Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Ja çfarë ka shkruar sot në Facebook Ermal Mamaqi



Download 6,39 Mb.
bet188/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   184   185   186   187   188   189   190   191   ...   352

Ja çfarë ka shkruar sot në Facebook Ermal Mamaqi:

“E keni parasysh atë momentin kur takohen çunat dhe puthen me faqe? Sot është dita që nuk takoj asnjë shok. Njerëzit janë bërë shumë të ndjeshëm dhe ngatërrohen. Gëzuar miq. Unë dhe Pastori i Kishës time përsëri jemi kundra Martesave Gay. Pro jetës, pro familjes, pro shoqërisë, pro dasëm burrë me grua”.



Adolf Hitleri dhe nazistët kishin kontakte me alienët

Partia naziste e Adolf Hitlerit u krijua nga një grup i fshehtë i quajtur “Shoqëria Thule”. Kjo shoqëri sekrete ushqente urrejtjen ndaj hebrenjve, por teoricienët thonë se, disa anëtarë kryesorë të kësaj shoqërie ishin në kërkim të mitologjive për alienët.

Shumë nga këta anëtarë të shoqërisë u bënë nazistë të rangjeve të larta. Studiuesit pohojnë se disa prej tyre mbanin kontakte me qenie jashtëtokësore që jetonin nëpër disa shpella nëntokësore këtu në Tokë.

Këto qënie nëntokësore, të quajtura Vril-ya, thuhet se kishin krijuar një teknologji përtej mundësive njerëzore, që përmbante një burim të lëngshëm energjie të emëruar ‘Vril’. ‘Vril’ mund të furnizonte makineri dhe të shëronte krijesa.

Nuk është hera e parë që teori të tilla konspiracioni mes nazistëve dhe UFO-ve bëhen publike dhe pretendohet një lidhje mes tyre.

Shqiptari me kokë të prerë në Greqi, policia identifikon autorin e dyshuar
Policia greke ka mundur të identifikojë një person si autor të dyshuar të vrasjes makabre të 26-vjeçarit shqiptar në Igumenicë të Greqisë disa javë më parë.

Sipas mediave greke, i dyshuari është një bari shqiptar nga një fshat i Janinës, pranë kufirit me Shqipërinë. Por, identiteti i tij nuk është bërë publik për shkak se hetimet janë në zhvillim.

Bëhet me dije se bariu me origjinë shqiptare ka bashkëpunuar me dy persona të tjerë për vrasjen e Bledar Terpollarit. Motivet dyshohen për çështje droge, thotë policia greke.

Kjo është pista më e fundit e hetuesve helenë, megjithatë nuk ka asgjë zyrtare deri në konfirmimin e plotë. 26-vjeçari shqiptar që u qëllua me një plumb dhe më pas iu pre koka, ka qenë i dënuar për vjedhje në Shqipëri.


PD: Tahiri fshiu nga kartela e Balilit, krimet e mëparshme
Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj, deklaroi sot se, “në kartelën e Klement Balilit janë hequr krimet dhe precedentët e mëparshëm”.

“Klement Balili, i kërkuar për trafik ndërkombëtar droge nga gjysma e Europës dhe nga DEA amerikane, i emëruar drejtor i transportit rajonal të Sarandës nga Edi Rama, – tha Alibeaj para medias, – jo vetëm kishte mbështetjen e nevojshme politike e qeveritare për biznesin e tij kriminal, por shërbimet dhe favoret e Saimir Tahirit ndaj tij kanë arritur kulmin me pastrimin e të kaluarës së tij kriminale.

Eshtë zbuluar se janë hequr në kartelen e Balilit krimet e precedentët e mëparshëm.

I shpalluri në kërkim ndërkombëtar, i konsideruar nga CNN si eskobari i Ballkanit, rezulton me një të shkuar të pastër, edhe pse në vitin 2006 u kap me 750 kilogramë drogë, edhe pse Bashkia Sarandë e ka kallëzuar për ndërtim pa leje, edhe pse ka pasur probleme të tjera dhe konflikte për të cilat është denoncuar.

Saimir Tahiri ka futur duart në kartelën e Balilit duke ia fshirë të gjithë precedentët.

Eshtë kjo arsyeja pse Policitë e vendeve fqinje dhe DEA amerikane nuk kishin besim tek autoritetet shqiptare dhe i përjashtuan nga aksioni ndërkombëtar, pasi e dinin se Balili kishte lidhje të forta me qeverinë.

Saimir Tahiri ka dalë kështu zbulur në lidhje të gjithanshme me krimin me trafikun e drogës. Duke ofruar jo vetëm imunitet, paprekshmëri, vënie në dispozicion të pikave kyçe të policisë e të kufirit, e duke ndihmuar në arratisjen e Balilit, por duke e nxjerrë eskobarin e Ballklanit edhe të pastër, pa asnjë krim të mëparshëm.

Ky inkriminim i ministrit të brendshëm është një rekord i zi në shkallë botërore, dhe Tahiri është sot në sytë e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve i provuar me lidhje të thella e të çdo lloji me krimin e trafikun e drogës.

Nuk mjafton më largimi i tij një orë e më parë nga detyra.

Ai duhet të hetohet e të shkojë para drejtësisë për të gjitha rastet e shërbimit që ka kryer ndaj bandave, ndaj Balilit, Habilajve, Shullazit”,- përfundoi Alibeaj.



Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen rëndë dy persona

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Maminas. Nga përplasja e dy automjeteve kanë mbetur të plagosur dy persona.

Ata janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku mësohet se janë në gjendje të rëndë për jetën. Policia po heton shkaqet e aksidentit.


Përgjuesi/ Italianët injorojnë Prokurorinë shqiptare, s’japin informacion
Prokuroria Tiranës ende asnjë përgjigjie nga Ambasada dhe Interforca italiane, për aparaturen që dyshohet se përdoret nga policia e shtetit për përgjimin e celularëve.

Burime pranë orgait të akuzës në kryeqytet, konfirmuan faktin se ende nuk ka një përgjigje për llojin e programeve dhe aparaturave që Interforca përdor në rast ndihme ndaj policisë së shtetit.

Sipas akuzës, krahas pritjes së përgjigjes nga ambasada, prokruoria i ka kërkuar zyrtarisht Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të evidentoj nëse ndonjë pajisje e tillë përgjimi është regjistruar në sistemin e tyre apo të jetë zhdoganuar, duke kërkuar praktikën e ndjekur nga dogana në rastin konkret.

Nga ana tjetër burimet pranë prokurorisë, i thanë “ABC News” se pajiset e identifikimit të numrave të telefonit të individëve të ndryshëm prej vitesh përdoret nga Policia e Shtetit.

Kjo aparaturë, thonë burimet ka ekzistuar dhe është përdorur shpesh në operacione dhe goditje të personave me rrëzikshmëri të lartë shoqërore, qoftë në identifikimin e numrave që kanë në përdorim por edhe vendndodhjen dhe lëvizjet e tyre.

Kjo pajisje, thonë prokurorët, është përdorur edhe pranë ambienteve të burgjeve, për të identifikuar numrat që personat e ndaluar përdorin apo drejtonin grupe kriminale nga burgu me telefon.

Por të gjitha këto veprime proceduriale, thonë hetuesit janë kryer me miratimin dhe njoftimin e prokurorit të çështjes dhe në asnjë rast nga policia në rrugë operative.

Zyrtarisht, thonë burimet pranë akuzës, nuk dihet nëse kjo aparaturë përgjimi shërben vetëm për të identifikuar numrat e telefonit apo edhe për të përgjuar bisedat e personave nën survejim.

Për të provuar këto dyshime të ngritur nga zyrtar të lartë të shtetit shqiptar, prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e pajisjes që mendohet se i është dhuruar Policisë së Shtetit nga Interforca italiane./ABC News/

Në Kosovë mund të blihet edhe pushkë si kjo... nëse posedoni leje

Pistoleta, pushkë, e madje edhe snajper mund të gjesh nëpër dyqanet e Kosovës që shesin armë. Llojet janë të ndryshme. Përveç modelit, zgjidhje ka shumë edhe në ngjyra, njofton Klan Kosova.

Por, për të blerë një armë të çfarë do lloji, çdo person duhet të pajiset me certifikata e leje. E në Kosovë, numri i personave që i plotësojnë këto kushte, nuk është i vogël.

Madje me ligjin e ri të miratuar në korrik të vitit të shkuar, rregullohet edhe çështja e armëmbajtjes. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme thonë madje se trendi i kërkesave për pajisje me armë vazhdon të rritet dita ditës. Por sa i përket armëmbajtjes 24 orë nga personat civil, në ministri japin pak informacione.

Vetëm në vitin 2015 janë konfiskuar 1980 armë pa leje dhe 24119 fishekë, përderisa në vitin 2014 ka pasur 1318 armë të konfiskuara si dhe 37211 fishekë.

Sa i përket armëmbajtjes, neni 11 i Ligjit për Armët përcakton se mund të bëhet vetëm në rastet e veçanta të sigurisë publike. Trajnimet dhe pajisja me certifikata e leje merr kohë nga 1 muaj e gjysmë deri në 3 muaj.


Vajza e videos së Shukriut kërkon azil: Policia nuk po më mbron

Policia e Dibrës hedh poshtë pretendimet e familjes Alla se nuk po ruhen dhe se janë të rrezikuar.

Sipas Policisë, babai, nëna dhe vëllai i 20­vjeçares Anisa Alla, nuk thonë të vërtetën kur deklarojnë se “pas mesnate nuk ka shërbime policore poshtë banesës së tyre”.

“Megjithëse Gjykata e Peshkopisë nuk ka vendosur ende për marrjen në mbrojtje të 5 pjesëtarëve të familjes Alla, dy grupe shërbimi, të përhershme, ndjekin çdo lëvizje të 20­ vjeçares dhe familjarëve të saj”,- thonë burimet policore, të cilave u referohet gazeta Panorama.

“Ne kemi marrë të gjitha masat që pjesëtarët e kësaj familjeje të mos kenë asnjë problem”,- thotë policia, duke shtuar se “nuk merremi me deklaratat e tyre, pasi po kërkojnë azil pas videoskandalit”.

“Ne kemi shoqëruar me persona civilë çdo ditë 20­vjeçaren dhe familjarët e tjerë. Ato nuk janë izoluar për asnjë moment në shtëpi. Kanë dalë dhe nuk kanë pasur asnjë problem. Shërbimet tona i ndjekin në distancë dhe bëjnë kujdes që ato të mos kenë probleme”,- vijojnë më tej zyrtarë të policisë Dibër, që preferuan të mbeten anonim.


Pajisja e përgjimit”, ja marrëveshja e firmosur nga Nishani

Në studion e “Top Storyt” mbrëmjen e së hënës, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, shpjegoi se pajisja për të cilën akuzohet Policia e Shtetit se po përgjon politikanë, diplomatë e gazetarë, është pjesë e trajnimit me italianët dhe e firmosur nga Bujar Nishani, kur drejtonte Ministrinë e Brendshme.

Tahiri tha gjithashtu se, pajisja në fjalë nuk ka mundësi teknike për të përgjuar, ndërkohë që “Top Channel” sjell marrëveshjen në fjalë, të nënshkruar më 19 qershor të 2007-s, e cila në fund mban firmën e Bujar Nishanit.

Prokuroria, rekurs për Xhelal Mziun, kërkon rikthimin në burg
Prokuroria ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë të vendimit të pafajësisë nga Apeli për kryetarin e Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu.

Ky i fundit u dënua për “shpërdorim detyre” nga Gjykata e Shkallës së Parë në prill të vitit të shkuar, por më pas Apeli e shpalli të pafajshëm.

Nga hetimet e organit të akuzës ka rezultuar se, Xhelal Mziu, shkeli barazinë në garën mes kompanive për tenderin e ndërtimit të një rruge.

Hetimet nisën pas kallëzimit penal të shoqërisë së ndërtimit që u skualifikua nga gara pa asnjë arsye.

Mziu i rizgjodh kryebashkiak i Kamzës në zgjedhjet e qershorit 2015.
Detajet/ “Escobari i Ballkanit” 250 kg drogë për çdo rrugë

Xhevahir Poti, i arrestuar pak ditë më parë në Belgjikë, bashkë me të vëllain Dhimitrin, si pjesë e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, në muajin Prill dyshohet se ka negociuar trafikimin e një sasie prej rreth 250 kilogramë kanabis në drejtim të Gjermanisë.

46-vjeçari ka mbërritur në Shqipëri në fund të muajit Mars, ku ka negociuar për gjetjen e sasisë së drogës.

Policia greke ka raportuar se kjo sasi droge iu është dorëzuar me datën 8 Prill disa bashkëpunëtorëve ende të panjohur në Gjermani, në zonën e quajtur Konstandinopoja e vogël në kryeqytetin Berlin.

Kjo sasi droge nuk është arritur të kapet nga autoritetet gjermane.

Xhevahir Poti rezulton të ketë dalë nga Shqipëria më datën 10 Prill, pasi ngarkesa ka mbërritur në destinacion.

Ndërsa Dhimitër Poti, pothuajse të gjitha hyrje-daljet drejt vendit tonë i ka nëpërmjet Athinës dhe Kakavijës, pavarësisht se ka një vendqëndrim të përhershëm në Belgjikë.

Poti rezulton të ketë qenë në Shqipëri në mes të Dhjetorit të vitit 2015, ku ka qëndruar dy ditë dhe më pas është larguar.

Dyshohet se ka zhvilluar takime me Balilin dhe pjesëtarë të tjerë të organizatës, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije.

Vëllezërit Poti dhe Kelmend Balili, sipas mediave greke, janë krerët e një prej grupeve më të mëdha të narkotrafikut./tv klan/


Kurora me diamante e mbretëreshës Geraldinë në ankand për 50 mijë USD

Kurora e mbretëreshës Geraldinë të Shqipërisë është prezantuar nga shtëpia e famshme e ankandeve “Sotheby” me një vlerë prej 30 mijë deri 50 mijë USD, si pjesë e koleksionit të Mamdouha dhe Elmer Holmes Bobst, biznesmenit dhe filantropistit amerikan që vdiq më 1978-n.

Me platinium dhe diamante, e krijuar nga Marianne Ostier nga Austria në Vien, kurora e mbretëreshës Geraldinë të Shqipërisë ka në majë të kurorës me lule diademë, përkrenaren e Skënderbeut, punuar me diamante të vjetra europiane dhe të prera, e që peshon rreth 28.05 karat; stolisur po ashtu edhe me diamante më të vegjël 4.80 karat.

Është e vitit 1938 me kutinë me stemën mbretërore.

Në përshkrimin e këtij objekti me vlerë, thuhet se më parë ka qënë në koleksionin e Mbretëreshës Geraldinë të Shqipërisë

Kjo kurorë u krijua për martesën e mbretëreshës Geraldinë dhe Mbretit Zogu I i Shqipërisë në vitin 1938. E lindur në Budapest, Geraldina njihej si “Trëndafili i bardhë i Hungarisë” dhe kësisoj, kjo kurorë lulesh mbi kryet e saj ishte ornamenti më i përsosur për ceremoninë mbretërore.

Në vitin 1958, kur projektuesja Marianne Ostier foli në 1958 për librin “Bizhuteritë dhe gratë”, tha se, kjo diademë ishte “një kurorë diamante e shquar dhe e bukur për të bukurën dhe të veçantën Mbretëreshë Geraldinë”.

Kurora ra në duart e biznesmentit dhe filantropistit amerikan Elmer Holmes Bobst, i cili ia dhuroi këtë diademë, bashkëshortes, Mamdouha në 1966, pasi ei konsideroi atë si një xhevahir të përsosur për t’u mbajtur prej saj në Shtëpinë e Bardhë, në darkën e shtruar për nder të tij.

Në prill të vitit 1961, Bobst martohet me Mamdouha as-Sayyid, që ishte anëtare e delegacionit libanez në Kombet e Bashkuara dhe i dedikoi rininë e tij.

Ai i bleu asaj bizhuteri shumë të bukura, përfshirë një diademë diamante që kishte qënë pronë e Mbretëreshës Geraldinë të Shqipërisë.

Mamdouha Bobst vdiq në vitin 2015. Ajo ka qënë subjekt i polemikave për donacionet e saj të mëdha për organizatat bamirëse islamike.

Foto+Video/ Kadare dhe Agolli marrin fanellën e Kuqezinjve
Dy kolosët e letërsisë shqiptare Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, janë nderuar nga Federata Shqiptare e Futbollit me fanellën kuq e zi të Kombëtares Shqiptare.

Tashmë ata mbajnë fanellën me numrin 1 dhe mbështesin Kombëtaren e rrugën dhe sfidën drejt Kampionatit Europian Francë 2016.


Video/ Aksidenti në autostradë, qytetarët të shtrirë në rrugë
Dy automjete janë përplasur më njëra-tjetrën në autostradën Tiranë-Durrës në zonën e Maminasit.

Siç duket në videon e ardhur nga raportuesit e “Jetaoshqef.al”, përplasja ka qenë e fortë dhe të dyja makinat janë të dëmtuara.

Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur qytetarët: H. 21 vjeç, banues në Mamurras, drejtuesi i mjetit; S. 54 vjeç, banues në Mamurras; S. 16 vjeç, banues në Mamurras.

Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.


Video/ Ja çfarë surprize që mori Bora Kokëdhima për ditëlindje

Stilistja Bora Kokëdhima, e njohur si e bija e ish-deputetit të PS-së, Koço Kokëdhima, ka festuar gjatë ditës së sotme 28-vjetorin e lindjes së saj.

Bora është surprizuar gjatë ditës së sotme nga stafi i saj “Savage by Bora Kokëdhima” me një festë të organizuar prej tyre.

Bora është shprehur mjaft e lumtur për këtë surprizë, duke publikuar një pjesëz në Instagram. Ajo çka bie në sy është torta, e cila ishte me personazhin e njohur të animuar “Minion”.



Ja surpriza që Geti i bënë Marinës për ditëlindje
Duket se Marina Vjollca është duke kaluar një ditëlindje ëndrrash në krah të të dashurit të saj reperit Getoar Selimi.

Vetë Marina ka postuar një foto ku çifti shfaqet në jaht më të lumtur e të dashuruar se kurrë.

“Faleminderit që e bëre ditëlindjen time më të bukurën, Të dua jetë,”-i shkruan Marina Getit. Ndërkohë më parë Geti i ka uruar ditëlindjen duke e quajtur “bashkëshortja ime” bionden simpatike.
Vili, kujdes po plas...

Vildane Zeneli është një ndër modelet që nuk heziton të ekspozojë trupin e zhveshur lakuriq. Por, kësaj radhe bukuroshja shqiptare ka publikuar në llogarinë personale në Intagram teksa duket tejet seksi edhe veshur.



Foto/ Lotët e elefantit para se të ngordhte të këpusin shpirtin

Janë pamje që prekin zemrën, ato ku shfaqet Yani, elefanti i fundit i cili mbeti viktimë në “kopshtin zoologjik të vdekjes” në Indonezi.

Elefanti 34 vjeç, ishte një femër nga Sumatra, në rrezik zhdukje, e cila ngordhi për shkak të kushteve të këqija në kopshtin zoologjik të Bandung, në ishullin Java, pasi u sëmur rëndë javët e kaluara.

Fotografitë e elefantit duken qarë para se të ngordhte, por ato kanë ngjallur indinjatë dhe polemika të shumta.

Dyshohet se Yani nuk kishte marrë asnjë kurë nga kopshti zoologjik dhe se ishte lënë e shtrirë në njërën anë deri sa ngordhi në 11 maj.

Kopshti zoologjik është mbyllur momentalisht në pritje të autopsisë mbi trupin e kafshës, prej të cilës do përcaktohen shkaqet e vdekjes.

“Pasja e një veterineri është e detyrueshme. Kopshti zoologjik nuk e ka prej një viti”, deklaroi Sylvana Ratna, kryetare e “Java Nature Conservation Agency West”.
Fotolajm/ Fier, ja si ka qenë e “ngjyrosur” Gjanica sot...
Lumia Gjanica në Fier vazhdon të ndotet.

“Foto e bere nga Gjanica sot. Me falni qe nuk jua dergoj dot edhe eren e qelbur.

Ps: respekt per pemet qe vazhdojne te jene te gjelberta”,- shkruan një qytetar nga Fieri.

18/05/2016/...................................


CdS/ Vrasjet misterioze të shërbimeve sekrete në Dubai
Nga Guido Olimpio

Një krim misterioz ka ndodhur në Emirate. Një burrë, me shtetësi të dyfishtë iraniane dhe turke, u vra natën e 4 majit në parkimin e një kompleksi luksoz. Një atentat i planifikuar mirë – sipas versionit zyrtar – që e zuri në befasi në garazhin e Dubai Marina.

Gjëja e çuditshme është se çështja u mbajt e fshehur për rreth një javë dhe doli pasi për të foli gjatë një konference kreu i policisë, Khamis al Muzaina.

Një fshehtësi që ka ngjallur dyshime, përjashto këtu që autoritetet të ishin në siklet për reklamën e keqe osë për ndonjë gjë tjetër.



Pistoletat ruse dhe austriake

Viktima u gjet e ulur në timonin e veturës së tij, në trup kishte nëntë plagë, prej të cilave dy në kokë. Ai u qëllua me pistoleta të prodhimit austriak dhe rus. Në bazë të informacioneve të pakëta vrasësit janë një person me pasaportë kanadeze dhe një tjetër me dokument iranian, edhe pse origjina e tyre është tjetër.

Njëri vinte nga Kolumbia, ndërsa i dyti nga India. Që të dy janë larguar pas vrasjes duke marrë një avion për në Kanada, kështu që nga Dubai lajmëruan Interpolin me shpresën që t’i gjejnë fajtorët.

Al Muzaina tha se vrasësit kanë patur mbështetjen e disa bashkëpunëtorëve që janë marrë me logjistikën, që nga strehimi i sigurt e deri te gjetja e një veture e cila u përdor më aps që të largoheshin. Më pas është edhe shkaku. Policia ka shpjeguar se i vrari, i cilësuar si një sipërmarrës, ishte i përfshirë në vrasjen e një gruaje në Turqi, “bija e dikujt”.

Kjo bën të mendohet për një hakmarrje personale. Gjithnjë në rast se ky rrëfim nuk është një histori që iu shkon për shtat. E vetmja dëshmi që ka dalë është ajo e një banori të pallatit: “Pashë disa gra me ferexhe të dëshpëruara dhe njëra prej tyre thoshte se i kishin qëlluar vëllait të saj”.

Rrjeti i mbikqyrjes

Emiratet, prej kohësh, kanë një sistem mbikëqyrjeje modren, me një rrjet telekamerash me qark të mbyllur që e kontrollon në mënyrë të imët Dubain. Shumë të vëmendshme janë edhe shërbimet e inteligjencës.

Një aparat i cili arriti të demaskonte agjentët e Mossadit që ishin angahzuar më 19 janar 2010 në eliminimin e Mahmoud al Mabhouh, drejtues i lartë i Hamasit i përfshirë në departamentin ushtarak të lëvizjes palestineze.

Në mars 2009, gjithnjë në Dubai, u “likuiduar” nga agjentët filo-rusë eksponenti çeçen Sulim Yamadayev.


Foto/ Gratë e futbollistëve të Anglisë përgatiten për në Francë...

Trajneri i kombëtares irlandeze Martin O’Neill pak muaj më parë tha me shaka se në evropianin e Francës do të lejonte të vinin edhe gratë e bukura të futbollistëve ndërsa për ato që nuk janë simpatike nuk ka vend.

Ishte një batutë që u pasuar me shumë polemika.

Mesa duket ai ka pasur ndër mend gratë që rrethojnë kombëtaren angleze të cilat kanë nisur të bëjnë gati valixhet për në Francë.

Në shkallët e stadiumeve do të ketë mjaft linja dhe hijeshi.
Flankeshtajn i beson politikanëve shqiptarë: Reforma në drejtësi miratohet javën tjetër!
Gjatë një vizite në Shkodër, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Flankeshtajn, tha se, kishte besim se javën tjetër do të miratohet reforma në drejtësi.

“Reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme. Brenda javës që vjen, mund të miratohet. Kam marrë garancinë e politikanëve shqiptarë”,- u shpreh Fleckenstein.

Eurodeputeti gjerman duket optimist dhe plot besim tek vullneti i mirë i politkanëve shqiptarë.

Njësoj si ai, kanë besuar edhe politikanë të huaj me më shumë eksperiencë. Politikanët shqiptarë gargantuan njësoj Sekretarin amerikan të Shtetit, Xhon Kerrin, Kancelaren gjermane Angela Merkel, apo kreun e Parlamentit Europian, Martin Shulc.




Akademia malazeze e Shkencave fyen Shqiptarët: Agresorë dhe okupatorë!
Në Fjalorin e Akademisë malazeze të Shkencave dhe Arteve (CANU- Crnogorska Akademija Nauka, i Umjetnosti) të botuar disa ditë më parë, në mes tjerash shkruan se Shqiptarët janë agresorë, okupatorë dhe se kulturën e gjuhën përmes agresionit ua imponojnë të tjerëve me qëllime për t’i “albanizuar”.

Lidhur me këtë ka reaguar deputeti Nik Gjeloshaj i cili ka akuzuar Akademinë malazeze të Shkencave dhe Arteve se po përhapin gënjeshtra dhe të pavërteta.

”Shqiptarët si komb, gjithmonë gjatë historisë, edhe pse në vetvete kanë 3 besime, dhe janë pothuajse në të gjitha vendet e botës, kemi qenë shembull për të gjithë, nuk kemi luftuar kurrë në mes vetit, kurrë nuk kemi sulmuar as pushtuar askënd, e ndoshta dikujt i pengojnë këto fakte, dhe se ne gjithmonë jemi mbrojtur, e së fundi edhe u mbrojtëm dhe u bëmë partnerët më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara”,- ka thënë Gjeloshaj, shkruan Analitika.

Gjeloshaj tha se, me keqardhje konstaton se një institucion i tillë përhapë gënjeshtra dhe promovon vepra të tilla.

Ftoj institucionet përkatëse, kryetarin e Kuvendit, Qeverisë dhe Kryeministrin, që të reagojnë dhe të dënojnë këtë Fjalor, ndërsa Akademia malazeze e Shkencave dhe Arteve menjëherë të tërheqin fjalorin në fjalë. Në të njëjtën kohë pres që Akademia dhe krerët e shtetit të kërkojnë falje.

Na bazë të kësaj, për fat të keq, mund të konkludojmë se në Prokuroria e Lartë e Shtetit gjendet në ‘pushime’, sepse në çdo shtet ligjor do të kishte reaguar dhe ndaluar që një fjalor i tillë të vehët në dispozicion të publikut, dhe si shkallën e fundit, do të nisë një hetim kundër atyre që janë përgjegjës”,- përfundoi Gjeloshaj./Malesia.org/




Qytetarja e emocionuar: I putha dorën Hajrie Rondos, pas luftës me sëmundjen
Aktorja e njohur e kinemasë shqiptare Hajrie Rondo, vazhdon të emocionojë qytetarët shqiptarë edhe jashtë ekranit. Një qytetare, e cila e ka takuar aktoren në urban, pikërisht tani pas një lufte të ashpër me sëmundjen, rrëfen eksperiencën e saj.

Qytetarja, ka dërguar këtë postim emocionues, në faqen e FB të gazetarit Olti Curri.

“Mirmengjes Olti! Deshiroj shume te ndaj me faqen tuaj se si nisi dita ime sot.Tek prisja autobuzin e linjes per te ardhur ne pune, shikoj ne stacion aktoren e madhe Hajrie Rondo, qe ka patur nje lufte te madhe per jeten me semundjen e rende qe i ra.

Ne momentin qe ulem ne autobuz, shikoj qe ne krahun tim ngjitur ishte ulur edhe aktorja ime e pereferuar. U mata t’i paguaja bileten e autobuzit, por mendova mos e fyej,me pas me zemren qe ma bente bam-bam ju afrova dhe i thashe me ze te ulet ne vesh: ndjehem me fat qe jam ulur prane jush, ju uroj sherim te shpejte.

I putha doren, dhe ajo si zonje me ktheu puthjen dhe me pershendeti gjithe embelsi. Mezi prita te zbrisja, pasi lotet po me shperthenin nga emocioni.

Kuptova sa pak bejme NE per artistet, dhe sa shume presim nga ata! Nese ndonjeri nga ndjekesit e faqes suaj ka nje adrese, te ma nise. Do tja dergoja me shume dashuri 1buqete lulesh aktores Hajrie Rondo. Thjesht sa per t’i zbukuruar diten”.



Zjarr masiv në metronë e Manhattan

Në terminalin qendror të metrosë në New York ka pasur një shpërthim zjarri. Shpërthimi ndodhi saktësisht në seksionin e Manhattan. Ekipet emergjente kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Më shumë se 150 zjarrfikës kanë shkuar në vendin e ngjarjes, të cilët thanë se, nga zjarri u përshinë edhe makina private.

Megjithatë, njëri prej zjarrfikësve pësoi dëmtim të vogël, mirëpo asnjë civil deri tani nuk është raportuar se është lënduar.




Pse nuk duhet të ndërtohet HEC-i në Poçem

Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   184   185   186   187   188   189   190   191   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish