Nga Kreshnik Spahiu
4 vjet mashtime, 4 vjet paftyrësi, 4 vjet maska për një pazar në dy mandate kryetari Bashkie ose për të mbrojtur preçedentin penal anolog të kryeministrit në Francë!
A e kishte Edvini të vështirë t’ja kthente mbrapsht ryshfetin apo e mbrojti 4 vjet në media, gazeta, intervista dhe fushata sepse edhe ai ka qënë i dënuar në perëndim? Edvini e mbrojti Elvisin fatkeqësisht edhe pasi dha dorëheqje për të justifikuar pazarit e tij politik apo për të përgatitur dosjen e madhe që do të publikojnë diplomatët së shpejti.
Debati nëse kryetari i Bashkisë Kavajë e kishte emrin Ervin, Edvin apo Elvis nuk kishte në thelb mbrojtjen e socialistit kavajas por motivet dhe alibinë që po përgatit Edvin Rama për të shkuarën e tij si refugjat.
Pse Edvin Rama ka ndryshuar emrin pasi u kthye nga refugjat në Paris? Elvis Roshi kishte humbur kujtesën dy herë. E para për arrestimin në Gjermani dhe e dyta për dënimin me burg në Itali.
Kryeministri Rama e mbrojti me fanatizëm deri në fund. Ai sapo u justifikua që kur e kandidoi ishte me dëshmi penaliteti të pastër, madje e legjitimoi duke thënë se është normale burgu kur ke qënë i ri në emigracion.
A mos mendoni se kryeministri po mbron Elvis Roshin? Joooooo gaboheni. Edvin Rama po përgatit avokatinë e vetë-vetes dhe dosjen e madhe. Së shpejti të gjithë do jeni dëshmitarë të arsyes kriminale pse Edvini e ndryshoj emrin në Ed Rama pikërisht në moshën 38 vjeç. Por ky nuk është shqetësimi dhe as trishtimi.
Problemi nuk është se ne kemi politikanë të inkriminuar dhe mashtrues ordiner por i popullit socialist që kanë një lider që i gënjen 4 vjet rresht dhe ata e pranojnë. Në një komb të qytetruar sot Bashkia Kavajë dhe Kryeministria duhet të ishin në zjarr nga elektorati i tyre i tradhëtuar. E pra fajin nuk na e ka as Elvisi dhe as Edvini por 1 milion delet e kriminalizuara nga lideri tyre.
Unë nuk besoj që ne kemi popull kriminel por kur ambasadori amerikan u lodh duke u thënë që mos e votoni kriminelin dhe ata sërish na e sjellin në qeverisje, atëherë kam të drejtën e Zotit ta akuzoj si 1 milion bashkëpunëtor në krim.
Hetimet për Shullazin, Prokuroria pyet Klodeta Dibrën dhe zv/drejtorin e Hipotekave
Prokuroria për Krime të Rënda merr në pyetje ish-kandidatën për rektore, Klodeta Dibra dhe zv/kryeregjistruesin e Shqipërisë, Besnik Hysenbelliu.
“ABC News” ka mësuar se pyetja e tyre, është bërë me cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjet për të cilat po hetohet Emiljano Shullazit dhe banda e tij.
Zyrtarisht, prokuroria pranon marrjen në pyetje të znj.Dibra dhe z.Hysenbelliu por tregohet mjaft e rezervuar për të dhënë detaje në lidhje me deklarimet e tyre. Për të shmangur rrjedhjen e informacionit, mësohet se pyetjen e tyre e kanë bërë vet prokruorët e çështjes, Elizabeta Imeraj dhe Ened Nakuçi.
Nga ana tjetër, burimet kofidenciale pranë Prokurorisë së Përgjithshme I thanë “ABC News” se Klodeta Dibra ka mohuar përfshirjen e saj në kanosjen ndaj profesorit Mynyr Koni. Para hetuesve, burimet thonë se znj.Dibra ka mohuar njohjen personale me Emiljano Shullazin dhe personave që rrin pranë tij.
Ajo ka këmbngulur se edhe familjarët e saj, nuk kanë njohje apo nuk kanë pas ndonjëherë kontakt me Emiljano Shullazin si para dhe pas ngjarjes ku pretendohjet se është kanosur profesor Koni. Ajo është treguar e gatshme para hetuesve për t’ju nënshtruar një hetimi, që të zbardhet mos përfshirja e saj në këtë ngjarje, që znj.Dibra, ka pretenduar se e ka dëgjuar në media. Ndërsa në lidhje me marrëdhëniet me proesor Konin, znj.Dibra ka sqaruar se janë normale.
Për llogari të kësaj dosje, prokurorët kanë pyetur edhe nr.2 të Hipotekave të Shqipërisë, z.Besnik Hysenbelliu, me cilësinë e personit që ka djeni për disa veprime hipotekore, që vartësit e tij kanë kryer për regjistrimin e disa pronave për të cilët po heton prokuroria.
Gjithashtu, prokuroria mësohet se ka pyetur edhe personat me të cilët ka qenë i shoqëruar ish-rektorit Dhori Kule në momentin, që ky i fundit pretendon se është kanosur nga persona të paidentifikuar. Edhe këta dëshmitar, kanë mohuar se kanë parë Shullazin në takim me profesor Kulen pranë një hoteli të njohur këtu në kryeqytet. Sipas prokurorisë, grupi hetimor po vazhdon marrjen në pyetje edhe të personave të tjerë për ngjarjet, ku dyshohet se është përfshirë Shullazi dhe pjesëtarët e bandës së tij./abc news/
Video/ Berisha: Në arat e Saje qorrit dhe Edvin Shullazit
Ish-Kryeministri Sali Berisha vazhdon denoncimin në Facebook kundër ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për kultivimin e drogës në vend.
Berisha ka publikuar një video të parcelave me kanabis në luginën e Luftinjës, për të cilën akuzon Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Tahiri.
“Me poshte nje video nga arat e Saje qorrit dhe Edvin Shullazit ne luginen Luftinjes! sb”,- shkruan ish-Kryeministri në Facebook.
Prej tre ditësh, Berisha ka publikuar foto të parcelave që me kanabis, duke akuzuar direkt Tahirin për kultivimin dhe trafikun e drogës.
Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm i është përgjigjur në Facebook duke thënë se fotot që publikon i përkasin periudhës para 2013.
“Kura e Europës për autizmin është vdekja”
Nga Charles Lane për “Washington Post”, fitues i “Pulitzer”
Në fëmijërinë e hershme, pacienti psikik holandez i njohur si 214-77 kishte përjetuar moskujdes dhe abuzim. Kur ishte rreth 10 vjeç, mjekët e diagnostikuan për autizëm. Rreth dy dekada më vonë, ai iu nënshtrua trajtimit mjekësor të vazhdueshëm dhe bëri përpjekje të përsëritura për vetëvrasje.
Vuajti tmerrësisht, vërejtën më vonë mjekët, nga paaftësia e tij për të krijuar marrëdhënie: “Ai reagonte ndaj çështjeve në mënyrë spontane dhe nervoze, shpesh ekstreme. Kjo krijoi probleme.”
Pak vite më parë, 2014-77 i kërkoi një psikiatri t’i jepte fund jetës së tij. Në Hollandë, mjekët mund të kryejnë eutanazi [vdekje me dëshirën e pacientit] – jo vetëm për ata me sëmundje të pashërueshme, por dhe me kërkesën “vullnetare dhe të mirëmenduar” të atyre që vuajnë gjendje mendore të pashërueshme dhe të padurueshme.
Mjeku nuk pranoi, për shkak të bindjes së tij që ai ishte rast i mjekueshëm dhe parimeve të tij morale. Por ai e përcolli kërkesën te kolegët e tij, siç e kërkojnë rregullat holandeze. Ata e mjekuan 2014-77 dhe për një vit, vendosën që çështja e tij ishte e pashpresë dhe i dhanë një dozë ilaçesh vdekjeprurëse.
Kështu një burrë në të 30-tat, diagnoza e të cilit ishte thjesht autizmi, u bë një nga 110 njerëzit që vdiqën me eutanazi prej çrregullimeve mendore në Holandë prej 2011 deri më 2014.
Rasti i 2014-77 shfaqet në faqen elektronike në gjuhën holandeze të Komitetit të Mbikëqyrjes së Eutanazisë Rajonale të Holandës, i cili mbikëqyr vrasjet e mëshirshme – por thuajse asnjëherë nuk gjen gabime. Nga 5306 të vdekurit me eutanazi të listuar në raportin vjetor 2014, shumica bazuar në sëmundje fizike, rregullatorët vunë re mungesë “kujdesi të mjaftueshëm” në katër raste, ose 0.08 për qind. Pasojat e këtij zbulimi, nëse ka, janë të paqarta.
Megjithatë, mjekët në vende të tjera kanë nisur të hetojnë në mënyrë të pavarur për shtimin e eutanazisë në Holandë ndaj të sëmurëve mendorë dhe zbulimet e tyre nuk janë shumë pozitive. Përkundarzi.
Sipas një analize të 66 rasteve nga 110 për periudhën 2011-14, të psikiatrit Scott Kim nga Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe dy kolegëve të tij, pacientët mendorë holandezë shpesh ishin vrarë me eutanazi pavarësisht mos rënies dakord të mjekëve konsultues për faktin nëse pacientët i përmbushnin apo jo kriteret ligjore. Në 37 raste, pacientët nuk pranuan trajtim që mund t’i ndihmonte, dhe mjekët, megjithatë, proceduan pavarësisht kësaj.
Raporti i Kim, botuar më 10 shkurt në revistën JAMA Psychiatry, godet pikërisht nocionin e kërkesës “vullnetare dhe të mirëmenduar” për vdekje nga një pacient i cili është, sipas përkufizimit, i trazuar mendërisht dhe/ose emocionalisht.
Mjekët holandezë kanë pranuar kërkesën për injeksion vdekjeprurës nga një grua që duket sa ka qenë e kthjellët dhe shëndetshme në vitet 70, e cila tha se jeta e saj ishte bërë “e pakuptimtë” pas vdekjes së burrit me eutanazi një vit më herët, për një sëmundje fizike të pashërueshme. Dhe ata kanë bërë të njëjtën gjë për njerëz që ishin të deziluzionuar ose që dëgjonin zëra.
Një nga rreziqet më të dukshme, shkruan psikiatri Paul S. Appelbaum nga Universiteti i Columbia-s, është “shtimi i mungesës së shpresë mes individëve me gjendje të njëjtë dhe heqja e presionit për përmirësim në shërbimet psikiatrike dhe sociale”.
“A do të arrijnë psikiatrit në përfundimin tek legalizimi i vdekjes me asistencë duke e bërë të pranueshme të heqësh dorë nga trajtimi i disa pacientëve?”,- pyet Appelbaum.
Disa doktorë kanë hequr dorë tashmë. Më 2009, një grua belge 39 vjeçe kaloi shqetësime pas ndarjes në një lidhje romantike dhe mori një doktor t’i kryente eutanazi, sepse ligji belg është i ngjashëm me atë holandez.
Gruaja, Tine Nys, kishte një histori sëmundjeje mendore, përfshi një përpjekje për vetëvrasje në adoleshencë, por kohët e fundit ecte mirë. Në shkurt 2010, ajo u diagnostikua me autizëm të ri dhe, dy muaj më vonë, vdiq me injeksion vdekjeprurës.
Appelbaum drejton komitetin e etikës së Shoqatës Botërore të Psikiatrisë; ai thotë se do të flasë për gjendjen në Vendet e Ulëta në një takim në Munih.
Është vonë. Që kur Holanda autorizoi përdorimin e eutanazisë për sëmundje fizike më 2002, kërkesat për “të drejtën” e të sëmurëve mendorë ishin të pashmangshme dhe, vërtetë, të logjikshme.
Kanadezët po debatojnë tani si ta zbatojnë vendimin e vitit të kaluar të Gjykatës Supreme që vendosi të drejtën për “vdekje me asistencë nga mjeku” në raste për “gjendje mjekësore të shërueshme dhe të dhimbshme”. Një panel ekspertësh që këshillon Otarian dhe 10 provinca e territore të tjera ka bërë thirrje që vendimi të modifikohet për të përfshirë sëmundjet mendore.
Dhe pse jo? Opinioni i Gjykatës Supreme kanadeze thoshte specifikisht që, në Belgjikë dhe Holandë, “abuzimi i parashikuar dhe ndikimi jo proporcional mbi popullsinë e të sëmurëve nuk ishin materializuar”./Postbllok/
I ofrojnë 1000 euro për seks, por përgjigja e striptistes e lë me gisht në gojë
Shpeshherë në rrjetin social Facebook merr oferta vërtet tunduese. Por, duket se kësaj vajze nuk ka ofertë që i hyn në sy.
Vajza me emrin "Anna", e cila tek të dhënat e saj shkruan se punon striptiste, ka marrë një ofertë të majme.
Një djalë i ka ofruar asaj 1000 euro për të bërë seks me të, por përgjigja e saj e ka lënë pa fjalë.
"Për seks ma merr motra jote",- ka qenë kjo përgjigja e striptistes, por djali ka pasur një tjetër përgjigje për të.
Shikoni më poshtë debatin e tyre:
Nipi i deputetit socialist i ofron 1 mijë euro striptistes për seks...
Pasi publikuam rastin ku një djalë i kërkonte seks striptistes për 1,000 euro, janë zbardhur biseda të tjera të tij ku "gjuan" femrat në Facebook. Një djalë këmbëngulës, i cili mendon se me paratë e tij mund të blejë gjithçka.
E bukura është se edhe kur "gjuan" femrat, përdor si pikën e tij të fortë faktin se ai qenka nipi i një deputeti (nuk dimë nëse është e vërtetë) dhe se ka shumë lekë.
Përveç kësaj, ai e fton vajzën për kafe dhe i thotë se nuk vuan për femra, por është në kërkim të një vajze për t'u martuar.
Epo, vajza kini kujdes kur flisni me tipa të tillë, jo për gjë, por ai tipi ka lekë dhe mund t'ju "gënjejë" mendjen.
Video/ Sulm ndaj Sanders: Moment dramatik i kandidatit për president
Fushata e kandidati presidencial Bernie Sanders në Kalifornia u ndërpre ditën e së hënës, kur një grup për të drejtat e kafshëve kërcyen mbi barrikadë dhe provuan të nxitojnë drejtë skenës, para se të ndaloheshin nga agjentët e shërbimit sekret.
Kandidati demokrat për president po i drejtohej turmës, një numër prej mbi 60 mijë personave jashtë bashkisë së qytetit të Oaklandas, në kohën kur ndodhi kjo ndërhyje dramatike, shkruan “RT”.
Grupi i cili më vonë mori përgjegjësinë për aksionin, tha se ishin duke protestuar rreth kushteve për kafshët e fermave në vend që të protestojnë veçanërisht kundër kandidatit.
Pamjet nga incidenti tregojnë momentin kur dy agjentët e shërbimit sekret u mblodhën rreth Sanders dhe kërkuan nga ai që të largohej nga podiumi teksa personeli tjetër nga sigurimi filluan largimin e protestuesve.
Vazhdon zhveshja e vajzave, studentja habit në universitet
Me ardhjen e verës vjen edhe zhveshja e femrave për shkak të vapës. Mbase vapa është thjeshtë një justifikim për të dalë sa më shumë zbuluar. Në këtë foto që ka ardhur në redaksinë e Jetaoshqef.al mund të shikoni një vajzë në universitet.
Nuk e dimë saktësisht në cilin prej tyre, por ajo që na shqetëson është veshja e saj. Kanatierja është aq e hapur sa dallohen kollaj sutjenat dhe disa pjesë të tjera të trupit.
Na lind pyetja: a është kjo veshje e përshtatshme për shkollë? Gjithsesi kemi parë edhe më keq./JOQ/
Burgoset modelja turke, ofendoi Erdogan
Merve Buyuksaraç e cila ka qenë miss Turqia, është dënuar për ofendim ndaj presidentit, pasi ajo kishte shpërndarë në Instagram një poezi satirike kundër Erdoganit.
Modelja kishte thënë që i ishte dukur për të qeshur ajo poezi, prandaj e kishte shpërndarë.
Kjo është çanta më e shtrenjta në botë
Kjo çantë me vulën e “Hermes” është më e shtrenjta në botë e shitur me një çmim prej 300 mijë dollarësh nga shtëpia e ankandeve “Christie” në Hong Kong.
Çanta e njohur si një vepër arti është krijuar me lëkurë krokodili të bardhë dhe dekorohet nga diamant të rrallë dhe ar 18 karatësh.
Kim Kardashian dhe Victoria Beckham janë fansa të çantës “Nilo Birkin”.
“Besohet se vetëm një ose dy çanta të tilla prodhohen çdo vit, çka e bën atë mjaft të rrallë. Pikërisht ekskluziviteti, cilësia e lëkurës dhe gurëve që e dekorojnë e bëjnë atë çantën më të shtrenjtë në botë”,- thuhet në njoftim.
Ndahet nga i dashuri por s’ua merr mendja ku e gjen argëtimin seksual
Koncepti mbi dashurinë dhe mënyra si ajo shprehet ka qenë në ndryshim të vazhdueshëm përmes shekujsh. Komunikimi mes të dashuruarve ka kaluar nga letrat, telefonatat e rralla e deri tek zhvillimet e ditëve të sotme, njohje facebook-u apo rrjetesh të tjera që lejojnë kontakt intensiv.
Megjithatë, koncepti thelbësor i dashurisë midis dy njerëzve mbetet, edhe pse kemi dëgjuar ndonjë histori të çuditshme të marrëdhënieve seksuale të njerëzve me kafshët.
Por ka edhe dashuri më absurde që janë ato për arushët artificialë që vajzat aq shumë i duan.
Për disa vajza është normale që të puthësh, përqafosh apo duash një arush nëse diçka e tillë të jep siguri dhe lumturi.
Kur shumë vajza kujdesen të kalojnë natën me dikë, për të tjerat arushi ka një kuptim domethënës, sidomos pasi janë ndarë nga i dashuri.
Ekziston një faqe online ku vajzat mund të flasin për dashurinë e tyre ndaj arushave. Një vajzë mendon se të jesh në një lidhje me një arush gjigant është shumë argëtuese.
Vajzat mendojnë se ata janë dëgjues të mirë, nuk të shqetësojnë dhe janë gjithmonë aty kur ti ke nevojë. Një arush nuk do të ishte i aftë kurrë të tradhtonte.
Video/ Kjo supozohet të ishte banjo më romantike, por rezultoi fatale
Kjo supozohej banjo më romantike, por nuk rezultoi të ishte e tillë për këtë çift. Kur ta shihni videon do ta kuptoni pse:
Foto+16/ Skenat e nxehta të serialit (që jepet edhe në Shqipëri) përfundojnë në “Pornhub”
Ai është ndër serialet më të famshme në botë dhe ka skena mjaft të nxehta.
Dhe pikërisht për këtë arsye disa video të “Game of Thrones” kanë përfunduar në portalin për të rritur “Pornhub”.
Producentët e serialit që jepet edhe në “Top Channel” kanë kërkuar nga “Pornhub” të fshijë këto video në të kundërt do të përballen në gjyq.
Video/ Ushtria Shqiptare demostron forcën në det
Një video e cila po qarkullon së fundmi në rrjet dhe që është publikuar në profilin në Facebook të vet ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, tregon një stërvitje demostrative të fundit të Flotës Detare Ushtarake me synim kërkim-shpëtimin në det “SAR”.
“Operacionet e kërkim – shpëtimit dhe zbatimi i ligjshmërisë në det ishin qëllimi i arritur i stërvitjes
Video/ I fut duart kamerieres, reagimi i saj është i jashtëzakonshëm
Kjo kamariere ruse është kthyer hit në internet pas reagimit që bëri ndaj një klienti që e ngacmoi seksualisht.
Kamarierja nisi të debatonte me klientin derisa ai i futi duart.
Shihni se si e rrëzon përdhe ajo...
Video+18/ Adoleshentët harboen në shkollën e Dukeshës Middelton
Disa video dhe foto po qarkullojnë në të gjitha mediat britanike, të cilat janë shkëputur nga një festë e shfrenuar në kolegjin ‘Marlborough College’.
Për të festuar adoleshentet, është marrë një striptist i cili ka dhënë ‘spektakël’ para të rinjve duke u kthyer kështu në një festë të shfrenuar.
Në këtë shkollë ka studiuar edhe Dukesh e Mbretërisë së Bashkuar, Kate Middelton, fakt të cilit i kanë mëshuar të gjitha mediat e huaja.
01/06/2016/...............................................
Video/ De Biasi i nervozuar, braktis konferencën pa mbaruar
De Biazi më i nervozuar se kurrë gjatë drejtimit të kombëtares së Shqipërisë. Replika me gazetarët, më shumë se përgjigje, derisa ngrihet dhe e braktis konferencën për shtyp, kur një pyetje ishte drejtuar për të.
Për qetësi nuk mund të flitet në këto momente te 60-vjeçari nga Sarmede, i cili ka vijuar të thotë se nuk i jep askujt llogari për zgjedhjet që ka bërë, edhe pse i konsideron të vuajtura, të vështira.
Mes të tjerash, trajneri kuqezi nënvizoi:
“Largimi i katër lojtarëve dhe shpallja e 23 emrave për në Francë ishte një zgjedhje tepër e vështirë dhe dëshpëruese. Sigurisht, ne duhet të bëjmë disa vlerësime të detajuara dhe të thella për çdo lojtar.
Ishte një mënyrë e drejtpërdrejtë, tepër transparente me lojtarët, duke ua bërë të ditur se cilat ishin arsyet që nuk vinin në Francë.
Si reaguan lojtarët? Ata do ta pranonin një vendim të tillë, sepse vendimet merren nga trajneri. Ishin të mërzitur, natyrisht. Këto vendime janë bërë në bazë të punës së këtyre ditëve dhe bindjeve të mia.
Nuk jemi këtu për të hyrë në emra të përveçëm. Janë zgjedhje të bëra në aspektin fizik dhe teknik. Unë mendoj se në listën prej 23 emrash janë lojtarët më të mirë, që mund ta përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë në Europian”.
Nuk mund të mungonte pyetja për largimin e Gjimshitit, një lojtar me contribute në fushatën kualifikuese, që shënoi edhe kundër Armenisë.
“Pyetja juaj mund të ishte edhe pse nuk është Rashica. Edhe kjo pyetje mund të bëhej. Gjimshiti ka luajtur pak këtë vit, ndërsa me Rashicën është e kundërta. Ai ka shkëlqyer te Vitesse, por nuk ka qenë shumë me ne. Rashica është superlojtar, që do të jetë pjesë e kombëtares në vazhdim”.
Pyetja që e tërbon më shumë De Biazin është ajo për Veselin, i cili nuk ka luajtur fare në kualifikuese, por figuron në 23 emrat e “Euro 2016”.
A ka standard të dyfishtë në zgjedhjet e trajnerit të kombëtares?
“Këto janë zgjedhje që i kam bërë unë. Nëse do të ishit ju, gazetarët, do të zgjidhnit ndryshe, ndoshta. Eshtë e drejta ime të zgjedh në këtë rast, besoj”,- përgjigjet De Biazi.
Dy fjalë edhe për miqësoren me Ukrainën: “Ukraina ka karakteristikat e veta, nuk dua të heq paralele mes saj dhe tre rivalëve tanë në grup. Kuptohet, nuk është e njëjta gjë si në ndeshje zyrtare. Për ne është e rëndësishme të japim gjithçka në fushën e lojës.
Pres që ekipi të zbatojë detyrat që do të japim si staf teknik, të jetë shumë i kujdesshëm në goditjet standarde. Sa u përket kundërshtarëve, me të cilët do të ndeshemi në Francë, i kemi parë në çdo moment që kanë luajtur, jo vetëm në miqësoret e fundit.
Tani për tani jemi të përqendruar vetëm tek Ukraina. Ne i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Nëse do të ketë shumë shqiptarë në Bergamo, do të jetë kënaqësi e madhe. Tifozët e shtyjnë përpara, drejt suksesit, kombëtaren”.
Foto/ Makina përplaset me palmat në autostradë
Një aksident sapo ka ndodhur në autostradë. Tre mjete janë përplasur me njëri tjetrin për shkak të një parakalimi të gabuar.
Nuk raportohen viktima nga përplasja por një prej mjeteve është përplasur me palmën që ndodhej në krah të autostradës, në përpjekje për të shmangur furgonin, siç shihet në foto.
Video/ Ja si u trafikuan 18 shqiptarët drejt Anglisë me skaf
Pamjet filmike të një kamera sigurie tregojnë detaje nga trafikimi i 18 shqiptarëve nga Gjermania në Angli, të cilët rrezikuan të mbyteshin në kanalin e La Manshit.
Në video shihet skafi dhe një furgon që besohet se ka bërë transportin e shqiptarëve në qytetin Kent të Gjermanisë.
Filmimet janë bërë në ditë të ndryshme të javës që lam pas. Një prej dy trafikantëve britanikë është Robert Stilwell, një ish-kampion i xhudos në Britani.
Ballsh, naftëtarët duan pagat: Zgjidhje, ose lamë Jugun pa drita!
Punëtorët e Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh e kanë nisur edhe këtë muaj me protesta, në kërkim të pagave të tyre.
Protestës sot iu bashkuan rreth 500 punëtorë të cilët nuk kanë marrë rrogat prej 10 muajsh.
Sekretari i Sindikatës së përpunuesve të naftës, Gjergji Selmani, tha për “Ora News” se, protesta është dhe një thirrje për Qeverinë që të rivendosë në punë kompaninë “ARMO”.
“Do rrimë të gjithë këtu te porta dhe mund të shkojmë në TEC-e të bllokojmë Nen/Stacionin elektrik që furnizon me energji të gjithë jugun si dhe stacionin e ujit të pijshëm në Poçëm”,- u shpreh i revoltuar ai./Ora News/
Shtypi fëmijën 3 vjeç me makinë, Franko Otobashi pranon: Isha i droguar
Në polici 21-vjeçari tregoi se kishte përdorur hashash dhe nuk kishte kuptuar sesi makina i kishte dalë jashtë kontrollit. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Freskut, në Tiranë.
Fëmija sapo kishte dalë nga një market bashkë me familjen e saj dhe po ecte në trotuar. Në atë moment makina ka hipur në trotuar duke lënë të vdekur fëmijën.
“Nuk e di se si ndodhi që më iku timoni në një moment. E humba drejtimin e makinës.
Por aty ku po kalonin personat që përplasa, ndodhet një mur që më pengoi pamjen dhe nuk i kam parë që ishin aty. Jam edhe vetë i tronditur nga ajo që kam bërë”,- ka thënë Otobashi në polici.
Foto/ Ronaldon e kanë ëndër shumë femra, por ja me kë i kalon pushimet ai...
Ai siguroi trofeun e tretë të Ligës së Kampioneve të shtunën në mbrëmje. Cristiano Ronaldo e kishte me nxitim ta festonte fitoren e tij, pasi ylli i real Madridit vërshoi menjëherë nën rrezet e diellit në Ibiza, ku ai u pa të relaksohej dje.
Fiziku perfekt i portugezit, ndaj të cilit ai vetë është i obsesionuar që të duket pa asnjë defekt, është kthyer në një simbol për shumë djem që duan ta imitojnë dhe për shumë vajza që e lakmojnë.
Por CR7-a, vazhdon t’i kalojë pushimet me ...shokë.
De Biasi mërzit gazetaren Ilda Bejleri... po pse?
Prezantuesja bukuroshe Ilda Bejleri ka ngelur e pakënaqur nga lista e lojtarëve që do të luajnë në kampionatin Europian 2016 në Francë.
Në një postim në Instagram, Bejleri shprehet e trishtuar për vendimin e trajnerit të kombëtares shqiptare, De Biasi, i cili la jashtë liste futbollistët Berat Gjimshiti, Milot Rashnica, Amir Rrahmani, Herolind Shala.
Foto/ Ja si presin skafin për në Angli, 150 shqiptarë në brigjet e Francës
Një grup prej 150 shqiptarësh jetojnë në këto tenda në Dieppe, një zonë shkëmbore në brigjet e Francë. Mediat angleze kanë zbuluar grupin e emigrantëve që presin trafikantët t’i transportojnë me varka në Angli.
Gazetarët raportojnë se shqiptarët jetojnë në kushte të tmerrshme në këto tenda.
Madje gjatë natës, mbi tenda kanë rënë shkëmbinj, për shkak të stuhisë së fortë , thanë disa prej emigrantëve.
“Kanali i Lajmeve 4” ka intervistuar disa prej shqiptarëve, që thanë se në këtë vend presin trafikantët.
Landi, 20 vjeç u pyet nga gazetarët se çfarë pret nga jeta në Angli.
“Nuk pres ndonjë gjë të veçantë. Të shkoj në një punë çdo ditë, pastaj të kthehem në shtëpi dhe të flas me miqtë e mi në internet. Asgjë të veçantë”,- është përgjigjur emigranti shqiptar.
Sipas mediave angleze, trafikantët kërkojnë 7 mijë paund për transportin me varka nga brigjet franceze drejt Anglisë.
Autoritetet franceze në disa raste i kanë lejuar emigrantët të qëndrojnë në stacionet e trenit gjatë natës.
Kika e quan Veselin homoseksual, ja përgjigja që merr...
Ish-banori i “Big Brother Albania”, Kreshnik Husaj, ka reaguar pas aderimit të Vesel Kurtishajt në PDK.
Veseli, fituesi i edicionit të fundit të “Big Brother Albania” është bërë anëtar i Partisë Demokratike dhe ka zgjuar reagimin e menjëhershëm të ish-banorit tjetër, i njohur si Kika, shkruan “GazetaExpress”.
Kika e ka quajtur homoseksual Veselin duke thënë se, këtë e ka bërë si mënyrë për t’u përfaqësuar komuniteti LGBT.
Për “Gazetën Express”, Veseli fillimisht ka thënë se nuk e njeh Kikën, të cilin më vonë e quajti njeri me probleme mendore.
“Nuk kam pse të merrem me deklaratat e një njeriu me probleme mendore. I uroj shërim të shpejtë”,- ka thënë Kurtishaj.
Kika dhe Veseli ishin banorë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, në edicionin e tetë./GazetaExpress/
“EgyptAir”: Kapen sinjalet e kutisë së zezë nga thellësia e Mesdheut
Një anije franceze ka kapur sinjale që besohet se vijnë nga kutitë e zeza të avionit “EgyptAir”, fluturimi 804, në Detin Mesdhe.
Të dhënat e fluturimit që mungojnë përmbajnë informacion jetik për zyrtarët që po hetojnë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit muajin e kaluar, duke i vrarë të gjithë pasagjerët në bord.
Të dhënat e fluturimit që mungojnë përmbajnë informacion jetik për zyrtarët që po hetojnë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit muajin e kaluar, duke i vrarë të gjithë pasagjerët në bord.
Një anije patrullimi e marinës franceze e pajisur me hidrolokator është ndërmjet anijeve që janë duke kërkuar për mbetjet e avionit, të cilat mund të jenë përhapur mijëra metra poshtë sipërfaqes së detit, në tabanin e tij.
Zyrtarë të Administrimit Atmosferik dhe Oqeanik të SHBA thanë se, satelitët amerikanë dhe europianë kanë pikasur sinjalet shqetësuese që piketonin vendndodhjen e aeroplanit disa minuta pasi “Airbus A320” u rrëzua.
Sinjali që u kap në orën 2.36 të paradites më 19 maj dhe iu transmetua Qëndrës së Kontrollit të Francës dhe Ministrisë së Aviacionit Civil, përllogarit që përplasja ka ndodhur ndërmjet ishullit grek të Kretës dhe bregdetit egjiptian.
Video e rëndë +18/ Momenti kur Kenedy-t i ndahet koka në dysh në Dallas
Këto janë pamje të reja që tregojnë vrasjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës John Kennedy më 22 Nëntor të vitit 1963.
Pamjet e rënda tregojnë më qartë momentin kur vrasësi qëllon për vdekjen Kennedy-n, gjatë kohës që ai udhëtonte me makinën presidenciale në Dallas të Teksasit.
Shkodër/ Të sëmurat mendore shtatzëna pas përdhunimit. Abort me dhunë
Në bazë të një hetimi dyjavor të Prokurorisë së Shkodrës, sot janë ndaluar drejtoresha dhe një infermiere e Qendrës së Zhvillimit Social në këtë qytet, të dyshuara për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, pasi ndaj pacientëve me sëmundje të shëndetit mendor në këtë qendër është ushtruar dhunë sistematike, ndërsa 3 femra kanë qenë shtatzëna dhe kanë abortuar në mënyrë të paligjshme.
Prokuroria e Shkodrës ka evidentuar si përgjegjës për trajtimin jo në mënyrën e duhur shtetaset: Juliana Cepi, drejtoreshë e Qendrës, si edhe Aida Ymeraj, infermiere në këtë qendër.
Në bazë të urdhërit të Prokurorisë, këto dy shtetase janë ndaluar nga ana e policisë mesditën e së mërkurës.
Ndërkohë, po vijohet hetimi për të identifikuar plotësisht rastet e dhunës, si edhe përgjegjësitë e punonjësve të qendrës, neglizhenca e të cilëve ka sjellë si pasojë shtatëzaninë e femrave me probleme mendore, si edhe ndërhyrjen e paligjshme për abortin e tyre.
I dënuar për përdhunim, Prokuroria nis hetimin për Elvis Rroshin
Struktura “Për Dekriminalizimin” në Prokurorinë e Përgjithshme ka nisur verifikimin dhe është regjistruar kryesisht hetimi për kryetarin e dorëhequr të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, i dyshuar për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave” në procesin e plotësimit të formularit të vetëdeklarimit në bazë të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Sektori i posaçëm në Prokurorinë e Përgjithshme nisi verifikimin, në bazë të të dhënave të vetëdeklaruara nga Rroshi në formularin e publikuar tashmë, si edhe në sqarimin publik të bërë nga vetë ish-kryebashkiakut, lidhur me shkaqet e dorëheqjes së tij.
Në këto kushte, u urdhërua nisja e hetimit për veprën penale të “Fallsifikimit të dokumentave”.
Në bazë të verifikimeve paraprake, Struktura “Për dekriminalizimin” në Prokurorinë e Përgjithshme konstaton se Elvis Rroshi nuk ka shënuar në formularin e vetëdeklarimit dënimin e dhënë nga autoritetet italiane disa vite më parë.
Fakti që ka qenë i dënuar nga autoritetet italiane, është pranuar publikisht edhe nga vetë Rroshi.
Lum kanabisi në Berat, zbulohen 10 mijë rrënjë, por jo trafikantët
Në orët e para të ditës sotme, policia ka zbuluar një parcelë të mbjellë me bimë narkotike në një tokë të pyllëzuar në fshatin Plashnik në Berat.
Policia ka filluar menjëherë procedimin penal ndaj kryeplakut të fshatit Plashnik shtetasin me iniciale A,T, 34 vjeç, banues në këtë fshat.
Procedimi penal ndaj këtij shtetasi filloi pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në një tokë të pyllëzuar në fshatin Plashnik u gjetën 10.600 rrënjë bimë narkotike të dyshuara si Canabis Sativa të sapo mbjella.
Burime të policisë bëjnë të ditur se për zbulimin e kësaj parcele, me e madhe e zbuluar në qarkun e Beratit, është dashur një punë shumë e madhe edhe pse policia kishte rënë në gjurmët e kultivimit të kësaj parcele me bimë narkotike.
Si pas policisë mësohet se kjo zonë është pothuajse e braktisur nga banorët për vetë pozicionin e vështirë të jetesës.
Këtë e kanë shfrytëzuar dhe trafikantet duke mbjellë bimët në zonë të thepisura në përronjët e këtij fshati, të cilët kanë burime uji.
Rrëzimi i helikopterit/ Pse u krye fluturimi? Do të pyetet kreu i trafikut ajror
Në një kohë që Gjermania nuk e ka sjellë ende ekspertizën në kartën e memories të helikopterit të rrëzuar dy muaj më parë, Prokuroria e Shkodrës vijon hetimet për të zbardhur dyshimet e saj nëse ky helikopter ishte apo jo duke kryer fluturim të rregullt.
Për të saktësuar itinerarin që ndoqi helikopteri më 6 prill, pra ditën e tragjedisë, Prokuroria i ka dërguar fletëthirrje edhe drejtorit të trafikut ajror, Arben Sula.
Burimet thanë se megjithëse prokurorët e posedojnë planin e fluturimit të deklaruar nga forcat ajrore si një mision trajnues, për shkaqe hetimore duhet të pyetet edhe përfaqësuesi i autoritetit të aviacionit civil.
Gjithashtu, bëhet e ditur se do të pyeten edhe zyrtarë në sektorin e lëshimit të çertifikatave teknike, mes tyre inspektori Skënder Loli.
Më herët, Prokuroria ka pyetur edhe nënkolonel Altin Lame, i cili u ndëshkua administrativisht nga Ministria e Mbrojtjes duke u shkarkuar nga detyra pasi rezultoi se ditën e ngjarjes nuk ishte në detyrë, por ishte angazhuar në një kompani private fluturimesh.
Sipas Prokurorisë, Lame, ish-shef i sigurisë në bazën ajrore, ishte njeriu që duhet të firmoste planin e fluturimit të helikopterit, gjë të cilën ai nuk e ka bërë.
Nga rrëzimi i helikopterit në Grizhë të Shkodrës humbën jetën Donald Hoxha dhe Florian Deliu, ndërkohë që i mbijetuari Gerald Baramuça megjithë insistimin e Prokurorisë nuk pranon të japë dëshmi për këtë ngjarje, me arsyetimin se nuk mban mend asgjë./TCh/
Video/ Tribuja Guajajara: Kontakti i detyruar do të ishte “genocid”
Survival International tha se fiset e tjera, që e kanë përjetuar vetë rrezikun e “kontaktit të parë” janë duke mbrojtur popullsinë “e pakapshme” nga planet e disa antropologëve të një vendi tjetër, shkruan sot “The Independent”.
Të panjollosur nga zbukurimet e botës modern dhe të veçuar nga pjesa tjetër e njerëzimit, banorët “e pakapshëm” të Amazonës duket sikur japin një pasqyrë interesante mbi botën parahistorike.
Kjo pikëpamje romantike për komunitetet vendase më të larguar nga bota është ajo që i ka shtyrë dy antropologë amerikanë të përpiqen dy vjet rresht për ta çmontuar.
Profesorët Kim Hill dhe Robert Walker thanë se është “iluzion” të mbrosh këta njerëz duke i lënë ata vetëm dhe se një program i kontrolluar i kontakteve të detyruara është e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar ata nga kërcënimi i druvarëve ilegalë, mbikqyrsve të minierave apo sëmundjet prej të cilave nuk kanë imunitet.
Tani, organizata, fushata e së cilës ndihmon për t’i sjellë këta njerëz në vëmendjen ndërkombëtare, tha se ideja e kontakteve të detyruara me botën u refuzua – prej vetë fiseve indigjene.
Survival International ka lëshuar një video (më poshtë) të krijuar nga fisi Guajajara, në trojet e të cilit në verilindje të Brazilit ndodhen njerëzit e pakapshëm, e cila paralajmëron se plani i prodhuar “nga disa antropologë të një vendi tjetër do të çonte në një tjetër genocid ndaj popullsisë indigjene”.
Foto/ Mozambik, rikthehet tmerri i luftës civile
Kufoma të dekompozuara në shkurre, fshatra të shkatërruar, rrëmbime. Në Gorongosa, përleshjet ndërmjet ushtrisë dhe rebelëve kanë ringjallur spektrin e një lufte civile që përfundoi 20 vjet më parë, shkruan “AFP”.
“Ka dy muaj qëkursë i kam gjetur këto trupa dhe askush nuk ka ardhur për t’i hequr prej këtu”,- tha Donca Sabir, një bujk i zonës për AFT, që tregon kufomat në tokën e tij, vetëm 100 m larg nga rruga kryesore e Mozambikut.
Nga rruga, një erë e rëndë kundërmon nga trupae e së paku nëntë burrash dhe grash.
Pak më poshtë rrugës, nën një urë të vogël, zyrtarët lokalë thanë se kishin varrosur 11 trupa të tjerë.
Por asnjë autopsi nuk është kryer dhe katër kafka me eshtra janë akoma të dukshme në rërë.
Zbulimi i organeve në zonë muajin e kaluar e tronditi shumë Mozambikun dhe vuri në alarm, grupet e të drejtave të njeriut.
“Qeveria e Mozambikut duhet të tregojë se kush janë këta njerëz, si vdiqën dhe kush i la trupat e tyre aty”,- tha një prej aktivitëve të të drejtave të njeriut për AFP.
Foto/ Gjendja shëndetësore, Albano Bogdo lë spektaklin në mes
Spektakli i humorit “Apartamenti 2XL” ka shënuar natën finale të këtij sezoni.
Soni Malaj, Rozana Radi dhe Endri me Stefi Priftin ishin të ftuarit e famshëm ndërsa u vërejt mungesa e aktorit Albano Bogdo, shkruan “GazetaExpress”.
Albano ka braktisur spektaklin në gjysmë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe kjo solli shqetësimin e shumë ndjekësve të këtij spektakli.
Julian Deda përmes profilit të tij në “Instagram” ka informuar publikun se, çdo gjë është në rregull dhe se Albano tani është mirë.
Sezoni i ri i “Apartamentit 2XL” do të nisë në tetor.
Foto+18/ Pas daljes nga burgu, Fabrizio Corona shijon pushime hot
Pas daljes nga burgu, Fabrizio Corona ka nisur një jetë të re. Kjo pranverë e ka gjetur atë të lirë dhe me një romancë.
Lajmi për lidhjen e tij me pjesëtaren e grupit Donatella tashmë është bërë publik.
E pas kësaj fundjave nuk ka më asnjë dyshim për pasionin e tyre. Ish-fotografi dhe e dashura e tij seksi janë shfaqur të “nxehtë” në bregdetin e Caprit. Revista “Chi” në Itali, ka kapur imazhe të çiftit në çaste pasioni.
“Pas një viti tërhiq e mos e këput, i vura një ultimatum Fabrizios: ose rrimë seriozisht ose fare. Ai vendosi të jetë me mua. Dhe unë e dashuroj çmendurisht”,- ka thënë ajo për mediat e vendit fqinj.
Rrahim Pacolli: Shtëpinë e Thaçit e bleva 360 mijë euro
Ish-sekretari i Aleancës Kosova e Re dhe pronari i kompanisë “Siguria”, Rrahim Pacolli ka blerë shtëpinë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Pacolli e ka konfirmuar për Express se këtë shtëpi e ka bërë para një jave dhe se për të ka paguar 360 mijë euro
“Po, unë e kam blerë para një jave. Për këtë shtëpi kam paguar 360 mijë euro”,- ka thënë Pacolli.
Ai ka treguar se, në këtë shtëpi tani do të investojë dhe se do ta bëjë të banueshme. Pacolli ka thënë se, shtëpinë e Thaçit e ka blerë pasi i ka pëlqyer dhe jo se ishte e Hashim Thaçit.
“E kam blerë se më ka pëlqyer. Thjesht e kam ble si qytetar i Kosovës. Nuk ka të bëj asgjë më atë se ka qenë e Thaçit apo ndokujt tjetër”,- ka thënë Pacolli për “Express”.
Nga viti 2008 presidenti Hashim Thaçi kishte nisur ndërtimin e një shtëpie në lagjen “Veternik” të Prishtinës, pas largimit nga shtëpia e tij në lagjen “Arbëria”, pas incidentit me Fazli Sejdiun, tashmë i akuzuar për tentativë vrasje.
Ndërtimin e kësaj shtëpie prej 700 metra katrorësh, Thaçi ka arritur ta fusë vetëm nën kulm./Gazeta Express/
Tiranë/ Ja efektet e temperaturat e larta... vajzat tregojnë më shumë se ç'duhet
Temperaturat e larta po japin efektet e para. Në rrugët e Shqipërisë vajzat kanë filluar të zhvishen më shumë se ç'duhet.
Kështu, teksa kalojnë ato tërheqin vëmendjen e meshkujve, duke bërë që këta të hapin sytë për të mos i humbur pamje të tilla.
Është vetëm fillimi i ditëve me temperatura të larta dhe vajzat nuk përmbahen.
Vallë, ç'do të bëhet në mes të gushtit kur temperaturat do të kalojnë 30 gradë? Kjo mbetet për t'u parë.
1 Qershori/ Policia e shtetit surprizon fëmijët e spitalit në QSUT-ë
Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka vendosur të surprizojë fëmijët në Spitalin e Pediatrisë në QSUT. Me rastin e 1 qershorit punonjës të policisë së shtetit janë veshur si personazhet më të preferuar vizatimorë.
Në mes të spitalit është vendosur dhe një stemë që shkruan "Ti je heroi ynë". I pranishëm ka qenë edhe vetë ministri Tahiri i cili po takohet me fëmijët, transmeton News 24. Disa prej policëve të veshur si Spiderman dhe Batman janë hedhur nga tarraca në dritaret e spitalit për t'ua bërë fëmijëve më reale personazhin që përfaqësonin.
Video/ Bëri seks me gruan e martuar, por e pësoi keq...
Një djalë i ri i cili vendosi t’i hynte ‘belasë’ me një grua të martuar, me siguri ka marrë një mësim pasi e kapi burri i saj.
Një video e filmuar në Kinë, ka kapur momentin kur burri i nevrikosur e ka nxjerrë atë lakuriq në mes të rrugës, pasi e ka kapur duke bërë seks me gruan e tij.
Jo vetëm kaq, por ai e ka rrahur atë me grushte e shkelma. Kështu mund ta pësosh nëse ngatërrohesh me gra të martuara…
Kontrabandë me syzet, bllokohen 456 palë në Qafë Botë
Autoritetet doganore në Qafë Botë të Sarandës kanë bllokuar 456 palë syze të markave të ndryshme të falsifikuara.
Malli kontrabandë transportohej në Shqipëri me një automjet tip “Audi”, me targë “AA 952 MO”.
Materialet hetimore i kaluan prokurorisë së rrethit gjyqësor Sarandë.
Zbardhen detajet/ Takimi Rama-Basha, më 6 qershor në Pallatin e Kongreseve
Takimi mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës mund të bëhej edhe këtë javë, por gjithçka është shtyrë për javën e dytë të qershorit, për shkak të përjashtimit me 10 ditë nga Parlamenti i Sali Berishës.
Megjithatë, komunikimi nuk u ndërpre nga ky vendim. Demokratët nuk e pranuan si vendtakim të përshtatshëm sallën e hartave në Kryeministri, e as propozimin e parë të qeverisë që takimi të kryhej këtë të enjte.
Kjo do të ishte një ditë që rivalizonte atë të seancës plenare, që demokratët kishin marrë vendim për ta bojkotuar.
Të hënën, të dyja palët ranë dakord në parim me propozimin e Kryeministrisë, që takimi të zhvillohet më 6 qershor, ora 17:00, te Pallati i Kongreseve. Por kjo është vetëm në parim.
“Top Channel” ka mësuar se stafet nuk kanë komunikuar që nga e hëna për të caktuar modalitetet thelbësore: formatin e takimit dhe axhendën e tij, siç ka kërkuar stafi i kryetarit të Partisë Demokratike.
Ekspertë të opozitës që kanë marrë pjesë në takime të ngjashme, si ai i arritjes së marrëveshjes së 2002-shit mes Fatos Nanos dhe Sali Berishës, thonë se, takime të këtij niveli kërkojnë një përgatitje shumë të mirë, madje edhe me draftmarrëveshje të rakorduar paraprakisht.
Një rol të tillë atëherë e kanë kryer ambasadorët e OSBE-së dhe Këshillit të Europës, Geert Ahrens dhe Jorgen Grunet, ndërsa tani, pjesën e vështirë të negociatave paraprake po e kryen ambasadori amerikan Donald Lu.
Në lojë janë dy drafte paralele për Reformën në Drejtësi, si dhe ajo që opozita e quan prioritetin numër 1 të saj, Reformën Zgjedhore me votimin dhe numërimin elektronik.
FOTO +16/ Shikoni nuset më të nxehta...
Dita e dasmës është një ditë e shënuar për femrat dhe ato e presin me shumë emocion.
Natyrisht që nuk mund të mungojnë fotot që do të përjetësojnë ditën më të bukur të tyre.
Ja disa prej fotove të nuseve më seksi.
Vajza kini kujdes nga ky djalë, komplimenton në mënyrë të tmerrshme
Një djalë në Instagram po bën "namin" me komplimentat e tij. Ai njihet për një mënyrë shumë të shëmtuar komplimentimi, pasi s'ka lënë vajzë pa i komentuar me fjalët: "Yll je, të hënksha mu*in".
Një "kompliment" ky që ka habitur të gjithë ata që e kanë parë.
Thuhet se është mirë të jesh ndryshe dhe i veçantë, por kush do të donte të ishte i veçantë në këtë mënyrë? Unë jo për vete!/JOQ/
Skandali me të sëmurët mendorë në Shkodër, reagon Voltana Ademi: Pamjet, të manipuluara
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar pas pamjeve të transmetuara dje në emisionin ‘Stop’, ku shfaqeshin të sëmurët mendorë të lidhur me zinxhirë në Qendrën e Zhvillmit. Në një reagim në Facebook, Ademi thotë se pamjet e transmetuara janë montazh dhe realiteti është tërësisht ndryshe.
Do'stlaringiz bilan baham: |