Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet191/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   187   188   189   190   191   192   193   194   ...   352

Rama tha:

“Sali, unë kam atë pyetjen e mërzitshme: Reformën në drejtësi. Sali, do ta lejosh apo s’do ta lejosh PD të votojë reformën në drejtësi? Dhe mos shiko se çfarë shkruan qytetari dixhital se ua fute dhe të tjerëve këtë “mikrobin.”

Sali, në fakt kjo pyetje është retorike mjaft të shohësh atë malin e betonit që iu dha leja nga kryetari në detyrë i partisë tënde për të kuptuar se pse ti je i painteresuar që gjyqtarët e këtij vendi të kalojnë në skanerin e reformës, pasurinë e tyre kur ke nxitur, një sistem të korruptuar që bën shërbime për ty personalisht, për njerëzit e tu personalisht, për tarafin tënd personalisht.

Një turp i pashoq. Një gjykatë e kapur me presh në duar që refuzon të zbatojë më minimalen, të marrë në konsideratë konfliktin e interesit dhe të marrë përsipër turpin më të madh.

Një mal betoni mbi digën që kërcënon jo parkun, por jetën e një lagjeje të tërë, i konsideruar i rrezikshëm nga një komitet shtetëror i specialistësh. Gjykata u detyrua të tërhiqet se sot doli një tjetër gjykatës, klient i kompanisë paditëse të shtetit.

Rama kaloi më tej në akuzat e opozitës ndaj tij për lidhjen me Klement Balilin, drejtorin e Transportit të konsideruar si Eskobari i Ballkanit. Ai i citoi Berishës një shkresë të Europolit ku flitej se Shqipëria kishte bashkëpunuar për arrestimin e rrjetit kriminal.

Ja shkresa e Europolit, – tha Rama – Në të thuhet: “Më 9 maj 2016, 17 individë të përfshirë në një rrjet kriminal në shkallë të gjërë të udhëhequr nga Greqia dhe të mbështetur nga Shqipëria dhe Europol.” Lexoje. Se po i mëson keq dhe kopjet e tua. Sali, ti nuk e do reformën në drejtësi!”,- theksoi Kryeministri.

Po ashtu, Rama, indirekt, pa e përmendur emrin e kryebashkiakut Xhelili dhe të skandalit të tij, tha: Vini këtu dhe numëroni ata që ne i kemi çuar para bankës së të akuzuarve apo i kemi sikterisur nga PS. Përgjegjësi e gjithkujt është individuale, nuk ka përgjegjësi kolektive. Flisni ju që keni mbajtur në detyrë Drejtorin e Tatimeve në arrest shtëpie e thoshe se “unë pres vendimin përfundimtar”.




Zbardhet dosja ndaj ish-drejtuesit të Hipotekës në Lushnjë. Ja si u falsifikuan dokumentet
Me kërkesë të Prokurorisë së Lushnjes, gjykata ka vendosur masën e sigurisë për ish-drejtuesit e Hipotekës së këtij qyteti, si edhe të një pronari biznesi, të dyshuar për “Fallsifikim dokumentash” në bashkëpunim, në vijim të një hetimi të nisur nga kallëzimi i dorëzuar nga përfaqësuesit fetarë të Manastirit të Ardenicës.

Nga hetimi i deritanishëm i Prokurorisë së Lushnjes, rezulton se përfaqësuesit e Manastirit, gjatë një procesi gjyqësor civil, kanë konstatuar se një pjesë e pronës të cilën e pretendonin, më konkretisht rreth 6300 m2, ishte e regjistruar në emër të shtetasit A.Lushi, pronar i një kompleksi shërbimesh në zonën e Ardenicës.

Sapo kanë konstatuar këtë situatë, përfaqësuesit e Manastirit kanë dorëzuar një kallëzim penal në Policinë e Lushnjes, e cila ia referoi më tej Prokurorisë.

Në bazë të hetimeve, Prokuroria e Lushnjes ka arritur të evidentojë se, në vitin 2014, prona e pretenduar nga Manastiri, është regjistruar në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP) në emër të shtetasit A.Lushi, në bazë të dokumentave të fallsifikuar.


Po ashtu, nga veprimet hetimore të Prokurorisë së Lushnjes, janë krijuar dyshimet e arsyeshme se kjo pronë është regjistruar në bazë të urdhërave verbalë të Kryetarit të ZVRPP në atë kohë, shtetasi B. Koçiu.

Nga të dhënat hetimore të përfituara deri në këtë fazë të hetimit, Prokuroria e Lushnjes krijoi dyshime të arsyeshme se prona e pretenduar në një proces civil nga përfaqësuesit fetarë të Manastirit të Ardenicës, është regjistruar në bazë të dokumentave të fallsifikuar nga ana e ish-drejtuesit të ZVRPP, B. Koçiu, si edhe nga pronari i kompleksit privat të shërbimeve, A.Lushi. ndaj këtyre dy persona u kërkua caktimi i masës së sigurisë “arrest në burg”, e cila u pranua nga gjykata.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Lushnjes, forcat e Policisë së Shtetit arrestuan dy personat e dyshuar.
Video e re/ Përplasja Blushi-Balla në Kuvend

“Lapsi.al” siguron një tjetër video të përplasjes në Kuvend mes deputetit Ben Blushi dhe Taulant Ballës. Ndërsa Blushi ka lëshuar kritika të forta ndaj kryeministrit pas mesazhit kërcënues që i dërgoi kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, Taulant Balla i drejtohet Blushit me fjalët:

“Kur u bë kjo parti alabakësh, u bë kur nuk u bëre ti ministër. Se po të mos ishe bërë do e shihnim sa parti e mirë ishte. Jeni bërë tre, Basha, Berisha, Blushi”.

Shihni pamjet:



Përgjuesi/ Interforca letër Llallës: Ja pse u përdor pajisja në Shqipëri
Policia italiane ka mbyllur debatin për pajisjen përgjuese. Në një letër që drejtori i saj Alesandro Panza i çon Adriatik Llallës përmes Ambasadës italiane, konfirmon se pajisja nuk është përdorur për asnjë lloj përgjimi dhe se ka qenë gjithmonë në zotërim të palës italiane vetëm për qëllime trajnimi.

Në letrën dërguar Adriatik Llallës, Drejtori Përgjithshëm i Policisë italiane, Alesandro Panza, konfirmon atë që tha ministri Tahiri se marrëveshja për trajnimin e policisë shqiptare për këtë pajisjes, është firmosur në datën 9 qershor të vitit 2007 nga ministri i asaj kohe i Punëve të Brendshme, sot Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

“Është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në luftën kundër kriminalitetit, mes Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

Artikulli i tretë i kësaj marrëveshjeje parashikon që palët të bashkëpunojnë, mes të tjerash, në aktivitete të fokusuara në formimin dhe trajnimin në luftën kundër kriminalitetit në të gjitha format e saj”,- shkruhet në letër.


Topalli: Skandalet s’kanë fund. Turp për aksidentin e Kavajës!
Nga foltorja e Kuvendit, ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli reagoi ashpër pas kërcënimit të denoncuar ndaj deputetit Blushi, por edhe për ngjarjen e dy javëve më parë ku në një aksident rrugor humbën jetën dy fëmijë në Kavajë.

Unë nuk dalë këtu të mbrojë Ben Blushin se është i Partisë Socialiste dhe se kundërshton ju. Ai është kundërshtari më i madh i Partisë Demokratike, por si ka mundësi që kryeministri nuk reagoi ashtu siç reagoi kur iu kërkua të fliste për Mark Frrokun?

Sapo është arrestuar një drejtor i administratës. Skandalet po mbulojnë njëri- tjetrin.

Po të bëj një pyetje.

Ky Armando Prenga ishte i futur nga ne apo nga dora jote në listat zgjedhore?

Ky që ishte me armë dhe qëlloi me armë kundër qyqarëve të tij është emëruar nga ne apo nga ju?

Ndërkohë që babai i tre fëmijëve që ndërtoi në shtëpinë e tij ishte në burg.

Këtë banditë e kemi emëruar ne apo ti?

Lexoni pak ku në procesverbalin e javës më parë kryeministri ka gënjyer 2 mijë herë për Balilin.

Ju keni pasur Super Luizën ajo ishte për tu tmerruar se për Shukriun e kishit në zyrë.

Ajo që mua nuk më hiqet nga mendja është aksidenti i dy javë më parë. Ju duhet të kishit reaguar, ngrijeni kokën, por ju s’keni dhembshuri as të qenurit prindër e njeri. Unë nuk heq dorë për atë çfarë ka ndodhur dy javë me parë kur një baba kishit futur në burg për një çati, ku në spital nuk i jepnin qetësues nënës.

Është e njëjta sjelle që kryeministri konsideron këtë popull. Njëri i thotë dele, tjetri i thotë derra.

Përgjuesi është një ngjarje e vogël me atë çfarë po ndodh në vendin tonë.

Po Shullazi ku ishte? Kë kërcënonte Shullazi?

Nuk do të ishte i lirë të kërcënonte një deputet po të mos kishte mbrojtjen e kryeministrit. Unë e kam përsëritu se ky vend nuk i zgjidh problemet me reforma. Reforma më e madhe është heqja e Edi Ramës.
Mali i Zi nënshkruan protokollin e anëtarësimit në NATO
Kryeministri i Malit të Zi nënshkruan sot në Bruksel protokollin e anëtarësimit të vendit të tij në NATO, me kushtin që kjo republikë e vogël e Ballkanit, të jetë pjesë e klubit të Atlantikut të Veriut pas një periudhe 18-mujore.

“Ne do të mirëpresim kryeministrin Milo Gjukanoviç, i cili do të nënshkruajë protokollin e anëtarësimit.

Në përfundim të kësaj ceremonie, Mali i Zi zotëron të drejtën duke filluar që nesër të marrë pjesë në të gjithë takimet e NATO-s në rolin e vëzhguesit ose të të ftuarit”,- sqaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, gjatë një konference shtypi.

”Anëtarësimi i Malit të Zi pritet më pas të miratohet nga parlamentet e 28 shteteve anëtare të Aleancës, që kërkon mesatarisht një vit deri në 18 muaj si afat të mundshëm kohor”,- sipas disa diplomatëve./TRT/



Foto/ Bella Hadid kopjon Rita Orën
Bella Hadid mbrëmë e ka tërhequr vëmendjen në Festivalin e Filmit në Kanë, kur ka parakaluar në tapetin e kuq me një fustan të Alexandre Vauthier për premierën e “Unknown Girl”.

Megjithatë, modelja 19-vjeçare nuk mund t’i marrë të gjitha meritat vetëm për vete në përzgjedhjen e veshjes, meqë duket se është inspiruar nga këngëtarja kosovare Rita Ora, transmeton “Klan Kosova”.

Kjo e fundit është parë e veshur me një fustan pothuajse identik para dy vjetësh, në tapetin e kuq të “MTV Video Music Awards”, i cili i vinte në pah secilën pjesë të trupit të saj të mrekullueshëm, duke e bërë të qartë se kishte vendosur të mos vishte të brendshme.
Deti Kinez, Pentagoni: Manovër e rrezikshme pranë avionit amerikan

Një tjetër incident ka ndodhur në Detin e Kinës Jugore, ku të paktën dy avionë gjuajtës kinezë kryen një manovër pikasjeje dhe shoqërimi të një avioni mbikëqyrjeje amerikan që u cilësua “e rrezikshme” nga Pentagoni.

Mjeti amerikan ishte i angazhuar në një mision rutinë në hapësirën ajrore ndërkombëtare, shpjegoi zëdhënësi i departamentit të mbrojtjes amerikane, kur avionët kinezë u afruan deri në një distancë prej 15 metrash.
Gjenden pjesët e avionit të rrëzuar të “EgyptAir”
Ekipet e shpëtimit kanë thënë se kanë parë dy objekte të mëdha në det, që mendohet se janë pjesë të aeroplanit të rrëzuar të “EgyptAir”.

Dy objekte të mëdha me ngjyrë të bardhë dhe të kuqe, u panë në ujë ndërsa ekipet e shpëtimit janë në vendin e ngjarjes duke kërkuar për aeroplanin e rrëzuar, shkruan “The Guardian”.

Pjesët besohet se janë të aeroplanit, mirëpo një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar.

Pjesët janë parë në afërsi të ishullit Karpathos, për të cilin autoritetet greke kishin thënë se, aty ishte rrëzuar aeroplani.



Kërcënimi i Roshit/ Tahiri sms këshilluese Blushit, ja çfarë i shkruan…

Pas denoncimit në Kuvend që ka bërë deputeti Ben Blushi, ndaj kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, ndaj tij kanë ardhur edhe këshilla.

Është vetë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili i ka dërguar një mesazh deputetit Ben Blushi, ku e ka këshilluar se çfarë të bëjë.

Më poshtë është mesazhi i Tahirit për Blushin:



16-vjeçari: Kam pasur marrëdhënie me profesorin e matematikës

Rrëfimi i një 16-vjeçari ka shokuar policinë, nxënësit dhe gjithë stafin në një shkollë në Itali.

Nxënësi e kishte pranuar se ka marrëdhënie jashtë klasës me profesorin e tij të matematikës, pasi nëna e tij kishte gjetur disa mesazhe në telefonin e tij dhe kishte bërë denoncimin.

Nëna e tij kishte gjetur disa mesazhe të birit të saj me 30-vjeçarin dhe kishte bërë denoncimin si abuzim me të mitur.

Adoleshenti ka pranuar marrëdhënien gjatë marrjes në pyetje nga policia dhe deklarata e tij është marrë për hetimin e rastit, ndërsa profesori është pezulluar deri në zbardhjen e rastit në tërësi.


Durrës, Gjykata rrëzon kërkesën e italianëve, Ben Çami nuk ekstradohet
Lutfi Shabani, i njohur ndryshe si Ben Çami nuk do të ekstradohet në Itali.

Gjykata e Durrësit ka rrëzuar kërkesën e palës italiane, që e akuzojnë akuzojnë për trafikun e 570 kilogramëve kanabis sativa.

Ben Çami është dënuar në Itali me 10 vite burg, ndërsa brende 10 viteve të fundit ka marrë edhe dy dënime nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Në arrestimin e fundit nga policia shqiptare, Ben Çami u kap me 15 kg heroinë, që dyshohej se vinte nga Maqedonia.


Bëri korrupsion, 2 vite e 4 muaj burg për prokurorin Haxhi Giu
Prokurori Haxhi Giu i cili disa muaj më parë u vu në pranga për korrupsion është dënuar ditën e sotme me 2 vite e 4 muaj burg.

Vendimi është dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, pas përfundimit të gjykimit nën akuzën e “korrupsionit pasiv”.

Haxhi Giu, prokuror i Krujës, u vu në pranga nga policia pasi akuzohej se kishte marrë një shumë parash për të ndryshuar akuzën një të arrestuari.

Berisha: Rama sot foli si këlysh i rrahur, herës tjetër do lehë si këlyshë i sëmurë

Ish-Kryeministri Sali Berisha, iu përgjigj deklaratës së Kryeministrit Edi Rama, për reformën në drejtësi, edhe pse kreu i Qeverisë ishte larguar nga salla e Parlamentit, pasi përfundoi fjalimin e tij.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se, reformën në drejtësi tashmë do ta udhëheqë opozita dhe do të bëhet sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

“Reformën në drejtësi e pengon Surreli, e pengon CEZ-i. Reformën në drejtësi e bllokon pallati i familjes së zonjës Rama, për të cilën nuk ekziston asnjë faturë. Tani reformën do ta udhëheqë opozita.

E udhëhoqët, dështuat në mënyrën më të turpshme, a doni reformë? Ne do të udhëerhqim me ndershërmi,me parime, asgjë tjetër vetëm atë që tha Venecia”,- u shpreh Berisha.

Ish-Kryeministri përmendi edhe reagimin e Elvis Roshit, pas deklaratës së Ben Blushit se ishte kërcënuar nga kryebashkiaku i Kavajës. Reagimi i Roshit në Facebook, tha Berisha, është shkruar nga Edi Rama.

“Hedh gurin dhe fsheh dorën. Lexoni pak statusin e atij që nuk shkruan dot dy fjalë. Është fjalë për fjalë e shkruajtur prej tij(i referohet Edi Ramës). Nuk kalohet në këtë mënyrë. Unë i them Edi Ramës se ka folur sot këtu si këlysh i rrahur. Por herën tjetër do lehësh si këlyshi i sëmurë, je në rrokullisje të pashpresë”,- deklaroi ish-Kryeministri Sali Berisha.
SHBA-të “mbyllin” UNMIK-un në Kosovë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e madhe po planifikojnë që t’i ulin buxhetin misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), rrjedhimisht duke ndikuar në uljen e stafit.

Gazeta serbe “Novosti” shkruan se, muajin e ardhshëm OKB do të vendosë për buxhetin për 12 muajt e ardhshëm të UNMIK-ut në Kosovë.

Ky buxhet është propozuar të zvogëlohet për 3.5 milionë dollarë, duke reduktuar 20 vende pune.

Për punën e UNMIK-ut në Kosovë, në bazë të projekt-buxhetit, këtë vit do të ndahen rreth tre milionë e gjysmë dollarë më pak, dhe Amerika dhe Britania po kërkojnë që të zvogëlohet numri i pjesëtarëve të misionit.

Për punën e UNMIK-ut, nga 1 korriku 2016 deri më 30 qershor 2017, në bazë të projekt-buxhetit, janë planifikuar 36.5 milionë dollarë, dhe për këtë do të vendoset muajin e ardhshëm në Komitetin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Vitin e kaluar UNMIK-ut i ishte miratuar buxheti për 388 punëtor, duke përfshirë 372 civilë dhe 16 oficerë të uniformuar (tetë policë dhe tetë ushtarë).

Kosova vazhdimisht ka kërkuar që ky mision i Kombeve të Bashkuara në Kosovë të përfundojë, pasi më është i panevojshëm.

Në anën tjetër Serbia kërkon që UNMIK të vazhdojë misionin, duke e llogaritur si partner të rëndësishëm.



Nishani- Ramës: Je një i paburrë i pashembullt, largo kriminelët

Institucioni i Presidentit të Republikës ka reaguar pas deklaratave të bëra në sallën e Kuvendit nga kryeministri Edi Rama. Në një njoftim për median, Presidenca shkruan se “është i indinjuar nga sjellja e paprecedent e Kryeministrit aktual në Parlament, i cili duke keqpërdorur aulën e Kuvendit të Shqipërisë fyen dhe shpif ndaj Presidentit të Republikës”.

“Sjellje kaq ordinere nuk ka ndodhur kurrë më parë në sallën e Parlamentit shqiptar.

Të fyesh Kryetarin e Shtetit duke shfrytëzuar një vend ku Presidenti nuk është prezent është paburrëri e pashembullt.

Institucioni i Presidentit të Republikës i kërkon Kryeministrit aktual ta lerë më së fundi ‘shoën’ dhe ekzibicionin dhe të fillojë menjëherë nga puna për të cilën është ngarkuar që tre vjet më parë.

Gjithashtu i kërkon Kryeministrit aktual të largojë urgjentisht nga administrata e shtetit individët e përfshirë në veprimtari kriminale.

Të krijojë mundësitë për punësim të qytetarëve të vendit, të cilët po vuajnë nga një situatë e rëndë ekonomike.

Të luftoje bandat e krimit të organizuar.

T’u ofrojë shërbimin shëndetësor publik qytetarëve që vuajnë çdo ditë nga nevoja për trajtim mjekësor.

Të luftojë korrupsionin e përmasave shqetësuese në dëm të pasurisë publike dhe private të qytetarëve shqiptarë.

Të mos bllokojë reformën e sistemit të drejtësisë, por të ofrojë kompromisin e nevojshëm për miratimin e saj.

Institucioni i Presidentit të Republikës beson vendosmërisht se, përtej pengesave provizore, Shqipëria do të ecë përpara drejt forcimit dhe begatimit”,- thuhet në reagimin e Presidencës së Shqipërisë.



Foto/ Djali e fton vajzën për kafe, por ja çfarë i kërkon ajo...

Njohjet në rrjetet sociale janë bërë të zakonshme tashme, madje ka shumë çifte që janë njohur në Facebook, Instagram etj. Por, tentativa e këtij djali për t’u njohur me një vajzë, ka rezultuar pa sukses.

Ai e ka ftuar atë për kafe, por përgjigja që ka marrë e ka tronditur.
Kështu, vajza i ka vënë një kusht të çuditshëm që të pranonte të takohej me të. Ajo i ka kërkuar djalit që t’i dërgojë dy karta rimbushje dhe i ka premtuar që pas kësaj do flasin dhe do takohen.

Sigurisht, djali nuk është treguar “budalla”, por i është përgjigjur me të qeshura.

“Hahahahaha interes i gjallë ee?”,- ia kthen djali.

“Klm pra”,- ia pret shkurt vajza.

Një përgjigje kjo që dëshmon se e vetmja arsye që vajza i ka kthyer përgjigje djalit, është interesi për të marrë karta rimbushjeje.

Epo dihet që sot njerëzit janë bërë shumë materialistë, por të paktën mos ta shprehin kaq hapur!

Duhet thënë medet për adoleshentët e sotëm, adoleshentë që i lidh interesi, leku dhe fama. Vallë, vlerat shoqërore ku mbetën?
Greva, Greqia mbyll kufijtë me Shqipërinë për dy ditë
Policia ka njoftuar sot se pikat e kalimit kufitar me Greqinë do të jenë të bllokuara për dy ditë. Shkak është bërë një grevë që do të zhvillohet në Greqi.

“Duke filluar që nga dita e premte datë 20.05.2016 ora 07:00, deri ditën e dielë datë 22.05.2016 ora 07:00, dogana greke nuk do të kryejë veprime dhe nuk do të lejohet kalimi i automjeteve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Përjashtim do të bëhet vetëm për këmbësorët, si edhe për ndonjë rast emergjent të paraqitur.
Përleshje mes shqiptarëve dhe britanikëve në burgun e Londrës
Një përleshje masive mes të burgosurve shqiptarë dhe atyre anglezë për kontrollin e shpërndarjes së drogës në një burg anglez është raportuar nga tabloidi britanik “Daily Mail”.

Skenat filmike të marra nga kamerat e sigurisë së burgut Wandsworth, në jug të Londrës, janë brutale. Përleshja ka nodhur në kohën e ajrosjes, kur të burgosurit kanë qenë në oborrin e burgut.

Grupet janë përleshur duke goditur me grushta e shkelma njëri-tjterin, ku dukshëm një grup është më i madh në numër.

Nuk dihet nëse shqiptarët apo anglezët kanë qenë më të shumtë në numër, por në burgjet angleze e sidomos në Londër, prania e të dënuarve shqiptarë është i konsiderueshëm.

Një nga të lënduarit nga kjo përleshje masive fizike është dërguar me helikopter në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet koha e saktë se kur ka nodhur perleshja, por mendohet që ajo të jetë verifikuar së fundmi.

Pamjet filimike të përleshjeve janë të zakonshme nëpër burgjet amerikane, por së fundi këto skena po bëhen gjithnjë e më të pranishme në ato angleze.

Vetëm vitin e kaluar janë regjistruar 20 mijë raste dhune në këto burgje dhe ka një shqetësim gjithnjë e në rritje për praninë e madhe të drogës në qendrat e dënimi, ku ditë më parë u publikuan filmime që tregonin se droga futej me dronë.

Shtypi së fundimi ka njoftuar se një ndër dhjetë të burgosur në burgjet angleze është i huaj dhe një numër mjaft i madh i tyre janë shqiptarë, siç deklaroi dhe ministri britanik i Drejtësisë, Michael Gove./TCh/



Video/ Tiranë, makina kabriolet merr flakë në mes të kryqëzimit
Një makinë kabriolet është bllokuar në kryqëzimin e Laprakës, pasi drejtuesi i saj e ka lënë në mes të rrugës kur ka parë që nga makina po dilte tym.

Por fatmirësisht ajo nuk ka shpërthyer. Siç shkruan “jetaoshqef”, zjarrfikësja dhe policia kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke shmangur shpërthimin e kësaj makine./JOQ/



Nikolla Gruevski rikthehet sërish si kryeministër i Maqedonisë
Qeveria pikërisht në Parlament e nisi varrimin e Marrëveshjes së Përzhinos, është vlerësim dominues i analistëve me të cilët bisedoi Dojce Velle, pasi që dje shumica parlamentare në Parlament i konstatoi dorëheqjet e ministrave të LSDM-së nga qeveria.

Kjo u bë pa u marrë parasysh fakti se ministrat opozitarë në Qeverinë teknike dorëheqjet i deponuan si të kushtëzuara, për shkak të mungesës së kushteve për organizimin e zgjedhjeve të lira me 5 qershor.

Anulimi i djeshëm i zgjedhjeve nuk e pengoi shumicën që t`i ktheje në skenë ministrat e vet nën drejtimin e kryeministrit teknik.

Pas një skenari të këtillë, partnerët e koalicionit, funksionarët e VMRO-DPMNE-së dje e përhapën qëndrimin se ka ngelur vetëm edhe të “varroset” Prokuroria Speciale Publike që vendi përfundimisht të dalë nga kriza politike.

Përfaqësuesi special gjerman për Maqedoninë, Johanes Hajndl, i cili pas vizitës së parë, sot përsëri vjen në Shkup, do të pritet me progresin e parë të arritur në mungesën e tij: zëvendësimin e qeverisë teknike me qeverinë e vjetër.

“Brenda një jave, në funksionin e kryeministrit do të kthehet edhe Nikolla Gruevski”, kanë thënë burime nga VMRO-DPMNE-ja për “DW”./TetovaSot/



Europol ndryshon deklaratën për Kelmend Balilin
Europol ndryshon deklaratën e bërë për operacionin antidrogë që çoi në arrestimin e 17 personave shqiptarë e grekë dhe në shpalljen në kërkim të ish –drejtorit të transporteve të Sarandës, Kelmend Balili. Deklarata e këtij instituconi e publikuar më 13 maj 2016 nuk e përfshinte Shqipërinë si pjesë të operacionit.

Ajo nënvizonte se operacioni u drejtua nga Greqia me mbështetjen e Belgjikës dhe Europol, siç mund të shihet në dokumenti më sipër.

Po dy ditë pas publikimit të këtij fakti në Shqipëri (shih rubrikën lajme në faqen e lapsi.al), Europol e modifikon deklaratën, duke shtuar se në operacion është përfshirë edhe Shqipëria.

Ky ndryshim vjen pas debateve politike që kanë shpërthyer në Shqipëri për këtë çështje. Opozita thotë se policia shqiptare është mbajtur larg operacionit nga frika e dekonspirimit. Kryeministri Rama dhe Ministri Tahiri, të vënë nën akuzë për lidhje me Kelmend Balilin, folën për një punë të mirë të policisë shqiptare në këtë operacion.

Të nxjerrë bllof nga deklarata e parë, autoritetet shqiptare i kanë kërkuar Europol ta ndryshojë deklaratën.

Përdorimi nga politika i faktit se në të nuk përmendej Shqipëria si pjesë e operacionit, për shkak të dyshimeve se drejtues të qeverisë e policisë mund ta dekonspironin atë si pasojë e lidhjeve të tyre me të pakën një nga të hetuarit, e ka shtuar presionin e Tiranës ndaj Europol për të ndërhyrë dhe modifikuar një deklaratë zyrtare.


Dëmi psikologjik, Fullani kërkon 40 milionë lekë pas arrestimit
40 milionë lekë dëmshpërblim për dëmtimin psikologjik të shkaktuar gjatë prangosjes së tij në shtator të 2014 kërkon ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Sipas avokatit të tij Maks Haxhia, nëpërmjet ekspertizës së psikologes Jonida Haxhiu, vërtetohet fakti se, shkarkimi nga detyra që i bëri Kuvendi në shtator dhe burgosja e ish-guvernatorit ka rënduar anën psikologjike te klientit të tij.

Padia për dëmshpërblim është depozituar në Gjykatën Administrative.

Fullani u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Lartë për skandalin e vjedhjes së mbi 700 milionë lekëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë.


Video/ Aksidenti tragjik i Kavajës, flet nëna që humbi dy fëmijët
Shfaqet për herë të parë në ekran nëna që humbi dy fëmijët e saj në një aksident në Qerret të Kavajës. Ajo foli pak, por intervista e saj u ndërpre nga bashkëshorti i cili nuk dëshiron praninë e kamerave.

Asgjë s’mund ta ngushëllojë nënën e dy fëmijëve të humbur në aksidentin horror në Qerret të Kavajës.

Ajo qëndron në shoqërinë e dy grave të tjera, nënës dhe vjehrrës në shtëpinë dykatëshe në plazhin e Durrësit.

Kurse i mbijetuari i aksidentit, 1-vjeçari që ndodhej i lidhur me rripin e sigurimit në sediljen e parë të makinës, kërkon vazhdimisht vëmendjen e familjarëve.

Silva Negollari është e përhumbur. Në pak fjalët e saj mëson se çdo sekondë të ditës kujton momentin ku sa hap e mbyll sytë humbi dy fëmijët 3 dhe 5 vjeç.

Thotë se çdo gjë ndodhi befasisht. Ajo thjesht hapi krahun e një tjetër mjeti, por hekurat e anësores, e përfshinë makinën mes për mes.

Udhëtimi qe i ndryshoi përgjithmonë jetën familjes Negollari, u bë pas insistimit të fëmijëve.

Dy netë me rradhë, dy më të rriturit, duke qarë kishin këmbëngulur që nëna e tyre ti çonte në Rrogozhinë. Për ta ishte udhëtimi i fundit.

Kaq mundi të fliste Silva Negollari e cila u ndërpre nga bashkëshorti Sokoli. Ai nuk pranon asnjë kamer. I zhytur në dhimbje, jashtë saj thotë, se çdo fjalë është e tepërt, pasi asgjë smund t’ia kthejë më fëmijët.

Ai beson ende se të vegjëlit e tij mund të ishin gjallë nëse rruga do të ishte e plotësuar me elementët e sigurisë.

Por megjithatë nuk do të merret nëpër dyert e gjyqyve. Nëse ka fajtor le të flasë drejtësia, thotë Sokoli.

Aktualisht për ngjarjen ndodhen në burg tre zyrtarë të lartë të ARRSH-së.

Hetimet konkluduan se barrierat anësore që nuk ishin vendosur në rrugë për t’i lënë kalimin e lirë një subjekti privat, do mund të kishin mbrojtur familjen Negollari.

Dom Gjergj Meta: Shkodra t’u bahet Nanë tre vajzave të abuzuara!
Revoltë e reagime të forta kanë vërshuar në rrjetet sociale mbi skandalin e plasur dje lidhur me abuzimin e të miturve në Jetimoren e Shkodrës. E ndërsa kjo ngjarje ka prekur gjithë shqiptarët, shkodranët duket se janë më të pezmatuarit për këtë ngjarje, kjo edhe për vetë faktin se ka ndodhur në zemër të këtij qyteti, që ndër shekuj ka shpërndarë civilizim e kulturë.

Lidhur me këtë traumë, që fëmijët e Jetimores kanë përjetuar, por edhe për faktin që pothuajse brenda 1 viti skandali përsëritet në përmasa edhe më të mëdha, ka reaguar edhe Dom Gjergj Meta, prifti durrsak i cili vlerësohet për qëndrimet e tij të pjekura.

Në një postim në Facebook, ai sugjeron që të bëhet kujdes e të mos aludohet pa konfirmimet e organeve kompetente, pasi sipas tij, reagime të tilla mund të çojnë drejt stigmatizimeve perverse.

“Këto dy ditë Shkodra po kalon një moment të vështirë. Lajmet flasin për abuzime me tre të mitura në një qendër fëmijësh. Ky si lajm është në vetvete shumë i rënde, e nëse vërtetohet dhe nxirret në të gjitha përmasat për të cilat flitet në media, atëherë kjo është edhe më e rëndë.

Ato fëmijë duhet të gjejnë drejtësi. Kjo është e panegociueshme ashtu sikurse duhet të ndodhë me çdolloj abuzimi me fëmijë kudo që të ndodhë.

Në një portal të rëndësishëm online sot aludohej se këto abuzime mund të kenë ndodhur në gjirin e familjeve shkodrane që i kanë pritur për bamirësi këto fëmijë. Kudo të ketë ndodhur është prapë e rëndë.

Por Kujdes! Këto aludime, pa konfirmim nga organet kompetente, mund të çojnë drejt stigmatizimeve perverse.

Kujdes me Shkodrën! Ajo është qendra e arsimit dhe rrënja, vatra e nana e edukimit të shumë brezave. Aty janë formuar e vazhdojnë të formohen me kulturën më të mirë djem e vajza, të mitur e të rritur.

Në Shkodër gjen dashninë për jetën dhe të bukurën. Shkodra asht dashni.

Jam i sigurtë se Shkodra edhe këtë tërmet do ta jetojë me dinjitet, sepse Shkodra nuk është abuzuese. Ajo është thjesht Shkodra! Ajo ka të murosur një grua që është nënë dhe viktimë e shekujve. E kjo Shkodër do t’i bëhet NANË atyre tre vajzave sido që ta murosin!

E keqja bren veteveten, por jo Shkodrën!

Nga një jo-Shkodran”!/KohaJonë/



"Fabrika mizore" e medaljeve të arit në Kinë

Imazhe prekëse të një fëmije që qan janë publikuar nga një shkollë në Kinë, një vend ku në të kaluarën kanë dalë kampionë të mëdhenj olimpik.

Kjo është një nga shumë foto të kapura në shkollat sportive në Kinë për fëmijët e vegjël, të cilët i nënshtrohen një stërvitje rraskapitëse për të synuar që një ditë të jenë kampionë në olimpiada.

Që prej vitit 1980, sportet olimpike në Kinë kanë pasur një zhvillim të madh. Në Olimpiadën e Pekinit të vitit 2008, Kina u rendit e para me numër medaljesh, ndërsa 4 vite më vonë, në Olimpiadën e Londrës, ky shtet u rendit menjëherë pas SHBA-ve.

Por, të arrish të bëhesh një fitues medaljesh në olimpiadë nuk është e lehtë dhe fëmijët në Kinë duket se e vuajnë më shumë se në çdo vend tjetër stërvitjen rraskapitëse./TCh/
Tronditet futbolli gjerman, Marco Russ del me kancer
Tronditet futbolli gjerman. Ylli i Eintracht Frankfurt, Marco Russ, është diagnostikuar me kancer.

Futbollistit i janë bërë kontrollet e dopingut pas ndeshjes me Darmstadtin, të cilat zbuluan se futbollisti nuk ishte i dopinguar, por kishte një sëmundje më të rëndë.

Pas kryerjes së analizave u zbulua se futbollisti kishte hormone të rritura të cilat tregojnë se ai ka tumor.

Mbrojtësi 30 vjeçar nuk ka ndërmend të dorëzohet pasi ka kërkuar trajnerit të skuadrës, Niko Kovac që të jetë në fushë në ndeshjen e play off-it ndaj Nurnberg.



Video/ Shqipëri-Zvicër, vëllezërit Xhaka në një konferencë të rrallë shtypi

Dy vëllezër. Dy rivalë. Taulant dhe Granit Xhaka janë kthyer në fenomen botëror, për përballen e 11 qershorit ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës. Në Grupin A të Euro 2016, për herë të parë dy vëllezër do të luajnë si rivalë.

Një sfidë që të dy dëshironin ta evitonin, por që tani si Taulanti ashtu edhe Granit kërkojnë ta fitojnë. Të dy vëllezërit kanë mbajtur një konferencë për media në Zvicër.

Më poshtë mund të lexoni se çfarë mendojnë Taulanti e Graniti për përballën mes tyre në “Euro 2016”.



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   187   188   189   190   191   192   193   194   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish