Ndër shkeljet kryesore përmendim:
1 - Në 6 raste janë regjistruar 1294 m2 sipërfaqe trualli më tepër nga ajo e përcaktuar sipas listës së trojeve dhe janë lëshuar certifikata pronësie mbi këto sipërfaqe.
2 - Në 4 raste, janë kryer veprime tjetërsimi nëpërmjet transaksioneve mbi këto pasuri, si shitje, pjesëtim pasurie dhe regjistrim dëshmi trashëgimie.
3 - Është shkaktuar dëm ekonomik ndaj Bashkisë Gjirokastër dhe Buxhetit të Shtetit në vlerën 16,048,170 lekë, si qera e munguar nga përdorimi i jashtëligjshëm e pa titull pronësie të trojeve, nga të cilat 15,467,670 lekë për përdorimin e paligjshëm të 585.9 m2 truall në pronësi të Bashkisë Gjirokastër dhe 572,400 lekë për përdorimin e paligjshëm të 143.1 m2 truall në pronësi të shtetit.
4 - Është refuzuar pa bazë ligjore regjistrimi i pasurive të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, në kundërshtim me Ligjin nr. 10058, datë 22.01.2009 “Për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kryegjyshatës Botërore Bektashiane për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella”.
5 - Nuk ka një evidencë dhe nuk njihet e raportohet gjendja e pasurive të regjistruara me mbivendosje, mungojnë hartat e pasurive të identifikuara me mbivendosje dhe për pasojë është lejuar regjistrimi me mbivendosje në favor të personave të tretë të 40 pasurive me sipërfaqe totale 17100,9 m2 të llojit truall dhe ndërtesa, pasuri në pronësi të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, kthyer në VKKP nr. 134, datë 13.3.2008.
6 - Në 109 raste nuk është veçuar dhe regjistruar “shtet” sipërfaqja prej 52.849 m2 dhe nuk janë kryer veprime në Kartelat e Pasurive të Paluajtshme, ndërsa në 110 raste me sipërfaqe totale 20.503 m2, janë kryer veprime me pasojë tjetërsime të sipërfaqeve.
7 - Konstatohet performancë e ulët në administrimin e praktikave, të cilat për një periudhë 5 vjeçare arrijnë mbi 3287 praktikadhe për të cilat ZVRPP, ndonëse ka arkëtuar nga qytetarët rreth 9.9 milion lekë, ende nuk iu ka ofruar atyre shërbimin e kërkuar, me pasojë mungesë transparence ndaj publikut.
8 - Konstatohet mungesë bashkëpunimi ndërmjet ZVRPP dhe Komisionit Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë, që ka sjellë si pasojë nivele të ulëta të regjistrimit të pasurive bujqësore, pranimin e dokumentacionit dhe regjistrimin e pasurive të paluajtshme me të meta dhe mangësi.
Shkeljet e konstatuara më sipër janë në kundërshtim me përcaktimet ligjore e nënligjore të bëra në Ligjin nr. 33/2012, datë 29.04.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, Ligjin nr. 8752, datë 26.3.2001 “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për Administrimin dhe Mbrojtjen e Tokës”, Ligjin nr. 7501, datë 19.7.1991 “Për tokën”, Ligjin Nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për arkivat” dhe Rregulloren nr. 207, datë 11.06.2007 “Për arkivimin e dokumenteve tekniko-ligjore në ZVRPP”.
Rrëzimi i helikopterit, nën hetim për neglizhencë tri struktura të FA-së
Pak me shume se dy muaj nga rrezimi i helikopterit te forcave ajrore në liqenin e Shkodres, të tjera detaje dalin në dritë nga hetimet.
Ndërsa fjalën e fundit për shkaqet e rënies së helikopterit pak pas mesdites së 6 prillit pritet ta thone autoritetet gjermane ku u dergua kartat e memories së kameras së brendshme të helikopterit, Prokuroria vijon hetimin për të gjitha rrethanat që çuan në aksidentin tragjik ku humbën jetën pilotët Florian Delia dhe Donald Hoxha.
Prokuroria e Shkodrës dyshon se dy pilotet e ndjerë nuk kishin eksperiencën e duhur për të drejtuar një helikopter të llojit “EC145”, të cilët ishin blerë nga Ministria e Mbrojtjes vetëm pak kohë më parë. Tre helikopterët i janë shtuar flotës sonë ajrore të ushtrisë pasi janë blerë nga e njëjta kompani ku janë blerë dhe helikopterët Cougar.
Por, blerja e helikopterëve të llojit “EC145” nuk është shoqëruar dhe me një kontratë si ajo për helikopterët “Cougar” për të cilët është kontraktuar nje pilot francez për një periudhë 3-vjeçare për të asistuar në çdo fluturim të “Cougarit”.
Për “EC145”, u pa e udhës që një kontraktim i tillë të mos bëhej. Ky fakt dyshohet se ka sjellë mungesën e trajnimit të vazhdueshem per pilotët e njësisë së Farkës në drejtimin e helikopterëve të llojit “EC 145”.
Sipas burimeve nga Prokuroria, mësohet se për mos ndjekjen e te njejtave standard si ne rastin e helikoptereve Cougar gishti drejtohet nga komanda e repartit dhe veçanërisht komanda e aviacionit.
Si pasojë, komanda e aviacionit, zyra e sigurisë ajrore dhe ajo e trajnimeve dhe standardizimeve ne shtabin e Pergjithshem dyshohen se janë pergjegjëse për neglizhencë në kryerjen e detyrës. Neglizhencë që fatkeqësisht i kushtoi tepër shtrenjtë Florian Delisë dhe Donald Hoxhës. /abc news/
“The Sun”, me elozhe për Kombëtaren dhe tifozët Kuqezinj
Paraqitja dinjitoze e Shqipërisë në “Euro 2016” ka kthyer vëmendjen e medieve të mëdha ndërkombëtare.
Tabloidi britanik “Th Sun” nuk i ka kursyer elozhet për kuqezinjtë, duke i dedikuar një shkrim për performancën e shkëlqyer dhe për atmosferën festive të tifozëve.
“Shqipëria është në prag të eliminimit nga ‘Euro 2016’ por ne të gjithë duam që ata të qëndrojnë. Janë një skuadër shumë simpatike, Giani De Biasi arriti të hyje këtë vit në Europian dhe po bën një paraqitje dinjitoze”,- shkruan tabloidi britanik.
“The Sun” shkruan se, Shqipëria ka luajtur mirë ndaj Zvicrës, duke vendosur theksin tek mbrojtja e fortë, ndërsa kundrejt Francës organizatore ata qëndruan të pathyer për 90 minuta.
Belgjikë/ Operacion antiterror në Bruksel, në pranga 12 persona
Policia belge kreu 12 arrestime në kuadër të një operacioni masiv antiterror, thuaje tre muaj pas sulmeve vdekjeprurëse në Bruksel. Të arrestuarit dyshohet se po komplotonin për sulme të tjera terroriste.
12 të arrestuarit ishin mes 40 persona të tjerë u ndaluan për tu marrë në pyetje. Policia kreu kontrolle në 16 komuna, kryesisht rreth Brukselit. Në veçanti ra në sy kontrolli i 152 magazinave të dhëna me qira.
Prokurorët belgë thanë se gjatë këtij operacioni nuk u gjetën armë apo eksplozivë. Kontrolle u zhvilluan edhe në zonën Moelenbenk, një lagje famëkeqe e Brukselit për lidhjet e saj me xhihadistët.
Hetuesit belgë thanë se operacioni u krye pas hetimeve intensive që dolën në përfundimin se ishte e nevojshme një ndërhyrje e shpejtë. Pavarësisht operacionit, qeveria belge nuk ka rritur nivelin e sigurisë në vend.
Disa media, raportuan ditë më parë se policia belge kishte marrë informacione se një grup militantësh nga Shteti Islamik ishte nisur nga Siria drejt Europës me qëllimin për të kryer sulme terroriste në Belgjikë dhe Francë. Zyrtarisht këto zëra nuk janë konfirmuar, por sigurisht që nuk i kanë shërbyer ndjesisë së sigurisë në kontinentin e vjetër./TCh/
Video/ Parada, shqiptarët mbushin rrugët e Nju Jorkut
Ka qenë një paradë e organizuar nga shoqatat shqiptare dhe nga shumë emigrantë shqiptarë në SHBA, ajo që ka bërë që qendra e Nju Jorkut të mbushej e gjitha Kuq e Zi.
Shikoni në videon e mëposhtëme se si janë mbushur rrugët e Nju Jorkut në paradën e shqiptarëve:
Foto+18/ Vlorë, vajza e djem bëjnë plazh nudo
Disa foto të bëra sot në Vlorë, tregojnë se si disa vajza dhe djem kanë bërë plazh nudo. Fotot janë bërë nga një jaht. Mendohet se vendi është një gji në Karaburun. Numri i personave sipas raportimeve në redaksinë tonë, ka qëne rreth dhjetë./JOQ/
Foto/ Hapet për publikun “pasarela e ujit”
Inaugurohet “The floating Piers”, pasarela e ujit në Liqenin e Iseos në Itali, mes Brescias dhe Bergamos.
Siç duket nga fotot, të shumtë janë kureshtarët që kanë shkuar të “ecin mbi ujë”, në projektin e ndërtuar nga artisti bullgar Christo.
Shumë prej të pranishmëve kanë preferuar të ecin zbathur për të përjetuar më mirë ndjesinë e të ecurit mbi këtë pasarelë unike.
“The Floating Piers”, është pasarela e projektuar pothuajse 50 vitë më parë nga Xhristo dhe gruaja e tij Jeanne Claude.
Pasarela e ujit do të jetë e hapur 24 orë në 24 deri më datë 3 korrik. Sipas mediave italaine pritet që rreth 500 mijë vizitorë të prekin nga afër pasarelën emocionuese.
Gjermania akuzon NATO-n: Po nxit luftë me Rusinë
Gjermania akuzon NATO-n për nxitje të luftës me Rusinë me stërvitjet ushtarake në Europën Lindore dhe i bën apel aleancës të përpiqet të përmirësojë dialogun me Moskën.
Ishte shefi i diplomacisë gjermane ai që hoqi dorashkat e tha hapur se manovrat e nisura këtë muaj janë kundërproduktive sa i takon sigurisë rajonale e mund të përflakin tensionet me shtetin rus. Në vend të kësaj, ministri sugjeron të shtrihet dora e bashkëpunimit.
“Ajo që nuk duhet të bëjmë ne tani është pikërisht ndezja e mëtejshme e situatës përmes vringëllimës së shpatave dhe nxitjes së konfliktit. Kushdo që beson se një paradë simbolike tankesh ë kufirin lindor të aleancës do të kontribuojë për sigurinë, e ka gabim. Ne duhet të tregohemi të matur e të mos krijojmë pretekste për ripërteritjen e një përballjeje të vjetër”,- u shpreh Frank-Walter Steinmeier.
NATO-ja nisi në 7 qershor në Poloni stërvitjen për një sulm të simuluar rus. Nisma dy javore përfshin 31.000 trupa, ndër të cilat 14.000 janë nga Shtetet e Bashkuara, 12.000 nga Polonia dhe 1.000 nga Britania, si dhe dhjetëra avionë luftarakë, anije e 3.000 makina ushtarake.
Stërvitja synon të testojë aftësitë e aleancës atlantiko-veriore për t’iu përgjigjur kërcënimeve të sigurisë e zhvillohet çdo dy vjet. Por, Moska në mënyrë të përsëritur e ka bërë të qartë se prania e trupave të NATO-s aq pranë kufirit të saj, e shqetëson dhe lë shteg për acarime./TCh/
Fotolajm/ Shkon në kishën e Laçit për lutje, por “mëkaton” me ato që ekspozon
Dihet tashmë moda e vajzave të reja për të ekspozuar pjesën e sipërme të mbathjeve mbi pantallona. Si një “lëvizje” që provokon, disa e bëjnë me ndërgjegje dhe disa nga pakujdesia.
Gjithsesi provokimi atje ekziston dhe kjo modë po përhapet shpesh. Por ky provokim i rrit dozat e tij kur kjo ngjarje ndodh pikërisht në kishë.
Shumë persona shkojnë atje për të kryer rituale fetare dhe lutje për t’u ndihmuar nga zoti dhe për t’u pastruar nga mëkatet.
Një vajzë e re na ekspozon atje pikërisht modën e “tangave sipër” duke rënë disi në kontrast me imazhin e kishës. Është me interes të dimë çfarë thotë feja për këtë?
Nejse, sidoqoftë kjo është thjesht një kontrast i cili ra në sy të kalimtarëve, vajza mund të jetë besimtare e devotshme dhe një njeri shembullor. Pamja e jashtme shpesh gënjen, apo jo.../JOQ/
Foto/ Kafe në Tokio? Kamarieret e shërbejnë me bikini...
Ajo që nisi 2 vite më parë thjesht si një skenë xhirimi për një telenovelë, tashmë po ndodh me të vërtetë.
Nuk do të habiteni nëse në një kafene në Tokio do t’iu shërbejnë kamariere me bikini gjatë verës.
Në fakt kjo ishte ideja e pronarit të kafenesë, pasi pa që gjatë xhirimit të një telenovele me kamariere me bikini kishte shumë të interesuar.
Atëherë përse mos ta provoj, tha ai. Dhe rezultati dihet. Kafeneja plot e përplot.
Zëdhënësja e FSHF-së flet për origjinën e saj turke
Zëdhënësja e FSHF-së, Jona Dervishi kë bërë një status mbrëmë në faqen e saj në Facebook, duke shprehur mbështetje për ekipin turk që luante kundër Spanjës.
“Këtë ndeshje jam me vëllezërit tanë turq”,- shkruan Dervishi.
Ndërkohë nëpër komente ajo shprehet se ka origjinë turke dhe këtë s’ka pse ta mohojë.
“Unë nuk mund të mohoj gjysmën time të origjinës sepse nuk jam bukëshkale”,- komenton Dervishi.
“Shpërthen” Belgjika ndaj Irlandës, fiton 3-0
Vuajtën shumë ndaj Italisë, madje u mposhtën me rezultatin 2-0, por në ndeshjen e dytë ndaj Irlandës, Belgjika ka shfaqur cilësitë e saj duke arritur një fitore të pastër 3-0, e dyta me këtë rezultat në Euro 2016, pas ndeshjes së mbrëmshme Spanjë-Turqi.
Të besuarit e Wilmots dominuan të gjithë takimin, por golat u realizuan të tre në pjesën e dytë. Lukaku ishte njeriu i ndeshjes duke realizuar dy gola në këtë takim, ndërsa arriti të shënojë edhe Witsel.
Pas kësaj fitoreje, Belgjika ka marrë vendin e dytë në grupin E, i cili udhëhiqet nga Italia, që tashmë është e kualifikuar madje ka siguruar edhe vendin e parë, ndërsa Suedia dhe Iralnda ndodhen të dyja në kuotën e 1 pike.
“Euro 2016”/ De Biasi: Ja si do ta mundim Rumaninë
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi gjatë konferencës para ndeshjes me Rumaninë është shprehur se, për të fituar këtë ndeshje dhe që të kemi një histori të hapur me Europianin, duhet patjetër që të mos bëjmë gabime në mbrojtje dhe të shfrytëzojmë të gjithë rastet e mundshme për të shënuar gola.
“Në ato pak raste që na janë krijuar për të krijuar gola, na mungoi eksperienca apo freskia.
Kemi kërkuar që gjatë këtyre orëve të përfitojmë kualitete apo aftësitë tona.
Nëse duhet të vazhdojmë të kemi një histori të hapur me Europianin duhet që të shënojmë në mundësitë që na jepen dhe të jemi shumë mirë në mbrojtje, që të bëjmë një ndeshje sa më të mirë”,- u shpreh Gianni De Biasi.
Deklarata e pabesueshme e Berishës para ndeshjes me Rumaninë
Portieri i Kombëtares së Shqipërisë në futboll, Etrit Berisha, ka folur sot në konferencë për media para ndeshjes kundër Rumanisë në Grupin A në “Euro 2016”.
Portieri Berisha, është shprehur mjaft i bindur se, Shqipëria do të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e nesërme përballë Rumanisë.
Berisha ka thënë se, nesër është loja e tyre më e rëndësishme në karrierë.
“Për neve është loja më e madhe në karrierë. Do të përpiqem që te japim çdo gjë dhe do te japim çdo gjë. Jemi më të përkushtuar se kurrë. Edhe në lojërat e para kemi dhënë gjithçka por kanë qenë detajet ato që kane vendosur”,- tha ai.
Berisha është shfaqur në krahë të trajnerit Giani De Biasi në konferencën për shtyp, një ditë para ndeshjes së fundit për finalet e kampionatit Evropian.
I pyetur se sa i njeh sulmuesit rumun, Berisha tha se, i njeh vetëm nga dy lojërat e para në “Euro 2016” dhe se mendon se, Rumania ka ekip të mirë, por jo dhe lojtarë super yje.
“I njoh vetëm nga dy lojërat e para. Rumania ka ekip te mirë por nuk është se kane super yje”,- përfundoi ai.
Ai u shpreh se, me Rumaninë të gjithë do të japin maksimumin.
“Ndaj Rumanisë do rë fitojmë me çdo kusht. Kemi krijuar raste në dy ndeshjet e para por nuk kemi arritur të shënojmë. Shkojmë në ndeshjen me Rumaninë për të kërkuar fitore. Për ne kjo është një ndeshje e madhe.
Do të jetë një ndeshje e vështirë por ne do të kërkojmë fitoren e parë. Kemi lënë pas ndeshjen me Francën jemi të fokusuar vetëm tek Rumania.
Ne kemi mundësi zgjedhjeje, besoj se të gjithë jemi gati për të dhënë maksimumin për të fituar këtë sfidë. Rikthimi i Canës na jep siguri, ai ëshstë shtylla kryesore e kombëtares”,- u shpreh Berisha gjatë konferencës për shtyp.
Video e Ramës në Fb, komentuesi ironizon: Paske sjellë detin në Himarë
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video sot në faqen e tij në Facebook dhe shkruan: “Nuk është Jugu i Francës. Eshtë Himara e rilindur falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urban”.
Komentues të shumtë e kompimentojnë kreun e qeverisë për punën e realizuar, ndërsa të tjerë, edhe pse më të paktë në numër se grupi i parë, shqafen kritikë.
Një prej tyre, madje edhe ironizon duke komentuar në postimin e kryeministrit: “Ju lumtë kryeministër, paskeni sjellë edhe detin në Himarë”.
Foto/ “Butrinti” kthehet nga stërvitja, gati për Egje e Mesdhe
Stërvitja “Adrion Livex 2016” që u zhvillua në kuadër të rritjes së bashkëpunimit dhe sigurisë detare në detin Adriatik dhe ku Shqipëria u përfaqësua nga anija “Butrinti” me efektivët e saj ushtarakë shqiptarë, ishte një provë e qartë e profesionalizmit dhe e përkushtimit të Forcave të Armatosura Shqiptare si kontributor serioz e pjesë e Aleancës, si dhe një parapërgatitje rigoroze për të marrë pjesë përkrah vendeve aleate të NATO-s në misionet e saj të rëndësishme në Egje dhe Mesdhe.
Në ceremoninë e pritjes së anijes “Butrinti” në bazën e Vlorës, mori pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Ajo theksoi se “Anija “Butrinti” është pjesë e një stërvitjeje të madhe rajonale.
Ne kemi deklaruar se parapërgatitemi për pjesëmarrjen tonë në misionet mbrojtëse të Aleancës në Egje dhe Mesdhe.
Ne e kemi bërë një deklarim të tillë edhe në Ministerialin e Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s, në Bruksel ku, Shqipëria do të marrë pjesë me një anije petrobot, e cila do të jetë me sistem rrotacioni, në mbështetje dhe në ndihmë të të gjitha misioneve në Detin Egje dhe në detin Mesdhe, që BE ka ndërmarrë prej shumë kohësh”.
Ministrja e Mbrojtjes ka vlerësuar pjestarët e misionit, komandantin e Flotës Detare dhe Shefin e Shtabit të përgjithshëm të FA, për gjithë seriozitetin dhe impenjimin me të cilin kanë përcjellë jo vetëm tek aletatët tanë por dhe tek qeveria shqiptare, një sukses të tillë.
Foto/ Zbulohet misteri, ja kush është plaku i ndeshjes Shqipëri-Francë
Në ndeshjen mes Francës dhe Shqipërisë, një prej mistereve ishte edhe fotografia e plakut që shikoni më sipër. Askush nuk dinte të shpjegonte se kush ishte ai dhe pse ishte stapuar në atë banderolë dhe mori vëmendjen e veçantë gjatë asaj ndeshje të madhe.
Të gjithë u bëmë kureshtarë në lidhje me plakun, duke dashur të mësojnë se kush ishte ai. Ky është misteri më i madh i kësaj ndeshje, por deri më sot, pasi duket se është zbuluar misteri se kush ishte ai plaku në atë foto.
Ai sipas medias gjermane është themeluesi i “Cap Anamur”, i cili ishte përfshirë në Kosovën e pas luftës për ta rindërtuar vendin, në baza humanitare. Ai ka vdekur sot, njofton gazeta gjermane “Die Welt”. Humanisti dhe gazetari, Rupert Neudeck, ka vdekur sot nga një atak në zemër në moshën 77-vjeçare.
Rupert Neudeck është krijuesi i “Helmetave të Gjelbërta” dhe bashkëthemeluesi i “Cap Anamur”.
Rupert NeudeckNeudeck ishte i angazhuar shumë për t’u ndihmuar refugjatëve. Për këtë ai ishte cilësuar një “ekstremist kur është fjala për bamirësi”.
Ai u bë i njohur në mbarë botën, pasi kishte shpëtuar mijëra refugjatë vietnamezë në detin kinez, të ashtuquajturit, “Njerëzit e varkave”.
Në bazë të disa të dhënave, “Cap Anamur”, me ndihma që kapin shumën mbi 58 milionë marka, në Kosovë ka ndërtuar 5995 shtëpi. Kështu me ndihmën e kësaj organizate 78 fshatra janë bërë përsëri të banueshme.
Neudeck kishte kritikuar ashpër liderët kosovarë kur kosovarët po largoheshin masivisht drejt Perëndimit. “Shteti është në duart e politikanëve të papërgjegjshëm dhe djallëzisht të korruptuar, gjithmonë mendojnë për të mirën e tyre – dhe jo për qytetarët.
Më shumë, politikanët janë nganjëherë thjesht kriminelë. Kështu kryetari i një qyteti të madh të Kosovës është i dënuar për kontrabandë. E megjithatë njeriu është ende në detyrë”,- kishte thënë ai.
Fotolajm/ Bogdani: Pilotët francezë janë kuqezi
Ish-futbollisti i Kombëtares, Erjon Bogdani është nisur bashkë me futbollistët e Kombëtares drejt Lionit.
Bogdani ka postuar një foto në profilin e tij në Instagram me pilotët francez, të cilët mbajnë flamurin kuqezi.
“Gjatë udhëtimit për në Lion. Forca çuna edhe pilotët bëjnë tifo për ju”,- shkruan Bogdani.
Foto+16/ Gjermani-Irlandë, ndeshje mes femrash që luajnë lakuriq
Një ndeshje e zhvilluar në Berlin ka marrë vëmendje botërore, ndërkohë që e gjithë vëmendja supozohet të jetë në Francë, aty ku po zhvillohet “Euro 2016”.
Femra që luajnë futboll kanë tërhequr vëmendjen për shkak të "veshjes" së tyre.
Modele të ndryshme kanë zhvilluar një ndeshje ku nga mesi e sipër nuk kanë pasur të veshura rroba, por kanë pikturuar fanella sipas metodës "body painting".
Skuadrat që luajtën ishin Gjermani dhe Irlandë, ndërsa kupa shkoi për gjermanet.
Foto+16/ Shokon Kallashi: Do të heq dorë nga twerk! Ja pse...
Njihet si një nga balerinat më të suksesshme të jetës së natës. Me pseudonimin ‘Kallashi’, vajza nga Kosova Donjeta Kosumi ka pushtuar vëmendjen në rrjetet sociale falë guximit për të shfaqur trupin e saj të zhveshur dhe anën më sensuale që mund të shfaqë. E adhuruar nga mijëra meshkuj, balerina e Streep Club-eve thuhet se i ka dhënë fund beqarisë dhe është fejuar me një djalë. Madje Donjeta ka ekspozuar edhe një unazë të vendosur në gishtin e fejesës.
Sidoqoftë, ajo përgënjeshtron lajmin, teksa thotë se është një shaka mes miqsh, ndërsa në një intervistë për “Bluetooth” rrëfen se planet për martesë janë shumë të afërta. “Do të martohem vitin që vjen”, rrëfen Kallashi, teksa na zbulon edhe detaje të tjera në lidhje me djaloshin që i ka fituar zemrën.
Kallashi, një foto e jotja në rrjetet sociale ka zgjuar thashethemet se i ke dhënë fund beqarisë dhe je fejuar. E vërtetë?
Jo, thjesht doja të provoja atë ndjesi. E provova çfarë donte të thoshte, por nuk është asgjë (qesh). Doja të bëja shaka.
Je e dashuruar, apo e lidhur me djalin në foto?
Jo!
Megjithatë, ke plane të afërta për fejesë?
Jo, do të martohem menjëherë.
Kur mendon se është koha më e përshtatshme për t’u martuar?
Do të martohem shumë shpejt.
Do heqësh dorë nga kërcimi për të krijuar familje?
Do punoj edhe këtë vit dhe jo më.
Kur e keni parashikuar ceremoninë e martesës?
Vitin që vjen.
Cili është djali fatlum që të ka rrëmbyer zemrën?
Është një djalë nga Kosova, është 25 vjeç dhe biznesmen. Nuk mund të flas më shumë për të, por ai jeton në Zvicër.
Kallashi, je përfolur më herët për lidhje me politikanët. Ke pasur flirt me ndonjë prej tyre?
Jo dhe as që e mendoj të lidhem me dikë nga politika. Nuk kam nevojë për politikanë.
Mediat rumune: Për “jetë a vdekje” ndaj Shqipërisë
Sfida ndaj Shqipërisë është cilësuar si ndeshja për jetë a vdekje në kampin dhe në mediat rumune.
Këto të fundit, në lajmet që publikojnë, japin kombinime rezultatesh dhe mundësitë e ndryshme me të cilat kombëtarja e tyre siguronin qëndrimin në Francë.
Sipas mediave rumune, avantazhi më i madh i kombëtares së tyre në këtë përballje është forma e Shqipërisë. E përditshmja sportive GSP, ka theksuar 2 detaje ku Rumania është më e avantazhuar se kundërshtari i të dielës.
Sipas saj, lojtarët e De Biasit kanë zhvilluar 2 lojëra shumë të mira, por në sfidën e fundit ndaj Francës ata kanë humbur shumë energji. Pika tjetër, që sipas GSP është në favorin e Rumanisë, është fakti se pjesa më e madhe e futbollistëve shqiptarë nuk janë mësuar të luajnë ndeshje zyrtare çdo katër ditë.
Ndërkohë mediat rumune kanë shkruar këtë të shtunë se rezultati i sfidës me Shqipërinë do të përcaktojë dhe të ardhmen e trajneri Iordanesku.
Humbja ndaj kuqezinjve do ta vuloste largimin e tij nga stoli i përfaqësues dhe do të bënte të ligjshme bisedimet e drejtuesve të federatës me trajnerë të tjerë, diçka që ka filluar që pas humbjes me Francën./TCh/
20 foto+16/ Kim Kardashian me bikini, ja si ka ndryshuar ndër vite
Janë bërë disa vjet që kur Kim Kardashian rriti familjen duke u martuar në një dasmë luksoze me Kanye West më 2014. Që atëherë Kim është bërë dy herë nënë.
Pavarësisht gjithçkaje, Kim gjithmonë ishte në qendër të vëmendjes për format e saj të famshme.
Fëmijët nuk kanë ndikuar që Kim të humbas linjat. Shikoni fotot më të mira të yllit televiziv në bikini:
Aksident tragjik, një i ri shqiptar humb jetën në Holandë
Një i ri shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në një aksident të ndodhur në Holandë.
26-vjeçari është përplasur nga një kamion në qytetin e Roterdamit, dhe më pas ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital. Mësohet se i riu është gjetur në afërsi të një pike karburanti.
Pista kryesore e hetimeve është fokusuar në faktin se 26-vjeçari ishte një klandestin që po përpiqej të hipte në kamion.
20/06/2016/.......................................
Qeveria "dorë lëshuar", shpërblen me 1 milion Euro ekipin kuqezi
Qeveria, shpërblen me 1 milion Euro ekipin kuqezi
Këshilli i Ministrave ka vendosur që të akordojë 1 milion Euro shpërblim për ekipin kuqezi pas fitores 1 me 0 me Rumaninë mbrëmë.
Shpërblimi do t’u jepet lojëtarëve dhe trajnerit të ekipit kombëtar për këtë fitore të parë të Shqipërisë në Kampionatin Europian “Francë 2016”.
Ky shpërblim është një shtesë e re për Kombëtaren tonë Kuq e Zi në buxhetin e vitit 2016.
Efektet financiare të këtij shpërblimi do të mbulohen nga fondi rezervë i buxhetit.
Torino/ Pranga dy shqiptarëve, trafikonin prostituta nga Ukraina në Itali
Karabinierët në Torino kanë zbuluar një organizatë kriminale që trafikonte vajzave për prostitucion nga Ukraina, transmeton Syri.net.
Tre persona, dy burra shqiptarë dhe një grua ukrainase, janë arrestuar në kuadrin e hetimeve me urdhër të prokurorit të Torinos. Tre të tjerë ishin arrestuar në qershorin e vitit 2015, kur nisi hetimi.
Organizata siguronte kujdes shëndetësor për vajzat në rast se ato do të duhej të abortonin, organizonte martesa me qëllim që të siguronte lejen e tyre të qëndrimit dhe i dërgonte fshehur në grumbujt e rrobave, paratë e fituara, në Shqipëri.
Video/ Dhurata e francezëve: Kjo është për ty, Shqipëri!
David Guetta, DJ që ka kompozuar këngën zyrtare të Evropianit “Francë 2016”, ka publikuar një videoklip të ri të kësaj kënge që përmban imazhet e kombëtares sonë dhe tifozëve kuqezi.
Pamje nga ndeshjet e djemve të drejtuar nga Gianni De Biasi janë përfshirë në klipin e ri të “This One’s For You”, që quhet “This One’s For You Albania”.
Golat në eliminatore dhe atmosfera që kanë krijuar në Francë tifozët tanë janë kryefjala e këtij klipi drithërues./TCh/
Sherri De Biasi-Xhaka, zbulohet e vërteta e ‘përjashtimit’
Është përfolur shumë për një përplasje mes trajnerit Gianni De Biasi dhe Taulant Xhakës, por stafi mjekësor ka konfirmuar se mesfushori është lënë në tribunë për shkak se, ka pasur probleme shëndetësore.
Taulanti ka pasur probleme të mëdha me barkun e tij, ndaj 24-vjeçari është lënë pushim në mënyrë që mos mundohet.
Taulant Xhaka nuk ka mundur t’i ndihmojë Kombëtares së Shqipërisë në takim ndaj Rumanisë, duke qëndruar në tribunë në ndeshjen e fundit të vlefshme për Grupin A.
Kombëtarja duket më e bashkuar se kurrë dhe Taulanti është pjesë e rëndësishme e Shqipërisë.
Sherri De Biasi-Xhaka, zbulohet e vërteta e ‘përjashtimit’
Është përfolur shumë për një përplasje mes trajnerit Gianni De Biasi dhe Taulant Xhakës, por stafi mjekësor ka konfirmuar se mesfushori është lënë në tribunë për shkak se, ka pasur probleme shëndetësore.
Taulanti ka pasur probleme të mëdha me barkun e tij, ndaj 24-vjeçari është lënë pushim në mënyrë që mos mundohet.
Taulant Xhaka nuk ka mundur t’i ndihmojë Kombëtares së Shqipërisë në takim ndaj Rumanisë, duke qëndruar në tribunë në ndeshjen e fundit të vlefshme për Grupin A.
Kombëtarja duket më e bashkuar se kurrë dhe Taulanti është pjesë e rëndësishme e Shqipërisë.
Kina përdor frikën nga terrorizmi për të justifikuar fuqizimin e pushtetit
Do'stlaringiz bilan baham: |