Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet208/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   204   205   206   207   208   209   210   211   ...   352

Si të hiqni qimet?

Nëse qimet tuaja janë shumë të gjata së pari:

– Pritini me gërshërë sa më shkurt të jetë e mundur(gërshërët të jenë jo me majë të mprehtë dhe të jenë të dezinfektuara para përdorimit, jo të keni prerë gjëra të tjera më parë)

– Bëni një dush të ngrohtë me qëllim që qimet dhe lëkura të zbuten dhe të bymehen. Gjithashtu duke u siguruar se lëkura juaj është e pastër do të do të ulë shancet për acarim dhe infeksioni.

– Përdorni briskun e pastër dhe të ri, duke e përdorur në drejtim të rritjes së qimeve. Mos ushtroni presion të madhh pasi lëkura është e ndjeshme dhe më e ndjeshme vjen drejt pjesës qëndrore të organeve genitale. Sidomos në qoftë se kjo është hera e parë, mos u shqetësoni për rruajtje super. Ndërsa ju vazhdoni të hiqni qimet trupi juaj do të mësohet me të dhe ju do të jeni në gjendje t’i hiqni më mirë herës tjetër. Por tani për tani meereni lehtë dhe presion minimal.

– Ka një rrezik të konsiderueshëm kur ju hiqni qimet me mënyrrën e rruajtjes pasi lëkura siç u tha dhe më lart është shumë delikate në këtë zonë.

Për këtë arsye shumë njerëz lënë një trekëndësh apo në formë shiritash afër qendrës, pasi kjo zonë është më delikatja dhe më e ndjeshmja.

Kjo është një zgjidhje praktike, duke ju dhënë më të mirën e të dy botëve.

– Gjithashtu pas heqjes së qimeve nuk duhet të përdoret asnjë lloj kremi për lyerje por vetëm shpëlarje me ujë të ngrohtë madje jo shumë të nxehtë.

Marina Vjollca ikën nga Top Channel?
Fundi i sezonit televiziv po shoqërohet me lajme e thashetheme mbi lëvizjet e personazheve të dashur, nga njëri ekran në tjetrin. E ndërsa markato është çelur, pjesë e vorbullës së shit-blerjeve është bërë dhe prezantuesja seksi e “Top Channel”, Marina Vjollca.

Bjondja e njohur e sportit mësohet se ka marrë disa oferta për të qenë pjesë e televizioneve në Kosovë.

Sipas “Express” që citon burime të afërta të 26-vjeçares, në një aktivitet të madh të organizuar mbrëmë në Prishtinë ku Marina ishte e pranishme, për të u interesuan për ta pasur si prezantuese në një ekran të Kosovës.

Ky hap drejt një ndryshimi në karrierën e saj televizive duket më i besueshëm po të kemi parasysh lidhjen e motrës së madhe Vjollca, me reperin Getto Geasy, i cili natyrisht do donte ta kishte nusen e tij të ardhshme sa më pranë vetes.


Vdes surfisti, u kafshua nga peshkaqeni

Një surfist i cili e kishte humbur këmbën në një sulm peshkaqeni në perëndim të Australisë javën e kaluar, ka vdekur, ka njoftuar policia.

BBC njofton se Ben Gerring, 29-vjeçar, ishte në ujë afër Mandurah, në jug të Perth, kur u sulmua nga peshkaqeni të martën pasdite, transmeton “Gazeta Express”.

Policia e Australisë ka thënë se, plagët e Gerring ishin tepër të rënda për t’i përballur nga të cilat ai vdiq sot.


Nishani: Nuk e emëroj prokuror burrin e Ermonela Felajt, do ta ankimoj
Presidenti i Republikës do të apelojë në Gjykatën Administrative të Apelit, vendimin që e detyronte të emëronte prokuror në Kukës, bashkëshortin e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj.

Është vetë Kreu i Shtetit, Bujar Nishani i cili paralajmëron në një intervistë për “Ora News”, betejën në gjyqësor, për vendimin e dhënë në 23 maj nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, që i dha të drejtë Bledar Valikaj në padinë ndaj Presidentit për rrëzimin në heshjte të emërimit të tij në Kukës.

Bujar Nishani: “Procesi vazhdon në sistemin gjyqësor. Sistemi gjyqësor ka disa shkallë dhe procesi vazhdon. Është qartazi përcaktuar sesi funksionojnë dhe sesi adresohen ankesat që kemi ndaj vendimeve gjyqësore. Presidenti ka respektuar dhe do të respektojë gjithmonë, jo vetëm si institucion, por edhe si qytetar në radhë të parësistemin që ne kemi ndërtuar në Kushtetutën e vendit dhe në jurispudencën tonë të brendshëm”.

Foto/ Këto vajza pretendojnë se kanë bërë seks me alienët
Alienët jo vetëm që kanë vizituar Tokën, por edhe janë kryqëzuar me njerëzit. Këtë pretendon(?!) një grup femrash në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto femra janë pjesë e komunitetit “Hybrid Baby” dhe deklarojnë se kanë lindur fëmijë të ngjizur nga një baba alien. Dy prej tyre kanë vendosur të dalin hapur dhe në rrëfimin e dhënë për mediat përshkruajnë përvojën e tyre seksuale me jashtëtokësorët si “të paharrueshme”.

Bridget Nielson dhe Aluna Verse thonë se janë të paktën 13 fëmijë hibridë të ngjizur artificialisht ose përmes kontaktit seksual.

Nielson nga Arizona dhe Verse nga Kalifornia besojnë se fëmijët e tyre me prind alien jetojnë në një anije gjigante hapësinore.

Vajzat këmbëngulin në vërtetësinë e rrëfimit të tyre duke u shprehur të gatshme që të marrin përsipër edhe kostot e këtij rrefimi.

“E kam të vështirë që të gjej një vend pune apo të krijoj një lidhje që prej rrëfimit tim, por e di që bëra gjënë e duhur. Njerëzit duhet ta dinë”,- thotë Bridget.

Historinë e Bridget nuk e beson as vetë e ëma e saj, e cila i ka kërkuar që të mos e bëjë publike një pretendim të tillë. Vajzat thonë se, nuk janë në gjendje që të paraqesin prova, por shtojnë se alienët marrin vetëm femra “që dëshirojnë të rrëmbehen”.

Foto/ Pinte 20 kanaçe Red Bull në ditë, ja rezultati

Mary Allwood për katër vite rresht kishte konsumuar pijen energjike “Red Bull”, në masën e barabartë me 17 çokollata “Mars” ose 16 filxhanë kafeje në ditë.

Konsumimi i tepërt i kësaj pije nga ana e saj duket se i kishte dëmtuar mëlçinë, sa që mjekët ishin të bindur se nëna 26-vjeçe ishte e varur nga alkooli.

Ajo kishte shpenzuar me këtë pije energjike mbi 3000 dollarë në vit.

Gjendja e rëndë shëndetësore e në veçanti e mëlçisë, e kishte detyruar atë të përfundojë në spital, kurse imazhet e rëntgenit treguan se mëlçia i ishte zgjeruar dy herë më shumë se sa ç’duhet të ishte.

Mjekët ishin të bindur se ajo ishte e varur nga alkooli, deri në momentin që ajo pranoi se është e varur nga pijet energjike.

“Kisha nevojë në ato momente për atë pije, dhe nuk më interesonte se sa e dëmshme mund të jetë për mua. Po të mos e konsumoja të paktën një, ndihesha disi e lodhur dhe e zemëruar, por thjesht kjo nuk më zgjidhte problemet”,- ka deklaruar nëna nga Brixen i Devonit.

Nëna e vogëlushes 3-vjeçe, për herë të parë e kishte shijuar këtë pije energjike kur ishte vetëm 22-vjeçe. Së fundmi Alwood ka kryer testet ku edhe zbuloi se, mëlçia e saj është duke iu rikthyer gjendjes normale.



Foto/ Çiljeta rrit temperaturat nga Santorini
Kjo verë do të jetë e Çiljetës! Këngëtarja ka vendosur të shndërrohet edhe një herë në mbretëreshën e kësaj stine.

Pasi ka përfunduar xhirimet e klipit me Noizy-n, Çili i është përveshur punës për një tjetër projekt.

Ajo së bashku me Altin Sulkun po përgatisin këngën e re, që duket se do të shndërrohet shumë shpejt në një hit.

Santorini është vendi i përzgjedhur nga dy këngëtarët. Këngëtarja ka ardhur si latine në ishullin turistik, duke paralajmëruar një verë të nxehtë.

Për “Bluetooth” Çiljeta tregon disa detaje nga ky klip.

“Është një këngë me ritme ballkanase. Kënga është e Elgit Dodës si dhe make-up artisja, Suela Çangu më ka transformuar në një latine të vërtetë. Mendoj se ky është stili im, pra si latine.

Xhirimet kanë shkuar shumë mirë, e di që do të jetë një projekt fantastik. Santorini është ndër vendet më të bukura në botë, ndaj dhe ne e zgjodhëm”,- shprehet Çili.

“Ka qenë një klip i kushtueshëm, duke qenë se është një vend i shtrenjtë. Ka kushtuar mbi 10 mijë euro i gjithi”.

Edhe këtë herë këngëtarja seksi ka guxuar të vijë ekstravagante, duke u shprehur se ky është stili i saj.

“Mua më pëlqen stili latin, gjej veten, ndaj edhe këtë herë kam ardhur në këtë mënyrë. Jam ndjerë mirë edhe falë punës së bashkëpunëtorëve të mi”. Duke qenë se ky është vetëm një ndër klipet që Çili do të publikojë, ajo na vjen me një premtim.

“Pa dyshim që ky do të jetë sezoni im, kam punuar shumë fort për të sjellë këngët gjatë verës, e di që do të shndërrohen në hite. Unë e kam të vështirë sa të ulem për të punuar, por pastaj e marr seriozisht dhe e di që produkti final është i mrekullueshëm”,- thotë ajo.

Prej disa kohësh ajo ka bërë publike edhe ndarjen nga partneri i saj, duke deklaruar se është single.

Pyetjes sonë nëse mendon se është ndër shqiptaret më seksi në Shqipëri, ajo i përgjigjet: “E rëndësishme është të ndihesh mirë me veten. Unë edhe më herët jam quajtur ndër femrat më seksi në vend, pavarësisht statusit që kisha, ndaj jam e lumtur që të gjithë mendojnë se mbetem ende ndër femrat më seksi në vend”.

Duket se në këtë periudhë është angazhuar vetëm te karriera e saj, duke lënë pas jetën private. “Ky është momenti që unë të punoj dhe të flas për karrierën, dhe jo për jetën time private”.



Intervista/ Rama: Shpresoj që një ditë të mos e vras veten…

Intervistë me Edi Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë bërë nga Bruno Ziauddin dhe Mikael Krogerus

Për fat të mirë futbollistët shqiptarë nuk kanë të njëjtin shtat si kryeministri i tyre. Përndryshe kjo do ta shqetësonte skuadrën zvicerane më tepër se ç’është ajo tashmë. Edi Rama, 51 vjeç, 2 metër e 1 centimetër, ish-lojtar i kombëtares së basketbollit, artist i njohur ndërkombëtarisht me ekspozita në Paris, New York, Venecia, São Paulo, për njëmbëdhjetë vjet kryetar i bashkisë së Tiranës dhe nga shtatori i vitit 2013, ai është Kryeministri i Republikës së Shqipërisë.

Këtë mëngjes të butë pranvere ai kalon nëpër dhomën e Konferencave që ndodhet në ndërtesën e qeverisë e që të kujton një palestër, për t’u ulur në një tryezë prej druri masiv që ka përpara flamurin kombëtar me një shqiponjë të zezë me dy kokë. I ulur Edi Rama duket disa centimetra më pak. Edi Rama ndoshta ka dhimbje shpine prej sportit, ose ka një Hangover (gjendje pas dehje) prej Artit, ose është me një humor depresiv nga politika. Në çdo rast, parapritja e tij e mban intervistën në kufijtë e limiteve.

Përmenden raportet e tij me shtypin botëror (“Financial Times”, “Neë York”, “Süddeutsche Zeitung”), që të japin përshtypjen gjithmonë si shakatë e një ekscentriku, një lloj sjellje jo e zakontë e individit. Ai ka instaluar një kosh basketbolli në paradhomën e zyrës së tij dhe gjatë seancave të mërzitëshme në mbledhjet e qeverisë shpërndan vizatime (në tryezën e tij të punës janë dhjetra pastelë plot ngjyra). Ai që i ka lyer me ngjyra të gëzueshme fasadat e zymta të ndërtesave të Tiranës – e quan këtë “sfidë aestetike” për bashkëkombasit e tij.

Edhe sot tek kolegu i Angela Merkel dhe François Hollande ndjenja për “ndërhyrje” anarkike është. Përpara ndërtesës së qeverisë ndodhet një “Kërpudhë gjigande e trefishtë”, vepër e artistit belg Carsten Höller. Kërpudha me dimensione të mëdha dhe me tre koka është si një koment i politikës shqiptare, gumëzhin Rama si gati për t’i hipur një Harley-Davidson: “Një pjesë është e tretshme, e dyta halucinogjene (me aluçilacione) dhe e treta helmuese.”



Das Magazin: Cilën skuadër do të mbështesni ju të shtunën që vjen në Kampionatin Europian – Shqipërinë I apo Shqipërinë II?

Edi Rama: Pa diskutim Shqipërinë I. Paçka se dy vëllezër janë kundërshtarë, vërtetë bizare. (Granit Xhaka luan për Zvicrën dhe vëllai i tij Taulanti për Shqipërinë). Situata pasqyron disi historinë e kohëve të fundit të dy vendeve. Më kujtohet një lojë në Zvicër, e cila praktikisht për faktin se stadiumi ishte i mbushur aq shumë prej shqiptarëve, dukej sikur Shqipëria luante në shtëpinë e saj.

Das Magazin: Kush fiton?

Edi Rama: E pra, kualifikimin për Kampinatin Europian ne e arritëm falë suksesit tonë. Në fushat jashtë Shqipërisë, kemi luajtur shumë fort. Por është e qartë, Zvicra ka një skuadër me shumë përvojë. Me një barazim 1:1, ne do të mbetemi të kënaqur.

Das Magazin: Nga aq shumë futbollistë me rrënjë shqiptare të Zvicrës, cilët do t’i deshët në ekipin tuaj?

Edi Rama: Unë do të doja t’i shihja të dy vëllezërit të luajnë së bashku për Shqipërinë. Ata më kujtojnë mua shqiponjën dykrenore në flamurin tonë: Njëra duket në Shqipëri, tjera në Zvicër.

Das Magazin: Futbollistët tuaj më të mirë janë me origjinë pothuajse të gjithë nga Kosova. Përse kjo gjë?

Edi Rama: Ndoshta sepse ata kishin mundësi më të mira që të zhvilloheshin si sportistë. Populli i Kosovës ka një histori shumë më të gjatë të emigracionit: breza e gjenerata të tëra që jetojnë jashtë vendit të integruar në shoqëritë e tyre përkatëse. Natyrisht ata që jetojnë në Zvicër apo Gjermani, në këto vende, sporti për futbollistët afron kushte shumë të mira profesionale për të mësuar. Emigrimi nga Shqipëria ka nisur shumë më vonë.

Das Magazin: Kosovarët versus Shqipërisë me skuadra kombëtare. A është kjo një temë për ju?

Edi Rama: Nuk e kuptoj pyetjen.

Das Magazin: Ne flasim për tema të tilla. Partitë e djathta thonë se janë shumë emigrantë në skuadrën tonë kombëtare dhe shumë pak “zviceranë” – në kuptimin e zviceranëve me gjak të pastër.

Edi Rama: Ndoshta se orët dhe e djathta ekstreme janë të vetmet gjëra reale, origjinale në Zvicër? Nuk shpresoj të jetë kështu.

Das Magazin: A është futbolli një lidhje për popujt?

Edi Rama: Oh, futbolli mund t’i ketë të dyja: të jetë një urë fantastike, por edhe një e keqe përçarëse. Ju kujtohet ajo që ndodhi në vjeshtën e vitit 2014 në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë. Bashkë me homologun tim serb na u desh që të tejkalonim me shumë kujdes divergjencat. Unë isha Kryeministri i parë shqiptar që e vizitoja pas 68 vjetësh Beogradin! Me keqardhje ndodhi diçka e paparashikuar, kur një fans i kombëtares tonë hodhi në stadium një dron me flamurin tonë kombëtar shqiptar …

Da Magazin: … Një referencë pak delikate me dëshirën shqiptare për një bashkim me hapësirën e Kosovës pushtuar nga Serbia.

(Edi Rama zjen me zemërim.)



Edi Rama: Ka pasur skena kaotike të dhunës, loja u anulua. Veprimi kërcënonte të gjithë përparimin e marrëdhënieve tona ta kthente në hiç. Kaq i keq mund të jetë futbolli.

Megjithatë, futbolli është diçka fantastike. Paramendoni se sa e mërzitëshme do të ishte jeta nëse nuk do të shkonim në stadiume apo kinema. Sikur të jetosh në një shtëpi pa dritare dhe dyer.



Das Magazin: Slavoj Žižek thotë: Të gjitha klishetë janë të vërteta. Cilat klishe për shqiptarët janë të vërteta?

Edi Rama: Ajo që është e sigurtë është se Žižek është bërë klishe e vetvetes.

Das Magazin: Cilat janë klishetë që shqiptarët kanë për Zvicrën?

Edi Rama: Në përgjithësi kanë vetëm ndjenja pozitive për këtë vend. Të atyre që e njohin, sepse historinë e jetës së tyre e kanë të lidhur me Zvicrën dhe atyre që nuk e njohin dhe nuk ia kanë idenë se si është.

(Për herë të parë këtë mëngjes u shfaq një buzëqeshje në fytyrën e tij)



Das Magazin: Keni thënë një herë se Zvicra është një vend i mërzitshëm.

Edi Rama: Duke e krahasuar me rajonin tonë, Zvicra është e mërzitëshme. Për vdekje e mërzitëshme. Si kryetari i bashkisë të Tiranës, kur kam bërë një udhëtim nëpër Zvicër, kam menduar: Këtu nuk do të desha kurrë të isha kryetar bashkie, sepse këtu nuk ke se çfarë të bësh, nuk ka punë.

Das Magazin: Njerëzit jetojnë me qejf në vende të mërzitëshme, që ofrojnë siguri, kredibilitet, punë.

Edi Rama: E kuptueshme. Në këtë drejtim duhet të jenë edhe objektivat tona, që ta kthejmë Shqipërinë në një vend të mërzitshëm. Në një vend të mirë për të rritur fëmijët.

Das Magazin: Zvicra: e mirë për familjen, e keqe për Edi Ramën.

Edi Rama: Çmenduri! Për çdo ide që keni, ju keni për të kryer një referendum.

Das Magazin: Janë në Shqipëri të vetëdijshëm se bashkatdhetarët e tyre në Zvicër nuk gëzojnë asnjë reputacion të veçantë të mirë?

Edi Rama: Sigurisht. Dhe jo vetëm në Zvicër. Nami i keq na ndjek prej vitesh. E keni parë filmin «Ëag the Dog» me Robert De Niro?

Das Magazin: Çfarë mund të bëhet në lidhje me imazhin e keq?

Edi Rama: Kush dëshiron të ndryshojë imazhin, duhet ta ndryshojë veten. Ne duhet ta zhvillojmë vendin, rajonin. Jemi duke e bërë, ngadalë, por në mënyrë të qendrueshme. Shqiptarët dhe Kosovarët e zgjuar që jetojnë jashtë japin kontributin e tyre të përditshëm. Situata nuk është e njëjtë si në vitet nëntëdhjetë, kohë kur janë hedhur themelet për këto stereotipe të tmerrshme në lidhje me shqiptarët.

Das Magazin: Žižek ka patur pak të drejtë. Të paktën ky stereotip është i bazuar në të vërtetën.

Edi Rama: Absolutisht. Ne kemi kontribuar në imazhin negativ. Këtë punë e kemi bërë vetë kryesisht.

Das Magazin: Ju thoni se imazhi i shqiptarëve po ndryshon, Shqipëria po ndryshon. Por statistikat nuk janë inkurajuese: 18 për qind shifra e papunësisë, pagat më të ulëta në Evropë, një borxh i lartë publik, infrastruktura e dobët, sa i përket korrupsionit, Shqipëria ka vendin e 88 në listën e Transparency International…

Edi Rama: Papunësia është një problem në gjithë Ballkanin. Në fund të fundit, ne kemi një nga normat më të ulëta të papunësisë në rajon. Korrupsioni nga ana e tij është një karakteristikë e vendeve me institucione të dobëta. Shqipëria sundohej më shumë se katër dekada nga një diktator. Ne kishim për të ndërtuar një shtet, funksionimin e institucioneve shtetërore, duke filluar nga zero. Korrupsioni nuk është faj i njerëzve, por i sistemit. Korrupsioni është një alternativë për një shtet joefikas, i cili nuk i plotëson detyrimet e veta. Nëse shteti nuk i përmbush shërbimet që prisni prej tij, atëhere do të shpifet për dikë. Edhe në këtë sektor kemi bërë progres. Në renditjen e korrupsionit jemi përmirësuar me 30 vende. Deri dy vjet e gjysmë më parë për shembull ishte diçka normale të korruptoje policinë, sot ne e kemi arritur ta ndalojmë këtë gjë.

Das Magazin: Të qëndrojnë apo të emigrojnë: Çfarë këshille u jepni shqiptarëve dhe shqiptareve?

Edi Rama: Edhe polakët, rumunët apo hungarezët që largohen nga shtëpia e tyre janë me qindra mijëra. Ata janë përqëndruar në Evropën Perëndimore, sepse perspektivat për të bërë diçka për jetën e tyre, janë më të mira atje. Ky është një proces normal që mua nuk më shqetëson. Së fundi, shumë kthehen edhe në shtëpi, në Shqipëri. Nga ky shkëmbim ne vetëm mund të përfitojmë.

Das Magazin: Ju dëshironi ta krijoni Shqipërinë si një destinacion pushimi Evropian. A është i gatshëm vendi juaj për të pritur turistët zviceranë për shembull?

Edi Rama: Kjo varet nga çfarë kërkon turisti zviceran. Nëse kërkon ai të njëjtën mërzi që ka në shtëpi? Më mirë të qendrojë larg. Por nëse dëshiron të provojë diçka krejtësisht ndryshe – një udhëtim në botën e gjyshërve të tij – atëhere Shqipëria do të jetë një zgjedhje e mirë. Ne kemi bregdet dhe plazhe të bukura. Ato me më të bukurat janë në detin Adriatik dhe Jon.

Das Magazin: A jeni ju njeriu i dytë më i fuqishëm në Shqipëri – pas ambasadorit amerikan. Korrekt?

Edi Rama: Kush e thotë këtë ? Unë e kaloj gjithësesi. Për sa i përket dimensioneve trupore apo jo.

Das Magazin: A mund që këtu të jemi dakord: Amerikanët janë një Aleat jo pak i rëndësishëm për shqiptarët?

Edi Rama: Po, po. Shumë i rëndësishëm. Ne i duam amerikanët! Të paktën sot është kështu. Enver Hoxha, diktatori ynë, ka bërë një gjysmë shekulli reklama pa pagesë për SHBA, duke i demonizuar ata çdo ditë. Në Shqipëri, edhe të luaje me saksofon ishte e ndaluar. Dhe ajo që është më tërheqëse, është të biesh dakord me djallin!

Das Magazin: Si Kryeministër, ju keni vendosur për të reformuar dhe modernizuar vendin tuaj . Çfarë do të vlerësoni pas gati tre vjetësh?

Edi Rama: Sipas mendimit tim modest, ka dy mënyra për të mbajtur një post të lartë: Ose ta përdorni fuqinë, ose fuqia t’ju përdorë. Ka shumë politikanë të cilët gëlltisin nga pushteti (dmth e keqpërdorin pushtetin – shënimi im E.B.). Ata janë të frikësuar nga humbja në zgjedhjet e ardhshme, dhe përqëndrohen në aktivitetet e tyre në përputhje me rrethanat. Kredoja ime ka qenë gjithmonë: Ti je i zgjedhur, ushtroje pushtetin, kërko të ndryshosh diçka dhe pastaj lëshoje. Unë nuk kam ditë që të kem menduar për rizgjedhjen time. Prandaj unë jam krenar.

Das Magazin: Kritikët thonë se keni qenë një kryetar bashkie i mirë. Si kryeministër, balanca anon nga keq. Çfarë saktësisht janë arritjet tuaja?

Edi Rama: Po ju jap një shembull: Ne kemi bërë një reformë në energji. Përpara kësaj reforme 42 për qind e energjisë elektrike të vendit që konsumohej nuk paguhej. 42 % vidhej. Reforma jonë është përgatitur që t’i japë fund kësaj vjedhje. Kjo jo vetëm nga pikëpamja ekonomike, që është një hap i madh përpara, por edhe në aspektin e sundimit të ligjit. Ishte kjo një reformë që pati popullaritet? Jo domosdoshmërisht. Sepse njerëzit ishin mësuar ta merrnin energjinë elektrike falas. Përfitimi i një mase të tillë shihet ndofta pas 10-15 vitesh. Deri në çfarë mase përfitoj apo dëmtohem unë si politikan prej kësaj reforme, nuk më bëhet vonë.

Das Magazin: Ku do të jenë shqiptarët pas dhjetë ose 15 vitesh?

Edi Rama: Unë nuk jam dikushi që ka shumë e shumë vizione. Për këtë rajon, unë kam vetëm një: që të jetë i integruar në Bashkimin Europian.

Das Magazin: Si anëtare me të drejta të plotë apo në formë asocimi?

Edi Rama: Anëtarësimi i plotë. Por askush nuk e di: Kjo nuk ka lidhje vetëm me faktin nëse ne i kemi përmbushur kushtet për anëtarësim. Por nëse Bashkimi Europian është i aftë për të pranuar vende të reja. Apo madje nëse Bashkimi Europian do të ekzistojë në këtë formë që ka sot edhe pas 15 vitesh.

“Angela Merkel është e vetmja që bën gjënë e duhur.”



Das Magazin: Kriza e Bashkimit Europian është përkeqësuar me krizën e refugjatëve. Ata janë afër, por jo të përfshirë. Si i gjykoni ju zhvillimet e dymbëdhjetë muajve të fundit?

Edi Rama: Ajo që po ndodhte ishte gati që të kthehej një tragjedi e Evropës. Kjo ishte një provë, që Europa duhet ta analizojë si me letër lakmuesi, për të shqyrtuar dobësitë e veta.

Das Magazin: Ka vepruar ashtu si duhet Angela Merkel?

Edi Rama: Ajo është e vetmja që ka vepruar si duhet.
Das Magazin: Çfarë kontributi mund të japë Shqipëria në zbutjen e krizës së refugjatëve?

Edi Rama: Ne jemi të gatshëm të bëjmë pjesën tonë në një kuadër panevropian të përcaktuar edhe për të marrë refugjatë. Por në qoftë se Evropa nuk është gati si e tërë për një veprim të tillë, e çfarë mund të bëjë një vend si Shqipëria ? Unë nuk shoh asnjë plan, përveç se thuhet vetëm me fjalë: ka mbetur problemi tek grekët apo tek turqit. Kjo nuk është ideja ime për një Europë të Bashkuar. Ky është një makth.

Das Magazin: Ju përmendët Ballkanin si rajonin më proevropian të kontinentit. Zvicra është shumë antiEuropiane, ose më mirë të themi mban qëndrim skeptik ndaj Bashkimit Europian. Çfarë do t’i këshillonit ju zviceranët…

Edi Rama: … Unë do të kujdesesha që të mos u japja zviceranëve ndonjë këshillë. Unë i kam zili, kjo është e gjitha.

Das Magazin: I keni zili?

Edi Rama: Është e qartë. Për shkak se zviceranët kanë krijuar një sistem unik politik. Zvicra është prova se mund të bëhet edhe pa BE-në. Megjithatë, unë nuk mendoj se Zvicra mund të jetë një model për të tjerët. Modeli zviceran nuk mund të kopjohet.

Das Magazin: Në Shqipëri, rreth 60 për qind e popullsisë janë myslimanë. Të krishterët përbëjnë pakicën më të madhe me rreth 20 për qind. Grupet e ndryshme fetare jetojnë në harmoni dhe pa probleme. Rreth frikës nga islami, çfarë mund të mësojë Europa nga vendi juaj?

Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   204   205   206   207   208   209   210   211   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish