Lexoni më poshtë çfarë shkruan deputeti i PS-së, Namik Dokle në Facebvook:
“Koha eshte e pameshirshme, edhe fjaleve te urta popullore, te perdorura ne shekuj, ua ndryshon sensin…Ja tre shembuj:
1.Dikur…” Sheh rrushin rrushin e piqet.” Tani…” Sheh molla mollen dhe kalbet.”
2.Dikur…”Beri nje vrime ne uje.” Tani…” Beri nje vrime me breke.”
3. Dikur…” Kur pula ben vezen, gjeli kendon ne maje te plehut.” Tani… “Kur pula ben vezen, gjelit i dhemb by…”
Cila ju pelqen me shume? A ju kujtohet ndonje tjeter?”.
Parandalohet vrasje në Gramsh, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari
Një ngjarje kriminale është parandaluar në Gramsh nga efektivët e policisë, duke arrestuar në flagrancë autorin.
Mësohet se ka qenë një konflikt mes dy personave për motive të dobëta gjatë ditës së djeshme, por ndërhyrja në kohë e policisë parandaloi vrasjen.
Në pranga ra 43-vjeçari Dritan Frangu, i cili gjatë konfliktit qëlloi me thikë 59-vjeçarin me iniciale I.B, duke e lënë të plagosur.
Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë uniformat blu, duke parandaluar përshkallëzimin e ngjarjes. I plagpsuri u dërgua në spital në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Nuk saktësohet shkaku i konfliktit mes tyre, ndërsa autori akuzohet për vrasje me paramendim e mbetur ne tentativë dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.
“The Sun” ironi me shqiptarët: Ja si mbillen pemët në Tiranë
Tabloidi britanik “The Sun”, ka publikuar një artikull me 16 foto që inatosin perfeksionistët. Mes tyre një foto nga kryeqyteti shqiptar, Tirana.
Ironizohet me pemët që nuk janë mbjellë në vendin e duhur.
Foto shoqërohet me dixhiturën: “Kopshtarët duhet të kenë qenë të pirë kur i kanë mbjellë këto pemë”.
Ngrihen disa pikëpyetje për vdekjen e Sokol Olldashit
Në 20 Maj u bënë 2 vjet e gjysmë nga ndarja nga jeta e Sokol Olldashit.
Ish-ministri dhe deputeti i Partisë Demokratike, pësoi një aksident me makinë mesnatën e 20 nëntorit 2013, kur po kthehej në Tiranë nga Elbasani.
Mamaja e tij, Kozeta, e ka kujtuar sërish në faqen e saj në Facebook, duke shkruar se, ka shumë pikëpyetje për atë që ka ndodhur.
“Shume “?” kam mare keta dy vite e gjysem nga shume njerez ,te njohur e te panjohur.Jam mes shume pikepyetjesh.Le t’i leme njerezit te shprehen e secili le te nxjerre deduksionin sipas aresyetimit perkates”,- shkruan Kozeta Mamaqi në faqen e saj në Facebook.
Në dy vjetorin e vdekjes se Olldashit, ajo rrëfeu në një intervistë në gazetën “Dita” edhe takimin e fundit me Sokolin.
“…E përcolla atë ditë në orën gjashtë, i pyeti djemtë për detyrat dhe u largua. Nuk e pashë më. Më mbajnë si grua të fortë, por jam rënduar edhe unë. Nuk duroj dot më. E kujtoj çdo ditë.
Më thonë se koha shëron shumë plagë, po për mua nuk është kështu, sa më shumë kalon koha, aq më shumë më shtohet malli… Ai nuk duhet të ikte përpara meje. E kam peng, duhet ta kisha lënë pas…”,- tha Kozeta.
23/05/2016/................................................
Video/ Kur prek teritorialitetin... ja si sulmohen kameramanët nga kafshët grabitqare
Ajo që njehet si efekti i “teritorialitetit” për njerëzit është vetëm një fjalë nga shumë të tjerat, por për kafshët është gjithçka....
Në videot e mëposhtme do të shikoni dhe kuptoni se sa i rëndësishëm është teritorialiteti për kafshët, sidomos për ato grabitqare.
Cënimi i këtij parimi mund të thotë shumë për kafshën, por për njeriun mund të jetë edhe fatal.
Pasi të keni parë të gjitha këto filmime reale, mundohuni të mos e neglizhoni më fjalën teritorialitet... nëse do të doni të mbeteni gjallë!
Ambasada e SHBA-ve: Investitorët e Huaj që kanë dashur të investojnë në vend, janë trembur dhe kanë ikur
Kreu i Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri ka deklaruar se nevojitet qartësi dhe sundim ligji në vendin tonë.
Duke konstatuar 3 problemet kryesore, ato të informalitetit, korrupsionit dhe joefikasiteti i ligjit, kreu i FIAA bëri thirrje për nevojën e reformës në drejtësi për zgjidhjen e situatës…
Në konferencën e organizuar nga Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri, Ambasadorja e BE në Shqipëri Romana Vllahutin ka dhënë “nota alarmi” për situatën në vendin tonë, duke sinjalizuar se Shqipëria kërkon shumë punë për rritjen ekonomike. Sipas saj, “nuk ka më kohë të luhet kukafshehti”,- por vendi ynë ka nevojë për institucione të qëndrueshme dhe të besueshme.
“Ju keni humbur shumë kohë. Duhen përpjekje për të sjellë investime të huaja në vend. Reforma në drejtësi është kyçe në këtë drejtim, pa kompromise, është jetësorë”,- ka deklaruar Vlahutin.
Konferenca me titull “Reforma në Drejtësi, një parakusht për nxitjen dhe tërheqjen e investimeve të huaja në Shqipëri”, mblodhi edhe Zëvendës Shefin e Misionit të SHBA, i cili deklaroi se investitorët e huaj janë larguar nga Shqipëria.
“Investitorët që kanë dashur të investojnë në Shqipëri janë frikësuar dhe kanë ikur”,- deklaroi David Muniz.
Nga ana tjetër, ai ka konstatuar se në vendin tonë ekzistojnë disa problematika që vështirësojnë tërheqjen e investitorëve të huaj.
“Procedurat gjyqësore janë të thjeshta, detyrimet e borxheve janë një problem. Kompanitë amerikane ka bllokuar planet për investime për shkak të zvarritjeve gjyqësore.
Drejtësia nuk po bëhet. S’bëjnë investime sepse nuk kanë siguri, ka edhe investitorë me përvoja të këqija. Edhe pronat janë probleme, me mbivendosjen e titujve të pronësisë”,- ka deklaruar Muniz.
Ministria e MZHETTS, Milva Ekonomi, ka treguar gaditshmërinë që ligjin e investimeve ta bëjmë ligjin më funksional.
“Qeveria ka marrë përsipër reforma të rëndësishme. Por, kemi nevojë për sistem drejtësie efikas. Është kyç për progresin. Ne jemi të bindur se s’duhet të ndërpresim ëndrrën europiane”,- ka thënë znj. Ekonomi.
Video/ Kamperi i ëndrave tuaja... një rimorkio e vogël që mban botën brenda
Shumë nga ne e këna ëndëruar gjithmonë që të kenë një makinë kamper dhe të shëtisin me të në të gjithë botën, duke bërë një jetë turisti...
Por në morinë e autokamperave të ndryshëm tani ka ardhur ai më fantastiku dhe më praktiku i shpikur ndonjëherë. Është vetëm një rimorkio e vogël me dy rrota, e cila rimorkiohet fare lehtë edhe nga një autoveturë ose fuoristradë, por që brenda saj mban gjithçka.
Si, nuk e besoni?! Shikoni videon më poshtë për ta kuptuar:
Video/ Superkarrotreci, shikoni si i merr dy makina....
Mendoni se nje karrotrec nuk mund t’i marre dy autovetura njekohesisht...?
Teknologjia ka avancuar aq shumë sa kjo gje tani nuk është më e pamundur. Ja shikoni se si i merr dy autovetura njekohesisht ky karrotrec japonez...
Shikoni videon:
Foto/ Vajza nga Tirana shkon në shkollë, por... harron të “vishet”
Kur hyn në shkollat tona ekziston shpesh një dilemë nëse je në një institucion edukimi apo në një "club" striptizmi. Shpesh përgjegjëse për këtë janë vajzat dhe është pak e sikletshme ta kuptojmë me siguri se si ka mundësi që i kemi përmbysur vlerat në këtë mënyrë.
Shkolla është vendi ku shkon për të mësuar? Po ç’ja fusni kot dhe ju. Në shkollë shkohet për të bërë ca selfie, për të gjet ndonjë garip me makina luksi, për të shitur mënd, e për të qenë në qendër të vëmendjes.
Në shkollë vihet për alkool e për hashash, për gallat e për modë. Shkolla konsumon gjithë ditën e një adoleshenteje, do ishte e trishtueshme ta kalonte duke studiuar.
Në foton që na kanë sugjeruar duket qartë një vajzë në moshë relativisht të re, e cila nën hashtagun “schoollyfestile” e bën të qartë se si e koncepton stilin shkollor.
Streçe të ngushta, barku i ekspozuar kanatjerja e lidhur fjongo dhe gati për orën e edukatës shoqërore..
Nuk po ja shaj stilin e të veshurit, e nëse do të dilte kështu për shëtitje do ta vlerësonim modën që promovon, por si është vendi bëhet dhe kuvendi. E këtu tek shkollat tona kuvendi po bëhet mbrapsht./JOQ/
Ja kush është njeriu që donte të vriste Enver Hoxhën
Për Avdul Banushin është shkruar. Por shkrimtari Mihallaq Qilleri është njeriu të cilin ish-agjenti, ish-diversanti ish-i burgosuri politik ka kontaktuar të parin pas viteve ‘90, për të bërë publike historinë e vet të jashtëzakonshme.
Nga Mihallaq Qilleri
Ky fragment është marrë nga libri “Një zë nga errësira”, i autorit Avdul Banushi. Libri është publikuar në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar. Kam pasur rastin ta redaktoj e ta sjell në gjendjen e botimit. Ishin ca shënime të mbajtura nëpër burgje, me fletë të zverdhura e të shkruara me lloj-lloj ngjyrash e lapsash, sepse autori kishte kaluar nëpër një sërë peripecish, vuajtjesh, e dënimesh që, të mbledhura së bashku, do të bënin një rast unikal.
Plot 31 vite burg, të ndarë në dy periudha. 1945-1961 dhe 1975-1990. Ndërkohën e kishte kaluar në arrati. Vitet e para në Greqi, pastaj në SHBA. Në ato vite erdhi me misione disa herë në Shqipëri, derisa u kap e u riburgos. Ai erdhi të kërkonte punën time, sepse askush nuk kishte pranuar ta ndihmonte. Madje as të afërm të tij që e quanin veten shkrimtarë. Sigurisht edhe unë u tremba kur i lexova këto kujtime. Po të kihet parasysh pasiguria politike e fillim viteve ’90, dyzimi, mosbesimi.
Menjëherë mendova se një agjent kundër vendit tënd, është një agjent. Pushteti nuk merret me dhunë në demokraci. Kam kundërshtuar disa herë të merrja përsipër redaktimin e shënimeve të tij. Dhe kur u binda kam bërë jo vetëm redaktimin. Por kurimin e tij deri në detaje. Sepse autori i vërtetë nuk e kishte idenë se si shkruhej një libër. Madje as gjuhën letrare shqipe nuk e njihte sa duhej. Në këto shënime, befas, gjeta 30 faqe të shkruara për një aventurë udhëtimi në pyjet e Amazonës kur autori gjendej në SHBA, në periudhën mes dy burgosjeve. Dhe i formulova e i botova një libër me titullin “Udhëtime në Amazonë”, me kuriozitetin se Avdyl Banushi duhej të ishte shqiptari i parë që shkelte e takohej me fiset e egra të atij vendi misteresh. Por z.Banushi nguli këmbë se i duhej më shumë jeta e tij politike.
Dhe unë vendosa ta formuloja librin “Një zë nga errësira”, sigurisht duke hequr prej atyre shënimeve shumë fantazi, të pavërteta, duke ulur disi zjarrin e urrejtjes antikomuniste, sepse shpesh herë këto shënime më ngjanin të shkruara me metodën e socrealizmit. Ishte koha kur familja ime gjendej në emigracion dhe Avdyli mund të vinte në çdo orë të ditës e të mbrëmjes për të diskutuar me mua, për shtuar a hequr diçka.
Ishin muaj tepër të tensionuara për mua, kur më vlonte dyzimi nëse bëja mirë apo keq që merresha me një njeri që kishte hyrë disa herë në Shqipëri për të kryer vrasje e aksione të tjera destabilizuese, deri edhe dinamit në ambasadën shqiptare në Romë, ose në tentativën për të vrarë Enver Hoxhën, siç përshkruhet edhe në fragmentin e mëposhtëm. Këto kujtime tregojnë sesa e ashpër ka qenë Lufta e Ftohtë. Ajo vërtetë nuk krijoi një përballje frontale ushtarake kampesh, por pati shumë viktima. Si nga qytetarët e thjeshtë, ashtu edhe nga ata që u përfshirë në këto histori spiunazhi.
Në libër tregohet gjithashtu rolin që kanë pasur shtetet fqinje me Shqipërinë duke krijuar jo vetëm baza ushtarake kundër saj, por duke u lehtësuar këtyre grupeve antikomuniste rrugën të depërtonin në teritorin shqiptar. Kjo mund të konsiderohet sot si agresion shtetëror, por edhe njerëzit që merreshin me akte të tilla si vepra antikombëtare. Autori tregon gjithashtu se pa mbështetje brenda vendit vështirë që veprimtaria e tyre antikomuniste mund të kishte ndonjë rezultat. Përmenden kështu mbiemrat e disa familjeve që i strehonin e i ushqenin këto grupe për shkak të armiqësisë që ndjenin ndaj sistemit socialist. Por janë përdorur edhe para për të joshur njerëz. Sigurisht kjo veprimtari shumëvjeçare do të krijonte viktimat e veta të inkuadruara në të quajturën Luftë e Klasave.
Edhe sot kjo Luftë mbetet armiqësia më e madhe politike që përjeton Shqipëria, e cila nuk po e lejon këtë vend të marrë frymë lirisht e të shërohet nga plagët dhe është e përçarë më shumë se kurrë. Deri askush nuk fal, askënd.. Për ish-agjentin ka patur edhe akuza verbale se ai kishte rënë në kthetrat e Sigurimit të Shtetit kur u burgos. Këtë të vërtetë nuk e di askush. Ndoshta kur të hapen të quajtura Dosje.. Libri u botua me një cilësi shumë të dobët, në një shtypshkronjë province.
Mbaj mend se ai ua shpërndau miqve e të afërmve të tij, ndërsa dhjetra kopje i dërgoi në SHBA ku vazhdonin të jetonin personazhet e tij. Vite më pas shumë gazeta kanë shkruar për Avdul Banushin e bëmat e tij, por askush më mirë se vetë ai, që tashmë nuk rron, dhe unë, që kam i kaluar rresht pas rreshti shënimet e tij e biseduar net e ditë të tëra me të, nuk dinë, them, aq hollësi për këtë agjent të rafinuar e po aq trim, i cili përmbysjen e komunizmit e kishte detyrën e ndjenjën e jetës së vet. Ishte më shumë një hakmarrje, sepse ai ishte bir i një familjeje golemase të Kurveleshit të lidhur me Luftën Antifashiste. E vërteta është se nuk u vlerësua sa duhej pas ndryshimit të sistemit, për të cilin ai kishte sakrifikuar aq shumë!
PËR TË VRARË ENVER HOXHËN…
Më datën 20 nëntor 1970, së toku me Tomën dhe Ded Mërnacin u nisëm nga SHBA. Kuptohej itinerari; Athinë-Prevezë dhe pasi të furnizoheshim atje me gjithçka na duhej, të kalonim kufirin për në Shqipëri. Më 22 nëntor ishim në Filat të Çamërisë, ndërsa në orën 21 të po asaj dite nisëm të ngjitnim Malin e Stillos.
Kundërzbulimi shqiptar ishte vënë menjëherë në dijeni të misionit tonë. Nuk e di nëse i dinte edhe qëllimet. Por kishte gabuar në një pikë. Na prisnin në hyrje të Kepit të Stillos, ndaj kishin dërguar atje forca të shumta. Ne iu shmangëm atij drejtimi. Përmes njerëzve tanë në Greqi kishim mundur të rekrutonim një nga komandantët e postës shqiptare të kufirit duke i dhënë 700 dollarë dhe kaluam andej. Ky njeri do të arratisej më vonë për në Jugosllavi e s’andejmi do të mbërrinte në Kanada. Në urën e lumit Povlla ishte vendosur një patrullë e fortë e cila qëndronte aty edhe në ditë të zakonshme. Por tani me afrimin e festave komunistët merrnin masa të rrepta sigurimi sepse e dinim se ne godisnim pikërisht atëherë. Kështu që u detyruam ta kalonim lumin në këmbë. Ishte ftohtë. Sapo kishin nisur shirat e para të vjeshtës. Lumi kishte shumë ujë. Por ne i kishim të gjitha mjetet.
Baza jonë e parë ndodhej në fshatin Aliko të Sarandës. Atje kishte shtëpinë djali i njërit prej përkrahësve dhe anëtarëve më besnikë të frontit të rezistencës në Amerikë. Ky bënte tregëti të madhe dhe ishte larguar nga Shqipëria shpejt. Atje mësuam se djali i tij, megjithatë, ishte dhëndri i kryetarit të kooperativës e shofer njëherësh. Ky njeri do të na transportonte natën deri në Bamatat të Delvinës. Ne i dhamë atij 100 dollarë. Ai, paskëtaj, tha se mund të na çonte deri në Gjirokastër. Nuk mund të ngurroje para një fati të tillë… Në Gjirokastër u strehuam në bazën tonë të përhershme, në familjen Jonuzi. Qenë po këta njerëz që na prenë 5 bileta për në Tiranë… Punët po shkonin mirë dhe ne, ja ku po hynim në kryeqytet. Mirëpo nuk ishte aq e lehtë. Në Urën e Subashit ishte vendosur një postbllok me policë e ushtarë të cilët kontrollonin të gjitha mjetet dhe njerëzit e panjohur që kalonin s’andejmi.
Ndaloi edhe autobuzi me të cilin udhëtonim. 6 ushtarë të tjerë e rrethuan autobuzin nga jashtë. Ishin të armatosur me automatikë. Një grup policësh qëndronin në këmbë para derës. Nuk kishte pikë dyshimi se të dhënat i kishin të sakta. Grupi që pritej të dërgohej nga jashtë kishte mundur të depërtonte në Shqipëri, megjithë përforcimet e kufirit dhe telat me gjemba të klonit. Prandaj qenë aktivizuar të gjitha postoblloqet. Oficeri që hyri brenda në autobuz, foli me ton ushtarak. – Nxirrni të gjithë pasaportat! U hodha një sy tinës shokëve. Dy nga tanët ishin ulur në fund të autobuzit, dy në mes, ndërsa unë kisha zenë vend në sediljen pas krahëve të shoferit. Çasti ishte shumë kritik. O vdekje, o liri! – i thashë vetes. Oficeri nisi kontrollin e pasaportave. Me radhë na kaloi edhe ne. Megjithë vëmendjen nuk arriti të diktojë asgjë. Dhe ja, u lehtësuam një çast të gjithë kur ai zbriti në tokë. Por menjëherë pas oficerit të policisë hynë në autobuz tri burra civilë. Ata mbanin të në krah nga një copë shirit të kuq.
Kur u hodha një sy u drithërova. Që të tre ishin bashkëfshatarë të mi. Madje njeri prej tyre ishte bash… xhaxhai im. Ata kaluan në korridorin e autobusit midis pasagjerëve duke i vështruar njerëzit sa majtas, djathtas. Kuptohej se kërkonin fytyra të njohura. Kjo më shtoi ankthin. Kërkohesha pikërisht unë. Mirëpo kaluan dhe nuk njohën askënd. As mua. Kaq shumë kisha ndryshuar, me sa shihej! Pashë që xhaxhai im kishte në gojë një cigare të ndezur e ngjante pak nervoz. Pavarsisht se si ishim vendosur tani njeri kundër tjetrit, më kishte pikur malli për këtë njeri. Ndaj vetiu i thashë: – Të lutem, ta ndez pak? – dhe vura në gojë me shpejtësi një cigare. Ai ngriti cigaren e tij dhe nisi të më shikonte me vëmendje.
Sytë tanë u kryqëzuan. Nuk e di se ç’drithërimë e fortë kaloi midis tyre. Gjaku ishte shndërruar në dritë dhe ajo dritë nuk mund të tradhëtonte. Më njohu; O, Zot, më njohu! Pastaj largoi disi me nervozizëm cigaren e ndezur nga e imja dhe shpejtoi të zbriste nga autobuzi.. Në orën 5 të mbrëmjes do të gjendeshim të strehuar në familjen Bineri në Tiranë. 28 Nëntor 1974. Tirana ishte zbukuruar e gjitha për festë. Nuk e kishim të vështirë të dilnim nëpër qytet. Aq shumë lëvizje kishte. Por gjithçka duhej ta kryenim të nesërmen, prandaj nuk largoheshim shumë nga baza jonë. Për të parë situatën doli disi më larg vetëm njeri nga tanët, Sulejmani. Ishte i armatosur me pistoletë e granata përfund bluzës së trashë. Doli deri në sheshin “Skenderbej”.
Do të provonte të depërtonte së paku deri te vendi përballë tribunës tashmë të ngritur për paradën e nesërme. Por masat ishin të tilla, sa as te trotuari përballë Hotel “Dajtit”, ku vendosej zakonisht orkestra frymore, nuk lejohej të afrohej askush. Dikush i kërkoi fletë-hyrjen. U përgjigj thjesht se nuk kishte të tillë. Sulejmani u kthye me shpejtësi e na njoftoi për gjithçka. Pra duhej një fletë-hyrje. Dhe ne duhej të shihnim mundësitë për të gjetur një të tillë e pastaj, po atë natë, të kopjonim disa. Vendosa të dilja vetë njëherë. Iu afrova drejtimit të tribunës, por kishte aq shumë njerëz të aktivizuar për sigurinë e saj e të vendit përreth, sa e ndjeva se do ta kisha shumë, shumë të vështirë. Njerëz të Sigurimit, ushtarakë, policë e të tjerë kishin mbushur bulevardin. Unë e dija se tashmë edhe fotografia ime qe shpërndarë gjithandej.
Madje më zuri syri shumë golemas në mes vëzhguesve aty. Të nesërmen, më 29 Nëntor, tentuam t’i afroheshim edhe njëherë tribunës, ashtu, kinse të shtyrë nga turma e njerëzve. Por nga sheshi “Skenderbej” e deri te Ura e Lanës gjithçka ishte në një kontroll aq të rreptë sa nuk mund të depërtonte as miza. Mbaj mend se ne qëndruam në largësinë më të lejueshme. Nuk kishim mundur të kopjonim lejet e hyrjeve. I pari në tribunë doli Haxhi Lleshi, kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Shqipërisë. Më pas vetë Enver Hoxha. Haxhiu u spostua nga qendra për t’i lënë vendin diktatorit. Më pas hynë të gjithë byroistët. Kur dëgjova emrin e drejtuesit të paradës Bejto Diftir Hysi1) mendova se edhe atë detyrë golemasit e mi e kishin marrë. Oficeri Bejto i raportoi diktatorit dhe parada filloi. Ish i pamundur çdo veprim që duhej të bënim pikërisht ato çaste.
Madje sy zhbirues nisën të na vëzhgonim. I dhamë sinjal njeritjetrit se duhej të ktheheshim në bazën tonë për të mos ndërlikuar më tej situatën. Shumë golemas kishin dalë për të më kapur…, mendova! Në tarracën e shtëpisë ku kishim bazën, ishte vendosur një roje. Vonë ai na njoftoi se disa civilë vështronin herë pas here nga shtëpia, madje nga tarraca. Të ishin vallë agjentë të Sigurimit? Të ishim dekonspiruar? Sidoqoftë duhej marrë një masë. Dhe ne u detyruam të dilnim natën nga kati i dytë me litar, pas pallatit. U larguam më këmbë për në Yzberisht, ku kishim një bazë tjetër.
Nuk mund të ikej nga Tirana pa kryer asnjë nga detyrat tona. Të nesërmen, më 30 nëntor, u detyrova të hyja vet në Tiranë. Së paku të kryenim aksionin e ambasadës kineze2). Iu afrova ndërtesës e cila gjendej në një vend tepër të rrezikshëm. Nga njëra anë Radio-Televizioni shqiptar, nga ana tjetër bulevardi i Madh me institucionet e tij. Ruhej nga të gjitha anët. Ishte e pamundur të afroheshe pa rënë në sy. Thuhej se kinezët kishin nisur të ndërtonin një ambasadë të re, më të madhe. U ktheva pa bërë asgjë. Megjithatë, në konsultimet e pasdites vendosëm të hynin përsëri në Tiranë. Kësaj radhe baza do të ishte familja Begeja. Por duke qenë se ditët ishin të tensionuara dhe lajmet nga më të çuditshmet, Begejasit qenë trembur. Nuk ishin diktuar, por qenë squllur.
Zbulimi shqiptar kishte të dhëna të sakta se ne gjendeshim në Tiranë. Megjithatë, në familjen Begeja bëmë një mbledhje të shpejtë ku analizuam situatën. Vendosëm të ndryshonim menjëherë bazën. Kështu u detyruam të hynim në Ndroq në familjen Mancaku. Atyre u ishin pushkatuar në burg dy djem, Seit dhe Zyhdi Mancaku, prandaj urrejtja ndaj rregjimit e bënte këtë bazë të sigurtë. Familja kishte një kasolle të madhe për kafshë dhe ne u stabilizuam atje për 7 ditë. Ishte e pamundur të hyje përsëri në Tiranë. Lajmet flisnin për kontrolle të ashpra, për rritjen e “vigjilencës” aq sa njerëzit e thjeshtë, të zhgënjyer, të shikonin me dyshim. U detyruam të niseshim për në Fier.
1)- Nuk e di nëse autori e dinte mirë që Bejto Hysi, në të vërtetë njihej me mbiemrin Isufi.
2)- Ishte në planin e operacionit formuluar para nisjes se duhej të sulmohej ambasada kineze në Tiranë, për shkak të lidhjeve të ngushta që ekzistonin aso kohe midis dy shteteve, nëse dështonte atentati ndaj Enver Hoxhës./DITA/
“Portokalli” tallet me Ramën për punësimin: Shtet legen, na shkatërruat, na çatë...
Emisioni humoristik “Portokalli”, në “Top Channel”, ka thumbuar me satirën e tij sërish kryeministrin Rama. Kësaj here në qendër të humorit ishte diçitura që kryeministri po përdor rëndom në videot që po poston prej ditësh në rrjetet sociale: “A ka punë në zyrat e punës? Shikojeni këtë dëshmi”.
Këto video përmbajnë dëshmi të personave të ndryshëm, që kanë pranuar të bëhen pjesë e spoteve qeveritare, për t’i shkuar pas idesë së kryeministrit se “punë ka, por nuk ka profesionistë”.
Por shihni se çfarë thonë aktorët e “Portokalli” për nismën e Ramës, që synon të bindë shqiptarët se fajin që nuk gjejnë vende pune, e kanë vetë ata.
Rrëfehet emigranti shqiptar: Ja si ia prenë kokën Bledar Terpollarit
Mediat greke shkruajnë se, hetuesit kanë gjetur një dëshmitar okular për vrasjen makabre të Bledar Terpollarit, që u vra duke i prerë kokën. Gjatë marrjes në pyetje të një emigrant shqiptar në hetuesi, ai tregoi se, ishte i pranishëm në vrasjen e Terpollarit.
Ai ka pohuar se 3 persona të armatosur, edhe ata shqiptarë, e kanë detyruar me forcë t’u tregojë se ku ndodhej stani, e kanë marrë me vete dhe ka parë nga afër skenën e vrasjes, madje edhe prerjen e kokës.
Burime policore bëjnë me dije se, ai u ka treguar edhe vendin ku e kanë groposur.
I arrestuari ka dëshmuar gjithashtu se, vrasja është kryer për çështje trafikimi të lëndëve narkotike dhe se vrasësit janë larguar nga vendngjarja me makinë drejt kufirit shqiptar.
Dekriminalizimi, PD: Kryebashkiakët e Ramës fshehin të vërtetën
Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji ka akuzuar kryetarët socialistë të bashkive se nuk kanë treguar të vërtetën në formularët e vetëdeklarimit.
Për këtë arsye, në një deklaratë për mediat, Salianji i ka bërë thirrje prokurorisë që të bëjë sa më parë verifikimet.
“Qytetarët e Krujës kërkojnë largimin e mënjehershëm të kryetarit të bashkisë, Artur Bushi, jo vetëm për të shkuarën kriminale, por dhe për fshehjen e të dhënave. Me gjithë shqipen problematike, shumë larg asaj që duhet të ketë një zyrtar, një kryetar bashkie, Bushi ka reaguar dje pas kërkesës së qytetarëve të Krujës që ai të largohet sërish duke mohuar, duke fshehur të dhënat e të kaluarës së tij”, ka deklaruar Salianji.
Sipas tij, Bushi duhet t’u përgjigjet pyetjeve, a e ka përdorur emrin Kastriot Çakoni? A është hetuar, arrestuar e dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge me këtë identitet?
“Kryetari i Ramës në Bashkinë e Krujës i shmanget pyetjes, por kjo është fshehje e të dhënave, është vepër penale që çon në mbarimin e mandatit të tij dhe në ndjekje të mëtejshme. Ndaj i bëjmë thirrje prokruroisë që të nisë menjëherë punën për verifikimin e këtij rasti dhe rasteve të tjera, si Roshi i Kavajës apo Bardhi i Kurbinit, të mosdeklarimit, ose deklarimit të rremë”,- ka thënë Salianji.
Ai ka theksuar se ligji i dekriminalizimit duhet dhe ka shprehur bindjen se do të funksionojë. “Askush nuk do të mund ta pengojë atë. Zyrat do të çlirohen nga krimi dhe pushteti do t’u kthehet qytetarëve”,- ka shtuar Salianji./TCh/
Mashtrimi me karburantet prej 2 mln eurosh, në gjyq Xhillari dhe disa zyrtarë të doganave
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim administratorin e kompanisë së naftës, “Tea Construction & Petrol”, ish-Zv.drejtoreshën e Përgjithshme të Doganave dhe disa punonjës dogane, të gjithë të përfshirë në një skemë mashtruese financiare, me vlerë mbi 2 milionë euro, si edhe me një dëm të pallogaritshëm nga qarkullimi në treg i naftës së papërpunuar si pasojë e veprimeve fiktive.
Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit, në bazë të materialit referues të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ka rezultuar se kompania “Tea Oil”, me administrator të pandehrin Adrian Xhillari ka marrë lejen nga autoritetet doganore për të transportuar naftën “virxhin” në pronësi të tij, nga depot e Mëzezit, Tiranë, për në depot pranë rafinerisë së përpunimit të naftës, në Ballsh.
Por, rezulton se kjo sasi nafte (4.4 milionë litra), e cila nuk lejohet të dalë në treg pasi është e cilësisë bruto, nuk ka mbërritur në depozitat në Ballsh, por është shpërndarë nëpër pika karburanti në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke u shitur në treg të lirë.
Krahas pasojave shumë të mëdha në mjetet e qytetarëve, “zhdukja” e kësaj sasie të madhe nafte, i ka shkaktuar shtetit një dëm që llogaritet në mbi 2 milion euro nga shmangia e pagimit të akcizës.
Prokuroria e Fierit, në vijim të hetimeve të saj, ka konstatuar se “zhdukja” e 4.4 milionë litrave naftë “virxhin” të “Tea Construction & Petrol” është realizuar edhe për shkak se zyrtarët e doganave që kishin për detyrë të regjistronin lëvizjen e sasisë së karburantit nga Mëzezi në Ballsh dhe të monitoronin depozitimin e saj në depot përkatëse, nuk e kanë kryer detyrën e tyre.
Nga hetimi ka rezultuar se nga punonjësit e nivelit të lartë të administratës doganore janë kryer veprime që kanë lejuar shtetasin Adrian Xhillari me cilësinë e administratorit dhe aksionerit të vetëm të shoqërisë Tea Construction & Petrol Sh.a dhe këtë shoqëri, që ti shmangen procedurave të mbikqëqyrjes doganore, duke sjellë si pasojë fshehjen e të ardhurave dhe shmangjen e detyrimeve nga këto subjekte.
Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Fierit ka marrë të pandehur shtetasit dhe personin juridik, si më poshtë:
Do'stlaringiz bilan baham: |