Amarna Miller
Amarna thotë se, i pëlqen seksi i thjeshtë dhe pozicion të preferuar ka atë të misionarit, për shkak se i pëlqen ta shikoj partnerin e saj gjatë kohës që bëjnë seks.
“Pozicioni i misionarit të bën t’i kesh ato ndjenjat e thella…”,- thotë ajo.
Allie Haze
Edhe Haze e dashuron pozitën e misionarit. “Unë dua që të ndihem e lidhur me të dashurit. Prandaj, më pëlqen kontakti me sy, prekja, ndjenjat dhe afërsia”,- thotë ajo.
Veruca James
Ndryshe nga Haze dhe Miller, James preferon misionarin për një arsye të çuditshme. “Unë jam shumë përtace dhe përtoj t’i ndërroj pozicionet, prandaj më pëlqen pozicioni i misionarit për shkak se e kam atë kontaktin me partnerin”.
Annika Albrite
Annika Albrite preferon pozicionet si në kohërat e vjetra…
“Pozicioni i kaubojsit më bën më së shumti të përjetoj orgazëm, megjithatë më pëlqen edhe ai i misionarit”.
Histori+18/ Fshatarja nga Devolli e etur për seks: E tradhtova burrin me komshiun
Kur isha e pamartuar, një djalë në fqinjësi më ngacmonte çdo ditë. Unë si fshatare nga një zonë rurale e Jugut të vendit, as që guxoja të mendoja për një aventurë seksuale, se lerë më të bëja këtë. Nga ana tjetër, në moshën 20-vjeçare më pati kapur sikleti dhe nuk duroja dot pa mashkull.
Duhej që të prisja procedurat e martesës, derisa të bëhesha gruaja e dikujt që nuk do e njihja fare, deri në martesë.
Ishte fillimi i viteve 1990. Kohë me krizën më të madhe financiare dhe aq më tepër dashurore. Megjithatë, unë në një festë ia lëshova sytë një djaloshi nga një fshat fqinj dhe lidhje pas lidhjeve, e bëra atë për vete.
E mashtrova lehtë që të më grabiste, gjoja se familjen e kam të vështirë dhe nuk do më fejonte me të. Ashtu edhe vepruam, disa muaj më vonë.
Nata e parë ishte fenomenale, por paksa me droje, megjithatë. Ku e dija se si do t’i dukesha atij djali, i cili nga ajo natë e deri më sot është burri im!
Pasi më kaluan ato ditë të para, gjatë të cilave ndjeja nga pak dhimbje, kuptova se nuk ishte edhe aq i fortë si mashkull. Kishte një penis të vogël, diku 13 cm. Unë gjithnjë e më tepër dëshiroja diçka që do të më mbushte plotësisht.
Kaluan ca vite dhe ne i bëmë dy fëmijë. Atëherë ndjeja edhe më shumë nevojë për “diçka” të madhe.
Harrova të them se, para se të na lindnin fëmijët, burrit ia mbusha mendjen se nuk jetohet me familjen e tij. Prandaj, pasi u bë ai lesh me ta, vendosi të shkonim në kryeqytet.
Aty gjeti një banesë shumë të mirë dhe në një lagje, paksa të fshehtë, sikur të më kishte pyetur mua. Vend fenomenal për ta shijuar unë atë që më mungonte kaherë, sidomos pasi linda fëmijët.
Një burrë, i cili kishte vetëm një fëmijë, ndërkohë që gruan e kishte jashtëzakonisht të shëmtuar dhe të trashë, ia vura syrin menjëherë. Nuk ishte kushedi se sa i bukur, por kishte një stil që më përshtatej mua.
Buzëqeshja e tij, kur më përshëndeste gjatë “ndeshjes” nëpër shkallë apo edhe në shitoret, me flakëronte. Ai e kish nuhatur këtë ndjenjë time dhe filloi aksionin.
Sa shumë më pëlqen, nuk e ke idenë. Do të dëshiroja të të kem vetëm njëherë, e pastaj le të vdesë më tha prerazi dhe u largua.
Unë fillova të mendoja në çdo kohë për këtë “ofertë” nga ai. Ta pranoj, mos ta pranoj. Të nisi këtë lojë që dëshiroja shumë vite, apo jo! Do të ishte rrezik, apo jo!
