Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet189/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   185   186   187   188   189   190   191   192   ...   352

Nga Prof. Sazan Guri
Shqipëria, një vend ku 70% e territorit është mal, dhe ajo që ngelet është kodra, tokë e rrëshqitur, tokë nën erosion, dhe ajo që mbetet është tokë urbane. Në total, vendit tonë i ngelet 10% tokë buke, gjysma e së cilës po gllabërohet nga biznesomania e hec-eve.

Në këtë vorbull është futur hec-i i Poçemit, që para se të prodhojë energji, do nxjerri nga faqja e dhèut, dhèun historik të trevës Kut, Çorush, etj. Por, a ka nevojë Shqipëria apo mallakastrioti për Hec-in në Poçem? Aspak. Le të fillojmë.

Na u tha se Shqipëria vuan humbjet e mëdha në rrjet për shkak të vjedhjeve dhe largësisë nga hec-et e Drinit. Po tashmë që ndërtuan linjat e interkonjuksionit, pse ende vuajmë? Po tashmë që kemi një institucion që rikuperon humbjet-vjedhje me mekanizmat e propaganduara.

Po tashmë që dimë se 76% e sistemeve ujore të lumit që kalon në Poçem (Vjose) rrëmbehet në burim nga shteti fqinj. Po tashmë që kemi një hec të lënë patall në pjesën më lart Pocemit, siç është Kalivaçi i pakall. Po tashmë që i ngritëm tre hec-e në Lengaricë, ku sakrifikuam zonë të mbrojtur, të kaluarën, zanafillë të njeriut parak (nëpër shpella) shqiptarë dhe europian.

Atëherë, nëse ne marim 76% të ujit të grabitur në burim, nëse ne rehabilitojmë vjedhjet në rrjet, nëse kemi forcuar linjën e interkonjuksionit me 400 kV apo dhjetëra linja me 220kV, apo qindra nën stacione të rinj apo mijëra ushqyesa (feeder), nëse do të marim energji nga tre Hec-et në Lengaricë, nëse do të marrim energji prej 40MW nga Kalivaci, a më thoni dot ju të dashur politikanë dhe vendimmarrës, pse na duhet Hec-i në Poçem?

A na thoni dot pse kjo babëzi, aq sa edhe lartësinë e digës prej 23 metra e parashikuar më parë, sot e kërkoni 28 metra, që do të thotë mijëra hektarë më shumë tokë me frut e mbytur apo që ikën për lesh. Kuptojmë që Hec-et në Vjosë mund të ndërtohen në rrjedhjen e sipërme të saj, duke filluar nga Ḉarshova deri në Kalivaç që s’janë pak, por mbi 12-13 Hec-e që sigurojnë një energji të tërë së bashku deri në Kalivac përmbi 350MW.

Na detyruat të pranonim Hec-et në Lengaricë, se gjoja kishin filluar punimet dhe nuk ka kthim prapa. Po tani që nuk ka asnjë metër kub punim, çfarë kini që nuk dëgjoni edhe kur jeni gabim. Përse duhet menduar, duke filluar nga Poçemi dhe në drejtim të rrjedhjes poshtë të lumit Vjosë, edhe për 12 Hec-e të tjera, duke bërë që të përmbyten me mijëra hektarë fushë buke të bonitetit të kategorisë së parë?

Si mund të ndërtohet një rezervuar gjigant në Poçem, ku shtresa zhavorore që ushqen ujin e Vjosës apo që mund të thithë ujin e rezervuarit të Poçemit është mbi 45 metra e trashë, që do sjellë kufinjtë e pamundësisë së shpenzimeve për perdëzimin e tabanit të shtresës ujore të rezervuarit.

Po kujt i duhet kjo energji? Sot në kushte tregu dhe globalizimi, energjia blihet në bursë. Prodhon apo s’prodhon banane ky vend, nuk rri pa patur banane, apo nuk rri pa i gjetur e siguruar ato për qytetatët e vet. Kështu është edhe energjia që mund ta blesh kudo e mund ta shesës kudo. Nuk është se, meqënëse e prodhojmë vetë, edhe do të përfitojmë në uljet e kostove të çmimit të saj.

A përfitoi populli shqiptar pse naftë dhe kromin e prodhon në tokën e vet nga kompanitë koncensionare vendase apo të huaja. Përkundrazi, i blen këto produkte më shtrenjt se shtetet e tjera. E kuptoni apo jo, o popull. Ku i vetmi përfitim është një taksë minerare, pothuajse qesharake, me ç’ka ofrojmë si burime natyrore apo me dëme që sjellin në mjedis apo në shëndetin e qytetarëve.

Kështu është edhe energjia që do të prodhohet nga Hec-i në Poçem e ato poshtë tij, ku për pesë të punësuar që kërkon një Hec do të zhduken tokat e bukës, jetesa e mijëra njerëzve, historia mijëra vjeçare e kësaj zone, dhe për çfarë? T’ju japësh energji alternative apo të diversifikuar shteteve përreth. Dhe e dini pse?

Sepse shtetet fqinjë, si Italia dhe Greqia, mbasi kanë lidhur me shtetin Shqiptar një kontratë për prodhim energjie të gjelbërt (green energy), që të kompensojnë energjinë e tyre të kafe të prodhuar në vendet përkatëse (brown energy), ku për këtë lloj kontrate, ata marin burime financiare pa fund nga KE.

Pra, ata të jenë në rregull me lumenjt e tyre, ndërsa lumenjt tanë dinamik të kthehen në ujëra statik, dhe kur? Në një kohë që SHBA kanë mbyllur deri më sot më shumë se 1000 diga. Ndaj dhe themi se dikur na pushtonin me ushtarë, sot na kolonizojnë me tregtarë. Ndaj ne duhet t’iu përgjigjemi, si dikur me ushta e ushtarë, veçse me ndryshimin, sot, me ligje e dijetarë.

S’na ngelet gjë tjetër, veçse të themi të dashur qytetarë, se dikur të pushtuar ushtarakisht, sot të pushtuar ekonomikisht. Dikur nga marrëzia e të tjerëve, sot nga marrëzia e vetvetes. Ndaj është e pafalshme të dorëzosh tokat e bukës, apo të heqësh dritën e syve të tu e të çosh dritë për energji e fitim të tjerëve.

Në fund të fundit nuk është vepër publike, por një biznes, ku fiton kompania dhe disa të fortë të vendit. Ndaj do të bënim thirrje që lumi i Vjosës të shpallet zonë e mbrojtur e kategorisë së III – Monument Natyror.
Përgjimet, Basha: Tahiri e Çako të largohen, t’i hapur rrugë hetimit
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri dhe të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako për t’i hapur rrugë hetimit për skandalin e përgjimeve nga ana e policisë.

Këtë deklaratë, Basha e bëri para selisë së PD, pasi u pyet nga gazetarët në lidhje me këtë çështje.

“Largimi i Tahirit dhe i drejtuesve të lartë të policisë është parakusht për hetimin e Prokurorisë”,- tha kreu i demokratëve.

Lulzim Basha përsëriti disa herë kërkesën që ministri Tahiri dhe drejtuesit e policisë të largohen nga detyra, në mënyrë që t’i hapet rrugë Prokurorisë të bëjë një hetim të qartë për pajisjen ilegale të policisë.

Lidhur me këtë skandal, sot në Komisionin e Sigurisë Kombëtare raportuan ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, kreu i SHISH, Visho Ajazi dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Michele Grillo, italiani i punëve të pista të Tahirit”
Në korrikun e vitit 2015, Michele Grillo, shefi i misionit të Interforcës italiane në Tiranë, udhëtoi bashkë me drejtorin e Policisë Haki Çako e të tjerë me një avion mbi Jugun e vendit.

Avioni ishte i pajisur me disa radarë specialë që diktonin mbjelljet me kanabis. Ishte një udhëtim sa për shfaqje, për të dhënë mesazhin se situatën e kemi nën kontroll.

Por nuk vonoi shumë dhe në Shtator të 2015 në Itali autoritetet italiane kapën një avion të vogël me 400 kg kanabis në një pistë sportive.

Ngjarja bëri bujë dhe të arrestuarit ishin një qytetar italian dhe një shqiptar.

Reagimi ishte i menjëhershëm dhe droga u dyshua si e ardhur nga Shqipëria. Por në kulmin e presionit mbi një trafik droge me avionë dhe vetëm 2 muaj pas aksionit me radarë, Shefi i Interforcës në Tiranë Michele Grillo, doli në “Top-Channel” dhe deklaroi se, avioni nuk ishte ngarkuar në Shqipëri por kishte bërë lëvizje vetëm brenda Italisë.

Por Grillo u përgënjeshtrua nga Guardia di Finanza dhe policia e shtetit italian, e cila në komunikatën zyrtare shkruante se, sasia e drogës ishte ngarkuar në Shqipëri dhe komunikata qartësonte se avioni kryente transportin nga Shqipëria drejt Italisë.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, publikoi komunikatën zyrtare të policisë italiane dhe përgënjeshtroi publikisht Grillon.

Ky ishte rasti i parë kur u pa qartësisht se Shefi i Interforcës Michele Grillo, ishte përfshirë në lojë politikë në krahë të ministrit Tahiri, duke deformuar faktet dhe duke mashtruar publikisht për të fshehur implikimin e palës shqiptare në trafikun e drogës.

Ishte interesante se si Grillo kurdisi një spektakël në korrik, gjasme për të identifikuar me radarë parcelat e kanabisit, ndërsa në Shtator u implikua në një skenar politiko-mediatik për të fshehur trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë me avionë.

Por emri i Grilos ka dalë së fundmi dhe në skandalin e përgjimeve. Ai është italiani që dyshohet si personi kyç që ka mundësuar pazarin e sigurimit të një aparature të sofistikuar përgjimi, madje dyshohet se ai është dhe personi që ka mundësuar futjen e saj në Shqipëri nëpërmjet logjistikës së Interforcës.

Nuk është e qartë nëse implikimet e Grillos janë vetjake apo nëse kanë prapavijë shtetërore nga Italia.

Por tashmë janë bërë dy raste ku del emri i tij, rasti i parë me drogën dhe rasti i dytë me aparaturën përgjuese dhe Grilo duket se është italiani i punëve të pista të Saimir Tahirit.


Ministri Tahiri braktis Komisionin e Sigurisë: Kam pak punë...

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ishte duke raportuar në Komisionin e Sigurisë në lidhje me çështjen e pajisjes së përgjimeve të ligjshme në Kuvendit të Shqipërisë, e ka braktisur mbledhjen.


Në momentin që kamerat e televizioneve nuk ishin në transmetim ministri Tahiri mësohet se është ngritur dhe ka ikur.

“Kam punë”, ka qenë fjalia e Tahirit thënë deputetëve, duke u larguar nga salla e mbledhjes së Komisionit të Sigurisë.

Deputetët janë shprehur se Ministri i Brendshëm është larguar pa u përgjigjur pyetjeve që i ishin bërë.


Angli, shqiptari e masakroi me thikë, infermierja i shpëtoi jetën
(KUJDES! PAMJE TË RËNDA) Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bristol të Britanisë, ku një shqiptar mendohet të ketë goditur me thikë një 41-vjeçar dhe më pas është larguar, duke e lënë burrin në gjendje të rëndë. Por një infermiere e cila ishte jashtë orarit të punës është treguar heroinë e kësaj ngjarje.

Menjëherë sapo e pa burrin të gjakosur të shtrirë përdhe ajo i ka dhënë ndihmën e parë deri në momentin që ka ardhur ambulanca.

Dëshmitarët kanë thënë se, burri nuk merrte frymë, por përpjekja e infermieres e riktheu në jetë atë.

Kur infermiera u falenderua për gjestin e saj, ajo u shpreh se çdokush bën detyrën e vet. Gjithashtu, në video dëgjiohet zëri i një vajze e cila duke qarë i thërret burrit të shtrirë "O zemër".

I dyshuar është shqiptari Kozma Dhaskali 32 vjeç, i cili mendohet se do të dalë në gjykatën e Bristolit nën akuzën "tentativë vrasjeje".

Sipas “BristolPost”, Kozma Dhaskali, ka goditur me thikë shqiptarin 41-vjeçar, Edmond Sinanaj.

Sinanaj ishte ndërtues dhe sulmi ndaj tij ndodhi të hënën. Në gjykatë Dhaskali e ka pranuar se e ka goditur me thikë, por jo që ka tentuar ta vriste.

Kryeprokurori Llalla: Hetimi për përgjuesin ka nisur prej 5 ditësh
Hetimi i Prokurorisë për pajisjen ilegale të policisë ka nisur 5 ditë më parë, më 13 maj 2016.

Ky fakt është bërë i ditur nga vet Kryeprokurori Adriatik Llalla, sot në Komisionin e Sigurisë Parlamentare, i cili ishte thirrur për të dëshmuar në lidhje me këtë aparaturë përgjimi që është futur në Shqipëri e paregjistruar.

Sipas Llallës, Prokuroria ka ngritur një grup hetimi që po punon për zbardhjen e kësaj çështje, që do të zbardhë nëse pajisja e përgjimit ka hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe nëse është përdorur për të përgjuar zyrtarë të lartë të shtetit.

Procedimi nga Prokuroria nisi pas informacioneve të SHISH dhe indicieve të marra nga mediat dhe është regjistruar kryesisht për shpërdorim detyre.

“Të nderuar anëtarë të komisionit, në përgjigje të ftesës suaj jam përpara këtij komisioni për t’ju informuar se Prokuroria në bazë të informacionit, hetim që ka nisur me indicie se në territorin e Shqipërisë janë futur pajisje gjurmuese apo përgjuese, nën hijen e dyshimit i them të gjitha këto, sepse jemi në fazën e hetimit.

Rasti për të cilin diskutohet, hetimi ka nisur pas informacioneve të SHISH-it, si edhe në bazë të dhënave mediatike dhe të dhënave të tjera. Hetimi me rastin ka vetëm 5 ditë që ka filluar. Ne kemi kryer kërkime të rëndësishme hetimore.

Prokuroria është angazhuar dhe ka ngritur një grup të posaçëm pune për të përfunduar në një kohë të shkurtër hetimet. Lidhur me përgjimet e viteve ’90-të hetimet nuk janë përfunduar”,- tha Llalla.

Kryeprokurori kërcënoi më tej me nisjen e procedimit penal edhe veprën penale të moszbulimit të së vërtetës, nëse Prokuroria do të ketë pengesa nga qeveria apo zyrtarë të ndryshëm në këtë hetim.



Fier, dhunë e pazakontë ndaj një 16-vjeçari, i gjendet dorezë ruli në anus
Një i mitur 16-vjeçar, banues në periferi të qytetit të Fierit dyshohet të jetë përballur me një dhunë ekstreme e të pazakontë, ku si pasojë i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për të riparuar pasojat. Javën e kaluar, në urgjencën e spitalit të Fierit është paraqitur një 16-vjeçar, i cili u ka raportuar mjekëve dhimbje të shumta në fund të barkut dhe në fundshpinë.

Pasi mjekët kanë kryer ekzaminimet përkatëse kanë konstatuar se në trupin e të riut, konkretisht në pjesën e brendshme të anusit të tij gjendej një send i huaj dhe dëmtime të lëkurës. Menjëherë mjekët kirurgë kanë kryer ndërhyrjen kirurgjikale, duke bërë të mundur nxjerrjen e sendit në fjalë, dorezës së një ruli që përdoret për lyerje me bojë.

Burime të gazetës “Shqip” pranë spitalit të Fierit, kanë pohuar se fatmirësisht 16-vjeçari nuk ka pasur komplikacione të mëtejshme shëndetësore dhe pasi është trajtuar me gjithë ndihmën mjekësore të nevojshme është larguar për në shtëpi.

Ngjarja

Nga burime pranë spitalit mësohet se paraditen e së enjtes së javës së kaluar, në repartin e urgjencës është paraqitur 16-vjeçari R.XH. së bashku me familjarët e tij, banues në një zonë periferike të qytetit të Fierit, të cilët kanë raportuar se minoreni kishte nevojë për ndihmë mjekësore për nxjerrjen e një sendi nga trupi i tij.

Pasi kanë konstatuar shenjat e dhunës të lëna si pasojë e futjes së dorezës metalike në trupin e 16-vjeçarit dhe pas pohimeve të familjarëve të tij se minoreni mund të ishte keqtrajtuar nga disa persona të tjerë, mjekët e urgjencës kanë kryer menjëherë ekzaminimet prej nga është vërtetuar se dëshmia e të dëmtuarit ishte e vërtetë.

Në këto kushte, mjekët e urgjencës kanë lajmëruar menjëherë policinë e cila ka mbërritur në spital dhe ka nisur verifikimet për sqarimin e ngjarjes.

Kur gjendja shëndetësore e 16-vjeçarit është përmirësuar blutë kanë marrë deklarimet e tij lidhur me ngjarjen dhe shkaqet që kanë çuar në dhunimin e tij. Mësohet se ai ka deklaruar para hetuesve se ishte dhunuar nga katër persona për rreth një orë.

Por 16-vjeçari nuk ka dhënë asnjë detaj rreth identitetit të tyre duke u shprehur se nuk i njihte. Edhe familjarët e tij nuk kanë dhënë detaje për autorët e mundshëm të kësaj ngjarjeje, duke u shprehur se djali nuk u kishte treguar emrat e personave që mund ta kenë keqtrajtuar.



Hetimet

Por, pavarësisht se i dhunuari nuk ka dhënë asnjë detaj rreth identitetit të personave që dyshohet ta kenë dhunuar, policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Nga burime të gazetës mësohet se prej informacioneve të siguruara operativisht, dyshohet që ngjarja të ketë qenë vazhdimësi e ndonjë konflikti të mundshëm të 16-vjeçarit apo familjarëve të tij me të tjerë persona.

Dyshohet se personat me të cilët kanë pasur konflikt e kanë mbajtur adoleshentin me forcë në një vend të izoluar duke e dhunuar psikologjikisht e fizikisht e më pas kanë kaluar në aktin ekstrem. Paraprakisht, nisur edhe nga deklarimet e të dëmtuarit, dyshohet se autorët mund të kenë qenë katër persona, banorë të po zë njëjtës zonë ku ai jeton.

Ndërkohë, policia është duke hetuar edhe në pista të tjera lidhur me motivin e ngjarjes, përfundojnë burimet e gazetës./gazeta shqip/
Kryebashkiaku i Romës propozon për martesë Xhesikën?
Xhesika Ndoj për momentin po qëndron në Itali ku përveç vizitës së saj për disa ditë larg obligimeve në karrierën e saj muzikore, ajo së bashku me vajzën e saj Alesian kanë rregulluar dokumentacionin në shtetin italian.

Pasi që ka regulluar dokumentat, nga burime të sigurta mësohet se këngëtarja ka marë një ofertë të çuditshme nga kryebashkiaku i Romës.

Thuhet se aii ka propozuar për martesë këngëtaresë shqiptare, e cila duket se nuk e ka pranuar këtë ofertë, por arsyet nuk dihen./Gazeta Express/
Sofia apo Orinda? Cili është fiksimi i Çanit...

Vajza me sy blu tashmë zëvendëson Sofinë në “Zonë e lirë”, një karakter që prej pesë vitesh e luante Romina Alku, e cila vendosi të largohej nga emisioni i ndjekur.

Ndërkohë, Sofia e re është 19-vjeçarja Andonia Dobi nga Gjirokastra, studente e vitit të parë në Tiranë, në degën e biokimisë. Pasi u postuan fotot e saj të para në rrjetet sociale, komentuesit u çuditën nga ngjashmëria në portret e Andonias, me këngëtaren Orinda Huta, sidomos në disa foto ku ato pozojnë me flokë të mbledhura.

I njëjti shikim i thellë blu, formë buzësh dhe linja në portret aq si disa komentues e kanë konsideruar klonin e Orindës, e cila aktualisht shfaqet po ashtu në ekran si një nga moderatoret e emisionit të pasdites në “Vizion Plus”.

Vetë modelja është shprehur se Çani i bën shumë komplimente që pas puntatës së parë. “Je një yll, perlë, e shikon që funksionoi”, kanë qenë fjalët motivuese të tij drejtuar Sofisë së re, ndërkohë që i ka dhënë edhe shumë këshilla për pamjen pasi sipas vetë asaj, ka disa gjëra për të rregulluar.

Andonia po ashtu ka qenë e ftuar më parë edhe nga Turjan Hyska, bashkë me disa modele të tjera në emisionin e tij “Oktapod”.


Ja si dukej Anjeza Branka para 17 vitesh...
Pas një pauze në tregun muzikor, këngëtarja Anjeza Branka u rikthye me këngën ‘Ki me ngec’, të cilën e solli në bashkëpunim me reperin Craziest.

Por më shumë se për sukeset në karrierën e saj, ajo është përmendur shpesh si një artiste shumë seksi dhe me linja trupore perfekte edhe pse është nënë e një djali të rritur tashmë.

Megjithatë mesa duket Anjeza ka qënë seksi edhe para shumë vitesh. Kjo kuptohoet nga postimi i saj i funndit në Instagram, ku ka postuar një foto të para 17 vitesh, në kohën kur ajo ka qënë adolshente.

Irani sulmon Kardashian: Agjente sekrete, po na degjeneron vajzat që të zhvishen

Autoritetet iraniane e kanë akuzuar Kim Kardashian se, po punon si agjente sekrete për rrjetin social Instagram, duke inkurajuar femrat e reja që të heqin dorë nga traditat konservatore dhe të përdorin rrjetet sociale.

Zeshkania atraktive ka mbi 70 milionë ndjekës në këtë rrjet social për shpërndarje fotosh dhe ajo shpesh tregon trupin e saj seksi në veshje provokuese, por gjithashtu reklamon edhe stilin e saj të shfrenuar të jetesës.

Ajo gjithashtu është bërë e njohur për zhveshje të tërësishme për revista të ndryshme, ndërsa fotoja e saj e fundit lakuriqe nga muaji mars, i kishte siguruar asaj çmimin “Break the Internet” në ceremoninë e çmimeve “Webby Awards” në Nju Jork të hënën.

“Mirëpo, zyrtarët e ‘Iranian Revolutionary Guards Corp’, një organizatë e ngritur për të ndihmuar mbrojtjen e traditave islamike të këtij shteti dhe pengimin e ndikimit të huaj, kanë vënë në pikëpyetje qëllimin e vërtetë për popullaritetin e Kimit në Internet, duke deklaruar se ajo është rekrutuar nga shefi i Instagramit Kevin Systrom, për të ‘shënjestruar djem dhe vajza të reja dhe për t’i shndërruar ato në modele”,- shkruan më tej “Zeri.info”.

Ditëve të fundit janë bërë arrestime të shumta të vajzave të reja në këtë vend, pasi ato kanë postuar foto ku shihen pa mbulesat e tyre tradicionale.



Gugu vazhdon serinë e fotove provokuese

Këngëtarja biseksuale Gugu ka postuar sërish një foto provokuese.

Në qendër të vëmendjes për të vijojnë të jenë të pasmet dhe për këtë arsye ajo nuk ndalon së postuari foto “belfie”.

Në këtë postim të Gugusë në Instagram, këngëtarja na shfaqet e veshur sportive.



Videoskandali seksual/ Gjykata e lë në burg Shukri Xhelilin

Ish-kryetari i Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili, është njohur me masën e tij të sigurisë “Arrest me burg” marrë në mungesë nga togat e zeza, dy ditë më parë.

Në seancën e vlerësimit Gjykata për Krimet e Rënda nuk është ndryshuar masa, duke e lënë në burg ish-qytetarin e parë të Dibrës.

Xhelili akuzohet për korrupsion pasiv , pasi në kembim të favorit seksual ka emëruar në një institucion që ishte në varësi të bashkisë 20-vjecaren me inicilaet A.A.

Sipas prokurorisë, pas emërimit Xhelili e ngacmonte dhe kërkonte favore seksuale nga 20-vjecarja./Tv Klan/
Sulmi i Brukselit, ja testamenti i terroristit Mohamed Abrini
Mohamed Abrini, njëri nga elementët kyç të dy sulmeve terroriste në Paris dhe Bruksel, kishte lënë një testament. Në dokumentin e lënë me shkrim, Abrini miraton pa asnjë dyshim atentatin e Parisit më 13 Nëntor, si edhe shpreh vullnetin e tij për t’u vetëflijuar si martir.

Belgu me origjinë marokene u arrestua më 9 Prill në komunën Anderleht në Bruksel.

Në testamentin që mban datën 2 Shkurt, terroristi shpjegon se vdekja e vëllait të tij në Siri në Korrik të 2014-ës, e ka shtyrë t’i bashkohet Shtetit Islamik.31-vjeçari i cilëson terroristët e masakrës së Parisit si heronj, dhe i kërkon nënës së tij që ta falë.

Mohamed Abrini, i njohur ndryshe si “burri me kapele” në masakrën e Brukselit më 22 mars, kishte tentuar të fshinte dokumentin e shkruar në një kompjuter, por gjithësesi testamenti u zbulua nga hetuesit belgë.

Gjatë marrjes në pyetje ai kishte tentuar të minimizonte rolin e tij në celulën xhihadiste që kreu dy atentatet, duke thënë shprehimisht se “nuk do t’i bënte keq as një mize”.

Abrini ishte një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të terroristit tjetër të arrestuar, Salah Abdeslam. Dy terroristët u filmuan në shoqërinë e njëri-tjetrit në rrethinat e Parisit më 11 Nëntor, dy ditë para sulmeve të përgjakshme që shkaktuan 130 viktima./Tv Klan/


Kreditë, individët i marrin vetëm në Tiranë, në rrethe s’ka interes
Janë vetëm banorët e Tiranës ata që kanë arritur të marrin një hua në bankë në tre muajt e parë të këtij viti, sipas statistikave 3-mujore të Bankës së Shqipërisë. Nga 1.6 miliardë lekë, që ka qenë shtesa e huasë në tremujorin e parë, në raport me fundin e vitit për gjithë vitin, në Tiranë ajo është rritur me rreth 1.7 miliardë lekë, ndërsa në rrethet e tjera është ulur lehtë.

Pjesa më e madhe e huasë që është dhënë në Tiranë për individët ka qenë për blerjen e pasurive të paluajtshme (72% e totalit). Huaja në kryeqytet është gjallëruar lehtë vetëm në tremujorin e parë të 2016-s, pasi kishte qëndruar konstante apo në rënie të lehtë gjatë gjithë vitit 2015.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se qytetarët e rrethev të tjera i kanë qëndruar larg bankave në muajt e parë të këtj viti, madje dhe kanë ulur ekspozimin e tyre, teksa stoku I kredisë ka rënë në disa qytete si Elbasan, Fier Korçë etj.

Në Tiranë është dhënë 60% e stokut të huasë për individë gjithsej. I dyti është Durrësi, me rreth 8% të totalit.

Në fund të vitit 2011 kredia për individë shënoi rënie të ndjeshme në vend, kryesisht si rrjedhojë e uljes së huave për shtëpi.

Ajo u gjallërua sërish në 2014-n për të rënë më pas në vitin 2015 dhe duke njohur rigjallërim në tre muajt e parë të këtij viti.



Keni nishane në këto pesë vende... ja se çfarë domethënie kanë
Të gjithë kemi nishane në pjesë të ndryshme të trupit. Disa janë më të mëdha, disa më të vogla dhe gjenden në pjesë të ndryshme të trupit, por pozicioni i tyre ka domethënie të veçantë.

P.sh., disa nishane lidhen me pasurin e personit, ndërsa disa të tjera me familjen dhe shëndetin.



Nishani mes vetullave

Nishani në këtë zonë lidhet me zhvillimin e karrierës. Kjo do të thotë se së shpejti do të ketë ngritje në detyrë, rritje e rrogës ose diçka e kësaj natyre.



Nishani mes syrit dhe vetullave
Nishanet në këtë zonë kanë të bëjnë me shtëpinë. Nëse keni nishan në këtë zonë, do të thotë se jeni person, i cili adaptohet lehtë. Jeni i mirë me njerëzit dhe supozoni të merrni një pozicion lideri.

Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   185   186   187   188   189   190   191   192   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish