Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet181/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   177   178   179   180   181   182   183   184   ...   352

Njoftimi i Prokurorisë Mat:

Prokuroria e Matit kërkon dënimin me 18 vjet burgim për 7 persona, të cilët në momentin e kryerjes së veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Fallsifikimit të dokumentave” kanë qenë në funksionin e kryetarit dhe zyrtarëve të komunës Lis, në Burrel.

Kryetari i komunës Lis, i cili ka mbajtur këtë funksion deri në shkrirjen e komunave, Agim Selita, si edhe 6 persona të tjerë, akuzohen nga Prokuroria e Matit se, me veprimet e tyre, i kanë sjellë shtetit një dëm në vlerën e rreth 10 milionë lekëve të reja.

Nga hetimi i Prokurorisë, i cili ka nisur pas kallëzimit të bërë nga ana e disa shtetasve, kanë rezultuar, në mënyrë të përmbledhur, këto lloj shkeljesh:

Janë kryer pagesa për shërbime publike, të cilat janë tërësisht fiktive dhe nuk ka asnjë punë të kryer

Janë kryer pagesa për shërbime të brendshme të komunës, të cilat janë tërësisht fiktive dhe nuk është marrë asnjë shërbim për paratë e shpenzuara

Është kryer një procedurë prokurimi publik për blerjen e rreth 160 tonerave bojë printeri, ndërkohë që komuna nuk ka printera

I është shitur makina e komunës tip Land Rover, me vlerë 1.8 milionë lekë kryetarit të komunës, i cili e ka blerë me vlerë 125 mijë lekë (pra, rreth 1.6 milion lekë më lirë se sa vlera reale).

Në përfundim të gjykimit, për shkeljet e konstatuara si më sipër, Prokuroria e Matit kërkon dënimin për të pandehurit, si më poshtë;

Agim Selita, Kryetar i Komunës Lis, Mat, të dënohet me 4 vjet burgim dhe 5 vjet heqje të të drejtës për ushtrim të funksioneve publike

Dritan Farrici, zyrtar i komunës, të dënohet me 5 vjet burgim dhe 5 vjet heqje të të drejtës për ushtrim të funksioneve publike

Liljana Aliaj, zyrtare e komunës, të dënohet me 2 vjet e 6 burgim dhe 5 vjet heqje të të drejtës për ushtrim të funksioneve publike

Dashamir Panxha, zyrtar i komunës, të dënohet me 2 vjet burgim dhe 5 vjet heqje të të drejtës për ushtrim të funksioneve publike

Hismet Barhani, zyrtar i komunës, të dënohet me 2 vjet burgim dhe 5 vjet heqje të të drejtës për ushtrim të funksioneve publike

Qemal Marqeshi, zyrtar i komunës, të dënohet me 2 vjet burgim dhe 5 vjet heqje të të drejtës për ushtrim të funksioneve publike

Ismail Brahimetaj, zyrtar i komunës, të dënohet me 1 vit burgim



Video/ Itali, arrestohet miku i Eno Bedallit i vrarë në masakrën e Elbasanit
Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Torino. Saimir Serjani është kapur duke lëvizur me makinën e tij “Peugeot 3007”, ndërsa gjatë kontrollit i janë gjetur 600 gr kokainë. Pas kontrollit në banesën e tij policia ka gjetur 108 mijë euro, një makinë numërim të kartmonedhave, karta telefoni si dhe materiale të tjera.

Policia gjithashtu ka sekuestruar edhe dy automjetet e tjera të shqiptarit, një “Audi A5 3.0 TDI” dhe një “Smart Fortwo”.

Nga hetimet e policisë rezulton se 36-vjeçari Saimir Serjani është një nga shpërndarësit më të mëdhenj të kokainës në zonë.

Saimir Serjani sipas policisë italiane rezultonte të ishte furnizuesi i grupit të kokainës të kapur me 7 qershor të vitit 2013, mes të cilëve ishte dhe Eno Bedalli i vrarë në masakrën e 3 Shkurtit, ku u qëllua në lokalin e fisit Capja në Elbasan. Nga 31 të arrestuarit, 14 prej tyre janë shqiptarë dhe rreth 2.5 kg kokainë është sekuestruar.

Droga vinte nga Holanda dhe hynte në Itali nëpërmjet kufirit të veriut. Më pas lënda narkotike, e llojit kokainë, tregtohej në Asti, Udine, Brescia, Savona, Xhenova, Piza, Parma dhe Milano.

Mësohet se tregu i kokainës kishte si qendër Holandën, por që shpërndahej nëpërmjet ndërmjetësuesve shqiptarë, edhe në Gjermani, Belgjikë dhe në Britaninë e Madhe./Tv Klan/



Pajisja përgjuese e policisë e paligjshme edhe në Itali
Prokuroria e Tiranës është vënë në kërkim të pajisjes së përgjimit, që dyshohet se e disponon pa leje Policia e Shtetit. Burimet thonë se me nisjen e hetimeve për këtë fakt, prokuroria me ndihmën e shërbimit sekret ka zbuluar se kjo pajisje ka ardhur në Shqipëri rreth 6 muaj më parë. Ku një kompani italiane, ka kërkuar të demonstrojë pajisjen e shpikur prej tyre.

Mësohet se demonstrimi është bërë në prani të zyrtarëve të lartë të policisë në Akademinë e Rendit ku më pas mendohet se policia e shtetit e ka blerë, me argumentimin se do të përdoret për trajnimin e oficerëve.

Por, zyrtarisht nga policia thonë se pajisja është e Interforcës italiane në Shqipëri dhe po shfrytëzohet për trajnime.

Ndërkohë sipas prokurorisë, kjo pajisje dhe programet e saj të shpikura nga kompania italiane, nuk janë ligjëruar në shtetit fqinj.

Edhe pse janë siguruar këto të dhëna, prokuroria thotë se ende nuk është sekuestruar kjo pajisje që mendohet se ndodhet në ambientet e Akademisë së Rendit./abcnews/


Video/ Bomba molotov mes protuestuesve francezë dhe policisë
Protesta të dhunshme në Francë, kundër reformave. Protestuesit në Rennes janë përleshur me policinë dhe kanë hedhur bomba molotov.

Policia ka reaguar me gaz lotesjelles. Protestat kanë nisur që në fundin e marsit.

Ato nisën kundër reformës së re, e vendosur nga Ministria e Punës, të cilët kanë vendosur t’i reduktojnë bonuset e punëtorëve jashtë orarit të punës.

Foto/ Me këto mjete, dy gra vodhën 12 mijë euro nga bankomatet
Duket e pabesueshme, por është e vërteta. Vetëm me këto mjete, dy gra kanë arritur të marrin nga bankomate të ndryshme 12.400 Euro.

Ngjarja ka ndodhur në Greqi dhe autore janë dy 40-vjeçare nga Rumania. Ato u arrestuan në Pangrati pas një hetimi të policisë greke.

Është arritur në përfundimin që dy gratë rumune kanë kryer 104 vjedhje nga bankomatet.

Balili fluturoi për në Hanoi: Ja kush po e pret në Kubë
“Edvin Shullazi përcjell Edeskobar-in me nderime shtetërore drejt Hanoit me destinacion Kubën!

Të dashur miq, Edvin Shullazi, pas zbulimit nga autoritetet greke dhe amerikane të Edeskobarit, mikut të ngushtë të Edi Ramës dhe sivlla Kokëdhimës, njoftoi shqiptarët nëpërmjet Saje qorrit se prej kohësh policia shqiptare po bënte hetime rreth grupit në fjalë.

Me këtë dizinformim të Saje qorrit, me të cilin Rama kërkonte të mashtronte opinionin publik brenda dhe jashtë vendit për lidhjet e tij dhe sivlla Kokëdhimës direkte me Edeskobar-in, pardje, Rama përcolli me “nderime” shtetërore, pa e regjistruar në sistemin TIMS, Edeskobar-in drejt Kubës, drejtim në të cilin nisën edhe Arben Frrokun, por që ky nuk zbatoi porosinë dhe u kthye në Hollandë, në vendin e krimit ku dhe e arrestuan.

Edeskobar, thanë burime të informuara mirë, është nisur për në Hanoi nga do të kalojë direkt për në Kubë. Në ishullin e Karaibeve ai do të jetë nën mbrojtjen dhe kujdesin e Genti Xhixhës.

Vetëm 24 orë pas largimit me nderime shtetërore të Edeskobar-it nga Shqipëria dhe 72 orë pas denoncimit nga unë të lidhjeve të tij me Ramën dhe sivlla Kokëdhimën ky i fundit reagoi ndaj akuzave të mia duke ja faturuar Edeskobar-in Metës, që është në Washington.

Madje në reagimin e tyre të trashë, sivllezërit shkuan aq larg saqë deklaruan se unë gjoja paskërkam bërë fjale për një Hotel që ai paskërka me Ilir Metën. Lidhur me sa me sipër deklaroj sa vijon:

- Edeskobari ka patur lidhje shumë të ngushta me Ramën dhe sivlla Kokëdhimën, dhe për këto ka fakte të pakundërshtueshme!

- Edeskobari mund të jetë edhe vëlla me Ilir Metën por se ai ishte prej kohesh në hetim nga policia shqiptare nuk e tha Edmond Panariti por e tha Saje qorri.

- Edeskobari mund të njeri i afërt me Ilir Metën por me nderime shtetërore e përcolli për në Kubë Edi Rama nëpërmjet Saje qorrit dhe jo Ylli Manjanit apo Petrit Vasilit.

Së fundi, reagimi i vonuar ndaj akuzave të mia, vetëm pas largimit të Edeskobarit nga Shqipëria, të sivlla Kokëdhimës dëshmon se ata nuk guxuan ta shesin atë tek Meta sa kohë ai ishte në Shqipëri!”,- shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.



Foto/ Mbrëmja “ters” e maturës, 10 adoleshentëve u digjet limuzina me qira
Një grup të rinjsh në Massachusetts (SHBA) u detyruan të braktisnin limuzinën me të cilët po udhëtonin për në mbrëmjen e maturës këtë të premte, pasi mjeti u përfshi nga flakët.

Një grup prej 10 adoleshentësh nga Natick, një qytezë rreth 20 milje në perëndim të Bostonit, sapo kishin nisur udhëtimin me limuzinën e marrë me qira, kur ajo u mbush me tym.

Pas kësaj, adoleshentët braktisën automjetin që brenda disa minutave u përfshi nga flakët.

Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje duke shuar flakët, ndërsa policia njoftoi se adoleshentët nuk u lënduan, raportojnë mediat amerikane.


Mburoja antiraketore në Rumani, Putin: Do të neutralizojmë kërcënimet amerikane

Aktivizimi i mburojës antiraketore në Europë nga Shtetet e Bashkuara përbën një garë të re armatimi, ka bërë të ditur Presidenti rus Vladimir Putin këtë të premte, duke u angazhuar se do të rishikojë buxhetin e shpenzimeve të mbrojtjes për të neutralizuar “kërcënimet e lindur rishtazi” ndaj Rusisë.


Shtetet e Bashkuara publikuan një ditë më parë planin për aktivizimin e bazës së periudhës sovjetike antiraketore në Rumani, duke e argumentuar se ky veprim ndiqej si pasojë embrojtjes kundër raketave të Iranit apo të shteteve të tjera të papërgjegjshme.

Por duke iu drejtuar zyrtarëve më të lartë të Mbrojtjes dhe të industrisë së armatimeve, Putin tha se, sistemi nuk ka qëllim tjetër veçse të sfumojnë arsenalin bërthamor rus.

“Ky nuk është një sistem mbrojtjeje, por është pjesë e potencialit strategjik bërthamor të Shteteve të Bashkuara të sjellë deri në periferi. Në këtë rast, Europa Lindore është thjesht një periferi e planeve strategjike amerikane”,- tha Putin.

“Deri më sot, ata që kanë ndërmarrë vendime të këtilla kanë jetuar në qetësi dhe siguri. Por, teksa të tilla elemente të mbrojtjes nga raketat balistike janë sjellë deri në këtë pikë, ne jemi të detyruar të mendojmë sesi të neutralizojmë kërcënimet në rritje ndaj Federatës Ruse”,- tha ai.

Ai shtoi se, shoqëruar dërgimin në Mesdhe të luftanijeve amerikane që mbajnë raketa “Aegis” dhe elementë të tjerë antiraketorë në Poloni, baza në Rumani ishte “thjesht një tjetër hap për të kërcënuar sigurinë ndërkombëtare dhe për të rinisur një tjetër garë armatimi”.

Rusia gjithsesi, – garantoi Putin, – nuk do të përfshihet në këtë garë. Por, ajo do të vazhdojë armatosjen e ushtrisë dhe marinës së saj dhe të shpenzojë të gjitha fondet e miratuara në këtë fushë, në mënyrë që “ruhet balanca aktuale e forcave strategjike”.

Zëvendëssekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Work deklaroi gjatë së enjtes se mburoja antiraketore nuk do të përdorej kundër ndonjë kërcënimi të ardhshëm raketor rus. Frank Rose, zëvendësndihmës i Sekretarit të Shtetit për kontrollin e armëve, paralajmëroi gjatë kësaj kohe se raketat balistike të Iranit mund të godasin edhe pjesë të Europës, përfshi Rumaninë.

Ndërkohë, Putin i është kundërpërgjigjur duke thënë se, perspektiva e një kërcënimi bërthamor nga Irani nuk duhet të merret më në konsideratë, pasi një gjë e tillë po përdoret nga Uashingtoni si një shfajësim për të zhvilluar mburojat e saj antiraketore në Europë.


Hezbollahu akuzon grupet ekstremiste në Siri për vrasjen e Badreddines
Hezbollahu shiit libanez akuzoi sot grupet e ashtuquajtura tekfirij si përgjegjësit kryesorë të vrasjes në Siri të kryekomandantit ushtarak, Mustafa Badreddine, duke iu referuar grupeve xhihadiste ose islamike radikale sunite.

“Rezultatet e hetimit nxorën në pah se shpërthimi i cili kishte si objektiv një prej pozicioneve tona në afërsi të aeroportit ndërkombëtar të Damaskut ku mbeti i vrarë komandanti Mustafa Badreddine erdhi si pasojë e një sulmi me artileri të kryesuar nga grupet tekfiriste të pranishëm në zonë”,- bëri të ditur në një deklaratë partia më e rëndësishme e armatosur, e cila lufton kundër rebelëve dhe xhihadistëve përkrah trupave të regjimit sirian.

Asnjë grup rebel ose xhihadist nuk është kundërpërgjigjur pas njoftimit të djeshëm nga ana e Hezbollahut të vdekjes së Badreddines.

“Rezultatet e hetimit përforcojnë vendosmërinë dhe vullnetin tonë për vazhdimin e luftimeve kundër bandave kriminale duke shënuar fitoren ndaj tyre. Kjo ishte dëshira dhe shpresa e Badreddines”,- saktësoi deklarata e Hezbollahut e publikuar 24 orë pas njoftimit të vdekjes së komandantit ushtarak.



Shpëtoi “Eskobari”? Policia greke nuk nxorri urdhërarrest
Datën 9 maj mban urdhëri i shoqërimit prej 20 faqesh që ka siguruar Top Channel, i lëshuar nga Drejtoria e Policisë së Athinës ndaj prokurorisë për 15 të arrestuarit, anëtarë të një prej rrjeteve më të mëdha të trafikantëve të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Greqi e më pas në vendet e Europës, i drejtuar dhe financuar nga i ashtuquajturi “baroni i Ballkanit”, Klement Balili.

Sipas dokumentit, 15 personat, prej të cilëve 3 shtetasit shqiptarë Petro Dalanaj, Kleanthi Palaj, të dy peshkatarë në Sarandë; dhe Stefan Zoto, shofer nga Himara, akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Me të njëjtën akuzë në të njëjtin urdhër shoqërimi akuzohen edhe katër të tjerë, dy prej tyre të ashtuquajturat shtyllat e këtij rrjeti, Dhimitër Poti, me banim në Bruksel dhe Klemend Balili, banor në Sarandë, emri i të cilit përmendet si organizator, por edhe si financier i grupit.

Ndërsa urdhëri i arrestit kombëtar për Balilin ka ditë që ka dalë, urdhëri ndërkombëtar është vonuar aq shumë sa atij i është mundësuar koha e duhur që të zhduket e të mos arrestohet.

Gjithashtu, pikëpyetje janë ngritur për faktin se, ndërsa për Dhimitër Potin në Belgjikë janë kryer konfiskime dhe bllokime të depozitave bankare, për Balilin ende nuk ka asnjë informacion as për pasuritë e tij në Greqi apo Shqipëri, as për llogari bankare dhe as nëse ato janë konfiskuar apo bllokuar.

Policia greke zbardhi skemën e trafikut, sipas të cilit Balili ishte i ngarkuar me rolin e financuesit dhe transportin e drogës nga Shqipëria në Greqi, me bashkëpunëtor Jorgo Alifanti, që merrte në dorëzim ngarkesën dhe gjente shoferë për ngarkesat në Europë, si dhe specialistë për të krijuar në kamionët që përdornin xhepa të posaçëm për të fshehur lëndët narkotike.

Dhimitër Poti dhe Aleksakis Thomas organizonin rrjetin në Europë, ose për të depozituar përkohësisht sasitë e drogës ose për t’i shitur atje.

Rrjetin e furnizonte me kamionë kreu i grupit për Greqinë, Ksenofon Anagnostopoulos, nëpërmjet kompanisë Monoprosopi EPE në Kapandriti. Ai gjente ngarkesa të ligjshme për të mbuluar trafikimin e drogës./TCh/


Video/ Xhesika Ndoj veprime provokative në makinë me një të panjohur
Këngëtarja Xhesika Ndoj, ka publikuar një video në profilin e saj në Instagram, ku duket se është duke u argëtuar në ritmet e këngës së saj.

Ndoj është shfaqur si gjithnjë mjaft provokuese në këtë video.

E mëgjithatë pyetja që i ka lindur ndjekësve të saj është: Kush po i jep makinës, ndërkohë që Ndoj bën videon.

Fotolajm/ Xhelal Mziu bëhet ambientalist, ja ku ka shkuar...

Xhelal Mziu nuk është vetëm një kryebashkiak dhe një politikan i përfolur dhe i sulmuar nga qeveria. Ai tregon se ka edhe hobi të tjera në jetë si psh. kur tregon pasionin e tij të fshehtë... për natyrën.

Më një grup të rinjsh demokrat me gjasë nga Kamza, ai ka vizituar një prej vendeve më të bukur të vendit, ujëvarat e Gramshit.

Që prej andej, mziu ka sjellë një mesazh për të gjithë politikanët dhe qeveritarët aktual, të cilët shumë prej këtyre vendeve fantastik i kanë dhënë leje dhe licenca për HEC-e lokale.

“Ujvara Sotir Gramsh! EXPEDIT grup demokrat!”,- është dicitura që shoqëron këtë fotogaleri të kryebashkiakut të Kamzës, Mziu.
PS-LSI, sherri i shtirur për kriminelët e tyre

Nga Andi bushati

Partia Socialiste dhe LSI janë ngërthyer në një sherrnajë fallco lidhur me përkatësinë partiake të kriminelëve të zbuluar së fundi. Të gjitha bateritë e propogandës së tyre janë vënë në punë për ti faturuar njëri - tjetrit personazhet që këtej e tutje do të jenë subjekte të drejtësisë.

Kështu, pas disa akuzave, ish deputeti i jugut Koço Kokëdhima, nxitoi të shpallë se klani familjar i “Eskobarit të Ballkanit” i përket LSI-së. Ai deklaroi se ish shefin e transporteve të Sarandës, tashmë në kërkim, e kanë vendosur në punë se njerëzit e Ilir Metës dhe se familjarët e tij i përkasin të gjithë, që nga kryetari i bashkisë së Delvinës e deri tek kordinatorët lokalë, Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Zërit publik të Kokëdhimës i shtohen edhe disa zëra periferikë të socialistëve të provincës. Sipas tyre klani i madh i Balilëve që dikur kishin qenë mbështetës të PD-së, ishin të vetmit që me anë të forcës së muskujve dhe pushtetit të parave, bënë të mundur rrënjosjen e Ilir Metës në jug. Nga një parti që më parë nuk i kalonte 150 votat, LSI arriti të bëhet forcë e parë në Delvinë me një rezultat befasues.

Krejt i njëllojtë me socialistët është reagimi i LSI-tëve për skandalin e ndodhur në Dibër. Deputeti i kësaj partie, Përparim Spahiu, jo vetëm e dënoi aktin e kryebashkiakut brekëgrisur të zonës së tij, por ai shkoi edhe më tej. Duke mos u mjaftuar me shkarkimin e Shukriut, ai e vuri gishtin drejtpërdrejt mbi Edi Ramën, jo vetëm duke ia faturuar atij Don Zhuanin nga Dibra, por edhe duke i bërë apel që ti kërkojë falje asaj zone së cilës i imponoi në drejtim atë njeri.

Edhe në këtë rast sinjali që vjen nga LSI-a është i qartë: mëkatari nuk është i yni, por i socialistëve.

Duke parë këtë lojë kukamëshefti, me akuza për njëri –tjetrin, ku në mënyrë të turpshme është përfshirë edhe PD-ja e cila nuk ka më, mesaduket, as guximin dhe as financat që të sulmojë LSI-në, të ngjan sikur në mes dy forcave të majta po zhvillohet beteja e radhës.

Të bindura që pushteti po diskreditohet në mënyrë marramendëse nga prodhimi i ngjarjeve kriminale, të dy partitë e koalicionit po mundohen të bëjnë minimalen: ti’a faturojnë ato njëra -tjetrës.

Por, e gjitha kjo nuk është veçse një iluzion. Një sherr i rremë për ti hedhur hi syve publikut. Një tentativë e kotë për tu fshehur pas gishtit.

Spektakli me akuza të ndërsjellta i dy partive qeverisëse, i ngjan në fakt sherrit banal të dy hajdutëve, që pasi kanë vjedhur një bankë, grinden se kush ka më shumë apo më pak merita, për shkallmimin e kasafortave në saj.

Dhe ashtu si këta banditë që harrojnë për një çast se të dy bashkë kanë vjedhur paratë e njerzve, ashtu edhe PS e LSI anashkalojnë faktin se pavarësisht nga ngjyra, janë ata sëbashku që na i kanë servirur kriminelët në pushtet.

Tashmë ky koalicion është i pandashëm në të keqen që po i bën shqiptarëve, prandaj dhe sherri banal nëse keqbërësi i radhës, qoftë ky vrasës apo gjobaxhi, baron droge apo manjak seksual, pra beteja nëse ai është i ngjyer me të kuq apo me mavi, nuk ka pikë rëndësie.

Ai mund të kish qenë i vlefshëm në fillim të mandatit.

LSI mund të distancohej nga PS, kur kësaj partie filluan ti kapen deputetët e parë kriminelë.

Rama mund ta kishte fatin të shkëputej nga Meta, atëhere kur publiku e morri vesh se raste si ai i shefes së arsimit të Lushnjes, apo metoda si ato të aferës DIA- ÇEZ nuk ishin episodike.

Por, në të kundërt, dëshira për të vazhduar grabitjen dhe ankthi se mos humbasin pushtetin, i mbajti ata të lidhur në mëkat.

Tani, pas tre vitesh në qeverisje, dhe mbështetjes së krimeve të njëri - tjetrit, ata janë thjeshtë pjesë e së njëjtës bandë.

Prandaj konflikti i shtirur i shpërthyer së fundi: se krimineli i radhës i përket aleatit është i kotë. Ai nuk bind më askënd./Lapsi.al/



Çudira nga Superliga, Ballshi zmadhon portën, portieri i Tërbunit shënon gol
Nuk mund të kalonin pa ndonjë ngjarje të veçantë, ndeshjet e kampionatit shqiptar për këtë javë. Nëse nuk ka dhunë është e sigurt që do të ketë çudira.

Ndeshja ndërmjet Bylisit dhe Flamurtarit mori një rëndësi të veçantë për faktin se të dy ekipet kërkojnë pikë mbijetese për t’iu larguar zonës së rrezikut për rënien nga kategoria, por pak minuta para se të fillonte ndeshja, portieri i Flamurtarit zbuloi një detaj të pazakontë në portën e tij.

Ai dyshoi se porta ishte më e lartë se zakonisht. Zyrtarët e ndeshjes bënë verifikimin dhe rezultoi se porta ishte zmadhuar me 10 centimetra.

Ndërkohë portieri i Tërbunit realizoi golin e avantazhit për skuadrën e tij pas një gjuajtje nga porta në portë.

Ai e goditi fort topin aq fort saqë e çoi në portën kundërshtare, duke shënuar gol, i ndihmuar edhe nga rrëshqitja e portierit të Kukësit.

Foto/ Tatuazhet e çmendura, “Doggy style”, “Seks oral”, dhe “c*ca me sy”
Në rrjetin social Imgur është bërë një përmbledhje me disa prej tatuazheve më të shëmtuara që mund të jenë bërë ndonjëherë.

Një femër që ka bërë tatuazh sy mbi gjoks, një tjetër që ka bërë tatuazh një çift duke bërë seks oral apo “doggy style”.

E sigurtë që shumica e tyre janë penduar si dreqi tashmë për tatuazhet që kanë bërë…
Fotolajm/ “Kaubojsi” Ndocaj në SHBA... dhe një bishë e verdhë
Duke qënë se është mjaft aktiv në rrjetet sociale, deputeti “Kaubojs” Eduart Ndocaj, ka mundur që të ndajë me publikun ecurinë e takimeve të tij zyrtare dhe private në SHBA.

Sot ai ka sjellë disa foto mjaftë interesante nga Shtetet e Bashkuara, por ajo që spikat më tepër është shëtitja e tij me një kamionçinë të verdhë amerikane.

Makinë e cila përdoret gjerësisht nga fermerët amerikanë. Por mos ndoshta “Kaubojsi” do që ta blejë këtë “bishë”, si një trofe nga SHBA-të.
Foto/ Marina Fara: Përse më tërheqin futbollistët e kombëtares...
Me format e një kukulle, ajo është shndërruar në modelin që po ndiqet nga vajzat në rrjetet sociale, pasi gjithmonë ka një foto ku prezanton look-n dhe stilin e jetës që bën. Marina Fara është vajza e vetme e këngëtares Eli Fara, e cila ndryshe nga nëna e saj, që njihet në skenë, ajo komentohet për protagonizmin e saj në rrjetet sociale.

Edhe pse në jetë është larg botës së spektaklit, pasi ushtron profesionin e juristes, ka arritur të bëjë për vete shumë fansa.

Në një intervistë për gazetën “Panorama” ajo flet për pikën e fortë për të qenë tërheqëse dhe me famë pa nevojën e ekranit, dhe sa përputhen tek ajo jeta virtuale me atë reale.

“Nuk do ta përkufizoja si një pikë të fortë, thjesht mundohem të ndaj me ndjekësit e mi, si çdo vajzë tjetër në rrjetet sociale, fotot e mia dhe pse jo ndonjëherë dhe gjendjen emocionale në të cilën ndodhem”,- thotë ajo.

Para pak kohësh bënë bujë fotot e saj pranë futbollistëve të Kombëtares.

Për këtë ajo thotë: “Vazhdoj të jem shtetase shqiptare dhe, si për çdonjërin prej nesh, Kombëtarja e futbollit është krenari. Si çdo bashkëkombës tjetër, ashtu edhe unë e kam për kënaqësi të kem një foto me ta. Mendoj që ajo foto nuk përbën lajm për ta komentuar më tej”.


E rrallë në Superligë/ Portieri i Pukës i shënon Kukësit nga porta në portë
Një gol i rrallë u shënua në ndeshjen Tërbuni – Kukësi të kësaj të shtune. Portieri Kuka i pukjanëve realizoi golin e avantazhit në minutën e 10’ të pjesës së parë, pas një gjuajtje nga porta në portë.

Portieri i vendasve goditi fort topin duke e çuar në portën kundërshtare. Ai u ndihmua edhe nga rrëshqitja e gardianit të Kukësit duke bërë që sfera të përfundojë në rrjetë.

Të gjitha takimet ishin parashikuar të fillonin në orën 17:30, por një gabim me fanellat bëri që të shtyhej ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë.

Ngjyra e getave të Vllaznisë ngjasonte me ato të Tiranës. Ndeshja filloi me 10-11 minuta vonesë në “Selman Stermasi”.



Foto+16/ Ja “lepurushja” superseksi e “Playboy” për 2016-n
Lepurushja më seksi e “Playboy”-t për vitin 2016 është Eugena Washington, e treta vajzë me ngjyrë që merr këtë çmim, e që ndryshe nga të tjerat përpara saj, u prezantua goxha më e veshur.

Modelja e kthyer në aktore kishte një mesazh për të përcjellë.

“Dua t’iu them vajzave që të kenë besim në vetvete. Dua t’u them të besojnë te magjia e tyre, të përqafojnë çdo pjesë të personalitetit të vet, të individualitetit të tyre, e të bëjnë çfarëdo lloj gjëje që duan të bëjnë, sepse bota ka nevojë të dëgjojë për to”,- tha Eugena Washington, modele.
Foto/ Po patë këtë sot... nuk do të doni të shikoni një femër tjetër
Femrat bukura shqiptare janë të shumta, por gjithsesi vështirë ndonjëra prej tyre do të mudn të konkurronte me këtë bukuroshe, e cila të lë pa fjalë.

Bëhet fjalë për supermodelen britanike, Charlotte McKinney, të cilës meshkujt nuk munden t’i rezistojnë.

Charlotte në një foto të fundit me bikini ka treguar se ka një trup perfekt me të pasme bombastike dhe gjoks të pabesueshëm, krahas faktit se është prej bjondeve më të bukura në planet.


Vërtet mendon Saliu se e mund Amerikën...?”


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   177   178   179   180   181   182   183   184   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish