Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet183/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   179   180   181   182   183   184   185   186   ...   352

Ja statusi i motrës së Gugut:

“Hapni vidion e veshet! Nertila vuni bast me dy shoqe se sonte do recitoje publikisht pas 15 viteve, do bisedoje me Shqipnine publikisht pasi ka la gotat, me dialogue “O Moj Shqipni e mjera Shqipni:)

Tash Po mbylli bisnesin e shkoj te vajza.Ju shijoni Nertilen ne muhabet me Shqiperine si me me tu pi nje kafe me te. Naten e mire se jam cope cope e lodhun nga puna, boll sa m’jane lodh veshet me parukjeren sot”
Zvicër, arrestohet vrasësi sadist që masakronte viktimat
Një student me prirje sadiste vrau 4 persona në dhjetor të 2015-ës. Tani ai është arrestuar afër fshatit Rupperswil, aty ku ndodhi njëri prej krimeve më tronditëse të historisë së re të Zvicrës.

Që nga fundi i dhjetorit të vitit të kaluar një vend kërkonte një vrasës: Zvicra kishte vënë në lëvizje pothuaj të gjitha mekanizmat e sigurisë për të arrestuar vrasësin e katër personave në fshatin Rupperswil, i njohur në këtë vend për fabrikën e sheqerit.

Të premten autoritetet njoftuan se, është sqaruar se kush e kishte kryer krimin. Sipas të dhënave të policisë dhe prokurorisë së kantonit Aargau bëhet fjalë për një student 33- vjeçar, i cili banonte në Rupperswil. Më 21 dhjetor 2015 ai kishte observuar shtëpinë e viktimave dhe përmes një mashtrimi ishte futur aty.

Në shtëpi gjendeshin një nënë, dy djemtë e saj dhe e dashura e njërit prej djemve. I dyshuari për krimin i kishte lidhur ata, ua kishte mbyllur gojën dhe ua kishte prerë qafën me thikë.

Djali më i ri i kësaj familjeje ishte keqpërdorur edhe seksualisht. Ky 13-vjeçar, siç shkruan gazeta “Tages Anzeiger”, ishte futbollist i talentuar. Ai luante për juniorët e ekipit “FC Aarau”.

Hetimet kanë treguar se, vrasësi i supozuar kishte trajnuar disa ekipe të juniorëve në kantonin Aargau, shkruan dialogplus. Prokuroria tani për tani është e bindur se motivet e dorasit kanë qenë seksuale dhe financiare.

Por, një ekspert i forenzikës ka deklaruar për “Tages Anzeiger” se ky shpjegim nuk mjafton. Bernd Borchard tha se, rrjedha e krimit tregon për një psikopat, i cili me brutalitet dhe gjakftohtësi dhe motive sadiste ua kishte marrë jetën 4 personave.

Në vendbanimin e të dyshuarit policia ka konfiskuar një çantë me mjete e vegla të njëjta që ishin përdorur gjatë vrasjes së katërfishtë. Policia është e bindur se me arrestimin e të dyshuarit janë evituar krime të tjera.


Foto+16/ Seksbomba nga Venezuela ka bërë 25 operacione plastike
Quhet Aleira Avendaño, por ka marrë nofkën “Latina Barbie”. Ajo ka bërë plot 25 operacione plastike në trup për tu dukur “si kukull”.

Në një intervistë dhënë së fundmi për mediat ajo thotë se Victoria Beckham është “e pavend”, Beyonce ka flokë të shëmtuar dhe Nicki Minaj është vulgare.

Sipas saj, vetëm Kim Kardashian është perfekte.

Aleira Avendaño ka bërë 25 operacionet e saj në 9 vjet.

Ajo ka ndërhyrë 4 herë te gjoksi, 6 herë te buzët, 3 herë te hunda dhe ka njëset të ri dhëmbësh.

27-vjeçarja nga Venezuela thotë se, gjithçka e ka bërë për të marrë formën e “kitarës”.

Ajo thotë se çdo grua duhet të bëjë ndërhyrje plastike për tu dukur më e bukur.
Pariukerja mbyll në dyqan tatimorin që insistoi t’i bënte kontroll
Një parukiere 45-vjeçare është gjobitur nga Gjykata e Tiranës për kundërshtimin që ka bërë ndaj dy punonjësve të Tatimeve, të cilët do të ushtronin kontroll në biznesin e saj.

Sipas Gjykatës së Tiranës, përveçse i ka ofenduar dhe u ka hedhur në rrugë dosjet e tyre, parukierja O.K. edhe ka kyçur në dyqan për disa çaste një prej tatimorëve.

E pandehura ka mohuar akuzën e ngritur prej saj, duke pretenduar se në të njëjtën ditë ishte kontrolluar disa herë nga tatimorët. Ajo ka pohuar se në momentin e ngjarjes po nxitonte për te vajza e saj e sëmurë, shkruan “Panorama”.

Në vendimin e shpallur pak ditë më parë, e pandehura O.K. është deklaruar fajtore për akuzën “kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe është dënuar me 60 mijë lekë gjobë.

Referuar vendimit të arsyetuar, rezulton se dy tatimorët K.D. dhe G.M. kanë shkuar për kontroll në lokalin e 45-vjeçares rreth orës 19:00 të 23 shtatorit 2015. Lokali në fjalë, që shërbente si floktore, ka qenë në një prej rrugëve pranë qendrës së Tiranës.

Pasi i kanë bërë me dije kësaj të fundit se çfarë përfaqësonin dhe qëllimin e kontrollit, si dhe i kanë paraqitur asaj dokumentet e identifikimit, që tregonin se ata ishin punonjës të Tatimeve, rezulton se e pandehura ka reaguar në mënyrë agresive, duke u thënë atyre edhe fjalë fyese si “ndyrësira” etj.

Dokumentet që ishin lënë prej inspektorëve në tavolinën e ambientit të biznesit, e pandehura i ka marrë dhe hedhur jashtë lokalit dhe më pas ka shtyrë edhe inspektorin K.D. për ta nxjerrë jashtë tij.

“Në vijim rezulton se shtetasja G.M. ka dalë jashtë lokalit për të mbledhur dokumentet e hedhura jashtë tij nga ana e të pandehurës. Në këtë moment e pandehura ka mbyllur me çelës derën e parukerisë, duke lënë brenda lokalit edhe inspektorin tatimor K.D.

Pas këtij veprimi e pandehura ka mbyllur edhe dritën e lokalit. Gjatë gjithë kohës e pandehura ka vazhduar të përdorë fjalë fyese në adresë të inspektorëve tatimorë.

Në lidhje me këtë ngjarje, janë njoftuar nga ana e inspektorëve tatimorë shërbimet e policisë dhe eprori i tyre.

Në momentin kur kanë ardhur punonjësit e policisë në lokalin në fjalë, ata kanë gjetur të mbyllur brenda në lokal shtetasin K.D. Në vijim, punonjësit e policisë kanë shoqëruar për në komisariat të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje”,- rrëfehej ngjarja në vendimin e gjykatës.

Përmes mbrojtësit të saj në gjykim, e pandehura ka pretenduar se dy personat që i janë prezantuar vetëm verbalisht, pa dokument kontrolli, kanë mbërritur në lokalin e saj kur ishte gati duke e mbyllur atë.

Sipas avokatit, ky inspektor nuk i ka paraqitur të pandehurës asnjë dokument apo urdhër kontrolli. Dhe ka sqaruar faktin se, në të njëjtën datë, asaj i kishin ardhur disa grupe kontrolli në lokalin e shërbimit të saj.

Dhe, duke iu referuar edhe orës së vonë, si dhe faktit se kishte vajzën sëmurë, ajo i ka kërkuar që të dilte nga lokali dhe të vinte të nesërmen për kontroll. Sipas mbrojtësit, fill pas kësaj bisede, inspektori i Tatimeve K.D. ka reaguar menjëherë dhe nuk e ka lënë të pandehurën që të mbyllte lokalin, por ka kërkuar me doemos kryerjen e kontrollit.



Kjo modele superseksi është e dashura e re e DiCaprio-s
Pas lidhjeve të tij të mëparshme me modele si Naomi Campbell, Gisele Bundchen e Bar Rafaeli, kohët e fundit Leonardo DiCaprio duket se është fiksuar me modelet bjonde dhe e radhës është polakja Ela Kawalec.

Sipas "Daily Mail", Ela është e dashura e re e aktorit tashmë 41-vjeçar.

Fituesi i çmimit “Oscar” dhe modelja polake janë fotografuar së bashku në Nju Jork ditën e enjte pas një feste një natë më parë.

Motra e Dafina Zeqirit: “Babai ynë ishte shumë i zënë duke…”
Motra e Dafina Zeqirit, Besa Tafari, ka dashur të sqarojë njëherë e përgjithmonë keqkuptimet në lidhje me familjen e saj dhe marrëdhëniet me babain e tyre.

Në një reagim në gjuhën angleze, ajo ka bërë të ditur se është motra e Dafinës nga nëna Melihate Zeqiri dhe jo nga një martesë tjetër e babait të saj.

Në lidhje me këtë të fundit Besa nuk e ka kursyer mllefin, teksa ka thënë se, “nuk ka meshkuj të vërtetë më në botë, ka pak, por unë nuk kam pasur rastin ta kem për baba.

Siç ju kam thënë më herët, ai kurrë nuk ka qenë në një fotografi me ne, sepse ai ka qenë shumë i preokupuar që të lërë shumë femra shtatzënë dhe t’i lërë fëmijët jetimë”.

Sipas motrës më të vogël të Dafinës, babai i tyre nuk i ka kontaktuar kurrë përpara se Dafina të bëhej e famshme dhe ajo një modele e njohur.

“Kjo është hipokrizi, që të bëhesh i gjallë pas 21 vitesh, pa kërkuar falje dhe vetëm me pritshmëri. Kështu që ai nuk ekziston në jetën time, mendjen time. Pse? Sepse nuk e ushqej shpirtin tim me gjëra të këqija”,- ka thënë Besa.

Ajo ka sqaruar në vazhdim se, mbiemri i saj i ri vjen nga martesa me një xhamajkan./bluetooth/
Dosja/ Balili, një nga kapot e trafikut. Ja ku e siguronte drogën
Pas kapjes së ngarkesës prej rreth 650 kilogramësh drogë në zonën e ishullit Zakintos në Greqi, më 9 maj, 44-vjeçari ka qenë i pakapshëm për organet e hetimit.

Ndërkohë që puna vazhdon ende për kapjen e tij, Prokuroria ka hapur dosjet e vejtra të Balilit.

Dosjet flasin për një operacion në vitin 2006, ku Balili dyshohej si një nga kapot e drogës së Lazaratit.

DOSJA

Sipas dosjes së kohës, e cila u mbyll për Balilin nga Krimet e Rënda, shtetasit P.M., Y.K. e G. B. janë takuar më datë 14.07.2006 në fshatin Borsh, qyteti Sarandë, ku P.M. u ka kërkuar të transportonin një sasi lënde narkotike nga fshati Derviçan i Gjirokastrës (e marrë në Lazarat) deri në fshatin Piqeras të rrethit Sarandë.

Në datën 16.07.2006, ata janë takuar edhe me të gjykuarin E. N. dhe janë nisur me automjete të ndryshme nga qyteti i Sarandës drejt Gjirokastrës, ku do të takonin edhe fugonin e ngarkuar me lëndë narkotike, raporton panorama.

Në fshatin Derviçan, fugonin e ngarkuar me lëndë narkotike e ka marrë në drejtim i gjykuari E. N. Autokolonën e mjeteve e udhëhiqte Y.K., i cili udhëtonte me mjetin “Fiat Cupe”, me targa “TR 2890H”.

Ka qenë Y. që ka vënë re një makinë civile “të dyshimtë” dhe ka lajmëruar shoferin e furgonit që të ndryshonte drejtimin e lëvizjes dhe të braktiste mjetin.
Ja pse fotografitë flasin më shumë se mijëra fjalë...
Shikoni me kujdes keto foto që janë shkrepur në të gjithë botën. Mesazhi që përcjellin ato nuk ka nevojë për komente...
Klement Balili vitin e kaluar shoqëroi Edi Ramën në Rodos”
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka sjellë të tjera fakte në lidhje me Dosjen “Balili”, ku nëpërmjet profilit të tij në Facebook ai informon ato çka i sjell qytetari dixhital.

“Qytetari dixhital informon:

Klement Balili ne fund te vitit te kaluar shoqeroi Edi Ramen ne Rodos tek nje grup sarandiotesh qe sipas tij jane boset droges ne zone dhe kane nje seri lokalesh! sb

"Mirmbrema zoti Berisha.Klement Balili qe esht shpallur si Eskobar i Ballkanit esht personi qe e coi Ramen para disa kohesh dhjetorin qe kakoi ne Rodho atehere qe u takua me baronet e droges.Rama ishte ne Sarand dhe iku per gjith naten ne Rodo e coi Keli tek kto persona qe kan lidhje te forta se jan Sarandjot dhe kan klube ne Rodo.

Kjo foto zoti berisha esht bere ne kohen qe Rama vajti nga saranda ne Rodo.Kto jan bosat e droges qe kan gjith clubet e Rodosit dhe jan miqt e Rames.Pronari i lokalit ne rrodho Faliraqi esht shqiptar sarandjot aty kercet droga...

Ka dhe nja 15 lokale atje ne Faliraqi Ne clubet e tyre behet nami ne drog jan nga Saranda Sikurse Keli qe punon Hotelin qe quhet Santa kuaranta.Keli esht Klementi esht nga Saranda. Personi quhet Kozma Kote".



Shqipëria i jep 12 pikë në Eurovizion, shikoni çfarë bën këngëtarja australiane

Mbrëmjen e djeshme u përmbyll festivali muzikor i Evropës, “Eurovision 2016”, spektakël në të cilin merr pjesë edhe Shqipëria, por që për fat të keq nuk arriti të kualifikohej deri në natën finale.

Tashmë është bërë traditë që shtetet japin pikët nga 1 deri në 12 për këngët finaliste.

Fillimisht janë dhënë pikët nga 1 deri në 10 për shtetet përkatëse nga secili shtet një nga një, e më pas pikët maksimale janë prezantuar nga përfaqësuesit e jurisë së shteteve.

Juria e Shqipërisë ka vendosur që me 8 pikë të vlerësojë këngën e Italisë, 10 këngën e Francës ndërsa 12 pikë i ka dhënë për këngën e Australisë.

Kur përfaqësuesi nga Shqipëria ka treguar pikët maksimale, prezantuesja e Australisë, Dami Im është gëzuar shumë dhe ajo menjëherë ka bërë me duar shqiponjën, për të falënderuar Shqipërinë



Video/ “Ligji i xhunglës” në Tiranë, taksistët përleshen për klientët

Sikur të mos mjaftonin zhurmat e makinave, në rrugët e Tiranës ekzistojnë dhe disa lloje “zhurmuesish” të tjerë. Një grup taksistësh janë kthyer në problem për zonën e Astirit.

Sipas një mesazhi që ka mbërritur në redaksinë e “Jetaoshqef.al”, këta persona janë problem serioz për të gjithë banorët, pasi ngacmojnë gratë që kalojnë në rrugë dhe bëjnë sherr pothuajse për çdo javë.

Ndërmjet tyre nuk ekziston komunikimi dhe ata ecin me parimin e kafshëve.

Ligj për ta është vetëm “Ligji i xhunglës”, ku mbijeton më i forti, prandaj dhe mes tyre plas sherri sa herë bëhet fjalë për ndonjë klient.

Në qoftë se nuk je i fortë pë rata nuk vlen fare.

“Pershendetje JOQ! Tek pallati i Astirit Unaza e Re. Thuajse cdo jave shikon kete skene sherri midis taksixhinjve. Jane bere te bezdisshem por edhe te neveritshem. Kam ven ne dijeni disa her policine per kete shqetesim ne kete zone por askush nuk e rrun K***N.

Ka dhe raste kur keta morracake ngacmojne dhe grate qe kalojne ne rruge. Po shkon puna deri aty sa duhet me i kap vet me shpulla keta zorraxhinj, por nese ju e paraqisni si problem mbase shteti mer masa per keta qelbesira te na i qerroje nga kjo lagje se jane bere si qente e rruges qe i lehin kujdo qe kalon aty, Nese mundeni paraqiteni si problem. Flm.”./JOQ/


Foto+16/ Përfaqësuesi i Rusisë në Eurovision dikur një pornostar?

Dalin fotografi ku shihet përfaqësuesi i Rusisë në poza që ngjajnë si të jetë i pranishëm në industrinë e pornografisë.

Sergey Lazarev është artisti nga Rusia, perfomanca e të cilit është ndër më të preferuarat këtë vit.

Por vjen një lajm aspak i knaqshëm për Rusinë, pasi në një fotografi të publikuar shihet artisti i gjithi i zhveshur duke mbajtur një sharrë dore afër një vajze të prangosur në një radiator.

Gjithashtu, fotografi tjera të tilla janë publikuar në një uebsajt të homoseksualëve, gjë që ka bërë që Rusia të frustrohet, por në një reagim thuhet se këto fotografi, janë bërë për të vetdijësuar për dhunën ndaj femrave.
Si funksionon IMSI-Catcher, pajisja që përgjon telefonat në Tiranë

Telefonat celularë nuk e verifikojnë sinjalin që vjen nga një operator telefonik. Mjafton që sinjali të jetë i fortë dhe celulari lidhet automatikisht me operatorin telefonik. Ky fakt është shfrytëzuar nga shpikësit e pajisjes së përgjimit “IMSI-Catcher” që disponohet nga policia shqiptare dhe është në Tiranë.

Ajo vepron si një antenë false e telefonisë celulare dhe çdo telefon pranë saj mund të përgjohet në tekst dhe audio. Në shumë vende të botës përgjimi nga një pajisje e tillë ka shkaktuar debate, për shkak të shkeljes së privatësisë dhe është pasur me hartimin e ligjeve të rrepta.

Jo të gjithë telefonat pranë pajisjes bëhen pjesë e përgjimit.

Vetëm ato që përzgjidhen nga personat që e kontrollojnë pajisjen mund të përgjohen. Mjafton që telefoni të jetë në gjendje pritjeje dhe që pajisja të jetë e lidhur me operatorin e duhur të telefonisë.

Më pas telefonatat audio dhe mesazhet janë të lehta për t’u përgjuar, por tek to nuk mund të ndërhyhet. Në shumë raste një celular nuk jep shenja se po përgjohet. Por disa prej tyre tregojnë një symbol në ekran.

Kjo varet edhe nga operatori përkatës i telefonisë celulare.

Aplikacioni në Android (AIMSICD) IMSI-Catcher Detector është i vlefshëm në Google play por jo gjithmonë efektiv. Vetë operatorët telefonikë, gjithashtu janë duke zhvilluar teknologjinë për të zbuluar përdorimin e një pajisjeje të tillë përgjimi.

Tashmë është konfirmuar tashmë zyrtarisht se një pajisje e tillë ndodhet në Tiranë prej të paktën disa muajsh.

“Pas vendimit për nisjen e hetimeve në lidhje me këtë rast, grupi i hetimit ka kërkuar informacion me një shkresë zyrtare drejtuar Policisë së Shtetit.

Ky informacion është kërkuar me shkrim për efekt prove krahas komunikimit verbal që kanë pasur dy hetuesit e Prokurorisë që kërkuan këqyrjen dhe sekuestrimin e pajisjes në fjalë ditën e premte”,- thanë burimet e Prokurorisë.

Sipas tyre, në përgjigje të kërkesës së Njësisë Task-Forcë në Prokurorinë e Tiranës, policia me një shkresë të firmosur nga kreu i saj, Haki Çako, ka kthyer përgjigje se ekziston një pajisje e tillë (e llojit “Imci Catcher”), por që nuk është në pronësi të Policisë së Shtetit.


Foto/ Gratë e AK-së protestë me brekë tek Zyrat e Punës
Aleanca Kuq e Zi ka protestuar sot para zyrave të Punës në Tiranë duke marrë shkas nga skandali seksual i ish-kryebashkiakut të Peshkopisë, Shukri Xhelili.

Mbi 100 gra dhe vajza kuqezi me brekë të grisura në dorë rrethuan zyrat e Punës.

Gratë aktiviste të Aleancës Kuqezi hodhën dhjetra breke te grisura ne Zyrat e Punesimit. Aktivistet Kuqezi deklaruan se Qeveria punëson vetëm vajza të bukura dhe anjë grua mbi 40 vjeç nuk punësohet. Sipas grave kuqezi, qeveritarët nuk lexojnë CV, por kërkojnë seks.

Më tej, aktivistët deklaruan se vajzat shqiptare janë viktima të qeveritarëve brekgrisur.

Në mbyllje të deklaratës gratë kuqezi bën thirrje pë rrëzimin e qeveritarëve brekëgrisur dhe milionerë.
Shqiptari i Forcave Ajrore në SHBA, foto nudo me të dashurën

Ani Saliasi është shqiptari i parë i Frocave Ajrore në SHBA, i cili është mjaft i kërkuar për reklama për shkak të linjave të tij trupore.

Një trup që çdo mashkull do të donte ta kishte, të cilin ai e ka nxjerrë në pah pas realizimit të një seti fotografik, ku pozon nudo me të dashurën e tij Anna Madvedave.
Video/ Gjurmë Shqiptare, të vërtetat e Luftës së Vlorës

Kryengritja e Vlorës, ose e njohur ndryshe Lufta e Madhe e 1920-së, është një nga përballjet më të njohura shqiptare ndaj një force e më të mëdha të asaj kohe, Italisë.

Cilët ishin organizatorët e saj, shtabi i luftës dhe si mundën shqiptarët të hidhnin në det një nga forcat më të mëdha ushtarake të kohës?

Të vërtetat e luftës së Vlorës. Organizimi, përbërja e komitetit dhe shtabit ushtarak, si u dënuan me vdekje për bashkëpunim me pushtuesin disa ndër tregtarët e zonës, organizmi i sulmeve dhe të fshehtat e tjera të luftës së madhe të Vlorës.

Ndiqni të plotë videon e dokumentarit të ciklit “Gjurmë Shqiptare” të gazetarit Marin Mema.
PD: Arratisja e Balilit, prova e fundit e lidhjeve kriminale të Tahirit
Të tjera prova për lidhjen mes Klement Balilit dhe Saimir Tahirit. Këtë deklaroi mëngjesin e sotëm nga selia e PD-së, kreu i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë, Enkelejd Alibeaj. Në një dalje të tij për median, tha se, arratisja e Balilit është edhe prova e fundit e lidhjes kriminale të Tahirit me të kërkuarin nga Greqia.

Deklarata e plotë e Enkelejd Alibeajt:

“Arratisja e Klement Balilajt është prova më e fundit për lidhjet kriminale të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Gjatë 48 orëve që Klement Balilaj zuri hapësirën kryesore të mediave ndërkombëtare, Saimir Tahiri u rrek tu mbushte mendjen qytetarëve se ai ishte i pafajshëm dhe nisi akuzat kundër mediave se po e përflisnin pa të drejtë, madje na e nxori Balilajn edhe në televizion nga zyrat shtetërore të kërcënonte opozitën me procese gjyqsore.

Kur nuk ia doli dot ti siguronte pafajsinë Balilajt, Saimir Tahiri i krijoi kushtet dhe i dha kohë për tu arratisur vetëm pak para se ti dërgonte policinë të fshinte provat siç e ka tashmë zakon.

Pas kesaj Tahiri vrapoi tu thoshte mediave se në sistemin TIMS nuk rezulton që Balilaj të ketë dalë jashtë vendit. Por a nuk tha të njëjtën gjë edhe për Arben Frrokun?

I mësuar me shantazhet ndaj mediave shqiptare Tahiri u përpoq të shantazhojë edhe mediat ndërkombëtare për të mbrojtur Balilajn, ortakun në trafik droge të kushërinjve të tij Habilaj, por nuk ia doli.

Rrjeti prestigjioz amerikan CNN pasi publikoi reagimin e vartësit të Tahirit në Athinë, menjëherë rikonfirmoi se CNN i është referuar një takimi sekret në Shqipëri mes policisë greke dhe asaj shqiptare ku përfaqësues te policisë shqiptare kanë thënë qartë se “në Shqipëri nuk mund të preket ky njeri, sepse ai ka lidhje politike dhe kontakte me parti e politikanë të nivelit të lartë”.

Përcjellja në arrati e Klement Balilaj drejtues i organizatës ndërkombëtare të Trafikut të Drogës është një tjetër provë e pakundërshtueshme për lidhjet e Saimir Tahirit me narkotrafikun dhe krimin e organizuar.

Çdo ditë e tij në detyrë është një favor për krimin dhe bandat e veshura me pushtet, është një dëshmi më shumë qe kallëzon drejtpërdrejt Edi Ramën si kapobandën e grupit kriminal në pushtet”.
Kush është i dashuri deputet, Iva Aliko zbulon të rejat
Iva Aliko është një emër jo pak i dëgjuar, kjo edhe për deklaratat e saj provokuese që ka dhënë në emisione të ndryshme ku ajo ka qenë e ftuar.

Këngëtarja atraktive ka rrëfyer se është në një lidhje me një deputet të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ajo ka thënë se deputeti i PDK-së është rreth moshës 45-vjeçare, i martuar dhe baba i katër fëmijëve, duke bërë që mediat të kërkojnë të dashurin e biondes seksi.

Madje edhe iu vu emër të dashurit të saj. Të shumta ishin mediat që raportuan se bëhej fjalë për deputetin Besim Beqaj.

Në një reagim Iva e ka mohuar se ai është i dashuri i saj. “Jo nuk bëhet fjalë për Besim Beqajn. Mediat e kanë gabim, është dikush tjetër”,- ka thënë ajo.


Foto/ "Zogut të Tiranës", ja cili politikan shqiptar është superseksi
Për gazetarin e emisionit të mëngjesit “Aldo Morning”, Hermes Nikaj apo i njohur si “Zogu i Tiranës”, kreu i opozitës Lulzim Basha, është politikani më super seksi.

Nikaj këtë e ka thënë në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskës i cili ka folur edhe për fotot e publikuara ditëve të fundit, ku ai shfaqet me të dashurën e tij seksi, në skena “erotike”.

“Zogu i Tiranës” është shprehur gjithashtu kundër martesës së dy personave me gjini të njëjtë, edhe pse mendon se nuk ka asgjë të shkosh me një mashkull, ndërsa ka qenë kundër martesave.
Nis fushata për Bashkinë e Dibrës, socialistët në disfavor nga Xhelili
Fitorja e Shukri Xhelilit në zgjedhjet e fundit në Dibër, u konsiderua surprizë. Prej 11 vjetësh demokratët kishin fituar me Ilir Krosin, por në zgjedhjet e 2015, votat u përmbysën. Xhelili fitoi me 434 vota më shumë ndaj rivalit të tij demokrat.

Kandidati i socialistëve mori 15022 vota ndërsa Ilir Krosi 14588. Një vit para zgjedhjeve parlamentare, është normale që gara në Dibër të përbëjë një test, jo vetëm për mbështetjen që gëzon PS, por edhe për marrëdhëniet me aleatët e LSI.

Me këta të fundit konflikti për Shukri Xhelilin ishte public. Deputetët e LSI kishin shkruar publikisht në media për problemet me kreun e Bashkisë së Dibrës.

Po të llogaritet këtu edhe turpërimi publik i Shukri Xhelilit, atëherë është e qartë se socialistët janë përpara një sfide të vështireë.

Sipas Kodit Zgjedhor, neni 10, që parashikon rastet e ndërprerjes së parakohshme të mandatit të kryetarit të bashkisë, thotë se zgjedhjet e ardhshme të realizohen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë.

Kreu shtetit duhet të dekretojë datën e re të zgjedhjeve të pjesshme brenda 48-orëve nga vendimi i qeverisë. Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, në cilësinë e koordinatorit të PS-së në qarkun e Dibrës ishte dje në takim me strukturat lokale të partisë.

Gjatë takimit të Gjiknurit me strukturat e PS-së në Bashkinë Dibër u mor në shqyrtim skandali seksual i ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili. Gjiknuri tha se PS-ja distancohet nga Xhelili dhe se duhet ndarë individi nga partia.

“Njëzëri distancohen nga veprimet e kryetarit të Bashkisë Dibër, tashmë të shkarkuar nga detyra prej qeverisë. Janë veprime që nuk përfaqësojnë moralin e Partisë Socialiste. PS-ja është e fortë dhe patjetër do ta kalojë edhe këtë ngjarje”,- ka thënë Gjiknuri.



Video/ Kur Kallashi provon për herë të parë alkoolin...
Donjeta Kosumi pavarësisht se rri e punon në vendin ku alkooli shkon flakë, asnjëherë nuk e ka provuar atë.

Të paktën deri mbrëmë. Kjo pasi Kallashi mbrëmë ka provuar për herë të parë rakinë.

Madhe thotë se, ju morën mëndët kur e kërkoi. “Kosovarja” sjell videon e momentit kur Kallashi provoj rakinë për të parën herë në jetë.

Video/ 30 nxënës ekskursion në Valbonë, me furgon 8+1 vendësh

Pak vite më parë si pasojë e një aksidenti të rëndë në Himarë, humbën jetën shumë studentë dhe mbeten të plagosur shumë të tjerë.

Mesa duket ajo ngjarje e rëndë nuk i ka ndërgjegjësuar shoferët e furgonave apo autobusëve, pasi marrin pasagjerë jashtë normales.

Kjo video e filmuar në Valbonë tregon shumë nxënës, mbi 30 që kanë shkuar ekskursion, të cilët kanë hipur në një furgon që mban jo më shumë se 8 veta brenda.

Nxënësit shfaqen duke dalë një e nga një dhe radha nuk ka fund, njëri prej tyre i shqetësuar për këtë e ka pyetur shoferin sesa merr furgoni dhe përgjigja e tij është tetë.

Foto+Video/ Ja si e marrin nusen në Fier... me vinç
Çudirat nuk kanë të mbaruar në Shqipërinë tonë! Jemi mësuar shpesh të shohim karvanë të tërë makinash luksoze, që u bien borive teksa ikin për të marrë nusen.

Por ndodh edhe kështu: këta dasmore kanë gjetur një mënyrë tejet “origjinale” dhe “interesante” për të tërhequr vëmendjen, pasi kanë shkuar për ta marrë nusen me vinça, plot 4 të tillë.

Dasma është bërë në Fier. Personi që ka dërguar këto foto dhe video, thotë se ai që po martohet punonte vetë me vinça, por gjithsesi nuk e dinë se sa e vërtetë është kjo.

Ne i urojmë të sapomartuarit dhe shpresojmë që ky spektakël i pazakontë t'u sjellë atyre sa më shumë mbarësi!/JOQ/



Video/ Durrës, kapen në port 5.5 kg drogë, burë e grua në pranga
Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, më datë 14.06.2016, kanë goditur një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve, bashkëshortë:

• Andi Pepnika 40 vjç, banues në Kamëz, Tiranë;

• Dezdimona Jahelezi 32 vjeçe, banuese në Kamëz Tiranë.

Arrestimi u bë pasi në pikën e kontrollit të automjeteve, në vijën e dytë, në Portin e Durrësit, në automjetin tip “Benz” me targa “DW 435 TV”, me drejtues shtetasin Andi Pepnika dhe pasagjere, bashkëshortja e tij, shtetësja Dezdimona Jahelezi, në bagazhin e mjetit i'u gjetën dhe i'u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 5.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi I lëndëve narkotike, në bashkëpunim" parashikuar në nenin 283/a/ 2 të Kodit Penal.
Fotolajm/ Kur ta hypën “Kaubojsi”...
Nuk e kishit menduar se “Kaubojsin” lezhian Eduart Ndocaj mund ta shikonit në një pamje të tillë...? Mos u habisni, ai tashmë prej disa ditësh ndodhet në “shtepinë” e tij... e ku më mirë se sa në Texas (SHBA) “Kaubojsi” Ndocaj mund të bëjë një performancë të tillë.

Nga vizita e tij në vendin mitik të kaubojsave, Ndocaj ka sjellë një galeri fotosh, ku më e spikatura është kjo ku ai ka shaluar një dem.

“QYTEZA FAMOZ E KAUBOJSAVE.. STOCKYARDS FORT WORTH. TEKSAS ENDRRA U RRALIZUA MIQ.”,- shkruan “Kaubojsi” në profilin e tij në Facebook, bashkangjitur këtyre fotove.
Video/ Pasi të shihni këto pamje nuk do të hani më kurrë sallam
Në një kohë që çmimi i mishit është pak i kripur për xhepin e njerëzve, jo të gjithë kanë mundësi të konsumojnë mish të freskët dhe të papërpunuar. Dhe si rezultat rritet konsumimi i sallamit dhe produkteve të tjera me mish të përpunuar dhe të konservuar.

Të paktë janë ata njerëz që nuk i konsumojnë këto produkte dhe të pakta janë ato familje që nuk i përdorin.

Ndoshta dikush e përdor nga halli, dikujt i pëlqen, ose dikush tjetër për hatër të fëmijëve, por askush nuk e di se çfarë po ha në të vërtetë. Ne nuk e dimë se si konservohet apo përpunohet mishi.

Ne nuk jemi në dijeni të përbërësve të plotë të sallamit, proshutës, salçiçeve apo kremviçeve.

Kjo video tregon më së miri se si bëhet sallami. Në makinerinë që grin mishin, punëtori fut copa proshute, copa mishi, copa dhjami, krahë pule me gjithë kocka dhe në fund si "qershia mbi tortë" futen edhe këmbët e pulës.

A e kuptoni se me çfarë po ushqehemi? A e kuptoni se nga vijnë gjithë këto sëmundje? Ndoshta disa prej jush i kishin parë pamje të tilla, ndoshta disa të tjerë kishin dëgjuar, por i sigurt është fakti se askush nuk mund të hajë më sallam pa e kujtuar këtë video.



Afganistan, 15-vjeçarja digjet e gjallë në furrë nga kunata
Një e re afgane 15-vjeçare është vrarë për arsye të panjohura nga kunata, e cila e ka hedhur në furrën shtëpiake në Jalalabad, kryeqendra e provincës lindore të Nangarhar.

Sipas burimeve të policisë , bënte të ditur sot portali i lajmeve Khaama Press, ngjarja ndodhi dje kur vajza adoleshente, me emër Mirsal, dhe gruaja e vëllait të saj, ndodheshin vetëm në shtëpi.

Policia, që u lajmërua nga disa fqinjë, ndërhyri duke e arrestuar gruan e cila për momentin nuk deshi t’iu përgjigjej pyetjeve të hetuesve.

Ngjarja është përjetuar shumë rëndë në Afganistan, ku janë të zakonshme rastet e dhunës së burrave ndaj grave, ndërkohë që janë të rralla rastet e grave kundër grave.



Referendumi britanik, Johnson: BE-ja, me të njëjtat objektiva si Hitleri e Napoleoni
Ish-kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson, i ka krahasuar objektivat e Bashkimit Europian me ato të Hitlerit, duke thënë se, si ish-kreu nazist i Gjermanisë, ashtu edhe unioni i sotëm dëshirojnë të unifikojnë Europën në një “autoritet” të vetëm.

Tashmë vetëm një deputet i konservatorëve pro-“Brexit”, apo pro daljes së Britanisë nga BE-ja, tha gjithashtu se qoftë udhëheqësi nazist, ashtu edhe Napoleoni Bonaparti dështuan ta unifikojnë kontinentin e vjetër, ndërsa Bashkimi Europian është thjesht një “përpjekje për ta arritur diçka të tillë, por me metoda të ndryshme”.

Deputeti Yvette Copper nga laburistët, i cili bën pjesë në ata që janë pro qëndrimit të Britanisë në BE, akuzoi ish-kryebashkiakun e Londrës se po “luan me lojëra të rrezikshme dhe të ndyra”.

Ndërkohë, udhëheqësi i “UKIP”-it, Nigel Farage e ka mbështetur Johnsonin për t’u zgjedhur kryeministri i ardhshëm i vendit.

Farage ka deklaruar për “Mail on Sunday” se është një fans i Borisit dhe se e mbështet atë për të pasuar David Cameronin, nëse kryeministri aktual do të japë dorëheqjen pas rezultatit të referendumit, që do të zhvillohet më 23 qershor, kur votuesit britanikë do të pyeten nëse dëshirojnë që vendi i tyre të qëndrojë apo të largohet nga Bashkimi Europian.

Sipas Boris Johnsonit, i cili ka folur për “Sunday Telegraph”, historia europiane ka parë shpeshherë përsëritjen e përpjekjeve për të rizbuluar “epokën e artë të paqes dhe prosperitetit nën sundimin roman”.

“Napoleoni, Hitleri dhe shumë njerëz të tjerë janë përpjekur për këtë, por është parë se diçka e tillë përfundon tragjikisht. BE-ja është thjesht një përpjekje për ta bërë këtë realitet, por me mënyra të ndryshme”,- tha ai. “Por në thelb, ajo që mungon është edhe problemi i përjetshëm: ende nuk ka besnikëri me baza të forta për idenë e Europës. Nuk ekziston ndonjë autoritet i vetëm, që të gjithë të tjerët të kenë respekt për të dhe ta mirëkuptojnë. Ndaj dhe ekziston ky boshllëk masiv demokratik”.

Komentet e tij vijnë në një kohë kur fushata nga të dyja anët e debatit ka zbritur edhe nëpër rrugët e vendit ishullor, në mënyrë që të bindin sa më shumë votues, gjë që është kritikuar në fakt nga ata që bëjnë fushatë në favor të “qëndrimit”.



Shqiptarja 17-vjeçare mund të vdesë nga pakujdesia e mjekëve
Në Maqedoni shumë shpejtë do të përsëritet rasti i Tamarës së vogël e cila ndërroi jetë për shkak të papërgjegjësisë të Fondit Shëndetësor Republikan dhe kirurgëve ortopedë të Spitalit Shtetëror në Shkup të cilët me kohë nuk e kishin mbaruar punën e tyre pasi nuk kishin dhënë mendim konsiliar, ndërsa Fondi nuk kishte mundësuar shërim jashtë vendit duke e zvaritur lëndën.

Pas Tamarës, Zhurnal ka zbuluar edhe një rast tepër të prekshëm. Bëhet fjalë për vajzë të re shqiptare nga Prilepi me emrin Edina Ismaili . Ajo është 17 vjeçe dhe vuan nga sëmundja e skoliozës dhe dita ditës mezi mer frymë.

Ajo kërkon urgjentisht ndihmë nga mjekët ortoped shqiptar nga Spitali Shtetëror në Shkup dhe Fondi Republikan që ti mudësojn shërimin jashtë Maqedonisë.

Një skandal tjetër po trondit Spitalin shtetëror në Shkup. Kësaj rradhe gruaja shqiptare nga Prilepi, Dashuria Ismailovska me ditë dhe orë të tëra bredhet koridoreve të Spitalit, dhe askush nuk i ofron ndihmë. Dashuria, nëna e vajzës që vuan nga sëmundja e rëndë e deformimit në boshtin kurrizorë (skoilozë).

Vajza e re shqiptare nga Qyteti i Prilepit është duke marrë frymën e fundit. Ajo në çdo minutë rrënkon, qanë dhe mezi ngopet me ajër për shkak të sëmundjes së rëndë të scoliozës.

Kjo sëmundje i bën presion të fuqishëm në mushkëri dhe vajza shqiptare, Edina Ismaili (17 vjeçare) nga Prilepi mezi po merr frymë.

Ajo kërkoi ndihmën e vetme në Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, nuk mund ti mbante lotët dhe me një zë pikëlluar rrënkonte.

“Nuk dua të jetoj më, nuk mund ta shikoj vajzën time e cila i ka vetëm 17 vjeç dhe çdo ditë e më tepër gjendja i përkeqësohet. Mezi merrë frymë. I kisha lutur mjekët shqiptarë që të më ndihmojnë, të më drejtojnë që si mund vajzën time ta shëroj. Dihet se operacioni mund të bëhet vetëm jashtë Maqedonisë, mirëpo këtë operacion duhet ta paguaj fondi për shëndetësi sepse kushton me mijëra euro.

Tani më duhet vetëm një mendim konziliar të cilët duhet ta bëjn ortopedët e klinikës shtetërore”, ka deklaruar me lotë në sy nëna Dashuria nga një fshat i qytetit të Prilepit. Ndryshe, në Klinikën shtetërore për ortopedi janë të punësuar shumë kirurg shqiptarë nga Shkupi, Kumanova dhe qytete tjera. Nëna Dashurie, ka lënë edhe publikisht numrin e telefonit celularë: 070391850.

Ajo kërkon ndihmë nga ortopedët shqiptar për ti mundësuar asaj që të siguron një mendim konziliar, poashtu me ato dokumente të aplikon tek fondi për shëndetësi që Fondi të ia mbulon shpenzimet për tu operuar vajza 17 vjeçare.

Zhurnal bënë apel deri tek kompetentët tek Fondi i Shendëtësisë (drejtori Orhan Ramadani) dhe te Klinika e Ortopedisë në Spitalin Shtetëror, drejtori e Urgjencës, Rexhep Selmanin dhe kirurgët ortoped në mesin e tyre edhe Ilir Hasanin që ti ndihmojnë sipas mundësië kësaj vazje të re shqiptare.

Foto+18/ A dinit që ekzistojnë të paktën 7 lloje gjoksesh femrash...?
Madhësia ka rol të rëndësishëm, mirëpo jo aq të rëndësishëm sa forma kur është puna e blerjes së sytjenave.

“The Sun” ka përpiluar një listë me shtatë llojet e gjokseve që ekzistojnë te femrat e ndryshme.

Ja fotot:


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   179   180   181   182   183   184   185   186   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish