Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet224/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   220   221   222   223   224   225   226   227   ...   352

Fjala e Kryeministrit Edi Rama:

“Partia Demokratike po tregon përrallë nga frika e reformës në drejtësi. Falë presionit të publikut u tërhoqën nga thuajse gjithcka por nuk u tërhoqën ende nga mosfutja e duarve të partive në procesin e Vetingut të cdo prokurori e gjykatësi që në sistemin e ri do paguhet nga taksat e shqiptarëve.

Nga 9 anëtarë të GJ.K të 9 i ka zgjedhur qeveria e PD, madje ka dhe nga ata të 9 që është zgjedhur me më pak se 71 vota. Tani, çfarë është ky sistem? I kapur apo i pakapur?

Unë e di përgjigjen. Por më mirë përgjigjen e di populli shqiptar. Përgjigjen e dinë të katërta familjet që në dyert e kësaj drejtësie kanë parë të rivrarë djemtë, burrat, baballarët e tyre. Çfarë është ky sistem? I kapur apo i pakapur?

E dinë përgjigjen më mirë se unë, të gjithë ata që shkojnë në dyert e këtyre Gjykata si pronarë të ligjshëm dhe dalin të zhveshur nga çdo pronë. I kam propozuar kryetarit të PD në tavolinë ta heqim fare, as 3/5 as 2/3.

Sot është momenti i ndarjes së shapit nga sheqeri. Kush nuk justifikon dot pasurinë e vet, nuk është i justifikuar për vendimmarrje. Janë mbi 100 gjykatës që kanë dhënë vendime të tmerrshme, të pajustifikueshme.

Si mund të pranojmë ne që qoftë dhe një i vetëm nga grupi i gjykatësve që kanë liruar përdhunues, kriminelë, ta kalojmë testin e radiografisë sepse partia X apo partia Y ka një opinion pozitiv për ta.

Ne jemi të vendosur në këtë pikë sepse duam që vëllazëria në krim mes politikës dhe gjyqësorit të prishet. Por, një gjë duhet ta kemi shumë qartë: Do të isha më i menduar nëse këtë pozicion do ta mbaja vetëm unë, nëse vija e kuqe për të cilën kam folur do të ishte vija e penelit tim, por ky është pozicioni i SHBA, i BE, i këtyre partnerëve strategjikë në një proces ku do të shërbejë drejtpërdrejt në afrimin me BE-në.

Në fund fare, reforma që po bëjmë duhet me patjetër të marrë vulën e miratimit të BE dhe nuk e merr vulën duke i cuar në tavolinë Brukselit të shkruar në shqupisht apo socialisht “88-ën”. E lexojnë vet. Nëse e lexojnë sic e lexon SHQUP-i, do ishim në rregull.

Nuk debat midis PS dhe PD më, ky është debat midis një debat midis një qëndrimi strategjik dhe një qëndrimi puropatriak.

Qëndrimi strategjik është qëndrimi ynë. Drafti pa vetingun e pavarur, këtë ne nuk e pranojmë dot. Janë partnerët tanë që nuk mundet dot t’i hedhim hi syve. Pra, konsensusi është i mundur”.


Basha i përgjigjet Ramës: Nuk e japim votën për drejtësi të kapur
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë menjëherë në deklaratë për mediat menjëherë pas daljes së Kryeministrit Rama para gazetarëve për reformën në drejtësi. Ai tha: “Të ftoj të reflektosh, të qetësohesh. PD dhe unë jemi gati t’i japim Shqipërisë një drejtësi të pakapur politikisht mjafton që t’i të heqësh pengesën e vetme dhe të zbatosh rekomandimin 88 të Venecias.”

Duke folur nga selia e PD, Basha theksoi edhe njëherë se opozita nuk do të votojë kurrë një drejtësi të kapur politikisht nga mazhoranca. Kreu i demokratëve ka bërë thirrje për një drejtësi të pavarur dhe asnjëanëse ndërsa shtoi se Kryeministri frikësohet nga një drejtësi e pavarur për kryebashkiakët e inkriminuar që ka kandiduar dhe deputetët e ministrat të përfshirë në afera korrupsioni.

Basha tha: “Pyetja është a e ka ftuar Rama, Prengën të votojë drejtësinë? Të vijë me pistoletë në xhep apo pa pistoletë?

A e ka ftuar Ndokën që të vijë të votojë Reformën?

A e ka ftuar Frrokun apo është nisur për në Belgjikë?

A e ka ftuar Kokëdhimën?

Po Artur Bushin, Roshin dhe dhjetra të tjerë a i ka ftuar?

Ky që pikon krim dhe korrupsion kërkon të bëjë reformë në drejtësi për kapjen e saj.

Sepse zullumi që ka bërë është shumë i madh. Asnjë natë nuk do të flinte i qetë kampioni i tij i korrupsionit, Beqja, nëse drejtësia nuk do të ishte e pakapur. As Tahiri, as ata me aferën e CEZ –it dhe shumë ministra dhe oligarkë. Do të humbisnin gjumin njëhërë e mirë ndaj i duhet me çdo kusht drejtësia e kapur.

Edi Rama nuk do ta ketë kurrë votën e opozitës me një drejtësi të kapur.

Një drejtësi të pakapur e deshëm dje dhe e duam dhe sot.

Vendi ynë nuk ka nevojë për vija të kuqe dhe as për politikanë që thithin bar.

Vendi ynë ka nevojë për një litar shprese, për varfërinë që ka kapur mijëra familje për fyti, për një klimë të shëndoshë biznesi, ka nevojë për një drejtësi europane ndaj ne dhe luftuam. Kërkuam që në fillim që nuk duam një Byro Hetimi nën sqetullën e Edi Ramës dhe Tahirit dhe kështu falë insistimit tonë fituam 33 beteja.

E vërtetë është. Kishim 10-12 çështje të tjera, nuk jemi të lumtur që drafti nuk i reflekton, edhe detyrën time si jurist shpesh nuk e ndiej të plotësuar, por hoqëm dorë pikërisht për shkak të moskapjes politike, për perspektivën europiane.

Por Edi Rama nuk heq dorë nga projekti i tij dhe përsëri sot refuzoi t’i përgjigjet pyetjes sime. Pse nuk pranon rekomandimin 88 të Venecias? A mos mendon se Venecia bën duan e PD-së?

Nuk ka nevojë ta lexosh anglisht, lexoja shqip shqiptarëve.

Vendi ynë nuk ka nevojë për retorikë provokuese.

Të ftoj të reflektosh, të qetësohesh. PD dhe unë jemi gati t’i japim Shqipërisë një drejtësi të pakapur politikisht mjafton që t’i të heqësh pengesën e vetme dhe të zbatosh rekomandimin 88 të Venecias,” përfundoi Basha.


Veliaj: Brenda verës, menaxhim i ri. Landfill modern në Sharrë
Tirana, 1 vit në punë”, bilanci i punës 1 vjeçare për pastrimin dhe gjelbërimine qytetit
Bashkia e Tiranës bëri sot bilancin e punëve të kryera në harkun e një viti nga zgjedhjet e shkuara vendore,sa i takon pastrimit dhe gjelbërimit të qytetit.

Në një takim ku morën pjesë drejtuesit e ndërmarrjeve të pastrimit, gjelbërimit dhe parqeve si dhe qytetarë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bëri një prezantim të punës së kryer që nga dita e parë kur bashkia u përball me situatën e vështirënë të cilën gjendej qyteti sa i përket pastrimit, ndërsa tha se falë marrëveshjes me Bashkinë e Veronës, brenda kësaj vere, do të ndryshojë e gjithë flota e pastrimit të qytetit, përfshirë edhe kazanët e mbeturinave.

Duke u ndalur në mënyrë të veçantë te pastrimi,kryebashkiaku theksoi se falë punës së zhvilluar në 10 muaj, sot Tirana është një qytet më i pastër dhe më i jetueshëm.

“Njerëzit mund të kenë vlerësime të ndryshme, qoftë edhe të nisur politikisht, për punën e Bashkisë, por besoj se janë në unison për një gjë: Pas një viti, Tirana është shumë herëmë e pastër, shumë mëe gjelbër se ç’e gjetëm”,- tha ai. Veliaj shtoi se puna e bashkisëka qenë e fokusuar në dy drejtime: në kulturë dhe në infrastrukturë.

Ai përmendi këtu të gjitha ndërhyrjet, duke filluar që nga rregullimi dhe lyerja e kazanëve të plehrave dhe deri te vendosja e sistemittë gjobave për të gjithë ndotësit e ambienteve publike, me të qëllimin për të ndërgjegjësuar çdo qytetarse një qytet mbahet i pastër nëse çdo kush bën detyrën e tij.

“Duhet tëinkurajojmë një kulturë ku themi se në qytetin tonë nuk lejohet të ndotësh. Ndaj, më vjen mirë që AMK dhe Policia Bashkiake po vazhdojnë me vendosjen e gjobave për ata që ndotin. Sot kemi 1/10 e shkeljeve që kishim një vit më parë”,- u shpreh kryetari i bashkisë. Ndërkohë, sa i përket infrastrukturës ai ka bërë të ditur se brenda verës, do të kemi një qytet edhe më të pastër, falë investimeve që do të bëhen në fushën e pastrimit.

“Kur pushuesit të kthehen nga pushimet në shtator, Tirana do të ketë një flotë të re me kosha të rinj, si dhe një kompani të re publike, e cila në bashkëpunim me Bashkinë e Veronës, do të menaxhojëpastrimin e qytetit”, tha kryebashkiakuVeliaj. Ai shtoi se kjo do të pasohet edhe me një vendim tjetër, ku do të ndalohet çdo ndërhyrje në kazanët e mbetjeve.

“Në Tiranë do të jetë e ndaluar hyrjanë çdo kosh mbeturinash dhe nxjerrja e të gjithambetjeve jashtë tij për të kapur një kanoçe ose një shishe plastike. Çdo nxjerrje nga koshi, nxjerr qindra, mijëra, miliona mikrobe. Kjo i ka të gjitha premisat ta kthejë qytetin e Tiranës në një zonë epidemike nëse vijon kështu”,- theksoi Veliaj, ndërsa shtoi se ata që merren sot me grumbullimin e plehrave nëpër kazanë do kenë mundësi të punësohen në impiantet e Sharrës.

Pjesë e vendimmarrjeve të rëndësishme që kanë të bëjnë direkt me situatën e pastrimit, është edhe ai për krijimin e një landfilli të ri për qytetin e Tiranës. Kryetari i Bashkisë ka bërë të ditur se tashmë është rënë dakord që Tirana do të ketë një landfill të ri.

“Tirana nuk mund të jetë në atë gjendje që ka mbetur për katër vite, ku s’u mor asnjë vendim. Kemi marrë një vendim, bashkë me qeverinë qendrore, që të fillojë projektimi i një landfilli të ri, modern, ku një pjesë e mbetjeve të riciklohen, e sa më pak të shkojnë e të përfundojnë në landfillin final, pjesa tjetër të shndërrohet ose në energji, ose në përdorime të tjera si bio gazi për zonat rreth Vaqarrit dhe Ndroqit.

Ky do të jetë një projekt madhor që zgjidh për 30 vitet e ardhshme çështjen e landfillit të Sharrës në qytetin e Tiranës”,- bëri të ditur kryetari i bashkisë.
Lidhur me gjelbërimin, Veliaj theksoi se në harkun e 10 muajve është bërë e mundur mbjellja e 12 mijë pemëve, duke mbajtur kështu një premtim për të mbjellë minimalisht 1 mijë pemë në çdo muaj.

“Në qoftë se ecje në rrugët e Tiranës, aty ku ka pasur shumë gropa që prisnin pemën e tyre, sot i shikon që janë zënë me pemë. Edhe në hapësirat rreth shkollave, edhe në hapësirat dhe sheshet rreth lagjeve. Do të vazhdojmë me këtë ritëm, për t’u siguruar që në fund të këtij mandati Tirana të ketë 50 mijë pemë të reja”,- tha Veliaj.

Gjithashtu, ai shtoi se veç punës së kryer me parqet, një rëndësi i është kushtuar edhe gjelbërimit të tëgjitha hapësirave publike të çliruara mes lagjeve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës e konsideroi një histori suksesi këndine fëmijëve në Parkun e Liqenit dhe theksoi se ka nisur puna për ndërtimin edhe të 11 këndeve të tjera rekreativë dhe argëtues në lagjet e Tiranës.

“Më vjen mirë që sot po hedhim bazën e fëmijëve që rriten me ngjyra, me dashuri, me aktivitet fizik, që me shpresë që kur të bëhen ata mosha e të rriturve që kemi sot, të marrin vendime si njerëz që kanë pasur një fëmijëri të mrekullueshme në qytetin e Tiranës”,- përfundoi ai.


Video/ Shpaloset flamuri gjigant në Marsejë

Tifozët shqiptarët janë duke festuar në Marsejë, para ndeshjes mes Francës dhe Shqipërisë.

Ashtu siç është paralajmëruar, është shpalosur flamuri gjigant kombëtar nga tifozat Kuq e Zi në plazhin e Marseilles.

Qyteti bregdetar francez është mikpritës i duelit të madh mes Shqipërisë dhe Francës, e i cili zhvillohet sonte mbrëma.

Pas dhunës së ditëve të kaluara në Marsejë mes tifozerisë angleze dhe asaj ruse, qyteti sot është zgjuar nën ngjyrat kuqezi dhe këngët e tifozëve shqiptarë.

Këta të fundit kanë filluar të mbushin rrugët dhe sheshet e qytetit, të përshëndetur nga vendasit, të cilët deri tani kanë dhënë përshtypjet më të mira për ta në mediat franceze.

Në orën 14:30 dhjetëra tifozë shqiptarë ndihmuan në shpalosjen e këtij flamuri, përmasat e të cilit janë të denja për një Rekord Guinness.

Shikoni videon:



Foto-skandal/ Tifozët zviceranë djegin flamurin shqiptar
Deri tani nuk ishte regjistruar asnjë incident mes tifozëve shqiptarë dhe zviceranë në rrjetet sociale, por po qarkullon një foto ku shihet i djegur flamuri shqiptar.

Këta tifozë kanë djegur flamurin dhe e kanë kthyer me kokë poshtë e cila simbolizon urretjen e tifozëve zviceranë.

Në portalin e fansave nga e mbarë bota, “Ultras Tifo” është publikuar fotografia ku shihet flamuri kuq e zi duke u djegur, kështu me shkrimin se këta persona ishin tifozë zviceran.
Video/ Super gol, Sllovakia dyfishon shifrat
Sllovakia ka dyfishuar rezultatin në 2-0 ndërsa këtë herë autor i golit është ‘ylli’ i Napolit, Marek Hamšík, i cili ka realizuar një super gol.

Edhe gjatë golit të parë Hamšík ka dhuruar një super asist, ndërsa Weiss finalizoi me sukses.

Mbyllet pjesa e parë ku Sllovakia mposht Rusinë me rezultatin 2-0.

Shikoni videon:



Tiranë/ Pranga policit të patrullës, përndiqte e dhunonte ish-të dashurën

Me kërkesë të Prokurorisë së Krujës, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasin Lumian Meta, me detyrë oficer i patrullës policore të Komisariatit nr.1 në Tiranë, i dyshuar për veprën penale të “Përndjekjes” në dëm të ish-të dashurës së tij, shtetases S. B, gjithashtu efektive policie në Komisariatin e Krujës. Vendimi i Gjykatës është zbatuar nga ana e oficerëve të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme.

Prokuroria e Krujës e ka nisur hetimin në bazë të materialit referues të Shërbimit për Çështje të Brendshme në dt. 14.06.2016. Në bazë të veprimeve hetimore, ka rezultuar se i dyshuari nuk ka pranuar faktin e ndërprerjes së marrëdhënies intime me të dëmtuarën. Për këtë arsye, ai e ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj në disa raste të përsëritura.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se i dyshuari dhe e dëmtuara kanë nisur lidhje dashurore në vitin 2014, gjatë studimeve në Akademinë e Policisë. Kjo lidhje ka vijuar deri në janar 2016. Në këtë kohë, e dëmtuara S.B. ka refuzuar të vijojë lidhjen intime, për shkak se, sipas saj, i dyshuari ushtronte dhunë sistematike.

Prej janarit 2016 e në vijim, i dyshuari e ka përndjekur, dhunuar dhe kërcënuar në mënyrë sistematike, me qëllim që lidhja e tyre të rifillonte. E dëmtuara nuk ka pranuar në asnjë rast dhe kjo sjellje e ka shndërruar në objekt dhune nga ish- i dashuri.

Në disa raste, dhuna psikologjike ndaj të dëmtuarës ka ndodhur edhe në praninë e kolegëve të tjerë të policisë.

Në këto kushte, Prokuroria e Krujës ka krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasi Lumian Meta ka konsumuar elementët e veprës penale “Përndjekja”. Për këtë arsye, nga ana e Prokurorisë së Krujës, u kërkua caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, e cila u pranua nga Gjykata e Krujës dhe ai u arrestua mesditën e së Mërkurës.


Skafi i vjedhur në Korfuz gjendet me GPS në Sarandë, në hetime edhe Interpoli

Policia e Sarandës dhe Policisë Kufitare kanë gjetur pranë Kanalit të Çukës në Sarandë një skaf të vjedhur disa ditë më parë në Korfuz të Greqisë.

Aipas policisë shqiptare, mjeti lundrues gomone me mbishkrimin “JUMBLY R”, u konstatua rreth orës 10:15 në lagjen nr.1 Sarandë, në një rrethinë pranë kanalit të Çukës, mbi Mandrën (pikën përpunimit të inerteve) e shtetasit F.Sh.

Skafi ka përmasa 7.5 metra e gjatë dhe 4 metra e gjerë, me motor të makës “Jamaha 250 CC”. Në këtë hetim janë përfshirë policia greke dhe Interpoli, që ka gjurmuar me GPS mjetin lundrues.

Dyshohet se gomonia përdorej për të kryer trafik droge. Ngjarja është ende në verifikim, ndërkohë që nuk ka asnjë të arrestuar.

Video/ Përmbytjet në Himarë, PBDNJ e OMONIA kritika bashkisë

Reshjet e ditëve të fundit shkaktuan përmbytje masive në Himarë dhe Livadh. Këshilltarët e PDBNJ dhe OMONIA në Bashkinë e Himarës, fajësojnë pushtetin lokal.

Sipas tyre, nga përmbytjet dolën në pa se usetat nuk funksionojnë, se mozaiku i ndërtuar mban në trotuar inerte dhe baltë të sjella nga ujërat duke penguar kështu qarkullimin e njerëzve, se bankina e ndërtuar nuk ofron siguri për njerëzit dhe veçanërisht për fëmijët.

“Përmbytjet në gjithë Himarën pas reshjeve të fundit dëshmojnë se Bashkia ka nevojë për investime të tjera imediate dhe jo për rehabilitimin e panevojshëm të qendrës”,- thuhet në deklaratën e tyre.

Sipas këshilltarëve, të gjitha këto tregojnë mungesën e strategjisë nga ana e Bashkisë dhe dëshmojnë që investimet që projektohen nuk synojnë përmirësimin e jetës se qytetareve dhe tërheqjen e turisteve, por kanë për qellim pasurimin personal me investime të tilla të dyshimta.


Foto+Video/ Ja çfarë bëjnë tizofët shqiptarë në Marsejë

Atmosfera në rrugët e Marsejës është fantastike, sepse tifozët shqiptarë kanë nisur të festojnë përpara ndeshjes Francë-Shqipëri.

“O sa me mirë me qenë shqiptar o hej…”,- është kënga që ka pushtuar rrugët e qytetit francez. “Opionion.al” nëpërmjet fotove dhe videove ju sjellë një “aromë” nga kjo atmosferë dhe euforizëm, që ka pushtuar tifozat kuqezi./Opinion.al/

Rama ironiz me Bashën: Ftesën për qetësi dhe reflektim bëja Amerikës e BE-së

Teksa kreu i opozitës Basha po fliste për arsyet përse PD heziton të votojë draftin e reformës në drejtësi, duke i bërë thirrje Ramës të reflektonte, ka reaguar kryeministri përmes një postimi në Twitter.

Me urimin për suksese Kombëtares, Rama i thotë Bashës që ftesën për qetësi dhe reflektim t’ia bëjë SHBA-aë dhe BE-së.

“Lulezim rrofsh per ftesen per reflektim e qetesi po beja Shteteve te Bashkuara/Bashkimit Europian jo mua. Dhe shume suksese Kombetares sot”,- shkruan Rama.

Opozita i kërkon mazhorancës pranimin e rekomandimit 88 të Venecias për vendet e rezervuara në institucionet e drejtësisë.

Fotogaleri/ UEFA nuk kursen elozhet për tifozët kuqezinj

Edhe pse Kombëtarja shqiptare nuk arriti të fitojë ndaj Zvicrës, mediat më të mëdha ndërkombëtare dhe UEFA nuk kanë kursyer elozhet për tifozët kuqezinj.

UEFA i ka përdorur tifozët kuqezinj si shembull të festës dhe atmosferës së bukur festive.

Me anë të një albumi fotografish të zgjedhura nga festa dhe atmosfera e tifozerisë shqiptare në ndeshjen me Zvicrën, UEFA në ‘Facebook’ ngre pyetjen: “A do të na dhurojnë edhe sot një tjetër spektakël tifozët e kombëtares shqiptare?”.


Foto/ Këngëtari i njohur italian bëhet shqiptar...

Këngëtari i njohur italian Albano Carrizi, është bërë shqiptar. Carrizi është pajisur me shtetësinë e Shqipërisë, pas kërkesës që vetë ky i fundit bëri në zyrën e Presidentit të Shqipërisë.

Dekreti i shtetësisë së Carrizit është lëshuar nga presidenti Bujar Nishani në datën 10 qershor 2016.
Video/ Sllovakia mposht Rusinë, merr fitoren e parë në Europian

Sllovakia ka shënuar fitoren e parë në Euro 2016, pasi ka mposhtur Rusinë me rezultat 2:1 në kuadër të Grupit B. Sllovakët kanë qenë skuadër dominuese nga fillimi e deri në fund, ndërsa vendimtare ka qenë pjesa e parë ku u shënuan dy golat.

Golat për Sllovakinë në këtë ndeshje i shënuan Weiss 32’ dhe Marek Hamsik 45’, ndërsa për Rusinë shënoi Glushakov 80′.

Pas kësaj fitoreje, Sllovakia ngritët në pozitën e dytë me 3 pikë, ndërsa Rusia mbetet në vendin e fundit me një pikë.

Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet nesër ndërmjet Anglisë dhe Uellisit.
Foto/ Zvicra e para, Shqipëria e pestë në listë. Ja pse

UEFA i ka treguar skuadrat me përqindjen më të lartë të pasimeve të sakta, në xhiron e parë të fazës së grupeve.

Zvicra është kombëtarja me përqindjen më të lartë të pasimeve të sakta në ndeshjet e para të fazës së grupeve në Evropian.

“Helvetët” kanë një saktësi prej 92%, duke i konkretizuar 510 pasime nga 553 të tentuara.

Ndërsa, kombëtarja e Shqipërisë renditet e pesta në këtë listë, përkundër faktit që luajti thuajse një orë me një futbollist më pak.
Foto/ “Vipat” shqiptarë në Francë-Shqipëri, edhe pronari i “Ora News” në stadium
Ndeshja e mbrëmjes së sotme mes Francës dhe Shqipërisë që do të zhvillohet në Marsejë në orën 21:00 ka mbledhur shumë tifozë shqiptarë, mes të cilëve edhe personazhe të njohura të ekranit dhe biznesit në vend.

Një prej tyre është edhe Ylli Ndroqi, pronari i “Ora News”, i cili bashkë me bashkëshorten e tij, është një prej personazheve të njohura shqiptare që do të ndjekin ndeshjen live në “Velodrom” të Marsejës.



Ndeshja e Kombëtares, Nishani në Francë, Rama në Vlorë
Në shkallët e stadiumit të Marsejës për të ndjekur ndeshjen Francë-Shqipëri do të jetë edhe Presidenti Bujar Nishani, ndërkohë kryeministri Rama mësohet se do të shkojë në qytetin e Vlorës, për të ndjekur këtë sfidë.

Rama ishte në Francë në ndeshjen e parë të kombëtares shqiptare përballë Zvicrës.

Në fund të asaj ndeshje ish-kryeministri Berisha e konsideroi Ramën si tersin e kombëtares për humbjen.

Nuk dihet ende se ku do ta ndjekë ndeshjen kreu i opozitës, Lulzim Basha apo kryeparlamentari Ilir Meta.



Foto+18/ Ana “B” e tifozeve seksi të Italisë

Pak kohë para sfidës mes Belgjikës dhe Italisë, mediat e italiane kanë publikuar disa foto të tifozeve më të zjarrta të “axurrëve”.

“Këto janë fotot seksi të një të pasionuare të futbollit që bën tifo për ‘axurrët’”,- shkruan e përditshmja “Corriere dello Sport”.

Italia dhe Belgjika luajnë takimin e parë në “Euro 2016”. Të dy ekipet kërkojnë kreun e renditjes, pas barazimit 1-1 mes Irlandës dhe Suedisë.



Foto/ Ja si po formësohet studio e re e Ermal Mamaqit në Klan

Ai ka mbërritur në ambientet e Televizionit Klan. Bëhet fjalë për skenografin italian Gaetano Castelli, një emër i njohur ndërkombëtarisht. Pse? Mëngët janë përveshur për studion e re të emisionit më të ri në Televizionin Klan, atë të Ermal Mamaqit.


Ne mund t’ju themi se studio do të jetë rreth 4 herë më e madhe se ajo që prezantuesi ka patur në emisionin e parë. Më shumë se kaq nuk mund t’ju tregojmë, të gjitha hap pas hapi. Surpriza do të ketë pafund…

Ermal Mamaqi do të nis nga shtatori një “sfidë” të re, sigurisht në një ekran të madh. Ai vetë ka thënë se në “Televizionin Klan” emisioni do të marrë një dimension të ri.

Ka qenë data 1 qershor kur u zyrtarizua marrëveshja 3-vjeçare me Drejtorin e Përgjithshëm të Televizionit Klan, Aleksandër Frangaj. Deri në shtator keni shumë për të mësuar…/TvKlan.al/
Foto/ Ja me çfarë supermakinash kanë shkuar shqiptarët në Marsejë

Jo vetëm kombëtarja shqiptare, por edhe tifozët kuq e zi kanë tërhequr vëmendjen e mediave evropiane në këtë eveniment të veçantë, siç është “Francë 2016-të”.

Tifozët shqiptarë kanë shkuar me makina super të shtrenjta në Marsejë për të ndjekur ndeshjen e kombëtares tonë, siç janë makinat “Ferrari” dhe “BMW”.

Terrorizmi, Valls: Do të vdesin të pafajshëm të tjerë
“Kjo luftë do të zgjasë për një brez të tërë. Do të vdesin edhe të pafajshëm të tjerë. Do të më akuzojnë se po shkaktoj dhe më tepër ankth, por ky është realiteti”.

Kështu është shprehur kryeministri francez, Manuel Valls, për mikrofonët e France Inter, një ditë pas vrasjes së një çifti policësh në Paris.


Foto/ Ylli francez i pornos shkruan emrin e Shqipërisë mbi gjoks

Virginie Caprice, biondja e njohur për filmat e saj me drita të kuqe ka vendosur të bëjë parashikimet e saj për ndeshjet e këtij evropiani.

Ajo i shkruan emrat e skuadrave mbi gjoksin e saj, por deri tani nuk ka pasur fat.

Është e qartë që nuk është ky qëllimi, por fatin e ka pasur edhe Shqipëria të shkruhet mbi trupin e francezes.


Elbasan/ Prit e prit e s’ka… banorët e “5 Maj”-i shtrojnë vetë rrugën
Banorët e lagjes “5 Maj” në Elbasan i janë kthyer investimeve publike me parat e tyre. Pas kërkesave të herpashershme në bashki për asfaltimin e rrugës, janë detyruar të grumbullojnë një sasi të konsiderueshme parash për të paguar fadromat dhe makinat për transportin e zhavorrit.

Duke ndjekur shëmbullin e banorëve të Godoleshit, të cilët pak kohë më parë hapën vetë rrugën, ata kanë marrë kazmat e lopatat për të sistemuar rrugën ku kalojnë çdo ditë.

Banorët thonë se presin që pas zhavorrit bashkia të vijë ta asfaltojë këtë rrugë që shërben për më shumë se 500 familje.


Fotolajm/ Adrian Fullani shijon ndeshjen Shqipëri-Zvicër

Nuk mungoi në ndeshjen Shqipëri-Zvicër edhe ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Adrian Fullani.

Në një foto të nisur për “dritare.net” nga një lexuesi ynë, shikohet ishi i famshëm i entuziazmuar.

Vetëm se mungesa e oreksit që përmendej në raportin e psikologes, i ardhur për shkak të stresit, duket se nuk ka qenë i vërtetë. Fullani shfaqet jo vetëm i shëndetshëm por edhe më i shëndoshë se kurrë./dritare.net/



Foto/ Skandal në Francë, shqiptarët euforik shkelin flamurin kuqezi
A është ky partiotizëm? A është ku nacionalizëm? A është kjo kulturë europiane që tregojmë përballë një prej kombeve më të kulturuar të gjithë botës, Francës?? Jo! Jo dhe jo!!

Kjo është thjesht një papjekuri dhe eksitim shqiptarësh, si ato të zakonshmet që ne bëjmë përditë në vendin tonë. Njësoj si lopa që përmbys kovën me qumësht pasi e ka mbushur...

Këtë kemi bërë sot edhe ne në Francë, pikërisht mu në Marsejë ku presim që pas dy orësh të ndeshemi me kombëtaren franceze.

Më euforik se çdo herë dhe të errësuar nga harbimi, ata që sot na kanë përfaqësuar në Francë si tifozeri pa dashur e kanë bërë një gabim, ose më mirë një faj të rëndë...! Kanë shkelur të gjithë mbi flamurin Kuq e Zi, mbi atë flamur të cilin e kishin çuar deri në Francë si një trofe gjigant prej 11 mijë metrash katrorë.

Po, ky është autogoli më i madh që gjithë tifozeria e dehur shqiptare në Marsejë i ka bërë kombëtares sonë Kuqezi.

Nuk meritojmë ta mbajmë emrin shqiptar dhe të kemi këtë simbol me këto gafa që bëjmë sa herë në kompeticione të tilla, duke treguar se jemi thjesht primitivë si komb dhe si popull!

Sa për dieni të të gjithëve atyre që do të protestojnë për këtë reagim, ju kujtojmë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës individi që dhunon apo shkel flamurin kombëtar thjesht burgoset.

Këto foto janë botuar sot në një fotogaleri të “Top Chanel” ku thuhej se, zona e tifozëve në Marsejë të Francës u pushtua pasditen e kësaj të mërkure nga flamuri gjigant kuqezi.

Mijëra tifozë shqiptarë, të cilët kishin udhëtuar drejt Jugut të Francës në mbështetje të kombëtares shqiptare, ndihmuan në shpalosjen pranë plazhit të Marsejës të flamurit me përmasa rekord, 105 metra të gjatë dhe 70 metra të gjerë.

Qëllimi i tifozëve kuqezinj ishte që këtë flamur gjigant ta shpalosnin gjatë ndeshjes në “Stade Velodrome”, por refuzimi nga ana e organizatorëve të këtij Europiani, bëri që ata ta transferonin spektaklin në plazhin e Marsejës.



16/06/2016/...........................................

Legjenda Kahn kritika të ashpra ndaj Ronaldos

Legjenda e Kombëtares gjermane, Oliver Kahn nuk ka kursyer kritikat ndaj Cristiano Ronaldos i cili sipas tij duhet të kishte luftuar më shumë në ndeshjen kundër Islandës.


Ish-portieri i Bajernit të Mynihut nënvizoi se Ronaldo ishte ekzagjerues në shumë raste dhe i mërzitshëm.

“Ai ishte i qetë. Në rolin që kishte, ai është dashur të luftonte më shumë. Si lojtar i nivelit të tij që po bëhet më i pjekur, ai duhet të kuptojë se është e mërzitshme për ne që ai gjithmonë të shfaqë imazhin e njëjtë, që të bëhet protagonist dhe ekzagjerues.

Ai shënoi penaltinë vendimtare në Ligën e Kampionëve. Natyrisht ai e shqeu fanellën e tij, por për dikë kjo ishte shumë e tepruar, dikush është dashur ta ndalë, sepse do ishte shenjë e respekti për lojtarët e Atleticos”,- u shpreh Kahn për të përditshmen gjermane ‘Bild’.
Tifozet seksi, plas gallata në rrjetet sociale

E kush nuk i vuri re vajzat seksi që mbështetën kombëtaren tonë mbrëmjen e djeshme? Ato ranë në sy menjëherë, duke u bërë të famshme për pamjen e tyre.

Aq shumë u përfol për to, saqë zor të harrohen bukuroshet shqiptare.

Në fakt, vajzat pushtuan faqet e internetit, por jo vetëm ato shqiptare.

Faqe të huaja kanë publikuar foto të tyret, të përdorura për të përcjellë humor.

Vendimet për Çakon e Rroshin, Basha: Kjo, drejtësia që do Rama

Kryetari i Partisë Demokratike ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se u ka bërë presion Gjykatave, duke iu referuar vendimit të sotëm të Apelit që riktheu në detyrë drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako dhe rasti i dytë i Gjykatës së Tiranës që vendosi “arrest shtëpie” për Elvis Rroshin.

Kjo është ditë zie për drejtësinë, tha Basha, dhe theksoi se, ky është plani i tij për të kapur drejtësinë.

Kreu i demokratëve theksoi se Kryeministri i kishte vendosur Gjykatat mes dy zgjedhjeve për dy vendimet që u dhanë sot.

“Çako u kthye në detyrë, Rroshi u kthye në shtëpi. Edi Rama i vuri gjyqtarët para dy zgjedhjeve dhe kjo ishte që nëse zbatohej ligji, Edi Rama do të futej me brutalitet në familjen e tyre. Shkurt, do t’i ekzekutonte ata brutalisht. Tjetra do të ishte vendimi ky i sotmi për të qënë në rregull me Edi Ramën.

Sot është ditë kritike për vendin. Nuk lejon hetimin Edi Rama sepse është vetë i përfshirë duke përgjuar opozitën, parlamentarë, biznesmenë dhe përfaqësues të mediave”,- u shpreh Lulzim Basha.



Video/ Tifozi i çmendur thyen televizorin gjatë ndeshjes...

Një tifozi të tillë bëni mirë të mos i dilni para, sidomos kur luan skuadra e tij e zemrës. Kjo video po bën xhiron e botës dhe tregon momentin kur një tifoz thyen televizorin pasi ai fiket herë pas here.

Në fakt ky "rreng" është realizuar në Turqi nga e dashura e tij, e cila ka dashur të shohë se deri ku shkon tërbimi i djalit për skuadrën e tij të zemrës.

Fillimisht ai është treguar i duruar, por shihni çfarë bën më vonë:


Fotolajm/ Tiranë, vajza dhoron ‘spektakël’ në rrugë me të pasmet

Sot paradite në Tiranë, në zonën e Unazës së Re, kjo vajza që shikoni në foto ka habitur kalimtarët e shumtë.

Pantallonat që ka veshur duket se nuk janë aspak të përshtatshme për të, pasi jo vetëm janë të ngushta dhe të vogla, por i zbulojnë gati gjysmën e të pasmeve.

Një pamje kjo, sigurisht aspak normale, për kalimtarët e tjerë./JOQ/


Video/ Giroud flirton me të dashurën e Schneiderlin pas ndeshjes me Shqipërisë

​Oliver Giroud është kapur mat nga mediat duke flirtuar me të dashurën e Morgan Schneiderlin.

Sulmuesi i Francës, Oliver Giroud, është kapur keq nga mediat pas ndeshjes kundër Shqipërisë, të cilën e fituan 2:0.

Giroud shihet duke biseduar me disa shokë të tij në triubuna, por në të njëjtën kohë duke shikuar edhe të dashurën e Schneiderlin, të cilën e ka përshëndetur më pas./Express/


Foto/ Edhe Fatos Nano në ndeshjen Francë-Shqipëri… me Finon
Në stadiumin Velodrom ku u luajt mbrëmë ndeshja Francë – Shqipëri, ishte i pranishëm edhe ish-Kryeministri dhe ish-kryetari i PS Fatos Nano.

Gazeta lokale e Marsejës “La Provence” ka publikuar disa foto nga momentet e ndeshjes, mes të cilave është edhe kjo fotot, e dy ish-Kryeministrave shqiptarë Fatos Nano dhe Bashkim Fino, të cilët qëndrojnë në krah të njëri-tjetrit.

Pas tyre është edhe kryetari i Bashkisë së Nices, Estrozi.

Bazë e re e Rusisë në Serbi
Rusia po planifikon të ndërtojë edhe një bazë të re ushtarake në Serbi të kamufluar me emrin “qendra për ndihma humanitare”, transmeton “Koha.net”.

Ekzistojnë plane që aerodromi Eçka te Zrenjanini, në Vojvodinë, të bëhet baza e dytë ruse në Serbi, pas asaj që Beogradi e Moska e quajnë bazë humanitare në Nish, sipas mediave serbe.

Aerodromi Eçka ka hangarin me tri seksione, sipërfaqen prej 2000 metrash katrorë, lartësinë 7 metra e dyer të gjera 25 metra.

Ideja është që në këtë lokacion, siç thotë gazeta e Beogradit “Blic”, për nevojat e qendrës humanitare serbo-ruse nga Nishi, të ndërtohet qendra trajnuese, përkatësisht poligoni për ushtrime për veprim në situata emergjente dhe Moska është e gatshme që për këtë punë të sjellë shumë mjete e pajisje ushtarake.

Kjo çështje duhet të jetë pjesë e bisedimeve zyrtare mes Beogradit e Moskës gjatë vizitës së kryeministrit rus Dmitrij Medvedev, i cili do të kërkojë që të verifikohet Marrëveshja për privilegjet speciale diplomatike, të qendrës humanitare serbo-ruse në Nish, për të cilin po pritet që nga viti 2014.

Ky medium serb thotë se, për këtë bazë ruse kërkohen të drejta sikur ato për NATO-n.

“BE dhe SHBA nuk do ta shikojnë me sy të mirë bazën e dytë eventuale ruse në Serbi, pasi as bazën e Nishit nuk e kanë për dëshirë”,- kanë thënë qeveritarë serbë.

Lajmin rreth mundësisë së hapjes së kësaj baze të re ruse e ka konfirmuar drejtori i Qendrës në Nish, Bojan Glamoçlija. Ai ka shtuar se, mendimi për Eçkën është vetëm njëra nga idetë, pasi po shqyrtohet opsioni që ta na jepet një nga kazermat në Pançevë ose në Beograd.

Kryeshefi i qarkut të Banatit Qendror, Dushan Shijan, në territorin e të cilit mund të ndërtohet baza e dytë ruse, nuk ka asgjë kundër kësaj ideje, pasi aeroporti prej një kohe të gjatë është i braktisur, por thotë se, tash për tash e gjitha është vetëm në fillim.
Rroshi sfidon Berishën: Unë jam mbijetues i lindur

Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi ka reaguar në faqen e tij në Facebook pas vendimit të Gjykatës për t’i ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, Rroshi pranon që është dëbuar nga Zvicra, por nuk e ka deklaruar diçka të tillë sepse sipas tij ishte thjesht dëbim si i shumë emigrantëve të tjerë.

Rroshi e ka inatin me Berishën, të cilit i kujton se s’ka për ta fituar kurrë me Kavajën dhe se atë do e ketë gjithnjë përballë.



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   220   221   222   223   224   225   226   227   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish