Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Pësojmë sërish gol në pesë minutat e para…



Download 6,39 Mb.
bet220/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   216   217   218   219   220   221   222   223   ...   352

Pësojmë sërish gol në pesë minutat e para…

Sepse futemi në fushë shumë të ngarkuar emocionalisht, ndërkohë që duhet të bëjmë komplet tjetër gjë. E kam thënë edhe në konferencën për shtyp përpara këtij takimi se ai që do të arrijë që ta zgjidhë më mirë tensionin, do të bëjë edhe lojën e tij. Ne vazhdojmë që ta vuajmë këtë gjë në minutat e para. Gjithashtu, ndëshkimi i Canës ndikoi për vazhdimësinë.



Sipas jush, çfarë ndodhi për këtë episod?

Nuk di çfarë të them, ama ai është 33 vjeç dhe një lojtar që ka eksperiencë. Të luante ndaj Zvicrës në kampionatin europian, ishte takim të cilin e përjetoi shumë, por duhet ta kishte përballuar më mirë. Mbase gaboi në faullin e parë që ishte krejtësisht i evitueshëm.



Ama, Shqipëria sikur luajti më mirë me dhjetë…

Atëherë do të kërkojmë që të luajmë me dhjetë në ndeshjet e tjera… Na duhet që të rikuperojmë për ndeshjen tjetër, pasi disa lojtarë janë të lodhur, ndërsa pjesa tjetër duhet të përgatitet më mirë. Ne luajtëm më mirë, pasi pësuam gol sepse ishim duke humbur dhe logjikisht duhet sulmonim për të barazuar rezultatin. Edhe kur mbetëm me 10 lojtarë arritëm të krijonim 2 raste shumë të mira për të shënuar, por nuk ia dolëm. Megjithatë kjo ishte gjëja pozitive e ndeshjes. Ndërkohë, Zvicra shënoi golin e ndeshjes në tentativën e parë. U pa që Xhaka dhe Abrashi mbajtën peshën e mesfushës…



Xhaka ynë apo i atyre?

Yni, u pa që ishte grintoz dhe kishte dëshirë për të luajtur… Po, kemi shumë nevojë për këta lojtarë që marrin përsipër gjëra të mëdha, gjithashtu që të dinë të japin kontribut për ekipin edhe në disa role të tjera.



Gabuam sërish në prapavijë…

Unë nuk jam mësuar të flas për reparte të veçanta, por për të gjithë skuadrën. Duhet të ngrihemi dhe të luajmë me personalitet. Isha i bindur se ndeshjen e sotme (djeshme) mund ta luanim akoma më mirë dhe mund ta vinim më shumë në vështirësi Zvicrën. Ne treguam të gjitha anët tona më të mira, por i shkërmoqëm nga mungesa e vëmendjes./Panorama Sport/


Foto/ Tifozja seksi bën simbolin e shqiponjës, por me gishtin e mesit i prish punë vetes

“Euro 2016”, Shqipëria për herë të parë pjesë e saj është kjo një arsye që na bën të ndihemi krenarë dhe mos të ngurojmë së bëri simbolin e shqiponjës, që na identifikon si shqiptarë.

Ditën e djeshme të gjithë të rinj e të moshuar, të famshëm e qytetarë i kanë uruar fat kombëtares shqiptare.

Marina Fara, vajza e Eli Farës, e veshur me një bluzë kuq e zi, nuk ka nguruar të realizojë foto, por diçka nuk shkon me gishtin e mesit.

Thoi i vënë mungon vetëm në gishtin e mesit, ndërkohë që të gjithë gishtat e tjerë janë në rregull, të strukturuar.

A e ka vënë re Marina këtë detaj ndërkohë që po postonte foton, apo ka menduar se askush nuk do ta vërejë?


Foto/ Florida, merr fund pengmarrja, vritet atentatori i armatosur
Një person i armatosur ka mbetur i vdekur dhe mbi 20 persona janë qëlluar pas një sulmi dhe pengmarrjes në një lokal nate për gay në Florida.

Policia tha se, pati shumë viktima te lokali “Pulse” pas sulmit të ndodhur gjatë orëve të vona të natës.

Mbi 20 persona u qëlluan pasi personi hapi zjarr në lokalin e natës rreth orës 2 të natës me orën lokale, sipas asaj që raportojnë mediat lokale.

Skandal/ Ja si po na helmon "Lufra" dhe "Erzeni" me Benzoat

Institucionet e kontrollit ushqimor, kanë 25 vjet që na këshillojnë të mos blejmë produkte buke, peshku, mishi e qumështi, që shiten në rrugë e sheshe. Mirë bëjnë që na kujtojnë edhe pse na këshillojnë vetëm kur ndodh ndonjë rast helmimi e dalin vendosin ndonjë gjobë sa për procesverbal për të treguar që “punojnë”.

Ndërsa institucionet e sigurisë ushqimore luftojnë të na mbrojnë nga risqet e rrezikut që sjellin tregjet e rrugës, shefat e riskut të rreziqeve në AKU e në sektorët e higjienës, duket se e kanë marrë “me sportivitet” pasigurinë dhe abuzimin që bëhet me produktet ushqimore, që prodhohen e hidhen në treg nga fabrikat, duke lejuar prodhuesit të bëjnë çfarë të duan.

Janë disa produkte ushqimore me bazë qumështin, të cilat nuk kanë asnjë garanci për sigurinë dhe cilësinë, për vlerat ushqyese dhe standarde të tjera, paçka se këto produkte si djathë, qumësht, kos, salcë kosi, gjizë etj., serviren të paketuara e të konservuara në ambalazhe plastike me etiketa me reklama lule­lule, me lopë e dele që ekspozohen duke kullotur në lëndina!

Me të dhëna e që tregtohen kudo, e sigurojnë dhe e përdorin 100% natyral nga lopët e delet, por këtë nuk e besojnë as vetë lopët, madje as delet!

Nuk mund të akuzojmë drejtorin e riskut në AKU, se duke qenë mësues fizkulture nuk ka haber nga punët e kontrollit të qumështit (apo për fakte të tjera që thonë gojët e liga), mbasi siç dihet ai ka në varësi edhe ndonjë specialist të fushës.

Problemi qëndron në realitetin, se nuk bëhen kontrolle, ose bëhen kontrolle fiktive me ndonjë “kafe shoqërore në xhep”. Po ndalemi tek një fakt abuzimi, që bëhet nga dy kompanitë “Lufra” e “Erzeni” dhe që lejohet nga kontrollorët e sigurisë ushqimore.

Konkretisht, “dybekët” e këtyre dy kompanive, prodhojnë produkte qumështi duke përdorur një reagent të quajtur “Benzoat”, që nëse hidhet mbi normën e lejuar quhet jo vetëm abuzim në cilësi, por edhe risk me rrezik për jetën e konsumatorit. Çfarë ndodh?

Këto dy kompani, përveç abuzimit që prodhojnë me qumësht pluhur të përzier edhe me pak qumësht natyral (bio), për të arritur parametra fallco të gjendjes së fortë (lidhjes fizike) dhe rezistencën po fiktive të produktit, përdorin reagentin “Benzoat”, ose antioksiduesin siç quhet teknologjikisht.

Ky reagent, duhet përdorur në masën 150 gram për çdo 100 litër qumësht! Në fakt, sipas denoncimeve të bëra nga njerëz që kanë punuar e punojnë brenda këtyre kompanive, “ustallarët” e babëzitur të “Lufrës” e “Erzenit”, që faktikisht me këtë veprim mund të quhen zhvatës (nëpërmjet cilësisë së dobët) dhe “vrasës” të konsumatorit me falsitetin e jetë-gjatësisë së produktit, nuk i hedhin qumështit 150 gram reagent “Benzoat”, sa e përcakton standardi teknologjik i lejuar, por hedhin 500-600 gram në çdo 100 litër qumësht.

Me këtë abuzim, që quhet “krim ushqimor”, firmat në fjalë falsifikojnë dy parametra bazë të produktit. Shtojnë jetëgjatësinë fallco të produktit në treg dhe bëjnë lidhje fizike të produktit po fallco!

Pra, produktet që “Lufra” dhe “Erzeni” nuk janë aq të “trashë” sa duken dhe me afat skadence të shkruajtur në etiketat dhe kapakët e ambalazheve.

Nëse qumështit i hidhet 150 gram reagent “Benzoat”, ai do të jetë jo aq i trashë, por i holluar, ndërsa afati i skadencës do të jetë vetëm 28 ditë e jo më tepër, për të evituar oksidimin e produktit me qëllim mbajtjen sa më gjatë në treg, siç ndodh realisht!/Telegraf/
SHBA, prishet festa në lokalin Gay, 20 të vdekur dhe 42 të plagosur
U vra nga policia burri i cili hyri me armë në lokalin për gay “Pulse” në Orlando të Floridës dhe nisi të qëllonte kudo.

Sipas policisë, bilanci i sulmit ka shënuar të paktën 20 të vdekur dhe 42 të plagosur.

Burri ishte mbyllur brenda klubit, duke mbajtur peng disa persona.

Ai kishte një armë sulmuese, një pistoletë dhe lëndë shpërthyese.

Policia e ka konsideruar si një “akt terrorizmi të brendshëm”.

Video/ Kapen 3 kg heroinë në Kakavijë, pranga shoferit të mjetit
Policia Kufitare e Kakavije ka parandaluar një rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike drejt Greqisë.

Kështu, gjatë kontrollit në vijën e dytë u zbuluan dhe sekuestruan 3 kg heroinë.

Droga ishte fshehur në një furgon “Mercedes-Benz Vito” me targa “AA 538 NM”.

Policia arrestoi drejtuesin e mjetit me drogë, Lulzim Bosnja, 39 vjeç nga Libofsha e Fierit.

Heroina ishte mbështjellë me letër natriban dhe ishte vendosur brenda kroskotit.

Marrveshja me FMN/ Në shtator, taksë e re apartamentesh e trojesh
Qeveria do të ketë gati në shtator ligjin me formulën e llogaritjes për taksën e re të pronës.

Pas kërkesave të vazhdueshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar për futjen e taksës së re për pasurinë e paluajtshme sipas vlerës së tregut, qeveria në letrën dërguar Fondit pranon se në muajin shtator do të ketë gati ligjin me formulën e re të taksës së pronës. Me futjen e taksës së re të pronës e bazuar te kadastra fiskale, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, do të ketë rritje të të ardhurave, pasi metoda e llogaritjes do të ndryshojë.

Aktualisht të ardhurat nga taksa e pronës zënë 1 për qind të GDP­së, por sipas Fondit, në vendet e tjera të rajonit ato zënë 6 për qind të GDP-së. Kërkesa e Fondit përsëritet edhe në raportin e publikuar këtë muaj.

“Autoritetet shqiptare duhet të përshpejtojnë punën për të përfunduar kadastrën fiskale për vlerësimin e taksës së duhur për çdo pasuri të paluajtshme. Në këtë drejtim ata duhet të fillojnë hartimin e metodologjisë dhe formulës së vlerësimit”,- thuhet në raport.

Në zbatim të detyrimeve që qeveria ka me Fondin Monetar, ka siguruar ndërkombëtarët se do të ndryshojë sistemin e taksimit të pronës. Ndryshimet do të sjellin metodën e llogaritjes së taksës, të cilën qeveria do ta ketë gati në shtator të 2016-s.

“Si hap i parë kemi në plan për të futur një kadastër fiskale për të vlerësuar tatimin për çdo pronë deri në fund të 2016­s. Paralelisht do të hartojmë ligjin me metodologjinë dhe formulën e vlerë­ simit deri në fund të shtatorit të 2016­s”, thuhet në letrën e ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, dërguar Fondit Monetar.



LLOGARIA

Me formulën e re të llogaritjes vlera reale e apartamenteve në treg është ajo që do të merret si bazë për taksimin. Sistemi i ri tatimor do të bazohet në regjistrimin elektronik të të gjitha llojeve të pasurive të paluajtshme në vend nëpërmjet kadastrës fiskale. Kadastra do të jetë e detajuar dhe do të përfshijë jo vetëm pronarët, por edhe të dhënat e sakta të pronës.

Taksa do të jetë një përqindje e caktuar e vlerës reale të pronës, qoftë kjo apartament apo truall. Në vitin 2013, Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi një raport të titulluar “Taksimi i pasurive të paluajtshme, potenciali i të ardhurave dhe sfidat e implementimit”.

Në këtë raport sillen disa eksperienca se si e kanë aplikuar këtë taksim vende të ndryshme të botës. Mes atyre që kanë marrë nisma së fundmi janë edhe Kroacia dhe Serbia. Përqindja që përcaktohet për t’u vjelë mund të ndryshojë, por zakonisht për banesat qëndron gjithmonë në 0.11 për qind. Çdo vit mbi këtë vlerë mund të aplikohet një rritje në bazë të inflacionit ose mund të lihet e ngrirë dhe të ndryshojë çdo 3 apo 5 vjet. Qeveritë mund të gjykojnë edhe zbatimin e taksës progresive.

Gjithsesi, formula që zgjedh një qeveri për ta aplikuar, sipas raportit të FMN­së, varet shumë nga situata në të cilën ndodhet vendi, niveli i formalizimit të pronës që nga mbyllja e proceseve të legalizimeve dhe problemit të mbivendosjes së pronave./Panorama/

Takimi me Bashën, Meta: I hapur për çfarë më kërkoi kreu i PD

Kryetari i Parlamentit Ilir Meta, në një konferencë për shtyp, ka sqaruar takimin rreth 2 orë me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha në lidhje me bisedimet për të arritur konsensus për reformën në drejtësi.

Duke folur në këtë aspekt, Meta theksoi se Basha, në emër të opozitës, kërkoi vetëm të ndryshohet formula e zgjedhjes së institucioneve të reja. Kreu i Kuvendit shtoi se është i hapur për dialog me të gjitha palët politike për të miratuar sa më shpejt reformën në drejtësi.

“I shpreha z.Basha kënaqësinë për angazhimin opozitës në procesin e hartimit të ndryshimeve kushtetuese dher mbështetjes që i ka dhënë reformës në drejtësi. Kam kërkuar mirëkuptimin për përcaktimin e kalendarit për miratimin e paketës kushtetuese as më shpejt.

Basha më shprehu angazhimin e opozitës për miratimin sa më parë të reformës në drejtësi dhe më njohu me të vetmen çështje që sipas opzitës ndan palët, atë të formulës së zgjedhjes së institucioneve të reja.

Në cilën e kryetarit të Kuvendit mbetem i hapur me dialog me të gjitha palët që të miratojmë sa më parë reformën më themelore”,- u shpreh kryeparlamentari Meta.


Kjo është Foto më e klikuar në ‘National Geographic’, ja pse...

Fotografia e një vajze indigjene me majmunin e saj të vogël në kokë, ka thyer rekordin duke marrë më shumë se 214 mijë pëlqime në Facebook.

Vajza e fotografuar nga Charlie Hamilton James për “National Geographic” është pjesë e fisit Matsigenka, të cilët jetojnë në një xhungël vetëm me natyrën, kafshët dhe zogjtë.

Vajza është fotografuar e zhytur në ujë, një fakt ky që tregon se noti për ta është mësim i hershëm. Këto fise jetonin në thellësi të xhunglës rreth 100 vite më parë, për t’iu fshehur tregtarëve të skllevërve.

Për fëmijët e këtij fisi nuk ka as shkollë e asgjë tjetër përveç natyrës dhe specieve të shumta të zogjve.

Ushqimi që shëron pothuajse gjithçka, dikur u lejohej vetëm perandorëve

​ Në kohën e perandorëve kinezë, orizi i zi është kultivuar në sasi të vogla, sepse ishte i dedikuar vetëm familjeve të perandorëve, derisa populli nuk kishte guxuar ta kultivonte apo ta konsumonte, transmeton gazeta Kosova Sot Online.



I pasur me nutriente

Nëse i zieni 60 mlg oriz të zi, përmban rreth 160 kalori, fitonutriente, dhe është burim për fibra, hekur, bakër dhe proteina.



Zvogëlon rrezikun nga sulmi në zemër

Orizi i zi ngjyrën e errët ia ka borxh antocianinës, përkatësisht antioksiduesve të fortë që shkrihen në ujë, parandalojnë krijimin e shtresave dhjamore në artere dhe kështu zvogëlojnë rrezikun nga sulmi në zemër.



Ruan shëndetin e syve

Vitamina E, një nga antioksiduesit që orizi i përmban, ruan qelizat e syve nga ndikimi i radikalëve të lirë, duke parandaluar sëmundjet e syve, si kataraktën, transmeton gazeta Kosova Sot Online.



Përmirëson kujtesën

Falë antioksiduesve që ka, orizi i zi përmirëson funksionin e trurit. Studimet në minj kanë treguar se ky ushqim ngadalëson plakjen e trurit.



Mbron mëlçinë

Konsumimi i orizit të zi ndihmon në pastrimin e organizmit dhe parandalon mëlçinë e yndyrshme. Pasi përmban fibra, orizi i zi parandalon kapsllëkun, fryrjet dhe dhimbjet që ndërlidhen me tretjen.



Kujdes: Kur blini pastë dhëmbësh kushtonjini vëmendje ngjyrave të katrorëve poshtë

Shumica e njerëzve kur blejnë pastë të dhëmbëve e lexojnë vetëm emrin e kompanisë. Por, sa nga ju mendoni se e keni lexuar atë që gjendet poshtë pastës së dhëmbëve? A e dini sa e rëndësishme është?

Pjesa e poshtme e pastës së dhëmbëve tregon diçka tejet të rëndësishme. Në të tregohet se a është bërë pasta nga substanca organike apo jo

Prandaj, shkoni menjëherë në tualet dhe shikoni pastën e dhëmbëve. Në fund të saj duhet të jetë një katror me ngjyrë të kaltër, kuqe ose zezë.

Ja çfarë domethënie ka secili nga katrorët:

– Nëse pasta e dhëmbëve e ka katrorin e zi, kjo do të thotë se pasta përmban vetëm kimikale

– Nëse pasta e dhëmbëve e ka katrorin e kuq, kjo do të thotë se pasta është e bërë nga kombinimi i kimikaleve me substanca natyrale

– Nëse pasta e dhëmbëve e ka katrorin me ngjyrë të kaltër, kjo do të thotë se pasta përmban substanca natyrale dhe ilaçe.

– Dhe nëse katrori mban ngjyrë të gjelbër, kjo do të thotë se pasta e dhëmbëve ka vetëm përbërës natyral.

Duke marrë parasysh këtë fakt, është mirë që nga tani pastat e dhëmbëve t’i blini me katrorin e gjelbër.


Protestë në Beograd kundër projektit të Emirateve të Bashkuara Arabe
Beograd, 12 qershor 2016 – Mijëra qytetarë serbë kanë protestuar mbrëmë (e shtunë) në Beograd kundër shkatërrimeve në një zonë të njohur të qytetit, e cila është përzgjedhur për një projekt të financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Beogradit, Sinisha Mali, dhe ndëshkimin e atyre që vendosën të shkatërrojnë shtëpi gjatë një nate prilli.

Shkatërrimet e 24 prillit në Savamala, zonën e artit dhe jetës së natës, u kryen nga persona të panjohur me maska.

Disa protestuesë kishin vënë maska të ngjashme, për të tallur shkatërruesit e objekteve në Savamala, derisa në duar mbanin pano ku shkruante: “Maskat kanë rënë, kur do të bie Qeveria?” dhe “Beogradi është qyteti ynë”.

Kryeministri i zgjedhur, Aleksandar Vuçiq e ka quajtur protestën “një cirk i organizuar nga partitë opozitare”.

Kryetari i Beogradit, Sinishsa Masli, një aleat i Vuciqit, ka luajtur rol të rëndësishëm në marrëveshjen me investorët e Emirateve të Bashkuara Arabe për të ndërtuar objekte në stilin e Dubait si dhe objekte banimi në zonën afër Lumit Sava. Marrëveshja parashikon investime me vlerë prej 3 miliardë dollarësh.

Kritikët thonë se projekti është i papërshtatshëm për Beogradin, ndërsa kanë dyshime edhe për korrupsion, raporton Radio Evropa e Lirë.

Mrekulli/ Sot në Vatikan do të lexohet Kurani
Në Vatikan sot pritet që të dëgjohen thënie nga Kuran-i në Vatikan.

Kjo iniciativë vjen nga Papa Françesku me qëllim të promovimit të paqes në mes të Palestinës dhe Izraelit.

Përgjatë vizitës së tij në Izrael dhe Palestinë, Papa Françesku ka ftuar presidentët e këtyre dy vendeve t’i bashkohen për lutjet e mbrëmjes.

Zëdhënësi i presidentit izraelit Peres, ka deklaruar se Papa Françeskut do t’i bashkëngjiten edhe liderë të religjioneve të tjera duke përfshirë hebrej, të krishterë dhe islamik.

Sipas zyrtarëve, këto lutje të mbrëmjes do të jenë një “pauzë në politikë”, dhe nuk kanë ndonjë prapavijë politike përveç dëshirës për të sjellë paqe dhe respekt në marrëdhëniet izraelito-palestineze. Vatikani do të transmetoj këtë ngjarjes përmes ueb faqes zyrtare.

Ndryshe, për herë të parë në historinë botërore, Kurani u lexua në vitin 2014 në Vatikan./INA/



Detajet e takimit Meta-Basha/ Kryeparlamentari kundër “trafikimit të votave”
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, bëri publik detajet e takimit që ai zhvilloi për afro 2 orë me kryetarin e opozitës, Lulzim Bashën. Ai tha se e garantoi Bashën për një procedurë legjitime dhe transparente për miratimin e paketës së reformës në drejtësi. Një garanci kjo që duket se i është kërkuar nga Basha, i cili ka shprehur hapur dyshime se mazhoranca po kërkon të blejë deputetë të opozitës. Madje Basha ka paralajmëruar me djegie të mandateve të opozitës nësë trafikohen votat e saj. Meta tha se i shprehu Bashës kënaqësinë për angazhimin e opozitës në procesin e hartimit të ndryshimeve kushtetuese dhe mbështetjen që i ka dhënë opozita reformës.

Ai u shpreh se ka kërkuar mirëkuptimin për zhvillimin e procedurave parlamentare dhe miratimi sa më shpejt dhe të padiskutueshëm të reformës. Kryetari i Kuvendit bëri publik edhe qëndrimin e Bashës. “Kryetari i opozitës më shprehu angazhimin e opozitës për miratimin sa më parë të reformës dhe më njohu për këtë qëllim me të vetmen cështje parimore që sipas opozitë ndan palët, atë të formulës së zgjedhjes së instiucioneve të reja, që sipas opozitës duhet bërë në përputhje me rekomandimin 88 të Venecias”.

Kryeministri Rama ka deklaruar se nuk do të pranojë në asnjë mënyrë variantin e votave të rezervuara. Por Meta, që tha se ishte njohur vetëm sot me këtë pretendim të opozitës, garantoi angazhim maksimal për gjetjen e një zgjidhje.

“Sot jam njohur me një pretendim konkret. Do ta dëgjoj me vëmendje. Besoj se me vullnet të mirë i kemi të gjitha mundësitë që shumë shpejt, mundësisht që dje, apo që para një muaji, të ecim me procedurat parlamentare në mënyrë konsensuale. Për mua është shumë e rëndësishme të bëhen të gjitha përpjekjet në orët që vijnë, në minutat që vijnë për t’i dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve, por edhe partnerëve ndërkombëtarë, një reformë kushtetuese në drejtësi, e cila të garantojë standardet më të mira ndërkombëtare dhe njëkohësisht të jetë një reformë që të ketë përkrahjen e të gjithë aktorëve politikë, pasi është një reformë për vitet që vijnë”.

Meta tha gjithashtu se mbetet i hapur për dialog me të gjitha palët. Pjesë është edhe kryeministri Rama, me të cilin Meta tha se do të diskutojë pas takimit me Bashën.

“Në cilësinë e kryetarit të kuvendit mbetem i hapur për dialog me të gjitha palët me qëllim që të miratojmë me transparencë. Unë kam gjetur disponimin pozitiv në këtë bisedë takim zyrtar nga zoti Basha që, në momentin që sipas opozitës gjendet një marrëveshje edhe për të vetmen cështje parimore, ata janë të hapur për të ecur me shpejtësi për procedurat e vlefshme paralemntare. A qëndron apo jo pretendimi i tyre, rezervoj të drejtën për t’u përgjigjur, pasi nuk kam qenë i përgatitur për këtë, pasi nuk kam qenë pjesë e diskutimeve, për t’u deklaruar ju se si qëndron e vërteta. Natyrisht që e kam mbajtur shënim dhe do të kem në konsideratë këtë pretendim se sa qëndron. Së dyti lidhur me pyetjen a keni rakorduar me zotin Rama.

Mund t’ju them se ia kam bërë të qartë zotit Rama iniciativë për t’u takuar me zotin Basha, madje për të qenë më transparent me ju, pas krijimin e keqkuptimit për gjoja futje fshehurazi për ndryshimet kushtetuese, që në cdo rast do të ishte një veprim i marrë dhe mjaft i pajustifikueshëm për të mos thënë ndonjë fjalë tjetër… pra , duke marrë shkas nga kjo situatë dhe nga kriza e kohës, kam qenë i detyruar të kërkoj një takim në nivelin më të lartë me opozitën parlamentare dhe kryetarin e PD.

Përpara se të bëja publike ftesën me të i kam telefonuar (Ramës). Ideja ime ka qenë që të takohem edhe me zotin Basha dhe zotin Rama dhe pse jo edhe përfaqësues të misioneve që na asistojnë, për të rakorduar kalendarin dhe për të shtyrë procesin. Zoti Basha ka preferuar të ishte me mua si kryetar i kuvendit, pasi sipas tij ai o kishte dsikutuar cështjet me zotin Rama. Jam treguar fleksibël, sic e keni vënë re për gjithcka, pasi për mua nuk ka gjë më të rëndëishme se kurorëzimi me sukses i këtij procesi. Do kem mundësi të takohem me zotin Rama dhe përfaqësues të tjerë”, u shpreh Meta në konferencën për shtyp pas takimit me Bashën.

Meta instistoi për konsensus dhe refuzoi t’i përgjigjet pyetjes nëse do të pranonte një reformë në drejtësi me vota të deputetëve të vecantë të opozitës, ashtu sic deklaroi kryeministri Rama në seancën e të enjtes dhe sic janë shprehur deri tani edhe ambasada e SHBA dhe BE.
Video/ Ky ari në Oregon e di ku të freskohet

Ky ari na tregon ku dhe sesi të freskohemi këto ditë të nxehta vere.

Ai banon në Kopshtin Zoologjik të Oregonit dhe është bërë personazh i mediave.
Tifozët e Kroacisë: Kosova Republikë

Dhjetra tifozë shqiptarë dhe kroatë janë bërë bashkë sot në rrugët e Parisit.

Disa tifozë kroatë dhe shqiptarë kanë festuar së bashku sot në Paris, para fillimit të ndeshjes Turqi – Kroaci.

Këngë, flamuj, muzikë dhe atmosferë kanë krijuar këta tifozë, ndërsa janë dëgjuar edhe thirrje si “Kosova Republikë”, raporton Indeksonline.



Takimi me Metën, Basha: Nuk negociojmë kapjen e drejtësisë
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kë bërë të ditur se opozita nuk do të pranojë asnjë negociatë që çon në kapjen e sistemit të drejtësisë. Kështu tha Basha në konferencën e shtypit pas takimit me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta.

Basha sqaroi po ashtu se PD vazhdon që të jetë e hapur për negociata për të gjetur një zgjedhje për pikën që i ndan, atë të vendeve të rezervuara.

Po kështu, kreu i demokratëve vlerësoi takimin e sotëm me kryeparlamentarin Meta, ndryshe nga takimi që pati një javë me parë me Kryeministrin Rama, por që rezultoi jo efikas.

“A keni besim në një drejtësi e kapur nga njëra palë do të luftojë krimin. Ju ndjek dhe më ndiqni se përgjigjoa është JO, një sistem i tillë nuk do të jetë më i mirë. Venecia ka folur qartë, ka dhënë formulën se si garantohet moskapja politike e sistemit të drejtësisë dhe PD e ka pranuar atë zgjedhje.

Për PD në stadin aktual kjo është e vetmja cështje që ndan palët dhe opozita e ka të qartë, jemi gati ta mbyllim këtë kapitull dhe të vazhdojmë. Asnjë alibi, asnjë vonesë, asnjë taktikë për të zvarritur këtë proces nuk ka bërë PD. Kemi kërkuar një zgjidhje të ofruar nga SHBA dhe BE.

Këtë pata rast ti shpjegoj edhe sot kryetarit të Kuvendit i cili më këkroi ndjesë për incidentin e turpshëm të futjes në kalendarin e punimve të refomrës në drejtësi si një akt kriminal.

Nëse kërkohet bashkëbisedim për të gjetur zgjidhje, PD e ka, e ka patur dhe vazhdon ta ketë”,- tha Basha.


13/06/2016/...................................

Fotolajm/ E paimagjinueshme! Serbët, tifo për Shqipërinë në “Euro 2016”
Serbia nuk është pjesë e “Euro 2016”, prandaj shumica prej serbëve kanë Kombëtaret e tyre për të cilat bëjnë tifo.

E duket se disa prej tyre, janë pikërisht me Shqipërinë.

Kështu të lë të kuptosh një shkrim i gazetës “Blic”, e cila ka postuar një foto të disa tifozëve, duke shkruar: “Duket e çuditshme, por vendi ynë ka tifozë të Shqipërisë”.

Fotoja e mëposhtme ka bërë bujë të madhe në Serbi.


Elbasan/ "Ik moj k*rvë se do të shqyej", shkulje flokësh e shqelma mes gocave

Maniakë nëpër autobusë, zhveshje deri në degjenerim si dhe sherre nga më të rëndat janë denoncuar shumë herë nga raportuesit e Jetaoshqef.al. Mirëpo siç duket ato nuk kanë të sosur. Një sherr i rëndë ka ndodhur mes dy vajzash ditën e djeshme në Elbasan.

Në videon e dërguar nga raportuesit e Jetaoshqef.al dy vajza kanë marrë vëmendjen e të gjithëve, ndërkohë që kapnin njëra-tjetrën për flokësh, gjuanin shqelma, si dhe ofendonin me fjalor shtëpie.

Siç duket shumë njerëz, gra, burra e të rinj janë bashkuar, disa për t'i ndarë, disa për të bërë tifo dhe të tjerët thjesht për të shijuar "spektaklin".

Megjithëse disa burra kanë ndërhyrë për t'i ndarë shumë herë, vajzat nuk kanë ndalur, por kanë gjuajtur njëra-tjetrën pa mëshirë.

Sipas raportuesve, arsyet që kanë çuar këto dy vajza në këtë gjendje janë banale dhe asgjë nuk e justifikon sherrin dhe dajakun që elbasanlliet i dhanë njëra-tjetrës./JOQ/




Fotolajm/ Durrës, djali ia hipën shoqes... në mes të ditës

Një skenë aspak e zakontë ka ndodhur në sektorin Rinia në Durrës, ku disa plazhistë kanë raportuar se si një djalë, ka kryer disa veprime jo normale në mjedis të hapur.

Për më tepër në prani të pushuesve të tjerë. Djali pa e vrarë mendjen aspak, ka hipur mbi shoqen e tij në një pozicion shumë të diskutueshëm, çka ka sjellë edhe habinë e pushuesve të pranishëm.

Rama: Nuk e votoj kurrë reformën, nëse preken këto dy shtylla
Kryeministri Edi Rama, pas takimeve të sotme me Kryeparlamentarin Ilir Meta dhe dy ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin, ka dalë një konferencë për shtyp nga Kryeministria për të sqaruar nëse kompromisi me opozitën është i mundur.

Rama bëri me dije se me opozitë nuk bien dakord vetëm për vendet e rezervuara dhe mund të ketë një zgjidhje.

Kryeministri theksoi se, nuk ka për ta votuar kurrë reformë në drejtësi, nëse preken dy institucione, që nga shefi i Qeverisë u konsideruan si vija e kuqe.

Sipas Ramës, dy janë shtylla që nuk negociohen me opozitën: Skaneri për të gjithë gjykatësit (vetingu) dhe shembja e këtij sistemi të drejtësisë, duke filluar që nga KLD.

“Njëra shtyllë është kalimi në skanerin e radiografisë të të gjith atyre që paguahen nga populli shqiptar për të gjykuar me një filtër shumë të imët të teknologjisë më të lartë ndërkombëtare.

Shtylla tjetër është shembja e këtij sistemi, që nga Këshilli i Lartë i Kënetës dhe ngritja e një sistemi të ri me institcione të reja”,- tha Kryeministri.



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   216   217   218   219   220   221   222   223   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish