E keni një ndjenjë të keqe…
Nëse ndjeheni se shefi nuk ju pëlqen, kjo mund të jetë vetëm në kokën tënde. Por, edhe mund të jetë e vërtetë. Nëse ai të trajton ndryshe nga të tjerët, atëherë ndoshta nuk jeni personi i preferuar i tij, transmeton Telegrafi. Prandaj, besojuni ndjenjave tuaja dhe vazhdoni të kërkoni shenja të tjera që tregojnë se a është kjo e vërtetë apo jo.
Nuk ju kërkon mendim
Asnjëherë nuk e kërkon mendimin tënd apo nuk të bën pjesë të vendimeve të rëndësishme. Nëse shefi nuk të përfshin në vendimet e mëdha që lidhen me fushën tuaj, atëherë kjo mund të jetë shenjë se shefi nuk të beson.
Nuk mbajnë kontakt me sy
Është e vështirë për një shef të zemëruar t’ju shikoj drejt në sy. Kjo për shkak se ai mund të frikësohet se i vëreni ndjenjat e armiqësisë, prandaj kërkon t’i shmanget kësaj.
Nuk buzëqeshin pranë jush
Nëse shefi përpiqet të mos qeshë në të njëjtën dhomë ku jeni ju, atëherë kjo është shenjë serioze se diçka nuk është në rregull.
Sillen sikur ju nuk jeni prezent
Nëse nuk ju thotë “mirëmëngjesi” kur arrini në punë, apo “paçi një natë të mirë”, kur të dalin nga puna, atëherë kjo është shenjë se atij/asaj nuk i pëlqeni.
Video+18/ Futet në dyqan dhe... sharron penisin në sy të shitëses
(KUJDES! PAMJE TË RËNDA) Një person i cili mendohet se ka qenë në depresion, ka sharruar me një sharrë organin e tij gjenital brenda një dyqani veglash.
Personi është futur brenda dyqanit dhe pasi ka marrë një sharrë ka kaluar nga ana e banakut, ka ulur pantallonat dhe ka nisur të sharrojë organin e tij gjenital, duke befasuar dhe traumatizuar jo vetëm veten por edhe punonjësen e dyqanit, e cila ka dalë e tronditur për të kërkuar ndihmë.
Pamjet tronditëse janë filmuar nga kamerat e dyqanit të veglave “DIY” në Kaliforni, SHBA, dhe më pas ato janë vënë në dispozicion të rrjetit “LiveLeak.com”.
Shikoni videon:
Kush po ia prek të pasmet Adelina Tahirit?
Gjatë spektaklit “Your Face Sound Familiar” konkurrentët në garë përpos dhurimit të një show, japin edhe shfaqje “blic”.
Pas kuintave gjithçka është e mundur nga konfrontimi verbal mes konkurrentëve deri edhe tek prekjet pasiononte.
Pas spektaklit të ditës së hënë këngëtarja Adelina Tahiri ka shpërndarën një foto në rrjetet sociale, ku duket një prekje “hot” e koleges Era Rusi.
Kohët e fundit 2 këngëtaret kanë zbuluar që kanë edhe një lidhje farefisnore me njëra – tjetrën.
Foto/ Gugu siç nuk e keni parë kurrë, thuasje tullace
Këngëtarja biseksuale Gugu ka postuar disa foto në Instagram në të cilat duket se ka ndryshuar pamjen e saj.
Nuk dihet në fakt nëse është thjesht një efekt i “SnapChat”, apo nëse tashmë Gugu është bërë brune dhe me flokë të shkurtra.
“Pamela e re” super seksi, zbulon gjoksin në plazh (Foto)
Kelly Rohrbach është një nga femrat më të kërkuara në industrinë e modelimit.
Së fundmi, bukuroshes amerikane mjaft mirë është duke i ecur edhe karriera kinematografike.
Kelly, e cilësuar nga mediat si "Pamela e re" për rolin e saj në filmin e ri Baywatch që del më 2017, është fotografuar në Malibu derisa ka realizuar një fotosesion për revistën Vogue.
Gjatë realizimit të fotove gjoksi i modeles superseksi nuk u përmbajt dhe doli jashtë, duke bërë bujë në media.
Foto/ Fëmija në rrezik, koka i peshon 9 kg
Fëmija 2-vjeçar, Emon, nga Bangladeshi, ka një kokë e cila peshon 9 kg. Madhësia e kokës së tij nuk e lejon të flasë, të ecë apo të lëvizë gjymtyrët e tij.
Koka e tij ka filluar të rritej që në lindje dhe kjo solli edhe shqetësimin e prindërve të 2-vjeçarit. Një mjek e ka diagnostikuar, duke informuar prindërit se ai vuante nga “hidrocefalia”, e shkaktuar nga lëngjet brenda në kafkë.
Mjeku ka thënë gjithashtu se, nëse ai nuk merr trajtimin e duhur, mund të rrezikojë jetën. Por prindërit e fëmijës janë shumë të varfër për të shkuar në një vend tjetër kurimi për djaloshin.
Kjo lloj sëmundje zhvillohet gjatë shtatzënisë, si rezultat i një infeksioni siç janë shytat apo rubeola./tvklan.al/
Sinan Hoxha bëhet baba, vjen në jetë Ansi
Një ndër këngëtarët më të dashur shqiptar, Sinan Hoxha është bërë sot baba.
Bashkëshortja e tij, Andrra Destanin, ka sjellë në jetë një djalë, i cili është pagëzuar emrin Ansi.
Një emër domethënës dhe i menduar shumë mirë, që simbolizon bashkimin inicialeve të Andrrës dhe Sinanit.
Bebushi ka lindur në orët e para të mëngjesit dhe peshon plot 4kg e 800gram.
Një foto shumë emociononuese të familjes së re e ka postuar bashkështortja e Sinanit, në Instagram dhe ku shumë prej fansave i kanë uruar Ansit të vogël, jetë të gjatë./tvklan.al/
Foto/ Zeshkanja që shëtit botën pa shpenzuar asnjë qindarkë...?
Monica Lynn është 25-vjeçarja nga Amerika që shëtit botën pa shpenzuar asnjë qindarkë. Zeshkania amerikane deri tani ka udhëtuar në 9 shtete të botës, duke shijuar plazhet, ishujt dhe duke bërë shooping.
Monica ka thënë për “Daily Star” se, të gjitha shpenzimet ia mbulojnë burra të ndryshëm që ajo njeh në internet.
Ajo ka shtuar se janë ata që e ftojnë nëpër vende të ndryshme për të kaluar fundjavën.
Jeta e saj ka ndryshuar që nga muaji janar, pasi ajo kurrë nuk kishte patur mundësinë të vizitonte vende të ndryshme të botës. Destinacioni i saj i radhës janë ishujt Barbados./tvklan.al/
Studimi/ Kush tradhton një herë, do ta bëjë përsëri
Me siguri me qindra herë kemi menduar për këtë temë dhe mbase keni pasur dilema se a do të falni tradhtinë. Tani shkencëtarët ju kanë bërë një shërbim dhe më në fund kanë zbuluar që tradhtia bën pjesë “në sëmundjet kronike".
Vajza dhe djem, me siguri nga nënat apo gjyshet tuaja së paku njëherë kenë dëgjuar atë thënien e vjetër: “Nëse njëherë të mashtron, do të të mashtrojë sërish me siguri!”
Fatkeqësisht, si edhe të gjithë, keni shprehi të keqe që të mos i dëgjoni më të vjetrit dhe ata më me shumë përvojë. Për këtë shkak shpesh vuani.
Sjelljet e ndryshme pas mashtrimit i kanë nxitur shkencëtarët që të bëjnë hulumtimin në temën se a përsërisin njerëzit dhe përse e përsërisin tradhtinë. Ekzistojnë shumë mënyra në të cilat mund të tradhtoni partnerin, mirëpo sikur sjellja e tillë të kalonte në shprehi, atëherë ky është vetëm problem juaji.
Tradhtia nuk ka të bëjë vetëm me seksin. Ndryshe nga sa mendohet, lidhjet e fshehta kanë të bëjnë më pak me seksin se sa me dëshirën. Dëshirë për vëmendje. Dëshirë për t’u ndier i veçantë. Dëshirë për t’u ndier i rëndësishëm. Vetë ideja e një marrëdhënieje të fshehtë i bën njerëzit ta dëshirojnë.
Tradhtia është njëra ndër shkaktarët kryesorë të krizës dhe të shumë shkatërrimeve të marrëdhënieve dashurore. Dikur i atribuohej kryesisht gjinisë mashkullore, ndërkaq tani, është një sinonim i barabartë për “gjynahet” edhe të femrave, edhe të meshkujve./Telegrafi/
Zbulohen disa pozicione të reja për seks. A do t’i provonit?!
Jeni lodhur nga pozicionet e njëjta në vende të njëjta? Ja ky është freskimi…
Barazimi
Fillon në pozën misionare, derisa ai me tërë peshën mbështetet në ju (jo bash me tërë peshën). Le të përkulet përpara ashtu që baza e kockës pubike t’i bëjë presion klitorisit tuaj. Ju duhet t’i përthekoni këmbët tuaja për kërdhokullat e tij, në mënyrë që të arrini koneksionin më të afërt të mundshëm dhe stimulimin.
Stili i modifikuar dogyy (stili i qenit)
Në vend që të qëndroni në të katrat si në pozën e vërtetë dogyy, lëshohuni në stomak, mirëpo peshën e trupit tuaj hidheni në gjunjë dhe gjoks, ndërsa vithet t’ju jenë të ngritura pak. Në këtë pozë trupat tuaj janë të puthitur, ndërkaq fërkimi është shumë më intensiv dhe mundëson penetrim të thellë.
Tavolina e kuzhinës
Shtrijuni duke mbajtur vithet në skaj të tavolinës, ndërkaq ai le t’ju kapë për kërdhokulla për t’u mbajtur, derisa shputat tuaja të jenë në tavolinë apo në supet e tij. Këto rregulla të pozës janë të domosdoshme, sepse me këndin e drejtë arrihet penetrim i thellë, i cili të dyve do t’ju ofrojë kënaqje maksimale, por do të mund të stimuloni klitorisin pa pengesa – edhe ju edhe ai.
Hulumtime kontradiktore
Në këtë pozë të dy shtrijuni. Ju shtrijuni në shpinë, ndërkaq ai në anën e vet të krevatit. Qiti këmbët sipër belit të tij në formë të shkronjës së madhe X. Kjo pozë është super, sepse mundëson stimulim të lehtë të klitorisit. Meqenëse nuk i keni të puthitur trupat, mund ta prekeni në pjesë të ndryshme të trupit si t’jua dojë qejfi.
Jastëku
Në çdo pozë misionare, qoftë këmbët tuaja të gjenden në krevat apo në supet e tij, vendosja e jastëkut nën pjesën e poshtme të shpinës, ngre torzonë, që ju mundëson penetrim të thellë dhe arritje më të lehtë të pikës G. Kjo është njëra ndër pozat në të cilat mundësohet puthitja e trupave të tuaj dhe stimulimi i klitorisit.
26/05/2016/.......................................
Zbardhet vrasja në Itali, Petrit Nikolli u vra nga burri i mbesës
Policia italiane ka mundur që të zbardhë vrasjen e shqiptarit Petrit Nikolli, ngjarje e ndodhur mbrëmë në Rimini të Italisë. Sipas mediave italiane, 45-vjeçari u vra pasi po mundohej që të zgjidhte një rast konflikti.
Mbesa e viktimës jetonte me bashkëshortin e saj në Milano dhe prej disa kohësh kishin probleme me njëri-tjetrin. Shqiptari Petrit Nikolli kishte shkuar disa herë që të “sheshonte” mosmarrëveshjet mes çiftit.
Duke u përpjekur të qetësonte situatën, këtë javë Nikolli e mori mbesën në shtëpinë e tij në Rimini, pasi ishte keqtrajtuar dhe dhunuar nga burri. Ky i fundit, së bashku me babain dhe një person tjetër udhëtuan mbrëmë për në Rimini dhe u takuan në shëtitore me Petrit Nikollin.
Debati mes tyre agravoi aq sa përfundoi me vrasje. Sapo 45-vjeçari i ktheu shpinën burrit të mbesës për të shkuar në shtëpi, ai e qëlloi me pistoletë, plumbi i së cilës e kapi në qafë duke e lënë të vdekur.
Më pas, autori dhe dy personat e tjerë u larguan me shpejtësi me makinë në drejtim të Milanos.
Petrit Nikolli ishte me profesion hidraulik dhe baba i tre fëmijëve, ndërkohë që bashkëshortja e tij është në pritje të fëmijës së katër.
Burri i mbesës, babai i tij dhe një person tjetër u arrestuan mëngjesin e sotëm në Milano dhe po merren në pyetje për të zbardhur plotësisht ngjarjen./
Foreign Policy: “Snajperi Amerikan” Chris Kyle gënjeu për numrin e medaljeve të tij
Nga David Francis
Chris Kyle, qitësi më vdekjeprurës një historinë e Shteteve të Bashkuara, është një legjendë. Autobiografia e tij, American Sniper, shiti mbi 1 milionë kopje dhe u shndërrua në një film; ai u interpretua nga Bradley Cooper në atë që u kthye në filmin më fitimprurës me luftë në histori.
Ai pretendon 160 “vrasje të konfirmuara” gjatë 10 vjetëve të shërbimit ushtarak. Vreasja e tij nga dora e një shoku veteran të luftës në vitin 2013 ia shtoi edhe më shumë magjepsjen.
“Me pak fjalë,” shkuajti Kyle, “Unë do ta përfundoj karrierën time si SEAL me dy Yje Argjendi dhe Pesë Yje Bronzi, të gjitha medalje nderi”.
Sikurse ishte raportuar më parë edhe nga The Intercept, Kyle e kishte fryrë numrin e medaljeve të tij. Në një artikull të botuar të mërkurën, del se Kylie në të vërtetë kishte marrë vetëm një Yll Argjendi dhe tre Yje Bronzi, si medalje nderi. Uebsajti ka cituar dokumentet e brendshëm të Navy të marra nëpërmjet kërkesës bazuar te Ligji për Informacionin e Lirë, si dhe nëpërmjet intervistave me disa zyrtarë anonimë të Navy-t.
Sipas raportit, Kyle ishte parlajmëruar nga Pentagoni përpara se ta botonte librin e tij se numri i medaljeve të tij ishte i pasaktë.
Dhe një gjë e tillë nuk ëhstë si të gënjesh me një CV; të gënjesh për medaljet dhe arritjet është një shkelje e rëndë etike, e cila shkel si Kodin e uniformës të Drejtësisë Ushtarake, ashtu edhe ligjin federal.
Ky zbulim ka gjasa që të ngrejë pikëpyetje të reja se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo nga rrëfimi i Kyle për jetën e tij.
Ai gënjeu se kishte goditur me grusht ish-guvernatorin e Minesotës Jesse Ventura pas pretendimit se Ventura kishte kritikuar luftën në Irak dhe kishte thënë se SEAL-sat “meritojnë të humbasin disa”; ish mundësi u shpërblye me 1.8 mln dollarë pas padisë për shpifje kundër kompanisë së Kylie.
Po historia e tij se vrau dy vjedhës të ardhshëm makinash? Edhe ajo e pavërtetë. Përralla e etij se ka qëlluar dhjetëra plaçkitës nga tarraca e Superdome në Nju Orleans pas Uraganit Katrina ka qenë gjithashtu e rreme.
Asnjëra prej ketyre nuk përfundoi në filmin e Clint Eastwood, i cili përfundoi me skenat e ceremonisë mortore të Kyle në Cowboy Stadium dhe pamjet e mijëra njerëzve që kishin mbushur rrugët që çonin për në ceremoni.
Foto+Video/ McDonald-ve u kushton më “lirë” të mbajnë rrobotë se sa punëtorë me paga minimale
Kompania “McDonald” paralajmëroi se robotët do të marrin përsipër dhe do të zëvendësojnë punë e stafit njërëzor në perandorinë e ushqimit të shpejtë, sepse kjo është më e lirë se njerëzit që punësohen qoftë edhe me paga minimale.
Ed Rensi një menazher i kësaj kompanie mësohet të ketë thënë se blerja e kamerierëve robotikë shumë të kualifikuar është një alternativë më e lirë, se sa punësimi i njerëzve me pagë minimale për të punuar në restorantet e kompanisë në të gjithë botën.
Ai paralajmëroi se humbjet e mëdha në vendet e punës janë të pashmangshme, në një kohë që komentoi se kjo do të ishte një mënyrë për të zëvendësuar njerëzit në vendin e punës.
Kjo vjen pas studimesh të shumta për të ardhmen ku punësimi i njeriut është parashikuar që në shumë sektorë të zëvendësohet nga makineritë që do të futen edhe në profesione si këshilltarë robotik, apo avokatët virtualë.
Berisha: Edvin Rama është racist, ai i urren veriorët!
Ish-Kryeministri Sali Berisha, e ka akuzuar sot në Parlament Kryeministrin Edi Rama, se ai është një individ që vuan nga kompleksi i racizmit, duke lëshuar shpesh herë deklarata anti-veriore dhe duke mbështetur krahinizmin.
Sipas Berishës, ligji i Dekriminalizimit zbuloi se Kryeministri Rama ka ndërruar emrin, nga Edvin në Edi.
Sipas Berishës, Kryeministri e ka ndërruar emrin për shkak të akuzave që i janë bërë në të shkuarën. Ai ka kërkuar që Edi Rama të japë llogari në Parlament përse ka bërë ndryshimin e emrit.
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot për një vizitë pune në Suedi.
“Në një moment të rëndësishëm të jetës parlamentare, ligji për Dekriminalizimin e Parlamentit zbuloi fytyrën e vërtetë të kriimt, zbuloi vrasësit, trafikantët dhe jo vetëm, dhe njerëzit me dy fyttyra, me dy emra, me 4 emra me e fytyra. Bëj fjalë për ata që ndryshojnë emrat për të fshehur veprat kriminale.
Le të vijë këtu Edvin Kristaq Rama, të tregojë se nga Edvin u bë Edi për shkak të akuzave të Kadriovskit e shkaqeve të tjera që duhet t’i sqarojë. Të vijë këtu të thotë ç’është ky ndërrim i emrit”,- tha Berisha në Parlament.
Ish-Kryeministri gjatë fjalës së tij hodhi akuza të rënda ndaj Ramës, duke e quajtur kriminel që ka futur vrasës në Parlament. Sipas Berishës, Rama është një antishqiptar dhe antikombëtar, i cili “ka rekrutar nga zonat e veriut vrasës, kriminelë, trafikantë sepse në atë zona vetëm me të tillë ja dilet”.
“Në këtë mënyrë, Edi Rama, me një racizëm të ulët antishqiptar paraqet veriun si vend kriminelësh. Ky është koncepti i tij”,- u shpreh ish-Kryeministri, Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit.
Video+18/ Tiranë, burri pervers nxjerr penisin në autobusin e Institutit
Gjatë këtyre ditëve janë raportuar për ngjarje shqetësuese që kanë ndodhur nëpër autobusët e transportit urban në Tiranë.
Rasti më i fundit ka ndodhur në autobusin e Institutit, ku një burrë ka nxjerrë organin gjenital.
Video është denoncuar tek “Jeta Osh Qef” dhe pamjet janë vërtetë të rënda.
Akte të tilla të turpshme në publik duhet të marrin ndëshkimin e merituar. Nuk dihet nëse policia është vënë në dijeni për këtë ngjarje nga qytetarët që ndodheshin në autobus në atë moment.
Gruaja që i ra të fikët: Karroca e kokoshkave, buka e përditshme
Identifikohet gruaja të cilës një ditë më parë i ra të fikët pasi policët bashkiakë i konfiskuan karrocën me kokoshka. Ngjarja sensibilizoi në masë qytetarët, duke bërë që edhe bashkia të pezullonte nga detyra 4 punonjës policie.
Ajo ka folur për Nismën Thurje, pas daljes nga spitali ku u dërguar pasi i ra të fikët.
Por kush është gruaja e cila dje ra pre e policisë bashkiake.
Unë jam Trëndelina Aliko. Kam lindur në Elbasan dhe jam 52 vjeç. Vij nga një familje me tetë fëmijë dhe prindërit tanë kanë punuar gjithë jetën në Metalurgjik. Kam tre fëmijë, dy goca, një çun. I kemi rritur me thërrime kur i thonë llafit.
Jeta ime ka qenë një karvan i rëndë hallesh e vuajtjesh. Në 1991 morëm një shtëpi sociale, aty në Elbasan, brenda Metalurgjikut e morëm me leje nga organet që ishin atëherë. Ishte e pabanueshme, por ishte e jona. Ndoshta ndër të paktat raste gëzimi që më ka dhënë kjo jetë. U vumë bashke me burrin dhe e rregulluam.
Futëm dhe letrat për legalizim, por nuk arritëm dot ta gëzonim. Erdhën këta që privatizuan Metalurgjikun dhe na nxorën nga shtëpia. Nuk dinim si të mbroheshim, thjesht nuk dinim si të mbroheshim. Ata ishin shumë të fortë për ne. Ne ishim një plesht përpara atyre. U dorëzuam.
Erdhëm në Tiranë me shpresën e një jete më të mirë. Jetojmë me qira. Çuni ndenji pak dhe kur s’bëri dot gjë as këtu, iku në emigracion. Tani jetojmë me njërën nga gocat, se tjetra është martuar.
Gjithë burimi ynë i jetesës është ajo karrocë kokoshkash. Është drita e syve tanë, buka e përditshme. Mundohem që të kënaq njerëzit dhe e ndjej që ata kënaqen nga kokoshkat e mia. Të gjithë m’i lavdërojnë. Vajzat e shkollës aty afër vijnë të gjitha blejnë tek unë dhe kjo më gëzon. Si çdokush që do të gëzohej kur njerëzit ja bëjnë hallall atë lek që i japin.
Fitoj 700-800 lek në ditë. Por jo çdo ditë. Kur bie shi për shembull. Dal dhe rri tek vendi i zakonshëm, më tepër që të jem në paqe me veten. Por une e di, askush nuk blen kokoshka kur bie shi. I shoh njerëzit që nxitojnë prej shiut dhe as kokën nuk kthejnë. I kuptoj.
Dhe kështu ikën ajo ditë. Ndodh që shiu zgjat me ditë të tëra. Dhe gjëja që mendojmë bashkë me burrin është çfarë do të hamë? Me se do të paguajmë qëranë?
Tani që jam edhe e sëmurë, hallet shtohen edhe më. Këto ditë që është hapur pak koha, kam punuar pak më gjatë që të mblidhja lekët për ilaçe. Me duheshin edhe 600 lekë që t’i plotësoja dhe thashë se me të djeshmet do të më plotësoheshin. Por ndodhi ajo që ndodhi.
Nuk dua të punoj pa rregulla me shtetin. Ja shikoni që kam çuar kërkesen për paisje me liçensë që në Dhjetor vjet, por s’më kanë kthyer përgjigje. Por mua më duhet të dal, se dua të ushqehem e të paguaj qeranë…çdo ditë. Prandaj nuk pres dot derisa të më kthejnë përgjigje.
Edhe dje, kur erdhën ata zotërinjtë e policisë bashkiake, u munduam t’i sqaronim, por ata na thanë që ashtu ishte rregulli. Prandaj dhe vajza ju njoftoi juve të Nismës Thurje, sepse vetë nuk dinim si ta zgjidhnim.
Gjithsesi ajo histori, iku. Juve si Thurje, ju falënderoj shumë për ndihmën që na u gjendët për gjobën dhe për ilaçet, ua kemi borxh.
Sot kur dola nga spitali, vajza më tha që në internet aty janë ofruar shumë veta për të na ndihmuar. Qava kur m’i lexonte ato fjalët që kishin thënë. Qava sepse e kuptoj që thellë-thellë njerëzit janë të mirë të gjithë. Është koha që jetojmë ajo që i detyron disa të nxjerrin anën e keqe.
Unë i bekoj nga zemra dhe iu uroj që Zoti t’i shohë të gjithë në shtëpitë e tyre e në familjet e tyre, mbarë e mirë. Një mijë herë zoti i bekoftë. Por faleminderit! Ajo që do nëna, është vetëm të më jepet ajo liçenca dhe të punoj e qetë. Vetëm këtë.
Nëse ka mundësi do t’u kërkoja të gjithëve t’i dërgonin një mesazh Kryetarit të Bashkisë që të më nxjerre Licencën që të punoj pa frikë. Dua të jetoj jetën që më ra në pjesë, ashtu me halle dhe vuajtje siç ma caktoi Zoti, por dua ta jetoj me dinjitet.
Videolajm/ Rrugori që shërbeu 45 vite në polici, ja surpriza e Tahirit
Xhemil Haluli shërbeu për 45 vite si punonjës i Policisë Rrugore. Ditën që doli në pension, për të u organizua një ceremoni surprizë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, nën kujdesin e ministrit Tahiri.
Ja çfarë shkruan Saimir Tahiri:
“45 vjet ne Polici, 22 vjet me te njejtin motorr. Cfare emocioni surpriza qe i rezervuam Xhemilit diten e fundit te punes se tij.
Emocion i pamase edhe per mua. Per te gjithe ne.
Pas 45 viteve ne Polici, Xhemili doli sot ne pension.
Faleminderit me gjithe zemer per sherbimin ne Policine e Shtetit.
Frymezim per te rinjte e te rejat, shembull për të rinjtë”.
Berisha- Ramës: Nga ’91-shi, po gjete një deputet të inkriminuar në PD, dorëzoj mandatin
Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka sfiduar sot Kryeministrin Edi Rama se nëse ai gjen qoftë dhe një deputet të inkriminuar në listat e PD-së që nga viti 1991, ai e dorëzon mandatin e tij.
Berisha, pasi nuk u lejua për të folur në Kuvend, nga mazhoranca, për vetëdeklarimet e zyrtarëve të lartë, foli jashtë selisë së Kuvendit. Ai tha: “Nëse gjen qoftë dhe një të vetëm që nga 1991 në listat e PD-së deri më sot, unë dorëzoj mandatin tim. Nëse gjen një të vetëm!”
Ish-kryeministri tha se “këta vetë parlament nuk pranojnë. Këta nuk pranojnë fjalë në parlament. Natyrisht, se sot është ditë e tmerrshme për ta. Parlamenti konstaton një numër të caktuar vrasësish, trafikantë droge dhe prostitucioni, futur nga Rama në parlament dhe ligji u dha të drejtë atyre që bënë gjithçka për miratimin tij. Kuptohet sesa e vështirë ka qënë për ne me këtë përbërje parlamenti e këta bëjnë këtë akt të pashembullt..
Nuk ka më kriminel se ai që fut vrasësit në tempullin e demokracisë së këtij parlamenti!
Po ç’janë dy vëllezërit Frroku?! A nuk janë të dy me një akuzë?! Ligji i dekriminalizimit i nxori një nga një. Unë ju kërkoj juve…
Ne pamë listat e deputetëve, se deputetë janë dhe ata që nuk hynë dhe shikoni a do t’ju dalin 19 apo 24?! Mos u ngutni për vlerësimet, se vrasësit janë vrasës!
Nëse ju do të gjeni listat e “aleancës së qelbësirave”, veçanërisht listat e PS dhe të aleatit të saj, ju do të gjeni jo 19, po 23! Ajo, si quhet partia e Arben Frrokut… Mirëpo sot në vend të kërkojnë të falur…
Është njeri antikombëtar!
I thotë një ambasadori të një vendi kryesor se ata kriminelë ia ka marrë Sali Berishës!
Por, nëse gjen qoftë dhe një të vetëm që nga 1991, në listat e PD e deri më sot, unë dorëzoj mandatin tim. Nëse gjen një të vetëm!
Po të shpifësh e trillosh me akte të tilla, je më kriminel!
Është ambasador kryesor dhe e di edhe ai. Këtë e ka thënë dhe jo më larg se 3-4 ditë nga dita e sotme që “‘z. Rama më ka pohuar që ka marrë kriminelë nga veriu, se ato zona të tilla janë dhe unë ia mora për të fituar ndaj Sali Berishës”,- këmbënguli ish-Kryeminstri.
Quajti Ramën kriminel, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga Kuvendi me 10 ditë
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi ka kërkuar përjashtimin nga Kuvendi të ish-kryeminstrit Berisha.
Shkak janë bërë deklaratat e Berishës, që e quajti Ramën kriminel dhe që e akuzoi se ka mbledhur kriminelë nga veriu i Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Ruçi i kujtoi Berishës vitet ’90 kur dhunonte përfaqësuesit e opozitës.
Drejtuesi i seancës, nënkryetari i Kuvendit Shpëtim Idrizi tha se Byroja e Kuvendit do të mblidhet brenda 48 orësh për të shqyrtuar kërkesën e PS-së për përjashtimin e Berishës.
Ish-kryeministri u përjashtua nga Kuvëndi për 10 ditë para tre javësh, kur bëri thirrje për armatosje të popullsisë.
Ky vendim i Byrosë solli më pas bojkot të parlamentit nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
Ministri Manjani urdhëron: T’i hiqet licenca dy përbaruesve privatë
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka urdhëruar që t’i hiqet licenca dy përmbaruesve privatë gjyqësor A.T dhe E.Gj, me seli ne Tiranë.
Ndaj veprimtarisë së dy përmbaruesve, me urdhër të ministrit të Drejtësisë, Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Inspektimit të Çështjeve të Drejtësisë, ka ushtruar një inspektim me objekt verifikimin e procedurave ligjore të ndjekura në ekzekutimin e titujve ekzekutivë.
Nga analiza e rrethanava të faktit të konstatuara gjatë ushtrimit të kontrollit, referuar veprimeve të kryera nga ana e dy përmbaruesve, nga grupi i inspektimit si dhe nga Komisioni Disiplinor i Përmbaruesve Gjyqësorë Privat u konstatuan shkelje që përbëjnë shkak për fillimin e procedimit disiplinor.
Përsa më sipër, mbështetur në ligjin “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”, i ndryshuar, ministri Manjani ka vendosur për heqjen e çertifikatës së ushtrimit të veprimtarisë dhe çregjistrimin nga regjistri i përmbaruesve gjyqësore private të këtyre dy shtetasve.
Shqiptarët, në 2 vite kërkuan azil më shumë se në 3 dekada bashkë
Azilkërkuesit shqiptarë kanë thyer çdo rekord në dy vitet e fundit, duke arritur në rreth 86.000 kërkesa në vendet e Europës. Për muaj me radhë, shqiptarët kanë qëndruar në krye të listës për kërkesat e azilit në Gjermani dhe se fundmi edhe në Holandë.
“ABC News” ka siguruar të dhëna nga zyra e statistikave europiane “EUROSTAT”, për të krahasuar këto vite me vitet paraardhëse.
Por krahasimi i shifrave ka kaluar çdo pritshmëri pasi Shqiptarët në dy vitet e fundit kanë qenë më të shumtë në numër sesa 3 dekada marrë sëbashku. Konkretisht në vitin 2014 dhe 2015 ka patur 86.000 kërkesa për azil, krahasuar me 64.000 kërkesa gjatë vitit 1985 deri në 2013.
Kjo bën që në vetëm dy vitet e fundit ka patur 23.415 kërkesa me shumë sesa 3 dekadat paraardhëse. ABC News ka tentuar të sigurojë dhe shifrat para vitit 1985, por deri tani nuk ka marrë një përgjigje në lidhje me ketë kerkese.
Pavarësisht që shanset për azil në vendet të Europës janë pothuajse zero dhe thirrjeve për të mos ikur nga Shqipëria, situata nuk ka ndryshuar për mirë. Muajt e kaluar në Gjermani kishte një rritje të lehtë të kërkesave të azilit dhe në Holandë shqiptarët kaluan dhe sirianët.
Të dy vendet, ku fenomeni i kërkesave të azilit nga shqiptarët ndjehet më shumë, kanë organizuar fluturime me deportime të detyrueshme nga shtetet përkatëse./ABC News/
Dibër, punonjësit e postës vjedhin 100 mln lekë e ikin në SHBA
Një skandal ka përfshirë dy ish komuna në Dibër. Përkatësisht, në njësinë administrative Maqellarë dhe Sllovë, punonjësit e Postës kanë vjedhur paratë e pensioneve dhe invaliditetit duke lënë pa pagesë qindra familje.
Denoncimin e ka bërë në Kuvend deputeti demokrat i Dibrës, Sherefedin Shehu. Sipas tij, skandali nuk ka të ndalur këtu pasi kjo vjedhje nuk është denoncuar ende për shkak të presioneve nga ana e drejtuesve të Postës.
Konkretisht, në Maqellarë punonjësi Skerdilajd Hoxha ka vjedhur 8 milionë lekë dhe është larguar drejt SHBA-ve tashmë prej 1 jave.
Në Sllavë punonjësi tjetër pëllumb Çorja ka vjedhur 2 milionë lekë të pensioneve dhe familjeve në nevojë por që ende nuk është denoncuar kjo edhe për faktin se ai është kunati i drejtoreshës së postës, Zana Çorja.
Pavarësisht se familjet e pensionistëve, atyre në nevojë dhe të invaliditetit nuk kanë marrë ende pagesën prej disa muajsh, ende nuk ka asnjë denoncim nga ana e Postës apo Policisë së shtetit duke tentuar që ta mbajnë fshehur.
Pajisja përgjuese, media italiane: Roma e përfshirë në skandal
Pajisja përgjuese “IMSI Catcher” ka hyrë në Shqipëri në datën 11 mars 2016 me anë të një makine me targa diplomatike italiane. Ajo është futur nëpërmjet portit të Durrësit. Aktualisht pajisja përgjuese mësohet se ndodhet në ambasadën e Italisë në Tiranë, e cila nuk e ka vënë në dispozicion të Prokurorisë Shqiptare e cila e kërkon në kuadër të hetimit që është hapur.
Është e përditshmja italiane “Il Fatto Quotidiano” e cila sot ka sjellë të dhëna të reja për çështjen e përgjimeve në Shqipëri, duke shkruar se ‘kjo është një çështje në të cilën Roma po luan një rol kyç”.
Gazeta i referohet ish-numrit 1 të policisë italiane, Pansa, i cili tha se instrumenti për përgjimet ishte një Vortex Aircube, një pajisje e prodhimit izraelit që në Europë është futur nga kompania franceze Ercom dhe në Itali është shpërndarë nga kompania Italalarms, një kompani që duket e privilegjuar nga Policia e Shtetit në Itali.
“Rreziqet për privatësinë e qytetarëve janë vënë re që në 2013, kur FBI pranoi se i ka përdorur “për të përgjuar kriminelët”. Por nga të dhënat e mbledhura që nga viti 1995, përveç kriminelëve, policia amerikane ka përgjuar edhe qytetarë të thjeshtë.
Megjithëse përtej oqeanit FBI u dënua me publikimin e dokumenteve që lidhen me përgjimet e qytetarëve përmes IMSI Catcher, Italia që nga viti 2013 ka shpallur në mënyrë të vazhdueshme tender për të “transferuar” përgjimet e Policisë së Shtetit pikërisht përmes këtyre pajisjeve.
Fituesja, në shumë raste, ka qenë “Italarms srl”, shoqëri në pronësi të Vittorio Maria dell’Orto dhe Giovanni Battista Adani. E njëjta protagonist e shitjes së dyshimtë në Shqipëri”,- shkruan “Il Fatto Quotidiano”.
Duke bërë një përmbledhje të asaj që ka ndodhur në dy brigjet dhe rolin e misionit ‘Interforze’ në Shqipëri, gazeta shkruan se po përflitet gjithnjë e më shumë përfshirja direkte e bashkëshortes së shefit të misionit, Michele Grillo, në shitjen e kësaj pajisjeje.
Gazeta hedh hije dyshimi edhe për rolin e drejtuesve të këtij misionin në Shqipëri.
“Në të kaluarën, një rol i tillë mbulohej nga Anna Poggi, ish-shefe zyre në Genova Bolzaneto, e dënuar për dhunën e ushtruar kundër protestuesve në samitin e G8, dënim i konfirmuar edhe nga Gjykata e Kasacionit, por i paekzekutuar për arsye parashkrimi.
Transferimi i saj në Slloveni ka koinciduar me një tjetër ‘histori spiunësh’: Një ish polic nga Vlora, Dritan Zagani, në 2015 ka kërkuar azil politik në Zvicër sepse insistonte se po përndiqej në Shqipëri për shkak se kishte zbuluar një linjë trafiku ajror të drogës nga Shqipëria drejt Italisë në të cilën ishin përfshirë të afërm të ministrit të Brendshëm Tahiri”,- shkruan “Il Fatto Quotidiano”.
Nishani me aktivistët e shoqërisë civile: Mekanizëm ligjorë për garantimin e të drejtave
Presidenti Bujar Nishani priti sot me kërkesën e tyre një grup aktivistësh civilë, me të cilët zhvilloi një takim pune rreth problemeve akute të mjedisit dhe çështjeve të tjera që shqetësojnë qytetarët dhe mbarë shoqërinë shqiptare.
Aktivistët civilë, pasi falenderuan Kreun e Shtetit për gatishmërinë dhe vullnetin për t’i pritur dhe shkëmbyer me ta mendime dhe pikëpamje rreth problemeve aktuale të shoqërisë shqiptare, ngritën disa çështje problematike si: papërputhshmëria e vendimeve arbitrare me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, moskonsultimi paraprak me ekspertë dhe me komunitetin për projekte apo ligje që bëhen në emër të të gjithë qytetarëve dhe që ndikojnë në jetën e përditshme duke u cenuar interesat dhe cilësinë e jetës, apo edhe arroganca e theksuar e pushtetarëve të zgjedhur, etj.
Aktivistët civilë paraqitën shqetësimin e veçantë për “betonizimin e lirisë, përveç betonizimit të parkut të Liqenit Artificial në Tiranë, si dhe për “fjalorin jashtë çdo etike që përdoret nga njerëzit e veshur me pushtet duke goditur përditë qytetarinë shqiptare”, duke i kërkuar Kreut të Shtetit si garant i Kushtetutës dhe unitetit të popullit, të përcjellë zërin dhe shqetësimet e tyre pranë institucioneve më të larta të Republikës
Njëkohësisht ata vunë në dukje se, duke pasur parasysh zhvillimet e kohëve të fundit, tashmë është krijuar një përballje ku Presidenti dhe qytetarët janë dhe qëndrojnë fort në anën e kushtetueshmërisë në mbrojtje të thelbit të shtetit të së drejtës, të përfaqësimit sa më të ligjshëm e të moralshëm të interesave të popullit dhe të garantimit të të gjitha të drejtave të tyre.
Nga ana e Tij, Presidenti i Republikës, pasi dëgjoi me vëmendje shqetësimet dhe problemet e ngritura nga aktivistët civilë, shprehu edhe njëherë gatishmërinë personale dhe institucionale se do të vazhdojë të jetë një zë i fuqishëm në mbrojtje të interesave të qytetarëve, pa dallim dhe në mënyrë të paanshme
Presidenti Nishani vuri në dukje nevojën e domosdoshme të “konsolidimit të mekanizmave ligjorë dhe institucionalë për garantimin e të gjitha të drejtave tona”, duke i informuar gjithashtu të pranishmit se ka kërkuar në mënyrë institucionale një hetim të pavarur e të paanshëm ndërkombëtar të ndërtimit në parkun e Liqenit artificial të Tiranës, në respekt dhe zbatim të Konventës së Aarhusit, nënshkruese e së cilës është edhe vendi ynë.
Video/ Ami dhe Joeli bëhen gati për plazh
Modetorja Amarda Toska ka postuar një video në Instagram ku duket se ka filluar përgatitjet e plazhit.
E mesa duket një nga gjërat më të rëndësishme për të bërë është t’i mësojë notin Joelit të vogël.
Deri sa të nisë sezonin Joeli do të jetë bërë një notar i shkëlqyer.
SHBA kërkon punonjës me 5 mijë dollarë në muaj. Ja profesionet
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ekziston një interes i madh për personel mjekësor shtesë, ku nevojiten 260 mijë infermierë.
Ajo që është e rëndësishme ta dini nëse vendosni të paraqiteni për këtë punë në Amerikë, është se profesioni i infermieres është në maje të listës së pagave më të larta në Amerikë, pra paguhet më shumë se kudo tjetër në botë.
Paga mesatare bruto e një infermiereje në SHBA, është mbi 4900 euro, respektivisht mbi 5000 dollarë amerikanë. Paga e saktë dallon nga lokacioni, niveli i arsimimit dhe përvoja.
Hetimi, vrasësit e Elton Çiçës nuk kanë dalë jashtë Shqipërisë
Policia e Tiranës ka mundur të dokumentojë me prova të pakontestueshme autorësinë e Jani Aliajt dhe Renato Milloshit në vrasjen e Elton Çiçës mbrëmjen e 1 majit në kryeqytet. Nga të dhënat e marra nga sistemi TIMS nuk rezulton që ata të jenë larguar nga Shqipëria.
Për të njëjtën ngjarje policia e kryeqytetit ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur nga policia për shkak të sekretit hetimor.
Shkak për vrasjen, sipas burimeve të “News 24” nga policia është një konflikt i vjetër që Elton Çiça ka pasur me Jani Aliajn, kur ata ishin në burg në Greqi. Konflikti mësohet të ketë nisur për prishjen e pazareve të drogës.
Kosovë, ceremonia e zgjedhjes së Thaçit president, 82 mijë euro
U bë President i Republikës së Kosovës përmes një ceremonie solemne dhe të kushtueshme, e cila u organizua për herë të parë tek ne.
Presidenti i ri, Hashim Thaçi, e mori mandatin nga ish-presidentja Atifete Jahjaga, por me ceremoninë e inaugurimit prodhoi mjaft debat brenda vendit.
Ndonëse ishte një ceremoni e pa parë në Kosovë, disa analistë që e kishin quajtur atë edhe antikushtetuese.
Kurse, për organizimin e saj, deputetë të opozitës patën thënë se u shpenzuan 1 milion euro, gjë që ishte mohuar nga ekipi i presidentit Thaçi.
Pas kërkesës për qasje në dokumente zyrtare, Telegrafi e ka siguruar edhe pasqyrën e shpenzimeve të tërësishme për inaugurimin e Thaçit, president.
Ceremonia e inaugurimit të Thaçit president, sipas raporteve të shpenzimeve, kushtoi 82 mijë e 327 euro, vlerë kjo e cila po mbulohet prej tri institucioneve së bashku, përkatësisht prej Zyrës së Presidencës, Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Presidenca do të paguajë 37 mijë e 456 euro e 82 centë, kurse rreth 45 mijë euro do të mbulohen nga Zyra e kryeministrit dhe MPJ-ja, shkruan Telegrafi.
Këto shpenzime që ende nuk janë paguar tërësisht, u bënë kryesisht për shërbime hoteliere, akomodim të mysafirëve, dreka zyrtare dhe pije, shpenzime për filharmoninë, shpenzime për logjistikën, për skenën dhe dekorimin e saj, pastaj për zërimin dhe shërbimet e tjera rreth manifestimit, si dhe për dekorimin e qytetit me flamuj dhe billboarde.
Kur ishin mohuar deklaratat e deputetëve të opozitës, se ceremonia e inaugurimit të Thaçit kishte kushtuar 1 milion euro, nga kabineti i Thaçit ishte thënë që shpenzimet e tërësishme nuk arrijnë as 100 mijë euro.
Gjykata shpall të pafajshëm Zyhdi Dajtin
Ish-kreu i INUK, Zyhdi Dajti është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës. Prokuroria e akuzonte për “shpërdorim detyre” pasi sipas saj, Dajti kishte urdhëruar prishjen e një vile me leje në zonën e Golemit.
Kallëzimin për Dajtin e bëri pronari i objektit të shembur. Pas hetimeve, organi i akuzës dërgoi dosjen në gjykatë dhe kërkoi dënimin me 1 vit burg për ish-kreun e INUK dhe një prej njerëzve të besuar në Edi Ramës.
Sipas prokurorisë, dëmi i shkaktuar nga Dajti pronarit të vilës llogaritej në 700 mijë euro, mirëpo gjykata i ka hedhur poshtë pretendimet e organit të akuzës. Nuk dihet ende nëse prokuroria do ta apelojë këtë vendim apo jo.
Djali tenton të grabisë vajzën, ajo e degjeneron në mes të rrugës
Ndodh edhe kështu: Nga sulmues të kthehesh në viktimë! Kjo i ka ndodhur një djali, i cili ka tentuar të vjedhë një vajzë në rrugë, por është pikasur prej saj dhe reagimi ka qenë i paparë.
Vajza nuk e ka kaluar lehtë veprimin e djalit dhe situata ka përshkallëzuar deri në dënimin e tij, ashtu siç e meriton një hajdut: me turp apo ndryshe zhburrërim.
Dhe, i bërë nga një femër, ky veprim mbart një peshë akoma më të madhe. Në video shohim djalin që ndihet i turpëruar dhe kërkon gjatë gjithë kohës të shmanget, por vajza e ka “mbërthyer” keq dhe nuk i lë gjërat me kaq.
Ajo e detyron djalin të zhveshë rrobat një e nga një, ndërkohë që ai përpiqet më kot të mbulojë organin e tij me duar.
Pamjet janë qesharake. Në rrugë kalimtarët e shohin skenën të çuditur, por askush nuk ndërhyn, ndërkohë që vajza i shoqëron veprimet e saj me zë të lartë, në mënyrë që të gjithë ta marrin vesh se çfarë po ndodh.
Në fund, pasi e lë krejt lakuriq, i gjuan disa herë dhe djali largohet me vrap, nën vështrimet e njerëzve përreth. Kurse qeni i zonjushës, e ndjek edhe disa metra duke i lehur nga pas.
Ngjarja ka ndodhur në Bogota në Kolumbisë dhe pasi është filmuar, është publikuar në rrjetet socile, ku ka pasur një impakt dhe reagim mbarëshoqëror. Epo, le t’i bëhet mësim kjo ngjarje!
Video/ Del raporti i KE: Gjysma e plazheve në Shqipëri të ndotura
Vetëm gjysma e ujërave të notueshme në territorin e Shqipërisë përmbushin cilësinë e mjaftueshme të standardeve të ujit, bazuar ne normat europiane. Sipas raportit të publikuar nga Komisionit Europian, nga 78 sitet e notueshme në Shqipëri, te gjithe bregdetare, vetem 25 kanë cilësi të shkêlqyer të ujit, 39 cilësi të mjaftueshme dhe 31 kanë cilësi të dobët. 4 nder keto te fundit jane ne Durres, qe vleresohet ne raport si zone mjaft problematike.
Raporti veren se janë analizuar 597 kampione përmes testimit të identitetit të ketyre siteve, marrjes së kampioneve në stinë të ndryshme, parametrave mikrobiologjike dhe rrezikut të kontaminimit fekal te ujit.
Në tabelën krahasuese me vendet anëtare të Bashkimit Europian, Shqipëria rezulton, si vendi me prezencën e ngjyrës së kuqe më të madhe, ngjyrë që tregon cilësinë e dobët të ujërave të notueshme.
Ndërkohë vende fqinje të Shqipërisë përmbushin standartet e cilësisësë shkëlqyer të ujit duke u rradhitur në tetëshen më të mirë europiane.
Komisioni Europian dhe Agjensia Europiane e Mjedisit kanë publikuar raportin mbi monitorimin e 21.582 siteve ujëra të notueshme në shtetet anëtare të Bashkimit Europian, Zvicër dhe Shqipëri gjatë vitit 2015.
Në raport janë raportuar 78 site ujërash të notueshme në Shqipëri, të cilat janë të gjitha bregdetare, ngaku janë analizuar 597 kampione përmes testimit të identitetit të siteve, marrjes së kampioneve në stinë të ndryshme, parametrave mikrobiologjike dhe rrezikut të kontaminimit fekal.
Komisioni Europian vlerëson, se vetëm 50% e ujërave tê notueshme në Shqipëri përmbushin cilësinë e mjaftueshme të standarteve të ujit.. Sipas raportit të publikuar nga Komisionit Europian, nga 78 sitet e notueshme në Shqipëri, 25 kanë cilësi të shkêlqyer të standarteve të ujit, 39 cilësi të mjaftueshme dhe 31 kanë cilësi të dobët.
Komisioni Europian ve në pah, se nga 31 sitet e ujërave të notueshme me cilësi të dobët, 24 ndodhen në qytetin e Durrësit. “Edhe pse është ndërtuar impianti i trajtimit të mbetjeve të ujit në Durrës, uji është i ndotur për shkak të rrjeteve të kanalizimeve”,- thuhet në raport.
Përveç kësaj, Shqipëria ka 18 site ujërash të notueshme, ku frekuenca e kampioneve të paraqitura për analizë nuk është e kënaqshme.
Në tabelën krahasuese me vendet anëtare të Bashkimit Europian, Shqipëria rezulton, si vendi me prezencën e ngjyrës së kuqe më të madhe, ngjyrë që tregon cilësinë e dobët të ujërave të notueshme.
Ndërkohë vende fqinje të Shqipërisë përmbushin standartet e cilësisësë shkëlqyer të ujit duke u rradhitu në tetëshen më të mirë europiane, si Greqia në nivelin 97,2%, Kroacia në nivelin 94,2 % dhe Italia 90,5%. Raporti ve në pah, se 97% e siteve të ujërave të notueshme në të gjithë Europën plotësojnë së paku minimumin e standarteve të direktivës europiane të 2006.
Cilësia e 87% të siteve ështê e kënaqshme dhe vetëm 2 % shënojnë cilësi të dobët. Ky raport i Komisionit Europian përkon me dhjetëvjetorin e aprovimit të direktivës për ujëtat e notueshme të 2006 (2006/7/EC) dhe me 40 vjet të mbrojtjes së ujërave të notueshme në Europe.
Sa orë gjumë duhet të flemë në ditë?
Sasia e gjumit për të cilën çdo njeri ka nevojë varet nga shumë faktorë, duke përfshirë këtu edhe moshën. Foshnjat zakonisht kanë nevojë të flenë 16 orë, ndërsa adoleshentët kërkojnë 9 orë mesatarisht. Për pjesën më të madhe të të rriturve, 7-8 orë gjatë natës rezulton të jetë sasia më e mirë e gjumit.
Megjithatë disa njerëz mund të kenë nevojë më pak se 5 orë ose shumë të tjerë më shumë se 10 orë gjumë çdo ditë.
Përsa i përket grave, në 3 muajtë e parë të shtatzënisë shpesh kanë nevojë për më shumë orë gjumi sesa zakonisht. Sasia e gjumit për të cilën një person ka nevojë, rritet nëse ky person i është privuar gjumit në ditët e mëparshme. Të flesh shumë pak gjumë krijon një “mungesë gjumi”.
Trupi juaj kërkon që këto mungesa të plotësohen. Edhe në moshën e hershme njerëzit kanë nevojë për të njëjtën sasi gjumi.
Përreth 50% e të gjithë 65-vjeçarëve kanë probleme të shpeshta gjumi. Ekspertët thonë se nëse ne ndihemi të përgjumur gjatë ditës, madje dhe gjatë aktiviteteve të mërzitshme ne nuk kemi fjetur gjumë mjaftueshëm.
Nëse ju në mënyrë të vazhdueshme flini në 5 minutat e para që jeni shtrirë, ose ju privoheni nga gjumi i rëndë, ose po vuani një çrregullim të gjumit.
Gjumi i shkurtër ose episodet e shkurtra të gjumit janë një tjetër shenjë e privimit të gjumit.
Në shumë raste njerëzit nuk e dinë që ata po përjetojnë faza të shkurtra të gjumit.
Shumë studime kanë treguar se privimi i gjumit është i rrezikshëm. Privimi i gjumit gjithashtu zmadhon efektet e alkoolit në trup, kështu që një person, i cili pi do të jetë më i paaftë se dikush që ka bërë një gjumë të plotë.
Denoncim ‘live’ nga Komisariati/ Qytetari: Po hamë burg për faturat e ujit
Një qytetar ka denoncuar në “Opinion.al” se është ndaluar nga policia për shkak se nuk ka paguar faturat e ujit. “Jemi 5-6 vetë këtu që në mëngjes. Hyjmë e dalim sa nga njëra derë në tjetrën…në komisariat”,- thotë qytetari nga Elbasani që nis edhe fotot që shoqërojnë këtë lajm.
Do'stlaringiz bilan baham: |