Foto/ Ups... Biancës po i shpërthen gjoksi
Ajo kurrë nuk frikësohet për të lënë pas figurën e saj fenomenale.
Kështu Bianca Gascoigne ka vendosur të tërhiqet nga të gjitha ndalesat kur mori rrugën për në darkë në Londër.
Ajo ka kërcënuar me veshjen e saj të ngushtë, duke siguruar se të gjithë sytë do të jenë mbi të.
Meshkujt nuk u rezistojnë dot këtyre gjërave tek femrat
Sado e çuditshme që t’iu duket, meshkujt shikojnë disa karakteristika kyçe tek një femër.
Bel më i gjerë në proporcion me ijët
Një proporcion 7:10 është shumë i kënaqshëm për meshkujt, siç duket. Beli dhe ijët janë të lidhura me lindjen e fëmijëve, gjë që i bën meshkujt të mendojnë se ijët e mëdha janë të mahnitshme për lindjen e fëmijëve. Kjo është tejet e qartë që meshkujt i pëlqejnë belat e hollë dhe të pasmet e mëdha.
Zëri i lartë
Sipas një studimi, thuhet se zëri i lartë evokon rininë dhe nënkupton një trup të vogël dhe femëror, të cilët janë tejet joshëse për meshkujt.
Flokët e shëndetshëm
Flokët e ndritshme, të plota dhe gjata janë shumë atraktive. Veç këtyre, ato janë edhe shenjë e shëndetit të mirë dhe pjellorisë.
Buzëqeshja
Kjo është më se e qartë, pasi që njerëzit e lumtur janë atraktiv. Gjithashtu, shkenca ka vërtetuar se sa më të bardhë dhëmbët, aq më joshës do të dukeni.
Ngjyra e kuqe
Ngjyra e kuqe ndryshe njihet edhe si ngjyrë e epshit. Shkencëtarët kanë zbuluar se gratë e veshura me ngjyrë të kuqe janë më atraktive.
Prandaj, mos harroni të vishni një fustan të kuq kur dilni me mashkullin e ëndrrave. /Telegrafi/
27/06/2016/..............................................
Lajm i keq për djemtë që i duan vajzat të virgjëra
“The Sun” ka publikuar së fundmi një studim, në të cilin tregon se vajzat që kanë patur më pak partnerë para martesës mund të përfundojnë në divorc.
Numri i partnerëve para martesës tregon edhe suksesin e një lidhje. Gratë që kanë fjetur me dy partnerë përpara se të martohen kanë më shumë gjasa të dështojnë në martesë sesa femrat që kanë pasur 3-9 partnerë.
Vitet e fundit kanë ndryshuar edhe shoqërinë, janë të pakta vajzat që martohen të virgjëra, vetëm 5% e tyre, ndërsa vetëm 22% e tyre kanë patur një partner seksual.
Ky studim tregon virgjëria për meshkujt nuk ka më rendësi, është i paktë numri i meshkujve që e kërkojnë këtë si kusht për tu martuar me një vajzë. Por, në Shqipëri dhe ndoshta edhe në disa vende të tjera, meshkujt e shikojnë si primare tek një femër, jo të gjithë.
Foto/ Udhëton me tragetin Bari-Durrës, tmerrohet nga ajo që sheh brenda
Vijojnë vuajtjet e shqiptarëve nëpër linjat e trageteve mes Shqipërisë dhe Italisë. Përpos fjetjeve nëpër karrige dhe dysheme, sot mësuam që dhe ata që paguajnë çmim ekstra për një kabinë, detyrohen të përballen me kushtet e tmerrshme higjenike, të cilat janë shumë larg pamjeve që reklamohen nëpër media.
Një qytetare ka dërguar disa foto të kabinave të tragetit Ventouris Ferries, së bashku me një mesazh ku duket qartë revoltimi i saj, dhe vuajtet që ka hequr së bashku me familjen.
Ajo na shkruan:
"Miredita Joq. Udhetova me familjen nga Bari per Dr, dhe biletat mi prene njerezit e mi ne Dr me kompanine ‘Ventouris Ferries’, sepse kishin pare reklamen ne tv. Mi treguan dhe mua pamjet, dhe me pelqeu shume, me teper per femijet se gjynaf jan te vegjel. Por realiteti ishte shum larg atyre pamjeve alla jasht shtetit qe reklamonin ata.
Nuk kam fjale per te pershkruar pisllikun dhe zhulin qe kishte atje. Lesh ne dysheme, bideja e thyer ku ne kuptimin e plote te fjales te cahej by**a.
nderresat ishin plot me qyrre, njolla, balte etj etj, as dua ta mendoj se cmund te kishte tjeter. Bera dhe disa foto te kushteve, qe ti shofin njerezit dhe te sensibilizohen e te kene kujdes se kujt ja japin lekun, se keto kompanite greke qenkan te tmerrshme.
Femijet nuk fjeten dot gjithe naten, nga aroma keqe dhe nga dridhjet e shumta te tragetit. Jam shum e revoltuar, dhe ishalla e merrni parasysh ju, dhe ata te tjeret e medhenj. Anonim te lutem..".
Fotolajm/ Ilir Kulla me Carlos Slim, një prej më të pasurve në botë
Gazetari dhe publicisti Ilir Kulla i njohur për udhëtimet dhe miqtë e rëndësishëm që ka nëpër botë, këtë herë ka surprizuar me një foto. Ai ka dalë në fotografi me Carlos Slim, një dnër njerëzit më të pasur të globit.
Slim është pronar i “Movicel” një kompani komunikacioni. Ndërkohë që Kulla nuk ka dhënë detaje se si dhe në ç’vend ka ndodhur ky takim.
Video/ Polici: S’ke vënë rripin... Shoferi ia kthen: Jam 1.90 i gjatë
Policia rrugore në vijim të aksionit për testin e alkoolit ndaj shoferëve ka postuar në faqen e saj në Facebook një video. Polici ndalon një automjet, brenda të cilit udhëtonin një vajzë dhe një djalë dhe pasi bën testin e alkoolit që rezulton në rregull, u jep atyre këshilla.
“Ndërkohë ju jeni pa rripa sigurimi që është në të mirën tuaj hë?”,- janë këto fjalët e policit, ndërsa shoferi ia kthen duke i thënë se, është 1.90 i gjatë dhe se për këtë ka edhe letrën.
“Policia rrugore jo vetëm ndëshkon, por edhe këshillon”,- ishte ky titulli i videos, ndërkohë kujtojmë që kohët e fundit ka patur denoncime për sjelljen e dhunshme të policisë ndaj qytetarëve.
Sondazhi/ Këtë vit më shumë pushime në Shqipëri se jashtë vendit
Shqiptarët kanë zgjedhur vendin e tyre për të berë pushimet e verës 2016-të. Ky është rezultati i sondazhit të i cili është vendosur në faqen “opinion.al” prej disa ditësh.
Duket se Shqipëria është përzgjedhur më shumë se alternativat e tjera (42.86%), pavarësisht se nuk janë të qarta arsyet pse është bërë kjo zgjedhje.
Në vend të dytë pozicionohet alternativa per të bërë pushimë jashtë vendit (24.14%) e cila nuk ndodhet shumë larg alternatives “nuk do pushoj” (23.65%).
Të paktë rezultojnë të jenë ata të cilët ende nuk e kanë vendosur se ku do të pushojnë.
Sondazhi do të vijjoe të qëndrojë akoma në faqen opinion.al ndaj mund të votoni për të bërë përzgjedhjen tuaj.
Ju nuk do bëni kurrë pushime si ata, avionë privatë, shampanjë dhe makina të shtrenjta
Ndërkohë pjesa më e madhe e shqiptarëve mundohen të gjejnë hotele të lira në bregdetet shqiptare, apo një pjesë tjetër shkojnë me ditë në Gjirin e Lalzit, Durrës apo diku tjetër, këta të rinj po bëjnë një jetë me shpenzime të çmendura. Po flasim për të rinjtë e pasur të Instagramit, të cilët postojnë foto me avionë privatë, në jahte duke derdhur shampanjë të shtrenjtë në det.
Faqja “The Rich Kids” ka rreth 300.000 ndjekës në Instagram dhe tregon jetën e pasanikëve të rinj. Të cilët me jetën e tyre luksoze kanë pushtuar mediat e huaja dhe ato shqiptare.
Stinën e verës ata e kalojnë në Las Vegas apo dhe në vende të tjera, ku kanë mundësi të ekspozohen me makinat e tyre të shtrenjta dhe veshjet, për çmimin e të cilave është më mirë të mos pyesni.
Yamaha synon të ndryshojë qarkullimin nëpër qytet
Kompanitë e automobilave janë në konkurrencë me njëra tjetrën duke nxjerrë pothuajse çdo vit modele të reja makinash, por Yamaha synon që të jetë i pakonkurrueshëm me modelet e reja.
Dy modelet e reja që pritet të hedh në treg së shpejti janë 05Gen dhe 06Gen.
I pari 05Gen, vjen si një biçikletë elektrike, por ka tre rrota dhe duket si një tip triçikli. Gjithsesi Yamaha e përshkruan si “Lëvizje që Vishet” sepse përshtatet me përreth drejtuesit si një rrobe.
Versioni tjetër është 06Gen dhe duket si një makinë golfi.
Yamaha e përshkruan atë si “Makina Verandë”, pasi të jesh në të duket sikur je në ndonjë dhomë. Njëri krah i kësaj makine do të jetë krejtësisht i hapur me qëllimin për të shtuar bashkëbisedimin në rrugë mes shoferit dhe pasagjerëve me kalimtarët./TCh/
Françeska Jaçe, pushime seksi në resortin e “baronit të drogës" në Sarandë
Françeska Jaçe ish-banorja e “Big Brother” dhe njëkohësisht modele është duke shijuar këtë verë të nxehtë në kompleksin luksoz "Santa Quaranta".
Ky kompleks është në pronësi të Kelmend Balilit, i njohur si "baroni i drogës" ose “Escobari” shqiptar.
Siç duket nga fotot Françeska Jaçe është në top formë, me trupin e saj seksi dhe e rrethuar nga luksi i këtij kompleksi./JOQ/
Ish-Guvernatori Fullani s’e pranon shpërblimin: Dua të kthehem në punë
Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka apeluar vendimin e Shkallës së Parë e cila i dha të drejtë vetëm për një pjesë të kërkesave. Gjykata vendosi shpërblim me pagat mujore të një viti.
Por duket se ky vendim i Administratives nuk ka e ka kënaqur Fullanin. Ai e ka apeluar vendimin, duke kërkuar rikthimin në punë.
Në Gjykatën e Apelit Administrativ është regjistruar kërkesa e avokates së tij.
Fullani paditi Kuvendin dhe Bankën e Shqipërisë për shkarkim të padrejtë.
Sondazhi/ Këtë vit më shumë pushime në Shqipëri se jashtë vendit
Shqiptarët kanë zgjedhur vendin e tyre për të berë pushimet e verës 2016-të. Ky është rezultati i sondazhit të i cili është vendosur në faqen opinion.al prej disa ditësh. Duket se Shqipëria është përzgjedhur më shumë se alternativat e tjera (42.86%), pavarësisht se nuk janë të qarta arsyet pse është bërë kjo zgjedhje.
Në vend të dytë pozicionohet alternativa per të bërë pushimë jashtë vendit (24.14%) e cila nuk ndodhet shumë larg alternatives “nuk do pushoj”. (23.65%).
Të paktë rezultojnë të jenë ata të cilët ende nuk e kanë vendosur se ku do të pushojnë.
Sondazhi do të vijjoe të qëndrojë akoma në faqen opinion.al ndaj mund të votoni për të bërë përzgjedhjen tuaj.
Vazhdon pengmarrja e anijes, egjiptiani: Më dërgo 70 mijë Euro...
Vazhdon pengmarrja e anijes “Çelepia 2” nga egjiptiani, i cili po mban peng të lidhur me zinxhirë dy marinarët shqiptarë.
Kanë kaluar 8 ditë që kur anija u mor peng, dhe tashmë ndodhet në ujëra ndërkombëtare pranë brigjeve të Aleksandrisë në Egjipt.
Pengmarrësi kërkon 70 mijë Euro nga pronari i peshkarexhës shqiptare, në të kundërt thotë se do të djegë anijen së bashku me dy marinarët shqiptarë në bord.
Komunikimi i fundit i egjiptianit dhe pronarin e anijes ka qenë gjatë natës, të cilët shkëmbyen mesazhe në whatsapp.
Pengmarrësi ka kërkuar që shuma e parave t’i dërgohen me agjenci të dërgimit të parave dhe më pas e rregullon ai me policinë në Egjipt, shkruan “Panorama”.
Ndërkohë, familjarët janë të shqetësuar për gjendjen e dy shqiptarëve që po mbahen peng në bordin e anijes. Para disa ditësh, vet pengmarrësi egjiptian dërgoi një foto të kapitenit të anijes të lidhur me zinxhirë.
Rrëzimi i avionit/ Erdogan i kërkon falje Presidentit Putin
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka kërkuar falje Presidentit të Rusisë Vladimir Putin, për avionin rus që u rrëzua disa muaj më parë, ku humbi jetën piloti.
Erdogan i ka kërkuar falje homologut rus përmes një letre që i ka dërguar ditën e sotme.
“Erdogan shprehu gatishmërinë për të rivendosur marrëdhëniet me Moskën”,- tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, transmeton “Rusia Today”.
“Kreu i shtetit turk ka shprehur keqardhjen e tij të thellë dhe ngushëllimet për të afërmit e pilotit rus që humbi jetën dhe tha ‘më fal’”,- bëri me dije zëdhënësi i Putinit, duke iu referuar letrës së dërguar nga Presidenti Erdogan.
Avioni rus u rrëzua në nëntor të vitit të kaluar nga forcat turke në kufirin siriano-turk./RT/
Paris, vidhen dy kasaforta me ora prej 3 milion eurosh
Dy kasaforta që ruajnë ora luksoze me vlerë tre milionë euro (3,3 milion $), janë vjedhur nga një magazinë në Paris. Vjedhja ka ndodhur në kryeqytetin francez, në një zonë ku veçohet për luksin dhe elegancën e dyqaneve që ka përreth.
Banorët e lagjes kanë lajmëruar menjëherë policinë, megjithatë ky nuk është rasti i parë i tillë që ndodh në Paris.
Lagjet e pasura të Parisit janë disa prej markave më të njohura në botë, dhe kjo e bënë të jetë objektivi kryesor për grabitës dhe hajdutë.
Muajin e kaluar hajdutët vodhën një butik të Channel.
Ukrainë, fillon stërvitja ushtarake ndërkombëtare “buzë Rusisë”
Një stërvitje ushtarake që përfshin 14 vende mes të cilave edhe SHBA-ja me aleatët e saj, ka filluar sot në Ukrainë dhe do të zgjasë deri më 8 korrik.
Konflikti me grupet ekstreme pro-ruse në lindje të Ukrainës ka shkaktuar më shumë se 9.300 të vdekur në dy vite, ndërkohë që stërvitja që ka filluar sot mund të ketë lënë shije ‘të hidhur’ tek ky grup.
“Gjithsej 1.800 ushtarë dhe 200 pjesë të pajisjeve ushtarake, ku dy helikopterë do të marrin pjesë në këtë stërvitje të quajtur ‘Rapid Trident’ në perëndim të Ukrainës”,- deklaroi Olexandre Poroniouk, zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes në rajonin Lviv.
Manovrat, që zhvillohen në të njëjtin terren ushtarak ku 300 parashutistë amerikanë stërvisin që prej prillit 2015 ushtarët Ukrainas që luftojnë në lindje.
Pas Brexit, Matteo Renzi thirrje për fundin e politikave shtrënguese në BE
Kryeministri italian, Matteo Renzi një ditë para takimin në Berlin me Angela Merkel dhe Presidentin francez, François Hollande, e ka konsideruar politikën e masave shtrënguese të BE, si shkak për situatën e shkaktuar nga Brexit në Evropë, dhe ka kërkuar t’i jepet fund këtyre masave.
“Politikat e masave shtrënguese kanë bllokuar horizontin. Ato kanë transformuar të ardhmen në një kërcënim. Ato kanë përforcuar frikën, por nëse është e nevojshme të kesh llogaritë në rregull, të mos mbështetësh gjinkallën përballë milingonës, është gjithashtu esenciale që të favorizohet rritja në Bashkimin Evropian”,- thotë Kryeministri italian.
Italia prej shumë kohësh kërkon një lehtësim të rregullave të disiplinës buxhetore dhe për një politikë investimesh vullnetare në favor të rritjes por janë politika që Gjermania i kundërshton fuqishëm.
“Pa rritje, nuk ka punë. Pa investime, nuk ka të nesërme. Pa fleksibilitet, nuk ka komunitet”,- thekson kryeministri italian Matteo Renzi.
Angli/ Gomonia po fundosej me 18 shqiptarë, dy britanikët pranojnë: po bënim kontrabandë
Dy britanikë kanë pranuar sot se kanë bërë kontrabandë me emigrantët, pasi barka me 18 shqiptarë në bord rrezikoi të fundosej në brigjet e Kent më 28 maj.
Mediat britanike njoftojnë se ish-kampioni i xhudos, Robert Stilwell nga Greenhithe dhe Mark Stribling nga Farniggham kanë hyrë në Gjykatën “Maidstone Crown Cours”.
Stilwell, 33 vjeç, që përfaqësonte Britaninë e Madhe dhe mbante tituj europianë dhe të Komonuelthit si dhe Stribling, 35 vjeç, do të marrin dënimin më 29 qershor. Ata ndodhen në qelitë e paraburgimit në Gjykatën e Maidstone.
Ata janë akuzuar për komplot, për dhënie ndihme në emigracionin e paligjshëm në një vendi anëtar nga data 27 maj deri më 30 maj, kur sëbashku me të tjerë lehtësuan shkeljen e ligjit të Mbretërisë së Bashkuar nga persona joevropianë, konkretisht nga 18 shqiptarë.
Stilwell dhe Stribling u arrestuan pasi gomonia me emigrantë shfaqi probleme në brigjet e Dymchurch të shtunën e 28 majit.
Varkat e shpëtimit dhe anijet e rojes bregdetare u desh të përfshiheshin në një operacion kur gomonia pësoi çarje dhe po mbushej me ujë.
Një helikopter u fut në kërkim dhe emigrantët u gjetën më në fund në orën 2 të natës dhe u dërguan në breg në Dover në kujdesin e Focës Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar.
Përballja me “Brexit”, Parisi e Berlini në një mendje
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Fransua Hollande deklaruan se janë plotësisht dakord për mënyrën se si duhen trajtuar pasojat e vendimit britanik për të braktisur Evropën.
Hollande paralajmëroi se të ndarë, evropianët rrezikojnë të distancohen, të debatojnë dhe të mos merren vesh. Merkel dhe Hollande kanë planifikuar një takim në Berlin në kuadër të aktivitetit frenetik diplomatik pas Brexit-it.
Në një deklaratë për mediat, Hollande gjithashtu tha se Mbretëria e Bashkuar nuk mund ta kthejë mbrapsht vendimin që mori.
"Ajo që dikur ishte e pamendueshme, tashmë është bërë e pakthyeshme”,- deklaroi kreu i Elizeut.
Hollande do të marrë pjesë në takimin e organizuar nga Merkel bashkë me kryeministrin italian Mateo Renzi dhe presidentin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk.
Edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry pritet në Londër dhe Bruksel për bisedime, sidomos pasi mbështetja amerikane për qëndrimin në Evropë nuk i bindi britanikët.
Brukseli kërkon që negociatat me Londrën për largimin të nisin sa më shpejt, por duke njohur burokracinë e unionit dhe duke ditur faktin që David Cameron ia ka lënë këtë përgjegjësi pasardhësit e tij, bisedimet nuk do të nisin para tetorit./TCh/
Foto/ Një album i gjithi për... të pasmet
Fotografja amerikane Kava Gorna, ka përzgjedhur si subjekt të librit të saj të fotografisë, të pasmet e vajzave dhe grave të veshura me xhins.
“Unë gjithmonë kam qenë e interesuar për të parë se si gratë e paraqesin atë që teknikisht mund të quhet si uniformë, xhinse standarte. Një mënyrë ku ju mund të shihni trupa dhe stile të ndryshme.
Kur pashë që kisha bërë një koleksion të këtyre imazheve vendosa që t’i ndaj ato me botën”,- ka thënë Gorna për revistën “People”, duke shtuar se, libri i fortografisë përfaqëson fiksimin e saj pas xhinseve dhe admirimin për seksualitetin femëror.
Në librin e saj, fotografja nga New Yorku ka përfshirë gra nga të gjitha format dhe madhësitë.
“Kur njerëzit janë në sytë e tu, të duket sikur të gjithë janë perfket. Më pëlqen ideja e të frymëzuarit të grave që të ndiheni rehat dhe të duken seksi me veten e tyre”,- shprehet ajo.
Video/ Graciano i kërkon Zajminës 4000 euro borxh, ja si i përgjigjet ajo...
Balerini dhe ish-konkurrenti i “Big Brother”, Graciano Tagani, është shprehur se artistët që paguajnë më mirë për videoklipe janë, Elvana Gjata, Enca Haxhia, Zajmina Vasjari, Nora Istefi etj.
I ftuar në një intervistë televizive në “In Tv” ku ka bërë edhe këto pohime, Gracianos i është kërkuar që t’i bëjë një shaka Zajminës.
Ai e ka marrë në telefon këngëtaren duke i kërkuar borxh 4000 euro, pasi i duheshin urgjent për një problem familjar.
Por ja cili ka qenë reagimi i Vasjarit gjatë telefonatës.
Fotogaleri/ Iluzion optik apo... statujat janë ngjallur papritur
Kur do të bësh art dhe ke pak imagjinatë e finesë, mund të realizohen edhe kryevepra si këto...
Në shumë raste ato ngjajnë si të gjalla, ose sikur pa pritur statujat e bronxta marrin jetë dhe dalin nga ngurtësia e viteve.
Kjo lloj mënyre sot stolis shumë prej shesheve dhe vendeve më interesante të Europës.
Këta janë atentatorët shqiptarë të biznesmenit qipriot. Ja lidhja mes tyre
Jani Vogli, ky që shihni në këtë foto, është 41–vjeçari shqiptar nga Elbasani, që mbeti i vrarë mbrëmjen e 23 Qershorit në Qipro.
Vogli, sipas të dhënave të fundit nga hetimi i policisë qipriote, në bashkëpunim me autoritetet greke dhe shqiptare, rezulton se është lidhje e ngushtë e autorit kryesor, Aleks Burreli, shumë të kërkuar në Qipro për vrasje të 4-fishtë.
Jani Vogli, për 5 vite, nga 2008 deri në 2013 kishte qëndruar në Shqipëri, për shkak të një penaliteti 5-vjeçar nga shtetit grek.
Ai është larguar nga Shqipëria me 4 Dhjetor të vitit 2013, për t’u rikthyer pas tre vitesh.
Aleks Burreli dhe Jani Vogli kanë udhëtuar sëbashku nga Greqia në drejtim të Shqipërisë.
Rezulton se kanë hyrë në pikën kufitare të Kakavijës, më datën 06 Maj rreth orës 02:57 me autobus.
Ata janë larguar sërish bashkë, dy ditë më vonë, më datën 08 Maj nga Aeroporti i Rinasit në drejtim të Stambollit dhe më pas kanë udhëtuar drejt Qipros.
Në kuadër të hetimit janë sekuestruar listat e pasagjerevë të autobusit që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë Vogli dhe Burreli, me qëllim identifikimin e shqiptarit tjetër, që dyshohet se është bashkëpunëtorë në vrasje. Për të njëjtin qëllim hetimor janë sekuestruar dhe lista e udhëtarëve të linjës Tiranë-Stamboll, të datës 08 Maj.
48-vjeçari Aleks Burreli vijon të jetë në kërkim. Policia beson se ai fshihet në Keratsini, lokalitet në periferi të Athinës në Greqi.
Burreli bashkë me Jani Voglin dhe një person tjetër hapën zjarr me kallashnikov, duke ekzekutuar biznesmenin qipriot, Panos Kalopsidiotis, që ishte shënjestra e atentatit, si dhe vranë një çift policësh, që ishin në të njëjtën tavolinë.
Gjithashtu, në rrethana ende të paqarta, mbeti i vrarë dhe Jani Vogli.
Jani Vogli rezultonte person me precedentë penalë në Greqi, në fushën e narkotrafikut dhe vjedhjeve me dhunë në Greqi.
Në vitin 2013, Aleks Burreli u arrestua, pasi nuk i ndaloi policisë gjatë një kontrolli në Keratsini dhe u arratis me makinë, duke rrezikuar edhe jetën e efektivëve të policisë.
Gjatë arratisjes me shpejtësi të lartë, makina që ai drejtonte u përmbys, në të cilën udhëtonte bashkë me një shtetas grek.
Fillimisht ai u akuzua për tentativë të vrasjes së punonjësve të policisë dhe qëndroi në paraburgim për 12 muaj, por më pas, akuza iu lehtësua në kundravajtje e shkelje të rregullave të qarkullimit.
Në vitin 2006, ai u arrestua për posedim të kokainës, pasi u kap me 1 kg dhe u dënua me 14 vjet burg. Burreli la qelinë në vitin 2009.
Foto/ Të rinjtë në Bjellorusi punojnë nudo në zyrë!
Një grup të rinjsh në Bjellorusi kanë një mënyrë të pazakonshme për të punuar.
Në fotografitë e tyre të shpërndara në Instagram duket se ata punojnë në zyrë të zhveshur.
Nuk dihet arsyeja se përse këta të rinj veprojnë në këtë mënyrë, por me siguri duhet të kenë një arsye të fortë.
Djem dhe vajza punojnë bashkë nudo në zyrë.
Foto/ Çiljeta darkë me mjekun italian, ja si duket këngëtarja
Çiljeta Xhilaga disa javë më parë iu nënshtrua operacionit për përgjysmimin e numrit të gjoksit nga gjashtë në tre.
Çili në ditët e operacionit ndau çdo gjë me fansat përfshirë edhe gjoksin e fashuar, por postimet i reduktoi me kalimin e kohës.
Ndërsa mbrëmjen e djeshme këngëtarja për herë të parë ka postuar një foto të plotë ku shfaq gjoksin e saj të ri.
Darka me doktorin italian të cilin e solli në Tiranë ka qenë shkaku i kësaj fotoje.
Investigimi i mediave: Armët e CIA-s janë shitur në treg të zi
Një investigim i përbashkët nga “Al Jazeera” dhe “The New York Times” ka nxjerrë për herë të parë në dritë se çfarë ndodhur vërtet me armët e dërguara nga SHBA dhe Arabia Sauditë me qëllim armatosjen e grupeve rebele siriane.
Sipas hetimit, armët e dërguara në Jordani nga Agjencia e Inteligjencës Qendrore Amerikane (CIA) dhe Arabia Saudite, të destinuara për kryengritësit sirianë janë vjedhur sistematikisht dhe janë shitur në tregun e zi të armëve.
Vjedhja, që përfshin miliona dollarë të investuara në armë, nxjerr në pah jo vetëm parregullsinë por edhe pasojat e programit të ushtrisë Amerikane dhe CIA-s për të trajnuar dhe armatosur rebelët, edhe pse Obama kishte shpresuar se do ta mbante trajnimin në Jordani nën kontroll të fortë.
Hetuesit nuk e dinë se çfarë u bë me shumicën prej tyre, por koleksione të tëra i janë shitur grupeve të ndryshme, duke përfshirë rrjetet kriminale dhe fiset rurale jordaneze ose janë transportuar jashtë vendit.
Disa nga armët e vjedhura janë përdorur për sulmin në një zonë trajnimi për ushtrinë në nëntor ku u vranë dy amerikanë dhe tre shtetas të tjerë.
Ekzistenca e vjedhjes së armëve u hetua nga “Al Jazeera” dhe “The New York Times” pas ankesave të shumta nga qeveritë saudite.
Reagon ashpër Papa Francesku: Masakra turke në Armeni, genocid dhe pikë!
Pas zhurmës së ditëve të fundit mbi Brexit por edhe pas përcaktimit të sulmeve së Perandorisë Osmane në 1915 si gjenocid nga vetë ai, Papa Francesku ka reaguar sërish, duke dhënë një mesazh të fortë për të dyja çështjet.
“Ka diçka që nuk shkon më në atë union të ngathët, por të mos hedhim edhe foshnjën bashkë me ujin që përdorëm për ta larë” – është shprehur Ati i Shenjtë – dy janë sot fjalët kyçe për BE-në, krijimtari dhe ripërtëritje.
Ky moment duhet të na shtyjë drejt reflektimit. Europa duhet ta rigjejë forcën që ka pasur në rrënjët e saj”.
Nga ana tjetër, pas vizitës në Armeni, Papa nuk ka nguruar të mbrojë deklaratat e bëra në Jerevan, ku masakrën ndaj armenëve në 1915-n e përkufizoi si “genocid”, gjë që ngjalli zemërimin e Turqisë.
“Unë nuk di të ketë term tjetër, kam dëgjuar ta quajnë ‘e keqja e madhe’ apo ‘tragjedia e tmerrshme’, ndërsa shmanget përcaktimi ‘gjenocid’. Unë vet kam folur për tri genocide të shekullit të kaluar: atë të armenëve, atë të Hitlerit, e në fund atë të Stalinit”,- përfundoi Ati i Shenjtë.
Marrëveshja: Izraeli i paguan Turqisë 20 mln dëmshpërblim për paqen
Në kuadër të marrëveshjes që pritet të nënshkruhet nesër midis Turqisë dhe Izraelit, ky i fundit do të paguajë rreth 20 milionë dollarë në formë dëmshpërblimi për familjet e 10 shtetasve turq të vrarë gjatë sulmit kundër anijes ‘Mavi Marmara’ në vitin 2010.
Ky njoftim erdhi nga Kryeministri turk, Binali Yildirim, pas konfirmimit zyrtar të Kryeministrit izraelian nga Roma mëngjesin e sotëm.
“Të dy shtetet do të shkëmbejnë gjithashtu brenda një periudhe afatshkurtër ambasadorët përkatës”,- njoftoi kryeministri turk sot për shtypin në Ankara, duke përshëndetur normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe pas një klime të tensionuar gjashtë mujore.
A po sëmuren fëmijët nga lodrat plastike?
Një studim i ri publikuar së funmdi në Revistën Pediatrike të Amerikës rekomandon se lodrat plastike dhe të përbashkëta të fëmijëve mund të mbartin viruse që shkaktojnë sëmundje, disa orë pasi ato janë lënë diku dhe kjo mund të ndikojë negativisht te shëndeti i fëmijëve.
Lodrat e një fëmije mund të paraqesin një rrezik të madh shëndetësor për ta, për shkak të shtimit të sëmundjeve infektive, kanë paralajmëruar ekspertët. Viruse të caktuara, si gripi, mund të mbijetojnë në sipërfaqen e lodrave për një kohë të mjaftueshme sa të përbëjnë një shqetësim në rast ekspozimi, këshillon një kërkim i ri.
Ekspertët kanë testuar se sa gjatë mund të mbijetojë një virus në një lodër plastike fëmijësh që është freksibël (e butë), për shembull një bretkosë.
Zbulimet lidhen me viruse të cilat kanë një shtresë të jashtme mbrojtëse e cila mund t’i ndihmojë ata të mbijetojnë dhe të infektojnë qeliza të tjera.
Shembujt përfshinë gripin, i cili është një nga sëmundjet më të përhapura të rrugëve të frymëmarrjes. Kërkuesit thanë se lodrat janë me gjasa një kanal i rëndësishëm për transmetimin e sëmundjeve virale te fëmijët.
Ky është një kërkim i ri që synon të analizojë se sa kohë duhet që një virus i caktuar të çaktivizohet nga sipërfaqja e lodrave të fëmijëve në temperaturat tipike të ambientit dhe në nivele relative të lagështisë.
Kërkuesit përdorën një virus të ngjashëm që infekton bakterin për të modeluar mënyrat e mbijetimit te njerëzit. Ata e vendosën virusin te një lojë dhe kontrolluan lagështinë e mjedisit në 22 gradë Celsius, në 40% ose 60% lagështi.
Gjatë një periudhe 24-orëshe, një për qind e virusit mbeti ende infektues në lodër në lagështinë relative 60%, që tregon një pakësim prej 99% në numrin e viruseve infektive.
Virusi ishte më pak i qëndrueshëm në lagështinë 40%, që është më i zakonshmi në mjediset brenda shtëpisë, shkruan Shqip. Në dy orët e para, vetëm 0.01% e virusit vazhdoi të ishte i pranishëm, duke treguar një pakësim prej 99.9% të pakësimit të numrit të viruseve infektive. Kërkuesit arritën të rikuperonin 0.0001% të virusit infektiv brenda 10 orësh.
Megjithatë, nëse ndonjë virus arrin të qëndrojë, ka një rrezik që fëmijët të sëmuren. Lagështia relative në shtëpi mund të variojë nga vendi ku jeton dikush ndaj është e rëndësishme që të merren masa për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve.
Fokusi kryesor për prindërit, doktorët dhe kujdestarët e kopshteve duhet të jetë sterilizimi i lodrave të përbashkëta të fëmijëve të tyre dhe zhvillimi i një strategjie që do të ndihmojë në sigurimin që sëmundjet të largohen një herë e mirë nga çdo lodër. Për shembull, lodrat që janë të përbashkëta te njerëzit duhet të dekontaminohen shpesh. Pastrimi i zakonshëm shtëpiak është një nga zgjidhjet më të mira.
Ekspertët rekomandojnë gjithashtu eliminimin e lodrave të fëmijëve në mjediset ku ata presin në pediatri. Një plan dekontanimi duhet të përfshihet gjithashtu për dorezat e dyerve, butonat e ashensorit dhe sipërfaqe të tjera që preken shpesh nga shumë njerëz./Telegrafi/
Aksidenti i fëmijëve në Kavajë, dalin nga burgu gjithë zyrtarët e ARRSH-së
Gjykata e Apelit e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për dy drejtorët e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Bib Gjomakaj dhe Lek Tushaj.
Ata akuzohen për shpërdorim detyre, për aksidentin e 7 Majit, në rrugën Plepa – Rrogozhinë, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur.
Gjomakaj dhe Tushaj, prej një muaji ndodheshin në burg, me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë, ndërsa Apeli vendosi masën detyrim paraqitje.
Një javë më parë, Gjykata e Tiranës vendosi të ndryshojë masën edhe për Drejtorin Juridik të ARRSH -së, Dritan Fejzo.
Këta zyrtarë akuzoheshin se nuk kishin zbatuar vendimin e Gjykatës së Apelit, që i detyronte të vendosnin parmakët mbrojtës në vendin ku ndodhi aksidenti.
Gjithashtu, nuk kishin marrë masa mbrojtëse dhe vendosjen e sinjalitikës në këtë aks.
Ndërkohë që Prokuroria vazhdon hetimet, pas dyshimeve që në këtë skandal të jetë përfshirë dhe drejtuesi i Autoritetit, Dashamir Xhika.
Gjithashtu, Xhika është kallëzuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për abuzim me detyrën dhe cënim të sigurisë rrugore me ndërgjegjie, pasi ka pranuar kërkesën e firmave kontraktuese për ndryshimin e tipit të parmakëve dhe uljen e lartësisë së tyre.
Mos i mbani këto gjëra në shtëpi... ju sjellin ters
Ekzistojnë besime që disa objekte sjellin fatkeqësi në familje, nëse gjenden në vendin e gabuar në shtëpi. Mësoni për çka është fjala dhe nxirrni jashtë.
Do'stlaringiz bilan baham: |