Masat që propozohen nga FIAT
Pasi u krye një kqyrje e detajuar e gjendjes, ky grup vëzhgimi italian zhvilloi një takim me Françesko Jakomonin, mëkëmbësin e Mbretit Viktor Emanuel në Shqipëri, dhe hierarkë të tjerë fashistë. Nga takimi u arrit në përfundimin se duheshin marrë masa në disiplinimin e tregtisë së automjeteve, çmimet etj. Duhej ngritur një ofiçinë qëndrore për rregullime dhe asistencë dhe masa tjetër të disiplinohej transporti urban dhe interurban.
Për disiplinimin dhe ndërhyrjen në tregtinë e automjeteve, kuptohet se u gjykua që të kundërshtohej opinioni se vetëm makinat të prodhimit amerikan janë të suksesshme. Për këtë kërkohej që firmat europiane dhe më saktë FIAT-i të rishikonin çmimet e shitjes për të paktën modelin 1100 (Millecento) për të konkurruar çmimet e markave amerikane, edhe pse firma italiane e kishte të vështirë pasi makinat e destinuara për përdorim në Shqipëri kërkonin përforcime ekstra për të përballuar qarkullimin në rrugët e dëmtuara.
U vendos krijimi i një Ofiçine Qëndrore në Tiranë e cila do të kryente punën për riparimin e automjeteve. Kjo ofiçinë do të shërbente edhe si pikënisje për të hapur degë në disa qytete të cilat do të kryenin riparimet më urgjente. Nëse hapet kjo ofiçinë (mendonin specialistët) do të kthehet padyshim në bërthamën e pranisë së FIAT në Shqipëri. Për këtë arsye ajo mund të dërgonte në vend një drejtues të lartë të sajin i cili mund të bënte një raport të hollësishëm për nevojat në vend. Ky raport do t’u paraqitej autoriteteve më të larta me qëllim realizimin e nevojave.
Çështja e parë për disiplinimin e transportit urban ishte krijimi i një shoqërie transporti. Kjo gjë nuk vonoi shumë dhe në Shqipëri u krijua e mirënjohura “Societa Automobilistica Transporti Albanesi”, shkurt S.A.T.A.
Veturë FIAT Modeli 1100
Firma italiane e prodhimit të automjeteve FIAT mund të hynte në tregun e Shqipërisë me dy modele të veturave të saj, Berlina dhe Torpedo me fuqi motorike 1100 dhe 2800. Por të dyja këto modele të përforcuara në llamarina dhe balestra. Ndërsa mund të sillte tri modele kamionësh dhe një autobuzi. Çmimet për këto automjete do të ishin ndryshe nga lista e çmimeve në Itali, gjithashtu FIAT garantonte praninë e saj edhe me pjesët e këmbimit. Transporti i automjeteve do të merrej përsipër nga vetë firma deri në portin e Durrësit. Por kjo barrë kapitali për firmën italiane ishte e madhe prandaj kërkonte që në pjesën më të madhe të rimbursohej nga Shteti.
FIAT, shpresonte që makina që do të kishte sukses në vend do të ishte modeli 1100. Ky model kishte të gjitha karakteristikat për një vend si Shqipëria, ishte i fortë, me kosto të lirë dhe lehtësisht i manovrueshëm. Ky model nuk kishte nevojë për shumë ndërhyrje për t’u përshtatur me mjedisin shqiptar, gjithashtu ky model para 1939 ishte shitur në vend me të njëjtin çmim si në Itali, dhe me ndërhyrjen në çmim vetëm për tregun shqiptar ky model do të bëhej më tërheqës. Sigurisht që kërkesat për këtë model kishin ardhur më parë nga shtetasit italianë të vendosur në Shqipëri.
Veturat në fuqi motorike dhe shasi më të mëdha si modeli 2800 po gjente përdorim tek funksionarët e lartë të huaj dhe shqiptarë. Ky model i përforcuar po konkurronte makinat e prodhimit amerikan. Ishte shumë i përshtatshëm për qarkullimin në distanca të largëta. Çmimi i këtij modeli ishte i shtrenjtë, por firma gjykonte që nëse do të kishte rimbursim nga Shteti Shqiptar nuk do ishte problem.
Sigurisht që nëse FIAT do të investonte dhe do të sillte modelet e saj në Shqipëri, duhej parandaluar që automjetet që shiteshin me një çmim të ulët këtu të mos qarkullonin në hapësirën e Perandorisë, kjo sepse do të ishte një humbje për firmën. Siç del nga dokumenti, ishte llogaritur që vetura Fiat Millecento të shitej 20 mijë lireta (me vlerën e sotme, diku tek 17 mijë euro)
Vetë firma FIAT njoftoi pas takimit se ka ngarkuar specialistë nga një prej konçesionarëve të saj, që do drejtohet nga një inxhinier. Ky grup do kontaktojë me autoritetet shqiptare për të diskutuar mbi nevojat urgjente që mund të ketë në vend. Firma kërkonte gjithashtu që të krijoheshin edhe kushtet normale të punës, marrëdhënie të mira me autoritetet lokale dhe siguri për njerëzit dhe kapitalet.
Ashtu siç është e njohur për të gjithë, kompanitë gjigante si FIAT do shfrytëzonin pushtimet e Italisë fashiste për të zgjeruar tregun e tyre. Për këtë dokument interesant që po botojmë, vlera e tij qëndron në skanimin që i bëhet situatës së rrugëve, infrastrukturës dhe çmimet e makinave e karburanteve në Shqipërinë e 1939-s. Aq primitiv ishte ky sektor, saqë vetëm me ardhjen e fashistëve dhe, kuptohet, për interesat e tyre, në Shqipëri u formuan mekanikët e parë, shoferët e parë të specializuar. Nuk është aspak e çuditshme, përse për shumë kohë në vend, edhe pas luftës, linjës së autobuzëve shqiptarët i thoshin “SATA”. Nga ana tjetër, pikërisht këtu e ka shpjegimin edhe fakti që sot e kësaj dite, terminologjia në manualet e drejtimit të automjeteve si dhe në të folmen e përditshme, fjalët italisht janë shumë të pranishme, si kamio (kambio), volanti, indietro, sotokarti, kofano, pulexho, kushineta etj etj.
Burimi: AQSH i RSh, F. 197, V. 1939, D. 17/Dita/
Lista e plotë/ Prokurorët dhe gjyqtarët që ndryshuan emrat
Emrat dhe mbiemrat nuk i kanë ndërruar vetëm politikanët që kanë patur probleme me ligjin në të shkuarën, kryesisht jashtë vendit. Formularët e vetëdeklarimit për ligjin e dekriminalizimit kanë zbuluar se gjeneralitetet janë ndryshuar edhe nga gjyqtarë e prokurorë.
Disa prej tyre rezulton të kenë ndryshuar edhe moshën, me qëllim për të shtyrë daljen në pension.
Ken Dhima, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin. Ai deklaron se emri i tij i parë ka qenë Krenar Gjoka. Dhima është akuzuar nga ILDKP për fshehje të pasurisë, ndërsa është proceduar nga Prokuroria, raporton Shqiptarja.com, që sqaron se a ii shpëtoi shkarkimit.
Zeta Terpollari, gjyqtare në Gjykatën e e Lushnjës emrin e parë e ka patur Zenepe.
Zihni Spahiu, gjyqtar në Elbasan, deklaron se emri i tij i parë ka qenë Zeni Spahiu.
Petrit Aliaj, gjyqtar në Gjykatën Apelit Vlorë ka ndryshuar mbiemrin. Më parë ai quhej Petrit Vejzadi. Aliaj është kallëzuar penalisht nga ILDKP për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë.
Rexhina Merlika, gjqtare në Tiranë, më parë quhej Gjelina.
Skënder Haluci, gjyqtar në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, thotë se mbiemri i tij i parë ishte Buçpapaj.
Ilir Çeliku, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, deklaron më parë quhej Elfterios Çelikas.
Durim Hasa, gjyqtar në Berat, deklaron se emri i tij i parë ishte Duçe Hasa.
Asnjë nga gjyqtarët nuk figuron i dënuar më parë. Vetëm Rasim Doda, gjyqtar në Sarandë, shënon se është ndaluar me urdhër të prokurorisë për korrupsion më 5 qershor 2015.
Disa prej gjyqtarëve deklarojnë se kanë qenë emigrantë në Greqi dhe Itali.
Tritan Hamitaj, anëtar i KLD, ka qenë tre herë emigrant në Paleta në Greqi, në vitet’91, ’92 dhe ’96. Gjyqtari Sulejman Kurti, deklaron se ka qenë emigrant ilegal në Greqi në vitin 1995.
Sokol Bunaj ka emigruar për punë në periudhën 1992-2001, në Romë, Itali.
Gjin Gjoni, anëtar i KLD, deklaron se ka qëndruar katër herë jashtë vendit, për arsye studimore, nga viti 2000-2002.
Greqia, aeroplan ushtarak në Rinas për të çuar në Athinë 4 gratë e plagosura nga djegia e autobusit në Krujë
Katër prej grave të plagosura nga djegia e autobusit në Krujë u dërguan sot në Greqi për mjekim më të specializuar.
Të plagosurat ndodhen në gjendje të stabilizuar, por u dërguan në shtetin fqinj për kujdes më profesional shëndetësor. Sipas mediave greke, katër gratë u transportuan drejt Athinës me aeroplanin ushtarak “C-130” të Forcave Ajrore Greke.
Avioni grek u ngrit nga aeroporti i Rinasit në Tiranë dhe mbërriti në Athinë pa asnjë problem. Transportimi i tyre u bë pas bashkëpunimit mes dy Ministrive të Shëndetësisë.
Katër të plagosurat ishin në mesin e 30 besimtareve ortodokse që u plagosën nga djegia e autobusit në Krujë disa javë më parë, ku njëra prej tyre humbi jetën.
Presidenti Nishani pret “Vetëvendosjen”
Presidenti Bujar Nishani priti sot dhe zhvilloi një takim me Kryetarin e Lëvizjes “Vetëvendosje” Visar Ymeri dhe deputetin e Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti.
Kreu i Shtetit shqiptar çmoi kontributin dhe rolin e Lëvizjes ‘Vetëvendosje” në zhvillimet politike të Kosovës si dhe në konsolidimin e institucioneve demokratike funksionale të shtetit më të ri në Ballkan.
Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje” zoti Ymeri dhe deputeti i saj, zoti Kurti ndanë me Presidentin e Republikës së Shqipërisë këndvështrimet e tyre dhe të forcës politike që përfaqësojnë mbi zhvillimet aktuale dhe situatën politike në Kosovë.
Presidenti Nishani ritheksoi qëndrimin se çështjet me rëndësi madhore për të ardhmen e Kosovës, duhet të zgjidhen me maturi e urtësi politike, në qasje të plotë ligjore dhe në mbrojtje të interesave të shtetit të Kosovës.
Kreu i Shtetit pasi vlerësoi përparimin e shënuar nga Kosova që nga dita e shpalljes së pavarësisë së saj, evidentoi intensifikimin e marrëdhënieve vëllazërore të gjithanshme mes dy shteteve.
Presidenti Nishani gjatë takimit, i garantoi udhëheqësit e Lëvizjes “Vetëvendosje” mbi përkushtimin e tij personal dhe institucional, si dhe atë të institucioneve të shtetit shqiptar për mbështetje të vazhdueshme dhe të pakursyer ndaj Republikës së Kosovës gjatë përpjekjeve të saj për t’u anëtarësuar sa më shpejt në organizatat rajonale dhe ato ndërkombëtare.
Gjermani, arrestohen 3 terroristë sirianë, ishin gati për të goditur
Tre burra janë arrestuar në Siri si terroristë të ISIS, që po planifikonin të sulmonin qendrën historike të qytetit Dusseldorf. Të tre janë me origjinë siriane.
Tre prej terroristëve që u arrestuan në Gjermani ishin pjesë e së një celule, ku përfshihet dhe një tjetër i arrestuar, por në Francë. Sipas Der Spiegel, të tre të arrestuarit kanë origjinë siriane.
Objektivi i parë i sulmit dyshohet se ishte qëndra historike e qytetit North Rhine Westphalian.
Plani i përgatitur me vite.
Dy prej të arrestuarve u nisën nga Siria për në Turqi në vitin 2014 pasi plani i tyre i sulmeve u miratua nga liderët e ISIS.
Në vitin 2015, ata hynë në Gjermani nëpërmjet Ballkanit, ku mësohet se misionit të tyre iu bashkua edhe një sirian i tretë.
Mjeku: Deviacioni i septumit nazal, çfarë shkakton
Në shumë raste forma e kavitetit nazal është shkak për krijimin e sinusitit kronik. Septumi nazal është muri ndarës i zgavrës së hundës në dy gjysma të barabarta dhe është i përbërë nga një skelet qëndror mbështetës i mbuluar nga të dy anët me një membranë të trashë.
Pjesa e parë e kësaj ndarjeje natyrale është një shtrukturë e fortë por pjesa më e madhe e tij është e përbërë nga kartilagot (kërcet) dhe e mbuluar nga lëkura e cila është e pasur me shumë enë gjaku.
Septumi ideal është në qendër të hundës, duke ndarë të dy anët e hundës në rrugë ajrore më përmasa të barabarta.
Sipas studimeve, 80% e septumeve nazale janë të devijuar nga qendra. “Septum i devijuar” quhet rasti kur septumi është i zhvendosur larg vijës së mesme ndarëse. Shkaku më i shpeshtë është trauma e hundës.
Simptoma kryesore është vështirësia në frymëmarrjen me hundë. Simptomat zakonisht janë më të rënda në njërën anë dhe në shumë raste ky deviacion mund të ndikojë në drenimin e sinuseve duke e bllokuar atë, gjë që çon në infeksione të vazhdueshme të sinuseve.
Një deviacion i septumit nazal mund të shkaktojë:
– Bllokim të rrugëve ajrore të hundës;
– Kongjestion nazal, zakonisht në një anë të hundës;
– Gjakderdhje të shpeshta nga hunda;
– Infeksione të shpeshta të sinuseve (sinusit kronik);
– Dhimbje faciale (të fytyrës);
– Dhimbje koke;
– Sekrecione postnazale në grykë.
Në shumë raste, një person me deviacion të septumit nazal shfaq simptoma të rënda në rastet e një gjendjeje gripale (infeksion i traktit të sipërm respirator). Tek këto individë, infeksioni respirator shkakton inflamacion nazal. Ky i fundit rëndon vështirësinë e frymëmarrjes me hundë të shkaktuar nga deviacioni septal.
DIAGNOSTIKIMI I DEVIACIONIT TË SEPTUMIT NAZAL
Pacientët me sinusit kronik shpesh vuajnë nga kongjestioni (bllokimi) nazal, dhe në shumë raste kanë deviacion të septumit nazal. Gjithsesi, ekzistojnë disa arsye të tjera në lidhje me bllokimin e rrugëve ajrore nazale ku përmendim:
1. Hipertrofia e konkave (mukozave) të hundës;
2. Edemë (enjtje) nga infeksione të ndryshme;
3. Alergjia
Elis Rroshi ka mbështetje kavajsit? Ndjekësit e masakrojnë në Facebook
Ndjekësit e Elvis Rroshit në rrjetet sociale janë diametralisht të ndarë në qëndrimet e tyre mbi dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të Bashkisë së Kavajës.
Disa prej tyre shprehin indinjatën se si një i dënuar për përdhunim në grup ka mundur të marrë detyrën e qytetarit të parë të Kavajës.
Ata i kujtojnë se ai jo vetëm duhet të tërhiqet, por për krimin e bërë duhet të vuajë dënimin me burg.
Janë jo të paktë edhe mbështetësit e tij. Ata i kërkojnë të mos tërhiqet dhe shohin si problem të zbulimit të dënimit të tij, kundështarët politikë në PD.
Shpërthen 20-vjeçari nga Fieri: Na falni o pjeshka që s'ju blejmë dot
Një 20 vjeçar nga Fieri nuk ka duruar dot më dhe ka shpërthyer në pesimizëm duke përshkruar jetën e tij që nga fëmijëria e lumtur deri tek e tashmja e pashpresë. Ai ankohet për vajzat, për fisin, për qeveritë, për padrejtësitë e çdo lloji që të qenit shqiptar fatkeqësisht t'i mundëson.
Ai është shumë i ri, por fjalët e tij janë realiteti ynë dhe është për të ardhur keq që shikon kaq mllef dhe pesimizëm tek një 20-vjeçar.
Mesazhi i tij:
''E ke parasysh kur do te ndryshosh gjithcka, por s'ke mundesine per te ndryshuar asgje? Aq i derrmuar eshte ky popull dhe sistemi e ben te tille. Sa here eshte nderruar QEFerisja ne kemi shpresuar qe do te behet me mire, qe do na gjeje babi pune dhe do jemi me te lumtur ,ti qeshim dhe atij qe e shofim ne rruge, ti themi miremengjes me plot deshire. Kemi shpresuar qe te pakten mos te vuajme per gjerat e nevojshme, pa ne djall te tjerat, jo gjithkush jeton bukur.
Po sot ti po e veren qe zihet vellai me vellain, shoku me ty, ti me kusheririn, i gjithe fisi eshte ndare e nuk ka me nje vit te ri si me perpara, bashke 40 veta. Une e di qe ty te merr malli per kohen e vjeter por shpreson per te ardhmen, duke e ditur qe gjithmone e vjetra ngelet me e bukur. Cfare ndodh me kete popull kaq te mjere sa dhe kur ngrihet i vrasin dhe kur hesht i shtypin. Kur punojne ne mjerim ata i hedhin ne ere, e te nesermen as nuk i qajne sa per te rene ne sy sic e kane zakon.
Une e di qe ti s'je krenar qe je shqiptar. Po normal, pse te jesh kur asgje nuk ja vlen. Kur ti nuk ke arsye per te qene krenar. Si mund te jem une krenar me gjithe keto qe kaloj nga pasoja e te qenurit shqiptar?
Thone qe do behet me mire. Hahaha, sa perralle e bukur, kam qekur linda qe e degjoj. Thone mire disa: do behet me mire, se me keq s'ka ku te shkoje, po dhe keta kot ja kane futur keto 10 vitet e fundit. Imagjino, une jam 20 vjec, pa dale akoma ne jete dhe kam kaq pesimizem per te ardhmen time.
Ej, po kur thone meso qe te kesh jeten perpara, ca te mesosh ketu ku futet ne pune ai qe ka xhan partia qe i dhjefshim ne koke. Jete pa motivim e pa arsye, te jetosh se te ra rasti, me sakte te MBIJETOSH, kete ben shqiptari i shkrete.
Mendoj naiher si do jete kur te krijoj familje ketu. E kam gjetur zgjidhjen, do marr nai grua nga Kina, andej sa me larg qe mos te di ca ka ndodh, mos te marr ndonji nga keto qe veshin pantallona qe as bythen nuk ja mbulojne. Vajza qe i ka pas ai gjyshi shokut tim me X6. Cfare mentaliteti eshte krijuar. Sa e veshtire eshte te jesh shqiptar.
Ti i lexon keto e ndoshta qesh, ndoshta qan, ndoshta te vjen inat. Ishalla e lexon ai kusheriri im qe te mbyt ne lek edhe e marr une ne telefon per te pi kafe, ishalla nuk e lexon nai kalama ne klase te pare, se ketu tek ne kane facebook ata, mos ta lexojne se do tmerrohen. Fiksim kam ta lexoj nai nga keta te mega holdings, nga ata qe do behen me leke edhe ti vrasin po ju the se eshte mashtrim.
Ose kur e mendon qe e lexon ai i shkreti qe e ka shtepine atje ku perton dhe vete te shkoje se nuk ka rruge .
Dhe per te gjitha ato gocat pjeshka qe jane bere qen neper snapchat, na falni qe nuk ju blejme dot ndonje qen ta keni. E lind nena goc e ajo behet qen. Nuk e di si do ja dalim. Gjithcka eshte e veshtire ne jete, po me e veshtire eshte: "TE JESH SHQIPTAR"./JOQ/
Rrëfehet prostituta: Ja sa zgjat hera e parë me një mashkull të virgjër
Punonësja e seksit Sarah Greenmore, ka folur për atë që ndodh brenda dyerve të një shtëpie publike. Sarah është nga Nevada, SHBA, dhe duke folur për klientët e saj atje, ka pranuar se ka shkuar edhe me 7 burra brenda një nate, ndërkohë që fitimet e saj arrijnë deri në 10.000 dollarë për 13 ditë.
Ajo është shprehur se, akti me djemtë që kryejnë marrëdhënie seksuale për herë të parë mund të zgjasë 20 sekonda, me më të dobëtit dhe 1 minutë e 30 sekonda për adoleshentët më të fortë, me të cilët asaj i ka qëllur të punojë.
Sara është përgjigjur se, puna që ajo bën nuk ka ndikuar negativisht në lidhjen e saj me yllin pornografik, megjithëse tanimë është single dhe mundohet që njëkohësisht të punojë e të gjejë edhe kënaqësi për vete tek klientët.
U kap me drogë më 1996-n? Ja pse e ndryshoi mbiemrin Arjan Galdini
Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë, me kryetar Arjan Galdinin, është aleatja më e re e Partisë Demokratike.
Arjan Galdini (Salihaj) është arrestuar në vitin 1996 në Tiranë si shpërndarës droge.
Kryetarit të partisë “Partia për Liri Demokraci dhe Etikë”, Arjan Galdini (Salihaj) i janë kapur dhe sekuestruar një sasi prej 5 kg hashash, raporton “Zathur.net”.
Në atë kohë Arjani ka qëndruar 7 muaj në paraburgim dhe ka përfituar nga amnistia e vitit 1997.
Në vitin 2004, Arjan Salihaj e ka ndryshuar emrin, duke marrë mbiemrin Galdini.
“Rama kandidoi Roshin, edhe pse u njoftua për dënimin në Zvicër”
“Edi Rama është lajmëruar nga faktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë, se Elvis Roshi është i dënuar për drogë në Zvicër” deklaroi sot nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka.
Sipas Palokës problemi në çështjen Rroshi qëndron tek kryeministri, që pavarësisht se e dinte për dënimet e tij, Rama vazhdoi ta mbronte kryetarin e Bashkisë së Kavajës.
Deklarata e plotë e Edi Palokës:
Nuk është Elvis Roshi problemi më i madh, për të nuk ia vlen të harxhosh dy minuta kohë.
Problemi është Edi Rama, që mori një të dënuar, një trafikant droge, një shef bande, ua nxori socialistëve si modelin e tij, e vuri të marrë vota me forcë, e ti blejë ato, duke ia paraqitur Kavajës dhe mbarë shoqërisë si model suksesi që duhej ndjekur.
Një vit më parë, përpara se ta rikandidonte, Edi Rama është lajmëruar nga faktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë, se Elvis Roshi është i dënuar për drogë në Zvicër.
Dhe i është kërkuar Edi Ramës të mos e rikandidonte, të mos poshtëronte popullin e tij.
Por Edi Rama vazhdoi, e konfirmoi se zgjedhja e tij është Roshi, se modeli i tij është Roshi.
Pse e kandidoi Edi Rama, Roshin, edhe pse u njoftua nga ndërkombëtarët për dënimin e tij në Zvicër, edhe pse iu kërkua të mos poshtëronte popullin e tij?
Sepse ai nuk do të qeverisë, por të sundojë. Të sundojë me forcë, me dhunë me terror. Siç po sundon. Për këtë i duhen trafikantët, tutorët, vrasësit.
Ndaj çoi edhe në krye të partisë në Kavajë, një të dënuar për drogë, si Gentjan Daja në Itali, e në Gjermani. Një ushtar i Roshit ky. Pra e gjithë banda në pushtet. Siç po bën me të gjitha degët e partisë së tij.
Ky rast është shëmbëlltyra tipike që nxjerr përmasat e plota të inkriminimit që Edi Rama i ka bërë pushtetit kudo, në çdo qytet e në çdo bashki.
Edhe kur u mësua se Roshi ishte dënuar në Itali për përdhunim në grup, Edi Rama sërish e mbrojti.
Jo vetëm shkruante rregullisht statuset e tij në Facebook, por me firmën e vet bëri dhe një vajtim të gjatë, e mbrojti edhe nga foltorja e Partisë Socialiste, nxori dhe tre deputetë ekraneve për të avokati për Roshin. Organizoi edhe një demonstratë me punonjës bashkie e urdhëroi socialistë, burra e gra e nëna të dalin të mbrojnë të dënuarin për përdhunim.
Ky është pra modeli dhe standardi i Edi Ramës.
Sepse ai nuk qeveris dot me qytetarët e për qytetarët.
Ai kërkon të sundojë dhe për këtë i duhet roshi, bushi, shullazi, habili, balili, prenga, ndoka, cubi, frroku. Për të sunduar i duhen tutorë, banditë, trafikantë e vrasës.
Por dekriminalizimi do të bëhet, dhe sundimi i Ramës me krimin do të bjerë.
Gjermania sfidon Turqinë, shpall zyrtarisht genocid vrasjen e armenëve
Gjermania sfidoi Turqinë me aprovimin e një rezolute që e shpall genocid vrasjen masive të armenëve nga otomanët gjatë luftës së parë botërore.
Tërbimi i Ankarasë dhe paralajmërimet e saj se ky veprim mund të cenojë marrëdhëniet dy palëshe, nuk i pengoi Bundestagun të hidhte këtë hap në kohën kur Bashkimi Europian ia ka nevojën Turqisë për të frenuar fluksin e emigrantëve.
Kryeministri turk Numan Kurtulmus e cilësoi lëvizjen e ligjvënësve gjermanë si “gabim historik” e thirri ambasadorin për konsultime.
Armenia këmbëngul se në barbarizmin e 1915-s vdiqën 1 milionë e gjysmë armenë.
Turqit pretendojnë se shifra është shumë më e ulët dhe refuzojnë të pajtohen me përdorimin e termit “genocid”. Më shumë se 20 kombe, mes të cilave Franca e Rusia si dhe kreu i Kishës katolike, Papa Françesku, e njohin si të tillë mizorinë e përpara një shekulli.
Ankaraja, megjithatë, vazhdon ta mohojë ekzistencën e një fushate sistematike për shfarosjen e të krishterëve armenë si grup etnik dhe kujton gjithmonë sesi gjatë shembjes së Perandorisë Osmane, kanë humbur jetën edhe shumë civilë turq.
Kancelarja Angela Merkel nuk ishte në sallë gjatë votimit. Por, Kristian Demokratët e saj, partia e koalicionit SPD dhe të gjelbrit votuan me shumicë dërrmuese votash për miratimin e rezolutës./tch/
Video/ Kinë, pallati 57-katësh u ndërtua për 19 ditë
Një kompani ndërtimi kineze ka përdorur një teknikë ndërtimi që e quan "ndërtimi modular", me të cilën ngrenë tre kate në ditë.
Ndërtimi modular, është i ngjashëm me atë që në Shqipëri mund të njihet si "parafabrikat", pasi pjesët e ndërtesës prodhohen tjetërkund dhe pastaj montohen. Por me zhvillimin e teknologjisë, nuk lënë vend për cilësi më të ulët ndërtimi se metodat normale.
Kompania që ngriti një pallat 54-katësh me 800 apartamente për 19 ditë pune, thotë se duan të marrin përsipër të bëjnë ndërtesën më të lartë në botë, më të madhe se Burj Khalifa e Dubait.
Ata duan ta quajnë Sky City, dhe të ketë 220 kate. Për kompaninë, kjo ndërtesë do të ketë gjithçka, që nga fermat e mbyllura e deri tek pistat e helikopterëve./TCh/
Gjendet përgjues në zyrën e ministrit Saimir Tahiri
Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri zbulon në zyrë pajisje përgjimi, e dorëzon në Prokurori bashkë me kallëzimin penal. Burimet zyrtare pranë Prokurorisë së Përgjithshme, i thanë “ABC News” se pak ditë më parë, Ministria e Brendshme ka dorëzuar një kallëzim penal pranë Prokurorisë së kryeqytetit, ku kërkohet të gjenden personat që i kanë vendosur në zyrë ministrit Tahiri aparat përgjimi.
Këto burime nuk japin detaje për llojin dhe përmasat e aparaturës së përgjimit, por shtojnë se ajo është dërguar në laboratorin e policisë shkencore për ekzaminim.
Sipas Prokurorisë, referuar kallëzimit është bërë edhe regjistrimi i procedimit penal, për momentin për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.
Pasi nga të dhënat paraprake, dyshohet se personi që i ka vendosur pajisjen e përgjimit në zyrë ministrit Tahiri është punonjës i Ministrisë së Brendshme.
Por kjo mbetet në fazën e dyshimeve paraprake, pasi prokurori i çështjes sapo ka nis verifikimin e të dhënave të renditura në kallëzim penale.
Për këtë fakt, “ABC News” kërkoi një koment nga zyra e shtypit pranë ministrit Tahiri, të cilët ende nuk kanë dhënë ndonjë version për çështjen.
Burimet thonë se, ende nuk dihet se për sa kohë ministri Tahiri e kishte këtë pajije përgjimi në zyrë, pasi pas konstatimit ajo është dorëzuar në prokurori. Gjithashtu nuk dihet se çfarë biseda ka regjistruar dhe kush i disponon ato.
Për gjetjen e kësaj pajisje përgjimi, pak ditë më parë paralajmëroi edhe ish-Kryeministri Sali Berisha duke paralajmëruar se, ministri Tahiri është regjistruar me zë ku implikon atë në afera të ndryshme.
Ministria e Brendshme prej disa muajsh ndodhet në ambientet e Gardës së Republikës, pasi ndërtesa ekzistuese po rikonstruktohet./abcnews/
Përgjimi/ Berisha paralajmëroi çimkën te Tahiri, aludoi për LSI-në
Skandalin e kryerjes së përgjimit në zyrën e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, e ka lajmëruar i pari ish-kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet n jë statusi në profilin e tij në Facebook në datën 20 maj 2016.
Sipa ish-kryeminstrit Berisha, ministri Tahiri është i përfshirë në afera të shumta korruptive dhe kriminale, për të cilat ekzistojnë edhe përgjime që jënë bërë direkt nga zyra e tij.
Në këtë mënyrë, ish-kryeministri Berisha paralajmëronte gjetjen e një pajisjeje përgjuese brenda zyrës së Ministrit të Brendshëm, për të cilën Berisha aludonte se mund t’ia kishte vënë ndonjë përfaqësues i LSI-së.
Ndërkohë një ditë përpara publikimit të statusit në profilin e tij në Facebook, Berisha kishte folur në Kuvend për një video seksi e cila përfshinte një prej zyrtarëve më të lartë të qeverisë.
Kurba e korrupsionit në tre vitet e fundit mbetet në vendnumëro
Një sondazh i qendrës IDRA vlerëson se perceptimi i qytetarëve shqiptarë për korrupsionin nuk ka ndryshuar, krahasuar me tre vjet më parë, ndërkohë që 89 për qind besojnë se institucionet publike janë të korruptuara.
Kurba e korrupsionit ka qenë një çështje mjaft e debatuar përgjatë tre viteve të qeverisjes “Rama”, por një sondazh i publikuar nga qendra IDRA tregon se perceptimi i qytetarëve për të ka mbetur në vendnumëro. “Korrupsioni në Shqipëri- Perceptime dhe Përvoja”, sondazh i kryer përmes intervistimit të njëmijë qytetarëve gjatë muajve janar-shkurt 2016 tregon se armata më e madhe e shqiptarëve, 37%, mendon se korrupsioni ka mbetur njësoj, krahasuar me tre vjet më parë.
Sondazhi vlerëson gjithashtu se 33% e qytetarëve të intervistuar mendojnë se korrupsioni është rritur, përkundrejt 26% që mendojnë se është ulur.
“Perceptimi i qytetarëve shqiptarë për korrupsionin në vend mbetet i lartë. Pothuajse 89% e qytetarëve mendojnë se korrupsioni është i përhapur ose shumë i përhapur mes zyrtarëve publikë”,- vlerëson raporti i IDRA.
Qytetarët shqiptarë vazhdojnë t’i shohin shumicën e institucioneve publike si të korruptuara, edhe pse mes tyre vërehen diferenca të dallueshme. Punonjësit e doganave, gjykatësit dhe prokurorët shihen si më të korruptuarit, sipas raportit, ndërsa mësuesit, drejtuesit fetarë, presidenti i Republikës dhe mediat renditen mes institucioneve që konsiderohen si më “të ndershmet”.
IDRA, think tank i përbërë nga një grup ekspertësh të pavarur i ka krahasuar të dhënat me sondazhin e mëparshëm, të realizuar në vitin 2010, prej nga rezulton se edhe mes institucioneve më pak të korruptuara, besimi i publikut ka pësuar bjerrje.
Perceptimi për Presidentin, drejtuesit fetarë dhe mediat ka shënuar disa pikë rënie krahasuar me vitin 2010, ndërkohë që besimi për policinë e shtetit dhe mësuesit e shkollave publike ka shënuar përmirësime.
Ndonëse gjykimi për korrupsionin si fenomen mbetet i pandryshuar, sondazhi vlerëson një rënie të përvojave personale të qytetarëve me korrupsionin. Në vitin 2010, 57% e të intervistuarve raportonin se kishin përvoja personale rryshfeti. Për vitin 2015, kjo shifër ka rënë në 44%.
Sa i përket luftës kundër korrupsionit, qytetarët shqiptarë rendisin në krye organizatat ndërkombëtare, të ndjekura nga Policia e Shtetit dhe Media. Megjithatë, krahasuar me vitin 2010, roli i medias në luftën korrupsionit është zbehur në sytë e qytetarëve.
Gjykatat vazhdojnë të perceptohen si gjerësisht të korruptuara nga qytetarët shqiptarë, të cilat renditen në fund të tabelës si institucionet që ndikojnë më pak në luftën kundër korrupsionit.
Të pyetur për situatën ekonomike në vend, shumica e të anketuarve e shohin atë të zymtë. Sipas sondazhit të IDRA, 59% e qytetarëve mendojnë se situata ekonomike në vend është “e keqe” ose “shumë e keqe”, ndërsa besojnë se ka rënie krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, një pjesë e qytetarëve janë optimistë për ringritjen e ekonomisë në vitin e ardhshëm, ku 35% besojnë tek përmirësimi, përkundrejt 28% që besojnë se ekonomia do të përkeqësohet./BIRN/
Itali, arusha shqiptare fiton lirinë, shpresë për 50 arinj të tjerë të burgosur
Arusha e burgosur në Gjirin e Lalzit ka kaluar kufirin dhe ka fituar lirinë në Kopshtin Zoologjik të Napolit në Itali.
Shoqata për Mbojtjen e Kafshëve bashkë me Qendren e rehablitimit të arinjve në Gjermani dhe ministrinë e Mjedisit, realizuan me sukses operacionin e transferimit të arushës Aurora drejt Napolit.
Kjo arushë mbahej prej 6 muajsh në kushte të papërshtatshme në një lokal në Gjirin e Lalzit për tërheqjen e vizitorëve.
Shpëtimi i Aurorës i jep shpresë dhe rreth 50 arinjve të tjerë që mbahen në robëri.
Berisha: Rroshi është arratisur, njësoj si Frroku dhe Balili
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim në Facebook shkruan se Elvis Rroshi është arratisur nga vendi. Sipas Berishës, me të u ndoq e njëjta strategji nga Edi Rama si ajo e arratisjes së Arben Frrokut dhe Klemend Balilit.
“Edvin Shullazi thellon krimin e tij. Ai arratis para arrestimit Ervin Roshin si Arben Frrokun dhe Ediskobarin!
Të dashur miq, Edvin Shullazi pasi fshehu për vite dhe mashtroi qytetarët e Kavajës dhe mbarë Shqipërisë për krimin e Ervinit/Elvisit të tij të dashur, e nisi këtë të fundi sapo prokuroria hapi çështjen penale, njëlloj si Arben Frrokun dhe Ediskobarin, jashtë shteti për të shpëtuar nga arrestimi i prokurorisë për fshehjen e krimit”,- thotë Berisha në profilin e tij.
Ai i bën thirrje prokurorisë të hapë çështje penale ndaj kryeministrit Rama për fshehjen për disa vite të krimit të Ervin Rroshit dhe favorizimin e arratisjes së tij./TCh/
Euro dhe Pound nga Anglia në Shqipëri, hetim 25-vjeçarit beratas
Prokuroria e Beratit ka nisur hetimet për një 25-vjeçar, i cili ka kryer transferta të mëdha nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë.
Sipas informacioneve, transfertat janë kryer në Euro dhe në Pound nga 25-vjeçari Elton K. nga fshati Allambrez.
Policia dyshon se këto para janë krijuar nga veprimtari kriminale jashtë shtetit.
Rroshi i përgjigjet ashpër Blushit: Je karagjoz, do të më kesh përballë!
Ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, i është kundërpërgjigjur ashpër deputetit të Partisë Socialiste Ben Blushi, pasi ky i fundit hodhi akuza ndaj tij sot në Parlament. Në një reagim në Facebook, Rroshi e quan Ben Blushin karagjoz që vetëm bën akuza njësoj si opozita.
Do'stlaringiz bilan baham: |