Vajza e vogël e Kim Kardashian i ka "këputur kokën" nënës se saj
Ja sa shumë ngjajnë Kim Kardashian dhe vajza e saj...
Në ditën e nënave që u shënua të dielën, shumë të famshëm publikuan fotografi me nënat e tyre, duke e lënë kështu mundësinë të shihet se sa shumë ngjajnë ata me njëri-tjetrin.
Edhe Kim Kardashian ka publikuar një të tillë kur ishte e vogël, ndonëse jo me nënën por me gjyshen.
Ajo që vërehet në fotografinë e vjetër të yllit të shfaqjes televizive “Keep Up With the Kardashians”, është se, vajza e saj 2-vjeçare North, “ia ka këputur kokën” nënës së saj.
Ja kë ka film të preferuar Rita Lati
Rita Lati është një aktore humori shumë e dashur për gjithë publikun shqiptar. Ajo ka qënë pjesë e disa filmave dhe pastaj shumë telekomedive të njohura.
Në një intervistë të para pak kohëve është pyetur gjatë rreth karrierës së saj. Rita është pyetur nga gazetari edhe rreth rolit dhe filmit të saj të preferuar.
Filmi i preferuar i saj në të cilin ka luajtur është “Një baba tepër”, një komedi, e cila përcjell një dramë të madhe të shoqërive moderne, atë të braktisjes së prindërve të moshuar.
Rita e ka cilësuar këtë si filmin më të mirë, i cili edhe nga publiku është përqafuar shumë.
Opozita kërkon ulje të çmimit të energjisë, ERE: Duhet më shumë kohë
Opozita i kërkoi ERE-s uljen e cmimit të energjisë elektrike pasi sipas saj treguesit e kompanive të energjisë janë përmirësua. Por kreu i Entit thotë se ky vendim kërkon që kompanitë të vazhdojnë përmirësimin e treguesve.
“Rekomandohet të kalojë një kohë relativisht e pranueshme që të shohim këtë stabilitet. Në qoftë se do të vendosnim menjëherë, psh u përmirësuan arkëtimet dhe ne të influencojmë në çmim, do të krijonim çoroditje tek kompania dhe konsumatori”,- tha Petrit Ahmeti.
“Dy vite mendoj janë mjaftueshëm për të marrë një vendim për ulje çmimi pasi çdo kohë që kalon është futje dore në xhepin e qytetarit”,- tha Helidon Bushati deputet i PD.
“Nuk po themi fjalën e fundit, që kjo punë nuk mund të bëhet”,- u përgjigj Ahmeti.
Nga 1 janari i vitit 2015, ERE unifikoi çmimin e energjisë në 9.5 lekë për kilovat nga dy nivele ku 300 kilovat orët e para paguheshin me 7.7 lekë, ndërsa sasia sipër këtij niveli me 13.5 lekë. Sipas entit njësimi i cmimit ka eleminuar abuzimet dhe ka ulur kosumin e energjise pa limit./TCh/
Video/ Gjarpëri, mes gojës së thithlopës dhe thonjve të maces
Që macet kanë qejf të luajnë me gjarpërinjtë sa herë që i shohin kjo dihet, por në rastin e mëposhtëm, kjo mace ka zgjedhur ditën më të keqe të mundshme për një zvarranik.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, një mace kureshtare shihet teksa ngacmon një gjarpër, i cili gjysmën e trupit të tij e ka në gojën e një bretkose gjigante (thithlope).
Si të mos mjaftonte bretkosa që po e hante të gjallë, gjarpërit iu desh të merrej edhe me macen, që donte të luante.
“Të iluminuar”, emisioni i ri i Aida Shtinos... ja në cilin ekran
Prej kohësh ajo ka munguar në ekranet shqiptare, por tashmë duket se ka ardhur momenti që Aida Shtino të rikthehet.
Ajo duket nse ka gjetur formatin e saj origjinal, po shatu edhe hapsirën mediatike se ku do të mund ta transmetojë.
Pas emisionit “Njerëz të humbur” që i dha famën, Shtino do të vij në ekranin e UTV me një projekt televiziv, i cili do të titullohet “Të iluminuar”. Se për çfarë bëhet fjalë do ta mësojmë në ditët në vijim.
Foto/ Masakrimi i shqiptarit në Greqi, dyshohet gjakmarrja
Janë dashur më shumë se 12 orë për të identifikuar shqiptarin i cili u gjet i masakruar në Greqi, trupi i ishte lënë në një kasolle bagëtish ku ai duket se jetonte dhe koka i është gjetur në një vend tjetër. Bëhet fjalë për 25-vjeçarin nga Shqipëria, Bledar Tërpollari.
Siç bëhet e ditur nga media greke, në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gjurmë përleshje, ndërsa duket se Tërpollari i ka pasur të njohur masakruesit e tij.
Kjo ka bërë që të nisin kërkime masive për të gjetur autorët e këtij krimi makabër.
Polica greke bën të ditur se, nisur nga mënyra horror e krimit dhe kryerja e tij, dyshohet se 25-vjeçari nga Shqipëria është masakruar në atë mënyrë për motive gjakmarrje.
Edhe pse i riu në Shqipëri ka qenë i dënuar vetëm për vjedhje, kjo është pista e policisë.
Ata thonë se, ngjarja ka lidhje me krime të Tërpollarit në Shqipëri, e më pas ai ka ikur në Greqi për t’i shpëtuar personave që e ndiqnin, por që duket se e kanë gjetur dhe masakruar.
Tiranë, në kërkim manjaku i Laprakës, ngacmoi seksualisht të miturën
Një 56-vjeçar me iniciale J.RR. po procedohet penalisht, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një adoleshente në zonën e Laprakës, në Tiranë.
Denoncimi është bërë nga 16-vjeçarja dhe mamaja e saj. Vajza ka thënë në polici se, burri e ndiqte dhe e ngacmonte prej një muaji.
Pasditen e së premtes, teksa kthehej në shtëpi, 56-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht në një rrugicë të errët të miturën, duke tentuar t’i grisë bluzën që kishte veshur.
Vajza ka nisur të bërtasë dhe të kërkojë ndihmën e banorëve të zonës, ndërsa autori më pas është larguar.
Mësohet se J.RR. është me probleme mendore dhe ndaj tij ka pasur më parë denoncime për ngacmim seksual. Ndaj 56-vjeçarit ka nisur procedimi penal dhe materialet janë referuar në Prokurori, ndërkohë, po punohet për arrestimin e tij.
Flet daja i fëmijëve: Ja si ndodhi aksidenti tragjik në Kavajë
Dy ditë më parë, një aksident tragjik në Kavajë i mori jetën dy fëmijëve të vegjël, 3 dhe 5 vjeçarë, të cilët po udhëtonin me nënën e tyre dhe vëllanë më të vogël vetëm 1 vjeç, për të takuar babanë në burgun e Rrogozhinës.
Por, si qëndron e vërteta e këtij aksidenti?
Teksa autoritetet kanë fajësuar gjendjen e keqe të rrugës, dhe prokuroria ka nisur hetim për mbikëqyrësit e sigurisë në rrugë, vëllai i shoferes 24-vjeçare dhe njëkohësisht daja i fëmijëve që ndërruan jetën, shkruan për “Jetaoshqef.al” se, si qëndron e vërteta e këtij aksidenti, me qëllim informimin e qytetarëve mbi shkaqet e aksidentit dhe atë çfarë ndodhi më pas.
Ai tregon se nëna është hutuar nga zhurma që po bënin fëmijët e saj, duke i tërhequr vëmendjen dhe ka humbur kontrollin e makinës.
Si pasojë, goma e makinës ka hyrë në kanalin anësor duke u përplasur me trafikndarësen, gjë e cila ka rezultuar fatale për djalin dhe vajzën e saj.
Vëllai i gruas shpjegon se, makina ka qenë duke udhëtuar brenda çdo norme, por ky ishte fati i vogëlushëve.
Video/ Ja si kryhet shndërrimi i penisit në vaginë
Një video e re e publikuar nga Shoqata Evropiane e Urologëve tregon në mënyrë të detajuar procedurën e kthimit të organit mashkullor në atë femëror.
Videoja tregon kirurgun duke hapur qesen e herdheve, hequr testikujt dhe kokën e penisit për të krijuar një klitoris.
Ata përdoren më pas për të krijuar pjesën e brendshme të valvulës dhe kanalin vaginal që u japin mundësi pacientëve të kenë një jetë seksuale të shëndetshme.
Kirurgët kanë arritur gjithashtu të bëjnë transplantin e parë të penisit tek një ushtar që kishte pësuar një dëmtim të organit gjenital.
Transplanti është vetëm për meshkujt që pësojnë dëmtime në organet gjenitale, dhe jo për njerëzit transeksualë.
10/05/2016/.......................................
Foto+18/ Trupi i pajetë i shqiptarit me kokë të prerë në Greqi
Ngjarje horror ajo që ka ndodhur dy ditë më parë me vrasjen e shqiptarit 25-vjeçar në Greqi, të cilit i është prerë edhe koka.
Shqiptari është vrarë me çifte dhe më pas iu pre koka mbrëmjen e së dielës, ndërsa trupi u gjet mëngjesin e djeshëm nga një fermer i zonës që e kishte punësuar 25-vjeçarin rreth 2 muaj më parë.
Mediat greke kanë publikuar një foto të trupit të pajetë e me kokë të prerë të të riut nga Shqipëria.
Disa media shqiptare, përmes burimeve të tyre, kanë konfirmuar se 25-vjeçari është B.Terpollari nga Skrapari. Nga autopsia e autoriteteve greke, u zbulua se fillimisht ishte qëlluar me çifte dhe më pas i ishte prerë koka.
Në foto duket trupi i gjakosur dhe duart e lidhura, që dyshohet se mund t’i ketë edhe të prera pasi në foto nuk duken qartë.
Policia greke ka zgjeruar perimetrin e kërkimeve, pasi koka e 25-vjeçarit nuk është gjetur ende.
Vrasësit janë kujdesur për të humbur gjurmët, pasi kanë fshirë njollat e gjakut në vendin ku kanë bërë ekzekutimin makabër që ka tronditur mbarë opinion publik në shtetin fqinj.
I akuzuar për vrasje, ish-deputeti Frroku: Pronat i kam vënë me djersë
Ish-deputeti shqiptar Mark Frroku, i cili ndodhet në qeli dhe po gjykohet në Shqipëri për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë, në vitin 1999, ka folur sot para Gjykatës në lidhje me hetimin pasuror që po zhvillohet gjithashtu ndaj tij.
Duke folur për këtë çështje, Mark Frroku, ka deklaruar se, të gjitha pronat e tij i ka ndërtuar me djersë. Ai madje kërkoi që një grup ekspertësh të pavarur të hetojnë dhe të kontrollojnë pasurinë e tij.
“Ekspertët e pavarur të hetojnë mbi pasurinë time. Unë jam një tatimpagues i rregullt”,- është shprehur ish-deputeti Frroku.
Avokati i tij mbrojtës kërkoi javën e kaluar që Mark Frroku, të përfitonte gjykim të shkurtuar, në mënyrë që t’i ulet 1/3 e dënimit, kur Gjykata të japë vendimin.
Video/ Shpërthimi, karburanti në Lezhë përfshihet nga flakët
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një karburant në qytetin e Lezhës.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia, ambulanca dhe zjarrfikësja.
Dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga rrjedhja e gazit. Ende nuk ka informacione për persona të lënduar.
Biznesmeni nga Lushnja, dëshmi kundër Emiljano Shullazit
Kallëzimi i një biznesmeni duralumini nga Lushnja është bërë shkak që Gjykatat e Apelit për Krimet e Rënda të vendosë mbajtjen në burg të Emiljano Shullazit, Blerim Shullazit dhe Gilmando Danit. Më 25 janar 2016 në biznesin e tij shpërtheu një sasi eksplozivi.
Biznesmeni është Adriatik Kërçuku, shkruan “Shqiptarja.com”. Sipas saj, Kërçuku rezulton të ketë depozituar një dëshmi në komisaritin e Lushnjës dhe më pas në Drejtorinë e Policisë së Fierit, ku tregonte se në muajin Janar 2016 është telefonuar nga një numër i panjohur duke i kërkuar takim, por ai i është përgjigjur se s’mund të takoheshin pasi atë ditë ndodhej në Durrës.
Sipas dëshmisë së biznesmenit të aluminit, telefonata e panjohur është kryer pas vizitës që katër djem të panjohur kanë kryer në biznesin e tij në autostradë, afër Lushnjës.
Më tej është zbuluar se bëhej fjalë për Emiljano Shullazin. Në dëshminë e tij biznesmeni Kërçuku, thotë se tek njësia e shërbimti kanë shkuar 4 vetë me një “BMW” të zezë, me targa të identifikuara dhe janë prezantuar tek punëtori i tij Mili Dervishi, duke i kërkuar takim me pronarin.
Ai ka sqaruar se njëri prej tyre i është prezantuar si Emiljano Shullazi. Këtë ia ka rrëfyer punëtori i tij, ndërsa vetë biznesmeni thotë se nuk e ka takuar ndonjëherë Shullazin. Telefonata ku i kërkohej takim i ka ardhur pas kësaj "vizite".
Ai e ka refuzuar dhe pak ditë më pas, më 25 janar të këtij viti një sasi tritoli shpërtheu brenda oborrit të biznesit të tij. Policia është vënë në ndjekje të veprimeve të Shullazit pas denoncimit. Por ditën e shpërthimit ai ka rezultuar se nuk ndodhej në Shqipëri.
Më 23 janar ai ishte larguar në Itali, nëpërmjet portit të Durrësit. Ai është kthyer 3 ditë pas shpërthimit, më 28 janar 2016, po nga Durrësi. Sipas shqiptarja.com, policia ka ballafaquar edhe punonjësin Mili Dervishi me fotot e Emiljano Shullazit, Blerim Shullazit dhe Gilmando Danit, por ai nuk ka mundur t'i identifikojë.
Ka thënë se nuk i mbante mend personat që i kishin kërkuar të takonin pronarin e kompanisë ku punonte. Të njëjtën gjë pohuan në polici e më pas në Prokurorinë e Krimeve të Rënda edhe akademikët Koni e Kule.
Edhe ata thanë se nuk e mbanin mend se kush i kishte kërcënuar. Prokuroria ka në dorë edhe kallëzimin e një gruaje, e cila pretendon se Shullazi i ka marrë një pronë në Tiranë dhe e ka regjistruar në emrin e Gilmando Danit. Avokati i Shullazit e ka mohuar këtë version.
“Albania Airlines”, nis në gjykatë procesi i falimentit
Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka nisur procesin e falimentit për ish-kompaninë ajrore “Albania Airlines” dhe ka njoftuar kreditorët se duhet të paraqesin pretendimet e tyre brenda 90 ditëve. Në mars të vitit 2014 kjo kompani dorëzoi në këtë gjykatë kërkesën e falimentit.
Pas procesit gjyqësor u arrit në përfundimin se kishte gjendje paaftësie paguese dhe se emërohet si administratore flimenti znj. Shpresa Berçani.
Në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, gjyqtari i çështjes Fatri Islamaj specifikon edhe rezultatet në lidhje me asetet e kompanisë: Pasuritë e shoqërisë “Albanian Airlines” sh.p.k, mbulojnë shpenzimet e procedures e falimentimit.
Duke përllogaritur shpenzimet e procedurës së falimentimit, ku perfshihet dhe pagesa e administratores së përkohshme falimentimit, kjo e fundit arrin në përfundimin se pasuria e shoqërisë “Albanian Airlines” sh.p.k, mbulon shpenzimet e procedurës së falimentimit.
Gjithashtu në vendim thuhet se: “Të gjithë kreditorët e shoqërisë ‘Albanian Airlines’ sh.p.k., të paraqesin pranë administatores së falimentimit, pretendimet e tyre, brenda 90 ditëve nga shpallja e ketij vendimi. Mbledhja e kreditorëve të shoqërisë ‘Albanian Airlines’ sh.p.k, për raportim, të mbahet brenda 90 ditëve nga shpallja e ketij vendimi. Mbledhja e kreditorëve të shoqërisë ‘Albanian Airlines’ sh.p.k, për verifikim, të mbahet brenda 60 diteve nga përfundimi i afatit të depozitimit të pretendimeve”.
Gjykata vendosi gjithashtu që ky vendim të botohet si në faqen e tatimeve dhe të QKB-së, ashtu edhe në median e shkruar.
Përveç Albania Airlines, në proces falimenti është edhe Belle Air e cila në vitin 2005 lindi pikërisht për ta konkurruar.
Ndërkohë në tavolinën e ekzekutivit shqiptar ka mbërritur edhe drafti i ligjit të ri “Për Falimentin” i cili pritet të sjellë ndryshime të mëdha në këtë fushë, që ende njihet shumë pak në Shqipëri./Monitor/
“Ndrikull Jona me Olsi Ramën zhytën futbollin në mafien e zezë”
Në reagimin për rrahjen brutale të gazetarit Eduart Ilnica, ish-kryeministri Berisha, ka sulmuar ndër të tjera edhe zëdhënësen e Federatës Shqiptare të Futbollit, Jona Dervishi. Duke iu referuar si “ndrikulla Jona”, Berisha thotë se, ajo bashkë me Edi Ramën dhe vëllain e tij Olsin, e zhytën futbollin shqiptar në mafian e zezë.
Ja reagimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha në facebook:
“Edvin Shullazi, Olsi dhe dhe ndrikull Jona zhyten futbollin shqiptar ne mafien e zeze! Te dashur miq, java qe kaloi ishte java e pergjakjes, dhunes, masakrimit nga mafia e zeze e Edvin Shullazit, Olsit dhe ndrikull Jones, magjistares se basteve dhe rezultateve qe na qeteson se ku do fitojme”,- shkruan Berisha.
Më pas ish-kryeministri i bën thirrje prokurorisë të nisë menjëherë hetimet kundër asaj që ai e cilëson si, mafia shtetërore, që po zhyt fubtollin shqiptar në një katastrofë të vërtetë.
Reagimi i Berishës vjen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmë në Tiranë, ku gazetari sportiv Eduart Ilnica u dhunuar brutalisht nga presidenti i ekipit të futobollit Kastrioti.
Fotolajm/ Rusia ka gati dy përbindëshet akullthyese-raketalëshuese
Rusia do të nisë prodhimin e dy akullthyeseve luftarake që siç njoftohet, do të jenë të papara deri tani (Projekt 23550) dhe të afta të thyejnë akull me trashë deri 1.5 metra.
Ato do të prodhohen nga kantieri "Admiralty Shipyards", në Shën Pjetërburg dhe pritet të hyjnë në shërbim nga viti 2020.
Nga fotoja demostrative duket pista e helikopterit, një top dhe ato që mund të jenë sistemi i lëshimit të raktave "Kalibr" (si ato që u lëshuan në Siri nga Deti Kaspik.
Nga dizajni duket që do të ketë dhe aftësinë e zvogëlimit të gjurmës në radar, duke u bërë kështu edhe një anije e “padukshme”.
Lotaria Amerikane, ambasada fton shqiptarët të sqarohen pasditen e 16 majit
Lidhur me Lotarinë Amerikane, ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka njoftuar se, stafi konsullor do vizitojë Sarandën të hënën, në datë 16 maj 2016 dhe “ne do të jemi në dispozicionin tuaj përgjatë pasdites për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja lidhur me Lotarinë e Vizave të Shumëllojshmërisë”, siç thuhet në njoftim.
“Nëqoftëse dëshironi të na takoni, na shkruani paraprakisht tek adresa jonë ‘tiranausconsulate@state.gov’ duke specifikuar emrin, numrin e telefonit dhe llojin e informacionit që kërkoni.
Ju rikujtojmë se nuk do diskutojmë raste individuale vizash, por do i përgjigjemi me kënaqësi pyetjeve të përgjithshme për Lotarinë e Vizave të Shumëllojshmërisë.
Shpresojmë të shihemi me ju në Sarandë”,- përfundon njoftimi.
Gjyshja e 2 fëmijëve që vdiqën në aksident: Vajzën e gjeta të mbuluar në gjak, mjekët e pyesnin për kuletën
Adile Dervishi për as një moment nuk pushonte së qari. Bëhet fjalë për nënën e 24-vjeçares Silvana Negollari, e cila pasditen e së shtunës humbi në një aksident automobilistik dy vogëlushët e saj 3 dhe 5 vjeç në fshatin Qerret të Kavajës.
Tri ditë pas ngjarjes së rëndë, Dervishi rrëfeu se si e bija ia dha lajmin e tmerrshëm në telefon, ndërsa ulërinte e kërkonte ndihmë.
E ndërsa në banesën e familjes Negollari në plazhin e Durrësit dje hynin e dilnin njerëz për ngushëllim, gjyshja e dy të miturve që humbën jetën teksa po shkonin të takonin babain e tyre në burgun e Rrogozhinës tregoi me detaje se si e gjeti të bijën në gjendje shoku në Urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit.
“Vajzës nuk i kishin bërë as qetësues, pasi në spital nuk kishte asgjë. Ime bijë nuk ishte fare në vete, pasi i kishte duart deri në bërryl me gjakun e dy fëmijëve të saj që i kishte nxjerrë të pajetë nga makina”,- tha Adilja.
Ndërkohë, në intervistën dhënë për “Gazeta Shqiptare”, ajo pohoi se të dielën, gjykata e Durrësit liroi nga burgu dhëndrin e saj Sokol Negollarin. Adile Dervishi i bëri apel shtetit që të mos burgosen më njerëz të pafajshëm që ndërtojnë çatinë e shtëpisë, si dhe të rregullohen rrugët që janë copë-copë që të mos vdesin më njerëz si nipi dhe mbesa e saj e pafajshme.
Zonja Adile, si e morët vesh lajmin për aksidentin e ndodhur në Qerret të Kavajës?
Vajza ime, Silvana më mori në telefon e më tha: Mami, më kanë vdekur fëmijët po hajde shpejt. Ime bijë qante e ulërinte në telefon. U nisa nga Tirana, se aty banoj, dhe deri në spitalin e Durrësit m’u duk rruga sa një jetë e tërë. Unë nuk e besoja që fëmijët kishin vdekur.
Po më pas?
Shkova në spitalin e Durrësit dhe e gjeta vajzën në Urgjencë. E kishin lënë atje si thes, pa gojë e pa mbështetje, ndërsa në fund të këmbëve i kishin lënë vajzën e vogël që kishte shpëtuar. Vajza ime nuk ishte në vete, e kishte zënë gjaku i fëmijëve. Ajo i kishte nxjerrë vetë dy të vegjlit të vdekur nga makina dhe mjekët nuk i kishin bërë asnjë qetësues, por e pyesnin ‘ku e ke çantën’, ‘ku e ke kuletën’. Pashë vajzën që ishte e traumatizuar dhe i kishte duart gjithë gjak.
Mori qetësues vajza juaj?
Vajza ime vinte erë gjaku, ndaj e mora dhe e çova në lavaman. Ia lava duart dhe sytë. Në spital nuk kishte qetësues, asgjë. Ishte tmerr për vajzën time dhe për ne.
Si është tani gjendja shëndetësore e vajzës suaj?
Nuk flet, është në shok. Pas aksidentit e morëm në shtëpi, por sot (dje) kishte dhimbje të mëdha në trup dhe e kemi çuar sërish në spital për të bërë të gjitha analizat, skanerin e rezonancën, për të parë dëmtimet. Presim rezultatet e analizave.
Kur e ka marrë patentën vajza juaj?
E mori në janar të këtij viti. Ajo ka lëvizur me makinë në Kavajë, Tiranë dhe Durrës. Atë ditë (të shtunën) u nis për të takuar burrin në burgun e Rrogozhinës, pasi i ishte lutur djali i madh, Dritani që ishte 5 vjeç. Silvana më tha në telefon se fëmijët i kishte marrë malli për të atin, ndaj po shkonte bashkë me ta për ta takuar. “Fëmijët nuk durojnë dot më, duan të atin. Po i çoj në takim të çmallen me të”,- më tha ime bijë. Por, ishte e tmerrshme, nipi dhe mbesa ime, dy yjet e mi nuk mundën ta shikonin babain e tyre.
Fotolajm/ Çifti britanik, seks në mes të ditës në oborrin e shtëpisë
Një grua është filmuar duke bërë seks në mes të ditës, ndërsa më pas ajo ka pirë një cigare pasi dhuroi për mjaftë kureshtarë një spektakël të vërtetë porno në Doncaster, Britani.
Kjo ka qenë pjesë e asaj që ndodhi midis një çifti basdhkëshortësh anglez, të cilët pasi janë parë të zhveshur nudo në oborrin e shtëpisë së tyre, jo shumë larg një shkolle dhe pranë kalimit hekurudhor të trenave të udhëtarëve, ata nbefas kanë nisur të bëjnë seks në barin e oborrit.
Policisë së qytetit i kanë shkuar ndërkohë 48 ankesa nga kalimtarët e ndryshëm në lidhje me këtë ngjarje të turpshme që është zhvilluar në mes të ditës në publik.
Çifti britanik është parë duke bërë seks në mes të ditës në oborrin e shtëpisë së tyre nga qindra studentëve në një kolegj.
Një burrë me flokë të errët dhe një grua bjonde u filmuan nga një qytetar i cili i pa ata teksa po rrinin lakuriq në një pjesë të baçesë me bar.
Dyshja e bashkëshortëve të zhveshur kanë bërë seks në kopështin e pasëm të shtëpisë por ata dukeshin mjaftë mirë nga rruga pasi gardhi i oborrit kishte vetëm një rrjetë metakike.
Horror në aksin Fier-Vlorë, X6-ta ndan në copa trupin e bariut
Pamje shokuese në autostradën Fier-Vlorë, ndoshta nga më të rëndat që keni parë ndonjëherë. Një automjet tip X6 ka përplasur një bari, trupin e të cilit e ka ndarë në copa-copa.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, kalimtarët kanë nisur pamjet horror nga autostrada, ku në mes të rrugës ndodhet koka e prerë, ndërsa në një pjesë tjetër të rrugës krahu i tij dhe më tej këmba dhe pjesët e brendshme të trupit të tij.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe po heton rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti, ndërsa edhe drejtuesi i mjetit ka ngelur i plagosur.
Redaksia jonë disponon video dhe foto të tjera, por nuk mund t'i bëjmë publike për shkak se pamjet janë tepër të rënda për t’u ndarë me të tjerët.
Koka dhe pjeset e trupit janë shpërndarë në autostradë. Le të shërbejë ky rast si ndërgjegjësim që aksidente të tilla të mos i shikojmë kurrë në rrugët e Shqipërisë dhe jo vetëm./JOQ/
Autostrada pa mbrojtëse, karburanti i shefit të kabinetit të Haxhinastos
Mbrojtëset anësore të autostradës Plepa-Golem, që u bënë shkak për vdekjen e dy fëmijëve në aksidentin e së shtunës, nuk janë vendosur për të favorizuar një karburant, i cili rezulton të jetë në pronësi të babait të një zyrtari të lartë në Ministrinë e Transporteve.
Kjo pikë karburanti është e regjistruar në emrin e shoqërisë “PIENVIS”, me pronar Pilo Kërin, babain e Krislen Kërit, shefit aktuali të kabinetit të Ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto.
Në dokumentat e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit thuhet se, kjo shoqëria në pronësi të Pilo Kërit, ushtron aktivitetin e tregtimit me pakicë të karburanteve, vajrave lubrifikantë e autogaz, 2.8 kilometër nga rrethrrotullimi i “Malit të Robit”.
Këto të dhëna korrespondojnë pikërisht me vendin ku ka ndodhur aksidenti i së shtunës.
Prokuroria e Kavajës, që ka nisur hetimet për aksidentin, dyshon se, barrierat metalike anësore nuk janë vendosur në dy vende, për të favorizuar këtë karburant.
Procedimi penal është regjistruar edhe për Autoritetin Rrugor Shqiptar, një institucion në vartësi direkte të Ministrisë së Transporteve, pasi dyshohet se Autoriteti Rrugor Shqiptar e ka marrë në dorëzim rrugën pa u plotësuar me elementët e domosdoshëm të sigurisë, siç e kërkon ligji.
Mbrojtësja metalike, sipas prokurorisë së Kavajës, nuk duhet të ishte e ndërprerë në asnjë rast, në një rruge ku shpejtësia maksimale e lejuar është 100 kilometër në orë.
Televizioni “Klan” u interesua pranë Ministrisë së Transporteve për të pyetur shefin e kabinetit të Ministrit të Transporteve, se cila është lidhja e tij me këtë karburant. Por as zoti Këri, dhe as zyrtarët e tjerë nuk pranuan t’i përgjigjen interesimit tonë.
Edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar refuzoi të përgjigjet në lidhje me hetimin.
Por ndërkohë, prokuroria e Kavajës i tha “Televizionit Klan”, që po heton edhe pronësinë e karburantit dhe lidhjen e shefit të kabinetit të ministrit Edmond Haxhinasto me cënimin e sigurisë rrugore./Tv Klan/
Sekuestrohet llogaria 600 mijë euro e djalit 9-vjeçar të Taçit
Prokuroria sekuestroi 600 mijë euro cash, në llogarinë bankare të djalit 9-vjeçar të Rezart Taçit, ky i fundit i arrestuar në Zvicër për mashtrim dhe falsifikim.
“ABC NEWS” ka mësuar se, sekuestrimi i kësaj shume parash, ka ardhur pas regjistrimit të procedimit penal ndaj kompanisë “Everest Oil” të Gjergj Bojaxhiut, pasi dyshohet se kjo kompani bashkëpunonte ngushtësisht me kompaninë “ARMO” ish-pronë e Rezart Taçit.
Burimet thanë, se në emër të djalit, ish-manjati i naftës në vitin 2013 ka depozituar një shumë prej 1 milion euro dhe që nga ajo kohë, kjo llogari nuk është prekur. Por, vetëm pak ditë pas publikimit të lajmit për kallëzimin ndaj Gjergj Bojaxhiut dhe kompanive të tij në Shqipëri, bashkëshortja e Rezart Taçit ka filluar boshatisjen e kësaj llogarie.
Drejtoria e Pastrimit të Parave pranë Policisë së Shtetit, duke parë ndërhyrjen e familjarëve të Taçit në këtë llogari bankare, ka njoftuar Prokurorinë e Tiranës. Kjo e fundit, pasi ka konstatuar se brenda disa ditëve, llogaria bankare nga 1 milion euro ka përfunduar në 600 mijë euro, ka vendosur sekuestrimin e saj.
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestrimin preventivë të kësaj llogarie, duke urdhëruar bankat e nivelit të dytë të mos lejojnë transferimin apo tërheqje cash nga kjo llogari.
Ndërkohë, për kompaninë e Gjergj Bojaxhiut, për të cilën kanë nisur hetimet nga Prokuroria ende nuk ka ndonjë vendim sekuestrimi apo bllokimi të llogarive bankare, edhe pse dyshohet se për akuzën e “mashtrimeve me kredi”, “fshehjes së të ardhurave” dhe akuzën e “pastrimit të parave” në bashkëpunim.
Në kallëzimin që policia ka dorëzuar në Prokurori, krahas kompanisë së Bojaxhiut janë denoncuar edhe disa kompani të mëdha të hidrokarbureve, mes tyre edhe ARMO ish-kompania në administrim nga Rezart Taçi.
Në këtë kallëzim, një pjesë të konsiderueshme të materialeve relatuese në Prokurori zë vend edhe kompania “Everest Oil” e Gjergj Bojaxhiut. Pasi dyshohet se brenda një periudhe të shkurtër, kompania në fjalë ka kryer transaksione të mëdha bankare, duke përfituar shuma të mëdha në euro, në formën edhe të kreditimit që shkon në shifrën e rreth 172 milionëve dollarë amerikan.
Krahas hetimit ndaj Bojaxhiut, Prokuroria po verifikon edhe të afërmit e tij, vjehrrin dhe bashkëshorten si dhe ortakët të kompanisë “Everest Oil”. Shoqëria Everst Oil ku administrator ëshët Bojaxhiu është themeluar nga shoqëria “Superba SRL’ me seli në Napoli të Italisë.
Nga ana tjetër vetë kompania “Superba SRL” është krijuar në korrik të 2012 dhe pikërisht gjatë kësaj kohe, korrik-nëntor 2012 kompania “Everst Oil” ka qarkulluar rreth 30 milionë dollarë, por që shumica e parave kanë ardhur apo janë transferuar nga banka të ndryshme të vendeve të njohur si parasja fiskale.
Reforma/ Ambasadorët pas grupit të PS: Jemi në udhëkryq
Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, ambasadorët Lu e Vlahutin kanë folur për mediat nga selia rozë. Ambasadori amerikan tha se, reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme për qeverinë e SHBA-ve.
“Ne pranojmë që është e pazakontë që Ambasadorët e huaj të takohen me grupet parlamentare. Mendojmë se jemi në një udhëkryq të pazakontë për reformën në drejtësi, i cili kërkon komunikim të pazakontë dhe vullnet politik. Prania ime sot këtu është shenjë e rëndësisë së kësaj reforme për Qeverinë e SHBA-ve”,- tha Lu.
Ndërsa ambasadorja e BE-së tha se, nuk ka më kohë për të humbur. Ajo kërkoi që ky proces të përfundojë para mbylljes së sesionit parlamentar.
“Nuk mendoj se është fare e pazakontë që partnerët të flasin me njëri-tjetrin. Ne jemi këtu në të vërtetë që Shqipëria të arrijë standartet e nevojshme për Bashkimin Europian dhe që të çelen negociatat për tu arritur anëtarësimi në BE.
Jemi të angazhuar në një dialog si miq dhe partnerë. E drejta sovrane e deputetëve që të votojnë në parlament është një e drejtë e tyre, sovranitet që atyre ua kanë dhënë zgjedhësit shqiptarë kur i kanë votuar”,- tha Vlahutin.
Në orën 17:00 dy ambasadorët do të marrin pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të LSI-së.
Lëvizje në Polici pas “dosjes Basha” për 80 policët e lidhur me krimin
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka vendosur të lëvizë disa shefa komisariatesh në Tiranë e Durrës. Agim Hoxha, shef në komisariatin nr. 1 në Tiranë emërohet shef i komisariatit të Shijakut.
Elton Alushi largohet nga komisariati nr. 3 dhe merr drejtimin e komisariatit nr. 1. Ervin Hasrama zë vendin e Alushit në komisariatin nr. 3, duke u larguar nga drejtimi i komisariatit të Durrësit.
Këto lëvizje vijnë pak ditë pasi kryetari i opozitës, Lulzim Basha deklaroi se disponon një dosje me emrat e 80 drejtuesve të policisë të lidhur me grupe kriminale dhe të trafikut të drogës.
Ndërsa ish-kryeministri Berisha përmendi emrin e njërit prej drejtuesve të lëvizur sot, si të implikuar në dhënien e pasaportës së të kërkuarit nga drejtësia franceze, Domart Konjarit.
Berisha tha se, paraporta me të dhëna të rreme i është dhënë me ndihmën e shefit të komisariatit nr. 3 Elton Alushi, i cili tani do të drejtojë komisariatin nr. 1.
Berisha: Gazetarin Ilnica e masakroi djali i dajës së Shullazit
Zbardhen detaje të reja në lidhje me personat që rrahën gazetarin e sportit Eduart Ilnica, ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme Tiranë. Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan në profilin e tij në Facebook ka publikuar të dhëna që e lidhin presidentin e Kastriotit, Alban Vogli.
“Përshëndetje doktor po shikoja se është postuar nga FIFA një foto e ekipit të Krujës menjëherë me erdhi në mendje një muhabet që kisha dëgjuar për këtë ekip.
Në fakt ky ekip i përket kushëririt të Emiljano Shullazit i cili e ka marrë këtë ekip me forcë duke marrë parasysh nga eksperienca jote dhe kontaktet ce ke me njerëz te brendshëm të shtetit ti mund të zbulosh me shumë për këtë çështje me respekt një simpatizant i jotë.
Shpresojë mos ta lesh mbase dorë se është me të vërtet interesante dhe e di se në ekip ishin investuar 300 mije euro pak para se tu grabiste ekipi”.
“Doktor përshëndetje, personi që ka masakruar gazetarin e Telesportit është daja i Emiliano Shullazit. Këta janë edhe sponsoret e Kastriotit të Krujës!
Babai i Emiljanos është fiks daja i presidentit të Kastriotit të Krujës!”
“Pershendetje i nderuar Berisha. Po te dergoj foton se si është masakruar gazetari në mes te Tiranës, mbrëmë ne 22:20, nga presidenti i Kastriotit, që është djali i hallës së Shullazit.
Shyqyr që je ti, që denoncimet i bën publike. Për një shkrim ja çfare të gjen në shtetin e krimineleve të Edi Ramës e Sajmir Tahirit.
Është bërë e frikshme të jetosh në këtë vend, ndaj të lutem mos publiko se kush te ka dërguar këtë mesazh. Po të dërgoj foton e gazetarit dhe intervistën e tij, që flasin qartë se nën thundrën e kujt jemi si popull.!”.
Video-Dëshmia/ Gazetari Ilnica: Si më rrahu Presidenti i Kastriotit
“Isha duke pirë kafe me disa miqtë e mi në afërsi të Zogut të Zi. Zakonisht mblidhemi aty në mbrëmje edhe me përfaqësues të klubit të Korabit. Pasi u largova nga lokali u drejtova për te automjeti im, por aty mu afruan disa persona dhe pa më thënë asgjë nisën të më godasin.
Njëri ndër ta ishte edhe Alban Vogli, presidenti i Kastriotit. Nuk kam pasur asnjë konflikt me ndokënd dhe nuk e di pse ndodhi kjo. Gjithçka ia kam thënë edhe policisë”.
Kjo është dëshmia e gazetarit Eduart Ilnica i cili u dhunua rëndë mbrëmjen e së hënës.
Gazetari i “Telesport” është duke marrë mjekin në spitalin e Traumës.
Ai ka akuzuar për ngjarjen Presidentin e Kastriotit. Ky i fundit është vënë në pranga nga Policia dhe ngjarja është nën hetim.
“Alban Vogli, 29 vjeç rreth orës 22:20, në rrugën “Muhamet Gjollesha” ka dhunuar gazetarin Eduard Ilnica”, njofton policia.
“Alban Vogli ka tentuar të marrë me forcë në mjetin e tij tip “Volkswagen”, me targë “AA229LB”, gazetarin ku më pas e ka dhunuar duke e goditur me sende të forta, për arsye të një artikulli që ka botuar në Telesport”.
Pas mbledhjes me ambasadorët, Rama: Reformë në drejtësi edhe për Koçon
Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, ku ishin të pranishëm edhe ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin, kryeministri Rama tha se se “ambasadorët i bien pragut që të dëgjojë dera”, duke nënkuptuar PD-në.
“Ambasadorët i bien pragut që të dëgjojë dera dhe dera nuk është këtu. Këtu jemi të hapur dhe në mbështetje për te realizuar reformën, të ishte për ne ajo ishte e votuar.
Erdhën këtu jo se kërkuan të marrin në dorë qeverisjen e Shqipërisë, as për të shprehur nënvlerësim, aq më pak përçmim për ne, siç u ngutën të thonë zëdhënësit e politikës më të vjetër, por se përfaqësojnë 29 shtete ato të SHBA dhe BE të cilat në nivelet më të larta, janë të interesuar për këtë reformë.
Është një rëformë historike që nuk është vetëm në interesin e Shqipërisë por edhe të BE që duan të hapin negociatat. Ishte staciooni i parë i unazës, i ranë pragut të dëgjojë dera”,- tha Rama.
Më tej ai shprehu angazhimin për miratimin e reformës dhe ndërtimin e një sistemi drejtësie të pavarur e serioz. Duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese për heqjen e mandatit të Koço Kokëdhimës, Rama lëshoi edhe një batutë kur tha: “Reformë në drejtësi edhe për Koçon”.
Basha: Reformën në Drejtësi, Rama donte të shpëtonte Kokëdhimën
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në derën e selisë së PS-së, pas takimit me ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin.
“Sot e tha me zë dhe figure pse e donte reformën në drejtesi Rama: Që të shpëtonte Kokëdhimen e kokdhimët e tjerë. Sakaq kërcënoi gjyqtarët që nuk e hëngren presionin e tij për të mbrojtur Koçon.
Ky ka qenë dhe ky është koncepti i tij për reformën: Të kapë drejtësinë, të mbajë mbi ligjin klikën e tij të oligarkëve alla koço dhe kriminelëve alla shullaz, të marrë hak ndaj gjyqtarëve që guxojnë të ndëshkojnë për abuzime flagrante miqtë e tij, siç bëri sot me gjyqtarët e Kushtetueses të cilët i kërcënoi hapur sepse zbatuan ligjin, sepse mbrojën paratë e publikut.
Llomotit kot, kërcënon nga marazi.
Reforma “Rama” për kapjen e drejtësisë ka dështuar përballë vizionit demokratik të opozitës dhe angazhimit serioz të SHBA, BE dhe Komisionit të Venecias. Reforma Rama për kapjen e drejtësisë nuk ka me asnjë shans. Kredibilitetin për të çuar në fund reformën në drejtësi që nuk mbron, por ndëshkon korrupsionin e ka PD në bashkëpunim me partneret ndërkombëtarë.
Paralajmërimi i çuditshëm për seksin në makinë
Teksa e gjithë bota pret që të dalin në qarkullim makinat pa pilot, një ekspert shpreh shqetësimin se ato do të ndikojnë në rritjen e marrëdhënieve seksuale të rrezikshme në makinë.
“Kur kompjuteri drejton makinën, atëherë do të ketë më shumë kohë për seks në makinë”,- thotë Barrie Kirk, bashkëthemelues dhe drejtor ekzekutiv i grupit avokues Canadian Automated Vehicle Center of Excellence.
Edhe sikur Kirk të jetë mendjeprehtë, predikimi i tij ka kuptim. Kur automjeti drejtohet vetë, jeni të lirë të bëni më shumë se ç’dëshironi. Edhe pse duhen shumë vite para se makinat e para plotësisht autonome të jenë të vlefshme, industritë kanë nxjerr makina të reja me karakteristika të kufizuara të vetëngarjes.
Këto mjete janë pjesërisht autonome dhe kanë nevojë për njeriun herë pas here.
Një në tetë vdekje nga aksidentet rrugore dhe 1 mijë plagosje në ditë regjistrohen në SHBA vetëm nga drejtimi i shpërqëndruar i mjetit. Makinat plotësisht autonome pritet të ulin numrin e aksidenteve, por ato gjysëm autonome do i ‘gënjejnë’ njerëzit në një ndjesi false sigurie, duke i bindur se çdo gjë është në regull dhe i kushtojnë më pak rëndësi rrugës.
“Seksi është një nga ato gjëra që do të pengojë aftësinë e njerëzve për të reaguar sa më shpejt kur kompjuteri do ti thotë “Merr drejtimin”, thotë Kirk për “CBC”.
Por sa gjasa ka që njerëzit të bëjnë seks në makina autonome apo gjysëm autonome? Epo, ata e bëjnë edhe në makina normale. Një në gjashtë persona thonë se kanë pasur eksperiencë seksuale në makinë, sipas Bustle. Dhe kjo të çon të mendosh se eksperienca të tilla do të jenë më të shpeshtë në makina autonome./TCh/
Fotogaleri/ Spektakolare, këto foto nuk janë bërë me Photoshop
Shikojini këto foto... nuk janë punë kompiuteri, por thjesht mjeshtrash profesionistë fotografie.
Fotogaleri/ Moskë, parada madhështore në Sheshin e Kuq
Rusia zhvilloi të hënën një paradë ushtarake madhështore në Sheshin e Kuq të Moskës në kuadrin e festimeve mbarëkombëtare për 71-Vjetorin e fitores së Bashkimit Sovietik mbi nazifashizmin në Luftën II Botërore.
Mbi 10 mijë trupa, tanked he sisteme raketash bërthamore parakaluan mbi kalldrëmin e Sheshit të Kuq përpara Presidentit Vladimir Putin, zyrtarëve të lartë dhe një grupi veteranësh të luftës.
Putin iu drejtua trupave duke i përshëndetur ata në një festim që tradicionalisht bashkon rusët përtej ndasive politike. I forti i Kremlinit shfrytëzoi mundësinë për t’i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bashkohet kundër terrorizmit global.
“Ne duhet ta kapërcejmë këtë të keqe dhe Rusia është e hapur për të bashkuar forcat me shtetet e tjera, është e gatshme për të punuar në krijimin e një sistemi ndërkombëtar sigurie modern.
Mynih, i riu vret me thikë një kalimtar e plagos 3, thërret “Allahu Akbar”
Një 50-vjeçar që ishtë në gjendje kritike për jetën pas një sulmi me thikë që iu bë sot në mëngjes ka vdekur, ndërsa tre të tjerë janë plagosur po me thikë nga një 27-vjeçar që dyshohet se është militant islamik në një stacion treni pranë Mynihut, Gjermani.
27-vjeçari thirri “Allahu Akbar” (Zoti është i madh) para se të fillonte t’u ngulte thikën kalimtarët në qytetin Grafing, në juglindje të qytetit gjerman.
Si pasojë, një person 50 vjeç vdiq dhe tre të tjerë janë plagosur, njoftoi “Suddeutsche Zeitung”.
Sulmi ndodhi në orën 4.50 të mëngjesit të së martës dhe i dyshuari u arrestua pak më vonë.
Autoritetet bavareze kanë nisur hetimin dhe paraprakisht thanë se “autori i krimit ka përdorur shprehje të tilla në në vendngjarje që të çojnë në përfundimin e një motivimi politik”,- tha zëdhënësi i prokurorisë së Mynihut, sektori II, Ken Heidenreich.
Agresori 27-vjeçar është nga landi i Hesenit, lindur në Gjermani dhe nuk ka ndonjë prejardhje nga emigratë.
Aktoret porno: Ja pozicionet që ju çojnë në ekstazë
Përgjigjet e këtyre aktoreve do t’ju ndihmojnë të kuptoni esencën e seksit të vërtetë, e jo atë që e keni mësuar nëpër filma pornografik.
Do'stlaringiz bilan baham: |