Rama: Pusho o Taulant. Është halli i këtyre, jo yni. Mos e merr seriozisht! Të kam thënë 100 herë.
Balla: Ta çojmë në Prokurori.
Rama: Ku çohet në prokurori ky mo burrë. Ky është për urgjencë, ti thua prokurori.
Dhuna në derbi, kë do ndëshkojë Federata?
Nisi nga rrugët e Tiranës si çdo derbi i viteve të fundit, por përfundoi në një mënyrë të shëmtuar.
Tirana – Partizani u mbyll 2 – 2 në 90 minuta të luftuara fort, ku nuk munguan golat, rastet, por edhe spektakli në tribuna. I pari që tejkaloi emocionet e një zyrtari ishte drejtori i stadiumit, Ksenofon Haskoçela, që provokoi tifozët miq, duke u hedhur mbrapsht një tymuese.
Në fund banderolë e harruar nga tifozë të Partizanit u bë preteksti për përplasje fizike ndërsa në konflikt u përfshi edhe një punonjës i Partizanit, si dhe Drejtori Sportiv i Tiranës, Muka.
Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Dritan Dervishi u lëndua në fytyrë dhe për këtë ai akuzon të afërm të presidentit të Tiranës, Halili.
Partizani lajmëroi një padi për ushtruesit e dhunës, ndërsa do të kërkojë nga komisionet dënimin maksial të Tiranës si klub pritës deri në dhënien e 3 pikëve në tavolinë. Në reagimin e saj, Tirana thotë se ishin tifozët e Partizanit, ata që provokuan situatën dhe se shkatërruan stolat e stadiumit.
Ndërsa Fedarata Shqiptare e Futbollit e konsideroi atë që ndodhi një ngjarje të rëndë, duke apeluar që klubet të marrin masa, që situata të tilla të mos përsëriten.
Federata kërkoi komisioneve përkatëse, që të zbatojë në mënyrë rigoroze rregulloren për shkaktarët e ngjarjeve të tilla, që s’kanë lidhje me futbollin.
“Big Brother” edhe këtë vit pa Osmanin, ja ku do të jetë...
Nëse prisnit që në sezonin e ri të “Big Brother” të shikonit në prezantim Arbana Osmanin, nuk do të ndodhë as këtë herë.
Ajo do të jetë në prezantimin e një emisioni të ri, i cili pritet të fillojë në “Top Channel” gjatë muajit tetor.
“Dua të të bëj të lumtur”, titullohet formati i ri i këtij emisioni të cilin e prezantoi në “Wake Up”.
A konsiderohet seksi si ushtrim? Varet... se sa dembel jeni
Për individët të bërit dashuri mund të jetë mundim fizik,ndërsa për disa të tjerë vrapim maratonik.
Njerëzit më pak aktivë lehtë mund ta përjetojnë seksin si ndonjë lloj ushtrimi në palestër.
Gjatë marrëdhënieve intime shtohet shpejtësia e frymëmarrjes, ngrihet niveli qarkullimit të gjakut dhe numri të rrahurave të zemrës, djersiten.
Ngjashëm ndodh edhe gjatë ushtrimeve, transmeton “Telegrafi”.
Një studim i ri i bërë në çiftet e reja në Kanada ka treguar që intensiteti i seksit të tyre është përafërsisht me mundimet tek aktivitetet mesatare trupore, siç është, p.sh., ecja.
Gjithashtu, gjykuar sipas ritmit të rrahjeve të zemrës, masturbimi është i njëjtë me ushtrimin e lehtë, si p.sh. ecja e lehtë.
Shkencëtarët kanë arritur në përfundim se a mund të krahasohet seksi me ushtrimet, apo jo, varet se sa jeni aktivë.
Për ata, të cilët ushtrimet trupore i bëjnë për të formësuar trupin dhe për të mbajtur formën, seksi nuk është diçka që e përjetojnë si ushtrim. Për ata seksi është kënaqje e vërtetë dhe relaksim.
Nga ana tjetër, për ata njerëz të cilët mund t’i quajmë dembelë, sepse në jetë nuk janë edhe aq aktivë, seksi me intensitet të shpeshtë mund të jetë mundim fizik, ndërkaq për dikë tjetër vrapim maratone.
Ata këtë shumë lehtë mund ta përjetojnë si formë ushtrimi, përkatësisht, individët dinë të ngushëllohen se si kjo është e mjaftueshme për linjë të mirë dhe humbje të kilogramëve të tepërt.
Përfundimi është ky: aktiviteti fizik dhe kujdesi për trupin shumë lehtë ngrenë dëshirën seksuale dhe kënaqjen duke bërë dashuri, sepse atëherë njeriu është i kënaqur me veten dhe ka vetëbesim më të madh se ata të cilët mund t’i quajmë dembelë.
Gjithashtu, njerëzit të cilët janë statikë vështirë mund të llogarisin që do të ndërtojnë muskuj me seks të herë pas hershëm.
Zajmina shfaqet nudo... në dhomën e gjumit
Zajmina Vasjari ka publikuar një foto nga dhoma e gjumit. Gjoksin e ka mbuluar me jastëk. Vetëm brekët i ka të veshura. Foto është bërë nga dora e fotografit profesionist.
Shullazi nuk shkon në gjykatë, Apeli e lë në "arrest me burg"
Nuk ka ndryshim të masës së sigurisë për Emiljano Shullazin.
Edhe i Apeli i Gjykatës së Krimeve të Rënda e ka lënë në burg të arrestuarin për gjobvënie dhe kërcënime.
Shullazi akuzohet gjithashtu për armëmbajtje pa leje dhe grup të strukturuar kriminal. Ai u arrestua pak ditë më parë pas kërcënimeve ndaj rektorëve.
Më pas ndaj ka bërë kallëzim penal edhe një grua, e cila akuzon Shullazin se i ka marrë pronën nën kërcënime.
Në seancën e sotme Emiljano Shullazi nuk ka qenë i pranishëm.
PD kërkon përjashtimin e Erjon Braçes nga Kuvendi
Partia Demokratike kërkon përjashtimin nga Kuvendi të deputeti socialist Erjon Braçe.
Kërkesa është bërë nga Edi Paloka pas rinisjes së seancës, për ndërprerjen e së cilës u bë shkak deputeti Braçe.
Ky i fundit përdori fjalor të përshtatshëm ndaj nënkryetarit të Kuvendit, Edmond Spaho.
Seanca e sotme është shoqëruar nga debate, akuza dhe kundërakuza mes palëve.
Sirianët e kapur në Kapshticë refuzojnë azilin në Shqipëri: Ishim më mirë në Greqi
16 refugjatët sirianë të ndaluar një ditë më parë në Kapshticë refuzojnë azilin në Shqipëri.
Ata kërkojnë rikthimin në Greqi. Pasi u morën në pyetje nga autoritetet shqiptare të policisë kufitare, refugjatët thanë se nuk kishin qëllim të qëndronin në Shqipëri, por vetëm për të kaluar tranzit, në mënyrë që më pas të shkonin në Gjermani.
Momentalisht ata janë sistemuar tek qendra e mbyllur për shtetasit e huaj që hyjnë në mënyrë të parregullt në kufi, në Kareç të Vorës.
Politikani serb përshëndet hyrjen e Kosovës në UEFA, foto me Vokrrin
Jo të gjithë në Serbi e kanë pritur keq pranimin e Kosovës në shtëpinë më të madhe të futbollit evropian, UEFA.
Branko Ruzhiç, një nga zyrtarët më me ndikim në Serbi, e ka mirëpritur këtë vendim nga UEFA, madje duke postuar fotografi me kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
Ruzhiç, nga gjeneratat e reja të politikës serbe, ka shkruar se është sportive dhe njerëzore një vendim i tillë, teksa ka thënë se politika duhet të lihet jashtë futbollit.
“Parandalojini teoritë konspirative! Sportistët dhe njerëzit le të luajnë futboll, refuzoj politikën! Fadili gjithmonë ka qenë njeri!”,- shkroi Ruzhiç.
I menjëherë ka qenë reagimi i mediave serbe. E përditshmja serbe, Kurir, ka ‘kryqëzuar’ Ruzhiçin për këtë postim, pas kritikave të ashpra që dje i dhanë kreut të Federatës së Malit të Zi, Dejan Saviҫeviç.
Ruzhiç mori shumë komente fyese në adresë të tij për fotografitë e postuara me Vokrrin. Ai është nënkryetar i Partinë Socialiste në Serbi dhe numri dy i Partizanit të Beogradit, aty ku Vokrri luante futboll.
Rusët i kthejnë muzikën Palmiras
Ushtria ruse pasi e ka çliruar nga bandat e ISIS-it, i ka kthyer dhe muzikën dhe qetësinë qytetit antik të Palmiras në Siri. Ka qenë orkestra sinfonike e teatrit “Marinski” të Shën Pietërburgut e cila ka nisur këtë pasdite një koncert sinfonik spektakolar në ankifeatrin e lashtë romak të qytetit, të shpallur pasuri të trashëgimnisë botërore.
Në fund të muajit mars, ushtria republikane siriane e mbështetur edhe nga aushtria dhe aviacioni rus, e rimorën qytetin antik të Palmiras duke asgjesuar grupet e guerriljes së ISIS-it, të cilët kishin rrenuar duke shkatëruar me eksploziv një pjesë të mirë të këtij qyteti muzeal.
Koncerti i cili po mbahet në atë që njihet si “Perla e shkretëtirës”, i titulluar “Lutje për Palmiran”, dirigjohet nga i famshmi mjeshtri Valeri Gherghiev.
Video/ Flakët e ferrit në Fort McMurray dhe arratija e mijëra njerëzve mes flakëve
Zjarri intensiv që ka detyruar mbi 88 mijë njerëz që të largohen nga qyteti kanadez i Fort McMurray e që u përhap me shpejtësi brenda natës, po kërcënon të përfshijë aeroportin lokal dhe shumë komunitetete.
Më shumë se 1600 shtëpi dhe ndërtesa tashmë janë shkatërruar nga flakët, qielli është marrë një ngjyrë gjaku dhe një shi hiri bie mbi banorët që po largohen nga autostrada e mbushur plot.
Më shumë se 18 500 akra tonë janë djegur tashmë.
Gjendet i gjallë pas 2 muajsh në det marinari kolumbian, kapte e hante pulëbardha
Një marinar ka shpëtuar pasi kaloi dy muaj të tmerrshën i humbur në mes të detit, duke dëshmuar vdekjen e tre shokëve të tij në anije dhe se ishte detyruar të hante pulëbardha për të mos vdekur.
Marinari 29-vjeçar kolumbian u gjend 3500 milje larg nga shtëpia, në një shkreti të izoluar të Oqeanit Paqesor sipas Rojes Bregdetare të SHBA-së.
Ai doli në stere në Honolulu të mërkurrën, në gjendje të mirë dhe “i lumtur” që kishte mbijetuar.
Marinari u tha Rojave Bregdetare se grupi i tij prej katër personash ishte nisur nga Kolumbia më shumë se dy muaj më parë. Kur motorri i kaikes së tyre 23 këmbë të gjatë nuk funksionoi më, ata e gjetën veten në mëshirë të fatit dhe u detyruan të hanin peshk dhe pulëbardha për të mos vdekur, citon “NBCNews”.
Barka e tij ishte parë më 26 prill, 2150 milje në juglindje të Havait prej një anijeje mallarash me flamurin panamez.
“Ky marinat është me shumë fat që u pa nga ekuipazhi i “Nikkei Verde”, pasi zona nuk ka shumë qarkullim”,- tha komandanti i skuadrës së Rojeve Bregdetare ne Honolulu.
Martin Shkreli i hakërrehet ‘50 Cent’, bëhet ‘shqiptari më i mirë’ në SHBA
Martin Shkreli duket se ka ndryshuar sjelljen e tij dhe po fillon të konsiderohet një “shqiptar i mirë”, pasi për një kohë të gjatë etiketohej si shqiptari më i urryer në SHBA.
Shqiptari dhuroi 10 mijë Dollarë për fëmijët autikë, menjëherë pas skandalit të reperit “50 Cent”.
Ky i fundit ka publikuar një video në rrjete sociale ku shfaqet duke u tallur me një punonjës në aeroport, i cili siç u mësua më vonë nga një deklaratë e njerkut të tij, vuan nga autizmi dhe sindroma “Aspereger”.
TMZ shkruan se Shkreli u lidh shumë emocionalisht me këtë histori, pasi ai ka miq të ngushtë dhe një pjesëtar të familjes që vuajnë nga kjo sëmundje.
Shkreli rrëfeu se kompanitë e tij janë duke punuar për të zhvilluar mjekime të reja, shumë të nevojshme për trajtimin e kësaj sëmundjeje.
Avokati i familjes Farrell tha se Shkreli u ofrua të dhuronte paratë ‘në dorë’, por ata vendosën të krijojnë një fushatë ‘GoFundMe’, në të cilën Shkreli i fton të gjithë të kontribuojnë.
Video/ Kulmi! Linda Morina i kushton këngë edhe presidentit turk
Pasi i ka kushtuar këngë pothuajse të gjithë politikanëve shqiptar, Linda Morina ka nisur t’i kaloj kufijtë.
Tani ajo i ka kushtuar këngë presidentit turk Recep Taip Erdogan, në këngën e saj Linda e ka cilësuar si hero të shqiptarëve presidentit turk, ndërsa i ka përmendur edhe dekoratat që përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës i kanë dhënë Erdoganit.
Linda në fund të këngës thotë se, Erdogan është legjend e Turqisë e dashamirë i shqiptarëve.
Për më shumë dëgjoni këngën e Linda Morinës: “Rexhep Taip Erdogan… hero i gjallë!”.
Kur Encën e mbulojnë me trëndafila
Për një femër është gjithnjë vlerësuese kur dikush i dhuron lule, e sidomos trëndafila.
Mjaft e lumtur në këtë foto duket edhe këngëtarja Enca Haxhia, e cila sapo ka marrë një buqetë shumë të bukur trëndafilash rozë.
Sigurisht, që ajo nuk ka pritur asnjë çast por i ka treguar lulet e saj në rrjete sociale.
Sqarohet Mamaqi: Ja çfarë fshihet pas fotos me Vjollca Hoxhën
Një foto e aktorit të humorit, Ermal Mamaqi, me pronaren e televizionit ku punon dhe një pjesë të drejtuesve të lartë të “Top Channel”, nuk kaloi pa u vënë re në publik.
Por sot vetë Ermali ka sqaruar gjithçka çfarë fshihet pas kësaj fotoje.
“Gati për të xhiruar një emision të jashtëzakonshëm me protagonist Filip Çakullin. Kjo intervistë u mundësua nga i vetmi person, që ka akses mbi Filipin, Vjollca Hoxha.
Mbas 15 vjetësh për herë të parë në TV”,- shkruan Mamaqi në këtë foto që ka postuar në profilin e tij në rrjetet sociale.
Pra këtë javë me shumë gjasa në emisionin “6 ditë pa Ermalin” pritet të shihni një intervistë me drejtorin e “Fiks Fare”, Filip Çakuli.
Foto/ Ja kujt i kërkon Luana puthje
Genti, lypësi i “24 orë nga jeta e një lypësi” në "E Diela Shqiptare", duket se i është kthyer rrugës përsëri.
Edhe pse në sajë të rubrikës së realizuar nga Ardit Gjebrea ai arriti të punësohej, fotot e fundit e tregojnë atë duke larë përsëri makinat, punë të cilën e ka bërë që kur ishte një fëmijë, shkruan revista “Anabel”.
Ka qenë Luana Vjollca ajo që e ka publikuar këtë moment në rrjetin Snapchat, ku ka postuar një video ku duket Genti, nga dritarja e makinës.
“A do të më puthësh tani?”,- e pyet Luana duke qeshur, ndërsa Genti qesh dhe i jep një puthje në faqe.
Në duart e tij dallohet shishja me ujë që përdoret për të larë xhamat e makinave.
Gjatë “24 orë nga jeta e...”, Genti u shpreh se nuk i pëlqente ta ndryshonte punën që bënte, pasi, siç tha ai, “në punë të zakonshme paguhesh 1 herë në muaj, ndërsa kështu çdo ditë”.
Më tej, shtoi se, kështu ishte mësuar të jetonte, dhe nuk do t'i vinte keq nëse do të vazhdonte këtë punë edhe në të ardhmen.
Ja edhe 15 fakte që duhet t’i dini për penisin...
Meshkujt i vendosin emra nga më të ndryshëm atij “mikut”. Por ju femra duhet të dini disa gjëra për organin mashkullor. Më poshtë janë 15 fakte për penisin.
1. Rreth 4 mijë nerva fundore gjenden në penis. Zona më erogjene e penisit është koka e tij.
2. Penisin më të gjatë në botë e ka pornostari Long Dong Silver me 45 centimetra. Por 90% e femrave thonë se nuk ka rëndësi gjatësia, por sa i fortë është ai.
3. Penisi forcohet mesatarisht 11 herë në ditë. Vetëm në gjumë, mashkulli kalon në pesë ereksione.
4. Më i shpejtë se një Ferrari. Nga 0 në 100 për vetëm 3 sekonda- kaq shpejt vjen një ereksion tek mashkulli.
5. Një europian e ka penisin mesatarisht 14.5 centimetra të gjatë. Natyrisht në gjendje të ngritur. Rekordin e mbajnë francezët.
6. Balena mashkull ka një penis që shkon deri në 2.20 metra. Kërmilli i bananes e ka penisi sa dy herë trupi i tij.
7. Penisi nuk thyhet në kuptimin e vërtetë të fjalës, pasi nuk është kockë. Megjithatë ka një thyerje penile, që ndodh kur penisi pëson një kërcitje gjatë seksit.
8. Një sondazh britanik ka zbuluar se 45% e meshkujve do donin një penis më të madh. Zmadhimi i penisit kushton deri në 6 mijë euro.
9. Një person nga Hong Kongu mund të ngrejë 120 kg me penisin e tij. Ai ka penisin më të fortë në botë.
10. Një burrë në Skoci pagoi 660 euro gjobë pasi goditi një femër me penis në fytyrë. A ia vlejti?
11. Shpejtësia e spermës gjatë derdhjes shkon deri në 50 kilometra në orë.
12. 25% e penisëve janë të shtrembër.
13. Një në pesë milion njerëz lind me dy penisë. Të dy mund të jenë plotësisht funksionalë.
14. Synetllëku e bën penisin më të pastër. Por është mit pretendimi se synetllëku shton kënaqësinë seksuale.
15. 57% e meshkujve thonë se miku i tyre i ka lënë në baltë disa herë.
Të ardhurat e Bankers nga nafta bien me 54%
Rënia e çmimit të naftës dhe rënia e prodhimit gjatë tremujorit të parë të këtij viti solli rënien e të ardhurave të kompanisë me më shumë se 54 për qind në krahasim me një vit më parë.
Nga Gjergj Erebara
Të ardhurat nga shitja e naftës në periudhën janar-mars të Bankers Petroleum, kompania kryesore e nxjerrjes së naftës në Shqipëri, ranë në 33.1 milionë dollarë nga 71.4 milionë që qe në të njëjtën periudhë të vitit 2015.
Rënia me mbi 54 për qind e të ardhurave erdhi si pasojë e rënies së çmimit mesatar në naftës në tregun ndërkombëtar me 37 për qind dhe rënies së prodhimit të Bankers në Shqipëri me rreth 5 për qind.
“Tremujori i parë ishte sfidues për kompaninë. Ne kemi operuar në tregje të paqëndrueshme dhe konkuruese të naftës së rëndë,” deklaroi Ekzekutiv i kompanisë David French, sipas një deklarate të kompanisë që u shpërnda për investitorët dhe median sot (5 maj 2016).
Çmimi referencë Brent i bursës së Londrës qe më pak se 34 dollarë për fuçi në tremujorin e parë 2016 nga 54 dollarë për fuçi që qe një vit më parë.
Kompania ka ndërprerë investimet për shpime të reja që nga dhjetori i kaluar, gjë që dha efekt menjëherë në rënien e prodhimit.
“Gjatë tremujorit të parë të vitit 2016, shpenzimet kapitale ishin 13 milionë Dollarë. Kompania nuk ka shpoi asnjë pus të ri gjatë këtij tremujori. Shpenzimet kapitale ishin 25 milion Dollarë për tremujorin e kaluar dhe 50 Milionë Dollarë në tremujorin e parë të vitit 2015,” deklaroi kompania.
Prodhimi mesatar ditor ra në 17,363 fuçi këtë vit, nga 19,767 fuçi që qe vitin e kaluar. Një fuçi naftë është e barabartë me rreth 160 litra.
Prodhimi i naftës në Shqipëri shënoi pikën më të lartë në vitin 1974 në rreth 2.3 milionë tonë, por ra me shpejtësi gjatë viteve në vijim duke shënuar pikën më të ulët në fillim të viteve 2000 me më pak se 400 mijë tonë.
Në vitin 2005, prodhimi i naftës filloi të rritet sërish përmes kontratave koncesionare duke shënuar kulmin në vitin 2014 me rreth 1.4 milionë tonë. Në vitin 2015, prodhimi ra në 1.28 milionë tonë ndërsa këtë vit pritet të bjerë edhe me 20 për qind nga niveli i vitit të kaluar si pasojë e mungesës së investimeve dhe çmimit shumë të ulët.
FIFIA impresionohet nga stadiumi i Krujës
Në faqen zyrtare të FIFA-s në Tëitter është publikuar një foto e stadiumit të Krujës.
FIFA e vlerëson këtë stadium si një vend perfekt për të luajtur futboll, për shkak të pejsazhit që të ofron dhe klimës. Foto është realizuar nga Gent Shkullaku.
06/05/2016/........................................
Foto/ Aksident i rëndë në Rinas, i plagosuri në rrugë
Një aksident është shënuar mesditën e sotme në rrugën e Rinasit. Nga përplasja e dy mjeteve, një Audi me një Benz ka mbetur i plagosur një person, sicc shihet edhe nga foto. Policia nuk ka dhënë ende identitetin e tij por mësohet se është transportuar në spital pasi ka mbetur pa ndjenja. Ky është aksidenti i dytë pas atij tek QTU që ndodhi në mëngjes. Trafik në autostradë, shkak aksidentet
Emrat/ Nishani dekreton ambasadorët e rinj në Angli, Japoni, OKB e UNESCO
Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar ditën e sotme 4 ambasadorë të rinj.
Kështu, presidenti Nishani ka dekretuar emërimin e Gjergj Teneqexhiu, ambasador në Japoni, rezident.
Presidenti ka dekretuar gjithashtu edhe emërimin e Qirjako Qirkos, ambasador në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, rezident, si dhe në Republikën e Irlandës, jorezident.
Presidenti Nishani dekreton emërimin e zonjës Venera Domi, ambasadore pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezidente.
Presidenti Nishani dekreton emërimin e zonjës Besiana Kadare, ambasadore pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, rezidente, si dhe në Republikën e Kubës, jorezidente.
Ngushtohet laku për Gruevskin. As partitë shqiptare nuk hyjnë në zgjedhje
Zgjedhjet parlamentare më 5 qershor në Maqedoni nuk do të mbahen! Kjo, për shkak se dy partitë më të mëdha shqiptare të Maqedonisë, Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit dhe Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit, vendosën që të mos marrin pjesë në këto zgjedhje.
Mësohet se e vetmja parti që ka paraqitur lista të kandidatëve për anëtarë të këshillave zgjedhorë është VMRO-DPMNE e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, që do të thotë se, po të shkohej në zgjedhje, ato do t’i organizonte dhe i vetmi pjesëmarrës në to do të ishte partia e Gruevskit.
Plusinfo meson nga burime të besueshme në Këshillin Shtetëror të Zgjedhjeve të Maqedonisë, njoftoi se BDI dhe PDSH në këtë institucion nuk kanë paraqitur propozimet për anëtarë të këshillave zgjedhorë komunalë, me çka kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje.
Sipas informatave të fundit, arkiva e KSHZ-së është mbyllur, me çka nuk është plotësuar një nga kushtet kyçe formale për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor, kështu që ato thjesht duhet të anulohen.
Se si do të zhvillohet situata pritet të shihet gjatë ditës së nesërme. Mësohet se gjatë negociatave ndërpartiake që kanë zgjatur deri në orët e vonshme, VMRO-DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit, pasi e ka parë se në zgjedhje s’mund të shkohet, ka insistuar që të mbetet në fuqi falja që për funksionarët më të lartë të kësaj partie, të cilët hetohen për krime të ndryshme, e shpalli kryetari i shtetit Gjorge Ivanov.
Për faktin se kjo kërkesë nuk ka përkrahje nga asnjë anë, përfshirë edhe faktorin ndërkombëtar, kurse edhe zgjedhjet praktikisht tashmë janë anuluar, partinë e Gruevskit e ka përfshirë panik i vërtetë, shkruan portali maqedonas.
Noka: Droga, biznes qeveritar; Tahiri: Provat dërgojini në prokurori
Në cilësinë e nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë në Kuvend, Flamur Noka, i ka dorëzuar një letër kryeministri Edi Rama, ku ngre shqetësimin e opozitës për shtimin e sipërfaqeve të mbjella më hashash në vendin tonë.
Në letër, Noka kërkon nisjen menjëherë të monitorimit nga ajri të vendit dhe bërjen publike të të dhënave, por thotë që, nuk ka marrë asnjë përgjigjie nga kryeministri apo Ministria e Brendshme dhe për këtë ai ka vetëm një shpjegim.
“Nuk ka përgjigjie sepse droga është biznes qeveritar. Kanabisi ka pushtuar vendin dhe rrënjët i ka në zyrën e Tahirit dhe Edi Ramës. Ky biznes drejtohet nga Rama dhe Tahiri, të gjitha faktet dhe sipërfaqja e mbjellë e tregon këtë”,- u shpreh Noka.
Deputeti demokrat thotë se opozita ka informacione se është pesëfishuar mbjellja e drogës, madje janë hapur edhe ara të reja.
“Ja pse Shqipëria u rendit prodhuesi i parë i drogës në raportin e Bashkimit Europian dhe dhe Departamentit të Shtetit”,- u shpreh Noka.
Sipas tij, droga mbillet nën hundën e policisë dhe këtu ndau disa qarqe.
“Shkëlqejnë në këtë angazhim drejtuesit e Durrësit, Vlorës dhe Gjirokastrës. Edi Rama nxjerr në ekran ndonjë bimë tek-tuk për të mashtruar shqiptarët, por bandat u japin qeveritarëve 30 përqind parapagim në këmbim të mbjelljes dhe rritjes së drogës”,- shtoi ai.
Një ditë më parë ishte edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha i cili duke iu referuar disa raporteve hodhi akuza të forta në drejtim të policisë, që sipas tij ka lejuar kamiona me pleh organik që të kalojnë drejt Selenicës, ku po mbillet masivisht kanabis.
Basha përmendi me emra konkret si të inkriminuar edhe disa efektivë policie, akuza për të cilat ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u përgjigj këtë të premte.
“Më kanë bërë të ditur që kjo është deklaruar dje nga kryetari i Partisë Demokratike në një emision. Gjithsesi, unë e ftoj të bëhet politikan serioz, t’i lerë fjalët e kota, ta bëjë publike, ta çojë në Prokurori. Ka disponibilitetin tonë të plotë për çdo hetim në raport me akuzat që thotë se ka, përndryshe, me llafe pazari për të mbushur studiot televizive, unë nuk kam kohë të merrem”,- tha Tahiri./TCh/
Skandali/ Policia dhunon dy të arrestuar, i çon në burg në gjendje të rëndë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në paraburgim, ku dy të arrestuar janë dhunuar dhe ndodhen në gjendje të rëndë.
Ky fakt bëhet i ditur nga Ministria e Drejtësisë, që njofton se, ka urdhëruar që të nisë një hetim nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.
Ministria nuk ka dhënë shumë detaje, por sqaron se, dy të arrestuarit Artur Polovina dhe Ismet Kumria, janë dhunuar dhe janë dërguar në paraburgim në gjendje të rëndë shëndetësore dhe me dëmtime të dukshme fizike për shkak të dhunës së ushtruar.
Njëri prej tyre është dërguar në spital në gjendje më të rënduar. Ministri Manjani ka kërkuar që të hetohet kjo ngjarje dhe të referohet në Prokurori. Të dhunuarve po u merret dëshmia për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje të rëndë.
Do'stlaringiz bilan baham: |