DESHMIA
Afrim Kallari ka treguar në Polici se kishte konflikte të shumta e debate të herëpashershme me të vëllain, por më i fundit ishte për mbjelljen e kanabisit, të cilin ai nuk e kishte toleruar. “Sapo kisha mbyllur punën në Kombinat, ku punoj si zjarrfikës dhe kisha shkuar tek objekti i Universitetit Bujqësor ku zhvillohen eksperimente të Ekonomisë Didaktike, që ne e njohim si stallat e Valiasit.
Aty shkova që të ndërroja kunatin tim që punon. Që të pushonte pak ai, do ta zëvendësoja unë për disa orë. Në atë vend jam përballur me nënën dhe me të u zura në fillim, sepse donte të vazhdonte të kulloste lopën dhe unë i thashë të shkonte në shtëpi, se kishte qëndruar mjaftueshëm. Pata një debat të ashpër me nënën”, ka treguar në Polici 43vjeçari i arrestuar.
Sipas tij, vëllai nuk ndodhej aty në momentin që ndodhi debati me të ëmën, por ishte ajo që e njoftoi. “Nëna dërgoi vajzën 10 vjeçe që të lajmëronte vëllain. Ai erdhi aty brenda pak minutash me një makinë tip ‘Peugeot’ dhe menjëherë m’u drejtua duke më bërtitur e kështu u konfliktuam. Filloi si një debat për të mbrojtur nënën, siç ndërhynte ai gjithmonë edhe kur flisja me familjarët e tjerë, por në fakt kishim edhe hesape të tjera bashkë”,- është shprehur Kallari.
Ndërsa ka shtuar se këto hesape kishin të bënin pikërisht me kultivimin e drogës. “Ai donte të mbillte lëndë narkotike në tokat tona, por unë e kam kundërshtuar gjithmonë. Nuk doja të kisha probleme me shtetin. Sikur asgjë të mos ndodhte, mua do të më hiqnin nga puna. Unë me atë punë mbaja fëmijët.
U mblodhën shumë gjëra bashkë dhe unë nxora çiften që kisha me leje dhe e mbaja në makinë. Kam qëlluar një herë në ajër e më pas drejt”, ka dëshmuar Afrim Kallari. Ndërsa është shprehur i penduar për atë që ka ndodhur, pasi, sipas tij, gjithç ka ndodhi nga gjaknxehtësia/Panorama/
Corriere della Sera: Ja si po i bombardon Erdogani kurdët
Nga Lorenzo Cremonesi
Tanke të pozicionuara nëpër hyrjet e fshatrave dhe në lartësitë mbizotëruese. Herë pas herë ndonjë e shtënë, ose ndonjë kumbim më akut, me zhurma gërmadhash të zhvendosura dhe ndonjë e shtënë e izoluar. Por ajo që bën më përshtypje janë zërat e njerëzve, të largëta, të mbytura, por që dallohen mirë: ulërima e një fëmije, klithmat e grave, ulërima të drejtuara nga qielli. Është një skenë që mund të shihej deri në dhjetorin e kaluar në rajonet siriane të kontrolluara nga milicitë kurde në kufi me Turqinë jug-lindore.
“Është një masakër. Ushtria turke vendos armë-pushimin dhe më pas sulmon, përdor një forcë mizore pa bërë dallim, qëllon ndaj civilëve, vret dhe nuk lejon ardhjen e ambulancave, ka kufoma nëpër bodrume”, bërtisnin refugjatët e pakët që arrinin të largoheshin nga Cizre, Nusaybin, Mardin, Ceylanpinar, por edhe nga qytetit i Batmanit dhe madje edhe nga Diyarbakir, më në brendësi, në rrugën drejt liqenit Van dhe që konsiderohet si “kryeqyteti” i kiurdëve në Turqi.
Çdo të premte pasdite përgjegjësit e Ypg dhe Ppj, përkatësisht formacionet e armatosura mashkullore dhe femërore të kurdëve sirianë koordinoheshin me “vëllezërit dhe motrat” e Pkk-së (organizatës paraushtarake të kurdëve në Turqi e akuzuar për terrorizëm nga Ankaraja dhe komuniteti ndërkombëtar) për të zhvilluar protesta përgjatë kufirit, pikërisht përpara telave me gjemba dhe kampeve të minuara. Por mund të ishte e rrezikshme. Ndoshta që qitësit turq të përdornin pushkët me saktësi të lartë dhe të qëllonin drejt turmës, duke shkaktuar viktima.
Përplasje ballore
Por asokohe vënmendja ndërkombëtare ishte përqëndruar te lufta ndaj Isis. Shtypja turke ndaj minoritetit kurd shihej si vala e radhës e dhunës lokale,e fundit e një seria të gjatë. Sot situata është ndryshe. Janë pikërisht dëshmitë e guximtarëve të pakët si Faysal Sarıyıldız, përveç aktivistëve lokalë për të drejtat e njeriut dhe mbitëgjitha grupet e fotografëve që paraqesin një tablo tejet të rëndë.
Recep Tayyip Erdogan ka zgjedhur luftën e hapur kundër kurdëve. Brenda pak muajsh presidenti gjithnjë e më sulltan i është kthyer përplasjes ballore si përgjigje ndja terrorizmit të ekstremistëve kurdë, të cilët më pas përgjigjen me atentate të reja, duke shkaktuar një zinxhir të pafundëm dhune. Është kolapsi i hapësirës së shkurtër të dialogut: ai dialog i cili që nga mesi i 2012-s e deri në qershor të vitit të kaluar kishte parë negociata direkte madje mes Erdoganit dhe Abdullah Ocalanit, udhëheqësit të padiskutueshëm të Pkk-së i mbyllur në burgjet turke që prej 1999-s.
Tashmë ai armëpushim ka vdekur dhe është groposur. Në Turqi është kthyer një periudhë më e keqe se sa lufta e gjatë mes shtetit dhe Pkk-së, e cila që prej grushtit ushtarak të shtetit më 1980 e deri para pesë vjetësh kishte shkaktuar mbi 40.000 të vdekur, shkatërrimin e të paktën 3.000 fshatrave dhe qytezave, përveç persekutimit të rregullt kulturor dhe gjuhësor të identitetit kurd.
Rebusi i shifrës
Një pakicë tepër e diskutueshme. Që u vu në dyshim sidomos pas shëprbërjes së Perandorisë Otomane, lindjes së shtetit modern më 1923 dhe nga ekzaltimi i nacionalizmit kemalist absolutisht i vendosur të zmadhojë homogjenitetin e vendit kundër çdo force centrifuge. Është tabu madje edhe numri i tyre. Sa janë? Mbi 30% e popullsisë, sikurse thonë ata; apo më pak se 10%, sikurse thotë qeveria?
Problemi më i madh për të njohur, thelluar dhe për të publikuar përmasat e luftës anti-kurde përbëhet tani nga censura kundër gazetarëve, blogistëve, dhe ndaj kujtdo që përpiqet të shkojë atje. Erdogani është angazhuar personalisht për këtë. “Këtu është më keq se në Kobane” , ulërasin njeërzit në Cizre. Ka thuajse 135.000 njerëz nën gjendje të jashtëzakonshme që prej dhejtorit, sikurse janë edhe banorët e Diyarbakir dhe një numër i madh qendrash më të vogla urbane të përhapura madje edhe nëpër malet që janë në kufi me Irakun e veriut.
Kërkesa për autocensurë
Ankaraja denoncon se qindra ushtarë të saj janë vrarë dhe ka shpallur eliminimin e 600 “terroristëve”. Kurdët thonë se ndoshta janë 2.000 të vrarët mes njerëzve të tyre. Por është tepër e vështirë t’i verifikosh këto shifra. Zonat në gjendje të jashtëzakonshme janë të bllokuara. Gazetarët lokale arrestohen nëse flasin. Ata të huaj dëbohen. Vizat refuzohen, zyrat kontrollohen dhe mbyllen: për të mos patur shumë telashe nga shtypi i huaj në Turqi e shmangin vajtjen në zonat e vështira.
Duket si Iraku në kohën e Saddamit. Shumë prej rreth 2.000 docentëve turq që nënshkruan para disa muajsh një thirrje publike për t’i dhënë fund shtypjes u pushuan nga puna ose janë nën hetim. Mjaft fotogravë që janë munduar të shkojnë në ato rajone janë kërcënuar dhe iu janë sekuestruar mjetet. Nëpër aeroporte policët mund të kontrollojnë edhe kompjuterat e celularët për të verifikuar se nuk ka video dhe foto të “ndaluara”. Disa ditë më parë një pedagoge evropiane që jep leksion në Ankara tregonte se autoritetet kërkojnë “diskrecion” dhe “autocensurë”. Kushdo prej të huajve që flet publikisht për çështjen kurde rrezikon vendin dhe nuk mund të punojë më në Turqi.
Këta janë “Bosët” e plazhit të sekuestruar të “Shën Vasilit”
Disa emra dhe kompani të njohura janë “viktima” të skemës mashtruese me falsifikimin e dokumenteve në plazhin e Shën Vasilit, në Karaburun. Pak ditë më parë, Prokuroria e Vlorës njoftoi se kishte marrë lejen e gjykatës për sekuestrimin e 220 hektarëve tokë në zonën bregdetare të gadishullit, vlera e të cilës arrinte në shifrën spektakolare të 100 milionë eurove.
Rajmond Mezi, në emër të të cilit ishte regjistruar kjo pronë me anën e dokumenteve të falsifikuar, është pjesë e një rrjeti mashtrues, të përbërë nga avokatë, noterë, punonjës të Hipotekës Vlorë dhe administratës së gjykatës. Deri më tani, janë arrestuar 5 persona, ndërkohë që kjo listë mund të vijojë.
Rajmond Mezi, me ndihmën e një notereje dhe një avokati, ka shitur disa pjesë të truallit tek disa personazhe publike, të cilëve aktualisht u është sekuestruar prona, si pasojë e burimit fillestar të paligjshëm të saj. “Boldnews.al” ka arritur të shohë vendimin e gjykatës së Vlorës për sekuestrimin e plazhit të Shën Vasilit në Karaburun, ku gjenden edhe emrat e personave që kanë blerë në truallin e përfshirë në skemën mashtruese.
Kompania “House of Arts”, e deputetit socialist Fidel Ylli, në bashkëpunim me kompaninë “Digital Network” zotërojnë 90 hektarë, të blera në vitin 2014, në vlerën 180 mijë euro nga Rajmond Mezi.
Tashmë, prona e regjistruar në emër të dy shoqërive nga Tirana gjendet e sekuestruar, me vendim të gjykatës, pas kërkesë së Prokurorisë së Vlorës.
Një tjetër blerës i fuqishëm në këtë truall të sekuestruar është biznesmeni vlonjat Artur Shehu. Ky është një emër i njohur si në fushën financiare, ashtu edhe në atë penale. Shumë vite më parë, ai ka pasur përplasje të ashpra me një personazh të njohur të botës së krimit, Zani Çaushi.
Pak kohë para arrestimit të Çaushit, Artur Shehu u detyrua të largohej nga Shqipëria dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2010, emri i Shehut përmendet sërish në hetimin e gjykatës së Leçes, ku personazh kryesor ishte Albino Prudentino, një ndër bosët e klanit mafioz “Sacra Corona Unita”.
Ky i fundit u arrestua në Vlorë, në bazë të një urdhri ndërkombëtar të autoriteteve italiane. Hetimet e Prokurorisë së Leçes arritën të provonin se Prudentino kishte arritur të krijonte një rrjet pastrimi parash në Shqipëri, me ndihmën e disa banorëve të Vlorës, përfshirë edhe Artur Shehun.
Emri i këtij të fundit rezulton edhe në listën e personave që kanë blerë prona te Rajmond Mezi. Më konkretisht, Shehu ka blerë disa parcela në plazhin e Shën Vasilit, në sipërfaqe totale rreth 100 hektarë. E gjithë kjo pasuri në emër të Shehut, gjithashtu është sekuestruar me të njëjtin vendim të gjykatës. Për blerjen e pasurive të paluajtshme, Shehu ka autorizuar noteren tashmë të arrestuar, Belona Seraj, kontaktet me të cilën i zhvillonte në një vend të Bashkimit Europian.
Lista e “viktimave” të skemën mashtruese vijon me një tjetër biznesmen vlonjat, Thodhori Gjiknuri, i cili gjithashtu ka blerë rreth 20 hektarë./boldnews/
Kallëzimi i PS për Flamur Nokën/ Prokuroria: Materialet që na u dhanë s'janë prova
Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar pas kallëzimit të një grupi deputetësh të PS-së që kërkojnë verifikim në të dhënat e Flamur Nokës në formularin e vetëdeklarimit, pasi pretendojnë se ai ka fshehur të dhënat për të shkuarën e tij në formularin e vetëdeklarimit.
Përmes një njoftimi organi i akuzës thotë se kallëzimi i bërë nga deputetët e PS me materialin përkatës nuk mund të konsiderohet provë, dhe për këtë arsye duhen informacione shtesë.
“Struktura ‘Për dekriminalizimin’ në Prokurorinë e Përgjithshme po kërkon informacione mbi kallëzimin e bërë nga një grup deputetësh, në ngarkim të subjektit Flamur Noka.
Kallëzimi është shoqëruar me një material, i cili nuk mund të konsiderohet provë dhe është i paqartë. Për këtë arsye, Prokuroria do të kërkojë materiale shtesë në strukturat e specializuara, për të vlerësuar nëse ka vend ose jo për hetim të mëtejshëm”,- njofton prokuroria.
Batutat e Ramës për Mesila Dodën e Idrizin në kongresin e PDIU-së
“Shpresoj që fqinjët mos ankohen se e bëmë edhe Zeusin çam. Ajo që desha të them është që gara me mitet nuk i ka sjellë asgjë të mirë fqinjësisë mes shteteve apo komuniteteve. Javën që vjen ulemi në tavolinë me grekët për te diksutuar për ligjin absurd të luftës dhe zgjidhjen e çeshtjes çame se tani grekët nuk ikin më nga tavolina”.
Në fjalën e tij, Rama i është referuar historisë së padrejtësive që janë bërë me popullsinë çame por edhe përpjekjeve të shqiptarëve për ta zgjidhur këtë padrejtësi të popullsisë shqiptare çame. E ka nisur me batuta fjalimin e tij kur evidentoi se deputetja e PDIU-së Mesila Doda ishte veshur hijshëm me ngjyrat e Rilindjes, për të kaluar më pas me të pranishëm të tjerë, pinjollë të dinastive të mëdha shqiptare që kanë kontribuar ndër shekuj për zgjidhjen e çështjes çame. Një prej tyre ishte pinjolli i familjes së famshme mirditore Gjonmarkaj.
“Nuk kam se si të mos e nis me Prengë Gjokën, pinjollin e Gjonamarkajve të Mirditës i cili në vitin 1883, kryesonte një komitet qëndror të Korfuzit i përbetuar të mbronte midis të tjerash pacënueshmërinë e trojeve çame si trashëgimi e një populli autokton. Ky katolik malsorë Preng Gjoka, më 7 nëntor 1883, doli me një proglamatë publike drejtuar fuqive të mëdha në emër të këtij komiteti, ose të një partie gege e toske shqiptare e cila vibron edhe sot në dejet e kombit tonë si një klithëm që kërkon drejtësi dhe jo hakmarrje. Proklamata fillon kështu: shqiptarëte shqipërisë së epërme të epirit dhe Maqedonisë i drejtohet qeverive shpirtmira dhe humane të Evropës, … e kjo thirrje përfundon me një klithëm që vazhdon edhe sot që është udhërrëfyesi juaj dhe brenga jonë e përbashkët kombëtare. Ky është zëri i atyre që urrejnë të jetojnë në shtypje. Me zemrat të coptuara nga hidhërimi i bëjnë thirrje qeverive të evropës, ju përgjerohen me thirrjen e shpirtit të tyre: ndal, edhe këta janë bij të zotit, lereni të qetë të jetojnë jetën e tyre. Jam i lumtur që jam sot mes jush”, tha Rama.
Ai i referohet historisë e personaliteteve të famshme që kanë shkrua për çamërinë. “Sipas artistes së paharruar botërore, orakullit të Dodonës, se olimpi e ka fillin në çamëri, për ti dhënë peshën e duhur çështjes çame. Altarin e parë zoti e pati në çamëri…. Por kjo e sotmja nuk është koha dhe kjo e juaja nuk është partia që duhet të mbërthehet pas të shkuarës. Por shpresoj që fqinjët mos ankohen se e bëmë edhe Zeusin çam. Ajo që desha të them është që gara me mitet nuk i ka sjellë asgjë të mirë fqinjësisë mes shteteve apo komuniteteve. Gara se kush është më i madh e kush ka më shumë heronj, është një garë që i takon të shkuarës. Prandaj këtë shëmbëlltyre përbashkuuese, nën kurorën e ullirit, e shikoj si kurorë të fqinjësisë së mirë dhe zëdhënësi të domosdoshme për reciprocitet të shqiptarëve mes vedi dhe me fqinjët.
Ethet e nacionalizimit etnik nuk i shërbejnë vendit tonë. I duhet një patriotizëm modern që vjen nga poshte që merr energji nga shqiptarët e ndarë në shumë teritore e shumë vende të botës, në trojhet amë apo në emigracion, që merr energji nga vepra të njohura e të panjohura njerzish të mëdhenj apo të zakonshëm, që merr energji nga kombëtarja jonë e futbollit, që shumëfishohet në riprodhimine energjisë për hqjen e barrierave në hapësirën shqiptare, është patriotizmi I shëndetshëm për kohën tonë, që nxit passion për ti shërbuyer emrit të mirë të familjes dhe përmsstyij emrit të vndit tënd por që nuk ka yryshe e nuk ushqen urrejtje”, ka thënë sot Rama.
Kryministri komentoi edhe kritikat e kryetarit të PDIU-së për qeverisjen, duke e shoqëruar me batuta për basketbollin, referuar faktit se kongresi i PDIU-së zhvillohet pikërisht në pallatin e sportit, ku Rama ka lujatur basketboll. “Gjuajtjet e Shpëtimit janë të mirëseardhura dhe kanë efektin e duhur. Shpëtim të falenderoj dhe ju falenederoj shumë që më ftuar në këtë kongres rrënjëlëshues se për mua rrënjët janë të rëndësishme…Falenderoj Shëtimin që foli aq gjatë se nuk ankohen për mua që flas më gjatë se të gjithë…
Rritjen e PDIU e shoh dhe është shqetësim se janë vota që mund t’i merrnim ne dhe me besoni se ka edhe të tjerë që shqetësohen për këtë rrijte”, tha Rama./27.al
Durrës/ PS dhe LSI përçahen për 50 vende pune. Bojkotohet Këshilli Bashkiak
13 këshilltarë të LSI-së në Durrës kanë bojkotuar mbledhjen e radhës së Kshillit Bashkiak, pa dhënë asnjë justifikim. Fillimisht ata zhvilluan një takim mes tyre, ku edhe vendosën për bojkot të mbledhjes si sinjal pakënaqësie.
Burime të Panoramës thonë se përplasja brenda koalicionit të mazhorancës ka ndodhur për vende pune. Vangjush Dako i ka premtuar LSI-së 50 vende pune në ndërmarrjet apo administratën e Bashkisë gjatë fushatës zgjedhore, mirëpo më pas u ka thënë përfaqësuesve të LSI-së se nuk i ka këto 50 vende pune për anëtarët e saj. Në këtë mënyrë, LSI-ja ka bojkotuar mbledhjen e këshillit bashkiak ditën e sotme, dhe paralajmëron se në të ardhmen do të votojnë edhe kundër.
Megjithatë, mbledhja e sotme ka vijuar normalisht, pasi me praninë e këshilltarëve të djathtë plotësohej korumi.
Ndonëse me mungesën e 13 këshilltarëve të LSI-së , u diskutuan dhe miratuan 16 pika të rendit të ditës, pasi PS-PD për herë të parë bashkojnë votat me njëra-tjetrën, duke bërë në një farë mënyre paqe pas 26 vitesh përplasje.
Në mbledhjen e konsideruar si mjaft të rëndësishme, ndër të tjera këshilli Bashkiak miratoi listën e përfituesve të banesave sociale, për 126 apartamente në lagjen numër 17 si dhe sistemimin e tarifave për plazhet private në njësitë vendore në Durrës.
Video/ Helmimi në Bllok, pronari lekë infermieres dhe i kërkon...
Ditën e djeshme mediat shqiptare bënë me dije se nga helmimi në Ish-Bllok pati 10 persona, por numri është edhe më i lartë. Denoncues të shumtë kanë raportuar pranë redaksisë sonë këtë ngjarje duke dënuar fshehjen e saj. Njëri nga personat që ishte shtruar në spital për shkak të këtij helmimi, ka filmuar pronarin e Artigianos.
Sipas tij, ky i fundit u ka dhënë lekë infermiereve që të mos tregonin numrin e personave të helmuar.
Nuk dihet sa e vërtetë është kjo, duhet që organet kopetente të ndjekin rastin në fjalë për të zbardhur ngjarjen në Ish-Bllok.
"Prsh jeta osh qef! Në restorantin Artigano u helmuan disa persona, inspektoriati shendetsor kerkoi mbylljen e restorantit dhe verifikimin e tij. Ne media shume pak u be publike per kete. Mbreme ne infektivin e QSUT sipas kryeinfermieres ishin te shtruar mbi 70 veta vetem diten e djeshme, me vone shifet pronari i Artiganos, i cili i kerkonte kryeinfermieres te mos bente publike numrin e personave te helmuar duke i dhene rryshfet.
Ne nje video te filmuar pak sekonda shifet kryeinfermierja me pronarin e Artiganos. Bejeni publike kte lajm pasi ai restorant eshte gjobitur 3 here dhe vazhdon te mbetet akoma hapur. Mbreme isha i shtruar tek infektivi. Ne foto shifet pronari duke i kerkuar infermieres te fshehe numrin e personave qe vinin nga restoranti tij.
Madje dua te them qe nje mjeke e infektivit e kishte te ndaluar ta permendje artigianon duke iu akrruar infermierve "mos e permendni me",- thotë një nga personat që ndodhej në ambientet e spitalit.
Si ky restorant mund të ketë shumë në Shqipëri, AKU të marrë masat që raste të tilla të mos përsëriten sërish./JOQ/
Foto/ Jolezën s’e lënë rehat, e kapin "mat" me të dashurin në lokal
Duke qenë se Joleza tashmë është bërë një figurë e njohur për shkak të gafave që bën, vëmendja ndaj saj është e madhe.
Panorama ka publikuar foton e parë të Jolezës me të dashurin, i cili nuk është më i panjohur.
Së bashku me Leart Kolën, ajo është fotografuar në një lokal në Tiranë, ku të dy janë ulur përballë njëri-tjetrit.
Për të shmangur thashethemet, ajo dhe i dashuri i saj kanë menduar të mbajnë distancë, por gjithsesi nuk ia arritën qëllimit, pasi sërish fituan vëmendjen e të tjerëve.
Ata janë parë shpesh bashkë në aktivitet në FRESSH, por kjo është fotoja e parë ku ata shfaqen të dy pa një person të tretë.
Video/ Anija greke hedh vajrat në det, "pushuesit ikën nga plazhi të tmerruar"
Një qytetar i Vlorës ka sjellë në redaksinë tonë një video, në të cilën duket një anije greke që derdh vajrat dhe mbetjet në Vlorë.
Ai thotë se në momentin që pushuesit panë këtë masakër janë ngritur të tmerruar dhe janë larguar nga plazhi.
"Kjo anije eshte duke hedhur ne kete moment te gjitha vajrat dhe shkarkimet brenda gjirit te Vlores. Autoritetet portuale dhe Mjedisore nuk ndihen nderkohe pritet nje ndotje e te njejtit nivel te javes se kaluar. Shpresoj qe mos te harrohet ky lajm duke shfrytezuar pyllezimin e zvernecit...
Dhe nuk po kryhen ftohje te motorrave, se e kane me cikel te brendshem... eshte ne Vlore, pak metra larg bregut, njerezit sapo u ngriten nga plazhi te tmerruar nga vajrat!
Anija eshte greke,fenomen i përjavshëm ne breg mu ne hunden e autoriteteve ", kanë qenë këto fjalët e denoncuesit Çelino Jahaj./JOQ/
Fotolajm/ Një kërcënim në mes të Tiranës
Rastet kur realiteti problematik me komicitetin bashkohen në një, janë disa në vendin tonë. Një shembull i kësaj është edhe kjo pamje e kapur diku pranë tregut “Çam” në Tiranë, teksa një qytetar i bezdisur nga fakti që shpesh i bllokohet vendi i parkimit, ka dhënë një mesazh për të gjithë ata që “i hyjnë në hak”.
Mesazhi flet me gjuhën e pushkës.
Nuk e dimë nëse ai që ka afishuar këtë shkrim “kërcënues” ka një problem real sepse i ëeshtë zënë për shembull një hyrje-dalje garazhi duke e penguar, apo thjesht ka dashur të rezervojë një vend parkimi për vete me një metodë kërcënuese shqiptare.
Ajo që dimë me siguri është se një mesazh të tillë mundet ta hasësh vetëm në vendin e çudirave që quhet Shqipëri.
Tiranë/ E la dashnori biznesmen, vajza dënohet për përndjekje
Një 32-vjeçare me inicialet L.P. ka marrë një dënim me 6 muaj burgim, por me pezullim të ekzekutimit duke u vënë në provë për 18 muaj, për akuzën e përndjekjes.
Gjithçka nis kur 32-vjeçarja, pas 5 vitesh lidhjeje nuk pranoi vendimin e ish-të dashurit të saj biznesmen, i cili vendosi t’i jepte fund lidhjes.
Që nga ky moment, ajo ka nisur përndjekjen ndaj ish të dashurit, duke i shkuar deri në banesë, ku ai jetonte me familjen e tij dhe duke i shkaktuar shqetësime të vazhdueshme me thirrje dhe goditje të derës.
Madje, preh e kësaj përndjekje kanë rënë edhe vajzat e biznesmenit, të cilat kanë marrë mesazhe deri diku edhe kërcënuese prej saj.
Në këto kushte, biznesmeni kërkon mbrojtjen e gjykatës, e cila fillimisht lëshoi një urdhër mbrojtje për biznesmenin, sipas të cilit, ajo nuk duhej t’i afrohej atij, familjarëve dhe banesës së tij.
Paralelisht edhe Prokuroria në bazë të denoncimit të biznesmenit nisi hetimet dhe e akuzoi 32-vjeçaren për veprën penale të përndjekjes.
Gjatë gjykimit, e pandehura e pranoi akuzën, ndërsa gjykata në vendimin përfundimtar përveç masës së dënimit, ka caktuar që gjatë periudhës së provës prej 18-muajsh të mos shoqërohet me persona të dënuar./TCh/
Obama: Kam dorezat e Ali në zyrë, Muhammad tronditi botën!
Presidenti amerikan, Barack Obama, i bëri sot një homazh prekës legjendës së boksit, Muhammad Ali, që humbi jetën këtë të premte.
“Është lufta e tij jashtë ringut që i kushtoi titullin dhe i solli shumë armiq. Por Ali qëndroi fortë”, theksoi presidenti i parë me ngjyrë në historinë e SHBA-ve.
“Ai ishte në krahë të (Martin Luther) King dhe (Nelson) Mandela, ai u ngrit kur ishte e vështirë, ai foli kur të tjerët nuk e bënin”,- citohet Obama nga ATP.
Duke theksuar se ende ruante një palë doreza boksi dhe një foto të Ali në studion e tij personale, pranë zyrës Ovale, presidenti amerikan përshëndeti ‘trajektoren jashtë norme’ të të riut Cassius Clay dhe rrugëtimin e tij shpirtëror që e dërgoi drejt islamit.
“Mohamed Ali tronditi botën. Dhe kjo ishte një gjë e mirë për gjithë botën. Dhe për të gjithë ne”, përfundoi presidenti amerikan, duke theksuar ngushëllimet e tij për familjen e këtij boksieri legjendë.
Salianji: Ja pse Rama nuk e do Reformën në Drejtësi...
Dy kryetaret modele te Rames Veliaj- Roshi sot e dine veten mbi ligjin, drejtesia vonon por nuk harron!
Veliaj i Tiranes thote: "qe iu thashe kolegeve prokurore qe aty ska kafe si ne projektin fillestar". Me kete pohim pranon dhe i jep te drejte opozites qe e kundershtoi fort ne nisje kafenene Veliaj por tregon dhe injorancen e plote juridike, prokuroret nuk jane koleget e te hetuarve jane makthi i tyre, nuk te therrasin per kafe por per te dhene llogari per shkeljen e ligjit.
I kallëzuari Erion Veliaj eshte kallezuar per keto arsye:
“Kemi dyshime të arsyeshme që ashtu siç falsifikoi firmën e punonjësit bashkiak për gjobën, të njëjtën falsifikim ka bërë edhe me lejen e ndërtimit në këtë rast.
Nuk ka pasur në asnjë rast njoftim zyrtar publik, as nga kryeministria, ministritë, apo Bashkia për këtë mbledhje të datës 12, ç’ka tregon se nuk ka pasur mbledhje por kemi të bëjmë me falsifikim.
Faktet dhe rrethanat e tjera që dorëzuam sot në Prokurori janë:
Vendimi i kallëzuar nuk ka të cituar nëse është miratuar me procedura të thjeshtuara, fakt ky që lë hapësira abuzivizmi, bazuar në ligjin 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit ”, akteve nënligjore në zbatim të tij.
Në bazën ligjore të këtij vendimi nuk ka të përmendur, “Planin e Përgjithshëm Vendor të Qytetit të Tiranës”. Nuk e ka përmendur vetëm për një arsye sepse ky plan e ndalon në mënyrë kategorike ndërtimin dhe ndërhyrjen në këtë zonë të mbrojtur të qytetit.
Vendimi objekt kallëzimi citon që ky vendim shqyrtohet me propozim të Bashkisë Tiranë. Në praktikën ligjore dhe përshkrimin e punës së AKPT projektvendimet për miratim pranë KKT pregatiten nga AKPT(Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit) me opinionin përkatës, dhe jo nga Bashkia e Tiranës siç pretendojnë të kallëzuarit.
Vendimi edhe pse ka shumë mangësi formale vazhdon të jetë abuziv edhe në përmbajtje.
Leja rezulton të jetë dhënë me kushte. Asnjë kusht nuk është zbatuar dhe nuk ka se si të jetë dhënë leje. Nuk ka hartën e Planvendosjes së strukturave që ti bashkelidhet vendimit. Kjo hartë tregon se në liqen do të ndërhyet edhe për ndërtime të tjera, ndërtime betoni dhe pallate, përveç ndërhyrjes që tentojnë të bëjnë në mënyrë të paligjshme për atë të ashtëquajtur park apo Grand kafe.
Dokumenti i Lejes së Ndërtimit i jepet subjektit kërkues vetëm pas:
a˗ Plotësimit të dokumentacionit tekniko˗ligjor.
b˗Marrjes se Komformitetit nga Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit.
c˗Pagesës së taksës së ndikimit në infrastrukturë. Asnjë nga këto nuk ka ndodhur ç’ka e bën lejen të paligjshme dhe vendimin e kryebashkiakut një shpërdorim detyre dhe abuzim, e bën kryebashkiakun për të lënë zyrën e bashkisë e për të shkuar në qelitë e paraburgimit.
Në faqen zyrtare të bashkisë dhe në Agjensinë e Prokurorimit Publik edhe sot e kësaj dite është tenderi për supervizionin i cili mbyllet në datën 26 shkurt. Ligji e parashikon qartë se nuk mund të ketë asnjë fillim të punëve publike pa pasur më parë supervizionin.
Nderkohe Roshi i Kavajes njesoj si Veliaj i Tiranes e di ligjin muhabet! Formulari i vetdeklarimit eshte i qarte
ne piken b te tij: se pasqyrimi i te dhenave te rreme ne Formular perben veper penale dhe denohet me burg sipas nenit 190 te Kodit Penal.
Kur te kthehet nga arratisja ne Itali nuk e pret drejtimi i bashkise por mbarimi i menjehershem i mandatit dhe procedimi penal!”
Gafa e Ramës për Kombëtaren, Berisha: Nuk ishte i dehur, por…
Gafa e Kryeministrit Edi Rama në shënimin e djeshëm për humbjen e kombëtares në ndeshjen miqësore me Ukrainën, nuk ka shpëtuar pa u komentuar as nga ish-Kryeministri Sali Berisha.
Rama tha dje se, humbja është vlerë e shtuar, koment që më pas e rregulloi.
Por, sipas Berishës, Rama dje nuk ishte as i dehur dhe as nuk bëri gafë me atë deklaratë, po është suksesi imagjinar i Kryeministrit.
Foto e ditës/ Si e kujton kohën e rinisë Rama... në zyrat e qeverisë
Kryeministria po i ngjan gjithmonë e më pak kryeministrisë. Në fillim ishte kërpudha, pastaj markiza, pikturat, kinemaja, salla e baletit, fusha e basketbollit dhe plot elementëve të tjerë të pazakontë për një institucion shtetëror.
Kohët e fundit janë shtuar koshat e basketbollit nëpër zyra. Fotot zbulojnë çfarë bën kryeministri në kohën e lirë, kur nuk ka mbledhje qeverie, takime, apo kur nuk vizaton.
Stafi i kryeministrisë duhet të jetë mësuar tani me zhurmat e topave nga njëra zyrë te tjetra. Megjithatë përplasja e topave gjatë ditës nëpër mure, mund të bëhen shqetësuese për njerëzit që kanë punë.
Në foton ku Rama e ka hedhur topin drejt koshit, duket punonjësja e kryeministrisë që po punon. Në foton tjetër ajo është larguar për të mos e shpërqëndruar Ramën.
Grabit të moshuarën në prani të bashkëshortit, arrestohet Sheri
Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Poliçanit, pasi grabiti një të moshuar.
Mësohet se në pranga është vënë Artan Sheri, banues në Poliçanit, i arrestuar nën akuzën e vjedhjes me dhunë së 76-vjeçares M.K.
Nga raportimet, mësohet se Sheri i ka hequr nga dora orën të moshuarës dhe ka tentuar t’i marrë dhe portofolin që mbante në çantë.
Por, në këto momente, e moshuara ka kundërshtuar 41-vjeçarin, ndërsa ky i fundit është larguar, për tu arrestuar më pas nga policia.
Pas arrestimin, atij u gjet ora e vjedhur e markës “King Quartz”. Gjatë vjedhjes së të moshuarës, raporton Panorama, bashkëshorti i 76-vjeçares ishte disa metra larg saj. Ai ka reaguar kur e moshuara ka thirrur për ndihmë, pasi 41-vjeçari tentoi ti vidhte çantën.
Aksident tragjik në Algjeri, 33 të vdekur dhe 22 të plagosur
Një përplasje mes një kamioni dhe një autobusi shkaktoi vdekjen e 33 personave, shumica e së cilëve vdiqën të karbonizuar ku u regjistruan gjithashtu 22 të plagosur në Algjeri, sipas autoriteteve.
“Rreth 22 persona u plagosën pas përplasjes së automjeteve rreth orës 02:50 në autostradën pranës Aflou-së, rreth 400 kilometra në jug të Algjerisë”,- raportoi Mbrojtja civile e cituar nga agjencia e lajmeve “APS”.
Dilemat pas dorëheqjes së Elvis Rroshit
Deklarata e një dite më parë e Elvis Rroshit, i cili përmes një postimi në Facebook deklaroi se do të tërhiqte dorëheqjen e dhënë po përmes rrjeteve sociale 3 ditë më parë, ka ngritur shumë pikëpyetje.
Ligji për Pushtetit Lokal parashikon se në rast të dorëheqjes, Kryetari i Bashkisë ia dorëzon atë Këshillit Bashkiak. Ky i fundit, pasi merr në shqyrtim dhe vendos për këtë akt dorëheqje, bën me dije Prefektin e Qarkut dhe Kryeministrin, i cili më pas firmos urdhërin e largimit.
Por ndërsa procedura është shumë e qartë, ajo që ka ngjallur paqartësi dhe nuk pohohet nga askush, është nëse Elvis Rroshi, Kryebashkiaku i Kavajës e ka dorëzuar dorëheqjen e tij në mënyrë zyrtare pranë Këshillit Bashkiak të kësaj Bashkie, apo thjeshtë bëri një deklarate publike në rrjetet publike.
I vetmi fakt i sigurtë, që pranohet nga Drejtoria e Komunikimit e Kryeministrit Rama është se letra e dorëheqjes së Elvis Rroshit nuk i ka mbërritur kreut të qeverisë, kjo është mesa duket dhe arsyeja përse Kryeministri nuk na dha asnjë përgjigje, kur e pyesim nëse do ta firmosë apo jo dorëheqjen e Kryebashkiakut të Kavajës.
Arsyeja përse Rroshi deklaroi në datën 31, se do të jepte dorëheqjen nga detyra e Kryebashkiakut ishte një dokument i ardhur me kërkesë të tij nga shteti italian, ku për habinë e Elvis Rroshit thuhej se ai rezultonte i dënuar në këtë shtet nga Gjykata e Minorenëve, pas përfshirjes në një përdhunim në grup kur ishte 16-vjeç./Tv Klan/
Itali/ Rikthehet “Audi i verdhë”, njëri prej grabitësve është shqiptar
Prej disa muajsh historia e “Audit të verdhë” u la në harresë nga mediat italiane. Por hetuesit, pretendojnë se kanë zbuluar një prej tre pjesëtarëve të “Audit Rs4”.
I dyshuari është një shqiptar i moshës 25-30 vjeç dhe pritet që së shpejti të ketë një urdhër ndalimi për të, raporton “Il Gazzettino”.
Banda e “Audit të verdhë” shkaktoi dhe një të vdekur gjatë ndjekjes nga policia, ku një 58-vjeçare ndërroi jetë pas përfshirjes në aksident.
Banditët e dogjën automjetin tip “Audi”, por hetimet janë kryer nga analizat e mbetjeve.
Sipas asaj që raporton gazeta italiane, identifikimi i shqiptarit ka ardhur nga shenjat e gishtërinjve që u zbuluan në levën që u gjet në makinë.
Sekretarja e Tahirit në Prokurori, tregon ku e gjeti “çimkën”
Pajisja përgjuese që u gjet në paradhomën e Saimir Tahirit në Ministrinë e Brendshme dyshohet se u vu nga bashkëpuntorë të tij të afërt. Kjo sepse aparatura ku përcillej përgjimi nuk mund të qëndronte në një distancë të largët.
Sekretarja e Saimir Tahirit tregoi në prokurori si e gjeti rastësisht pajisjen përgjuese, pasi dorëzoi listën e personave që kanë hyrë në zyrën e shefit të saj muajt e fundit, raporton “Panorama”.
Prokuroria ka marrë edhe pamjet e kamerave të brendshme të Ministrisë nga marsi e në vazhdim.
Në kallëzimin e përcjellë në Prokurori nga Ministria e Brendshme, dëshmia e sekretares që ka gjetur pajisjen më 18 maj 2016 është elementi kryesor.
Burimet nga Prokuroria pohojnë se pajisja regjistruese-transmetuese është gjetur e fikur si pasojë e rënies së baterisë./Panorama/
Futën përgjuesin në Shqipëri/ Italianët, amnisti nga prokuroria?
Është katërcipërsiht e provuar tashmë se pajisja përgjuese IMSI CATCHER u fut në territorin shqiptar nga shtetas italianë. Punonjës të ambasadës apo të Interforca-s italiane kjo nuk ka rëndësi.
Policia shqiptare konfirmoi se nuk kishte dijeni për futjen e pajisjes përgjuese, e cila u mbajt gjatë të gjithë kohës nga italianët.
Pavarësisht kësaj, prokuroria shqiptare ka dhënë garanci ambasadës se shtetasit e huaj do të përjashtohen nga hetimi.
Ambasadori i Italisë ka folur për herë të parë për çështjen e aparaturës së përgjimit pas takimit me kryeprokurorin Adriatik Llalla.
“Përsa i perket çështjes së përgjimeve, mund t’ju them se kam zhvilluar një bisedë me prokurorin e Përgjithshëm dhe nuk mund të shtoj asgjë më tepër nga çfarë ai ka thënë, që është një hetim që i përket policisë shqiptare dhe nuk ka lidhje me autoritetet italiane”,- ka thënë Cutillo.
Zvicerani Valon Berhami: “Do festoj si i çmendur nëse shënoj kundër Shqipërisë”
Nëse ka një cilësi për Valon Berhamin mund të thuhet se ajo është mungesa e hipokrizisë. Kapiteni i Zvicrës nuk përdor gjuhë të dyfishtë. Ai nuk është si ata futbollistë me origjinë shqiptare që megjithëse janë të gatshëm të shënojnë kundër kombëtares shqiptare, pozojnë në facebook me shkabën dy krenare apo mbajnë në këpucë flamurin kuq e zi. Jo ai është një zviceran i lumtur.
Madje do të jetë edhe më i lumtur që të festojë si i çmendur nëse shënon gol kundër Shqipërisë.
Në një intervistë për “The Guardian”, 31-vjeçari premton se do të festojë në rast se i shënon Shqipërisë dhe shpjegon se, nuk ka ndërmend të largohet nga kombëtarja e Zvicrës për të shkuar tek Kosova.
“Unë jam shumë i lumtur që do të përfaqësoj Zvicrën dhe ngjyrat e këtij flamuri në Europian. Do të luftoj për këtë vend, i cili i ka dhënë gjithçka familjes time. Shpresoj të bëjmë një Europian sa më të mirë dhe të shkojmë larg”,- tha 31-vjeçari.
Behrami është i bindur për festë ndaj Shqipërisë. Madje, ai thotë se do të festojë në rast se i shënon portierit Etrit Berisha.
“Festimi i një goli është pjesë e ndeshjes. Nëse do t’i shënoja Shqipërisë sigurisht që do të festoja. Për këtë nuk ka dyshime, sepse unë sa herë shënoj dua të festoj. Unë e dua shumë futbollin dhe kjo lojë është kënaqësi”.
Shqipër-Zvicër, “çmenden” çmimet e biletave, ja sa shkojnë...
Një javë para ndeshjes së parë të Shqipërisë në finalet e një kampionati evropian, çmimi i biletave ka kapur rekorde historike për një ndeshje po ashtu “historike” të kombëtares shqiptare.
Në ditën e parë të lançimit të biletave më e lira kushtonte 25 euro në kategorinë 3 (pas portave) ndërsa sot ka mbetur vetëm një kategori ku mund të blesh bileta online ku çmimet variojnë nga 380 dollarë në 579 dollarë amerikanë.
Në një nga saitet zyrtare (http://www.viagogo.com/Sports-Tickets/International-Soccer/UEFA-Euro-201...) ku mund të blihen biletat online çmimet fillojnë zyrtarisht nga 230 USD por nuk ka bileta të disponueshme dhe shtohen edhe komisionet e agjencisë.
Gjithsej në këto momente janë vetëm 53 bileta të disponueshme për ndeshjen Shqipëri Zvicër që do të zhvillohet në orën 15.00 të datës 11 qershor 2016 në Lens të Francës por numri pakësohet pas çdo momenti.
Afërsia e shumë qyteteve evropiane ku jetojnë shumë shqiptarë me Lensin dhe kërkesa e fortë për biletat për ndeshjen e parë të shqipërisë në finelt e Evropianit shtuar dhe faktin që luajmë përballë Zvicrës që ka 6 shqiptarë në formacion e për më tepër një derbi mes dy vëllezërve Xhaka kanë rritur andrenalinën për ndeshjen dhe për pasojë edhe çmimet e biletave./MONITOR
Vendet e mbetura në stadiumin Stade Bollaert, Lens
Albania vs Switzerland – UEFA Euro 2016
Saturday, June 11 2016 13:00
• Kategoria 1 ——–18 bileta
• Kategoria 2——– 4 bileta
• Kategoria 3 ——–31 bileta
Video/ Greta Koçi mohon operacionet, por ja çfarë i bëjnë komentuesit në rrjet
Këngëtarja Greta Koçi i ka mohuar ndërhyrjet që ka bërë kohët e fundit. Ato që bien më shumë në sy janë ndryshimet në fytyrë.
Pas shumë kritikave ajo ka vendosur të flasë publikisht, duke thënë se, ka ndryshuar me kalimin e viteve dhe se nuk ka bërë asnjë operacion.
Por, pas publikimit të videos, kanë shpërthyer komentuesit duke e ofenduar dhe duke i treguar edhe një herë operacionet e shumta që ka kryer.
"Vipat e Bllokut" kanë postuar këtë video, ndërsa poshtë saj kanë shpërthyer komentet, ku ndër to mbizotërojnë kritikat e shumta.
Ylli i famës së Muhammad Ali në mur, jo në rrugë. Ja arsyeja...
Muhammad Ali u nderua në vitin 2002 me një yll në botën e famshme të “Hollywood Walk of Fame”. Por, ky yll ndryshonte nga gjithë yjet e tjerë të famës, pasi u montua në mur dhe jo në rrugë.
Arsyeja është se boksieri nuk donte që emri “Muhamed” të shkelej me këmbë.
“Unë mbaj emrin e dashur të Profetit tonë Muhamed, paqja dhe mëshira qoftë mbi të dhe është e pamundur që të lejoj njerëzit të shkelin mbi të”,- tha boksieri, në atë kohë 59-vjeç.
Ish-kampioni i boksit ndërroi jetë në moshën 74-vjeçare, pasi luftoi sëmundjen e Parkinsonit për më shumë se 30 vjet.
Skandal, 13 vjeçari tenton të përdhunojë 10 vjeçaren në shkollë
Një skandal ka tronditur Komunën e Studeniçanit në Maqedoni. Në shkollën fillore “Alija Avdoviq” në Batincë, një nxënës i moshës 13 vjeçare ka ngacmuar dhe ka tentuar që të përdhunojë një vajzë 10 vjeçare, transmetn portali Zhurnal. mk.
Ky incident i rëndë ka shkaktuar një panik të vërtetë në mesin e nxënësve dhe banorëve të fshatit Batincë dhe menjëhere në vendngjarje ka mbërritur policia.
Incidentin e djeshëm për Zhurnal e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për qytetin e Shkupit, Liza Bendevska.
“Dje rrethë orës 14:00 është denoncuar një rast i një nxënëse 10 vjeçare të shkollës “Alija Avdoviq” në fshatin Batincë. Kjo nxënëse është prekur nga nxënësi 13 vjeçar.
Sektori për punë të brendshme është duke i ndërmarrë të gjitha masat për ndriçimin e këti rasti.
Gjatë ditës së sotme punonjësit e policisë do të bisedojnë me të miturin (nxënësin) në prezencë të prindit ose tutorit”,- ka deklaruar për Zhurnal, zëdhënësja Bendevska.
Foto/ Dilara e ‘Fate të kryqëzuara’ martohet me shqiptarin Ertan Shabani
Ebru Ozkan, ose e njohur pёr publikun shqiptar nga seriali turk “Fate tё kryqёzuara” si Dilara, ka kurorёzuar dashurinё e saj me shqiptarin Ertan Shabani.
Aktorja e njohur turke dhe djali nga Shkupi, Ertan Shabani kanё kurorёzuar dashurinё e tyre mbrёmjen e djeshme nё njё ceremoni madhёshtore.
Ertani ёshtё gjithashtu aktor dhe vepron midis Shkupit dhe Stambollit. Nё njё nga kёto udhёtime ai arriti t’i vjedhё zemrёn aktores turke, pёr tё pёrfunduar me tё drejt martesёs.
Corriere: Shqipëria thyen rekordin: 1 mijë ton drogë në vit
E përditshmja italiane “Corriere Della Sera” në një shkrim special rreth Shqipërisë, shkruan se vendi ynë është i mbytur në drogë. Ne shkrim thuhet se janë dyfishuar plantacionet dhe biznesi kriminal po qarkullon miliarda Euro duke prodhuar më shumë se 1 mijë ton drogë në vit.
Sipas një bilanci të Korrieres, në 3 vitet e fundit numrat kanë qenë në rritje.
Janë identifikuar 815 plantacione me 165 mijë bimë kanabis. Ndërsa në vitin 2013 u zbuluan 305 plantacione dhe 81.300 bimë kanabis.
“Lufta kundër trafikut të drogës në Ballkan në mënyrë të pashmangshme kalon në Puglia, porta për tregun e madh evropian”, shkruan e përditshmja italiane.
“Në qoftë se në vitet 2013/ 2014 kapitali ndërkombëtar i kanabisit ishte në Lazarat, tani gjërat kanë ndryshuar, bazat e furnizimit me drogë janë vendosur në zonën e Shkodrës, që është më e vështirë për ta kontrolluar”,- shkruan gazeta.
Sipas korrieres ndryshimi i bazës nga Lazarati për në Shkodër është bërë nga bandat për të shmangur ofensivën e forcave të sigurisë.
Në artikullin e shkruar nga gazetari B. Castellaneta bëhet e ditur se situata po monitorohet me kujdes jo vetëm nga Italia dhe BE, por edhe nga SHBA.
Gjithashtu citohet raporti vjetor i Departamentit të shtetit, ku thuhet se Shqipëria mbetet një vend burimi për marihuanën dhe një pikë tranziti për kokainën dhe heroinën.
Foto/ Ja pse Muhamad Ali nuk fliste me djalin e tij të vogël...
Në intervistën e fundit, vetëm dy muaj para se t’i vdiste babai, Ali Jr epranonte se as që i interesonte çfarë po ndodhte me babin e tij dhe tash e sa kohë po e kërkonte gjyshin nga nëna, i cili ironikisht vuan po ashtu nga Parkinsoni.
43-vjeçari jeton me lëmosha bashkë me gruan e tij Shaakira dhe dy fëmijët, Ameera dhe Shakera.
Ali Jr ishte në kontakt me motrat e tij, por ai kishte thënë se kurrë nuk flet me to për babin.
Aliu i Ri, që është djali i gruas së parë të Ali-së, Khalilahs tregon; Po mundohem ta jetojë jetën time dhe të jem i mirë. Atë (Muhammad Ali-në) e kam parë në ditëlindjen e tij të 72-të dhe në të 73-të, pata kënduar edhe unë ‘Shumë urime’, për të, por asgjë në këmbim nuk mora nga ai, nuk përgjigjej – e dija se e kishte nga sëmundja. E dija se ishte në një gjendje vërtetë të keqe”.
“Nuk flas për babai me motrat, nuk kam kujt t’i besoj për asgjë ndaj as nuk flas me ask”.
“Thënë të vërtetën nuk është se më intereson më fakti që jam ndarë nga familja”,- kishte thënë i biri i Ali-së, në këtë intervistë dy muaj para se boksieri të ndërronte jetë.
Në artikull nuk tregohet përse ishin ndarë Ali dhe djali i tij.
Foto/ “Ku**ë, më puth b**n”! Shpërthen Marina Fara, po kujt i thotë...
Vajza e këngëtares Eli Fara ka publikuar në Instagram një foto me një mbishkrim të pazakontë.
Në foto shfaqet të pasmet e saj dhe më pas ajo shkruan: “Kur ti e kupton se je shumë e lezetshme për t’u marrë me një k**** të shëmtuar, mund të më puthësh b…”,- shkruan Marina në Instagram.
Me kë ta ketë këtë inat bukuroshja?
Foto/ Itali, përmbyset kamioni shqiptar, autostrada ‘lahet’ me shampo
Një kamion i drejtuar nga një shqiptar, që transportonte shampo, sapunë të lëngshëm, deordorantë, dhe kremra të ndryshme, është përmbysur rreth orës 5:00 të mëngjesit të sotëm, në autostradën A14 në Itali, pranë Forlit.
Shqiptari 48-vjeçar ka pësuar lëndime të lehta dhe është transportuar për në spital, ndërsa ngarkesa është derdhur në rrugë, shkruajnë mediat italiane.
Aksidenti ka shkaktuar edhe bllokimin e rrugës, duke sjellë trafik të rënduar, deri në 7 kilometra, që u normalizua rreth orës 10, shkruan “La Repubblica”.
Foto/ Plas ironia në rrjet me koshin e Ramës në kryeministri
Pas botimit të lajmit se kryeministri Edi Rama, ka vendosur një kosh basketbolli në zyrën e tij dhe disa të tjerë në korridoret e kryeministrisë, ka shpërthyer edhe ironia në rrjetet sociale.
Ndjekësit e shumtë të këtyre lajmeve dhe komentuesit kanë sajuar gjithë farë lloj foto-montazhesh ku tallen me pasionin e rionisë së kryeministrit Rama.
Ata shkojnë deri aty sa mendojnë se Rama nuk punon fare në zyrën e tij, por vetëm argëtohet me kosha, pikturon dhe... bën edhe ndonjë mbledhje ku u bërtet vartësve.
Shqetësohet Prokuroria, Italianët: 15% e Shqipërisë, me kanabis
Prokuroria e Përgjithshme ka ngritur shqetësimin për kultivimin e lëndëve narkotike në të gjithë territorin e vendit.
Përmes një qarkoreje, organi i akuzës thekson se kanabisi po kultivohet në sipërfaqe toke publike, në pyje dhe pranë burimeve ujore.
Është vënë re një tendencë e kultivimit edhe në magazina e ambiente të tjera të mbyllura.
Në qarkoren e saj, Prokuroria vlerëson punën organeve ligjzbatuese për të luftuar fenomemin e kultivimit të lëndëve narkotike.
Ndërkohë po sot, Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Anti-drogës në Itali ka publikuar raportin vjetor për vitin 2015, një bilanc i aktivitetit dhe rezultateve të policisë në luftën kundër trafikut të drogës. Raporti vlerëson një rënie të trafikut të marijuanë dhe hashashit, në pellgun e Mesdheut, që vjen edhe falë punës së Policisë Shqiptare, thuhet në raport.
Krahasuar me një vit më parë, ka një rënie të kriminalitetit shqiptar me 15,95% dhe me gati 30% krahasuar me 2013.
Sa i përket sasive të marijuanës të sekuestruar në Itali vlera më e madhe është shënuar në 2014 – ën, 35.744 kilogramë, ndërsa në 2015 – ën, sasia e sekuestruar është 9.313kg.
Në raport thuhet se kjo rënie ka ardhur falë punës së intensifikuar të Policisë Shqiptare për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve të kanabisit. Pavarësisht kësaj, Shqipëria mbetet vendi i parë i origjinës të marijuanës drejt vendit fqinj. Për 2015 – ën, nga Shqipëria në raport shkruhet se në total janë futur rreth 2.689 kilogramë.
Kjo pasqyrohet edhe nëpërmjet disa fotove gjatë një operacioni të Policisë Shqiptare në Gusht të 2015 –ës, në Vlorë ku u sekuestruan dhe asgjësuan 16 mijë bimë narkotike.
Sa i përket konstatimit të transportit të drogës me avionë të vegjël, thuhet se ato përdorin pista të uljes klandestine të krijuara përtej Adriatikut, duke trasportuar sasi të konsiderueshme kanabisi nga Shqipëria drejt Italisë. Ky aktivitet, theksohet në raport do të vijojë të jetë nën monitorimin e autoriteteve italiane.
Deri më tani, falë bashkëshkëpunimit mes autoriteteve italiane dhe atyre shqiptare, është bërë e mundur evidentimi i këtij trafiku, që realizohet në zona të izoluara në Shqipëri.
Në mesin e operacioneve të suksesshme në luftën kundër trafikur të drogës, është edhe “Enigma 2011”, i finalizuar më 28 Shtator 2015, në një operacion ku lëshuan 21 urdhër – arreste, kryesisht shqiptarë, të cilët ishin në hetim për akuzën e trafikut të drogës, mbi të gjitha marijuanë dhe heroinë.
Raporti evidenton një rënie të veprimtarisë të transportit të drogës në rrugë detare me 49.99% në nivel kombëtar italian, krahasuar me një vit më parë.
Gjatë 2015 – ës autoritetet gjyqësore kanë sinjalizuar në total 27,718 persona, me një ulje prej 7.37 % me një vit më parë, që ishin 19.524.
Prej tyre 1555 janë shqiptarë, 15.95% më pak krahasuar me një vit më parë. /tvklan.al
Ja si të hiqni qimet në zonat intime e të mos priteni
Shumë njerëz i heqin qimet në zonat intime për shumë arsye të ndryshme. Ndonjëherë është seksuale, ndonjëherë është praktike.
Ka përfitime të tilla si erë më pak dhe një vështrim më të mirë nën një kostum banje.
Disa thjesht i pëlqen mënyra se si duken. Për të tjerët, kjo është vetëm një mënyrë interesante për të qënë të ndryshëm.
Disa njerëz i heqin komplet qimet, disa të tjerë i bëjnë me modele, kjo është dëshira e gjithsecilit.
Heqja e qimeve në zonat intime nuk mund të hiqet asnjëherë në mënyrë definitive as me brisk, as me depilim e as me lazer, ato vijnë e rrallohen me avancimin e jetës.
Do'stlaringiz bilan baham: |