Krichbaum: jemi ne nje mision per paraqitjen e gjendjes dhe reformes ne drejtesi. Duhet te permbushen 5 prioritet jyce ku me i rendesishmi eshte reforma ne drejtesi. Interesohemi per zbatimin e ligjeve, nuk na interesojne letrat por zbatimi reformave. Zbatimit i ligjeve qe te vijne investitire dhe shqiperia te behet e besueshme. Perpara se te celen kapitujt per anetaredime duhet te jape driten jeshile bundestagu. Keto reforma duhet te zbatohen prej jush. Te rinjtw sot kane mundesi te shohin si jetojne te rinjte ne BE. Parimet dhe te drejtat na bashkojne ne.
Pyetje nga gazetaret. Jeni takuar me Bashen. Si e gjykoni qendrimin e Bashes per ref ne drejtesi.
Krichbaun: ne kemi pasur takime ne qeverine dhe opozutiten. E rendesishne eshte qe ne fund te procesit te kemi reforme qe palet te gjejne veten. Per reformen eshte ofruar mbeshtetja e Be dhe qeverise federale draft i cili eshte gati. Opozita eshte angazhuar ne te gjitha proceset e reformave vecanerisht tek drejtesi. Por tani jane prekur kushtet qe te merret nje vendim. 21 korriku vendimatre per kete ceshtje. Nuk duhet humbur durimi opozita dhe qeveria te gjejne nje kompromis. Nese nuk gjendet kompromis reforma nuk do i jape drejtesine te pavaruar. Kjo eshte e qarte per peicesurat e perzgjedhjes per keshillat e larte por me rendesi edhe ne nje faze te mevonshme kur keto keshilla marrin vendim me vone. Nje vend qe qeveria ushtron ndikim ne drejtesi nuk eshte vend i be. Me rendesi qe me jwte reforme te garantohet drejtesi e pavarur. Per mua kane mbetur disa detaje qe duhen sqaruar por mendoj qe palet e perfshira te jene te mdergjegjeshme. Durimi yne nuk eshte i pafund. Ne ju mbeshtesim ne te gjitha ceshtjet, ne jete kuader moret statusin kandidat. Por nese na krijohet pershtypja se ref nuk eshte e deshiruar ne fund te dites ne marim vendimin tjuabheqim statuin kandidat prandaj per palet eshte loje e rendesishme. Por nese ju do humbni besimin e nderkombetareve nuk mendoj se jeni ne nje rruge qe mbart shpresa.
Pyetje. A eshte e ligjshme qe mazhoranca te marre vota jashte radheve te saj?
Krichbaun: Vlen ajo qe thash. Nje reforme e mire nese perfaqesohet nga nje mase e gjere. Nuk perzihem ne ceshtje qe duhet tebzgjidhen brenda nje vendi pasi cenojme sovranitetin. Nese per te miratuar nje ligj duhet shumica e cilesuar atehere nenparim nuk ka ndonje gje per tu kundershtuar ne parim. Edhe opozita duhet tebjete e ndergjegjshne qe edhe ajo do te jete ne rolin e egzekutivit. Do doja ti kujtoja qeverise te mbroje te drejtat e opozites se do te jete nje dote ne te njejtin rol. Ne demokracime parlamentare nje koalicion vjen ne pushtet ata nuk e zoterojne 100% pushtetin egziston nje lloj rojtari nga opozita. Ne nje vend te ndershem edhe opozita duhet te kete shansin qe edhe ajo te vij ne pushtet. Ky ekuliber parlamentar eshte i rendesishem. Mu krijua pershtypja se njetezve u ka ardhur ne maj te hundes nga korrupsioni dhe krimi. Korrupsioni prek dhe gjymton drejtesine dhe te varferit. Po jua jap sot me firme dhe vulw se be nuk do pranoje ne be nje vend me strukturat kriminale dhe korrupsionin e perhapur. Pjesa me e madhe e qytetareve i kane syte nga Be.
Pyetje: Terheqje e vendit kandidat, si reguan politikanet?
Krichbaun: Do cenoja besueshmerine nese do citoja cfare u tha. Kam qene i qarte ne formulime dhe flas hapur. U krijua mundesia per te pershkuar rrugen drejt Be. Per te gjitha vendet aspirante dhe anetare vlen axhenda e Selanikut. Kjo axhende permban synimet e qarta qe ne ne nje moment te caktuar ofrojme perspektiven per ne BE. Synimet apo qasja e vendit tim e lexoni ne procesin e Berlinit. Ky proces synon fuqizimin e bashkepunimit te vendeve me njeri tjetrin. Ne rajon fshihet potencial per te fuqizuar stabilitetin ne rajon. Shqiperia ne axhenden ton eshte nder vendet e para. Nese na krijohet pershtypja se kjo reforme nuk eshte e mirepritur te jeni te bindur se per ne nga vendet e para mund te arrij ne fund. Nese detyrimet tuaja nuk permbushen vendi juaj nuk do jete me ne axhendet tone. Ne nuk po perzihemi ne ceshtje te brendshme sepse nese ndodhesh ne fushen e rregullave te Be do zbatosh rregullat. Nuk duam tu urojme vetem per kombetaren tuaj. Persa i perket fajit ne nuk do tregojme me gisht nje pale te caktuar. Ne demokraci palet flasin me njera tjetren. Eshte nje riforme qe merr 80% eshte me e mire se nje reforme qe nuk gjen miratim. Reformat shoqerohen nga reforma. Ne shqiperi nuk duhet humbur kohe kote. Do jete i nevojshme per kete reforme amendimi i 40 ligjeve me vone. E pranoj punen per ligjin per luften ndaj kriminalitetit. Por opozita ka tashme pergjegjesine e vete qe ne jemi ne te njeten rruge. Eshte detyre e qeveise qe te mar kontakt me opoziten dhe te gjeje voten pasi rendesi ka data qe po afron.
Pyetje: Kush mban pergjegjesi per reformen dhe kush mban pergjegjesi per deshtimin ne be?
Krichbaun: Mesazhi, te vijohet para me aspiratat per në BE
Itali-Gjermani/ Të shtunën përballja e madhe, ja çfarë thotë Low
Përballja më tërheqëse e çerekfinaleve të “Euro 2016” është padyshim përballja e së shtunës, Itali-Gjermani, në Bordo. Një ndeshje që ngjall shumë kujtime të fundit në Europianin e kaluar, ku italianët eliminuan gjermanët në gjysmëfinale, me golat e Mario Ballotelli.
Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, pranoi në një konferencë se në atë takim gabuan, por i ndihmoi që të përmirësoheshin.
Joachim Low – Trajner i Gjermanisë: “Nuk i frikësohemi Italisë. Kemi besim te aftësitë tona. Në 2012 ishim akoma pa përvojë. Unë planifikova të bllokoja Pirlo, por plani nuk funksionoi dhe e marr unë pëgjegjësinë. Ajo humbje na ndihmoi të përmirësoheshim dhe fituam botërorin në 2014”.
Joachim Low pranoi se italianët mbrohen mirë, por edhe kundërsulmojnë.
Italia eliminoi Spanjën, kampionen e 2012, ndërsa Gjermania la jashtë garës Sllovakinë. Te italianët shqetëson De Rossi, ndërsa Candreva ende nuk e ka kaluar dëmtimin dhe ka mungesa edhe për shkak kartonësh.
Çerekfinalet nisin të enjten me Poloni–Portugali, ndërsa sfidat e tjera janë Uells–Belgjikë dhe Francë–Islandë./Tv Klan/
Sarandë, aksidentohet fëmija 7 vjeç, helikopteri e transporton në Tiranë
Një fëmijë 7 vjeç është aksidentuar ditën e sotme në aksin Turizëm–Kanali i Çukës, në Sarandë.
Ai është dërguar fillimisht në spitalin rajonal të qytetit dhe më pas është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës, për trajtim më të specializuar.
Ngjarja, sipas policisë, ka ndodhur rreth orës 12:33, ku në aksin rrugor Turizëm–Kanali i Çukës, I.E., 59 vjeç, banues në Ksamil, duke drejtuar mjetin tip “Ford” me targë “AA978NO”, ka goditur aksidentalisht shtetasin F.S., 7 vjeç.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po kryen veprimet për arrestimin e tij.
Foto/ Kanabisi pushton edhe zonën e Dibrës...
Kanabisi po mbillet këtë vit në zona që më parë ishin konsideruar si të pastra. E thonë këtë njoftimet zyrtare të policisë së shtetit.
Parcela me kanabis janë zbuluar së fundi edhe në Dibër, një zonë që deri më sot ishte përfshirë në hartën e kultivimit.
Policia thotë se ka zbuluar disa raste te kultivimit në Peshkopi, Bulqizë e Mat. Janë asgjësuar plot 15 mijë e 104 rrënjë dhe janë arrestuar 3 persona.
Foto/ Kur Armina Mevlani imiton Marilyn Monroe
Armina Mevlani nuk e ka fshehur asnjëherë pëlqimin për yllin e kinemasë botërore, aktoren Marilyn Monroe. Por me sa duket, stili i saj ikonë është përvetësuar këtë herë totalisht nga fashionista shqiptare.
Ajo që bloger-ja 25-vjeçare ka bërë, është rikrijimi i disa prej pozave më të famshme të seks simbolit amerikan. E pasionuar pas stilit ‘pin-up’, Armina Mevlani shfaqet buzë detit, njëjtë si dikur Marilyn Monroe me rrobabanje!
“Zgjodha atë jo sepse i ngjaj, aspak, por sepse jam mrekulluar nga gjërat që kam lexuar mbi të, më ka prekur në një mënyrë që nuk e kam provuar kurrë më parë”,- ka shkruar Mevlani për aktoren e famshme.
Bashkë me fotot e postuara në blogun personal, Armina shprehet se “që kur kishte flluar të mblidhte informacion për Marilyn, i dukej sikur kishte një jetë që e njihte”,- dhe kjo ndoshta ka qenë shtysa për ta imituar, në formë tribute në muajin që përkon dhe ditëlindja e seks simbolit të viteve ‘50.
Foto/ Jo vetëm njerëzit e kanë të vështirë të jenë prindër
Të bëhesh prind është me të vërtetë diçka e mrekullueshme, por në anën tjetër menjëherë shtohen përgjegjësitë, pasi fëmijët kërkojnë ë vëmendje dhe kujdes të vazhdueshëm.
Më e vështirë bëhet për ata prindër që sjellin në jetë binjakë, apo edhe më shumë fëmijë.
E njëjta gjë ndodh edhe me këlyshët e kafshëve. Ndryshe nga njerëzit, ata lindin shumë këlyshë njëkohësisht, çka e vështirëson kujdesin për të vegjlit e tyre.
Femra, keni puçra në këtë pjesë të trupit...? Ju keni një problem shëndetsor...
Aknet, varësisht se në cilën pjesë të trupit dalin më shumë, tregojnë për ndonjë çrregullim të brendshëm dhe jetën jo të shëndetshme që bëni.
Aknet në pjesën e dekoltesë, tregojnë për çrregullimet në sistemin e tretjes si dhe mund të shkaktohen nga pijet e ftohta që konsumoni gjatë ditëve të nxehta.
Këto mesazhe seksi duhet t’i dërgoni të dashurit tuaj që ta mbani të karikuar...
Ngacmojeni me porosi të cilat nuk i pret dhe josheni për shoqërimin i cili vjen pastaj… Ju propozojmë të kini kujdes listën e porosive me tekst, të cilën i dashuri juaj mezi e pret t’ia dërgoni.
Porositë e këtilla ndezin imagjinatën e tij, do t’ju ofrojë dhe do të shtojë temperaturën në dhomën tuaj të gjumit. Kështu, do të “ngrohni” pak marrëdhëniet me partnerin tuaj, “guduliseni” me porositë të cilat nuk i pret dhe ngroheni për takimin e ardhshëm të cilin e prisni…
-Të kanë thënë se është e lehtë për ta bërë për vete, mirëpo e vështirë për ta mbajtur. Do të dëshiroja t’i thosha se nuk kanë të drejtë. Si thua ti?
-Në trupin e njeriut ka 256 kocka. Dëshiron edhe një?
-E di që po shkon në fitness, por ruaj pak fuqi edhe për më vonë.
-Kur vjen? Nuk kam të brendshme.
-Më duhet të të tregojë diçka, por... e kam fshehur në brekë. Ma kujto kur të vish.
-Kam fotografuar prapanicën tënde sot kur dole nga banesa. Mahnitëse!
-Do të ta tregoj, nëse më ndihmon.
-Po mban kravatë të zezë? Eja ta shfrytëzojmë sonte.
-Kam pasur ditë të ngarkuar sot. A do të më ndihmosh të relaksohem?
-Kam një lodër të re. A do luajmë sonte?
-Kam veshur fustanin që pëlqen ti… por pa asgjë nën të…
-Eja tek unë për një orë. Nuk ke nevojë për shumë rroba.
30/06/2016/....................................
Foto/ Plazh te “Mali i Robit”, turistes polake i futet hekuri në këmbë
(KUJDES! PAMJE ME PËRMBAJTJE TË RËNDË) Ja pra këto janë pasojat e mbeturinave dhe papastërtisë në plazhe, përveç imazhit të keq. Vjen turistja nga ane-anës dhe i ngulet shufra e hekurit në këmbë.
Ky raportim vjen nga “Mali i Robit”, ku një turisteje që mësohet të jetë nga Polonia sipas dëshmitarit, është transportuar me ambulancë në spital pasi i është ngulur në këmbë një hekur.
“Te mali i robit. Nje turisteje iu ngul nje shufer hekuri ne kembe. Per shkak te gureve dhe hekurave qe jane hedhur ne mes te detit. Turistja eshte e huaj, me duket nga Polonia.
Tani erdhi ambulanca e mori sepse brenda ne hekur kishte edhe beton. Keto jan guret dhe mbeturinat qe jane hedhur ne det. Jane gati 5 ose 6 si keto”,- janë këto fjalët e pushuesit.
Ndërkohë ne i bëjmë thirrje institucioneve përkatëse që të marrin masat, pasi përveç imazhit të keq që po përcillet, po rrezikohet edhe jeta e njerëzve./JOQ/
Foto/ Ju vardis Shyqyriu por... ajo është kaq e hishme dhe seksi
Gjyqtari i Gjykatës së Beratit u pezullua ditën e djeshme, pasi sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i ka kërkuar seks një qytetareje që ishte në proces divorci dhe çështja ishte në dorën e tij.
Shyqyri Çobo e ka marrë atë rreth 300 herë në telefon si dhe i ka dërguar qindra mesazhe. Prokuroria thotë se, në këto biseda gjyqtari Shyqyri Çobo lë të kuptohet që kërkon favore seksuale, madje dje u publikuan edhe mesazhet që ai i kishte dërguar gruas.
Ndërkohë, avokati Saimir Vishaj ka postuar një status duke e dënuar këtë akt, ndërsa poshtë tij ka komentuar një vajzë, e cila ka thënë se edhe ajo është provokuar nga ai, por nuk ka marrë guximin që ta denoncojë.
“S’ka nevoj per shume komente z.Sajmir. Akuza kundrejt zoterise ne fjale eshte mese e vertet .Une jam nje nder ato gra apo nena qe zgjidhjen e marteses e ka gjykuar ky zoteri dhe ju e dini qe sjam e vetmja qe jam provokuar prej tij.
Por hallet e problemet e mia me benin qe tja harroja ‘surratin’ e te mendoja per me tej per jeten time...(ose ndoshta nuk gjeta kurajon te beja te njejten gje)”,- janë këto fjalët e vajzës.
Ndoshta këto nuk janë femrat e vetme që janë ngacmuar seksualisht nga Shyqyriu, por me kalimin e kohës do të zbulohen denoncime të tjera.
Berisha: Opozita ka përgjegjësi, por votoni reformën sepse rrezikojmë statusin kandidat
Ish-kryeministri Sali Berisha bëri një apel nga salla e Kuvendit për çështjen e reformës në drejtësi. Sipas tij ajo ka mbetur peng i mazhorancës që kërkon të përjashtojë opozitën nga procesi.
Sipas ish-kryeministrit, “edhe opozita ka përgjegjësitë e saj në këtë çështje, por është mazhoranca që duhet të reflektojë”.
Sipas Berishës, mesazhet e fundit nga Berlini se rrezikohet statusi i vendit kandidat janë një alarm për politikën por në radhë të parë për qeverinë.
Ai bëri thirrje që t’u shpërndahet deputetëve neni 88 i Komisionit të Venecias për vetingun.
Foto/ Banorët e Himarës letër Ramë: Mos i prishni shtëpitë e vjetra!
Pas një konflikti të zhvilluar në këshillin bashkiak të Himarës, banorët i janë drejtuar institucioneve. Ata thonë se me një vendim të padrejtë po iu prishen shtëpitë që kanë jetuar edhe paraardhësit e tyre.
Letra e banorëve të Himarës i drejtohet Kryeministrit Rama, Kryetarit të Kuvendit Meta, Kryetarit të opozitës Basha, PBDNJ, Ambasadave dhe shumë institucioneve të tjera të Shqipërisë.
“Ne banoret e Himares qe jetojme ne zonen historike te Spilese, jemi ketu brez pas brezi ne shtepite dhe pronat tona qindra vjecare te cilat rrefejne lashtesine e tyre, historine e ketij vendi. U gezuam shume kur u vendos te shpallej zone historike Himara duke menduar se edhe Kryeministri e donte kete zone dhe historine e saj.
Por kur mesuam se mbrapa kraheve tona (si na u prezantua nga Bashkia, ne takimin e dt 16/06/2016 Plani Rregullues i Himares) se Kryeministri ka vendosur te na shkaterroje shtepite dhe te na grabise pronat, u trishtuam shume. Ato shtepi dhe ato prona ku ne jetojme dhe nxjerrim buken e gojes i kemi trasheguar nga te paret tane ne shekuj dhe duam tua trashegojme pasardhesve tane.
Me ato shtepi dhe ato prona nuk bejme asnje lloj pazari, sepse emri i nje fisi te madh nuk nxirret ne pazar. Po ju bejme me dije qe te na ndihmoni te ndalohet kjo cmenduri. Nuk do te lejojme askend qe te preke shtepite dhe pronat tona.
Do ta mirekuptonim Kryeministrin nese, qofte dhe me parate tona, te restauronim ndertesat e vjetra apo ti kthenim ne identitet ato te cilat ne keto vite kishin pesuar nderhyrje. Me poshte keni emrat dhe firmat e banoreve. Shpresojme ne ndihmen tuaj per te ruajtur kete trashegimi kulturore per brezat qe do te vijne.
Me respekt
Banoret e Spilese sipas listes bashkangjitur
Himare”.
Blushi: Presidenti, nga populli. Nënshkruani peticionin online
Deputeti socialist Ben Blushi gjatë fjalës së sotme në Kuvend ka foli për nismën e tij dhe të disa deputetëve të tjerë për të ndryshuar Kushtetutën në mënyrë që Presidenti i Republikës të zgjidhet nga populli dhe jo nga parlamenti.
Blushi tha se tashmë nisma është online në faqen “www.change.org” dhe kushdo mund të nënshkruajë peticionin.
Sipas tij politika nuk e do zgjedhjen e kreut të shtetit nga populli sepse do të bëjë pazare.
Blushi ironiu pretendimet e PDIU-së se nisma e tij dhe deputetes Hafizi është e vjedhur. Më poshtë linku për të nënshkruar peticionin.
Incidentet në Himarë, PBDNJ: Rama të heqë dorë nga planet për tjetërsim të pronave
Pas tensioneve të krijuara sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, mes banorëve dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor, ka reaguar përmes një deklarate Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.
PBDNJ i bën thirrje kryeministrit Rama të heqë dorë nga planet për tjetërsimin e pronave të komunitetit himarjo.
Më poshtë deklarata e PBDNJ:
Dënojmë ashpër incidentet e provokuara të dhunës sot kundër banoreve të Himarës.
Në mënyrë të përsëritur dhe sistematike autoriteti Bashkiak, vetë kryetari me vote të vjedhur Goro, me bekimin e Kryeministrit Rama vënë banoret e Himarës përpara fakteve të kryera, të tjetërsimit të paligjshëm të të drejtave të tyre pronësore, si edhe përdorimit abuziv të pronës së tyre.
Të gjendur përballë komunitetit Himarjot, në audience publike të thirrur prej tyre, në mungesë të argumentave, arsyes dhe ligjshmërisë, Zoti Goro nuk hezitoi të përdorë edhe dhunën e individëve të dyshimte përfitues të politikave të tij abuzive në Bashki.
Thirrja jone i drejtohet serish Kryeministrit, të heqë dorë përfundimisht nga planet dhe praktikat antiligjore në dem të komunitetit Himarjot, dhe në të njëjtën kohe përfaqësuesve diplomatik të partnereve tanë Euroatlantik për të kthyer realisht vëmendjen ndaj situatës në përkeqësim të politikave qeveritare në Bashkinë e Himarës.
Grabitje në aeroportin e Rinasit nga persona të armatosur me maska
Një grabitje me armë ka ndodhur mesditën e sotme në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. Mësohet se tre persona me armë dhe të maskuar kanë marrë një sasi të madhe parash në ambientet e brendshme të aeroportit.
Nuk dihen më shumë detaje rreth ngjarjes. Një ditë më parë u raportua se në këtë aeroport u shtuan masat e sigurisë pas sulmeve terroriste në Stamboll, por...
Lajm në përditësim...
Cënohet rëndë siguria, grabitje e paprecendent në pistën e Rinasit
Një grabitje e paprecendet ka ndodhur sot në Rinas duke vënë në dyshim të madh sigurinë e të vetmit aeroport ndërkombëtar në vend. Vetëm një ditë pasi policia tha se po bëjmë kontrolle të rrepta në Rinas dhe se kemi shtuar forcat, madje dhe qentë eksplozivë, papritur rezulton se e gjitha kjo ka qenë një bllof nga ana e shtetit.
Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur sot në mes të ditës (ora 14:45) në mjediset e brendëshme të pistës së aeroportit të Rinasit, fare pranë avionëve dhe udhëtarëve.
Tre persona të armatosur dhe me maska depërtuan deri në terminalin e brendshëm, pranë pistës dhe arritën që të grabisin thasë me para dhe të largohen pa asnjë problem.
SHBA, rrethohet baza ajrore e “Air Force One”, të shtëna me armë zjarri
Një alarm ka ndodhur në bazën ajrore të aeroplanit të Presidentit të SHBA “Air Force One”, pasi raportohet se një person po qëllon me armë zjarri.
Mediat e huaja shkruajnë se në zonë ndodhet një “qitës aktiv”. Forca të shumta policie kanë rrethuar bazën ajrore.
Nuk ka informacione të sakta dhe ka një konfuzion nëse të shtënat me armë zjarri kanë ndodhur realisht apo janë pjesë e ndonjë stërvitje të planifikuar për sot.
Grabitja në Rinas, gjendet e djegur makina e autorëve
Pas kryen grabitjen spektakolare poshtë shkallëve të avionit dhe nën hundën e forcave të policisë, të përforcuara, autorët e vjedhjes së Rinasit i kanë vënë flakën makinës në Fushë–Prezë, pranë urës së Tapizës.
Mjetin tip “Benz ML”, me të cilën mendohet se u larguan nga mjediset e aeroportit tre grabitësit, është gjendur i shkrumbuar nga policia, duke bërë tepër të vështirë verifikimin e provave.
Forca të shumta të policisë janë vënë në ndjekje të autorëve të ngjarjes, ndërsa dy grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-s janë dislokuar tashmë në vendngjarje.
Pika të shumta kontrolli janë ngritur në hyrje–daljet e kryeqytetit.
Foto/ “Siguria e Rinasit”, makina e grabitjes theu postbllokun e policisë
Zbulohen detaje të reja nga grabitja e ndodhur në aeroportin e Rinasit. Burime nga policia kanë bërë të ditur se makina me personat e maskuar dhe të armatosur kanë hyrë brenda pistës së avionëve.
Burime policore thanë se, makina ka thyer postbllokun e policisë që është vendosur në aeroportin e Rinasit, ku në fakt që prej ditës së djeshme janë shtuar edhe masat e sigurisë në këtë objekt të rëndësisë së veçantë.
Më pas makina me personat e armatosur dhe të maskuar, kanë shkuar tek avioni dhe kanë rrëmbyer çantat me para. Pas kësaj mjeti është drejtuar për në fund të zonës së pistës së avionëve duke çarë rrethimin dhe duke ikur për në drejtim të Fushë Krujës.
Pas kësaj, grabitësit e kanë braktisur makinën dhe i kanë vënë flakën mjetit, duke humbur gjurmët.
Detaje/ Grabitje spektakolare në Rinas, ja si u morën thasët me para
Një grabitje me armë ka ndodhur mesditën e sotme në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.
Grabitja ka ndodhur në hyrje të terminalit të kargos, kur një makinë e kompanisë së sigurisë private “Nazeri”, po futej brenda për të dërguar drejt avionit një sasi parash të një banke, të cilët do të transferoheshin jashtë vendit.
Të dhënat e para flasin për një shumë të madhe parash që do transportohej jashtë Shqipërisë nga një prej kompanive që operojnë në sektorin bankar në vend. Shuma e parave të grabitura nuk dihet ende saktësisht.
Pas largimit nga vendngjarja tre grabitësit kanë djegur automjetin me të cilin udhëtonin tek Ura e Tapizës.
Policia ka nisur aksionin për kapjen e grabitësve. Në ndihmë për të kontrolluar territorin është ngritur edhe një helikopter.
Por ngjan disi paradoksale se si mund të kryhet një grabitje e tillë në një aombient shumë të populluar dhe aq më tepër një ditë pasi policia konfirmoi se në Rinas ishin shtuar masat e sigurisë pas sulmeve terroriste në aeroportin e Stambollit.
Policia: Ja detajet e grabitjes në Rinas... nuk jepet shuma e parave të marra
Policia e Tiranës ka reaguar pas grabitjes spektakolare të parave në aeroportin e Rinasit. Përmes një deklarate policia jep dinamikën e ngjarjes, por pa saktësuar shumën e parave të grabitura. Më poshtë deklarata e plotë:
Policia e Tiranës është njoftuar se rreth orës 14:45 në sheshin e brendshëm të fluturimeve të aeroportit “Nënë Tereza” ka ndodhur një grabitje me armë.
Menjëherë janë angazhuar shërbimet policore në aeroport dhe forca shtesë nga Drejtoria Vendore e Kufirit.
Nisur nga informacioni paraprak, raportohet se është grabitur nje sasi monetare, qe po transferoheshin me mjetet e SHPSF “Nazeri 2000”, nga terminali drejt avionit.
Dyshohet se autorë të grabitjes janë të paktën 3 persona.
Ata hynë në rrethimin e brendshëm të aeroportit, pasi prenë menteshat e portës së jashtme që ndodhet nga krahu i rrugës Rinas – Fushë Krujë.
Rrethimi i jashtëm sigurohet nga sherbimi i sigurise se kompanise private qe menaxhon aeroportin.
Pasi kanë marrë sasinë e valutës, autorët janë larguar me shpejtësi.
Gjatë ndjekies së autorëve policia ka gjetur të djegur mjetin tip "Benz", që dyshohet se u përdor nga autorët.
Policia e Shtetit po vijon ndjekjen e tyre, me forca të shumta dhe nga ajri me helikopter.
Forcat RENEA po ushtrojnë kontrolle në akset rrugore dhe zonat ku dyshohet se strehohen autorët.
Vazhdojnë intensivisht kërkimet dhe hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plote të ngjarjes.
Foto/ Ja makina e djegur e autorëve të grabitjes në Rinas
Këto janë fotot e para që vijnë nga vendi i ngjarjes. Aty ku tre grabitës të armatosur i vunë flakën makinës me të cilën transpportuan paratë e grabitura.
Grabitja e spektakolare ka ndodhur në pistën e avionëve në Rinas. Një makine e policisë private po zbriste paratë për t’i ngarkuar në avion kur nodhi grabitja.
Pas grabitjes autorët janë larguar në drejtim të urës së “Gjolës”, ku edhe kanë djegur makinën e përdorur në grabitje.
Forca të shumta të policisë janë vënë në ndjekje të autorëve të ngjarjes, ndërsa dy grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-s janë vendosur në vendngjarje. Një helikopter po kontrollon zonën.
Foto/ Shuma që u grabit në Rinas marramendëse
Nga të dhënat e para, nga burime të sigurta por jo të konfirmuara zyrtarisht, bëhet fjalë për një grabitje marramendëse. Flitet për një shumë rreth 3 milionë Euro kanë marrë tre personat e maskuar dhe me armë në Rinas.
Këto janë fotot e para që mbërrijnë nga vendi i ngjarjes. Është pikërisht vendi ku tre persona të armatosur arritën të deportojnë në pistë dhe të marrim miliona euro.
Supergrabitja ka ndodhur në mes të ditës në pistën e avionëve kur një makinë e policisë private po i transportonte paratë te avioni.
Video/ Çfarë duhet të bëni gjatë një sulmi terrorist në Aeroport?!
“BBC News” jep disa këshilla se si mund të shpëtoni gjatë një sulmi terrorist:
1 - Gjeni një zgjidhje që të dilni sa më shpejt nga vendi.
2 - Sigurohuni që të merrni sa më shumë njerëz me vete dhe mos i lini ata që të ecin ngadalë, por të vrapojnë pas jush.
3 - Në rast se nuk dilni dot nga vendi gjeni një vend të sigurt dhe fshihuni.
4 - Hiqni gjithashtu zilen e telefonit dhe lajmëroni policinë.
5 - Nëse arrini t’ja dilni shkoni sa më larg zonës.
6 - Nëse vazhdoni të jeni brenda kur vjen policia, mos bëni lëvizje sepse mund t’ju qëllojnë padashje.
Foto/ Denoncimi: Ja si më rrahu vëllai Elvis Roshit brenda OSSHE-së Kavajë
Julian Kola, banues në Kavajë ka denoncuar ditën e djeshme në Opinion.al dhunën që Drejtori i OSSHE-së Kavajë, Saimir Roshi ka ushtruar ndaj tij brenda ambienteve të këtij filiali. Sipas Z. Kola gjithçka ka nisur dy ditë më parë, kur punonjës të OSSHE janë paraqitur pranë banesës së tij për shkak të një debie prej 27 mijë lekësh të vjetra që Kola kishte ndaj OSSHE.
Punonjësit e OSSHE i kanë vendosur detyrimin që ose të shkonte të paguante debinë ose do ti prisnin dritat. Në momentin që Kola ka shkuar të paguajë debinë, punonjësit po sipas tij kanë kryer ndërprerjen e energjisë.
I revoltuar në mbrëmje, duke ju referuar dëshmisë së dhënë për “Opinion.al”, Kola ka shkruar një status në faqen Buletini i Kavajës ku denonconte kryetarin e OSSHE-së Saimir Roshi, si përgjegjës direkt për atë çka kishte ndodhur me energjinë në banesën e tij.
Ditën e djeshme Kola ka shkuar në ambientet e OSSHE-së për të ndryshuar emrin në kontratën e energjisë. Këtu sipas tij, Drejori Roshi ka filluar ta ofendojë dhe ka tentuar ta kapë me forcë dhe ta fusë në një nga zyrat e OSSHE-së.
“Unë Saimir Roshin e njoh. E kam pasur shumë shokë. Por u ndamë që në momentin që ai kaloi me PS-në. Unë kam jetuar prej shumë kohësh në Francë. Kam ardhur në Shqipëri para tre muajsh. Dy ditë më parë në banesën e tij erdhën 3 punonjës të OSSHE.
Më thanë që ke një debi prej 27 mijë lekësh dhe nëse nuk i paguan do të të presim dritat. U thashë mos I prisni sat të shkoj të paguaj. Pasi u ktheva pashë që energjia ishte ndërprerë. Më pas po këta punonjës e lidhën pas ankesës sime.
Ditën tjetër u paraqita në zyrat e OSSH-e për të ndryshuar emrin në kontratën me OSSHE. Në këtë moment pas shpinës sime dëgjova zërin e Saimir Roshit. Sapo dëgjoi emrin tim ai filloi të bertiste dhe të shante në sy të arkëtareve nga çfarë ti vinte më përmbarë.
Mu afrua dhe pasi më ofendoi më kapi prej krahu dhe donte të më fuste me forcë në një nga zyrat e OSSHE. Pasi nuk arriti filloi të më godiste me grushta dhe shkelma. Gjithçka është e filmuar nga kamerat e sigurisë”.
I pyetur se përse ky sulm nga ana e Saimir Rroshit, Kola u shpreh se gjithçka ka lidhje me një status që ai ka shkruar mbrëmjen e dy netëve më parë në fb ne profilin Buletini i Kavajës, ku denonconte z. Rroshi si përgjegjës për atë që ndodhi me energjinë në banesën e tij. Por edhe për shkak të kërcënimeve që kanë filluar dy vite më parë në kohën kur ishte ende në Francë.
“Shkak i gjithë këtij incidenti është se ashtu siç e kam deklaruar në Policinë e Kavajës , është se para dy vitesh kur unë ndodhesha në Francë, ne momentin që këtu bëheshin votimet për kryetar bashkie unë dola hapur kundër vëllait të Saimir Roshit, Ervin Roshit, duke shkruar dhe kundërshtuar kandidaturën e tij. Mendoj se ata mbajnë akoma inatin e atëhershëm dhe u hakmorën pas ardhjes time nga Franca. Unë jam kthyer më 27 maj 2016”.
Kola pranon gjithashtu për “Opinion.al” se ka bërë denoncim në Policinë e Kavajës ndërkohë që dp të paraqitet pasditen e sotme edhe te Mjeku Ligjor.
Foto: Më poshtë janë të ekspozuara dëmtimet që Julian Kola ka pësuar sipas tij si pasojë e dhunës së ushtruar nga drejtori i OSSHE-së Kavajë, Saimir Rroshi.
Mediat amerikane: Kamikazët rusë sulmuan Stambollin
Mediat amerikane kanë bërë me dije se, sulmet terroriste në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit në Turqi u kryen nga kamikazë rusë.
Njëri ishte nga Rusia, tjetri nga Uzbekistani dhe i treti nga Kirgistani. Kështu ka deklaruar një zyrtar turk në lidhje me hetimet që po zhvillohen për këtë çështje.
Dy ditë më parë, në aeroportin e Stambollit pati 3 shpërthime kamikaze, ku u vranë 41 persona dhe u plagosën më shumë se 140 të tjerë.
Autoritetet lokale besojnë se sulmi terrorist është kryer nga militantë të ISIS. Ditën e djeshme, Turqia e shpalli ditë zie kombëtare dhe uli flamujtë në gjysmë shtizë.
Berisha nga dyshimin: A ka gisht policia në grabitjen e parave në Rinas?
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas grabitjes së sotme në Rinas. Ai akuzon policinë si bashkëpunëtore, ndërsa thekson se grabitja ndodh pikërisht një ditë pasi u shtuan masat e sigurisë në aeroport.
Sipas tij shteti është në dorë të krimit.
Do'stlaringiz bilan baham: |