3 - Gjokset në formë asimetrike
4 - Gjokset e lëshuara anash
5 - Gjokset në formë loti
6 - Gjokset me formë të njohur si Lindje-Perëndim
7 - Gjokset e vogla
Balili në arrati, policia asgjeson 9800 rrënjë kanabisi në Sarandë
Klemend Balili është zhdukur tashmë prej 4 ditësh. I konsideruar si “Eskobari i Ballkanit”, 46-vjeçari ka mundur të largohet pa lënë gjurmë nga banesa e tij, ndërsa nuk ka asnjë të dhënë zyrtare që do të dëshmonte daljen e tij nga Shqipëria.
Në pamundësi për ta shoqëruar, për shkak se askush nuk guxon të nxjerrë një urdhër-ndalimi, policia ka goditur parcelat e kanabisit në fshatrat e Sarandës.
Rreth 9840 rrënjë kanabis sativa janë gjetur në zonën e Sarandës.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se, bimët narkotike janë zbuluar të mbjella në dy zona të ndryshme.
Në fshatin Ninat, Bashkia Konispol, janë asgjësuar 5841 rrënjë bimë narkotike, prej të cilave:
– 4023 rrënjë ishin të mbjella në kubikë, me lartësi deri në 5 cm
– 1818 rrënjë ishin të mbjella në tokë, me lartësi 5 – 9 cm.
Në fshatin Livadhja, janë gjetur dhe asgjësuar 4000 rrënjë bimë narkotike “Cannabis”, të mbjella në vendin e quajtur “Kalaja e Ali Pashës”, prej të cilave:
– 2000 rrënjë ishin të mbjella në tokë, me lartësi deri në 15 cm.
– 2000 rrënjë të tjera të mbjella nëpër kubikë, me lartësi deri në 5 cm.
Video-skandali/ Nëna e 20-vjeçares: S`dalim nga shtëpia nga frika
Pas publikimit të videoskandalit me ish kreun e bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili ka folur për të parë e ëma e vajzës 20-vjeçare që filmoi kryebashkiakun.
Ajo ka thënë se ndihet e kërcënuar dhe se nuk ka qenë në dijeni të kësaj videoje.
Ajo ndër të tjera për “News24” ka thënë se, ishte kryetari ai që insistonte për takime në zyrë.
“Shukri Xhelili nuk më ka hequr mua nga puna. Vajza na vuri në dijeni të videos pasi e dorëzoi. Pas publikimit të videos jemi të kërcënuar si familje. Nuk dalim dot nga shtëpia nga kërcënimet dhe fyerjet”,- tha ajo.
Video/ Flet Anisa mes lotëve: S’jam penduar për videon me Xhelilin
Në një rrëfim të parin për mediat, 20-vjeçarja nga Dibra, e cila realizoi video-skandalin me ish-kreun e bashkisë, Shukri Xhelili, thotë se, nuk është bërë pishman, por kërkon që të largohet nga ai qytet pasi nuk ka siguri.
Në një moment ajo nuk kursen as lotët teka thotë se, gjithçka e ka realizuar pas presioneve që i vinin nga Xhelili.
“Ndihesha nën presionin e fjalëve të tij dhe asaj çfarë ai kërkonte ndaj meje. Kjo ka qenë e vetmja arsye, s`ka patur as arsye politike dhe as çështje parash. Unë jam ndier nën presion.
Unë kërkoj që të largohem nga Dibra dhe nga Shqipëria. Nuk ka më kuptim të rri këtu se nuk kam siguri.
Pas videos skam dalë nga shtëpia. Nuk jam penduar që e kam bërë videon”,- ka thënë vajza.
Babai i Anisës: Shukriu na kërcënon. Ai do përgjigje sipas Kanunit
Babai i vajzës që denoncoi ishkreun e Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelilin, ka folur për “Panorama” dhe thotë se, familja e tij po kalon momente të vështira. Në një prononcim për gazetën Panorama, Aqif Alla, thotë se prej ditësh janë mbyllur në shtëpi.
Ai tregon se vajza e tij, që denoncoi ishkryebashkiakun po kalon depresion të thellë.
“Unë bashkë me tre fëmijët jemi mbyllur në shtëpi. Vajza është shumë sëmurë, është në depresion dhe ne nuk dalim në shtëpia. Videon vajza e bëri se prej kohësh Shukriu e ka përndjekur rëndë.
Vajza nuk ka marrë asnjë kacidhe për videon. Kryebashkiaku na ka kërcënuar dhe ia nxirë jetën vajzës. Shukri Xhelili meriton përgjigje sipas Kanunit, por nuk dua t’i lë fëmijët jetim”,- tregon Aqif Alla.
Ai më pas i ka bërë thirrje Ambasadës Amerikane që ta marrë nën mbrojtje, pasi shteti nuk po e mbron.
Foto/ Përtej imagjinatës... një tjetër superjaht luksoz
Në pamje të parë ai që mund të duket si një obelisk apo një ndërtesë mbi ujë, është në fakt një prej modeleve më të rinj të superjahteve luksozë.
Këta të fundit po bëhen gjithmonë e më të sofistikuar dhe luksoz, kjo pasi për herë e më tepër po ndërlikohen edhe shijet e atyre që i porositin... miliarderëve të botës.
Seks, para, bionde, ana e errët e korruptimit të gjyqtarëve para ndeshjeve
Seksi përdorej. Nganjëherë do të ishte përkthyese. Ajo do të vinte në dhomë dhe do të tregonte se nuk kish kundërshtim që të shkonte me një arbitër. Pastaj mëngjesin e nesërm ata do të vinin tek ai, zyrtarët e klubit, dhe do t’i thonin “Nëqoftëse nuk e simpatizoni kauzën tonë, atëhere do t’u bëjmë të njohur njerëzve se çfarë po bënit natën e kaluar”.
Deri më tani, unë kam shkruar rreth lojtarëve apo zyrtarëve të klubeve që shesin ndeshje, por çfarë kemi lidhur me arbitrat?
Po si arrijnë zyrtarët e klubeve europiane ta fiksojnë një ndeshje, por se nuk mund të bien në ujdi me ekipin tjetër? Si i korruptojnë arbitrat?
Për të gjetur përgjigjet, fola me një njeri që ishte i dalluar në fiksimin e ndeshjeve të futbollit: një mjeshtër në zanatin e tij, një ekspert në natyrën njerëzore dhe një njeri me kurrikul të jashtëzakonshme në ndihmën për korruptuar arbitra ndërkombëtarë. Emri i tij është Ljubomir Barin, një kroat i përshkruar si “ekrani njerëzor”, “portofoli i zi” dhe “korruptuesi”…
Kylie Jenner, ja çfarë ke humbur Tyga
Tashmë është ndarë nga i dashuri i saj Tyga, dhe është gati të hyjë në zonën e beqarisë.
Kylie Jenner jo vetëm që festoi me Scott Disick në Hyde Sunset, por ka postuar dhe një foto provokuese në Instagram.
Fotoja seksi është bërë nga fotografi dhe regjisori Sasha Samsonova. Dhe vjen pikërisht pasi kishte postuar foto ku mbante veshur një minifustan lëkure.
Futbollisti shqiptar me makinë Ferrari
Fatmir Hysenbelliu nuk është i njohur vetëm në botën e biznesit por edhe atë të futbollit, futbollisti shqiptar është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale, ku ekspozon jetën mes luksit.
Kështu është edhe një foto e tij e fundit, e postuar, ku lëviz me një makinë të markës së shtrenjtë “Ferrari”.
Ai është i njohur edhe në tjetër, atë të dashurisë për lidhjen me vajzën e këngëtares Albërie Hadërgjonaj, Anxhelina.
Video/ Gjyshja e çmendur për këngët e Mozzikut, ja kërcimi që bën
Reperi nga Kosova, Mozzik, duket se u ka hyrë në zemër edhe gjysheve në Shqipëri për ritmet që sjell.
Kështu është edhe kjo nënë në qytetin e Durrësit, e cila pa ndrojtje ka nisur të kërcejë këngën “Dheu”, të Mozzik.
Përgjuesi i Tahirit, Noka: Viktima, opozita, ambasadorët e gazetarët
“Saimir Tahiri i ka shtuar karteles së tij kriminale dhe një akt tjetër shumë të rëndë që është përgjimi i paligjshëm. Prej ditësh, është konstatuar se Tahiri mban një pajisje përgjimi të paligjshme, sepse ky veprim kryhet vetem nga Prokuroria dhe me autorizimin e saj”.
Ish-ministri i Brendshë, Flamur Noka, tha sot se “Tahiri e thellon këtë skandal paligjshmërie pasi refuzon të dorëzojë pajisjen edhe pas kërkesës së organit të akuzës. Me të drejtë lind pyetja: Për çfarë e përdor Tahiri këtë pajisje përgjuese telefonatash, kur Baroni i drogës Balilaj u arratis edhe pse e kërkonte gjysma e botës dhe u bë kronikë deri tek CNN?
Pse i përgjon telefonat Tahiri, kur krimi po bën kërdinë e droga ka mbuluar vendin. Kë përgjon Tahiri, kur Shullazit e ushtarëve të tij po ju shërben deri në fund? Kë regjistron Tahiri kur Habilajt po shtojnë parcelat me kanabis?
Hipotezat jane të shumta. Tahiri përgjon e regjistron telefonatat e rivalëve të bandave të tij. Tahiri përgjon rivalët politikë të Edi Ramës, opozitën, gazetarë dhe ambasadorë të rëndësishëm.
Pajisja e Përgjimit është krimi i fundit dhe më flagranti që lidh bashkë Ramën dhe Tahirin dhe kështu të zhytur të dy në llumin e krimit mbajnë njëri-tjetrin.
Në çdo rast, Tahiri është duke kryer një krim të rëndë shtetëror.
Si Zv.Kryetar i Komisionit të Sigurisë, i kërkoj Prokurorit të Përgjithshëm të reagojë menjëherë, me forcë dhe me energji për të ndalur këtë paligjshmëri kriminale. Prokuroria duhet të hetojë e të hedhe dritë se pse përgjoi dhe kë përgjoi Saimir Tahiri.
Ky akt i rëndë kundër ligjit e kushtetutës është qershia mbi tortë e veprimtarisë kriminale të ministrit të brendshëm, i cili duhet të largohet një orë e më parë nga detyra.
Kjo është një kërkesë sot e çdo shqiptari që ka parë e ka dëshmuar zhytjen 3 vjecare të Saimir Tahirit nga një krim në tjetrin.
Nesër Komisionit të Sigurisë Kombëtare do t’i kërkohet zyrtarisht thërritja e Sajmir Tahirit, Haki Çakos si dhe Prokurorit të Përgjithshëm dhe Drejtorit të SHISH për të dëshmuar në një seancë dëgjimore të Komisionit të Sigurisë Kombëtare mbi këtë skandal politik që përveç tjerave kompromenton rëndë sigurinë kombëtare dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit”.
Investigimi/ Trump dhe gratë: “I pëlqen të na poshtërojë”
Donald Trump cilësohet si një ngacmues nga dhjetëra gra që kanë patur të bëjnë me të gjatë viteve dhe që janë intervistuar nga “The New York Times”, në kuadër të një hetimi të madh për burrin që pas një viti mund të ndodhet në Shtëpinë e Bradhë.
Por për kuptimin që i duhet dhënë fjalës “ngacmim” në këtë rast duhet patur kujdes: arrogant, vulgar, prepotent, Trump mund të kalojë brenda një çasti nga mirësjellja te brutaliteti verbal që i degradon gratë, i bën objekte në bazë të një zakoni të trashëguar nga babai Fred.
Jo dhunë fizike (me përjashtim të rastit të njohur se gruas Ivana e cila më pas e tëhoqi denoncimin), por shumë vajza janë joshur dhe më pas janë flakur nga biznesmeni me peshën e pushtetit të tij, nga , nga fama e tij, nga pasuria dhe nga rrjeti i njohjeve të rëndësishme.
Marrëdhënie shpesh të çuditshme: disa prej këtyre grave, pasi i janë larguar për t’iu shmangur poshtërimeve, më pas janë kthyer për të marrë para, ndere, ndonjë ndihmë për karrierën.
Shija për të poshtëruar
Hetimi-«monstre» i kushtuar nga “The New York Times” marrëdhënieve të Trump me botën femërore me siguri do të shkaktojë polemika dhe do të përballet me komente të çdo lloji. Sigurisht kontribuon për të përkufizuar më mirë psikologjinë dhe veprimet demonstrative të një personazhi, i cili është –përfshirë shpesh në kalim caqesh dhe dhune psikologjike. Por do të kenë edhe nga ata që do të vënë re se, përballë një sforcimi të madh – një hetim i zgjatur gjashtë javë gjatë së cilës janë intervistuar rreth 50 gra që kanë patur të bëjnë me Trump ndërmjet jetës sociale, konkurseve të bukurisë dhe marrëdhënieve të punës në kompanitë e tij imobiliare – portreti i playboyt prepotent nuk është shumë i ndryshëm nga ai që kanë nxjerrë artikuj për të njëjtin argument të botuara nga media si “Politico.com” apo “Huffington Post”.
Arsyeja e rezultateve të kufizuara të hetimin qëndron ndoshta pikërisht te karakteristikat psikologjike të personazhit i cili, sipas rrëfimit të viktimave të tij (shpeshherë të vërteta, ndonjëherë të pretenduara), nuk përpiqet ta shfrytëzojë pushtetin e tij për akte dhune seksuale fizike, por duket se shijon pikërisht nga poshtërimi publik i grave që ka vendosur të godasë. Janë këto tiparet e historive që e hapin dhe e mbyllin hetimin.
Në vitin 1990, gjatë një feste me 50 modele dhe rreth tridhjetë burra në rezidencën e tij në Mar-a-Lago në Palm Beach të Floridas, Trump u dëfrye me një «new entry» që nui e njihte, Rowanne Brewer Lane. E çoi në dhomë, por nuk u pëpoq të bënte seks me të. E bëri që të vishte një palë bikini dhe më pas e ridërgoi në festë, duke e shfaqur si një gjetje e tij e re, një “Trump girl”.
Me Miss Universin
Më e hidhur është historia e fundit, edhe ajo rrëfen një shije për poshtërimin, më tepër se sa për luksin. Në vitin 1996 Alicia Machado fitoi konkursin e Miss Universit, një event i blerë përpara disa vitesh nga Trump për të patur gjithnjë gra pasarelash, kukulla perfekte, përreth tij. Menjëherë më pas ndodhi diçka mjaft njerëzore: Alicia u shëndosh. Miliarderi, duke e marrë këtë si një fyerje personale, si rebelimin e një gruaje-objekt, nisi ta pëqeshte në publik. Machado ka rrëfyer për Times se, e poshtëruar siç ishte, i kërkoi kompanisë që ta ndihmonte të dobësohej: e thërritin në Nju Jork, e dërguan në një hotel, i organizuan seanca aktiviteti fizik që të dobësohej, por kur shkoi për herë të parë në palestër, gjeti Trumpin që kishte ftuar 90 gazetarë. E rrethuar nga telekamerat, i tha miliarderit se nuk donte që ta filmonin. “Nuk më intereson” qe përgjigja e prerë e tij. Alecia në pesë vitet e mëpasme u luhat ndërmjet anoreksisë dhe bulimisë.
Në hetim ka pak nga të tëra: edhe gra që i kanë gjykuar korrekte dhe pozitive marrëdhëniet e tyre me Trumpin (i cili, pasi është intervistuar, ka mohuar shumë prej karakteristikave të përshkruara nga të tjerët për të). Më pas ka vajza që, edhe pse janë larguar për shkak të posjtërimeve, më pas i janë kthyer “klanit” për avantazhe ekonomike apo karriere. Dhe vajza Ivanka nuk ëhstë gruaja e parë e çmuar nga Trump si menaxhere së cilës ai i ka dhënë pushtet të madh: në vitet ’80 emëroi kryetare të ndërtimeve Barbara Res. Ishte e vështirë, tregon ajo sot: “Më thoshte: gratë janë inferiore ndaj burrave, por kur qëllon ndonjë e zonja është më e mirë”. Megjithatë Res rezistoi 15 vjet, ishte ajo që udhëhoqi punimet për ndërtimin e Trump Tower.
Foto+18/ Ja 6 rastet kur Kallashi ka pozuar nudo
Valltarja e klubeve të natës, Donjeta Kosumi e njohur si “Kallashi” vazhdon të jetë tepër aktive në profilin e saj në Facebook.
Ajo pothuajse gjatë tërë kohës poston foto hot, të cilat pëlqehen shumë nga fansat e saj.
Këtu janë 6 fotot me hot të publikuara ndonjëherë nga valltarja seksi.
Shkëndija dhe një pamje erotike e të pasmeve të saj
Këngëtarja Shkëndije Mujaj duket se nuk e di çka është tepër. Ajo në një fotografi të postuar në Instagram ka nxjerrë të pasmet gjigante. Në këtë fotografi tepër erotike, Shkëndija sa nuk e ka nxjerrë edhe zogun.
Policisë e vendos, shpall në kërkim Balilin pas arratisjes nga vendi
Kelmend Balili më në fund është shpallur në kërkim nga Shqipëria dhe emri i tij është përfshirë në listën e të kërkuarve.
Një fakt i tillë është konfirmuar nga burime të Policisë së Shtetit, që thanë se emri Balilit, është në listën e personave të kërkuar në të gjitha pikat e kalimit kufitar në vend.
Ndërkaq nga kontrollet e kryera në sistemin e Policisë Kufitare TIMS, rezulton që Balili nuk ka dalë nga Shqipëria dhe rezulton të jetë në vend. Por nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë larguar me pasaportë false, apo nga kufiri i gjelbër.
Po ashtu të gjithë komisariatet dhe njësitë policore kanë të dhënat e tij si person në kërkim nga ana e policisë. Ndërkaq edhe pse nuk specifikohet natyra e kërkimit ndaj tij, burimet thonë se bëhet fjalë për kërkim policor ndaj Balilit.
Po ashtu edhe aktet hetimore të administruara nuk janë shkëmbyer apo nuk janë përkthyer, me qëllim që ato t’iu dërgoheshin organeve shqiptare të ndjekjes penale si policia apo prokuroria.
Kelmend Balili 45-vjeçar, nga fshati Stjar i Delvinës, ish-drejtor i Shërbimit të Transportit Rrugor të Sarandës, është identifikuar si një nga krerët e grupit të trafikut të drogës, së goditur nga policia greke ajo shqiptare në një operacion të drejtuar nga DEA amerikane dhe Europol.
Burimet thonë se në çdo rast nëse do të identifikohet një tentativë e mundshme e kalimit të kufirit nga ana a Balilit, ai do të ndalohet me qëllim për t’u marrë në pyetje.
Po kështu burimet thonë se janë lënë detyra policisë vendore me qëllim identifikimin e mundshëm të vendndodhjes së tij me qëllim ndalimin dhe marrjen në pyetje.
Kërcënimi i fëmijës së ISIS-it: Sot në Siri, nesër në Paris
Isis-i ka publikuar një video të re me protagonistë tre fëmijë që vrasin disa të burgosur apo gjatë një stërvitjeje.
Lajmin e bën të ditur “Site”, sajti i monitorimit të xhihadizmit në rrjet, sipas të cilës në pamjet, e xhiruara në Alepo, një fëmijë francez kërcënon: “Sot në Siri, nesër në Paris”.
Kush po ia puth të pasmet vajzës së Eli Farës?
Një foto që ajo ka publikuar në Instagram ka bërë që t’i rriten fansat Marina në të pasmet e saj ka vendosur një palë buzë. Nuk dihet nëse ka dashur të mbulojë ato apo vetëm për të ngjallë reagime.
Ajo shfaqet në plazh por jo me rroba banjo, Marina ka zgjedhur pikërisht të brendshmet për të bërë realizuar fotot seksi.
Gjithashtu, Fara ka falënderuar ndjekësit e saj në Instagram pasi kanë arritur shifrën e 40 mijë.
Sigurisht fotot dhe postimet e nxehta kanë bërë punën e tyre.
Video/ Arbnora Ademaj të çmend me të pasme
Modelja dhe prezantuesja e njohur, Arbnora Ademaj po vazhdon të na çmend me të pasmet e saj, shkruan “Gazeta Express”.
Në një video, ajo shihet duke ushtruar në fitnesin e saj “Nora”.
Ademaj është zgjedhur Miss Kosova në vitin 2007, ndryshe tani po veçohet si ndër femrat me të ‘nxehta’ të vitit.
Për më shumë shikoni videon duke ushtruar./Gazeta Express/
Arrestohet në Shqipëri muxhahedini, sulmoi me bombë më 1981-in në Teheran
Policia e Iranit ka njoftuar se, një nga autorët e një sulmi vdekjeprurës me bombë në selinë e “Islamic Republic Party” në vitin 1981 është arrestuar.
Sipas shtypit iranian sot, që sulmon muxhahedinët – opozitarët iranianë të strehuar në Shqipëri me kërkesë të SHBA – “bombëvënësi është anëtar i MKO, grupimit të muxhahedinëve dhe u arrestua në Shqipëri në bashkëpunim me Interpolin.
Kështu njoftoi zëdhënësi i Policisë Iraniane, Saeed Montazerolmahdi në foto, gjatë një konference shtypi të shtunën dhe shtoi se shumë shpejt ai do të sillej në Iran.
Në 28 qershor 1981, një bombë e fuqishme shpërtheu në selinë e partisë islamike kur liderët e saj ishin duke mbledhur në një takim. Dhjetra zyrtarë iranianë, përfshirë kreun e atëhershëm të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ayatollah Mohamma Beheshti u vranë nga bomba e vendë nga MKO.
MKO ka kryer sulme të shumta terroriste kundër civilëve iranianë dhe zyrtarëve të qeverisë gjatë tre dekadave të fundit, – thotë shtypi iranian për muxhahedinët – Nga 17 mijë iranianë janë varër në sulmet terroriste që nga fitorja e Revolucionit Islamik në 1979, mbi 12 mijë kanë rënë viktimë e akteve terroriste të MKO.
Uashingtoni dhe BE-ja e kanë hequr MKO nga lista e tyre e organizatave terroriste,” duke përfunduar me një konstatim kritik se “terroristët anti-iran po e shijojnë lirinë e tyre në SHBA dhe Evropë e madje kanë dhe takime me zyrtarë amerikanë dhe evropianë”.
Foto/ Mrekullia, Dr. Flori vjen sërish në jetë, ja si...
Pak muaj pasi përlotën të gjithë publikun me ceremoninë e martesës së tyre, vëllai i Dr. Florit, Alban Kondi dhe bashkëshortja e tij Eneida Zalli, janë bërë prindër për herë të parë.
Eneida ka sjellë dje në jetë një djalë dhe emri nuk është menduar gjatë: Floran është emri i rilindur i xhaxhait të tij të ndjerë.
Në profilin e saj në Instagram, ajo ka postuar foton e parë me të birin, duke shkruar: "Ai do të më quajë mama, bebi Floran Kondi...."./Class/
Biondja seksi vetëm me këmishë
Si çdo të dielë, edhe sot prezantuesja në Top Channel, Luana Vjollca ka postuar një foto në Instagram gjatë emisionit “E Diell”, ku duket mjaft seksi.
Me një këmishë të zezë dhe taka me ngjyra, Luana duket mjaft provokuese.
Meta në SHBA, takime në disa institute politike
Gjatë vizitës së tij në Washington, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi disa aktivitete me disa institute ‘think-tank’ prestigjioze si Qendra Woodrow Wilson, Qendra Truman për Çështjet e Sigurisë dhe me Fondacionin Heritage.
Gjatë këtyre aktiviteteve, Kryetari i Kuvendit Meta e njohu auditorin me zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit, me efektet rajonale të krizës së refugjatëve dhe përgatitjet e Shqipërisë për një fluks eventual, si dhe diskutoi mbi axhendën politike në Shqipëri, me theks të veçantë tek reforma në drejtësi, si kyçe për avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Historia+18/ Fjeta me shefin tim dhe më pas ai…
Një vajzë e re duket se ka rënë në ‘grackën’ e mashtrimeve për një vend punë më të mirë. Ajo provokoi shefin e saj me shpresën se nëse ata lidheshin ai do t’i jepte një vend pune më të mirë, por nuk ndodhi kështu.
Ja çfarë i shkruan ajo psikologes së “The Sun”.
Letra e vajzës
“E dashur psikologe…
Unë jam një vajzë e re, vetëm 20 vjeçe dhe punoj si dizenjatore me kohë të pjesshme në një kompani. Shefi im është rreth të 30-ve dhe është vërtetë shumë i bukur. Para disa kohësh ai filloi të më shkruante ne Facebook dhe unë ia ktheva me shpresën se mes nesh do të lindte diçka dhe kështu ai do të më ofronte një vend pune më të mirë.
Pas disa ditësh që flisnim ai më ftoi në një festë që organizonte kompania. Unë u kujdesa shumë për pamjen time që t’i bija në sy dhe ai më tha se vërtetë isha bërë e bukur.
Më pas ne ndamë një taksi për në shtëpi, por në mesin e rrugës ai më ftoi në apartamentin e tij. Unë pranova dhe sigurisht pasi shkuam në shtëpi bëmë seks.
Unë mendova se pas kësaj ai do të më kërkonte të lidheshim dhe të takoheshim prapë, por ndodhi e kundërta. Ai më tha që ky ishte një gabim dhe se nuk duhej përsëritur më.
Nuk di çarë të mendoj…a do të bëhet ai i dashuri im?!”
Përgjigjja e psikologes
“Nga situata që t’i përshkrove ai vërtetë nuk dëshiron që ta vazhdoni atë që nisët. Tregohu e zgjuar dhe shkëputu prej tij… le të shërbejë kjo herë si një mësim për ty”.
“CdS”: Balili ‘Eskobari i Balcanit’, sponsor dhe manaxhet i qeverisë
Kelmend Balili është një manaxher i Shtetit, një njeri i besuar i Qeverisë shqiptare. Shtatë kuintalë marijuanë të destinuar për në Milano. Trafijkantët preferojnë qendrën e Lombardisë si destinacion final sepse çmimet shkojnë nga 700-800 euro për çdo kg.
Ngarkesa e fundit e kapur pak ditë më parë në një gomone (prej 768.5 kilogramësh marijuane afër brigjeve të Greqisë), kishte si destinacion qytetin e Salentos, si shumica e drogës që kalon Adriatikun dhe përfundon në bregdetin italian. Në përgjithësi, sipas vlerësimit të bërë nga hetuesit e Policisë Financiare, marijuana e "importuar" ka një vlerë prej rreth një mijë euro për kilogram: Trafikantët preferojnë Milanon si destinacion final, kjo sepse në këtë zonë çmimet shkojnë deri në 700-800 euro për kilogram. Ekziston dyshimi se në krye të organizatës që përgatit dhjetëra ngarkesa drejt Italisë drejton një person i thirrur si ''Eskobari i Ballkanit" i cili kërkohet në gjysmën e Europës.
Një njeri i besuar
Kelmend Balili është një menaxher i shtetit, një njeri i besuar i Qeverisë shqiptare, e cila përsëri ra në telashe prej drogës së madhe. Ditët e fundit, Agjencia Federale Amerikane e Antidrogës, “DEA”, ka drejtuar kritika të thella në adresë të “aparatit” qeverisës shqiptarë, për shkallën e lartë të lidhjes dhe kompromentimit të zyrtarëve me trafikantët e drogës. Në fund të fundit nuk është zgjidhur ende çështja e bujshme e Dritan Zagani, policit që me hetimet e tij kishte arritur të zbulonte lidhje deri afër ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë, por që në fillim u burgos dhe më pas "u detyrua" të largohen jashtë vendit, për shkak të frikës (jo të largët) se mos vizitohej nga një vrasës, një nga shumë "ujqërit e vetmuar" që si mision kanë detyrimin për të mos dështuar.
Zagani ka bashkëpunuar fillimisht me Financën, në vijën e parë të betejave dhe rezulton në kontrast me shitësit e drogës. Tani ndjekja e Balilit mund të çojë në skenarë shtesë që "do të trajtojnë" të njëjtin Zagani duke e lidhur edhe më shumë Shqipërinë me Italinë.
Do'stlaringiz bilan baham: |