Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Ja reagimi i plotë i deputetes Mimoza Hafizi në Facebook



Download 6,39 Mb.
bet231/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   227   228   229   230   231   232   233   234   ...   352

Ja reagimi i plotë i deputetes Mimoza Hafizi në Facebook:

“Skenat e dhunës mbi një të mitur na kanë drithëruar edhe pse ndodhën në një institucion, ku prindërit kanë dorëzuar me besim fëmijët e tyre. Kanë dorëzuar fëmijët, duke menduar se shteti e ka ushtruar seriozisht kontrollin e ligjshmërisë dhe të cilësisë.

Pasi bëhet fjalë për jetën e fëmijëve të vegjël, të pafuqishëm e të pazotë për t’u vetëmbrojtur.

Por duket qartë se shteti nuk e ka bërë detyrën, ndonëse deklarata e Ministrisë së Arsimit hedh terr, duke shpërndarë përgjegjësi tek ata që nuk u takon.

A i ka ushtruar me përgjegjësi Ministria e Arsimit kontrollet që ia kërkon ligji? Këtë ka nevojë ta dijë çdo shqiptar. Se nga kjo varet siguria në institucionet e arsimit.Po kush mund ta verifikojë? Kush do të japë llogari? Vetë Ministria? Kjo s’ka për të ndodhur.

Para një muaji, i kam kërkuar një informacion të rëndësishëm Ministrisë së Arsimit, në rrugë zyrtare dhe mbështetur në statusin tim si deputete. Informacioni bazohej mbi dy pyetje: Si e ka ushtruar Ministria e Arsimit kontrollin e detyrueshëm financiar mbi universitetet publike? Si e ka ushtruar Ministria e Arsimit kontrollin e ligjshmërisë në universitete? Letra ime kërkon vetëm transparencë, të cilën dua ta ndaj me pedagogët dhe studentët.

Kjo Ministri duhej të më kthente përgjigje brenda dy javësh. E thotë ligji. Por unë nuk kam marrë asnjë përgjigje! Ia kam apeluar çështjen ballazi ministres, në parlament, para dy javësh.

Deklarime dhe premtime boshe nga tribuna e parlamentit, por asnjë përgjigje! I kam dërguar letër kryeministrit. Kështu ma kërkon ligji. Ende nuk kam asnjë përgjigje! Kam ndjekur të gjitha rrugët ligjore që më japin të drejtën e këtij informacioni, të kësaj transparence. Por ministrja dhe kryeministri thyejnë ligjin, duke heshtur me arrogancë.

Beteja vazhdon, sigurisht, unë nuk kam ndërmend të stepem.Por imagjinoni, miq, se çfarë transparence dhe përgjigje do të marrim për kontrollet në kopshte? Imagjinoni se çfarë përgjigje do të marrin qytetarët për kontrollet e shtetit në shkolla, në universitete, kontrolle të domosdoshme për sigurinë publike.

Për të cilat ne paguajmë me paret tona, nga mundi ynë, me mijra njerëz. Asnjë përgjigje! Me arrogancën më të papranueshme.

Kjo paaftësi, kjo papërgjegjshmëri, kjo arrogancë janë po aq ulëritëse sa dhe britmat e vogëlushit të dhunuar, që na kanë rrënqethur si komb”.
PD: Kush e merrte ryshfetin në ministrinë e Lindita Nikollës për kopshtin ‘Diren’?
Partia Demokratike beson se kopshti Diren funksiononte pa asnjë dokument me dijeninë e zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit. Vetëm duke paguar ryshfet, kopshti mund të funksiononte rregullisht në zemër të kryeqytetit, sipas zëdhënëses së PD, Ina Zhupa.

Në një deklaratë për mediat, opozita i kërkon prokurorisë të hetojë përse nuk u morën masa për inspektimin e kopshtit, përgjegjësi direkte e ministrisë së drejtuar nga Lindita Nikolla.



Deklarata e plotë e PD-së:

“Skandali i dhunimit të fëmijës në kopshtin privat në Tiranë, u thellua dje kur vetë me gojën e saj Ministrja e Arsimit refuzoi të mbajë përgjegjësitë e saj, edhe pse ky institucion ishte i palicencuar në zemër të kryeqytetit.

Sipas Lindita Nikollës, faji është i prindërve.

Ekzistenca e këtij kopshti privat në zemër të Tiranës, pa licensë është një shkelje e rëndë e ligjit dhe ne i bëjmë thirrje prokurorisë të hedhë dritë sa më shpejt mbi këtë krim.

Është e qartë se ky aktivitet nuk bëhej pa dijeninë e Ministrisë së Arsimit, pa dijeninë e Lindita Nikollës.

Por bëhej me dijeninë e tyre të plotë, me bekimin e tyre të plotë.

Dikush ka marrë para që kopshti pa licencë të punonte.
Dikush është paguar mirë që kjo paligjshmëri të mos prekej.

Nxisim prokurorinë që të bëjë një hetim të shpejtë e serioz, për të nxjerrë në dritën e diellit se kush e merrte ryshfetin në Ministrinë e Lindita Nikollës, vartësit e saj apo ajo vetë.

Një drejtësi e plotë dhe e rreptë për këtë rast, do të ndihmonte në rritjen e sigurisë për fëmijët dhe vogëlushët e pambrojtur.

Por kjo është më shumë se historia e një kopshti pa licensë ku dhunohet mizorisht një i mitur.

Krejt vendi, Shqipëria është në të njëtin realitet, ku Edi Rama, dhunon të dobtit, të pamundurit.

U merr atyre dhe qindarkën e fundit.

I përplas në varfëri e mjerim.

Në burgje e në errësirë.

Dhe në fund, ky delirant i papërgjegjshëm, na shfaqet si Marigoja i qëndismave në bluzën e kombëtares.

Mendon se do ti shpëtojë ndëshkimit popullor me votë për krimet dhe korrupsionin, duke mashtruar paturpësisht për një bluzë.

Po në të vërtetë gjithkush e di se ai është autori i Rroshit, Bushit, Bardhit, Prengës, Ndokës dhe Frrokut;

Është autori i përgjimit të paligjshëm.

Është autori i 2.2 miliardë eurove të vjedhura në 2 vite.

Dhe për këto do të gjykohet, dhe ka për të gjykuar nga populli, e jo për mashtrimet dhe vanitetin bosh të vizatimeve të dala boje”.



Masakra e Orlandos, zbulohet arsyeja...
Një burrë pretendon se është në dijeni të arsyes së masakrës së kryer në Orlando të SHBA-ve nga Omar Mateen. Ai thotë se është i dashuri i Mateen, 29-vjeçarit që vrau 50 persona në një klub homoseksualësh.

Disa të dhëna kanë treguar se Mateen i frekuentonte të tillë klube. Burri që jep detaje mbi dëshminë, që preferon të identifikohet vetëm si Miguel, i tha Univision se Mateen u çmend kur zbuloi se ishte pozitiv ndaj testit HIV.

Virusin – thotë ai – Mateen e kishte marrë nga marrëdhëniet me meshkuj dhe për këtë arsye ai kreu masakrën në klubin e homoseksualëve.

Miguel, homoseksual me prejardhje hispanike, ka rrëfyer se takuar me Omar Mateen në Grindr dhe se kishin qëndruar të paktën 20 herë në një hotel në Orlando të Floridas.

Miguel thotë se, Mateen ishte një gej i hutuar dhe pijanec që i pëlqenin latinët. Sipas tij, virusin HIV ai e kishte marrë nga disa portorikanë. Një nga punonjësit e hotelit të përmendur nga Miguel konfirmoi se Mateen ishte klient i rregullt dhe kishte qëndruar aty dhjetëra herë.
Pogradec, aksidentohet makina e Ben Blushit
Makina, me targa “TR 0611 L” që i përket deputetit Ben Blkushi u aksidentua në aksin nacional Pogradec- Qafë-Thanë. Burime nga policia i thanë “citynews.al” se, aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Lin në Pogradec.

“Citynews” mësoi se, në makinëne e tipit “Volkswagen Touareg” nuk ka qenë deputeti Ben Blushi, por dy persona të tjerër, të cilët janë aksidentuar me një makinë tjetër.

Nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar në njerëz përveç dëmeve materiale.

Të njëjtat burime thanë se, specialistët e sektorit të policisë rrugore kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë matjet për të zbardhur shkaqet e aksidentit./citynews.al/


"Lista e zezë" e Obamës me emrat e politikanëve shqiptarë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka publikuar listën e “personave të rrezikshëm” për shtetin e tij që vijnë nga mbarë bota.

“Kërcënimi i përbërë nga veprimet e personave të angazhuar në, apo që ndihmojnë, sponsorizojnë, ose mbështesin dhunën ekstremiste në Republikën e Maqedonisë dhe në vende të tjera në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ose aktet që pengojnë zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit në Bosnje dhe Herzegovinë ose Rezolutën e Kombeve të Bashkuara e Këshillit të Sigurimit 1244 të 10 qershorit të vitit 1999, në Kosovë, nuk është zgjidhur.

Përveç kësaj, Urdhri Ekzekutiv 13219 i ndryshuar me Urdhrin Ekzekutiv 13304 të datës 28 maj 2003, për të marrë hapa të tjerë në lidhje me aktet që pengojnë implementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të vitit 2001 në lidhje me Maqedoninë.

Për shkak se aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetit pengues të përshkruara në këtë Urdhra ekzekutive janë armiqësore ndaj interesave amerikane dhe vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara, unë kam vendosur që është e nevojshme për të vazhduar emergjencën kombëtare të deklaruar në lidhje me Ballkanin Perëndimor”,- shkruan Barack Obama në sqarimin e kësaj liste.

Në mesin e tyre ka edhe shqiptarë nga Kosova, Kosova Lindore, Shqipëria e Maqedonia.

Sipas listës së publikuar në linkun https://sanctionssearch.ofac.treas.gov/, del se, nga Kosova është një numër i konsiderueshëm i personave të konsideruar të rrezikshëm për sigurinë e SHBA-ve.

Daut Haradinaj, Rexhep Selimi, Azem Syla, Haradin Balaj, Fatmir Limaj, Ramiz Lladrovci, Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa, Emrush Xhemajli, janë disa prej emrave të njohur për publikun që SHBA i konsideron “persona të rrezikshëm” për sigurinë e vet, raporton Koha.net.

Veç emrave të individëve, në këtë listë paraqiten edhe organizata të ndryshme, nga ato “ushtarake” e deri tek ato “humanitare”.

“Ushtria e Republikës së Iliridës”, “Ushtria Kombëtare Shqiptare”, “Fronti për Unitet Kombëtar Shqiptar”, “Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc”, “Komiteti Nacional për Çlirimin dhe Mbrojtjen e Tokave Shqiptare”, “Ushtria Çlirimtare Kombëtare”, “Lëvizja Nacionale për Çlirimin e Kosovës”, “Këshilli Politik i Preshevës, Medvegjës e Bujanocit”, “Lëvizja Popullore e Kosovës” e “Ringjallja e Shoqërisë së Trashëgimisë Islame”, janë në mesin e entiteteve që konsiderohen të rrezikshme për sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkaq, edhe nga Maqedonia del të jetë një listë e konsiderueshme e personaliteteve që SHBA-të i konsiderojnë të rrezikshëm.

Menduh Thaçi, Gafur Adili, Nuri Bexheti e të tjerë, janë në mesin e personaliteteve që administrata Obama i konsideron persona të rrezikshëm.

Video/ Tiranë, dy burra rrahin mizorisht personin me aftësi të kufizuara

Nëse jetoni në Tiranë besoj jua ka zënë syri një djalë të gjymtuar i cili lëviz në zona të ndryshme të kryeqytetit në kërkim të lëmoshëve. Sapo e sheh atë njeri, keqardhja është e madhe dhe çdokush trishtohet nga ajo pamje.

Por jo të gjithë, pasi siç tregon dhe videoja e mëposhtme e ardhur nga raportuesit e “Jetaoshqef.al”, dy burra janë treguar vërtet mizorë ndaj këtij të gjymtuari.

Kjo ngjarje ka ndodhur dje në "Zog të Zi", Tiranë. Nuk dihen arsyet pse burrat kanë degraduar në këtë mënyrë, por e vërteta është se asgjë nuk i justifikon.

Prandaj një dhunë e tillë, sidomos ndaj personave që janë të gjymtuar është e patolerueshme, cilado qoftë arsyeja. Shteti duhet të veprojë ndaj këtyre njerëzve me aftësi të kufizuara e jo t'i lërë në mëshirë të fatit./JOQ/

E shkuara e deputetit Dashamir Tahiri, KQZ verifikon nesër vetëdeklarimin
Formulari i vetëdeklarimit në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, të ish-deputetit të PDIU-së, aktualisht pjesë e PD-së, Dashamir Tahiri, do të verifikohen nesër nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

“Verifikimi i deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të funksionarit publikë deputet në Kuvendin e Shqipërisë, Dashamir Tahiri, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Ditë më parë KQZ ka verifikuar edhe formularin e kryebashkiakëve Elvis Rroshi e Artur Bushi.


Do shkoni në Jug për pushime? Kujdes! Vlora dhe fshatrat e Bregut pa drita deri në fund të qershorit
Ndonëse turizmi konsiderohet si një sektor me prioritet në ekonominë shqiptare, pikërisht tashmë kur sezoni ka nisur është menduar të realizohen punime në linjat e transmetimit të energjisë elektrike, punime që sjellin ndërprerje të energjisë me orë të tëra.

Deri në fund të muajit qershor, Vlora dhe gjithë fshatrat turistike do të jenë pa energji elektrike, pasi kompania e nënkontraktuar nga OSHEE për riparimin e linjës 35 kilovolt ka zgjedhur këtë periudhë për të kryer punimet.

Sipas OSHEE-së oraret e ndërprerjes së energjisë do të jenë të zgjatura. Kjo rrit kostot për bizneset dhe sigurisht largon pushuesit.

Berisha: Shqipëria, narko-republikë. Rama ka frikë nga reforma në drejtësi
Ish-kryeministri Berisha ka dhënë një intervistë për “ABC News” ku ka folur ndër të tjera edhe për reformën në drejtësi. Sipas tij, është Rama që nuk e do reformën në drejtësi, pasi ka frikë prej saj. Berisha hodhi poshtë edhe pretendimet e Ramës se, shumica e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë janë emëruar nga PD.

Gazetarja: Zoti Berisha meqë jemi në këtë intervistë është në interes të dimë nëse ka diçka të fundit edhe për reformën në drejtësi, pra ndonjë zhvillim përtej anës proceduriale?

BERISHA: E reja e fundit për reformën është se Edi Rama hoqi maskën. Pas një takimi me dy ambasadorët, përfaqësuesen e BE-së dhe ambasadorin e SHBA-së, për të mashtruar shqiptarët sikur ato që po thoshte ishin në ujdi me ta, doli dhe deklaroi sa vijon:

Së pari i përcaktoi kryetarit të opozitës vijën e kuqe. Kjo tha është vija e kuqe. Një kryeministër që i përcakton kryetarit të opozitës vijën e kuqe për një çështje që negociohet, dëshmon qartë mungesën totale të vullnetit për të zgjidhur problemin. Së dyti, Rama mashtroi shqiptarët se të gjithë gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese janë të emëruar nga PD. Kjo është aq e vërtetë sa ç’është e vërtetë që Bamir Topi ishte një bashkëpunëtor i PD.

Nuk ka shqiptar që nuk di qëndrimet haptazi armiqësore të Bamir Topit ndaj partisë që e bëri president, sepse e bleu me kokë dhe xhep Edi Rama. Cdo shiptar sot e di mirë se ishte Ina Rama. Ka vëtëm tre gjykatës në Gj. Kushtetuese të emëruar nga Nishani, njëri prej të cilëve për hir të së vërtetës është Fatmir Xhafa bis në drejtësi, që e ka emrin Besnik Ymeri. Ky është realiteti. Por ne, deri sa e solli presidenti e votuam dhe nuk komentojmë vendimet e tij pavarësisht se si voton.

Kurse në Gj. e Lartë janë gjithsej dy ose tre gjykatës të emëruar nga presidenti Nishani dhe janë 15 të tjerë të emëruar nga Moisiu dhe Topi. Por nuk ka rëndësi kjo. Rëndësi ka fakti se Rama deklaroi se këta janë të PD dhe ndaj e do vetingun për t’i bërë të PS-së. Ai kështu e hoqi maskën. Dhe ai u tha shqiptarëve se këta i kanë të gjithë ndaj dua t’i marr unë tani dhe vetingun nuk ja u lëshoj. Në këtë mënyrë ai tregoi shumë qartë se çfarë koncepti ka për reformën.

Por ai është pengesa kryesore për reformën dhe ta dinë mirë shqiptarët që edhe atë që bën e bën fallco sepse e di që reforma do merret me Surrelin, me pallatin në pajë etj. Ai ka frikë nga reforma si djalli nga temjani!

Më tej gjatë intervistës ish-kryeministri u trajtoi problemin e kanabisit. Ai tha se Shqipëria është kthyer në një republikë kanabisi, ndërsa i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar që të ndërhyjë.


Hajduti i QSUT-së, policia arreston tmerrin e pacientëve

Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar nga Burreli, i cili ishte kthyer në tmerrin e pacientëve në QSUT.

Dritan kuka akuzohet për të paktën 6 vjedhje në spital. Më poshtë njoftimi i plotë i policisë për operacionin “Urgjenca”

Pas një pune të mirë hetimore të bërë nga Specialistët për Hetimin e Krimit u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i një sërë vjedhjeve të ndodhura në dy muajt e fundit ku dyshohet si autor shtetasi i lartpërmendur dhe konkretisht:

Më datë 12.05.2016, ka vjedhur një shumë monetare shtetasit P. I., tek ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”.

Më datë 13.05.2016, ka vjedhur portofolin e shtetases T. D., në autobusin e “Unazës”, ku në brendësi të portofolit kishte një shumë monetare dhe një varëse floriri.

Më datë 18.05.2016, ka vjedhur aparatin telefonik të shtetasit Xh. Xh., tek ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”.

Më datë 01.06.2016, ka vjedhur portofolin e shtetases N. L., tek ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, ku në brendësi të portofolit kishte një shumë monetare.

Më datë 15.06.2016, ka vjedhur portofolin e shtetases S. E., tek ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, ku në brendësi të portofolit kishte një shumë monetare.

Më datë 16.06.2016, ka vjedhur portofolin e shtetases I. D., tek ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, ku në brendësi të portofolit kishte një shumë monetare.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.
Foto/ Ky Land Rover është i ndryshkur, por kushton 260 mijë euro

Ky “Land Rover” duket se ka dalë jashtë përdorimit, por çmimi i tij do t'ju habisë. Edhe pse i ndryshkur, ai kushton plot 260 mijë euro. Arsyeja është e thjeshtë: ky “Defender” është gjenerata e parë e këtij lloji, e cila është prodhuar 70 vite më parë.

Kjo është arsyeja që e bën këtë automjet kaq të kërkuar edhe pse ai është mjaft i dëmtuar.

Në fakt, kjo veturë ka qëndruar në shi e diell për plot 35 vite me radhë në oborrin e shtëpisë së pronarit në Shropshire të Anglisë. Por, tashmë pronari ka vendosur ta nxjerrë mjetin në shitje dhe jo lirë!

Sigurisht ka nga ata persona që nuk mendojnë se ia vlen të paguhet një shumë e tillë, ndërsa ka të tjerë që mendojnë se shuma 260 mijë euro nuk është e mjaftueshme, sepse ky “Land Rover” është i papërsëritshëm për rrugë malore.


Sido që të jetë, shqiptarët, mirënjohje të përjetshme De Biasit”
Tre milionë shqiptarë kanë një idhull të ri, më mirë të themi ndoshta e kishin prej kohe: Quhet Gianni de Biasi, falë tij futbolli shqiptar njohu fitoren e tij të parë në fazën finale të Europianit dhe golin e parë, të shënuar nga Armando Sadiku, prej të cilit u vendos sfida kundër Rumanisë.

Tani, duke shpresuar edhe tek Italia e në kombinime të ndryshme të rezultateve, Shqipëria e tretë në grupin e saj, me 3 pikë, ka akoma mundësi që të jetë pjesë e 16 skuadrave të kualifikuara.

Gianni de Biasi festoi 60-vjetorin para pak ditësh, më 16 qeshor: “Djemtë më bënë një dhuratë të bukur, por do të më kishte pëlqyer një dhuratë edhe disa ditë më parë, kur luajtëm kundër Francës…

Humbëm në minutën e fundit prej një goli të Griezmann, por e jona ishte një paraqitje e jashtëzakonshme. Kundër Rumanisë pashë skuadrën që doja, konkrete në momentin e duhur, shfrytëzuam rastet kur duhej, u mbrojtëm me përpikmëri.

Ka lumturi, ka shumë krenari: “Jam entuziast për këtë fitore e për këtë mbrëmje: të organizuar, të fortë në mbrojtje, të pamëshirshëm në kundërsulm. Në ndeshjen e tretë arritëm të hiqnim pak “ndryshkun”,- pak frikën e tepërt të dy ndeshjeve të para, ku vuajtëm emocionet e debutantëve.

Tani jemi gati për të ardhmen, qoftë ai vazhdimi i Europianit, ose, nga shtatori, kualifikimet për “Botërorin 2018”. Skuadra është gati, tani jam i sigurtë”.

Por jashtë është një popull në festë, në stadium ishin afërsisht 30.000 tifozë shqiptarë, të apasionuar, entuziastë. Nuk kishin përjetuar kurrë një mbrëmje të tillë në jetën e tyre. Asnjëri nuk kishte parë kurrë një fitore të Shqipërisë kundër Rumanisë, e cila është kombëtarja kundër së cilës shqiptarët kanë luajtur më shumë herë, por nuk regjistrohej një fitore kundër rivalëve të mëdhenj, madje që në vitin 1948.

“Në fakt, lejomëni të them një gjë: çka më bën më të lumtur sesa fitorja mbi Rumaninë është gëzimi i pamasë që u dhamë tifozëve tanë. Na ndjekin në çdo vend. Edhe kur nuk na ndjekin, gjejmë shqiptarë në çdo vend të Europës. Kurrë nuk na lënë të na mungojë dashamirësia e mbështetja. Këto 3 pikë , të parat në historinë e Shqipërisë në një fazë finale të një turneu të tillë, ua dedikoj atyre.

Tani Shqipëria po pret në dritare, ndeshjet e fundit të fazës së grupeve. Për t’u kualifikuar në 16-she, duhet që të jetë njëra nga 4 më të mirat midis të klasifikuarave të treta.

Diferenca negative e golaverazhit (-2) mundet të jetë një pengim serioz, por është e drejtë të pritet deri në fund. Mbajmë mend se, kur formula e turneut me 24 skuadra dhe 4 të tretat më të mira është përdorur në një turne të madh ndërkombëtar (Botërori i viteve 1986, 1990 dhe 1994), vetëm një herë, një skuadër e klasifikuar e treat, me 3 pikë, është eliminuar. Ishte Rusia, në “Botërorin 1994”.

Statistika, të paktën është në favor të Gianni De Biasit. Të cilit, sidoqë të jetë, populli shqiptar do t’i shprehë mirënjohje të përjetshme, pavarësisht si do të përfundojë Europiani.

“Conte, më ndihmo të çoj Shqipërinë në 16-she: ta them si italiani-ialianit” – është mesazhi që Gianni De Biasi, trajneri i kombëtares nga Tirana, i jep kombëtares bojëqielli italiane. – Duke mundur Rumaninë, kemi bërë historinë. Për të kaluar si skuadra e tretë më e mirë, një ndihmë mund të na e japë grupi D dhe grupi i Italisë: tifo ime në ndeshjen kundër Irlandës dyfishohet, një fitore do të na jepte shpresë. E duke njohur Conten, jam i bindur që Italia do të japë maksimumin”./La Repubblica/


Foto/ Pasi “dërmoi” Spanjën 2-1, Kroacia nxjerr “altiljerinë” seksi
Shumë media botërore shkruajtën për Rike Roçin dhe miken e saj. “Albanian beauty”, u cilësuan ato duke marrë komplimenta të shumta.

Por nëse sheh tifozet kroate e kupton se edhe në këtë aspekt ndoshta nuk jemi më të mirët.

UEFA ka mbledhur fotot e disa prej tifozeve kroate.

Janë vërtet mahnitëse!


Rama dizenjoi fanellën? Olti Curri ironizon kryeministrin: Nuk shtyhen 4 vjet me pras, dizenjo një vibrator…
Lajmi se ish-piktori tashmë shefi i qeverisë kishte pasur idenë e stilizimit të shqiponjës mbi uniformat e Kombëtares, mbërtheu opinionin publik. E vërteta duket se është larg asaj që pretendon kryeministri.

Në rradhët e atyre që u treguan mosbesues ndaj Ramës, është dhe blogeri i njohur Olti Curri, i cili ka ironizuar deklaratën e atij, që duket se deshi të marrë për vete meritat e fanellës kuqezi.

“...Edi Rama thote qe ka dizenjuar bluzen e kombetares ne Euro 2016 !!!

Shume bukur, tani dizenjo nje vibrator ajror per vete, se nuk shtyhen kater vjet duke fluturuar me pras...”,- ka shkruar në formë këshille, Olti në faqen e tij!




23/06/2016/...................................

Foto+18/ Bleona diç’ fsheh tek “zogu” i saj?
Fenomeni Bleona di të befasojë gjithmonë. Këngëtarja superseksi Bleona Qereti është gjithmonë në syrin e medias për veprimet që ajo bën, shkruan lajmi.net.

Në këto ditë të nxehta këngëtarja ka vendour të publikojë disa fotografi me bikini në llogaritë e saj në rrjetet sociale.

Mirëpo në fotografinë e fundit që Bleona ka publikuar, shihet diçka që nuk është parë asnjëherë.

Sipas gjitha gjasave këngëtarja paska një tattoo të fshehur në pjesën intime, te ‘zogu’, për të cilën nuk ka folur asnjëherë. Se a është realisht tattoo apo diçka tjetër, vlerësojeni vetë...



Foto+18/ Pse Bleona e zë gjithmonë ‘zogun’ me dorë? Ja çfarë fsheh...
Votomi/ Shqipëria i thotë po, anëtarësimit të Malit të Zi në NATO
Me 109 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Shqipërisë i ka thënë “Po” pranimit të Malit të Zi në NATO. Deputetët shqiptarë kanë ratifikuar sot protokollin e Traktatit të Atlantikut Verior, për aderimin e Malit të Zi, dokument i nënshkruar më 19 maj gjatë Ministerialit të Jashtëm të NATO-s e që pritet të ratifikohet nga parlamentet e 28 vendeve anëtare dhe nga parlamenti malazez.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta, kujtoi se, shqiptarët asnjëherë nuk do ta harrojnë mikpritjen që Milo Gjukanoviç u dha shqiptarëve të dëbuar nga genocidi serbomadh, në vitet 1998-99.

Ndërsa njohjen e Kosovës, Mali i Zi e ka mirëpritur duke e votuar me unanimitet.

Në Kuvendin e Shqipërisë sot ishte i pranishëm dhe Kryetari i parlamentit malazez, Darko Pajoviç, në kuadrin e një vizite zyrtare në Tiranë, ku mbajti një fjalim.



Video+16/ Femra përdor gjoksin e madh për të rrahur rivalen e saj
Një video e çuditshme ka kapur momentin kur një femër përdori gjoksin e saj si armë gjatë një sherri në rrugë me një femër tjetër. Videoja e xhiruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregon dy të reja që rrokullisen në tokë të kapura me njëra-tjetrën për flokësh.

Në një moment, vajzës me ngjyrë i hiqet bluza dhe detyrohet të vazhdojë sherrin vetëm me reçipeta.

Kjo nuk e ndaloi atë që të vinte përfund kundërshtaren e saj dhe duke i vënë gjoksin e bëshëm në fytyrë, i bërtet: “Dorëzohesh? Do të ngrihesh prapë? Të pëlqejnë këto të miat?”

Nuk dihet se ku saktësisht është xhiruar videoja dhe arsyeja e sherrit të adoleshenteve./TCh/



Edi Rama “merr peng” kombëtaren sot pasdite, festa në fund...
Kryeministria Edi Rama do të jetë i zënë sot pasdite në një sërë aktivitetesh që ka organizuar për pritjen e Kombëtares. Kuqezinjtë do të jenë sërish të detyruar të dëgjojnë fjalimet e Edi Ramës dhe të bëhen pjesë e disa aktiviteteve që organizon kryeministria.

I ndjekur nga regjia e TVSH, Rama do t’i presë futbollistët në aeroport, sapo të zbresin nga avioni. Do të hipi me ta në autobus për t’i çuar në Bashkinë e Tiranës, ku Erjon Veliaj do t’i japë Çelësin e Tiranës.

Më pas futbollistët do të shkojnë në Ministrinë e Jashtme për të tërhequr pasaportat diplomatike. Nga aty drejt kryeministrisë për të dëgjuar fjalimin e Edi Ramës.

Dhe në fund, festa me tifozët në sheshin Nënë Tereza, që tashmë është shndërruar në Fan Zone. Pas fitores me Armeninë, lojtarët u ankuan se nuk kishin ngrënë dhe duhej të ndiqnin ceremonitë zyrtare.

Duket se kësaj radhe, kryeministri i ka paralajmëruar për aktivitetet dhe futbollistët do të jenë të përgatitur për atë që i pret.

Aktivitetet e parashikuara sot pasdite:

Në 15.30 ekipi kombetar vjen në aeroport (Rinas)

Nga kryeministria per pritjen e kombetares ka kete organizim

1- pritja në aeroport (ceremoni mireseardhjeje)

2- nisja nga aeroporti drejt Tiranës

3- ceremonia e dhënies së çelësit në Bashkinë e Tiranës

4- Ministria e Jashtme, procedurat për pasaporta diplomatike

5- Kryeministri, pritja në COD

6- Fan Zone (stacioni i fundit i ceremonialit për kombetaren)



Festimet për mbërritjen e kombëtares, bllokohen rrugët e Tiranës
Policia do të bllokojë një pjesë të mirë të rrugëve pasditen e sotme, pas mbërritjes së kombëtares. Nga ora 15;00 deri në orën 20;00 do të jenë të bllokuara një pjesë e segmenteve rrugore, në varësi të lëvizjes së futbollistëve, që do të lëvizin me një autobus të hapur.

Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   227   228   229   230   231   232   233   234   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish