Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Cila është 16-vjeçarja Gazije Kazija



Download 6,39 Mb.
bet201/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   197   198   199   200   201   202   203   204   ...   352

Cila është 16-vjeçarja Gazije Kazija

Duke folur për vajzën e saj, nëna tregon se Gazie është një vajzë e rregullt. Ajo nuk ka munguar kurrë në shkollë, ka nota të mira dhe shoqëri të mirë. Ajo ja njeh shoqet dhe të thotë se të gjitha janë vajza të mira. Gruaja konfirmon se vajza nuk ka pasur ndonjë djalë me të cilin shoqërohej, por kohët e fundit përdorte shumë celularin. Në shkollë shkonte së bashku me vëllanë dhe motrën.

Nëse këto që them unë nuk do t`i besoni, shkoni në shkollën e saj dhe pyesni, tregon ajo. Tashmë ajo ka frikë edhe për fëmijët e tjerë. Gruaja që ka mbështetje vetëm kunatin e saj, tregon se ajo që është më e trishtueshme në këtë histori, është fakti se familja Kaziaj ndjehet e kërcënuar edhe për fëmijët e tjerë.

Nëna thotë se pas sherrit të burrit ka pasur kërcënime dhe se tashmë ajo nuk di se ç`të bëjë më dhe as ku të mbështetet, ndonëse bën me dije se kërkon ndihmën e shtetit për të hedhur dritë mbi ngjarjen./Shekulli/


Dalin foto të Dua Lipës në momente intime me të dashurin

Me udhëtime të shpeshta nëpër botë e kohë shumë të mirë të kaluar së bashku, Dua Lipa dhe i dashuri i saj Isaac janë çift për lakmi.

E një foto e nxehtë e dyshes është publikuar nga vetë Isaac sot në rrjete sociale.

Aty, ai shihet ‘ngjitur’ me Duan./prive/


Fotot e ndaluara nga Koreja e Veriut, që bota s’duhet t’i shikojë
Fotografi Eric Lafforgue bëri një vizitë në Korenë e Veriut duke sjellë disa foto që natyrisht Koreja e Veriut i ka të ndaluara.

Në to shihen pamje të ndryshme nga fshatrat e Koresë së Veriut dhe jeta e përditshme.



Koreja e Veriut e ka ndaluar rreptësisht transmetimin e pamjeve të jetës së vështirë në fshat, punën e fëmijëve nën 18-vjeç, fotografimin e ushtrisë, apo njerëzve që vuajnë urinë.

Londër/ Krimineli shqiptar tentoi 4 herë vetëvrasje dhe protestoi me feçe
Qelia e të burgosurit shqiptar Ndriçim Sadushi në Belmarsh ishte e mbuluar nga feçet dhe urina, shkruajnë mediat angleze, citon Syri.net. Shqiptarit i ishte refuzuar kërkesa për azil para se të vdiste. Dëshmitë në gjyq më 26 maj për vdekjen e Sadushit në 20 janar 2015.
Një i burgosur shqiptar në burgun Belmarsh të Londrës, që vdiq në paraburgim nisi një “protestë të pistë” dhe qelia e tij u mbulua nga feçet dhe urina, thanë hetimet.
Ndriçim Sadushi pati një arrest kardiak në orën 5, pasditen e 20 janarit vitin e kaluar dhe ishte dërguar në spitalin “Queen Elizabeth” në Woolwich, ku dy orë më vonë u shpall i vdekur, siç iu tha jurisë më 26 maj në gjykatën e Londrës.
43-vjeçari kishte historira të vetë-plagosjes, të depresionit dhe të heshtjes.
Juria dëgjoi raportet edhe të dy doktorëve për sasinë e madhe të gjakut që Sadushi kishte humbur kur ishte gjendur në qelinë e tij me një prerje prej 3 cm në qafën e vet pasditen para vdekjes. Ishte e katërta herë brenda javës që ai kishte nevojë për një trajtim mjekësor se priste veten dhe ngacmonte plagët e vetja duke i hapur.
Humbjet e përsëritura të gjakut mund të çonin në një nivel të ulët oksigjeni dhe të ndikonin organe, në veçanti trurin, u tha në gjyq.
Dr.Ekpo Ekpo, një që e trajtoi Sadushin në burg për prerjen në qafë në burg dhe e dërgoi në atë spital, tha se kishte “gjak kudo” ne qeli dhe një pellg gjaku poshtë krevatit.
Megjithatë, dr.Abu Watfa, që e trajtoi të burgosurin në qeli, i tha gjykatës se plaga ishte “sipërfaqësore” dhe se ai e nisi Sadushin me katër qepje dhe udhëzime për stafin e burgut që ta kontrollonin atë çdo 15 minuta në rast se ai do të vetëplagosej.
Dr.Watfa tha në gjyq: “Ai kishte “ngjyrosur” lëkurën e tij duke vënë feçe mbi vete.”
Kur e pyetën nëse Sadushi i bënte infermierët të ndiheshin keq dhe nëse donte të dilte nga spitali sa më shpejt të ishte e mundur, dr.Watfa tha: “Po, sepse ai ishte i qëndrueshëm.”
Jack Murfy, këshilltar për Shërbimin e Ambalunacën e Londrës, e pyeti dr.Ekpo nëse ishte e mundur që gjaku të ishte holluar me urinën e z.Sadushi në qeli dhe të të jepte përshtypjen sikur ishte shumë.
Dr.Ekpo tha se nuk ishte në dijeni që Sadushi të kishte urinuar kohët e fundit në dysheme, citon Syri.net.
Infermieri që kishte punuar natën mes 19 dhe 10 janarit në qeli i kontrollonte së paku dy herë gjatë natës, në orën 10:35 dhe pasdite dhe në orën 2:50 në të gdhirë.
Njeri prej tyre, Aubrey Amar-Ojok, e thirri dr.Ekpo në orën 3 të mëngjesit me shetqësimin se niveli i oksigjenit të z.Sadushi ishte i ulët.
Gjykata dëgjoi se infermierja mendonte se z.Sadushi ishte i vetëdijshëm kur e kontrolluan pasi e dëgjuan duke gërhitur dhe ata e kthyen atë mbi shpinë që të ndihej më rehat.
Kur u pyet nga hetuesi Andrew Harris pse nuk u përpoq ta zgjonte, z.Amar-Ojok tha: “Z.Sadushi mund të bëhet shumë nervoz nëse zgjohet dhe sepse unë nuk pashë ndonjë shenjë shqetësuese që s’e prisja.”/Syri.net
Dossier/ Raporti sekret për Rexhep Qosjen në ’70-n në Tiranë
Gazeta Shqiptare” boton ekskluzivisht raportin sekret të ish­drejtorit të Institutit të Gjuhës dhe Historisë,

profesor Androkli Kostallarit, drejtuar Komitetit Qendror të PPSH­së, lidhur me vizitën që bëri në

Shqipëri, profesori i Universitetit të Prishtinës, Rexhep Qosja. Sipas dokumentit, i cili publikohet për herë

të parë dhe i plotë, akademiku i njohur nga Prishtina, i cili asokohe mbronte disertacionin me një punim

shkencor mbi figurën e Asdrenit, i ka deklaruar kolegut të tij shqiptar, Androkli Kostallarit, se “studionte

marksizëm­leninizmin dhe nuk kishte botëkuptim tjetër përpos atij marksist­leninist”, se “vetëm socializmi

do ta nxirrte Shqipërinë nga prapambetja e madhe”, “transformimi dhe krijimi i njeriut të ri, vepra kuptimplote”, “shumë domethënëse që Shqipëria vendi i parë në botë pa kisha e xhami” etj…

Qasjet e herëpashershme me qarqet politike të së majtës shqiptare, duket se nuk kanë qenë koniunkturale apo veprime të çastit, por të paramenduara dhe me bindje të plotë ndaj idealeve të tij të formësuara që nga koha e rinisë së hershme.

Kjo përshtypje të krijohet menjëherë ndërsa lexon raportin sekret me deklarime mjaft të indoktrinuara, madje tipike të një komunisti fanatik, ato që ka bërë akademiku Rexhep Qosja, gjatë vizitës disajavore që ai ka bërë në Shqipëri në vitin 1970, kur erdhi për të grumbulluar materiale dhe dokumente arkivore për disertacionin e tij mbi figurën e Asdrenit.

Deklarimet e prof. Rexhep Qosjes, të cilat gjenden në raportin që ka bërë për Komitetin Qendror të PPSH­së, kolegu i tij nga Tirana, Androkli Kostallari, duken tejet befasuese dhe gati­gati të pabesueshme.

Themi kështu, pasi Jugosllavia e Titos së asaj kohe, pra periudha kur është formuar Rexhep Qosja si intelektual, vetëm emrin kishte komuniste. Pa paragjykuar aspak botëkuptimin dhe formimin e prof.

Qosjes, kundrejt bindjeve të tij politike, gjëja e parë që mund të diskutohet është vërtetësia e raportit. Pra, a i ka deklaruar vërtet ato gjëra prof. Qosja, apo janë shtuar a rregulluar nga shkruesi i raportit, i cili ka qenë edhe njeriu që e ka shoqëruar atë gjatë qëndrimit të tij disajavor në Shqipëri?

Po të kihet parasysh koha kur është hartuar ai raport, rregullat strikte që funksiononin në raste të tilla si dhe konsekuencat që mund të binin mbi personin që mund t’i sajonte apo shtrembëronte

thëniet dhe deklaratat e personit që shoqëronte, automatikisht bie versioni se ato deklarata janë të

manipuluara. Një version tjetër që mund të hidhet për diskutim është se, ato deklarata janë bërë nga prof. Qosja, si një haraç i paguar prej tij, për të përfituar lehtësira në punën e tij gjatë qëndrimit në Shqipëri. Por edhe kjo është pak e besueshme, po të kemi parasysh edhe vizitat e mjaft kolegëve të tjerë të prof.

Qosjes në atë periudhë në Shqipëri (Idriz Ajeti, Hajrulla Gorani etj.), ku asnjë prej tyre nuk ka bërë deklarata të tilla, idenë me ato parulla e pllakate që kishte regjimi komunist dhe që gjendeshin kudo në vendin tonë. Po të kemi parasysh edhe raportin e hartuar për aktorin e famshëm nga Kosova, Bekim Fehmiu (botuar në “Gazeta Shqiptare” në muajin gusht 2015), gjatë vizitës së tij në Shqipëri, asgjëkund nuk gjen deklarata të tilla…

Por gjithsesi, bindjet politike janë e drejtë e çdo njeriu dhe askush nuk mund t’i imponohet kurrkujt… Bashkëngjitur raportit të prof. Kostallarit, në dosjen përkatëse që ndodhet në Arkivin Qendror të Shtetit (Fondi 14. Komiteti Qendror i PPSH­së, struktura), ndodhet dhe një studim i prof. Rexhep Qosjes, mbi Letërsinë në Kosovë dhe hierarkinë e vlerave të krijuesve kosovarë.

Një gjë tjetër mjaft interesante që vihet re në dosjen ku ndodhet raporti në fjalë, janë edhe disa poezi në dorëshkrim që kanë për autor Jakup Çerajën dhe Agim Vincën, dy intelektualë dhe krijues të njohur të viseve shqiptare në ish­Jugosllavi. Ata ia kanë besuar krijimet e tyre Qosjes, për t’i sjellë në Tiranë dhe për t’i botuar ato në ndonjë gazetë, porosi e cila u krye, pasi poezia e Vincës u botua.

Thamë pak më sipër “interesante”, pasi Agim Vinca në atë kohë është frymëzuar nga “akti heroik” i 14­vjeçares

Shkurte Pal Vata nga Dukagjini, e cila humbi jetën aksidentalisht teksa punonte si vullnetare në ndërtimin

e hekurudhës Rrogozhinë­Fier. Dhe kësisoj, ai ka shkruar një poezi (apo më saktë një poemë), për vajzën e ndjerë së cilës iu akordua titulli “Heroinë e Punës Socialiste”. Për të qenë më korrektë në gjykimin tonë, themi se sot këto poezi duken “jashtë mode”, por në kohën kur janë shkruar ishin më se normale dhe “të modës”, e të tilla krijime gjeje pothuaj te pjesa më e madhe e poetëve tanë.

Por gjëja “interesante” që thamë pak më lart, është indoktrinimi i poetëve shqiptarë përtej kufijve politikë, si rasti në fjalë i Vincës. Gjithsesi, këto gjëra dhe rasti i mësipërm duhen parë e gjykuar për kohën kur janë

shkruar dhe rrethanat në të cilat është ndodhur autori.
Raportin në fjalë të prof. Androkli Kostallarit po e

botojmë të plotë dhe pa asnjë ndryshim apo shkurtim, së bashku me faksimilet përkatëse./GSH/



Bankat europiane: Goditje e trefishtë
Normat e ulëta të interesit, trazira të tregut dhe ristrukturimit: Kjo është e tepërt.

Nëse ju mendoni se bankat amerikane janë duke kaluar një vit të vështirë, hidhini një sy në Europë. Çmimet e aksioneve të huadhënësve amerikanë, pasi morën veten nga rënia në mes të shkurtit, janë 6% më e ulët se sa në fillim të vitit 2016; ato europiane janë mbi 20% më poshtë. Pra kaq i mjerë ka qenë tremujori i parë sa që investitorët kanë duartrokitur shifrat që kaluan pritshmëritë e tmerrshme. Më 10 maj, Credit Suisse, një gjigant zviceran, raportoi një humbje të dytë të njëpasnjëshme, por u shpërblye me një ngritje 5% në aksionet e saj.

Bankat e Europës janë duke luftuar me një shtrëngim të trefishtë. Së pari, normat tejet të ulëta të interesit janë duke i dobësuar e duke lënë në dietë. Politikëbërësit monetarë argumentojnë se duke stimuluar ekonominë dhe kështu kërkesën për kredi, fitimi i shpejtë i tillë është i mirë për bankat. Për shumicën, ende jo. Commerzbank, e cila e quan veten si banka e kompanive gjermane, kërkon për kredi “të ndrydhura”: fitimi operativ i seksionit të saj ‘Mittelstand’ ra me më shumë se 40%, nga viti në vit, në tremujorin e parë.

Së dyti, parashikime të tjera kanë qenë gjithashtu jopozitive. Trazirat në treg në gjashtë javët e para të vitit goditën të ardhurat e investimeve bankare në të dy anët e Atlantikut. Europianët u ndodhën më keq; Rënia e Barclays me 4% pothuajse llogaritet si një triumf. Bankat europiane nuk janë në shkallën e amerikanëve, dhe kjo mund të jetë në disfavor për to. Huw van Steenis, një analist në Morgan Stanley, pret që këtë vit të ardhurat e tyre nga investimet bankare të bien me 12%, dy herë më shpejt sa ato të rivalëve të tyre amerikanë.

Paqëndrueshmëria e tregut uli të ardhurat e palidhura me interesat në bankat e nivelit të dytë gjithashtu. Me kursimet që fituan zero, europianët duhet të jenë të prirë për të blerë fonde me përfitim më të lartë. Kjo do të thoshte më shumë komision për bankat, të cilat në Europë janë shitës të mëdhenj të produkteve të investimeve. Por çmimet e paqëndrueshme të aksioneve i kanë vënë në pauzë. (Bankat amerikane, nga ana tjetër, mbështeten më shumë në fitime nga kredit-kartat dhe tarifat e llogarisë, kështu që nuk kanë vuajtur në të njëjtën mënyrë).

Klientët e pasur kanë qenë aq të rezervuar sa ata me fonde modeste. Në tremujorin e parë UBS, banka më e madhe e Zvicrës, e cila disa vjet më parë reduktoi bankën e vet të investimeve për t’i përqendruar në menaxhim pasurish, mblodhi rreth 29 miliardë franga zvicerane (29.3 miliardë dollarë) fonde të reja, sasinë më të madhe për tetë vjet, shumica e saj nga klientët aziatike. Por për shkak se të pasurit kërkuan sigurinë e parave kesh, UBS nuk mblodhi tarifat e mira të transaksionit që vijnë me organizimin e portofolave. Fitimi para tatimit në seksionin e saj për menaxhim pasurish ra me 23%. Megjithatë, ndrydhja në të ardhura jo të lidhura me interesat pritet të lehtësohet, tani që tregjet janë më të qeta.

Shkaku i tretë i goditjes së bankave europiane është sinkronizimi i keq, shpesh për faj të tyre. Me të ardhura të ulëta dhe me rregullatorët që kërkojnë që bankat të ngrenë kapitalit e tyre, kontrolli i shpenzimeve ka rëndësi edhe më të madhe. Në thelb, duhet zgjidhur se në cilat biznese të qëndrojnë e nga cilat të largohen. Për fat të keq, vetëm tani vonë disa nga huadhënëset më të mëdha të Europës, prej liderëve të rinj, janë duke bërë një shkundje e pastrim, atë që bankat amerikane e kryen pas viteve të krizës financiare. Për të dy, investitorët dhe bankierëve, kjo po e bën 2016 ekstra të dhimbshme.

Deutsche Bank, banka më e madhe e Gjermanisë, do të heqë qafe Postbank, një biznes i nivelit të dytë që e bleu në vitin 2008 dhe kurrë nuk arriti ta integronte plotësisht, dhe gjithashtu është duke ristrukturuar bankën e saj të investimeve, që dikur ishte fenomenale. DB nuk do të paguajë divident për vitin 2016 dhe edhe pse mezi arriti të siguronte një fitim për tremujorin e parë prej 236 milionë € ($ 260 milionë), pret të mbulojë vetëm shpenzimet e të jetë pa fitim këtë vit.

Credit Suisse është më e goditura. Drejtori i saj, Tidjane Thiam, i ardhur nga sigurimet, po e drejton atë, si UBS, larg nga investimet bankare e më shumë në drejtim të menaxhimit të pasurisë, me interes të veçantë në Azi. Thiam ka bërë një fillim të pasigurt. Pas shpalljes së një rregulli strategjik, ai e provoi për herë të dytë në mars, duke përshpejtuar shkarkimin e bankierëve të investimeve dhe të produkteve me risk të lartë, që fillimisht kishte planifikuar për t’i mbajtur. Në drejtimin e tij, çmimi i aksioneve ka rënë me më shumë se 40%. Ato u ngritën javën e kaluar pjesërisht për shkak se shkarkimet u bënë përpara afatit të deklaruar. Kursimi ka qenë një fjalë e keqe në sektorin bankar. Tani nuk është më./Monitor/
Kush është gjyqtarja milionere e Durrësit?
Gjyqtarja e Durrësit, Shpëtime Pitaku, befason me deklaratën e saj të pasurisë, vetëm për vitin 2015, dorëzuar pranë ILDKP. Zonja në fjalë rezulton një ndër gjyqtaret më të pasura të sistemit të drejtësisë, shkruan “Shiptarja.com”.

Ajo deklaron 5 lokale, të cilët i kanë sjellë të ardhura të konsiderueshme për vitin 2015.

Nga qiratë e pesë lokaleve ajo ka marrë shumat 9600 euro, 360.000 lekë, 1200 euro, 1200 euro dhe 1800 euro.

Gjyqtarja në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, deklaron edhe një sipërfaqe trualli 650 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 442 m2, në bashkëpronësi./Shiptarja.com/


Asambleja e NATO-s, Kodheli: Aleanca të hapë partneritetin me Kosovën

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka marrë fjalën sot në Asamblenë e NATO-s të mbledhur në Tiranë. Kodheli ka theksuar nevojën e përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO, përfshirë Kosovën, sepse rajoni është i brishtë përsa i përket konflikteve dhe ndihet ndikimi i Rusisë.

“Me këto konflikte të reja, ne nuk duhet të harrojmë rajone që lehtësisht mund të preken nga trazirat ndërkombëtare dhe Ballkani Perëndimor është një prej tyre, – tha Kodheli, – relativisht larg nga Rusia dhe Lindja e Mesme por i ndikuar nga Rusia dhe fondamentalizmi.

Sipas pikëpamjes sonë, konfliktet mund të parandalohen nëpërmjet proceseve integruese që ndërmarrin reforma demokratizuese.

Shumë prej vendeve tona janë ende shumë të brishta për ndërtimin e demokracive liberalizive dhe rruga e anëtarësimit në BE ësht më e ndërlikuar për Ballkanin Perëndimor dhe kjo vlen dhe për vendin tim. Ndaj, kjo është arsyeja pse Shqipëria e mbështet anëtarësimin e Malit të Zi, në NATO. Mali i Zi nuk do të jetë vendi i fundit që do t’i bashkohet Aleancës.

Mendoj se ka ardhur koha që NATO të hapë një faqe partneriteti të strukturuar me Kosovën.

Dua të nënvizoj ndërtimin e një qëndrese të përbashkët ndaj kundërshtarëve dhe sfiduesve tanë, po me duket se ne nuk biem dakord për karakterin e këtyre kundërshtarëve.

Unë e di që gjërat nuk janë vetëm bardh e zi dhe sfidat e kërcënimit ndihen në mënyra të ndryshme ndaj të bazhdohemi në atë që na mban të lidhur bashkë. Lidhjet transantaltike të mbrohen dhe përparohen me çdo kusht”.




Fotot/ Ky është fustani që tërbon çdo femër
Është vetëm 18 vjeҫe, por është një prej më të ndjekurat nga vajzat për veshjet e ҫdo sezoni.

Këtë pranverë, qysh në javët e para të motit të ngrohtë, Kylie Jenner është parë në daljet e saj publike me një fustanin prej kamoshi, një nga propozimet e fundit të pasarelave.

Duke promovuar për pranverën kamoshin në ҫdo veshje të saj, Kylie e propozon kamoshin edhe si një variant të stinës së ardhshme, me materiale më të lehta. Dhe nëse e zgjedh Kylie Jenner, është pa dyshim një trend që duhet ta ndjekin të gjithë.

I risjell së fundi me ngjyra të ndryshme, jo vetëm në kamel, fustani prej kamoshi vjen këtë verë me forma asimetrike. Por, mund të ketë edhe disa stile të tjera të një fustani të tillë, duke filluar që nga të shkurtrat apo të gjata, me mëngë të gjata apo të shkurtra.

Më poshtë, disa modele të fustanit prej kamoshi, të cilat do t’ju bëjnë ta doni me të vërtetë një të tillë në gardërobë./Class/


30/05/2016/.........................................
Fotolajm/ Plazh me viç të ngordhur, ja çfarë gjeni këtë sezon në Durrës
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Hamallaj të Durrësit, ku ditën e djeshme në vijën bregdetare që lag këtë fshat, në ujërat e detit Adriatik, është gjetur një viç i ngordhur. Një ngjarje aspak e këndshme për turistët që mësynë këtë zonë ditën e dielë, të cilët janë vënë menjëherë në alarm.

Edhe pse kanë kërkuar ndihmën telefonike të Bashkisë Durrës, duket se kjo Bashki punon vetëm ditëve të javës, pasi nga ana tjetër e telefonit nuk është marrë asnjë përgjigje.

Ndërkohë që thirrjeve të plazhistëve u është përgjigjur policia vendore e cila ka bërë edhe groposjen e viçit fatkeq, që nuk dihet nëse është mbytur duke shuar etjen apo është hedhur aty nga banorë vendas.

Gjithsesi për një sezon veror që sapo ka trokitur pamje të tilla janë të trishtueshme për një vend që kërkon të ketë turizëm elitar.



Europa në alarm për drogën dhe armët nga Shqipëria, Rama jep leksion sigurie në asamblenë e NATO-s”

Opozita reagoi pas fjalës që kryeministri Edi Rama mbajti në Asamblenë Parlamentare të NATO –s që i mban punimet në Tiranë. Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka tha se Rama “krekoset e shet mend, por droga dhe armët qarkullojnë sheshit”.

Ai iu referua një operacioni të policisë italiane në Bari, ku janë kapur disa shqiptarë me sasi të mëdha droge dhe armësh.

Sipas PD, Europa është e shqetësuar për trafikun e armëve dhe drogës nga Shqipëria. Dhe këto banda, thotë PD, janë të lidhura me ministrin e Brendshëm, Tahiri dhe kryeministrin Rama.



Deklarata e plotë e Flamur Nokës:

Trafikut të drogës që bëjnë bandat e Tahirit dhe Edi Ramës, i janë shtuar tashmë dhe armët.

Eshtë kjo arsyeja pse Edi Rama nervozohet kur e pyet gazetarja e euroneës për trafikun e armëve.

Krekoset dhe shet mend Edi Rama në asamblenë e NATO-s që mbahet në Tiranë, po droga dhe armët qarkullojnë sheshit.

Sot në Bari, janë kapur sasi të mëdha me drogë e me armë, dhe me eksplozivë që kishin kaluar nga Shqipëria, që kishin kaluar pikat e kontrollit kufitar pa asnjë problem.

Pak muaj më parë, prokurori i antimafias italiane, Kataldo Mota dha alarmin se tashmë përveç kanabisit dhe drogave të forta, nga Shqipëria po vijnë dhe armë.

Një fakt për të cilin Europa është e shqetësuar.

Bandat dhe trafikantët e Tahirit dhe Ramës, derisa kanë mbuluar vendin me drogë, derisa kanë këtë licensë për veprimtari kriminale, pse mos ti shtojnë edhe trafikun e armëve?

Ata rrisin fitimet.

Rritet dhe pjesa e Tahirit dhe e Ramës, rritet 30 përqindëshi i tyre.

Ndërsa vendi po zhytet çdo ditë në pasiguri, në një republikë të dështuar të sunduar nga krimi, Rama dërdëllet e jep leksione për sigurinë në asamblenë e NATO-s.

Shihni çfarë imazhi kemi sot.

Shqipëria në vendin e parë në raportin e Bashkimit Europian për prodhimin dhe trafikimin e drogës.

40 ditë më pare, në cilësinë e nënkryetarit të komisionit të sigurisë kombëtare, i kam kërkuar zyrtarisht Edi Ramës të nisë monitorimin nga ajri të territorit, pasi të dhënat flasin për pesëfishim të parcelave të mbjella me kanabis. Dhe i kam kërkuar të bëjë publike të dhënat e monitorimit.

Ai nuk përgjigjet.

Situata është përkeqësuar edhe më shumë, pasi tashmë pjesë e trafikut të paligjshëm, të biznesit kriminal të drogës janë bërë dhe armët.

Gjendja është e rëndë. Zgjidhja është në dorën e shqiptarëve, dhe zgjidhja është është pastrimi i vendit nga droga, nga armët, nga trafikantët dhe nga rrënjët e tyre në qeveri, në zyrën e Saimir Tahirit dhe Edi Ramës.
Rruga “e re”... emigrim në Angli? “Of course”! Tani edhe me skaf

Dy personat që duken në këtë foto janë dy djem shqiptarë të janë kapur nga policia angleze për kalim të paligjshëm të kufirit. Shqiptarët kanë zbuluar një mënyrë të re për t’u futur në Angli. Nëpërmjet rrjeteve sociale, kjo formë e kalimit në Britani nga kufiri gjermanisë është bërë mjaft e njohur dhe lehtësitë janë se nëse të kthejnë në Gjermani, je i lirë pas disa orësh.

Sipas mediave britanike emigrantët shqiptarë udhëtojnë nga e gjithë Europa deri në portin Cuxhaven.

Futen në port si të munden. Më pas fshihen nëpër kamionë që kalojnë drejt Britanisë. Një mënyrë tjetër është fytja në kamionë, kur shoferët kanë parkuar për të ngrënë në restorantet pranë portit.

Cuxhaven është porti i vetëm gjerman që lidhet direkt me Anglinë. Nëntë muaj e fundit janë kapur 65 vetë.

Pasi kthehen nga Britania, shqiptarët urdhërohen të deportohen në Shqipëri, por kjo ka pak gjasa të ndodhë, për shkak të vakumit ligjor. Shumë prej tyre rikthehen përsëri në port, në përpjekje për t’u futur në Angli.



Asambleja e NATO-s, Rama flet për një bazë ushtarake në Shqipëri

Në fjalën që mbajti në Asamblenë e NATO-s, kryeministri Edi Rama, u ofrua tërthorazi për ngritjen e një baze ushtarake në Shqipëri.

Duke përdorur emrin e Pandeli Majkos, kreun e delegacionit shqiptar, kryeministri tha se, një bazë ushtarake ishte një ëndërr për të.

“Uroj që kjo asamble në Tiranë të jetë sukses dhe falenderoj në mënyrë të posaçme kryetarin e delegacionit shqiptar në asamble, Pandeli Majkon, që me ardhjen tuaj këtu ka realizuar një endërr shumë të vjetër, për të cilën jam dëshmitar, tani i mbetet që të realizoj dhe një ëndërr tjetër, një bazë të NATO”,- tha Rama.


Ditëlindja vçantë e Miriamit, ja sa vjeç mbushi...

Aktualisht është një nga këngëtaret më të pëlqyera ndonëse prej disa kohësh është tërhequr nga muzika për t’iu dedikuar vogëlushes së saj Emeli.

Por sot është një ditë e veçantë për Miriam Canin, pasi ajo feston ditëlindjen e saj të 31-të, por edhe ditëlindjen e parë në statusin e nënës.

Një urim i veçantë për ditëlindjen e saj ka ardhur nga grimierja e njohur Miranda Dupi, e cila kujdeset për imazhin e Miriamit, por edhe të bashkëshortit të saj këngëtarit Alban Skënderaj.

“Edhe 100 vite të lumtura Miriam, zemër Zoti të bekoftë ty dhe familjen tënde të puth fort”,­ shkruan Dupi.

Gjendet Gazie Kazia, dorëzohet në policinë e Sarandës pas arratisë me një djalë
Vajza 16 -vjeçare e zhdukur prej 17 majit, është gjetur. Gazie Kazia është dorëzuar në policinë e Sarandës pak minuta më parë.

Dorëzimi vjen pas apelit të prindërve, që vunë në alarm policinë.

Ajo deklaroi në deponimin ndaj policisë, që ka ikur me dëshirë dhe nuk ka qenë e shtrënguar nga njeri.

Adoleshentja u largua së bashku me një të ri, që e kishte njohur në Facebook.


Foto/ Zhvishet velina e emisionit “Stop”, ja pozat seksi...
Pas mbylljes së emisionit për këtë javë, duket se Alba Hoxha, balerina e emisionit “Stop” dhe disa spektakleve të tjera në televizion shqiptar, Klan, ka vrapuar drejt Dhërmiut.

Këtë Alba na e ka treguar nëpërmjet disa fotografive të publikuara në profilin e saj në rrjetet sociale.

Edhe pse për hir të punës që bën, e ekspozon vazhdimisht trupin, në këto fotografi do ta keni mundësinë që ta shikoni te veshur me bikini dhe duket vërtetë në formë, edhe pse me gjoks rë vogël…


Foto/ Bën poza nga avioni, po ajo që fotografon "çmend" rrjetin...
Nëse ju jeni nga ata njerëz me fat që nuk i keni frikë avionët, mund ta gjeni veten duke vështruar nga dritarja botën që ndodhet poshtë jush. Gjithashtu ju mund të përdorni telefonin dhe të fotografoni vendlindjen apo vendet e tjera për të parë si duken nga lart.

Një udhëtar teksa bënte këtë gjë u çudit kur vuri re nga dritarja diçka që i vrau syrin dhe sigurisht këtë e vendosi në fokusin e telefonit të tij.

Këtë fotografi ai e hodhi në Imgur me përshkrimin "Kam gjetur diçka teksa fluturoja mbi Denver, mund ta pikasni?".

Me një vështrim të parë dhe të shpejtë është e pamundur që ta vini re këtë, por do ju duhet të përdorni "Zoom" për ta pikasur. Pikërisht këtë gjë bënë komentuesit, por përsëri po hasnin probleme.

"Mua më mori rreth 10 minuta kohë dhe prapë nuk gjeta gjë, dorëzohem",- ka qenë një ndër komentet.

Nëse shikoni me kujdes do të vëreni një penis, madhësia e të cilit është sa përmasat e katër shtëpive. Ai ndodhet tek pjesa e rërës dhe nëse ju e shikoni njëherë do ta keni shumë të lehtë që ta gjeni.

Kanë qenë komentet ato që i kanë shtyrë njerëzit që ta vërejnë këtë detaj, ndërsa nuk dihet ende se përse banorët e kësaj zonë kanë bërë diçka të tillë./Mirror/

I vjedhin portofolin, policia ‘blindon’ urbanin dhe ushtron kontroll të rreptë ndaj udhëtarëve
Dikujt i kanë vjedhur portofolin në një nga linjat e kryeqytetit dhe kjo ka shkaktuar kaos dhe acarim tek udhëtarët. Janë dashur disa minuta derisa të mbërrinte policia dhe më pas një kohë e gjatë që të kontrolloheshin një e nga një të gjithë njerëzit që ndodheshin brenda autobusit.

Një nga dëshmitarët raporton për Jetaoshqef.al se njërës nga femrat që ndodhej në urban i kanë marrë portofolin, ajo ka kërkuar policinë që të bënte të mundur gjetjen e tij.

"Pamjet ne momentin kur erdhen policet per te kapur hajdutin i cili vodhi portofolin e njeres. U mbyll autobuzi deri ne momentin qe erdhen policet nuk hapej dera, nuk zbriti asnje pasagjer duke kontrrolluar nje nga nje per te kapur hajdutin.

Shum njerez humben orarin e punes, shume njerez humben bileten qe paguan autobuzi pasi u boshatis nuk mori me asnje pasagjer dhe u largua",- thotë raportuesi.

Nuk ka informacion nëse hajduti u kap, por ajo që tregojnë pamjet është kontrolli i rreptë që kanë ushtruar policët për gjetjen e tij.

Sigurisht kjo ka shkaktuar edhe zemërim tek udhëtarët, por e rëndësishme është që të kapet personi përgjegjës për të shmangur vjedhje të tjera, ndonëse ai nuk është i vetmi.



Video/ Ja emri i "kapos" shqiptar që po çonte drogë, armë e tritol në Itali
47-vjeçari Roland Lame, është kreu i organizatës kriminale që trafikonte drogë, armë dhe tritol nga Shqipëria drejt Italisë. Identitetin e tij e kanë raportuar mediat fqinje.

Sipas këtyre raportimeve, shqiptari ka edhe nënshtetësi italiane.

Ai e drejtonte trafikun e drogës bashkë me djalin e tij 25-vjeçar, Fabio.

Policia italiane ndërkohë ka publikuar pamjet e operacionit, ku u arrestuan 8 persona, mes të cilëve 3 shqiptarë.

Policia sekuestroi 1 kg heroinë, 1 ton marijuanë dhe 170 plumba. Grupi kriminal vepronte në Bari që prej vitit 2013.

Video/ Del në shitje rezidenca e Michael Jackson për 9.5 mln USD
Rezidenca e yllit të ndjerë Michael Jackson e cila ishte e dhënë me qira deri kur ai ndërroi jetë, tashmë është vënë në ankand për shitje.

I gjithë ky ambjen glamuroz ne ankand vlerë prej 9.5 milionë dollarë.

Videoja në vazhdim do t’iu tregojë të gjitha detajet e shtëpisë së mbretit të muzikës pop në Las Vegas.

Rama në Paris, pritet në takim nga presidenti Francois Hollande
Kryeministri Edi Rama, do të marrë pjesë sot pasdite në Paris në ceremoninë e nderimit të shkrimtarit Ismail Kadare, me titullin Komandant i Legjionit të Nderit, që zhvillohet sot në “Élysée”.

Fillimisht Rama do të pritet në një takim të veçantë, nga Presidenti Francois Hollande.

Më pas, Kryeministri do të jetë i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të titullit, shkrimtarit Ismail Kadare.
Sulmi i krokodilit në Australi, “idiotësi njerëzore”

Një grua dyshohet se ka humbur jetën pasi u sulmua nga një krokodil në parkun kombëtar Daintree në Australi.

46-vjeçarja australiane po notonte me një shoqen e saj të dielën në mbrëmje në plazhin Tornton në zonën e Kuinslandit. Mësohet se dy femrat ishin në thellësi të cekët, kur njëra prej tyre u sulmua dhe u rrëmbye nga krokodili.

Pas dhënies së alarmit, policia ka nisur kërkimet për të zhdukurën, por hetuesit thanë zor se ka mundësi për ta gjetur atë gjallë. Sulmi i fundit fatal nga krokodilët në të njëjtën zonë ndodhi në vitin 2009.

Ndërkohë, për rasti e fundit, debat kanë ngjallur komentet e deputetit australianë të zonës Uorren Entc, i cili fajësoi viktimën dhe jo krokodilin për sulmin.

“Fatkeqësisht, nuk mund të miratosh ligje kundër idiotësisë njerëzore. Është Zona ku ndodhi sulmi arrihet vetëm me mjete lundruese dhe ka tabela pa fund që paralajmërojnë njerëzit që të kenë kujdes nga krokodilët.

Nëse shkon të notosh në orën 10 të mbrëmjes në një zonë me krokodilë, nuk e di se ç’mund të presësh tjetër”,- deklaroi Entc.

Mediat raportuan se dy gratë nuk ishin nga zona në fjalë dhe mbase nuk ishin në dijeni të rrezikut të krokodilëve, megjithëse zor se ka mundësi të mos ketë parë sinjalizimet për këtë.


Foto/ Çifti rus që mban për kafshë “shtëpiake” një ari gjigand

Vetëm ideja e të qenit në tavolinë me një ari që peshon 136 kilogramë, mjafton për të larguar të gjithë njerëzit nga dreka e tyre.

Por për këtë çift nga Rusia, kjo është diçka krejtësisht e zakonshme. Svetlana dhe Yuri Panteleenko jetojnë dhe ndajnë vaktet në tavolinën e tyre të ngrënies me ariun 23-vjeçar, Stepan.

Svetlana ka thënë për “Daily Mail”: “Kur e adoptuam ishte vetëm 3-muajsh dhe në gjendje shumë të keqe pasi u gjet nga gjahtarët në pyll. Ai i do njerëzit dhe është shumë social, pavarësisht çfarë mendojnë njerëzit ai nuk është aspak agresiv dhe nuk na ka kafshuar kurrë”.

Ariu përveçse e kalon kohën i ulur në divan me familjen ruse duke parë televizion, atij i pëlqen të ndihmojë në shtëpi duke ujitur lulet.
Jeleku i zi” zbuloi diçka të rëndësishme tek Kombëtarja

Kombëtarja kuqezi në prag të “Euro 2016” po përdor teknologjinë pasi në stërvitje janë parë që shumë lojtarë mbajnë veshur një “jelek” të zi i cili shërben për të matur të dhënat e lojtarëve.

Ky sistem GGS i shërbente stafit teknik të skuadrës për të marrë informacion mbi çdo element stërvitor të kuqezinjve si përsa i përket përkushtimit të çdo lojtari në stërvitje apo ndeshje, duke nisur nga kilometrat që secili prej tyre përshkruante në fushë.

Dhe në sfidën me Katarin të fituar 3-1, kuqezinjtë kishin të veshur poshtë fanellave këta jelekë të cilët arritën të zbulonin se Andi Lila është lojtari i cili ka vrapuar më shumë duke përshkruar plot 12.8 km.

Mesfusha në ndeshjen me Katarin ishte në total reparti që spikati më shumë ndërsa Lila konfirmohet si një prej lojtarëve kuqezinj që jem gjithmonë maksimumin.


Foto/ Vrasja në Tiranë, flet vëllai i viktimës: Ja pse e vranë Luanin

“Kemi pasur prej kohësh konflikte me autorin, por nuk mendonim se gjerat do arrinin deri këtu”.

Kështu ka deklaruar në një intervistë për Televizionin “Klan” vëllai i 55-vjeçarit, Luan Koprencka, i cili mbeti viktimë mëngjesin e sotëm pasi një sherri me thika në Kombinat.

Ai ka treguar se konflikti me Alban. H, ka nisur pasi Luani jetonte në katin e dytë të një banese, ku poshtë (në katin e parë), i riu kishte hapur një lokal.

“Luani jetonte në katin e dytë të banesës. Poshtë kishte një lokal që ishte hapur kohët e fundit. Kemi pasur konflikte për shkak të zhurmave të lokalit.

Gjithashtu edhe pasi nga shtëpia e Luanit rridhte ndonjëherë ujë poshtë, për shkak të amortizimit të ndërtesës. Ai jetonte në kushte të vështira ekonomike.

Për vrasjen tani e kemi lënë në dorë të shtetit”,- ka thënë vëllai i 55-vjeçarit për “Klan”./tvklan.al/

Itali, arrestohet romi i dytë që përdhunoi 26-vjeçaren shqiptare

Policia italiane ka arrestuar personin e dytë që përdhunoi 26-vjeçaren shqiptare disa javë më parë në Itali.

Autori është një rumun, i cili ishte i përfshirë në rrëmbimin dhe përdhunimin e vajzës së profesorit shqiptar Vladimir Kosturi.

Vajza e tij, Besjana Kosturi mbajti një fjalim prekës në Itali disa ditë pas ngjarjes së rëndë, duke shfaqur një kurajo edhe tek vet qytetarët italianë të cilët e përkrahën.

Personi i dytë i arrestuar ishte arratisur pas krimit dhe ishte shpallur në kërkim. 26-vjeçarja shqiptare u përdhunua nga romët në një kasolle.


Linjat e reja ndërqytetase të autobusëve, ministria: Ja rregullat e licensimit

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës publikon Rrjetin e linjave ndërqytetëse, stacionet e qëndrimit dhe oraret për secilën linjë, që do te fillojë të zbatohet në 1 Janar 2017.

Në kuadër te reformës në transportin ndërqytetës, rrjeti i ri i linjave është përcaktuar pasi ka kaluar procedurat e modelimit dhe të konsultimit me përfaqësuesit e bashkive respektive dhe shoqëritë që shërbejnë sot në transportin ndërqytetës. Konsultime që u zhvilluan për 6 muaj.

Po ashtu, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës në zbatim të ligjit të mësipërm, ka hartuar Udhëzimin “Pёr kriteret, rregullat dhe dokumentacioni për lëshimin e liçencave dhe çertifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve me autobus brenda vendit”. Me udhëzimin e ri, është përcaktuar që gjithsej në gjithë vendin do të operojnë 326 linja ndërqytetëse, nga 588 që ishin më parë.

Në bazë të këtij udhëzimi, për linjat e rregullta ndërqytetëse, licenca/licencat, për çdo bashki, i jepen shoqërisë që e zotëron ose shoqërisë e re të krijuar nga grupimi i operatorëve ekzistues, të cilët kanë qenë të licencuar nga bashkia për një ose më shumë linja ndërqytetëse.

Operatorët e transportit të licencuar prej Bashkive, duhet të përfundojnë procedurat ligjore e financiare të bashkimit në një shoqëri të vetme, për t’u licencuar pa konkurrim, për të operuar në linjat ndërqytetëse të miratuara në rang bashkie.

Referuar numrit më të madh të numrit të linjave ndërqytetëse, përjashtim bën Bashkia e Tiranës, e cila do të ketë katër shoqëri transporti.

Shoqëritë e reja të transportit të krijuara nga bashkimi i atyre ekzistuese, duhet të sjellin dokumentacionin në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, brenda datës 30.09.2016.

Nëse operatoret/shoqëritë ekzistuese të transportit, nuk arrijnë me vullnetin e tyre të lirë të krijojnë shoqërinë e re, do të humbasin të drejtën e licencimit, dhe procesi i përzgjedhjes së shoqërisë që do të operojë në grupin e linjave të bashkisë përkatëse, do të përzgjidhet nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, nëpërmjet një procesi ankandi të hapur.

Kërkesë e rëndësishme është që bashkitë të përcaktojnë vendodhjen e termineleve të autobuzëvë në zbatim të nenit 21/1 të ligjit nr10, 2016.

E domosdoshme është gjithashtu që shoqëritë që do të licensohen, të rinovojnë 20 % të flotës së tyre të autobuzëve gjatë vitit të parë licensës, edhe gjatë 2017.

Kjo reformë e rëndësishme në transportin ndërqytetas do të sjellë cilësi në shërbim dhe më shumë siguri për udhëtarët.



Pakësohen përdoruesit e celularit në Shqipëri, ja sa karta janë në qarkullim

Shqipëria mbylli 3-mujorin e parë me 3.3 milionë përdorues aktivë celulari dhe 4.6 milionë karta SIM, që paraqet një rënie në krahasim me tre muajt e mëparshëm. Shkalla e penetrimit për këtë 3-mujor ishte 11% për përdoruesit aktivë dhe 163% për kartat SIM, shkruan telecompaper.

Tregu, i ndarë në përdorues aktivë, ishte si më poshtë:

Vodafone 48.8%

Telekom 31.8%

Albtelekom 14%

Plus 5.3%.

Përdoruesit e telefonisë fikse arritën në total 225 070 nga të cilët, Albtelekom ka 179 618 dhe OA, 45 480. Numri total i abonentëve fiksë llogaritet 248 mijë ose 3% më shumë se tre muajt e mëparshëm.


Fotolajm/ Foshnja e mbytur dhe një javë tragjedie në Mesdhe

Fotografia e një bebeje të mbytur, emigrante, në krahët e një shpëtuesi gjerman, është shpërndarë të hënën nga një organizatë humanitare, që ka për synim të bindë Europën që të garantojnë një rrugë shpëtimi për emigrantët, pasi qindra prej tyre janë mbytur në Mesdhe, shkruan Reuters.

Foshnja, që duket se nuk është më shumë se një vjeç, u nxor nga deti të premten pas përmbysjes së një barke druri.

Dyzet e pesë trupa mbërritën në portin Italian të Reggio Calabria të dielën mbi një anije të marinës italiane, që nxori vetëm 135 të mbijetuar nga ai incident.

Organizata humanitare gjermane Sea Watch, që vepron me një barkë shpëtimi në det ndërmjet Libisë dhe Italisë, e publikoi fotografinë e marrë nga një kompani mediatike dhe që tregon shpëtuesin duke e përkundur foshnjen sikur të ishte duke fjetur.

Në një e-mail, shpëtuesi, që dha emrin Martin, por që nuk donte që emri t’i publikohej, tha se, ai e kishte parë fëmijën mbi ujë “si një kukull, me krahë të hapura”.

“I kapa parakrahun foshnjes dhe e tërhoqa trupin e brishtë, duke e mbajtur në krahë sikur të ishte akoma gjallë… Ai shtrinte krahët me gishtat e vegjël në ajër, dielli i shndriste përsipër, miqësisht, por sytë ishin të palëvizshëm”.

Shpëtimtari, baba i tre fëmijëve, me profesion një therapist muzike, shtoi: “Unë fillova të këndoj që të qetësoj veten dhe t’i jap një lloj kuptimi këtij momenti kaq të rëndë, kaq zemërthyes… Vetëm 6 orë më parë, ajo fëmijë ishte gjallë”.

Si fotografia e trevjeçarit sirian, Aylan Kurdi, të shtrirë në brigjet e Turqisë vitin e kaluar, kjo fotografi vendos fytyrën njerëzore mbi atë të fatit të më shumë se tetëmijë njerëzve që kanë vdekur në Mesdhe që nga fillimi i vitit 2014.
De Biazi “kërcënon” Ramën: Bëhem kryeministër brenda ditës

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Xhani De Biazi, është i ndërgjegjshëm për famën që ka tashmë në vendin tonë. Në një intervistë të dhënë për “World Soccer”, të publikuar nga “bota.al”, trajneri është shprehur i sigurt se do të kishte sukses në Shqipëri edhe nëse do të fillonte karrierën si politikan.

“Nëse sjell një ekip si Shqipëria në Kampionatin Evropian, e gjitha bota të kushton vëmendje – është një fenomen. Është një moment historik për futbollin shqiptar, për popullin shqiptar dhe për politikën këtu.

Nëse kandidoj për kryeministër nesër, mund të fitoj edhe pa bërë fushatë”,- ishte batuta e trajnerit të përfaqësueses.

Sipas tij, shqetësimi kryesor me të cilin është përballur në këto vite në Shqipëri ishte kërkesa shumë e lartë, në kontrast të plotë me mundësitë e kombëtares kuqezi, raporton “PanoramaSport”.

“Është e rëndësishme të ndryshohet mentaliteti i njerëzve, gazetarëve, futbollistëve, pasi kërkojnë, kërkojnë, kërkojnë. Ata duan të shkojnë deri në Hënë me biçikletë! Ky është problemi i madh.

Por ky është mentaliteti i futbollit. Kur je për drekë, sa më shumë që ha, aq më shumë dëshiron të shijosh diçka të mirë. Sot shqiptarët presin që të kualifikohemi nga grupi, mbase të shkojmë edhe në finale”,- tha trajneri, i cili në fjalët e tij kritikoi edhe nivelin e kampionatit shqiptar që nuk kishte bërë hapa para.
Berisha: Shqipëria e Edvin Shullazit është kthyer në Kolumbinë e Europës
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar së fundi pas raportimeve nga mediat italiane se një organizatë kriminale trafikonte drogë, armë dhe tritol nga Shqipëria drejt Greqisë. Berisha thotë se, Shqipëria është kthyer në një Kolumbi të Europës, si rrallë më parë.

Sipas tij kjo ndodh ngaqë edhe qeveria e Ramës vepron si organizatë kriminale. Më poshtë reagimi i plotë i Berishë.

“Shqiperia e Edvin Shullazit Trafikistan apo Kolumbia e Europes!

Te dashur miq, nga bregu tjeter i Adriatikut nga gazetet dhe rrjetet kryesore televizive vijne lajme te perditshme klamoroze per Shqiprine, lajme qe bejne fjale jo per kilograme por tonelata droge, per trafik armesh ne sasira te frikshme dhe trafiqe sklleverish te seksit.

Mjeteve detare te trafiqeve tani ju eshte shtuar nje flotilje e tere kaçatorresh, prodhimi i te cileve eshte dyfishuar muajt e fundit. Kjo gjendje trafiqesh kriminale intensive nga Shqipria ne Itali nuk ka ekzistuar kurre ndonjehere me pare.

Ky megatrafik i patronuar nga shteti, ka shnderruar Shqiperine ne nje Trafikistan apo Kolumbi te Europes, qe se bashku me largimin masiv te shqiptareve nga Shqiperia, perben dhe suksesin me spektakolar te qeverise se Edvin Shullazit si organizate e vertet kriminale!”


Ja 10 këshilla për të një foto sa më të bukur

Shumica e celularëve tanë kanë në trup një kamerë, të cilën ne po e përdorim gjithnjë e më shumë. Ndërsa fiksojmë çastet e veçanta të jetës, ja se cilat janë disa këshilla si të jeni më “profesionalë”.

A ju pëlqen të regjistroni kujtime të veçanta të familje suaj në celular? Ashtu sikurse miliona personat kudo në botë që nxjerrin çdo ditë celularin e tyre inteligjent nga xhepi për të fiksuar një çast, edhe juve mund të bëheni pjesë e shoqërisë së atyre të pasionuar me fotot.

Aplikacionet aktuale në treg e kanë bërë shumë të lehtë fotografimin dhe dhënien e një pamjeje artistike edhe fotove më të thjeshta.

Këto janë dhjetë këshillat elementare për të kapur sa më bukur çastet që doni t’ju mbeten në mendje.

1 - Përdorni një aplikacion kamere

2 - Sigurohuni të keni hapësirë

3 - Provoni kënde të reja

4 - Fikni flashin

5 - Pastroni lenten

6 - Shkrepni pa frikë

7 - Regjistroni çastet më të veçanta

8 - Përfshihuni

9 - Provoni aplikacionin e rregullimit

10 - Mësoni nga të tjerët
Tiranë, policia i vendos bllokuesin, djali ia kthen në këtë mënyrë

I keni parasysh tasat e verdha të bashkisë, bëma e të cilave ka marrë përmasa të mëdha. Sa herë që parkon keq, gabon me një centimetër tabelën ndalim parkim, shkel me një milimetër vijën e bardhë, bashkia ta vendos tasin.

Ndoshta është bërë keq për fonde dhe bashkia nuk ka si ia bën ose ndoshta ndonjë marifet tjetër.

Ah se harrova, po qe se je ndonjë zyrtar, apo makinë e privilegjuar nuk ta vendos kush tasin, pa problem. Tasi është thjesht për popullin e thjeshtë.

Por një djalë i cili e ka pësuar mbi kurriz këtë punën e tasit, e gjeti një zgjidhje. Ai me mjete rrethanore e çmontoi “damkën” që i kishte vendosur bashkia dhe e mori atë me vete në bagazhin e veturës, si një kujtim nga ngjarja.

Sekretin se si ai e çmontoi tasin nuk e ka bërë publik, por mesa duket të paktën këtë herë rezultati shkoi 1-0 në favor të këtij djali.

Për dikë ai është thjesht një shkelës i rregullave, ndërsa për ne është heroi i ditës. Jo se përkrahim fenomenin e parkimit të gabuar, por sepse arroganca luftohet me mini forma rebelimi, pikërisht si gjesti i djalit nga Tirana.
Vrasja e Elton Çiços, Apeli lë në burg ish-policin Alban Trimi
Ish-efektimi i policisë, Alban Trimi do të mbetet ende në burg. Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Apelit ditën e sotme.

Trimi akuzohet për veprën penale të veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, pasi dyshohet se ka prishur skenën e krimit duke fshehur armën që mbante me vete viktima Elton Çiço.

Ky i fundit u ekzekutua rreth një muaj më parë në lokalin “De Niro”, në Tiranë.

Për këtë vrasje, prokuroria akuzon zyrtarisht Jani Aliajn dhe Renato Milloshin, të cilët janë shpallur në kërkim.



Reforma në drejtësi, ambasadorët vihen sërish në lëvizje
Pas disa ditësh tërheqje, ndoshta në përpjekje për të lenë vetë palët të gjejnë konsensus mes tyre, ambasadorët kanë dalë sërish në skenë, për të çuar më tej miratimin e reformës në drejtësi.

Gjatë mesditës së sotme ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, kanë zhvilluar një takim me kreun e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj.

Nuk ka detaje nga takimi se çfarë është diskutuar, por ky zhvillim vjen në një kohë kur PD-ja ka dorëzuar një draft paralel për reformën në drejtësi.

Nga ana tjetër ajo nuk do të marrë pjesë në Kuvend për 10 ditë, për shkak të përjashtimit nga Byroja të Sali Berishës. Mazhoranca ka thënë se nuk mund të ketë një draft paralel për reformën në drejtësi, veç atij të dakordësuar me Komisionin e Venecias.

Nuk dihet cilat do të jenë zhvillimet në ditët e ardhshme, kur pritet që presioni ndërkombëtar të rritet. Miratimi i reformës është kërkuar të bëhet brenda këtij sesioni punimesh të Kuvendit.
Shantazhuan një femër: Na jep 1 mijë euro ose të publikuam fotot intime

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona, të cilët i kanoseshin një shtetaseje se do t’i publikonin foto intime në rrjetin social “Facebook”, nëse ajo nuk u jepte atyre shumën prej 1.000 eurosh.

Të arrestuarit janë E. Shkambi, 25 vjeç, dhe N. Gurraj, 21 vjeç. Këta dy persona kishin mundur të hynin në adresën personale të vajzës duke marrë fotot personale të saj.

Më pas ata kontaktuan të dëmtuarën dhe i kishin kërkuar shumën e parave, me kërcënimin se nëse refuzonte fotot intime do të publikoheshin.


Aksident te "Unaza e Re", makina përplas kalimtarin
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet.

Makina ka përplasur një kalimtar që tentoi të kalonte nga ana tjetër e rrugës. Ngjarja ka ndodhur te “Unaza e Re”.

I aksidentuari është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Identiteti dhe gjendja e tij nuk dihen ende, ndërsa mendohet se si shkak ka qenë pakujdesia e drejtuesit të mjetit.

Në foto duket edhe rruga e përgjakur.

Sarandë, turisti polak gjendet i vdekur në pishinën e hotelit
Një turist polak është gjetur i vdekur sot në pishinën e një hoteli në Sarandë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 14:27 në lagjen Nr.1 të qytetit bregdetar në hotelin në pronësi të 50-vjeçarit me iniciale A.Z.

Viktima është 78 vjeç me iniciale H.T. Ai ishte nën shoqërinë e bashkëjetueses së tij 69-vjeçare Z.K, gjithashtu polake.

Dyshohet se shkak i vdekjes së turistit ka qenë një infarkt, megjithatë do të priten rezultatet e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e plota.

Video/ Ja mësuesja seksi e jogas që po çmend djemtë në internet
Numri i pasuesve të jogës është shtuar shumë që kur video-stërvitjet e kësaj mësueseje seksi elastike janë shfaqur në “YouTube”, ndërkaq disa nga to janë shikuar disa miliona herë.

Mësuesja e jogës, Kino MacGregor, me video-stërvitjet e veta i ka çmendur meshkujt në internet.

Kështu jogën e ndjekin edhe ata të cilëve lloji i këtillë i stërvitjeve fare nuk i intereson.

Kino MacGregor është shumë elastike, ndërkaq pozat të cilat i praktikon janë shumë erotike, andaj nuk është për t’u çuditur që çdo video e saj e publikuar në “YouTube” e shikojnë miliona njerëz.



Video/ Ja si u rrahën meshkujt për bukuroshen Arbnora Ademaj
Nuk ka dyshim se ajo është një nga femrat më të bukura shqiptare.

Ish-Miss Kosova Arbnora Ademaj, është “ëndrra” e shumë meshkujve dhe për të qenë me të, meshkujt mund të bëjnë gjithçka, shkruan Magazina.al

Por a e dini se meshkujt janë rrahur për ta pasur Arbnoren?!..

Në fakt kjo ka ndodhur vetëm si pjesë e një skeçi të Naser Rafunës në vitin 2012, kur atij i patën zënë pritë dy të rinj të tjerë për t’ja rrëmbyer nga duart bukuroshen.

Për më shumë ndiqeni videon nga minuta 4:20

Kryebashkiaku famëkeq përballet me drejtësinë e vonuar në Bullgari

Tsenko Chokov, që ka qeverisur fshatin Galiche si një pronar feudal prej 20 vjetësh më në fund është akuzuar me drejtimin e një bande kriminale.
Tsenko Chokov, kryetari i fshatit veriperëndimor të Galiches, është akuzuar për kontrollin e një bande të organizuar kriminale, njoftoi të premten prokuroria speciale e Bullgarisë.

Pas një operacioni policor të enjten, autoritetet arrestuan 12 persona, tetë prej të cilëve janë të akuzuar për pastrim të paligjshëm parash, mashtrim me pronën, sulme fizike, shantazh dhe rrëmbim të debitorëve.

Sipas dëshmive të mbledhura në një hetimi dy mujor i udhëhequr nga Prokurori i Përgjithshëm i Bullgarisë, Sotir Tsatsarov, Chokov ka kryesuar grupin e krimit. Kryetari i komunës është gjithashtu i akuzuar për dhunë fizike.

Grupi i Chokov u përshkrua si “brutal dhe shumë konspirativ ” nga kryesekretari i policisë bullgare Georgi Kostov.

Hetuesit shtetërorë të premten u bënë thirrje vendasve në Galiche që të dëshmojnë kundër mafiozëve të akuzuar, në mënyrë që shkalla e plotë të aktivitetit të tyre kriminal të mund të dalë në dritë.

“Vendasit kanë një frikë e madhe ndaj këtij grupi”,- tha zëdhënësja e prokurorisë speciale, Daniela Peneva.

Frika e banorëve të Galichesë, një fshat prej rreth 1,600 banorësh, është e kuptueshme. Gjatë 20 viteve të tij në pushtet, Chokov thuhet se e ka trajtuar Galichenë si domenin e tij feudal.

Sulmet e zjarrit, rrahjet dhe frikësimet e kundërshtarëve të kryetarit të bashkisë u bënë pjesë e jetës së përditshme në fshat, ashtu si edhe festat e tij të çmendura dhe makinat e shtrenjta.

Karriera e Chokov është një personifikim i klientelizmit dhe paskrupullsisë së sistemit politik post- komunist të Bullgarisë.

Ai u bë fillimisht kryetari i Galiche në vitin 1995, i kandiduar nga Bashkimi Agrar Kombëtar i Bullgarisë.

Nuk u desh shumë kohë për të zbuluar shijen e tij për forcën brutale dhe drejtësinë e stilit të rrugës.

Në vitin 1996, pasi ai dyshoi se një bashkëfshatar vidhte, ai e lidhi në një shtyllë ndëshkimi në qendër të fshatit dhe e rrahu me një shkop bejsbolli – një praktikë për të cilën ai do të bëhet i njohur në të ardhmen.

Ai gjithashtu demonstroi haptazi lidhjet me organizatat e ish-mafioze. Në vitin 2002, ai hoqi flamurin nga ndërtesa e komunës dhe ngriti flamurin e KIS – një prej bandave kriminale më brutale dhe të fuqishme në historinë e kohëve të fundit në Bullgari.

Atë vit, ai u bë qendra e vëmendjes kur lidhja me një vajzë 16 -vjeçare fitoi publicitet. Chokov ishte atëherë 42 vjeç.

Pasi i ati i vajzës, një bukëpjekës lokal, i kërkoi t’i jepte fund marrëdhënies, kryetari zbrazi një karikator të tëtërë Kallashnikovi mbi makinën e tij.

Në vitin 2002, policia nisi një hetim kundër Chokov, e udhëhequr personalisht nga Kryeministri aktual, Bojko Borisov, i cili ishte kryesekretar i ministrisë së brendshme në atë kohë.

“Ne do të aplikojmë rreptësinë e plotë të ligjit kundër njerëzve të tillë që përdorin autoritetin e tyre për të marrë ligjin në duart e tyre”, tha Borisov.

Nëntë vjet më vonë, në vitin 2011, megjithatë, Chokov u rizgjodh në Galiche, i nominuar nga partia e vetë Borisov, GERB.

Ndërkohë ai kishte fituar pronat komunale dhe tokat bujqësore, të marra me qira, duke shumëfishuar pasurinë dhe ndikimin e tij.

Vendasit që kontaktuan rregullisht mediat dhe organizuan protesta kundër represionit iu nënshtruan sjelljes së dhunshme të kryetarit të tyre, pa marrë drejtësi.

Pavarësisht kundërshtimit ndaj tij, në vitin 2015 Chokov fitoi një mandat të katërt si kryetar, përsëri duke ndryshuar parti, këtë herë për të dominuar Lëvizjen Etnike Turke për të Drejtat dhe Liritë.

Për të garantuar votat që i nevojiteshin, ai çoi rreth 300 fshatarë me pushime në bregdet para zgjedhjeve – diçka që autoritetet nuk arritën të merrnin masa kundër.

Vendorët shpesh thonë se dënimi më i madh Chokov është djali i tij, Martini 18 -vjeçar, mes të pandehurve në grup.

Duke ndjekur hapat e babait të tij, ai ka qenë në telashe të vazhdueshme gjatë viteve të fundit.

Në fillim të vitit 2016, i riu Chokov është dënuar për rrahje nga gjykata rajonale në Vratsa.

Përballë kërcënimeve të vazhdueshme, disa persona nga Galiche kanë qenë të gatshëm të dëshmojnë kundër kryetarit të tyre të pandreqshëm dhe grupit të tij. Tani ata kanë mundësinë të marrin drejtësi.

“Mendoj se… më në fund populli do të shpëtojë”, ka thënë të premten shefi i policisë Kostov.

Ai mohoi se Chokov ka qenë ndonjëherë objekt i mbrojtjes politike – pavarësisht nga fakti se për vite me radhë ka qëndruar në pushtet, me mbështetjen e katër partive të ndryshme, pa marrë parasysh sjelljen e tij të egër./ BIRN/



Dy ish-ministra kundër ndryshimeve Kushtetuese: Duan të legalizojnë martesat gej
Dy ish-ministra të PD-së dalin kundër ndryshimeve kushtetuese që sipas tyre nuk kanë lidhje me reformën në drejtësi.

Majlidna Bregu dhe Genc Ruli, duke folur për “Panoramën” thonë se ndryshimet që propozohen në preaumbulën e Kushtetutës për “mosdiskkriminimin për shkak të orientimit seksual” janë jashtë kontekstit për të cilin po ndërhyhet në Kushtetutë dhe bëhen me qëllim për t’i hapur rrugë martesave gej.

“Edhe ndryshimet në lidhje me mosdiskriminimin sa u takon orientimeve seksuale nuk kanë asnjë lidhje me paketën e ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi”,- shprehet Majlinda Bregu.

Ndërsa Genc Ruli shprehet se ndër të tjera se Shqipëria ka një presion të vazhdueshëm nga zyrtarë e diplomatë të huaj për njohjen ligjore të martesave gej.

“Pikërisht te shkaqet e diskriminimit është përfshirë si shtesë edhe “orientimi seksual”. Shqipëria ka sot një legjislacion më se liberal e të standardeve europiane për sa i përket lirisë së orientimit seksual.

Atëherë përse duhej marrë mundimi të bënim këtë shtesë të panevojshme në Kushtetutën tonë? Tingëllon përsëri absurde, njëlloj si dhe dy shtesat e mëparshme, por me sa duket, edhe shtesat e mëparshme janë bërë për të mbuluar ndërhyrjen në Pjesën e Parë të Kushtetutës, pikërisht për të futur këtë frazë mbi orientimin seksual”,- shprehet ish-ministri Ruli.

Ruli sqaron se, ndërhyrja në Kushtetutë po bëhet për t’i çelur rrugën një reforme jetike, asaj të sistemit të Drejtësisë dhe jo për të liberalizuar më tej statusin ligjor të homoseksualëve, çka nuk ka po të njëjtën prioritet, sa edhe Reforma në Drejtësi.

Kryeparlamentari Meta takohet me Kryeministrin e Malit të Zi, Gjukanoviç

Në kuadër të Sesionit Plenar të Pranverës të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po zhvillohet këto ditë në Tiranë, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, priti sot Kryeministrin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

Kryetari i Kuvendit, Meta e falënderoi Kryeministrin Gjukanoviç për pjesëmarrjen në Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe duke e uruar për firmosjen së fundmi të protokollit të anëtarësimit mes Ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s dhe Malit të Zi, e siguroi Kryeministrin Gjukanoviç se Kuvendi i Shqipërisë do të jetë parlamenti i parë që do të ratifikojë anëtarësimin e Malit të Zi në Aleancën e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior.

Në këtë drejtim, Meta u shpreh se Shqipëria, e bindur për rëndësinë që stabiliteti i Malit të Zi ka për tërë rajonin tonë, mbështet pa rezerva progresin e vendit fqinj drejt integrimit të plotë euro-atlantik dhe vuri në dukje se Shqipëria dhe Mali i Zi qëndrojnë krah për krah në sfidat rajonale dhe globale me të cilat po përballet Bashkimi Evropian dhe NATO.

Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç shprehu mirënjohjen e thellë ndaj mbështetjes së pakursyer dhe gjithnjë të qartë të Shqipërisë dhe vuri në dukje se marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve fqinje janë një model për të gjithë rajonin.

Gjatë takimit, Meta dhe Gjukanoviç biseduan edhe mbi të drejtat e pakicës kombëtare shqiptare në Mal të Zi, duke ndarë bindjen e përbashkët se të drejtat e pakicave janë një vlerë e shtuar për çdo vend të rajonit, ashtu si në të gjithë vendet anëtare të NATO-s.

Në këtë kuadër, Kryetari i Kuvendit Meta dhe Kryeministri Gjukanoviç u informuan prej Ambasadorit të Malit të Zi në Shqipëri, Ferhat Dinosha mbi debatet e fundit rreth përdorimit të disa përkufizimeve shqetësuese në fjalorin e gjuhës malazeze nga ana e Akademisë së Shkencave të Malit të Zi, ku u nda bindja e përbashkët se terminologjitë e përdorura shkojnë ndesh me karakterin autokton të shqiptarëve të Malit të Zi.

Në përfundim, Meta dhe Gjukanoviç biseduan edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon, duke vënë në dukje rëndësinë e stabilitetit politik dhe avancimit të integrimit euro-atlantik të të gjithë vendeve të rajonit.

Pas takimit, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dha një prononcim për mediat:

Ne besojmë shumë në vlerat e jashtëzakonshme që ka zgjerimi i NATO-s me anëtarësimin e Malit të Zi, sepse tregon që zgjerimi i NATO-S është një proces që vazhdon dhe Shqipëria gjithmonë e ka mbështetur këtë politikë.

Dhe shpresojmë që kjo politikë njëkohësisht të vazhdojë të ndiqet edhe nga BE, sepse kjo do të thotë përforcimi i vlerave të lirisë, të të drejtave njeriut, të demokracisë, në të gjithë kontinentin tonë.

Dhe do të thotë edhe një rritje e aftësive, kapaciteteve të NATO-s për të përballuar më mirë sfidat globale, jo vetëm brenda kufijve të shteteve anëtare të Aleancës, por ajo që është shumë e rëndësishme edhe përtej këtyre kufijve ku shumë vende, shumë popuj presin dhe shpresojnë që politikat e NATO-s të kontribuojnë për të përballuar më me sukses shumë nga sfidat globale, të cilat kanë shkaktuar mungesë stabiliteti, kriza, konflikte, gjenocid, probleme të jashtëzakonshme humanitare, me të cilat nuk janë ndeshur vetëm në këto vende në rajonet fqinje me kontinentin tonë, por me të cilat është ndeshur vetë Europa, siç kemi parë gjatë viteve të fundit, gjatë muajve të fundit.

Edhe një herë urimet më të mira për Malin e Zi. Falë lidershipit të palëkundur dhe me vizion të qartë të Kryeministrit Gjukanoviç, Mali i Zi është tashmë pjesë e familjes Euro-Atlantike dhe ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me Malin e Zi, sepse edhe ne kemi se ç’të mësojmë nga Mali i Zi, sidomos në drejtim të integrimit evropian ku Mali i Zi ka avancuar më shumë dhe ku ne dëshirojmë të vazhdojmë së bashku drejt procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Po kështu kam falënderuar Kryeministrin Gjukanoviç për vëmendjen që ai i ka kushtuar vazhdimisht minoriteteve në vendin e tij, sepse ky është një element mjaft i rëndësishëm edhe për standardet e një vendi anëtar të NATO-s dhe kam dëgjuar më kënaqësi angazhimin e tij për të forcuar më tej dialogun me shqiptarët në Malin e Zi dhe me pakicat e tjera për t’i avancuar më tej të drejtat e tyre, siç i takon një vendi anëtar të NATO-s dhe Bashkimin Europian. Shumë suksese për Malin e Zi dhe për kryeministrin Gjukanoviç.


Foto/ Zbulohen pozat e Joleza Kokës me të dashurin e ish-MJAFT-it
Vetëm pak ditë më parë u bë publike lidhja shumë-vjeçare e kryetares së FRESSH-it, Joleza Koka me aktivistin Laert Kola.

Në profilet e tyre në rrjete sociale shohim se çdo aktivitet si profesional ashtu edhe personal, Joleza dhe Laerti nuk ndahen për asnjë çast nga njeri-tjetri duke u shfaqur gjithnjë krahë për krahë.


Luftimet në Ukrainë, 7 të vdekur
Pesë ushtarë ukrainas dhe dy rebelë pro-rusë janë vrarë në luftimet në lindje të Ukrainës, njoftuan një ditë më parë, ushtria ukrainase dhe autoritetet separatiste.

“Fatkeqësisht, gjatë 24 orëve të fundit, pesë ushtarë ukrainas u vranë dhe katër të tjerë u plagosën”,- tha zëdhënësi i ushtrisë ukrainase Olexandre Motouzianyk.

Ukraina është prej dy vitesh pjesë e një konflikti. Ushtria ukrainase lufton me separatistë prorusë, të cilët sipas Kievit dhe Perëndimorëve, janë të mbështetur ushtarakisht nga Rusia.

Ndërkohë, Moska i ka përgënjeshtruar këto pohime.




Papa nderon me çmime, Richard Gere, George Cloney dhe Salma Hayek
Papa Françesku i ka nderuar me medalje, aktorët amerikanë Richard Gere dhe George Clooney dhe aktoren Salma Hayek në një ceremoni që u mbajt në Vatikan për të promovuar punën e një fondacioni të frymëzuar nga Papa, “Scholas Occurrentes”, shkruan reuteres, transmeton Syri.net.

Clooneri mori pjesë në ceremoni bashkë me gruan e tij, Amal, juriste.

Fondacioni, emri i të cilit do të thotë “shkolla që takohen” në spanjisht, lidh teknologjinë me artin, duke u fokusuar në integrimin social dhe kulturor për paqe.

Papa kishte krijuar një organizatë të ngjashme kur ai ishte kardinal Jorge Bergoglio në Buenos Aires, por “Scolas” tani u bë një fondacion ndërkombëtar që kapërceu Vatikanin.

“Vlerat e rëndësishme mund të transmetohen nga të famshmit”,- tha një prej organizatoreve, Lorena Bianchetti, duke shtuar se aktorët kishin rënë dakord për të qënë ambasadorë për një prej projekteve artistike të fondacionit.

Arrestohet i riu Hyka, “Patatja” vrau me thikë sot në Kombinat Luan Koprenckën
Nuk kanë kaluar shumë orë dhe është vënë në pranga në pranga Alban Hyka, i njohur si “papatja”, që mëngjesin e sotëm qëlloi me thikë dhe vrau një 58-vjeçar në Kombinat.

Burime nga policia thanë se, Hyka është vënë në pranga në Ndroq. Mësohet se i riu nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit, ndërsa ka pranuar krimin.

Mes viktimës dhe autorit të ngjarjes ka patur një konflikt të hershëm. 55-vjeçari Koprencka u qëllua me thikë gjatë përleshjes me të dy personat dhe ndërroi jetë në spital.

Mëngjesin e sotëm rreth orës 10:20 minuta u qëllua me thikë dhe u vra 55-vjeçari në Tiranë Luan Koprencka. Ngjarja ndodhi në zonën e Kombinatit.


Ja muzika që dëgjohej në lokalet e Prishtinës e Mitrovicës në fillim të viteve ‘60?
Si filloi të krijohej në Prishtinë dhe Mitrovicë ajo që quhej “qytetari socialiste”? Si quhej rok-grupi i parë shqiptar në Jugosllavi? Si e përjetoi Prishtinën britanikja Mary Motes në vitin 1963? Disa detaje nga libri “Prej rrënojave të vjetra do të ndërtojmë botën e re” të historianes gjermane Isabel Ströhle.

Hendeku mes fshatit dhe qytetit në Kosovën socialiste mbeti i thellë përkundër premtimeve të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë për zhvillim të barabartë.

Mirëqenie gëzonte vetëm një shtresë e hollë e elitës komuniste, ndërsa në zonat rurale nuk investohej fare ose shumë pak. Megjithatë, në fund të viteve ’50 nisën të përhapen format moderne të kalimit të kohës së lirë.

Në modë, muzikë dhe kulturë vërehej dukshëm ndikimi perëndimor, shkruan historiania gjermane Isabel Ströhle, e cila së fundi ka botuar si libër punimin e saj të doktoratës mbi praktikat e sundimit dhe lojalitetet në Kosovë (1944-1974). Disertacioni është mbrojtur në Universitetin LudwigMaximilian në München, shkruan dialogplus.

Nga qytetarët socialistë pushteti priste që ata të angazhoheshin politikisht dhe të tregonin interesim për jetën kulturore. Për këtë qëllim u themeluan “Shoqëritë Kulturoro-Artistike”. Prej tyre pritej jo vetëm ta argëtonin, por edhe ta brumosnin popullin me idealet socialiste.

Kjo kulturë e imponuar nga pushteti refuzohej gjithnjë e më shumë në rrethet urbane, të cilat synonin të krijonin një ofertë të veçantë kulturore. Në dokumentacionin e Lidhjes së Komunistëve për vitet 1955/56 “mbi disa dukuri në jetën kulturore dhe arsimore” në Qarkun e Mitrovicës nënvizohet se intelektualët në vend se të përfaqësojnë pikëpamje përparimtare, janë bërë bartës të stilit mikroborgjez perëndimor të jetës.

Një komisar për ideologji kritikonte «elementet mikroborgjeze» dhe muzikantët që pa asnjë kontroll të Këshillit Arsimor në lokalet e Mitrovicës zgjidhnin vetë muzikën dhe këndonin këngë “pa asnjë lidhje me jetën e sotme shoqërore”.

“Në kuadër të liberalizimit të politikës kulturore edhe kritika kundër ndikimeve perëndimore ndaj muzikës argëtuese mori fund. Kur britanikja Mary Motes udhëtoi në Prishtinë në vitin 1963, këngët Beale Street Blues, Let’s Twist Agian, Hit the Road, Jack dhe St. Louis Blues ishin pjesë përbërëse e repertorit të grupeve që bënin muzikë në hotele. Krahas xhazit, bluzit dhe muzikës pop, rininë kosovare filloi ta entuziazmojë edhe muzika e rokut.

Rok-grupi i parë shqiptar në Jugosllavi nga viti 1964 këndonte versione këngësh të grupeve të famshme ndërkombëtare si The Beatles, The Rolling Stone dhe The Moody Blues”,- shkruan Ströhle në librin e saj mjaft të vlefshëm për historinë bashkëkohore të Kosovës.


Foto/ Superkompleksi i klubit Partizani

Klubi i Partizanit ka bërë publike fotot e kompleksit të ri që do të jetë shumë shpejt gati në dispozicion të sportdashësve të kuq.

Kompleksi Sportiv i të kuqve do të jetë një nga më modernët në Shqipëri ku do të përfshihen impiante stërvitore për të gjitha ekipet e moshave.

Gjithashtu do të ndërtohet dhe stadiumi i ri me kapacitet prej 4500 vendesh. Brenda kompleksit do të ketë Hotel, Palestër, Pishinë dhe qendër Spa që do të vihen në funksion të ekipit të pare dhe Akademisë.

Ndërtimi i impiantit të ri është një premtim që presidenti Demi ka bërë që në momentin që ka ardhur në krye të presidencës së kuqe, dhe po e mban një premtim të tillë.

Fotolajm/ Ja si ju uron Armina fillimin e javes....
Fashionistja Armina Mevlani nuk përton të hedhë çdo ditë foto të reja në profilet e saj në rrjetet sociale. Sot ajo ka postuar këto foto interesante ku tregon hiret e saj...

“Monday got me like ..�� Ju uroj jave te mbare”,- shkruan Armina në komentin bashkangjitur fotove.



Vepër që thyen Zotin

Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   197   198   199   200   201   202   203   204   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish