Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


I pyetur për mënyrën se si është shoqëruar dhe pse?



Download 6,39 Mb.
bet199/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   195   196   197   198   199   200   201   202   ...   352

I pyetur për mënyrën se si është shoqëruar dhe pse?

-Ai thotë se: “Erdhën në dyqanin që kam me qira 20 vetë, punonjës të Ujësjellësit dhe të Policisë, na thanë se nuk keni paguar ujin dhe do shkoni për ndjekje penale. Pronari që ka dyqanin (se unë jam qiraxhi) kërkoi të bëhej konktrata dhe të paguanim, por ata nuk pranuan. Na sollën në komisariat dhe po na bëjnë letrat për Prokurori. Këtu (në polici) është edhe një burrë në moshë që ka ndarë dyqanin në mes por kishte vetëm një sahat. Për këtë gjë mbahet gjithë ditën në komisariat”.

Qytetari shprehet i revoltuar ndaj qeverisë dhe Kryeministrit Rama, pasi nuk u krijon asnjë mundësi për të punuar.

I pyetur për mospagesën e faturave, ai thotë se ka një vit pa paguar, ose rreth 50 mijë lekë (të reja), por justifikohet se në Elbasan askush nuk e ka paguar ujin dhe se shteti duhet të krijojë lehtësira për të paguar me këste dhe jo të fusë njerëzit nëpër burgje për ujin…/Opinion.al/
Video/ Londër, treni i ‘mbërthen’ këmbën udhëtares në metro

Një udhëtareje i ka ngecur këmba mes trenit dhe platformës së metrosë në Londër, për rreth 45 minuta.


Ngjarja ndodhi rreth orës 8:20 të kësaj të enjteje, në orën e pikut të trafikut, shkruan sot Daily Mail, ndërsa gruaja u evakuua nga stacioni Canning Town në kryeqytetin anglez.

“Ishte e tmerrshme”, ka shkruar në Twitter Georgia Luise Riley, një nga pasagjerët e mbetur të terrorizuar nga thirrjet e gruas, e cila u lirua më pas falë ndërhyrjes së skuadrave të shpëtimit.

Kjo ngjarje ka shkaktuar vonesa, dhe qarkullimi mes stacioneve North Greenwich e Stratford, u pezullua gjatë një pjese të mirë të paradites.
Zbulohet nëndetësja britanike e Luftës së Dytë me 71 kufoma në bord
Hekurishtja e mbytur e një nëndetëseje britanike e Luftës së Dytë Botërore me 71 trupat e ekuipazhit brenda saj është zbuluar nga zhytësit pranë brigjeve të Sardenjës në Itali.

Nëndetësja P311 u zhduk në mënyrë të mistershme përpara 73 vjetësh në Mesdhe dhe u gjet në një thellësi prej 100 metrash pranë ishullit të Tavolaras nga zhytësi me përvojë Massimo Domenico Bordone, raporton “The Independent”.

Nëndetësja u gjet pasi Bardone vuri re një objekt 84 metra të gjatë dhe 80 metra të gjerë kur po kërkonte në një thellësi prej 80 metrash.

“HMS P311” u zhduk së bashku me ekuipazhin e saj në janar 1943, pasi kontaktoi për herë të fundit natën e Vitit të Ri. Zbulimi konfirmon se që të gjithë ata që ishin në bord vdiqën.


Anija ngeci në fundin e detit në Gallurese, duke u kthyer në një arkivol hekuri dhe duke e lënë stafin pa oksigjen. Ekspertët mendojnë se nëndetësja nuk ka futur ujë brenda që nga momenti i mbytjes.

“Duket se kur është fundosur ajo ka patur oksigjen brenda, që do të thotë se stafi ndoshta ka vdekur nga mungesa e oksigjenit”,- tha Bardone për gazetën italiane, “La Nuova Sardegna”.


Paralajmërimi: Koreja e Veriut mund të nisë Luftën e Tretë Botërore
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është nën presion për shkak të sanksioneve të ashpra, mungesës së ushqimit dhe rritjes se pakënaqësisë së popullatës së tij

Ish komandanti i trupave amerikane beson se ky presion mund ta shtyjë liderin e Veriut të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore dhe ta shkatërrojë Perëndimin, shkruan “express.uk”.

Gjenerali, Walter Sharp ka thënë se, Koreja e Veriut po lëshon provokime të ashpra, për të cilat ai beson se shpejtë mund ta përshkallëzojnë situatën dhe të krijohet konflikti botëror.

Koreja e Veriut gjatë këtij viti ka lëshuar disa raketa balistike në testim, mirëpo SHBA gjatë periudhës së lëshimeve, u shqetësua nga veprimet e Veriut.



Paralajmërimi: Koreja e Veriut mund të nisë Luftën e Tretë Botërore
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është nën presion për shkak të sanksioneve të ashpra, mungesës së ushqimit dhe rritjes se pakënaqësisë së popullatës së tij

Ish komandanti i trupave amerikane beson se ky presion mund ta shtyjë liderin e Veriut të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore dhe ta shkatërrojë Perëndimin, shkruan “express.uk”.

Gjenerali, Walter Sharp ka thënë se, Koreja e Veriut po lëshon provokime të ashpra, për të cilat ai beson se shpejtë mund ta përshkallëzojnë situatën dhe të krijohet konflikti botëror.

Koreja e Veriut gjatë këtij viti ka lëshuar disa raketa balistike në testim, mirëpo SHBA gjatë periudhës së lëshimeve, u shqetësua nga veprimet e Veriut.




Aksident në Korçë, vdes një fëmijë 8 vjeç. Ndalohet shoferi
Një fëmijë ka humbur jetën pasditen e sotme në Korçë pasi është përplasur për vdekje nga një makinë.

Aleks Kovani, 39 vjeç që drejtonte makinën e aksidentit ma targa “AA 612 JK” është ndaluar nga policia. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Korçë-Pogradec, kur fëmija ishte duke ecur në rrugën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje, për të zbuluar dinamikën e aksidentit të rëndë.

Policia e Korçës ka dhënë edhe informacionet e para në lidhje me këtë ngjarje.

“Në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Symiz, ka ndodhur një aksident rrugor. Ku automjeti tip Mercedes-Benz, me targa “AA 612 JK”, me drejtues mjeti Aleks Kovani, rreth 39 vjeç, nga fshati Pirg, ka aksidentuar fëmijën me iniciale D.A, 8 vjeç nga Maliqi, (këmbësor).

Fëmija gjatë shoqërimit për në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë.

Grupi hetimor, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”,- thuhet në njoftimin e policisë.
Video/ Tmerr në Rusi, familja hidhet nga pallati prej zjarrit

Këto pamje rrëqethëse vijnë nga Rusia, ku pjesëtarët e një familjeje hidhen nga kati i pestë i një pallati, pasi apartamenti i tyre ishte përfshirë nga flakët.

Zjarri kishte pushtuar banesën dhe familjarët nuk kishin asnjë rrugëdalje tjetër përveç dritares. Ndërsa në tokë ishin mbledhur dhjetëra persona që u bënin thirrje të hidheshin.

E para që mori guximin të hidhej ishte vajza e vogël e familjes, e cila fluturoi nga kati i pestë dhe mbërriti shëndoshë në tokë ku u prit nga njerëzit poshtë. Më pas u hodhën me radhë fëmija tjetër i familjes, nëna e në fund babai.

Fatmirësisht, ngjarja tragjike përfundoi pa pasoja të rënda për 4 familjarët. E intervistuar nga mediat, gruaja Elena, tha se flakët u përhapën shumë shpejt në shtëpi dhe nuk patën asnjë mundësi të reagonin./Tv Klan/
Video/ Shikoni çfarë i ndodh kësaj gruaje duke bërë ski në det
Mund të jesh për qejfin tënd duke bërë ski në det dhe në një moment të ndodh diçka që nuk e ke pritur. E njëjta gjë i ka ndodhur edhe kësaj gruaje.

Ajo ka qenë duke bërë ski në det dhe në një moment është gjetur e rrethuar nga dhjetëra delfinë.




Këta janë vrasësit e Nikollit, biznesmeni e vrau për “nder”

Pasi e qëlluan me një plumb pistoletë në qafë, ata u kthyen në Milano ku edhe jetojnë. Disa orë më pas karabinierët arrestuan Lek Precin, 55 vjeç, Altin Preci 26 vjeç dhe Edmond Preci, 25 vjeç.

Asnjëri prej të treve nuk ka precedent të mëparshëm kriminal. Ata ishin integruar shumë mirë duke qenë dhe drejtues të një biznesi familjar.

Një prej djemve të biznesmenit qëlloi mbi Petrit Nikollin, pas një konflikti.

40-vjeçari i cili punonte si hidraulik ishte xhaxhai i bashkëshortes së Edmondit.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Nikolli kishte marrë mbesën e tij nga shtëpia e burrit pasi prej kohësh kishte shprehur dëshirën për t’u larguar nga bashkëshorti.

Për këtë arsye tre meshkujt e familjes Preci, për të ruajtur “nderin” e familjes pa e menduar dy herë morën makinën dhe u nisën për në Rimini.

Sipas dëshmitarëve, autori i vrasjes është babai i dy djemve. Armën ai e kishte gjetur vetëm pak orë para ngjarjes.

Biznesmeni dhe dy djemtë gjatë marrjes në pyetje nga policia kanë pranuar vrasjen e Petrit Nikollit.

Foto/ Seks-skandal në Gjermani, nxënësit festojnë me striptiste
Një seks-skandal duket se ka plasur së fundmi në Gjermani. Drejtuesit e një gjimnazi në qytetin e Mynihut janë vënë në shënjestër nga eprorët e tyre dhe prindërit e fëmijëve, pasi lejuan që nxënësit e një gjimnazi të marrin një striptiste erotike në klasë.

Bëhet fjalë pikërisht për gjimnazin “Luitpold” në Mynih, ku edhe ka ndodhur ngjarja.

Nxënësit kishin po festonin përfundimit e vitit shkollor dhe kishin punësuar striptisten Jarly, e cila është e njohur në Mynih për shkak të kanalit “Youtube”, ku jep këshilla për seksin.

Nxënësit u kishin thënë mësuesve se ajo ishte një lektore dhe do t’ju fliste për “të drejtat e barabarta”.

Por në vend të “leksionit”, ajo u bëri një kërcim erotik.

Ukrainë, Poroshenko premton rimarrjen e Krimesë. Por me se...
Presidenti ukrainas premtoi sot rimarrjen e Krimesë, zonë e aneksuar në vitin 2014 nga Rusia, si edhe pjesën lindore të Ukrainës, nën kontrollin e separatistëve prorusë, në të njëjtën mënyrë siç u mundësua lirimi i pilotes Nadia Savtchenko, e arrestuar prej dy vitesh në Rusi.

“Në të njëjtën mënyrë siç u mundësua lirimi i Nadias, ne do të rifitojmë Donbassin dhe Krimenë”,- deklaroi ai gjatë një ceremonie.

Pilotja Savtchenko u nderua me medaljen “Heroinë e Ukrainës”.

“Lirimi i saj është fitorja jonë e përbashkët”,- shtoi presidenti.

Ai theksoi se ky ishte veçse fillimi dhe se Ukraina do të ndërmarrë ç’është e mundur për lirimin e shtetasve të tjerë ukrainas të arrestuar në Rusi.

“Ukraina zotëron të drejtën e ekzistencës, pavarësisht shpirtngushtësisë së ndonjë personi në veçanti”,- u shpreh ajo duke iu referuar presidentit rus, Vladimir Putin, i akuzuar nga ana e Kievit dhe perëndimorëve për mbështetje të rebelëve në lindje të Ukrainës.



Foto/ Kur muslimani Mavraj bënte jetë të shfrenuar mes alkoolit

Mërgim Mavraj ngjalli debate të shumta në rrjetet sociale, pasi refuzoi ta veshë fanellën e kombëtares së futbollit, për shkak të reklamës së birrës.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, gjatë stërvitjeve me kombëtaren në Austri, për dallim nga bashkëlojtarët veshi një fanellë tjetër pa reklamën e pijes alkoolike.

Në videon e shpërndarë nga Federata Shqiptare, Mavraj, shihet me fanellë pa mbishkrim.

Mavraj në llogarinë e tij në Facebook dje ka shkruajtur se “Haramit si bëjmë reklam”, kurse tani janë publikuar disa foto ku 29-vjeçari shihet duke festuar me birra në një klub nate.
Pakënaqësia/ De Biasi i "tërheq veshin" Sadikut
Sot, kampionati zviceran do mbyllë siparin dhe të gjithë sytë janë kthyer nga fundi i rënditjes, ku Zürich-u dhe Lugano do vendosin se kush do bjerë nga kategoria. Sulmuesi shqiptar Armando Sadiku, pasi shpëtoi Vaduz-in e tij, ka kërkuar mos luajë në sfidën e fundit mes ekipit të tanishëm dhe Zürich-ut që e ka huazuar, për të mos i prishur punë ekipit që zotëron kartonin, i cili duhet të fitojë me patjetër dhe të shpresojë në një hap fals të Lugano-s.

Edhe pse deklarata ishte bërë publike, një person ishte i painformuar për këtë fakt: Gianni de Biasi. “Armando nuk do luajë? Nuk e dija, po ma thoni ju. Atëhere përse nuk është i grumbulluar këtu në kombëtare?”,- pyeti trajneri, i cili vazhdoi më tej.

“Nëse sot nuk është as në fushë e as në stol, do flasim. Armando është djalë i mirë dhe profesionist, ka dëshirë dhe është i vendosur, por kjo nuk do të thotë që nuk do marrim masa. Një tërheqje veshi herë pas herë të bën mirë. Do e shohim”.

Nga ana tjetër, italiani duket i nxehur dhe me organizimin e kampionatit zviceran: “Të gjitha ligat e mëdha kanë mbaruar, por unë pres akoma për Sadikun dhe Veselin, sepse kampionati zviceran vazhdon akoma. Teorikisht ndeshja e fundit duhet të jetë ajo e Champions League, por tre ditë para saj, unë pres akoma lojtarët e mi”./asport/


Kombëtarja/ Abrashi lëndon shpatullën në stërvitje

Amir Abrashi ka pësuar një dëmtim të lehtë në shpatull pas një përplasje me një shok skuadre, por mjekët e Kombëtares janë shprehur se nuk ka asgjë serioze.

Për gjendjen e shokut të repartit u interesua menjëherë Taulant Xhaka, me dy lojtarët që biseduan në fushë, por pa shfaqur shenja shqetësimi.

Edhe mesfushori i Baselit është paraqitur në Kombëtare pas dëmtimit muskulor të pësuar te Baseli.

Menjëherë lojtari do t’i nënshtrohet kontrolleve me stafin mjekësor të përfaqësueses, për të vlerësuar se në çfarë pike ndodhet rikuperimi.

Në pritje të përgjigjeve zyrtare nga testet, stafi kuqezi ka dhënë garanci se dëmtimi i pësuar përpara disa javë.


Foto+18/ Seksbomba ruse, në shtratin e një ylli të Premier Ligës

Mund të keni dëgjuar për John Carew, lojtar i njohur i “Aston Villa”-s, dhe me pak ndalesa edhe te Lyon, Roma e Valencia. Carew ka gati 100 ndeshje me Norvegjinë dhe mbi 20 gola, por duket se golin më të bukur e ka shënuar me këtë bukuroshe ruse, Sabine Jemeljanova.


Iva Aliko dhe Gugu kapen bashkë në skena lezbike

E nisën me “skandale” dhe me sa duket nuk dinë të ndalen! Vajzat që arritën famën për shkak të historive; njëra me deputetin kosovar e tjetra me romancën lezbike, janë takuar për të dhuruar një tjetër moment nga shfaqja e tyre provokuese.

Iva Aliko dhe Gugu janë shfaqur së fundi në IG, në një pozë ku puthen dhe përkëdhelen, a thua se kjo sjellje është gjëja më normale në botë…
Përgjimet/ Ambasadori italian: E vërteta e palës tonë do dalë shpejt

Ambasadori Italian ne Tiranë, Alberto Cutillo, kërkon nga Prokuroria zbardhjen sa më shpejt të çështjes së pajisjes së përgjimit, ndërsa thekson se, selia diplomatike po bashkëpunon ngushtësisht me autoritetet shqiptare, duke i dhënë atyre të gjitha informacionet e nevojshme.

Në një intervistë për “Vizion Plus”, diplomati Italian tregohet i rezervuar në deklarata, por shpreh besimin se, shumë shpejt do të zbardhet e vërteta e përfshirjes italiane në këtë çështje.

“Di që ky argument ka qenë në qendër të vëmendjes se mediave dhe të debatit politik. Duke qenë se ka një hetim që po kryhet nga autoritetet shqiptare, ju e kuptoni se nuk mund të them shumë. Mund të them vetëm se bashkëpunimi ynë me Prokurorinë është i shkëlqyer.

Kemi dhënë informacione për të gjitha aspektet e përfshirjes italiane në këtë çështje. Kështu që unë kam besim se brenda një kohe shumë të shkurtër, prokuroria do të mbyllë hetimet, të paktën përsa i përket palës italiane”.

Në lidhje me reformën në drejtësi, Cutillo thekson se ka nisur të ketë dyshime që kjo reformë do të mund të realizohet përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Diplomati Italian deklaron se apelet e ndërkombëtarëve nuk duhen perceptuar si një presion kohor, por sipas tij shtyrja më tej e reformës do t’i humbiste Shqipërisë jo vetëm shansin e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE këtë vit, por shumë më tepër se kaq.

“Isha i sigurt që do të realizohej pak muaj më parë, tani më duhet të pranoj se kam nisur të kem disa dyshime. Kjo reformë prek Shqipërinë dhe për këtë duhet të bëhet nga forcat politike, institucionet dhe nga qytetarët shqiptarë.

Kështu që nuk duhet të ketë dyshime për rolin e komunitetit ndërkombëtar, që është në mbështetje, jep asistencë teknike dhe ky rol nuk mund të perceptohet si një lloj presioni në dinamikën politike shqiptare.

Por ajo që duhet theksuar dhe që duhet ta dinë edhe qytetarët shqiptarë është se nëse kjo reformë është e rëndësishme, atëherë është e rëndësishme edhe që të realizohet shpejt.

Vetëkuptohet që nëse kjo reformë bëhet tani, ka një shans për hapjen e negociatave që këtë vit. Nëse kjo reformë do të shtyhej pas zgjedhjeve, atëherë ky shans do të mbyllej dhe shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm që procesi i aderimit do të fillojë më vonë”./vizion plus/

Bulqizë, e zë kamioni poshtë, vdes punëtori i kromit

Një punëtor ka vdekur pasditen e sotme në Bulqizë gjatë ngarkimit të kamionit me rërë të bluar të kromi. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende.

“Rreth orës 16.45, njoftohemi nga Spitali Bulqizë se kanë çuar pa shenje jete në Spital shtetasin Bujar Llaka, 50 vjeç, banues ne Bulqizë, pasi tek Fabrika e Pasurimit gjatë ngarkimit të kamionit të tij me rërë të bluar kromi, me targa ‘Dr 24 49 F’, është përmbysur kamioni aksidentalisht ku për pasojë e ka zënë poshtë drejtuesin e mjetit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme”,- njofton policia.

Kompletohet kombëtarja, mbërrijnë Xhaka, Sadiku e Agolli

Ndërsa ka hyrë në ditën e katërt të përgatitjeve përpara startit të finaleve të Evropianit, skuadra kombëtare është kompletuar me të gjithë futbollistët. Në qendrën e përkohëshme stërvitore në Austri, kanë mbërritur të fundit futbollistë që kanë qenë të impenjuar me klubet e tyre.

Kështu 2 futbollistët e Basel, Taulant Xhaka dhe Naser Aliji kanë mbërritur si kampionë të Zvicrës, pasi zhvilluan takimin me Grasshopers. Xhaka nuk është aktivizuar në këtë ndeshje, ndërsa Alij është aktivizuar për 90 minuta.

Për 84 muinuta është aktivizuar edhe Burim Kukeli me skuadrën e tij të Zyrih, që edhe pse fitoi 3-1 me Vaduzin e Sadikut, nuk arriti të qëndonte në ligën e parë të Zvicrës. Sadiku ndërkohë nuk është aktivizuar, për arsye kontraktuale të klubit.

Për 90 minuta është aktivizuar edhe Ansi Agolli me skuadrën e tij Qarabag, që ka ngritur edhe trofeun e dytë sezonal, teksa ka mundur 1-0 në kohësh shtesë në finalen e kupës Neftçi./TCh/


Historia+18/ “Takova prindërit e të dashurit por… me ta kisha bërë seks më parë”
Një vajzë ndodhet përballë një ‘belaje’ të vërtetë... Ajo shkoi të njihej me prindërit e të dashurit por aty kuptoi se, ata ishin çifti me të cilin ajo kishte bërë seks kohë më parë.

Ja çfarë i shkruan vajza psikologes së “The Sun”:



Letra e vajzës

“E dashur psikologe…

Kur takova prindërit e të dashurit tim kuptova se ata ishin çifti me të cilin para disa kohësh unë kisha bërë seks. Çfarë i thashë të dashurit tim?! Nuk jam e sigurt nëse ai e ka idenë se çfarë bëjnë prindërit e tij në privatësi ndaj dhe nuk i kam treguar asgjë deri më tani.

Unë jam 26 vjeçe ndërsa i dashuri im është 27.

Para se ta takoja atë unë kam qenë në një lidhje tjetër me një 47-vjeçar dhe një natë pasi kishim dalë në një klub nate takuam prindërit e tij.

Ata njiheshin dhe kështu pas disa gotash vendosëm që të bënim seks të dyja çiftet bashkë. Kështu bëmë dhe për ne ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe vazhduam të takoheshim edhe për disa javë të tjera me ta.

Deri sa në një festë unë njoha të dashurin tim aktual dhe rashë në dashuri me të që në fillim. U ndava me të dashurin që kisha dhe prej disa muajsh jam në lidhje me të dhe jemi shumë të lumtur.

Tani vendosëm që unë të takoja prindërit dhe shkuam tek shtëpia e tij. Por ç’të shihja…unë kisha bërë seks me ta!

U vumë në një siklet të madh të tre por asnjëri nuk foli asnjë fjalë, e madje as nuk pata mundësi të flas me ta në privatësi pasi i dashuri im ishte gjithë kohës me mua.

Tani nuk di nga t’ia mbaj…çfarë të bëj?! Si t’ia them të dashurit tim?!”



Përgjigjja e psikologes
“Nuk mendoj se duhet t’ia thuash.

E kuptoj që t’i do të tregohesh e sinqertë me të por a duan prindërit e tij që ai ta mësojë eksperiencën seksuale mes jush?!

Nuk mendoj se do t’i pëlqente kjo gjë, ndaj më mirë të mos i thuash asgjë. Por edhe nëse vendos të flasësh të paktën fol me prindërit e tij në fillim”.
Foto/ “Anal”, vibrator dhe të pasmet jashtë, pozat më skandaloze në rrjet
Selfie është fiksimi i momentit, por nëse nuk doni të turpëroheni si tipat e mëposhtëm, më mirë kontrolloni çfarë keni përreth.

Një femër bën selfie me vibratorin në krah, ndërsa një tjetër vuan pasqyrimin e fjalës Lana, që duket “anal”, teksa një tjetër që është ulur në tualet, e tradhton sërish pasqyra.



28/05/2016/.....................................


Duhani gjatë shtatzënisë, mund të shkaktojë skizofreni
Nënat që pinë duhan gjatë shtatzënisë, rrisin rrezikun e shfaqjes së skizofrenisë tek fëmijët.

Ky është rezultati i një studim i fundit të bërë nga Universiteti i Kolumbias në SHBA, që ka zbuluar se nënat që kanë pirë duhan gjatë shtatzënisë, mund të shkaktojnë edhe këtë çrregullim në shëndetin e foshnjës.

Studiuesit kanë analizuar 1000 raste të pacientëve të prekur nga skizofrenia, duke marrë në shqyrtim të dhënat shëndetësore të nënave të tyre.

Në bazë të dhënave përqindja e nënave që kanë pirë duhan gjatë shtatzënisë dhe kanë lindur fëmijë me probleme skizofrenie ka rezultuar 20 %, krahasuar me 14.7% në atyre që nuk kanë pirë duhan.

Nikotina është e njohur për aftësinë e kalimit në placentën dhe hyrjen në gjakun e fetusit, duke shkaktuar anomali në zhvillimin e neuroneve.

Sipas studimi shenjat e nikotinës në gjakun e nënës, janë rritur me 38 %, në krahasim me vitet e kaluara.

Sipas Alan Brown, profesor në Universitetin e Kolumbias, në New York, që ka qenë dhe drejtuesit i kërkimeve, ky studim është i pari që tregon lidhjen mes ekspozimit të nikotinës në fetus dhe skizofrenisë./tvklan.al/

Putin: Rumania dhe Polonia në shënjestër të raketave ruse
Presidenti i Rusisë, Vlademir Putin, i ka paralajmëruar Rumaninë dhe Poloninë se ato mund ta gjejnë vetën në shënjestrën e raketave ruse sepse janë mikpritëse të elementeve të mburojës raketore të ShBA-së, të cilën Moska e konsideron si kërcënim kundër sigurisë së saj.

Reuters shkruan se Putini i ka bërë paralajmërimet më serioze deri më tani për mburojën rakterore, duke thënë se Moska vazhdimisht e ka thënë se do t’i duhej të marrë masa shpagimi, por që Uashingtoni dhe aleatët e saj i kanë injoruar këto paralajmërime, transmeton “Gazeta Express”.

Më herët këtë muaj ushtria amerikane – e cila thotë se mburoja raketore është e nevojshme për t’u mbrojtur nga Irani, dhe s’e kërcënon Rusinë – e aktivizoi mburojën raketore në Romani.

Tani, punimet për aktivizimin e mburojës tjetër raketore në Poloni janë në proces.

Ndërkohë, Putin ka thënë: “Nëse dje në ato zona të Rumanisë, njerëzit thjesht nuk e kanë ditur çka do të thotë të jesh në shënjestër, atëherë sot ne do të jemi të detyruar të ndërmarrim masa të caktuara për ta garantuar sigurinë tonë”.

“E njëjta gjë vlen edhe për Poloninë”,- përfundoi ai.



F1, Ricciardo fiton “pole position” në Montekarlo

Daniel Ricciardo do të niset nga vendi i parë në Çmimin e Madh të Monakosë. Piloti australian i “Red Bullit” i la pas të gjithë në provat zyrtare, duke treguar se fitorja e shokut të tij të skuadrës, Max Verstappen, në garën e kaluar nuk ishte aspak rastësi.

Vetë holandezi i ri u përplas me muret mbrojtëse të pistës së Montekarlos në raundin e dytë të kualifikueseve dhe do të niset nga vendi i fundit.

Në vendin e dytë dhe të tretë renditen pilotët e Mercedesit: Nico Rosberg dhe Lewis Hamilton.

Ndërsa Ferrari vazhdon të tregojë një formë të dobët, me Vettel dhe Raikkonen që nuk zunë më shumë se vendi i katërt dhe i gjashtë. Për më tepër, Raikkonen do të niset edhe 5 vende më poshtë për shkak se ka ndërruar kutinë e marsheve.

Ndërkohë, Nico Hulkenberg, Carlos Sainz, Sergio Perez, Daniil Kvyat dhe Fernando Alonso plotësojnë dhjetëshen e parë./TCh/



Tiranë/ Asambleja e NATO-s, debate mes Armenisë e Azerbajxhanit
Konflikti disa vjeçar mes Azerbajxhanit e Armenisë është transferuar edhe në Tiranë, ku po mbahet sot mbledhja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Përfaqësuesit e dy vendeve kanë debatuar me njëri-tjetrin.

Shkak i konfliktit është krahina Nagorno-Karabakh, të cilën e pretendon Armenia.

Por përfaqësuesi azer në asamble ka thënë se kjo krahinë është pjesë integrale e Azerbajxhanit.

Asambleja e NATO-s i mbyll punimet ditën e hënë, ndërkohë Tirana ndodhet nën masa të rrepta sigurie.
Kokëdhima sulmon Carlo Bollinon: Intrigant, shpif me mediat e tij
Dikur ishin ortakë në televizionin “A1 Report”, por sot janë kundërshtarë me njëri-tjetrin. Koço Kokëdhima ka sulmuar së fundi botuesin e “Shqiptarja.com” dhe “Report Tv”, Karlo Bolinon.

Reagimi i ashpër i Kokëdhimës erdhi pasi mediat e Bolinos akuzonin kandidatin për kreun e PS-së në Himarë, Ilir Gjicali, si person me precedent penal.

Gjicali mbështetej nga Kokëdhima. Sipas ish-deputetit dhe koordinatorit të PS-së në qarqet Vlorë-Gjirokastër, Karlo Bolino është një spekulant dhe mashtrues, që nuk ka të krahasuar me Ilir Gjicalin.


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   195   196   197   198   199   200   201   202   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish