Fermer: Në të drejtë të Zotit tri gjana kena qef në mujsh me na i hjek prej fytit. Për energjinë 120 lekë/kw ardh shpirti me na dal është. Ato taksa me na i këqyr një fije edhe me bashkëpunu sa më shumë e tanë bashkë në mujshim me ja thye qafën.
Fermer: Në çdo komunë ka pas përfaqësues Drejtoria e Bujqësisë, agronom të vetin. Nga viti 2013 as nuk shihet kund se ku është as agronom, as veteriner të Drejtorisë së Bujqësisë.
Rritja e çmimit të energjisë është shqetësimi më i madh i shprehur nga qytetarët nga jugu në veri, nga lindja në perëndim. Në programin e saj Partia Demokratike parashikon uljen e çmimit për konsumatorët dhe për biznesin. Paratë që sot shkojnë për luks, për Vilma Nushin e që përfundojnë në xhepat e qeveritarëve janë më shumë se të mjaftueshme për të përballuar faturën e uljes së çmimit të energjisë, theksoi zoti Basha.
“Për tju ulur cmimin e energjisë shqiptarëve me 7.7 lekë/kw për konsumatorin dhe me 9.7 lekë /kw për biznesin na duhen rreth 60,70 milionë dollarë. Aq sa shpenzojnë këta për orendi. Ja ku janë lekët. Po t’i japim të gjitha familjeve ndihmë ekonomike 200 apo 300 kw e para falas, fatura është 20 milionë dollarë. Ndërsa këta 80 milionë dollarë shpenzojnë për zyra, perde. 20 milionë dollarë do t’i jepnin vetëm për jaguarë. 120 milionë i merr Vilma Nushi për check-up-in, 80 milionë i merr ky tjetri për sterilizimin. Ja ku janë lekët pra. Lekët e kujt marrin këta? Lekët tuaja marrin, lekët e taksave marrin që i nxjerrin me kërbaç duke i marrë shpirtin tregtarëve dhe fermerëve.
Në radhë të parë do të ulim taksat dhe vetëm me uljen e taksave ne llogarisim që ekonomisë shqiptare t’i rikthehen 1 miliard euro që sot nuk përfundojnë në arkën e shtetit, jo. Së dyti, ato para që do të mblidhen do të destinohen qartazi vetëm për investime që hapin vende pune dhe ndihmojnë standardin e jetës”,- tha Basha.
Foto/ Mbijetesa e një bunkeri dhe një bisedë me Sokol Olldashin
Kam mbi 40 vjet që kaloj bri këtij bunkeri, mbi 20 vjet që dua ta vizitoj e studioj dhe nja 10 vjet që përpiqem ta shpëtoj dhe ... më në fund.
Arkitektura ushtarake dhe e fortifikimeve të periudhës Luftës I Botërore dhe veçanërisht pastaj ato L. II, janë nga më të rrallat dhe të mbrojturat nëpër fushat e betejave evropiane, për një arësye të thjeshtë: Janë shumë të rralla.
Koha e kalave dhe kështjellave kish perënduar me kohë, betejat bëheshin në lëvizje dhe kjo gjë rrallë jepte kohë për fortifikime të qëndrueshme.
SHPETIMI
Bunkeri në hyrje të Pogradecit bën pjesë ndër ato objekte të tilla që, pasi mbijetoi mbi treçerek shekulli, rrezikonte zhdukjen për shkak të zgjerimit të rrugës së re dhe në fakt kështu ishte parashikuar në projekt.
Shume vite të shkuara, bashkë me Artan Shkrelin i kishim propozuar IMK-së që të vendoste nën mbrojtje një seri fortifikatash të L. I B. dhe të L. II B. E dini përgjigjen e tyre: “Nuk kanë vlerë, se janë të ndërtuara nga pushtuesi” !!! Idiokraci integrale.
Pastaj, kur rruga buzë Liqenit filoi të marrë trajtë, dhe ky bunkjer nga projekti hidhej në erë për t’i lënë vend rrugës, u detyruam sërisht të ndërhyjmë, por kësaj rradhe jo tek IMK-ja. Mbaj mend që e kam marrë vetë në telefon të ndjerin Sokol Olldashi, aso kohe Ministër i Punëve Publike, dhe i kërkjova të devijohej projekti. Ma premtoi dhe ... u bë. Shkreli ndërkohë ndoqi devijimin real të projektit në letër, dhe me ç’duket... Shkrel ja dolëm!
SITUATA
Bunkeri është ndërtuar në pikën më të ngushtë të rrugës që që kalon anash liqenit të Pogradecit, rreth 1 km nga hyrja në qytet. Në njërin krah ngrihen shkëmbinj të rrëpirtë rreth 20 m, ndërsa në krahun tjetër është bunkeri, gjysma e të cilit bie brenda në liqen. Praktikisht eshte çelesi i hyrjes në qytet.
Në krahun tjetër të liqenit, në bregun maqedonas, rrugës për Ohër është një tjeter bunker që, taktikisht shërbente si shoku i këtij tonit dhe të dy kështu mbyllnin çdo mundësi kalimi. Megjithatë do thënë se bunkeri ynë eshtë më i madh, më kompleks si strukturë dhe si pikë strategjike vendosjeje. Praktikisht një makinë që vinte nga gjithë Shqipëria qëndrore dhe veriore, nuk kishte asnjë mundësi tjetër kalimi, po të mos kalonte përmes ngushticës së atij bunkeri.
Nuk jam i qartë për periudhën e ndërtimit të tij, që ka nevojë për kërkime të tjera, por duhet të jetë diku në periudhën e pushtimit gjerman.
PERSHKRIMI
Bunkeri eshte kuadratik, me hyrjen me hark të cekët në krahun nga rruga. Në dy anët e tjera, ai ka frengji që kontrollojnë rrugën. Nga krahu Perëndimor ka dy frëngji dhe nga krahu Lindor një frëngji. Nga ana e katërt, ajo qe sheh nga liqeni, nuk ka asnjë frëngji (e kush do vinte që andej, veç në do vinin vikingët!).
Shpërndarja e frëngjive të bën të mendosh se pritshmëria më e madhe e rrezikut ishte nga ana e rrugës që vinte nga Tirana, pra bunkeri mbronte hyrjen për në qytetin e Pogradecit. Planimetria e brendshme paraqet një korridor gjatësor me nga dy ambjente në të dy krahët. Trashësia e mureve është më e madhe në krahun P., prej nga pritej rreziku kryesor dhe nga janë dy frengji luftimi. Ambjenti i katërt, ai pa frengji, duhej të kishte funksion si dhomë shërbimi, qëndrimi, municionesh, etj.
Materiali i ndërtimit është beton i derdhur, i rifinuar me dorë, dhe të paktën në sipërfaqe nuk shihen gjurme rrjeti metalik strukturor.
Në të dy krahet e tij, L. dhe P., duken disa shenja predhash të shpërthyera në sipërfaqe të tij, gjë që çon në përfundimin se bunkeri e ka kaluar pagëzimin e zjarrit.
Të gjitha brinjet e jashtme të dukshme të bunkerit, vertikale dhe horizontale (me nje perjashtim), janë të harkuara me reze rreth 1 m, me qëllim për të shmangur goditjet direkte dhe për të nxitur rikoshetën e predhave.
Frengjitë janë tipike të kohës, të ulta rreth 20 cm, gjera jashtë dhe të ngushta 20-40 cm brenda. Nga tipologjia dhe lartësia e tyre nga toka, duket që të kenë qenë frëngji për armë të lehta, pushkë dhe mitraloza, dhe jo për gryka zjarri artilerie.
Nuk kisha metër me vete, ndaj po bashkëlidh një skicë të përafërt, pasi më tej duhet bërë një studim më i plotë.
Po i shkruaj keto rradhë këtu, se në këtë vënd Instituti i Monumenteve ka vdekur me kohë dhe, meqenese nuk ka asnjë revistë shkencore ku mund të shkruash diçka, po i drejtohem FB-së.
Tani mbetet veç që, pas mbarimit të rrugës, bunkerit ti bëhet një restaurim i përgjithshëm dhe kështu t’i mbetet brezit tjetër të shqiptarëve./Shqiptarja.com/
“Drejtoresha e Tatimeve” ikën me pushime, foto hot me të fejuarin
Ajo është herë femër zyrtare dhe herë një shtëpiake që e tradhton burrin e saj. Bëhet fjalë për aktoren e "Portokalli" që tjetërsohet më së miri në rolet e saj brenda spektaklit.
Delinda Zhupa ka vendosur që të "arratiset" me pushime, në krah të të fejuarit të saj skenograf.
Siç duket në foto, Delinda po i shijon më së miri këto ditë, duke u larguar nga Tirana për t'u relaksuar pranë detit me të fejuarin e saj dhe me shoqërinë.
Vajza shqiptare e tepron në Instagram me provokimin e saj
Instagrami është një botë virtuale shpesh edhe me një promovim seksualiteti. Vajzat herë herë provokojnë me fotografi sensuale dhe erotike dhe djemtë nuk e përtojnë ironinë dhe përgjigjen sfiduese.
Një vajzë e re ka postuar një foto pak të tepruar duke prekur në pjesë delikate të trupit dhe duke shkruar një përshkrim të shkurtër në anglisht: “Jam gati”.
Përgjigja e një komentuesi ka qënë shumë e drejtpërdrejtë duke i thënë se duket që je gati, por pikërisht për atë që mendonte ai, duke e lidhur me dorën e saj gadishmërinë.
Pastaj vijuan komentet dhe pëlqimet dhe vajza e mori aktivitetin virtual që kërkonte.
Ky brez po del nga rruga e zotit dhe postojnë në rrjetet sociale vetëm për ca "like" më shumë pak rëndësi ka ku shkojnë vlerat.
Po shpërthejnë me erotizëm dhe bëjnë veprime nga më të tepruarat për të qënë në qendër të vëmendjes. Ju takon ju ta gjykoni nëse ka faj brezi që po rritet apo ne që i kritikojmë.
Për 390 Euro – terroristi kapet kur merr asistencën për refugjatët
Njëri nga tre të dyshuarit për planifikim të atentatit terrorist së fundmi në Dyseldorf, duket se ka pasur nevojë urgjente për para. Pse ky hap, kur sipas të dhënave, “Shteti Islamik“ ka një pasuri miliardash?
“Follow the money” – ndiq gjurmën e parave – kjo është motoja e hetuesve, kur duan të zbulojnë personat që udhëheqin në prapaskenë një vepër penale. Pra shiko kush ka paguar dhe kush fiton. Në rastin e luftëtarit të IS-it, të dyshuarit Hamza C. duket se burimet financiare paraqiten me probleme. Siriani, i cili erdhi në Gjermani si refugjat kishte me sa duket nevojë urgjente për para. Për të marrë asistencën financiare prej 390-eurosh të shtetit gjerman, Hamza C. u kthye më 1 qershor në Bliesdorf, në landin e Brandesburgut, pas një mungese të gjatë. Autoritetet e policisë e kishin pritur këtë moment prej muajsh, 28-vjeçari i dyshuar për terrorizëm u kap.
Milliona në numrat e llogarisë së IS
Pse ra në rrjetin e hetuesve Hamza C.? Pas kapjes së të dyshuarit, kreu i sindikatës së policisë, Rainer Wendt thotë se asnjë terrorist i IS-it nuk do të kishte nevojë të përdorte gomone apo të vinte me këmbë përmes itinerarit ballkanik, sepse „IS-i ka shumë para dhe mund të ofronte rrugë të tjera“. Për këtë arsye ai paralajmëroi me një frymë që të mos krijohet një dyshim i përgjithshëm për terroristët.
Nga një analizë e një instituti amerikan, iHS, del se „‘Shteti Islamik‘ ka të ardhura mujore në shumën e 50 milionë eurove. Paratë ai i fiton, sipas të dhënave, përmes tatimeve, vjedhjes, para të marra me detyrim, pjesën tjetër IS e fiton me shitjen e naftës, tregtinë e drogës dhe donacione. Shpenzimet kryesore i përbëjnë rrogat e luftëtarëve në Irak e Siri. Operationet ushtarake të IS në territorin e tij bazë janë shumë më të shtrenjta se atentatet në Europë.
Pyetja mbetet pse një njeri, i cili sipas prokurorisë drejtpërdrejt nga drejtuesit e IS-it kishte marrë porosinë të kryente një atentat në Dyseldorf, ka nevojë për 390-euro duke pasur parasysh fuqinë financiare të Is-it? Pse del ai nga ilegaliteti për këtë shumë? Për udhëheqjen e IS-it nuk duhet të jetë e vështirë të mbështesë financiarisht celulat terroriste në Europë.
Jo para për përkrahësit në Europë
Nga qendra e IS-it nuk derdhen para për Europën. Në këtë përfundim arrijnë studiues si Louise Shelley nga Qendra për Terrorizmin, Krimin dhe Korrupsionin, (TraCCC) e Universitetit Geroge Mason në afërsi të Uashingtonit. Strukturat e financimit janë tërësisht të pavarura, thotë Shelley për DW. “Nga territori i IS-it ka pasur në vitet e fundit vetëm një transfertë parash në vlerë 5000 euro për terroristët në Europë. Të gjitha paratë e tjera vijnë nga brenda Europës.
Studimet e Shelleyit kanë treguar se celulat terroriste duhet të vetëfinancohen përmes kriminalitetit të vogël si tregun e zi, grabitjeve, shitjen e drogës në nivele të ulta dhe mashtrimin. Shumica e terroristëve që kanë ushtruar atentate në kohët e fundit – qoftë në Bruksel apo Paris –“kanë një të shkuar kriminale në Europë”.
Po qe se kjo qëndron, pra që terroristët duhet të sigurojnë vetë të ardhurat e tyre në Europë, atëherë mund të kuptohet, pse Hamza C zgjodhi rrugën e mundimshme, por pa kosto të lartë përmes itinerarit ballkanik për të ardhur në Europë dhe pse 390-eurot nga shteti gjerman, kanë pasur atë rëndësi, që e bënë atë të dilte nga skuta, ku ishte fshehur./DW/
Kryebashkiaku i Divjakës: Prostitutës i dhashë 30 mln lireta të mos më denonconte
“Asaj prostitutës i dhashë 30 milionë lireta të mos më denonconte, se që nga burgu unë nxora 90 milionë me të”, – kjo thënie, që i atrubohet kryebashkiakut aktual të Divjakës, Fredi Kokoneshit, është shfaqur sot me zë e figurë nga miku i tij i vjetër Berti Mone.
Partia Demokratike e ka shfaqur kronikën dhe kryetari i PD-së në Lushnje, Myslim Murrizi, ka kërkuar sot që prokuroria të verifikojë vetëdeklarimet e kryebashkiakut të Divjakës.
“Kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi është akuzuar nga miku i tij prej 32 vjetësh, ish-sekretari i PS Divjakë, Berti Mone, si tutor prostitutash në vitet 95-97 në trotuaret e Milanos, – tha Murrizi nga selia blu.
E habitshme është që Kokoneshi nuk e ka paditur per shpifje Monen, por hesht si vemje dhe bën sikur nuk mban mend se me çfarë është marrë në Milano. Ky eshte modeli i Rilindjes”,- tha ai.
Video/ Ahmet Golemi: U burgosa, sepse festova fitoren e Ali
Muhammad Ali ishte boksier. Ai adhurohej si i tillë edhe në Shqipëri. Por, në fillim të viteve ‘70, në kuadër të luftës kundër liberalizmit, regjimi komunist ndaloi boksin dhe për pasojë edhe adhurimin për legjendën amerikane të boksit.
Ahmet Golemi, ish-gazetar sportiv dhe ish-boksier, ishte nga ata që u ndëshkua dhe u burgos ndër të tjera, sepse festoi një nga fitoret legjendare të Cassius Clay, atë kundër George Foreman në 1974, në Kinshasa të Kongos.
Ahmet Golemi u ndëshkua me burg edhe sepse bleu një tortë 250-lekëshe për të festuar këtë fitore. Për më shumë, ndiqni episodin e radhës të emisionit “Historinë Personale”, të sjellë nga gazetari Endi Tufa./TCH/
Video/ Kim tregon belin pas rënies në peshë
Ylli televiziv Kim Kardashian, shfrytëzoi llogarinë e saj në Snapchat për të zbuluar se ajo tashmë ka një bel 25.4 milimetra.
Në videon e postuar shihet një djalë derisa po i tregonte madhësinë e belit, transmeton Klan Kosova.
Kur e dëgjoi Kim numrin, ajo bërtiti: “Po! 26”.
Kim ka qenë shumë e hapur në lidhje me rënien e peshës pas lindjes së djalit të saj Saint, vitin e kaluar.
Video/ Xhihan urim special për Dilarën
E njohur si Dilara, aktorja turke Ebru Ozkan, ka kurorëzuar dashurinë e saj disa vjeçare me aktorin e njohur shqiptar Ertan Shabani.
Në një ceremoni të thjeshtë mes familjarëve dhe miqve më të afërt, çifti i thanë PO njëri tjetrit mbremjen e të premtës.
I pranishëm në këtë ceremoni ka qënë edhe aktori Erkan Petkkaya, i njohur si ‘Xhihan’ në serialin ‘Fate të Kryqëzuara’, ku është edhe partneri i aktorës në këtë serial, shkruan Syri.net.
Në urimin e tij të cilin ai e ka ndarë në rrjetet sociale aktori 46-vjeçar shkruan: Urime martesa, motra ime e dashur, të uroj çdo ditë të lumtur përkrah njëriut tënd të zëmrës”, ishte urimi i tij në Instagram, ku ndau edhe në video të veçantë nga ceremonia e aktores 38 vjeçare.
Video/ “Shpërthen” miku i kryebashkiakut: Kokoneshi, tutor prostitutash, ja ç’më tregonte
Kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi akuzohet hapur para medias si tutor prostitutash nga vetë miku i tij i vjetër Berti Mone, që ka lëshuar bombën ndaj kryebashkiakut.
Në videon, publikuar sot nga PD, Mone i drejton gishtin, ish-shokut të tij:
“Atëherë, Fredi Kokoneshi, kryetari i Bashkisë Divjakë dhe kandidat për bashkinë e madhe, më ka treguar vetë, ndërkohë që kemi qënë 32 vjet shokë, më ka treguar vetë këto që do të them, por i di e gjithë Partia Socialiste nga baza deri në qëndër dhe deputetë.
I dinë të gjithë qytetarët e Divjakës, i dinë të gjithë qytetarët e Lushnjes dhe kolegët e Fredi Kokoneshit që kanë qënë tutorë prostitutash në trotuaret e Milanos në vitet 1995-1996”.
27-vjetori i protestës, policia kineze blindon sheshin Tiananmen
Masa të larta sigurie përreth sheshit Tiananmen, në 27-vjetorin e vrasjes së qindra studentëve të shtypur nga tanket e armatosura të ushtrisë natën mes 3 dhe 4 qershorit të vitit 1989.
Policia po kryen kontrolle të imtësishme mbi këdo që përpiqet t’i afrohet sheshit, që dikur u kthye në skenë e një prej masakrave më të përgjakshme të civilëve, të cilët po manifestonin në mënyrë paqësore për reformat politike.
Simbol i asaj proteste mbetet fotografia e njeriut të çarmatosur që bllokoi tanket duke u dalë i vetëm përpara. Argumenti i asaj dite mbetet ende sot një tabu në Kinë, ku regjimi ndalon çdo formë përkujtimi, publike apo private.
Gazetarë të “Associated Press” janë ndaluar nga forcat e rendit dhe janë detyruar të largohen nga zona, me argumentin se nuk kanë qenë të pajisur me autorizimin përkatës.
Në ditët e fundit, disa dhjetëra persona janë arrestuar pasi janë përpjekur të kujtojnë ngjarjet e 27 viteve më parë.
Shfaqja e papritur “Portës së Ferrit” në Siberi, një paralajmërim…
Njihet si “Porta për në Nëntokë” nga banorët vendas, të cilët frikësohen të shkojnë afër kraterit masiv që është hapur papritur në zemrën e ngrirë të Siberisë.
Banorët kanë të drejtë të frikësohen, pasi këtu ka ndodhur rrëshqitja më e madhe dhe më e shpejtë e tokës në botë.
Krateri tashmë është rreth një kilometër i gjatë dhe 90m i thellë, dhe është duke u zgjeruar deri në 20m në vit, duke e bërë kështu ecjen pranë skajeve të tij një rrezik të madh.
Por krateri Batagaika, që u shfaq për herë të parë para 25 viteve, është gjithashtu një shenjë e shkallës në të cilën bota është duke u ngrohur.
Shkrirja e sipërfaqeve të akullta të tokës përfaqëson një nga shqetësimet më të mëdha të njerëzimit, sepse ato përmbajnë sasi të madhe të metanit, një gaz shumë më i fuqishëm se dioksidi i karbonit.
Ka gjasa që planeti të përjetojë një skenar të tmerrshëm që është vështirë për t’u përshkruar.
Rusia, Britania dhe BE-ja
Ndërkohë që po afrohet data 23 qershor kur Britania do të votojë nëse do të largohet nga Bashkimi Evropian, Rusia radhitet ndër të paktat vende në Evropë që mbështesin daljen e Britanisë nga BE-ja.
Analistët politikë thonë se Kremlini shpreson në një dobësim të BE-së përballë një Rusie më aktive.
Ndërsa baret në Britani gumëzhijnë prej debatit nëse duhet të largohen apo jo nga BE-ja, shumica në Rusi mbështesin largimin e Britanisë, të mbiquajtur Brexit.
“Mendoj se Anglia është një vend kaq i spikatur saqë nuk ia ka nevojën Bashkimit Evropian, pasi janë tashmë të distancuar prej kësaj qeverisjeje të unionit. Mendoj se do t’ja dilnin mbanë mrekullisht jashtë BE-së,” thotë Marina Karpova, folëse lajmesh.
Rusët përsërisin propagandën e Kremlinit, që thotë se cilidoqoftë vendimi i Britanisë, ajo gjithsesi do të synojë dobësimin e Rusisë.
“Edhe nëse shkëputet formalisht nga BE-ja, lidhja do të mbetet e fortë. Do të vazhdojë të bëjë ç’është e mundur për të dobësuar Rusinë”,- thotë Nadjezhda Stepanova, menazhere.
Kremlini ka mbjellur ndjenja anti-BE, ndërsa po flirton me politikanët pro-rusë në Evropë.
Sipas Alexander Baunov në Qendrën Carnegie të Moskës…
“Më pak armiqësore do të nënkuptonte mbylljen e njërit sy ndaj ambicieve të Rusisë, si integrimi me Rusinë i hapësirës ish-sovjetike”.
Një Brexit do t’i hiqte Bashkimit Evropian një ndër kundërshtaret më të fuqishme të influencës ruse në Evropë, thotë analisti Peter Kreko.
“Pra, është një dizintegrim dhe destabilizim i Bashkimit Evropian. Gjithashtu, Britania e Madhe është një ndër kritikueset më të ashpra të Rusisë së Vladimir Putinit”.
Një Bashkim Evropian pa Britaninë do të lëkundej për sanksionet ndaj Rusisë dhe do të ushqente më tej ambiciet e zotit Putin.
Moska nxjerr në hapësirë me sukses një satelit ushtarak
Rusia lëshoi sot me sukses një satelit ushtarak që prej bazës së Plessetsk, në veri të vendit, njoftoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes.
“Sateliti u vendos saktë në orbitë”, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve, “Ria Novosti”.
Më herët agjencia e lajmeve TASS, duke cituar gjithashtu një zëdhënës të Ministrisë së Mbrojtjes, kishte njoftuar lëshimin në orën 17:06 sipas orës së Moskës (14:06 GMT) “një raketë Rokot që mbante një satelit ushtarak”.
Sipas medias ruse, raketa mbante një satelit të tipit “Geo-IK-2”, i prodhuar kryesisht për të realizuar harta të detajuara të Tokës në tre dimensione.
Foto/ Ja “bisha” që “BMW” prezantoi në 100-vjetorin e saj, po sa kushton...
Gjiganti i prodhimit të makinave “BMW”, po feston 100-vjetorin, duke nxjerrë në shitje për tregun japonez modelin “i8” me ngjyrë të kuqe.
“I8” përmban karakteristikat e njëjta si varianti i prezantuar në eventin e automjeteve në Gjenevë të Zvicrës.
Sidoqoftë, vetëm 20 makina do të ofrohen në Japoni në tetor.
Brendësia e veturës është e punuar nga fibrat e karbonit, pjesëza kermaike të zeza dhe lëkurë. Me një motor 357 kuaj-fuqi, vetura do të jetë në shitje atje për 22,000,000 YEN, rreth 198,000 dollarë.
Foto/ Mos i bëni këto gjëra, nëse doni gjoks të përsosur
Disa shkencëtarë sapo kanë treguar se femrat duhet të ndalojnë vënien e jelekëve (sytjenave), me qëllim që të kenë gjokse të përsosura.
Siç duket, mos vënia e jelekëve është më e shëndetshme dhe vënia e tyre qysh nga mosha e re nuk ndihmon në mbështetjen e gjoksit, zvogëlon dhimbjen apo parandalon dukurinë e gjokseve të varura.
Jean-denis Rouillon, hulumtues dhe profesor në Universitetin Franche-Comte, ka kryer një studim 15-vjeçar për efektin e jelekëve.
Ai dhe ekipi i tij i kanë studiuar 330 gra të moshave 18 deri 35 vjeç, dhe kanë zbuluar se gratë të cilat nuk vënin jelekë kishin gjokse më të përsosura.
Gratë të cilat kishin ndaluar të vënin jelekë kishin shënuar ngritje në thimtha për shtatë milimetra, krahas atyre që rregullisht vënin jelekë.
Jelekët, siç thonë shkencëtarët, vetëm sa e zvogëlojnë tonin e gjokseve dhe e shkaktojnë dukurinë e gjokseve të varura.
Foto/ Njihuni me tajlandezen që çmendet për Shqipërinë
Ajo nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë, pasi është nga Tailanda dhe jeton në Itali. Por me Shqipërinë, atë e lidh zemra.
Bëhet fjalë për një adoleshente, e cila çmendet për Shqipërinë. Ajo mban gjithnjë një varëse me simbolin e shqiponjës dykrenore dhe vesh gjithnjë bluzë me po këtë simbol.
Postimet e saj kanë gjithnjë fjalë shqip dhe asnjëherë nuk harron të vërë simbolin e flamurit tonë kombëtar.
Përveç këtyre, vajza shprehet se e do shumë Shqipërinë dhe shqiptarët. E në këtë rast vlen ajo shprehja që nuk ka rëndësi si je, por si ndihesh.
Ky gjest është për t'u vlerësuar nëse marrim parasysh se sa anglisht-folës jemi bërë ne shqiptarët, ndërsa një tajlandeze e flet shqipen si ta kishte gjuhë të parë.
Vërtetë, kjo vajzë ndoshta është më shqiptare se vetë shqiptarët!
Hetimet/ Prokuroria: Thirrja e Berishës për armatosje, liri fjale
Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur mosfillimin e procedimit penal ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha, mbi bazën e kallëzimit të një grupi deputetësh të Partisë Socialiste, për thirrjen e armatosjes së popullsisë sipas ligjit amerikan për t’u mbrojtur nga grupet dhe bandat kriminale.
Më 29 Prill 2016, deputetët e PS depozituan në Prokurorinë e Përgjithshme, kallëzim penal ndaj Sali Berishës, për kryerjen e elementëve të veprave penale të mëposhtme :
-“Thirrjet për armatosje ose marrja pa të drejtë e komandës”
-“Thirrjet publike për veprime të dhunshme”
-“Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”
Nga përmbajtja e kallëzimit penal, të paraqitur nga grupi prej 11 deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë, rezulton ndër të tjera të jetë pretenduar se, në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë të datës 21.04.2016, deputeti Sali Berisha, ka konsumuar tre veprat penale ëe sipërcituara, kur ka deklaruar se:
“… Unë kam një kërkesë për shqiptarët sot: ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, për sigurinë e tyre, të armatosen, të sigurojnë armë…”.
“… Ju bëj thirrje, Ju bëj thirrje (…) Po, po të armatosen, se armatosen amerikanët. Të armatosen të gjithë qytetarët që duan të mbrojnë veten e tyre.”.
“Nëse ju o organizatë kriminale, mendoni të terrorizoni opozitën dhe qytetarët me bandat tuaja, ju garantoj se opozita dhe qytetarët janë të gatshëm t’jua kthejnë ju me të njëjtat mjete…”.
“Dhe tani, sapo përmenda fjalën “armë”, ju ngritë nga frika, ju ka hyrë frika deri në palcë”.
Prokuroria e Përgjithshme kreu verifikimet mbi pretendimet e kallëzuesve dhe vendosi mosfillimin e procedimit penal ndaj deputetit të kallëzuar, duke argumentuar në mënyrë të përmbledhur, si më poshtë:
– Deklaratat e deputet të Kuvendit të Shqipërisë, nga foltorja e sallës plenare, janë bërë në funksion të veprimtarisë parlamentare dhe në përmbushje të fjalës së lirë të opozitës parlamentare;
– Deklarimet e bëra prej të kallëzuarit, në cilësinë e deputetit, ndonëse të kryera në ambjentet e Kuvendit, gjatë një veprimtarie parlamentare dhe të lidhura me çështjet në debat parlamentar, nuk përmbushin elementët e ndonjë vepre penale.
– Prokuroria arrin në përfundimin se, fjalimi i të kallëzuarit, deputetit Sali Berisha në seancën plenare të datës 21.04.2016, është bërë në funksion të veprimtarisë dhe lirisë parlamentare. Fjala e mbajtur prej tij konsiderohet se janë pjesë e lirisë parlamentare të fjalës, mendimit dhe qëndrimeve, në ushtrim të mandatit të deputetit të garantuar dhe parashikuar nga neni 73 i Kushtetutës.
– Shprehjet e përdorura prej tij dhe të konsideruara nga kallëzuesit si të tilla që përmbajnë elementët e veprave penale të referuara, nuk mund të vlerësohen të shkëputura nga konteksi i fjalimit të mbajtur prej të kallëzuarit, deputetit Sali Berisha.
– Prokuroria çmon se nuk mund të konsiderohet si vepër penale shfaqja e mendimit e bërë për armatosjen e popullsisë për të mbrojtur veten, familjen, pronën etj, në kushtet kur në vlerësimin e deputetit të kallëzuar, shteti i ka lënë të lirë kriminelët dhe në funksion të saj, sugjeron përgatitjen e një ligji të tillë që justifikon pajisjen e tyre me armë, duke marrë si shembull SH.B.A-të, të cilat e kanë të lejuar mbajtjen e armëve të zjarrit.
– Pikëpamja, sipas të cilës shteti mund të lejojë pajisjen me armë e popullsisë në mënyrë ligjore, është një këndvështrim politik, i cili nuk është i ri, pasi ka eksperienca të tilla në vende të ndryshme të botës, përfshi këtu edhe SH.B.A-në, por kjo nuk do të thotë që ata politikanë të cilët e përqafojnë këtë kauzë duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore.
Në bazë të këtyre argumentave, të paraqitura në mënyrë të përmbledhur, Prokuroria e Përgjithshme vendosi mosfillimin e procedimit penal ndaj deputetit Sali Berisha.
Video/ Roshi tmerron Bashën e Berishën, Majko e quan ‘të vogël’
Çdo të dielë në orën 12.00 “Panorama Online” do publikojë një përmbledhje të videove më pikante të javës.
Këtë javë dy kanë qenë personazhet kryesorë të cilët kanë zënë edhe vendin më të madh në mediat online: Elvis Roshi me dorëheqjen dhe kthimin e tij si dhe Ben Blushi, i cili vijon të përplaset me socialistët në Parlament.
Ditën e dorëheqjes si kryetar i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi tha në një miting në qytet se ai e tmerron Berishën dhe Bashën, çka u prit sigurisht me duartrokitje nga të pranishmit.
Ben Blushi akuzoi Ramën se vendosi një përdhunues si kryetar Bashkie në Kavajë, ndërkohë që mun të vendoste një profesor, apo një arkitekt.
Deri ditën e publikimit të vendimit të gjykatës italiane, Edi Rama e mbrojti me fanatizëm Roshin dhe pas daljes së vendimit, të gjitha mediat iu rikthyen deklaratave të kreut të qeverisë për kryebashkiakun./Panorama/
Marina shijon fundjavën... dhe dy foto bombastike në bregdet
Vajza që shihni në foto me format bombastike është Marina Fara, e bija e këngëtares Eli Fara. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, pasi nxjerr në pah herë pas here format e saj.
Kështu ka bërë edhe këtë herë, pasi ka postuar në Instagram foton e mësipërme, duke nxitur që shumë ndjekës t'i komentojnë.
Mesa duket, vera e ka gjetur Marinën me format perfekte!
Historia+16/ Kolegu i punës zëvendëson në shtrat burrin tim çdo të mërkurë
Një 31 vjeçare ka nisur një romancë të rrezikshme me një koleg pune i cili është më i vogël se ajo dhe për më tepër ajo është e martuar dhe me fëmijë.
Duket se bashkëshorti i saj ‘nuk ia mbush me syrin’ dhe ajo është hedhur në krahët e kolegut.
Ja çfarë i shkruan ajo psikologes së ‘The Sun’:
Do'stlaringiz bilan baham: |