Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet211/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   207   208   209   210   211   212   213   214   ...   352

Letra e vajzës

“Kam filluar të bëj seks me një koleg pune pasi të gjithë largohen nga zyra. E përsërisim disa herë në javë por është e rrezikshme ama edhe eksituese në të njëjtën kohë. Unë jam 31 vjeç ndërsa ai është 24 vjeç. Kur erdhi në fillim në punë më pëlqeu shumë dhe fillova të flirtoja me të. Një ditë pasi ika nga puna harrova diçka dhe kur u ktheva ta marr ai ishte vetëm në zyrë dhe ndenja me të duke biseduar. Ditën tjetër lashë diçka me kastile që të kthehesha dhe më pas bëmë seks.

Unë jam e martuar dhe kam një vajzë por burri im nuk më pëlqen më…ai është 39 vjeç por duket shumë më i vjetër. Tani unë dhe i dashuri im takohemi çdo të mërkurë kur burri im nuk është në shtëpi dhe vajzën e çoj tek mamaja por gjithashtu takohemi edhe në zyrë pasi kolegët ikin. Nuk është se dua të ndahem nga im shoq por nuk dua as të ndaloj eksperiencën me të dashurin”.

Përgjigjja e psikologes

“Ti nuk do të jesh në gjendje t’i mbash të dy, ndaj zgjidh. Ose shkatërro familjen tënde duke vazhduar me të dashurin ose ndahu prej tij dhe fillo të rregullosh jetën tënde familjare”.


Funerali i Ali/ Ja kush do të jetë ish-Presidenti që do mbajë fjalimin

Ditën e premte, më datën 10 qershor, do të zhvillohet funerali i legjendës së boksit amerikan dhe atij botëror Muhammad Ali. Lajmin e konfirmoi për mediat Bob Gunnell, zëdhënësi i familjes së boksierit amerikan, që dha edhe disa detaje në lidhje me vdekjen e Ali dhe ceremoninë e lamtumirës.

Sipas tij, nuk pritej kjo ndarje e Ali nga jeta në momentin që u transportua në spital, pasi gjendja e tij shëndetësore nuk ishte e rëndë. Por më vonë, pati një komplikacion dhe Ali nuk e fitoi dot betejën e fundit me vdekjen.

Arkivoli me trupin e boksierit do të mbërrijë ditën e hënë në Louisbille (Kentacky), në shtëpinë e tij të lindjes, ku do të zhvillohen edhe ceremonitë dhe homazhet.

Ndërsa ditën e premte (ora 20:00 me Shqipërinë), do të zhvillohet ceremonia e varrimit, ndërkohë që janë planifikuar disa detaje. Tri persona të njohur dhe miq të boksierit do të flasin gjatë ceremonisë.

Një prej tyre është ish-presidenti amerikan Bill Clinton, që do të mbajë një fjalim, bashkë me aktorin Billy cristal dhe gazetarin Bryan Gumbell. Ceremonia do të zhvillohet sipas riteve muslimane.



Foto+18/ Ja çfarë ka nxjerrë Mesdheu... pas mbytjes së kasj barke

(KUJDES! PAMJE ME PËRMBAJTJE TË RËNDA) Organe dhe trupa pa jetë, kjo është pamja në një ditë qershori në një prej plazheve të Libisë ku deti Mesdhe ka sjellë me dallgët e tij.

Këto janë “mbetjet” e një tragjedie që është konsuamuar në Mesdhe natën e fundit, ku të paktën 100 emigrantë janë mbytur pas përmbysjes së një tjetër motobarke, ndërkohë që rreth 300 të tjerë mendohet të jenë shpëtuar.

Edhe kjo tragjedi e re u shënua në mbigjet e Afrikës së Veriut, ku me mijëra emigrantë afrikanë presin të nisen drejt Italisë sapo atyre t’u jepet një mundësi.
Kallashi shpreh pëlqimin ndaj Robertit, ky është reagimi i tij

Mesa duket Kallashit i ka pëlqyer shumë kënga "MIA" e Robert Berishës. Ajo ka postuar një video ku shfaqet duke kënduar këngën e Robertit.

Ky i fundit nuk i ka kushtuar shumë vëmendje këtij postimi, duke u mjaftuar me një pëlqim të videos së publikuar nga Kallashi.

Nga ana tjetër, fansat e kanë parë si një "ngacmim" për këngëtaren Nora, e cila me siguri është bërë xheloze.

Megjithatë, Roberti ka ditur si ta menaxhojë situatën, duke mos lënë vend për spekulime.
The Guardian”: Britania, ja pse stacioni i fundit i shqiptarëve
Shqiptarët tashmë përbëjnë një nga grupet më të mëdha të emigrantëve të paligjshëm në Britani të Madhe dhe duket se politikanë dhe forcat policore janë të kapur në befasi.

Ish-vendi komunist, shihej dikur si një vend moçalor, i izoluar në lindje të Evropës, por sipas shifrave të Observatorit nga Barnardo, numri i fëmijëve shqiptarë, ndihmuar nga trafikantët, tani janë të dytët pas atyre nga Vietnami që duan të arrijnë Britaninë.

Kështu shkruan sot gazeta britanike, “The Guardian” e cila i ka kushtuar një analizë trafikimit të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe.
“Ne jemi duke kaluar drejt një krize të re e tani është shumë vonë për të reaguar”, ka thënë Martyn Underhill, një zyrtar i kontrollit të kufirit për “The Guardian”.

Dy nga pretendimet që nxjerrin shqiptarët që kërkojnë azil në këtë vend janë: gjakmarrja, ose shtiren sikur janë nga Kosova.

“The Guardian” sjell edhe rrëfimin e Agonit, shqiptarit 18­vjeçar që u trafikua nga Spanja në Britani.

“Babai im kishte një problem me mafien në Shqipëri. Mafia i kërkonte babait të paguante një gjobë, por ai nuk kishte para. Isha i frikësuar për jetën, ndaj kjo është arsyeja pse unë u largova nga Shqipëria. Braktisa familjen dhe u nisa për në Spanjë, të filloja një jetë të re.

Aty takova dikë në Spanjë që kishte lidhje me një grup shqiptarësh që ndihmojnë njerëzit për të shkuar në Britani të Madhe. Ju duhet t’i paguani atyre një shumë prej 6 mijë paund. Nëse ju nuk i keni këtë shumë, të thonë që të punosh për ta”,- tha Agoni.

Zyrtarisht, Mbretëria e Bashkuar është shtëpia e rreth 20.000 shqiptarëve.

Por më shumë kanë hyrë së fundmi, duke pretenduar edhe se janë kosovarë që i kanë ikur luftës.

Mbretëria e Bashkuar është destinacioni i fundit për të rinjtë shqiptarë, të cilët vijnë nga një vend ku 70% e popullsisë është myslimane dhe kodi mesjetar i kanunit ka ndikim në zonat rurale, shkruan “The Guardian”.

Sipas medias britanike, rritja e dukshme e numrit të shqiptarëve që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar mund të jetë dhjetori i vitit 2010, kur ligjet e zbutura të BE-së i lejuan ata që të udhëtojnë në të gjithë zonën Shengen pa viza.
Seksi oral, ajo që dini nuk është aspak e vërtetë!
Në shumë vende dhe për shumë njerëz, seksi është ende një tabu gjë që i pengon njerëzit të bëjnë pyetje rreth tij. Prandaj shpeshherë mungon ose keqkuptohet informacioni. Një gjë e tillë ka ndodhur dhe me seksin oral, për të cilin dihet shumë pak.

Duke qenë se 70% e njerëzve e shikojnë këtë formë kënaqësie seksuale si dytësore, ata nuk e dinë se seksi oral është gjithashtu një nga rrugët nëpërmjet të cilave përcillen shumë sëmundje. Madje jo vetë një rrugë, por sipas studiuesve së fundmi është bërë metoda kryesore.

Faktet tregojnë që herpesi, gonorrhea apo klamidia tashmë po përhapen në një nivel alarmant.

Kjo gjë ndodh sepse shumica prej tyre kurohen me medikamente të cilat nuk japin efekt në pjesën e fytit dhe të gojës. Në këtë mënyrë virusi qëndron në këtë zonë dhe nuk arrin të asgjësohet.

Simptomat dhe pasojat variojnë, por ajo që sugjerohet është përdorimi i mjeteve mbrojtëse. Prezervativi tek meshkujt dhe një copë e hollë plastike për të mbuluar anusin apo organet gjenitale të femrave: Këto janë vetëm dy nga metodat.
Tiranë/ Gjendet një skelet njeriu i groposur, dyshohet se i përket një turisti
Një skelet njeriu është gjetur në zonën e Tujanit në Tiranë nga një bari, i cili lajmëroi autoritetet.

Në vendin e ngjarjes shkoi menjëherë policia, e cila nisi hetimet për të verifikuar identitetin dhe prej sa kohësh viktima ka humbur jetën.

Bariu gjeti disa pjesë të skeletit, të cilat janë dëmtuar nga gurët.

Dyshimet paraprake janë se skeleti i përket një turisti të huaj që ka humbur përpara 4 vitesh në këtë zonë të kryeqytetit.



Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Më datë 05.06.2016, në shpatin e malit të fshatit Shkallë-Tuja, është gjetur një kufomë e skeletitizuar, dyshohet të jetë moshë e madhe.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ka gjetur vdekjen rreth 3-4 vjet më parë.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.



Çështja ‘Rroshi’, PD: Rama është me përdhunuesin apo me ligjin?

Partia Demokratike i ka akuzuar sot disa pyetje Kryeministrit Edi Rama, nëse është për zbatimin e ligjit që kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi të shkarkohet apo do të vazhdojë ta mbajë në detyrë.

Kreu i departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Partinë Demokratike Enkelejd Alibeaj, i kujtoi Kryeministrit se më 31 maj pranoi dorëheqjen e Elvis Rroshit, kurse 3 ditë më vonë e lejoi Rroshin që të dorëhiqte dorëheqjen.

Deklarata e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj

“Edi Rama një ditë thotë që dekriminalizimi funksionon, por të nesërmen thotë se nuk e njeh dekriminalizimin. Këtë qëndrim ka mbajtur ai përmes zëdhënësit zyrtar që ka për këtë fushë, Elvis Rroshi.

Kur doli në publik fakti se kishte dënim në Itali për përdhunim në grup, Rroshi njoftoi dorëheqjen dhe Edi Rama nxori kokën pasditen e 31 majit duke e quajtur të përfunduar shërbimin e kryetarit të tij në Kavajë.

Por 3 ditë më pas, me gojën e Elvis Rroshit, Edi Rama tha se nuk e njeh dekriminalizimin, dhe i hapi rrugën të dënuarit për përdhunim që të rikthehet në detyrë.

Cilin Edi Ramë duhet të besojnë qytetarët, atë që thotë shërbimi i Rroshit përfundoi, apo atë që thotë Rroshi të rikthehet në detyrë.

Ky është një problem më i madh, nuk është lojë kungulleshash. Ka të bëjë me ligjin, me të vetmen reformë të suksesshme në këto 3 vite që është dekriminalizimi.

E pyesim sot publikisht Edi Ramën.

A i qendron deklaratës së 31 majit, ku ka shpallur të përfunduar shërbimin e Rroshit?

Apo i qendron deklaratës së 3 qershorit ku ka njoftuar rikthimin e Roshit?
Ta thotë publikisht, është me dekriminalizimin, apo me krimin?

Eshtë me ligjin, apo me përdhunuesin?

Eshtë me qytetarët apo me trafikantin?

Ta thotë sot, publikisht dhe me akte.

Sa më shumë vonon shkarkimin e Rroshit dhe dorëzimin e tij para drejtësisë, aq më shumë i bind qytetarët se zgjedhja e tij është e palëkundur, se zgjedhja e tij është krimi, inkriminimi, trafikantët, tutorët, vrasësit”.

Limon me vaj ulliri: Ja për çfarë shërben ky ilaç i fuqishëm natyral
Një përbërje shumë e thjeshtë me vaj ulliri dhe limon rezulton të jetë shumë efektive në trajtimin e disa kushteve shëndetësore.

Nëse doni një mëlçi të shëndetshme ju duhet ta konsumoni këtë kurë natyrale çdo mëngjes esëll për 30 ditë.

Mëlçia është një nga organet më të rëndësishme të trupit. Ajo ripërtërit gjakun, forcon sistemin imunitar, stimulon tretjen e ushqimit etj.

Pini një lugë çaji të përbërjes çdo mëngjes esëll, 1 orë para ushqimit. Pas 30 ditëve ju do të vëreni ndryshime të dukshme në trup, lëkura do të jetë më e shëndrithsme, qarqet e errëta nën sy do të zhduken dhe organizmi do të funksionojë më mirë.

Të dy këta përbërës kanë përbërës të pafundëm të dobishëm./Step to Health/
Video/ Rikthehet me akuza te forta Zagani

"Shqiperi-Itali:Dashuri ne kohet e trafikut",- është titulli kronikës që flet për Dritan Zaganit dhe sjell rikthimin e tij në skenë përmes disa akuzave shumë të forta.

Ndiqni videon:

Athina zyrtare- Ramës: Nëse doni BE-në, respektoni minoritetin

Ministria e Jashtme greke ka reaguar ndaj disa deklaratave të bëra një ditë më parë në kongresin e PDIU. Në reagimin e saj thuhet se deklarata e udhëheqjes politike shqiptare janë të papranueshme.

“Shqipëria duhet të kuptojnë se kursin e saj evropiane varet nga zbatimi strikt i pesë parimeve të BE-së, ndër të cilat është respekti për drejtësinë dhe shtetin e së drejtës. Kjo nënkupton se ajo do të respektojë vendimet e gjykatave, sidomos kur bëhet fjalë për krimet e luftës, dhe në vend që të ngrejë çështje inekzistente, të zbatojë kushtet dhe angazhimet në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të autokton grek pakicës kombëtare”,- thuhet në deklaratën e MPJ greke.

Më tej theksohet se: “Kultura e nevojshme politike mes fqinjëve kërkon seriozitet, respektim të saktë të fakteve të historisë dhe vizion në marrëdhënie, që të mos ndikohen nga në mënyrë flagrante apo të qëllimshme, nga shtrembërimi i realitetit historik, por bazuar në ndërtimin e një themeli të fortë për një të ardhme dhe përparimin e konsiderueshëm në marrëdhëniet dypalëshe, që do të kontribuojë edhe në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit”.

Në kongresin e PDIU foli dje edhe kryeministri Rama. Ai preku një pjesë të historisë në lidhje me Greqinë, ndërsa foli edhe për ligjin e luftës.

“Teksa pashë këtu Mesila Dodën, e veshur perfekt me ngjyrën e Rilindjes, nuk kam sesi të mos e nis me Preng Gjokën, pinjollin e Gjon Markajve të Mirditës, i cili në vitin 1883 kryesonte një Komitet qendror shqiptar të Korfuzit, i përbetuar të mbronte midis të tjerash, pacenueshmërinë e trojeve çame si trashëgimi të një populli autokton.

Ky katolik malësor, Preng Gjoka, më 7 nëntor të 1883-it doli me një proklamatë publike drejtuar fuqive të mëdha, në emër të këtij Komiteti, ose të një partie gege e toske shqiptare, e cila vibron edhe sot në dejet e kombit tonë, si një klithë shpagimi moral që kërkon drejtësi dhe jo hakmarrje, për bashkim në ndërvartësinë europiane dhe jo fraktura shoviniste.

Proklamata fillon me këto fjalë: “Shqiptarët e Shqipërisë së Epërme, të Epirit dhe Maqedonisë, për qeveritë shpirtmira dhe humane të Europës” dhe përfundon me një klithmë që vazhdon të jehojë edhe sot dhe që është udhërrëfyesi juaj, por dhe brenga jonë e përbashkët kombëtare: “Ky është zëri universal i gjithë banorëve të Shqipërisë së Epërme, Epirit dhe Maqedonisë, që urrejnë të jetojnë më gjatë nën shtypje, apo të jenë si një kope delesh e shitur sa tek një princ, tek një tjetër. Si pasojë, me zemrën të copëtuar nga hidhërimi, ata i bëjnë thirrje humanitetit të qeverive shpirtmëdha të Europës, ata përgjërohen për një mbrojtje të mirëqenë dhe ju përgjërohen që për mizorinë kryeneçe dhe çnjerëzore, thirrja e fuqishme të jetë “Ndal!” Edhe këta janë bijë të Zotit, para të cilit gjithë njerëzit janë të barabartë. Lërini të qetë të kujdesen për fatin e vet…”

“U desh që të krijohet kjo qeveri, që të hapej me seriozitet një çështje që ishte aty dhe të gjithë bënin sikur nuk e shikonin. Jemi në luftë me Greqinë, ka një ligj lufte. Një ligj lufte me një vend që kemi traktat miqësie! Pse ky ligj lufte është aty dhe si ka mundësi që ka mbetur aty si tabu e palëvizshme?! Palës tonë, në të gjithë këto vite i ka mjaftuar përgjigja: “Po ç’rëndësi ka, ai ligj është kot. Ne jemi miq, kemi Traktatin e Miqësisë”.

Nëse është kot, çfarë na kushton ta heqim?! Ne e kemi kusht për të çuar në një fazë të re marrëdhënien me Greqinë, për të cilën jemi shumë të interesuar, heqjen e ligjit të luftës. Ne duam të krijojmë një miqësi prej një standardi të ri, një miqësi pa dollapë të mbyllur, pa zona të mbyllura, ku nuk hyhet, për të cilat nuk flitet dhe pa fantazmat e së shkuarës, të cilat na hyjnë në mes, sa herë që ka një nevojë andej apo këtej për t’i hedhur benzinë zjarrit të dasisë”.


Irali/ Shqiptari i dënuar për vrasje fiton gjyqin: Qelia ka buburreca
Një shqiptar i dënuar në Itali për vrasje ka fituar gjyqin për kushtet çnjerëzore në qelinë ku ai vuan dënimin.

Elton Xhoxhi, i dënuar me 26 vite burg për vrasjen e shqiptarit Bernard Kozaria, kishte hedhur në gjyq autoritetet e burgut, pasi ankohej se qelia ku ai qëndron 9 metër katrorë, ka edhe dy të burgosur të tjerë.

Gjithashtu, sipas tij, në qeli kishte edhe buburreca dhe insekte të tjera. Nisur nga këto pretendime, Gjykata vendosi t’i japë të drejtë duke i ulur dënimin me 6 muaj burg.

Në vitin 2007, Elton Xhoxhi vrau Bernard Kozarian, kur policia po shoqëronte këtë të fundit, ndërsa një natë më parë i kishte shpëtuar atentatit.



Fotogaleri/ Berisha poston disa foto për Tahirin e Ramën
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë ironi me kryeministrin Rama dhe me Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, duke u publikuar në profilin e tij në facebook, disa foto-montazhe që ironizojnë luftën e shtetit ndaj kanabisit.

“His Majesty Edwin Christaqis Rama, the King of Kanabistan!

Madheria e tij Edvin Kristaq Rama, mbret i Kanabistanit! Sb”,- shkruan ish-kryeministri Berisha në profilin e tij në Fb, bashkangjitur fotove.

Greqia i quan çamët “kriminelë lufte”, a do të reagojë Idrizi?
Vetëm një ditë përpara mbërritjes në Tiranë të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kozias, Athina ka ngritur rrezikshëm tonet lidhur me deklaratat e politikës shqiptare për çështjen çame.

Sipas “Top Channel”, kanë qenë deklaratat e ministrit të Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, por edhe ato të kryeministrit Edi Rama një ditë më parë gjatë kongresit të PDIU-së, që sipas Athinës zyrtare, i kanë hedhur benzinë zjarrit të marrëdhënieve, të konsideruara si të mira vetëm në aparencë, por që brenda tyre fshehin tensione dhe ngarkesë të trashëguar në vite.

Duket se tashmë Athina zyrtare dëshiron t’i tregojë Tiranës se ajo që për Athinën konsiderohet si “ekspasioni shqiptar në Ballkan” nuk mund të rrijë pa përgjigjen e saj, citon “TCH”.

Nëpërmjet Zyrës së Shtypit të Ministrisë së Jashtme, Athina hedh poshtë pretendimet e Tiranës për ekzistencën e “çështjes çame” dhe fakteve historike që, sipas saj, janë vulosur me vendime të gjykatave dhe as nuk debatohen e as diskutohen.

Në deklaratën me tone luftarake të saj, Athina i tregon Tiranës se për vazhdimin e saj në rrugën europiane kjo e fundit duhet të respektojë pesë parimet bazë të Bashkimit Europian, ku njëri prej tyre është respekti i të drejtës dhe vendimeve të drejtësisë, ndaj, respektimi i vendimeve të drejtësisë, sidomos kur bëhet fjalë për kriminelë lufte, siç Athina konsideron çamët e dëbuar në 1920-1944, e përpos kësaj, duhet që ajo (Tirana) të respektojë të drejtat e komunitetit vendas grekë në tokat e tij të kahershme, në zonën e minoritetit grek në Shqipëri.

"Kultura politike e nevojshme mes fqinjëve presupozon seriozitet, respekt për faktet reale të historisë, por dhe vizionin e nevojshëm për të vazhduar marrëdhëniet që nuk do të cënohen nga deformimi me dashje ose jo i fakteve historike, por do të bazohen në betonimin në themele të forta të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mes dy vendeve, që do të ndihmojë edhe në stabilitetin dhe sigurinë në rajon”,- përfundon reagimi i Ministrisë së Jashtme greke.

Por deri tani për këtë çështje nuk ka pasur një reagim zyrtar nga ana e PDIU-së dhe kryetarit të saj Idrizi, që një ditë më parë ishte në unison me deklaratat e bëra nga Kryeministri Rama dhe ministri i Jashtëm, Bushati.
Fotolajm/ Kush është biondja që ka tërbuar katër policët...
Katër policë në krye të detyrës duket se janë tepër të përqëndruar mbi një makinë. Në fakt jo tamam tek makina dhe jo për ta gjobitur (edhe pse kishte ndaluar tek stacioni urbanit), por sytë e tyre kanë kapur një vajzë të re e cila po bisedonte diçka me personat brenda makinës.

Ata janë përqëndruar dhe nuk po ia heqin sytë vajzës bionde që po pozon pranë.

Policët të veshur rëndë me uniformën e shërbimit, kanë çlodhur sytë mbi format trupore të vajzës bionde e cila e kishte ekspozuar trupin me veshje provokuese në një ditë të nxehtë qershori si kjo e sotmja.

Nuk kanë faj policët e shkretë. Po imagjinojnë se sot mund të ishin në plazh duke pasur me dhjetra pamje të tilla dehëse, por janë në shërbim dhe do mjaftohen me rastet që iu ofrohen gjatë ditës në Bulevardin Zogu i Parë.

Ndoshta edhe policia e ka justifikimin e saj. Vajza mund të jetë e dyshuar për ndonjë kundravajtje dhe ndaj po monitorohet me kujdes./JOQ/

Referendumi unik në Zvicër, të ardhura bazë edhe për të papunët
Zviceranët u janë drejtuar kutive të votimin në një referendum unik, i cili do të vendosë nëse duhen garantuar apo jo të ardhura bazë për çdo qytetar.

Propozimi i hedhur në referendum kërkon që çdo personi në moshë madhore t’i paguhen të ardhura prej 2.500 frangash zvicerane, apo 2.555 dollarë në muaj, pavarësisht nëse punon apo jo.

Mbështetësit e kësaj ideje thonë se, puna në shekullin e XXI-të po bëhet gjithnjë e më e automatizuar, duke pakësuar numrin e vendevë të punës. Por, sondazhet sugjerojnë se vetëm një e katërta e zviceranëve e mbështesin këtë ide.

Sipas kushteve të të ardhurave bazë, ata që punojnë dhe marrin më shumë se 2.500 franga zvicerane në muaj, nuk do të përfitojnë parà shtesë.

Mes klasës politike zvicerane ka shumë pak mbështetje për këtë ide dhe asnjë parti parlamentare nuk ka folur në mbështetje të saj. Sipas tyre, prishja e lidhjes mes punës së kryer dhe parave të merituara do të ishte e keqe për shoqërinë.

Mbështetësit e idesë së të ardhurave të garantuara thonë se, më shumë se 50% e punës në Zvicër nuk paguhet, pasi ajo bëhet në komunitete apo në shtëpi. Ndërsa kundërshtarët e saj thonë se çdo zvicerani do t’i jepen parà edhe nëse nuk bën asgjë, e gjithë bota do të tentojë të shkojë në Zvicër.


Qesharake/ Këngëtarja lë nam, i jep lamtumirën Tyson-it në vend të Ali

Linda Morina është bërë qesharake kur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i ka dhënë lamtumirën boksierit Mike Tyson, duke e ngatërruar me vdekjen e Muhamed Ali.

Kaq ka mjaftuar që rrjetet sociale të shpërthejnë në tallje, ironi e humor.

Për të justifikuar gafën e saj, Linda ka pasuar edhe me një status të dytë për Ali duke thënë se edhe ajo do mbetet e pavdekshme si ai.

“Edhe un do te mes ne histori si Muhamet Alija. Vepra jeme sdo te harrohet me shekjujt te tan. Fansat e mij nuk do te desin astenihere”,- shkruan këngëtarja që jo rrallëherë është bërë objekt i humorit në rrjetet sociale.
Foto/ Taylor Swift surprizon fansin në ditën e dasmës
Taylor Swift i ka bërë dasmën më të veçantë një fansi, kur ajo u shfaq papritur të shtunën në ceremoninë e tyre.

Këngëtarja 26 vjeçare ishte pjesë e dasmës së çiftit Max Singer dhe Kenya Smith, duke i bërë surprizë kur ajo arriti për të performuar versionin akustik të këngës së saj “Blank Space”.

Motra e Maxi-it kishte arritur tek Taylor, pasi nëna e tyre vdiq dhe nuk ishte në gjendje të përjetonte martesën, raporton People.
Fotogaleri/ Shikojeni Adelina Berishën, para dhe pas operacioneve plastike

Fuqia e bisturisë së kirurgjisë plastike ka bërë që të gjitha të famshmet të mahnisin më bukurinë ë tyre. Një ndër ta është edhe këngëtarja nga Kosova, Adelina Berisha, e cila ndryshe nga fillimet e karrierës së saj, tashmë shfaqet seksi dhe mjaft në formë.

Fotot më poshtë tregojën se si ishte pamja natyrale e këngëtares dhe shndërrimi i saj pas ndërhyrjeve.

Krahasimin bëjeni vetë!



FOTO/ Këta janë ushtarakët më rinj të vendit
“Urojini 342 pjesëtarët më të rinj të FA shqiptare. Vetëm 10 javë më parë ishin si gjithë moshatarët e tyre,” shkruan sot ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, teksa publikon fotografitë e të rinjve shqiptarë që u rekrutuan në FA.

“Mirënjohje dhe suksese për këta djem e vajza, vullnetin e të cilëve jo çdokush e ka, sakrificën e të cilëve jo çdokush mund ta bëjë,” shprehet ministrja.




06/06/2016/.....................................................


Fotogaleri: Ja mjetet që janë përdorur në vite nga Policia Shqiptare

Nës qendër të Tiranës Ministria e Brendëshme do të organizoj një aktivitet me rastin e përvjetorit të armës së Policisë së Shtetit.

Për këtë qëllim në sheshin “Nënë Tereza” dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë ekspozuar sot disa prej mjeteve të përdorura nga Policia e Shtetit ndër vite, si dhe ato të kohëve të fundit.

“Në pritje të aktivitetit që organizon Ministria e Brendëshme me mjete të historike dhe të sotme”, - është dicitura që shoqëron këto foto në faqen “Albanian Transport”.



Foto/ PD: Bandat e Taulant Ballës masakër në pyjet e Librazhdit

Dje në Ditën Ndërkombëtarë të Mjedisit, departamenti i mjedisit në PD ka zgjedhur të shohë nga afër masakrën kriminale që bëhet me pyjet në zonën e Librazhdit, në shkelje të ligjit dhe moratoriumit. Gjendja është dramatike. Pyjet po shkatërrohen, mushkëtirë e Shqipërisë janë kthyer në kantier për fitimet marramendëse të bandave të lidhura me Taulant Ballën e me qeverinë qendrore.

“Eshtë për të ardhur keq kjo masakër që ka ndodhur në pyjet e Librazhdit këtë pranverë. Po të shikoni pemët janë me gjethet e tyre dhe gjurmët e prerjes janë të freskëta.

Na rroftë monitorimi i prerjes së pyjeve në letër në të vërtetë po ndodh masakër. Janë me qindra e mijëra pemë të prera”,- tha Jamarbër Malltezi.

“Këtu kemi të bëjmë me prerje me intensitet të lartë ndërhyrjeje ku shihet në të dy anët e rrugës. Këtu jemi me një grumbull pyjor, këtu është faza e parë e ndërhyrjes ku intensiteti i ndërhyrjes është nga 30 në 40 % të volumit të drunjve.

Këto pemë janë prerë brenda 1 muaji pasi shihet druri i Ahut ende i ka sythet drejt lulëzimit. Tani pritet vetëm transporti nga subjekti që i ka prerë.

Në shërbimin pyjor kombëtar nuk ka mbetur specialist të mirëfilltë për pyjet që të kontrollojë prerjet dhe ndërhyrjet. Janë hequr mbi 700 specialistë pyjesh nga qendra”,- u shpreh Dr.Hasan Cani, ekspert pyjesh.

“Këtu kemi të bëjmë me një krim ekologjik dhe një shkelje të rëndë ligjore nga bandat e banditëve. Bandat e Edvinit dhe Taulantit nuk pyesin për ligj. Ligji nuk është i barabartë për të gjithë.

Ligji vepron ndryshe me njërin që mbush dy thasë dru për të ngrohur shtëpinë dhe ndryshe me ata që i kanë prerë para 1 muaji, ku tallashi është i freskët dhe pemët janë ende me gjethe.

Për fat të keq kemi të bëjmë me një masakër dhe është shumë herë më e rëndë kur kjo masakër është kryer në kushtet kur është në fuqi prej 5 muajsh moratoriumi për prerjen e pyjeve. Ky është krim pa ndëshkim”,- tha Malltezi.

Zona e Lunikut është masakruar nga ky biznes kriminal që shton fitimet marramendëse të bandave të lidhura me qeverinë, dhe shkatërron mushkëritë e vendit.

“Këtu ndodhemi në malin e Lunikut, një perlë e natyrës shqiptare por që për fat të keq na dha një trishtim të madh, pasi ka mijëra pemë të prera. Eshtë një masakër që është bërë në këto pyje, ndërkohë që qeveritarët mburren me moratoriumin e prerjes së pyjeve.

Po të shihni çdo prerje ishte e freskët, tallashi ishte i freskët, është bërë krejtësisht në kundërshtim me ligjin, por për fat të keq bandat e Edvinit dhe Taulantit, ligji nuk zbatohet”,- u shpreh Malltezi.

Në Stravaj, në zonën e Sopotit, pamjet e prerjes së pyjeve janë dramatike.

“Në ditën botërore të mjedisit ne kemi ardhur të bëjmë monitorime mjedisore në pyjet e virgjëra të Librazhdit. Këtu jemi në Stravaj, për fat të keq ka prerje masive edhe të filizave të rinj. Prerje të druve të Ahut, qoftë edhe 10 vjeçare.

Për fat të keq është një situatë shumë e trishtueshme. Po të vëmë re, banditët kanë vendosur barrierë që të pengojnë rrugën. Po të kemi parasysh që Partia Demokratike hoqi vizat për shqiptarët që të udhëtojnë lirshëm në të gjithë Europën, bandat e Edvinit dhe Taulantit Veizit apo Rrushit, bllokojnë shqiptarët të lëvizin të lirë në atdheun e tyre. Kjo është e patolerueshme, kjo është trishtuese”,- deklaroi Malltezi.



Harrojeni Ice Bucket Challenge, kjo është sfida më e re e kësaj vere

Në stinën e verës, dëshira për të luftuar vapën dhe monotoninë gjendet tek të gjithë njerëzit. Secili nga ne pret të bëjë diçka ndryshe që mund të lindë nga hiçi, por që fillon dhe bëhet virale tek të gjithë.

E mbani mend lojën Ice Bucket Challenge që u luajt nga të gjithë verën që shkoi? Këtë herë kjo sfidë zëvendësohet me një tjetër, e cila përmban akoma edhe më shumë adrenalinë.

Nëse më parë sfida ishte me ujë të ftohtë, këtë herë sfida është shumë e nxehtë.

Quhet “boobluge” dhe ai ose ajo që zgjedh ta luajë duhet të pijë birrë përmes gjoksit të një femre e më pas bën hashtag personat që zgjedh t’i vendosë përballë kësaj sfide./JOQ/

Ja disa përgjigje për pyetje të turpshme rreth shkuarjes në tualet
Këto pyetje, thuajse të gjithë i kanë në mendjen e tyre, mirëpo të gjithë ndjehen të turpshëm të pyesin për t’i marrë këto përgjigje.

Sidoqoftë, HuffingtonPost me ndihmën e disa ekspertëve shëndetësorë i kanë cekur këto pyetje, si dhe i janë përgjigjur, me qëllim që të gjithë t’i dinë këto të dhëna më në fund…

A është gjithçka në rregull me trupin tim nëse nuk e bëj ‘nevojën e madhe’ çdo ditë?”

-Sikur flokët e dëborës, zorrët e çdo njërit janë unike. Disa njerëz e bëjnë këtë gjë disa herë në ditë, disa vetëm pak herë në javë, thotë Rebekah Gross, asistente e profesoreshës së mjekësisë në NYU Langone Medical Center.

Kjo do të thotë se nëse ndjeheni e ‘fryrë’ kur nuk i keni menstruacionet apo vëreni ndonjë ndryshim, është më mirë të kontrolloheni.

Pse më vjen të urinoj, por nuk mundem?”

-Para se të urinoni, truri duhet t’i “jap leje” fshikëzës suaj, thotë Neil Grafstein, asistent i profesorit të urologjisë në Icah School of Medicine, spitali Mount Sinai Kjo zakonisht ndodh kur fshikëza është e mbushur plotë dhe jeni në një vend të duhur (p.sh. tualet). Pastaj, fshikëza shtrydhet, dyshemeja e muskujve të legenit reklasohet dhe urina del jashtë. Gjithashtu, ju mund të keni një fshikëz shumë aktive që shtrydhet para se të mbushet plotë, ose mund t’i tensiononi muskujt për shkak se jeni të shqetësuar apo stresuar.

Nëse nevojat tuaja mbeten të paplotësuara dhe janë problem i vazhdueshëm, ju mund të provoni ta ndryshoni ushqimin (qëndroni larg nga kafeina, alkooli etj.), bëni ushtrime të legenit etj.

Por, fillimisht konsultoheni me doktorin, këshillon Grafstein.

Përse kam gazra gjithë kohën, përpos kur pijë verë?”

Aktualisht, shumica e njerëzve lëshojnë gazra 13 deri 21 herë brenda ditës. Ndonjëherë gazrat ndodhin kur trupi ka probleme me tretjen dhe e përjashton “gazin”.

Gazrat gjithashtu mund të shkaktohen edhe si rezultat i aerofagisë (term teknik për gëlltitjen e ajrit), që ndodh kur hamë shpejt, flasim kur hamë apo përtypim çamçakëz.

Sa i përket verës, Gross thotë se ndjehet e befasuar pasi që vera gjithmonë i bën njerëzit të lëshojnë më shumë gazra. Por, siç thotë ajo, ndoshta pas disa gotave deheni dhe nuk e vëreni më se çfarë po bëni… /Telegrafi/

Presidenti Nishani takim me ambasadorin gjerman Hoffman, në fund të mandatit
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim lamtumire Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Hellmut Hoffmann, në mbyllje të misionit diplomatik të këtij të fundit në Shqipëri.

Presidenti Nishani e falënderoi Ambasadorin Hoffmann për angazhimin e tij personal në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore e të bashkëpunimit strategjik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, si dhe shprehu vlerësimin pozitiv për vëmendjen dhe përkushtimin e Ambasadorit në mbështetjen e agjendës evropiane të Shqipërisë.

Kreu i Shtetit përfitoi nga rasti që të shprehte edhe njëherë mirënjohjen e thellë për mbështetjen e pakursyer e të gjithanshme që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në 25 vite demokraci, si dhe për mbështetjen substanciale në kuadrin e procesit të integrimit evropian.
Gena padit kompaninë muzikore “EmraCom”
Këngëtari shqiptar, Gena, ka adresuar një padi për kompaninë muzikore “EmraCom” pasi këta të fundit në një prej albumeve kolazh kanë renditur pa autorizim këngën “Ti, jeta” nga Gena dhe Soni.

Edlir Begolli për Indeksonline ka zbuluar detaje rreth padisë.

“Kam bërë një kallëzim në zyrat qendrore në shtetin shqiptar pasi që është shkelur e drejta ime si autor i këngës dhe e drejta e dy interpretueseve, Gena dhe Sonit nga kompania muzikore ‘EmraCom’ e cila ka marrë pa asnjë autorizim këngën ‘Ti, jeta’ dhe e ka vendosur në album për shitje.

Madje, edhe fotografinë e Genës dhe Sonit ka vendosur në kopertinën e albumit dhe kështu ka shkelur çdo të drejtë sepse nuk ka asnjë kontratë të nënshkruar me asnjërin prej nesh”,- ka thënë Begolli.

Begolli është shprehur se, ai dhe Gena do të qëndrojnë deri në fund prapa kësaj padie dhe se ky do jetë nga shembujt për reflektim të respektimit të të drejtave autoriale.


Presidenti Nishani pret ministrin grek Kotzias: Çështjet dypalëshe të zgjidhen pa paragjykime
Presidenti Bujar Nishani priti sot në një takim të veçantë Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Nikos Kotzias, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Presidenti i Republikës përshëndeti këtë vizitë të dytë të Ministrit Kotzias në Shqipëri brenda një viti, duke e vlerësuar si një dëshmi inkurajuese të marrëdhënieve shumëdimensionale e dinamike të fqinjësisë së mirë. Kreu i Shtetit e konsideroi këtë takim si vazhdim i shprehjes së marrëdhënieve të natyrshme mes dy vendeve, të cilat i bashkojnë interesa me karakter strategjik.

Në këtë takim, Presidenti Nishani gjeti edhe njëherë rastin për të shprehur falenderimet dhe mirënjohjen për popullin dhe shtetin grek për mikpritjen e ndihmën që iu dhanë qindra mijëra emigrantëve nga Shqipëria që nga fillimi i viteve ‘90 e në vijim.

Kreu i Shtetit theksoi se falë traditës historike të bashkëpunimit, të dy vendet duhet që me vullnet dhe angazhim të përbashkët t’i forcojnë më tej raportet e besimit, si dhe t’i adresojnë të gjitha çështjet dypalëshe pa paragjykime, në funksion të realiteteve dhe nxitjes së mëtejshme të marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha aspektet.

Në takim Presidenti Nishani bisedoi lidhur me çështjet e agjendës dypalëshe, përfshirë bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor, abrogimin e ligjit të luftës, çështjen e pronave të shtetasve shqiptarë në Greqi, çështjet e komunitetit çam, bashkëpunimin rajonal, etj.

Presidenti i Republikës theksoi gjithashtu se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë një impakt të madh edhe në kuadrin e zhvillimeve rajonale, pasi si dy prej fqinjëve më të vjetër në rajon, kanë një rol për të luajtur dhe kontribut për të dhënë në dobi të paqes dhe sigurisë në rajonin e Evropës Juglindore.

Në këtë këndvështrim, Presidenti Nishani u shpreh se është shumë e nevojshme njohja dhe mbështetja e Kosovës nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe theksoi se beson se zëri i Greqisë për stabilitetin dhe paqen në rajon mbetet një zë shumë i rëndësishëm.

Gjatë takimit u bisedua edhe për situatën e refugjatëve të ardhur në Greqi nga zonat në konflikt të Lindjes së Mesme, duke evidentuar bashkëpunimin e mirë dypalësh dhe me Bashkimin Evropian në këtë aspekt.


Meta prezent në takimin Rama -Basha. Dërgon Petrit Vasilin
Ndërsa na ndajne rreth 2 orë nga takimi mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha, raportohen zhvillime të reja.

“Lapsi.al” mëson se, Rama ka hequr nga delegacioni shoqërues deputetin Bashkim Fino.

Në vend të tij do të shkojë Petrit Vasili, kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së dhe rrjedhimisht ndër të besuarit e Ilir Metës.

Kjo lëvizje e fundit shihet si mosbesim i LSI-së te partneri i koalicionit, Edi Rama.

Frika më e madhe më shumë sesa për reformën në drejtësi lidhet me reformën zgjedhore, që nëse dakordësohet mes Ramës dhe Bashës mund të rrezikojë pozitat e LSI-së.

El Pais”: Si shqiptarët mbuluan Europën me drogë me moton “i pasur ose i vdekur”
Heroina kryesor sot tregun e paligjshëm të drogës në Evropë dhe Holanda është qendra e shpërndarjes së saj. Porti i Roterdamit është pika kryesore e shpërndarjes në vende të tjera të Evropës, si në Spanjë. Në vargun e disa artikujve mbi rrjetin e trafikut të drogës, gazeta spanjolle “El Pais”, shkruan se heroina mbërrin nga Afganistani, si prodhuesi më i madh në botë, në drejtim të Turqisë dhe prej andej nga Ballkani në Evropë.

Porti i Roterdamit me 105 kilometra katrorë dhe 40 km i gjatë është më i madhi në Evropë dhe i treti në botë.

“Kontenjerët janë shumë të përshtatshëm për trafikantët dhe janë duke u lejuar atyre që të bëjnë ngarkesa të mëdha”, thotë shefi i luftës kundër trafikut të heroinës pranë agjencisë policore evropiane Europol.

Porti qarkullon 400 milionë tonë mallra në viti dhe 90 mijë persona të punësuar, por ndërkohë në tre vite “vëllimi i dërgesave të konfiskuara në Holandë është i pashembullt” – shkruan “El Pais”.

Numri i madh i njerëzve shton ndërkohë masivisht korrupsionin dhe kontejnerë të tërë kalojnë pa u kontrolluar pas ryshfetit që marrin zyrtarët. Por nëse vitet e shkuara, këtë port e kontrollonin mafie të tjera, këtë vit, drejtimin e ka marrë mafia shqiptare dhe motoja e saj sipas gazetës spanjolle është: “I pasur ose i vdekur”.

Grupet që kontrollojnë tregun e heroinës dhe të kokainës janë të përbërë nga shtetas turq, pakistanezë dhe shqiptarë, të cilësuar si mjaft të dhunshëm dhe shpesh ata përfundojnë të vdekur nëpër rrugë.

“Ka pakistanezë dhe elementët shqiptarë që luajnë një rol kyç në këtë lloj trafiku,” thotë një zyrtar i Europolit. “Grupet janë të aftë për të lëvizur sasi të mëdha të drogës”,- thotë ai.

Dy vitet e fundit rastet e trafikut kanë qenë flagrante. Kështu, në vitin 2015, u kaluan plot 3,400 kilogramë kokainë në pikën doganore në Holandë dhe doganierët as që u shqetësuan, por përfunduan në pranga. Në një rast tjetër, brenda një sasie prej 12 000 kg rrush të thatë u gjetën edhe 764 kg heroinë. Droga erdhi nga Irani dhe vlera e saj ishte 17 milionë euro./Ora News/



Euro 2016”, mediat zvicerane informojnë në gjuhën shqipe

E përditshmja zvicerane “Blick” do të shkruajë artikuj në gjuhën shqipe. Ka qenë vetë tabloidi zviceran që ka lajmëruar se gjatë javës, deri në ditën e ndeshjes Shqipëri-Zvicër, do të ofrojë informacione edhe në gjuhën shqipe.

“Gjatë javës se ardhshme gazeta ‘Blick’ ju informon në gjuhën shqipe”, ishte mesazhi që u shfaq sot në faqen e parë të kësaj të përditshmeje, duke njoftuar tifozët e shumtë shqiptarë në Zvicër se mund të siguronin aty informacione rreth kuqezinjve, po aq sa për përfaqësuesen vendase, shkruan ‘Panorama Sport’.

Gjatë kohëve të fundit, duke parë interesin e tifozëve shqiptarë, mediat zvicerane thuajse kanë kaluar në plan të dytë kombëtaren e tyre, për të publikuar e postuar në faqet e tyre të internetit me vazhdimësi intervista apo informacione rreth kuqezinjve të De Biazit.


Korçë, shpërthen bombola e gazit, banesa përfshihet nga flakët
Një apartament në Korçë është përfshirë nga flakët e zjarrit si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit.

Drejt vendngjarjes janë nisur forcat e zjarrfikësve dhe policia.

Nga të dhënat paraprake mësohet se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Zjarri ka rënë në një banesë në lagjen nr.16 pranë Xhamisë së Re.



Mediat britanike: Trafikantët paguajnë peshkatarët për të trafikuar emigrantët shqiptarë
Mediat britanike vazhdojnë me jehonën që u bëhet emigrantëve shqiptarë që hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas Daily Mail, trafikantët i ofrojnë peshkatarëve shumë të mëdha parash për të dërguar emigrantët shqiptarë nga Franca për në Briani përmes detit.

Peshkatarët britanikë tregojnë për prestigjozen Daily Mail se trafikantët e qenieve njerzore i ofrojnë shuma të mëdha parash për të kaluar emigrantët përmes kanalit La Mansh.

Tabloidi britanik shkruan se një peshkatar ishte shumë i shqetësuar rreth lehtësisë së trafikimit në bregun jugor saqë ka informuar departamentin për emigracionin, ndërsa kishte marrë këtë përgjigje: “Çdo gjë është në rregull”. Peshkatarët në Dymchurch në Kent, afër zonës ku u shpëtuan 18 shqiptarët, tregojnë se u është ofruar rregullisht para për të trafikuar emigrantë.

“Unë jam pyetur në të kaluarën nga një person se nëse isha i interesuar për të bërë para”,- tregoi një peshkatar për Skai Njuz.

“I kam thënë atij se nuk isha i interesuar që të trafikoja pije apo duhan ose drogë nga Franca ndërsa ai më tha: Jo mall por njerëz”, shprehet peshkatari. “Po na ofrojnë 20 deri në 25 fishin e atyre që mund të fitojmë duke peshkuar në ditë, por të gjithë e dinë që është e paligjshme dhe se kjo gjë dënohet me burg”,- shkruan Daily Mail duke cituar peshkatarin.

Ndërkohë, një shtetas francez, pronari i një jahti ka treguar se ka trafikuar Shqiptar përmes kanalit La Mansh për në Devon. Didier Corfec tregon se u ka marrë atyre 1 mijë euro për emigrant. Francezi pas 20 orësh lundrim në detë, u kishte thënë shqiptarëve që të mos dilnin të gjithë njëherësh nga jahti pasi do tërhiqnin vëmendjen. 54-vjeçari tregon se është më e lehtë të kalohet në dimër për në Britani pasi ka më pak kontrolle.

Corfec kishte bërë dy udhëtime për në Mbretërinë e Bashkuar duke trafikuar 14 shqiptarë në 2012. Ai ishte dënuar dhjetorin e kaluar sëbashku me 12 francezë të tjerë dhe janë gjobitur me 11 mijë paund si dhe është dëbuar për 18 muaj./abc news/
Video/ Tiranë, pranga 4 personave me kokainë, mes tyre një polic

Një efektiv policie është në mesin e 4 personave të arrestuar nga Policia e Tiranës gjatë një operaconi të koduar ‘Weekend’, ku u sekuestruan 240 gram kokainë.

Të arrestuarit janë Gurian Lekzeqiri 40 vjeç punonjës policie në komisariatin Nr.2; Gëzim Sefa 47 vjeç; Ylli Milla 46 vjeç dhe Edmond Laska 55 vjeç.

Ata dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit kokainë në zonën e Oxhakut.

Në momentet e ndalimit, Gurian Lekzeqiri ishte në sediljen e drejtuesit të automjetit tip “Audi” dhe Ylli Milla ndodhej në sediljen e pasme, dy shtetasit e tjerë ndodheshin jashtë automjetit. Gjatë kontrollit në brendësi të mjetit u konstatua lënda e dyshuar narkotike e llojt “Kokainë”.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një makinë “Audi” me targa “AA797IU” dhe 5 celularë.



Fotolajm/ Atentati në Elbasan, ja ku u gjet kallashnikovi i autorit...

Bledar Muça dhe një punonjëse policie mbetën të plagosur nga një atentat i ndodhur sot pranë Gjykatës dhe Prokurorisë së Elbasanit.

Shënjestër mendohet se ishte Bledar Muça, i cili ishte bashkë me Florenc Çapjen. Ndërsa efektivja e policisë u plagos rastësisht nga breshëria e automatikut teksa po kalonte në rrugë.

Shqyrtimi i kamerave të sigurisë që ndodhen tek institucionet dhe biznese do të hedhë dritë mbi ngjarjen për të kuptuar më mirë dinamikën.

Deri tani mësohet se autori hapi zjarr në mënyrë të pakontrolluar ndaj Bledar Muçës, duke e lënë këtë të fundit të plagosur pasi u gërvisht në kokë nga plumbi. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, po kështu edhe punonjësja e policisë që u plagos rastësisht.

Pasi dështoi në atentat, autori hodhi kallashnikovin, por arma ngeci në mur, siç duket edhe në foton e publikuar nga ‘Noa’. Më pasi, atentatori u largua mes rrugicave.

Ndërkohë, burime nga policia bëjnë me dije se janë shoqëruar në komisariat 15 persona, kryesisht dëshmitarë të ngjarjes. Policia vazhdon punën për të identifikuar dhe arrestuar autorin e ngjarjes.

Foto/ Marjana Kondi humbet mikun e saj më të mirë

Në intervista të ndryshme, aktorja Marjana Kondi, ka folur shpesh për qenushin e saj Tërrin, të cilit artistja i përkushtohej shumë. Marjana e donte shumë shokun besnik, por sot ai e ka lënë vetëm.

E trishtuar, aktorja e ka ndarë lajmin me miqtë, duke marrë një lumë ngushëllimesh./Who/

Australi/ Kafshimi vdekjeprurës, peshkaqeni sulmon lektoren angleze

Një grua britanike është vrarë nga një peshkaqen i bardhë që ishte “më i madh se një anije”, në brigjet e Australisë perëndimore, raporton “The Daily Mail”.

Ligjeruesja universitar, Doreen Collyer, 60 vjeçare, me origjinë nga Chester, Cheshire, ishte duke notuar në një gumë në plazhin e Mindarie of Beach, rreth 35 kilometra në veri të Perth, kur ajo u sulmua nga peshkaqeni.

Burri i saj David John ishte në plazh duke ndejtur me disa shokë të tij, kur ai mësoi për atë që po i ndodhte gruas së tij.

Policia australiane ka raportuar se 43-vjeçari, është zhytur në ujë dhe e ka tërhequr gruan e tij, por ajo ka vdekur para se atë ta nxjerrnin nga uji.

Dëmtimet e saj janë përshkruar si shumë të rënda nga ana e mjekëve lokal.



Video+18/ Çifti kapet duke bërë seks në fund të autobusit

Ngjarja në fjalë ndodh në mes të Londrës. Një çift është kapur duke bërë seks në fund të autobusit në mes të ditës sikur kjo të mos jetë asgjë.

Edhe pse në autobus kishte edhe persona të tjerë, ata nuk e prishën terezinë dhe vazhduan që ta çojnë në fund atë që kishin nisur.

Një nga pasagjerët filmoi gjithçka dhe publikoi videon në rrjetet sociale. Vajza ka hipur sipër djalit dhe në video dëgjohen rënkimet e saj.

Komentet në këtë video, kur u publikua për herë të parë në rrjetet sociale ishin të shumta, madje edhe negative duke e bërë këtë video një nga më viralet në rrjetet sociale.
Video+18/ Kuksiani shikon porno dhe masturbohet në internet-kafe

Në një qëndër interneti në qytetin e Kukësit, një qytetar masturbohet qetësisht përpara monitorit të kompiuterit në prani të klientëve të tjerë, pa e vrarë fare mendjen.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur të Martën e kaluar. Për më tepër ju ftojmë të ndiqni videon:

Kush janë Bledar Muça e Florenc Çapja

Bledar Muça dhe Florenc Çapja, që i shpëtuan atentatit të paradites në Elbasan, u shpëtuan plumbave edhe më 3 Shkurt të këtij viti, në masakrën ku mbetën të vrarë, Agron Çapja, Eno Bedalli dhe Ardit Sinakolli.

Dy miqtë morën plagë të lehta nga breshëritë e kallashnikovit, që u qëlluan nga të paktën 3 persona, në lokalin në dalje të qyteti të Elbasanit.

6 persona të tjerë u plagosën.

Por Çapja dhe Muça nuk janë bërë vetëm shënjestra atentatesh. Ata kanë qenë të dyshuar për të paktën tre vrasje të ndodhura në këtë qytet, gjatë viteve të fundit.

Florenc Çapja ishte i dyshuari kryesor për plagosjen e efektivit të policisë Fadil Mema, në vitin 2006, me të cilin ishte në hasmëri për vrasjen e Sokol Çapes në vitin 2005. Ai u ndalua dhe u lirua për mungesë provash. Mema u vra 9 vjet më pas në Torino.

Në Gushtin e vitit 2012, Florenc Çapja u arrestua si i dyshuar për vrasjen e Gentian Beqirit, bashkëpunëtorit të Dritan Shemes në vrasjen e Sokol Çapes.

Beqiri u ekzekutua nga dy persona, të cilët i vranë edhe babain e moshuar, po atë ditë. Por gjatë procesit hetimor, Florenc Çapja paraqiti si alibi, të dhënat e sistemit TIMS, që tregonin se ditën e vrasjes së dyfishtë, ai gjendej në Maqedoni.

Ndërsa Bledar Muca u shpall në kërkim nga policia me 30 Dhjetor të vitit 2011, nën dyshimin se ishte autori i vrasjes së biznesmenit Ilir Rexhepi.

Muça, me anë të një letre, e njoftoi policinë se nuk kishte gisht me vrasjen, pasi atë ditë ai kishte qenë në Angli.

Në vitin 2013, ai u rikthye për t’u përballur me drejtësinë dhe policia e prokuroria e pushuan çështjen kundër tij./Tv Klan/
Fotolajm/ Ja salla ku do të mbahet takimi mes Bashës dhe Ramës
Kjo do të jetë salla në Pallatin e Kongreseve ku sot në mbrëmje do të zhvillohet takimi midis kreut të opozitës, Lulzim Basha dhe atij të maxhorancës, Kryeministrit Edi Rama.

“Mapo.al” ka mundur të sigurojë këtë foto nga salla e mbledhjes ku çdo gjë është ende në përgatitje e sipër për takimin e rëndësishëm, në të cilin mësohet se veç Ramës dhe Bashës do të jetë edhe Petrit Vasili i LSI-së/



Mediat greke sulmojnë Kotzias dhe Shqipërinë: Na bëjë presion prej krizës ekonomike

Gjenden eshtrat e Enver Stafukës? U rrëmbye dy vite më parë
Eshtrat e gjetura dje në Shkallë-Tujan, në malin e Dajtit dyshohet se i përkasin personit të rrëmbyer në Fushë-Krujë, Enver Stafuka.

Eshtrat u gjetën dje në mënyrë rastësore nga një bari. Mësohet se po bëhen të gjitha verifikimet edhe për persona të tjerë të humbur në Shqipëri gjatë viteve të fundit.

Mbetjet e skeletit u dërguan në laboratorin shkencor për të bërë ADN, shkruan “Panorama”.

Ai u rrëmbye afro dy vite më parë në qytetin e Fushë Krujës nga katër persona të veshur me uniformë policie.

Trupi u gjet nga një bari i zonës i cili konstatoi pjesë të skeletit, e me pas njoftoi policinë.

Vendimi i plotë i Kushtetueses/ 8 me 1 kundër Koço Kokëdhimës

Nis takimi Rama-Basha, kryeministri mbërrin i pari

Ka nisur tashmë takimi i shumëpërfolur mes kreut të opozitës dhe maxhorancës Lulzim Basha dhe Edi Rama për Reformën në Drejtësi.

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur i pari në amientet e Pallatit të Kongreseve ku do të mbahet takimi, i shoqëruar nga Kryetari i Komisionit parlamentar të Ligjeve, Fatmir Xhafa dhe nga nënkryetari i LSI-së, deputeti Petrit Vasili.

Pak minuta pas tij kanë mbërritur edhe pala e opozitës e kryesuar nga kreu i demokratëve, Lulzim Basha, deputeti Oert Bylykbashi dhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka.

Në përfundim të takimit Rama-Basha, kryeministri dhe kreu i opozitës do të dalin në një konferencë të përbashkët për mediat.

Më herët është raportuar se kryeministri ka spostuar nga takimi Bashkim Finon, për të marrë Petrit Vasilin e LSI-së, një lëvizje kjo e mosbesimit të Metës te partneri i tij i koalicionit.



A na duhej takimi Rama – Basha?
Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   207   208   209   210   211   212   213   214   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish