Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet190/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   186   187   188   189   190   191   192   193   ...   352

Nishani në mollëz

Kjo do të thotë se do të keni një pozicion të fuqishëm në punën tuaj dhe pasuria juaj do të rritet.



Nishani sipër buzëve

Nishani sipër buzës do të thotë se jeni të interesuar në ushqim dhe garderobë. Keni aftësi të mira shoqërore dhe jeni i famshëm në shoqëri.



Nishani në këmbë

Nishani në këmbët tuaja do të thotë, se preferoni të udhëtoni shpesh. Gjithashtu, jeni i famshëm në vendin e punës dhe paralajmëron se mund të jeni lider i mirë.



Nga se shkaktohet kanceri i gjirit? Shkencëtarja shqiptare tregon për zbulimin historik

Pjesë e zbulimit të madh historikë nga shkencëtaret për origjinën e kancerit të gjirit dhe ilaçin shërues, ishte edhe shqiptarja Iris Papa, e cila ka koordinuar pjesën franceze të këtij projekti.

E ardhur nga Franca, ajo e cilësoi këtë zbulim në emisionin “Vila 24”, si arritjen më të madhe të këtyre 20 viteve, pasi deri më tani nuk dihej origjina gjenetike e sëmundjes që merr çdo vit mijëra jetë njerëzish.

“Rëndësia më e madhe këtij studimi është fakti se për herë të parë të gjithë shkencëtarët u mblodhën për t’i dhënë përgjigje një pyetjeje, a mund t’i gjejmë ne faktorët gjenetikë që janë në origjinën e të gjithë kancerave të gjirit. Dhe origjina është një listë e 93 gjeneve që janë të implikuara në shkaktimin e kancerit të gjirit”,- tha Papa.

Zbulimi historik tregon se, nga 20 mijë gjene në trupin e njeriut, 93 prej tyre pësojnë çrregullim, duke shkaktuar sëmundjen e kancerit.

Tashmë, industrisë farmaceutike i duhet të prodhoje ilaçe për shërimin e 93 sëmundjeve që shkaktohen nga ky çrregullim gjenetik.

Mjeku hematolog Arben Ivanaj, theksoi se, duke kuptuar mekanizmat e lindjes së kancerit së gjirit, ne kuptojmë më mirë refklektimin e tij tek jeta jonë praktike.

Ai theksoi se, mjekët shqiptarë duhet të bashkëpunojnë më tepër me të huajt përmes konferencave shkencore.

“Kush e shkakton kancerin, faktorët e jashtëm që veprojnë me këto dëmtimet gjenetike dhe si ta reflektojmë ne në praktikën tonë të përditshme, në punën tonë të përditshme këto studime. Puna e parë është pjesëmarrja e Shqipërisë në këto aktivitete”,- tha Ivanaj.

“Në përgjithësi thonë se nëse në një familje, ka mbi dy gra, një vajzë, një motër, një nënë të lidhura me këtë sëmundje, duhet që çdo femër e kësaj familje të tregojë kujdes një herë në vit të paktën për kontroll të vazhdueshëm”,- shtoi Iris Papa.


Turqi, vriten 4 ushtarë dhe plagosen 9 të tjerë
Katër ushtarë turq janë vrarë, ndërsa nëntë tjerë janë lënduar të mërkurën pas shpërthimit të një eksplozivi në momentin kur automjeti me të cilin ata po udhëtonin po kalonte aty, në Juglindje të Turqisë, e cila është e banuar me shumicë kurde, sipas ushtrisë turke.

“Reuters” shkruan se, ushtria turke ka vendosur trupa në këtë zonë të mbështetur nga helikopterët, i cili gjendet rreth 70 kilometra larg qytetit Semadinli afër kufirit me Irakun, për të nisur një operacion në vazhdën e sulmeve.

Eksplozivi ishin vendosur në rrugë para kalimit të një konvoi të ushtarëve turq, kështu ka thënë ushtria turke në uebsajtin e saj.

Forcat e sigurisë janë duke bërë betejë kundër militantëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), në Juglindje që nga koha kur armëpushimi u prish në korrik të vitit 2015.

Qindra ushtarë dhe luftëtarë të PPK-së, si dhe më shumë se 500 civilë janë vrarë në konflikt.

SHBA, Trump: I gatshëm të bisedojë me Kim Jong-un

Donald Trump shprehet i gatshëm të komunikojë me udhëheqësin koreano-verior, Kim Jong-un, çfarë do të përbënte një shkëputje të thellë nga politika aktuale amerikane kundrejt kombit të izoluar aziatik.


I nominuari i supozuar republikan i bëri këto komente në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

Miliarderi u shpreh se do të diskutonte me Kimin për ta bindur të ndalojë programin bërthamor të vendit. Por, nuk la pa prekur edhe njërën prej pikave më të preferuara të tij të bisedimit, kur vjen fjala te Koreja e Veriut: ushtrimin e presionit mbi Kinën, që ajo nga ana e saj të ndikojë te krerët në Penian.

“Do të flisja me të, s’do ta kisha problem të flisja me të. Por në të njëjtën kohë do të ushtroja shumë më tepër trysni mbi Kinën, sepse ekonomikisht, ne kemi një fuqi tmerrësisht të madhe mbi të”,- tha Trump.

Kina është në fakt një nga të paktat vende, që ka marrëdhënie me Korenë e Veriut dhe shfaqet si mbështetësja e saj më e madhe.

Administrata “Obama” e ka nxitur të bëjë më shumë përsa i takon fqinjit të saj problematik, por nuk e ka përdorur ekonominë si armë në këtë mes, nga frika e pasojave që mund të kishte një lëvizje e tillë.

Në Seul, ndërkohë, një zyrtar i Ministrisë së Jashtme tha për CNN se, qeveria koreano-jugore nuk e konsideron “me vend” të komentojë deklaratat e një kandidati presidencial amerikan, por shtoi se vendi i tij dhe Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në pozicionin e tyre se, çështja e denuklearizimit të Veriut komunist duhet të ketë prioritet në çdo dialog me Penianin.

Në intervistën ku preku dhe një sërë çështjesh të tjera, Trump u shpreh se nuk i aprovon lëvizjet e Vladimir Putinit në Lindje të Ukrainës dhe se do të kërkojë rinegociimin e marrëveshjes së klimës në Paris, nëse zgjidhet president.

Paralajmërohet luftë bërthamore në Europë në vitin 2017?
Instituti “Për të Ardhmen e Jetës” ka treguar se, si mund të ndodhë një shkëmbim i mundshëm bërthamor mes SHBA-ve dhe Rusisë në vitin 2017, kjo të paktën sipas të dhënave të deklasifikuara të kohëve të fundit.

Instituti thotë se, me këtë mund të ndodhë Lufta e Tretë Botërore.

Tensionet mes Lindjes dhe Perëndimit mbeten mjaftë të larta që nga Lufta e Ftohtë.

Instituti ka hartuar këto informacione duke përdorur listën e deklasifikuar të objektivave bërthamore të SHBA-ve publikuar nga Arkivat e Sigurisë Kombëtare, shkruan “The Sun”.

Edhe ish-Zv.komandanti i NATO-s, dikur gjeneral britanik, Sir Alexander Richard Shirreff, argumenton se, ngjarjet në Krime e kanë shkatërruar marrëveshjen e pas Luftës së Ftoftë dhe e kanë përgatitur skenën për një konflikt mes SHBA-ve dhe Rusisë.

Përgjimet, ja deshmitë para prokurorëve të 4 drejtuesve të Policisë

Aparatura e përgjimit, që dyshohet se përdoret në mënyrë të paligjshme nga policia e shtetit, çon në prokurori zyrtarë të lartë të uniformave blu.

Pasditen e së martës, prokurorët Anisa Qilimi dhe Gjergj Tako kanë marr në pyetje për rreth 6 orë 4 drejtues të policisë. Me cilësinë e personave që kanë dijeni, prokuroria ka pyetur drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit z.Haki Çako, Zv/drejtorin z.Ardian Çipa, shefin e operacionales së policisë Artion Duka dhe drejtorin teknike të efektivëve blu Edmond Goga.

Sipas akuzës, i pari është pyetur drejtori Çako i cili ka shpjeguar se pajisja për të cilën ka nisur hetime prokuroria, është vetëm për identifikimin e numrave të telefonit. Pajisje kjo që sipas tij, është përdorur vetëm për trajnime.

Sa i përket përgjimit, mësohet se Çako ka thënë se ajo pajisje nuk përgjon numra telefoni por vetëm identifikonte numrat që kanë personat në përdorim. Ndërsa për vendndodhjen e saj, kryepolici është shprehur se ajo është në pronësi të Interforcës italiane.

Të njëjtin qëndrim, mësohet se ka mbajtur para hetuesve edhe zv/drejtori Ardian Çipa, i cili ka mohuar në mënyrë kategorike përgjimin e ndonjë numri. Gjatë seancës së marrjes në pyetje, Çipa ka pretenduar se kjo pajisje është përdorur vetëm në trajnimin e agjentëve të policisë, që janë pjesë e sektorit të operacionales. Për këtë fakt, prokurorët kanë marr në pyetje edhe drejtuesin e njësisë së operacionales Artion Duka.

Mësohet se Duka ka pranuar se agjentët e tij kanë përdorur këtë pajisje në trajnim, por që shërben për identifikimin e numrave të individëve që janë në ndjeke nga agjentët e operacionales.

Ai ka thënë se kjo pajisje ka qenë në ambientet e drejtorisë së tij, ku oficerët janë trajnuar. Prokurorët gjithashtu, kanë pyetur edhe drejtorin teknike të policisë, i cili ka sqaruar anën teknike të kësaj pajisje, duke mohuar që ajo aparaturë kryen përgjime telefoni.

Sipas akuzës, të 4 personat e pyetur me cilësinë e dëshmitarëve, edhe pse veçmas nga njëri tjetri, kanë deklaruar se pajisja ndodhet pranë Interforcës italiane dhe jo policisë së shtetit.

Për këtë fakt, burimet zyrtare të prokurorisë i thanë “ABC News” se i është nisur një shkresë Ambasadës Italiane, ku kërkohet identifikimi dhe vënia në dispozicion e programeve dhe pajisjeve që Interforca ndihmon policinë e shtetit. Edhe pse kjo shkresë është dërguar që ditën e premte, ende prokuroria nuk ka një përgjigje./AbcNews/


Tiranë, prangoset një 27-vjeçar. Ngacmoi seksualisht 5-vjeçaren
Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 27-vjeçar për veprime të turpshme me të mitur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vath Koreshi” në Tiranë, ditën e djeshme.

Sipas policisë, i arrestuari është Mariglen Ramadani 27 vjeç, i cili u kap duke ngacmuar seksualisht 5-vjeçaren me iniciale B.E.

Materialet hetimore në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Tiranës.


Bora Kokëdhima ekspozon hiret në plazh, ja si duket me bikini

Stilistja Bora Kokëdhima, ka postuar një foto në rrjete sociale në të cilën shfaqet e shtrirë në rërë, e veshur vetëm me bikini në ngjyrë të zezë.

“Kjo do të jem unë pas sfilatës së 26 majit”,- shkruan krahas fotos Kokëdhima.

Vajza e ish-deputetit Koço Kokëdhima, ka treguar se është mjaft provokuese në këtë foto, ndërkohë që mesa duket është duke punuar intensivisht për sfilatën e saj më të fundit.



Foto/ Seks në Eurovision, këngëtarja serbe në shtrat me këngëtarin britanik

​Pjesëmarrjet e Serbisë në Eurovision tash e disa herë po përfundojnë në mënyrë skandaloze. Kësaj radhe, këngëtarja Sanja Vuçiç, thuhet se ka kryer marrëdhënie seksuale me përfaqësuesin e Britanisë së Madhe në këtë festival

Ballkani tash e shumë vite është pjesë e këtij festivali të madh europian. Mirëpo, kësaj radhe sipas mediave britanike, thuhet se pjesëmarrësja në Eurovision nga Serbia, Sanja Vuçiç, ka kryer marrëdhënie seksuale me britanikun Joe Woolford, i cili gjithashtu ishte pjesëmarrës në këtë festival duke përfaqësuar Britaninë e Madhe.

Mediat britanike thonë se këngëtarja serbe ka flirtuar me britanikun në ceremoninë e hapjes në Stokholm, ku më pas kishin përfunduar në dhomën e hotelit.

Këngëtari britanik Joe Woolford ka përformuar me këngën “You’re not alone”, duke përfaqësuar kështu Britaninë e Madhe.

Megjithatë, kujtojmë skandalin e fundit nga pjesëmarrësja e Serbisë në Eurovision në vitin 2007, Marija Sherifoviç, e cila në vitin 2007 e kishte fituar vendin e parë në këtë festival, por zyrtarët e Eurovisionit, e kishin kuptuar se ajo e ka vjedhur këngën nga këngëtarja shqiptare Soni Malaj.

Pas këtij zbulimi se kënga e Sherifoviç u vodh nga këngëtarja shqiptare, Eurovision vendosë që t’ia heq titullin e vendit të parë të këngës fituese./GazetaExpress/

Skënderbeu pranë titullit të gjashtë, Rama në stadiumin e Vlorës

Sot pasdite po luhen ndeshjet e fundit të Supërligës Shqiptare për këtë sezon. Vëmendja është përqëndruar në stadiumin e Vlorës, ku Flamurtari ndeshet me Skënderbeun që kërkon titullin e gjashtë radhazi.

I pranishëm në shkallët e stadiumit është edhe kryeministri Rama dhe Zv.kryeministri Peleshi.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1 me 0 për Skënderbeun.


Ndërkohë një tjetër sfidë po luhet në Tiranë mes Partizanit dhe Teutës. Pjesa e parë përfundoi me fitoren e “demave të kuq”, me rezultatin 1 me 0.
Foto+18/ Motrat binjake që fitojnë miliona lekë nga të pasmet e tyre

Ata janë motra binjake dhe nëna natyrë u ka falur asete të cilat ata kanë zgjedhur që t’i shfrytëzojnë për të fituar para.

Bëhet fjalë për Dana dhe Nadia Bruna, 30-vjeçaret të cilat jetojnë në Miami të Floridës dhe fitojnë rreth 20 mijë paund në muaj vetëm duke fotografuar të pasmet e tyre dhe duke i postuar ato në një rrjet social.

Ato shprehen se gjithmonë kanë pasur të pasme të mëdha por para disa muajsh vendosën që të bënin një ndërhyrje kirurgjikale për t’i zmadhuar edhe më shumë.

Tashmë ato bëjnë foto dhe video të shkurta duke vënë në pah të pasmet e tyre dhe i postojnë ato në një aplikancion që quhet ‘Supe’, e në këmbim marrin rreth 10 deri në 12 mijë paund në muaj secila.

“Ne nuk e kemi pasur asnjëherë problem madhësinë e të pasmeve sepse vetë gjaku jonë gjysmë latin e gjysmë brazilian na i mundëson por vendosëm që të bëjmë edhe një ndërhyrje të vogël për t’i perfeksionuar ato”,- janë shprehur motrat me origjinë argjentinase.



19/05/2016/...........................................
Bregu ironi me gruan e Shukriut: Gjyshi i mrekullueshëm ia lypi 20 vjeçares!
Fillimisht Majlindja Bregu i përzgjodhi mirë fjalët për skandalin e Shukri Xhelilit. Nga foltorja e Kuvendit, Bregu preferoi të mos e quajë “skandal seksual”, por “skandal të ngacmimit seksual”.

Deputetja foli troç kur ironizoi bashkëshorten e Shukri Xhelilit, që e lavdëronte të shoqin publikisht pavarësisht filmimeve.

“Ajo të na thoshte edhe një fjalë se si ai “gjyshi i mrekullueshëm” ia lypi një 20 vjeçareje” tha Bregu nga foltorja e Kuvendit.

Moralin e partisë e mbrojti Ministrja e Inovacionit, Milena Harito, që sqaroi se përgjegjësia në këto raste është personale dhe partia nuk ka faj.



Kërcënimi i Blushit, shpërthen Dule: Po ndodh një krim, përse nuk reagon askush?

Deputeti dhe kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka kërkuar që të merren masa për kërcënimin e deputetit Ben Blushi nga kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi.


Dule ka kërkuar nga kryeparlamentari Ilir Meta që të marrë masa për deklaratën që u bë në Kuvend. Sipas Dules, kjo është një situatë e rëndë dhe mbi të gjitha pasi askush nuk reagon për kërcënimin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.

“Sot na plasi skandali më i madh në podumin e Parlamentit. Një koleg deputet na njofton se është i kërcënuar. Përgjegjësia së pari është politike, së dyti është penale.

Jemi dëshmitarë se po ndodh një krim. Çfarë shembulli po i japim elektoratit?

Këshillohuni me këshilltarët e rregullores. Ndoshta Kryeministri nuk e ndjen përgjegjsinë e tij politike.

Nëse ka arritur situata politike që të dëgjojmë nga podiumi i Kuvendit se një koleg kërcënohet dhe askujt nuk i djersin veshi, çdo diskutim tjetër më kot që bëhet. Për çfarë dekriminalizimi, reforme në drejtësi po flasim”,- u shpreh deputeti Vangjel Dule.
Irali, pranga drejtorit të “Rilindjes” në Korçë, bënte trafik njerëzish
Aleksandër Çela, drejtor i Mjedisit në Korçë, është ndaluar nga policia italiane rreth një javë më parë dhe dyshohet se po trafikonte klandestinë sirianë.

Burime jo zyrtare i thanë citynews.al se Aleksandër Çela, i njohur edhe si Dashi Çela, një nga drejtuesit kryesor të PS në Pogradec dhe në Qarkun e Korçës, nuk është hera e parë që ndalohet nga policia për trafikun e qenieve njerëzore apo kalimin e paligjshëm të kufirit.

Çela është drejtori i mjedisit për Qarkun e Korçës si dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Pogradecit, i zgjedhur nga një parti aleate e socialistëve.

Në fakt, Aleksandër Çela, është drejtues dhe militant me post drejtori si përfaqësues i PS-së në Qarkun e Korçës, por kandidimi nga një parti e vogël ka ardhur thjesht dhe vetëm për të marrë mandatin e këshilltarit.



Shkarkimi në heshtje nga detyra

Aleksandër Çela është “Rilindasi” i dënuar disa herë, sepse është kapur duke cuar klandestinë në Maqedoni dhe Greqi. Së fundi, Aleksandër Çela është ndaluar në Itali dhe për këtë arsye është shkarkuar nga detyra. Zyrtarët e Partisë Socialsite sapo kanë mësuar ndalimin e tij në Itali, kanë bërë në fshehtësi të plotë shkarkimin Aleksandër Çelës nga posti që mbante.

Nga ana tjetër, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Pogradecit, pak ditë më parë, është lexuar deklarata e dorëheqjes nga mandati i këshilltarit për Aleksandër Çelën. Një deklaratë dorëheqje që nuk tregonte arsyen e vëtertetë të largimit e cila ishte ndalimi nga policia italiane.

Partia Socialiste, krerët e saj, por edhe zyrtarë të lartë të qeverisë janë përpjekur ta mbajnë të fshehtë skandalin me drejtorin e tyre të mjedisit dhe për këtë arsye kanë filluar të lëvizin menjëherë për ta larguar nga posti.

Aleksandër Çela, ka qenë i dënuar për klandestinë, e megjithatë kandidohet nga PS në vitin 2011 si kandidat për Komunën e Dardhas në rrethin e Pogradecit në Qarkun e Korçës.

Ai zgjidhet me një diferencë të vogël votash në krye të komunës, por më pas ai dënohet nga gjykata për fshehje të pasurisë dhe për këtë arsye, në vitin 2011, qeveria e ish-kryeministrit Berisha e shkarkon nga detyra.


Megjithëse njihet si njeri me probleme të forta ligjore dhe i akuzuar dhe dënuar, në vitin 2013 ai emërohetë drejtor. Në vitin 2015, në koalicion me Partinë Socialsite, ai gjen një parti të vogël dhe hyn këshilltar në Këshillin Bashkiak Pogradec, duke u zgjedhur nga votat e socialistëve.

Ndalimi në Itali i Aleksandër Çelës ka bërë që qeveria Shqiptare dhe zyrtarë socialsit të qarkut të korcës të veprojnë direkt, ta largojën nga postet dhe ta mbajnë të fshehur skandalin.

Por përjegjësia morale dhe politike e PS-së me Aleksandër Çelën, nuk fillon dhe mbaron në Itali por tek kandidimi i tij dhe emërimi në poste publike me mbështetjen e qartë dhe të pastër të Partisë Socialiste./citynews/

Gjykata: Ilir Kupa, burgim të përjetshëm, por do të vuajë 25 vite

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me burgim të përjetshëm Ilir Kupën, i akuzuar për arratisjen spektakolare nga burgu i Trikallas në Greqi, së bashku me disa shqiptarë të tjerë.

Por, Ilir Kupa, do të vuajë vetëm 25 vite burgim, pasi ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar, që do të thotë se, përfiton uljen e 1/3 së dënimit.

Ilir Kupa po gjykohet edhe në procesin e njohur si “Banda e Babagjyshëve”. Së bashku me 11 persona të tjerë, ai akuzohet se ka kryer disa vjedhje në Shqipëri dhe Maqedoni.


Në Dhjetor të vitit 2015 Kupa u dënua nga gjykata e Apelit e Tiranës me 5 vite e 6 muaj burg për akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Ndërkohë, nga Greqia është transferuar dosja ku Ilir Kupa rezulton të jetë i përfshirë në disa grabitje, për të cila është dënuar me 56 vite burg.




The Guardian”: Perëndimi dhe Rusia drejt luftës në 2017-n
Nga Ewen MacAskill
Pretendimi i parë se perëndimi është drejt një lufte me Rusinë është bërë nga ish-zv.komandanti i Nato-s, ish-gjenerali britanik Sir Alexander Richard Shirreff.

Në një libër të botuar të mërkurën, “2017 War With Russia”, Shirreff argumenton se ngjarjet në Krime kanë shkatërruar marrëveshjet e pas luftës së ftohtë dhe kanë krijuar terrenin për një konflikt, që do të nisë vitin e ardhshëm.

Në bazë të një skenari të frikshëm, ai parashikon se Rusia, në mënyrë që t’i shpëtojë asaj që ajo e konsideron si një rrethim nga Nato, do të pushtojë territore në Ukrainën lindore, do të hapë një korridor tokësor drejt Krimesë dhe do të pushtojë shtete Baltike.

Shirreff, i cili ka qenë zv.komandanti suprem në Europë nga 2011 më 2014 dhe që përpara kësaj ka shërbyer në Irlandën e Veriut, në Irak dhe bë Ballkan, ka vënë në rrezik reputacionin e tij duke bërë një parashikim kaq të guximshëm. Por ai pretendon se tregimi i tij është i modeluar te përvoja e lojës së luftës së nato-s për konfliktet e ardhshme.

Skenari i tij është specifik, ai përmend Letoninë se vendin e parë Baltik që do të pushtohet, në majin e vitit të ardhshëm. Këto specifikime rrezikojnë që ai të bvëhet qesharak.

Gjatë prezantimit të librit në London’s Royal United Services Institute, ai e mbrojti këtë skenar por tha se Nato mund ta shmangë në rast se ndërmarr hapat e nevojshme duke rreshtuar një numër të mjaftueshëm forcash në shtetet baltike. Nato po përgatitet ta bëjë një lëvizje të tillë në një mbledhje që do të zhvillohet në Varshavë në korrik.

I përballur me skepticizmin e gazetarëve gjatë prezantimit të librit – shtetet Baltike, ndryshe nga Ukraina, janë anëtare të Nato-s dhe aksioni rus ndaj secilit prej tyre teorikisht do të shkaktonte një përgjigje – Shirreff tha se historia është plot me vendime irracionale të udhëheqësve.

Ai tha se Putin mund të pushtojë shtetet baltike dhe më pas të kërcënojë me një luftë bërthamore në rast se Nato kërcënon që të ndërhyjë.

Paralajmërimi i Shirreff lidhur me rrezikun që përbën Rusia është jehonë e asaj që parapriu admirali amerikan James Stavridis, ish-komandant suprem i aleancës në Evropë, i cili shkruante: “Nën Presidentin Putin, Rusia ka ndërmarrë një kurs të rrezikshëm, i cili, në rast se lejohet që të vazhdojë, mund të çojë në mënyrë të pashmangshme drejt një përplasjeje me Nato-n. Dhe kjo do të thoshte një luftë që mund të bëhet lehtësisht bërthamore”.

Shirreff këmbëngul se mbajtja e deterrentit bërthamor është thelbësor. “Mos kini ansjë iluzion, sepse përdorimi i armëve bërthamore parashikohet në strategjinë ushtarake të Moskës” – shkruan ai.

Ai e përshkruan Rusinë si kundërshtarin më të rrezikshëm aktual të perëndimit dhe thotë se kursi i Putinit mund të ndalet vetëm nëse perëndimi zgjohet përballë mundësisë reale të luftës dhe ndërmarr veprime urgjente.

Ai foli edhe për Britaninë për atë që ai e quajti si një cungim të aftësive të saj konvencionale ushtarke në rast se skena ndërkombëtare do të mbetet beninje. Ai tha se NATO ka gjithnjë e më shumë hendeqe lidhur me njohuritë, aftësitë dhe fuqinë ushtarake për të qënë në një nivel me atë që ai e quan si përmirësimin më të madh që ka njohur ndonjëherë aftësia konvencionale e Rusisë.

Ai kritikoi David Cameron dhe Philip Hammond, i cili ishte sekretar i mbrojtjes përpara se të bëhej sekretar i jashtëm, lidhur me shkurtimet në ushtri. Duke folur për Cameronin, ai shkruan se kryeministri britanik e ka “bërë veten gjithnjë e më të parëndësishëm në arenën ndërkombëtare”.

Shirreff rrëfen një përplasje të 2014-s me Hammond, asokohe sekretar i mbrojtjes, pasi ai shkruajti një artikull te Sunday Times duke thënë se shkurtimet ishin një lojë e madhe bixhozi. “Sekretari i mbrojtjes ishte aq i Sir Peter Ëall, kreu i ushtrisë që më tha se sekretari i mbrojtjes kërkonte një ‘aksion formal’ ndaj meje”.

“Sidoqoftë, një aksion formal do të përfshinte një gjykatë ushtarake dhe fatmirësisht për reputacionin e mëpasëm politik – ai gjithashtu duket se nuk e vlerësoi faktin që unë i raportova Nato-s dhe jo atij – këshilla e mençur mbizotëroi”.

I pyetur gjatë prezantimit të librit për incidentin, ai tha “Mendoj se është detyrave e ushtarakëve të lartë të angazhuar me politikanët që të mos mendojnë si politikanët, të mos ua bëjnë jetën e lehtë politikanëve, por të marrin parasysh pasojat ushtarake të vendimeve politike. Dhe kam përshtypje se është diçka e cila ka ardhur duke rënë gjatë viteve të fundit”.

Një pikë tjetër e prekur i referohet dështimit të krerëve të ushtrisë britanike për ta kundërshtuar Tony Blair lidhur me pushtimin e Irakut. Hetimi Chilcot për Irakun pritet të kritikojë komandantët e lartë britanikë për këtë dështim.

I pyetur lidhur me pasojat për sigurinë britanike në rast të një largimi nga Bashkimi Evropian, Shirreff tha se një gjë e tillë do ta dobësonte më shumë Bashkimin Evropian dhe se një BE më e dobët do ta dobësonte edhe Britaninë.



Avioni i “AirEgypt” i rrëzuar, terrorizmi skenari më i mundshëm. U sulmua me bombë ose raketë

Është sulmi terrorist skenari më i mundshëm sipas ekspertëve të aviacionit që e vënë theksin te fakti se si Egjipti ashtu edhe Franca kanë qenë objektiva sulmesh të mëdha të fundamentalizmit islamik.

“Një defekt i rëndë si shpërthimi i një motori duket i pamundur”, tha Gerard Feldzer, i cili nënvizoi se A320-a në fjalë është “relativisht i ri” pasi kishte vetëm 13 vjet në shërbim.

“Nuk përjashtohet që të jetë rrëzuar gabimisht nga një avion tjetër”, shtoi Feldzer, “por sipas të gjitha gjasave do ta mësojmë shpejt sepse bëhet fjalë për një prej zonave më të monitoruara të globit”.

“Një zjarr në bord apo një defekt në motor i lënë kohë ekuipazhit të reagojë”, shtoi Troadec, “por në këtë rast askush nuk pati kohë të bënte zë”.

Përgjigjen e para do ta japin mbetjet: “nëse gjenden shenja eksplozivi në to, përgjigja del vetë”.



Rrëzohet bombarduesi “B52”, SHBA: Ekuipazhi jashtë rreziku
Një avion bombardues “B52” u rrëzua pak minuta pas ngritjes në fluturim në një bazë ushtarake në Guam. Ushtria amerikane bëri me dije se 7 anëtarët e ekuipazhit mundën që t’i shpëtojnë pa asnjë dëmtim këtij incidenti që ndodhi në bazën ajrore Andersen.

Zyrtarë të ushtrisë thanë se po e trajtojnë ngjarjen si një aksident pasi nuk ka të dhëna për dicka tjetër.

Avioni “B52” ishte dislokuar në këtë ishull amerikan nga Dakota e Veriut si pjesë e pranisë amerikane në paqësor.

Autoritetet lokale në Guam gjithashtu thanë se nuk bëhet fjalë për një sulm, në përpjekej për të qetësuar banorët e trembur të ishullit.

Ushtria amerikane u shpreh se avioni u ngrit në fluturim si pjesë e një misioni stërvitor dhe besohet se aksidenti është shkaktuar nga një defekt teknik.

Zyrtarë të ushtrisë thanë se po merren masa për të minimizuar dëmet në ambient, por pa dhënë detaje të tjera.

Avionët “B52”, që njihen edhe si fortesat e Stratosferës, janë ende pjesë themelore e avioacionit amerikan edhe pas 60 viteve shërbim.

Qëllimi i tyre kryesor është garantimi i aftësisë sulmuese të zakonshme dhe bërthamore në çdo moment dhe kudo në botë.



Lame shpërthen kundër Ramës: Barbarët po shkatërrojnë të shkuarën
Deri me sot kishin qarkulluar fjalë se një nga zyrtarët e lartë të qeverisë Rama, Artan Lame, një militant i njohur i ruajtjes së trashigilisë kulturore, ishte gati të shpërthente kundër masakrave që po pjell qeverisja e shefit të tij. Këto fjalë ishin shtuar sidomos pas vendimit për të shkatërruar një nga perlat e arkitekturës italiane të shekullit që shkoi, stadiumin Qemal Stafa.

Dhe me sa duket këto pandehma janë vërtetuar. Lame ka shpërthyer me një shkrim ku ngjashmëria duket sheshit. Megjithëse ai ka zgjedhur për krahasim kohën e Spanjës së Servantesit.

Ai i referohet një kapitulli të Don Kishotit ku digjen librat që evokojnë kohët e mëparshme (lexo shkrimin e plotë në rubrikën ide).

Ja seç shkruan Lame: “jetojmë në mes zvetënimit, ndaj që t’i fshihemi krahasimit me kohët e bukura, hajt të zhdukim gjurmët e saj dhe kështu ndjehemi të qetë”.

E trishtë vërtet por gjeniale, apo jo! Libri i Servantesit, i botuar në kohën e degradimit të përgjithshëm të Spanjës së shekullit XVII, kthehet kështu brenca ca pak faqeve në një kritikë indirekte dhe monumentale e realitetit të Spanjës dhe jo e ëndrrave të Don Kishotit.

Kanë shkuar shekuj që atëhere dhe në jo pak raste, popuj e qeverira, në momente të përafërta, i janë drejtuar kësaj zgjidhjeje barbare, për të fshehur pazotësinë e tyre për të ndrequr punët.

Apo, të pafuqishmë të ndalin rrjedhën e historisë kur ajo merr për keq, përpiqen të gjejnë ngushëllim në të zhdukurit e gjurmëve të së shkuarës, e cila duan s’duan i bën të mejtohen.

Kështu, duke i vënë fshesën së shkuarës, edhe me veten e tyre gjejnë rehat, por edhe ata që do vijnë pas, do gjejnë vetëm shkretinë e sotme dhe as do i dënojnë e as do i zënë dot për barbarë".

Gjykoni vetë nëse parabola ka lidhje me ngjarje dhe persona konkretë..../Lapsi.al/
Niset për shkollë, por ja ku përfundon gjimnazistja e Tiranës
Rinia jonë është e mirë pajisur me telefona smart të shtrenjtë, me para xhepi e me shokë trendy, me instagram, facebook, snapchat, me IPOD e me shfrenim. Ndërsa kur vjen puna tek studimi, le të themi se nuk janë fansa të mëdhenj.

Edhe pse shkolla përpiqet të marrë masa me mbylljen e dyerve për të mos lejuar largimet e nxënësve nga ambientet e arsimimit, madje janë prindërit që e kërkojnë këtë gjë fort, mënyra për aventurë gjendet përherë.

Në këtë foto që na është dërguar në faqen tonë, shikojmë tentativën “e rrezikshme” për arratisje të disa vajzave, gjimnaziste në shkollën “Petro Nini Luarasi”, Tiranë.

Pyetja që mundon këdo është një dhe e vetme: Ku po i çon kjo arrati? Tek kafja e përballë, tek një butik, në një xhiro me Benzin e shokut të një shoqeje, apo thjesht për një shëtitje në bllok ku ka jetë, ku ka luks e modë, larg, sa më larg shkollës antipatike.

Këtij brezi i ofrohet dije dhe ja mbath prej asaj. I ofrohen gjëra pa vlerë si ato më sipër e vrapon t’i përqafojë.

Ndaj kur të pyesim veten me retorikën: Ky brez i djegur ç’kërkon? Do mendojmë se kërkon pak famë në facebook dhe ne po ja japim duke postuar imazhet e këtyre rebeleve të reja.

Të cilat me siguri do ta shohin postimin tonë dhe i ftoj ta marrin më të qeshur. Ndoshta në shoqërinë e tyre do bëhen heroinat e ditës.

Përpos ironisë, pamje të tilla janë të trishta, një brez që po i shmanget shkollës duke rrezikuar të ardhmen që i pret./JOQ/



Escobari shqiptar”, Berisha: Thoni, Balili është i LSI, por mbrojtjen ia bën Rama
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri se mbrojtën “Escobarin shqiptar” Klemend Balili nga arrestimi dhe i dhanë atij të gjithë mundësitë që të largohej.

Gjatë fjalës së tij në Parlament, ish-Kryeministri Berisha u shpreh se pavarësisht se Balili i përkiste LSI-së, nuk mund të akuzojë këtë parti, pasi ka qenë vet Rama që i dha mundësi të largohej.

“Çështja e Balilit është tronditëse për Shqipërinë, rajonin dhe Europën sepse janë po këta që thanë se po ehtojnë prej muajsh, këta që i thanë ‘via, mbathja nga Shqipëria’.

Ja mbathi në drejtimin që ja mbathi Arben Frroku 3 muaj më parë. Por, Ediskobari mbeti këtu, është ky këtu. Pse do t’i them atij je i LSI-së, kur mbrojtje totale i dha Edi Rama? Zotërinj ne nuk kursejmë as LSI, as ty asnjeri. Por, Balilin e përcolle ti bashkë me Saje qorrin”, u shpreh Berisha.

Ish-Kryeministri theksoi gjithashtu duke cituar raportin e Europol, se Policia Shqiptare është përjashtuar nga hetimi për organizatën ndërkombëtare të drogës që drejtohej nga Klemend Balili.

“Javën e kaluar fola për Ediskobarin e Ballkanit. Cfarë ndodh me Balilin? Meqënëse policia greke dhe DEA njoftuan se gjetën është miliarderi i Ballkanit, vet kreu i Balilit iu tha qytetarëve ‘një punë të mirë të Policisë së Shtetit Shqiptar në bashkëpunim me DEA ka marrë pjesë aktive prej muajsh në hetimet për linjën e trafikut të drogës, ju e përdorni për të sulmuar Policinë e Shtetit’. Këto ishin fjalët që u tha Ediskobari shqiptarëve.

Ediskobari dhe klani i tij e ka për krenari të mashtrojë qytetarët e vet. Por, Europoli nuk e bën këtë. Deklaron se 17 persona janë arrestuar që të gjithë nga bashkëpunimi midis policisë belge dhe greke, DEA-s dhe policisë italiane, e përjashtuar Policia Shqiptare”,- tha ndër të tjera Sali Berisha.

Rama anashkalon kërcënimin e Blushit, replikon me Berishën për reformën e Balilin
Kryeministri Edi Rama e ka marrë fjalën sot në Kuvend për të replikuar me ish-kryeministrin Sali Berisha, që i renditi akuzat për lidhjet me krimin, duke e anashkaluar “bombën” që i hodhi, deputeti i tij Blen Blushi, nga foltorja: Mesazhin kërcënues që i kishte dërguar kryebashkiaku Elvis Roshi, më i akuzuari nga opozita.

Rama replikoi me Berishën që në hyrje të fjalës së tij për drejtësinë dhe i solli në vëmendje një shkresë të Europolit për operacionin ku përfshihej dhe rasti Balili. Por, ai nuk harroi t’i ngulë një thumb Blushit në distancë.



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   186   187   188   189   190   191   192   193   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish