Deklarata e plotë e Enkelejd Alibeajt
“Pse Edi Rama vazhdon ta mbajë akoma Sajmir Tahirin?
Çfarë di Saimir Tahiri për Edi Ramën që nuk e shkarkon dot edhe pse ai është i faktuar botërisht si garanti i bandave më te rrezikshme të trafikut të drogës dhe krimit jo vetëm në Shqipëri por në Ballkan e më gjerë?
Vetëm një kryeministër i kapur do të sfidonte qytetarët e tij, partnerët europiane dhe amerikanë duke mbajtur në krye të rendit një njeri të implikuar e të inkriminuar deri në fyt si Saimir Tahiri.
Një seri ngjarjesh kanë dëshmuar se Shqipëria ka pasur në krye të rendit që prej shtatorit të vitit 2013 një ministër të inkriminuar, ndërlidhësin e trafiqeve të drogës e shumë krimeve të tjera. Banditët më në zë të vendit nuk kanë pasur thjesht një pikë kyçe në polici, një lidhje politike diku, por kanë pasur drejtpërdrejt në dispozicion ministrin e Brendshëm.
E nisi me një fushatë selektive e klienteliste për lojërat e fatit, ku lulëzuan miqtë e tij e u fundosën të tjerët, një krekosje korruptive e Tahirit që la pas dhe një viktimë, një mikun e tij të afërt për të cilin ai ka përgjegjësi siç ia kanë bërë të ditur dhe familjarët.
Projekti i madh i Tahirit ishte krijimi i një hambari të madh droge të pahasur më parë në vend, dhe ai organizoi gjithë infrastrukturën për këtë. Nën drejtimin e tij mbarë territori u mboll me kanabis. Pas çdo kodre me drogë është nje pakt 30 përqindësh i bandave me Tahirin. Tahiri ka një grusht njerezish koordinatorë të mbjelljes, rritjes dhe shitjes së drogës, mes tyre spikasin Habilajt, banda e Shullazit, dhe siç u evidentua Balili i Sarandës.
Kur Partia Demokratike e denoncoi në vitin 2014 emërimin e trafikantit të njohur në krye të transporteve në rajonin e Sarandës, qeveria e mbrojti dhe Tahiri u kujdes ti jepte dhe më shumë pushtet e paprekshmëri.
Kur doli se makinën private të ministrit të Brendshëm e përdornin Habilajt dhe s’kish polic ti ndalonte, Tahiri u zgjeroi atyre territorin.
Sa më shumë denoncohej lidhja e tij me Shullazin, aq më shumë ky i fundit rendonte krimet, vrasjet, gjobveniet, aq më i paprekshëm bëhej.
Shullazi u kap me policin e Tahirit në shërbim të tij, u kap duke kaluar makinën e blinduar në doganë pa kontroll, u kap në përplasje me armë, dhe në të gjitha rastet doli i pastër. Praktikisht, kupola e ministrisë dhe e policisë ishte zhvendosur në rrugën e Kavajës, në rezidencën e Shullazit.
Dhe kur u ndalua pas kërcënimit që i bëri kandidatit për rektor, Tahiri foli vetë me Shullazin përmes nëndrejtorit të policisë së Tiranës dhe e garantoi se do jetë thjesht një shëtitje, pa e ditur se prokuroria kishte punuar prej muajsh për gjetjen e provave për dhjetra krime.
Tahiri është shërbëtor i zellshëm dhe i qendron paktit me krimin. Kur goditen linja të trafikut nga shërbimet partnere ai shfajësohet se nuk ka dijeni, nuk e kanë prej tij. Ai i vuri shkrepsen provave të drogës në laborator për të fshirë gjurmët e bashkëpunetorëve.
Me Tahirin në krye, u ngrit impianti më i madh i kokainës në Ballkan, në Xibrakë të Elbasanit, impiant që dhe sot do te ishte në punë nëse nuk do zbulohej nga policia gjermane.
Kreret e policisë me të cilët ai drejton, janë të gjithë një hartë interesash kriminale, të promovuar në postet kyçe nga Shullazi, prej besnikërisë që kanë treguar ndaj tij. Partia Demokratike i ka denoncuar me emra dhe me fakte dhe do të vazhdojë ta denoncojë në ditet në vijim kupolën e narkotrafikut në Policinë e Shtetit.
Janë këta më të besuarit e Tahirit, të cilët prishin provat në vendngjarje, zhdukin armë e telefona që janë dëshmi e lidhjeve me krimin dhe dëshmi e krimeve të mëparshme.
Saimir Tahiri e pranoi vetë se kishte bërë biseda private në zyrë e në plazh me Bamin e akuzuar si vrasës me pagesë. Pra, ministri i Brendshëm ishte ulur me të si përfaqësues i njerës prej bandave. Janë disa vrasje pa autor sot, sepse autorët i njeh dhe i di Saimir Tahiri, kanë mbrojtjen e tij.
Sa kohë të jetë Ministër i Brendshëm i vendit Saimir Tahiri, bandat janë në pushtet, droga leviz ngado, krimet kanë licensë. Tahiri duhet të largohet menjëherë, ai është turpi i shqiptarëve, dhe shfytyrimi më kriminal i ndonjë ministri të Brendshëm në 25 vite”.
Marjan Rroku mbetet në burg përjetë, rrëzohet kërkesa e rigjykimit
Ish-agjenti i SHISH-it që 15 vite më parë vrau me armën e shërbimit Alda Canaj studenten 20-vjeçare dhe mamanë e saj Mbarime Canaj, humb betejën ligjore për t’u liruar nga burgu dhe të drejtën që procesi gjyqësor ndaj tij të zhvillohet nga e para.
Gjykata kushtetuese ka refuzuar të pranojë kërkesën e ish-agjentit të SHISH-it Marjan Rroku, duke lënë në fuqi dënimin me burg përjetë ndaj tij, dënim ky i dhënë për krimin ndaj Aldës dhe nënës së saj, të cilat u vranë më 17 shkurt 2001.
Por si u rikthye historia e ish-agjentit të Shërbimit Informativ i cili prej më shumë se një dekade nga krimi makabër, u fsheh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga ku u ekstradua.
Më 9 shkurt 2016, Rroku ju drejtua gjykatës kushtetuese ku kërkon rihapjen e procesit gjyqësor nda tij, proces i cili kish kaluar të gjitha fazat e gjykimit dhe 2 Majit 2002 ndaj tij rëndonte dënimi me burg përjetë.
Por dhe pse i dënuar me burg përjetë sapo u ekstradua nga Amerika, Rroku nuk ndali betejën ligjore dhe trokiti fillimisht në gjykatën e lartë duke kërkuar rekurs për dënimin ndaj tij.
Me vendim të datës 16 korrik 2015 ndaj Rrokut u la në fuqi dënimi burg përjetë dhe ai u vendos në një burg të sigurisë së lartë. Por nga ky burg historia e tij u rihap pasi në emisionin e moderatorit Ardit Gjerbrea në televizionin kombëtar Klan Rroku u shfaq pas shumë e shumë vitesh këtë herë i përlotur për çfarë kish bërë duke rihapur dhimbjen e familjes Cani.
Ai deklaronte në intervistë se Aldën e dashuronte por krejt e kundërta u tha nga motra e Aldës, Ornela e cila ishte personi që bëri çmos që Rroku të gjendej në Amerikë ku fshihej me identitetin Toni. Kjo intervistë u transmetua si diçka normale por fakti se ajo u dha 18 ditë pasi Rroku kish depozituar në Kushtetuese një kërkesë bëri që mbi të hidhen hije dyshimi, raporton shqiptarja.com.
Ishte babai i Alda Canit i cili paditi në gjykatë Ardit Gjebrean dhe Tv Kombëtar Klan për transmetimin e intervistës së Marjan Rrokut. Më 25 Prill Faslli Canaj trokiti në gjykatën e Tiranës me një padi civile me objekt Fyerjen ku të paditur janë “ Drejtuesi i emisionit “E Diela Shqiptare”, Z. Ardit Gjebrea, Televizioni Klan.
Pas shortit ky proces gjykohet nga gjyqtari Martin Deda dhe më 26 Maj 2015 pritet seanca e parë. Faslli Canaj në padinë e tij pretendon se dikush ka paguar para për realizimin e kësaj intervistë e cila deformoi faktet e një krimi që ka lënë pasoja në familjen Canaj.
Korçë, vodhi karburantin e antenave të kompanisë celulare, pranga të riut
Policia e Korçës ka ndaluar një 23-vjeçar, të dyshuar se ka vjedhur karburant. Sipas njoftimit të policisë, i ndaluar është A.H., banues në fshatin Kamenicë.
I riu dyshohet se ka vjedhur rreth 300 litra karburant në antenën e një kompanie celulare, në fshatin Dardhë të Korçës.
Peleshi për Shukriun: S’mbajmë përgjegjësi për veprimet imorale të anëtarëve të partisë
Zv.kryeministri Niko Peleshi, i është përgjigjur interesit të mediave lidhur me video-skandalin e ish-kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili.
Pas një mbledhje me struktura të PS-së në Korçë, Peleshi tha se, PS nuk përgjigjet për veprimet morale të çdo anëtari të partisë, por sidoqoftë do të mbajmë qëndrim në çdo rst të shkeljes së ligjit apo etikës.
“Partia Socialiste nuk mban përgjegjësi për çdo anëtar të sajin dhe veprimet e tyre morale. Ish kryetari i Bahskisë së Dibrës u shkarkua pasi shkeli ligjin, etikën.
PS nuk mund të japë llogari për çdo sjellje morale dhe shoqërore të më shumë se 100 mijë anëtarëve të saj. Jemi të vendosur të mbajmë qëndrim të prerë si e dëshmuam në rastin e ishkryebashkiakut të Peshkopisë për çdo rast të shkeljes së normave, ligjit apo etikës”,- tha Peleshi.
Rama sposton Tahirin nga Tirana, i beson Veliajt zgjedhjet në PS Koços i çon Kodhelin
Në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së partisë, Edi Rama ka përcaktuar të deleguarit në bashkitë kryesore të vendit, që do të merren me procesin e zgjedhjes së kryetarëve të PS-së.
Ajo që bie në sy është spostimi i Saimir Tahirit nga Tirana dhe zëvendësimi i tij me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe Pandeli Majkon. Kujtojmë që edhe në Kongresin e socialistëve pati një duel të heshtur mes Veliajt dhe Tahirit.
Më shumë mbështetës së këtij të fundit arritën të zgjidheshin në Asamblenë Kombëtare të PS-së, ndërsa njerëz të Veliajt ngelën jashtë. Por në përzgjedhjen e delegatëve duket se Rama ka spostuar edhe Koço Kokëdhimën, të cilit i ka dërguar në Vlorë ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodhelin.
Ajo do të koordinojë punën për zgjedhjet e krerëve të PS-së bashkitë e qarkut Vlorë. Në Gjirokastër, një tjetër qark i lënë nën patronazhin e Kokëdhimës, Rama ka çuar Bledi Çuçin.
Në Durrës është deleguar Vangjush Dako, në Lushnje Erion Braçe, në Kukës Ilir Beqja, në Dibër Damian Gjiknuri, në Berat Arben Ahmeti dhe në Fier Armando Subashi./LAPSI.AL/
Seks-skandali/ Largimi i nënës nga puna, hakmarrja e 20-vjeçares ndaj Shukriut?
Detaje te reja kane dale pas publikimit te videoskandalit te ish kryebashkiakut te Dibres. Mësohet se me urdhër të Shukri Xhelilit rreth tre muaj me parë është pushuar nga puna nëna e vajzës 20-vjeçare. Kjo dyshohet se mund të jetë një nga arsyet pse vajza ka filmuar të gjithë veprimet e Xhelilit teksa i kërkonte favore seksuale ne kembi te punes.
Nëna e vajzës 20-vjeçare që regjistroi ish-kryebashkiakun e Dibrës është pushuar nga puna me urdhër të Xhelilit rreth tre muaj më parë.
Kjo ngjarje dyshohet se mund te kete lidhje me filmimin që vajza i ka bërë ish kryebashkiakut. Mesohet se e ëma e 20-vjeçares punonte si sanitare tëk zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe me pas është dërguar tek ndërrmarrja e llixhave që administrohet nga bashkia e Dibres, raporton “ABC News”.
Aty është dhënë urdhri nga ishkryebashkiaku për ta larguar nga puna. Sipas burimeve të besueshme mësohet se vendin e saj të punës e ka zëvendësuar një njeri shumë i afërt me Shukri Xhelilin.
E reja pasi u mor në pyetje nga policia është lënë e lire. Nuk dihet ende nëse familja e vajzës vazhdon të qëndrojë me në Dibër apo është larguar në një qytet tjetër.
Ndërsa dosja penale ndaj Shukri Xhelilit pritet ti dërgohet prokurorisë për krime të rënda për akuzën e “korrupsionit pasiv të personave të zgjedhur” dhe “Marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën”, mbetur në tentativë.
Në videoskandalin e publikuar në media shfaqet ish kryetari i Dibrës Shukri Xhelili teksa i kërkon favore seksuale 20-vjeçares në këmbim të një vendi pune tek pallati i Kulutrës në Peshkopi.
Ka pllakosur heshtja/ Askush nuk di të thotë ku është "Escobari shqiptar"
Klemend Balili, i cilësuar nga mediat greke si “Escobari i Sarandës” është ende në arrati. Nga institucionet shqiptare askush nuk di të thotë ku është ish-drejtori i Transportit në Sarandë dhe si mundi ai t’i shpëtonte policisë.
Kjo e fundit një ditë më parë shkoi në në banesën e Balilit në fshatin Stjar të Delvinës, por 46 vjeçari nuk ishte aty. Bashkëshortja dhe dy fëmijët thanë se nuk kanë dijeni për vendndodhjen e kryefamiljarit.
Dyshohet se “Escobari i Ballkanit” mund të jetë larguar nga Shqipëria, por jo në rrugë zyrtare pasi në sistemin Tims nuk rezulton që ai tëë ketë dalë jashtë vendit. Celulari i Balilit ka dalë i fikur, ndërsa një prej vëllezërve të tij ka thënë se Balili kishte shkuar në Tiranë.
Autoritetet greke e kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar, edhe pse në faqen në internet të Interpolit nuk figuron emri i tij. Prokuroria shqiptare ka thënë se nuk mund ta arrestonte Klemend Balilin, pasi nuk kishte prova të mjaftueshme për të lëshuar urdhër arrestin.
Burime jo zyrtare thonë se ai mund të jetë larguar drejt Amerikës Latine, sikundër nuk përjashtohet mundësia e fshehjes brenda territorit shqiptar.
Video/ Korçë, “Guerrils” vs “Ujqërit e Dëborës”, sherr, thika e gurë
Momente lufte mund t’i cilësoje ato ng jarje të ditës së djeshme që ndodhën pranë stadiumit “Skënderbeu”, madje e gjithë dita ka qenë me ankth dhe frikë në këtë qytet. Incidentet ndodhën nga përplasjet mes grupit të parë të tifozëve të Partizanit, që mbërritën herët në mëngjes në Korçë dhe tifozëve vendës.
Goditje me njëritjetrin, tifozë të plagosur, shkopinj, tymuese, xhama të thyera, dhunime mjetesh dhe shumë gjëra të tjera ka qenë bilanci i “luftës” që ndodhi dje në Korçë deri në orët e pasdites.
“Panorama Sport” ka qenë pranë vendit të ngjarjes dhe më poshtë po paraqesim kronologjinë e ndodhive:
Ora 22:00 – Në orët e mbrëmjes së të enjtes, një ditë përpara ndeshjes, një grup prej rreth 60 tifozësh të Partizanit niset në drejtim të qytetit juglindor për të qenë të nesërmen në stadium. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që tifozë të ekipeve kundërshtare të niseshin drejt Korçës një natë para. Kjo ndodhi pikërisht me “Ultras Guerrils”.
Ora 01:00 – Ky ka qenë orari kur “Guerrils”-at, të nisur nga kryeqyteti, kanë mbërritur në qytetin e Pogradecit dhe menjëherë janë vendosur përpara hotelit ku ishte vendosur ekipi i tyre i zemrës. Duke mbështetur skuadrën e tyre, ata kanë ndezur fishekzjarrë dhe kanë brohoritur duke zgjuar futbollistët dhe stafin teknik përpara një ndeshjeje si ajo e djeshmja, por sigurisht duke u dhënë zemër lojtarëve.
Ora 03:00 – Pasi kanë lënë Pogradecin, ky grupim tifozësh të Partizanit, në orën 03:00 të mëngjesit ka mbërritur në qytetin juglindor të Korçës. Tifozët janë vendosur në qendër të tij, madje kanë qëndruar në një prej lokaleve 24 orë hapur. “Ultras Guerrils” e ka pritur mëngjesin rrugëve të këtij qyteti, për të filluar incidentet e para.
Ora 09:00 – Pikërisht në këtë moment kanë filluar edhe lëvizjet e para të tifozëve miq, të cilët kanë pasur kontaktet e para me disa prej mbështetëse të Skënderbeut. Në një prej rrugëve të qytetit, një mikrobus me një stemë të Partizanit goditet dhe i thyhet xhami, ndërkohë që mbërrin policia dhe forca të shumta për të qetësuar situatën.
Ora 11:00 – Tifozëria e kuqe lëviz për në qendër të qytetit dhe vendoset përpara Katedrales, madje për disa momente ultrasit ulen përpara saj dhe këtu fillojnë incidentet e para. Në mënyrë të çuditshme dhe të pakuptimtë, “Guerrils”-at godasin një grup tifozësh të vegjël korçarë, sigurisht për arsye se edhe këta të fundit kanë thërritur duke mbështetur ekipin e tyre të zemrës. Në këtë çast mbërrin sërish një tjetër furgon policie dhe e qetëson situatën. Mirëpo, disa metra më tutje, thyhet edhe një xham autobusi nga “Guerrils”-at dhe disa xhama pallatesh që ndodheshin më larg se Katedralja.
Ora 11:30 – Duke parë se situata sa vinte dhe po rëndohej në lidhje me përplasjet e mundshme, kanë qenë disa uniforma blu që kanë qëndruar pranë tifozëve dhe i kanë shoqëruar rreth unazës së qytetit më këmbë deri në momentin kur ultrasit e “demave” u vendosën në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”.
Ora 12:00 – Akomodimi i “Guerrils”-ave bëhet pikërisht në një cep të aneksit të stadiumit “Skënderbeu”, atje ku sistemohen pranë një lokali dhe këtu drekojnë mes picave dhe birrave. Sigurisht që nuk kanë munguar këngët dhe sharjet në kor në adresë të tifozërisë vendëse, të “Ujqërve të dëborës”.
Ora 13:40 – Pikërisht ky ka qenë orari që plas edhe “lufta” në qytetin e Korçës. Duke sharë në kor, 100 metra më larg tifozëve miq, afrohen tifozë të Skënderbeut, të cilët sa vijnë e bëhen më të shumtë në numër. Mes ofendimeve mes njëritjetrit, “Guerrils”-at turren drejt “Ujqërve” dhe këtu ka përplasje me thika, gurë, apo mjete të tjera të forta, sherr që zgjat për disa minuta.
Por, pikërisht kur në këtë moment duheshin uniformat blu, ka qenë e vështirë të gjeje, me përjashtim të disa uniformave të Policisë Rrugore, që nuk mund të ndërhynin, pasi ata kishin punën e tyre dhe po ruanin hyrjet e të gjitha anëve të stadiumit.
Janë pikërisht tifozët miq ata që afrohen dhe thyejnë xhamat e lokaleve, shtëpive dhe makinave që ndodheshin aty pranë. Ndërkohë, tifozët vendës ndërhyjnë përsëri dhe të kuqtë tërhiqen.
Një moment i çuditshëm ndodh pak më vonë kur një makinë afrohet pranë tifozëve të Partizanit dhe nxjerr nga bagazhi shkopinj të gjatë druri duke ndihmuar tifozët miq dhe largohet menjëherë pa u vënë re nga ato pak uniforma blu që ishin pranë në ato momente.
Kështu veprohet për rreth 20 minuta me radhë, ku dukej se ishte gjendje “lufte” dhe si pasojë tifozët miq kanë thyer edhe xhamin kryesor të derës së stadiumit “Skënderbeu”.
Ora 14:00 - Pas kaq shumë minutash sherresh, mbërrijnë më së fundi furgonat e parë të policisë, të cilët mezi kanë qetësuar tifozët miq dhe i kanë tërhequr sërish në pjesën e aneksit të stadiumit “Skënderbeu”. Policët fillojnë të zbusin situatën dhe të qetësojnë tifozët e Partizanit që vazhdonin të ishin të acaruar. Largohen tifozët korçarë që ishin pranë dhe furgona të shumta nisin të mbërrijnë për të rrethuar tifozërinë mike, që edhe pse rreth 60 tifozë dhe jo më shumë në numër tronditën një qytet të tërë.
Ora 15:00 - Kjo ka qenë ora që thuajse ka përfunduar aventura e rrahjeve, sharjeve, dhunës, pasi, përveç qindra policëve nga rrethet përreth, mbërrijnë edhe forcat e FNSHsë nga kryeqyteti, të cilët rrethojnë të gjithë pjesën pranë stadiumit dhe askush nuk guxon më të lëvizë nga vendi.
Me pak fjalë, kjo ishte kronologjia e ditës së djeshme e tifozëve “Guerrils”, që mbërritën pa u gdhirë mirë dhe që sollën atë rrëmujë që me fjalë është shumë pak ta përshkruash. Ata që e panë nga pranë mund ta cilësojnë me plot gojë një gjendje “lufte”, edhe pse mbi të gjitha ishte thjesht një ndeshje futbolli dhe asgjë më shumë./Panoramasport/
Peleshi për Shukriun: S’mbajmë përgjegjësi, "koka bënë, koka pësonë"
Pllakos heshtja/ Askush s’e di ku është "Escobari shqiptar"
Klemend Balili, i cilësuar nga mediat greke si “Escobari i Sarandës” është ende në arrati. Nga institucionet shqiptare askush nuk di të thotë ku është ish-drejtori i Transportit në Sarandë dhe si mundi ai t’i shpëtonte policisë.
Kjo e fundit një ditë më parë shkoi në në banesën e Balilit në fshatin Stjar të Delvinës, por 46-vjeçari nuk ishte aty. Bashkëshortja dhe dy fëmijët thanë se nuk kanë dijeni për vendndodhjen e kryefamiljarit.
Dyshohet se “Escobari i Ballkanit” mund të jetë larguar nga Shqipëria, por jo në rrugë zyrtare pasi në sistemin Tims nuk rezulton që ai tëë ketë dalë jashtë vendit. Celulari i Balilit ka dalë i fikur, ndërsa një prej vëllezërve të tij ka thënë se, Balili kishte shkuar në Tiranë.
Autoritetet greke e kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar, edhe pse në faqen në internet të Interpolit nuk figuron emri i tij.
Prokuroria shqiptare ka thënë se nuk mund ta arrestonte Klemend Balilin, pasi nuk kishte prova të mjaftueshme për të lëshuar urdhër arrestin.
Burime jo zyrtare thonë se ai mund të jetë larguar drejt Amerikës Latine, sikundër nuk përjashtohet mundësia e fshehjes brenda territorit shqiptar.
Koço i përgjigjet Berishës nga gazeta e tij: Je maskara!
Gazeta “Shekulli” ka sot në faqe të parë reagimin e djeshëm të ish-deputetit Koço Kokëdhima, ndaj akuzave të ish-kryeministrit Berisha, për lidhje me Klemend Balilin, i kërkur nga autoritetet greke si “Escobari i Ballkanit”.
Titulli “Kokëdhima: Berisha një maskara, kurrë nuk e kam njohur Klement Balilin”, reflekton një lloj nervozizmi të ish-deputetit dhe njëkohësisht botuesit të gazetës “Shekulli”, për lidhjen që duan t'i bëjnë me Balilin.
Bie në sy gjithashtu se, "Shekulli" vazhdon ta quajë Koçon "deputet", ndonëse Gjykata Kushtetuese ia hoqi mandatin.
Më poshtë shpjegimi i plotë i Kokëdhimës për Klemend Balilin, të cilin ia faturon Ilir Metës.
“Shpifja e Saliut nr. 1004 për mua
Nga dita që unë hyra në politikë 3 vjet më parë, Saliu ka bërë 1004 shpifje për mua. Kam ngarkuar dy persona t’i numërojnë, dokumentojnë dhe publikojnë në një botim të posaçëm shpifjet më të paimagjinueshme të këtij maskarai. Dje në Parlament Saliu tha se Klemet Balili është emëruar nga Kokëdhima në detyrën e drejtorit të shfrytëzimit të automjeteve në Sarandë. Ai gjithashtu tha se gjoja Klement Balili është i afërt me mua dhe se ka financuar Partinë Socialiste në zgjedhjet e qershorit të 2013.
Kjo përbën shpifjen e Saliut nr. 1004. Kurrë nuk e kam njohur Klement Balilin, kurrë nuk e kam takuar apo biseduar me këtë njeri. Jam parë me të vetëm në inaugurimin e hotelit tek ish-Kampi i punëtorëve në Sarandë, ku kam qenë së bashku me kryetarin e Parlamentit, ministrin Ahmetaj dhe një grup deputetësh, kryetarë të bashkive, drejtues të shtypit e gazetarë. Balili nuk është propozuar dhe as emëruar si drejtor i KSHA-së Sarandë as nga unë dhe as nga Partia Socialiste. Ai në këtë detyrë është propozuar dhe vendosur nga LSI-ja. Që nga maji 2013, që unë jam në politikë dhe asnjëherë tjetër me parë, Balilajt nuk e kanë mbështetur Partinë Socialiste as financiarisht, as materialisht dhe në asnjë formë tjetër. Nga Balilajt unë njoh prej një viti Rigels Balilin, qysh nga qershorit i 2015-s.
Rigelsi u vendos nga LSI-ja si kandidaturë për kryetar të Bashkisë së Delvinës. Me kryetarin e Bashkisë së Delvinës, Rigels Balili, unë kam ruajtur kontakte dhe komunikim shumë të mirë, si me gjithë kryetarët e tjerë të bashkive në Qarkun Vlorë-Gjirokastër, ku unë punoj. Kam takuar 3-4 herë edhe Bako Balilin, koordinatorin e LSI-së për rrethin e Delvinës, kryesisht gjatë fushatës elektorale të 2015-s.
Përpara vitit 2013, Balilajt nuk kanë qenë kurrë me Partinë Socialiste. Ata kanë qenë mbështetës të shpallur të Partisë Demokratike të Sali Berishës. Shpifja nr. 1004 e Saliut ndaj meje dje në Parlament, fatkeqësisht nuk u demaskua nga qeveritarët dhe deputetët e Partisë Socialiste, që i njohin plotësisht të vërtetat që unë shpjegova më lart, siç i dinë edhe të gjithë banorët në Sarandë dhe Delvinë”.
CNN- ambasadës: “Në takimin sekret u tha se ‘Escobari’ mbrohet politikisht”
CNN grek ka publikuar letrën e që policia shqiptare i ka dërguar përmes ambasadës në Athinë, ku i sqaron se “asnjë pjesëtar i policisë shqiptare nuk ka deklaruar që baroni i drogës ka mbrojtje politike në Tiranë”.
Por rrjeti tleviziv në gjuhën greke nuk ka bërë përgënjeshtrim të lajmit të publikuar dy ditë më parë me titullin “Mbrotje politike për baronin e kartelit të Ballkanit”.
CNN i qëndron sërish këtij artikulli duke sqaruar ambasadën shqiptare se: “sipas burimeve të tyre, gjatë takimit tejet sekret në Shqipëri, mes policisë greke dhe asaj shqiptare, një pjesëtar i palës shqiptare ka thënë për kreun e kartelit të drogës (sipas autoriteteve greke është Klemend Balili), se këtu në Shqipëri nuk mundim ta prekim këtë njeri, veçse po të ketë fakte të pakundërshtueshme, sepse ai ka lidhje politike dhe kontake me parti e politikanë të nivelit të lartë”.
Dhe sipas dosjes hetimore, thotë CNN, ky person është financuesi i kartelit dhe ai që organizonte në Shqipëri ngarkesat e drogës.
Në faqen në internet të CNN-it grek janë të dy shkrimet për këtë çështje.
Te ky link mund të lexoni shkrimin për mbrojtjen politke në Tiranë të “Escobarit të Ballkanit”
http://www.cnn.gr/news/ellada/story/31784/politikoi-prostateyoyn-to-varo...
Ndërsa në linkun tjetër mund të lexoni reagimin e plotë pas letrës së ambasadës shqiptare në Athinë.
http://www.cnn.gr/news/ellada/story/32015/dieykriniseis-apo-tin-alvaniki...
Baronët e drogës në Belgjikë, ja cilët janë vëllezërit nga Shqipëria
Këta janë dy vëllezërit shqiptarë Dhimitër dhe Xhevahir Poti të arrestuar në Belgjikë të enjten, si pjesë e rrjetit të trafikut të drogës që niste nga Shqipëria për të kaluar në Greqi dhe më pas në pjesën tjetër të Europës.
Ata janë pjesë e organizatës ndërkombëtare që drejtohej nga “Baroni i Ballkanit”.
“Report TV” ka publikuar fotot e tyre. Personi me flokë të gjatë është Dhimitër Poti, ai që kishte rolin kryesor në këtë shtet, që merrej kryesisht me trafikun e kokainës.
Ata mbahen në një burg të sigurisë së lartë pas arrestimit të tyre 2 ditë më parë në Belgjikë, pasi u kapën në kushtet e flagrancës me 100 kg cannabis dhe afro 20 mijë euro.
Dy vëllezërit janë nën hetim dhe nga policia e prokuroria shqiptare prej 2015. Në nëntor të këtij viti drejtësia greke kërkoi informacion për firmën “CHIM PORD”, në pronësi të Dhimitër Potit.
Kjo për shkak të 4 transfertave të dyshimta drejt Greqisë në afro 1 milion euro që habitën policinë greke, e cila kërkoi informacion për firmën, administratorin e saj dhe gjendjen gjyqësore.
Dhimitër Poti kishte krijuar kompani fiktive transporti me qendër në Bullgari dhe filial në Greqi e Belgjikë. Këta dy shtetas janë të dyshuar si pjesë e një rrejti narkotrafiku ku është hetuar dhe Kelmend Balili ish-drejtori transportit Sarandë që prej të Premtes rezulton i shpallur në kërkim nga policia shqiptare.
Balili mohoi përfshirjen në trafikun e drogës por hetimet e palës Greke e kanë gjurmuar atë në telefonata me të arrestuarit dhe anëtarët e grupit prej 17 persona tashmë të arrestuar ku 6 prej tyre janë shqiptarë.
Video-skandali i Xhelilit, policia merr në mbrojtje 20-vjeçaren me nënën e saj
Policia e Dibrës ka marrë në mbrojtje vajzën 20-vjeçare Anisa A., e cila ishte protagoniste në videon seksuale me ish-kryebashkiakun e Peshkopisë, Shukri Xhelili.
Në mbrojtje është marrë edhe nëna e 20-vjeçares, e cila pak kohë më parë ishte shkarkuar nga puna nga ish-kryebashkiaku Xhelili. Pikërisht, nga kjo gjë besohet se vajza mund të ketë marrë hak ndaj Shukri Xhelilit dhe i ka bërë videon seksuale.
Ndërkohë, në rrjetet sociale janë publikuar fotot e 20-vjeçares, ofendime dhe kërcënime ndaj saj. për këtë arsye, policia ka marrë në mbrojtje atë dhe nënën e saj.
Sipas policisë, mësohet se kërcënimet direkte ndaj vajzës apo familjarëve nuk ka pasur, por në rrjetet e ndryshme sociale fotoja e vajzës është publikuar.
Përveç fotos së publikuar tashmë, janë hapur disa profile në rrjetet e ndryshme sociale me fotografinë e saj, ku ajo fyet, kërcënohet apo edhe poshtrohet me fjalë e komente nga ndjekës të ndryshëm.
Video/ Tjetër aksident në Itali, vdes shqiptari nga Lezha
Një 31-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident të rëndë rrugor në Itali. Makina “Smart” e shqiptarit Andrea Zefi, u përplas përballë me një fugon dhe më pas nga një kamion.
Aksidenti ka ndodhur dy ditë më parë, në 12 maj në Abbiategrasso.
Sipas mediave italiane, shqiptari ka humbur kontrollin e drejtimit të makinës dhe ka dalë nga korsia e kundërt.
Pas përplasjes me një fugon, makina tip “Smart” e të riut nga Lezha, është përplasur edhe nga një kamion, çka ka rezultuar fatale për shqiptarin, babi i një fëmijë 5 vjeç.
Video/ Torino, pranga shqiptarit me kokainë, 100 mijë € dhe 3 makina
Më shumë se 100 mijë euro dhe 600 gramë kokainë iu sekuestruan sot një 36-vjeçari shqiptar në Torino, i cili u vu në pranga.
I arrestuari është Saimir Serjani, lindur më 1980 (36-vjeç), raportojnë mediat italiane.
Kokaina u gjet në një automjet “Peugeot 3007”, që u sekuestrua së bashku me 2 makina të tjera, një “Audi A5 3.0 TDI” dhe një “Smart Fortwo”.
Ndërsa shuma prej 108.850 euro u gjet në banesën e shqiptarit. Aty policia sekuestroi ndër të tjera edhe një makineri që numëronte paratë dhe karta celulari.
Serjani ishte pjesë e një grupi shqiptar të trafikimit të drogës dhe me precedentë të mëparshëm penalë.
Video+18/ Tiranë, gruaja e çuditëshme shfaqet nudo nëpër rrugë
Një grua është filmuar, teksa shfaqet nudo nga mesi e sipër, në kryeqytet.
Një videon 8 sekonda, e publikuar sot nga portali “Jeta Osh Qef”, tregon një grua, e cila pranë kthesës së varrezave në Sharrë, mban në dorën e djathtë bluzën dhe i bën shenjë shoferëve që të ndalojnë.
“Nuk dihet arsyeja e zhveshjes së gruas në këtë mënyrë, por ajo ka habitur kalimtarët”,- shkruan portali.
Pas skandalit Tefta i kërkon divorcin Shukriut: S’është hera e parë..
Duket se telashet nuk kanë mbaruar për ish-Kryebashkikun e Dibrës, Shukri Xhelili, baba i dy djemve. Pas video-skandalit ku tregohej se i jepte vendin e punës në këmbim të favoreve seksuale një 20-vjeçareje, gjë që i kushtoi postin e kryebashkiakut të Dibrës, dhe pas talljes publike që pësoi në rrejtet sociale si pasojë e incidentit me brekët (i kishte të grisura), ka ardhur edhe goditja e tretë për Shukriun.
Burime të besushme nga Dibra bëjnë të ditur për “360gradë.al” se, Tefta, gruaja e tij, që nga të gjithë në Dibër njihet si truri i fushatës elektorale të Shukriut dhe kuratorja kryesore e imazhit të tij, nuk ka mundur ta durojë turpin dhe është e vendosur t’i kërkojë divorcin bashkëshortit që e turpëroi publikisht.
Madje Tefta nuk ka dëgjuar as mikeshat e saj, një grup grash dibrane që i kanë kërkuar që ta falë Shukriun. Por diçka tjetër duket se qëndron pas kësaj kërkese divorci të Teftës.
Burimet theksojnë se, ndoshta kjo nuk është hera e parë që Shukriu e tradhëton Teftës. Megjithëse ajo ka mundur t’ia falë herët e tjera, por këtë radhë turpi publik ka qenë shumë më i madh sesa ajo mund të durojë.
Burimet theksojnë se, edhe kur ka qenë Drejtor i Sigurimeve, Shukri Xhelili, ka pasur histori me një vajzë që e kishte punësuar aty dhe e mbante si të dashur, të cilën e mori edhe në Bashkinë e Dibrës, pasi u zgjodh kryetar.
Xhelili shkonte shpesh në Dibër të Madhe dhe se nuk gjendej asnjëherë në zyrë, madje as në ditët e enjte, kur kishte pritje me popullin. Mësohet se familjarët e ish-kryebashkiakut janë izoluar në shtëpi dhe nuk kanë vajtur as në punë dhe as nuk janë prononcuar.
Duket se të gjitha këto kanë detyruar bashkëshorten e 56-vjeçarit, Xhelili, që të marrë këtë masë drastike./360 Gradë/
Video/ Rrjet ndërkombëtar prostitucioni, 2 shqiptarë marrin 3 vite burg
Nëntë nga 43 të pandehurit, të arrestuar në operacionin “Alba Nostra 2”, që në mars të vitit të shkuar çoi në shkatërrimin e një rrjeti ndërkombëtar të shfrytëzimit të vajzave për prostitucion në Itali, kanë marrë dënimin nga një gjykatë italiane një ditë më parë.
Pjesë e këtij rrjeti ishte edhe një bandë shqiptarësh, dy prej të cilëve janë njohur me dënimin, 35-vjeçari Renato Percja dhe 25- vjeçari Roland Hiri.
Ky i fundit është dënuar me 2 vjet e katër muaj burgim, ndërsa Percja është dënuar me një vit burg. Dënime të ngjashme morën edhe të pandehurit e tjerë.
Sipas hetimeve, raportojnë mediat italiane, aktiviteti i grupit është kryer nga marsi i vitit 2013 e deri më shkurt të vitit 2015. Qëllimi, sipas hetuesve, ishte të mblidhnin para nga shfrytëzimi i femrave dhe pastaj t’i investoni ato në aktivitete të tjera, si tregtimi i drogës.
Video më poshtë i përket operacionit të policisë italiane zhvilluar në mars të vitit të shkuar.
Qytetari dixhital F.N. mesazh pikant në inbox-in e Berishës
Ish-kryeministri Berisha, ka reaguar sërish sot në rrjetin social për skandalin seksual ku u përfshi ish krybashkiaku socialist i Peshkopisë Shkuri Xhelili. Sipas ish-kryeministrit Berisha, “Xhelili shpallet Heroi i Partise Siçiliste. Si gjithnje, fajin e ka Saliu!”,- shkruan ai me ironi.
Berisha thotë se, keto dy ditë në mediat sociale dhe jo vetëm të majta ka shpërthyer një histeri kolektive kundër një vajze 20-vjeçare, që me guxim të madh nxori cullak para publikut kreun siçilist të Bashkisë së Dibrës, Xhelili, i cili shiste vendet e punës kundrejt seksit.
Sipas Berishës, “në këtë fushatë, Rama me Fugën nga njëra anë, ka ndërsyer ultësisht mediat e kontrolluara prej tij për të demonizuar vajzën e guximshme dibrane, nga ana tjetër, njëlloj si në rastin e Riformatos, përpiqen ta paraqesin si një kurth të organizuar nga armiku madje duke përmendur pashmangshgmërisht dhe emrin tim”.
Por nisur nga këto aludime, ish kryeministri Berisha ka postuar një mesazh të një “qytetari dixhital” të cilit si asnjëherë tjetër, ai ka zgjedhur që t’ia publikojë edhe inicialet, dhe këtë Berisha nuk e ka bërë kurrë më parë.
Qytetari dixhital me inicialet F.N. i ka dërguar Berishës këtë mesazh:”Përshëndetje doktor Ajo vajza ka rastis fatkeqe se po ti kishte ndodhur kjo histori me Ramën ai do të ja bënte burrin ministër,me respekt F.N“.
Nisur nga inicialet dhe alegoria shpotitëse e përdorur në mesazh dhe në të njëjtën kohë edhe mjaft sugjestionuese në informacionin që bartin brenda, inicialet F.N të bëjnë të mendojnë se mund të bëhet fjalë vetëm për një njeri që Edi Ramën e njeh mirë në të gjitha aspektet.
Skandali seksual, koordinatori i PS-së për Dibrën: Xhelili nuk na përfaqëson
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, njëkohësisht koordinatori i Partisë Socialiste për Qarkun Dibër, zhvilloi sot një takim me strukturat lokale të PS-së në këtë njësi administrative.
Strukturat e PS-së në Bashkinë Dibër morën në shqyrtim edhe skandalin seksual të ish kryebashkiakut të Peshkopisë, Shukri Xhelili.
Gjiknuri tha se, PS-ja distancohet nga veprimet e ish kryetarit të Bashkisë.
“Janë veprime që nuk përfaqësojnë moralin e Partisë Socialiste. PS është e fortë dhe patjetër do ta kalojë edhe këtë ngjarje”,- tha Gjiknuri, është shumë me rëndësi të ndahet çështja e individit Shukri nga Partia Socialiste, ajo parti e cila e fitoi bashkinë për shkak të mbështetjes së të gjithë dibranëve. Qeveria shqiptare do t’i qëndrojë pranë dibranëve për të gjitha projektet e rëndësishme që ne kemi filluar”.
“Qytetarëve të Dibrës ju kërkojmë ndjesë por njëkohësisht ju bëjmë thirrje që të ndajnë Partinë Socialiste nga sjelljet e individit që nuk përfaqësojnë moralin e kësaj partie”,- shtoi ai.
Foto/ Gjirokastër, Kadare jo fort i kënaqur me rikonstruksionin e shtëpisë së tij
Kadareja nuk e njeh më shtëpinë e tij, pas rikonstruksionit të bërë nga Bashkia e Gjirokastrës. Ajo çfarë ka parë Kadareja nga banesa e tij tre katëshe në lagjen “Palorto”, nuk i përngjante aspak strukturës origjinale të godinës ku u lind dhe u rrit.
Ndonëse nuk ka pranuar fare të japë opinion për interesin e treguar nga mediat e pranishme, u duk qartë se shkrimtari Kadare, nuk i ka pëlqyer aspak ndërhyrjet që ka bërë Bashkia e Gjirokastrës në godinë.
Shenjat e pakënaqësisë së Kadaresë janë shfaqur dukshëm në fytyrën e tij e cila ka treguar se nuk i pëlqente aspak ndërkohë që nuk i ka bërë përshtypje kjo gjë kryetares së Bashkisë, Zamira Rami, e cila përgjatë gjithë kohës, qeshte dhe mbante në dorë, xhaketën e Kadaresë.
Kadare ka ardhur në banesë, i shoqëruar nga Muntaz Dhrami, bashkëshortja e tij dhe miq ndërkohë që në mënyrë simbolike, i’u dhurua celësi i shtëpisë që vetë Kadare, i’a ka falur shtetit për t’a shndërruar në një qendër të rekreativitetit kulturor.
Në shëtitjen që ka bërë Kadare së bashku me zonjën e tij në dhomat e banesës, ai ka shprehur pakënaqësinë për ndërhyrjet që janë kryer nga Bashkia e Gjirokastrës si për shkallët të cilat janë të drunjta ndërkohë që në versionin origjinal ato ka qenë të gurta, si dhe elementë të tjerë të cilat nuk i janë përafruar aspak banesës së dikurshme e cila u shkrumbua nga një zjarr i rastësishëm nëntorin e vitit 1999.
Kadare, më pas, është takuar me një grup studiuesish dhe përkthyesish të huaj që janë marrë me përkthimet e veprave të tij, takim ky që është organizuar pa praninë e mediave.
Foto/ Lu dhe Totozani pedalojnë për... LGBT-të
Komuniteti LGBT ka marshuar sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë për festën e 14 majit që përkon me Ditën Ndërkombëtare të Familjes, duke kërkuar të drejta të barabarta njësoj si gjithë njerëzit e tjerë.
Në këtë aktivitetet ishin të pranishëm edhe ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu dhe Avokati i Popullit, Igli Totozani, të cilët dhanë mesazhe që shoqëria të pranojë këtë komunitet.
Marshimi u organizua nga “Aleanca LGBT” dhe “ProLGBT” me mbështetjen e “Ecovolis”.
Sipas LGBT-ve, ky është eventi më të madh i vitit kundër homofobisë dhe transfobisë.
Fotolajm/ Erdogan marton vajzën, Edi Rama mes 6 mijë dasmorëve
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka martuar vajzën më të re, Sumeyye, sot me industrialistin Seluck Bayrajtar, në një ceremoni të madhe dhe të sigurisë së lartë në Stamboll, ku i ftuar ishte dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Zyrtarë nga Kosova nuk janë parë të kenë marrë pjesë në ceremoni.
Erdogani dhe gruaja e tij Emine kanë katër fëmijë, dy djem të quajtur Burak dhe Bilal, si dhe dy vajza të quajtura Esra dhe Summeyye.
Dasma filloi me recitim të Kuranit, raporton televizioni privat NTV./Ekspress/
Aksidenti në Kavajë, flet babai: Pas 4 muajsh në burg, i pashë të mbuluar
Në 7 maj, një aksident përgjaku aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë me gjakun e dy fëmijëve të vegjël. Silva Negollari ishte nisur për të takuar burrin e saj në burgun e Rrogozhinës, e shoqëruar nga tre fëmijët. Por Aliçen dhe Dritanin, babai i tyre Sokoli, do t’i shihte për herë të fundit në dy arkivolë të vegjël.
“Dritare.net” shkoi në shtëpinë e familjes Negollari, një shtëpi dykatëshe, fshehur në rrugicat e Durrësit të ri, ku humbet, nëse nuk të ndihmojnë. Dhe të ndihmon çdokush sepse të gjithë e dinë shtëpinë e tyre, tani. Në oborrin e zbrazur, qëndron Sokoli, i cili është në arrest shtëpie. E gjejmë duke punuar kopshtin që më shumë ngjan si një arratisje nga realiteti që po përjeton, se aty kopsht nuk ka. Me zë gati të mbytur na tregon se ishte vetë gruaja e tij e cila kishte nxjerrë një prej fëmijëve nga makina.
“Silva ka humbur kontrollin e makinës dhe makina është përplasur me trafikndarësen që ishte me llamarina. Por ajo nuk ishte shpejt, pasi në autostradën ku lejohet me 100km/h, ajo ishte vetëm me 60km/h”. Me shikimin e ulur, Sokoli na fton të hyjmë brenda dhe të takojmë të shoqen e dy gjyshet e fëmijëve, pa dashur të shtojë gjë më shumë.
“Nuk kam çfarë të them, mua fëmijët më ikën. Nuk dua t’ia vë fajin askujt, madje as nuk dua të flas për arrestimin tim, për ndërtimin pa leje. Nuk m’i kthen kush dy fëmijët e mi, çfarëdo të them. Unë fëmijët për herë të parë, pas 4 muajsh, i pashë të mbuluar. Nuk do t’i dëgjoj më te ky oborr të më thërrasin babi, babi,” thotë Sokoli zëmbytur dhe largohet për të qëndruar vetëm. Edhe pse dyert e mortit vazhdojnë të jenë të hapura, në shtëpi dëgjohet vetëm heshtja e trishtë. Por në moment del nga dhoma vajza 1 vjeçe që i shpëtoi aksidentit. Ebi vogël ndodhej në sediljen e parë të pasagjerit, në koshin e vet, ndërkohë Aliçe dhe Dritani ishin në pjesën e pasme të makinës, pikërisht aty ku hyri trafikndarësja e prerë, që i mori jetën dy engjëjve, djalit 5 vjeç dhe vajzës 3 vjeçe.
Ebi mban në dorë një kukull dhe nuk i ndahet gjyshe Adiles. “Kur e lëshoj, vrapon nëpër cepat e shtëpisë dhe bërtet, Aniii, Içeee. Pastaj nuk gjen gjë dhe vjen tek unë prapë. Edhe pse është shumë e vogël, përsëri ia ndjen mungesën vëllait dhe motrës. Po ata nuk janë asgjëkund,” thotë Adile Dervishi, mamaja e Silvës, që rrotullon sytë nëpër shtëpi, ku nuk shikon asnjë fotografi të fëmijëve të vegjël. Mamaja e Silvanës, nuses 24 vjeçare të asaj shtëpie në mort që prej një jave, tashmë e bën jetën në dy qytete, një ditë rri në Tiranë, ku jeton dhe një ditë tjetër shkon në Durrës.
“Kam frikë ta lë vajzën, edhe pse është e rrethuar me njerëz, tashmë është momenti që ajo ka më shumë nevojë për mua. Se nuk është mirë. Herëherë e çoj të flejë, se gjumi të ndihmon. Rri e ruaj, kur ajo befas çohet në këmbë në krevat dhe rri, rri në këmbë, pa folur. Më fut frikën dhe e ruaj gjithë kohën, edhe kur shkon në banjë. Më tmerron ideja që Silva të rrijë vetëm. Është e dobët, e përhumbur. Por në të njëjtën kohë në Tiranë është bashkëshorti, që është bërë një grusht dhe sidomos kam frikë për djalin. Është 20 vjeç dhe ishte atje në morg, për të marrë fëmijët. I pa dhe bërtiti. Bërtiti aq shumë sa u dëgjua në gjithë Durrësin. Tani nuk është mirë. I donte shumë ata engjëj të bukur. E di ti sa të bukur ishin!”
Znj. Adile tregon se Silva prej katër muajsh ishte bërë nënë e baba, por përsëri nuk i kishte treguar fëmijëve se Sokoli ndodhej në burg, pasi kishte nisur të ndërtonte një shtëpi pa leje në truallin e prindërve, në Gërmenj të Kavajës. “I thoshte që babi është sëmurë e është në spital dhe se do të vijë shumë shpejt. Por ata nuk duronin. E kërkonin përditë. Dhe Silva nuk ia u prishi dot. I mori të tre në makinë dhe u nis. Ditën që ata do të niseshin për në Rrogozhinë, fëmijët sikur e kishin ndjerë që diçka do të ndodhte. Në mëngjes këputën nga një lule, në oborr, dhe i vendosën në kokën e krevatit të tyre,” thotë Adile dhe pastaj nuk duron më, por shpërthen në lot. Edhe pse në të vërtetë kërkon ta harrojë, znj. Adile kujton momentin kur Silva i jep lajmin e hidhur. “Më mori në telefon, duke ulëritur e qarë. U terrorizova, deri sa shkova në spitalin e Durrësit.
Nuk doja ta besoja. Pastaj e gjeta atje, si lopë të therur, mes gjakut, me të voglën në kosh tek këmbët e krevatit. Me këtë yll që shpëtoi, që na e la Zoti gjallë”. Me duar që i dridhen Silva sjell kafetë, sytë e saj nuk janë në dhomë me ne, janë të zbrazët. Silva na përgjigjet, kur e pyesim, por nuk është në dhomë.
“Më dhemb kraharori, pasi më kapi pjesa e timonit, por asgjë nuk më dhemb sa zemra”, nis të qajë Silva. Pastaj pushon, lotët i thahen dhe ngre sërish kokën me shikimin bosh. Nuk është në gjendje të tregojë, por vetëm përqafon vajzën e vogël. T’i shohësh nënë e bijë në atë përqafim mbijetese, të bën të ulërish. Por askush nuk ulërin, madje as flet në atë heshtje pafajësie. Edhe znj. Adile nuk do t’ia lërë fajin kujt.
“Nuk them dot se i kujt ishte faji, pasi faji është jetim, gjithmonë, sidomos për njerëz të thjeshtë, siç jemi ne. Por pse shkojnë e burgosin një njeri që vetëm donte të ndërtonte çatinë e shtëpisë? Pse nuk kujdesen më parë për rrugët? Por duhej të vdisnin nipi e mbesa ime që të nisnin punimet për t’u rregulluar.
Tani për ne nuk ka më ngushëllim dhe gishti mbi fajtorë, nuk ka vlerë.”. Një nënë e shkatërruar, një baba me brengë në shpirt, një bebe që kërkon vëllain e motrën të luajë si më parë dhe heshtja që bërtet Ani, Içe, Ani, Içe; është kjo, e sotmja, e familjes Negollari./dritare.net/
Rrëfimi/ Tradhëtova burrin sepse djali që takova në plazh ishte i jashtëzakonshëm....
Po ju tregoj dhe une nje histori te shkurter dashurije ose cmendurie konsiderhoeni si te doni.. Jam nje vajz 23 vjeçe me flok kaçurela te zeza jam elegante, zeshkane dhe goxha joshese e terheqese per sa me thone, se vetja keshtu e bukur na duket te gjithe. Para dy vjetesh kur isha 21 vjeçe sapo isha fejuar me nje djal qe jetonte ne ‘Seres’ ishull ne Greqi, e doja ne te vertet se ishte djal i mire... por vetem kaq, nuk ishte i jashtezakonshem ne shtrat, une doja dike qe te ishte me energjik...
Vendosem te shkonim ne det per te bere plazh dhe kur shkuam atje rastesisht takuam nje kolege pune e te te fejuarit tim, e cila kishte ardhur me te vllain edhe ata per plazh. Sapo e pashe ate u ndieva çuditshem, pata nje terheqje seksuale te pa imagjinueshme.
Ai ishte djal, shum seksi me nje trup me muskuj dhe me forma siç e kisha dashur une gjithmone te partneri.
Pasi beme pak muabet me ata ne me njeri tjetrin po shiheshim vazhdimisht ne sy, qe edhe atij i pelqeja se i ngelen syt te gjoksi im dhe tek trupi im, por burri me kolegen nuk kuptuan gje dhe po benin muabet normalisht.
Une vendosa syzet e diellit dhe po e shihja ate me aq admirim, nuk me kishte shkaktuar ate ndjenj asnje mashkull deri athere. Kaluan disa ore nga momenti qe ishim takuar dhe nuk po me durohej dot, doja ta puthja ta kafshoja dhe te beja seks pa mbarim me te, por s’po gjeja momentin per t’ja thene. Isha e sigurt qe edhe ai ate donte, por s’do ta merrte guximin.
Per fat te mirë atji i mbaruan cigaret dhe tha se do te shkonte per te blerë paketë ne nje dyqan atje afer... dhe une po ate moment i thash te fejuarit se do shkoja per te bler nje top per te luajtur dhe shkova me nxitim ne anen tjeter te ruges ku ishin dhe disa vagona treni te braktisura nga ku nuk dukeshe vendi ku ishte i fejuari me kolegen.
Isha shum e emocjonuar per momentin, nuk dija cfare te mendoja.
Kur po kthehej ai, i bera shenje me dore qe te vinte tek vagonat, u futa brenda dhe po prisja, zemra sa nuk po me dilte vendit kur ai hyri nuk i thame asgje njeri tjetrit por u perqafuam dhe filluam te putheshim si te ç’mendur.
Ai me futi doren posht dhe po me ferkonte... o Zot çfarë kenaqesie thash se po humbisja ndjenjat dhe ashtu e eksituar siç isha u ula posht ja hoqa te mbathurat, nuk e di pse me emociononi aq shume ai djale, si te ishte dashuri me shikim te pare.
U puthem dhe bemë seks si te çmenduar, dukej sikur edhe ai mezi e kishte pritur ate moment. Dukej sikur kishim kohe qe e njihnim dhe e deshironim njeri-tjetrin...! Pasi bem seks te çmendur per 20 minuta u veshem dhe ai papritur duke buzeqeshur me tha, je kaçurelsa me fantastike qe kam takuar, me puthi ne buze dhe shkembyem edhe numrat e telefonit.
I thash te priste qe te shkoja une e para tek ata qe po na prisnin, kur shkova te ai, thash se kishte shumë njerez tek dyqani dhe une u merzita duke pritur dhe ika fare.
Ndersa ai, erdhi mbas nje ore e tha se takoi disa shok e pine nganje birre. U takuam dhe dy her te tjera me ate djalin, kalonim momente te paharueshme bashke, ishim te çmendur per te patur ne krevat njeri-tjetrin dhe krijonim situata nga me te ndryshme per tu takuar.
Burri dhe kolegija e vet nuk kuptuan asnje gje, por me pas ndodhi ajo qe me ka bere te vuaj shume, ate (djalin) e kapi policija pasi ishte pa dokumenta dhe qe nga ajo ditë qe iku ne Shqiperi ne nuk jemi takuar, une enderroj çdo mbremje per ate djale, edhe kur shkoj me burrin tim mendoj per ate, por besoj se nje dite do e gjej dhe s’do e humbas me, se ai eshte djali im i endrave.
Ndersa burri eshte partneri i jetes time, nje njeri i mire, por qe ne shtrat nuk eshte ai qe dua, naj edhe une e kam tradhtuar burrin e nuk ndjehem fajtore per kete. Ka nje gje qe, burrin vetem me ate djal e kam trdhtuar sepse me pelqen shume dhe eshte i jashtezakonshem ne shtrat.
4 vjet burg Agim Selitës/ Komuna s’kishte printer, kryetari bleu bojë
Prokuroria e Matit ka kërkuar nga gjykata dënimin me 4 vite burg të ish-kryetarit të komunës Lis, Agim Selita. Ai akuzohet për shpërdorim detyre.
Në dosjen e bërë publike nga organi i akuzës thuhet se Selita në bashkëpunim me 6 zyrtarë të tjerë ka realizuar prokurim publik për blerje boje kur komuna nuk kishte printer.
Gjithashtu ai ka blerë për vete për vetëm 125 mijë lekë një makinë të komunës e cila ishte blerë nga komuna me 1.8 milionë lekë. Dëmi i shkaktuar shtetit arrin në 10 milion lekë të reja.
Do'stlaringiz bilan baham: |