Kaluan edhe ca ditë dhe ja, papritur u takuam me Demirin në bodrumin e ndërtesës, ku ne ruanim zarzavatet dhe drutë.
Maqedonasi kap nusen në tualet duke e tradhëtuar ditën e dasmës
Ndodh edhe kjo, dhëndri rastësisht shkon në tualet dhe për fat të keq aty i njeh këpucët e gruas së tij ku më pas me forcë e hap derën dhe sheh se nusja e tij është duke bërë seks me kumbarin e tij.
Dhëndri nuk e duroi turpin dhe menjëherë vrapoi tek salla ku ju tha mysafirëve se dasma u ndërpre dhe se nusja e re është duke e tradhtuar që nga dita e parë.
Nuk bëhen të ditur detajet e personave në fjalë por as edhe emri i hotelit në të cilin ishte e organizuar dasma.
Për portalin maqedonas “magiçni svadbi” Slavica J., si mysafire e tregon rastin në detaje, vlen të theksohet se dhëndri dhe nusja kanë qenë të nacionalitetit maqedonas.
Mandati i Kokëdhimës, ish-kryebashkiaku Gjika: Bota, një portokalle
Ish kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, ka bërë dje ironi me një postim në Facebook, pak kohë pas vendimit të gjykatës Kushtetuese, që i hoqi mandatin e deputetit Koço Kokëdhimës, me argumentin se ka përfituar tendera gjatë kohës që ka qenë deputet.
Ai ka shkruajtur në Facebook: “9 Maj-Dite fitoresh!”, duke postuar një fotografi të një portokalli në rrjetin social, si për të të sjellë ndërmend shprehjen popullore: “Bota është portokalle!”.
Balerina: Ja e vërteta e puthjes në buzë me Era Rusin
Mbrëmjen e kaluar në show-n televiziv “Your Face Sounds Familiar”, këngëtarja Era Rusi gjatë performancës ka puthur në buzë balerinën Albana Dapi.
Kjo e fundit ka sqaruar sot të gjithë të vërtetën e kësaj puthjeje.
“Duke i qëndruar konteksit që paraqet kënga puthja në fund ishte diçka që duhej bërë, duke patur parasysh formatin që ka të bëjë me imitimin… Të njëjtën gjë ka bërë edhe Katy Perry… Normalisht ishte një pjesë e kuruar me kujdes nga koreografi Albi Nako, që të vinte artistikisht bukur”,- sqaron balerina.
E pyetur se si kanë reagimin familjarët e saj për këtë situatë, “familjarët e mi ishin venë në dijeni që në momentin që mua mu caktua ky rol dhe si çdo herë tjetër ata më mbështeten, duke kuptuar se çdo gjë që vihet në skenë është art dhe gjithmonë shpalosen mesazhe të ndryshme”.
Po përsa i përket reagimit në rrjetet sociale, “reagimet ishin normale, sepse kam përshtypjen që njerëzit kanë filluar të mësohen me idenë edhe të diçkaje ndryshe. Shoqëria shqiptare ka filluar të ndryshoj”,- shprehet Albana.
Ju kujtohet Ambra Angiolini?! Ja si është sot ajo…
Ajo u shndërrua për disa vite me radhë, ndër personazhet më të dashur televizive. Prezantuesja e një prej formateve më të suksesshëm në historinë e televizionit italian “Non e la Rai” Ambra Angiolini, në vitet ’90 u kthye në frymëzim edhe për shqiptarët.
Vajzat adoleshente të asokohe në Shqipëri kopjuan flokët, stilin e gjithçka mundën nga Ambra dhe adoleshentet italianen që shfaqeshin në spektaklin e famshëm. Por ajo periudhë u regjistrua si kulmi i vetëm i prezantueses simpatike me kaçurrela.
Pas mbylljes së “Non e la Rai” Ambra vazhdoi angazhimin e saj në televizion, nuk u shfaq më si këngëtare por përqafoi kinemanë duke bërë disa role në seriale e prodhime italiane të filmit.
Sot ajo jeton në Brescia, qytet ku u vendos pas lidhjes dhe martesës me kantautorin Francesco Renga, me të cilin u nda pas 10 vitesh. Ambra është nënë e dy fëmijëve./Revistawho/
11/05/2016/................................
12/05/2016/.......................................
FOTO/ Mediat gjermane: Ministrja Mimi Kodheli shkon me helikopter në Hamburg për të bërë shoping
Dihet se politikanët shqiptarë dhe sidomos ministrat si pushimet ashtu edhe blerjet i bëjnë jashtë shtetit. Kështu ka vepruar edhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.
Kanë qënë mediat gjermane që kanë komentuar këtë fakt, pasi kanë kapur mat Mimi Kodhelin duke “plaçkitur” butiqet më të shtrejta të gjermanisë. E shoqëruar me një eskortë të madhe, Kodheli ka bërë kërdinë në dyqanet më të shtrejta të zonës.
Normalisht, kjo i ka bërë përshtypje revistës prestigjioze gjermane në shkrimin e saj me titull “Këtu bën shopping ministrja shqiptare e mbrojtjes” komentojnë se si ka mundësi që një ministre e një vendi të varfër dhe me një pagë pak më shumë se 1 mijë Euro, i del llogaria për të blerë në këto dyqane.
Ndërkohë që shqiptarët e kanë mbushur listën e dyqanit të lagjes për ushqime dhe bukë, ministrja Kodheli, zgjedh koleksionin më të mirë pranveror në butiqet e Gjermanisë. Media gjermane shton gjithashtu se ministrja Kodheli fluturoi për në Hamburg me helikopter./civitas
Shkrimi i gazetës gjermane “Hamburger Morenspost”
Tri limuzina me drita të ndezura, një Mercedes S-Class dhe një automjet i policisë ushtarake. Vizitë shtetërore? Jo, ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Mimi Kodheli po bën pazar. Kodheli gjendet në një vizitë zyrtare në Gjermani, ku të hënën u taku me homologen e saj, Ursula von der Leyen.
Pas vizitës në Berlin, Kodheli shkoi në Hamburg me helikopter. Në këtë qytet, ministrja e Mbrojtjes ka bërë dy orë shopping në dyqanet VIP të Alsterhaus.
“Baroni i Ballkanit”, shkarkohet nga detyra zyrtari Klemend Balili
Drejtori i Transportit në Sarandë, Klemend Balili, është shkarkua sot nga detyra pas akuzave të Partisë Demokratike dhe medias greke se është “Baroni i Ballkanit”.
Ky fakt është bërë i ditur nga ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili duke folur për gazetarët jashtë Parlamentit tha se Balili u shkarkua për të patur një hetim të drejtë, edhe pse nuk ka ende një akuza ndaj tij në Shqipëri.
“Ky person është shkarkuar sot për t’u dhënë hapësirën e nevojshme të gjithë organeve të hetimit. Kjo është minimalja që duhet të merret ndaj një qytetari, pavarësisht se atë askush se ka thirrur”,- u shpreh Manjani.
Duke folur për këtë çështje, ministri i Drejtësisë theksoi se është në dijeni të këtij hetimi nga pala greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane Policinë Shqiptare.
Sipas mediave greke, hetimi në Greqi ka nisur para më shumë se një viti, ndërsa ministri Manjani u shpreh se hetimi ka nisur në muajin Mars.
“Kam dijeni që ka një operacion policor nga muaji mars. Bërja publike e këtyre gjërave nuk i ndihmon hetimet prandaj dhe jemi të rezervuar me informacione sepse hetimi është ende në vijim”, vijoi ministri.
I pyetur nga gazetarët se Kelmend Balili i akuzuar si ‘Pablo Escobari’ i Ballkanit, është eksponent i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ministri Ylli Manjani dha këtë përgjigje: “Ka mbështetjen time si nënkryetar i LSI, policia, Prokuroria e të gjithë institucionet.
Kërkesa ime kaq qenë e mbetet e njëj për cilindo person, i fortë, zyrtar, nëss shkel ligjin duhet të jetë prapa hekurave, askush nuk ka mbrojtje.
LSI është e vetmja parti që e ka të normuar me vendime mosmbrojtjen e askujt kryetar, votues a simpatizantë të partisë. Së dyti ne mendojmë që çdokush ka kokën mbi shpatulla dhe nuk ka pse të ngatërrojmë gjërat personale”.
Itali, përdhunohet vajza e një profesori shqiptar, ja ç’bënë i ati...
E rrëmbyen dhe e përdhunuan gjatë gjithë natës në një barake në Prenestina, një në provincë pranë të Romës. Viktima e këtij sulmi të tmerrshëm është një 26-vjeçare shqiptare, vajza e një ish-profesori në Shqipëri, Vladimir Kosturi.
Autorë janë dy të rinj rom dhe sipas mediave italiane, njëri prej tyre është ndaluar nga karabinierët, por vijojnë hetimet për ndalimin e bashkëpunëtorit të tij.
E reja ka treguar se, gjendej pak metra larg nga shtëpia, kur dy burra e kanë tërhequr zvarrë dhe e kanë marrë me forcë, për ta mbyllur në një barake, duke e përdhunuar për të gjithë natën.
Në mëngjes, vajza ka përfituar nga gjendja e dehur dhe e përgjumur e agresorëve dhe ka arritur të ikë me vrap, ku më pas i ka kërkuar ndihmë kalimtarëve dhe më pas ka shkuar në polici.
I ati i saj, ka shkruar një letër prindërve dhe qytetarëve të lagjes, ku i ka treguar dhunën që ka pësuar e bija dhe duke i ftuar të gjithë për të marrë pjesë në një manifestim në datën 16 Maj, për të dhënë alarmin për sigurinë e fëmijëve.
“Së bashku mund të ndalojmë kriminelët që na terrorizojnë çdo ditë, së bashku mund të fitojmë degradimin e lagjes sonë”,- ka shkruar ai.
KQZ nis verifikimet për Elvis Roshin, i rrezikohet mandati
Një ditë pas kërkesës së Prokurorit të Përgjithshëm, struktura e posaçme për zbatimin e ligjit për dekriminalizimin ka nisur verifikimin e të dhënave për kryetarin Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshin.
KQZ njoftoi sot se, verifikimi nisi me udhër të kryeprokurorit, për shkak se formulari i vetëdeklarimit, i Elvis Roshit ka paqartësi dhe mungesë informacioni.
Roshi pranonte se ishte proceduar dhe gjykuar në Gjermani, por nuk shpjegonte motivin. Ai shënonte se nuk mbante mend as kohën e gjykimit dhe as arsyen.
Verifikimet do të kryhen për të parë nëse vepra për të cilën ai është gjykuar përfshihet në ligjin për dekriminalizimin dhe nëse duhet të procedohet për t’i hequr mandatin si kryetar i Bashkisë së Kavajës.
Shifrat e frikshme/ 1 në 4 gra aborton
1 ndër 4 shtatzëni përfundon në abort çdo vit. Ky është përfundimi i një raporti të fundit në mbarë botën, i bërë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe nga instituti “Guttmacher”.
Raporti thotë se, rreth 56 milionë aborte jo spontane bëhen çdo vit, një shifër shumë më e lartë nga ajo që mendohej.
Sipas këtij studimi, në vendet e pasura kjo shifër pasqyrohet më e ulët, por në zonat e vafëra vijon të ketë të njëjtin tregues si 15 vitet e fundit, ndërsa specialistët bëjnë thirrje për përdorimin e kontraceptivëve.
Sipas raportit numri i abortet është rritur nga 50 milionë në vitet 1990-1994, në 56 milion në vitet 2010-2014.
Studiuesit tregojnë në vendet e pasura përqindja e shtatzënive vjen në ulje, nga 25% në 14%, gra në moshën riprodhuese.
Ata argumentojnë gjithashtu dhe ligjet kundër abortit nuk e kufizojnë numrin e këtyre të fundit, por shtyjnë njerëzit drejt abortit të paligjshëm, që është edhe më i rrezikshëm.
Raporti vijon më tej duke dhënë detaje, ku theksohet se zona e Amerikës Latine, është rajoni me numrin më të lartë të aborteve në të gjithë botën. 1 në 3 shtatzëni në këtë kontinent, thuhet në raport.
Por shifrat flasin dhe një rritje të lehtë Evropën Perëndimore, të cilat sipas studiuesve janë të ndikuara nga rritja e numrit grave që kanë ardhur si pasojë fluksit të emigrantëve.
Një ndër arsyet kryesore për rritjen e numrit të aborteve, është mos përdorimi i metodave moderne të kontracepsionit.
Shumë gra pranojmë se nuk i përdorin metodat kontraceptive, sepse kanë frikë nga efektet anësore, stigmatizimi apo në ideja se ato nuk mund të mbeten më pas shtatzënë nëse i përdorin.
Sipas studiuesve: “Duke përdorur më shumë këto metoda, do të ishte shumë më pak e kushtueshme dhe e dhimbshme për gratë, sesa të kishin një shtatzëni të padëshiruar, apo të abort”.
“Duke qenë se shqetësimet shëndetësore për efektet anësore dhe mos zgjedhja për të përdorur kontraceptivë, janë fenomene që shfaqen në të gjithë vendet, kjo tregon se është e nevojshme zhvillimi i metodave të reja të kontracepsionit”,- përfundojnë studiuesit./tvklan.al/
Video/ Kur panda nuk do që të pijë ilaçet...
Më keq se fëmijët... Shikoni se çfarë bëjnë pandat e vogla brenda një kopështi zoologjik, kur nuk duan të pinë ilaçet.
53 këshilltarë bashkiakë humbin mandatin nga dekriminalizimi
53 këshilltarë bashkiakë do të humbasin mandatin me ligjin për dekriminalizimin. Ata nuk kanë bërë deklarimin brenda afatit ligjor dhe për këtë arsye emrat e tyre do t’i përcillen KQZ-së me propozimin për kryerjen e procedurave për heqjen e mandatit të tyre.
Lajmi u bë i ditur nga vetë KQZ, në një njoftim për shtyp.
KQZ nuk sqaroi se kujt force politike i përkasin këshilltarët që nuk e kanë plotësuar formularin e vetëdeklarimit.
Para zgjedhjeve lokale, ambasadori amerikan Donald Lu deklaroi se në listat e partive politike kishte persona të inkriminuar dhe dy ditë para zgjedhjeve ai shprehu kritika të forta se subjektet politike nuk i kishin hequr ata.
Deklarata e ambasadorit Lu fliste për kandidatë për kryetarë të bashkive dhe të këshillave bashkiakë.
Rama: Nuk kam lidhje me investimet kineze...
Kryeministri Rama ka hedhur poshtë akuzat e opozitës se, qeveria shqiptare po u hap rrugën investimeve kineze dhe po largon investitorë të rëndësishëm nga vende si SHBA-ja, Kanadaja apo Gjermania.
Eksponentë të opozitës kanë ngritur disa herë zërin duke akuzuar Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Rama, se qëndron pas kinezëve që kërkojnë të investojnë në Porto Romano.
Së fundi kinezët po marrin edhe Bankers Petroleum dhe Aeroportin e Rinasit.
“Qeveria shqiptare nuk hyn fare në këtë mes. Janë marrëveshje të drejpërdrejta. Janë vetë aksionerët kanadezë apo amerikanë apo të tjerë që janë tek Bankers që kanë ekskluzivitetin të vendosin se çfarë bëjnë me aksionet e tyre”,- u shpreh Rama në parlament.
Hapin çantën e lëkurës... ajo çfarë gjejnë brenda i trondit
Shumë pak njerëz janë të vetëdijshëm mbi metodat ekstremisht mizore që përdoren ndaj kafshëve për të përfituar rrobat e lëkurës aq shumë të preferuara. Disa nga kafshët janë të gjalla në momentin që u merret lëkura për produktet e modës.
Në një qendër tregtare në Bangkok kanë vendosur që këtë realitet të shëmtuar t'ua prezantojnë blerësve në një mënyrë tepër interesante.
Njerëzit teksa hapin çantat të tmerruar shikojnë zemra kafshësh që rrahin brenda tyre. Provojnë këpucë që i gjakosin. Portofola, rripa dhe xhupa të gjithë të improvizuar me mish të rremë kafshësh.
Ndoshta kjo është një mënyrë paska brutale për të ndërgjegjësuar njerëzit mbi të drejtat e kafshëve, por vetëm kështu mundet që njeriu të marrë rolin që i takon në ekzistencën e një bote sa më të pranueshme për të gjitha gjallesat e saj./JOQ/
Video/ Ja çfarë tha Manjani për Klemend Balilin, boss-in e drogës
Ministri Ylli Manjani u pyet nga gazetarët për personin e akuzuar për drogë në Greqi Klemend Balili i cili mbante një detyrë shtetërore. Manjani tha se, do hetohet si qytetar i lirë edhe pse nuk është thirrur.
Berisha: Klemend Balili është njeriu i Kokëdhimës
Sali Berisha thotë se Klemend Balili, i kërkuar nga drejtësia greke nën dyshimin se është kreu i një grupi të madh narkotrafikantësh, është njeriu i Koço Kokëdhimës në Sarandë.
“E di e gjithë Saranda që ai është sivëllau i Kokëdhimës. Dhe si i tillë ai është sivëllau i Ramës”,- deklaroi ish-kryeministri në parlament.
Klemend Balili mban detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Transporteve në Sarandë dhe sipas Berishës ai është emëruar në këtë post me mbëshetjen e Koço Kokëdhimës, i akuzuar disa herë për punësimet e militantëve dhe të njerëzve të afërt me të në administratën publike.
Aksident në Lezhë, plagoset rëndë një fëmijë 3 vjeç
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Lezhë. Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën në hyrje të qytetit.
Për pasojë mbetën të plagosur tre pjesëtarë të familjes Selimi, ndërsa një fëmijë 3-vjeç raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Policia po heton shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se, përplasja ndodhi nga shpejtësia tej normave të lejuara.
Blushi, ish-miqve të tij: "Mos i mbani bojrat piktorit të dështuar, do të bëheni pis"
Ben Blushi i ka bërë një thirrje ish miqve të tij socialistë. "Unë ju thashë që Edi Rama është një kryeministër i dështuar që po lyen vetëm gërmadhat që la trashëgim Berisha.
Por tani po ju them ju të tjerëve, ish miqve të mi socialistë, mos i mbani kovën e bojrave këtij piktori se do të bëheni edhe vetë pis".
Blushi i tha këto fjalë pasi ai u ngrit njëherë në parlament dhe e kritikoi ashpër Ramën.
Por, pas kritikave të tij u ngritën menjëherë Erion Braçe dhe Arben Ahmetaj që u munduan të amortizonin kritikat e Blushit ndaj qeverisë.
Pikërisht këtyre mbrojtësve të Ramës ai u drejtoi thirrjen: "Mos i mbani kovën se do të bëheni pis".
Kontrabanda e naftës shkatërron cilësinë e karburantit në treg
Të dhëna të siguruara nga BIRN tregojnë se cilësia e dobët e naftës në tregun shqiptar vjen si pasojë e përzierjes së karburantit që tregtohet në stacionet e shërbimit me naftë kontrabandë të prodhuar nga rafineritë vendase apo të importuar në mënyrë të paligjshme.
Nga Klodiana Lala
Në mars të vitit 2014, drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve iu drejtua me një shkresë të klasifikuar ‘sekret’ Ministrisë së Brendshme, duke kërkuar ndërhyrjen e organeve ligjzbatuese për të hetuar një numër rafinerish të vogla që dyshoheshin se prodhonin dhe tregtonin naftë kontrabandë të një cilësie të dobët.
Tatimet kërkonin ndërhyrjen e policisë për të ushtruar kontroll në disa ‘mini-rafineri’ në Kuçovë, Fier dhe Lushnje, pasi kishte informacione se prej tyre dilnin tonelata naftë e ndotur, e cila përpos dëmit që shkaktonte te automjetet e qytetarëve, po shmangte gjithashtu miliona lekë taksa, duke krijuar një gropë në buxhetin e shtetit.
Një ish-zyrtar i lartë i Tatimeve i tha BIRN se “asnjëherë nuk mësuan se çfarë u bë me fatin e asaj shkrese, por informacionet flisnin për biznesmenë të lidhur me pushtetin, që kishin në duar këto minirafineri”.
E kontatuar nga BIRN, Ministria e Brendshme nuk dha shpjegime lidhur me veprimet që u kryen pas kërkesës së ardhur nga Drejtoria e Tatimeve dhe nëse pati rezultate konkrete pas verifikimit të dyshimeve të ngrituara.
Megjithatë, dy vjet pas kërkesës, të dhënat e mbledhura nga Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial, kompania koncesionare e markimit të karburanteve, GFI Albania dhe Crown Agents – ish konsulenti britanik i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave; tregojnë që në Shqipëri vazhdon të tregtohet naftë e cilësisë së dobët, e cila shpesh përzihet me atë të importit.
I kontaktuar nga BIRN, kreu i Shoqatës Shqiptare të Hidrokarbureve, Luigj Aliaj, pranoi që rafineritë vendase mbeten burimi kryesore i prishjes së cilësisë së naftës në treg.
“Nafta shqiptare është e destinuar për prodhimin e solarit dhe bitumit,” tha Aliaj. “Asnjë rafineri nuk disponon teknologjinë e duhur për të prodhuar naftë që mund të tregtohet”,- shtoi ai.
Rafineri të vogla, dëme të mëdha
Sipas ligjit për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës dhe gazit, si dhe disa vendimeve të Këshillit të Ministrave mbi cilësinë e lëndëve djegëse, Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial, ISHTI, është institucioni përgjegjës “për kontrollin dhe respektimin e standarteve apo rregullave shtetërore për cilësinë enaftës dhe nënprodukteve të saj”.
Cilësia e benzinës dhe gazoilit që tregtohet në tregun shqiptar përcaktohet sipas direktivave të Bashkimit Europian, të cilat vendosin limite mbi karakteristikat e tyre, në mënyrë që të kontrollohet çlirimi i gazrave në atmosferë nga mjetet e transportit.
Specifikimet e marra në konsideratë nga ISHTI kanë të bëjnë si me përbërjen e karburanteve ashtu edhe me efikasitetin e tyre.
Standardi për benzinën që tregtohet në Shqipëri përcakton limite për përmbajtjen e benzenit, olefinave dhe përmbajtjen e squfurit. Në gazoil, krahas përmbajtjes së squfurit, kufizim është vendosur edhe për hidrokarburet policiklikaromatik.
Gjatë vitit 2015, ISHTI ka kryer qindra kontrolle në impiantet që ushtrojnë veprimtari në fushën e hidrokarbureve.
Sipas Inspektoriatit, gjatë viti që shkoi janë marrë 2047 mostra benzine, nga të cilat 1906 në tregun e brendshëm dhe 141 në pikat hyrëse doganore. Përmbajtja e squfurit është tejkaluar në 8 raste, ndërsa numri i oktanit në dy raste dhe përmbajtja e oksigjenit në tre raste
Në të njëjtin vit janë marrë 2816 mostra gazoil, nga të cilat 2499 në tregun e brendshëm dhe 317 në pikat hyrëse doganore. Përmbajtja e squfurit është tejkaluar në 141 raste ose në 5.6% të rasteve , pika e flakërimit në 140 raste , numri i cetanit në 15 raste, esteret e acideve yndyrore në 7 raste .
Në 2015 ISHTI ka monitoruar dhe lëndët djegëse që shiten në treg. Janë marë 59 mostra nga të cilat 28 në pikat hyrëse doganore dhe përmbajtja e squfurit është tejkaluar në 9 raste.
“Nga 5920 mostra të testuara në vitin 2015 janë gjetur jashtë specifikimeve të tolerancës për një ose më shumë parametra 306 mostra ose në 5.1% e rasteve”,- i tha ISHTI BIRN.
“Arsyet kryesore të shkeljeve të cilësisë në treg kanë ardhur kryesisht nga prodhimi vendas, rafineritë e përpunimit të naftës në Ballsh dhe Fier, minirafineritë dhe impiantet e riciklimit”,- shtoi Inspektoriati.
Një ish zyrtar i lartë i Ministrisë së Ekonomisë, i cili foli nën kushtet e anonimatit, i tha BIRN që rafineritë e vogla përbëjnë burimin më të madh të naftës jashtë standardeve që hidhet në treg.
“Të gjitha këto janë rafineri bitumi, prodhojnë 70% bitum dhe 30% naftë D2, e cila duhet të përdoret për lëndë djegëse, por në fakt shitet në karburante dhe përzihet me diesel 10 ppm. Kjo e ndot naftën që në përdorim”,- tha ai.
“Kjo punë ka ndodhur në kohën e PD-së, ndodh edhe sot e gjithë ditën”,- shtoi zyrtari.
Do'stlaringiz bilan baham: |