RRUGËT QE DO TË BLLOKOHEN
• Segmenti rrugor nga Aeroporti "Nënë Tereza" - mbikalimi i "Qafës së Kasharit" - Autostrada "Durrës-Tiranë" - mbikalimi i Kamzës - Sheshi "Shqipona" - Rruga "Dritan Hoxha" - Sheshi "Karl Topia" - Rruga e "Durrësit" - Sheshi "Skënderbej" - Bashkia e Tiranës
• Segmenti rrugor nga Bashkia e Tiranës - Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" - kryqëzimi i Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" me Bulevardin "Bajram Curri" - Bulevardi "Bajram Curri" - Bulevardi "Bajram Curri" në kryqëzim me Rrugën Bardhyl dhe Bulevardin "Zhan Dark" - Bulevardi "Zhan Dark" - Ministri e Jashtëme
* Segmenti nga bulevardi Ministria e Jashtëme - Bulevardin "Zhan Dark" - kryqëzimi i Bulevardit "Zhan Dark" me Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" - Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" - Kryeministri
• Segmenti rrugor nga Kryeministria - Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" - Sheshi "Nënë Tereza"
Rrëmbimi i anijes/ Egjiptiani u dha ilaç gjumi marinarëve shqiptarë
Egjiptiani Adel Mohamed Salam e kishte planifikuar në detaje rrëmbimin e pershkarexhës “Çelepia 2”. Marinari i punësuar në flotën e peshkimit dyshohet se u ka hedhur ilaç gjumi në ushqim dy shqiptarëve që ishin me të në anije.
Luan Mema dhe kapiteni Dhimitër Malja e kanë gjetur veten të lidhur me zinxhirë kur janë zgjuar në ujërat ndërkombëtare. Anija ka përfunduar më pas drejt portit të Aleksandrisë në Egjipt.
30-vjeçari egjiptian kërkon 70 mijë euro për të liruar dy shqiptarët dhe për të kthyer anijen.
Ai thotë se pronari i peshkarexhës ka disa muaj që nuk i ka dhënë pagën dhe se akti i tij është në shenjë revolte ndaj punës së papaguar. Ai e ka rrëmbyer anijen 5 ditë më parë, por lajmi u bë i ditur vetëm ditën e djeshme.
Fotolajm/ Kombëtarja në avion, niset nga Franca, festojne edhe pilotët
Futbollistët e Kombëtares janë nisur drejt Tiranës. Siç e dëshmon edhe kjo foto. Ata priten që në orën 15:30 të jenë në Tiranë, ku do t’u bëhet një pritje e organizuar nga institucionet shtetërore dhe më pas do të festojnë edhe me tifozët.
Atmosfera në avionin që po i sjell nga Franca kombëtaren Kuqezi është më e gëzuar se kurrë.
Dhe për këtë ka menduar edhe shakaxhiu Shako, i cili na sjellë këtë foto, ku pilotëve të avionit u ka mbathur qeleshen shqiptare.
Kujtojmë se Shqipëria në “Euro 2016” ka pësuar dy humbje dhe ka arritur një fitore, ku ka shënuar vetëm një gol.
Blushi: Presidentin ta zgjedhë populli, reforma nuk kuptohet
Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi dhe deputetja Mimoza Hafizi propozojnë që Presidenti i Republikës të zgjidhet nga populli. Nga foltorja e Parlamentit, Blushi tha se ky amendament do të paraqitet në Kuvend, pasi sipas tij, populli shqiptar duhet të ketë të paktën një kompetencë për të zgjedhur një funksionar të lartë.
“Bashkë me kolegen Mimoza Hafizi, do sjellim një amendament që shpresoj ta pranoni në parim, që Presidenti i Republikës duhet të zgjidhet nga populli shqiptar. Kush ka besim se populli shqiptar duhet të ketë një kompetencë, të zgjedhë njërin prej nesh, ta firmosë”,- tha Blushi Sipas deputetit socialist, kjo është e domosdoshme, pasi edhe me reformën në drejtësi, qytetarëve nuk u lihet asnjë kompetencë, por të gjitha i zgjedhin partitë.
Blushi tha se shqiptarëve u mungon informacioni për draftin e reformës në Drejtësi, duke u shprehur se gjithë procesi ka qenë i mbyllur dhe i pakuptueshëm për pjesën më të madhe të qytetarëve. Sipas tij për reformën po vendosin vetëm palët politike, dhe nuk janë pyetur aspak qytetarët.
“Nuk di nëse po i afrohemi apo largohemi reformës në drejtësi, por jam i bindur se drejtësisë po i largohemi më shumë se kurrë. Është pala mazhoritare, me të cilën s’po kërkojmë konsensus. Me ata që po rropaten çdo ditë, i janë marrë pronat, kanë vuajtur, absolutisht s’po i pyesim për reformën në drejtësi. Rilindja asnjë ditë nuk i ka përfaqësuar të varfrit e Shqipërisë, as ata që iu merren të drejtat çdo ditë.
Edhe nëse do ketë konsensus për reformën, populli nuk do pyetet, interesat e tij nuk do mbrohen në këtë parlament. Nëse arrijmë të bëjmë reformën në drejtësi, produkti do të jetë i panjohur. Në 18 muaj askush nuk u përpoq t’ia shpjegonte shqiptarëve se çfarë është reforma në drejtësi. në të kundërt kemi krijuar një sistem që është rrethuar nga flakë rrënimi. Përdorni ca fjalë BKH, KLP, SPAK, BKGJ që pyesni çdo shqiptar.
E s’besoj se i dinë pjesa më e madhe e shqiptarëve këto. Kjo reformë nuk do mbrojë të varfrit, por do mbrojë interesa të pak personave. Thoni që po presin ndërkombëtarët, por mirë këta mezi po presin siç thoni ju. Por shqiptarët? Çfarë presin? Po ata s’po kuptojnë asgjë. sepse kësaj klase politike i mungon themelorja, nevoja për të pyetur popullin, çfarë do, si e do dhe pse e do.
Dhe kjo reformë, jo vetëm që nuk i delegon asnjë kompetencë popullit shqiptar, por nuk i informon fare. Në Amerikë, prokurorët i zgjedh populli. Nuk po them të votohet nga populli, por kjo do të ishte një reformë. Prokurorët s’do ia jepni popullit asnjëherë, se e keni bërë një pakt për këtë, por nuk i dhatë asnjë person (që ta zgjedhë populli). Hajt t’ia japim Presidentin popullit.
T’ia kthejmë Presidentin popullit, ta zgjedhë ai. Ka të drejtë ta bëjë këtë. Çështja e kësaj reformë është si t’i japim apo jo kompetenca popullit shqiptar. Asnjë kompetencë s’po u jepet, por po u merren. I lihet popullit e drejta të zgjedhë partitë, dhe partive u lihet të zgjedhin për çdo gjë, madje të zgjedhin edhe vetë popullin. Se janë larguar mijëra shqiptarë për këtë situatë”,- tha deputeti Blushi.
Video/ Babai i Anjeza Shabanit ofendon gazetarët: Mos më çaj k**!
Babai i Anjeza Shabanit, administratores së kopshtit ku u dhunua fëmija 3 vjeç, ka ofenduar me gjuhë banale sot gazetarët që ndodheshin tek Gjykata e Tiranës, në momentin që Anjeza Shabani hyri në ambientet e Gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurisë.
Ai kërkoi ta takonte të bijën, por nuk u lejua nga policët. Kur gazetarët i kërkuan që t'u bënte vend për të filmuar, ai iu kthye me të shara, të cilët mund të dëgjohen qartë në videon e mëposhtme.
Ngjarja ndodhi kur administratorja e kopshtit “Diren” po futej në Gjykatë, kurse babai i saj teksa po tentonte të ngjitej mbi kangjella, ka ofenduar gazetarët me fjalët: “Ik e pirdhu, mos me çaj k***!”.
Po ashtu në video dëgjohet që ai i drejtohet edhe vajzës me thirrjet: "bravo bab', e fortë të bëhesh".
Anjeza Shabani akuzohet për dhunë ndaj të miturve dhe shpërdorim detyre. Ajo u filmua nga emisioni "Stop" në “Tv Klan” duke dhunuar një fëmijë 3 vjeç.
Prindërit e tij dyshonin se ajo e kishte keqtrajtuar prej disa muajsh. Këtë version kanë pohuar edhe dy edukatore të kopështit.
Berisha: Rama s’do ta kapë kurrë drejtësinë, revolucion qytetar
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama për procesin e reformës në drejtësi, duke thënë se ka dashur që ta përjashtonte opozitën.
Duke folur në Parlament, Berisha tha se kanë qenë dy drafte të mazhorancës, të hartuara nga Fatmir Xhafaj, që u kthyen pas nga Komisioni i Venecias.
Ka qenë opozita, u shpreh ish-Kryeministri Sali Berisha, që shpëtoi këtë reformë, pasi drafti i mazhorancës ishte kapja e sistemit të drejtësisë.
“Sot dhe cdo ditë opinioni publik është gozhduar tek kjo reformë. Shqiptarët po shohin cdo ditë forcat regresiste. Ky skenat ogurzi ishte shkaku i përjashtimit të opozitës, në një kohë kur opozita ofronte pjesëmarrjen e saj, ishte Kryeministri ai që refuzonte në mënyrë kategorike dhe u thoshte të huajve se fjala konsensus në fjalorin e shqiptarëve nuk ekziston.
Opozita shpëtoi reformën. Opozita e kuptoi se Edi Rama me reforën nënkupton kthetrat e tij të zeza mbi drejtësinë. Drafti që përgatiti bashkëkryetari i partisë komuniste të Drejtësisë Fatmir Xhahaj, shkoi në Venecia dhe Venecia e hodhi poshtë në 38 nene.
Këta janë shakaxhinjtë e reformës. U kthyen vendimet e Venecias. E drejta kaloi në anën e opozitës, po këta s’dinë ç’është e drejta”,- u shpreh ish-Kryeministri Sali Berisha.
Berisha i bëri të qartë mazhorancës se opozita nuk do ta lejojë kurrë që të kapë reformën në drejtësi. Ish-Kryeministri u shpreh se opozita është gati ta votojë që nesër reformën në drejtësi nëse mazhoranca pranon nenin 88.
Ai bëri thirrje gjithashtu për një revolucion popullor demokratik për të larguar nga pushteti Kryeministrin Edi Rama, të cilin e akuzon si analfabet në ekonomi dhe që nuk ka tërhequr investime të huaja.
“Nuk jam që këtë proces ta bëjnë të huajt. Të huajt të na vëzhgojnë, jam dakord. Këtë proces ta bëjnë shqiptarë. E doni reformën, hajde sillen këtu ta bëjmë sipas nenit 88 edhe ta votojmë që nesër.
Doni ta fusni në dorë drejtësinë? Kjo s’do të ndodhë kurrë! Venecia bën ligje, qeveria e të gjithë qeverive. U bëj thirrje shqiptarëve për një revolucion të vërtetë demokratik ti japë fund Kryeministrit më analfabet që ka patur historia e Shqipërisë në 104 vite të historisë së saj”,- u shpreh Berisha.
Berisha ironi në Kuvend: Golin e Kombëtares e bëri Rama
Ishkryeministri Sali Berisha, teksa ka shprehur mirënjohjen e tij për Kombëtaren tonë të Futbollit nën drejtimin e De Biazit, nuk ka lënë pa ironizuar kryeministrin Rama, etiketuar sipas tij si “njeriu i sukseseve imagjinare”.
“I coj përshëndetje të përzemër autorit të golit Edvin Kristaq Ramës, por harrojeni se nuk e ka bërë golin ai, goli është i tij, Pandeli edhe ti je dakord me mue, por jo vetëm goli, prisni, se i ranë mediat në qafë, i thanë na kopjove shqiponjën, por ai jo vetëm autor i golit, por autor i Xhanit, De Biazit, ai e gjeti, e solli, mësoi, trajnoi, e bëri Xhanin të jetë ky që është sot, ndaj dhe e përshëndesim njeriun e sukseseve imagjinare, që jeton dhe beson gënjeshtrat e veta”, tha Berisha, duke folur në Kuvend.
Dhunoi fëmijën 3 vjeç, arrest me burg për Anjeza Shabanin
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Anjeza Shabanin, administratoren e kopshtit “Diren” e cila dhunoi fëmijën 3 vjeç, tashmë të dokumentuar me video.
Gjyka zbatoi kërkesën e Prokurorisë për masën e sigurisë, që Anjeza Shabani të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.
Shabani akuzohet për keqtrajtim të të miturve dhe u arrestua pas video skandalit të publikuar nga emisioni “STOP”, ku dukej që dhunonte fëmijën 3 vjeç.
Ajo ka pranuar më herët dhunën e ushtruar, por ka thënë se pasi e qëlloi, fëmijën e kishte puthur dhe e kishte përqafuar.
Del nga burgu i forti i “Kastriotit”, masakroi gazetarin Eduart Ilnica
Gjykata e Apelit e la të lirë Alban Voglin, shefin e klubit të Kastriotit, i akuzuar për rrahjen ndaj gazetarit Eduart Ilnica.
Vendimi u mor sot pavarësisht provave të pakundërshtueshme për masakrimin e gazetarit dhe tentativën për ta marrë peng. Gazetari Ilnica u dhënua barbarisht nga disa persona pranë zonës së rreth rrotullimit të “Zogut të Zi”.
Menjehere pas arrestimit më 10 maj, policia sqaroi se presidenti i “Kastriotit”, Alban Vogli ka tentuar të marrë me forcë në mjetin e tij tip “Volkswagen”, me targë “AA229LB”, shtetasin E. I.
“Më pas e ka dhunuar duke e goditur me sende të forta, për arsye të një artikulli që shtetasi E.I. ka publikuar në një gazetë lokale”,- njoftoi policia.
Alban Vogli akuzohet për “Plagosje të rëndë me dashje”, “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.
Humori që buron nga markata e statuseve mbarëpopullore
Nga Leonard Veizi
Jemi popull me humor. Në ditë të mira e në ditë zie. Buron humori këtu te ne e s’ke ç’thua. Dhe me siguri, duhet ta kemi nga dielli me tepricë. Madje humorin më të madh e kemi kur fillojmë të reagojmë, ca me naivitet agresiv e ca me një hipokrizi që e kapërcen vetë hipokrizinë. E për çdo rast e kemi një emblemë ku kapemi me thonj e dhëmbë, Zoti. Të vdesësh gazit nga humori. As në Estradën e dikurshme të Shtetit nuk e gjeje këtë frymë, as në Parlamentin e sotëm.
E gjen në një reagim mbarë popullor, gjë që si zor se ka bërë vaki më parë. Tanimë duket sikur rrimë në përgjim, të na ndodhi një gjë e keqe që të kemi mundësi të shfryjmë mllefin që na ka pushtuar. Por për djall kur nuk je mësuar të reagosh, dukesh aq qesharak sa është pak të të zënë me shqelma e të të përçmojnë.
Parantezë, në vazhdim të këtij argumenti:
Nuk ka gjë më qesharake të thuash se, njeriu e beson Zotin, e adhuron atë dhe i bindet. Asnjë nga këto të tria nuk vlen. Nuk ka vlejtur asnjëherë në fakt. Për më tepër që, një gjë e tillë ka të bëjë me ndërgjegjen. Pra me diçka krejt të padukshme e të paprekshme. Duket se njeriu te Zoti ka parë gjithmonë atë qenien e mbinatyrshme, shpirtmadh, që ia duron të gjitha marrëzitë deri në ekstrem, por që e fal në çastin e fundit vetëm se ai tregon një sekondë pendes. E meqenëse na qenka gjetur një rrugë shpëtimi - të përfitojmë nga rasti, të rrëmbejmë ç’të mundemi. Ka kohë për pendesë.
Të gjithë do shkojmë në Parajsë, e sigurt. Nisur nga të gjitha këto ka një përfundim jo shumë të cekët, por të thjeshtësuar gjithsesi: Njeriu jo vetëm që nuk e beson Zotin, por përçudnon në emër të tij. Mashtron, vret e pret, dhe pastaj bën të pabërën, shkon në një objekt kulti llum i papastër dhe mendon se prej andej do të dalë siç e ka bërë nëna. Të gjitha do harrohen. Në fakt nuk është kështu. Asgjë nuk harrohet. Gjithçka mbetet në kujtesë. Por me sa duket, jemi mësuar ta përdorim një objekt kulti si të ishte një lavatriçe ku futemi të pisët e dalim të hekurosur. Ndërkohë, duhet të ndodhë e kundërta: duhet të futemi të pastër e të dalim qelibar.
Argumenti nis sërish nga fillimi:
Ndodh rëndom që sa herë në portalet online qarkullon ndonjë video - ku një burrë rreh gruan sa i ha dora, ku një grua shkarkon mbi trupin e burrit një karikator me fishekë e i duket pak, apo një idiote dhunon një fëmijë se aq i thotë truri, - nis fill dhe një fushatë e nxehtë statusesh. O “Zot...” njëri e “o Zot...” tjetri. Të gjithë Zotit i drejtohen. Jo se u vjen kaq keq, por se më së shumti e shohin veten po aq protagonist sa ai që rreh e vret. Pra, si të thuash, me këtë rast bëjnë dhe një si punë katarsisi. Por gjithsesi, çfarë nuk gjen në markatën e reagimeve online.
Ka statuse njerëzish që dinë të thurin ca fjalë dhe të tjerë që kërkojnë ndihmë se s’kanë mësuar ende shqip. Shumë rendin të publikojnë statuse me katër fjali e tre mallkime. Ca të tjerë për përmirësimin e situatës se vanë 25 vite demokraci e kemi mbetur në vend numëro. Domethënë, vazhdojmë të jemi si në vitet ’90. E për t’u dukur si më elokuent e të lexuar, ca huazojnë shprehje nga Bibla e të tjerë nga Kur’ani. Ca përmendin engjëjt e ca të tjerë satanain.
Ca mundohen ta rrisin piacën kur kërkojnë të zhgërryhen në labirintin e reformave, të dekriminalizimit apo të borxhit të jashtëm dhe prodhimit të përgjithshëm bruto. Ca të tjerë e kanë pazarin më të ulët, e anashkalojnë analizën globale që shkon deri te kandidimi i Trampit dhe kalkulojnë formacionin e De Biazit me kombëtaren. Por në shfrim e sipër vijnë dhe nja tetë a nëntë pikëpyetje me radhë: “Ku është shteti? Ku është Presidenti? Po Kryeministri? Po Policia, Ministria e Punës Çështjeve Sociale Shanseve të Barabarta, e Rinisë, Sporteve… ajo e Bujqësisë edhe e Ushqimit mor amani se desh harruam. O po ku janë fshehur këta se nuk po e marrim vesh?”
Vazhdon lumi i statuseve. Ca me fotografitë e tyre e të tjerë më profile false. Por tek e fundit, duhet ta themi fjalën tonë, ndryshe nuk quhet. Se ja, kanë folur këta “peco-grosot”. Le po janë hedhur në sulm edhe “plebejtë”. Si të mos e lëshojmë dhe ne ndonjë status. Katër fjali janë të shkretat. I futim një të sharë për qejf tonë, përmendim dhe Zotin që të jemi në rregull dhe shohim sa like do marrim.
Në vend të epilogut:
Nuk e kam me reagimin, se shyqyr që kemi mësuar të reagojmë së fundi. Por nuk di pse duken kaq false e mjerane shumica e tyre, se duan të thonë diçka e s’thonë asgjë. Por dhe në këtë rast e kanë një të mirë: i japin material sa të duash, Estradës së Shtetit apo show-t të kabareve.
Histori+18/ Po përgatiteshim për dasmën, por iku e bëri seks me ish-gruan e tij në Tiranë
Histori të trishta po lexojmë dhe dëgjojmë çdo ditë, thuaj njerëzit jetojnë për të shkatërruar jetët e njëri-tjetrit. Pranë redaksisë “Jetaoshqef.al” ka shkruar një vajzë 26-vjeçare nga Tirana.
Mes lotësh ajo ka treguar të gjithë historinë e saj dhe gjithashtu ka thënë se ndodhet në një fazë që as jetën e vet nuk e do tashmë, pasi njeriu tek i cili kishte thurur ëndrrat e tradhtoi pabesisht, shumë pak ditë para se të bëhej dasma.
Ja historia e dhimbshme e Uendit:
"Ndjej dhimbje te madhe ne shpirt. Rash ne dashuri me personin e gabuar.Duke marre parasysh se jeta na ka hasur ne veshtiresi te ndryshme un prape kisha shpresa per te qene e lumtur. U njoha me nje djale qe quhej O... dhe pas shume ngacmimesh mendova ta njoh dhe i dhashe mundesine per ta provuar. Cdo dite qe kalonte ai ma mbushte mendjen qe me dashuronte.Une nuk e besoja ne fakt dhe per kete arsye nuk insistova shume.
Filluam duke treguar biografin e njeri-tjetrit. Dhe nuk na interesonte e shkuara. Madje ky kishte dhe nje femije rreth moshes 6-vjec. Gje qe mua nuk me ndryshonte ndjenjat. Cdo dit i lutesha te mos me lendonte. Nese nuk me do vertet mos te me thyej zemren. Nje dit prej ditesh me shkruan ish-bashkeshortja e tij duke me thene qe jam nusja e O... ku nderkohe un kisha pare dhe letrat e divorcit qe kishin rreth 2 vjet te ndare dhe jetonin shume larg njeri-tjetrit.
Une vendosa te mos i tregoj qe me ka shkruar ajo sepse doja te dija me shume per te. Ajo u mundua si fillim te me largoje prej tij duke thene qe ai eshte i imi deri ne vdekje. Une i pergjigjesha me shume maturi dhe kulture kur nderkohe ajo fliste si mos me keq. Pastaj kjo duke biseduar me mua e pa qe nuk arriti dot te me bindte filloi duke e dramatizuar historinë qe kishin patur bashkë. Thoshte qe ai do ma paguaje mua cdo vuajtje sepse une kurre skam per ta lene te jetoje.
Arsyeja ime eshte qe ai te mos jete i lumtur. Edhe pse une nuk e dua me do te bej cdo gje dhe guret do ti leviz per tia arritur qellimit. Ne fakt une u merzita shume pas kesaj bisede. Fillova te largohem nga i dashuri pa rene shume ne sy. Ai me thoshte pse je ftohur nga une. Kur me pas me tha mos ndoshta te ka shqetesuar ish-nusja ime?
Une u cudita ne fakt pse ma beri kete pytje. Ajo i kishte thene ketij qe un do te ndaj nga ajo histori dashurie qe ke nisur .Me ne fund i thashe dy fjale. Une vertet iu pergjigja asaj. Por jo per te ulur vlerat e mija por per te ditur me shume per ty. Ai-Te lutem mos e degjo ate se per koke te djalit ajo genjen dhe nuk do qe une te jem i lumtur. Ajo shikon qe un kam zgjedhur nje vajze me nivel sic je ti dhe nga inati do te me prishe lumturine. Une-Po ta kerkoj sikur te isha jot moter.
Te lutem mos me lendo. Te lutem nese nuk funksionon lidhja jone i japim fund e te mos e bejme publike. Ai-Un te dua ty dhe ajo ka vdekur per mua ka vite. Une ate kurre se kam dashur sepse ajo ishte nje femer e digjeneruar .Ajo me fyente familjen me fjalet me banale qe ekzistojne. Madje me ka detyruar edhe mua te perdor dhune mbi te sepse ajo me nxiste me veprime te ulta dhe te pista. Por per hater te djalit tim jetova me te. Ja kemi munduar ne te gjitha menyrat per te jetuar bashke por e pamundur.
Madje dhe pas divorci e provuam serish por pa rezultat. Une-Pas gjith ketyre fjaleve dhe betimeve un e besova o... Dhe filluam lidhjen tone. Me prezantoi me familjen dhe une po ashtu e prezantova me njeren pjese te familjes. Filluam planet per jeten.
Si fillim po planifikonim dasmen .Une kisha shume frike sepse lumturia ime ishte aq e madhe saqe nuk me besohej. Provova fustanin e nuserise sepse une dhe ai se bashku preme diten e madhe per te qene bashke. Une cdo dit i thoja te lutem zemer nese nuk do jemi te lumtur mos ta nisim kete histori sepse ajo ish-bashkeshortja e tij na bezdiste here pas here. Ai-Un kurre nuk dua te mbaroje historia jone.
Jam shume i sigurt qe te dua e do te dua deri ne vdekje. Te betohem per koke te djalit dhe per shpirt te babit qe nuk jeton me. E keshtu duke e besuar une vendosa ta bej publike kete lidhje. Nje dite prej ditesh ajo ish-bashkeshortja vjen nga larg per te sjelle djalin e tij qe ky ta takoje sepse kishte 1 vit pa e pare djalin.
Pas shume zenkash keta vendosen qe ky ta mbaj djalin gjate dites dhe ne darke djali te shkoje tek e ema. O... mu betua serish ne djalin qe nuk ka per te ndodhur asgje sepse un do marr djalin dhe kaq. Ajo erdhi dhe ky dy ditet e para veproi me maturi e merrte djalin dhe ajo ikte ne pune te vet. Ne dark ja conte. Nje dit ne mengjes pime kafen bashke une dhe i dashuri im dhe mua me dergoi tek nje sallon bukurie se po pergatiteshim per dasmen qe e kishim pas 10 ditesh dhe ai iku te marre djalin qe te rrije me te sepse djali do te ikte pas 3 ditesh. Nderkohqe une po merresha me floket ai nuk me telefonoi rreth 3 ore. Une u shqetesova sepse ai zakonisht me shkruante cdo 5min.
E marr ne tel dhe nuk me pergjigjet. Me pas me telefonoi vet dhe me tha qe nuk e kam degjuar.Une e besova. Pas disa oresh ai me shkruan:Zemer sot kur mora djalin erdhi dhe ajo ne makine me mua. Sepse djali filloi te qante qe te vije dhe mami. Ajo erdhi dhe djali donte te hante nje pice.
U ula dhe une me ta ne piceri sepse smund te rrija ne rruge duke i pritur. Pastaj ajo iku djali erdhi me mua. Une-ke bere shume gabim .Ti me sigurove qe sdo te ndodhe dicka e tille. Pse ma bere kete. Nuk ke turp je dhe 35 vjec nuk je i vogel. Ai nga kokefortesia e tij mu pergjigj shume keq. Ai-Boll me kaq se me lodhe..... kur mu pergjigj keshtu un u ndjeva shume keq. Me pas u qetesova dhe i bera pyetjen : A do te ndodhe me kjo gje?!
Ai-Nuk e di sepse nese ndodh vetem prej djalit. Une-mbeta pa fjale. Nuk me pelqeu kjo qe tha. Me pas nuk e di cfare ndodhi por ai u be krejt tjeter. Me tha te lutem mos me shqeteso kto tre dite gjersa te ike djali. Mendova se e humba per momentin. Dhe pse une nuk kisha faj ne kete mes u mundova ta marr me te mire duke i kerkuar falje dhe pse ai ishte gabim. Por ai nuk reagonte fare. Une i shkruaja pafund e telefonoja ai nuk me kthente asgje qofte edhe per meshire. Nuk e doja me veten. Njerzit qe kisha prane po me jepnin kurajo duke me thene qe rri e qet se neser do te telefonoj se ndoshta eshte merzit. Nuk vura gjume ne sy.
Te nesermen i shkrova qe me mungon shume por ai prape nuk reagoi. Isha ulur ne nje kafe dhe futem ne profilin e facebookut te tyre. Kur cte shikoja foton e tij me djalin ne nje hotel ku nenkuptohej se foton e kishte ber ajo. Aty me ra bota mbi koke. Pastaj ajo postoi nje status A e din sa shume te dua dhe kishte etikuar ate. Aty komentova dhe pse po dridhesha e tera. Une-E cuditshme si mund te duhet nje cift kur kane kaluar tmerre bashke dhe burri i thote gruas kurve dhe gruaja pederast e lloj lloj fyerjesh banale. Aty pastaj zoteria ne fjale me beri bllok dhe me shkruajti duke me kerkuar llogari. Ai-Pse komenton duke ofenduar. Aty me iku mendja.
Une-Cfare po ndodh keshtu zemer. Me dukej se jam ne enderr. Ai me pak fjale me tha:Ai- Mu kthyen ndjenjat per nusen. Te gjithe njerzit qe kisha perreth mu afruan dhe u mundonin te me qetesonin dhe pse sma dinin hallin qe kisha. Ishte nje tmerr i vertete. I thash ma thuaj ne sy kete qe po ben. Ai i pafytyri nuk guxoi te ma thote ne sy.
Me pas serish postonin foto se bashku .Nuk moren as pelqime nga miqte. Familja e tij dhe e imja u zhgenjyen njelloj si une. Nuk vume gjume ne sy .Te nesermen fillova te reflektoj per ta besuar sepse me dukej akoma se jam ne enderr. Me pas te gjith me thonin se ai do te kthehet sepse eshte e pabesueshme kjo qe ka ndodhur. Une nuk po e marr dot veten.E di qe do te kthehet por kam frik se do jete teper vone. Nuk e di nese e fal dot kete mekat kete pafytyresi.
Si do jet jeta ime ne vazhdin nese un kthehem me te. Besoj se do kemi probleme.Nuk kam siguri me tek ai. Me zhgenjeu me lendoi.Me theu zemren.Si do jete jeta ime .Nuk e dua me veten.Akoma nuk mundem ta besoj"./Jetaoshqef.al/
Si u arrit të filmohej Anjeza Shabani, pikërisht brenda kopshtit të saj
Vështirë se do të harrohet nga mendja jonë dhuna që administratorja e kopshtit "Diren" ushtroi ndaj një fëmijë vetëm 3 vjeç. Ato pamje na pështjelluan mendjen dhe për një moment të gjithë njëherazi e "urryem" ish-gazetaren Anjeza Shabani.
Por, si u arrit të filmohej Anjeza, pikërisht në kopshtin që ishte pronë e saj. Dikush nga ne ka menduar se mos është "tradhtuar" nga punëtoret e saj, pra edukatoret e tjera.
Por jo e vërteta qëndron kështu.
Babai i djalit në çantën e tij në pjesën e jashtme të saj kishte varur një kamera të fshehtë, e cila qartësisht kapi çdo pamje dhe detaj të dhunës që administratorja e kopshtit "Diren" ushtronte ndaj këtij fëmijë të vogël.
Dhunë kjo që pati jo pak pasoja në shëndetin fizik dhe psikologjik të fëmijës së vogël.
Fotolajm/ Koleksioni i rrallë, kush i ekspozojë këto makina sot në Tiranë?
Sot paradite te sheshi “Italia” para Stadiumit “Qemal Stafa” u ekspozua një koleksion i mrekullueshëm makinash të vjetra të shumë viteve më parë, por që të gjitha në një gjendje të shkëlqyer pune.
“Mapo.al” sjell këto foto për të gjithë ju që nuk kishit mundësi ta shikonit nga afër...
Reforma në drejtësi, Topalli: Nuk votoj asnjë draft që bëjnë ndërkombëtarët
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka thënë sot në Kuvend se, nuk do të votojë kurrë një draft të reformës në drejtësi që është hartuar nga ndërkombëtarët.
Sipas Topallit, vendi ynë ka vetë njerëz të aftë që e dinë çfarë duhet bërë.
“Unë s’do votoj kurrë që në Kushtetutën e vendit tim të ketë një nen apo disa nene ku të shkruhet se procese të ndryshme të bëhen nga ndërkombëtarët, ndërkombëtarët janë partnerët tanë, këtë proces s’mund ta bëjnë ndërkombëtarët pa shqiptarët.
I vetmi moment kur do votoja do ishte nëse titullarët e të gjithë institucioneve të jepnin dorëheqjen. Nëse sistemi politik e gjyqësor ka degjeneruar të ikin të gjithë.
Në këtë sallë ka probleme, por brenda shoqërisë tonë ka njerëz të aftë të zotë që dinë se cfarë duhet të bëjnë, e përsëris të mendoni dy herë mos refuzoni të mendoni, s’bie kurrë dakort me kolegë që thonë ma kanë sjellë këtu e votoj pa menduar, cfarë jemi ne? Na kanë fshirë trurin? S’votoj kurrë që të tilla procese ti bëjnë të huajt, bashkë me të huajt po”,- tha Topalli gjatë fjalës së saj.
Prostitucion/ Kapet tutori shqiptar, fitoi 100 mijë euro për 2 vjet
Arrestohet në Itali një 29-vjeçar me origjinë shqiptare, i akuzuar për favorizim dhe shfrytëzim të miturish për prostitucion, ku vetëm prej një të miture rumune ka fituar rreth 20 mijë euro, shkruajnë mediat italiane.
Burri konsiderohet përgjegjës se edhe e ka detyruar me forcë për prostitucion në zonën Capodrise dhe Marcianise, gruan rumune, duke marrë për vete të gjitha ato që ajo fitonte çdo ditë përgjatë dy vjetëve: Në total fitimi llogaritet 100 mijë euro.
Policia në Villa Literno e ka gjurmuar dhe e ka arrestuar 29-vjeçarin me origjinë shqiptare që ishte në kërkim që prej majit të vitit 2015.
Rregullorja/ Nga 1 shtatori kujt i ikin dritat, dëmshpërblehet për orët në terr
Një rregullore e re që ka lidhje me cilësinë e shërbimeve të energjisë elektrike pritet të miratohet në mbledhjen e radhës së Entit Rregullator te Energjisë (ERE).
Rregullorja e re përcakton se, duke filluar nga 1 shtatori 2016 në rast të mosrespektimit te niveleve të cilësisë së shërbimit sipas nenit 16 te kësaj rregulloreje, operatori i sistemit është i detyruar ti japë një kompensim klientit fundor, me kërkesën e këtij të fundit në vlerën 200 lekë.
Duke ju referuar nenit 16 të kësaj rregulloreje, nëse një klient në Tiranë i ndërpritet energjia më shumë se 10 orë në vit duhet të kërkojë dëmshpërblim.
Në qytete dhe fshatra të tjera veç Tiranës dëmshpërblimi për ndërprerjet kërkohet mbi intervalet 12-35 orë në vit.
Rregullorja e re thotë se çdo ndërprerje energjie më shumë se 15 minuta quhet ndërprerje e gjatë. Duke filluar nga 1 shtatori 2016 në rast të mosrespektimit të niveleve të cilësisë tregtare të shërbimit nga Operatori i Sistemit është i detyruar ti japë një kompensim klientit fundor prej 200 lekësh.
Pas verifikimit të mosrespektimit të niveleve të cilësisë së shërbimit, kompensimi brenda 30 ditë kalendarike nga data e paraqitjes së kërkesës. Në faturën e dërguar vlera e kompensimit duhet të jetë e përcaktuar nën emërtimin “Kompensimi i klientit për mosrespektim të niveleve të cilësisë së shërbimit ë përcaktuara nga ERE.
Gjithashtu në të njëjtin dokument duhet të përcaktohet që “Përfitimi i i kompensimit nuk përjashton mundësinë e klientit për ta kërkuar në rrugë gjyqësore”.
Mirëpo masa e dëmit që duhet t’u paguhet klientëve është shumë modeste ( 200 lekë) në krahasim me dëmin që mund të krijojë mungesa e energjisë./Monitor/
Media angleze: Një Shqipëri “e thyer” që po kërkon shpëtim ekonomik në Britani
Media angleze “Express.co.uk” ka bërë një shkrim për gjendjen ekonomike të Shqipërisë, për të rinjtë që përpiqen të largohen nga vendi dhe kërkojnë të ardhme në Britani të Madhe dhe vende të tjera të BE-së.
Do'stlaringiz bilan baham: |