Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet197/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   193   194   195   196   197   198   199   200   ...   352

Nga Gjergj Erebara

Qeveria shqiptare hapi sot tenderin formal për dhënien me koncesion të Hidrocentralit të Katundit të Ri, një koncesion për të cilin më herët ka dhënë një bonus shumë të debatuar për një kompani turke si “koncesion i pakërkuar”.

Njoftimi i hapjes së tenderit publikuar në faqen e internetit të Agjencisë së Prokurimit Publik, thotë se kompanitë e interesuara do të mund të kryejnë një vizitë në vendin e hidrocentralit më 7 qershor të këtij viti dhe do të kenë kohë të dorëzojnë ofertat e tyre deri më 11 korrik.

Teorikisht tenderi është i hapur për çdo kompani të interesuar, por konsorciumi i dy kompanive turke, Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Suzer” dhe “Nurol”, ka marrë sakaq me vendim qeverie një bonus me 8 për qind të pikëve nga 100 të mundshmet për t’u fituar në tender, gjë që do të thotë se konkurrentët e tjerë të mundshëm do të duhet të vuajnë shumë për të mposhtur një konkurrent që disponon një avantazh të tillë.

Pak javë më parë, qeveria tenderoi një projekt tjetër koncesionar, hidrocentralin e Poçemit mbi lumin Vjosë, tender ku mori pjesë vetëm një kompani, pikërisht kompania që pati marrë bonusin me vendim qeverie, ndërsa asnjë kompani tjetër nuk e pa të arsyeshme të konkurronte në një tender me fitues të paracaktuar.

Dokumenti i tenderit i publikuar nga qeveria zbulon gjithashtu se askush nuk i ka matur prurjet e lumit Drin e Zi, ku do të ndërtohet hidrocentrali që nga viti i largët 1990 dhe se matjet e vetme janë kryer në vitet 1960-1990.

“Ka disa stacione meteorologjike dhe hidrologjike mbi Lumin Drini i Zi. Gjithsesi, të dhënat e këtyre stacioneve janë deri në vitet 1990 – të dhe nuk i mbulojnë vitet e fundit,” shkruhet në dokumentin e hapjes së tenderit.

Gjithashtu, qeveria raportohet se ka kërkuar heqjen e një pjese të zonës që preket nga hidrocentrali nga territori i Parkut Kombëtar të Korabit, i shpallur prej kohësh Zonë e Mbrojtur.

Në kohën e Komunizmit, Shqipëria projektoi shfrytëzimin e kaskadës së Lumit Drin përmes ndërtimit të pesë hidrocentraleve, Skavicë, Fierzë, Koman, Vau i Dejës dhe Bushat. Nga këto, Fierza, Komani dhe Vau i Dejës u përfunduan para viteve 1990 ndërsa Skavica dhe Bushati mbetën të pandërtuara dhe projektet hasën në vështirësi për shkak se në planin origjinal të konceptuar, përfshihej përmbytje tokash në Maqedoni dhe ulje e nivelit të Liqenit të Shkodrës, i cili shtrihet në Shqipëri dhe Malin e Zi.

Hidrocentrali i Bushatit, i cili qe parashikuar të ndërtohej me ujëmbledhës dhe me kapacitet të instaluar 80 MË, u zëvendësua me hidrocentralet Ashta 1 dhe Ashta 2, të cilat u ndërtuan me koncesion në vitet 2009-2012 ndërsa hidrocentrali i Skavicës u dha me koncesion të pakërkuar nga qeveria Nano në vitin 2005 për të mbetur një projekt i vdekur për një dekadë të tërë.

Propozimi aktual është shfrytëzimi i pjesës së sipërme të lumit Drin për ndërtimin e dy hidrocentraleve, të cilat do të njihen si Katund i Ri dhe Skavicë. Skema aktuale bazohet në një studim të kryer nga një kompani franceze për llogari të shtetit shqiptar në vitin 2009, referuar si studimi Sogreas.

Për shkak se studimi ekziston, shumë ekspertë si dhe opozita politike kanë kritikuar qeverinë aktuale për dhënien e bonusit për bashkimin e kompanive turke, duke e quajtur procedurën klienteliste.

Qeveria i është përgjigjur duke argumentuar se qeveria paraardhëse ka dhënë më shumë koncesione të tilla, ndërsa argumenton se kompania turke ka bërë “studim fizibiliteti” në bazë të së cilit, qeveria e ka parë të arsyeshme t’i japë 8 për qind bonus./BIRN/

25/05/2016/...................................

Tërmet i fuqishëm, tronditet ishulli grek, banorët braktisin shtëpitë

Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot ishullin e Kretës në Greqi, duke shkaktuar frikë tek banorët, të cilët braktisën shtëpitë.

Deri tani nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale.

Tërmeti ishte me magnitudë 5.6 i shkallës Rihter. Lëkundjet u ndjenë në orën 11:30 me orën lokale.


Video+18/ Manjaku pervers që bënë seks me... tubin e ujit
Çmenduria dhe perversiteti i njerëzve të ndryshëm është i pakufizuar, por kjo që do të shikoni në këtë video i kalon të gjitha caqet e normalitetit dhe imagjinatës.

Shikoni këtë burrë sa manjak aq edhe pervers, se çfarë “dashnoreje” ka gjetur për të bërë seks...

Asgjë më shumë apo më pak se sa vetëm dhe thjesht një tub shkarkimi ujërash ka qenë objekti me të cilin ai ka gjetur që të shfryjë epshin e tij.

I filmuar pa e ditur nga një kamera sigurie, vepra e turpshme që ka bërë ky burrë ka lënë pa fjalë edhe të zonjën e shtëpisë, në tubin e shkarkimit të së cilës burri ka futur “veklën” e tij për të marrë një dozë kënaqësie.




Rama në zyrën e Metën. Çfarë biseduan pas pakënaqësive brenda koalicionit?
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta janë takuar paraditen e sotme në Kryesinë e Kuvendit, një takim ky i përjavshëm mes ky krerëve të koalicionit qeverisës.

Takimi i së mërkurës zhvillohet çdo javë mes Ramës dhe Metës, një ditë para seancës parlamentare. Ashtu siç ka ndodhur edhe herët e tjera, ka qenë Kryeministri Rama që ka shkuar në zyrën e aleatit të tij Ilir Meta.

Theksojmë se gjatë javës së kaluar, kur edhe Meta ka qenë në SHBA, ka patur sulme të ministrave e deputetëve të LSI ndaj PS për çështje të ndryshme.

Po kështu, edhe deputeti i PS Braçe në mbledhjen e grupit shprehu pakënaqësinë për këto sulme nga LSI.

Nuk dihet nëse këto pakënaqësi brenda koalicionit janë diskutuar mes Ramës dhe Metës ditën e sotme. Asnjëri prej tyre nuku prenoncua për mediat pas përfundimit të takimit.

Berisha për ekonominë: Rama është i pafajshëm. Ja arsyeja
Për ish-kryeministrin Sali Berisha, Edi Rama është i pafajshëm në ekonomi për shkak të padijes së tij në këtë fushë. Duke komentuar përballjen e djeshme të kryeministri Rama me investitorët e huaj, Berisha shkruan se, “ai rendit sukseset imagjinare”.
“Ai fliste dje me investitorët më së paku si ufo, por i pafajshëm për shkak të padijes së tij!

Dje u zhvillua një takim me biznesin e huaj dhe vendas. Ashtu siç pritej, Rama, xhahil në ekonomi dhe në politikat fiskale, rendit aty sukseset imagjinare duke lexuar krenarisht një fjalim të neveritshëm të shkruar jo nga Falma, por nga Brisi. Pas rreshtimit të tyre fjalën e morën investitorët e huaj. Njeri prej tyre i tha Ramës dhe audiencës se me politiken fiskale ti ke:

- ulur dhe dëmtuar rëndë prodhimin!

- Shkatërruar vendet e punës

- ulur të ardhurat në buxhet nga taksat

Rama, me nder kryeministër, po them me nder përderisa ai, për te zhvlerësuar apo ofenduar, pasi u përpoq t’ia ndërpres fjalën, i tha se je bere dhe ti me shume shqiptar.

Kurse përfaqësuesi i FMN-së, i cili si rregull shpreh, por në mënyrë të rrumbullakosur mendimin e biznesit ndërkombëtar i tha në sy Ramës se:

- komuniteti ndërkombëtar ka një vlerësim të ulet për Shqipërinë si lokacion investimesh.

- biznesi ankohet për një klimë stresante për një seri faktorësh përfshirë taksat.

Kurse Rama u përgjigje atij si dudum duke mos qenë në gjendje të citojë në tre vjet asnjë investim të ri të huaj përveç atyre të nisur apo firmosur nga qeveria e mëparshme. Rama deklaroi se nga Shqipëria nuk është larguar asnjë investitor i huaj dhe citoi me emër pikerisht ato që janë larguar, si Bankers, Hochtif.

Me padijen e xhahilit ai tha se ato nuk janë larguar, por kanë shitur sipërmarrjet e tyre. Duket se ai me largim nënkupton vetëm po ti çmontonin dhe merrnin me vete puset, depozitat e naftës dhe aeroportin etj.

Ky krenar që jeton me suksese imagjinare nuk di se çfarë do të thotë deflacion, rënie drastike e eksporteve, largim i investimeve të huaja, falimentim masiv i ndërmarrjeve private”,- shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në profilin e tij në Facebook.


Foto/ Itali, shembet rruga në Firence, përpin makinat
Çarja e tubit nëntokësor të ujësjellësit të qytetit të Firences ka shkaktuar në orët e para të mëngjesit të sotëm shëmbjen e rrugës buzë lumit Arno, ku ishin parkuar dhjetra makina.

Gropa e hapur është 200 metra e gjatë dhe rreth 7 metra e gjerë, e tëra nën ujë ku lundrojnë makinat e parkuara e asfalti i dikurshëm i rrugës.

Skena është e ngjashme me një apokalips natyror, por për fat nuk ka asnjë viktimë.

Ngjarja është verifikuar rreth orës 6.30 të mëngjesit e sipas informacioneve të para të Bashkisë së Firences dëmi material i shkaktuar është majft i madh.




Foto+Video/ Terrorizmi e kthen Egjiptin dhe Sharm El Sheik në një shkretëtirë pa turistë...
Nuk është një mirazh apo një vizion optik ajo që gjen sot në dy prej vendeve më të vizituara të botës nga turistët. Egjipti me dy destinacionet Kajron dhe Sharm El Sheik në Sinai, vetëm tani po e njohin nocionin e vërtetë të shkretëtirës...

Plazhet e koraleve dhe piramidat tani janë futur në një qetësi apsolute dhe rreth tyre nuk pipëtin më asgjë, shkruan “Dailymail”.

Fluksi i turistëve nga e gjithë bota që nuk pushonin në këto destinacione tani është zhdukur si me magji, kjo e gjitha prej fenomenit terrorizëm dhe ISIS-it, i cili edhe pa luftë frontale i ka bërë Egjiptit dëmin më të madh që nga koha e faraonëve dhe katastrofave biblike.

Frika që i ka mbajtur turistët larg në këto destinacione që ofronin plazhe dhe diell gjatë gjithë vitit, ka bërë që e gjithë industrtia turistike në Egjipt të falimentojë.

Atentatet e muajve të fundit, rrëzimi i avionit rus në Sinai, rrëmbimet dhe sulmet kamikaze me bomba, bënë që këtë verë aty të ketë zero prenotime dhe turistë.

Por këtij “mallkimi” dhe rrënimi ekonomik duket se tani i vuri vulën edhe rrëzimi i “Egyptair” me 66 persona në bord, që të gjithë të humbur në detin “Mesdhe”, duke bërë që askush të mos i kthejë më sytë nga Egjipti dhe Sharmi.



Pajisja e përgjimit, PD apel qytetarëve: Reagoni përballë “antishtetit”
Partia Demokratike i ka bërë thirrje sot qytetarëve shqiptarë të reagojnë dhe të mos heshtin përballë “antishtetit”, futjes së paligjshme në vend të pajisjes së përgjimit, për të cilën as Kryeministri dhe as Ministri i Brendshëm nuk japin përgjigje sesi u fut në vend dhe as ia dorëzojnë prokurorisë.

Deputeti Luçiano Boçi deklaroi sot “përgjimi i paligjshëm që ka bërë Saimir Tahiri është prova më e fortë se shteti dhe ligji kanë rënë, se shteti dhe ligji janë zëvendësuar me një organizëm mafioz e me kodin e tyre të veprimit.

Kjo shkelje brutale e ligjit, e sigurisë kombëtare, e të drejtave themelore të njeriut tregon ndarjen e thellë të dy botëve në vendin tonë.

Të gjithë e kemi parë se si policia ndalon dhe përzë me dhunë nënën nga Shkodra që shet duhanin që ajo vetë ka mbjellë, sepse e konsideron informalitet, se si përfundoi në burg berberi që s’kishte kupon, apo si përndiqen e gjobiten tregtarët ambulantë, ndërkohë që Saimir Tahiri me lejen dhe dijeninë e plotë të Edi Ramës, kalon në doganë një pajisje përgjimi pa e regjistruar, pa e deklaruar, e përdor atë pajisje, përgjon kë dëshiron.

E gjitha kjo, jo vetëm pa autorizimin e Prokurorit të Përgjithshëm, por kur skandali zbulohet, ai nuk pranon hetimin, e pengon atë dhe nuk dorëzon përgjuesin e paligjshëm.

A mund të ketë informalitet më të madh se sa ky, që kryhet nga ministri i brendshëm, nga kryeministri.

Kjo shkelje e rëndë e ligjit, në fakt e kapërcen informalitetin, dhe hedh në erë bazat e një shteti, standardet më minimale.
Qeveria, Edi Rama, Saimir Tahiri, ende nuk përgjigjen, ku gjendet sot pajisja, kush e solli, nga u fut, pse nuk u regjistrua, kush e përdori, kush u përgjua dhe pse?

Ky është një shqetësim i madh publik, kulmi i paligjshmërisë, që ka autorë, ka përgjegjës, dhe prokuroria lypset me shpejtësi të bëjë drejtësi.

Partia Demokratike nuk e konsideron përgjimin e paligjshëm të krerëve të institucioneve, të politikanëve, të opozitës, të përfaqësuesve të medias, si një çështje të sajën.

Ky është një zhvillim tronditës që kërkon reagimin e qytetarëve, e shoqërisë civile, e universiteteve, të medias.

Një klan mafioz në pushtet si ky i Ramës këtë dëshiron, heshtjen, mos-reagimin.

Por ky zullum nuk mund të kapërdihet. Të gjithë duhet të bashkohemi e të ngremë zërin, që ky antishtet të ndalohet, që dhunime të tilla të Kushtetutës, të Sigurisë Kombëtare, të Lirive dhe të Drejtave Themelore të Njeriut të mos ndodhin më”.


Arrestohet një zyrtar i Burgut të Fierit: Shkaktoi aksident dhe goditi policin

Policia e Durrësit ka arrestuar një zyrtar të Burgut të Fierit, të dehur, që pasi ka shkaktuar një aksident, e ka kundërshtuar pasi nuk ka pranuar të bë testin e alkolit.

I arrestuari, siç njoftohet zyrtarisht, është Ilirjan Helmasi 57 vjeç, banues në Durrës, specialist në I.E.V.P. Fier.

Më datë 24 maj, në lagjen nr.15, në vëndin e quajtur ”Rrethrrotullimi i Universitetit”, duke drejtuar një “Reno” me targa “DR 5215 D” është përplasur me një “Benz” me targa “AA 930 NB” të drejtuar nga S.T. 33 vjeç, banues në Durrës.

Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ilirjan Helmasi ka kundërshtuar dhe ka goditur punonjesit e policisë pasi ka refuzuar të bëjë testin e alkolit. Në vijim, është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe ka rezultuar se kishte konsumuar alkool në masën 0.75 mg/l.

Në cilësinë e provës materiale i’u bllokua mjeti tip “Reno” me targa “DR 5215 D”, pasi nuk dispononte dokumentacionin përkatës.
Të armatosur deri “në dhëmbë” 4 shkodranë bëjnë atentat në Lezhë
Katër persona nga Shkodra kanë shkuar në Lezhë për të vrarë një të ri, ndërsa kanë mundur vetëm që ta plagosin. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, M. Suti dhe A. Dekovi të dy nga Shkodra, në bashkëpunim edhe me dy persona të tjerë, janë shpallur në kërkim.

Sipas policisë, 30-vjeçari Gjoka nga fshati Gjadër, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur në orën 17:45 minuta të dy ditëve më parë, por sot është bërë publike nga policia, e cila ka shpallur kërkim 4 persona të dyshuar për këtë atentat me armë.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dy copa predhe të armës së zjarrit pistoletë, një makinë tip “Seat”, me targë “AA 275 NG”, në pronësi të shtetasit M. Suti, një armë zjarri kallashnikov, me nr. 14190042, dy krehra me fishekë model 56 dhe një motor “Honda”, pa targë.



Ndjekje me makina, shqiptarët përplasin postbllokun e policisë, plagosen 4 efektivë
Katër efektivë të policisë italiane kanë mbetur të plagosur gjatë një ndjekje me makinë në përpekje për të ndaluar dy shqiptarë, të cilët udhëtonin me një automjet të vjedhur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Pistoia, ndërsa dy të rinj nga Shqipëria po udhëtonin me një makinë Ford Fusion, e vjedhur më 17 maj të këtij viti.

Policia italiane kishte ngritur postblloqe për kapjen e tyre, por 4 policë mbetën të plagosur pasi shqiptarët përplasën automjetin e policisë.

Ndjekja me shpejtësi të lartë dhe manova të rrezikshme nëpër rrugë zgjati për disa minuta, deri sa makinave e shqiptarëve u përmbys dhe të dy u arrestuan.




Ukraina: Rusia ka liruar “top-gun”-in Savchenko
Burim zyrtare ukrainase kanë pohuar se Rusia ka liruar Nadia Savchenko.

Nuk është hera e parë një Kievi bën një lajëmrim të tillë dhe më pas përgënjehstrohet nga Moska, lidhur me çështjen delikate, edhe diplomatike, të pilotes ukrainase që u zu rob nga rebelët filo-rusë dhe u dënua për varsjen e dy gazetarëve.




Itali, pranga një rusi dhe një portugezi të dyshuar për spiunazh
Në shtetas rus dhe një portugez, janë arrestuar në Romë gjatë fundjavës të dyshuar për spiunim, ka njoftuar mbrëmë Eurojust, që është njësi për bashkëpunim gjyqësor e Bashkimit Evropian.

Mediat e Portugalisë kanë raportuar se shtetasi portugez kishte punuar për shërbimin e inteligjencës së Portugalisë, SIS, dhe se ishte i dyshuar se ishte agjent i dyfishtë, i cili Rusisë i jepte informacione të ndjeshme për NATO-n dhe BE-në.

Por, për këto pretendime të mediave nuk ka pasur konfirmim zyrtar, ndërsa emrat e të arrestuarve nuk janë publikuar.

Prokurori i Përgjithshëm i Portugalisë ka konfirmuar se ka kërkuar arrestim të dy personave, duke njoftuar se hetimet kanë sugjeruar se shtetasi portugez i ka dhënë informacione në këmbim të parave “një personi të jashtëm i dyshuar se ka lidhje me një shërbim të jashtëm informativ”.

Njësia Eurojust, me seli në Hagë, tha se “rastet e spiunimit janë relativisht të rralla dhe kërkojnë zgjidhje unike”.
Lavrov: Rusia pro bashkëveprimit me kurdët dhe SHBA-të kundër ISIS-it në Raqa
Rusia konfirmoi sot se është e hapur për bashkëpunimin me koalicionin arabo-kurd dhe SHBA-në për të zmbrapsur xhihadistët e Shtetit Islamik (ISIS) nga bastioni i tyre i Raqas në Siri, si reagim pas njoftimit të një ofensive të forcave demokratike siriane mbi qytet.

“Mund të shprehem me bindje se jemi të gatshëm për një koordinim të kësaj forme”,- deklaroi ministri rus i Punëve të Jashtme, gjatë një samiti në Tashkent, Uzbekistan, cituar nga agjencia ruse e lajmeve “Interfax”.


SHBA, Bob Corker mund të jetë krahu i djathtë i Trumpit president

Spekulimet se do të jetë ai, njeriu që do të kandidojë në krah të Donald Trumpit për zëvendëspresident, morën hov menjëherë sapo u mësua se senatori nga Tennessee ishte takuar me të nominuarin e supozuar republikan, Donald Trump.

Corkeri u pyet nga gazetarët përse u mbajt ky takim me miliarderin njujorkez dhe për çfarë diskutuan mes tyre dy politikanët.

“Ishte nje takim i frytshëm. Në fakt nuk ishim takuar ndonjëherë përballë, deri tani kemi pasur vetëm biseda telefonike. Folëm për çështje të politikës së jashtme e atyre të brendshme. Ishte një takim i mirë”,- tha Bob Corker, senator nga Tennessee.

Faktin, që emri i senatorit po lakohet për postin e zëvendëspresidentit, e pohuan edhe burime pranë fushatës së Trumpit.

Megjithatë, vet Corker e pakësoi peshën e këtyre pretendimeve, duke sqaruar se ai vet nuk ka asnjë arsye për të menduar se do t’i besohet një pozicion i tillë.

63-vjeçari qëndroi në kullën “Trump” për rreth një orë e 20 minuta. Manjati i pasurive të patundshme e ka deklaruar më parë se ka ndërmend të zgjedhë një republikan me eksperiencë politike, si njeriun që do të garojë në krah të tij për Presidencën amerikane.

Bob Corker është aktualisht kryetar i Komitetit të Senatit për Çështjet e Jashtme dhe zytari më i lartë me të cilin Trumpi bisedon kokë më kokë përpara zgjedhjeve.


Thirrje e Papës për fëmijët e zhdukur: Të mos jemi indiferentë
Sot, e gjithë bota kujton fëmijët e zhdukur, në Ditën Ndërkombëtare kushtuar atyre. Në audiencën e përgjithshme, njoftoi Vatikani, Papa Françesku bëri këtë thirrje:

“Është detyrë e të gjithëve të mbrohen fëmijët, sidomos ata, që ndodhen përballë rrezikut të madh të shfrytëzimit, të trafikimit dhe të sjelljeve devijante.

Uroj që autoritetet civile dhe fetare t’i shkundin e t’i sensibilizojnë ndërgjegjet, për të shmangur indiferencën para vështirësive të fëmijëve pa njeri, të shfrytëzuar e të larguar nga familjet e nga konteksti shoqëror i tyre, fëmijë që nuk mund të rriten në qetësi e nuk mund ta shohin me shpresë të ardhmen.

I ftoj të gjithë të luten që secili prej tyre të rikthehet pranë të afërmve, që e duan”.



Gara e tankeve mes shteteve të NATO-s, ja kush fiton...
Amerika, Gjermania, Italia, Danimarka, Polonia dhe Sllovenia konkurruan në garën dy-ditore të quajtur “Sifda e Tankeve për Europën e Fortë”.

Skuadrat me nga katër tanke secila duhej të kalonin pengesa të ndryshme dhe të testonin shënjestrat.



Në vend të gjashtë doli Italia, me tankun italian “Ariete”, 54 ton.

4 pjesëtarë ekuipazhi, i armatosur me predha 120 mm dhe mitralozë 2×7.62 mm. Shpejtësia 48 km/orë në rrugë, 28/km orë jashtë rruge. Karburanti mban për 499 kilometra.



Në vend të pestë, Sllovenia. Tanku “M84”, 41.5 ton, i prodhuar në Jugosllavi. 3 pjesëtarë ekuipazhi, predha 120 mm, mitralozë 12.7 mm, 7.62 mm. Shpejtësia 67 km/orë. Karburanti mban për 700 kilometra.

Në vend të katërt, Amerika. Tanku “M1A2 Abrams SEP”, 62 ton. 4 pjesëtarë ekuipazhi, predha 120 mm, mitralozë 12.7 mm, 2x 7.62 mm. Shpejtësia 65 km/orë në rrugë, 40 km/orë jashtë rruge. Karburanti, 386 km.

Në vend të tretë, Polonia. Tanku gjerman “Leopard 2A5”, 62.5 ton. 4 pjesëtarë ekuipazhi, predha 120 mm, mitralozë 2x 7.62 mm. Shpejtësia 75 km/orë. Karburanti mban për 499 kilometra.

Në vend të dytë, Danimarka. Tanku gjerman “Leopard 2A5”, 62 ton. 4 pjesëtarë ekuipazhi, predha 120 mm, mitralozë 2x 7.62 mm. Shpejtësia 75 km/orë. Karburanti mban për 499 kilometra.

Në vend të parë, Gjermania. Tanku gjerman “Leopard 2A6”, 62 ton. 4 pjesëtarë ekuipazhi, predha 120 mm, mitralozë 2x 7.62 mm. Shpejtësia 67 km/orë. Karburanti mban për 499 kilometra.
Vrasja e Çiçës/ Alia e Milloshi fshihen në Tepelenë, RENEA në aksion
Jani Alia dhe Renato Milloshi, dy personat e shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të ekzekutimit të Elton Çiçës, dyshohet se janë fshehur në Malësine e Tepelenës, saktësisht në dy fshatra në kufij me Vlorën.

Për këtë arsye, një njësi e Repartit RENEA, e cila është e specilizuar në identifikimin e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe të kërkuarve për vepra të rënda kriminale, prej disa ditësh është zhvendosur në Tepelenë dhe Vlorë.

Paralelisht mësohet se, nga ana e grupit hetimor, që kryesohet nga Zv/Drejtori i Krimeve të Rënda, po vlerësohen disa informacione të mbërritura nga qytetarët, pas deklaratës për media të policisë.

Jani Alia, 39-vjeç nga Tepelena, mbrëmjen e 1 Majit, rreth orës 22:10, ekzekutoi 36-vjeçarin Çiça, në shoqërinë e 3 personave. Alia u ndihmua nga Renato Milloshi, 36-vjeç, nga Berati, banues në Tiranë./Tv Klan/



Basha: S’komentoj deklarata ambasadorësh. Drejtësinë s’ja dhurojmë Shullazit

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një dalje të tij për median, pas mbledhjes së grupit parlamentar është shprehur se, nuk mund të bëjë kompromise për ti dhuruar drejtësisë, Shullazit apo Kokëdhimës. Basha gjithashtu tha se, nuk komentonte deklaratat e ambasadorëve, pasi ka gjëra më të rëndësishme për të bërë.

“Grupi parlamentar diskutoi mbi draftin e ekspertëve, për arkitekturën dhe vendimmarrjen. Duhet ta bëj të qartë për rata që e kanë kuptuar dhe bëjnë sikur s’e kanë kuptuar se ne qëndrojmë fort mbi propozimin e bërë nga faktori ndërkombëtar për vende të rezervuara. Ne e kemi thënë dhe natyrisht duhet dhe vullneti i palës tjetër.

Sa për arkitekturën, arkitektuara që mundëson kapjen politike është përgjegjësi e legjislativit. Nuk mund të ketë pranueshmëri të saj që nuk garanton kapjen politike.

Ne s’do pranojmë kurrë shtegun e hapur në institucione që lënë hapur shtegun Shullaz dhe Kokëdhima.

Këtë se pranojmë dhe e kemi thënë që prej ditës së parë i kemi thënë, po reformës në drejtësi, jo kapje politike

Korrupsioni në drejtësi kemi që në mars që kemi thënë ejani të votojmë amendamentin nuk duan ti votojnë duan ti votojnë të gjitha bashkë e ti bëjnë presion opozitës me ka kohë e s’ka kohë drejtësi Shullaz e Kokëdhima ne nuk do të pranojnë kurrë”,- u shpreh kreu i opozitës, Lulzim Basha.

I pyetur për deklaratat e ambasadorëve se “koha po mbaron”, Basha u shpreh se nuk do të komentonte këto, sepse ka gjëra më të rëndësishme për të bërë.

“Deklarata e ambasadorit i komentoni ju sepse unë kam unë më të rëndësishme se të komentoj ato po një gjë të jeni të sigurtë se BE nuk do ti hapë kurrë dyert për një vend që nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Kryetari i PD, Basha deklaroi se, “duan t’i bëjnë presion opozitës me “ka kohë e s’ka kohë”, por drejtësi me shullaz e kokëdhima ne nuk do të pranojmë kurrë. Nëse ka vullnet, të negocojmë e kjo kërkon kohë e jo presion, jo hipokrizi , – tha ai, – e nëse ka një gjë që duhet sot, duhen reforma zgjedhore: Kjo është koha që po mbaron”.



Kërcënohet aktori Albano Bogdo: Jemi duke u bërë si Turqia
Aktori i “Apartamentit 2XL”, Albano Bogdo, është shquar gjithmonë për statuset dhe qëndrimet e tij kritike në Facebook, sa i përket ngjarjeve të ndryshme në vend.

Por mesa duket Facebook ka nisur të “çensurojë” disa prej postimeve të Bogdos, i cili është shprehur i acaruar për këtë fakt.

“Sa e çuditshme. Një ditë pas statusit që bëra dje, më erdhi sot një paralajmerim nga FB, i cili më njoftonte se profili im do mbyllet, nqs nuk i respektoj edhe një herë tjetër Standartet e Komunitetit.

Dmth po bëhemi si Turqia. Po na çensurojnë edhe fb. Mesa duket, po më thonë me stil, që mos të merrem me këto punë, të them vetëm barsoleta në fb.

Epo mirë…..po ju them një barsoletë….Ju betohem që ministrat shqiptar nuk vjedhin”,- përfundon postimin e tij aktori i humorit.

Video/ Vrasësi i Çiçës dy herë i hetuar në 2016-n. Mbikëqyrej nga policia
Jani Alia, ekzekutori i Elton Çiçës, ishte me shërbim prove kur më 1 Maj vrau Elton Çiçon, me tre plumba. Ai ishte dënuar me 4 muaj burg për drejtim të mjetit në gjendje të dehur në rrugën “Xhorxh Bush” në Tiranë.

Por ishte liruar në fund të Marsit, pasi kishte përfituar nga shërbimi i provës.

Sipas vendimit, për 18 muaj me radhë, ai nuk duhet të konsumonte alkool, të mos shoqërohej me persona me precedentë penalë dhe të paraqitej një herë në javë në shërbimin e provës.

Deri në kryerjen e atentatit, shërbimi i provës nuk ka konstatuar shkelje të rregullave të vendosura për të dënuarin.

Por gjatë vitit 2016 është proceduar penalisht edhe për ndërtim të paligjshëm. Më 8 Janar, Komisariati Numër 1 i Policisë referoi materialet hetimore në Prokurori, në gjendje të lirë për Jani Aliaj, pasi në lokalin e tij pranë Qytetit Studenti ishte konstatuar duke ndërtuar pa leje.
ADN-ja/ Bishti i cigares “tradhtoi” vrasësin e Elton Çiçës
Policia ra në gjurmët e vrasësit të Elton Ciços nga disa shenja që lanë autorët, përmes të cilave nuk do ta kishte marrë mendja kurrë se do zbulohen. Shqiptarja.com e cila u referohet burimeve nga policia shkruan se autori u gjet pasi u bë ADN-ja e bishtit të cigares që ai kishte hedhur jo larg nga vendi i ngjarjes.

Bishti i cigares është gjetur nga ekspertët bazuar në rrëfimet e dëshmitarëve mbi lëvizjet e mundshme të autorëve të krimit para apo pas ngjarjes. Nga rrëfimet e dëshmitarëve është mësuar se personi që dyshohej se kishte kryer vrasjen, kishte zbritur nga një veturë “Ford” fokus me ngjyrë të zezë.

Në momentin e zbritjes personi hodhi një cigare pasi e kishte thithur. Kjo cigare është marrë dhe analizuar nga ekspertët për për gjetjen e kampioneve biologjike të pështymës.

Pas analizimit të kampioneve të saj dhe krahasimit të të dhënave të ADN- së së Jani Alisë që ishin administruar më parë nga policia, u konfirmua se personi që kishte qëlluar mbi Elton Çiçën ishte pikërisht ai. Analiza janë bërë po ashtu edhe me kampione të djersës së gjetur në rrobat e Jani Alisë, të gjetura në banesën e këtij të fundit, në rrugën e Kavajës.

Ndërkaq hetuesit kanë konfirmuar se mjeti i përdorur për krimin, është blerë nga Renato Milloshi, dy ditë para ngjarjes, pikërisht për të kryer atentatin ndaj Elton Çiçës.

Djali i ish- kryetarit të partisë komuniste të Shqipërisë Hysni Milloshi, doli në skenë si njeri që kishte ndihmuar Alinë, nisur nga lidhjet dhe njohjet që kishte me të. Shkak për vrasjen sipas policisë është identifikuar një konflikt i vjetër që të dy personat kanë pasur shumë vite më parë, që kur ata ishin në burg në Greqi.

Veç djalit të Hysni Milloshit, Renato Milloshit dhe Jani Alisë, policia e kryeqytetit ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur nga policia.
Lajmi i ditës/ Mavraj refuzon të veshë fanellën e Kombëtares

Mbrojtësi kuqezi, Mërgim Mavraj, është bërë lajmi i ditës tek Kombëtarja shqiptare pasi ai ka refuzuar të veshë bluzën e Kombëtares, që mbante mbishkrimin e birrës Peja.

Këtë gjest mbrojtësi kosovar e ka bërë pasi është besimtar i devotshëm mysliman.

Siç duket nga foto, Mavraj ka veshur një bluzë tjetër ku nuk ishte i shkruar emri i birrës.


Punimet e Asamblesë së NATO-s, ja rrugët që do të bllokohen në Tiranë
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, njofton për bllokimin e disa akseve rrugore dhe masat e marra, pasi nga data 27.05.2016 deri më 31.05.2016, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet "Sesioni i Pranverës i Asamblesë Parlamentare të Natos"

Duke filluar nga ora 06:00 e datës 27.05.2016 deri më datë 31.05.2016, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve pasi do të bllokohen rrugët:

- Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", nga kryqëzimi me Rrugën "Abdyl Frashëri" deri tek Sheshi "Nënë Tereza"

- Rruga Ibrahim Rugova, nga kryqëzimi me Rrugën "Abdyl Frashëri" deri tek Sheshi "Fryderyk Franciszek Chopin"

- Rruga Lekë Dugagjini, nga Sheshi "Fryderyk Franciszek Chopin" deri tek Sheshi "Italia"

- Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", në kryqëzim me Rrugën "Papa Gjon Pali II"

- Sheshi "Italia", Rruga përball Stadiumit Kombëtar "Qemal Stafa"

- Parkingu i Bashkisë Tiranë i vendosur në Sheshin "Nënë Tereza" nuk do të funksionoi gjatë ditëve të këtij Sesioni.

Gjithashtu njoftojmë të gjithë kalimtarët se nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve për rreth Pallatit të Kongreseve.

Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve gjatë zhvillimit të këtij Sesioni.


Etrit Berisha i dëmtuar? Ja si reagon gardiani i portës kuqezi
Portieri i përfaqësueses kuqezi, Etrit Berisha ka qetësuar shqiptarët pasi ka thënë se ndihet në formë të mirë fizike.

Në një deklaratë për shtyp nga Austria, Berisha theksoi se kohët e fundit ka pasur shqetësime por tashmë është në formë optimale për të zhvilluar ndeshje të mira në “Euro 2016”.

“Muaj e fundit kam pasur shqetësime por tashmë ndihem mirë dhe nuk kam probleme. Kam pasur disa shqetësime në tendinat anësore të gjurit por tani jam në formë të mirë fizike.

Jam i përqendruar në Francë dhe dua të shijoj çdo ndeshje, për të ardhmen do të vendos pas ‘Euro 2016’”, u shpreh Berisha.


Foto/ Skandal seksual: Sanchez ka qef të filmohet kur bën seks
Lojtari i Arsenalit, Alexis Sanchez prej kohësh përflitet për një skandal ku është përfshirë në një trekëndësh dashurie me ish-Miss Kilin, Camila dhe Valentina Rotth.

Por ja ku vjen edhe një dëshmi nga një prej të dashurave të tij e cila thekson se futbollisti kilian kishte qejf të filmohej teksa bënte seks.

“Alexis lejonte shokët e tij ta filmonin teksa bënim seks”,- ka thënë ajo për tabloidin britanik “The Sun”.

Reformat/ Edi Rama i pakënaqur, por krenar
Edi Rama nuk është i kënaqur me reformat e qeverisë së tij. Por nga ana tjetër është edhe krenar. Ky paradoks ndjesish i kryeministrit e ka një shpjegim. Ai është krenar për sa ka arritur qeveria, por i pakënaqur ngaqë do më shumë.

Edi Rama e tha këtë kur po fliste për reformën në sistemin e energjisë. “Si Kryeministër i vendit, jam njeriu më i pakënaqur sot, për arsyen e thjeshtë se jam i vetëdijshëm për padurimin dhe pritshmëritë e njerëzve”, u shpreh ai.

Dhe të pakënaqurit ai u përpoq t’i joshte sërish me premtime, madje me të njëjtat premtime që u bëri 3 vjet më parë për t’u marrë votën.

U tha se qëllimi i reformave të tij në energji, ku kryesorja ka qenë rritja e çmimit të energjisë, është pikërisht e kundërta; ulja e çmimit. Se kur do të ulet çmimi ai nuk dha afat.

Ashtu si 3 vjet më parë, edhe tani kur vendi po shkon në prag të fushtës tjetër elektorale, Rama premtoi uljen e TVSH-së për çmimin e energjisë.

Për mosmbajtjen e premtimeve më të pakënaqur se kryeministri janë sigurisht qytetarët. Ai e pranoi vetë këtë. “Padurimi i tyre është i justifikuar pasi janë tallur e nëpërkëmbur.

Njerëzit presin nga ne, se më vjen keq ta them, por po nuk e bëmë ne askush tjetër nuk e bën dot”.

Dhe ashtu si Rama edhe qytetarët presin të jenë krenarë kur t’u realizohen premtimet për të cilat votuan. Deri tani, në këtë 3-vjeçar, krenar duket se ka mbetur vetëm Rama.



Maniaku homoseksual në Facebook, i prezantohet si biznesmen dhe më pas i kërkon seks
Rrjetet sociale, përveç informimit dhe komunikimit mes njerëzve, shpesh përdoren edhe nga persona maniakë dhe me prirje të kundërta seksuale për të futur në gracka viktimat e tyre.

Një skemë të tillë, nëpërmjet një profili të rremë në “Facebook”, ka përdorur edhe Albert Gjoka, 51-vjeçari që akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka përndjekur një të ri 21-vjeçar.

Pasi u prezantua në “Facebook” si një biznesmen, Gjoka arriti të takojë 21-vjeçarin dhe pas disa takimeve i kërkoi edhe favore seksuale.

Në këtë moment i riu është tërhequr nga shoqëria me 51-vjeçarin, por ky i fundit nisi përndjekjen për të arritur qëllimin e tij. Përveç mesazheve dhe thirrjeve telefonike apo edhe mesazheve në “Facebook”, 51-vjeçari Gjoka, sipas Prokurorisë, arriti deri aty sa t’i bllokonte bravën e derës së banesës të riut.

Ky veprim e detyroi 21-vejçarin ta denonconte dhe policia e arreston Gjokën, dhe më pas gjykata i cakton masën e sigurisë arrest shtëpie për akuzat e ngacmimit seksual dhe përndjekjes.

Por, 51-vjeçari nuk është ndalur as nga masa e arrestit shtëpiak, duke e thyer atë, dhe vijoi përndjekjen ndaj të riut me qëllimin e vetëm për të arritur qëllimin për të cilin ishte refuzuar.

Pas këtij veprimi gjykata ndryshon masën e sigurisë ndaj Gjokës, nga arrest shtëpie në arrest me burg, si dhe i shtohet edhe akuza e largimit nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Tanimë me tre akuza, ngacmim seksual, përndjekje dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit, 51-vjeçari Albert Gjoka, do të përballet me gjykimin penal në Gjykatën e Tiranës./TCh/



Xhelili provon shansin e fundit, ankimon “shkarkimin” në Kushtetuese
Shukri Xhelili po vuan arrestin me burg pas 3 akuzave në lidhje me videoskandalin, që i kushtoi edhe shkarkimin nga detyra e kryebashkiakut. Por, Shukri Xhelili po provon edhe mundësinë e fundit në hierarkinë ligjore.

Ai ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Këshillit të Ministrave, që e shkarkoi për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe ligjeve. Në të shkuarën, gjykata ka marrë vendime për dy raste të ngjashme shkarkimi, kur dy kryetarë komunash u shkarkuan nga qeveria në vitin 2011 dhe 2013, pas raporteve të deklarimit të pasurive dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Vendimet e gjykatës janë barazim. Për të parin është lënë në fuqi vendimi i qeverisë, për të dytin vendimi i qeverisë është rrëzuar dhe kryetari i komunës u kthye në detyrë.

Sido që të jetë vendimi i ri i Gjykatës Kushtetuese, efekti i menjëhershëm i ankimimit është pezullimi i veprimeve që kanë lidhje me shpalljen e zgjedhjeve, sepse Kushtetuta detyron Presidentin që të presë vendimin e Kushtetueses.

Në një afat normal, gjykata ka kohë dy muaj ta marrë në shqyrtim çështjen dhe më pas nuk ka kufizim kohor se kur e shpall vendimin.

Por, burime zyrtare konfirmuan për “Top Channel” se, gjykata do të ketë një vendimmarrje të shpejtë për këtë çështje, për shkak të interesit të lartë publik./tch/



Formulari i Dekriminalizimit/ Adriatik Llalla, refugjat në Greqi
Kryeprokurori Ardiatik Llalla, ka plotësuar formularin e vetëdeklarimit në bazë të ligjit për dekriminalizimin, ashtu si funksionarët e tjerë publikë.

Veç gjeneraliteteve, bie në sy shënimi i vetëm i tij në pyetjen nëse ka jetuar ndonjëherë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Kryeprokurori ka shënuar se në vitin 1992-1993 ka qenë emigrant në Greqi.

Ai ka jetuar në zonën e Patras. “Emigrim ekonomik sezonal 1992-1993, Patra – Greqi”,- shkruan kreu i Prokurorisë së Përgjithshme.



Kreu i KLSH, Bujar Leskaj, nga refugjat në Greqi me studime në SHBA
Adriatik Llalla nuk është i vetmi zyrtar i lartë që ka qenë emigrant në Greqi në fillim të viteve ’90. Këtë fat, si shumë shqiptarë të tjerë e ka provuar edhe drejtuesi i një tjetër institucioni kushtetues.

Bujar Leskaj, kreu i KLSH, shkruan në formularin e vetëdeklarimit të ligjit për dekriminalizimin se ka punuar në emigracion në Athinë, në periudhën 1991 – 1993.

Por 10 vjet më vonë, në vitin 2004, ai e ka parë veten student në SHBA.

E më pas, në 2005-n, student në Gjermani. Në këtë vit ai u zgjodh edhe deputet i PD-së për Vlorën.


BE ndalon pataten shqiptare

Shqipëria e ka të ndaluar të eksportojë patate në Bashkimin Europian. Ministri i Bujqësisë shpjegon arsyet se pse:

“Patatet edhe tuberët e tjera pra zhardhokorët nuk lejohet pasi ka kritere më të forta se sa perimet. duhet të monitorohet toka për pesë vjet pa ndërprerje”,- tha Panariti.

Sipas Panaritit, shpresat janë që tregu i BE-së për patatet shqiptare të hapet pas vitit të ardhshëm.

“Ne e kemi nisur monitorimin, na duhet dhe një vit për të përmbyllur fazën monituerese 5-vjeçare dhe pastaj do çojmë parcelat ku do lejohet prodhimi dhe eksporti”,- u shpreh Ministri, raporton “tch”.

Por, patatet nuk janë produkti i vetëm i ndaluar. Edhe eksportet e produkteve me origjinë shtazore si mishi apo qumështi, nuk mund të hyjnë në BE.

“Ne do e përmbyllim këtë vit gjurmushmërinë që është kusht i panegociueshëm, na duhen dhe një milionë euro të mbyllim komplet procesin e matrikullimit të kafshëve”,- tha Panariti.

Megjithatë, për disa nga produktet me origjina shtazore Shqipëria i ka përmbushur kushtet e sigurisë dhe tregu është hapur.

“Kemi filluar eksportin e vezëve, po ashtu edhe mjaltin. Ndërkohë që shumë shpejt do synohet eksporti i thundrakëve dhe ai i qumështit dhe mishit”.

Ndërsa perimet e tjera eksportohen pa kufizim dhe vitet e fundit janë një nga zërat me rritjen me të fortë të eksporteve.


Vera Grabocka, mamaja e Mariza Ikonomit?
Shfaqja e parë në publik për Mariza Ikonomin daton rreth 22 vite më parë, atëhere kur së bashku me kantautorin e njohur Françesk Radi, vogëlushja me zërin e ëmbël bëri për vete shqiptarët me këngën “Telefonatë zemrash”.

Mirë po, njerëzit në atë kohë, siç tregon Mariza në “To Show”, mendonin se ngjitja e saj në skenën e festivalit të RTSH-së, vinte edhe për shkak të regjisores së tij, Vera Grabocka.

“Unë ngjaja shumë me Verën dhe njerëzit kujtonin se isha vajza e saj. Më është dashur për një periudhë kohë t’u shpjegoja të gjithëve që ky informacion është i gabuar”,- ka thënë Mariza teksa rrëfeu për nostalgjinë e viteve të saj të para.

Foto/ Xhesika Ndoj: Vithet i ushtroj në shtëpi...
Më shumë se si këngëtare, Xhesika Ndoj, fitoi famë për shkak të historisë së saj me sfond rozë; si në rastin e deputetit që i bëri ofërtë, ashtu dhe kur policia “zbuloi” një biznesmen në dollapin e saj.

Pra, më shumë se muzika, pubilkun e tërheq tek Xhesika pamja provokuese e 27-vjeçares pukjane. Këto të mira ajo duket se ia njeh e respekton vetëvetes.

Ndonëse mamaja e një vajze 5-vjeçare, Xhesika Ndoj, ruan forma bombastike. Jo vetëm që i ekspozon pa problem ato, por nuk kursehet as të rrëfejë sekretin e të pasmeve aq të stërvitura.

“Kam bërë palestër dhe vazhdoj të bëj fuqishëm dhe pa kontroll ushtrime për to në shtëpi”,- është shprehur Xhesika për “Story”.

“Preferoj shtëpinë sepse ushtrimet më ndimojnë jashtë mase, pasi kështu ndihem e lirë dhe pa sikletin e syve që më ndjekin në çdo lëvizje që bëj në palestër”.


Të krishterët kanë “mision për të konvertuar” myslimanët
Të krishterët ende kanë një “mision për të konvertuar” myslimanët dhe pjesëtarët e besimeve tjera në të krishterë edhe në këtë kohë të persekutimeve në Lindje të Mesme, ka thënë një prej ndihmësve më të lartë të Papa Françeskut.

Por kardinali Kurt Koch, shefi i marrëdhënieve të përgjithshme në Vatikan, ka theksuar se, mësimet e Kishës Katolike përjashtojnë aktivitetet misionare që kanë për synim popullin hebre për shkak se ata cilësohen si “të zgjedhurit” e Zotit.

Ai tha se, edhe përkundër dallimeve themelore në besim në mes dy feve, posaçërisht në raport me figurën e Krishtit, të krishterët duhet ta shohin hebraizmin si një “nënë”, raporton “The Telegraph”.

Por, edhe pse islami ndan gjithashtu rrënjë të përbashkëta me dy besimet, nuk e ka të njëjtën “marrëdhënie unike” si krishtërizmi dhe judaizmi, ka insistuar ai.

Kardinali këto komente pas një raundi intensiv dy-ditor të dialogut ndërfetar në mes të liderëve të lartë katolikë dhe atyre hebre prapa dyerve të mbyllura, i organizuar nga Instituti Woolf në Cambridge.

Ai ka thënë se krishtërizmi dhe judaizmi janë besime të ndara por nga e njëjta familje – pra një familje e shkurorëzuar, transmeton Koha.net.

“Jemi një familje, kemi të njëjtat rrënjë… dhe në këtë pikë të ripajtimit në mes të kishës dhe sinagogës, në mes të judaizmit dhe krishtërizmit, është një sfidë e madhe për Kishën”.

Por ai shtoi: “Nuk mendoj se kemi të njëjtën marrëdhënie me islamin siç e kemi me judaizmin. Është shumë e qartë se mund të flasim për tri religjionet abrahamike por s’mund ta mohojmë se pikëpamja e Abrahamit për traditën hebraike, atë të krishtere dhe traditën islame nuk është e njëjtë”.

“Në këtë pikë, këtë raport unik e kemi vetëm me popullin hebre, por jo edhe me islamin”,- shtoi ai.

I pyetur nëse kjo nënkupton se katolikët duhet të shohin drejt konvertimit të myslimanëve në katolikë, ai tha: “Ne kemi një mision për të konvertuar të gjithë popujt e besimeve jo-të-krishtere, përveç judaizmit”.

Ai shtoi se kjo vlen edhe për grupet xhihadiste përgjegjëse për persekutimin e të krishterëve në Lindjen e Mesme.

“Mbi të gjitha, na duhet që t’i konvertojmë këta myslimanë që përdorin dhunën, sepse motra e të gjitha besimeve është liria dhe paqja, e jo dhuna, dhe kur një besim përdor dhunën për të konvertuar të tjerët, ky është abuzim me religjionin”,- ka theksuar ai./Koha.net/



Këto janë shenjat që tregojnë se shefi ju urren
Të gjithë njerëzit duan të jenë të pëlqyer në punë, e veçanërisht nga shefi, pasi shefat janë personat që marrin vendimet për ngritjet e pagës, pozitës në punë, si dhe luajnë rol të rëndësishëm në suksesin dhe lumturinë në vend të punës.
Ja disa shenja që tregojnë se shefi ju urren:

Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   193   194   195   196   197   198   199   200   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish