Më poshtë reagimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha në Fb:
“Grabiten me arme nga maskat, shuma te medha parash ne terminalin e aeroportit te Rinasit.
Te dashur miq, sot ne vendin me te sigurt te shtetit dhe vendit, ne terminalin e aeroportit te Rinasit ka ndodhur diten per diell, konkretisht ne ora 14:30 min, nje grabitje e pashembult me armë. Tre persona të maskuar dhe të armatosur, në terminalin e jashtëm të aeroportit, kanë grabitur mjetin tip “Benz ML”, i mbushur plot e perplot me karmonedha euro me vlere qe arrine ne shume miliona.
Si zakonisht, pasi hajnat me maska jane larguar ne drejtim te paditur, jane zgjuar nga gjumi çunat e krimit dhe janë vënë në ndjekje të autorëve të ngjarjes, ndërsa dy grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-s janë nisur drejt vendngjarjes.
Pika të shumta kontrolli janë ngritur në hyrje – daljet e kryeqytetit. Kjo vjedhje qe nuk mund te ndodhte kurre pa nje bashkpunim te ngusht me çunat e krimit. Vjen nje ditë pasi, shefi i komisariatit të policisë së Rinasit tha për Televizionin Klan se ishin shtuar masat, pas sulmeve terroriste në Stamboll.
Kesaj i thone jane shtuar masat qe hajduteve te mos ju hyje ferra ne kembe! Shteti ne duart e krimit!”
A është i rrezikshëm gjalpi?
Gjalpi nuk ndikon në rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Disa shkencëtarë në Boston pasi kryen disa eksperimente te konsumimit të gjalpi çdo ditë nga 14 gram, dolën në rezultatin se gjalpi nuk ndikon tek sëmundjet dhe rrit rrezikun e vdekjes vetëm me 1%.
Gjithashtu ata kanë thënë se, gjalpi ka një efekt shumë të vogël në uljen e rrezikut nga diabeti.
Në studimet e fundit, shkencëtarët nga Universiteti “Tufts”, në Boston kanë analizuar rezultatet e nëntë studimeve të publikuara që nga viti 2005 deri më sot nga 15 vende, përfshirë SHBA, Britani e Madhe dhe Evropë.
Rezultatet janë bazuar në rreth 640 mijë të rritur me një moshë mesatare mes 44 dhe 71 vjeç duke përfshirë më shumë se 28 mijë njerëz të vdekur, me 10 mijë raste të sëmundjeve kardiovaskulare dhe rreth 24 mijë raste të diabetit.
Duke i kombinuar rezultatet, studiuesit gjetën se përdorimi i përditshëm i gjalpit, rreth 14 gramë ose një lugë gjelle, ishte e lidhur më një rrezik të 1% më të lartë të vdekjes.
Konsumimi i gjalpit nuk kishte asnjë lidhje të rëndësishmë me ç’do lloj të sëmundjeve kardiovaskulare, duke përfshirë sëmundjet koronare të zemrës dhe goditjeve në tru.
Ndërkohë, studiuesit publikuan në “Daily Mail”: “Së bashku, këto rezultate tregojnë se gjalpi në vetvete nuk lidhet me vdekshmëritë, sëmundjet kardiovaskulare ose diabetin”./tvklan.al/
Foto+Video/ 24 orë pas tragjedisë në Turqi, SHBA-të vrasin 250 ushtarë të ISIS
Të paktën 250 ushtarë të Shtetit islamik janë vrarë gjatë një sulmi ajror në Falluxha të Irakut. Sulmi vjen 24 orë pas sulmit në Stamboll ku dyshohet se ISIS ëshë përgjegjës. Mediat amerikane raportojnë se gjatë aksionit janë shkatërruar 40 avionë.
Në pamje mund të shihen bombardimet e kryera nga SHBA.
Një burim ushtarak konfirmoi për BBC se një numër i lartë ushatrësh ishin nisur drejt provincës së “al Qaim” në kufi me Sirinë. Ky qytet është ende në duart e kalifatit.
Falluxha është çliruar ditët e fundit nga ushtria irakene në bashkëpunim me koalicionin ndërkombëtar. Falluxha ndodhet rreth 50 km nga Bagdati dhe ende luftohet në veri të Sirisë që është nën kontrollin e kalifatit.
Video/ Dy gra masakrojnë dhe zhveshin lakuriq vajzën që bëri seks me burrat e tyre
Kështu të ndodh kur ngatërrohesh me burrin e botës, kjo është shprehja që çdokujt i shkon në mendje sapo shikon një video të tillë. Dy gra kanë rrahur pa mëshirë si dhe e kanë zhveshur pothuajse lakuriq një vajzë në mes të rrugës.
E gjithë kjo skenë aspak e hijshme ka ndodhur në sy të fëmijëve të cilët shihnin me shumë vëmendje "keçin" mes grave dhe dashnores së burrave të tyre.
Nga pamjet vajza duket se ka marrë lëndime fizike nga gratë, megjithëse ajo nuk e pranonte se ka bërë seks me asnjërin nga burrat e grave.
Rasti në fjalë ka ndodhur në Rusi dhe e çuditshme është se asnjë nga njerëzit që ishin të pranishëm nuk kanë ndërhyrë për t'i ndarë.
Foto/ Çiljeta tregon gjoksin e ri, ndryshon edhe ngjyrën e flokëve
Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila njihet më shume për madhësinë e gjoksit sesa për këngët, vjen së fundmi me një imazh ndryshe.
Flokët brune dhe gjoks shumë më të vogël, operacion që e ka bërë me dije ditë më parë.
Me këtë pamje ajo duket seksi dhe super në formë dhe gati për të shijuar pushimet.
Nuk dihet nëse djemtë do të tregojnë interes si më parë ndaj saj tani që zvogëloi gjoksin, por gjithsesi ajo mbetet një nga femrat me të bukura në Shqipëri.
Foto/ Zbulohen makinat e “Fast & Furious 8”
Kompania prodhuese e filmit “Fast and Furious 8” ka postuar disa fotografi të veturave që do të përdoren në serinë e fundit të këtij filmi.
Filmi shumë i pëlqyer sidomos nga të apasionuarit e makinave të shpejta, po xhirohet dhe pritet të jetë një aksion fantastik i xhiruar në Islandë.
Makinat që do të përdoren në këtë film duken jo pak të çuditshme, kështu që përgatituni për një shoë të vërtetë.
02/07/2016/.......................................
A është Kristin femra më sexy e kësaj vere në Shqipëri?
Ajo pëlqen diellin, stinën e nxehtë dhe duket se po e shijon mjaft mirë verën 2016-tës. Kristin Prengaj, është një nga femrat më të klikuara dhe të përfolura të momentit.
Shumica e femrave e konsiderojnë të ekzagjeruar qasjen e saj në rrjetet sociale, duke e etiketuar si “provokative”.
Por edhe nëse është e tillë, për të nuk ka asnjë problem. Duket se e shijon në maksimum vëmëndjen që merr nga meshkujt kudo ku ajo ndodhet. Vera sapo ka nisur dhe kushedi si do të jenë postimet në vijim nga Kristin Prengaj?!
Revolta e Arjan Çanit: Regjimi i Ramës nuk rrëzohet me Facebook
Nga Arjan Çani
Po vazhdoj të ndjek me shumë interes gjithë reagimin e opozitës dhe portaleve plus rrjete sociale dhe shoh se ka një keqkuptim të madh. Për nga forma dhe mënyra se si po reagojnë kundërshtarët e qeverisë aktuale, të krijohet ideja se jemi në një regjim demokratik ku mjaftojnë denoncimet sistematike të aferave të regjimit dhe gjërat do të mund të ndryshojnë.
Në një vend tjetër me demokraci të shprehur qartë, aferat dhe skandalet e njëpasnjeshme që po plasin prej muajsh, ku tre më të fundit (fotoja 80 mijë euro me Obamen qe implikon Edi Ramen, grabitja spektakolare dhe pa zhurmë e miliona eurove në mes të ditës m’u në mes të Rinasit dhe përgjimet e paligjshme me Imsi Catcher) do të mjaftonin që vetë Rama dhe ministrat e tij të binin njëri pas tjetrit.
Në Shqipëri nuk ndodh kjo gjë. Dhe arsyeja është e thjeshtë, por shumë pak e artikuluar: Shqipëria ka disa kohë që nuk është më një regjim demokatik. Duket si frazë banale dhe naive, por është shumë e rëndësishme të përsëritet sa më shumë nga analistë dhe njerëz të lirë ende të pakapur totalisht nga klika... Nuk jemi më në nje regjim demokratik.
Jemi në një regjim autoritar dhe policor. Ndaj mjetet demokratike që po përdor opozita dhe disa të tjerë që kërkojnë rrëzimin e kësaj klike, tingëllojnë gjithnjë e më shumë të pakuptimta dhe të pamjaftueshme për të ndalur abuzimin me pushtetin në këtë vend.
Nuk jemi më në demokraci. Jemi në një regjim krejt tjetër që kërkon reagime krejt të tjera... Nuk ju vjen për të vjellë nga qarjet dhe ankesat e pafundme në Facebook? Akoma nuk e kuptuat që Ed Rama nuk pjerdh më për Facebook dhe të qarat tuaja aty? Eshtë koha për strategji të reja reagimi. Të pa provuara deri më sot. Cdo ditë që kalon, vetëm e forcon pushtetin e të gjatit...
Mos harroni! Ai erdhi në pushtet, përveç votave të Ilir Metës, sepse ishte dhe është shumë i gjatë. Jo vetëm Facebook nuk ia pret dot duart dhe këmbët, por as FBI po të doni. Madje administratat amerikane i respektojnë më shumë udhëhësit e këtyre palo vendeve pikërisht për faktin që këta janë kaq të fuqishëm dhe shkelin me këmbë gjithçka ju del perpara.
Ndaj po ta kujtoj dhe njëherë që nuk jemi prej kohësh në demokraci. Se jo për ndonjë gjë, por kur shof reagimet shumë demokratike të kundërshtarëve të kësaj qeverie, me vjen për të qeshur dhe nuk e di pse me del anglisht 'what the fuck!'./Shkruar për “LAPSI.AL”/
Foto/ Kakavijë, policia greke arreston doganierët shqiptarë
Katër punonjës të doganës së Kakavijes në Gjirokastër janë arrestuar nga policia greke një ditë më parë, të cilët akuzohen për ryshfet. Të arrestuarit janë pjesë e organizatës kriminale, siç e cilësojnë mediat greke, të cilët mundësonin hyrjen në Shqipëri të mallrave të vjedhura në Greqi.
Mësohet se banda kryente vjedhje të ndryshme në shtetin fqinj dhe më pas doganierët shqiptarë të arrestuar influenconin, duke bërë të mundur kalimin e këtyre kamionëve me mallra të vjedhura pa problem në vendin tonë.
Burime nga Policia e Gjirokastrës bëjnë me dije se, ndër 4 doganierët shqiptarë të arrestuar nga policia greke, njëri prej tyre është Mirel Beshiku, ish-drejtor i Doganës së Kakavijes, i cili qëndroi në këtë post për disa muaj kohët e fundit.
Mediat greke njoftojnë se rasti u zbulua mbrëmjen e së enjtes, kur në aksin e Janinës, policia helene identifikoi dy kamionë dhe një makinë të vogël.
Tek kjo e fundit ishin katër doganierët shqiptarë, tashmë të arrestuar. Kur vunë re praninë e policisë greke, ata ndryshuan drejtim, por nuk mundën të shpëtonin dhe u ndaluan.
Nga hetimet, rezultoi se doganierët shoqëronin me makinë kamionët që ishin të ngarkuar me mallra të vjedhura në Greqi, të cilat më pas hynin ilegalisht në Shqipëri, ku edhe shiteshin.
Policia greke sekuestroi makineri bujqësore, traktorë, pajisje elektroshtëpiake, të gjitha të vjedhura në Greqi, siç duket edhe në fotot e mëposhtme. Policia greke ka identifikuar edhe dy shqiptarë të tjerë si pjesëtarë të kësaj organizate kriminale, të cilët janë të shpallur në kërkim./SYRI.net/
Sonte Gjermani vs Itali. Lojtarët italianë dëgjojnë Çelentanon
Sonte, Italia luan ndeshjen që vlen gjysmëfinalen e Europianit. Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte përballet me kampionët e botës, çka do të thotë se ngarkesa do të jetë, në mënyrë të veçantë, edhe emocionale, psikologjike.
Organizimi dhe kreativiteti italian kundër forcës dhe talentit të kampionëve të botës. “La Gazzetta dello Sport” shkruan: “Gjermanët janë më të fortë se Spanja, dhe e dimë këtë, por djemtë e Antonio Conte janë ngritur për të bërë gjëra të jashtëzakonshme dhe për të përdorur mënyrat dinake për arritjen e suksesit.
Pra, ne vazhdojmë të ëndërrojmë bashkë me ta dhe për të ulur presionin psikologjik, sugjerojmë muzikë për lojtarët. Ja “playlist”-a jonë. Lojtarët mund t’i dëgjojnë “Deezer” më poshtë:
Berisha: Thirrje prokurorisë të hetojë qeverinë si organizatë kriminale
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kritikuar ashpër thyerjen e perimetrit të sigurisë së aeroportit të Rinasit nga ku u grabiten një shumë e madhe parash.
Me anë të një shënimi në facebook, Berisha shkruan se qeveria e hajdutëve të shtetit lau, shpejt e shpejt, duart në kundërshtim me çdo ligj sigurie.
Sipas tij, qeveria reagoi sikur aeroporti i Rinasit të ishte diku në shkretëtirën e ndonjë vendi tjetër, sikur aeroporti, terminalet, pista, anekset e tij të mos ishin për çdo vend të botës objekt të rëndësisë së dorës së parë për sigurinë kombëtare, po sikur të ishin ndonjë pulari apo fermë blegtorale.
“Grabitja në pistën e aeroportit me forcën e armëve është thyerja më e madhe e sigurisë kombëtare këto 25 vite dhe qëndrimi i Edvin Shullazit dhe qeverisë së tij është qëndrimi më i papërgjegjshëm që mund të imagjinohet”,- shkruan ai.
Berisha nënvizon se ata grabiten një kuintal euro pa ju hyrë ferrë në këmbë teksa u larguan në drejtim të paditur.
Më tej, ish-kryeministri i ka bërë thirrje prokurorisë së shtetit të ndërmarrë hetimet më të vendosura për këtë akt të pashembullt që ka vulën e bashkëautorsisë dhe papërgjegjshmërisë ekstreme të qeverisë.
Ja shënimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha në Facebook:
Te dashur miq, dy dite me pare, ne nje akt te pashembullt, kriminele me maska dhe kallashnikov pushtuan aeroportin tone te vetem civil, pushtuan pisten e tij, grabiten pa ju hyre ferra ne kembe nje kuintal euro dhe u larguan ne drejtim te paditur.
Ata kesaj rradhe nuk ishin terroriste te ISSI qe kerkonin gjak dhe jete njerezish por ishin terroriste te eurove dhe deshmuan se ata pushtuan lehtesisht, madje ne zonen me delikate, aeroportin tone duke faktuar zero sigurine qe ekziston per aeroportin dhe ata qe udhtojne nga ky aeroport.
Qeveria e hajduteve te shtetit lau shpejt e shpejt duart. Ne kundershtim me çdo ligj sigurie, qeveria reagoi sikur aeroporti i Rinasit te ishte diku ne shkretetiren e ndonje vendi tjeter, sikur aeroporti, terminalet, pista, anekset e tij te mos ishin per cdo vend te botes objekt te rendesise se dores se pare per sigurine kombetare por sikur te ishin ndonje pulari apo ferme blegtorale.
Grabitja ne pisten e aeroportit me forcen e armeve eshte thyerja me e madhe e sigurise kombetare keto 25 vite dhe qendrimi i Edvin Shullazit dhe qeverise se tij eshte qendrimi me i papergjegjshem qe mund te imagjinohet.
I bej thirrje prokurorise se shtetit te ndermarre hetimet me te vendosura per kete akt te pashembullt qe ka vulen e bashkautoresise dhe papergjegjshmerise ekstreme te qeverise organizate e vertet kriminale! Sb.”.
Vota për reformën në drejtësi/ Rama "merr me të mirë" Dulen në Kongresin e PBDNJ
Kryeministri Rama ka marrë pjesë sot në Kongresin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ndonëse marrëdhëniet e tij me kreun e kësaj partie, Vangjel Dule janë të “ngrira” prej shumë kohësh. Kulmi arriti kur Rama afroi në koalicion PDIU-në dhe Shpëtim Idrizin e bëri nënkryetar Kuvendi.
Që nga ai moment Vangjel Dule dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Kuvendit, si dhe deklaraoi se de facto partia e tij nuk është më pjesë e mazhorancës.
Por pjesëmarrja e Ramës në Kongresin e PBDNJ sot vjen edhe në kuadër të nevojës që mazhoranca ka për vota në Kuvend, për të miratuar reformën në drejtësi.
Me këtë lëvizje Rama kërkon të marrë edhe votën e Dules, edhe pse ky i fundit duket më afër opozitës sa i përket qëndrimit për reformën.
Pjesa më e madhe fjalimit të Ramës në Kongres ishte pikërisht për nevojën e miratimit të reformës në drejtësi. Ka edhe një detaj
“PS ka qenë gjithnjë e afërt me minoritetin. Me Dulen jemi si vëllezër”, ka thënë Rama.
Prania e tij në Kongresin e PBDNJ është gjithashtu edhe një lloj karshillëku që Rama i bën ish-deputetit Koço Kokëdhima, të cilin Dule e ka akuzuar vazhdimisht për afera me pronat dhe projektet në jug të vendit.
Kongresi i PBDNJ/ “Rama në qeveri me pasardhësit e bashkëpunëtorëve të nazizmit”
Përfaqësuesi i kryeministrit grek, Alexis Tsipras, që merr pjesë në Kongresin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në Tiranë ka bërë deklarata të forta gjatë fjalës së tij.
Ai i ka kërkuar “llogari” kryeministrit shqiptar për koalicionin me partinë çame të Shpëtim Idrizit.
“Si ka mundësi që ju zoti kryeministër keni në koalicionin qeveritar pasardhës të atyre që kanë bashkëpunuar me nazistët gjatë luftës”,- tha përfaqësuesi i Tsipras, duke nënkuptuar këtu PDIU-në e Shpëtim Idrizit.
Më tej gjatë fjalës së tij ai kërkoi respektim të të drejtave dhe lirive të minoritetit grek në Shqipëri, njësoj siç Shqipëria i kërkon në Maqedoni.
Sherr Ahmetaj-Haxhinasto në mbledhje të qeverisë, i ndan Rama
Fondi për rrugët konsiderohet i vogël nga ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto. Ky ishte shkaku që të mërkurën e kaluar në mbledhjen e qeverisë pati një debat të fortë mes Haxhinastos dhe ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, shkruan “Balkanweb”.
Në mbledhje ishte i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama, që nuk ka ngurruar të përfshihet në debatin Haxhinasto-Ahmetaj, duke e ashpërsuar dhe jo zbutur situatën mes tyre.
Burime bënë të ditur për BalkanWeb se debati nisi mbi fondet e qeverisë për infrastrukturën.
Mësohet se qeveria nga 22 miliardë lekë të fituara nga privatizimi i INSIG, vetëm 1 miliard do jepet për infrastrukturën, pjesa tjetër do shkojë për ndërtim fasadash dhe rikonstruksion Ministrish.
Të njëjtat burime konfirmuan se Ministri Haxhinasto ka debatuar me tone të larta për faktin se fondi i dhënë ishte i vogël dhe me destinacion të përcaktuar.
Ky fond ishte vetëm për segmentin e Unazës së Madhe në Tiranë, loti Komuna e Parisit-Pallati me shigjeta.
Debati ka qenë i forte dhe gati ka degraduar në fyerje dhe sharje. Rama ndërhyu duke u shprehur se nuk do të ndryshojë alokimin e fondeve.
Kreu i qeverise i ka theksuar Haxhinastos se aq ishte fondi që do jepej për rrugët dhe kjo nuk diskutohej më tej. Gjithashtu kryeministri i tërhoqi vërejtje edhe ministrit Ahmetaj.
Debati vijoi disa sekonda më pas mes Ahmetajt, Haxhinastos e Ramës, duke u mbyllur me rezultat, asnjë lek të shtuar në fondin për infrastrukturën./Balkanweb/
Grabitja në Rinas, policia jep 30 mijë Euro shpërblim për informacione
30 mijë euro shëprblim ka vendosur policia e Durrësit për këdo që jep informacion të vlefshëm për vendodhjen e autorëve të grabitjes spektakolare dy ditë më parë në aeroportin e Rinasit.
Një ditë më parë u arrestuan 5 punonjës të aeroportit si të implikuar në grabitjen e rreth 1 milion eurove.
Më poshtë deklarata e policisë
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në aeroportin “Nënë Tereza”, më datë 30.06.2016, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, vë në dispozicion shumën prej 30.000 Euro për çdo shtetas, i cili jep informacion të rëndësishëm që do të ndihmojë grupin hetimor në identifikimim dhe kapjen e autorëve, si dhe informacion të nevojshëm në lidhje me lëvizjet paraprake të mjetit me të cilën u krye vjedhja.
Ne ju garantojmë që çdo informacion do të vlerësohet maksimalisht nga grupi hetimor dhe do të ruhet anonimati i çdo qytetari që do të bashkëpunojë me Policinë.
Për çdo informacion jeni të lutur të telefononi në numrin 0694110217 ose të shkruani në adresën e-mail: policiadurrës@gmail.com, si edhe në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, “Drejtoria e Policisë Qarku Durrës”.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin ju sigurojmë se Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, po shfrytëzon të gjitha kapacitetet e saj për zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve.
Foto+Video/ Terror në Bangladesh, 20 të vrarë brenda në kafene
(KUJDES! PAMJE TË RËNDA) Publikohen pamjet nga masakra mbi pengjet dhe operacioni i ushtrisë. Qeveria e Bangladeshit tha se 20 pengje janë vrarë nga të dyshuarit si militantë islamikë pas rrethimit të kafenesë në zonën diplomatike të kryeqytetit Dhaka, njofton BBC.
Personat e armatosur sulmuan kafenenë “Holey Artisan Bakery” të premten në darkë, ndërsa trupat ushtarake arritën të hyjnë 12 orë më vonë.
Gjashtë nga sulmuesit u vranë dhe njëri u arrestua, tha zëdhënësi i qeverisë. Sulmi është marrë përsipër nga i ashtuquajturi Shtet Islamik.
Disa nga ata që u morën peng ishin nga Japonia dhe Sri Lanka. Rrethimi filloi kur ata ishin mbledhur për të ngrënë darkën, pas agjerimit në këtë muaj ramazani.
Gjeneral Brigade, Naim Asraf Chowdhury tha se, 13 persona u shpëtuan përfshirë një japonez dhe dy nga Sri Lanka. Ai tha se viktimat ishin goditur brutalisht me thika të mprehta.
Gazeta “Daily Star” e Bangladeshir tha se, të armatosurit torturuan gjithkënd që nuk kishte qënë ën gjendje të recitonte Kuranin. Ata u lejuan ushqim vetëm robërve nga Bangladeshi.
Sumon Reza, një mbikqyrës në kafene, ishte në restorant kur ndodhi sulmi, por arriti t’ia mbathë nga çatia. “E gjithë ndërtesa u lëkund kur ata shpërthyen eksplozivin”,- i tha medias . Më vonë, ai kishte kërcyer nga çatia poshtë dhe ishte arratisur.
Shpërthen bombola e gazit, digjet lokali në Darzezë të Fierit
Një bombol gazi ka shpërthyer në një lokal në fshatin Darzezë të Fierit. “News 24” raporton se lokali është përfshirë i gjithë nga flakët si pasojë e shpërthimit të fuqishëm.
Ende nuk dihet nëse stafi dhe klientët që mund të kenë qenë të pranishëm kanë mundur të dalin në kohë nga lokali, apo në mes tyre ka të plagosur.
Zjarrëfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të mundësuar shuarjen e flakëve ndërsa policia pritet të japë në vijim detaje për të mësuar shkaqet e këtij incidenti.
Idrizi për Ramën e Palokën: Sehirxhinj në Kongresin e PBDNJ, kur janë me ne "qajnë" për çështjen çame
Kreu i PBDNJ-së, Shpëtim Idrizi, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Rama dhe kreut të grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, të cilët morën pjesë sot në Kongresin e PBDNJ.
Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Idrizi shprehet i zhgënjyer nga Rama e Paloka, të cilët i quan “sehirxhinj”.
Lexoni më poshtë reagimin e plotë të Shpëtim Idrizit në Fb:
“Jam i zhgënjyer me "Sehirxhinjt" Rama e Paloka ne kongresin e PPDNJ - qe kur jane me ne "qajn " per Ceshtjen Came e PDIU , por se kane per gje te degjojn arrogancen e paturpesine e nderhyrjes ne punet e brendeshme te qeverise greke:
Athina zyrtare me arrogancen e atij qe e ka xhepin plot me para borxh na tregon : se kush behet nen kryetar i parlam te shqip .. me ke duhet te bejn koalic partite Shëiptare .. per kishen autoqefale Shqiptare .. per Himaren per banderolat ne futboll e per cdo gje qe Athina zyrtare mendon se duhet ti imponoje nje vendi vasal. Athina zyrtare e dehur nga borxhet dhe ahengu i buzuqeve e ka te veshtire ta kuptoje qe Shqiperia nuk eshte ajo e 1911, 1912 , 1913 e 1914 e as e 1997. Historia nuk fshihet me greqishten e re qe ska lidhje me te vjetren.
Ju e pushtuat Camerine nje toke shqiptare qe kur eshte krijuar bota .. vrate qe ne mars te 1913 , 72 krere te Camerise ne masakren e Selanit qe i thirret ne takim , nuk late reform agrare e ligj pa sajuar per ti mare pronat e pasurite - zhduket shkollat shqipe e flamurin shqiptar, vodhet historine e kenget e vallet .. i shperngullet 35 % te popullsise drejt Turqise i vrate e perzute perfundimisht 90 te popullsise Came ne 1944 e masakruat 20 % te popullsise , su ndalet as para femijve - grave e pleqve - me bashkepuntorin e nazismit Zerva, me Gjyshin e min jashtem Koxias .. me pasardhesit e Metaxas e Ralisit qe i keni ne parlament e i keni bere ministra e kryeministra.
Nazistet i keni ne parlament tuaj Agimi i Arte. Shtetit grek rrena i eshte kthyer ne ves. Pasi rrejti sa mundi , fallsifikoj e mashtroj Bashkimin Europian me bilancet e i vodhi me miliarda Euro .. mendon se do te vazhdoje te mashtroje opinionin publik e te kompleksoje pasardhesit e Partizaneve te batalionit Cameria e Ali Demi. Qeverise greke per shkak te ketij ambienti me gjermane i mbetet qe te terheqe nga skena politike shqiptare PBDNJ qe dhe keshtu po tretet perdite e eshte bere kock e lekure e kockat e baron portokallit se ngjallin dot me!”
Papa Benedikti: Lobi homoseksual kërkonte pushtet mbi Vatikanin
Ish-kreu i selisë së shenjtë në Vatikan, Papa Benedikti, ka shkruar në kujtimet e tij se askush nuk ka bërë presion mbi të që ta shtyjë deri në vendimin e tij për dorëheqje, por pretendon se ishte një “lob homoseksualësh” në Vatikan, të cilët u përpoqën të kenë ndikim mbi të, shkruan sot “Corriere della Sera”.
Në librin “Bisedat e fundit” që pritet të publikohet në shtator, Benedikti shkruan se katër ose pesë persona të përbërë nga një “lob homoseksual”, kërkonte pushtet mbi vendimet e Vatikanit.
Në vitin 2013, Benedikti u bë Papa i parë që pas 6 shekujsh dha dorëheqje, sipas tij, për arsye shëndetësore.
Ai premtoi se do të mbetet “i fshehur në botë” dhe tani raportohet se jeton në një ish manastir të kopshteve të Vatikanit.
Gjukanoviç: Rusia të respektojë vendimin e Malit të Zi për anëtarësimin në NATO
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, e konsideroi joracionale nismën ruse për neutralizimin ushtarak të Ballkanit dhe i bëri apel Kremlinit që të respektojë të drejtën e Podgoricës, për marrjen e vendimit për anëtarësimin në NATO.
“Ne respektojmë historinë e marëdhënieve ruso-malazeze, por edhe Rusia duhet të respektojë të drejtën e Malit të Zi për t’i marrë vetë vendimet”,- theksoi Gjukanoviç.
“Sipas vlerësimit tim, integrimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO është pozitiv për Malin e Zi”,- theksoi ai./ATSH/
Prokuroria: Mjekët fajtorë për vdekjen e vajzës 1 vjeçare
Gjykata vendosi masën ndaluese “pezullim nga detyra” për tre mjekë të Spitalit Pediatrik, të dyshuar për veprën penale të ‘mjekimit të pakujdesshëm’. Vendimi u mor tre muaj pas vdekjes së vogëlushes 1-vjeçare në spitalin e Elbasanit,
Prokuroria kërkoi masën e “pezullimit nga detyra”, për tre mjekët Doreida Shuku, Edmont Laho dhe Fadil Brazhda, masë që u pranua nga gjykata e Elbasanit.
Në kuadër të veprimeve hetimore, Prokuroria ka urdhëruar kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, në bazë të të cilës rezultoi se e mitura ka humbur jetën për shkak të pakujdesisë së mjekëve, të cilët nuk kanë kryer procedurën standarte të mjekimit, në bazë të të cilës mund të ishte shpëtuar jeta e fëmijës.
Nga ekspertiza mjeko-ligjore, e mitura ka humbur jetën për shkak të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes nga një copë arre. Ky fakt nuk është kuptuar nga mjekët pediatër.
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, mjeket e Spitalit Pediatrik Elbasan, nëse do të kishin ndjekur protokollet standarte, duhet të kishin pasur mundësinë që të konstatonin shqetësimin shëndetësor të fëmijës dhe jeta e saj mund të ishte shpëtuar me anën e ndërhyrjes së nevojshme kirurgjikale.
Në bazë të rezultateve të ekspertizës, Prokuroria e Elbasanit ka krijuar dyshimet e arsyeshme se tre mjekë të Spitalit Pediatrik kanë konsumuar elementet e veprës penale të “Mjekimit të pakujdesshëm”.
Nuk do ta besoni... Ja çfarë celulari përdor Noizy
Ai ka qenë në qendër të vëmendjes pas replikave me moderatorin Ledion Liço. Por, duket se Noizy ka lënë mënjanë telashet dhe ka publikuar një foto ku shfaqet “modestia” e tij.
Bëhet fjalë për një foto ku duket celulari i famshëm dhe i rrallë tashmë, “Nokia 3310”.
Nuk dihet se për çfarë i shërben ky celular reperit, aq më pak kur është një celular me vlerë mjaft të vogël, por ndoshta Noizy ndjehet nostalgjik dhe kërkon të kthehet pas në kohën kur “Nokia 3310” ishin në modë.
Video/ Tirana po digjet nga vapa, por në Dhërmi po bëhet nami
Është e vërtetë, vapa është bërë thuajse e padurueshme në Tiranë, sidomos nëse duhet të jemi në lëvizje në këta autobusët "komodë" që na ofron Bashkia.
Mirëpo ndërkohë që secili prej nesh po planifikon se ku do të shkojë këtë verë, duhet të themi se në Dhërmi ka filluar sezoni e po bëhet nami.
Ky plazh është një nga destinacionet më të preferuara për të rinjtë për shkak të festave dhe koncerteve me muzikë.
Videot e mëposhtme tregojnë më së mirë se sa "zjarr" kanë marrë të rinjtë në këto ditë të nxehta në Dhërmi./JOQ/
Zbulohen fotot, Bekim Balaj pushime në Kroaci me Elita Rudin
Ata janë munduar gjithnjë që ta mbajnë të fshehtë lidhjen e tyre, por këto foto i kanë "tradhtuar" futbollistin Balaj dhe moderatoren Rudi.
Futbollisti i Kombëtares Shqiptare i ka bërë një surprizë romantike të dashurës së tij duke treguar se sa i dashuruar është. Ata kanë kaluar disa ditë pushime në Kroaci me rastin e ditëlindjes së moderatores së "Elite Zone".
Sipas “Bluetooth”, Elita kishte vendosur të festonte me mikeshat e saj, por futbollisti Balaj e ka surprizuar atë me një dhuratë tepër të veçantë: 23 trëndafila të kuq si dhe me praninë e tij.
Moderatorja ka publikuar në rrjetet sociale një foto me buqetën e trëndafilave, ndërsa shkruan se ndjehet e bekuar që e ka pranë futbollistin./JOQ/
Heshtja e Edi Ramës për grabitjen në Rinas, avokati i tij aksioner në kompaninë e sigurisë
Eni Bushi ka qenë avokat i Partisë Socialiste në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për disa vite dhe një nga juristët e kësaj force politike në gjykatë. Pikërisht ky person është aksioner në kompaninë që fajëson Ministria e Brendshme për grabitjen e parave në Rinas.
“ICTS Albania” është përgjegjëse sipas policisë për vjedhjen e parave që do të ngarkoheshin në avion.
Kompania fajësohet për sigurinë e dobët në aeroport, pavarësisht raporteve të vazhdueshme për të rritur masat e sigurisë. Nga kërkimet në QKR, rezulton se 25% të aksioneve i ka në zotërim Eno Bushi, ndërsa 75% i përkasin ICTS Europe.
Eno Bushi njihet si jurist i Partisë Socialiste dhe person i afërt me kryeministrin Edi Rama. Kryeministri nuk është prononcuar në asnjë rast për skandalin e grabitjes në Rinas, pavarësisht se ky është konsideruar një cënim i sigurisë kombëtare.
Foto/ Ja parashikimi i saktë i ndeshjes Gjermani-Itali
Sytë e gjithë botës sot janë drejtuar në Bordo të Francës, ku pas pak orësh do të përballen dy titanët e futbollit Gjermani-Itali. Një shitës fruta-perimesh në Frankfurt, ka arritur të krijojë flamujtë e të dyja shteteve duke përdorur produktet që ai shte.
Gjermani është treguar pak finok, pasi produket që formonin flamurin Gjerman i shet me çmimin 3 euro, ndërsa ato që formojnë flamurin italian i shet me çmimin 2 euro, duke bërë në këtë mënyrë edhe një parashikim të ndeshjes.
Këto janë formacionet e sfidës Gjermani – Itali
Gjermania dhe Italia përballen sonte, nga ora 21:00, në çerekfinalen e “Euro 2016”.
E përditshmja sportive “Mundo Deportivo”, ka publikuar formacionet e mundshme të skuadrave.
Edhe në këtë takim Shkodran Mustafi nuk pritet të jetë në formacionin bazë të Gjermanisë.
Itali – Gjermani do të zhvillohet në Bordeaux dhe do të fillojë në ora 21:00.
Foto/ Zbulohen pamjet e Taulant Xhakës me mbesën e Inis Gjonit
Futbollistët e Kombëtares e festuan në orët e vona të mesnatës në club “Folie” në Tiranë mbërritjen e tyre në Shqipëri një javë më parë. Por, përveç Bekim Balajt dhe Armando Sadikut, që u fotografuan me vajza të panjohura pas mesnatës, ju sjellim fotot e dy personazheve më të komentuar të kësaj jave, Taulant Xhakës dhe Ana Likës, aktores së spektaklit “E Diell” në “Top Channel”.
Pas aludimeve nëse kishin qenë apo jo bashkë atë natë për të festuar në club në shoqërinë e njëritjetrit, ju sjellim fotot e tyre, ku shfaqen shumë pranë njëritjetrit. Aktorja Ana Lika, e cila njihet edhe si mbesa e dy vajzave të njohura të showbizzit, Inis dhe Ingrit Gjonit, është fotografuar nga paparaci atë mbrëmje shumë pranë Taulantit, ku duket se edhe ka flirtuar me të.
Të dy i janë dorëzuar alkoolit, aq sa me kalimin e orëve janë përfshirë te njëritjetri pa e vrarë mendjen nëse po binin në sy për afrimitetin e krijuar. Taulanti është parë të shoqërohet me Anën gjatë mbrëmjes, ndërsa më vonë janë parë të largohen nga clubi me të njëjtën makinë.
Për këtë arsye, Ana Lika,pak ditë më parë u vu në qendër të mediave, të cilat e etiketuan si e dashura e re e futbollistit të Kombëtares, Xhakës. Pas kësaj thashethemnaje, ajo pranoi ftesën për të qenë në programin “Procesi sportiv”, ku nuk u shpëtoi pyetjeve për këtë temë.
E ngacmuar nga drejtuesi i programit, Edi Manushi, për thashethemet e ditëve të fundit, tha se “Nuk them as po, as jo”. Ndërsa Manushi e pyeti për tatuazhin me një “XH” që ka në dorë, Anais the se gërmat në tatuazhin e saj janë të motrës dhe të vëllait, por për lidhjen me Xhakën, ajo tha se “ku ka zë, s’është pa gjë”.
Ndarja e Taulant Xhakës nga modelja Dorina Podrimja, me të cilën ishte në prag të martesës, u komentua gjatë në media, aq sa jehona e atij lajmi ka vazhduar deri vonë. E dy vite pas ndarjes nga e fejuara, 25vjeçari Xhaka komentohet sërish në faqet rozë për flirt me një vajzë nga Tirana, një lajm, vërtetësinë e të cilit do ta tregojë vetë koha.
Taulant Xhaka është mesfushori i njohur në futboll, që ka lindur në Basel të Zvicrës. Ai është 1.72 i gjatë dhe komentohet shpesh për pamjen e kuruar dhe stilin e veçantë të veshjes./Panorama.al/
Foto/ Modelja 28-vjeçare: Dua të bëhem trajnere e futbollistëve të Rusisë
Tihana Nemcic ka shprehur dëshirën për të drejtuar skuadrën kombëtare ruse të futbollit për meshkuj.
Nemcic, e cila tani drejton ekipin “NK Viktorija” në ligën e pestë kroate, ka thënë se, do të dëshironte ta merrte postin, të cilin në Euro 2016 e kishte Leonid Slutsky, por trajneri u largua shkaku i rezultateve negative, shkruan “The Sun”.
“Do të ishte kënaqësi për çdo profesionist që dëshiron të arrijë diçka në karrierë”,- ka thënë modelja.
Nemcic thotë se, një trajnere do t’i ndihmonte futbollistët në aspektin emocional të ndeshjes.
“Unë besoj se femrat janë më të suksesshme se meshkujt në shumë aspekte, sidomos në anën psikologjike”,- ka thënë Nemcic.
SHBA, Hillary Clinton merret në pyetje nga FBI
Kandidatja demokrate që kandidon për Presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton është marrë në pyetje nga FBI.
Clinton u pyet për skandalin e email-eve që përmbanin informacion të klasifikuar.
Investigimi nga FBI është konfirmuar nga vet zëdhënësi i Hillary Clinton për fushatën presidenciale.
“Clinton dëshmoi mëngjesin e sotëm në lidhje me çështjen e emaileve, gjatë kohës që ka qenë Sekretare e Shtetit. Ajo është e kënaqur që pati mundësinë të ndihmonte FBI-në në shqyrtimin e kësaj çështje”,- thuhet në reagimin e zëdhënësit të Hillary Clinton.
FBI po heton kandidaten për Presidente të SHBA dhe ndihmësit e saj nëse kanë keqpërdorur informacionin e klasifikuar nga një servet privat i email-eve, gjatë kohës që Hillary Clinton ka qenë Sekretare Amerikane e Shtetit në mandatin e parë të administratës Obama.
Do'stlaringiz bilan baham: |