Nga Gjergj Erebara
Një paketë ndryshimesh ligjore të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë me kërkesë të Fondit Monetar Ndërkombëtar në seancën e 2 qershorit 2016, imponon një set të ri dhe të detajuar rregullash, të cilat synojnë të detyrojnë qeverinë të mbajë disiplinë buxhetore të tillë që të sjellë reduktim të borxhit publik si përqindje e PBB-së si dhe të përmbajë veten nga krijimi i llojeve të tjera të borxhit publik, të tilla si kontratat koncesionare me kosto buxhetore si ato që janë përdorur nga qeveria aktuale.
Ndryshimet në ligjin 9936, ku imponohet një set mekanizmash të quajtura “rregulla fiskale” si dhe koncepti “veprimtari thuajse fiskale” synojnë që Shqipëria të arrijë të reduktojë borxhin publik formal si dhe disa shpenzime të cilat janë në thelb, borxh publik por jo të klasifikuara si të tilla, me qëllimin që brenda disa viteve, borxhi publik si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto të reduktohet nga niveli aktual prej 73 për qind e PBB-së në nivelin prej më pak se 45 për qind e PBB-së. Rregulla të tjera synojnë të shmangin fenomenin e zakonshëm të abuzimit me buxhetin e shtetit në vitet me zgjedhje përmes fryrjes së investimeve publike para datës së zgjedhjeve.
Këto ndryshime vijnë si pasojë e dështimit të konceptit të imponuar po nga FMN në vitin 2008 i njohur si “tavani i borxhit”, ndërkohë që për të shmangur lojën e fjalëve me borxhin publik, ligji i ri parashikon në detaje mënyrën se si llogaritet borxhi publik dhe imponon përdorimin e statistikave të Fondit Monetar Ndërkombëtar si njësi matëse e pavarur nga qeveria e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Ligji i vitit 2008 për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor kishte kritere të ngjashme por shumë më pak të detajuara për moslejimin e qeverisë që të rrisë borxhin publik për qëllime elektorale por zbatimi i këtij ligji duket se dështoi për shkak të mungesës së mekanizmave të zbatimit.
Teorikisht qeveria nuk lejohej të rriste borxhin publik në mbi 60 për qind të PBB-së por praktikisht, kjo u bë fillimisht me manipulime në parashikim apo në llogaritje aritmetike dhe më pas, përmes shfuqizimit të këtij neni. Ligji i ri për menaxhimin e buxhetit të shtetit rrezikon të ketë të njëjtin fat.
Dështimi i “Tavanit të Borxhit” dhe Rregullat Fiskale
Në vitin 2008, po me këshillën e FMN-së, Shqipëria miratoi një ligj, ku për herë të parë, vendoste një limit ligjor për nivelin e borxhit publik si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ligji 9936 sanksiononte në nenin 58 se qeveria nuk ka të drejtë ta rrisë borxhin publik përtej nivelit 60 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në kohën kur u miratua ky ligj, borxhi publik kishte rënë në nivelin 55 për qind të PBB-së, por që nga viti 2009, niveli i borxhit u rrit me shpejtësi duke e testuar në mënyrë të vazhdueshme limitin ligjor prej 60 për qind. Ky limit u njoh gjerësisht si “tavani i borxhit”. Gjatë viteve 2010 dhe 2011, një fenomen i ri u shfaq. Qeveria në buxhetet e atyre viteve, argumentonte se sipas llogarive të saj, borxhi publik qe pak më poshtë se sa kufiri ligjor prej 60 për qind. Pastaj, kur kjo nuk qe e mundur, qeveria filloi të fryjë përtej të logjikshmes parashikimin për rritje ekonomike të vendit, në mënyrë që parashikimi i saj i huamarrjes të qe gjithashtu i lartë. Problemi qe që parashikimi për rritjen ekonomike, si atëherë, edhe sot, kryhej nga Ministria e Financave, pra kishte një konflikt interesi mes dëshirës së qeverisë për të rritur huamarrjen dhe shpenzimet e veta dhe ligjit për menaxhimin e sistemit buxhetor, i cili sanksiononte një limit mbi borxhin.
Në vitin 2012, qeveria propozoi në parlament shfuqizimin e limitit të borxhit publik pasi manovrat e tjera të parashikimit tepër optimist të rritjes ekonomike apo të llogaritjes jokorrekte të borxhit publik si përqindje e PBB-së, nuk mjaftuan më për ta mbuluar realitetin, pra faktin që borxhi publik po rritej me shpejtësi ndërkohë që Prodhimi i Brendshëm Bruto nuk u rrit po aq shpejt.
Në total, kriteri i kufizimit të borxhit publik me ligj në Shqipëri mbijetoi vetëm katër vjet.
Mekanizmi i ri
Fondi Monetar Ndërkombëtar detyroi qeverinë së fundmi që të kryejë ndryshime të tjera në këtë drejtim, duke imponuar konceptin e rregullave fiskale. Rregullat fiskale janë një kriter i ngjashëm me tavanin e borxhit, por ndryshe nga tavani, parashikojnë që borxhi publik të ulet gradualisht si përqindje e PBB-së përgjatë dekadave të ardhëshme. Rregulli fiskal thotë që, në thelb, deficiti buxhetor i një viti të parashikohet në nivel më të ulët se sa parashikimi për rritje ekonomike dhe për të shmangur hilenë e qeverisë paraardhëse me parashikime të fryra të rritjes ekonomike, ligji i ri sanksionon që parashikimet që do të përdoren tani e tutje, nuk do të jenë më ato të qeverisë shqiptare, por parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
“Në çdo ligj vjetor fillestar të buxhetit, si dhe në planifikimet e buxhetit afatmesëm, kur rritja reale e Produktit të Brendshëm Bruto, e parashikuar në raportin respektiv “Perspektiva ekonomike botërore”, të FMN-së, është, të paktën 5 për qind, atëherë deficiti i përgjithshëmnuk mund të jetë më i lartë se 2 për qind e Produktit të Brendshëm Bruto, përveç rasteve tërrethanave të jashtëzakonshme,” thuhet në këtë ligj.
Perspektiva ekonomike botërore është një vlerësim që FMN bën dy herë në vit bazuar mbi modelet e saj statistikore për rritjen ekonomike të pritshme të të gjitha vendeve anëtare. Deri tani, parashikimet buxhetore bëheshin në bazë të parashikimeve të kryera nga vetë Ministria e Financave.
Ndryshimi tjetër i rëndësishëm i ligjit është imponimi i detyrimit për të lënë mënjanë nga buxheti i shtetit një shumë prej deri 0.7 për qind të shpenzimeve totale të buxhetit, (rreth 3 miliardë lekë apo 22 milionë euro sipas nivelit aktual të shpenzimeve buxhetore,) si fond rezervë për mosrritjen e borxhit publik.
“Në çdo vit buxhetor të planifikuar duhet të përfshihet një kontingjencë e veçantë, prej jomë pak se 0,7 për qind e shpenzimeve totale të buxhetit, për të kompensuar rreziqe potencialenga luhatjet në kurset e këmbimit ose normat e interesit, me ndikim në nivelin e borxhit,” thuhet në ligjin e ri.
Jo më koncesione pa limit
Fondi Monetar Ndërkombëtar fitoi mekanizma presioni ndaj qeverisë shqiptare në fund të vitit 2013, kur Shqipëria kërkoi ndihmë për dalje nga kriza dhe Fondi përdori mekanizmin e vet të zakonshëm të kredive me interesa të buta në shkëmbim të reformave disiplinuese buxhetore, fiskale apo administrative. Kjo marrëdhënie detyroi qeverinë që të mos kryejë shpenzime publike siç mund të dëshironte të bënte, për shkak të kushteve të rrepta për mosrritjen e borxhit publik. Por qeveria duket se gjeti një hile për të shmangur këto kufizime duke krijuar shpenzime përmes të ashtuquajturave “partneritet publik privat” për punë apo shërbime publike. Borxhi publik që llogaritet si i tillë nuk përbëhet nga të gjitha detyrimet që shteti mund të ketë apo mund t’i lindin në marrëdhënie me qytetarët e vet. Borxhi publik përbëhet vetëm nga paratë e marra hua nën ligjin për borxhin publik. Por ka gjithashtu një dallim të madh mes borxhit publik dhe detyrimeve të pashlyera, pasi, në rast se qeveria dështon të respektojë një kontratë çfarëdo me qytetarët e vet, ajo nuk konsiderohet e falimentuar ndërsa në rast se dështon të shlyejë interesat e principalin e borxhit publik, ajo konsiderohet e falimentuar.
Qeveria aktuale ka dhënë dhe dëshiron të vijojë të japë kontrata të tilla të majme të njohura si ‘koncesione’, për afate të gjata dhe me kosto në buxhetin e shtetit. Të tilla janë koncesioni i CheckUp, i Dializës apo i Sterilizimit, apo koncesione si ato që janë në procedurë, si ai i ndriçimit dhe Rruga e Kombit.
Për të shmangur akrobacinë e re juridike të qeverisë, e cila efektivisht e rrit borxhin publik si detyrim kontraktual dhe jo si borxh publik, Fondi Monetar Ndërkombëtar imponoi koncepte të reja si “veprimtari thuajse fiskale” apo “veprime ekstrabuxhetore”, me synimin për të kufizuar koncesionet.
“Shuma e përgjithshme e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes sëpërgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo partneriteti publik privat(PPP), si rregull, nuk duhet të tejkalojnë kufirin prej 5 për qind të të ardhurave tatimorefaktike të vitit paraardhës buxhetor,” thuhet në ligjin e ri. Mbetet për t’u parë nëse shuma e detyrimeve të koncesioneve aktuale është më e ulët apo më e lartë se sa të ardhurat tatimore praktike për shkak se transparenca mbi kostot e këtyre koncesioneve për buxhetin e shtetit është aktualisht zero. Të ardhurat e buxhetit të shtetit vitin e kaluar qenë 379 miliardë lekë dhe 5 për qind e kësaj shume është afro 19 miliardë lekë (136 milionë euro). Ministrisë së Financave i duhet aktualisht të llogarisë se sa janë detyrimet e përgjithshme të buxhetit të shtetit të krijuara nga koncesionet si dhe të analizojë të gjitha koncesionet e reja për të parë se sa kosto do të kenë këto koncesione dhe nëse kjo kosto tejkalon kriterin e përcaktuar. Një kriter tjetër i imponuar në ligj është që Kuvendi i Shqipërisë do të duhet të miratojë shpenzimet për koncesionet ekzistuese të këtij lloji si dhe “koncesionet e reja për vitin pasardhës”, gjë që sugjeron se qeveria nuk do të mund të japë më koncesione të tilla pa marrë miratimin për shpenzimin e këtyre parave nga Kuvendi. Ky është një dallim i madh në krahasim me kontratat koncesionare të qeverisë aktuale, të cilat nuk i janë nënshtruar procedurave të transparencës të cilave u nënshtrohet ligji për buxhetin e shtetit kur miratohet në Kuvend.
Jo më asfalt elektoral
Kriteri tjetër i imponuar nga FMN synon të disiplinojë shpenzimet buxhetore në vitet elektorale. Përgjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit, zgjedhjet në Shqipëri janë bërë zakonisht në verë dhe buxheti i shtetit ka shënuar nivele të larta deficiti në muajt para zgjedhjeve, pasi qeveritë janë përpjekur të fitojnë vota përmes rritjes së shpenzimeve publike apo përmes akordimit të sa më shumë tenderëve për krijim klientele politike. Shqiptarët kanë krijuar termin “asfalt elektoral” për të përshkruar këto lloj shpenzimesh të kryera me nxitim para zgjedhjeve dhe që kanë krijuar shpesh punë me cilësi të dobët apo rrugë që e kanë pasur jetën e shkurtër.
Sipas ligjit të ri, në nenin me titull “Kontrolli i ekzekutimit të buxhetit në vitet elektorale”, kërkohet që deficiti buxhetor i një viti elektoral të mos shpenzohet në më shumë se 30 për qind të totalit të deficitit të planifikuar në tremujorin e parë dhe jo më shumë se 55 për qind në gjashëmujorin e parë të vitit me zgjedhje. Në këtë mënyrë, qeveria nuk do të ketë të drejtë ligjore të përqendrojë shpenzimet në muajt para zgjedhjeve.
Shkelja e këtyre rregullave lejohet vetëm në kushtet e emergjencës kombëtare apo të vështirësive të mëdha ekonomike, ku me vështirësi ekonomike, sipas përkufizimit të ligjit, nënkuptohet “rritje ekonomike më pak se 1 për qind në vit”./BIRN/
Video/ Kombëtarja kuqezi, ja si e prezanton Shqipërinë UEFA
UEFA ka publikuar një video në “Youtube” ku prezanton Shqipërinë në "Euro 2016". Në video përmenden disa fakte, si pseudonimi "Shqiponjat" për Kombëtaren Kuq e Zi, vendndodhjen e Shqipërisë, popullsia e Tiranës si dhe kapiteni Loriku dhe trajneri De Biasi.
Video/ Mijëra njerëz në funeralin e Muhamed Alisë
Mijëra njerëz ia dhanë lamtumirën e fundit boksierit legjendar Muhamed Ali, në një funeral disa kilometra të gjatë në qytetin e tij, aty ku arkivoli i tij u soll rreth lagjes së tij të vjetër në makinën e varrimit.
Aktori Will Smith dhe boksieri Mike Tyson ishin në mesin e njerëzve të cilët e vendosën arkivolin e Aliut në makinën e zezë të varrimit.
Nisja me arkivol u bë nga shtëpia e tij e fëmijërisë, ku ai ëndërroi për karrierën e tij të lavdishme në boks.
Më pas arkivoli udhëtoi për në bulevardin që mban emrin e tij dhe muzeun që qëndron si përkujtim për nder të triumfeve të tij në boks dhe veprimeve të tij humanitare.
Njerëz të shumtë qëndruan në këmbë rreth rrugës duke brohoritur “Ali” dhe duke duartrokitur automjetin që mbante trupin e tij.
Kjo është dita e dytë e ceremonisë përkujtimore për Alinë, i cili vdiq të premten në moshën 74-vjeçare.
Berisha: Tahiri i shkoi në banesë zyrtarit të policisë që është me arrest shtëpie
Specialisti i Forcës Operacionale, Ention Xhelili, që është me masë sigurie arrest shtëpie për skandalin e përgjimeve, është takuar në mënyrë të paligjshme me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Ky është denoncimi që ka bërë një qytetar tek ish-Kryeministri, Sali Berisha.
Ky i fundit e ka publikuar denoncim në Facebook dhe ka kërkuar që Prokuroria të hetojë këto takime të paligjshme të Tahirit me punonjësin e policisë që është në arrest shtëpie.
Postimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha në facebook:
“Te dhena te tjera per skandalin “Edvin Gate”.
Qytetari dixhital denoncon Saje qorrin per takime te kundraligjshme me oficerin e arrestuar per çeshtjen e pergjimit, me mbiemer Xhelili. Saje, pasi i shiti per te shpetuar mendren e tij, perpiqet tani t’u mbylle gojen dhe t’i zhyse keshtu me thelle ne krimin antikushtetues qe kane kryer ne zbatim te urdherave antikushtetuese te Rames, Tahirit dhe Çakos.
I bej thirrje prokurorit te shtoje ne hetim edhe takimet e paligjshme dhe pa lejen e tij te Saje qorrit me te arrestuarin, Xhelilin e pergjimit apo skandalit “Edvin Gate”. Sb”.
“Pershendetje doktor,jam nje qytetar qe banoj,po ju informoj se dje dhe pardjje ka ardhur dy her ne dite caje qorri me taku nje nga djemt qe eshte arrest shtepie me mbiemtin xhelili.shtepia ku erdhi dshte te lapidari 4 deshmoret afer lokalit Tripek ne katin e 4 flm me respekt B.l”
Video/ Gjermani-Spanjë, finalistët e “Euro 2016”
Jo vetëm tifozët apo kompanitë e basteve, por tashmë dhe kompanitë kompjuterike parashikojnë se finalja Euro 2016-të do të jetë mes Gjermanisë dhe Spanës.
Këto parashikime nuk janë bërë nga një agjenci bastesh, por nga një algoritëm i motorit të kërkimit Bing të Microsoft dhe, duke parë saktësinë e treguar në të kaluarën, mund të thuhet se janë parashikime të besueshme.
Rezultatet përfundimtare janë nxjerrë nga analiza e një sasie të madhe informacioni.
Në Botërorin e Brazilit Microsoft ka arritur të gjejë 15 nga 16 përballjet me eliminim direkt të kompeticionit, me një saktësi prej 94% dhe finalistët e turneve të meshkujve dhe femrave të Wimbledon të viti të kaluar me 71%.
Ky është revolucioni, akoma në hapat e para, të të ashtuquajturve “Big Data”: gjithçka që bëjmë duke përdorur teknologjinë lë gjurmë, mjafton të jesh i aftë ta gjesh këtë gjurmë dhe të kesh fuqinë e përllogaritjes për ta analizuar.
“Ne mbledhim informacionin statistikor që kemi në dispozicion, – ka thënë Claudio Grego, programues i Microsoft, – për shembull renditjen e ekipeve, vlerësimin individual të lojtarëve, faktorët që kanë kontribuuar te fitorja e mëparshme dhe bëjmë një analizë të këtyre të dhënave. Por vetëm kaq nuk mjafton. Këtyre i shtojmë edhe ‘ndjesinë e web’-it dhe ky është elementi që rezulton vendimtar”. Praktikisht gjithçka që thuhet në rrjetet sociale.
I gjithë ky informacion merret në formë anonime nga disa sinjale që, pasi analizohen nga një seri algoritmesh, prodhojnë informacionin e duhur. “Në këtë mënyrë krijohet ajo që ne quajmë ‘urtësia e ëeb’-it dhe që rrit akoma më shumë saktësinë e parashikimit. Gjithsesi jo gjithçka mbeten disa gjëra që nuk mund të parashikohen, që janë edhe e bukura e sportit”.
Ndërkohë, surprizat e turneut pritet të jenë Ukraina dhe, mbi të gjitha, Islanda, që do të shkojë deri çerekfinale. Tani i takon Shqipërisë që të tregojë se këto parashikime janë të kota, duke befasuar botën në Euro 2016-të.
Kërkesa e PD, shtyhet mbledhja e Byrosë për përjashtimin e Kryeministrit Rama nga Parlamenti
Mbledhja e Byrosë së Kuvendit për përjashtimin 10 ditë nga Parlamenti të Kryeministrit Edi Rama është shtyrë për ditën e hënë.
Kjo mbledhje ishte parashikuar të mbahej sot në orën 18:00, ku do të diskutohej kërkesa e Partisë Demokratike, e cila kërkon përjashtimin e Ramës pas tensioneve në Parlament ditën e enjte.
Gjatë seancës plenare, Kryeministri ofendoi deputetët e opozitës duke i quajtur “tufë”. Kjo shkaktoi reagimin e opozitës dhe bëri që seanca të ndërpritej dy herë.
Aksident në Devoll, humb jetën 45-vjeçari
Një aksident me vdekje ka ndodhur pasdite në Devoll.
Makina me targa “DV 1457 A” doli nga rruga, pasi drejtuesi i saj 45-vjeçar humbi kontrollin dhe për pasojë gjeti vdekjen.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.
Qeveria në Francë, vetëm Blendi Klosi në krye të detyrës, i jep shtëpi gruas së dhunuar në Vlorë
Ministrat e Ramës të gjithë në Francë, por gjesti i Klosit s’ka të paguar. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë sapo mbaroi konferencën në Bruksel nuk mori avionin apo metronë, por u kthye në Shqipëri.
Arsyeja shumë e thjeshtë: për të ndihmuar gruan e dhunuar në Vlorë Marsela Çaushaj dhe fëmijët e saj.Video e dhunës së ishbashkëshortit Ilirjan Pajo ndaj Çaushajt preku mbarë opinionin publik por edhe vetë ministrin Klosi.
Ai së bashku me kreun e Shërbimit Social Shtetëror Etleva Bisha dhe kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli kanë gëzuar sot me dhurata fëmijët e Çaushajt por njëkohësisht u kanë ndryshuar jetën atyre.
Një shtëpi të re me qira, punë si sanitare për Marselën në një shkollë të qytetit dhe shkollë e kopsht për fëmijët.Këto janë fotot prekëse, teksa ministri u jep dhurata fëmijëve të traumatizuar nga babai që tashmë ndodhet në burg.
Eurodeputeti Fleckenstein jep parashikimin për Shqipërinë: Do fitojë ndaj Zvicrës...
Deputeti i Parlamentit Europian, Knut Fleckenstein, njëkohësisht edhe raportues për Shqipërinë, ka uruar Kombëtaren Shqiptare për në Kampionatin Europian.
Duke qenë se është nga Gjermania, Fleckenstein ka uruar fillimisht Kombëtaren e vendit të tij dhe së dyti nuk ka munguar urimi për Shqipërinë, që merr pjesë për herë të parë në një kompeticion të tillë europian.
Madje, eurodeputeti ka dhënë edhe një parashikim për ndeshjen e nesërme të Shqipërisë me Zvicrën.
“Sot fillon Kampionati Europian në Francë. I uroj fat të mbarë të gjitha ekipeve. Sigurisht që kam kryqëzuar gishtat pët Kombëtaren Gjermane. Megjithatë, për nesër jam i sigurt se ekipi i Shqipërisë do të fitojë 2 me 0 ndaj Zvicrës. Dhe kjo sepse skuadra ka një shpirt skuadre për t’u admiruar”,- shkruan eurodeputeti Knut Fleckenstein në Facebook.
Albano Bogdo vrer ndaj TVSH-së: Ju jeni një turp!
Aktori i humorit në “Apartamentin 2XL”, Albano Bogdo, ka qenë mjaft i irrituar për sa i përket mos transemtimit të ndeshjeve të kampionatit Evropian, nga Televizioni Publik Shqiptar (TVSH).
Në një status në Facebook, Bogdo thekson se, ky është një turp i madh, pasi Televizioni Publik mbahet nga taksat e shqiptarëve dhe kjo ngjarje vjen erë.
“Epo kjo pune kshu… mos te jape televizioni shteteror, ndeshjet e skuadres qe i merr rrogat nga shteti….turp kush e ka sajuar kete kake….se po mban shume ere….skuadra kombetare udheton ne france me leke te nxjerra nga taksat tona, ndersa ne nuk e shohim dot ne tv”,- shkruan Bogro në FB.
Dokumenti/ Qumështi monopol si nafta. Fillon hetimi për Lufrën dhe Erzenin
Dy kompanitë më të mëdha të përpunimit të qumështit dhe nën produkteve të tij janë vënë nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës.
“Citynews” ka mësuar se me një vendim të Komisionit të Konkurencës pranë këtij Autoriteti me vendimin 413 datë 21.04.2016, është vendosur “Hapja e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e përpunimit të qumështit të ambalazhuar dhe nënprodukteve të tij, ndaj ndërmarrjeve “Lufra” shpk dhe “Erzeni” shpk me objekt ekzistencën ose jo të një marrëveshje të ndaluar ose abuzim ose jo me pozitën e përbashkët dominuese në tregun përkatës”,- shkruhet në vendimin e Komisionit të Konkurrencës.
Ky vendim përfshin hetimin për një periudhë 3 mujore dhe nuk mund të zgjasë më shumë se 6 muaj nga marrja e vendimit.
“Citynews” mësoi se, raporti ka disa pika dhe arsye ku është mbështetur për fillimin e këtij hetimi të thelluar.
Vendimi dhe argumentet
Në raport thuhet se janë analizuar të dhënat për 9 ndërmarrje që ushtrojnë veprimtarinë në tregun e qumështit dhe nënprodukteve të tij, dhe ndërmarrjet Lufra dhe Erzeni zotërojnë rreth 75-80% të pjesës së tregut të shitjes sipas sasisë dhe vlerës së shitur në tregun përkatës.
Në pikën 13 të këtij raporti, thuhet qartazi se “vërehet se ndërmarrjet Lufra dhe Erzeni paraqesin dyshime për ekzistencën e një marrëveshje të ndaluar”.
Sipas të njëjtit raport, në pikën 145 theksohet se “Lufra dhe Erzeni aplikojnë çmimet e shitjes me shumicë të këtij produkti me ndryshime shumë të vogla nga njëri-tjetri, çmimet e tyre janë më të larta se të konkurrentëve të tjerë më të vegjël të tregut, si dhe çmimet e shitjes me pakicë janë të caktuara dhe pa luhatshmëri sezonale gjatë gjithë periudhës objekt hetimi”.
Këto kanë qenë argumentet që kanë detyruar Komisionin e Konkurrencës pranë Autoritetit të Konkurrencës të fillojë një hetim të thelluar në lidhje me ndërmarrjet Lufra dhe Erzeni./Citynews/
Foto/ Lojtari shqiptar, në grupin e telenteve të “Euro 2016”
Kampionati europian nuk është vetëm një garë për të fituar trofeun e madh por edhe një vitrinë ku shumë lojtar me paraqitjen rrinsin çmimin e kartonit.
Në “Euro 2016” do të debutojnë edhe shumë talente të kombëtare të ndryshme.
Në mesin e tyre është edhe mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, i cili me shumë mundësi pas këtij kampionati do kërkohet nga klubet e mëdha.
Më poshtë keni dhjetë lojtarët e rinj që pritet të tregojnë kualitetet e tyre në Kampionatin Evropian, në mënyrë që bota e futbollit të njihet më mirë me ata.
10. Emre Mor (Turqi)
Mosha: 18 – Paraqitjet/golat për kombëtaren: 2/0.
9. Nicolai Stanciu (Romani)
Mosha 23 – Paraqitjet/golat për kombëtaren: 5/4.
8. Jordan Lukaku (Belgjikë)
Mosha: 21 – Paraqitjet/golat për kombëtaren: 4/0.
7. Viktor Kovalenko (Ukrainë)
Mosha: 20 – Paraqitjet/golat për kombëtaren: 2/0.
6. Elseid Hysaj (Shqipëri)
Mosha: 22 – Paraqitjet/golat për kombëtaren: 17/0.
5. Aleksandr Golovin (Rusi)
Mosha: 20 – Paraqitjet/golat për kombëtaren: 3/2.
4. Federico Bernardeschi (Itali)
Mosha: 22 – Paraqitjet/golat për kombëtaren: 4/0.
3. Ozan Tufan (Turqi)
Mosha: 21 – Paraqitjet/golat për kombëtaren: 23/1.
2. Breel Embolo (Zvicër)
Mosha: 19 – Paraqitjet/golat për kombëtaren: 10/1.
1. Arkadiusz Milik (Polani)
Mosha: 22. Paraqitjet/golat për kombëtaren: 24/10.
Fotogaleri/ Për kë bën tifo seksbomba Ratajkowski në “Euro 2016”?
Supermodelja dhe aktorja amerikane Emily Ratajkowski është lindur në Londër.
Por a do të bëjë ajo tifo për Rooney dhe shokët e tij në evropian?
Mrekulli! Në Itali njerëzit do të ecin mbi ujë
Në Itali po u jepet mundësia njerëzve që të ecin mbi ujë falë një instalacioni artistik mbi një liqen. Artisti Christo ka zgjedhur liqenin piktoresk Iseo në veri të Italisë për instalacionin që do të hapet javën e ardhshme.
80-vjeçari Christo pret që instalacionin e tij ta vizitojnë rreth 500 000 persona.
“Për herë të parë, për 16 ditë, nga 18 qershori në 3 korrik, njerëzit do të mund të ecin mbi ujë”,- thotë Christo.
Kostoja e këtij instalacioni është 15 milionë euro.
Foto/ “Euro 2016” nis me Francë-Rumani, në “Stade de France”
Kampionati europian nis zyrtarisht me ndeshjen Francë-Rumani. Vendi organizator i këtij edicioni është edhe favoriti kryesor për fitimin e këtij turneu.
Franca nuk përfshiu në skuadër sulmuesin e Realit të Madridit, Karim Benzema, për shkak të shantazhit që ai i bëri shokut të ekipit muaj më parë, por edhe pse vendin e tij në formacion u tha se do ta zinte Martial, një nga sulmuesit më premtues të kombëtares franceze, Deschamps ka vendosur të kundërtën.
Sot, Franca do të luajë me tri sulmues dhe për këtë arsye, Payet është përzgjedhur për të qenë në fushë nga minuta e parë, për t’u përfshirë në treshen ku gjen vend edhe Griezmann e Giroud.
Mesfusha e “gjelave” do të përbëhet nga ylli i kësaj skuadre Pogba, i shoqëruar nga Kantè e Matuidi. Në mbrojtje, Deschamps ka vendosur Sagna, Rami, Koscielny dhe Evra, ndërsa portën ia ka besuar Hugo Lloris.
Nga ana tjetër, rumunët do të luajnë me një formacion 4-3-2-1, i cili është totalisht mbrojtës. Rumunët kanë pësuar shumë pak në kualifikueset për “Euro 2016” duke përdorur të njëjtën taktikë, që do të përdorin edhe sot.
Statistikat favorizojnë vendasit. Në 10 ndeshje, Franca ka fituar 5 dhe ka barazuar po kaq. Ajo nuk ka humbur asnjë sfidë në kompeticione zyrtare me Rumaninë, por vetëm një miqësore në vitin 1972 në Bukuresht, ku është mposhtur me rezultatin 2-0./TCh/
Myslimanët arab 160 mijë dollarë për një boshnjake të virgjër
Femrat boshnjake nga Bosnja e Hercegovina, kanë filluar të jenë një atraksion për arabët.
Ata janë të gatshëm që të shpenzojnë shuma enorme të parave për femrat nga BeH dhe, për një të virgjër nga ky vend, arabët janë të gatshëm të paguajnë deri në 160 mijë dollarë, thuhet në një kronikë të televizionit serb N1.
“Kam pasur një situatë, kur një pronar i një agjencie nga Dubaji, ka dërguar një person për ta gjetur një vajzë virgjine. Preferencat e tij kanë qenë që ajo vajzë të jetë nga vendet rurale, rreth qyteteve Visoko, Maglaj, Gorazhdë dhe Zenicë”, ka thënë një punonjës turistik me përvojë pune në Abu Dabi, transmeton “lajmi.net”.
Ky punonjës turistik, kishte arritur që vajzën e kërkuar ta gjej në Gorazhdë. Nga pasaniku arab, ai kishte fituar 160 mijë dollarë për gjetjen e kësaj vajze të virgjër.
“Është paraqitur një grua e ve. Kishte thënë se pranon ofertën, pasi që nuk kishte ku t’i lente fëmijët. I thash se do personi i interesuar është i gatshëm t’i ndërtojë një kat në shtëpi. Ajo tha se është e gatshme që të shkojë në operacion plastik, për ta kthyer virgjërinë”,- shton bashkëbiseduesi.
Sfida e Shqipërisë!
Do'stlaringiz bilan baham: |