Nga Erjona Shehu
“Ka emrin e Angeline Jolie, Jennifer Lawrence, Sarah Jessica Parker apo Kim Kardashian? Eshte e bukur Bleona Qerreti, Enca, Armina, Gugu apo Xhugu. Nga dolen gjithe keto emra me tipare te skalitura me tatoo, fillersa permanent, kirurge plastike “jabanxhinj”, qe vijne per nje dite dhe kthehen cdo nje muaj per te punuar te pataksuar, te gjithe keta ikanake nga shteti qe kerkon te ngrihet.
Keto emra dhe fytyrat e tyre enden gjithandej, bejne xhiro ne postera e rubrika shoëbizi, ne televizione e portale. Jane kthyer ne qellimin e jetes se nje rinie te paqellimte, qe nuk ka te ardhme, apo me sakte e kerkon neper buze te fryra e gjokse abondante, vithe te medha e vetulla te zhgarravitura keqazi, qerpike te zgjatur e thonj te tmerrshem; sepse ne fund te fundit kjo eshte cfare shohin e cfare u ofrohet.
Ne femijerine time shihja me adhurim Xhina Lolobrixhiden dhe Sofia Loren. Merylin Monroe dhe Elizabeth Taylor ishin dy bukuri te tjera amerikane. Shihja Brigitte Bardot dhe Mirelle Matie. Krahasuar me figuren e pakuruar te “mamase komuniste”, ishin te mrekullueshme. Ndoshta prej tyre u edukova estetikisht ne konceptin tim per te bukuren. Me vone njoha Grace Kellyn e Audrey Hepburn, Juliette Binoche, Vanessa Paradise, Julia Roberts e Cindy Craëford. Perceptimi im per te bukuren mori te tjera permasa.
Sot, ndersa si mjeke dermatologe ndjehem pjese e perpjekjeve per te bukuren, jam shume e ngaterruar per ate qe vertete eshte e bukur. Ne perceptimin tim, ajo cfare kultura shqiptare e shoëbiz ofron per te bukuren, eshte vulgare.
E bukur apo seksi, e zhveshur apo e veshur, brockulla pa fund nga fytyra seksi apo fjale te mencura nga vajza te lexuara?
Nuk ka me dilema te tilla. Gjithshka eshte hedhur ne treg vetem per konsum seksual. Je me buze te trasha, vetulla tattoo, gjoks e prapanica te medha; atehere ploteson te gjitha kriteret per tu vene ne qender te vemendjes. Me ty merret media, portalet online, je VIP dhe te hapen menjehere dyert e ekraneve, qe ne fakt duhet te jene te shenjte. Nuk ka me filtra morale, parimore e mediatike.
Ti del ne ekran, flet sikur gojen e ke te mbushur me qofte, shpalos injorancen dhe mungesen e kontaktit me Abetaren dhe te shohin me mijera vajza te reja, qe jane te hutuara nga mungesa e te ardhmes dhe mungesa e shembujve publike se mund t’I dilet edhe ndryshe. Ti je nje viktime e boshllikut tend, vendos edhe cmime publikisht se sa kushton nje nate me ty dhe mediat bien ne kurthin tend naiv se kane bere “zbulimin e madh mediatik” dhe papritur je ne cdo faqe reviste e gazete te printuar apo elektronike. Dhe nder te tjera te quajne edhe “te bukur” dhe shtojne numrin e viktimave ne radhet e vajzave te vogla..
Ky eshte perceptimi per “te bukuren” sot ne Shqiperi. Personalisht dhe profesionalisht ndjehem e keqardhur per kete. Po aq te keqardhur duhet te ndjehen edhe prinderit e 15 vjecareve qe “bejne” buzet fshehurazi neper kioska me nje Zot e di cfare substancash. Po aq keqardhur duhet te ndjehemi si shoqeri kur shohim se te vetmet foto te dy motrave qe i qelloi i ati e qe jetonin ne mizerje, ishin “selfie”. Vajza qe kushedi sa pale mbathje kishin ne dollapet e tyre te zbrazet, por nje “selfie” e kishin patjeter.
Nuk e di se sa jane ne numer ata qe e duan kete bukuri. Para disa netesh, ndersa po shihja Sanremon tek RAI1, mbeta e mahnitur. Dhe mu rikthye perceprimi per te bukuren.
Te jesh e bukur do te thote te jesh TI, vete, me nje rimel e me buze Rouge (te kuqe). Te jesh e embel dhe e paster. Pa te dhunuar ne pamjen qe ta ka falur Zoti modeli qe ofron showbizi. Te ndjehesh mire me buzet, me syte, me fytyren. Te luash me ngjyrat e flokeve dhe te perpiqesh te gjesh ne fytyren tende syte e nenes, mjekren e babait, mollezat e gjyshes. Dhe kur tu kthehesh pas fotove ne cellular, te shikosh qe te gjitha keto tipare kane humbur naivitetin thjesht prej viteve e jo se ca te cmeritur u bene idhujt e tu te nje moshe te dlire e te hutuar”./Dritare.net/
Fotolajm/ Motra seksi e Stines, edhe ajo këngëtare...
Duket si ndonjë këngëtare serbe por në fakt është shqiptare. Kjo është Alida, e motra e këngëtarit Stine, e cila mesa duket ashtu si edhe i vëllai, ka zgjedhur edhe ajo muzikën.
Por në këto foto, përveç se e bukur, Alida duket dhe tepër seksi.
Durrës/ Kapet një sasi e madhe heroine në port, pranga dy trafikantëve
Një sasi e konsiderueshme heroine është sekuestruar në Portin e Durrësit, duke parandaluar një trafik ndërkombëtar droge dhe janë arrestuar dy persona.
5.5 kilogramë heroinë u kap në një furgon pasagjerësh tip “Benz” me targa “AA 517 DD” gjatë kontrollit në vijën e dytë.
Të arrestuarit janë Bledar Çapani 46 vjeç dhe Lorand Dhëmbi, 49 vjeç, të dy nga Tirana.
Droga e sekuestruar do të trafikohej për në Itali, vlera e së cilës shkon në disa qindra mijëra euro.
Rama propagandë me mjeken që gjeti punë, e masakrojnë komentuesit
Të shumta kanë qenë komentet pas video dëshmisë që kreu i qeverisë, Edi Rama bëri në profilin e tij në FB, në përgjigje të kritikave lidhur me mungesën e vendeve të punës, apo efektivitetin e Zyrave të Punës.
Në video ishte dëshmia e Arlindës, e cila gjeti punë si mjeke, falë aplikimit në Zyrat e Punës. “Paraqita dokumentet e punes, fillimisht vajta si dyshuese, por fillova pune dhe jam shume e kenaqur”,- ka thene ajo ne video.
Por, poshtë postimit, mes shumë komentuesve që e mbështesin Ramën për reformat dhe për konstatimet e shpeshta për dembelizimin e shqiptarëve, të tjerë ankohen se përballen përditë me papunësinë dhe gjithë sa thuhet është reklamë.
Disa nga komentet:
1 – “po ne tjeret qe kemi vajt para 6 muajsh ekemi aplikuar na thon duhet te besh kurs atje ku dum ne qe tju gjem punee edhe pse e kemi nji zanat si i behet?”
2 – “Çdo shqiptar e dine se sa ka Pune ne Albani por per nje vend Pune duhet te paguash shuma te medha parash shoku kryeminister.beni reformen ne drejtesi .pastaj do shikojme,”
3 – “Nuk kan mendeeeeee te punojme se po te duan Ka pun sa te duash. Po duan pun ne karike pa shkolla te latta me diploma falco dhe duan punë”.
4 – “Une nuk di te kete shqiptare dembele, ndersa shoh punekerkues qe intervistohen sikur te ishin emigrante ne vendin e tyre. Mashtrues, hajdute, te korruptuar, ka me lopate. Ata qe vazhdojne ende sot te mbjellin kete fare te keqe, jane perseri ata te djeshmit, ujqit e kamufluar si dele”.
5 – “Se ? Jane krijuar zyra pune prane shtetit .. dhe kapitalistat mvaren nga shteti ; i Rruge te mbare u BURRI i shtetit… ..”
6 – “Ju mire e keni por burrokracia i zvarrit ose e ben te pamundur te punesohesh”.
7 – “1 ne 3 milion”
“Ambasadori” trafikoi 1 ton heroinë në Itali brenda 1 muaji
Policia e Durrësit arrestoi dy persona, pjesë të organizatës kriminale të drogës që u zbulua nga policia italiane në tetor të vitit të kaluar, e cila zhvilloi një aksion paralel në pesë shtete të ndryshme dhe përfundoi me arrestimin e 21 personave.
Ndërsa vijojnë kërkimet për kreun e grupit, Emiljano Hajri, i cili arriti t’i shpëtonte policisë shqiptare, specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë Hajri Ballën, 53 vjeç dhe Fortuz Hajrin, 24 vjeç, të dy nga Shijaku. Gjykata e Venecias ka nxjerrë për Hajri Ballën dhe Fortuz Hajrin urdhër arresti më 15 gusht 2015, për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike” dhe “grup i strukturuar kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike”.
Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, ky grup kriminal i mirëstrukturuar dyshohet se brenda një viti arriti të fuste mbi 1 ton heroinë drejt Italisë, ndërsa përdorte një kod të veçantë komunikimi, që përdorej nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Mediat italiane e kishin pagëzuar 24vjeçarin Fortuz Hajri si “ambasadori” i organizatës kriminale. Ai ishte atashuar në Itali, për të komunikuar urdhrat te drejtuesit e bazave të përpunimit dhe më pas shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Ndërsa Hajri Balla, 53 vjeç, i prangosur nga Policia e Durrësit dyshohet se ka investuar miliona euro në rrjetin e drogës. Kokat e këtij grupi, sipas policisë italiane, ishin dy vëllezërit Altin dhe Emiljano Hajro, ndërsa i arrestuari Fortuz Hajri është kushëriri i tyre.
Dy vëllezërit, Altin dhe Emiljano Hajri, para se të shpalleshin në kërkim, njiheshin si biznesmenë të fuqishëm në Shijak, aty ku zotëronin një sërë biznesesh. Altin Hajri nga Shijaku, i cilësuar nga Guardia di Finanza e Venecias si një nga kapot e organizatës kriminale që transportonte heroinë nga Afganistani drejt Italisë nuk është më në kërkim, pasi gjykata e ka pushuar çështjen ndaj tij, ndërsa vëllai i tij vijon të jetë i shpallur në kërkim nga Interpoli.
Burime nga Policia bëjnë me dije se kjo bandë kishte një kod të veçantë komunikimi, falë të cilit arritën të fusnin një sasi mjaft të madhe heroine në Itali, duke nxjerrë jashtë loje policinë italiane. Në komunikimet mes tyre banda përdorte një kod alfanumerik për të komunikuar, sikurse vepronte ushtria naziste, e cila komunikonte me kode numerike dhe më pas këto numra i përkthente në fjalë.
Kjo skemë komunikimi ka futur disa herë në “kurth” edhe agjentët italianë, e cila për vite me radhë nuk arrinte të kuptonte se për çfarë flitej në bisedat e përgjuara, pasi nuk deshifronin dot kodet. /Panorama
Letra e Mehmetit për Enverin: Ismail Kadare mund të “shërohet”...
Pas kritikës së Enver Hoxhës për Kadarenë dhe poemën e tij “Pashallarët e kuq”, Mehmet Shehu, në një letër drejtuar Hoxhës shkruan se shkrimtari mund të shërohet.
Në letrën e dërguar, Shehu shkruan se “Mund edhe të gaboj kur them se Ismail Kadareja mund të shërohet, por unë e kam akoma vetë bindje, sepse Ismaili i ka kënduar Partisë, Luftës nacionalçlirimtare, popullit jo njëherë, dhe ka bërë vepra të mëdha në këtë drejtim”.
Sipas tij, Kadare “ndoshta ka dashur të fus në vjershë luftën kundër grupit të kompllotistëve e kundër burokratizmit. Por në këtë orvatje, dështoj. Shpresoj se po të bisedohet shtruar me të, do t’i kuptojë gabimet e rënda”,- shkruan “Panorama”.
Letra e Mehmetit:
“…ideologjike, te marksizëmleninizmit, të vijës së partisë sonë, të luftës së klasave e ligjeve të saj, veçmas nuk njeh praktikën e luftës së klasave gjigandeske e të pëshëmbullt që ka bërë dhe bën partia. Mund edhe të gaboj kur them se Ismail Kadareja mund të shërohet, por unë e kam akoma vetë bindje, sepse Ismaili i ka kënduar Partisë, Luftës nacionalçlirimtare, popullit jo njëherë, dhe ka bërë vepra të mëdha në këtë drejtim. Poema e tij “Përse mendohen këto male”, është me partishmëri të lartë. “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kështjella”, “Qyteti i gurtë”, janë nga romanet më të mira, si nga përmbajtja dhe nga ana artistike.
“Dimri i vetmisë së madhe”, megjithë boshllëqet ideologjike, është një vepër e madhe që ngre shumë lart luftën e partisë dhe është e vetmja vepër ku portretizohet si duhet, me baza marksiste, udhëheqësi i Partisë dhe i popullit… Dhe mesa di unë, Ismaili e ka ripunuar këtë roman për të ndrequr gabimet e bëra. Edhe me mua ka biseduar për këtë e ka bërë autokritikë. Romanin “Dasma” ai e ka dënuar vetë si dështim etj. Për nga origjina, dihet se Ismailin s’e lidh gjë me armikun. Ai ndoshta ka dashur të fus në vjershë luftën kundër grupit të kompllotistëve e kundër burokratizmit. Por në këtë orvatje, dështoj.
Shpresoj se po të bisedohet shtruar me të, do t’i kuptojë gabimet e rënda. Përsa i përket konfuzionit që kanë dhe disa nga shkrimtarët e tjerë më të mirë në lidhje me luftën e klasave, luftës kundër burokratizmit etj., mjafton të përmëndim dy vepra të gabuara, për mendimin tim, të Dritëro Agollit: a) Romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, ku absolutizohet burokratizmi, ku del se rendi ynë është kalbur me burokratë të pandreqshëm si Zylua etj. b)Drama “Fytyra e dytë”, nëfillim ishte një dramë që e nxinte situatën e rendit tonë sepse këtu sundonin burokratët. Pastaj pas disa kritikave shumë të Kjo dramë ka 78 vjet që jepet. Por romani mbi burokratin Zylo është në qarkullim. Dhe megjithatë, më vonë siç duhet, Dritëroi shkrojë poemën e mrekullueshme “Nëna Shqipëri”.
Ju e dini vetë më mirë se puna me shkrimtarët është delikate, ata duhen edukuar vazhdimisht. Dhe vetëm kur kalojnë krejtësisht në anën e kundërt, ndonjëri, si p.sh. Fadil Paçrami, duhen fikur e dënuar. Mendoj se Ismaili nuk ka shkuar gjer në atë shkallë. Këtyre njerëzve ne duhet t’u ndihmojmë duke u vënë në dukje gabimet e të metat, t’i edukojmë e të përpiqemi t’i shpëtojmë gjer në funt. Pastaj po e kaluan barrikadën për m’atanë, më qafë paçin vehten. Kështu mendoj unë. Por mund edhe të gaboj në mendimin tim. Sidoqoftë unë jam dakort si të vendosni ju.
20.X.1975
Mehmeti”./Panorama/
Foto/ E blinduar por ‘Skoda’ e Enver Hoxhës arrinte 120 km/h
Sot ajo makinë gjendet mes disa makinave të tjera në një servis të Lezhës, ndërkohë që kohë më parë ishte makina personale e ish-diktatorit Enver Hoxha.
Bëhet fjalë për një makinë tip “Skoda”, për të cilën thuhet se është një model unik dhe ka vetëm 100 ekzemplare në botë, raporton “Top Channel”.
Në xhamat e trashë ka shenja plumbash, veçse nuk janë dëshmi e ndonjë atentati. Ato janë bërë për ta testuar se sa mund të përballonte. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, motori është ende në gjendje pune, ndërsa shpejtësia maksimale që mund të arrinte ka qenë 120 km.
Ky model që mban numrin e serise 5337 është prodhuar në Çekosllovaki në vitet 50-52, ka një gjatësi rreth 6 metra, me peshë të konsiderueshme dhe ishte e personalizuar deri në detajet më të imta.
Kabina duket ende në gjendje të mirë, veçse ka nevojë për bojë e ndërrim xhamash.
Foto+Video/ Palestra “e nxehtë” në Tiranë... kush është bukuroshja që po çmend rrjetin
Kjo bukuroshe tepoër seksi e cila në këto foto shihet duke pozuar nga një palestër në Tiranë, ka çmendur rrjetin me fotot dhe videot e saj seksi.
Vajza superseksi quhet Lori Hoxhallari dhe ka qenë një prej banoreve të një prej shoë-ve të kaluar “Big Brother Albania”.
Lori sjell nga palestra ku ushtrohet për të mbajtur trupin sa më në formë, jo vetëm pamje stërvitjeje, por edhe më shumë...
Axhenda/ Lu-Vlahutin nesër "vëzhgues" në mbledhjet e PS-LSI-PD
Ambasadori i SHBA, Donald Lu, dhe ambasadorja e BE-së në Tiranë, do të marrin pjesë ditën e hënë në mbledhjen e grupeve parlamentare të tri partive; PS, PD dhe LSI.
Kjo bëhet në kuadër të reformës në drejtësi duke qenë se drafti është drejt përfundimit.
Sipas axhendës, ambasadorët do ta nisin turin e takimeve në mbledhjen e grupit të PS në selinë rozë në orën 13:00.
Pas kësaj mbledhjeje, në orën 15:00 ata do të shkojnë në selinë e Partisë Demokratike, ku do të marrin pjesë në mbledhjen e deputetëve demokratë dhe në orën 17:00 do të jenë të pranishëm në mbledhjen e grupit të LSI.
Kjo është hera e parë që ambasadorë të huaj marrin pjesë në mbledhjet e grupeve parlamentare, ndërsa ekspertët e OPDAT-it dhe EURALIU-s kanë përgatitur draftin përfundimtar për Reformën në Drejtësi pas opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias.
Fillimisht, ambasadorët kërkuan takim me grupet parlamentare ditën e premte, por ka qenë PS që nuk ka pranuar takimin me ambasadorët. Si rezultat i anulimit të mbledhjes nga ana e PS, ambasadorët Lu dhe Vlahutin shtynë axhendën për ditën e hënë.
Kim Jong-un: Armët bërthamore i përdorim për vetëmbrojtje
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un deklaroi sot se, vendi i tij do t’i përdorte armët bërthamore që kishte në dispozicion vetëm në rast vetëmbrojtjeje.
”Kim premtoi edhe se do të përpiqej të përmirësonte dhe normalizonte marrëdhëniet me vendet armike, përgjithësisht të nënkuptuara si SHBA dhe Koreja e Jugut”,- njoftoi agjencia zyrtare koreanojugore e lajmeve, “YONHAP”.
“Si një vend i përgjegjshëm, që zotëron armë bërthamore, republika jonë nuk do t’i përdorë armët nukleare përveç rasteve kur sovraniteti i saj do të kërcënohet nga forca armiqësore agresive të pajisura edhe këto me armë të tilla”,- theksoi Kim, i cituar nga agjencia zyrtare koreanoveriore e lajmeve, “Korean Central News Agency” (KCNA).
“Pheniani do të përmbushë detyrimet e tij për mospërhapjen e këtyre armëve dhe për denuklearizimin global”,- shtoi ai.
Deklaratat e liderit të vendit komunist u bënë në ditën e dytë të kongresit të Partisë së Punëtorëve të Koresë, i pari pas 35 viteve.
Trump sulmon Clinton: Je martuar me një burrë që të ka tradhtuar
Një sulm tepër i ashpër nga Donald Trump kundër Hillary Clinton.
Biznesmeni e ka akuzuar burrin e saj Bill, për tradhtinë dhe përmendi procedurën e rrëzimit, së cilës iu nënshtrua ish-presidenti pas skandalit me Levinskin.
“Hillary është e martuar me një burrë që është akuzuar se ka gënjyer për atë se çfarë ndodhi me një tjetër grua”,- tha Trump nga Uashingtoni.
“Iu desh të përballej me një gjyq të madh – vijoi ai – dhe nuk e pati të lehtë”.
Rrëfimi/ Motra ime më vodhi burrin...
Në adresën e psikologes së “The Sun”, sot ka ardhur një histori shumë e trishtë…
Një nënë e re me dy djem binjakë, ka kapur burrin dhe motrën e saj duke bërë seks ne shtëpinë e tyre.
E shokuar nga kjo skenë, ajo ka marrë djemtë dhe është larguar nga shtëpia dhe tashmë nuk di se çfarë të bëj dhe si të sillet me bashkëshortin dhe motrën e saj.
Lexoni letrën e plotë dhe përgjigjen e psikologes.
Letra e gruas
“Kapa burrin dhe motrën duke bërë seks në shtëpinë time dhe kjo më dha goditjen më të fortë të jetës sime.
Mendoja se ishim një familje e fortë, por tani jam totalisht e humbur.
Unë jam 23 vjeçe e im shoq është 26 dhe kemi dy djem binjakë 4-vjeçar. Motra ime është 30 vjeçe dhe para një viti i vdiq vajza 9 vjeçe nga kanceri. Ajo dhe bashkëshorti i saj e përjetuan shumë keq dhe unë u kam qëndruar gjithmonë pranë për t’i ndihmuar sado pak. Edhe im shoq e ka bërë këtë gjë…por duket se ka bërë shumë më shumë.
Një ditë pasi dola nga shtëpi, kisha harruar telefonin dhe pas një ore u ktheva për ta marrë. Pasi hyra në shtëpi gjeta burrin dhe motrën duke bërë seks. U shokova dhe s’dija çfarë të bëja. Mora djemtë që ishin duke luajtur në oborr dhe ika në shtëpinë e nënës sime. Nga pas më erdhi im shoq duke qarë e duke mu lutur që ta dëgjoja. Ai më thoshte se më do dhe se ajo që bëri me motrën time ishte vetëm seks dhe nuk e kuptoi se si arritën gjërat deri aty. Ndërsa motra ime me lot në sy më kërkonte falje dhe më thoshte se nuk do ta bënte kurrë më parë.
Por unë nuk dua t’i shoh me sy…as njëri e as tjetrin. Nuk di se çfarë të bëj dhe si të sillem me ta pas këtij veprimi kaq të shpifur që ata kanë bërë”.
Përgjigjja e psikologes
“Kjo është shumë e rëndë për ty por mos harro që motra jote ka kaluar një situatë të tmerrshme pas humbjes së vajzës dhe njerëzit pas humbjeve të mëdha bëjnë gjëra që dalin jashtë karakterit të tyre.
Është gjë e mirë që bashkëshorti jot vjen dhe të lutet pasi kjo tregon se të do dhe është penduar. Por duhet të kuptojë që pas një gabimi kaq të madh s’mund ta rifitojë menjëherë zemrën dhe faljen tënde.
Por ti jepi edhe një mundësi sepse mund të dilni më të fortë se më parë…mbaj një distancë me motrën por mos e mbyll zemrën dhe mundohu që më vonë ta falësh dhe mos ta shkatërrosh lidhjen familjare”.
Video/ “Copë m… nga Wellsi”! Rezidenca e Giggs mbushet me ofendime
Idhulli i Manchester United, është rikthyer në shtëpinë e tij luksoze të martën dhe ka gjetur fjalë abuzive të shkruara përreth gardhit rrethues.
Fjalët “a ja vlejti?” ishin pikturuar përreth portave të rezidencës së tij bashkë me “copë m…nga Uellsi” dhe “tradhtart”.
Grafitet ishin të gjitha të lidhura me jetën e tij private dhe me periudhën e tradhtisë së Giggs para disa vitesh.
Ishte vetë vjehrra e Giggs ajo që ka pastruar grafitit.
“Gruaja e Giggs po çonte fëmijët për në shkollë. Teksa po dilnin panë të shkruarat. Vajzat e vogla filluan të qanin. Duhet ta fusnim brenda ta qetësonim. Është e tmerrshme, si mund ta bësh diçka të tillë duke e ditur që jetojnë fëmijë brenda”.
Vjehrra e Giggs është parë edhe duke folur me policinë rreth ngjarjes.
Francë, mafia shqiptare merr në dorë trafikun e drogës
Në Annecy, një qytet në afërsi të kufirit me Zvicrën, një rrjet i mafias shqiptare qarkullon sasi të mëdha të heroinë me çmime me të cilat po sfidon të gjithë konkurrencën.
Një gram shihet për 20 euro. Çdo pikë shitje bën 100 mijë euro në muaj, çka do të thotë 1 milionë euro për të gjithë zonën. E sjellë nga Shqipëria, droga ka mbërritur deri në kufirin francez.
Komuniteti dhe shoqatat, të shqetësuar nga ky realitet, u bien këmbanave të alarmit. Tre ose katër përdorues kanë gjetur vdekjen nga overdoza e kësaj droge vrasëse.
Dy shpërdarës u dënuan me 3 dhe 5 vjet burg. 13 shqiptarë, shpërndarës dhe trafikantë droge janë arrestuar vetëm këtë vit në jug të Francës. Grupi i tyre kontrollohet nga Gjeneva, në Zvicër. Televizioni Frances “TF1” i kushtoi një reportazh situatës së krijuar në qytetin e Annecy, nga shpërndarja e drogës nga mafia shqiptare.
Basha: Votimi elektronik i pret rrugën shitblerjes së votës
Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë prioritet mbi prioritetet për Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën. Në këtë kuadër, Partia Demokratike ka hartuar një platformë mbështetur mbi parime dhe mbi zgjidhje europiane të cilat do të mundësojnë që vota e shqiptarëve të mos preket, që shqiptarët të votojnë të lirë, të paintimiduar.
Kjo platformë, tha Basha në një takim me anëtarë të FRPD-së në Gjirokastër, do të mundësojë sprapsjen dhe çmontimin e një prej problemeve kryesore në zgjedhjet shqiptare nën qeverisjen Rama-Meta që është shitblerja masive e votës.
Basha: Çfarë do të bëjmë për zgjedhjet e ardhshme?! Votimi elektronik, pra me gishtërinj që të mos mbledhin kartat një natë para, të mos kërkojnë fotografi të votës. Çështjen e financimit: kemi një model i cili po të vihet në funksion ligjërisht gjurmon në çdo bankë të Shqipërisë lëvizjen e “cash”-it. Se ju e dini që tre-katër ditë përpara shkojnë e nxjerrin “cash”-in për të blerë vota.
Në një takim me banorë të Lazaratit, lideri i opozitës Lulzim Basha duke iu referuar situatës së rëndë ekonomike, papunësisë, taksave të larta, arrogancës së pushtetit, korrupsionit qeveritar dhe lidhjeve të saj me krimin, theksoi se sot shumica dërrmuese e shqiptarëve pa dallime politike besojnë se Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramen dhe duan largimin e tij një orë e më parë nga pushteti.
Basha: Banda e Edi Ramës është e rrethuar nga një Shqipëri në mjerim sepse mjerim mbollën me taksat e larta, me terrorin, me kërbaçin. Banda e Edi Ramës është e rrethuar nga një popullsi e dëshpëruar sepse dëshpërim mbollën me mbylljen e vendeve të punës, me çmimet e larta dhe faturat aforfe të energjisë elektrike, me taksat e larta. Shumica dërrmuese e shqiptarëve pa dallime politike duan që Edi Rama të largohet një orë e më parë nga pushteti.
Basha u takua dhe bashkëbisedoi dhe me banor të fshatit Valare në zonën e Lunxhërisë. Kreu demokrat ka prezantuar platformën për bujqësinë që parashikon të mbështet me buxhetin më të madh që i është akorduar ndonjëherë prej 150 milionë eurosh. 50 milionë euro do të shkojnë për infrastrukturën bujqësore dhe 100 milionë euro për subvencione direkte për fermerët.
Basha: Programi i Partisë Demokratike për fermerët parashikon subvencione për çdo fermer, pa burokraci, pa NIPT, me kartën tuaj të identitetit do ta merrni subvencionin.
Përmes uljes së taksave dhe cmimit të energjisë Partia Demokratike parashikon se 1 miliard euro t’i kthehen ekonomisë duke mundësuar rritje të konsumit, shtim të vendeve të punes dhe paga më të mira.
Basha: Me taksën e sheshtë 9 për qind, me uljen e taksave mbi të ardhurat për shqiptarët, me uljen e faturës së energjisë ne lëmë në ekonominë shqiptare 1 miliard euro, 2 milionë lekë të vjetra për familje.
Në takimin me banorë të Libohovës lideri i opozitës Lulzim Basha prezantoi platformën sociale për t’iu ardhur në ndihmë të më të pamundurve, atyre në ndihmë ekonomike dhe familjeve në nevojë.
Do'stlaringiz bilan baham: |