Nga Kliton Nesturi
(Shënim për romanin e Leonard Veizit “Orgji në famullinë e at Ludovikut”)
“Bota është teatër ku secili ka një rol”. Shekspir
Ndryshe nga teatri ku diskutimet nisin pasi shfaqja ka mbaruar dhe perdja është ulur, në letërsi, për një vepër që ka parë dritën e botimit perdja nuk ulet kurrë. Ajo qëndron gjithnjë e hapur, për deri sa kohë vepra ekziston. Vetëm kur ajo asgjesohet krejtësisht, mbi të bie heshtja. Askush më pas nuk mund t’i referohet drejtpërdrejt. Kjo është tragjike, por sot, nuk po flas për këtë. Mendoj se të paktën në epokën moderne, nuk duhet të flitet apo të ndërmendet asgjesimi i një vepre letrare. Periudha e inkuizicionit dhe linçimeve të tjera thuhet se ka përfunduar. Pikërisht, perdja e hapur për veprën e Leonard Veizit “Orgji në famullinë e at Ludovikut” më jep të drejtën mua që të shkruaj për të, pavarësisht se ka kaluar pak kohë prej botimit të saj nga “Omsca-1”.
Qysh në fillim dua të them se romani “Orgji në famullinë e at Ludovikut”, është një vepër e strukturuar bukur, me një shkallë të lartë të ndërtimit kompozicional, me gjuhe artistike të pasur dhe stil të zhdërvjellët. Por, ky këndvështrim nuk do të jetë mbi ndërtimin, formën, gjetjen dhe stilin.
I vendosur në një qytet të vogël, por të mbushur me mëkate, në qendër të ngjarjes qëndron boshti i marrëdhënies mes atit (Ludovikut), birit (Vikut) dhe shpirtit - nënës së tij (Evës). Një bosht i krijuar si pasojë e një historie sa mëkati dhe dashurie, e mbajtur fshehtë për shumë kohë, një prej atyre historive të cilat mendon se nuk do të ndriçohen asnjëherë, por do të mbeten të fshehura sa nën veladon, aq edhe nën lëkurë. Një histori ku ndërthuret bashkëekzistenca dhe mosekzistenca e një marrëdhënieje të fortë, një dashuri pa tokë e familje, por kryesisht e shpërndarë në eter; një marrëdhënie kujdesi e ndërtuar hap pas hapi mbi kode, shenja dhe vështrime. Viki, produkti i kësaj dashurie mëkatare, duke humbur boshtin e tij me vdekjen e Evës, ndihet sa i lodhur, aq dhe i pambrojtur dhe i zhgënjyer. Ai nuk është si gjithë të tjerët dhe kurrë nuk do të jetë si ata. Në jetën e tij tashmë nuk ka bosht. Kriza e identitetit të tij është e thellë aq sa zhgënjimi e çon drejt hakmarrjes, shndërrimin në një kriminel dhe zjarrvënës. Personalisht, pavarësisht se jam ateist, nuk jam për djegien e tempujve, të cilitdo besimi apo kulture fetare qofshin. Por djegia e famullisë, në këtë rast, është pasojë e një zhgënjimi të thellë prej dogmës dhe mungesës së dashurisë. Çdo hap i tij në këtë vepër është i justifikuar, duke na kujtuar vargun e famshëm: “Aty ku nuk ka dashuri, fjalën njeri mos e fol!” Edhe kryerja e orgjisë ka të bëjë me zhgënjimin, me revoltën, dëshirën për ta shndërruar dhe për t’i dhënë shtëpisë së Zotit një këndvështrim të ri, atë të një strehe të zakonshme ku hyjnë e dalin mëkate, e ku vet njerëzit që shërbejnë aty jetojnë të përlyer në thellësi me mëkatin. Pavarësisht se ngjarja ndodh në një qytet të vogël, ajo është refleksion i krizës që ka mbërthyer me kohë shoqërinë dhe fenë. Aty është shteti në miniaturë, njerëzit, familjet dhe ngjarjet që zhvillohen aty janë ato që ndodhin kudo. Kudo është qeliza e shoqërisë. Kudo frymohet, dhe jetohet kudo, pavarësisht nga përmasat e vendit, skenës dhe tempullit.
Pavarësisht vështrimeve të ndryshme, mendoj se thellë-thellë të gjithë duhet të bashkohemi në një pikë kur diskutojmë për këtë vepër: ajo është një revoltë ndaj dogmës dhe Zotit. Dikush mund të thotë, se një prift i një famullie të vogël, nuk mund të përfaqësojë Zotin. Po, a nuk është ai përfaqësuesi i tij? Faktet e reja që po dalin në dritë herë pas here, e veçmas kohëve të fundit, e kanë zbehur së tepërmi rolin e fesë, historinë dhe vet ekzistencën e Zotit. Për shumë njerëz, kudo nëpër botë, ai është një Godo, i cili nuk vjen (shihet) kurrë.
Shumë mund të thonë se “Orgji në famullinë e at Ludovikut” u adresohet vetëm të krishterëve dhe se Zoti nuk është vetëm i kryqëtarëve.
“Në emër të Allahut dua të të shijoj!”
Ky mesazh është publikuar para disa kohësh në faqet e shtypit dhe në portalet e ndryshme. Atë e ka shkruar një klerik i lartë musliman shqiptar, (pak rëndësi se në cilën pjesë të hapësirës shqiptare) dhe i adresohet një besimtareje të re, aspak në lidhje gjaku apo familjare me të. Ky mesazh telefonik nuk është as më shumë dhe as më pak se sa një ftesë për mëkat, apo gjynah, sipas zhargonit musliman. Ky njeri, i veshur me petkun e përfaqësuesit të Zotit në tokë, në mënyrë cinike shkel rregullat, ligjet dhe normat e fesë që përfaqëson, pasi me Kur’an, ndalohen dhe dënohen marrëdhëniet jashtëmartesore. Burrit, përfshi këtu edhe klerikun, i lejohen martesat me shumë gra, (jo më shumë se katër), por jo afera të tilla, të cilat nuk i falen edhe nëse ai është besimtar i rregullt, falet sipas riteve apo edhe kontribuon për xhaminë dhe njerëzit në nevojë.
Nuk është çudi që në këtë histori, të mbetur në tentativë të kishim një “Orgji...” në një dimension tjetër, në një fe tjetër nga ajo e krishterëve. Me epshin e tij ndaj besimtares së re, ky klerik do ta çonte qejfin deri në fund; nuk do të përdoret masa mbrojtëse (sepse nuk ia lejon feja) dhe nuk do të tërhiqej deri në shfrimin e fundit. Dhe nëse kjo do të ndodhte, do të kishim një lindje të re, një Viki të quajtur Xhihan, apo Jadëz, në vend të Evës do të kishim Havanë, apo ndonjë emër tjetër, ndërsa në vend të at Ludovikut do të ishte ky klerik me tespie në dorë, që thyen vet dogmat e fesë së tij.
Ky nuk është rasti i vetëm që ka ndodhur me klerikët shqiptarë. Të tilla histori kanë ndodhur shpesh, janë përfolur e janë rrëfyer edhe një shekull më parë, edhe para Luftës së Dytë Botërore, edhe... atëherë kur telefonat celularë dhe sms-të nuk ekzistonin. Por këto nuk ndodhin vetëm në hapësirën shqiptare. Kudo, në në gjitha skajet e botës buletinët e ndryshme janë të mbushura me skandale klerikësh dhe histori të tilla. Madje edhe të klerikëve më të lartë apo në manastiret dhe tempujt e famshëm. Kjo ka bërë që, herë pak nga pak, e herë në mënyrë të menjëhershme, shëmbëlltyra dhe dogmat e Zotit të thyhen te njerëzit e thjeshtë, duke marrë shkas nga mëkatet e njerëzve që i shërbejnë atij, e duke thyer kështu edhe mitin e ekzistencës.
Të gjitha këto më shtyjnë të them se romani i Leonard Veizit “Orgji në famullinë e at Ludovikut” u adresohet të gjithëve pa përjashtim, të gjithëve njësoj.
Perdja qëndron e hapur
Është hera e parë që në letërsinë shqipe kemi një vepër të tillë, një vepër që e thyen Zotin si në gjuhë, po aq edhe në koncepte. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse “Orgji në famullinë e at Ludovikut” kaloi disi në heshtje dhe pa debat. Njerëzit, veçanërisht shqiptarët i shmangen diskutimeve mbi çështje të tilla me përmasa të mëdha. Për ta, më e lehtë është të heshtin apo të zhyten në mëkat se sa të diskutojnë dhe të polemizojnë për tema që prekin drejtpërdrejtw ekzistencën sot dhe në të ardhmen të shoqërisë njerëzore. Shqiptarët, deri më sot kanë dëshmuar se e shohin më të udhës për t’u marrë me gjëra të lehta dhe diskutime që fillesën e tyre e kanë nga përtej kufijve, se sa të shohin, të reflektojnë dhe të reagojnë mbi problemet dhe shqetësimet me të cilat është e mbushur jeta e tyre. E kemi më të lehtë kur gjërat na i thotë një i huaj, atë e pranojmë me lehtësi.
Megjithatë, pavarësisht kësaj shmangie, për deri sa kemi veprën, edhe në këtë rast, perdja vazhdon të mbetet e hapur.
Aksident në Tiranë, vdes një fëmijë, plagoset edhe gjyshja e 3-vjeçares
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:30, tek rruga Thesarit në zonën e Freskut.
Burime nga policia thanë se, makina me targë “AA 416 LY”, me drejtues një person me inicialet F.O., ka aksidentuar të miturën 3-vjeçe e cila është dërguar në SQU dhe më pas ka gjetur vjekjen.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar edhe një grua e paidentifikuar ende e cila është jashtë rrezikut për jetën në spital.
Aktualisht shoferi i makinës është shoqëruar në komisariat.
Teknologji/ Telefonat e lakueshëm në treg më shpejt se ç’e prisnim
Sipas Bloomberg, një kompani kineze e quajtur moxi Group do të qes në treg telefonin e parë të mençur me ekran që lakohet dhe rrotullohet.
Ky model i ri i telefonit pritet të vijë në treg gjatë pjesës së dytë të këtij viti. Pajisja është e dizajnuar të bëhet rrotull, sikur një byzylyk dore në kyçe të dorës.
Kjo kompani pritet të shesë rreth 100 mijë njësi të pajisjes në vitin 2016. Megjithatë, Bloomberg ka nënvizuar se nuk ka detaje të shumta rreth telefonit rrotullues.
Kështu që mbetet të shihet nëse kjo kompani do të hap rrugën për telefonat e mençur me ekrane të lakueshme.
Foto/ Djemtë e Kombëtares, ja si duken me kostumet e reja...
Tashmë janë zbuluar kostumet që do të mbajë kombëtarja shqiptare e futbollit në “France 2016”.
Shkëlzen Gashi, Lorik Cana, Naser Aliji, Sokol Cikalleshi, Andi Lila dhe Arlind Ajeti, janë ndër emrat e parë të kuqezinjve që kanë provuar kostumet e reja.
Kostumi është realizuar nga mjeshtri Altin Mici, stilist dhe prodhues kostumesh për meshkuj.
Thëniet brilante/ 20 këshilla jete nga triologjia e “Kumbarit”
Triologjia e Francis Ford Coppola “The Godfather” (Kumbari) është një dituri e gjallë. Edhe pse një sagë e shkurtër epike krimi, ajo është e mbushur me thënie të mençura që mund të na shërbejnë si këshilla në jetë. Ja 20 prej tyre:
-
“Mbaji miqtë afër … por armiqtë edhe më afër” – Al Pacino (Michael Corleone)
Itali/ Luftë e paparë mes prostitutash për klientët dhe trotuarin
Në fillim nisi si një diskutim I nxehtë, aq sa bëri të besonin njerëzit që kalonin aty, se po ndodhte diçka e rëndë, ajo që ndodhi midis natës së së të dielës dhe të hënës midis një grupi prostitutash.
Gjithçka filloi rreth orës 23 në rrugën Moscka, në rotondon e rrugës Cavalieri në Vitorio Veneto, midis një grupi prostitutash që kanë filluar të bërtasin dhe të sulmohen verbalisht
Një rrëmujë e vërtetë që bëri që në vendngjarje të mbërrinin edhe forca të shumta të rendit, të cilët fillimisht menduan se kishin të bënin me një plagosje me thikë. Për këtë u thirrënj edhe ambulancat dhe një mjet I specializuar mjekësor.
Por shpejt u kuptua që kishin të bënin me një keqkuptim dhe një situatë krej ndryshe.
Siç bën të ditur Rimini Today, tre vajza të reja që kishin ardhur në Rimini për sezonin veror, kishin hyrë në telashe me koleget “historike”, për të drejtat e trotuarit.
Për ta zgjidhur të drejtën në mënyrë solomonike, menduan agjentët të cilët I larguan të gjitha prostitutat.
Foto/ Kush është biondja seksi që puthi Carraso në finalen e Champions
Finalja e Ligës së Kampionëve u përshkua edhe me një detaj interesant festiv që u bë temë e mediave rozë. Futbollisti i Atletico Madridit, Yannick Ferreira Carrasco, e barazoi rezultatin ndaj Real Madridit në minutën e 79-të dhe festa e tij u shoqërua me puthjen e një femre që qëndronte në publik.
Fillimisht, u mendua se festa e futbollistit belg ishte thjesht me tifozët e Atleticos, por pastaj u kuptua se ai e kërkonte të dashurën e tij.
Është fjala për modelen Noemie Happart, e cila ishte e pranishme në San Siro për ta ndjekur nga afër 22-vjeçarin.
Foto/ Vajza e Eli Farës ngre temperaturat me “selfie dhe belfie”
Për vajzën seksi të këngëtares Eli Fara, Marina, vera është stina e saj e preferuar.
Këtë fundjavë ajo ka shijuar rrezet e diellit e veshur me një palë bikini provokuese.
Marina nuk mund ta rrinte pa ndarë me ndjekësit e saj këto imazhe provokuese të gjoksit dhe të pasmeve të saj.
Fotogaleri/ Një ditë në Marbela...
Ajo nuk ka kurrë frikë të tregojë fizikun perfekt, ndërsa këtë herë ishte qendra e vëmendjen në plazhet e Marbela-s.
Jasmin Walia zgjodhi jugun e Spanjës këtë të shtunë, plazhet e Marbelas, për të kaluar një ditë të këndshme me të dashurin e saj Ross Worswick.
26-vjeçarja u bë qendra e vëmendjes me trupin e saj të tonifikuar e tepër sensual./TCh/
Video/ Të rinjtë shqiptarë “çmenden” në Koman
Udhëtimi me anije në liqenin e Komanit shpeshherë përshkruhet si një nga përvojat më të bukura. Jo më kot “Enter Events Albania” dhe “Cacoo Bar Kosovo”, organizuan për të dytin vit radhazi një festë të çmendur me anije, ku vendas dhe të huaj njihen edhe me turizmin shqiptar.
Ajo që e bëri këtë udhëtim të veçantë (përveç muzikës dhe pijeve) ishte kalimi nëpër peisazhin ku mali bashkohet me ujin.
Kjo pjesë e Shqipërisë shpesh krahasohet me peisazhet e ngjashme të Norvegjisë dhe padyshim që është një karakteristikë dramatike e çfarëdo udhëtimi në Shqipëri.
31/05/2016/.......................................
“Të fortët” e Fushë-Krujës tentojnë të vrasin me kaçavida policët
Tre të rinj kanë përfunduar në prangat e policisë së Krujës, pasi kërcënuan me kaçavidë dhe dhunuan dy punonjës të policisë.
Të arrestuarit janë Armando Stafasani, 25–vjeç, Klajdi Stafasani, 28–vjeç dhe Gentian Albrahimi 21–vjeç, të tre banues në Fushë-Krujë.
Ndalimi i tyre u bë pasi, policia konstatoi mjetin tip “Smart” me xhama të zinj që drejtohej nga Klajdi Stafasani, që po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara në qendër të Fushë-Krujës dhe nuk i janë bindur urdhërit të punonjësve të Policisë që të ndalojnë.
Efektivët u vunë menjëherë në ndjekje duke bërë të mundur dhe kapjen e tyre. Në këtë moment, 28-vjeçari Klajdi Stafasani ka tentuar ta godasë me kaçavidë njërin nga punonjësit e Policisë.
Por të rinjtë nuk e kanë lënë me kaq dhe jo vetëm i kanë kundërshtuar dy efektivët me iniciale G.H. 35 vjeç dhe D.Ç. 22 vjeç, por i kanë kërcënuar dhe goditur ata me grushta.
Pas ndalimit, policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale mjeti tip Smart me targa “AA 771 LP”; mjeti tip “Volkswagen Golf” me targa “AA 800 NF”, si dhe një kaçavidë.
Këta persona rezultojnë të gjithë me precedentë të mëparshëm penalë, në fushën e veprave penale kundër jetës dhe pronës.
Tashmë mbi ta rëndon edhe akuzat për për veprat penale, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosjet për shkak të detyrës”./tvklan.al/
“Rama pranon mega-aferën me stadiumin, fsheh dokumentat e korrupsionit”
“Edi Rama ka pranuar zyrtarisht një prej aferave të tij më të mëdha korruptive që është qendra e biznesit dhe kulla në stadiumin Qemal Stafa, duke mbajtur të fshehtë dokumentacionin që ne i kërkuam zyrtarisht”.
Kështu ka deklaruar sot, nënkryetari i PD, Edi Paloka, për mediat. Ai tha se “pas kërkesës së dytë për informacion, Edi Rama solli ca letra, por nuk solli kopjen e kontratës partneritet publik privat, ku do të kuptohej pjesa që mban federata, dhe pjesa që mban privati, pra do të shihej sa është marrë parasysh interesi publik, interesi i qytetarëve.
Edi Rama mban të fshehtë kopjen e procesverbalit të mbledhjes së shoqërisë anonime, ku del qëndrimi që kanë mbajtur përfaqësuesit e shtetit.
Dhe mbi të gjitha, Rama mban të fshetë procedurën që është ndjekur për përzgjedhjen e firmës fituese.
Pikërisht në këto pika fshihet afera e Edi Ramës.
Ndërkohë, një investigim mediatik ka nxjerrë se e gjithë ndërtesa do të jetë 90 mijë metër katrorë sipërfaqe ndërtimi, ku vetëm 12 mijë metra katrorë i shkojnë federatës, pra publikut, e gjithë pjesa tjetër prej 78 mijë metrash në zonën më të shtrenjtë të Tiranës ndahet mes Ramës dhe klientelës së tij.
Po ashtu, ky investigim nxjerr të tjera të palara, që firma fituese, është paracaktuar, përpara se të mbahej mbledhja ku është shpallur si e tillë, dhe ka qënë e vetme në garë.
Dhe nuk mungon në këtë aferë, një emër që lidhet me pazarat e përhershme të Edi Ramës me ndërtimet, që është Alban Eftimi i Atelie 4, pjesë e projektit në fjalë, siç zbulon investigimi mediatik.
Pra është kjo arsyeja, pse Edi Rama nuk bën publike, fsheh pikërisht pjesën më të rëndësishme të dokumentacionit që unë kam kërkuar zyrtarisht.
Partia Demokratike nuk do ta përligjë kurrë këtë projekt korruptiv, – theksoi Paloka – dhe çdo hap që hidhet në drejtim të realizimit të tij do të trajtohet në kuadrin e ligjit anti-mafia sa i përket personave përgjegjës dhe pasurive të krijuara apo investuara.
Ne jemi për një stadium modern, sipas të gjitha standardeve olimpike, ku prioritet kanë hapësirat për qytetarët e për sportin, dhe jo qendrat tregtare, kullat dhe oligarkia që pastron paratë e pista të regjimit të korruptuar të Edi Ramës”.
Zbulohet kush i preu kokën bariut shqiptar: Do ta çoj në Shqipëri!
Të tjera detaje janë zbuluar mbi ngjarjen e rëndë të masakrimit të bariut shqiptar Bledar Terpollari në Greqi në 9 maj.
Gjatë së hënës u mësua nga mediat greke se për vrasjen e përmetarit janë arrestuar dy persona.
Mësohet vetëm identititeti i njërit prej tyre i quajtur Emiljano Nane nga Tepelena.
Një person i tretë është shpallur në kërkim.
Shqiptarët e arrestuar dhe ai që është në kërkim janë përkatësisht 28 dhe 27 vjeç.
Mediat greke shkruajnë se policia ka zbuluar se Tërpollari u vra për prishjen e pazareve të drogës.
Sipas tyre Tërpollari mbajti 20 mijë euro nga paratë e drogës së shitur duke bërë që të nxiste sherr te bashkëpunëtorët e tij.
Dyshohet se akti u krye nga personi i shpallur në kërkim.
Mediat citojnë që ai i ka përerë kokën 26-vjetarit duke thënë: “Do ta marr me vete në Shqipëri, për ta treguar atje ku duhet”.
Policia greke ka mbyllur dosjen hetimore për rastin dhe ia ka dorëzuar atë prokurorisë në Thesprotia.
Video/ Florida si në “Jurassik Park”, aligatori gjigand shtang lojtarët e golfit
Lojtarëve të golfit në Palmetto të Floridas u falet nëse menduan se kishin ngecur në një skenë të filmit “Jurassik Park” këtë fundjavë, shkruan “Daily Mail”.
Ndërsa po luante golf të dielën në fushën Buffalo Creek, Charles Helms, arriti të filmojë me kamera një aligator gjigant që rastisi të ecte mes për mes fushës.
Aligatori si një dinozaur u duk edhe më i madh kur një burrë i hyri në fokusin e kameras për të bërë një fotografi; dukej që ai e njihte mirë zonën.
“Njerëzit kishin dëgjuar se ai ishte diku aty rrotull dhe ndaj të gjithë donin ta shikonin e të bëheshin spektatorë, dikush edhe të bënte fotografi, – tha një nga punonjësit e e fushës së golfit, Wendy Schofield, për “News 3”.
Por ai nuk shqetëson njeri dhe as njerëzit nuk duan ta mërzisin. Ai është si një simbol i këtij kursi golfi, që është pronë e Manatee County.
Alligatori ka qënë këtu për një kohë shumë shumë të gjatë, kjo nuk është gjë e re. Mendohet se është 15-16 këmbë i gjatë”,- tha ai.
Ministri Klosi rrëfen natën kur përfundoi në rajon
Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi ka folur me detaje rreth ngjarjes së vitit 1994, të cilën e shënoi në formularin e dekriminalizimit. Gjatë një interviste në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, ministri Klosi rrëfeu se ngjarja në atë kohë nuk u cilësua si vepër penale, ndërsa u ndaluan nga policia, pasi mes miqsh në orët e vona kishin thyer disa shishe birre.
"Është jeta e çdo studenti , ne sa kishim mbaruar shkollën. Nuk kishte asgjë të rëndë në të , ishim një natë me biçikleta e filluam të ngacmonim njëri tjetrin.
Ka qenë viti 1994, kush ka jetuar në ato vite në Tiranë e kupton me mire. Policia erdhi na mori për verifikim në rajon dhe aty rastisi një prokuror i asaj kohe që ju dukëm si ish- fëmijët e komunistëve të asaj kohe".
Pastaj Klosi ka treguar edhe dilemën pët ta futur ose jo ne formular këtë ngjarje: "Atë natë na mbajtën në rajon edhe e kisha si dilemë të brendshme ta shkruaja mos ta shkruaja ne formularin e dekriminalizimitse pastaj prokuroria e çoi në gjykatë me kërkesën që të mbyllej dhe vendosi që nuk kishte fajtor.
Edhe në fakt pata debate me dis miq, dhe më thanë që të mos e publikoja pasi nuk ishte vepër penale, nuk ishte ndalim por faktikisht kishte ndodhur dhe mendova që ishte shumë e mirë për opinionin publik ta shkruaja do ishte shumë mirë edhe për transaprencë për çdo gjë".
Largimi i Roshit, PD: Ky është suksesi i Lulzim Bashës
PD ka marrë meritat. Direkt pas dorëheqjes së Elvis Roshit, Eduart Halimi, doli në një reagim për mediat, duke thënë se ligji i dekriminalizimit ishte i duhuri dhe për këtë falenderon edhe ndërkombëtaret.
Reagimi i deputetit Eduart Halimi
“Te dashur miq, Lulzim Basha kishte te drejte prej fillimit. Ishte vetem ceshtje kohe. Me pak se nje vit. Falenderim partnereve qe bene te mundur miratimin e ligjit per dekriminalizimin dhe zbatimin rigoroz te tij. Ne dhe PS nuk kemi qene dhe kurre nuk do jemi njelloj.
Rekordet e tmershme kriminale kurre nuk mund te fshihen dhe partneret po i sjellin cdo dite.
Klasa politike duhet te pastrohet nga individet me rekorde te tmershme kriminale.
Sfida e Lulzim Bashes per te pastruar politiken, filloi te realizohet. Suksese qytetareve te ndershem te Kavajes ne zgjedhjet e reja te kesaj vere, per nje kryebashkiak te denje”.
PS distancohet nga Roshi: S’mbajmë përgjegjësi për krimet e tij
Blerina Gjylametit i ra barra në PS për të folur për Roshin, rreth një orë pasi ai kishte dhënë dorëheqjen dhe pak minuta pasi kishte reaguar edhe PD-ja.
Partisë Socialiste distancohet nga personat që shkelin ligjin dhe nga akte të tilla, tha deputetja e PS.
“As PS, as Rama nuk duhet të mbajnë përgjegjësi për personat që shkelin ligjin”,- tha Blerina Gjylameti në një deklaratë për mediat.
Shukriu në burg, Anisa vazhdon punën në bashki
Anisa A. vajza që denoncoi skandalin “Xhelili” vazhdon të mbajë të njëjtin pozicion në bashkinë e Peshkopisë. Kryebashkiaku i komanduar i Dibrës, Et’hem Fida, tha për “Gazetën Shqiptare” se: “Ajo paraqitet në punë si të gjithë punonjësit e tjerë.
Ajo gëzon të drejtat e punës, ndërsa është e lirë të largohet nga puna vetëm gjatë ditëve kur ka procesin hetimor”.
Anisa A. u emërua nga Shukri Xhelili, ish-kryetari i bashkisë së Peshkopisë si magaziniere në Shtëpinë e Kulturës.
22-vjeçarja vazhdon punën që kishte, ndërsa Xhelili është në burg, i akuzuar për shpërdorim detyre. Prova kundër tij është video që filmoi ish-vartësja e tij në Bashki.
Video/ Kati i pestë i pallatit në Tiranë, i shkatërruar nga shpërthimi i tritolit
Pamjet janë filmuar me celular dhe tregojnë shkatërrimin e hyrjes së katit të pestë të pallatit “Riviera” në Tiranë. Tritoli që shpërtheu rreth orës 01:15 të natës ka tronditur banorët e pallatit që sot në mëngjes nisën të pastronin hyrjen e shkatërruar.
Dyshohet se personi që vendosi eksplozivin ishte i maskuar. Ai u ngjit në katin e pestë.
Ndezi fitilin e tritolit, që e la në ashensor. Bllokoi derën dhe zbriti me shpejtësi poshtë.
Shpërthimi ka shkatërruar dyert e hyrjes siç shihet nga pamjet. Policia nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen.
Rama: Kur e zgjodhëm Elvisin, ai ishte i pastër
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dorëheqjes së Elvis Rroshit sepse rezulton i dënuar në Itali.
Me një reagim në faqen zyrtare të Kryeministrisë Rama është shprehur se, “kur e zgjodhëm Elvis Roshin dëshmia e tij e penalitetit ishte e pastër”.
Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama
Kur e kemi zgjedhur Elvis Roshin si kandidat për Kavajën, kemi marrë si për të gjithë dëshminë e penalitetit. E cila ka rezultuar e bardhë. Po ashtu, kur e kemi mbështetur rikandidimin e tij, kemi sqaruar në rrugë operative të gjitha akuzat e bëra ndaj tij. Dhe asgjë nga çfarë kanë pretenduar akuzuesit e tij publike deri me sot, nuk ka rezultuar e vërtetë.
Duke i njohur dhe respektuar gjithnjë vështirësitë që të rinjtë shqiptarë kanë kaluar përmes dallgëve të larta të jetesës emigracionit, kam besuar dhe besoj se historia e Elvisit, apo Ervinit, ka qenë thjesht njëra nder historitë e panumërta të djemve që janë përplasur nëpër ato dallgë, duke jetuar mes ëndrrës për t’ia dalë dhe makthit të rikthimit mbrapsht. Ndërrime emri për të mos u kthyer mbrapsht, përzënie për qëndrim pa leje, kalime ilegale kufiri e me radhë, janë akte të paligjshme që në vitet ’90 i kanë bërë shumëe e shumë emigrantë në rrugën drejt ëndrrave të tyre.
Prandaj edhe nuk e kam fshehur përçmimin tim ndaj hipokrizisë ekstreme të atyre që kanë shumë gjera për t’u turpëruar apo fshehur nga jeta e tyre në politikë dhe i turreshin kryetarit të Bashkisë së Kavajës me gjithfarë shpifjesh e akuzash. Ashtu sikundër nuk kam pasur pse ta fsheh respektin për punën e jashtëzakonshme të Elvis Roshit për Kavajën, e cila sot është kthyer në një shembull të shkëlqyer transformimi.
Por fatkeqësisht sot, një verifikim i thelluar ka nxjerrë në dritë një fakt deri tani krejt të panjohur dhe të papërfolur ndonjëherë për Elvis Roshin, për të cilin nuk është lënë gënjeshtër pa treguar. Elvis Roshi është dënuar në moshë të mitur në Itali nga gjykata e të miturve! Jam i keqardhur, por aspak i lëkundur në bindjen time se kur hyn në mes një problem me drejtësinë, vendimmarrja s’ka si të ketë më asnjë ngjyrë tjetër përveçse bardhezi. Kam qenë dhe mbetem i prerë në këtë pikë: Fajësinë nuk e caktojnë partitë as mediat po gjykatat. Gjithkush sulmohet me opinione kriminalizuese të pambështetura në fakte po në shpifje, meriton solidaritet.
Ama gjithkush që ka një dënim gjykate me heqje lirie, nuk e ka dot mbështetjen e Partisë Socialiste për të kandiduar për çfarëdoqoftë apo qëndruar në një detyrë publike që ka. Fakti në këtë rast që Elvis Roshi nuk e ka vuajtur asnjë ditë dënimin sepse ka qenë në moshë të mitur, nuk mund të ndryshojë gjë. Kjo ka qenë linja ime në këtë aspekt shumë më përpara se sa të kalonte ligji i “dekriminalizimit”, kjo është linja jonë edhe sot.
Asgjë nuk ndryshon në raport me hipokritët e lartpërmendur dhe po ashtu asgjë nuk do të ndryshojë në pikën e lartpërmendur. Dhe ndryshe nga partia përballë që tjetër thotë e tjetër bën me papastërtitë e hatashme që ka në grupin e saj parlamentar, deri edhe duke justifikuar shkeljen haptazi të ligjit të “dekriminalizimit” nga një deputet i saj, në familjen tonë politike nuk ka llafe përballë fakteve të provuara. Kush gjendet në shkelje të kësaj linje as nuk mund ta marrë, as nuk mund ta mbajë një detyrë me mbështetjen tonë.
Kam besuar dhe me siguri do të besoj gjithnjë se të trajtosh një njeri si kriminel për vepra që nuk i ka bërë, është kriminale. Ishte kriminale dje dhe mbetet kriminale sot e gjithmonë, çdo shpifje, akuzë, fabrikim që synon të kriminalizojë një person për shkak të detyrës.
Edhe Elvis Roshin! Besoj po ashtu se edhe vetë dorëheqja e Elvis Roshit sot, u jep të gjithëve një tjetër provë të qartë se në Partinë Socialiste në këta 32 muaj qeverisje ka fituar një parim i panegociueshëm:
Kur një fakt i provuar nxjerr në pah një problem që i takon drejtësisë, pushteti ynë nuk futet kurrë mes drejtësisë dhe cilitdo ndër ne.
Duke e konsideruar të përfunduar shërbimin e Elvis Roshit si kryetar i Bashkisë së Kavajës, do të vazhdoj ta mbështes me gjithë zemër projektin ambicioz të Rilindjes Urbane të Kavajës.
Konfiskohet 100 milionë euro tokë në Karaburun
Prokuroria e Vlorës ka vendosur nën sekuestro 220 hektarë tokë në zonën e Karaburunit, vlera e të cilës përllogaritet sipas çmimeve zyrtare në rreth 100 (njëqind) milionë euro, e dyshuar si e përfituar në bazë të dokumenteve të falsifikuar.
Prokuroria e Vlorës ka nisur kryesisht hetimin dhe më tej i janë bashkuar edhe kallëzimet e dy shtetasve, të cilët pretendojnë pronësinë në një pjesë të kësaj hapësire. Pas veprimeve procedurale, Prokuroria mori lejen e gjykatës për të vendosur nën sekuestro preventive të gjithë sipërfaqen e tokës, e cila është regjistruar në Hipotekën e Vlorës, bazuar në një seri dokumentesh të falsifikuar.
Në bazë të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë të hetimit të Njësisë Task-Forcë së Prokurorisë së Vlorës, ka rezultuar se prona me sipërfaqe 220 hektarë në Shën Vasil, Karaburun, fillimisht është regjistruar në emrin e shtetasi Rajmond Mezi.
Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se dokumentacioni që ka shërbyer për njohjen, kthimin dhe më pas regjistrimin e kësaj prone, është i falsifikuar. Konkretisht, rezulton se është fallsifikuar dokumenti datë 13/05/1943, në bazë të të cilës figuron si pronar shtetasi Jakup Mezi. Ky dokument i fallsifikuar është paraqitur me pas në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, gjatë shqyrtimit gjyqësor për njohjen e pronësisë trashëgimtarit Rajmond Nezi.
Po kështu, nga hetimet rezulton e provuar se vendimi nr. 100, datë 19/04/1994 ish-KKKP-së Bashkia e Qytetit Vlorë, i paraqitur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, është i falsifikuar.
Gjithashtu nga hetimet rezulton se edhe vendimi gjyqësor civil nr. 1360, datë 29/12/2000 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, përmes të cilit është kthyer fizikisht sipërfaqja e pronës prej 220 ha, është i falsifikuar.
Kjo është e provuar pasi, nga të dhënat e deritanishme, është provuar se e gjithë dosja që i përket këtij vendimi gjyqësor është fallsifikuar dhe më pas është regjistruar ne indeksin e vendimeve gjyqësore dhe bërë pjesë e arkivit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, në kundërshtim të plotë me ligjin.
Nga hetimet e kryera, është provuar se pasuria e mësipërme, është regjistruar në regjistrin hipotekor datë 12/10/2012, me përshkrimin “Një sipërfaqe kullotë prej 220 ha, në vendin Karaburun sipas kufinjëve”, në emër të shtetasit Rajmond Mezi.
Pas regjistrimit të kësaj pasurie, ajo është ndarë në dy pasuri të tjera, me sipërfaqe prej 130 ha dhe 90 ha. Më tej, mbi këto pasuri janë kryer transaksione të ndryshme, duke u tjetërsuar tek persona të tjerë dhe veprimet e tjetërsimit të kësaj pasurie janë pasqyruar më pas edhe ne regjistrat e ZVRPP Vlorë, veprime të cilat janë kryer me qëllim fshehjen e origjinës së pasurisë së mësipërme.
Lidhur me sa më sipër, deri në këtë fazë të hetimit, ndodhen nën hetim disa persona të dyshuar se kanë kryer veprat penale të “Falsifikimi i dokumentave” e kryer në bashkëpunim, “Shpërdorim detyre”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Ikin Roshi dhe Xhelili, zgjedhje të parakohshme në dy ish-bastione të PD
Në Kavajë dhe në Dibër do të rimbahen zgjedhjet lokale, vetëm 1 vit pasi u zgjodhën kryetarët e bashkive, përkatësisht Elvis Roshi (PS) dhe Shukri Xhelili (PS-LSI).
Zgjedhjet e parakohshme mbahen pikërisht në dy zona, që kanë qenë bastione të PD, por që në zgjedhjet e fundit (qershor 2015) u fituan nga të majtët.
I Pari i Kavajës, Elvis Roshi, dha dorëheqjen sot, pasi papritur i doli një njollë në biografi. Kishte qenë i dënuar (pa e ditur) kur kishte qenë 16 vjeç për kalim të paligjshëm në Itali.
Roshi e kishte mandatin e dytë në krye të bashkisë së Kavajës, duke mundur demokratët që e kanë patur bastion të tyre Kavajën, pasi aty ishte zgjedhur deputet prej vitesh edhe Sali Berisha.
Data e zgjedhjeve pritet të shpallet nga Presidenti, pasi Kryeministri të ketë pranuar zyrtarisht kërkesën e dorëheqjes së Roshit.
Sakaq, Shukri Xhelili u shkarkua disa javë më parë, pas publikimit të një videoskandali ku i kërkonte seks një punonjëseje të Bashkisë. Por data e zgjedhjeve ende nuk është shpallur pasi Xhelili e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Qeverisë.
Dibra ishte një tjetër bastion që iu rrëzua demokratëve në zgjedhjet e vitit të kaluar. Pas katër mandateve të Ilir Krosit të PD së, dibranët ia besuan Bashkinë kandidatit të së majtës Shukri Xhelili, i cili e fitoi me rreth 400 vota.
Vali apo Valdete? Shefja e kabinetit të kryeministrit nuk nënshkruan me emrin e vërtetë
Në publik njihet si Vali Bizhga, por në formularët e vetëdeklarimit surprizat nuk kanë fund. Emri i vërtetë i drejtoreshës së kabinetit në kryeministri është Valdete Bizhga.
Shijet nuk gjykohen dhe Bizhgës i pëlqen ta thërrasin thjesht, Vali. Problemi qëndron se këtë emër nuk e ka ndryshuar në gjendjen civile, me vendim gjykate.
Për pasojë, në dokumentat zyrtare, autoriteti shtetëror e njeh si Valdete Bizhga, drejtoreshë e kabinetit të kryeministrit.
Siç dallohet në letrën që iu dërgua Lulzim Bashës, ajo ka nënshkruar me emrin Vali Bizhga, pra emrin që preferon të thirret në publik, jo atë zyrtar.
A shkruan emrin që ka qejf drejtoresha e kabinetit edhe në dokumentat zyrtare? A krijon kjo një problem për dokumentacionin në kryeministri? Mbetet për t’u verifikuar, nëse ky handikap në dokumentat zyrtare lë hapësirë dyshimi për vlefshmërinë e tyre./Lapsi.al/
Profil/ Elvis Rroshi, shkëlqimi dhe rrënimi i emblemës së Rilindjes
Në moshën 36 –vjeçare, më 8 maj të vitit 2011, Elvis Rroshi i dha për herë të parë Partisë Socialiste në një bastion demokrat. Ai fitoi bashkinë e Kavajës, një zonë që historikisht kishte votuar për Sali Berishën si deputet dhe si kryebashkiakë, kandidatët e së djathtës për 20 vjet me radhë.
Zgjedhja e tij ishte surpriza e atij viti, që nga ana tjetër shihte Edi Ramën të zbriste nga “froni” i bashkisë së Tiranës pas 11 vjetësh.
Por entusiazmi i fitores historike zgjati pak. Pak ditë pasi ishte ulur në karrigen e kryetarit të Bashkisë, në fillim të qershorit 2011, Griselda, një vajzë 28 -vjeçare me të cilën ai bashkëjetonte, sajoi një histori rrëmbimi dhe abordi të detyruar nga "disa rrëmbyes".
Çështja u politizua nga Partia Socialiste, drejtues të së cilës u mblodhën në shtëpinë e kryebashkiakut të ri për t’i qëndruar afër. Por në pak orë hetimet e policisë zbuluan se ishte një sajesë.
Zgjedhja e tij dhe kjo histori ishin dy ngjarjet më pikante mandatit të parë të Elvis Rroshit. Por fundi i atij mandati do ta bënte atë shenjestër të opozitës në betejën e dekriminalizimin.
Opozita e akuzoi atë se ishte pjesë e bandave të trafikut, se ishte i dënuar në disa shtete të Europës. Kur ambasadori amerikan Donal Lu deklaroi se në listat e kandidatëve për zgjedhjet vendore kishte të inkriminuar, Partia Demokratike e drejtoi gishtin menjëherë nga Elvis Rroshi.
Por kavajasi trupvogël që i kishte dhënë Partisë Socialiste fitoren në bastionin e Berishës u mor në mbrojtje pa vonesë nga Edi Rama.
“Më thanë që ka ardhur Luli këtu dhe ka bërë pyetjen si e quajnë Elvis apo Ervin Roshi. Unë kam një pyetje tjetër, si e quajnë kryetarin e PD, Sali apo Lul, se sa i përket kryetarit të bashkisë këtu, e quajnë Ervin apo Elvis, unë them që e quajnë qytetarin e parë të Kavajës… “Vini ka qenë 15 vjeç, kur bashkë me shumë 15-vjeçarë, e me shumë të rinj, që e braktisën Kavajën në momentin kur u hapën kufijtë dhe ikën së bashku me mijëra shqiptarë për të kërkuar rrugën e vështirë për një jetë më të mirë. Nuk ka asnjë mister në emrin e tij. Ashtu si mijëra të tjerë, që në vitet e vështira të emigrimit trajtoheshin si mos më keq dhe dëboheshin si emigrantë të paligjshëm, edhe ai ka qenë i dëbuar. Ajo që ka sot rëndësi është se, sot ai është i nderuar”, do të deklaronte Edi Rama më 19 qershor 2015 në takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Kavajë.
Pavarësisht se i përzgjedhuri i tij ishte në “Listën Lu”, Edi Rama ia ofroi Kavajës si njeriun e duhur.
“Në Kavajë nuk ka nevojë të flasësh shumë. Mjafton të kesh sytë në ballë për të kuptuar gjithçka për të mos pasur as më të voglin dyshim se nga është drejtimi i duhur”.
Kavajasit e votuan Rroshin sërish. Por në vitin e parë të këtij mandati ai nuk pati qetësi. Opozita e artikuloi vazhdimisht emrin e tij si të zgjedhurin e parë të Edi Ramës në pushtetin lokal që do të prekej nga dekriminalizimi.
Edhe pse kundërpërgjigjej se këto ishin sulme të pastra politike, Elvis Rroshi nisi ta humbiste qetësinë. Ai nuk durote më që emri t’i përmendej në publik. Pak ditë më parë i dërgoi një mesazh kërcënues deputetit socialist, Ben Blushi. Ai e publikoi një pjesë të përmbajtjes në parlament.
“Meqë ka ardh sot kryetari i rilindjes, kam një pyetje direkte. Si ka mundësi që kryetari i Bashkisë së Kavajës, si ka mundësi që ka harruar se për çfarë është ndaluar në Gjermani. Tani do lexoj një mesazh që më ka ardhur: O Blush, jam Elvis Roshi, s’kam bo asnjë krim siç thatë ju. Shumë shpejt do dal për sqarim. Sa të kem qytetatin e Kavajës unë do jem këtu. Roshi më çoi mesazh duke më sharë e kërcënuar. Qëniet si Roshi janë të neveritshme", denoncoi Blushi më 19 maj.
I vënë në vështirësi nga kjo goditje e drejpërdrejtë e Blushit, Edi Rama refuzoi ta mbronte vetë këtë radhë të përzgjedhurin dhe të pëlqyerin e tij. Rroshin ai e merrte shembull në tavolina si njeriun që dinte t’i zgjidhte punët dhe tregonte pa të keqe se si Visi, me një shkop bejsbolli në dorë, i kishte shkuar në shtëpi pronarit të një firme që kryente punimet në bashkinë e drejtuar prej tij dhe e kishte detyruar që t’i përfundonte ato në kohë. Por emblema e Rilindjes dhe shembulli i thyerjes së bastioneve të PD-së, ti ndryshimit të shesheve historike, i mënyrës se si zgjidheshin hallet e qytetit, Elvis Rroshi, do të duhej tashmë t’i bënte llogaritë vetëm me veten.
Rama po i distancohej, ndonëse u përpoq ta relativizonte kërcënimin e Blushit dhe përdori në këtë rast kreun e grupit të PS, Gramoz Ruçin, që tha se kërcënimi ishte çështje personale.
Elvis Rroshi, që po e shihte se edhe Rama po i largohej dhe po i kujtonte përmes Ruçit se tani çështjen e kishte krejt personale dhe aspak partiake, u përpoq sërish ta politizonte atë, duke thënë se po sulmohej nga Blushi për shkak se ai ishte në krahun e Rilindjes. Tha se Blushit i kishte dërguar mesazh për shkak se ai fliste me të njëjtën gjuhë si Berisha. Por Rilindja për të do të zgjaste edhe pak ditë. 12 ditë më vonë ai jep dorëheqjen. Pranon se ka qenë i dënuar në Itali në vitin 1991. Këtë nuk e kishte shënuar në formularin e vetëdeklarimit.
Elvis Roshi bëhet kështu i pari i përzgjedhur i Edi Ramës që largohet, pasi ligji i dekriminalizimit hyri në fuqi. Përpara tij, kur ligji kishte hyrë në hullitë e miratimit, nga parlamenti u largua po me dorëheqje, Arben Ndoka, një tjetër i pëzgjedhur i Ramës për të përfaqësuar Rilindjen në Lezhë.
Elvis Rroshi u soll nga Edi Rama në Partinë Socialiste, si njeriu që do t’i ndryshonte faqen Kavajës. Por Pesë vjet më pas ai largohet duke i kërkuar falje qytetit, duke i dhënë të drejtë zërave se Rama e kishte afruar atë në PS si shumë kriminelë të tjerë për të marrë dhe mbajtur pushtetin. Dhe jo vetëm kaq; ai poi ngrinte ata në piedestal, siç u shpreh socialisti Blushi, pa u shqetësuar se po ia nxinte faqen vendit: “Rama po e mban pushtetin me kriminelë. Ke ngritur llumin në piedestal. Pse po i’a nxin faqen vendit. Si e ka emrin Roshi, Ervin apo Elvis? Në të gjithë vendin ke vendosur njerëz me precedent penal, po terrorizojnë qytetet. Me këta njerëz që kur shkojnë në KQZ thonë: Jam dënuar, s’jam dënuar”.
Berisha: Elvisin e mori me vete Ervisi, Ramën do e marrë Edvini
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar për dorëheqjen e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, duke sulmuar kryeministrin Edi Rama.
“Elvisin e mori emri Ervis, emri me të cilin ishte dënuar. Po Edin a do ta marrë me vete emri Edvin?”,- pyet Berisa.
“Ne kohen kur Edi quhej Edvin ai u akuzua per:
– Dosjen e tmershme spanjolle, e cila permban edhe vrasje te llahtarshme( perfolur ne media)
– Letren e Kadriovskit ku akuzohet per rrembimin e droges dhe zhdukjen e bashkeshortes se tij (letra tashme e bere edhe publike)
– Shitjen ne Paris te ikonave te vjedhura, histori kjo e nje çuni shqiptar qe nuk quhej Ervis por Edvin (akuza direkt e Fatos Nanos qe tha se e solli nga Parisi me thonje te piset tek shiste ikona te vjedhura)!
Duke denuar dhe nje here me ashpersine me te madhe Edi Ramen, si kryekriminel per futjen e krimineleve ne parlament dhe pushtetin vendor, i bej thirtre te shpjegohet publikisht per motivet e maskimit te tij me ndryshimin e emrit nga Edvin ne Edi!”,- shkruan Berisha në profilin e tij në Facebook.
Zbardhet dëshmia e penalitetit/ Këto janë dënimet e Elvis (Ervin) Rroshit në Itali
Elvis Rroshi ka qenë i dënuar disa herë në Itali. Dënimi i parë është dhënë në vitin 1992 për dhunë.
Krim ky i përsëritur edhe herë të tjera. Opinion.al ka siguruar dëshminë e penalitetit lëshuar nga Ministria e Drejtësisë Italiane.
Në dokument thuhet: Sipas sentencës së trupës gjykuese së Gjykatës së Apelit për minorenët të datës 28 shkurt 1995 konfirmojnë se vendimi dhënë në 13 nëntor 1992 nga trupi gjykues i Shkallës së Parë: Dhunë njerëzore, 2. Rrahje, 3.
Për përsërirje të vazhdueshme të veprave penale jepet dënimi me 1 vit e 4 muaj.
Japoni/ Dita e 4-t e kërkimeve për fëmijën e zhdukur, prindërit e lanë në pyllin e arinjve
Në Japoni, kanë hyrë në ditën e katërt kërkimet për fëmijën e humbur, lënë në mes të pyllit të arinjve nga vetë prindërit e tij, për ta ndëshkuar.
Ndërsa kërkuesit vazhdojnë të kërkojnë hap pas hapi një pyll për 7-vjeçarin humbur që prej të shtunës pasdite, në rrjetet sociale ka shpërthyer zemërimi ndaj prindërve të tij që rrëfyen se, e kishin braktisur në një rrugë pylli se ishte sjellë keq.
Policë me kuaj ishin ndër 130 shpëtuesit që po rrahin zonën malore pëllëmbë për pëllëmbë, në ishullin verior Hokkaido për vogëlushin Yamato Tanooka.
Prindërit e tij thanë se ai ishte zhdukur ndërsa familja mblidhte bariste të egra, por më pas ata pranuan në polici se e kishin lënë në rrugë për ta disiplinuar sepse ai u hidhte gurë njerëzve dhe makinave.
Ata thanë se ikën nja 500 m me makinë, por pastaj kur u kthyen ai ishte zhdukur.
Zona është aq e thellë sa banorët e rajonit rrallë kalojnë përmes saj.
“Ne kemi bërë një gjë të pafalshme për fëmijët tonë dhe kemi shkaktuar kaq probleme për njerëzit”, -tha babai i Yamato-s për mediat. “Unë vetëm shpresoj se ai ka shpëtuar”.
Mijëra njerëz në rrjetet sociale nisën të luten që Yamato të shpëtoj në një zonë ku natën tempraturat bien deri në 7 gradë celcius. Një shi i madh është parashikuar natën e së martës dhe djali është i veshur vetëm nje bluzë me mëngë të shkurta dhe xhinse.
“Kur unë e mendoj atë të vetëm në pyll, më dhemb zemra”,- shkruan dikush në rrjetet sociale. Por shumica e njerëzve i kan qortuar prindërit si të pakujdesshëm.
“Nëse ai vërtet ishte duke hedhur gurë në makina, që tregon se nuk kishte shumë disiplinë, gjithsesi, por nga ana tjetër, as shumë dashuri”,- tha një person.
“Pavarësisht nga rezultat, kjo është neglizhencë e prindërve. Është ftohtë në malet e Hokakaiod-s dhe kam dëgjuar se ka dhe arinj”,- shtoi një tjetër.
Përse po bëjnë vetëvrasje menaxherët e korporatave zvicerane?
Drejtori i firmës së madhe të sigurimeve Zurich, Martin Senn, ka bërë vetëvrasje. Para tij i kishte dhënë fund jetës edhe një menaxher tjetër i të nëjtës kompani, ndërsa në vitin 2013 kishte vrarë veten shefi i Swisscomit, kompanisë kryesore zvicerane të telefonisë.
Ish-shefi i kompanisë zvicerane të sigurimeve Zurich, Martin Senn, ka vrarë veten të premten që shkoi, ndërsa lajmi është bërë publik të hënën nga mediumet zvicerane. “Vdekja e papritur e Martin Senn na ka tronditur”,- shkruan kompania Zurich në një njoftim.
Senn ishte 59-vjeçar. Ai bëri vetëvrasje në Klosters të kantonit Graubünden, një trevë e njohur turistike. Senn ka qenë shef i Zurich për gjashtë vjet me radhë. Më 1 dhjetor 2015 ai dha dorëheqje të menjëhereshme. Më parë kishte dështuar blerja e kompanisë britanike të sigurimeve RSA dhe ishte shënuar një rënie e fitimeve.
Presioni i investitorëve ishte i madh pas rezultateve dëshpëruese të biznesit, ishte thënë me atë rast nga ana e ndërmarrjes.
Humbja e ndikimit në kompani dhe largimi nga puna ishte përjetuar rëndë nga Senn, shkruan gazeta “Blick”, duke iu referuar një personi që e ka njohur menaxherin. Sipas tij Senn vuante nga depresioni dhe nuk merrte pjesë në asnjë aktivitet publik.
Vetëvrasja e Martin Senn është e dyta brenda tri viteve në kompaninë e sigurimeve Zurich, e cila ka një qarkullim vjetor prej 70 miliardë dollarë dhe punëson rreth 55 mijë veta. Në fund të gushtit 2013 kishte vrarë veten drejtori financiar Pierre Wauthier. Ai ishte 53-vjeçar.
Në një letër lamtumirëse ai kishte fajësuar bordin e ndërmarrjes për presion të madh.
Në korrik të vitit 2013 Zvicra ishte tronditur nga një vetëvrasje tjetër: menaxheri Carsten Schloter ishte gjetur i vdekur në vendbanimin e tij afër qytetit të Freiburgut.
Schloter ishte drejtor i Swisscomit, kompanisë kryesore zvicerane të telefonisë, e cila punëson 21 mijë punëtorë dhe ka një qarkullim vjetor prej gati 12 miliardë franga. Schloter punonte në Swisscom nga viti 2000. Fillimisht kishte udhëhequr sektorin e telefonisë mobile, më 2006 ishte emëruar drejtor i përgjithshëm i ndërmarrjes.
Para se të bënte vetëvrasje ai kishte paralajmëruar se do të largonte qindra punëtorë nga puna për shkak të ndryshimeve strukturore, ndërsa mediumet zvicerane kishin raportuar edhe për probleme private të menaxherit gjerman. Po ashtu ishte njoftuar për mosmarëveshje në mes të Carsten Schloter dhe shefit të bordit të Swisscomit.
Në dhjetor 2008 kishte bërë vetëvrasje Alex Widmer, drejtor i bankës së njohur zvicerane “Julius Bär”. Pak ditë para vdekjes Widmer ishte ankuar se banka që drejtonte duhej të reduktonte planet e saj të ekspandimit. Tri vite më vonë, në nëntor 2011, shefi i firmës së njohur zvicerane të bonboneve Ricola, Adrian Kohler, ishte hedhur para trenit. Dy ditë para vetëvrasjes Koher kishte njoftuar bordin e ndërmarrjes se kishin ndodhur disa “parregullësi të vogla” financiare. Nga fenomeni tragjik i vetërasjes së menaxherëve nuk është e prekur vetëm Zvicra.
Në fillim të vitit 2014 kishte varur veten në Londër ish-menaxheri i “Deutsche Bank”, William Broeksmit. Po në atë kohë një menaxher i bankës “J. P. Morgan” ishte hedhurnga kulmi i selisë së bankës në Londër. Në fillim të vitit 2015 kishte vrarë veten HeinzJoachim Neubürger, ish-drejtor financiar i gjigantit gjerman Siemens.
Në vitin 2006 Siemens ishte dridhur nga një aferë e madhe korrupsioni. Neubürger dhe menaxherë të tjerë ishin akuzuar se kishin njohuri për sistemin korruptiv.
Sipas ekspertëve të menaxhmentit shumica e drejtuesve të korporatave bëjnë vetëvrasje për shkak të presionit të madh nga ana e bordeve dhe investitorëve, të cilat, përkundër fitimeve të mëdha, vazhdimisht kërkojnë rezulatate edhe më të mira, mundësisht duke larguar punëtorë nga puna.
Ngarkesa emocionale është shumë e madhe, presioni i mediumeve po ashtu. Organizatat për preventivë të vetëvrasjeve theksojnë se në të shumtën e rasteve menaxherët refuzojnë të pranojnë ndihmën që u ofrohet. Frika se në opinion mund të perceptohen si njerëz të dobët ndikon që menaxherët të zgjedhin rrugën më të tmerrshme: vetëvrasjen./DP/
Kinë, zjarri përfshin një grataçielë 50-katëshe
Një grataçielë 50-katëshe në Shenyang në provincën Liaoning ka marrë zjarr të martën.
Fotografitë tregojnë flakën që ngrihet vertikalisht përgjatë ndërtesës. Dëshmitarët thanë se flaka ka nisur në kullën e ashensorit në katin e parë dhe në pak minuta, doli në majë të ndërtesës.
Pjesë të arkitekturës kanë nisur të bien mbi makinat e parkuara rrotull.
Brazil, 16-vjeçarja e përdhunimit në grup: Më droguan, kishin armë
“U zgjova në një vend të panjohur me një burrë poshtë meje, një sipër dhe dy që më mbanin; disa burra të tjerë qeshin me mua”.
Kanë qenë këto fjalët e 16-vjeçares braziliane që ra viktimë e një përdhunimi në grup në Rio de Zhaneiro.
“Më droguan dhe isha e turbullt, por pashë se shumë burra kishin pistoletë”.
Mes 30 personave që e përdhunuan ishte edhe Lucas Perdomo, futbollist i Boavistës dhe i dashuri i viktimës.
Foto/ Fustani ikonë i Princeshës Diana në ankand
Një nga fustanet ikonë te Princeshës Diana do të dalë në ankand muajin e ardhshëm dhe pritet të shitet me një çmim mbretëror rreth: $ 145,000, raporton People.
Fustani blu është dizajnuar nga Catherine Walker posaçërisht për vizitën e princeshës në Austri në vitin 1986, por ajo e ka veshur dhe disa herë të tjera më pas.
Princesha Diana e shiti fustanin në Nju Jork në vitin 1997, tre muaj para se të vdiste dhe në vitin 2013 fustani është shitur sërish nga Kerry Taylor Auctions për $ 131,000 Më 14 qershor, shtëpia e ankandit ka vendosur ta shesë për jo më pas se $ 117,000./Living/
Video/ Arjan Çani i çjerr maskën Adelina Tahirit në transmetim Live
Mbrëmja e djeshme e emisionit "Your Face Sounds Familiar" ka sjellë disa surpriza për publikun. Arjan Çani i ka bërë një pyetje këngëtares Adelina Tahiri.
Pas performancës së saj, Çani e ka pyetur nëse kjo e fundit i ka bërë buzët operacion.
“Kjo ka ndodhur shumë kohë më parë, i kam bërë sepse ashtu mendoja se do të ndihesha më mirë. Por jo se s'më pëlqen vetja ime kështu si jam”,- i është përgjigjur Adelina.
Reforma në drejtësi/ Lu i shkon Bashës në zyrë
Ambasadori amerikan Donald Lu sot në drekë ishte në selinë ë PD-së për t’u takuar me Lulzimm Bashën.
Ndonëse nuk dihet asgjë zyrtarisht se për çfarë do të flitet, në qendër të takimit duhet të jetë reforma në drejtësi dhe ligji i dekriminalizimit.
Ky takim vjen në kohën kur pritet një takim mes Ramës dhe Bashës për reformën në drejtësi.
Një ditë më parë Lu ishte në takim me ish-kryeministrin Berisha si dhe me kreun e komisionit të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafa.
Video/ Ja si tallej Rama me dekriminalizimin. S’e besonte që do prekte Rroshin
Video më poshtë i përket disa muajve më parë, kur Edi Rama ishte në Kavajë gjatë një takimi për anëtarësimet e reja në PS.
Në një moment ai fton në skenë kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako dhe kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi.
Për këtë të fundit Rama ka thënë: “Ftoj kriminelin që drejton Kavajën”.
Më tej kryeministri nisi të tallej me ligjin e dekriminalizimit, duke thënë se “mezi po pres zbatimin e ligjit që t’i çoni letër Lulit dhe t’i thoni: po ky si shpëtoi mo?”.
Për më shumë shihni videon:
Foto+16/ Partneret superseksi të futbollistëve në “Euro 2016”
Kampionati Europian nuk do të zhvillohet vetëm në fushën e blertë por edhe jashtë saj pasi gratë dhe të dashurat e shumë futbollistëve kanë nxehur atmosferën me linjat e tyre seksi.
Shumë prej tyre janë modele tashmë ndodhen në vëmendjen e kronikave rozë.
Nuk do të mbetet pa u vënë re e fejuara e Yannick Carrasco, Noemie Happart fituese e Miss Belgjikës në vitin 2013. Bukuroshja 22-vjeçare e ka nisur lidhjen e saj me futbollistin e Atletico Madrid në shtator të vitit 2015.
Me shumë fat është edhe sulmuesi italian, Graziano Pelle që prej 4 vitesh po jeton një histori dashurie me modelen hungareze Viktoria Varga.
Nuk ka si të mos përmendet modelja dhe këngëtarja gjermane Ann Kathrin Brommel e fejuara seksi e Mario Gotze.
Mesfushori Ivan Rakitic do të ketë në Europianin e Francës, mbështetjen e bashkëshortes së tij Raquele Mauri me të cilën kanë edhe një vajzë, Altean.
Gerard Pique dhe Bastian Schweinsteiger janë futbollistët që kanë në krah të tyre ndoshta bashkëshortet më të famshme.
Mbrojtësi i përfaqësueses spanjolle prej 6 vitesh është i lidhur me këngëtaren kolumbiane Shakira, me të cilën ka edhe 2 djem.
Ndërsa mesfushori gjerman që nga viti 2014 ka nisur një histori dashurie me Anna Ivanovic që konsiderohet si një prej tenisteve më të bukura në botë.
Basha: Rroshi i dënuar për drogë në Zvicër, Rama e dinte
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama për kandidimin e Elvis Rroshit për në krye të Bashkisë së Kavajës.
Duke folur nga selia blu për gazetarët, Basha tha se Rroshi ka edhe një dënim tjetër në Zvicër për trafik droge, gjë për të cilën Edi Rama kishte dijeni një vit më parë, por përsëri vendosi ta kandidonte.
Kreu i demokratëve theksoi se ligji i Dekriminalizimit funksionon dhe viktima e parë e këtij ligji është Ervis Rroshi. Sipas Bashës, të tjerë zyrtarë pritet që të zbulohen nga ligji i Dekriminalizimit.
“Sot Elvis Rroshi si subjket i deklaruar i këtij ligji ka marrë nga ligji atë që ligji i rezervon atij. Poshtëruesi i popullit shqiptar ka një emer, quhet Edi Rama. Sot përsëri i gënjeu. Elvis Rroshi ka një dënim në Zvicër për trafik droge.
Rama e ka ditur se Elvis Rroshi ka një dënim në Zvicër, i është kërkuar mos ta kandidonte dhe zgjodhi ta kandidonte. Ligji funnksionon, me shprehjen më të dashur të tij, s’ka parë asgjë akoma. Ligji do të vazhdojë të nxjerrë të tjerë”,- u shpreh Basha.
Elvis Rroshi deklaroi sot dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Kavajës, pasi mësoi papritur se ishte dënuar në Itali kur ishte 16 vjeç.
Pas Elvisit, shërbimet do publikojnë dosjen e Ed-Vin Ramës
Do'stlaringiz bilan baham: |