Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet235/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   231   232   233   234   235   236   237   238   ...   352

Më poshtë reagimi i tij i plotë:

“Ja dokumenti qe fakton se si me dt 12.6.2015 u fut nga Saje qorri makina me aparatin e pergjimit e drejtuar nga Entiol Xhelili ne territorin e Burgut, me porosi te drejtorit te pergjithshem te burgjeve, me pretekst matjen e ndotjes se ajrit!

Ky dokument fakton mashtrimin e ulet te Edvin Shullazit, Saje qorrit dhe mercenarit te tyre Çako, qe mashtron shqiptaret se aparatura nuk eshte perdorur per pergjim!”.

Video/ Rama u dha darkë, futbollistët i këndojnë Sali Berishës

Kryeministri Rama shtroi një darkë në nder të ekipit kuqezi, ku morën pjesë personalitete të larta të shtetit shqiptar dhe të Kosovës.

Përkrah kapitenit të kombëtares, Lorik Cana u vu re prezenca e kryeministrit kosovar, Isa Mustafa, i cili ishte i pranishëm në këtë darkë.

Një fakt interesant që ra në sy, ishte edhe mungesa e opozitës në darkën e shtruar për kombëtaren.

Mësohet se darka u mbajt në mjediset e hotel “Plaza”. Por, surprizat nuk kanë mbaruar me kaq.

Menjëherë, me të përfunduar darka, shumë nga futbollistët janë drejtuar ambienteve të “Folie Terrace”, ku kanë kërcyer pothuajse deri në orët e para të mëngjesit.

Mirëpo, kjo aventura nuk është mbyllur as aty. Disa nga futbollistët janë drejtuar nga ora 5 e mëngjesit drejt “Club Amsterdam”.

Aty ka ndodhur edhe befasia më e madhe. Futbollistët, Bekim Balaj, Odise Roshi dhe Frederik Veseli i kanë kërkuar këngëtarit të marrë një këngë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ndërsa, tre të fundit, janë ngjitur në skenë për të shoqëruar bashkë me të këngën e porositur. Nga video, vihet re që futbollistët e kanë shoqëruar edhe me dy gishtat lart, në shenjë triumfi apo respekti për një lider të munguar në gëzimin e tyre historik.
Foto/ Zbulohet arsyeja. Ja pse Soni Malaj çoi në gjyq Olti Currin

Mori dhenë lajmi që Soni Malaj ka çuar në gjyq Olti Currin. Por cila është e vërteta? Pse Soni u "mërzit" kaq shumë me Oltin? Rasti konkret ka të bëjë me një foto të Sonit të publikuar me datë 8 qershor nga Olti.

“Nderim Tunës.

Këngëtarja Soni Malaj e freskët nga bashkëpunimi me Genën, nderon kolegen e saj Tuna, duke vënë dorën në qendër të trupit të saj, duke prekur ‘zogun’ si ajo bëri në videon e këngës Felix (Fenix)… Soni dhe Tuna kanë ndarë tavolinën e gjyqtarëve në garën X Factor Albania…”

Siç duket ironia e Olti Currit e ka fyer keq këngëtaren dhe ajo ka dashur që kjo çështje të mos ngelet me kaq. Ndërkohë ne jemi në pritje të vendimit të gjyqit midis tyre.

Foto/ "Ku e ke gjoksin?", pyetja e fanses në Fb që e zuri ngushtë Encën

Enca është akuzuar gjithmonë për photoshpin që ajo u bën fotove të saj. Photoshopi më i dukshëm të cilin fansat duket se nuk e tolerojnë është ai i dobësimit, ndërkohë që sipas fansave Enca dhe kilet e saj janë të pandara.

Ndërkohë Enca kësaj herë është akuzuar për gjoksin e saj. Në foton që ajo ka postuar në Facebook, një fanse me ironi e ka pyetur "Ku e ke gjoksin?".

Mesa duket kjo pyetje e ka nevrikosur keq Encën dhe ka komentuar gjithashtu edhe ajo me ironi ndaj fanses "Brenda".



Studimi/ Universiteti i Teksasit: Fëmijët që rrihen, bëhen të pabindur
Një studim i ri ka zbuluar se rrahja e fëmijës suaj mund të jetë e dëmshme për sjelljen e tyre dhe të shkaktojë probleme afatgjata të shëndetit mendor.

Sipas studimit nga Universiteti i Teksasit, fëmijët që janë rrahur, në të vërtetë janë më pak të bindur dhe më shumë gjasa sfidojnë prindërit e tyre duke u sjellë keq.

Këta fëmijë në të ardhmen më shumë gjasa do të tregojnë tendenca anti-sociale, janë të pirur për të qenë agresiv dhe të vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.

Rezultatet kanë dalë pas një studimi që ka zgjatur 50 vjet dhe janë analizuar 160,000 fëmijë. “Rrahja jep të kundërtën e asaj çfarë duan të arrijnë prindërit”, ka thënë Andrew Grogan-Taylor, autori i studimit.

Rezultatet e këtij studimi vijnë më pak se një vit, pasi OKB sugjeroi që rrahja e fëmijëve të shpallej e jashtëligjshme./tvklan.al/
Foto/ Çfarë fshihet pas bllokimit të shpeshtë të kësaj rruge në Tiranë?
Ndërsa një ditë më parë ishin bllokuar disa rrugë të brendshme të Tiranës, me rastin e pritjes së Kombëtares, sot pasdite një tjetër aks i rëndësishëm ishte bllokuar për shkak... të një grupi që bëjnë ecje me biçikleta.

Është fjala për rrugën nga Sauku në drejtim qëndrës tregtare “Teg”. Rreth 30 persona me biçikleta shijonin ecjen në këtë rrugë, ndërsa mijëra makina mbetën të bllokuara, duke u detyruar të lëvizin nga rruga e vjetër e amortizuar.

Nuk është hera e parë që ky aks bllokohet për t’i dhënë përparësi grupit të personave që lëvizin me biçikleta. Kohë më parë nga Drejtoria e Policisë Tiranë u tha se, kjo nuk do të përsëritej më, por situata është sërish e njëjtë.

Ose kemi të bëjmë me papërgjegjshmëri të policisë ose pas këtij bllokimi të shpeshtë fshihen interesa të dyshimta, pasi nuk ka asnjë shpjegim për këtë situtatë të përsëritur.

Shihni fotot më poshtë:
Ja si e sheh Rusia dhe Putini largimin e Britanisë nga BE-ja
Putin tha se komentet e kryeministrit britanik, David Cameronit, për pozicionin e Rusisë për referendumin Brexit, nuk kanë bazë dhe ishte manifestim i kulturës së ulët politike, raportojnë mediat ruse.

Putin bëri me dije se Rusia nuk ka ndërhyrë, nuk po ndërhyn dhe nuk do të ndërhyjë.

Ai ka shtuar se largimi i Britanisë nga BE-ja do të ketë konsekuenca pozitive për ekonominë globale dhe për ekonominë e Rusisë.

Por, Putin parasheh pasoja negative për bursat në gjithë botën gjatë një të ardhme të afërt. Këto deklarata presidenti rus i ka dhënë gjatë një konference me gazetarë në në Tashkent të Uzbekistanit.



Nga pozicioni i lopës te kalërimi, këto kënaqin më shumë femrat

Në qoftë se femra kënaqet në çastet e kulmit të afshit, edhe më shumë kënaqet edhe mashkulli, sepse vetë shikimi në të i shton eksitimin.

Meshkujve nuk u është asgjë më e kënaqshme se sa të shikojnë se si e kanë kënaqur në mënyrën më cilësore partneren e vet edhe në krevat.

Gjithashtu, nëse femra kënaqet në çastet e kulmit të afshit, më shumë kënaqet edhe ai sepse vetë shikimi në të e eksiton edhe më shumë.

Ekspertët e seksit kanë veçuar pesë top poza për të cilat konstatojnë që femrave u pëlqejnë më shumë, përkatësisht në ato poza më së shumti kënaqen, por edhe kanë sqaruar edhe përse është kështu:

*Pozicioni i Kalërimit

Pozicioni në fjalë të ofron shumë variacione. Në qoftë se je nga ata që i përkasin shkollës së vjetër, lere partneren të të kalërojë ashtu si do ajo. Mos harro ta ndihmosh pak gjatë ngritjeve – uljeve, duke e kapur prej vithesh. Ti shtrihesh në shpinë ndërsa ajo gjunjëzohet mbi ty duke të rrethuar me kofshët e saj. Dinamizmi dhe energjia e saj janë të jashtëzakonshme pasi ritmi, shpejtësia dhe tipi i stimulit varen ekskluzivisht nga ajo. Një mënyrë alternative për këtë pozicion është të shkoni në divan ose në karrige. Ulu, mbështetu pak prapa dhe ule partneren mbi vete. Të jesh i sigurt se do të kënaqet shumë, pasi do të ketë mundësinë të lëvizë lirisht, ndërsa ti krahas depërtimit të thellë në të mund të përdorësh gjuhën mbi gjoksin e saj për ta sjellë eksitimin në kulm.



*Pozicioni i Misionarit

E di që në mendjen e shumë njerëzve ky është pozicioni më i parashikueshëm dhe i mërzitshëm, por kjo ndodh vetëm kur mungon pasioni dhe kreativiteti… Ndaj merr masat e tua sa nuk është vonë… shtrije gruan në krevat, hapi këmbët, vëri duart mbi kokën e saj dhe shtyje poshtë… Në këtë pozicion ajo ngre vithet lart dhe i lëvizë në formë ciklike (rrethore). Gratë çmenden të tregosh dominimin tënd në shtrat. Në mënyrë që të rrisësh nivelin, përpiqu t’i flasësh fjalë të pista, pëshpëriti në vesh se ç’ke ndërmend t’i bësh dhe thuaji se do të dëgjosh emrin tënd pak para përfundimit…



*Pozicioni i Shërbëtores

Ky pozicion është një mundësi e mirë për t’iu larguar rutinës së shtratit. E vetmja gjë që duhet bërë është ulja e partneres në një sipërfaqe të barabartë me lartësinë e mesit tënd, për shembull, mbi një tavolinë, mbi lavatriçe, mbi piano apo mbi pjesën e përparme të makinës. Në këtë rast, ajo zgjatet në send ndërsa ti e penetron. Sa më hapur të jenë këmbët e saj aq më mirë është për ty, pasi në këtë mënyrë rriten mundësitë që të prekësh pikën G. Veç kujdes, se për shkak të depërtimit të thellë në të rrezikon të përfundosh shpejt. Prandaj, ndalu pak para momentit kritik dhe stimulo klitorin e saj në mënyrë që të ndodheni në të njëjtën fazë kur t’i rihyni lojës.



*Pozicioni i Lugës

Nga kjo listë sigurisht që nuk mund të mungonte ky pozicion. Femrat çmenden të ndiejnë gjoksin e burrave tek prekë shpinën e tyre. Gruaja mbështetet në krah me këmbët e përthyera. Një pozicion shumë i përshtatshëm që të lejon të përkëdhelësh gjoksin dhe klitorin e saj duke e sjellë një hap pranë orgazmës. Shtrihu prapa saj, kaloje këmbën e saj mbi tënden dhe tërhiqe pas duke e puthitur vetes. Një qëndrim i rehatshëm dhe shumë sensual që do t’ju kënaqë të dyve.



*Pozicioni i lopës

Edhe pse ndoshta s’e pret, gratë e parapëlqejnë këtë pozicion. U pëlqen të gjunjëzohen dhe ti të depërtosh pas tyre, dhe kënaqen akoma më shumë nëse përkulesh dhe ti e rrëshqet gishtërinjtë e njomur midis kofshëve të tyre, duke luajtur me klitorin e tyre e duke i kafshuar lehtazi mbi supe. Partnerja mund ta bëj pozicionin më të rehatshëm duke përdorur ndonjë jastëk për të mbështetur bërrylat.



Video/ “Sorry”, kënga e re e Beyonces shkakton tërmet në “YouTube”

Vetëm dy ditë më parë këngëtarja e famshme, Beyonces, ka publikuar këngën e shumë përfolur për muaj të tërë, se i kushtohej femrës me të cilën ne kishte tradhtuar burri i saj, Jay-Z.

Kjo këngë, e cila është pjesë e albumit “Lemonade”, mban titullin “Sorry” dhe është shoqëruar edhe më një videoklip shumë interesant.

Në më pak se 48 orë nga publikimi i saj, “Sorry” ka bërë të çmendet rrjeti, duke koleksionuar 10 milionë klikime, që konsiderohet një numri i i jashtëzakonshëm në vetëm dy ditë.

“Sorry” është një këngë sfiduese, e cila flet për forcën dhe besimin për mes të një ngjarje të dhimbshme dhe të ngarkuar emocionalisht, si tradhtia.

Në këngë Beyonce vazhdimisht thekson se ajo nuk është duke menduar aapsk për femrën që ia shkaktoi asaj gjithë këto probleme. Ajo madje duket e sigurt, se nuk do ta pranojë kurrë një kërkesë për falje të paktën në një kohë të afërt.

Në më pak se 48 orë nga publikimi i saj, “Sorry” ka bërë të çmendet rrjeti, duke koleksionuar 10 milionë klikime, që konsiderohet një numri i i jashtëzakonshëm në vetëm dy ditë.

Kjo këngë u përfol shumë se i kushtohej pikërisht këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, por kjo e fundit ka hedhur poshtë gjithçka, duke këmbëngulur se nuk është ajo, femra për të cilën flitet në këtë këngë, pasi ajo dhe Beyonce janë ende shoqe të mira.

Por në të vërtetë kush është “Becky”, të cilës i kushtohet kjo këngë. Enigma e Beyonces vazhdon ende, te pakten deri në një moment tjetër, kur ajo të vendosë të japë të tjera detaje në lidhje me këtë çështje.

Ja kush është modelja që po sfidon Rike Roçin dhe Irida Oxan

Duket se Irid Oxa dhe Rike Roci kanë konkurrencë të madhe dhe s’janë të vetmet ndër tifozet seksi.

Përgjatë kampionatit “Euro 2016”, krahas futbollistëve në stadium janë vëzhguar me vëmendje edhe vajzat e bukura në stolat e tifozëve.

Por kjo bukuroshe edhe pse nuk është pikasur në stadium, është padyshim një nga tifozet më të bukura dhe më seksi të kombëtares shqiptare.

Bëhet fjalë për Leonorën, vajza nga Kosova e cila jeton në Gjermani por që vazhdimisht publikon në Instagram, foto me flamurin shqiptar apo detaje të tjera patriotike.

Fotot e saj të fundit me fanellën e kombëtares shqiptare, kanë tërhequr vëmendje në rrjet ndërkohë që Leonora numëron më shumë se 113 mijë ndjekës.



Përplasjet/ Gashi dhe Xhaka braktisin përfundimisht ekipin
Pas kthimit të kombëtares shqiptare ditën e djeshme në Tiranë, kanë filluar që të zbulohen edhe inatet dhe përplasjet që kanë ndodhur në kampin kuq e zi gjatë ndeshjeve eliminatore të Kampionatit Europian të Futbollit, “Francë 2016”.

Burime nga kampi i kombëtares thanë për SYRI.net, se gjatë qëndrimit të skuadrës në Francë gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç ishte parashikuar në fillim.

Dy lojtarë mësohet se kanë të veçuar nga të tjerët. Shkëlzen Gashi dhe Taulant Xhaka mësohet se nuk janë trajtuar njëson nga trajnerët dhe stafi i kombëtares.

Pas kësaj ata kanë marrë vendimin që të mos i bashkohen më kombëtares shqiptare, vendim ky që do të bëjë me faktin se ata nuk do të vijnë në ndeshjet e ardhshme eliminatore për kampionatin botëror “Rusi 2018”.

Këtë fakt e kanë pohuar vetë lojtarët në fjalë, të cilët kanë thënë se nuk ndihet të respektuar dhe nuk janë trajtuar njësoj si lojtarët e tjerë.

Mësohet se, Shkëlzen Gashi ka qenë në shënjestër të shpërfilljes pas rastit të humbur në ndeshjen e parë hapëse në grupin A kundër Zvicrës.

Ai është sulmuar dhe anashkaluar nga trajneri i dytë i kombëtares, Paolo Tramezzani, në lidhje me rastin e humbur, gjë që ka sjellë edhe probleme në skuadër, duke mos u aktivizuar më në kombëtare.

Kjo sjellje e Tramezzanit dhe mos aktivizimi i tij, nuk i ka pëlqyer Gashit dhe ai ka marrë një vendim personal, duke braktisur kombëtaren. Po ashtu edhe Taulant Xhaka pas gjestin që kreu në momentin e zëvendësimin në ndeshje me Zvicrën, kur përplasi bidonin ujit në tokë, ka krijuar një armiqësi me trajnerin Gianni De Biasi dhe ndihmësin e tij, Paolo Tramezzanin.

Marrëdhëniet midis tyre janë ftohur dhe Xhaka është shprehur se do të braktis ekipin dhe nuk do të pranoj asnjë ftesë nga kombëtarja për ndeshjet e ardhshme.


Foto/ Babë e bijë çmendin internetin me flokët e tyre

Benny Harlem nga New York, është këngëtar, kompozitor, model dhe më e rëndësishmja një baba i mrekullueshëm.

Ai dhe vajza e tij 6 vjeçare Jaxyn, kanë diçka shumë unike, transmeton lajmi.net.

Ky baba tregon shembullin se si duhet t’i japë mbështetje çdo prind vajzave të tyre, pasi vajza është një thesar.

Me shumë përkujdesje dhe dashuri, ai shpreson që vajza e tij do të rritet me po të njëjtin karakter të fort që ai ia ka mësuar.

Gjëja tjetër që ata kanë të njëjtë, janë flokët e tyre të mahnitshme.

“Ajo është një vajzë e bukur dhe do të bëhet një grua e mrekullueshme, por unë fillimisht po e mësoj ta dojë vetën”,- tha babai i saj.


Rama komenton Brexit: BE-ja më e dobët, Britania aspak e fortë
Kryeministri Rama ka reaguar zyrtarisht për herë të parë për referendumin në Britani, që i dha OK daljes së këtij vendi nga Bashkimi Europian.

Rama ka shprehur keqardhje për votën pro Brexit të britanikëve, duke thënë se sot Europa është më e dobët, ndërsa Britania aspak më e fortë se Europa që dobësoi sot.

Ai ka postuar një koment të gjatë në profilin e tij në “Facebook” me titullin “Britania, Bashkimi Europian, Shqipëria”, ku flet edhe për ndikimin e Brexit për vendin tonë.

BRITANIA, BASHKIMI EUROPIAN, SHQIPËRIA

Edi Rama

Sot Europa është më e dobët. Ndërsa Britania aspak më e fortë, në mos edhe më e dobët se Europa që ka dobësuar. Të dyja bashkë, pavarësisht nga njëra – tjera tanimë, përballen me paqartësinë dramatike të së nesërmes.

Nëse Europa nuk e di çfarë e pret politikisht, me efektin e mundshëm zinxhir të ikjes, Britania aq më pak mund të jetë e sigurtë për atë që vjen. Sepse ata që deshën të qendronin në BE ishin rinia, Londra, Irlanda dhe Skocia. Kjo e fundit e ka shpallur menjëherë hapur ambicien e vet, per t’u shkëputur nga Britania me një referendum të ri dhe per t’u integruar si shtet i pavarur në Europë. Në Irlandë janë ripërvijuar sa hap e mbyll, vijat e vjetra ndarëse dhe zëri që thërret për shkëputje është ngritur lart. Në Londer ka nisur firmosja e një peticioni, për shpalljen e pavarësisë nga Britania(!).

Nëse ky peticion s’mund të merret seriozisht si ndonjë hap real drejt shkëputjes nga trupi i Anglisë, nuk mund të mos merret seriozisht çarja e madhe që tregoi vota popullore, mes lokomotivës së ekonomisë britanike dhe vagonave të gjysmës së fundit të trenit të saj – të cilët peshuan më shumë në votimin e djeshëm. Gjithçka mbetet për t’u parë, po çka nuk ka diskutim është se nesër në mëngjes, Britania e Madhe nuk do të gdhihet as më e fortë dhe as më e qartë.

Se cili do të jetë reagimi politik i Brukselit dhe se sa është në fakt, Brukseli, i aftë për ta pasur një reagim real, kundër inercisë që e udhëheq tanimë prej shumë vitesh, në një rrugë gjithnjë e më pak inspiruese për popujt e Familjes së Bashkuar, edhe kjo mbetet për t’u parë. Po hëpërhë, deri kur reagimi do të vijë, nëse do të vijë ndonjëherë, Europa është sot më shumë se dje një mish për topat e ekstremistëve të djathtë dhe lëvizjeve antipolitike, që dinë kë nuk duan, po s’kanë asnjë aftësi për të kuptuar dhe lëre më pastaj për të bërë atë që duhet.

Shqiperia në këtë mes nuk do të hynte fare, nëse nuk do ta fusnin qoftë edhe pa e thënë, në këtë valle, interesat e atyre që këtu nuk duan shtet, nuk duan ligjshmëri, nuk duan reformat e sakrificat që kërkon zhvillimi real. Po duan veç pushtetin që kanë humbur apo privilegje gjithëfarë që s’duan t’i humbin ose përfitime që nuk u takojnë.

Nuk do të hynte në këtë mes fare Shqipëria, sepse për ne nuk ka asnjë rrugë tjetër nga kjo e integrimit europian, për t’u bërë një shoqëri që bashkëjeton me ligje, funksionon përmes institucioneve dhe zhvillohet mbi disa vlera, parime e rregulla të gjithëpranuara. Të cilat, pa Europën, pa kaluar përmes “ferrit” të procesit të integrimit europian, ne nuk do të ishim kurrë të aftë t’ia impononim vetvetes, në këtë fazë të historise sonë.

Çka dua të them është se, edhe nëse parashikimi për fatin e Europës së Bashkuar, do të ishte sot shkrirja e plotë e saj pas 5 vjetësh (çka unë nuk e besoj se do të ndodhë as pas 5 e as pas 10 a më shumë vjetësh sidoqoftë), ne duhet të vazhdonim të luftonim çdo ditë për t’u bërë anëtarë të saj.

Sepse për ne, rruga e kësaj lufte nuk është rruga për të shkuar aty nga të tjerët duan të ikin, po e vetmja rrugë për t’u bërë shtet modern, duke fituar hap pas hapi, betejat e transformimit jetik të vendit e të shoqërisë sonë!

Ne nuk jemi Britania e Madhe, një shtet solid që kërkon një rrugë të re, krejt të panjohur edhe për atë vetë. Ne jemi një popull europian në mes të Europës që ende s’kemi shtetin tonë europian. Të cilin mund ta ndërtojmë, vetëm duke vazhduar në të vetmen rrugë të njohur, atë të Bashkimit Europian.



Konfidenciale/ Beqaj e Bello bllokuan 4 muaj ilaçin për leuçeminë
Krerët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë bllokuar për të paktën 4 muaj një ilaç të domosdoshëm për kurimin e leuçemisë dhe qelizave kanceroze të gjakut. HashtagAL disponon një MEMO qarkulluese, informacioni shqetësues i së cilës i ka kaluar disa muaj më parë krerëve më të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Fondit të Kujdesit Shëndetësor.

Bëhet fjalë për ilaçin e quajtur ‘Fludarabine-10mg’ ekskluzivitetin e së cilës e ka pasur kompania Sanofi-Aventis, ndërsa kur kjo e fundit aplikoi në Korrik-2015 për rinovimin e të drejtës së importit të ilaçit, kërkesa u refuzua nga Komisioni i Ministrisë së Shëndetësisë. MEMO-ja zbulon se refuzimi nuk u shoqërua me arsyetim.

Por ndërkohë në lojë kishte hyrë dhe një kompani tjetër e quajtur “Incomed” e cila kërkonte leje për importin e këtij ilaçi dhe kërkesa e kësaj kompanie u aprovua për 48 orë, ndërsa pak më vonë jepet dhe leja e importit.

Por siç zbulon MEMO-ja, kjo leje kishte një problem:

Faksimile-MEMO-1“Ende pa patur nje çmim zyrtar te barit Fludarabine oral 10mg, Drejtori i Agjencise Znj. Alma Skenderaj, ne shkelje te flagrante me ligjin e barnave, autorizon importin e barit Fludara oral 10mg, sipas autorizimit te importit nr. 16529, date 14.07.2015, me nje çmim CIF 430.2 Euro/paketim. Miratimi i cmimit CIF nga Komisoni i Çmimit te Barnave, eshte kusht thelbesor qe paraprin importin e nje bari te autorizuar ne vendin tone. Nese ky cmim nuk eshte i miratuar, nuk mundet kurrsesi te leshohet autorizimi i importit, element perberes i formatit te tij.”, –shkruhet në MEMO”.

Ndërsa më tej MEMO-ja sqaron se çmimi i aprovuar ishte dhe më i lartë:

“Drejtori i Agjencise, tejkalon kompetencat duke leshuar autorizim importi per nje bar te autorizuar (te regjistruar) pa patur nje konfirmim zyrtar te cmimit CIF te barit dhe per me teper me nje diference prej 40.2 Euro/kuti nga cmimi i listes se rimbursimit (390 Euro/kuti kundrejt 430.2 Euro/kuti ne autorizim) dhe nje diference 180.2 Euro/kuti (430.2 Euro – 250 Euro i miratuar nga Komisioni i Çmimit te Barnave).”, qartëson MEMO-ja.

Por pasi jepet kjo leje, kompania Sanofi-Aventis i shkruan Drejtoreshës së Drejtorisë Farmaceutike, znj. Shpresa Bello duke i kërkuar rishikimin e statusit të këtij ilaçi. Këtu nis një histori e re dhe një ping-pong mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit të Kujdesit Shëndetësor.

Drejtoresha Bello pak më vonë i kërkon kompanisë Incomed të tërhiqej nga loja dhe ndërkohë në lojë hyn një kompani e tretë. Drejtoria e Bellos njofton se këtë kontratë furnizimi do e lidhte me kompaninë “Rejsi Farma”, ndërsa Fondi e kishte lidhur ndërkohë kontratën me kompaninë Incomed.

Nëse do përmblidhnim të gjithë fabulën në pak fjalë, rezulton se Ministria e Shëndetësisë ka bllokuar fillimisht kompaninë e autorizuar dhe më pas mes ministrisë dhe Fondit kanë lindur rivalitete për të lidhur kontrata me dy kompani të tjera.

E gjithë procedura në fjalë, përveç mpleksjes së interesave dhe aprovimit të ilaçit me çmim gati 40% më të lartë se oferta fillestare, ka shkaktuar dhe furnizimin e tregut me këtë ilaç për leuçeminë për të paktën 4 muaj.

E gjithë fabula është konsumuar në heshtje dhe të gjitha institucionet e përfshira duken tepër të interesuara për të mos bërë publik dokumentacionin që lidhet me këtë çështje.

Ministri Beqaj ka qenë i informuar gjatë gjithë kohës për vonesat, por ai nuk ka lëvizur në zgjidhjen e situatës dhe ka motivuar përplasjen e kulisës mes drejtorëve të tij të cilët shfaqen tërësisht nën ndikimin dhe komandën e tre kompanive farmaceutike të përfshira në lojë. / HashtagAL



KONKLUZIONET E MEMO-s

– MSH/FSDKSH zjedh te perfshije ne listen e rimbursimit nje bar, cmimi i te cilit eshte fillimisht 114 Euro/kuti me i larte (276 Euro cmimi i Zyres se Perfaqesise kundrejt 390Euro/kuti te kompanise Incomed) dhe me pas diferenca rritet ne 140 Euro/kuti (250 Euro cmimi i Zyres se Perfaqesise i miratuar kundrejt 390 Euro/kuti i cmimit te listes, deklaruar nga subjekti Incomed sh.p.k.)

– Subjekti Incomed sh.p.k. i perzgjedhur nga MSH/FSDKSH, nuk ploteson dot kushtet e kontrates per furnizim me kete bar (nje here shprehet per arsye furnizimi dhe me vone se ka qene i detyruar nga Drejtori i Drejtorise Farmaceutike te nderprese kontraten).

– Drejtori i Agjencise, tejkalon kompetencat duke leshuar autorizim importi per nje bar te autorizuar (te regjistruar) pa patur nje konfirmim zyrtar te cmimit CIF te barit dhe per me teper me nje diference prej 40.2 Euro/kuti nga cmimi i listes se rimbursimit (390 Euro/kuti kundrejt 430.2 Euro/kuti ne autorizim) dhe nje diference 180.2 Euro/kuti (430.2 Euro – 250 Euro i miratuar nga Komisioni i Çmimit te Barnave).

– Drejtori i DF ne MSH, tejkalon kompetencat duke kerkuar heqjen apo perfshirjen e kompanive ne kontratat e furnizimin me barna, duke mos njohur asnje procedure adminsitrative.

– FSDKSH, nxjerr njoftim ne faqen e saj zyrtare se kompania e autorizuar per furnizimin me kete bar eshte vetem Incomed sh.p.k., nderkohe qe edhe subjekti Rejsi Farma sh.p.k. pretendon se edhe ai eshte i autorizuar per barin ne fjale.

– Bari mungoi ne treg per muaj te tere, sepse keto insitucione pervecse abuzojne me cmimin, ia percjellin situaten njeri – tjetrit, pa i dhene zgjidhje.

– Pacienti mbetet pa mjekim, nderkohe qe bari eshte jetik pasi sipas protokollit ai rekomandohet ne Ca, me konsultë të Shërbimit Hematologjik të QSUT.



Foto/ Kush është biznesmeni i eliminuar nga shqiptarët në Qipro
4 persona mbetën të vrarë në atentatin, që një 41-vjeçar shqiptar dhe bashkëpunëtorët e tij, kryen ndaj një biznesmeni në Qipro. Krimi ndodhi rreth mbrëmjen e së enjtes, në një lokal nate në zonën turistike të Ajias Napas, në jug të ishullit.

Biznesmeni u qëllua me breshëri automatike, teksa po darkonte në një restorant, bashkë me dy punonjës policie. Mes autorit dhe viktimave pasoi shkëmbim zjarri, ku si pasojë mbetën të vdekur biznesmeni Fanos Kalopsidiotis, një prej punonjësve të policisë, bashkëshortja e tij, si dhe shqiptari 41-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Policia gjeti automjetin e djegur të autorëve në një pikë karburanti bashkë me një armë kallashnikov. Shqiptari që mbeti viktimë në atentat, dyshohet të jetë një vrasës me pagesë, ndërsa biznesmeni, një emër i njohur i lokaleve të natës dhe lojrave të fatit.

Katër vjet më parë, 5 truprojat e tij u vranë në një sulm me armë, që kishte si objektiv biznesmenin, por vetë ai arriti t’i shpëtonte atentatit.

Ndërsa në 2014 -ën, në po të njëjtën rrugë, mbeti i vrarë në pritë babai i tij. Dyshimet e policisë janë për një vrasje të porositur, që lidhet me aktivitetin e errët të biznesmenit në fushën e bixhozit dhe lokaleve të natës./Tv Klan/


Tramezzani, a është njeriu që po shkatërron kombëtaren?

Pas kthimit të Tiranë, kombëtarja shqiptare e futbollit duket se po rikthen në ekip përplasjet midis lojtarëve si në kohë kur kombëtarja drejtohej nga i ndieri, Medin Zhega.

Këtë herë njeriu që po fut përçarje dhe diferencime sipas lojtarëve të Kombëtares është zv/trajneri italian Paolo Tramezzani.

Lojtarët të Kombëtares kanë treguar se gjatë seancës së fundit stërvitore para ndeshjes me Francës, në fushë po luante ekipi që do të zbriste përballë “gjelave” që nga minuta e parë, Tramezzani, me një stil arrogant ka larguar nga fusha dhe nga formacioni mesfushorin Odise Roshi.

Kjo sjellje e Tramezzanit është bërë para të gjithë lojtarëve të pranishëm në stërvitje.

Lojtarët kanë treguar se trajneri italian i ka marrë jelekun Roshit dhe ia ka dhënë mbrojtësit Andi Lila. Veshja e jelekut një ditë para ndeshjet nën kupton se ai lojtar do të jetë në formacion që nga minuta e parë në ndeshjen që pritej të luhej ndaj Francës.

Askush nga lojtarët nuk e ka kuptuar këtë sjellje të Tramezzanit me mesfushorin shkatërrues, Odishe Roshi dhe arsyen e vërtetë pse ndodhi. Vetë Roshi pas këtij veprimi është parë i rënduar psikologjikisht gjatë gjithë kohës, kanë thënë lojtarët e kombëtares të cilët ndodhen në Tiranë.

Mesfushori fierak është shprehur se Tramezzani është duke i shkatërruar karrierën pasi aktualisht është larguar nga skuadra e Rijekës ku luajti sezonin fundit. Roshi priste që të bënte një paraqitje të mirë me kombëtaren në Europian dhe të firmoste me një skuadër tjetër.

Por kjo vështirë të ndodh për shkak të minutave të pakta që Roshi luajti gjatë ndeshjeve të Kampionatit Europian, dhe sjelljes së ndihmës trajnerit Tramezzani në stërvitje.

Foto/ ‘Top Awards’, parada VIP në tapetin e kuq. Ja si duken...
Pas pak nis në Tch “Top Awards Music”. Aktiviteti muzikor po zhvillohet në pallatin e kongreseve. Vajzat dhe djemtë e muzikës po bëjnë paradën fashion.

Po kaq edhe të ftuarit e botës së artit dhe jo vetëm kanë parakaluar në tapetin e kuq duke pozuar për fotografët e shumtë që po e ndjekin eventin muzikor.



Foto+Video/ “Ja si mbijetova në Shqipëri vetëm me një biçikletë”

Shqipëria, vendi i cili u bekua nga zoti për natyrën e bukur, për detin e malin komshinj me njëri-tjetrin. Një natyrë e paqtë për tu vizituar, por e parë jo rrallë herë me sy kritik nga të huajt, të cilët frikësohen e mendohen mirë përpara se të marrin guximin që të vijnë në Shqipëri.

Por ky djalë i ka habitur të gjithë. "Ja si mbijetova në Shqipëri me një biçikletë". Ky është titulli i shkrimit të tij rreth një kalimi në vendin tonë.

"Nuk kisha zgjidhje tjetër përveçse të kaloja mes Shqipërisë për të mbërritur në Greqi. Shokët e mi, familja dhe të tjerët nga vendet fqinjë më kanë paralajmëruar për rreziqet më të cilat do të përballesha, kështu që duhet të sigurohesha mirë dhe ta kaloja sa më shpejt të ishte e mundur këtë vend.

Por, a kanë vizituar ata më parë Shqipërinë, jo

A kanë njohur ata ndonjë shqiptar më parë, jo.

A kanë dëgjuar mediat dhe mendimet e të tjerëve, po.

Ajo çfarë kalova në Shqipëri ishte kënaqësi absolute. U ndjeva shumë i mirëpritur dhe në asnjë moment i pasigurt. Vendi mund të mos jetë i zhvilluar larg qyteteve kryesore, por unë pashë vepra shumë të mëdha infrastrukturore që po ndodhnin edhe pse ngadalë.

Nëse unë kthehem pas disa vitesh pres që ky vend të jetë krejtësisht ndryshe, veçanërisht në zonat gjysmë-rurale. Kam shëtitur dhe fotografuar shumë. Pse... sepse unë dua t'ju tregoj Shqipërinë e vërtetë, kulturën e vërtetë dhe çfarë keni humbur duke mos shkuar atje".


Video/ Pushime në Vlorë? Tmerrohen fëmijët dhe pushuesit, ja çfarë nxjerr deti

A ka ndonjë komplot për të dëmtuar turizmin në Shqipëri? Nëse po, kujt i intereson kjo gjë? Një rast për ta ilustruar ketë, është kjo video që po ju paraqesim në vijim. Kufoma e një qeni të ngordhur ka pluskuar sot në një nga plazhet më të populluara të Vlorës, para syve të shumë pushuesve dhe fëmijëve të tyre.

Por pyetja që me të drejtë shtohet, është: si ka mundësi që një kafshë si qeni të mbytet vetë në ujë? Natyrisht është pak e mundur. E vetmja arsye është që dikush ta ketë hedhur enkas. Po për ç’farë motivi?

Sepse banoret e zonës i dinë mirë vlerat e turizmit të tyre, dhe madje akoma më mirë e dinë se një turist i pakënaqur është baraz me dhjetëra turistë të tjerë potenciale të larguar.

Atëherë si ka mundësi të ketë ndodhur ky episod? Mos ndoshta dikush i interesuar të dëmtojë imazhin e turizmit në këtë zonë?/JOQ/


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   231   232   233   234   235   236   237   238   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish