Nga Benjamin Soloway/ Foreign Policy
Si sot 71 vjet më parë, partizanët nëpër pyjet e Italisë veriore ekzekutuan në mënyrë të pashpirt Benito Mussolinin pasi arritën të pengonin përpjekjen e diktatorit për t’u arratisur përmes kufirit me Zvicrën. “Mund ta imagjinoni gjendjen e shokut kur ata e gjetën atë.
Nuk dinin se çfarë të bënin me të”, tha për Foreign Policy, Professor David Kertzer — libri i të cilit, The Pope and Mussolini, fitoi një çmim Pulitzer javën e kaluar. Partizanët e qëlluan Mussolinin së bashku me ndihmësen e tij e tij të re, Claretta Petacci, dhe ia dhanë trupat e tyre një turme të inatosur, e cila i përdhosi kufomat dhe i vari ato me kokë poshtë te Piazzale Loreto në Milano, për t’i shfaqur dhe për t’i ruajtur.
Mussolini dhe Petacci i përgëzuan autoritetet ushtarake amerikane kur mbërritën në qytetin, ku diktatori kishte udhëhequr si një kukull e nazistëvenë të gjithë territorin e tij deri në ditën më të hidhur. Disa ditë më parë, ishin trupat e disa partizanëve që ishin varur në të njëjtin shesh.
Mussolini e udhëhoqi Italinë që prej vitit 1922, dhe duke nisur që nga 1925-a si një diktator fashist, ai predikonte një propagandë të kultit që shpesh fokusohej te trupi i tij, përfaqësimi i së cilës mbizotëroi kulturën vizuale të vendit. Vdekja e tij u shënua nga e njëjta shprehje.
“Prania e tij e kudondodhur bëri që ai të dallohej ditën e nesërme të varjes, pavarësisht shpërfytyrimit të trupit të tij”,- tha Kertzer.
Disa historianë tani besojnë se vdekja e Mussolinit ndikoi gjithashtu te vendimi i Adolf Hitlerit për të kryer vetëvrasje dhe që t’ia digjnin trupin në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore, edhe pse historiani Hugh Trevor-Roper argumenton në librin e tij, The Last Days of Hitler, se lajmi që mbërriti nga Milano thjesht sa e përforcoi edhe më shumë atë që ai e përhskruan si “një vendim i pakthyeshëm i vendosur që më parë”.
Lajmi për vdekjen poshtëruese në publik të Mussolinit i mbërriti Hitlerit në radio një ditë më pas, më 29 prill 1945, në Führerbunker-in e nëndheshëm në Berlin, ku ai u izolua dy javë teksa forcat sovjetike i afroheshin kryeqytetit gjerman.
“Kjo nuk do të më ndodhë kurrë mua,” tha Hitleri lidhur me mënyrën se si do të vdiste, sipas deklaratës së bërë nga zyrtari i lartë nazist Hermann Göring që u botua në një gazetë të 1946-s që i referohej gjyqit të Nurenbergut. Të njëjtën ditë, Hitleri përpiloi amanetin e tij. “Nuk dua të përfundoj në duart e një armiku që kërkon një spektakël të ri të organizuar nga çifitët për të zbavitur masat e tyre histerike”,- shkruajti ai.
Më 30 prill, Hitleri i tha lamtumirë rrethit të tij të ngushtë, që përfshinte zyrtarin e lartë Martin Bormann dhe Ministrin e Propagandës Joseph Goebbels. Me rusët thuajse në dyert e tij, Hitleri dhe e dashura e tij Eva Braun, me të cilën sapo ishte martuar, vranë veten dhe dhe u dogjën. Më 1 maj, dita e fundit e mbajtjes së bunkerit nga nazistët, Goebbels dhe gruaja e tij vranë gjashtë fëmijët e tyre dhe veten.
Duke garantuar që që të gjitha shenjat e trupit të tij të shkatërroheshin, Hitleri i ndihmoi Aleatët në një drejtim: Në përpjekjen e tyre për të parandaluar që çdo trashëgimim materiale e Führerit të kthehej në objekt referimi apo pelegrinazhi për fashistët e ardhshëm.
Historia u soll ndryshe me Mussolinin: Ai u varros në një varr pa emër, por radikalët fashistë më vonë e zhvarrosën dhe e fshehën në vende të ndryshme deri kur qeveria italiane vendosi që ta vendostë atë në varrin e familjes.
Më 1945-n, vdekja e Mussolinit i festua gjerësisht nga shtetet aleate si provë e përfundimit të afërt të luftës (Bota e festoi ditën e Evropës më 8 maj, më pake se dy javë më pas). “Fundi fatkeq i Benito Mussolinit shënoi një fund të përshtatshëm për një jetë fatkeqe”,- shkruante “The New York Times”.
“I qëlluar për vdekje nga një togë pushkatimi, së bashku me dashnoren e tij dhe disa udhëheqës fashistë, i pari prej diktatorëve fashistë, burri që mburrej së do të rikthente lavdinë e Romës së lashtë, është tani një kufomë në një shesh publik në Milano, ku një turmë ulëritëse shkelmon dhe pështyn në atë që ka mbetur prej tij”.
Koha nuk e pati kurrë kënaqësinë të shkruante të njëjtën gjë për Hitlerin.
Video/ E pa imagjinueshme, ja si kërcen salsa kjo 92-veçare...
E ka nisur me një tango dhe e ka mbyllyr me një salsa spektaklolare, duke i lënë të gjithë turistët dhe kalimtarët me gojë hapur. Kjo është performanca e pabesueshme e një plake 92-vjeçare, e cila përballë emocioneve që i jep asaj muzika latine dhe vallzimi nuk ka pyetur për vitet që mbante mbi supe dhe për sëmundjen.
Plaka duket sikur është kthyer sërish 70 vjet pas...
Shikoni videon:
Stresi ofendon keq Edi Ramën me një foto në tualet
Stresi ka qenë shpesh protagonist i lajmeve politike ku nuk ka hezituar të dëshmojë publikisht se, simpatizon politikanin Sali Berisha, duke pohuar edhe mospëlqimin ndaj Edi Ramës.
Por këtë herë qëndrimi i tij politik është shprehur nëpërmjet një fotografie, që Stresi ka postuar në facebook.
Në fotografi është një letër higjienike me figurën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.
Në përshkrimin e fotografisë ai ka shkruar: “Knej nga Une sapo i gjeta ne nje familje shqiptare ne tualet dhe me deshiren me te madhe vendosa shum te tilla si kto dhe ne tualetin tim
Ky postim ka ardhur në një kohë kur Stresi ndodhet larg Shqipërisë në kërkim të realizimit të ëndrrave të tij të vjetra.
Por ikja nga Shqipëria nuk e ka ndaluar këngëtarin që të japë mendimin e tij për kryeministrin e vendit nga ku u largua.
Video prekëse/ Ja si qeni mbron fëmijën nga dhuna e nënës...
Kjo video e cila po bënë namin në rrjetet sociale do t’u prekë dhe trondisë njëkohësisht me përmbajtjen e saj. Shihet qartë se as kafshët nuk e tolerojnë ushtrimin e dhunës ndaj fëmijëve... qofshin ata edhe prindërit e tyre.
Në këtë filmim shihet qartë se si dy qenë të një shtëpie ndalojnë të zonjën e tyre që të rrahë vajzën e saj të vogël.
Kafshët protestojnë në mënyrën e tyre dhe madje pengojnë me trup gruan e nxehur që të godasë me gjasë të bijën, e cila struket në një cep për t’i shpëtuar dhunës.
Shikoni videon prekëse:
Mandati i Kokëdhimës, Basha: Triumf i drejtësisë në Ditën e Europës
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për heqjen e mandatit të deputetit të PS-së, Koço Kokëdhima.
Basha e cilëson këtë vendim si një triumf të ligjit dhe drejtësisë në Ditën e Europës.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për heqjen e mandatit të Koço Kokëdhimës është një triumf i ligjit dhe i drejtësisë, edhe pse paligjshmëria dhe zullumi i oligarkëve është i pamatë e i pafund, e nuk mbaron me të dekretuarin prej Ramës si kryeministri i Jugut.
Megjithatë, kjo është një betejë e fituar e Kushtetutës me shkelësin e saj, e ligjit me abuzuesin, e Partisë Demokratike me oligarkun, e qytetarëve me hajdutin. Ky është vendim drejtësie në Ditën e Europës”,- shkruan Basha në Facebook.
Berisha: Heqja e mandatit të Kokëdhimës ngrohu zemrat e shqiptarëve
Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka përshëndetur heqjen e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima, duke thënë se është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët.
Sipas Berishës, lajmi i sotëm ngrohu zemrat e qytetarëve dhe është hap i rëndësishëm në procesin e dekusarizimit, siç e quan ish-Kryeministri.
“Sot në këtë ditë, një lajm i rëndësishëm ka ngrohur zemrat e mbarë shqiptarëve, i dha goditje të merituar kryekusarit të shtetit, Kokëdhimës, dhe kjo përbën arritje të vërtetë në procesin e dekusarizimit”,- u shpreh ish-Kryeministri.
Berisha shprehu ngushëllimet edhe për dy fëmijët që humbën jetën në aksident dy ditë më parë në Kavajë, të cilë po shkonin së bashku me mamanë të takonin të atin e tyre në qeli, i cili ishte dënuar për ndërtim pa leje.
Dokumentet/ Zvicër, arrestohet për mashtrim Rezart Taçi
Ish-manjati i naftës në Shqipëri, Rezart Taçi, është arrestuar në Zvicër. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga shkresat, që avokati mbrojtës ka dorëzuar në Gjykatën e Tiranës, në procesin penal ndaj Taçit për akuzën e “mospagimit të taksave dhe tatimeve”.
Burimet thonë se, avokati, ka dorëzuar në Gjykatë aktin e përfaqësimit, që Rezart Taçi i ka dhënë noterit nga ambientet e një paraburgimi në Gjenevë të Zvicrës.
Nga ky akt-përfaqësimi, ish-manjati i naftës kërkon të përfaqësohet dhe mbrohet në Shqipëri nga avokati Fatmir Brraka. Nuk jepen shumë detaje për shkakun e arrestimit apo kohën e prangosjes.
Por burimet nga Interpol Tirana i thanë “ABC NEWS” se, ndalimi i Taçit është bërë me urdhër të Prokurorisë Publike të kantonit të Gjenevës në Zvicër, për akuzën e “mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave dhe i stampave ose i formularëve”.
Ky hetim, ka nisur thonë burimet, pas kallëzimit të dy kompanive, një e regjistruar në shtetin Panamez me emrin “Wallis Trading INC” dhe ajo Holandeze me emrin “Trafigura Beheer Bv”, të cilët me kompaninë e Rezart Taçit kishin një marrëveshje tregtare të nënshkruar që në vitin 2009.
Për llogari të këtij hetimi, burimet thonë, se më 5 maj 2014 në Shqipëri, autoritet e zviceriane kanë kërkuar ndihmë nga Prokuroria e Përgjithshme, për kryerjen e disa veprimeve hetimore.
Mes tyre sekuestrimin e kontratave të kompanisë së Rezart Taçit, verifikimin e llogarive bankare të kompanive dhe personalet, disa veprime të tjera bankare dhe pyetjen me cilësinë e dëshmitarëve të 4 personave, mes tyre motrën e Rezarta Taçit dhe nipin e tij.
Të gjitha këto veprimet hetimore, thonë burimet kanë përfunduar në Shqipëri dhe i janë dërguar autoriteteve të drejtësisë zviceriane, të cilët kanë arrestuar Taçin në një nga aeroportet e vendit.
Nga ana tjetër, në procesin gjyqësor në Tiranë, që treshja gjykuese e zhvilloi pa praninë e mediave, avokati i Rezart Taçit kërkoi që klienti i tij të gjykohet, në aplikim të gjykimit të shkurtuar, por duke mos pranuar akuzën e “mospagimit të taksave dhe detyrimeve tatimore”.
Kërkesë kjo që u pranua nga Gjykata, duke i dhënë fjalën prokurorit të lexojë kërkesën për gjykim. Më pas, seanca u shty për t'i lënë kohë prokurorit të çështjes të pregatisë konkluzionet përfundimtare ndaj të pandehurit Rezart Taçi, i cili nga mospagimi i taksave dhe detyrimeve tatimore me cilësinë e administratorit të ARMO-s për 4 vite, që dyshohet se i ka sjell shtetit shqiptar një dëm prej rreth 6 milionë euro.
Foto/ Lokali i Rovena Dilos, Tom Doshi shkel pas sekuestrimit nga përmbarimi
Vetëm pak kohë pasi përmbaruesit privatë ekzekutuan vendimin e gjykatës, deputeti i Shkodrës, Tom Doshi ka hyrë në brendësi të bar “Rovena” në ishBllok.
Doshi u fotografua në lokalin, që sipas vendimit te Gjykatës së Apelit, kjo pronë tashmë i takon atij dhe Ndriçim Babasit, shitur nga daja i këngëtares Rovena Dilo, shkruan Panorama.
Rovena e ka kundështuar ashpër vendimin, pas letrave publike, edhe sot teksa përmbarimi hyri për zbatimin e vendimit të Apelit.
Sqarohet Jozefina Topalli: Ja çfarë thashë në mbledhjen e grupit...
Ish-kryetarja e Kuvendit dhe deputete e PD-së, Jozefina Topalli, ka postuar në facebook fjalën e saj në parlament të enjten e kaluar, si një përgjigje për lajmet që qarkulluan për një përplasje të saj me kryetarin Basha, lidhur me praninë e ambasadorëve të SHBA-së dhe BE-së në mbledhjen e grupit demokrat.
Sipas Topallit, këto lajme kanë deformuar thelbin e diskutimit të saj, të cilin ajo e përsërit duke risjellë fjalën e mbajtur në Kuvend.
Më poshtë, komenti i zonjës Topalli në Facebook:
"Meqë po lexoj në media se çfarë unë "them" në mbledhjen e grupit, në thelb i deformuar, po sqaroj se thelbi i asaj që thashë sot, e do them nesër e çdo herë, është ajo që kam thënë të enjten në Kuvend.
Thelbi i fjalës si më poshtë:
Kur një kryeministër e konsideron popullin e vet dele, natyrisht që te tjeret, nuk kanë pse të kenë respekt për të. Po ndodh ajo që nuk ka ndodhur asnjëherë, shkohet në komisionet parlamentare dhe i kërkohet që të bëhet reformë dhe kërkohet që të shkojnë te grupet parlamentare diplomatë të huaj dhe t’i tregojnë se duhet të bëjnë reformë. A ka ndodhur ndonjëherë në 25 vjet që ambasadorë të huaj të shkojnë në komisionet parlamentare dhe të marrin fjalën? A ka ndodhur ndonjëherë në 25 vjet apo në 125 vjet që ambasadorë të huaj të kërkojnë të marrin pjesë në grupet parlamentare? Kurrë! Kurrë!
Nga viti 1912, kur është bërë ky shtet shqiptar, me të gjitha peripecitë e tij, uljet dhe ngritjet, nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Pse ndodh tani? Sepse jemi këta që jemi. Sepse kryeministri i vendit tim na thotë neve barbarë, gënjeshtarë pse themi që në grupin e tij apo te maxhoranca ka kriminelë.
Çfarë ndodhi dje? A nuk tha vetë Mark Frroku që për shkak të uljes së dënimit, po, unë kam vrarë? Ne jemi barbarë, ai që futi në listë vrasësit, jo, ai ka të drejtën të na thotë ne barbarë. Po pse të mos kërkojnë ata të vijnë në komisionet dhe grupet parlamentare? Të vijnë këtu te unë, ku jam unë sot, apo ku jeni ju e t’ju kërkojnë se çfarë duhet bërë.
Problemin e kemi me veten. Shqiptarët nuk janë dele, por natyrisht e kanë një shqetësim: sa më të varfër dhe të intimiduar, aq më të vështirë e kanë për të gjetur rrugën e tyre.
Ka një shprehje tjetër: “Heshtja është mafia.” Këto janë tri fjalë të thëna shumë vite më parë dhe ishte 19 korrik 1992. Një burrë, një shërbëtor i madh i shtetit, edhe pse e dinte që ishte një i vdekur që ecte, zgjodhi për të qëndruar në vendin e tij, në Palermon e tij për të vazhduar deri në fund betejën që ai dhe kolegu i tij, Giovani Falcone, kishin nisur pa u ndalur. Ky quhej Paolo Borselino.
E them sot, e kam thënë dje, do ta them nesër dhe pasnesër, ne nuk kemi nxjerrë ndonjë Paolo Borselino, as Giovani Falcone, por ne kemi njerëz me kurajë që thyejnë heshtjen, heshtjen e maxhorancës në këtë parlament për të përmendur me emër dhe me mbiemër ata që vrasin, ata që u çojnë gjoba biznesmenëve, ata që kërcënojnë rektorët, ata që kërcënojnë fëmijët e rektorëve, ata që ju marrin gjoba ju biznesmenëve, që s’keni kurajë për të folur, e ju rektorëve që nuk keni kurajë për të folur.
Ende ka ndonjë deputet këtu, që ka kurajën për të thënë: qeveria, ministri apo Kryeministri kërkojnë të fshehin gjurmët apo të deformojnë gjurmët e atyre që Europoli i kërkon në vende të tjera, që janë dënuar me vdekje, por që ikën me ndihmën e mbylljes së syrit të ministrit, Kryeministrit, policisë e të tjerëve.
Nuk kanë të drejtë ambasadorët që të kërkojnë të flasin grupet tona parlamentare? Po, more zotëri, kanë të drejtë, sepse ky nuk është një parlament përfaqësues, sepse nuk mund të jetë kurrë përfaqësues një njeri që ka vrarë; nuk mund të jetë kurrë përfaqësues i shqiptarëve një njeri që merret me trafikun e qenieve njerëzore; nuk mund të jenë kurrë përfaqësues të shqiptarëve njerëz të cilët kanë probleme të thella morale.
Është e vërtetë që ekziston dhe po jetojmë një epope imoraliteti, krize identiteti, krize përfaqësimi, por brenda partive, forcave të ndryshme politike, dhe pastaj e gjitha përfaqësohet këtu.
Prandaj nuk është koha për të heshtur, nuk është koha për të bërë konformistin dhe as nuk është koha për t’u kërrusur. Është koha për t’i thënë ca gjëra ashtu siç janë, me thjeshtësinë e tyre, përballë, në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ky vend nuk mund të ecë më kështu përpara.
Ky vend nuk ka nevojë vetëm për reformën e drejtësisë, jo, do të isha e pandershme dhe e padrejtë. Unë, sigurisht, që jam për reformën në drejtësi, por s’jam kurrë për reformën e drejtësisë për ta lexuar e votuar, pa e parë dhe pa e studiuar. Unë mendoj se ky vend, mbi të gjitha, ka nevojë për lehtësim për biznesin, ka nevojë për punësim, ka nevojë për t’i dhënë shpresë brezit të ri për të gjetur një vend pune, për të punuar me djersë e me mund e për të ndërtuar jetën. Ky vend ka nevojë për njerëz që e duan dhe jo për njerëz që përdorin të fortët, paranë dhe mafien për të konsoliduar pushtetin e tyre, dje në 2013-ën apo nesër në 2017-ën.
Është momenti që secili prej nesh të bëjë zgjidhjen përfundimtare, në mënyrë që të mos shkojmë tek 2013-a, të mos shkojmë tek ‘44-a dhe të mos qëndrojmë tek 2016-a".
Koncesioni i hekurudhës, Konkurrenca: Të qartësohen termat financiarë
Autoriteti i Konkurrencës i kërkoi Ministrisë së Transporteve të qartësojë termat financiarë të marrëveshjes së koncesionit për hekurudhën Fier-Vlorë dhe Fier-Ballsh.
Përmes një vendimi të posaçëm, Komisioni i Konkurrencës, rekomandon qartësimin e procedurave për vendosjen e tarifave për t’i mbyllur rrugë abuzimeve nga private, por edhe subvencionet e mundshme që mund të japë shteti.
“Në zbatim të pikës 15 të draft “Kontratës të Koncesioni/Partneriteti Publik Privat të formës ROT për rehabilitimin, operimin dhe transferimin e infrastrukturës hekurudhore Fier-Ballsh dhe Fier-Vlorë, tarifat e miratuara nga Autoriteti Kontraktor të jenë të orientuara drejt kostos”,- thuhet në Vendimin e Konkurrencës.
Por veç saktësimit të çmimeve, Autoriteti kërkon që të qartësohen edhe rastet kur shteti jep subvencion për kompaninë private duke kërkuar ndryshimin e pikës përkatëse në kontratën e koncesionit. “Të saktësohet pika 5.2 “detyrimet e përgjithshme të Autoritetit Kontraktor”, “germa o”, për rastet e detyrimit të subvencionit të shërbimit publik,”- vijon vendimi i AK.
Sipas Autoritetit, marrëveshja koncesionare nuk sqaron rastet e detyrimit të subvencionimit të shërbimit publik, të cilat duhet të jenë në përputhje me ligjin “Për Ndihmën Shtetërore”
Lidhjet politike
Koncesioni i hekurudhës Fier-Vlorë dhe asaj Fier-Ballsh i është dhënë bashkimit të shoqërive “Albstar” sh.p.k dhe “Matriks Konstruksion” sh.p.k. Kjo e fundit zotërohet 100 për qind nga Arjan Leskaj, djali i nënkryetares së Kuvendit valentina Leskaj.
Koncesioni është dhënë përmes një oferte të pakërkuar. Opozita e ka denoncuar marrëveshjen si një aferë korruptive. Madje Partia Demokratike ka kërkuar heqjen e mandatit për deputeten socialiste Leskaj, për papajtueshmëri kushtetuese.
Sipas opozitës përfshirja në koncesion e djalit të Valentina Leskajt, përbën shkelje flagrante të ligjit për Konfliktin e Interesit. “Neni 24 i këtij ligji, parashikon se personat e lidhur me deputetin, fëmija madhor i një deputeti nuk mund të lidhë kontratë ose nënkontratë me asnjë institucion publik.
Video/ Tjetër tragjedi në fushë, vdes ish-lojtari brazilian i Skënderbeut
Një tjetër tragjedi i shtohet futbollit. Pas vdekjes së futbollistit të Dinamos së Bukureshtit, Patrik Ekeng, që humbi jetën në fushën e blertë gjatë një ndeshjeje, një tjetër rast i tillë ka ndodhur dhe në Amerikën Latine.
Bernardo Ribeiro, ish-futbollisti i “Skënderbeut” është ndarë nga jeta. Braziliani ka pësuar atak kardiak gjatë një ndeshjeje të zhvilluar me skuadrën e tij “Friburgense”.
26-vjeçari ka pasur një eksperiencë dhe në kampionatin shqiptar me skuadrën e “Skënderbeu-t” në sezonin 2011/2012.
Ndërsa më pas ka luajtur me ekipe si “Njukasëll Xhets” në Australi, “Mairehmani” në Finlandë dhe këtë vit ai u rikthye në Brazil, ku luajti me “Friburgense” në Rio De Janiero./panorama/
Beogradi humbet përfundimisht Brezovicën
Një kompani e Serbisë që menaxhon një pjesë të kompleksit turistik në Brezovicë, ka humbur afatin ligjor prej 30 ditësh për të kontestuar vendimin e qeverisë për dhënien me koncesion të kompleksit një kompanie franceze.
Si pasojë, ajo e ka humbur të drejtën që të ankohet në institucionet e drejtësisë. Ankesa e parë i është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës.
Kompania “Inex” nga Beogradi, ka humbur betejën e parë juridike me Qeverinë e Kosovës për “pronësinë” e kompleksit turistik të Brezovicës.
Kompania beogradase që menaxhon këtë kompleks turistik të Kosovës edhe pas përfundimit të luftës e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pretendon se është pronare e kompleksit për shkak të investimeve që ka kryer dekada me parë.
Por, këto pretendime thuajse kanë marrë fund, për shkak se ka humbur rastin që brenda afatit prej 30 ditësh ta kontestojë vendimin e qeverisë së Kosovës, për shpronësimin e kompleksit.
Humbjen e afatit e ka kontestuar Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, e cila ka marrë vendim që kërkesën për interpretim të ligjshmërisë së vendimeve të Qeverisë, ta shpall të papranueshme.
Pos humbjes së afatit për kontestim, Inex i është drejtuar Kushtetueses edhe pa shteruar mjetet e rregullta juridike – pa u ankuar në Gjykatën Supreme siç parashihet me ligjet në fuqi.
Parashtruesi i kërkesës, “Inex”, ka kontestuar vendimin final të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të 23 shtatorit 2015 dhe vendimin paraprak të Qeverisë se Republikës se Kosovës, të 3 shtatorit 2014.
Të dyja vendimet kanë të bëjnë me procedurën e shpronësimit me qellim të ndërtimit të qendrës turistike në Brezovicë.
Qeveria e Kosovës më 25 nëntor të vitit 2014 shpalli fituesin e tenderit të emërtuar “Propozimi për Zhvillimin, Financimin dhe Operimin e Qendrës Turistike në Brezovicë”.
Fitues doli konzorciumi i përbërë nga kompanitë: “Compagnie des Alpes”, “SA”, “PGI Managmanet” dhe “Outdoor Kosovo”. Ky konzorcium ka marrë të drejtën që të shfrytëzojë këtë resurs natyror për 99 vjet.
Shuma që do të paguajë ky konzorciumin për shfrytëzimin e 3 mijë e 364 hektarëve tokë është në vlerë prej 9.9 milionë euro.
“Inex” pretendon se me këtë vendim, i janë shkelur shumë të drejta: neni 24 – Barazia para Ligjit; nenin 31 – e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm;, nenin 32 – e drejta për mjete juridike; nenin 46 – mbrojtja e pronës dhe nenin 54 – mbrojtja gjyqësore e të drejtave të kushtetutës se Republikës së Kosovës.
Të gjitha këto shkelje, kompania pretendon se kanë ndodhur në dëm të saj vetëm për shkak se “të diskriminimit mbi bazën etnike”.
“Qëllimi kryesor i shpronësimit është diskriminimi i shtetasve dhe kompanisë serbe”,- pretendon kompania.
Por, Gjykata Kushtetuese “vëren se parashtruesi nuk apeloi vendimin paraprak e as nuk e ka apeluar vendimin final të qeverisë, edhe pse të dyja këto vendime mund të ishin apeluar sipas ligjit në fuqi dhe udhëzimet për te drejtën e ankimit të dhënë në të dyja vendimet”.
Me konkretisht, Gjykata vëren se vendimi paraprak do të mund të apelohej nga parashtruesi në lidhje me “Legjitimitetin e shpronësimit të propozuar”, e cila është kryesisht ajo që parashtruesi pretendon për herë të parë para Gjykatës Kushtetuese.
“Vendimi paraprak parashikon se 30 ditë kalendarike për ‘pronarët apo bartës të interesit’ të sfidojnë vendimin në tërësi apo ndonjë pjese të tij”, thotë Gjykata Kushtetuese.
Në këtë drejtim, Gjykata gjithashtu vëren se parashtruesi, qoftë si pronar apo si bartës i interesit, mund të kishte ngritur para Gjykatës Supreme pretendimet e tij për shkelje të të drejtave kushtetuese; por ai nuk ka përfituar nga ai mjet juridik i parashikuar me ligj.
Kushtetuesja thotë se edhe nëse parashtruesi nuk ishte i njohur si “pronar” i pasurive të caktuara, të cilat pohon të jenë pronë e tij, ai ka mundur t’i këtë ngritur këto argumente si një “bartës i një interesi”, duke pasur parasysh se ligji ka parashikuar një mundësi të tillë.
Pavarësisht, ka mundur të ngrejë para Gjykatës Supreme pretendimet e tij për shkelje të se drejtës se tij për mjet efektiv ligjor dhe mbrojtje gjyqësore të të drejtave duke siguruar kështu respektimin e parimit të subsidiaritetit dhe duke i dhënë mundësinë Gjykatës Supreme që të korrigjojë shkeljet e pretenduara të Kushtetutës.
“Parashtruesi nuk e ka shfrytëzuar as këtë mjet juridik”, konstaton Gjykata Kushtetuese. “Parashtruesi është duke ngritur këto pretendime për herë të parë para Gjykatës Kushtetuese, pa shteruar asnjë nga mjetet juridike në dispozicion”.
Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese, njëzeri ka vendosur që ta deklarojë kërkesën të papranueshme dhe ta refuzojë kërkesën për masën e përkohshme.
Kompania “Inex”, që menaxhon Brezovicën, pjesën e vjetër të qendrës së skijimit dhe hotelet, javë më parë ka paralajmëruar padi në Arbitrazh. Kompania ka dërguar njoftimin në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
“Inex”, pretendon se Qeveria e Kosovës ka nisur procedurat e koncesionit pa pyetur banorët lokalë të zonës dhe “pronarin”.
Konzorciumi i shpallur fitues, do të investojë në tri faza në Brezovicë. Në fazën e parë do të investohen 164 milionë e 287 mijë euro. Investimi në fazën e dytë do të jetë në vlerë prej mbi 152 milionë eurosh. Ndërsa në fazën e tretë do të investohen 92 milionë e 681 mijë euro.
Projektin nuk e kishte kundërshtuar asnjëherë komuna e Shtërpcës, në territorin e së cilës shtrihet Brezovica.
Bratislav Nikoliq, kryetari i Shtërpcës, pati deklaruar për media se autoritetet komunale, komuniteti serb i zonës dhe Beogradi nuk janë pengesë e projektit të koncesionimit të Brezovicës nga Qeveria e Kosovës. Mirëpo kundër ishte deklaruar Lista Serbe.
Ish-kryetari i saj, Aleksandër Jabllanoviç, ishte ankuar edhe në Organin Shqyrtues të Prokurimit.
I kishte shkruar këtij organi se qeveria e Kosovës ishte treguar shpërfillëse ndaj komunitetit serb që jeton në Brezovicë.
Organi Shqyrtues i Prokurimit e kishte refuzuar ankesën e Jabllanoviq me arsyetimin se në këtë organ duhet të ankohen vetëm firmat që konkurrojnë në tenderë, por jo edhe palët tjera./Insajderi.com/Gazeta Express
Ja kush është shqiptari që u gjet me kokë të prerë në Greqi
Është identifikuar shqiptari i cili u gjet i masakruar mëngjesin e sotëm në Igumenicë.
Median greke shkruan se, bëhet fjalë për Bledar Tërpollarin, 25 vjeç, i cili është gjetur i vrarë dhe me kokën e prerë.
Mediat greke raportojnë se trupi i pajetë u gjet pranë një ferme ku shqiptari punonte si bari, punë që e kishte nisur rreth 2 muaj më parë.
Kurse koka e prerë ishte hedhur në një vend tjetër dhe ende nuk është gjetur.
Në fotot e mëposhtme tregohet pikërisht vendi ku trupi i pajetë i shqiptarit 25-vjeçar.
Mënyra e ekzekutimit tregon që është një krim i rëndë dhe policia greke është angazhuar plotësisht për të mësuar identitetin e shqiptarit dhe shkaqet e ngjarjes.
Aksidenti i fëmijëve, drejtori i Policisë: Faji i Autoritetit Rrugor
Policia Rrugore e kishte identifikuar si “njollë të zezë” për sigurinë rrugore vendin ku ndodhi aksidenti i të shtunës, me dy viktima dhe dy të plagosur. Ndërprerja e mbrojtëseve anësore pranë “Malit të Robit”, në autostradën Plepa-Golem, ishte konsideruar si e rrezikshme.
Për këtë arsye, Drejtoria e Policisë Rrugore kishte kërkuar mbylljen e këtij kalimi, me anë të një shkrese drejtuar Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Por kjo shkresë nuk ishte marrë në konsideratë nga kjo drejtori, që varet nga Ministria e Transporteve.
“Policia rrugore e Kavajës ka bërë shkresat përkatëse, ka tentuar pranë Autoriteti Rrugor Shqiptar për të sinjalizuar këtë anomali dhe anomali të tjera, por i takon organeve të tjera të përmirësojnë sinjalizimet”,- ka thënë Mithat Tola, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Rrugore.
“Kjo ndërprerje e mbrojtëseve metalike është e paligjshme”,- thekson Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore.
Segmenti rrugor inter-urban kryesor nuk duhet të ndërpritet me rrugën ndihmëse në krahun e djathtë të saj, në mënyrën sikurse është ndërprerë. Por edhe pse Policia Rrugore ka dhënë alarmin kohë më parë, nga Autoriteti Rrugor Shqiptar që varet nga Ministria e Transporteve nuk ka patur asnjë përgjigje për këtë rast që u bë shkak që dy fëmijë të humbnin jetën dhe një tjetër të plagosej rëndë bashke me nënën e tyre.
Shkresa që paralajmeronte ngjarje të tilla të renda vazhdon dhe mbahet në zyrat e këtij Autoriteti, thjesht si protokoll. Nëse do të ishte marrë në konsideratë, do të kishte shpëtuar dy jete njerëzish.
Patozi: PD asgjësohet po shkoi në zgjedhje pa numërim elektronik
Deputeti Astrit Patozi u shpreh gjatw mbledhjes me dyer tw mbyllura se PD duhet të përqwndrohet te reforma zgjedhore më shumë se te reforma në drejtësi dhe diskutimet mbi ambasadorët.
Ai tha se, nëse për PD-në është e hidhur pjesëmarrja e ambasadorëve në mbledhje grupi, atëherë për PS-LSI-në është turp i ngrënë me bukë.
“Cilido qoftë fati i saj (reformës në drejtësi), ne duhet të përqendrohemi te garancitë për zgjedhjet e ardhshme. Reforma në drejtësi është e pakrahasueshme me to. Zgjedhjet janë sfida jonë reale”,- tha Patozi.
Ai theksoi se, nëse PD-ja shkon në zgjedhjet e ardhshme njësoj si në dy zgjedhjet e fundit, opozita do të asgjësohet, raporton “Panorama”.
Patozi këtu i është referuar infrastrukturës zgjedhore, për të mos lejuar vjedhjen dhe tjetërsimin e votës, duke vënë theksin në mënyrë të vecantë te numërimi elektronik i votave.
“Nëse shkojmë vitin e ardhshëm në zgjedhje si në dy herët e fundit, atëherë do të asgjësohemi”,- tha ai.
Sa i përket mbledhjes me ambasadorët, Patozi tha se PD-ja nuk ka zgjedhje tjetër, pasi pjesëmarrja e tyre është pasqyrë e katandisjes së Shqipërisë.
“Nuk kishim zgjidhje tjetër. Është pasqyre e katandisjes së Shqipërisë. Nuk më pëlqen që ata të vijnë në mbledhje, dhe për këtë ne jemi më pak përgjegjës se mazhoranca. Nëse për ne është e hidhur kjo gjë, për Ramën dhe Metën është turp i ngrënë me bukë”,- tha Patozi.
Sa i përket miratimit në parim të reformës në drejtësi, Patozi tha: “Nëse de do të refuzonim ndërkohë që PS-ja dhe LSI-ja kanë rënë dakord do të merrnim një faturë të panevojshme dhe të pamerituar. Duhet ta kishim ngritur më përpara idenë e reformës zgjedhore.
Unë për vete e kisha më të lehtë të bëhesha budist, sesa të pranoja këtë lloj trysnie.
Kemi edhe ne përgjegjësinë tonë që reforma në drejtësi u kthye gati në një fe apo ideologji sunduese. Po kjo tashmë ka kaluar dhe duhet të shohim përpara. Tani që arritëm në këtë pikë, duhet të marrim vendimet e duhura”./panorama/
Vendimi/ Kushtetueseja votoi 8 me 1 kundër Kokëdhimës
Edhe psë nuk është zbardhur i plotë vendimi i Gjyatës Kushtetuese për heqjen e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima, burime të “Lapsi.al” thonë se, 8 anëtarë të kësaj gjykatë kanë votuar pro heqjes.
Kundër ka qenë vetëm gjyqtari Sokol Berberi, i cili njihet si njeri i afërt i Fatmir Xhafës, kreut të Komisionit të Ligjeve.
Deri më tani, ish-deputeti Kokëdhima nuk ka bërë asnjë reagim publik për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa kreu i PD-së Lulzim Basha, e ka cilësuar si një triumf të drejtësisë në Ditën e Europës.
Vendin e Kokëdhimës në Kuvend pritet ta zërë biznesmeni Edmond Leka, kreu i PS-së në Vlorë.
Do'stlaringiz bilan baham: |