2012 arsyetimin dhe vendimin e dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ky Kolegj vlerëson se kjo gjykatë ka përcaktuar drejt natyrën e mosmarrëveshjes që i është shtruar për zgjidhje, duke arritur në përfundimin se në këtë gjykim jemi përpara një mosmarrëveshje administrative.

8. Pikërisht juridiksioni që i është dhënë nga ligji specifik Gjykatës Administrative tregon ne te njëjtën kohe dhe pushtetin qe i eshte dhëne kësaj gjykate për te marre ne shqyrtim te gjitha çështjet te cilat parashikohen ne nenin 7 te tij. Ky eshte një lloj juridiksioni i veçante, i cili ushtrohet ne ketë fushe nga këto gjykata ne baze te Ligjit nr.49/2012.

9. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se krijimi i këtyre gjykatave si dhe shqyrtimi i çështjeve administrative nga këto gjykata përbejnë një garanci me tepër për te drejtat, liritë dhe interesat kushtetuese të palëve që janë pjesëmarrëse në këto procese. Këto gjykata respektojnë me rigorozitet të gjitha rregullat dhe normat procedurale dhe materiale të parashikuara nga ligjet organike që rregullojnë ketë veprimtari si dhe konfliktet që ato marrin ne shqyrtim, janë gjykata te krijuar me ligj dhe përmbushin te gjitha garancitë kushtetuese per zhvillimin e nje procesi te rregullt ligjor.

10. Rezulton se kërkimet e paditësit në këtë gjykim janë: “Rivendosja në pronësi të pasurisë nr.6/251, ZK 8380, Tiranë, interes i ligjshëm i shkelur; Kërkohet detyrimi i ZRPP Tiranë të bëjë regjistrimin e pronës në regjistrin e pasurive të paluajtshme”. Këto kërkime paditësi i ka mbështetur në nenin 32 të K.Pr.Civile dhe nenin 193, 200, dhe 296 të i K.Civil. Pavarësisht mënyrës se si paditësi i ka formuluar këto kërkime, rezulton se kërkimi i paditësit i shprehur në kërkesë padi dhe në notat e tij verbale konsiston në detyrimin e ZRPP Tiranë të regjistrojë pronën e tij në regjistrin e pasurive të paluajtshme.

11. Gjykata në identifikimin e natyrës së mosmarrëveshjes objekt gjykimi, nëse ajo është e natyrës civile apo administrative, i referohet kërkimeve që bën paditësi dhe shkakut ligjor te tyre, që rezulton nga shqyrtimi në tërësi i kërkesëpadisë, dhe kërkimeve gjatë procesit gjyqësor, bën lidhjen midis fakteve që pretendohen prej paditësit se kanë ngjarë dhe të drejtave apo interesave që ai pretendon se i janë cënuar. Në referim të vendimit unifikues nr.3/2012 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, përcaktimi i drejtë i mosmarrëveshjes që shtrohet për gjykim dhe ligjit të zbatueshëm për zgjidhjen e drejtë të saj janë detyra të gjykatës; gjykata ka për detyrë të vlerësojë dhe marrë parasysh të gjithë përmbajtjen e akteve procedurale, (pra, jo vetëm duke u bazuar në çfarë shkruhet tek objekti dhe baza ligjore e padisë), për të identifikuar shkakun ligjor të kërkimeve në mënyrë që të mund të japë vendime të drejta për to.

12. Në këtë gjykim, në thelb të kërkimeve të paditësit qëndrojnë kundërshtimet e tij ndaj aktit të palës së paditur për refuzimin e kërkesës së tij në lidhje me regjistrimin e pasurisë së paluajtshme si dhe pajisjen e tij me çertifikatë pronësie (shkresa datë 03.08.2012 e ZRPP Tiranë). Këto kërkime të paditësit rezultojnë si nga përmbajtja e kërkesë padisë ashtu dhe nga pretendimet e tij parashtruar para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

13. Në referim të analizës së mësipërme, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë konstaton se natyra e mosmarrëveshjes objekt shqyrtimi është administrative, pasi lind nga një akt administrativ i nxjerrë nga një organ publik (shkresa datë 03.08.2012 e ZRPP Tiranë për refuzim të regjistrimit të pronës), dhe në përcaktimin e kompetencës lëndore për shqyrtimin e kësaj çështje, me të drejtë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i është referuar nenit 7 të Ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykata administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, duke arsyetuar se nga pikëpamja lëndore, kjo mosmarrëveshje është në kompetencë të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

14. Sa me sipër është shprehur qarte ne nenin 7/a te Ligjit te mësipërm ne te cilin parashikohet shprehimisht se: “Gjykata administrative janë kompetente për ..... mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik”.

15. Në referim të analizës së mësipërme duke qenë se mosmarrëveshja e shtruar për gjykim përbën një mosmarrëveshje administrative, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në referim të nenit 7 të Ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykata administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, çmon se nga pikëpamja lëndore, kjo mosmarrëveshje është në kompetencë të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

16. Këtë qëndrim kanë mbajtur edhe Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, në vendimin unifikues nr.3, datë 06.12.2013, ku kanë arritur në përfundimin se: “Gjykatat administrative të shkallës së parë, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, të krijuara me ligjin nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, janë kompetente për shqyrtimin e të gjitha çështjeve, të cilat sipas nenit 7 të këtij ligji përbëjnë mosmarrëveshje administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit. Këto gjykata janë kompetente për çështjet administrative për të cilat, padia, ankimi ose rekursi është depozituar përpara datës 04.11.2013, respektivisht në gjykatat e shkallës së parë, të apelit apo në Gjykatë të Lartë dhe deri në këtë datë, shqyrtimi në këto gjykata nuk ka përfunduar akoma.”

17. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në referim te nenit 11, parag. 1 të Ligjit nr.49/2012, çmon se edhe nga pikëpamja territoriale kjo mosmarrëveshje është në kompetencën e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, për arsye se në çështjen objekt gjykimi kundërshtohet një vendim i ZRPP Tiranë, që ndodhet brenda juridiksionit territorial të Qarkut Tiranë. Në referim të Dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr.7818, datë 16.11.2012, neni 5 që shprehimisht thotë: “Në territorin e Republikës së Shqipërisë, gjykatat administrative organizohen në 6 gjykata të shkallës së parë dhe 1 gjykatë apeli. 6 gjykatat administrative të shkallës së parë kanë kompetencë tokësore dhe seli qendrore të ushtrimit të veprimtarisë së tyre, si më poshtë: ... 3. Gjykata administrative e shkallës së parë Tiranë, ka kompetencë tokësore në rrethet Tiranë..”, rezulton se Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka kompetencen territoriale për shqyrtimin e kësaj mosmarrëveshje administrative.

18. Për sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se vendimi 3377, datë 12.03.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 13 të Ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.3377, datë 12.03.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tiranë, më 30.10.2014

Nr.31003-03546-00-2014 Regj. Themeltar

Nr.00 - 2014 - 3911 Vendimi

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë i përbërë nga :

Evelina Qirjako Kryesuese

Arjana Fullani Anëtare

Medi Bici Anëtar

Në datën 22.10.2014 mori në shqyrtim në Dhomën e Këshillimit, çështjen administrative që iu përket palëve ndërgjyqëse të mëposhtme:


PADITËS: AURELA QYRSAQI

I PADITUR: QENDRA SPITALORE UNIVERSITARE “NËNË TEREZA” TIRANË

PERSON I TRETË: MINISTRIA E ZHVILLIMIT EKONOMIK, TREGTISË DHE SIPËRMARRJES
OBJEKTI:

Shpërblim dëmi rrjedhur nga zgjidhja e njëanshme

e kontratës së qirasë nr.1651/1, datë 27.03.2013

dhe aneksin e saj nr.1651/5, datë 03.04.2013, në vlerën 2.000.000 lekë

si dhe kamatat ligjore deri në ekzekutimin e vendimit.

Baza Ligjore: Nenet 486 dhe 801 e vijues të K.Civil.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.5427, datë 02.05.2014 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shqyrtimin e çështjes civile nr.7297 akti, datë 14.01.2014.

Dërgimin për shqyrtim të kërkesëpadisë dhe akteve shoqëruese, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
Gjykata Administrative e Shkallës se Parë Tiranë me vendimin, nr.ska, datë 08.09.2014 ka vendosur:

Të ngrejë çështjen e mosmarrëveshjes për kompetencë përpara Gjykatës së Lartë për gjykimin e çështjes me nr.5396 akti, që i përket paditës Aurela Qyrsaqi, i paditur QSUT “Nënë Tereza” Tiranë, person i tretë Ministria e Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes, me objekt: Shpërblim dëmi i rrjedhur nga zgjidhja e njëanshme e kontratës së qirasë nr.1651/1, datë 27.03.2013 dhe aneksin e saj nr.1651/5, datë 03.04.2013 në vlerën 2.000.000 lekë si dhe kamatat ligjore deri në ekzekutimin e vendimit.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë parashtron:


  • Në rastin konkret kontrata e qirasë objekt konflikti ka qenë me afat nga data 27.03.2013 dhe përfundonte në datë 27.03.2018 dhe është zgjidhur në mënyrë të njëanshme me njoftimin e datës 27.09.2013 të palës së paditur QSUT “Nënë Tereza” Tiranë me cilësinë e qiradhënësit, në kundërshtim me nenin 820 të K. Civil.

  • Në këto rrethana paditësja ka kërkuar shpërblimin e dëmit në bazë të nenit 476 të K.Civil, i cili parashikon se çdo mangësi në ekzekutimin e detyrimeve e detyron debitorin të shpërblejë dëmin që ka pësuar kreditori, përveç kur ai provon se mospërmbushja nuk ka ndodhur për fajin e tij. Në këtë rast sipas pikës b të këtij neni kreditori ka të drejtë shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga mosekzekutimi i detyrimit.

  • Sa më sipër Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vlerëson se natyra e mosmarrëveshjes në këtë rast është civile, jo vetëm sepse jemi përpara një konflikti me natyrë civile siç është shpërblimi i dëmit, por edhe për faktin se ligji nr.49/2012 ka përcaktuar shprehimisht në nenin 7, natyrën e mosmarrëveshjes që gjykon gjykata administrative...

  • Referuar dispozitave të mësipërme në rastin objekt gjykimi nuk ndodhemi para paligjshmërisë së organit administrativ, që ka shkaktuar për pasojë mosmarrëveshjen mes palëve ndërgjyqëse, e cila të konsiderohet e natyrës administrative. Jemi përpara situatës ku kërkimi për shpërblim dëmi i një personi (kreditori) ndaj një personi tjetër (debitori), i përket të drejtës civile dhe debitori në këtë rast është subjekt i gjykatës civile.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Medi Bici dhe bisedoi çështjen në tërësi në dhomën e këshillimit, në përfundim;

V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë me datë 14.10.2014 është regjistruar çështja nr.31003-03546-00-2014 regj. them., që u përket palëve ndërgjygjëse: paditëse Aurela Qyrsaqi, e paditur QSUT “Nënë Tereza” Tiranë, dhe person i tretë Ministria e Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes, me objekt: Shpërblim dëmi rrjedhur nga zgjidhja e njëanshme e kontratës së qirasë nr.1651/1, datë 27.03.2013 dhe aneksin e saj nr.1651/5, datë 03.04.2013 në vlerën 2.000.000 lekë, si dhe kamatat ligjore deri në ekzekutimin e vendimit.

2. Vendimi nr.5427, datë 02.05.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është rrjedhojë i zbatimit të gabuar të ligjit, prandaj si i tillë ai duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për vazhdimin e gjykimit po pranë kësaj gjykate.



I. Rrethanat e çështjes:

3. Paditësja Aurela Qyrsaqi ka lidhur me palën e paditur QSUT “Nënë Tereza”, Tiranë, kontratën e qirasë nr.1651/1, datë 27.03.2013 për objektin bar-kafe, më pas me miratimin edhe të Ministrisë së Shëndetësisë është lidhur dhe aneks kontrata nr.1651/5, datë 03.04.2013 me afat 5 vjeçar.

4. Në këto rrethana paditësja ka filluar projektet përkatëse për objektin e kontratës, duke paguar detyrimet e qirasë si dhe detyrime ndaj personave të tretë që do të kryenin rikonstruksionin e ambientit të objektit të marrë me qira.

5. Paditësja pretendon se në mënyrë të vazhdueshme ka kërkuar marrjen në dorëzim të objektit dhe se në vijim të ankesave të saj me shkresën nr.4945/14, datë 27.09.2013, i është komunikuar anulimi i kontratës së qirasë dhe kërkimi për lirimin dhe dorëzimin e sendit.
II. Vendimet dhe arsyetimi i gjykatave:
6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.5427, datë 02.05.2014 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shqyrtimin e çështjes civile nr.7297 akti, datë 14.01.2014.

Dërgimin për shqyrtim të kërkesëpadisë dhe akteve shoqëruese, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

7. Gjykata e rrethit gjyqësor ndër të tjera arsyeton:



....Referuar objektit dhe shkakut ligjor të padisë, pretendimet e palës paditëse drejtohen nga veprimet e paligjshme të kryera nga pala e paditur dhe konkretisht me veprimet për zgjidhjen e njëanshme të kontratës së qirasë... përpara mbarimit të afatit të parashikuar në kontratë.

Bazuar në parashikimet e 7/a, b dhe 17 të ligjit nr.49/2012 si dhe parashikimet e vendimit unifikues nr.3/2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë mosmarrëveshja hyn në kompetencën lëndore të gjykatës administrative.....

8. Gjykata Administrative e Shkallës se Parë Tiranë, me vendimin, nr.ska, datë 08.09.2014 ka vendosur:

Të ngrejë çështjen e mosmarrëveshjes për kompetencë përpara Gjykatës së Lartë për gjykimin e çështjes me nr.5396 akti, që i përket paditës Aurela Qyrsaqi, i paditur QSUT “Nënë Tereza” Tiranë, person i tretë Ministria e Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes, me objekt: Shpërblim dëmi rrjedhur nga zgjidhja e njëanshme e kontratës së qirasë nr.1651/1, datë 27.03.2013 dhe aneksin e saj nr.1651/5, datë 03.04.2013 në vlerën 2.000.000 lekë si dhe kamatat ligjore deri në ekzekutimin e vendimit.

9. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, ndër të tjera arsyeton:



....Në rastin konkret kontrata e qirasë objekt konflikti ka qenë me afat nga data 27.03.2013 dhe përfundonte në datë 27.03.2018 dhe është zgjidhur në mënyrë të njëanshme me njoftimin e datës 27.09.2013 të palës së paditur QSUT “Nënë Tereza” Tiranë me cilësinë e qiradhënësit, në kundërshtim me nenin 820 të K. Civil.

Në këto rrethana paditësja ka kërkuar shpërblimin e dëmit në bazë të nenit 476 të K.Civil, i cili parashikon se çdo mangësi në ekzekutimin e detyrimeve e detyron debitorin të shpërblejë dëmin që ka pësuar kreditori, përveç kur ai provon se mospërmbushja nuk ka ndodhur për fajin e tij. Në këtë rast sipas pikës b të këtij neni kreditori ka të drejtë shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga mosekzekutimi i detyrimit.

Sa më sipër Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vlerëson se natyra e mosmarrëveshjes në këtë rast është civile, jo vetëm sepse jemi përpara një konflikti me natyrë civile siç është shpërblimi i dëmit, por edhe për faktin se ligji nr.49/2012 ka përcaktuar shprehimisht në nenin 7, natyrën e mosmarrëveshjes që gjykon gjykata administrative...

Referuar dispozitave të mësipërme në rastin objekt gjykimi nuk ndodhemi para paligjshmërisë së organit administrativ, që ka shkaktuar për pasojë mosmarrëveshjen mes palëve ndërgjyqëse, e cila të konsiderohet e natyrës administrative. Jemi përpara situatës ku kërkimi për shpërblim dëmi i një personi (kreditori) ndaj një personi tjetër (debitori), i përket të drejtës civile dhe debitori në këtë rast është subjekt i gjykatës civile.....



III. Ligji i zbatueshëm:

10. Neni 7 i ligjit nr.49/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, parashikon:



Gjykatat administrative janë kompetente për:

a) mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik;

b) mosmarrëveshjet që lindin për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publik;

c) mosmarrëveshjet e kompetencave ndërmjet organeve të ndryshme administrative në rastet e parashikuara nga Kodi i Procedurave Administrative;

ç) mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës, kur punëdhënësi është organ i administratës publike;

d) kërkesat e paraqitura nga organet administrative për shqyrtimin e kundërvajtjeve administrative, për të cilat ligji parashikon heqjen e lirisë deri në 30 ditë, si një lloj të dënimit administrativ për kundërvajtësin;

dh) kërkesat e paraqitura nga kundërvajtësit për zëvendësimin e dënimit administrativ me heqje lirie deri në 30 ditë me dënimin me gjobë.

11. Neni 17 i ligjit nr.49/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, parashikon:



1. Padia ngrihet:

a) për shfuqizimin tërësisht apo pjesërisht të aktit administrativ;

b) për ndryshimin, pjesërisht apo tërësisht, të aktit administrativ apo detyrimin e organit publik për të ndryshuar një akt administrativ;

c) për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ;

ç) për të detyruar organin publik të kryejë një veprim administrativ, që është refuzuar, apo për të cilin organi publik ka heshtur, ndonëse ka pasur kërkesë;

d) për konstatimin e paligjshmërisë së veprimit administrativ, që nuk prodhon pasoja juridike, nëse paditësi ka një interes të arsyeshëm për këtë;

dh) për saktësimin e të drejtave dhe të detyrimeve ndërmjet paditësit dhe organit publik;

e) për detyrimin e organit publik për të kryer apo për të ndaluar kryerjen e një veprimi tjetër administrativ, të nevojshëm për mbrojtjen e të drejtave apo të interesave të paditësit;

ë) për përcaktimin e organit që ka në kompetencën e tij zgjidhjen e çështjes konkrete, duke urdhëruar kur është rasti dhe shfuqizimin e aktit të nxjerrë nga organi jokompetent;

f) për shpërblimin e dëmit jashtëkontraktor, sipas ligjit të posaçëm;

g) për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të punës, kur punëdhënësi është një organ i administratës publike.

2. Gjykata zgjidh mosmarrëveshjet në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët.

IV. Arsyetimi i Kolegjit Administrativ dhe zgjidhja e çështjes:

12. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se shkaqet që ngrihen nga Gjykata Administrative e Shkallës së parë Tiranë janë të bazuara në ligj, prandaj vendimi i dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë bëhet i cënueshëm.

13. Në mosmarrëveshjet që burojnë nga kontrata administrative, pala publike ka një epërsi dhe gëzon një status të privilegjuar ndaj subjektit privat, për sa kohë objekti i këtyre kontratave lidhet me krijimin, ndryshimin apo shuarjen e marrëdhënieve juridike në fushën e së drejtës publike.

14. Kolegji Administrativ çmon se kuptimin e kontratës administrative e jep neni 6 i Kodit të Procedurës Administrative sipas të cilit kontratat administrative janë ato marrëveshje ku të paktën njëra nga palët është organ i administratës publike dhe që synojnë të krijojnë, të ndryshojnë ose të anulojnë marrëdhënie juridike në fushën e së drejtës publike. Objekti i kontratave administrative ka të bëjë me të drejtën publike dhe kryerjen e atyre shërbimeve që janë në interes të publikut.

15. Sipas nenit 801 të Kodit të Civil qiraja është kontrata me të cilën njëra palë (qiradhënësi) detyrohet t’i japë palës tjetër (qiramarrësit) një send të caktuar, në gëzim të përkohshëm kundrejt një shpërblimi të caktuar. Referuar rastit në gjykim objekt i padisë është përmbushje detyrimi kontraktor, e cila nuk ka të bëjë me kryerjen e shërbimeve që janë në interes të publikut, siç janë pastrimi i qytetit, shtrimi i rrugëve, etj.

16. Ky përbën një kërkim, i cili buron nga një marrëdhënie juridiko-civile, siç është kontrata e qirasë e lidhur midis palëve ndërgjygjëse, ku si objekti ashtu edhe shkaku juridik i padisë e kanë bazën tek dispozitat e Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë, të cilat kanë shërbyer si bazë juridike edhe në lidhjen e kontratës së qirasë.

17. Parë në këtë këndvështrim, Kolegji Administrativ arrin në përfundimin së në çështjen objekt shqyrtimi është mosmarrëveshja me natyrë juridiko-civile. Pavarësisht se palë e kontratës është një organ i administratës publike, në këtë marrëdhënie ai merr pjesë jo si subjekt i së drejtës publike, që ushtron pushtet dhe sovranitet shtetëror, por si subjekt i së drejtës private, në pozita të barabarta me subjektet e tjera të së drejtës private.

18. Duke iu referuar dhe përmbajtjes së nenit 13 pika 5, të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, çështja duhet të shqyrtohet nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila është gjykata kompetente nga pikëpamja e lëndës së shqyrtimit, prandaj vendimi i dhënë prej saj duhet të prishet dhe çështja të dërgohet po në këtë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në 13/6 të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative”.....

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.5427, datë 02.05.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 22.10.2014

Nr.31003-03487-00-2014 Regj.Themeltar

Nr.00 - 2014 - 3912 Vendimi

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Dvorani Kryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar

Në datën 28.10.2014 mori në shqyrtim në Dhomën e Këshillimit, çështjen administrative që u përket palëve ndërgjyqëse të mëposhtme:


PADITËS: MOISI (ISMAIL) XHIKA

I PADITUR: SHAHIN XHIKA

ZVRPP ELBASAN
OBJEKTI:

Çregjistrimin e sipërfaqes 3022 m2 në pasurinë e paluajtshme

nr.1/13, në ZK 3422, në emër të të paditurit Shahin Xhika.

Detyrimin e palës së paditur ZVRPP Elbasan të lëshojë

në favor të paditësit çertifikatën e pronësisë,

për parcelën me emrin “Tullat”.

Lirimin dhe dorëzimin e sipërfaqes së tokës 2684 m2,

të zënë nga i padituri Shahin Xhika.

Baza Ligjore: Nenet 192, 193 dhe 296 të Kodit Civil,

ligji nr.32/2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr.322 (932), datë 13.02.2014 ka vendosur:

Moskompetencën tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Dërgimin e akteve Gjykatës të Shkallës Administrative së Parë Durrës.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin nr.1286, datë 03.10.2014 ka vendosur:

Të ngrejë çështjen e mosmarrëveshjes së kompetencës lëndore ndërmjet Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, lidhur me përcaktimin e gjykatës kompetente në shqyrtimin e çështjes civile me palë paditës Moisi Xhika kundër të paditurve ZVRPP Elbasan dhe Shahin Xhika me objekt: Çregjistrimin e sipërfaqes 3022 m2, në pasurinë e paluajtshme nr.1/13, në ZK 3422, në emër të të paditurit Shahin Xhika. Detyrimin e palës së paditur ZVRPP Elbasan të lëshojë në favor të paditësit çertifikatën e pronësisë, për parcelën me emrin “Tullat”. Lirimin dhe dorëzimin e sipërfaqes së tokës 2684 m2, të zënë nga i padituri Shahin Xhika.

Të dërgohen aktet në Gjykatën e Lartë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës lëndore ndërmjet dy gjykatave.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, parashtron:


  • Kjo padi përbën llojin e padive për të drejtën civile, ku paditësi duhet të vërtetojë të drejtën e pronësisë dhe se kjo e drejtë mohohet pa shkak të ligjshëm nga i padituri Shahin Xhika.

  • Me zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshje nëpërmjet nje procesi gjyqësor zgjidhet edhe mosmarrëveshja administrative ndërmjet paditësit dhe palës së paditur ZVRPP Elbasan, e cila është e detyruar në bazë të nenit 193/dh të Kodit Civil të regjistrojë vendimin e gjykatës që përmban njohjen e të drejtës së pronësisë.

  • Me vendimin unifikues nr.3, datë 28.04.2014, i cili ka bërë ndryshime në vendimin unifikues nr.4/2013 të Kolegjeve të Bashkuara dhe ku në pikën 46 ka bërë edhe dallimin për paditë që janë paraqitur në gjykatë para datës 04.11.2013 ku thuhet: “...çështjet të cilat në objektin e tyre kanë disa kërkime si të natyrës civile dhe administrative, kërkime të cilat janë paraqitur përpara datës 04.11.2013, do të vazhdojnë të gjykohen nga gjykata ku ato janë paraqitur...”.

  • Përsa më sipër si nga objekti dhe shkaku ligjor i kërkesëpadisë ashtu dhe nga unifikimi i praktikës gjyqësore me vendimin unifikues nr.3, datë 28.04.2014, Gjykata Administrative Durrës, çmon se kompetenca lëndore në gjykimin e kësaj padie i përket Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe për këtë shkak meqenëse gjykata nuk ka pranuar shqyrtimin e çështjes në zbatim të nenit 13 të ligjit nr.49/2012, duhet ti kërkohet Gjykatës së Lartë zgjidhja mosmarrëveshjes për kompetencë.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Medi Bici dhe bisedoi çështjen në tërësi në dhomën e këshillimit, në përfundim;

V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë me datë 10.10.2014 është regjistruar çështja nr.31003-03487-00-2014 regj.,them, që u përket palëve ndërgjygjëse: paditës Moisi Xhika, të paditur ZVRPP Elbasan e Shahin Xhika, me objekt: Çregjistrimin e sipërfaqes 3022 m2, në pasurinë e paluajtshme nr.1/13, në ZK 3422, në emër të të paditurit Shahin Xhika. Detyrimin e palës së paditur ZVRPP Elbasan të lëshojë në favor të paditësit çertifikatën e pronësisë, për parcelën me emrin “Tullat”. Lirimin dhe dorëzimin e sipërfaqes së tokës 2684 m2, të zënë nga i padituri Shahin Xhika.

2. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.322 (932), datë 13.02.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, është rrjedhojë i zbatimit të gabuar të ligjit, prandaj si i tillë ai duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për vazhdimin e gjykimit po në atë gjykatë.

I. Rrethanat e çështjes:

3. Në referim të dokumentacionit ligjor të administruar në dosje rezulton se paditësi pretendon se si banor i fshatit Gostimë, ka përfituar tokë arë me sipërfaqe 9884 m2 gjithsej në zbatim të ligjit nr.7501, datë 19.07.1991, sipas AMTP nr.213, datë 25.11.1991.

4. Paditësi pretendon se në momentin e azhornimit të pronës nga pala e paditur ai nuk është pajisur me dokument pronësie për të gjitha parcelat e përshkruara në AMTP-në e sipërcituar dhe më konkretisht për parcelën me emrin popullor “Tullat”, e llojit arë me sipërfaqe 2684 m2, me kufizimet përkatëse. Në aktin e pronësisë kufizimet e kësaj prone janë të ndryshme nga ato të përshkruara në AMTP-ë, duke bërë zhvendosjen e pasurisë në nr.1/13, e cila është azhornuar nga i padituri ZVRPP Elbasan në emër të të paditurit Shahin Xhika me sipërfaqen 3220 m2 (i cili ka përfituar nga ligji nr.7501/1991 sipërfaqen 6803 m2).

5. Nga pala e paditur ZVRPP Elbasan janë azhornuar në mënyrë të gabuar pronat, duke mos iu përmbajtur kufijve të përcaktuar në AMTP-të përkatëse.
II. Vendimet dhe arsyetimi i gjykatave:
6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr.322 (932), datë 13.02.2014 ka vendosur:

Moskompetencën tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbsan.

Dërgimin e akteve Gjykatës të Shkallës Administrative së Parë Durrës.

7. Gjykata e rrethit gjyqësor ndër të tjera arsyeton:



Me datë 04.11.2013 ka filluar funksionimi i gjykatave administrative, sipas dekretit nr.8349/2013 të Presidentit të Republikës, Rrethi Elbasan është nën juridiksionin tokësor të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës. Meqenëse është mosmarrëveshje që ka për objekt veprimet e të paditurit ZVRPP Elbasan (ent publik vendor) mbi pasurinë e paluajtshme të pretenduar nga paditësi dhe kjo pasuri është në Rrethin Elbasan, në këtë gjendje aktesh vlerësohet si vijon; se ligji nr.49/2012 duhet të zbatohet edhe për këtë padi, kjo çështje është mosmarrëveshje administrative; Gjykata Elbasan pas datës 04.11.2013, nuk ka kompetencë tokësore në këtë gjykim; në bazë të neneve 7/a,b, 8 dhe 11/3 të këtij ligji, aktet duhet ti dërgohen Gjykatës kompetente Administrative të Shkallës së Parë Durrës, që përfshin Rrethin Elbasan, ku ndodhet sendi i paluajtshëm objekt pretendimi nga paditësi.

8. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin nr.1286, datë 03.10.2014 ka vendosur:

Të ngrejë çështjen e mosmarrëveshjes së kompetencës lëndore ndërmjet Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, lidhur me përcaktimin e gjykatës kompetente në shqyrtimin e çështjes civile me palë paditës Moisi Xhika kundër të paditurve ZVRPP Elbasan dhe Shahin Xhika me objekt: Çregjistrimin e sipërfaqes 3022 m2, në pasurinë e paluajtshme nr.1/13, në ZK 3422, në emër të të paditurit Shahin Xhika. Detyrimin e palës së paditur ZVRPP Elbasan të lëshojë në favor të paditësit çertifikatën e pronësisë, për parcelën me emrin “Tullat”. Lirimin dhe dorëzimin e sipërfaqes së tokës 2684 m2, të zënë nga i padituri Shahin Xhika.

Të dërgohen aktet në Gjykatën e Lartë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës lëndore ndërmjet dy gjykatave.

9. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, ndër të tjera arsyeton:

Kjo padi përbën llojin e padive për të drejtën civile, ku paditësi duhet të vërtetojë të drejtën e pronësisë dhe se kjo e drejtë mohohet pa shkak të ligjshëm nga i padituri Shahin Xhika.

Me zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshje nëpërmjet nje procesi gjyqësor zgjidhet edhe mosmarrëveshja administrative ndërmjet paditësit dhe palës së paditur ZVRPP Elbasan, e cila është e detyruar në bazë të nenit 193/dh të Kodit Civil të regjistrojë vendimin e gjykatës që përmban njohjen e të drejtës së pronësisë.

Me vendimin unifikues nr.3, datë 28.04.2014, i cili ka bërë ndryshime në vendimin unifikues nr.4/2013 të Kolegjeve të Bashkuara dhe ku në pikën 46 ka bërë edhe dallimin për paditë që janë paraqitur në gjykatë para datës 04.11.2013 ku thuhet: “...çështjet të cilat në objektin e tyre kanë disa kërkime si të natyrës civile dhe administrative, kërkime të cilat janë paraqitur përpara datës 04.11.2013, do të vazhdojnë të gjykohen nga gjykata ku ato janë paraqitur...”.

Përsa më sipër si nga objekti dhe shkaku ligjor i kërkesëpadisë ashtu dhe nga unifikimi i praktikës gjyqësore me vendimin unifikues nr.3, datë 28.04.2014, Gjykata Administrative Durrës, çmon se kompetenca lëndore në gjykimin e kësaj padie i përket Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe për këtë shkak meqenëse gjykata nuk ka pranuar shqyrtimin e çështjes në zbatim të nenit 13 të ligjit nr.49/2012, duhet ti kërkohet Gjykatës së Lartë zgjidhja mosmarrëveshjes për kompetencë.

III. Ligji i zbatueshëm:

10. Në nenin 7 të ligjit nr.49/2012 përcaktohet se:



Gjykatat administrative janë kompetente për:

a) mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik;

b) mosmarrëveshjet që lindin për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publik;

c) mosmarrëveshjet e kompetencave ndërmjet organeve të ndryshme administrative në rastet e parashikuara nga Kodi i Procedurave Administrative;

ç) mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës, kur punëdhënësi është organ i administratës publike;

d) kërkesat e paraqitura nga organet administrative për shqyrtimin e kundërvajtjeve administrative, për të cilat ligji parashikon heqjen e lirisë deri në 30 ditë, si një lloj të dënimit administrativ për kundërvajtësin;

dh) kërkesat e paraqitura nga kundërvajtësit për zëvendësimin e dënimit administrativ me heqje lirie deri në 30 ditë me dënimin me gjobë.

11. Në nenin 13 pika 5 të ligjit nr.49/2012 përcaktohet se:



... Gjykata, me kërkesë të palëve ose kryesisht, ngre çështjen e mosmarrëveshjes me vendim të arsyetuar, me të cilin i paraqet Gjykatës së Lartë kopjen e akteve të nevojshme për zgjidhjen e saj. Gjykata, që ka dhënë vendimin, njofton menjëherë gjykatën në mosmarrëveshje. Vendimi për ngritjen e mosmarrëveshjes, së bashku me aktet, i dërgohet Gjykatës së Lartë brenda 5 ditëve.

12. Vendimi Unifikues nr.2, datë 10.03.2014 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë ndër të tjera përcakton se: “nga kriteret që gjykatat duhet të mbajnë parasysh nëse një mosmarrëveshje është apo jo e natyrës administrative kanë të bëjnë me: a) njëra nga palët në mosmarrëveshje ka natyrën e organit të administratës publike, në kuptim të rregullimit ligjor në fuqi dhe, në kuadër të kryerjes së veprimtarisë të njohur nga ligji, ushtron pushtetin e tij diskrecional ndaj palës tjetër; b) veprimtaria e organit të administratës publike bazohet në një ligj të posaçëm të së drejtës publike dhe vetë marrëdhënia juridike që krijohet në mes palëve buron nga një ligj i të drejtës publike; c) kjo veprimtari e organit të administratës publike, që konkretizohet me nxjerrjen e aktit, duhet të veprojë në drejtim dhe të ketë si bazë interesin publik.”

13. Vendimi unifikues nr.03, datë 28.04.2014 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

IV. Arsyetimi i Kolegjit Administrativ dhe zgjidhja e çështjes:

14. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan nuk është i bazuar në ligj, prandaj ka shkaqe ligjore që ai të cënohet.

15. Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në vendimin unifikues nr.2, datë 10.03.2014 (i sipërcituar) kanë përcaktuar kritere që gjykatat, duhet t`i mbajnë parasysh me qëllim përcaktimin e kompetencës lëndore të tyre kur behët fjalë që njëra palë në mosmarrëveshje është organ i administratës publike.

16. Duke iu referuar përcaktimit të këtij vendimi se: ... c) kjo veprimtari e organit të administratës publike, që konkretizohet me nxjerrjen e aktit, duhet të veprojë në drejtim dhe të ketë si bazë interesin publik” si dhe objektit të kërkesë padisë dhe shkakut ligjor të saj, ky Kolegj vlerëson se gjykatat duhet të vlerësonin drejtë natyrën e mosmarrëveshjes objekt gjykimi dhe kërkimeve në padi.

17. Në rastin objekt shqyrtimi objekti i padisë përbëhet nga disa kërkime, dhe me konkretisht kërkohet: Çregjistrimin e sipërfaqes 3022 m2, në pasurinë e paluajtshme nr.1/13, në ZK 3422, në emër të të paditurit Shahin Xhika. Detyrimin e palës së paditur ZVRPP Elbasan të lëshojë në favor të paditësit çertifikatën e pronësisë, për parcelën me emrin “Tullat”. Lirimin dhe dorëzimin e sipërfaqes së tokës 2684 m2, të zënë nga i padituri Shahin Xhika, objekte të cilat kanë natyra të ndryshme (civile dhe administrative).

18. Në nenin 17 të ligjit nr.49/2012 është përcaktuar objekti i padive administrative. Në këtë dispozitë ligjore nuk parashikohet se detyrimi për lirimin dhe dorëzimin e sendit është objekt i një padie me natyrë administrative. Ky kërkim ka natyrë të pastër civile. Nga ana tjetër në objektin e padisë ka edhe kërkime me natyrë administrative, siç është Çregjistrimin e sipërfaqes 3022 m2, në pasurinë e paluajtshme nr.1/13, në ZK 3422, në emër të të paditurit Shahin Xhika dhe detyrimi i palës së paditur ZVRPP Elbasan të lëshojë në favor të paditësit çertifikatën e pronësisë, prandaj çështja në gjykim përbëhet nga kërkime mikse (me natyrë civile dhe administrative).

19. Lidhur me përcaktimin e kompetencës lëndore në kërkesëpaditë me disa kërkime, të cilat janë me natyra të ndryshme (civile dhe administrative), në vendimin unifikues nr.03, datë 28.04.2014 Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë mbajnë qëndrimin se, për çështjet e regjistruara pas datës 04.11.2013 kërkimet duhet të ndahen, ndërsa për kërkesëpaditë e regjistruara përpara kësaj date gjykimi i çështjes do të vazhdohet dhe të përfundohet nga gjykatat e zakonshme (civile).

20. Meqenëse kërkesëpadia është regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan me datë 21.05.2013, pra pas datës 04.11.2013, sipas vendimit unifikues të mësipërm Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan duhet të vazhdojë dhe të përfundojë shqyrtimin e kësaj çështje.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 13/6 të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative”.....

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.322 (932), datë 13.02.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit në po atë gjykatë.

Tiranë, më 28.10.2014.

Nr.31003-03569-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3927 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga :

Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Andi Çeliku Anëtar


Në datën 28.10.2014 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen administrative me nr.31003-03569-2014 akti që ju përket palëve :

PADITËS: DREJTORIA E SHËRBIMIT PYJOR TIRANË.

I PADITUR: ARMAND SHEFKI MANXHAKU.
OBJEKTI:

Detyrimin e z.Armand Shefki Manxhaku të dëmshpërblejë

Drejtorinë e Shërbimit Pyjor Tiranë për dëmin e shkaktuar në pyje

në vlerën prej 538000 Lekë.

Baza Ligjore: Neni 640 i Kodit Civil,

neni 14 i ligjit nr.9791, datë 23.03.2007

“Për disa shtesa dhe ndryshime të ligjit nr.9385, datë 04.05.2005

“Për pyjet dhe shërbimin pyjor” të ndryshuar

dhe VKM nr.391, datë 18.06.2006

“Për përcaktimin e tarifave në sektorin Pyjor dhe Kullotave”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.4661, datë 11.04.2014 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shqyrtimin e çështjes me nr.8171 akti.

Dërgimin e akteve pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, si gjykatë kompetente.

Gjykata e Apelit Administrativ Tiranë, me vendimin nr.4614 akti, datë 21.05.2014, bazë të neneve 7 dhe 13 të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “ Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, ka ngritur çështjen e mosmarrëveshjes së kompetencës lëndore, duke parashtruar këto shkaqe:

- Konform neneve 1, 3 dhe 7 te ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” kjo çështje është në kompetencën lëndore të gjykatave administrative.


  • Në rastin konkret, pala paditëse, i është drejtuar gjykatës me padi me objekt shpërblimin e dëmit, i cili është një gjykim civil. Pala paditëse kërkon mbrojtjen e interesave të saj nga veprimet e një individi, i cili pretendon se i ka shkaktuar dëm. Zgjidhja e kësaj mosmarrëveshje do të zgjidhet duke iu referuar dispozitave të K.Civil lidhur me shkaktimin e dëmit, çka është në kompetencë lëndore të gjykatave të rretheve gjyqësore.

- Në nenin 7 të ligjit nr.49/2012 nuk parashikohet ndonjë rast, sipas të cilit organi administrativ mund t’i drejtohet gjykatës për të mbrojtur interesat e veta nga veprimet e individëve. Konform nenit 7 të ligjit nr.49/2012 gjykatat administrative kanë në kompetencë lëndore mosmarrëveshjet që lindin nga veprimtaria e organeve administrative.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi në dhomën e këshillimit,


Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   160   161   162   163   164   165   166   167   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish