Edi Rama: Një nga kërcënimet më të mëdha të Evropës është injoranca ndaj myslimanëve. Ne duhet të luftojmë këtë injorancë aq me vendosmëri sa të jetë e mundur, pasi ajo është lojë që luhet nga ekstremistët e të dyja palëve -nga ekstremi i djathtë sikur edhe ekstremistët islamikë. Pa njohuri të thella të fesë për të rinjtë, për të vlerësuar në mënyrë korrekte, Europa rrezikon të përmbytet nga deklaratat kontradiktore rreth islamit, nga akuzat dhe dezinformatat. Prandaj, ne jemi gati për futjen në shkollat tona edukimin fetar. Ky edukim fetar nuk ka të bëjë me mësimin e ushtrimit të fesë, por vetëm me dijet fetare. Adoleshentët nuk duhet të jenë të pambrojtur kur ata dëgjojnë propagandë nga gjithfarë idiotësh.
Das Magazin: Tingëllon qartë, por pak e thjeshtëzuar.
Edi Rama: Shikoni në Amerikë. Donald Trump është një shembull jashtëzakonisht alarmant i asaj që mund të shkaktojë injoranca. Suksesi i tij është i bazuar në shfrytëzimin e ndjenjave krejtësisht irracionale anti-myslimane të simpatizantëve të tij. Ka 1.5 miliardë myslimanë në botë. Nga këto, vetëm 150 000 janë të mbledhur në grupime të rrezikshme aktive. Kjo në shifra është vetëm 0.01 për qind. Faktet dhe shifrat mund të jenë bindëse. Por së pari duhet të merren parasysh, duhet të njihen. Në boshllëqet që krijon injoranca, aty lulëzon urrejtja.
Das Magazin: Dhjetë vjet më parë, një miku juaj i ngushtë kishte thënë për ju: “Edi është i dashuruar me politikën. Ai flet për politikën me të njëjtin entuziazëm që flet për një grua, me të cilën ka rënë në dashuri.” Si është marrëdhënia juaj sot me politikën? Dhoma gjumi të ndara ? Apo gati për divorc?
Edi Rama: Jo, politika është fantastike. Është një instrument për të përmirësuar jetën e njerëzve. Fakti që ajo mund të shkaktojë dëme, nuk ndryshon asgjë. Politika nuk është më pak e rrezikshme për shkak se ajo mund të krijojë iluzione. Sidomos vetë politikanët janë të ndjeshëm. Për pjesën time, unë shpresoj se do të jem mirë nga mendja, kur të heq dorë.
Das Magazin: Revistës “New Yorker” i keni thënë se kalimi juaj nga Arti në Politikë, ka qenë “sikur të kesh ndryshuar seks, gjini”.Çfarë ka mësuar politikani Edi Rama nga Arti?
Edi Rama: Arti më ka ndihmuar të kuptoj fuqinë e imazheve që e kanë prejardhjen nga kultura. Dhe unë e di se duhen shumë e shumë mënyra për të komunikuar me njerëzit. Në të kundërt, shpresoj që të mos kem përfituar si artist nga politika. Sepse do të ishte pastaj një katastrofë e vërtetë.
Das Magazin: Si e konsideroni veten një artist apo një ish-artist?
Edi Rama: Jeta më ka përqafuar në një mënyrë të tillë, që ma bën gati të pamundur të them me një përcaktor të qartë se kush unë jam. Jam në një gjendje skizofrenike midis artit dhe politikës dhe shpresoj shumë që të ketë një jetë të tretë për mua. Që të mos jetë nevoja e kontradiksionit midis dy poleve të tjerë. Por për të shkuar tek ajo jetë, mua do të më duhej që të ndahesha nga politika.
Das Magazin: Thuhet se pushteti e ndryshon njeriun.. A vlen kjo për ju?
Edi Rama: Shikoni fotot e mia gjatë fushatave elektorale. Dhe më shihni mua tani. Ju shikoni një person që është plakur me shpejtësi. Kjo nga ana tjetër është një reflektim i asaj që po ndodh brenda meje. Më ka bërë politika mua një njeri të keq ? Nuk mund të jap unë përgjigje për këtë. Shpresoj që jo.
Das Magazin: Ju keni qenë anëtar i ekipit kombëtar të basketbollit shqiptar dhe fizikisht keni qenë shumë i përgatitur, por megjithatë nuk keni mundur ta parandaloni dhunën fizike që është ushtruar ndaj jush gjatë periudhës të lëvizjes demokratike. Ajo eksperiencë çfarë përvoje ka qenë për ju?
Edi Rama: Një përvojë e tmerrshme. Ju humbni një pjesë të autonomisë. Kur besimi në trupin tënd është tronditur.
Das Magazin: Niklaus Meienberg, gazetari më i rëndësishëm zviceran në vitet shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë, me një staturë gjigande, i ka përshkruar pasojat e një sulmi shumë të ngjashëm. Ai kurrë nuk është shëruar me të vërtetë nga kjo dhe më pas kreu vetëvrasje.
Edi Rama: Këtë unë e kuptoj… dhe shpresoj që një ditë të mos e vras veten. (Ai shikon orën dhe ngrihet nga tavolina). Tani me keqardhje më duhet t’ju flakë përjashta.
Fotografitë nga Armin Smailovic. Ai jeton në Mynih dhe me origjinë është nga Sarajeva./Shqipëroi nga gjermanishtja Elida Buçpapaj
Video/ Luani tenton të hidhet mbi fëmijën, por ja çfarë ndodh
Ky është momenti kur një luan hidhet në drejtim të një fëmije të vogël.
Video është xhiruar në një kopsht zoologjik në Chiba, Japoni dhe në momentin që i vogëli i kthen kurrizin bishës, ky i fundit tenton që t’i hidhet sipër.
Po ka vetëm një pengesë… xhamin mbrojtës i kafazit.
Sipas përgjegjësve të kopshtit zoologjik, mbreti i xhunglës peshon rreth 181 kilogramë dhe ai bëhet shumë lozonjar kur shikon fëmijë të vegjël dhe kërkon të luajë me ta./tvklan.al/
Ja disa gjëra që nuk i dini për kërmijtë...
Shkencëtarët kanë zbuluar se kërmijtë ndërmarrin vendime të komplikuara duke përdorur vetëm dy qeliza të trurit, zbulim ky që mund të jetë i rëndësishëm për shkencën që të zhvillojë robotë të cilët janë efikas në energji, transmeton “Sky News”.
Me ndërlidhjen e elektrodave me koklavitjen e trurit të kërmijve, të cilët ishin në kërkim për ushqim, shkencëtarët zbuluan se ata përdorin vetëm dy neurone kur ndodhen pranë një sallate të gjelbër me shije.
Shkencëtarët zbuluan se kërmijtë përdorin dy neurone për kontroll dhe motivim, në mënyrë që të vendosin për të ngrënë ose të përmbahen nga ushqimi.
Qeliza e parë e trurit i lajmëron ata se kanë gjetur ushqimin, derisa e dyta vendos nëse janë të uritur ose jo. Nga ana tjetër, kur nuk gjendet ushqim në afërsi të kërmijve, kjo pjesë e trurit mbetet e “fikur”.
Me ndihmën e këtij zbulimi shkencëtarët mund të krijojnë sisteme të thjeshta për marrjen e vendimit, i cili do të jetë i dobishëm me rastin e zhvillimit të “trurit” te robotët.
Rrënqethëse /Lë beben 3-muajshe të vdesë, ndërsa bënte seks me dashnorin
Nëna lë beben që të vdesë, vetëm që të bëjë seks me njeriun që vetëm sa e kishte takuar në autobus. Gruaja e pa shpirt, kishte lënë beben e saj që të vdes, e vetë ishte një kat më lartë duke bërë seks e duke pirë alkool me një njeri që vetëm sa e kishte takuar në autobus. Por ajo ka arritur t’i shmanget burgut.
Yvonne Adkins 32 vjeçe, ka lënë beben e saj 3-muajshe Chantelle, vetëm në katin e poshtëm 9 orë, ndërsa ajo ishte vetëm një kat më lart, duke bërë seks me një mashkull që vetëm sa e kishte takuar.
Gjykata kanë dëgjuar rrëfimin e gruas, e cila thotë se, ajo ishte duke pirë whisky me të dashurin e ri të saj, i njohur vetëm si Peter, përderisa vajza e saj ishte në katin e poshtëm duke qarë.
Ajo u zgjua të nesërmen në mëngjes, ku gjeti vajzën e saj të vdekur në karrigen lëkundëse në dhomën e pritjes.
Nëna e pashpirt u deklaruar fajtore për këtë mizori, dje para gjykatës. Por ajo u kursye nga burgu, pasi u dënua vetëm me 2 vite me kusht dhe 18 muaj mbikëqyrje.
Foto/ Nuk ndodhte prej 30 vitesh. Ja pamjet e Parisit nën ujë...
Lumi Seine ka dalë nga shtrati për shkak të reshjeve të vazhdueshme në Francë gjatë këtyre ditëve. AFP shkruan situata e krijuar sot, e shtunë, në Paris nuk mbahet mend prej 30 vitesh.
Parisienët po përpiqen të mbrojnë muzetë, thesaret e tyre.
Niveli ujit shkoi në 6 metra lartësi, ndërsa lartësia më e madhe e shënuar ndonjëherë është në vitin 1910 deri në 8 metra, shkruan AFP-ja.
Tani situata është drejt normalizimit në Paris. Por keto foto që gjeni bashkëngjitur lajmit duhet parë pasi ndodh rrallë të shihni Parisin si Venecia. Jo më kot qindra turist kanë fiksuar në aparate këto momente.
Shirat e javës që po mbyllim nuk preken vetëm Francën, por edhe Gjermaninë e Rumuaninë, apo Belgjikën.
Dëmet më të mëdha ishin në Gjermani ku vdiqën 14 persona, ndërsa 4 viktima u shënuan në Francë.
Studimi që qetëson të martuarit: Seks një herë në javë? Je OK
Nëse jeni duke dyshuar se diçka nuk shkon mirë në lidhjen tuaj, sepse nuk bëni shpesh seks, ky studim do t’iu qetësojë. Një herë në javë është ideale për të qenë të lumtur me partnerin tuaj, sipas Social Psychological and Personality Science.
Siç zbuluan specialistët e Universitetit të Torontos (Kanada) pasi pyetën mijëra çifte, ata që bëjnë seks më pak se një herë në javë janë më pak të lumtur se ata që bëjnë më shpesh.
Por nuk ka rëndësi nëse kjo shpesh është një herë në javë, dy, tre apo çdo ditë…nivelet e lumturisë në të gjitha këto raste janë të njëjta.
“Një herë në javë është një qëllim më real sesa ai i përditshmi”,- thotë Amy Muise, duke iu referuar këtu lidhjeve që kanë angazhime familjare.
Historia+18/ Të dy kemi krijuar lidhje të reja, por një ditë takova ish të dashurin dhe…
Edhe pse kishin 3 vjet që ishin ndarë, pas një takimi të rastësishëm ata përfundojnë sërish në shtrat së bashku. Djali i tregon vajzës se tashmë ishte vetëm dhe se e kishte marrë malli për të dhe dëshironte që ta nisnin edhe një herë nga fillimi.
Por ajo zbulojë të tjera detaje nga kjo histori që e turbulloi sërish…
Ja çfarë i ka treguar psikologes së “The Sun”:
Letra e vajzës
“Takova pas tre vitesh ish¬të dashurin tim dhe përfunduam duke bërë seks. Ky takim u duk si një dritë jeshile për lidhjen tonë por…jo! Historia jonë nisi kur unë isha në universitet dhe isha vetëm 19 vjeçe e ndërsa ai ishte 30 vjeç. Miqtë e mi më thoshin që të mos e vazhdoja sepse diferenca e moshës ishte e madhe dhe për më tepër ai kishte një tip fare të papjekur.
Dhe këtu qëndronte çelësi… unë isha shumë e pjekur për moshën që kisha ndërsa ai ishte e kundërta e kësaj, e kështu mundohesha që ta balancoja lidhjen.
Por pas një viti lidhje, vendosa që të shkëputem prej tij pasi ai filloj të bëhej shumë xheloz dhe shumë i fiksuar. Nuk dilja dot në një kafe me shoqet pa më dhënë ai leje dhe pa e ditur se ku jam. Edhe pse u ndamë ai vazhdonte të më shkruante dhe takoheshim herë pas herë dhe flinim bashkë. U shkëputëm pasi unë u lidha me të dashurin tim të ri.
Pas kësaj edhe ai u lidh me një tjetër, (unë tani jam 25 vjeçe). Para disa ditësh porosita për të ngrënë në një restorant ku ai punonte dhe aty u takuam sërish.
Ai më pyeti si isha dhe më pas tha se e kishte marrë malli. Pasi e pyeta nëse ishte më në lidhje ai më tha se ishin ndarë. Më ftoi në darkë për një pije dhe unë shkova…më pas shkuam tek shtëpia e tij dhe nisi të më puthte dhe të më zgjonte kujtimet.
Atë natë bëmë seks dhe ishte çdo gjë shumë e bukur. Ditën tjetër më dërgon një mesazh dhe më thotë që nuk ishte ndarë e se madje do të ikte me pushime me të. Nuk di çfarë të mendoj…nëse do ta dija që ishte i lidhur nuk do të bëja seks atë natë. Jam shumë konfuze”.
Përgjigjia e Psikologes
Ti duhet ti rrikthehesh jetës tënde dhe lidhjes tënde. Juve kini qen bashke jeni rikthyer dhe nuk ka funksionuar. Jepi fund aventurave me ish te dashrin dhe shiko jetën tende.
Foto+18/ Ronaldo i rrethuar nga femra super seksi
Cristiano Ronaldo ka qenë i rrethuar nga një grup femrash të bukura ditën e premte teksa po shijonte rrezet e diellit në Ibiza.
31-vjeçari ka vendosur të relaksohet pas një sezoni të ngarkuar me real Madrid dhe sigurisht futbollisti dukej në formë perfekte trupore i veshur me një palë pantallona të shkurtra plazhi.
Këto pushime, Cristiano ka zgjedhur t’i kalojë nën shoqërinë e miqve të tij dhe kryesisht nga një grup bukuroshesh, duke lënë kështu të nënkuptohet se ai e ka harruar përfundimisht modelen Irina Shayk.
A bliet dashuria me para? Ja si përgjigjet shkenca...
A ndikon pasuria te dashuria? Apo ka ndjenja që nuk lidhen me llogaritë ekonomike? Një prej pyetjeve më të shpeshta që bëhen kur është fjala për marrëdhëniet në çift ka marrë më një fund një përgjigje.
Siç raporton “Metro.co.uk”, disa studiues në Universitetin e Hong-Kongut kanë kryer një studim me gra dhe burra, për të kuptuar se sa të qenit i varfër apo i pasur mund të ndikojnë te dashuria.
Ajo që i ka shtyrë studiuesit të nisin një studim të tillë është ajo që të gjithë shohim shpesh: sipërmarrës dhe njerëz të famshëm, të rrethuar nga femra shumë të bukura.
A është kjo meritë e parasë? Jo gjithmonë. Disa vullnetarë u janë nënshtruar testeve, sipas të cilave, në bazë të buxhetit që kishin në dispozicion, duhej të hartonin strategjitë e joshjes, raporton zeri.
Përfundimet ishin të qarta. Kush kishte më shumë para në dispozicion dhe duhej të bënte për vete një femër, tregohej më i sigurt në vetvete dhe më i shpenguar.
Ndërsa ata që duhej të joshnin një femër me një buxhet të limituar, shfaqeshin paksa më të ngathët dhe viheshin shpesh në siklet.
Darius Chan, i cili drejtoi këtë studim, i ka shpjeguar kështu rezultatet: “Ky është një fenomen që e kemi hasur shpesh mes meshkujve dhe femrave. Më të pasurit kanë tendencën t’i japin më shumë rëndësi tërheqjes fizike dhe aventurave, ndërsa më të varfrit kërkojnë lidhje afatgjata”.
Forumi i Gruas Socialiste, Rama: Sikur unë dhe Pandi të thithnim drogë…
“Sikur të ishim duke thithur drogë në vend të kafesë, unë me Pandin p.sh, pastaj shtrojmë dreka me gjakun e popullit, pastaj në darkë numërojmë me makina paratë se nuk i numërojnë dot me dorë, atëherë këta duhet të ishin në revolucion për të votuar reformën në drejtësi”.
Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama gjatë Forumin e Gruas Socialiste, duke iu përgjigjur akuzave të demokratëve.
“Nuk kërkojnë këtë, kërkojnë që si t’i rregullojnë gjërat dhe gjërat mos ndryshojnë. Nëse ne do ishim kjo banda, parafytyroni ju si mund t’i kishim përdorur gjyqtarët dhe prokurorët, mund të dënonim çdo shenjt. Shikoni ç’po ndodh në gjykata, goditet qeveria, interesi publik pa asnjë gajle dhe kjo është arsye.
Dhe e fundit si ka mundësi që organizata jonë kriminale është e mikpritur në Bruksel, Washington dhe në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti dhe mbështet 100% nga ekspertët për reformën në drejtësi?
Si ka mundësi që organizata kriminale do atë që do Amerika dhe Bashkimi Europian? Si shpjegohet?”,- shtoi Rama.
Kujdesuni për të... edhe vagina e humb elasticitetin
Njësoj si me fytyrën dhe pjesët e tjera të trupit që me kohë fillojnë të humbin elasticitetin e tyre, edhe me vagjinën ndodh kjo gjë…
Mirëpo, për shumicën e pjesëve të trupit, e veçanërisht fytyrës, ka miliona produkte që ju ndihmojnë t’i hiqni problemet e ndryshme me të cilat do të ballafaqoheni, për vagjinën duhet të përkujdeseni vet.
Pastrojeni vagjinën sa më shpesh që është e mundur. Aroma e keqe e vagjinës është ndër problemet më të këqija me të cilën ballafaqohet një femër.
Për ta parandaluar këtë, duhet ta pastroni vagjinën të paktën dy herë në ditë me sapun pa aromë.
Gjithashtu, sigurohuni t’i pastroni edhe qimet përreth vagjinës për shkak se mund të djersiten, dhe rrjedhimisht shkaktojnë aromë të keqe.
Aq më të vogla qimet përreth vagjinës, aq më pak janë mundësitë të mbani aromë të keqe dhe të keni infeksione të ndryshme. Prandaj, kujdeseni që ta mbani vagjinën pa qime.
Vishni të brendshme të cilat e lejojnë vagjinën të thithë ajër. Më së shumti preferohen ato me përbërje pambuku.
Parfumi nuk këshillohet se krijon një mosbalancim në pH, dhe kjo nuk është një gjë e mirë.
Së fundmi, është dëshmuar edhe shkencërisht se nëse hani ushqimin e duhur, vagjina juaj do të ketë shije shumë më të mirë.
Prandaj, konsumoni të gjitha llojet e frutave, veçanërisht frutat që kanë përqindje të lartë të sheqerit natyral, si portokalle, mollë, etj.
Gjithashtu, mos harroni të shmangni ushqimet që shkaktojnë erë të keqe si qepët, hudhrat etj.
Video/ Rrëfimi i Agon Amiga: Seksi me Afërdita Dreshajn më shkatërroi martesën
Këngëtari nga Kosova, Agon Amiga, në një intervistë për emisionin “Prive” tregon sesi një histori e momentit me Afërdita Dreshajn i shkatërroi martesën. Amiga thotë se, qëllimisht Dreshaj flirtoi me të për ta çua në ndarje.
Pavarësisht se mediat publikuan biseda hot të tij dhe këngëtares Dreshaj, kjo e fundit e ka mohuar të ketë pasur lidhje me Agonin.
Por, ky i fundit pranon se gjatë një bashkëpunimi artistik me këngëtaren nga Mali i Zi, u kthye në një histori dashurije të të dyve.
“E nisa bashkëpunimin pa ndonjë qëllim të keq, apo ndonjë arsye. Por ajo ka pasur qëllimin e saj dhe që mua më ka kushtuar shumë”, tregon Agon Amiga.
“Në fillim jam ndjerë i tronditur se kanë dalë sende intime dhe private që me ish-kolegen i kemi pasur. Ajo ka pasur një arsye me bo ndarjen time me gruan dhe ia ka arrit qëllimit”,- përfundon ai.
Në këngën e tij “Qyqek”, Agon Amika tregon pikërisht historinë me Afërdita Dreshajn. Pas kësaj ka ardhur dhe reagimi i Afërditës e cila në Tëtter ka shkruar me ironi: “Më pyet nëse në më intereson?”
Ja për çfarë lloj seksi “vdesin” gratë
Grave iu pëlqen të kryejnë seks oral! Në këtë përfundim erdhi një studim britanik që si objekt kishte çiftet 16-18 vjeç.
Ky hulumtim ka ardhur në përfundim se grave iu pëlqen të bëjnë seks oral sepse pas kalimit të semenit apo spermës, trupi i gruas mësohet me ADN-në e partnerit dhe kështu është më lehtë të ketë shtatëzani.
Thënë më shkurtë, trupi njeh spermën që ka qenë më parë në këtë ambient dhe e lë lehtësisht të kalojë.
05/06/2016/...................................
Plas më në fund videoskandali. Masazhatorja i rëfehet ministrit për... njeh gjith qeverinë
Sapo është publikuar videoskandali shumë i përfolur në zyrën e ministrit të qeverisë aktuale. Por vetëm se ka një hile të vogël. Kjo video është në versionin humoristik dhe është publikuar nga aktori humorit Bes Kallaku.
Jemi në pritje të videos të vërtetë, nëse ka sigurisht.
"Elskluzive...Video skandali i ministrit me masazhatoren. Masazhatorja qe njeh gjith qeverine...", - shprehet Kallaku në videon e publikuar!
Skandal/ Maturantëve u vidhen celularët, i dorëzuan para provimit
Maturanët e shkollës "7 Marsi" në kryeqytet kanë denoncuar pranë “City Radio” një rast të paprecedentë që ndodhi dje, pas përfundimit të provimit të maturës në lëndën e anglishtes.
Para fillimit të provimit, nxënësve u janë marrë nga kontrolli i sigurisë telefonat celularë që dispononin, për të shmangur në këtë mënyrë kopjet.
Por pas përfundimit të provimit atyre nuk u janë kthyer më mbrapsht. Asnjë prej stafit pedagogjik madje as personi i ngarkuar për mbajtjen e tyre, nuk mban përgjegjësi.
E teksa nxënesit i drejtohen punonjësit të Policisë së Shtetit prezent në ambientet e shkollës, për të denoncuar këtë fakt, polici jo vetëm që deklaron se "nuk mban përgjegjësi", por u hakërrehet nxënësve duke ju thënë: "Mos më ngrini zërin"!
Gjithsej rezultojnë të kenë humbur mbi 8 telefona të nxënsve, me vlerë mjaft të konsiderueshme monetare.
Foto/ Birra Peja ‘kundërpërgjigjet’, prodhim enkas për Mavrajn
Pas debatit që hapi mbrojtësi i kombëtares Mërgim Mvaraj që nuk pranoi të vishte fanellën e kombëtares me emrin e birrës “Peja” që sipas tij ishte “haram”, sot është kundërpërgjigjur kompania e “Birrës Peja”.
Ajo ka prodhur birrë pa alkool, enkas për mbrojtësin Mërgim Mavraj
“Enkas për ty, Mërgim”, shkruhet në billbordin që e reklamon birrën pa alkool, përcjellë “Lajmi.net”.
Në fakt, kjo foto po qarkullon shumë nëpër faqe të ndryshme në rrjetet sociale, por nuk dihet ende nëse është e montazh.
Foto/ Ja 10 kompjuterat legjendarë që nuk i keni parë ndonjëherë
Kompjuterat që kemi sot nuk kanë qenë njësoj si kompjuterat e parë.
‘Bussines Insider’ ka publikuar 10 prej kompjuterëve legjendarë që ndoshta mund të mos i keni parë.
Ato janë makineri vërtetë gjigande, që në atë vendoseshin në një vend statik dhe nuk mund të lëvizeshin për shkak të peshës së madhe që kishin.
Shikoni fotot e mëposhtme të kuptoni se si kanë evoluuar kompjuterat që kemi në ditët e sotme:
Ky është celulari që nuk përgjohet, ja sa kushton
Në Britani të Madhe është prodhuar celulari që nuk përgjohet pasi ka një nivel të lartë sigurie.
Celulari i quajtur “Solarin” është prodhuar nga kompania angleze ‘Sirin Labs’ dhe ka një çmim prej 14 mijë Dollarë. Sipas kompanisë, ky aparat celular ka siguri të nivelit ushtarak dhe u sugjerohet biznesmenëve, kjo edhe për faktin se ata kanë mundësi të përballojnë çmimin e një celulari të tillë.
“Solarin” ka një proçesor Snapdragon 810 me 2Ghz shpejtësi dhe 8 berthama, 4 GB RAM, 128 GB memorie të brendshme, 5 antena me shpejtësi të lartë interneti, kamer 23.8 mega piksele.
Telefoni është i veshur me lëkurë italiane të cilësisë së lartë dhe ka sensorë me shenja gishtat, të personalizuar.
Gervenit, 30 mijë lekë gjobë. Veshi rrobat e Admiralit që s’i takonin
Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi gjobën 30 mijë lekë të dhënë nga Shkalla e Parë për kundëradmiralin Kristaq Gerveni, ish-përfaqësues ushtarak në selinë e NATOs në Bruksel.
Ushtaraku i lartë është shpallur i fajshëm për akuzën e “pranimit të favoreve të ushtarakut”.
Më 8 prill 2015, Gerveni u fajësua nga Gjykata e Tiranës për mbajtjen në uniformë të një grade ushtarake më të lartë që nuk i takonte, në datat 22-23 janar 2014, gjatë një takimi të zhvilluar në Komitetin Ushtarak të NATOs në shtabin e këtij organizmi në Bruksel.
Në takim merrnin pjesë përfaqësuesit më të lartë ushtarakë të 28 vendeve anëtarë të NATOs.
Në vendimin e zbardhur së fundmi, Apeli nuk pranonte kërkesën e Prokurorisë për dënimin me 6 muaj burg të kundëradmiralit Gerveni dhe po ashtu kërkesën e mbrojtjes për deklarimin e pafajshëm të ushtarakut të lartë.
Sipas Apelit, i pandehuri e ka kryer veprën penale me dashje direkte si forma më e lartë e fajit.
“I pandehuri Kristaq Gerveni, në sajë të arsimit të tij të lartë ushtarak, kurseve dhe specializimeve të shumta brenda dhe jashtë vendit, gradës madhore ushtarake, eksperiencës relativisht të gjatë në Forcat e Armatosura, detyrave të ndryshme ushtarake në Forcat e Armatosura, ka qenë në gjendje dhe plotësisht i përgjegjshëm që të kuptojë karakterin e kundërligjshëm të veprimit të tij dhe se ai e ka marrë në kundërshtim me rregulloren ushtarake, uniformën ushtarake me gradën ‘Admiral’, e cila nuk i takon pa autorizim të autoriteteve të shtetit shqiptar, e ka veshur me dashjen e tij të plotë këtë uniformë”./Panorama/
Aksidentoi për vdekje djalin e Visar Zhitit, 3 vite burg shokut
Serxho Martiniani, djali që ngiste motorin me të cilin u aksidentua për vdekje djali i shkrimtarit Visar Zhiti, Artioni, është dënuar me tre vjet burg nga gjykata.
Serxho Martiniani, 21-vjeçari që ka mbetur i paralizuar nga aksidenti, u akuzua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Shpejtësi e lëvizjes së tij me motorrin “Yamaha” ishte 160 km/h mëngjesin e aksidentit, më 20 dhjetor 2014 në autostradën Tiranë-Durrës, tek u përplas me sinjalistën e vendosur për punimet që po kryheshin në rrugë.
Ata kishin frekuentuar gjatë natës lokale të ndryshme në Durrës, por nuk ishin të alkolizuar.
Gjatë kthimit, Martiniani, me shpejtësi e sipër, nuk ka mundur të devijojë rrugën siç duhet për t’iu shmangur pengesave prej betoni dhe ka rrëshkitur anash duke dalë në një tokë arë ku është plagosur rëndë, ndërsa shoku i tij, Zhiti, gjeti vdekjen.
Francën anullova, biletat dhurova
Nga Kreshnik Spahiu
Sot vendosa të mos udhëtoj drejt Francës për të parë ndeshjen Shqipëri-Zvicer. Madje biletat e mia ua dhurova disa shqiptarëve nga Prishtina dhe Tetova.
Ishte një ëndër 40 vjeçare të cilën e prisha dhe e ndërpreva papritur.
Kolegët u habitën dhe më pyetën pse nuk do udhëtojmë në Francë? Pse nuk do jemi në stadium?
I ftova ata që të bëjnë të njëjtën gjë. Të gjithë politikanënët do ishte e udhës të dhuronin biletat e tyre TKZ-së Tifozave KuqeZi nga Kosova, nga Maqedonia, nga Ulqini, nga Presheva dhe nga diaspora.
I bëra thirrje të gjithë biznesmenëve që t’ja dhurojnë biletat e stadiumit të varfërve.
Shqipëria e Bashkuar dhe në Europë nuk ishte vetëm një ëndërr e imja por e mbi 10 milion shqiptarëve. Shqiptarët të barabartë dhe gladitorë në arenën europiane është sfida e çdo shqiptari.
Mbi 10 milion shqiptar, të rinj apo pleq, të varfër apo të pasur, gra apo burra dëshirojnë dhe ëndërrojnë të jenë në ato shkallë stadiumi për të brohuritur.
Gjithsesi unë hoqa dorë dhe vendosa që biletat e mia t’ja dhuroj dhe lumturoj të tjerët sepse ata janë më tifozë se unë dhe ëndra e tyre realizohet e plotë aty.
Unë kam një ëndërr tjetër. Shqipërinë nuk e dua të Bashkuar dhe në Europë vetëm në futboll.
Për këtë arsye vendosa të dhuroj biletat dhe të qëndroj këtu mes atyre që ëndërrojnë një Shqipëri tjetët etnike dhe europiane.
Rrugë të mbarë miqve të mi tifozave kuqezi. U qofshin fal biletat dhe Zoti u bekoftë në betejën kuqezi.
Basha: Zgjedhje të lira dhe drejtësi, që s’mbrojnë krimin dhe korrupsionin
Për të ulur çmimin e energjisë në 7.7 lekë për kwh për konsumatorin dhe 9.7 për biznesin fatura e buxhetit është 70 milionë dollarë. Qeveria shpërdoron vetëm në një vit 80 milionë dollarë për zyra, orendi dhe luks; 200 milionë dollarë për skemat korruptive të check-up-it dhe sterilizimit.
Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë prioritet kryesor i demokratëve. Lulzim Basha është i vendosur të bëjë gjithçka për t’ia arritur kësaj duke nisur me sanksionimin në reformën zgjedhore të votimit biometrik dhe elektronik. Në një takim me të rinjtë e Lezhës, zoti Basha ka theksuar se do të ndërmarrë çdo veprim demokratik për t’ia arritur kësaj, sikundër është i vendosur dhe për një reformë në drejtësi që lufton dhe nuk mbron të korruptuarit dhe të inkriminuarit.
“Unë jam europianist, dhe si i tillë nuk mund të mos përpiqem me gjithçka për t’i dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme, një drejtësi që nuk i mbron por i ndëshkon qeveritarët e korruptuar dhe kriminelët. Dhe do të përpiqem patjetër të gjej gjuhën e përbashkët me kundërshtarin politik, por vetëm sipas standardeve europiane: Për zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje elektronike, numërim elektronik, dhe një drejtësi të pakapur nga Koço Kokëdhima, nga Emiliano Shullazi, nga Habilajt”.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vënë votën e lirë në themel të vendimmarrjes dhe zgjedhjet në Partinë Demokratike pasi beson se përmes votës është mënyra më e mirë për të bërë zgjedhjet dhe zgjidhjet e duhura. Me votë u zgjodhën drejtuesit e Forumit Rinor, me votë të përzgjidhen dhe 49 kandidatët për deputet nga radhët e të rinjve. Lulzim Basha u ka bërë dhe një premtim të rinjve nga Lezha. Sa më të mirë të jenë kandidatët aq më lart do të renditen në listën e kandidatëve, premtoi Basha.
“Në qoftë se kandidatët që ju do të zgjidhni me votë të lirë dhe të ndershme sipas gjykimit tuaj e me sa më pak ndikime të jashtë, mundësisht me zero ndikime të jashtme përveç gjykimit juaj; pasi t’i dëgjoni mirë e mirë e të bindeni për integritetin e tyre, për forcën e tyre, për kurajon e tyre; Për luajalitetin e tyre në radhë të parë ndaj interesave tuaja, dhe sigurisht ndaj interesave të opozitës, Partisë Demokratike sot e të qeverisjes tonë nesër,sa më të mirë t’i zgjidhni aq më lart, ju jap fjalën, do t’i rendisim në listën fituese të deputetëve të ardhshëm të Kuvendit të Shqipërisë”.
Në takimet me fermerët në Rraboshtë dhe Zejmen zoti Basha u njoh me mungesën e subvencioneve dhe investimeve në bujqësi. 150 milionë euro, theksoi kreu i demokratëve do të akordohen në buxhetin e bujqësisë që në vitin e parë të qeverisjes. 100 milionë euro do të shkojnë drejtpërdrejt për subvencione për fermerët, blegtorët dhe peshkatarët.
Do'stlaringiz bilan baham: |