Nr I vendimit Data palët faqe



Download 2,4 Mb.
bet163/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   159   160   161   162   163   164   165   166   ...   173

V Ë R E N


1. Nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, rezulton se pala paditese Sefer Shkreta i është drejtuar Zyres Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Tiranë për regjistrimin fillestar të pronës shtëpi dhe truall ndodhur në Tiranë, në Rr.“Hajdar Hidri”, me specifikimet përkatëse.

2. Këtë kërkesë paditësi e ka bazuar në vendimin gjyqësor nr.488, datë 15.02.2001 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që ka marrë formë të prerë pa u ankimuar, me të cilin është vendosur “Detyrimi i ZRPP Tiranë të kryejë në favor të paditësit Sefer Shkreta regjistrimin e pronës së tij e cila përbëhet nga dy dhoma, dy kuzhina, korridor, banjë, një çezëm, oborr me madhësinë 48 m2, si dhe një copë trualli me sipërfaqe 11.2 m2 të ndodhur para portës së banesës së tij, në Rr. “Hajdar Hidri”, nr.49, me kufizimet përkatëse”.

3. ZRPP ka kryer regjistrimin e pronës si më sipër duke lëshuar dhe certifikatën përkatëse datë 23.04.2007 për sipërfaqe ndërtesë, 58 m2, truall 58 m2 dhe truall më vete 15 m2. Por, paditësi pretendon se siperfaqja totale e truallit nën ndërtesë dhe oborr është regjistruar gabim, pasi kjo sipërfaqe është 116 m2 dhe jo 58 m2 dhe 15 m2, siç e ka regjistruar ZRPP. Kjo e fundit ka pretenduar se nuk mund te plotesoje kerkesen e paditesit pasi sipas planvendosjeve te vendimit te gjykates, hartave te ZRPP dhe dokumentacionit perkates nuk rezulton qe paditesi te kete siperfaqe 116 m2, por aq sa eshte regjistruar ne ZRPP. Pala e paditur me shkresën datë 10.11.2010 e ka orientuar paditësin që të saktësojë sipërfaqen duke iu drejtuar organeve kompetente.

4. Në këto kushte paditësi i është drejtuar gjykatës me padi me objekt sa më sipër.



5. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr.1242, datë 27.03.2014 ka vendosur:

Konstatimin e mungesës së juridiksionit gjyqësor për shqyrtimin e cështjes nr.2403, datë 19.02.2014,””.



5/1. Kjo gjykate ka arsyetuar se: nuk ka asnjë akt refuzues të ZRPP per kerkesat e paditesit...ZRPP ka leshuar certifikaten... pala e paditur ka kerkuar plotesim dokumentacioni per siperfaqen shtese qe pretendon paditesi duke orientuar te saktesoje siperfaqen.. duke mos patur vendim refuzimi nga ZRPP nuk mundet qe paditesi t’i drejtohet gjykates...

6. Kundër këtij vendimi ka bërë ankim pala paditëse që kerkon prishjen e tij dhe kthimin e cështjes për rigjykim për ato shkaqe që pasqyrohen në pjesën hyrëse të këtij vendimi.



KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:

7. Se vendimi nr.1242, datë 27.03.2014 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, me anë të cilit është vendosur konstatimi i mungesës së juridiksionit gjyqësor për shqyrtimin e çështjes objekt gjykimi, është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit procedural dhe për këtë shkak ky vendim duhet të prishet.

8. Ky Kolegj, fillimisht çmon të theksojë se ështe e qartë nga e drejta jonë proceduriale që çeshtja e juridiksionit është një nga çështjet më të rëndësishme proceduriale, mosrespektimi dhe moszgjidhja e drejte e së cilës sjell automatikisht prishjen e vendimit. Kjo është dhe arsyeja se përse në nenin 9 të Ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, parashikohet shprehimisht se: “Gjykata në çdo fazë dhe shkallë gjykimi, qoftë edhe kryesisht, kur konstaton se çështja nuk bën pjesë në juridiksionin gjyqësor merr vendim për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor dhe dërgimin e çështjes organit kompetent”.

9. Në analizë të dispozites së mësipërmë konstatohet se çdo lloj gjykatë dhe në çdo shkallë gjykimi ka të drejtë të marrë në shqyrtim, të analizoje dhe të vendosë në lidhje me juridiksionin e çështjes objekt gjykimi. Kjo e drejtë e gjykatës për të vepruar edhe kryesisht është e lidhur drejtëpërsëdrejti me zbatimin dhe respektimin e parimit të një procesi të rregullt ligjor të sanksionuar në nenin 6 të KEDNJ. Nisur nga rëndësia e madhe që ka përcaktimi i drejtë i juridiksionit, në Ligjin 49/2012 është përcaktuar qartë raporti dhe marrëdhënia midis dy juridiksioneve, atij administrativ dhe atij gjyqësor “Gjykatat nuk mund të shqyrtojnë një çështje që ligji e ka lënë në juridiksionin administrativ”. Në kuptim të sa më sipër, juridiksioni administrativ pengon gjykatën në shqyrtimin e themelit të çështjes dhe “kontrolli gjyqësor vjen pasi është konsumuar rekursi administrativ”.

10. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, duke iu referuar akteve të dosjes shkakut ligjor të kërkimeve të paditësit të parashtruara si në përmbajtjen e kërkesë padisë ashtu dhe në notat verbale të paraqitura para Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, vlerëson se kjo e fundit në kundërshtim me nenin 16 te K.Pr.Civile, nuk ka kuptuar dhe nuk ka përcaktuar drejtë natyrën e vërtetë të mosmarrëveshjes, shkakun ligjor të kërkimeve të paditësit, duke marrë një vendim të pabazuar në ligj.

11. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka arsyetuar se çështja nuk i përket juridiksionit gjyqësor, për arsye se pala e paditur nuk ka nxjerrë një vendim refuzimi ndaj kërkesës së paditësit për regjistrimin e pronës dhe paditësi nuk mund t’i drejtohet gjykatës me këtë objekt padie, pasi nuk ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar nga ZRPP në mënyrë që kjo e fundit të shprehet në lidhje me kërkesën e paditësit. Ky Kolegj vlerëson se arsyetimi i mësipërm vjen në kundërshtim me ligjin material dhe procedural që rregullon këtë marrëdhënie juridike për arsyet si vijon.

12. Neni 42 (2) i Kushtetutës jep në vija të përgjithshme bazën që legjitimon personat e ndryshëm që t’i drejtohen gjykatës me padi. Sipas kësaj dispozite, padia mund të ngrihet në gjykatë për mbrojtjen e të i) drejtave, ii) lirive dhe iii) interesave kushtetuese e ligjore. Detajimi i këtij parashikimi kushtetues gjendet në dispozitat përkatëse të së drejtës materiale dhe procedurale, por megjithatë nëse nuk ka dispozita të tilla, çdo person ka të drejtën t’i drejtohet gjykatës për mbrojtjen e të drejtave apo interesave që pretendon se i garantohen nga Kushtetuta, aktet ndërkombëtare të detyrueshme për Republikën e Shqipërisë, ligji apo parimet e përgjithshme të së drejtës që zbatohen nga gjykatat shqiptare.

13. Padia është e drejta e personit që bën pretendimin për t’u dëgjuar, mbi themelin e këtij pretendimi, në mënyrë që gjykata ta shpallë atë të bazuar apo jo (neni 31 (1) i K.Pr.Civile) Pra, gjykata analizon pretendimet e paditësit, domethënë shikon nëse ka lidhje objekti i padisë me shkakun e saj (dhe sigurisht edhe faktet e provuara gjatë gjykimit) dhe në fund e shpall të bazuar ose jo padinë. Themeli i pretendimit formulohet nga palët dhe gjykata ka detyrimin që të shprehet mbi gjithçka që kërkohet dhe vetëm për atë që kërkohet (neni 6 i K.Pr.Civile). Në zgjidhjen e mosmarrëveshjes gjykata paraqitet në rolin e një arbitri asnjanës, i cili vlerëson në mënyrë të paanshme pretendimet e palëve dhe në fund i shpall ato të bazuara apo jo. Palët kanë të drejtë të parashtrojnë para gjykatës interpretimin apo përcaktimin e tyre për faktet dhe të drejtat që lidhen me zgjidhjen e çështjes, por gjykata në ushtrim të pavarësisë dhe paanësisë së saj, i çmon vetë këto çështje, dhe nëse i gjen të bazuara pretendimet e palëve i pranon, në të kundërt i rrëzon.

14. Rezulton se kerkimi i pales paditese ne kete gjykim referuar kerkese padise eshte: Detyrim për pajisje me certifikatë dhe kartelë pasurie për pronën nr.5/68, vol. 16, fq. 39, me siperfaqe totale 116,2 m2 truall ndodhur në ZK. 8380, Rr. “H.Hidri”, Tiranë me kufizimet përkatëse”. Këtë kërkim pala paditëse e ka bazuar në nenet 31, 32, 156, 331 të K.Pr.Civile, neni 192 dhe 193 i K.Civil, Ligji nr.7843/1994. Pala paditëse pretendon se çertifikata e lëshuar nga ZRPP Tiranë nuk është e saktë pasi prona e paditësit truall dhe ndërtesë ka sipërfaqe më të madhe se ato që janë shënuar në çertifikatën e pronësisë.

15. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në referim të kërkimeve të paditësit dhe shkakut ligjor ku ai mbështet këto pretendime vlerëson se në rastin objekt gjykimi jemi perpara nje konflikti për regjistrimin e titujve të pronësisë. Në analizë tërësore të Ligjit nr.7843/1994 nuk rezulton që subjekti i interesuar mund t’i drejtohet gjykatës për të rivendosur të drejtat e pretenduara të shkelura, vetëm pasi ZRPP të nxjerrë një akt refuzimi për regjistrimin e pronës së tij. Për më tepër, në cështjen objekt shqyrtimi rezulton se pala e paditur ZRPP Tiranë, e ka orientuar paditësin që për pretendimet e tij në lidhje me sipërfaqen e pronës t’i drejtohet për zgjidhje gjykatës. Pra, ndodhur në këto kushte paditësi nuk ka ndonjë mundësi tjetër për ta zgjidhur konfliktin që ka me ZRPP në rrugë administrative, përveçse duke iu drejtuar gjykatës.

16. E drejta e disponimit të padisë i takon paditësit Sefer Shkreta, i cili ka çmuar se të drejtat e tij të pretenduara të shkelura nga ana e palës së paditur, ka interes t’i zgjidhë nëpërmjet këtij procesi gjyqësor. Gjykata nuk mund të vendosë nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit me arsyetimin se nuk ka një akt refuzimi të palës së paditur për kërkesën që ka drejtuar paditësi në ZRPP Tiranë në lidhje me regjistrimin e pronës së tij. Detyrë për gjykatën në këtë rast, është të marrë në shqyrtim mosmarrëveshjen dhe në përfundim të një hetimi të plotë e të gjithanshëm të vendosë pranimin ose rrëzimin e kërkimeve të paditësit sipas objektit të padisë.

17. Në zbatim të vendimit unifikues nr.3/2012, përcaktimi i drejtë i mosmarrëveshjes që shtrohet për gjykim dhe ligjit të zbatueshëm për zgjidhjen e drejtë të saj janë detyra të gjykatës. Gjykata për detyrë të vlerësojë dhe të marrë parasysh të gjithë përmbajtjen e akteve procedurale, (pra, jo vetëm duke u bazuar në çfarë shkruhet tek objekti dhe baza ligjore e padisë), për të identifikuar shkakun ligjor të kërkimeve të padisë në mënyrë që të mund të japë vendime të drejta për to. Në referim të kërkimeve të paditësit ne objektin e padisë dhe pretendimeve të tij në kërkesë padi, rezulton se paditësi në thelb kërkon saktësimin e sipërfaqes së pronës së tij. Ky lloj kërkimi, pra saktësimi i sipërfaqes së pasurisë së paluajtshme, përbën objekt shqyrtimi dhe zgjidhje nga ana e gjykatës dhe jo nga ana e ZRPP, e cila nuk ka tagër të zgjidhë kërkime të tilla. Është tashmë praktikë e konsoliduar që transkriptimi ose regjistrimi në regjistrin e pasurive të paluajtshme nuk është gjë tjetër veçse një mjet i nevojshëm për t’i dhënë publicitetin titullit të pronësisë (kontratës, vendimit gjyqësor, aktit administrative etj), për ta bërë të njohur ekzistencën e saj nga të tretët. Transkiptimi ka funksionin e publikimit deklarativ. Regjimi i transkriptimit ose regjistrimit realizohet nëpermjet mbajtjes së regjistrit publik dhe ka si objekt aktet që krijojnë, ndryshojnë ose përfundojnë të drejta reale mbi pasuritë e palujtshme dhe pasuritë e luajtshme të regjistruara. Këtë përfundim kanë arritur edhe Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në vendimin e tyre unifikues nr.1/2009.

18. Në referim të sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson së paditësi ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës me kërkimet që ka ngritur në këtë proces gjyqësor dhe çështja gjyqësore hyn në rrethin e atyre mosmarrëveshjeve që i përkasin juridiksionit gjyqësor. Gjithashtu, në analizë tërësore të Ligjit nr.7843/1994 që parashikon kushtet dhe procedurat e regjistrimit të titujve të pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, organet kompetente, të drejtat dhe detyrimet e subjekteve të ligjit, ankimet, etj. nuk rezulton që paditësi të ketë detyrimin për ndjekjen e ndonjë procedure të detyrueshme ankimi administrativ, përpara se t’i drejtohej gjykatës me këtë padi. Vetëm në rast se një detyrim i tillë për ezaurimin e një rruge të detyrueshme ankimi administrativ, do të parashikohej shprehimisht në ligj, paditësi do të kishte qënë i detyruar t’i drejtohej gjykatës me padi, vetëm pas ezaurimit të një procedure të tillë. Në të kundërt, cështja nuk mund të hynte në juridiksionin gjyqësor.

19. Duke iu referuar analizës së mësipërme, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë duhet të prishet dhe çështja duhet të dërgohet për vazhdimin e gjykimit në këtë gjykatë, me tjetër trup gjykues. Kjo për arsye se, gjyqtari i kësaj cështje në vendimin nr.1242, datë 27.03.2014, me të cilin është vendosur konstatimi i mungesës së juridiksionit gjyqësor për shqyrtimin e cështjes, është shprehur edhe në lidhje me themelin e mosmarrëveshjes shtruar për gjykim kur arsyeton se: “duke mos patur vendim refuzimi nga ZRPP nuk mundet qe paditesi t’i drejtohet gjykates...”. Nuk do te kishte kuptim që po ky trup gjykues te shqyrtonte padinë objekt gjykimi, persa kohe ai e ka shprehur bindjen e tij të brendshme ne lidhje me zgjidhjen e kesaj çështje.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 13 të Ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”

V E N D O S I

Prishjen e vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë nr.1242, datë 27.03.2014 dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit në këtë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 02.10.2014

Nr.31003-03558-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr.00 - 2014 - 3901 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Midi Bici Anëtar

Mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit të datës 30.10.2014, çështjen administrative që i përket:

PADITËS: LULZIM DASHI

PALA E PADITUR: ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME TIRANË,

MINISTRIA E ZHVILLIMIT EKONOMIK DHE TREGTISË

OBJEKTI:


Rivendosja në pronësi të pasurisë nr.6/251, ZK 8380, Tiranë,

interes i ligjshëm i shkelur;

Kërkohet detyrimi i ZRPP Tiranë të bëjë regjistrimin e pronës

në regjistrin e pasurive të paluajtshme

Baza Ligjore: Neni 32 i K.Pr.Civile

dhe nenet 193, 200, dhe 296 i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim nr.3377, datë 12.03.2014 ka vendosur:

“Shpalljen e moskomptencës së gjykatës për shqyrtimin e çështjes dhe dërgimin e saj në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë si gjykatë kompetente.”

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë bazuar në nenin 25 pika 1/ç; neni 13 pika 1 dhe 5 të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i është drejtuar Gjykatës së Lartë duke ngritur çështjen e mosmarrëveshjes në lidhje me kompetencën lëndore dhe funksionale të shqyrtimit të çështjes.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Evelina Qirjako, dhe diskutoi çështjen në tërësi,


Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   159   160   161   162   163   164   165   166   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish