Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet179/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   175   176   177   178   179   180   181   182   ...   352

Importi “Duty Free”

Për më shumë se dy vjet, nga dhjetori i vitit 2013 e deri në shkurt të vitit 2016, kompania Britanike Crown Agents shërbeu si konsulente e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Një nga fushat kryesore të veprimtarisë së Crown Agents ishte dhe forcimi i kontrolleve për mallrat e akcizës.

Një prej rekomandimeve të Crown Agents, të implementuar nga Doganat ishte një program i përbashkët kontrolli për karburantet. Kjo përfshinte kontrolle në rrugë, pra ndalimin e autoboteve dhe kontrollin e karburantit në to dhe gjithashtu kontrollin e depozitave të paregjistruara të karburantit.

Sipas një raporti të botuar nga Crown Agents në përfundim të kontratës së saj në Shqipëri, në periudhën korrik-dhjetor 2015 u kryen një sërë kontrollesh në bashkëpunim me personelin e akcizës në administratë dhe me kompaninë përgjegjëse për markimin e karburanteve, GFI.

“Ky bashkëpunim rezultoi në zbulimin e më tepër se 120 rasteve të karburantit të tregtuar jo në përputhje me ligjin, në një total prej më tepër se 48,000 litra”,- thotë kompania britanike.

Në periudhën Janar-Mars 2015, ekspertët e Crown Agents kryen një seri kontrollesh

mbi veprimtarinë e flotës së anijeve shqiptare të peshkimit nga ku rezultoi se këto anije përdoreshin për importimin e sasive të mëdha të karburantit ‘duty free’ të ardhur nga portet e Italisë, Malit të Zi dhe Greqisë.

Sipas Crown Agents, vetëm në periudhën 1 janar -12 mars 2015, në Shqipëri kanë hyrë më shumë se 2 milionë litra karburant ‘duty free.’ Sipas indikatorëve të riskut të Crown Agents, ky import i lartë nga anijet e peshkimit kishte për qëllim të shmangte taksat duke e shitur karburantin në tregun e brendshëm.

Në korrik 2015, Drejtoria e Doganave nxori një udhëzim të ri, i cili i detyronte pronarët e anijeve të peshkimit të regjistroheshin si taksapagues, të depozitonin një deklaratë doganore dhe të paguanin TVSH-në për çdo lloj karburanti të huaj ‘duty free.’

“Si përfundim, pati një rënie drastike të fenomenit të furnizimit të anijeve shqiptare të peshkimit me karburant nga vende të tjera, për ta shitur më pas në Shqipëri,” shkruan Crown Agents në raportin e saj.



Markimi i karburantit

Global Fluids International, GFI Albania, është një kompani e cila sipas një kontrate koncesionare dhjetë-vjecare me qeverinë shqiptare bën ngjyrosjen e naftës që hidhet në treg. Kjo më qëllim shmangien e abuzimeve lidhur me cilësinë e naftës, shmangien e destinacionit dhe shmangien e taksave.

I kontaktuar nga BIRN, Vangjel Birbo, drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i GFI Albania, vuri në dispozicion raportin e punës përgjatë viteve 2014-2015, çka dëshmon sipas tij, se gjatë kontrolleve janë konstatuar jo pak raste ku subjektet të ndryshme tregtojnë karburante me një cilësi të dobët.

I pyetur për luhatjet e numrit të kontrolleve nga muaji në muaj, Birbo tha se janë kryer deri në 350 kontrolle në muaj dhe se programi i kontrolleve, u vihet në dispozicion punonjësve vetëm në momentet e fundit, për të shmangur në këtë mënyrë ndonjë dekonspirim të tyre.

Sipas Birbos, përmes markimit të karburantit, ndikohet në mënyrë të drejtpërdrejtë te cilësia. Ndërkaq, duke markuar çdo litër karburant, në arkën e shtetit shkojnë miliona. Ai tha më tej tha se përgjatë monitorimeve ka rezultuar se përgjatë 2014, u kap pa akcizë 18 për qind e naftës së tregtuar, ndërsa në 2015, kjo shifër ra në 12 për qind.

Presidenti i Shoqatës së Shoqërive Hidrokarbure, Aliaj ndonëse e ka kundërshtuar ashpër koncesionin që iu dha GFI-së për markimin e karburanteve, theksoi se nga importi nuk hyn asnjë sasi karburanti që shkel standartet e cilësisë, duke fajësuar prodhimin vendas./BIRN/



Gazeta gjermane: Mimi Kodheli me helikopter për shoping në Hamburg
Gazeta e përditshme gjermane, “Hamburg Morning Post” i ka kushtuar një shkrim një shëtitje të ministres Mimi Kodheli në dyqanet e famshme në Hamburg.

Tabloidi gjerman shkruan se, Kodheli ka shkuar në dyqanet e zonës Alsterhaus, duke kaluar plot të dy orë atje, por nuk jep informacion se sa mund të ketë shpenzuar ministrja shqiptare.

"Tri limuzina me drita të ndezura, një Mercedes S-Class dhe një automjet i policisë ushtarake. Vizitë shtetërore? Jo, ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Mimi Kodheli po bën pazar.

Kodheli gjendet në një vizitë zyrtare në Gjermani, ku të hënën u taku me homologen e saj, Ursula von der Leyen. Në këtë takim u diskutua kryesisht për situatën në Ballkan, konfliktin në Ukrainë dhe politikat e presidentit rus Putin.

Pas vizitës në Berlin, Kodheli shkoi në Hamburg me helikopter. Në këtë qytet, ministrja e Mbrojtjes ka bërë dy orë shopping në dyqanet VIP të Alsterhaus",- shkruan “Hamburg Morning Post”.

Veprimtaria politike, apo deklaratat e bëra atje nuk janë motivi i këtij shkrimi. Ministrja ka ngjallur interes me shëtitjet e saj nëpër dyqanet e famshme të Hamburgut.

Në gazetë thuhet se, Mimi Kodheli që nga e Hëna ndodhet në Gjermani për të takuar homologen gjermane ku diskutohej për situatën në Ballkan dhe marrëdhëniet me Rusine. Më pas ajo është parë me Hummer dhe makina të tjera luksoze nëpër dyqanet e kushtueshme VIP të Alsterhaus.

Gazetari është përpjekur të marrë vesh nga shitësit për shpenzimet që ka bërë ministrja, por nuk ka mundur të zbulojë diçka të tillë. Ajo që ka çuditur të gjithë është fakti se Mimi Kodheli shoqërohej nga makina të shumta luksoze.




Foto/ 13 vendet më të lira për të bërë plazh në Europë
Një përllogaritje për koston më të ulët për pushime në kontinent. “Post Office Travel Money” ka publikuar studimin e fundit, “Barometrin e kostos së pushimeve”, ku rendit vendet më pak të shtrenjta për të bërë plazh në Evropë.

Sondazhi i dhjetë bazohet në koston totale të dhjetë shpenzimeve më tipike gjatë pushimeve në 20 plazhe të Evropës, duke i radhitur nga më pak të shtrenjtët.

Shpenzime të pushimeve konsiderohen kostot për: Një filxhan kafe, krem kundër diellit, dezinfektues insektesh dhe tre vakte ushqim me një shishe verë në darkë.

Çmimet për çdo shpenzim janë nxjerrë nga zyrat turistike rajonale apo kombëtare, ku ishte e mundur. Shpenzimet për Bullgarinë janë siguruar nga kompania e prenotimeve Balkan Holidays dhe linja ajrore low-cost Monarch, ndërsa hulumtime shtesë janë kryer në internet për t’i verifikuar këto çmime.

Edhe pse udhëtarët britanikë kanë shumë mundësi për të zgjedhur pushime në plazh, modedha e tyre stërlina ka pësuar rënie pas 7 vjetësh përballë monedhave europiane, sipas një njoftimi për shtyp të Post Office Travel Money.

Shembull: Llogaritja për Menorca, Spain, që ka dalë 74.40 stërlina është bërë si më poshtë:

Një kafe: 1.15 stërlina

Shishe birre vendase: 1.64 stërlina

Shishe/kanaçe Coca-Cola: 1.72 stërlina


Gotë vere: 1.64 stërlina

1.5 l, shishja me ujë mineral: 0.33 stërlina

Krem dielli: 4.92 stërlina

Ilaç kundër insekteve: 2.46 stërlina

Gazetë angleze: 1.48 stërlina

Dy dreka fikse për 2 vetë: 24.61 stërlina

Tre vakte darkë për 2 vetë me një shishe verë: 34.35 stërlina.
Suedi, rrjedhje kimike në një laborator, evakuoet popullsia
Qindra njerëz janë evakuuar pas një rrjedhje kimike në një laborator në Stokholm, bëri të ditur policia, e cila ka shtuar se ekziston rreziku i një shpërthimi. Janë të paktën katër persona të cilët u shtruan në spital.

Incidenti ka ndodhur në afërsi të Institutit Karolinska, një nga më të mëdha dhe më prestigjiozët e universiteteve mjekësore në botë. Instituti ndodhet brenda zonës urbane të qytetit të Stokholmit.

“Ka pasur një shkarkim gazi në këtë institucion. Kjo është ndoshta për shkak të rrjedhjes kimike. Ky shkarkim përbën një rrezik të vërtetë zjarri dhe shpërthimi”,- tha zëdhënësi i policisë Sven-Erik Olsson për median vendase.
Berisha: Erion Veliaj një “rrugaç kushtetues” që rrethon Gjykatën

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje grupit parlamentar të Partisë Demokratike që të kërkojë shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Kjo deklaratë e Berishës vjen një ditë pasi Veliaj protestoi me administratën e Bashkisë dhe deputetë të PS para Gjykatës Administrative pasi pritej të jepte vendimin nëse do lejohet ndërtimi i pallatit tek diga e Liqenit.

Duke folur në Parlament, ish-Kryeministri Berisha e quajti Erion Veliajn “një rrugaç kushtetues”,- i cili shkeli Kushtetutën ditën e djeshme duke i bërë presion Gjykatës.

“I bëj thirrje grupit parlamentar të PD të nisë menjëherë procedurat për shkarkimin e këtij rrugaçi që rrethon gjykatat, për shkarkimin e këtij eksponenti të shpërfyturuar nga çdo nomë dhe standardi.

I bëj thirrje të kërkojë shkarkimin e tij, ndërprerjen e mandatit duke ju referuar neneve të kushtetutës, dhe ligjeve që ndalojnë dhe kanë shpallur vepër penale presionin ndaj gjykatësit dhe gjykatave.

I bëj thirrje prokurorit të përgjithshëm të ngrihet fuqishëm në mbrojtje të ligjit dhe të vendosë këtë rrugac kushtetues para ligjit para kushtetutës dhe ti japë vendin e merituar. Kjo është drejtësia që duhet të bëjnë këta.

Rrethimi i Gjykatës nga Veliaj është rrënim i themelit të Kushtetutës. Kjo është ngjarje që nuk ka ndodhur kurrë. Aas Edi Rama dhe askush nuk ta drejtë të rrethojë Gjykatën. Ju keni asgjesuar shtetin, ju jeni shumica.

Unë as në filma nuk kam parë! Absolutisht as në filma! Rrethohen 3 gjykatës?! Rrethohen tre gjykatës për të marrë vendimin me forcë?”,- tha ndër të tjera ish-Kryeministri Berisha duke theksuar disa herë që PD të kërkojë shkarkimin e Erion Veliajt.

Edhe Unioni i Gjyqtarëve dënoi dje gjestin e Erion Veliajt duke rrethuar Gjykatën e Administrative dhe duke i bërë presion gjyqtarëve për vendimin.



Tiranë, burrat me fuoristradë, rrahin në mes të rrugës shoferin për një gërvishtje
Një gërvishtje mes një automjeti tip fuoristradë dhe një tjetër automjeti tip “Ford” ka mjaftuar që të plasi sherri në mes të rrugës. Ngjarja ka ndodhur pranë Medresesë, ku sipas raportuesit, shoferi i Fuoristradës i ka rënë automjetit tip Ford.

Mesa duket, sqarimi me fjalë ka qenë i pamundur dhe dy burrat që ishin në Fuoristradë kanë treguar forcën me shoferin tjetër, duke e goditur atë me grushte e shqelma në mes të rrugës.

Edhe pse në një moshë madhore, ata nuk janë kursyer, por janë zënë si të ishin adoleshentë.

Vallë, çfarë shembujsh po marrim çdo ditë kur shohim burra në moshë të bëjnë këto veprime? Mos ndoshta sjellja e adoleshentëve sot është pasojë e shembujve të tillë?

Pas këtij sherri që mund të kishte përfunduar më keq, vallë a u zhduk gërvishtja e makinave? Çfarë zgjidhën burrat në fjalë me dhunën e ushtruar?

Sidoqoftë, raste të tilla janë thjesht dëshmi e një degradimi të shoqërisë sonë, që nëse nuk tregohemi të matur në raste të tilla, mund të bëhet akoma më keq!


Vdiqën dy fëmijë në aksident, pranga dy drejtorëve të rrugëve

Pas vdekjes së dy fëmijëve në një aksident në Kavajë, dy zyrtarë të Autoritetit të Rrugëve të drejtorisë së Tiranës janë vënë në pranga me urdhër të prokurorisë së Kavajës, e cila kishte nisur hetimin që para ngjarjes.

Burime nga prokuroria kanë bërë të ditur se dy të arrestuarit janë, Dritan Fejzo dhe Bib Gjomakaj. Këta dy zyrtarë akuzohen për shpërdorim detyre.

Fejzo është drejtori juridik i Autoritetit Rrugor ndërsa Gjomarkaj është drejtori rajonal i Tiranës.



Aksident në Librazhd, furgoni i pasagjerëve përplaset me makinën

Një makinë është përplasur me një furgon pasagjerësh në aksin Elbasan-Librazhd.

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Kalaja”. Deri më tani raportohet të ketë dëme të konsiderueshme materiale, por nuk flitet për të lënduar në njerëz.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes pritet të hedhë më shumë dritë mbi shkaqet që sollën aksidentimin e dy automjeteve me njëra-tjetrën.


Patozi- Veliajt: Çeguevarist i vogël politik, s'ka për t'u bërë kurrë kryeministër
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti Astrit Patozi është ndalur edhe te protesta e djeshme që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe disa deputetë të PS-së zhvilluan para Gjykatës Administrative të Apelit, lidhur me vendimin për ndërtimet te liqeni.

Patozi thotë se kolegët e tij të majtë janë keqpërdorur nga një “çeguevarist i vogël politik”, duke iu referuar kështu Erion Veliajt, për të cilin thotë se s’ka për t’u bërë kurrë kryeministër i Shqipërisë.

“Ndërkohë, kam edhe edhe një vërejtje për kolegët që morën pjesë në atë shfrim mizor dufesh politike. Nuk e kam zakon të merrem me asnjeri personalisht. Por ju nuk duhet të ishin aty.

Sepse deputetët nuk mund të keqpërdoren nga një çeguevarist i vogël politik edhe sikur t’u besohet gazetave që thonë se mund të bëhet një ditë kryeministër, sepse as kjo nuk ka për të ndodhur kurrë.

Edhe nëse ju ka marrë në telefon Edi Rama, ju përsëri nuk duhet të shkonit aty. Se kryeministri duhet ta dijë se ju, se mazhoranca pra, nuk mund të jeni kurrësesi edhe qeveria edhe gjykata, edhe policia edhe prokuroria, edhe parlamenti, edhe shoqëria civile.

Ajo kohë ka marrë fund, ndonëse ju po përpiqeni ta risillni duke na kujtuar lincimet mizore dhe publike të 45-ës. Mos mendoni kurrë se pushteti të jep automatikisht monopolin e të drejtës dhe të vërtetës absolute”,- tha Patozi.


Prokuroria s’i jep autorizim policisë për arrestimin e Balilit. Kush e mbron "Escobarin" e Ballkanit?
Autoritetet greke dërguan të enjten në Shqipëri urdhërarrestin për shtetasin Klement Balili, i akuzuar si drejtuesi i një rrjeti trafiku droge që vepron në gjithë Europën.

Kështu thuhet zyrtarisht nga ana e policisë greke, ndërsa më herët mediat e këtij vendit shkruanin për një urdhërarrest ndërkombëtar për personin në fjalë, të cilin e cilësojnë “baroni i drogës”, së bashku me një tjetër shtetas shqiptar me emrin Dhimitër P, me banim në Belgjikë.

Personi i shumëpërmendur nga policia, mediat greke por edhe opozita në Tiranë ka qenë deri paraditen e së premtes i emëruar drejtor i Transporteve në Sarandë.

Zyrtarisht, nga ana e Policisë së Shtetit thuhet se disa herë i është kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme autorizim për arrestimin e Balilit, por nuk ka ardhur asnjë përgjigjie. Drejtori Haki Çako konfirmoi ndërkohë hetimet.

“Jemi në proces hetimi, nuk jam i predispozuar të bëj një interpretim sepse nuk është në tagrin tim, por është një nga operacionet e përbashkëta më të suksesshme”, deklaroi Çako.

Mediat: A është ky person nën hetim?

Çako: “Nuk komentoj”.

Arrestimi është kërkuar nga policia edhe pse nuk kishte ende një urdhërarrest nga pala greke. Top Channel u interesua pranë Prokurorisë së Përgjithshme për këtë çështje dhe prej andej u deklarua se, nuk ka asnjë koment për këtë rast.

Një ditë më parë, me anë të një njoftimi policia konfirmoi se kishte djeni për çështjen, e cila kishte nisur të hetohej 2 vjet më parë në bashkëpunim me policinë greke dhe DEA-n, agjencia amerikane e luftës kundër drogës.

Policia greke në Athinë zyrtarisht i konfirmoi Top Channel se urdhëri është përkthyer në anglisht dhe është dërguar për në Shqipëri dhe ata presin nga ora në orë arrestimin e shtetasit Klement Balili./tch/


Modelja Kasiana: Brazili fiton Kupën e Amerikës
Brazili është vendi që prodhon më shumë futbollistë, por në fakt edhe modele seksi. Njëra prej tyre është Kasiana, e cila ka marrë pjesë edhe në “Miss Bumbum 2013”, event ku konkurrojnë bukuroshet me të pasmet më të bukura.

Kasiana adhuron futbollin dhe pret që Brazili të fitojë Kupën e Amerikës.

“Brazili të argëton me futbollin e bukur. Uroj shumë që ta fitojë Kupën e Amerikës”, tha modelja braziliane.
Shqipëri-Zvicër, macja parashikon fituesin e ndeshjes. Ja kush...

Pas kualifikimit historik të kombëtares shqiptare e gjithë vëmendja është përqendruar tek starti i eventit më të rëndësishëm europian.

Kuqezinjtë tanë do të mundohen që të bëjnë një tjetër mrekulli teksa kanë një grup shumë të vështirë me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë.

Në kompeticione të mëdha jemi mësuar të shohim parashikime nga kafshë të ndryshme, teksa këtë herë është zgjedhur një mace.

Ajo zgjedh që të konsumojë ushqimin në vetëm njërën nga dy pjatat, duke shkuar te ajo e Zvicrës.

Sfida e parë për ne do të jetë ndeshja e 11 qershorit kundër Zvicrës në një duel që premton spektakël.


Greqi, shqiptari që u gjet me kokë të prerë, zbardhet ekspertiza e celularit

Autoritetet greke vijojnë hetimet për zbardhjen e vrasjes së 26-vjeçarit shqiptar, Bletar Terpollari që u gjet me kokë të prerë në një fshat të Igumenicës.

Së fundi mediat greke raportojnë se policia ka përfunduar eskpertimin e celularit të viktimës, me shpresën së mun dtë nxirrte ndonjë të dhënë për hetimin.

Por rezultatet nuk kanë qënë në favor të hetimit pasi nuk është zbuluar asgjë.

Vrasja horror tronditi zonën dhe pati jehonë të madhe edhe në Shqipëri. Terpollari ishte punësuar si bari në një fshat të Igumenicës, ndërsa kishte edhe precedentë të mëparshëm penal.

Prostituta e papërgjegjshme, braktisi të bitin 4 vjeç për 3 javë vetëm në shtëpi
Një 38­ vjeçare është arrestuar nga policia pasi kishte lënë vetëm në shtëpi djalin e saj 4­vjeçar për plot 3 javë. Pasi është vënë re mungesa e djalit në kopësht, përfaqësues dhe kujdestarë kanë shkuar në shtëpinë e tij por e kanë dëgjuar atë të kërkojë ndihmë nga ambientet e brendshme të apartamentit.

Menjëherë kanë lajmëruar policinë të cilët kanë thyer derën dhe e kanë gjetur djalin në gjendje të rënduar shëndetësore e të rrethuar nga copa ushqimi të ndenjur.

Ndërkohë është bërë e mundur edhe gjetja e nënës së tij gjermane, e cila rrëfeu në polici se kishte ikur vetëm për një natë por ndërsa po kthehej në shtëpi kishte njohur një burrë i cili e kishte ftuar në shtëpinë e tij.

Ajo deklaroi se nuk donte ta linte vetëm djalin, por ka qenë në gjendje të pandërgjegjshme pasi ai i jepte lëndë narkotike për të pasur kontakt seksual me të dhe për ta mbajtur në apartamentin e tij.

Sipas “Dayli Star”, 38­ vjeçares gjermane i është hequr kujdestaria e djalit dhe tashmë ai, është nën kujdesin e prindërve adoptues.


"Baronin e drogës", Balili prej dy muajsh nën përgjim nga DEA
Prokuroria shqiptare prej disa muajsh po heton Klemend Balilin, me dyshimin e përfshirjes në rrjetin e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Nga muaji mars i këtij viti e ne vazhdim pala greke i ka kërkuar policisë shqiptare të verifikojnë disa numra telefoni dhe pseudonimin e një personi të njohur si “Keli”.

Kjo kërkesë e palës greke, është referuar nga policia pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, të cilët kanë regjistruar edhe procedimin penal. Gjatë këtyre muajve, prokuroria ka arritur të identifikojë numrat dhe përdoruesit e tyre si dhe personin me emrin “Keli” që rezultoi se ishte biznesmeni i njohur në zonën e jugut, Klemend Balili.

Burimet pranë policisë së shtetit, thanë se gjatë përgjimit të numrave që kishte në përdorim Klemend Balili, në bisedat me shtetas shqiptar nuk është arritur të interceptohet ndonjë bisedë implikuese në trafikun e drogës.

Gjatë përgjimit të numrave greke që Balili kishte në përdorim apo komunikimet me shtetasit grek, burimet thonë se këto biseda ende nuk janë zbardhur të përkthyera, për të parë ndonjë bisedë komprementuese të tij. Për këtë fakt, mësohet se policia dhe prokuroria shqiptare i kanë kërkuar autoriteteve greke, të dhëna apo prova material shtesë që implikojnë Balilin në trafikun e drogës, për të lëshur urdhër-arrestin ndaj tij në Shqipëri.

Nga ana tjetër, burimet zyrtare pranë organit qendror të akuzës, konfirmuan faktin se në mesin e personave të përgjuar nga prokuroria shqiptare janë edhe dy të arrestuarit në Greqi me cilësinë e skafistëve Petro Dalanaj dhe Kleanth Palaj. Të dy këta persona, thonë burimet janë pikasur që komunikonin edhe me Klemend Balilin por në shumicën e rasteve bisedat janë të shkurtëra ku përcaktohet vetëm vendi i takimit mes tyre.

Emri i Klemend Balilit për Prokurorinë për Krime të Rënda nuk është i panjohur, pasi në korrik të vitit 2006 është arrestuar nga ky institucion me dyshimin e implikimit të tij në trafikun e drogës. Arrestimi ka ndodhur pas bllokimit të furgonit me targa gjermane në rrugën Qafë-Muzinë-Delvinë ku brenda tij u gjetën dhe sekuestruan 750 kg hashash.

Për këtë dosje, u arrestuan edhe dy efektivët e policisë Gentian Baba dhe Ylli Kapo, ndërsa u shpallën në kërkim Pelivan Mehmetaj dhe Ermal Nika.

Në përfundim të hetimeve, prokuroria urdhëroi lirimin e Klemend Balilit dhe dërgimin në gjyq të 4 të pandehurve të tjerë, të cilët më pas u dënuan nga Gjykata e krimeve të rënda me 34 vite burg në total.

Klemend Balili, njihet në Sarandë si pronar i hotel “DEA” dhe kompleksit “Santa Quaranta” dhe sipas mediave greke pas tij fshihet një politikanë i fuqishëm shqiptar./ABC News/
Berisha publikon relacionin e policisë: Si e dhunuan miqtë e Shullazit qytetarin te Rruga e Kavajës
Në seancën e sotme në Kuvend, ish-kryeministri Berisha ka vijuar sërish me akuzat ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për lidhje të tij me Emiljano Shullazin.

Berisha lexoi nga foltorja e Kuvendit relacionin e një oficeri të Policisë Gjyqësore, për një ngjarje të ndodhur në dhjetor të vitit 2015.

Sipas Berishës ky relacion dëshmon dhunën që dy miq të Shullazit ushtruan ndaj një qytetar nga Librazhdi.

Një prej dhunuesve është edhe polici burgu. Më poshtë relacioni i plotë i lexuar nga Berisha:

“21/12/2015. Shtetasi me iniciale X.X nga Librazhdi po qëndronte tek rruga e Kavajës në afërsi të një lokali. Në këtë kohë janë afruar dy shtetas dhe i kanë kërkuar pse po qëndron afër këtyre ambienteve. Shtetasi ka deklaruar se po pret një të afërmin vet.

Të dy shtetasit i kërkuan dokumentin e identifikimit, i bënë foto dhe ja nisën Emiljano Shullazit. Pasi u tha që s’ka rrezik, e dhunuan. Shtetasi, pasi është shkëptutu ka takuar në rrugë një patrullë policie dhe i thotë se dy qytetarë që nuk i njoh më kanë kërcënuar për jetë.

Policia shoqëroi Valmend Pelivanin që iu gjet pistoletë TT e mbushur dhe Bekim Zenollarin që iu gjet pistoletë TT e mbushur, por që pretendonte se ishte polic burgjesh dhe që e vërteta është se ishte polic burgjesh. Këta shtetas dyshohet se kanë kanosur një tjetër shtetas që ka depozituar kallëzim në Komisariatin Nr.2. Të dy shtetasit janë të evidentuar si lidhje të Emiljano Shullazi”.


"Sex Factor", spektakli që zbulon talentet për filmat pornografik

Pas dhjetra spektaklesh që zbulojnë talentet e ndryshme, tashmë do nisë një tjetër spektakël mjaft i veçantë. "Sex Factor" është spektakli që është në kërkim të talenteve pornografik, i cili do të prezantohet nga aktorja e njohur në botën e pornografisë, Asa Akira.

Spektakli është ideuar nga producenti Byddy Ruben dhe do të transmetohet online më 19 maj. 16 konkurrentë, ndër të cilët 8 vajza dhe 8 djem, do të garojnë për t'u bërë ylli i radhës në pornografi.

Një spektakël i rrallë që pritet të ketë një audiencë të madhe dhe një çmim fitues prej plot 1 milion dollarësh.



Foto/ Ilir Meta ka marr edhe vajzën në SHBA, ja kë takon ajo...

Ndoshta mendoni se Era Meta, vajza çapkëne e kryeparlamentarit Ilri Meta dhe politikanes Monika Kryemadhi është thjesht një fanse e këngëtares më IN në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bebe Rexha.

Në fakt, përtej pëlqimit të Bebe-s si artiste qëndron dhe një pas skene, që i afron jo pak këto dy vajza. Sipas burimeve të “BORDO”, Bebe Rexha dhe nëna e Erës, Monika janë kushurira të afërta.

Bebe, e cila emrin në shqip e ka Bleta, sapo ka nxjerrë këngën e re, që po pëlqehet mjaft “No Broken Heart” në bashkëpunim me Nicki Minaj, ndërsa ka vite që punon si muzikante dhe producente, ku një nga sukseset e saj është bashkëpunimi me Eminem dhe Rihanna për këngën “Monster”, apo edhe bashkëpunimin në disa këngë me DJ e famshëm David Guetta.

Sa i përketet Erës, pinjolles së vogël të familjes Meta, ajo është fotografuar mbrëmjen e djeshme përkrah këngëtares me origjinë shqiptare, Bebe Rexha.

Artistja ka qenë duke mbajtur një koncert të sajin në Columbus, Ohio, në të cilin e pranishme ka qenë edhe Era, e cila sigurisht për shkak të lidhjeve të gjakut, nuk e ka pasur të vështirë të jetë edhe në paskuinta.

Ka qenë vetë artistja amerikane, Bebe Rexha, e cila ka postuar në snapchat-in e saj disa foto me Erën, ku shkruan: “Në prapaskenë”, duke e shoqëruar mbishkrimin edhe me disa zemra, teksa Era shfaqet e veshur me një bluzë që shkruan “Bebe Rexha”.

Më tej, gjatë kohës që këngëtarja është duke performuar, Era shihet duke kërcyer lart në skenë. Me siguri, Era ka përfitur nga vizita e LRI-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të takuar kushurirën e saj, këngëtaren e famshme Bebe Rexha, e cila duket se po korr mjaft sukses me “No Broken Heart”, dhe klipin seksi, për të cilin artistja edhe ka ndërruar imazh, duke u kthyer nga brune në bionde.


Foto/ Shikoni si shkojnë në punë dy aktorët e ‘Portokallisë’
Aktorët e spektaklit “Portokalli” Florjan Binaj dhe Irgen Çela, i njohur për të gjithë si Xhota, bëjnë humor edhe jashtë skenës.

Ata kanë shkuar sot për në punë dhe mesa duket kanë qënë në të njëjtin moment, në të njëjtin vend dhe makinat e tyre kanë qënë paralel. Ka qënë Flori ai që e ka ndarë këtë foto në rrjetet sociale duke shkruar:“Duke shkuar në punë dorë për dore”.



Video e vajzës së Allegrit “trondit” Juventus

Pati një “boom” klikimesh videoparodia për Max Allegri, trajnerin e Juventus, por pas disa orësh ajo u hoq nga rrjetet sociale.

Në të merrte pjesë edhe vajza e Allegrit, Valentina.

Komiku Edoardo Mecca tha se ishte i detyruar ta hiqte videon pasi nuk ishte pëlqyer nga zyrtarët e Juventus.


Pas lirimit nga detyra Jahjaga fillon jetën e natës

Në paraqitjen e fundit publike si presidente, Atifete Jahjaga, pati thënë se do t’i japë vetës një pushim të gjatë pas lodhjes 5-vjeçare në krye të shtetit. Dhe ashtu po vepron.

Ish-presidnetja e Kosovës, po shihet herë pas here duke e shijuar atë pjesë që i ka munguar sa ishte në politikë.

Mbrëmë ajo ka festuar me miqtë vendor e ndërkombëtar, në një prej lokaleve të natës në Prishtinë. Miqësia me amerikanët duket se vazhdon edhe tani që Jahjaga nuk është në krye të shtetit.


Mulliri e ka me Agron Llakajn, i shpall luftë Alpazarit: Do iu degjeneroj!
Imitimi i aktores Inva Gashi në spektaklin e humorit të “Vizion Plus”, duket se ka nervozuar pedagogen e Koreografisë. Jo vetëm që shfaqja nuk i shijon më, por Riselda Sejdia i ka shpallur luftë personazhit të “AlPazar”, duke lënë të kuptohet se diçka do ndodhi…

Postimet në formë sulmi dhe paralajmërimet kundrejt Invës, tashmë i ka shtuar!

Pavarësisht se në fillim e komplimentoi për rolin, profesoreshë Mullirit i ka ardhur aty nuk nuk mban më.

“Të shijon deri në palc kur mendon që me adresa fallco Buçiii shumë keq reagon…Ngacmohet goca me statuse personale, kur bën humor vetë i duket normale”,- shkruan Sejdia.

Gjithashtu bashkëshortja e biznesmenit të njohur Hajdin Sejdija shkruan se tashmë nuk do të duroj më imitimet e Gashit në spektakël: “What a…! Pse o Buç realiteti kaq shumë të ngacmon?!

Mos ça kokë se ke Riseldën që kurrë s’ka me të lën pa të ngacmuar, ka ardhur koha për degjenerim, shumë ju kam duruar.

Ç’të duhet karriera ty o Guç, po ik e futja në Tepelenë, më mir e para fshatit se sa gaz i kryeqitetit se me çfarë të pret do shkrihet mileti! PupupuApo jo Buçii? Ju dua Al Kandarët e mi!”,- shkruan bashkëshortja e biznesmenit Ajdin Sejdia.
Fotot/ Ja dy “të fortët” që kërcënonin e gjobisnin biznesmenët
Dy persona janë arrestuar nga policia mesditën e sotme për gjobvënie.

Operacioni policor i koduar “BISS” ka vënë në pranga një biznesmen mobilerie nga Fushë Kruja dhe një person tjetër i dënuar më parë për falsifikim monedhash.

Të arrestuarit janë shtetasit Sadik Dinka, 27 vjeç banues në Durrës, si dhe Ervis Alla, 29 vjeç, banues në Krujë, pronar i mobilerisë “Vllaznia”.

Arrestimi i tyre u krye pasi u kapën në flagrancë në vendin e quajtur “Zogu i Zi” në momentin që këta shtetas po përgatiteshin të merrnin shumën e 50 milionë lekëve nga shtetasi I. A., 59 vjeç, biznesmen.

Mësohet se këta shtetas, dyshohen të jenë autorë edhe të disa veprave të tjera penale.

14/05/2016/..........................................

Ja deklarimet e pasurisë së gjyqtarëve dhe funksionarëve publik
Në “Money&Power” (One Stop Integrate Data Source) janë publikuar të dhëna për pasuri, të ardhura dhe shpenzime të deklaruara nga funksionarë të lartë publik. Të dhënat janë sipas deklarimeve zyrtare të një viti të caktuar apo deklarim fillestar përpara marrjes së detyrës.

Në çdo rast informacioni flet për datën e plotësimit të dokumentit për Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit të Pasurive ILKDP.

Veç subjektit në deklarim përfshihen edhe persona të tjerë pjesëtarë të familjes me detyrim ligjor për të deklaruar. Deklarimi vjetor karakterizohet nga informacioni për të ardhura të krijuara në atë vit; pasuri të fituara gjatë vitit në fjalë; sikurse shpenzime për të cilat subjektet kanë detyrim ligjor për deklarim.

Subjektet për të cilat ka informacion në këtë rubrikë janë funksionarë të lartë publik: President; Anëtar të Këshillit të Ministrave; Kryetar të Bashkive Kryesore, Përfaqësues të Parlamentit; Gjyqtar të Nivelit të Lartë; Kryeprokuror dhe titullar të institucioneve të pavarura.

Ky informacion bëhet i hapur dhe transparent, me qëllim informimin e publikut mbi interesat ekonomike dhe pasuritë e funksionarëve të lartë publik që përfaqësojnë dhe qeverisin në vend.

Të dhënat e “Money & Power” janë të ndërlidhura me të dhëna të “Open Corporates Albania” për shoqëri biznesi që janë pjesë e deklarimit të një subjekti individual. Për çdo subjekt është dhënë edhe numri i indeksit të dokumentit zyrtar të dorëzuar pranë ILKDP, dokument nga ku janë cituar të dhënat.



Lunacek: Serbia ta harrojë BE-në pa e njohur Kosovën!
Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, tha se, është e sigurt se Serbia nuk do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian nëse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Unë jam njëri nga pak politikanët e lartë të BE-së që insiston se nohja e Kosovës është kusht për Serbinë”,- tha mbrëmë Urlike Lunacek, në një forum të shoqërisë civile në Beograd.

Zonja Lunacek, e cila është raportuese e Parlamentit Evropian për Kosovën, ka theksuar se nuk është armike e Serbisë, por përkundrazi dashamire e saj dhe beson se Beogradi ka bërë progres të konsiderueshëm në rrugën e saj drejt integrimit në BE.

Ulrike Lunacek tha se, pret që anëtarësimi i Serbisë në BE do të bllokohet, jo për arsye të vërejtjeve të saj, por për shkak të përvojës së Bashkimit Evropian me Qipron.

BE-ja në vitin 2004 e ka miratuar pranimin e Qipros, për të cilën ajo theksoi se nuk i kishte qartaz të përcaktuar kufijtë, për shkak të okupimit të pjesës veriore nga Turqia.

Prej atëherë, Qiproja e ka bllokuar kandidaturën e Turqisë për pranim në BE, për shkak të mospajtimeve territoriale.

Duket se znj Lunacek ka sugjeruar se, kjo situatë mund të ndodhë me Serbinë, e cila Kosovën ende e konsideron pjesë të saj.
PD, Alibeaj: Çfarë di Tahiri për Ramën që nuk e shkarkon dot?

Enkelejd Alibeaj, kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, nëpërmjet një deklarate, la të kuptohej se Saimir Tahiri, “i faktuar botërisht” si i inkriminuar, di diçka për kryeministrin Rama, që ky i fundit nuk e shkarkon dot.

Alibeaj tha sot nga “selia blu” se “një seri ngjarjesh kanë dëshmuar se Shqipëria ka pasur në krye të rendit që prej shtatorit të vitit 2013 një ministër të inkriminuar, ndërlidhësin e trafiqeve të drogës e shumë krimeve të tjera”.


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   175   176   177   178   179   180   181   182   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish