Edi Rama: “Një punë të mirë të policisë së shtetit shqiptar, e cila në bashkëpunim me DEA-n amerikane, ka marrë pjesë aktive prej muajsh e muajsh të tërë lidhur me çështjen e nxehtë të një linje të trafikut të drogës juve e përdorni në mënyrën më të paskrupullt për të sulmuar policinë e shtetit, për të sulmuar ministrin e Brendshëm, për të sulmuar qeverinë”. (shih videon më poshtë)
Një ditë përpara kësaj deklarate, Saimir Tahiri ishte përpjekur të shuante dyshimet se ai nuk ishte vënë në dijeni të këtij operacioni. Ai reagoi kështu në Facebook ndaj akuzave të opozitës se partnerët nuk i kishin zënë besë policisë shqiptare.
Tahiri në Facebook: “Sipas PD, vete ne, Policia e Shtetit & DEA e SHBA & Policia Greke po heton me sukses nje grup kriminal te lidhur po me ne, me mua dhe drejtuesit e policisë. Në SHQUP nuk ka kufi as mediokriteti e as makutëria politike për të sulmuar çdo rezultat të policisë. Vërtetë kaq naiv i konsiderojnë shqiptarët???"
Por kjo deklaratë e Tahirit nisi të ngrejë pikëpyetje të shumta kur emri i drejtorit të Transporteve, Klemend Balili u publikua nga mediat greke si kreu i grupit të narkotrafikut dhe kur u bënë publike edhe përgjime mes tij dhe trafikantëve të kapur me mbi 700 kg marijuanë në Zakynthos. Përse policia shqiptare nuk e kishte arrestuar Balilin? Përse ishin goditur trafikantë në Greqi e Belgjikë, me arrestimin e vëllezërve Dhimitër dhe Xhevahir Poti, dhe nuk u veprua në Shqipëri për Kelmend Balilin?
Këto pyetje i shtuan dyshimet mbi deklaratat e Ministrit të Brendshëm. Opozita nisi të flasë për përjashtim të tij dhe policisë shqiptare nga ky operacion nga frika e dekonspirimit, për shkak të lidhjeve që ajo pretendon se Tahiri kishte me Balilin.
Deklarata e PD: “Nga informacionet e brendshme të oficerëve me integritet në Policinë e Shtetit, partnerëve ndërkombëtarë dhe strukturave të hetimit të specializuara në Shqipëri, që kanë hetuar shtetasin Klemend Balili, rezultojnë lidhje të tij të forta nëpërmjet ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me drejtues të lart të Policisë së Shtetit si më poshtë: Ish-drejtori i Forcave së Posaçme Operacionale Albert Pata; Drejtorin e Policisë së Durrësit, Perlat Çullhaj; Drejtorin e Policisë Vlorë, Jaert Çela; Drejtorin e Policisë Gjirokastër, Aranit Arapi; Ish-drejtorin e Kufirit në Vlorë, Kastriot Skënderi, i cili në vitin 2015 në zonën e Kakomesë u kap me një kamion me 1 ton lëndë narkotike e llojit kanabis sativa”.
Por një ditë më vonë para kamerave do të shfaqej jo rastësisht Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Ai pohoi pa asnjë mëdyshje se bëhej fjalë për një operaicon të përbashkët me policinë shqiptare.
Haki Çako: "Sigurisht që kam dijeni. Është një operacion i përbashkët në bashkëpunim me Agjensinë Kundër Drogës (DEA) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me partneret tanë të Policisë Greke dhe disa partnerë të tjerë të Bashkimit Europian. Është një nga operacionet më të suksesshme të organizuara në bashkëpunim midis strukturave policore në luftë kundër krimit të organizuar në mënyrë të veçantë.”
Por një deklaratë e Europol i nxjerr bllof kryeministrin e vendit dhe dy zyrtarët më të lartë të institucioneve më të rëndësishme të rendit dhe sigurisë. Sipas agjencisë së zbatimit të ligjit të Bashkimit Europian, në operacion morën pjesë vetëm Greqia, Belgjika dhe Europol.
Europol: “Më 9 maj 2016, 17 persona (11 grekë dhe 6 shqiptarë) nga një rrjet i krimit të organizuar, i implikuar në shkallë të gjerë në trafikun e drogës janë arrestuar në një operacion të koordinuar të udhëhequr nga Greqia dhe të mbështetur nga Belgjika dhe Europol. Rrjeti operonte kryesisht në Greqi dhe dyshohet se ka përfituar miliona euro nga trafikimi i lëndëve narkotike në disa vende të Europës.
Sasi të mëdha kanabisi dhe kokaine janë transportuar nga kompani transporti me bazë në Bullgari dhe Austri. Në ditën e goditjes, një operacion i gjerë është kryer nga policia në Greqi dhe Belgjikë. Kërkimet nëpër banesa rezultuan me kapjen e 698 kg kanabis në Greqi dhe 96.5 kg hashash në Belgjikë. 15 persona janë arrestuar në Greqi dhe 2 në Belgjikë. Hetimit vazhdon dhe arrestime të tjera mund të kryhen së afërmi”.
I nxjerrë bllof nga Europol, Saimir Tahiri nuk preferoi ta prekte vetë këtë çështje në parlament dhe ia la kryeministrit "barrën" për ta gjetur fajtorin edhe njëherë te opozita. Por njëkohësisht në disa media pranë qeverisë nisën të publikoheshin lajme që flisnin për kërkesa që policia i kishte dërguar prokurorisë për ta arrestuar Balilin.
Këtë version e mbështeti edhe mbrëmë në “Top Story” ministri i Brendshëm. Por sqarimi i tij i mëtejshëm se Prokuroria nuk mund të kryente një arresim vetëm përse flet media dhe pa patur fakte, ua shtoi paqartësinë qëndrime të tij të turbullta mbi këtë çështje.
Tahiri: “Policia i ka bërë kërkesa të përditshme Prokurorisë dhe intensive për ta arrestuar atë njeri. Megjithatë një njeri nuk mund të arrestohet vetëm pse flet media.”
Po përse policia do t’i bënte kërkesë Prokurorisë për ta arrestuar Klemend Balilin kur ndaj tij nuk kishte prova? Përse nuk ishte njohur policia shqiptare me dosjen hetimore të policisë greke, nëse ajo kishte qenë e përfshirë në operacion siç thonë Rama, Tahiri dhe Çako?
Disa ditë më vonë autoritetet shqiptare i nisën një letër- porosi Athinës. Kërkuan për t’u njohur zyrtarisht me provat kunër Balilit; një tjetër provë kjo se policia shqiptare ishte lënë jashtë operacionit antidrogë. Opozita thotë se vendimi i grekëve dhe Europol për të mos e përfshirë policinë shqiptare ishtë marrë nga frika se ajo mund ta dekonspironte operacionin./Lapsi.al/
Vlorë/ Ndeshja Flamurtari-Skënderbeu, "blindohet" stadiumi
Policia e Vlorës ka marrë masa për ndeshjen e fundit të Superligës, që luhet nesër në orën 17:00 në Vlorë mes Flamurtarit dhe Skënderbeut. Për të ruajtur rendin, do të angazhohen 250 efektivë policie dhe 10 grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë(FNSH).
Në këtë kuadër përveç shërbimeve policore që do të jenë të pranishme në të gjitha ambjentet e stadiumit, me qëllim parandalimin e çdo incidenti dhe sigurimin e rregullit të lëvizjes së tifozëve, nga ana e strukturave të policisë është vendosur:
– Ndalimi i qarkullimit dhe parkimit të automjeteve, nga ora 08:00 e mëngjesit të datës 18.05.2016, deri në përfundim të ndeshjes, përpara ambienteve të stadiumit dhe pas Pallatit të Sportit
– Po ashtu nuk do të lejohen tregëtarët ambulantë në këtë zonë dhe në lulishtet përpara stadiumit.
– Do të ndalohet përdorimi i pijeve alkoolike, shisheve të qelqit, fishekzjarreve, shashkave zhurmuese e tymuese, materialeve të tjera piroteknike, si dhe mbajtja e çelësave, çakmakëve, monedhave metalike dhe objekteve të tjera të forta të ndaluara në mjediset e stadiumit.
– Qytetarët që do të marrin pjesë, të jenë të pajisur me mjet identifikimi (Kartë Identiteti) dhe të marrin masa për paraqitjen në ambjentet e stadiumit përpara fillimit të ndeshjes, duke llogaritur dhe kohën e procedurave të kontrollit, pasi në orën 17:00, do të ndalohet hyrja e mëtejshme në stadium.
– Për fëmijët nën moshën 14 vjeç, kërkohet që të jenë të shoqëruar nga prindërit e tyre.
– Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Klubi i Futbollit “Flamurtari” kërkojnë një sjellje korrekte dhe të kulturuar të tifozëve, shmangien e veprimeve që mund të çojnë në konflikte ndërmjet tifozëve dhe cënimin e rendit publik.
– Janë angazhuar rreth 250 punonjës policie për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë aktivitetit si dhe 10 grupe të shërbimeve të FNSH-së.
– Të gjitha lokalet rreth stadiumit do jenë të mbyllura nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit.
– Janë rritur patrullimet në qytet me qëllim mbajtjen nën kontroll të dy tifozerive.
– Janë marrë masa për shoqërimin e skuadrave, të albitrave si dhe të tifozëve të skuadrës mike. Policia e Vlorës, i’u bën thirrje të dy tifozërive që të tregojnë qytetari e të kontribuojnë në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti futbollistik.
Gjithashtu, Policia e Vlorës bën me dije se gjatë ndeshjës janë marra masa për filmime dhe dokumentimin e plotë ligjor të paligjshshmërive, kështu që i’u bëhet thirrje gjithë qytetarëve të kenë kujdes pasi duke qenë nën vëzhgim të plotë, strukturat e policisë janë të vendosura për të ndëshkuar cilindo që do tentojë të prish rendin dhe mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.
Heqja e vizave për Turqinë rrezikon BE-në, mund të vërshojnë terroristët
Marrëveshja e vizave me Turqinë mund ta shtojë kërcënimin e sulmeve terroriste ndaj vendeve te BE-së. Skema i hap kufijtë europiane 75 milionë qytetareve të tjerë e për këtë arsye, është mjaft joshëse për ekstremistët.
Sipas Komisionit Europian këta të fundit, por edhe dhe organizatat kriminale, do të kërkojnë ta shfrytëzojnë situatën e të sigurojnë pasaporta turke në momentin që programi hyn në fuqi.
Daily Telegraph ka arritur te siguroje një raport të ekzekutivit të bllokut ku përmendet mundësia e “Shtimit të lëvizjes së krimineleve e terroristeve brenda zonës së Shengenit të cilët mund të jenë qytetarë të Turqisë apo të huaj me bazë në atë vend”.
Liberalizimi i propozuar i vizave për turqit që udhëtojnë drejt BE-së mund të ndikojë mbi rrezikun terrorist që i kanoset bllokut, thuhet shprehimisht në raport.
Kritikët e paktit me Ankaranë druhen se shenjat e gishtërinjve, që u merreshin personave të cilët kërkojnë vizë, tani nuk do të regjistrohen më.
Individët e dyshuar do të udhëtojnë në territorin e Shengenit pa qenë nevoja e kalimit nëpër procedurat e domosdoshme të pajisjes me vize, çka u jep atyre mundësinë të hyjnë në BE pa rënë në sy, vazhdon dokumenti.
Nëse Ankaraja i vë në jetë reformave kyçe të anti-korrupsionit dhe terrorizmit të kërkuara prej saj dhe marrëveshja vihet në jetë, shtetasit turq do të kenë të drejtë të hyjnë në zonën Shengen për 90 ditë me pasaporta biometrike duke nisur nga fundi i qershorit./tch/
Pasuria e Shukri Xhelilit, bashkëshortja, pronare e biznesit të familjes
Mbështetja pa kushte që bashkëshortja e Shukri Xhelilit i dha burrit të saj pas publikimit të skandalit, u interpretua si një detyrim për shkak të arsyeve financiare. Në fakt e vërteta qëndron krej ndryshe. Biznesi i familjes Xhelili, sipas deklaraimit të pasurisë është i Tefta Xhelilit.
Sipas deklaratës së pasurisë, që ka siguruar Shqiptarja.com, ish-kryebashkiaku i Dibrës, deklaron se gjatë vitit 2015, ka blerë një truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe 162 m2, me vlerë 3.800.000 lekë.
Ndërkaq, bashkëshortja e Tefta Xhelili, rezulton administratore e subjektit “Viklo”. Për vitin 2015, zonja në fjalë deklaron 620,288 lekë të ardhura nga ky subjekt. Pranë kësaj kompania rezulton i punësuar edhe djali i Shukri Xhelilit, Evis Xhelili.
Po ashtu, Xhelili deklaron pagën si drejtor Rajonal i Sigurimeve Dibër, në vlerën 666,081 lekë, deri kur mori mandatin e kryebashkiakut.
Xheli deklaron gjithashtu pagën si kryebashkiak 388,078 lekë, shpërblim si anëtar i Këshillit Bashkiak Peshkopi, 52,770 lekë dhe shpërblim si anëtar i Këshillit të Qarkut Dibër, 22,610 lekë. Familja Xhelili ka marrë edhe dy kredi në shumat 4.500.500 lekë dhe 1.500.500 lekë.
Zgjedhjet e Dibrës, Luan Rama: S’kemi vendosur për koalicion me PS
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe deputeti, Luan Rama tha se nuk është vendosur ende nëse do të ketë koalicion me Partinë Socialiste për zgjedhjet në Dibër.
Gjatë një interviste për “TemA TV”, Luan Rama, nuk komentoi gjatë videon e Shukri Xhelilit duke e konsideruar një rast ordiner.
Në Dibër, koalicioni PS-LSI nuk ka funksionuar. Në zgjedhjet e Këshillit të Qarkut, fitoi Hajri Laçi kandidati i propozuar nga LSI dhe i mbështetur nga Partia Demkratike.
Marrëveshja PD-LSI ishte me përfitim të dyfishtë, pasi PD arriti të merrte nënkryetarin e Këshillit të Qarkut me të njëjtën aleancë në votim.
Përkrahte ISIS-in, dëbohet nga Italia shqiptari nga Elbasani
Një gjykatë në Bergamo vendosi dëbimin e një shqiptari nga Elbasani, i cili është shpallur fajtor për përkrahje të terrorit dhe nxitje të xhihadit nëpër rrjetet sociale.
Bledar Ibrahimi, 25 vjeç nga Elbasani, banonte prej 8 vjetësh në Poco D’Ada të provincës së Bergamos.
Ai akuzohet se ka shpërndarë nëpër rrjetet sociale urrejtje dhe ka bërë thirrje për xhihad në Siri. Shqiptari është arrestuar në mars dhe pritet të dëbohet për në Shqipëri.
Selanik, arratisen nga paraburgimi dy shqiptarë
Dy shtetas shqiptarë janë arratisur nga qelitë e paraburgimit në Selanik.
Nga raportimet e para të mediave greke mësohet se ata jënë të moshës 33 dhe 42 vjeç.
Nuk dihet ende se si arritën shqiptarët t’i shpëtonin policisë dhe rojeve të burgut.
Ata janë arrestuar për vepra të ndryshme penale, përfshi trafikun e drogës dhe një vrasje të vitit 2009.
Policia është vënë në kërkim të tyre. Emrat nuk janë bërë ende me dije.
Seks me të mitur, arrestohet 20-vjeçari në Gjirokastër
Nga ana e Seksionit të Hetimit dhe të Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër është bërë ndalimi i shtetasit Neritan Pula, 20 vjeç, banues në Gjirokastër.
Ky shtetas u ndalua pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen G.C , 14 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ‘’Marrëdhënie seksuale me të mitur’’ parashikuar nga neni 100/1 i Kodit Penal.
Pajisja përgjuese/ Nishani: Qeveria ta dorëzojë bashkë me dokumentat
Kreu i shtetit Bujar Nishani, ka reaguar sërish sot për të ashtuquajturën pajisje përgjuese që dyshohet se përdoret nga Policia për përgjime të paligjshme.
Përmes një deklarate për mediat, ai i kërkon Ministrisë së Brendshme që të lejojë Prokurorinë për të hetuar këtë rast.
Më poshtë deklarata e plotë e Nishanit:
REAGIMI
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i kërkon Qeverisë shqiptare që të mos pengojë më tutje ushtrimin e funksionit kushtetues dhe detyrën ligjore të Prokurorisë së Shtetit për hetimin e ekzistencës dhe përdorimit të një pajisjeje interceptuese nga ana e Ministrisë së Brendshme.
Qeveria t’i dorëzojë sa më parë autoriteteve të hetimit pajisjen e kërkuar nga organi i Prokurorisë dhe të gjithë dokumentacionin tjetër të nevojshëm për procesin e hetimit.
Qeveria të ndalojë përpjekjet për mashtrimin e opinionit publik në lidhje me marrëveshjet e bashkëpunimit me shtetin italian.
Marrëveshja e bashkëpunimit midis shtetit shqiptar dhe atij italian në luftën kundër krimit të organizuar nuk ka asnjë lidhje me veprimet antiligjore dhe të dënueshme të përdorimit të mjeteve ilegale dhe të paligjshme nga Policia shqiptare.
Presidenti i Republikës dënon dhe distancohet nga tentativa e papërgjegjshme e Qeverisë për të ngatërruar bashkëpunimin dhe partneritetin e shkëlqyer midis Shqipërisë dhe Italisë në luftën kundër krimit të organizuar, me veprime ilegale dhe të paligjshme të segmenteve të caktuara të Ministrisë së Brendshme në Shqipëri.
Presidenti i Republikës i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm të ushtrojë të gjithë autoritetin ligjor për të shmangur çdo pengesë që krijohet në hetimin dhe zbulimin e së vërtetës.
Emigrim në SHBA? Ja sqarimet që dha sot ambasada amerikane
Ambasada amerikane në Tiranë sot ka dhënë shpjegimet e mëposhtme për qytetarët shqiptarë që i kanë drejtuar disa pyetje në rrjetet sociale me synim emigrimin në SHBA ose kryerjen e vizitave, studimeve etj.
Ambasada sqaroi si më poshtë:
Programi i Lotarisë. Informacioni rreth kontrollit të statusit të të regjistruarve për DV-2016 vazhdon që prej datës 3 Maj, 2015 deri në 30 shator 2016.
Po kështu ka nisur kontrolli i statusit të regjistruarve të DV-2017 nga data 3 Maj, 2016 dhe do jetë në dispozicionin tuaj deri në 30 shator 2017, në faqen e internetit të Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë.
Nëse ju jeni përzgjedhur – Urime! Lutemi lexoni në faqen e Ambasadës Amerikane, nën paragrafin “Të Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë – Përgatitja për intervistën” për informacion mbi përgatitjen për intervistën tuaj.
VINI RE: Të përzgjedhurit e Lotarisë duhet të përpiqen t’i dёrgojnë dokumentet nё Seksionin Konsullor mbi dy javё pёrpara datёs së tyre tё takimit. Nёse ju nuk e keni marrё akoma Garancinё Financiare dhe taksat nga sponsori nё SHBA, ju mund t’i sillni ato sё bashku me vizitёn mjekёsore nё ditёn e intervistёs.
Dështimi për të siguruar qoftё edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistёs nё ditёn e caktuar dhe vonesa tё gjata.
Lutemi të lexoni më shumë në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane në Tiranë mbi mashtrimin. Gjithashtu, ju mund të kontrolloni Paralajmërimin e Departamentit të Shtetit dhe Paralamërimin e Komisionit Federal të Tregtisë mbi mashtrimet me Lotarinë DV (në anglisht).
Video/ Tiranë, polici telendiset nga fatorinoja e urbanit për lekët
Shpeshherë, pasja e një statusi të caktuar shfrytëzohet nga persona të ndryshëm, duke bërë që ata të shkelin ligjin apo rregulloren.
Një rast i tillë ka ndodhur me një polic, i cili zihet me fatorinon, pasi ky i fundit po bënte punën e tij.
Fatorino i kërkon policit lekët ose abonenë, por ai e ka injoruar duke refuzuar të paguajë biletën. Debati vazhdon më tej, pasi fatorinoja këmbëngul duke i thënë se po bën punën e tij.
Por, polici i është kthyer ashpër duke e ofenduar me fjalët: “S’dua t’i jap, ik mbushu. Mos fol shumë se më duket t’u mbush kupa”, fjalë këto që i thotë për 400 lekë të vjetra.
Kështu, duke parë sjelljen e tij aspak normale, fatorinoja detyrohet të largohet për të mos e vazhduar këtë debat, që mund të përfundonte keq.
Foeign Policy/ Diktatura më e egër që keni dëgjuar ndonjëherë
Nga Jeffrey Smith
Që kur mori pushtetin nëpërmjet një grushti shteti të përgjakshëm më 1994 Yahya Jammeh ka udhëhequr një prej diktaturave më të këqija që mund të keni dëgjuar ndonjëherë. Presidenti eksentirk i Gambias, i cili bën ekzorcizëm ritual dhe që pretendon se mund të shërojë gjithçka që nga SIDA te infertiliteti me bimë mjekësore, e udhëheq vendin e tij të vogël në Afrikën Perëndimore përmes një përzierjeje besëtytnish dhe frike. Shteti jep dënime me torturë, kryen rrëmbime dhe ekzekutime arbitrare, çka janë vetëm disa prej taktikave të përdorura nga shërbimi i tij famëkeq sekret dhe shërbimet e inteligjencës.
Gjetkë ën Afrikë, avokatët e të drejtave po ankohen gjithnjë e më shumë për përhapjen e një “mandati të tretë” duke qenë se gjithnjë e më shumë udhëheqës i tejkalojnë kufizimet kushtetuese në mënyrë që të qëndrojnë në pushtet. Por në Gambia, Jammeh po shkon drejt një mandati të pestë në zgjedhjet që janë parashikuar të zhvillohen në dhjetor. Por ndërkohë, një protestë e javës së kaluar u kthye shpejt në një revoltë popullore.
Tensionet janë rritur ngadalë ndër vite në Gambia, dhe jo vetëm për shkak të mjedisit shtypës, korrupsionit mbytës, mungesës ushqimore, dhe ekonomisë së menaxhuar në mënyrë të tmerrshme. (Gambia ndodhet në listën e zezë në Afrikën Perëndimore për sa i takon PBB-së për frymë, i vetmi vend që ka njohur përkeqësim në krahasim me vitin 1994). Por Jammeh ia ka dalë mbanë që t’i izolojë pakënaqësitë, pjesërisht përmes ligjit të dëmshpërblimeve të Zambias – të nënshkruar nga presidenti më 2001-shin – i shënuar nga një incident vitin e kaluar kur forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj një grupi studentësh protestues. Në total, 14 njerëz u vranë në mes të ditës. Ligji i ri i jep presidentit pushtet që të parandalojë dënimin e forcave të sigurisë në rastet kur ato sulmojnë “tubimet e paligjshme”.
Por sidoqoftë, më 14 prill, frustrimi i matur prej shumë kohësh shpërtheu. Gambianë të shumtë morën guximin dhe dolën nëpër rrugë atë ditë duke kërkuar reformën e sistem,it zgjedhor përpara votimeve të dhjetorit. Sikurse pritej, policia speciale e Jammeh iu kundërpërgjigj protestuesve me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat që ishin mbledhur në zonat pranë detit në rrethinat e kryeqytetit Banjul.
Përgjigja fillestare e regjimit qe disi më e butë po të krahasohet me vente të tilla të ngjashme në Gambia në të kaluarën. Por qytetarët u mobilizuan sërish pas dy ditësh, më 16 prill, duke kryer kundërshtimin më të madh publik kundër Jammeh që kur ai u ngjit në pushtet mbi dy dekada më parë. Kësaj here, policia reagoi më ashpër, duke i paralajmëruar demonstruesit me plumba të vërtetë dhe duke i rrahur njerëzit nëpër rrugë. Në total, u raportua për 55 të arrestuar, shumica prej të cilëve u dhunuan keq në qendrat e paraburgimit.
Në mënyrë edhe më shokuese, Solo Sandeng, udhëheqësi i krahut rinor i lëvizjes së opozitës, Partia Demokratike e Bashkuar (UDP), dyshohet se u torturua për vdekje teksa ishte në paraburgim. Pasi doli lajmi për vdekjen e Sandeg, UPD protestoi sërish, duke marshuar paqësisht në kryeqytet për të kërkuar përgjigje. Dhe sërish policia ndërhyri në skenë duke arrestuar Ousainou Darboe, sekretarin e përgjithshëm të UDP-së, dhe anëtarët e tjerë kryesorë të partisë.
Sipas lajmeve të UDP-së rreth 20 anëtarë të partisë u arrestuan dhe tre persona u vranë, përfshi Sandeng.
Shumë prj tyre janë dënuar për “tubim të paligjshëm”, dnërmjet krimeve të tjera, por partia ka thënë se do të organizojë më shumë protesta në ditët në vijim.
Një pjesë e arsyes së përse qeveria e Jammeh është kaq e egër shpjegohet me përpjekjen e një grushtit shteti që iu bë atij rreth dy vjet më parë. Në dhjetor 2014, një grup me anëtarë të diasporës, që përfshinuin dy veteranë të ushtrisë amerikane dhe një biznesmen nga Minesota – kryen një sulm në pallatin presidencial ndërkohë që Jammeh ndodhej jashtë vendit. “Puçi” dështoi dhe regjimi u përgjigj me egërsi, duke dënuar me vdekje 8 të dyshuar për kryengritjen dhe arrestoi shumë gambianë që dyshoheshin se kishin lidhje me ta, disa prej të cilëve ishin edhe të moshës 14 apo 84 vjeçare.
Martesat Gay, ja pse janë kundra Julian Deda e Ermal Mamaqi
Dy aktorët e humorit, Julian Deda dhe Ermal Mamaqi kanë dalë kundër martesave gay. Në ditën ndërkombëtare të këtij komuniteti, dy aktorët kanë dhënë mesazhet e tyre.
“Unë jam kundër martesave të së njëjtës gjini”,- shkruan në faqen e tij në Facebook, aktori Julian Deda, ndërsa të njëjtin mesazh e ka dhënë edhe aktori dhe moderatori, Ermal Mamaqi.
Mesazhi i Julian Dedës në Facebook:
“Une jam kunder martesave te se njejtes gjini.
Ajo reklama ku nje femije rritet me dy nena, promovon te panatyrshmen. Siç eshte e panatyrshme nderhyrja ne kodin e familjes. Dhe e dini pse, sepse ky kod eshte bere natyrshem per familjen tradicionale, e cila po kerconehet perdite nga shfaqje te tilla. Une nuk jam kunder, qe çdokush te kete familjen e tij, por do ishte mire qe familja te vazhdoje te jete e shendetshme, me role te ndara ku burri ben Babain dhe gruaja ben Nenen. Si mund te rritet nje femije me dy nena? Mire kjo, por akoma me e mundimshme dhe e sikletshme do ishte, qe ky femije te rritej me dy baballare, kjo nuk hahet as me vaj e as me uthull.
Nderkohe qe ne kete vend ka rene flama social-politike, keta gjejne kohe dhe guxim te promovojne anti-familjen.
Ore kam nje pyetje per ju te “dashur” LGBT-ista, meqe jeni edhe shqiptare qe jetoni te perditshmen. Ç’mendoni ju per situaten e keqe ekonomike, per papunesine, per drogen, per pergjimet, per aferat seksuale, per taksat e larta, per kendin e lojrave te parku i liqenit, per aksionin opozitar, per artin dhe teatrin, per arsimin e per shume probleme qe ka vendi juaj i mjere, i cili po kalon ditet e tija me te vshtira? Prononcohuni, ndihmoni ne zgjidhjen e situatave, kontriboni ne permiresimin e debatit publik, sepse kjo ju ben te barabarte dhe te perfshire ne jeten e perditshme. Apo, nuk ju intereson asgje perveç kauzave tuaja te pakuptimta, te cilat ju i perdorni çdo vit per te marre miliona lek nga organizatat e huaja dhe vendase, duke i genjyer ata, duke u thene atyre se jeni te diskriminuar.
Behuni te dobishem per vendin tuaj. Harxhojini energjite per gjera te natyrshme, sepse e panatyrshmja te lodh, te torturon dhe ne fund nuk fiton asgje.
P.s. Shpresoj, qe ky status te mos bllokohet me urdher te brendshem”.
Do'stlaringiz bilan baham: |