Skema e pronësisë, pronari i ri nga ishujt Cayman
Grupi i shërbimeve financiare China Everbright me bazë në Hong Kong njoftoi zyrtarisht në 25 prill 2016 nënshkrimin e marrëveshjes për blerjen e të drejtave koncesionare në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
Ndërmarrja që do të marrë përsipër të drejtat e koncesionit është emërtuar, “Keen Dynamics Limited” dhe sipas marrëveshjes do t’i ushtrojë këto të drejta deri në vitin 2027.
China Everbright Limited është një kompani e shërbimeve financiare në menaxhimin e aseteve, investimeve direkte, ndërmjetësimit dhe bankingut investues në rajonin e Kinës, përfshirë dhe Hong Kongun. Kompania e saj mëmë është China Everbright Group, me pronësi shtetërore, sipas njoftimit zyrtar që u publikua në atë kohë.
Sipas skemës së paraqitur në kontratë janë dy kompani mëma China Everbright Limited dhe Friedman Pacific Assets Management, që kanë krijuar në prill 2014 kompaninë China Airport Synergy Investment Limited, me interes për të investuar në aeroporte.
Ndërkohë “Keen Dynamics Limited”, ndërmarrja që ka marrë të drejtat e koncesionit, pjesë e grupit të mësipërm, rezulton, sipas kontratës e regjistruar në Ishujt Cayman.
Tirana International Airport, një nga kompanitë më fitimprurëse në vend
Tirana International Airport është një nga kompanitë më fitimprurëse në vend. Në vitin 2015 ajo kishte një qarkullim vjetor prej 4.9 miliardë lekë, rreth 35 milionë euro.
Në 2015-n, sipas të dhënave nga Kompania, fitimi arriti në 11.26 milionë euro, me një rritje prej 31% në krahasim me 2014-n, ndërkohë që norma e fitimit arriti në 32%.
Në prill 2016, menjëherë pas arritjes së marrëveshjes së shitjes, përfaqësuesit e ortakëve të TIA-s miratuan në mënyrë unanime ndarjen e 15.5 milionë eurove dividend nga fitimet e mbajtura/akumuluara në shumën prej 5.5 milionë euro dhe fitimi i vitit financiar të vitit 2015, prej 11.26 milionë euro, ndërsa 1.25 milionë euro u la si fitim i mbajtur.
Koncesioni
Konsorciumi Tirana international Airport (dikur Tirana Airport Partners), në vitin 2004 nënshkroi një marrëveshje koncesionare 20 vjeçare me qeverinë shqiptare për projektimin, financimin, ndërtimin, kryerjen, funksionimin, menaxhimin dhe zhvillimin e Aeroportit Ndërkombetar “Nënë Tereza”, Tiranë.
Pak javë më parë, qeveria shqiptare arriti marrëveshje me Tirana international Airport për heqjen e eksluzivitetit të kësaj të fundit.
Sipas marrëveshjes së përbashkët, kompanisë Tirana international Airport i është dhënë menjëherë një zgjatje e Afatit të Koncesionit prej dy vitesh duke mundësuar kështu hapjen e Aeroportit të Kukësit për fluturimet ndërkombëtare. Kjo do të thotë se Afati i Koncensionit do të shtyhet deri më datë 2027.
Më tej, në rast të vënies në përdorim të një aeroporti tjetër apo aeroporteve të tjera, si Vlora ose Saranda, Afati i Koncesionit do të shtyhet me 0.5 vite të tjera për çdo vit operimi të këtyre aeroporteve jugore, siç thuhet në Ndryshimin e Marrëveshjes së Koncensioni./monitor.al/
Dosja e Europol që "fundosi" Elvis Rroshin
Agjencia e zbatimit të ligjit të Bashkimit Europian e njohur si EUROPOL, është institucioni që ka zbuluar të kaluarën kriminale të Elvis Roshit, kreut të Bashkisë së Kavajës.
Informacionet që EUROPOLI ia ka dorëzuar Prokurorisë së Përgjithshme, kanë bindur këtë të fundit se kreu i Bashkisë së Kavajës Roshi ka konsumuar veprën penale të “falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”. Vepër kjo e kryer pas plotësimit dhe dorëzimit të formularit të “dekriminalizimit” pranë komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“ABC News” ka siguruar një kopje të vendimit të gjyqtarit të masës Dritan Caka, i cili ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke i caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Roshin.
Në këtë vendim, thuhet se kreu i bashkisë ka falsifikuar formularin e dekriminlizimit, pasi nuk ka deklaruar 5 emrat e ndryshëm që ka përdorur ndër vite në Europë. Nuk ka pasqyruar në formular, arrestimet, dëbimet dhe dënimet e marr nga drejtësia Italiane dhe ajo e Zvicrës.
Sipas provave të sjell nga EUROPOLI, kreu i bashkisë së Kavajës njihet me 5 emra, si Elvis Rroshi, Ervin dhe Enver Rroshi, Bashkim Hallulli dhe me emrin Enver Proshi. Të pesë këto emra, kreu i bashkisë i ka përdorur në vende të ndryshme të Evropës, emra për të cilët edhe është proceduar penalisht.
Sipas vendimit, e kaluara e tij kriminale ka nisur në prill të vititi 1993 kur Roshi ka hyrë ilegal në Zvicër, duke kërkuar azil. Vetëm pak ditë më pas, konkretisht më 14 maj 1993 është arrestuar nga autoritet zviceriane me drogë.
4 muaj pas arrestimit, më 24 shtator të 1993 Roshi rezulton se është dëbuar me vendim të gjykatës zviceriane, duke mos e dënuar për drogën, pasi dyshohet se mund ta kishte për konsum. Për të vazhduar më pas në vitin 1995 është arrestuar në Itali për përdhunim në grup në një kamp emigrantësh të paligjshëm.
Ditën e arrestimit ndaj tij është dhënë vendim dëbimi për tu larguar nga Italia. Në korrik të vitit 1997 me gjeneralitete të ndryshuar Roshi ka hyrë përsëri në mënyrë të paligjshme në Zvicër, duek kërkuar azil. Por një muaj më pas është arrestuar dhe është dëbuar përsëri nga shteti zvicerian.
Po në vitin 1997 rezulton se është ndaluar nga policia italiane në Milano dhe është pyetur për akuzën e përdhunimit, ku Rroshi rezulton se ka bërë deklaratë të rremë pasi kishte ndryshuar edhe gjeneralitetet. Po për të njejtin fakt, Roshi është kontrolluar edhe në vitin 2000 për akuzën e vitit 1993 dhe më pas është lënë i lirë.
Sipas prokurorisë, të gjitha këto të dhëna, si emrat e përdorurua, arrestimet, dëbimet dhe dënimet Elvis Rroshi nuk i ka pasqyruar në formularin e deklarimit,për të cilën do të mbaj edhe përgjegjësi penale./abcnews/
15 të dënuar në burgun e Drenovës në grevë urie
15 të dënuar të burgut të Drenovës, në Korçë, kanë hyrë në grevë urie. Ata janë dënuar me vendim të formës së prerë për armëmbajtje pa leje dhe kërkojnë rigjykim të çështjeve. Kërkesa ka të bëjë me faktin se neni me të cilin janë dënuar është shfuqizuar si antikushtetues.
Me kërkesë të gjykatës së Apelit të Vlorës, Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi nenin që i dënonte mbi 7 vjet personat që kapeshin me armë pa leje, sipas ndryshimit ligjor në Kodin Penal, të propozuar nga Ministria e Brendshme dhe të miratuar në parlament.
Por pavarësisht shpalljes së tij si antikushtetues, dënimet e dhënë bazuar në këtë nen nuk kanë ndryshuar.
Avokatët mbrojtës të të burgosurve thonë se me ligjin që ka mbetur në fuqi, ata e kanë kryer dënimin dhe duhet të lirohen. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese pritet një vendim e Gjykatës së Lartë për mënyrën si do të trajtohen të dënuarit me ligjin e shfuqizuar.
Foto/ Horror në Serbi, gjenden 300 gjarpërinj brenda një shtëpie
Milan Shimunoviç nga fshati Dërnovac te Bolevci në Serbi ka zbuluar në shtëpinë e tij një çerdhe me rreth 300 gjarpërinj që kanë vërshuar tërë shtëpinë e kësaj familjeje pesanëtarëshe, shkruan “Dnevni Avaz”.
Në çerdhe janë gjetur edhe disa nepërka, që janë lloji më helmues i gjarpërinjve në Serbi. I tmerruar nga zbulimi, Shimunoviç ka kontrolluar shtëpinë dhe ka konstatuar se zvarranikët janë shumuar prapa amperisë në tavanin e shtëpisë, ndërsa pasi ka gjetur disa edhe në krevatet e fëmijëve, e ka njoftuar rastin te organet kompetente, të cilat në moment e kanë shpërngulur familjen.
“Nga fundi i javës së kaluar më zgjoi vajza e vogël Laura (3) dhe më tha: ‘Babi, babi, pashë një zhapik të madh që më kaloi nën jorgan’. Gruaja dhe unë u tmerruar kur vështruam nëpër shtëpi dhe pamë gjarprin se si zvarritet, u ngrimë. Por, ky ishte vetëm fillimi i problemeve. Ditën e njëjtë në shtëpi zura madje shtatë gjarpërinj.
Rrëshqitnin prapa lamperisë, zbritnin nga tavani, shfaqeshin prapa enëve, shporetit. Një invazion i vërtetë. Gjatë natës zura edhe 4 të tjerë, gjithsej 11 për 24 orë”,- rrëfen kreu i familjes.
Shtëpia e Shimunoviqëve gjendet në një kodrinë mbi qytezën Boljevac. Ajo është më shumë kasolle sesa shtëpi. Është ndërtuar mbi themelet e një ahuri.
Një ekip nga organizata “Zoo-planet” nga Nishi që ka ardhur për t’i hequr gjarpërinjtë, ka konstatuar se ato i ka tërhequr bërlloku i grumbulluar në afërsi.
Autoritetet komunale menjëherë kanë reaguar dhe e kanë larguar familjen, derisa të bëhet pastrimi dhe riparimi i plotë i shtëpisë.
Historia+18/ 39-vjeçarja: Bëra seks me shokun e timbiri, tani jam shtatzënë
Kjo është historia e një 39-vjeçareje, e cila pati një aventurë seksuale me shokun e ngushtë të djalit të saj dhe mbeti shtatzënë. Në mënyrë anonime, ajo i ka shkruar tabloidit britanik “The Sun”.
“Jam 39 vjeç dhe kam një djalë 20 vjeç dhe një vajzë 19 vjeç. Shoku i ngushtë i djalit tim është banakier në një lokal dhe është 21 vjeç. Një mbrëmje shkova në lokal për të pirë në pije.
Rastësisht dëgjova të thonin se burri im më kishte tradhëtuar me një 17-vjeçare. Shoku i djali u përpoq t’i ndalonte, por ishte tepër vonë. Mësova se ishte e vërtetë, shkova në shtëpi, i thashë që e di të vërtetën dhe ai e pranoi.
Shoku i djalit më pyeti si ndihesha. Unë fillova të qaja. Ai tha se ndihej përgjegjës për atë që kisha mësuar për burrin tim.
Javën e ardhshme më solli lule. Kur shkova ta falenderoja, më puthi në buzë. Nuk mund të rezistoja.
Puthja ishte shumë pasionante. Menjëherë shkuam në dhomën e gjumit dhe bëmë seks.
Vazhduam që të bënim seks edhe herët e tjera, deri sa mësova se jam në pritje të fëmijës së tij. Jam e emocionuar që do bëj sërish fëmijë, por kam frikë se si do ta presin fëmijët e mi këtë gjë. Nga ana tjetër, edhe shoku i djalit tim është shumë i ri për t’u bërë baba.
Të rinjtë shqiptarë i kthejnë aftësitë online në të ardhura të majme
Brezi i të rinjve shqiptarë po i përdor aftësitë teknologjike online për të çarë rrugën në skenën globale dhe për të nxjerrë përfitime që shumica e shqiptarëve vetëm sa i ëndërrojnë.
Të rinjtë shqiptarë kanë filluar të shfrytëzojnë mundësitë e jashtëzakonshme që interneti ka për të ofruar, duke u bërë mjeshtër të programimit, sipërmarrjes dhe marketingut online, piratimit dhe kodimit.
Si rezultat, Silicon Valley e Kalifornisë, simboli dhe qendra botërore e inovacionit teknologjik, është bërë një destinacion për të rinjtë e talentuar shqiptarë – nëj vend për ata që duan të shfaqen në skenën e madhe.
Të tjerë kanë gjetur një treg global nga shtëpia në Shqipëri, duke përdorur internetin për të gjeneruar të ardhura që nuk janë të mundura në tregun vendas.
Me ëndrra të suksesit dhe një dëshirë pasiononte për të ofruar zgjidhje për problemet e të tashmes përmes teknologjisë, shqiptarët e rinj kanë filluar të lënë gjurmë në botën gjithnjë e në zgjerim të teknologjisë së internetit.
Inxhinier për WhatsApp
Aleksandër Bello, një shqiptar 24-vjeçar, ka jetuar në Kaliforni prej katër vitesh, mjaftueshëm për të filluar vjeljen e frutave të para të ëndrrës amerikane.
Ai u diplomua në bachelor në shkenca kompjuterike dhe biznes nga Instituti Kalifornian i Teknologjisë, Caltech. Muaj më vonë, ai u punësua si një inxhinier softueri për aplikacionin më të famshëm në botë për dërgimin e mesazheve, WhatsApp.
Për Aleksandrin, prania në skuadrën kryesore të WhatsApp që ofron mesazhe të enkriptuara në të gjithë botën, nuk ka qenë një hap i vetëm. Është një arritje që ndjek vite mundimesh e punë të palodhur.
Rruga nga një gjimnaz teknologjik në Tiranë në një punë të mirënjohur në Silicon Valley u shoqërua nga pasiguri të mëdha – por ai thotë se ardhja nga Shqipëria e pajisi atë me disa aftësi të dobishme gjithashtu.
“Puna që kam tani është vetëm maja e ajsbergut; poshtë ka vështirësi që lidhen me momente vendimtare, si hyrja në universitet dhe marrja e intershipeve të para”,- kujton ai.
“Ardhja nga Tirana nuk më bëri kurrë të ndihesha se kisha diçka më pak se shokët e klasës në kuptimin e nivelit teknologjik dhe dijeve rreth shkencës”,- shton ai.
“Përkundrazi, më dha disa avantazhe, ngaqë njerëzit që vijnë nga vende ku rregullat nuk funksionojnë frymëzohen të improvizojnë dhe të bëhen kreativë me gjërat”,- tha ai për BIRN.
I ndërgjegjshëm se atdheu i tij është ende në fillim të revolucionit teknologjik, Aleksandri përpiqet të jetë pjesë e iniciativave që rrisin nivelin e penetrimit teknologjik dhe ndërtojnë aftësi të reja te të rinjtë.
“Unë dhe shokët e mi kemi krijuar “Tirana Code”, një rrjet i shqiptarëve të talentuar që jetojnë jashtë të cilët kanë të përbashkët pasionin për teknologjinë”,- shpjegon ai.
“Në dhjetor, bëmë trajnimin e parë të sigurisë kibernetike në Tiranë dhe shpresoj që rrjeti të zgjerohet”.
Aleksandri e sheh veten si shumë më tepër sesa një programues. Atij i pëlqen ta mendojë veten si dikush që zgjidh probleme, duke ëndërruar që një ditë idetë e tij do të ndihmojnë në ndërtimin e një jete më të mirë për shumë njerëz.
“Kam pasion për fushat si arsimi, psikologjia dhe biznesi, por në përgjithësi më pëlqen më shumë zgjidhja e problemeve”,- thotë ai.
“Teknologjia ka një potencial të madh të pashfrytëzuar, veçanërisht në botën në zhvillim. Puna jonë është ta zbulojmë atë”,- përfundon ai.
Fitimi i parave në Shqipëri
Në Shqipëri, Kelvin Çobanaj, 17 vjeç, filloi të programojë lojëra me miqtë e tij kur ishte vetëm 10 vjeç. Gjatë kësaj kohe, ai ka koduar dhe është përpjekur të ndërtojë sipërmarrje të reja.
Kur ishte vetëm 14-vjeç, ai fitoi një bursë nga qendra John Hopkins për të rinjtë e talentuar dhe studioi kriptologji për një muaj në Baltimore, që hapi perspektiva të reja në fushën e shkencave kompjuterike.
Tani ai e gjen veten mes programimit dhe sipërmarrjes me një pasion për krijimin e platformave që janë të projektuara t’i bërë pasionet e njerëzve më të lehta dhe më të kënaqshme.
Të qenët një sipërmarrës në moshë të re nuk ka qenë e lehtë gjithsesi.
Prindërit e tij ishin të shqetësuar rreth orëve që ai kalonte përpara kompjuterit dhe madje menduan se kishte diçka që nuk shkonte më të kur ai deklaroi se kishte fituar një mijë euro online.
“Kompania ime e parë online, që nuk ishte edhe aq serioze, quhej ‘Powerup Hosting’ dhe ofronte hapësira serveri për lojërat online”,- kujton ai.
“Megjithëse fitova rreth 2000 euro në një vit, për shkak se isha i ri nuk mund të kisha llogari bankare për të tërhequr paratë, ndaj i investova në projektin online të dikujt tjetër, që dështoi dhe kështu i humba”,- kujton ai.
Kelvin po punon ende online dhe po fiton para. Disa muaj më parë ai krijoi kompaninë e tij të parë të vërtetë, Norby Technologies, Inc. Inkorporuar në Delauer, ajo ofron shërbime të shkatërrimit të të dhënave.
Përveç kësaj, ai është i përqendruar në zgjerimin e dijeve të programimit dhe po përgatitet të fillojë universitetin në SHBA.
“Ëndrra ime është të studioj shkenca kompjuterike në Universitetin Stanford. Dua të arrij sukses në iniciativat e mia sipërmarrëse ndërsa përpiqem të krijoj platforma të reja që i përgjigjen kërkesave të njerëzve”,- thotë ai.
Olgi Zenullari, tani 27 vjeç, filloi të eksplorojë mundësitë e biznesit online kur ishte 15 vjeç. Sfidat ishin të mëdha, kujton ai.
“Kishte shumë pengesa atëherë për shqiptarët që donin të bënin biznes online”,- thotë ai.
“Vendi nuk kishte internet të qëndrueshëm dhe të shpejtë, na mungonin mënyrat për të paguar online dhe disa kompani globale as nuk merrnin në konsideratë blerjen e shërbimeve nga programuesit shqiptarë,” tha ai për BIRN.
Por Olgi beson se gjërat kanë ndryshuar që atëherë dhe se sot të rinjtë shqiptarë kanë më tepër mundësi për të lulëzuar në tregun online.
Në vitin 2009, ai lançoi Webmaster.al, që ishte i pari komunitet shqiptar i uebmasterëve dhe tre vite më vonë ai lançoi ShqipAD, një sistem shërbimi reklamash që përdorët nga disa prej kompanive më të mëdha ndërkombëtare në Shqipëri.
Ai e konsideron veten një reklamues online me eksperiencë tani. Dy vite më pas, me një grup shokësh, ai krijoi Fabric, një kompani e specializuar në krijimin e lojërave dhe aplikacioneve të tjera për smartfonë dhe tabletë.
“Kompania po shkon mirë dhe ne po punojmë në një treg global online, duke fituar të ardhura dhe duke u zgjeruar,” thotë ai.
Ai beson se të rinjtë shqiptarë duhet të dinë se ka një botë të re atje jashtë të cilën ata mund ta përqafojnë dhe ta përdorin për të bërë realitet ëndrrat e tyre.
“Jam reklamuesi online në grup dhe fitoj rreth 50 herë më shumë se kolegët e mi që punojnë në kompanitë tradicionale të reklamave në Shqipëri”,- përfundon ai.
Enada At’Nikolla denoncon vjedhjen e Bora Kokëdhimës dhe fotografit Mertiri
Stilistja e njohur shqiptare përmes një shkrimi dhe fotosh krahasuese të botuara në revistën e saj “Bordo”, pretendon se puna e saj krijuese është kopjuar!
Në artikullin e publikuar online, vihet theksi tek kapelet në formë lulesh, që me sa duket janë të ngjashme me ato që At’Nikolla dizenjoi fillimisht dhe më pas Bora Kokëdhima, përdori për të promovuar punën e saj.
“Një set fotografik i publikuar në rrjetet sociale mbrëmjen e së shtunës (datë 11 qershor 2016), nga fotografi Endrit Mërtiri dhe Bora Kokëdhima nuk ishte as më shumë e as më pak, veçse një kopje e koleksionit Spring-Summer 2015, të stilistes Enada At’Nikolla krijuar për revistën BORDO.
Vitin që shkoi At’Nikolla i bashkangjiti veshjeve të saj haute couture një koleksion kapelesh, të cilat ishin frymëzuar teksa ajo krijoi të parin parfum të saj, Enada At’Nikolla Prive. Pikërisht kapelet-lule korrenspondonin me lulet, që ishin zgjedhur për aromën e parfumit të saj.
Koleksionin houte couture, kapelet-lule dhe parfumi At’Nikolla Prive u prezantuan ekskluzivisht në numrin e parë të revistës BORDO, që u publikua në Korrik 2015, teksa i mbante veshur supermodelja Xhesika Berberi, fotografuar nga Geljant Kaleci.
Gati një vit më pas, një imitim i këtij koleksioni, e mandej edhe një pozë vjen nga stilistja Bora Kokëdhima, që është prezantuar nën siglën Savage dhe fotografi Endrit Mërtiri, teksa pozon modelja Elena Lika. Është kjo mungesë krijimtarie, apo dëshirë për vëmendje?!”,- përfundon shkrimi i publikuar në revistën “Bordo”.
Ju nuk do ta besoni se çfarë pune tjetër bën Sofia e Çanit
Andonia Dobi, përpara se të niste punë si asistente e drejtuesit të “Zonë e Lirë”, njihej në rrethin e modës thjesht si modele. Por me sa duket, bukuroshes nga Gjirokastra i është dashur të bëjë punë të ndryshme për të siguruar një jetë të mirë në kryeqytet.
Krahas studimeve në universitet, Sofia punon në një Call Center!
Nuk është një punonjëse e thjeshtë, operatore apo team leader, por është në funksionin e recepsionistes.
Edhe pse modele e me lehtësitë që mund t’i ofrojë paraqitja e saj, Andonia jep një shembull që duhet të ndiqet nga shumë të rinj.
Fotolajm/ Vajza seksi e Eli Farës, shikoni transformimin nga operacionet
Marina Fara, juristja e cila numëron me mijëra fansa në IG, është përfolur së fundi për transformimin seksi, si pasojë e operacioneve plastike.
Vajza e Eli Farës është “demaskuar” nga faqja “Vipat e Bllokut” e cila ka postuar dy foto krahasuese, para dhe pas ndërhyrjeve.
Sipas profilit të njohur në IG, Marina ka ndryshuar çdo gjë në fytyrën dhe trupin e saj për të ofuar pamjen seksi që jemi mësuar të shohim.
“Marina Fara nje nga femrat te cilat kane abuzuar me nderhyrjet ne fytyre dhe ne trupin e tyre! Ka bere: hundën, buzët, botox, cheekfillers, hairextensions, fakelash, lences, mjekrën, juvederm, eyebroëtattoo, gjoksin, bythët, 99% plastic!”,- shkruan “VB”.
Foto/ E akuzuan se kopjoi, Bora Kokëdhima gati për gjyq!
Pasi revista “Bordo” e stilistes Enada At’Nikolla publikoi një artikull ku pretendohej se Bora Kokëdhima ka kopjuar instalacionin e lules që modelja mban në kokë, shumë shpejt ka ardhur kundërpërgjigjia e saj.
Bëhet fjalë për një editorial i cili në vitin 2015 është realizuar për reklamimin e parfumit “At’Nikolla Prive”, ku modelja Xhesika Berberi mbante në kokë instalacionin e një luleje.
Ky instalacion është përdorur nga Kokëdhima për kolesionin e saj të fundit “Mushrooms”, pranverë-verë 2016.
Fotografitë e “Mushrooms” janë realizuar nga Endrit Mertiri i cili ka treguar në Facebook se, ideja ka qënë e tij dhe se një editorial të ngjashëm ai e ka bërë edhe përpara 2 vitesh për revistën “Elegancë”.
Ndërkohë që At’Nikolla thotë se, i gjithë thelbi i akuzës është pikërisht tek editorali i cili është përsëritur dhe jo tek instalacioni i lules, shkruan “Anabel”.
Një situatë e tillë ka bërë të reagojë edhe Bora, e cila nëpërmjet një postimi në Instagram është shprehur se, kjo gjë nuk do të mbyllet me kaq.
Stilistja tregon se do të hapë një proces gjyqësor, për cënimin e markës së saj.
“Jeni qesharakë dhe unë ju mëshiroj! Kjo është vetëm foto4…kam edhe 20 të tjera… Për arsye se nuk denjoj dot t’iu përgjigjem, Savage nesër hap process gjyqësor për cënim marke…për më tepër, qëndroni me Borushin”,- shkruan Kokëdhima.
Transi shqiptar: Ditën mashkull, natën femër. Do të bëhem këngëtare
Ndeshja/ Iguana si Oktapodi, jep rezultatin e Francë-Shqipëri
Duket se Oktapodin Pol ne botëror, e ka zëvendësuar ne finalet e France 2016 Iguana Arang. Ajo ka filluar te parashikoje takimet e dyte te vlefshme ne grupe, duke e nisur qe nga ndeshja e se mërkurës ne Velodrom, France-Shqipëri.
Ajo duhet te zgjidhte nje nga tre tasat me ushqime per te përcaktuar edhe fatin e takimit.
Arang u afrua fillimisht te Franca, per te zgjedhur me pas tasin me ushqim me dy flamujt France-Shqiperi.
Pra, sipas Iguanes, takimi i Marsejes do te përfundoje ne barazim.
Mediat zviceriane: Merrni shembull shqiptarët dhe zvicerianët
Përleshja mes huliganëve anglezë dhe rusë ka sjellë shumë reagime. Kështu, UEFA paralajmëroi edhe përjashtimin e tyre në rast se sjellje të tilla përsëriten. Një tjetër reagim ka ardhur edhe nga mediat zviceriane, të cilat bëjnë thirrje që të merret shembull ndeshja mes Shqipërisë dhe Zvicrës, ku tifozët jo vetëm që nuk u përleshën me njëri-tjetrin, por edhe treguan një lloj miqësie mes tyre.
"Festë në vend të përleshjes", shkruan 20min.ch në lidhje me ndeshjen Shqipëri-Zvicër, ku edhe pse fitoi kjo e fundit, të gjithë tifozët festuan së bashku.
"Në kohën kur shohim skena brutale mes huliganëve rusë e anglezë dhe irlando-veriorëve dhe polakëve, kjo nuk ndodh mes shqiptarëve dhe zviceranëve.
Natyrisht pjesë e këtij mirëkuptimi është edhe lidhja që ekziston mes dy kombëtareve dhe lojtarëve mes njëri-tjetrit",- shkruan “blick.ch”.
Pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër, jo vetëm që nuk u raportua ndonjë incident, por edhe policia patrulloi me flamurin shqiptar. “Na e dhuruan fansat shqiptarë si urim për fitore”,- tha një nga policët.
Video/ Shikoni si bërtet Rama, kur Italia shënon gol
Kryeministri Edi Rama e ka parë ndeshjen Itali-Belgjikë në “Tirana Fun Zone”, një hapësirë në sheshin “Nënë Tereza” e dedikuar për tifozët.
Kreu i qeverisë shoqërohej nga kryetari Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, drejtori i një prej drejtorive, Blendi Gonxhe dhe kantautori Pirro Çako.
Në videon më poshtë shihet reagimi i tyre “shpërthyes” te goli i parë i Italisë.
Ja 15 gabimet më të mëdha që femrat bëjnë në shtrat...
Femrat mund të mendojnë se ato drejtojnë botën me sjelljet e tyre femërore, por kjo nuk do të thotë që ato ndërmarrin gjithnjë vendimet më të mira në dhomën e gjumit. Më poshtë po japim disa gabime të zakonshme të tyre që janë krejt të shmangshme dhe se kështu mund të përmirësojnë në mënyrë dramatike jetën seksuale.
1 – Nuk thonë atë që duan
Femrat u tregojnë shpesh partnerëve të tyre për preferencat ushqimore, preferencat në kinema, por shpesh u vjen turp t’u tregojnë për preferencat në shtrat.
Do'stlaringiz bilan baham: |