Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Fenomeni, në rrugë për shkak të varfërisë



Download 6,39 Mb.
bet46/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   42   43   44   45   46   47   48   49   ...   352

Fenomeni, në rrugë për shkak të varfërisë

I pandehuri Xh. Osja ka jetuar në qytetin e Shkodrës ku gjatë vitit 2014 e deri në momentin e arrestimit të tij ka rekrutuar me qëllim përdorimin dhe shfrytëzimin si prostituta të vajzave të ndryshme të cilat afroheshin tek i pandehuri me qëllimin e gjetjes së mjeteve të përshtatshme për jetesë.


E mitura G.B, e shfrytëzuar nga Osja, ka qënë banore e qytetit të Shkodrës në një banesë me qera dhe është njohur me të pandehurin në rrethana shoqërore. Kjo shtetase për shkak të marrëdhënieve jo të mira me familjen e saj është detyruar të largohet nga banesa e saj duke u strehuar me qera. Kjo shtetase ka ushtruar prostitucion për disa kohe me radhë ku fillimisht ka ushtruar prostitucion për të dënuarën A. Likaj.

Më pas e dëmtuara G.B është shkëputur nga A.Likaj dhe ka rënë në kontakt me të pandehurin Xh. Osja. Duke përfituar nga njohja e tyre e mëparshme i pandehuri ka ditur gjendjen e të dëmtuarës si dhe punën me të cilën merrej ajo.

Në këto kushte i pandehuri ka shfrytëzuar situatën në të cilën ajo ndodhej duke kryer veprime aktive ne drejtim të rekrutimit të të dëmtuarës, gjetjes së vendeve për ushtrimin e prostitucionit si dhe gjetjes së klientëve për ushtrimin e prostitucionit.

Së bashku me të dëmtuarën G.B kanë qenë dhe të miturat F.K dhe B.M. Ato jetonin në të njëtën banesë në Shkodër, banesë kjo e marrë me qera prej tyre. I pandehuri duke qënë në kontakt të përditshëm më të dëmtuarat ka arritur të krijojë lidhjen me to, duke shfrytëzuar gjendjen e tyre dhe faktin që dhe më parë ato kishin ushtruar prostitucion kundrejt pagesës.



Braktisja nga prindërit, rruga drejt prostitucionit

E dëmtuara F.K është e mitur e racës rome dhe që ushtronte prostitucion dhe me parë. Kjo shtetase rezulton të jetë e braktisur nga familja e saj dhe nuk ka patur një vend të saktë në të cilin të jetonte. Ajo ka qënë strehuar më parë tek shtetasja A. Likaj, vend nga i cili është larguar së bashku me shtetasen G.B.

Edhe e dëmtuara F.K. ka ushtruar prostitucion duke qënë e trafikuar nga shtetasja A. Likaj. Ka qënë e dëmtuara G.B. personi që e ka njohur dhe e ka prezantuara të dëmtuarën F.K. me të pandehurin Osja.

Dëshmia e të miturës: Si u bëra prostitutë

Nga njohja, e deri tek shfrytëzimi i të miturave për prostitucon. Gjithçka ishte e mirëmenduar nga tutori, i cili studionte vajzat me probleme ekonomike, dhe i afronte ato. Në asnjë rast nuk përmendet detyrim me dhunë në dosjen e Prokurorisë, por shfrytëzuesi josh të miturat e varfëra, që gjendet përballë pamundësisë për të siguruar jetesën.



Ja një pjesë e intervistimit të të miturës F.K, para prokurorëve:

“………Kur kam ikur ne Shkoder kam filluar pune ne nje lokal kamariere dhe ka qene nje grua qe me sillte kliente e mi merrte leket ajo. Kjo grua e kishte emrin Dada nuk i mbaj mend emrin tjeter. Lokali ndodhej tek Ura e Bunes ne Shkoder. Emer nuk kishte lokali.

Në lidhje me detaje të tjera sqaron:

……. Nje dite ishte duke rene shi dhe isha duke ec ne rruge dhe G.B. me tha prit te marr nje shok ne telefon. Ajo e mori ne telefon dhe vjen ky dhe ishte me nje shok tjeter. Hipem ne makine me te dhe na coi tek shtepia e G.B.. Aty jam njohur me Xhevahirin dhe 2-3 here tjera qe kemi dale.

Fakti i gjetjes së klientëve nga i pandehuri rezulton i provuar nga dëshmia e mëposhtëme :

– Ka ndodhur te ju kete gjentur klient Xh. Osja?

– Po ka ndodhur.

– Kush e bente pazarin e klienteve ?

– Une se kam bere por e ka bere ai vete.

– Keni dijeni se cfare pune ka bere G.B. ne kohen qe keni qendruar ne te njejten banese me qera.Ka ushtruar prostitucion G.B ?

– G.B ka bere edhe me perpara dhe gjate kohes qe ka qene ne shtepi me mua, po ka ushtruar prostitucion.

– A i ka gjetur klient Xh. Osja, G.B.?

– Xhevahiri i ka gjetur klient G.B.

– Klientet nga ishin i mban mend me emrat ?

– Nuk i mbaj mend. Klientet ishin nga fshatrat e Shkodres.

– A eshte e vertete qe keni marre leke kundrejt sherbimit seksual nga duart e Xh.?

– Po kam marre.

Nga hetimi i kryer prej Prokurorisë për Krime të Rënda, rezulton se i pandehuri ka kryer një sërë veprimesh aktive të cilat përbëjnë vepër penale dhe konkretisht:



  • Ka gjetur të dëmtuarat,

  • Ka studiuar të dhënat personale të tyre,

  • Ka joshur të dëmtuarat me pretekstin e gjetjes së klientelës,

  • Ka gjetur klientët,

  • Ka marrë paratë e përftuara nga ushtrimi i prostitucionit.

Kjo histori përbën një prej shumë dosjeve hetimore të prokurorisë me vajza të mitura që vetëofrohen për të ushtruar prostitucion./Javaneës.al/

Video: Me karrocë me kushineta kundër rritjes së çmimit të biletës

Qytetarët e Tiranës kanë paguar më shtrenjtë sot çmimin e biletës së urbanit. Për këtë arsye është zhvilluar edhe një protestë para bashkisë së Tiranës. Një protestë e veçantë është zhvilluar nga një prej veprimtarëve të shoqërisë civile.

Zirkon Disha ka zgjedhur që të protestojë kundër bashkisë dhe çmimit të rritur të biletave duke udhëtuar me një karrocë me kushineta, të cilën ai e ka emërtuar “Jaguar”.

Shikoni videot:



Sondazhi: Shqiptarët s’besojnë tek qeveria. Vetëm te BE dhe NATO

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) prezantoi të hënën gjetjet e sondazhit “Besimi në Qeveri” për vitin 2015. Gjetjet e sondazhit tregojnë nivel relativisht të ulët të besimit ndaj institucioneve publike. Mbi 50% e të anketuarve nuk shprehin besim ndaj pjesës dërmuese të institucioneve publike shqiptare.

Referuar sondazhit, në Shqipëri nivelin më të lartë të besimit e gëzon NATO me 74% dhe BE me 72%, ndërsa institucionet fetare zënë vendin e tretë me besimin më të madh.

Mbi 1 në 2 shqiptarë të anketuar (52%) deklarojnë se u besojnë institucioneve fetare. 1 nga 3 qytetarët e anketuar 34% i besojnë qeverisë. Kjo e fundit gëzon besim më të madh se parlamenti me përkatësisht 34% dhe 22 %. Shqiptarët kanë po aq besim tek media 39% sa ç’kanë dhe tek organizatat jofitimprurëse 38%.

Nga ana tjetër, institucionet më pak të besuara janë sistemi gjyqësor dhe partitë politike, ndërsa institucionet që kanë pësuar rënien më të madhe të besimit në vitin 2015 janë: Parlamenti (nga 29% në 22%) dhe sistemi shëndetësor (nga 32% në 27%). Media është i vetmi institucion që nuk ka pësuar ndryshim në nivelin e besimit.

Që nga viti 2013, gjyqësori dhe institucionet e sistemit arsimor po përballen me një rënie të besimit publik në krahasim me policinë, e cila po përjeton një rritje të qëndrueshme. Në krahasim me vitin 2014, analiza tregon se 7 nga 14 institucione kanë përjetuar një rënie ose asnjë ndryshim në nivelin e tyre të besimit.

Institucionet e tjera që kanë përjetuar një rritje të besimit nga viti 2014 janë: Policia (nga 41% në 45%), Presidenti (nga 25% në 29%), organizatat e shoqërisë civile (nga 34% në 38%) dhe Bashkimi Evropian (nga 68% deri 72%).

Opinioni publik është i ndarë në qëndrimin e tij nëse institucionet publike shqiptare janë transparente dhe të përgjegjshme në punën e tyre të përditshme.

47% e qytetarëve të anketuar besojnë se institucionet publike shqiptare nuk janë transparente dhe të përgjegjshme, në krahasim me 41% që besojnë të kundërtën.

Sondazhi i IDM-së, i mbështetur nga BE dhe PNUD, synon matjen e nivelit të besimit të publikut tek institucionet qeveritare si dhe qëndrimin e qytetarëve ndaj punës së institucioneve publike dhe ofrimit të shërbimeve në Shqipëri.



Letra anonime: Pranga për falsifikime drejtorit të Shëndetit Publik në Devoll

Prokuroria e Korçës ka marrë lejen e gjykatës për arrestimin e shtetasit Valent Nallbati, me funksion Drejtor i Shëndetit Publik Devoll, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim i dokumenteve”. Vendimi I gjykatës është zbatuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit mesditën e së Hënës (dt. 01.02.2016)

Prokuroria e Korçës ka nisur hetimin pas një letre anonime të mbërritur në zyrën e saj, në të cilën kallëzohej fakti se nga ana e Drejtorit Rajonal po zhvillohej një procedurë fiktive për rikonstruksionin e godinës së institucionit që ai drejton.

Po ashtu, letërshkruesi anonim vinte në dijeni se drejtori kishte kryer disa pune ”dekorative” me shpenzimet e tij dhe për këtë arsye po zhvillonte një tender fiktiv, për të marrë pas paratë që kishte shpenzuar. Gjithnjë sipas kallëzimit, ishte paracaktuar edhe një kompani me qendër në Tiranë, e cila që do të fitonte tenderin.

Në kuadër të veprimeve verifikuese, Prokuroria e Korçës konstatoi se godina e Drejtorisë së Shëndetëtit Publik ishte rikonstruktuar në vitin 2011 dhe ndërkohë nuk po kryhej asnjë punim në të.

Në vijim, u konsultua buletini i Prokurimit Publik, në të cilën u konstatua se ishte bërë procedura e tenderit për rikonstruksionin e godinës dhe ishte shpallur fitues kompania ”E….” shpk, me seli dytësore në Kamëz, Tiranë.

Vlera e tenderit për rikonstruksionin e godinës së Drejtorisë së Shëndetit Publik Devoll ishte parashikuar rreth 2.4 milionë lekë. Nga buletini i Prokurimit Publik rezulton se kompania ’E….” shpk ishte shpallur fitues me ofertën 1.7 milionë lekë, dukshëm nën koston e asaj që ishte parashikuar në dosjen e tenderit.

Në bazë të ligjit për ”Prokurorimit Publik”, kompania fituese e tenderit duhej të ishte skualifikuar për ”ofertë anomalisht të ulët”. Por, nga ana e entit kontraktues kompania është shpallur fituese fillimisht. Gjithësesi, pas ankesave ndaj kësaj procedure prokurimi, enti prokurues, Drejtoria e Shëndetit Publik, ka anuluar procedurën.

Por, pavarësisht se është anuluar procedura, Prokuroria e Korçës vlerëson se nga ana e Drejtorit Rajonal, Valent Nallbati janë konsumuar elementët e veprave penale të ”fallsifikimit të dokumentave dhe ”Shpërdorimit të detyrës”.

Kjo, për faktin se nga ana e zyrtarit janë kryer të gjitha procedurat fiktive për realizimin e prokurimit publik.

Në këto kushte, Prokuroria kërkoi caktimin e masës së sigurisë ”arrest me burg” për Drejtorin Rajonal të Shëndetit Publik në Devoll. Kërkesa u pranua nga gjykata dhe vendimi u zbatua nga ana e Policisë së Shtetit mesditën e së Hënës (dt. 01.02.2016).

Foto: Jemma nuk përmbahet, puthje lezbike dhe... “zogu” në shesh

Jemma Lucy nuk përmbahet në daljet e saj. Aktorja 27-vjeçare britanike është fotografuar mbrëmjen e djeshme teksa puthej në buzë me një mikeshën e saj, dhe “zogun” e zbuluar.


Foto: Tifozët e Interit e Milanit, i kundërpërgjigjen banderolës së serbëve

Pas atij veprimi të tifozëve serb ku hapën një banderolë në ndeshjen mes Interit dhe Carpit, ku shkruante “Kosova është Serbi” ka ardhur kundërpërgjigjja nga tifozët shqiptarë.

Tifozët shqiptarë të dy klubeve janë bashkuar dhe kanë hapur një banderolë në derbin mes Milanit dhe Interit ku shkruante: “Kosova is Albania” ose në shqip “Kosova është Shqipëri”.

Një guidë në tankun e fuqishëm rus “Armata T-14”
Që kur zbuloi tankun Armata T-14 në maj të vitit 2015 gjatë Paradës së Ditës së Fitores, Rusia ka mbajtur të fshehura specifikat e tanqeve të saj.

Por më poshtë do të përshkruajmë disa nga aftësitë e tankut më të ri të Rusisë.

Tanket janë të veshura me një radar enigmatic, që i bën ato të vështirë për t’u zbuluar dhe të bëhen target i sulmuesve të tjerë.

Tanku i Rusisë, Armata është përdorur gjatë Paradës së Fitores duke shënjuar 70 vjetorin e mundjes së nazistëve në Luftën e Dytë Botërore, në Sheshin e Kuq, në Moskë më 9 maj 2015.

Rusia gjithashtu thotë se tanqet përdorin sensorë magnetikë për të sprapsur raketat anti-tank.

Nëse një lazer targeton tankut, Armata është e aftë të lëshojë një si lloj reje që “mashtron” kërcënimin. Armata gjithashtu është pothuajse e mbuluar me pllaka të trasha të blinduara.

Në brendësi të tankut ka ekrane dhe kamera që arrijnë të shohin në 260 gradë. Softueret e përdorura nga tanku i gjejnë vetë targetët që duhet të sulmojnë, duke lënë skuadrën të lirë që të fokusohet në objektiva të tjerë.

Nërsa tanku është një mrekulli teknike, është akoma ende larg nga përfundimi i plotë.


Burgosja e Spiro Kserës: “TvKlan” editorial kundër Lulzim Bashës
“TV Klan” ka sulmuar ashpër kreun e PD-së, Lulzim Basha, pse nuk e ka mbrojtur Spiro Kserën, që u arrestua dy ditë më parë.

Sipas “TV Klan”, Basha duhej të kishte vepruar si Berisha, që i doli në krah Kserës. ‘Klani’ e sulmon Bashën, se ka vepruar me Kserën, njësoj siç veproi në rastin e arrestimit të Ardian Fullanit.



Ja çfarë thuhet në kronikën e “TV Klan”:

“Partia Demokratike dhe kryetari i saj Lulzim Basha, me reagimin e saj pas arrestimit te ish ministrit dhe deputetit te kesaj partie, Spiro Ksera , tregoi as me pak e as me shume por nje qendrim prej Organizate jo qeveritare. Asnje fjale per menyren e arrestimit te ish ministrit te PD-se, qe i ngjan fiks atij te ish guvernatorit Fullani, dhe asnje qendrim politik per nje akuze qe mund te kishte edhe nje mase me te lehte sigurie, se sa prangat dhe qelia e burgut.

I vetmi qe doli ne mbrojtje te Spiro Kseres, ishte ish kryeministri Sali Berisha , i cili ndryshe nga deklarata limonate e Arben Ristanit, e quajti arrestimin e ish minsitrit te tij si deshmi e dobesise ekstreme te atij qe e ka leshuar urdher- arrestin.

Dhe ne fakt, Spiro Ksera u arrestua pa u thirrur qofte edhe nje here ne organin e akuzes per te dhene deshmine dhe variantin e tij ne lidhje me akuzat e ngritura nga prokuroria. Spiro Ksera nuk eshte as person i rrezikshem dhe as zyrtar qe mund te ndikoje apo prishe provat shkresore te hetimit te ngritur, pasi nuk gezon me nje post zyrtar.

Atehere, perse dhe kujt i duhej arrestimi i tij, gati tre vjet pas atij kontrolli qe nxori me probleme disa procedura aktivitetesh ne ministrine qe ai drejtonte?

Perse Partia Demokratike shprehet se mbeshtet dhe inkurajon cdo hetim te drejtesise ne luften kunder korrupsionit, por pa u marre aspak me menyren e arrestimit te nje prej ish zyrtareve me te larte te saj?

Çfare provash mund te cenohen dhe cfare rrezikshmerie paraqet individi Spiro Ksera sot, qe te perligjte masen me te rende te sigurise, ate te mbajtjes ne qeli? Por pervec ktyre pyetjeve, me i paqarte eshte vete qendrimi zyrtar i Partise Demokratike qe do i shkonte per shtat vetem ndonje Organizate joqeveritare hollandeze.

Perse Basha e shiti kaq shpejt dhe kaq lire nje ish- minister te qeverise se partise se tij?

Nderkohe qe kjo parti nuk shprehu asnje fjale kunder procedures se ndjekur per mbajtjen ne burg te Kseres, sot kjo parti protestoi fort kunder prokurorise pse kjo ka derguar ne gjyq ish kryetaren e Autoritetit te mediave Audiovizive. Nje qendrim I dyfishte per anetaret e saj. Qendrim qe gjithsesi nuk eshte mbeshtetur se pari nga vete ish kreu i kesaj partie, Sali Berisha i cili nuk nguroi ta quaje arrestimin e Kseres si te paligjshem dhe si te porositur per qellime te qarta politike",- përfundon komenti i Tv Klan.
02/02/2016........................
Shiten 40 avionë: Mbrojtja, gati “shkrirjen” e flotës ajrore
Ministria e Mbrojtjes ka vendosur nxjerrjen në ankant të helikopterëve dhe avionëve të kohës së komunizmit (pasuri kombëtare), për qëllime përdorimi joushtarak.

Bëhet fjalë për 40 avionë dhe helikopterë, që do t’i nënshtrohen ankandit publik me procedurë të hapur.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se, ankandi nis me 61 milionë e 400 mijë lekë pa TVSh të ndarë në lote.

Objekti i shitjes përbëhet nga disa tipe avionësh:

Jak-18 (6 copë),

Mig-15 (3 copë),

Uti-Mig (3 copë),

Mig-17 (4 copë),

Uti -Mig 17 (4 copë),

Mig-19 (10 copë),

Mig-21 (6 copë)

Helikopter Mi-4 (4 copë)

Kushtet e shitjes së mjeteve përcaktojnë qartë përdorimin e tyre vetëm për qëllime civile.

Ankandi do të zhvillohet më 22 shkurt në ambientet e Drejtorisë së Ankandeve dhe Prokurimeve në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe ky dikaster fton të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë.



Ardit Gjebrea uron Anilën për ditëlindje, Anna xhelozohet

Kantautori dhe prezantuesi i programit “E Diela Shqiptare”, Ardit Gjebrea, i ka dedikuar një urim shumë special bashkëshortes së tij Anila, për ditëlindje.

“Ja dhe xhelozia e të voglës... Happy Birthday Anila Beko – Fati i jetës time!”,- shkruan Arditi në profilin e tij në Instagram.

Sfidat e rajonit për emigrantët
Kriza e emigrantëve do të jetë e pranishme për një kohë të gjatë
Gjatë këtij viti do të shohim të rritet shpresa e rajonit për progres në rrugën e integrimit Europian dhe Euro-Atlantik, - tha sot në mengjes z. Svilanoviç, sekretari përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, në një takim informal me ministrat e jashtëm të Europës Juglindore.

Takimi që u mbajt në Sofie kishte si temë kryesore sifdat e migrimit të lidhura me çështjet e sigurisë në rajon.

Z. Svilanoviç, foli edhe për takimin e parë të Grupeve Kombëtare për Përballimin e Radikalizimit dhe dhunës ekstremiste në rajon, - takim që u mbajt javën e shkuar në Sarajeve.

Daniel Mitov, ministri i Jashtëm bullgar që është kryesuesi radhës i SEECP tha se vala e emigrantëve, paraqet një sfidë politike, humanitare dhe social - ekonomike për rajonin dhe do të vijojë të mbetet problem edhe për vitet e ardhshme.

Ministrat e mbledhur në Sofije ranë dakord për një deklaratë të përbashkët për sfidat e emigracionit dhe vunë theksin se vetëm bashkëpunimi rajonal dhe kërkimi i zgjidhjeve afatgjatë mund të garantojë sukses. Ata theksuan se bashkëpunimi duhet të jetë në nivel ndërkombëtar, europian, rajonal, kombëtar dhe lokal.

Sekretari përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (KBR) mirëpriti deklaratën e përbashkët dhe shprehu angazhimin e KBR për kontribuar në zbatimin e saj.



Kamerat e policisë, Basha- Ramës: Po kur Tahiri takohet me vrasës?
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar menjëherë pas fjalës së Ramës për kamerat në trupin e punonjësve të policisë. Kreu i opozitës e ka cilësuar propagandë mashtruese të Ramës faktin që, vendosja e kamerave në uniformat e policëve dhe në rrugët e Shqipërisë do të ndikojë në uljen e korrupsionit dhe akteve kriminale, pasi kamerat kontrollohen nga vet ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kryetari i PD-së, i ka drejtuar Kryeministrit Rama një pyetje, se kush do t’i shikojë kamerat kur ministri Tahiri takohet me vrasës me pagesë dhe kur Emiljano Shullazi kalon kufirin dhe nuk kontrollohet?

“Propagandë mashtruese dhe asgjë më shumë projekti i kamerave të trupit, apo kamerave të tjera që ka ndërmend të instalojë kjo klike e lidhur me bandat.

Çdo teknologji që shton sigurinë e lufton krimin është e mirëpritur, por e gjitha mund të shkojë në të kundërtën, kur bie në duart e gabuara. Kush do ti shohë kamerat kur Ministri i Brendshëm takohet dhe ndërmjetëson me vrasësin me pagesë në zyrën e tij dhe në vilat qeveritare ne plazh? Çfarë do të bëjë Saimir Tahiri me këto pamje, që ai vetë i regjistron?

Kush do ti shohë e kontrollojë kamerat kur Saimir Tahiri, apo dhe shefi i tij, takohen e rakordohen me makinë me bandat dhe banditet?

A do të funksionojnë kamerat kur Emiliano Shullazi të futet në doganë me makinë të blinduar, pa lënë gjurmë e nishan? A do të ketë kamera kur ngrihet trau i doganës për miqtë e Edi Ramës, që kalojnë naftë e cigare kontrabandë? Sigurisht, ky nuk ka këtë plan.

Kamerat e tij, thjesht s’do të punojnë, ose do të jenë me defekt teknik, kur vjen puna për të pasqyruar lidhjet e tmerrshme që ai ka me krimin”,- deklaron kryetari i PD Lulzim Basha.

Shpërthimi i gazit: Dy pacientë nga Korça me helikopter në QSUT

Dy pacientë të tjerë që kanë pësuar djegie nga shpërthimi i gazit në një lokal në fshatin Dardhas të Pogradecit, janë dërguar me urgjencë në QSUT duke u transportuar me helikopterë.

Të plagosurit janë Mariglen dhe Nesim Muçka, të cilët ishin të shtruar në spitalin e Korçës dhe u dërguan në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Në total, janë bërë 25 pacientë që ndodhen të shtruar në pavionin e djegieve në QSUT. Pjesa më e madhe e tyre ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

7 të plagosur të tjerë ndodhen në spitalin e Pogradecit, duke marrë mjekimin e nevojshëm.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 18:00 në fshatin Dardhas të Pogradecit, ku shpërtheu gazi që shpërbente për ngrohje.

Policia arrestoi edhe pronarin e lokalit ku ndodhi ngjarja, me akuzën e plagosjes së rëndë nga pakujdesia dhe shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse e djegëse.

Video/ Siri: Gazetari në lidhje LIVE shpëton për pak nga predha

Një gazetar dhe i gjithë stafi teknik kanë përjetuar disa momente paniku, teksa reporteri po bënte një lidhje Live me televizionin arab “Orint TV”, në një zonë të Sirisë. Video tregon momentet kur gjatë transmetimit live, shumë pranë vendit të raportimit të gazetarit bie një predhë.



Durrës: Aksidentohet për vdekje këmbësori, policia s’e identifikon dot

Një person i moshur është gjetur i vdekur në unazën Plepa-Shkozet në Durrës.

Ai është aksidentuar nga një automjet tip “Benz”, me targa “AA 637 LU”.

Viktima nuk është identifikuar ende, prandaj policia e Durrësit kërkon bashkëpunimin e medias dhe të qytetarëve që të ndihmojnë në identifikimin e tij.

Viktima është i seksit mashkull, rreth 70 vjeç, 1.60 cm i gjatë dhe kishte të veshur një triko ngjyrë të kuqe, një palë pantallona ngjyrë blu, këpucë ngjyrë kafe dhe një kapele sportive ngjyë të bardhë.

Viktima nuk ka asnjë dokument identifikimi më vete.

Policia ka arrestuar ndërkohë drejtuesin e mjetit, 44-vjeçarin Fraklin Xhelaj, banues në Tiranë.

Peshkopi: Infermierë e sanitarë në protestë: U larguam nga puna pa motiv
Infermierë e sanitarë të spitalit të Peshkopisë kanë dalë në protestë ditën e sotme për të protestuar për shkurtimet në spitale, një nismë kjo e Ministrisë së Shëndetësisë e paralajmëruar disa kohë më parë.

Infermieret e shkarkuara thonë se iu është komunikuar vendimi, por nuk kanë marrë asnjë motivacion për pushimin nga puna.

Sipas tyre, pritet që të largohen nga puna edhe 20 infermiere e sanitare të tjera.

Disa javë më parë, po në këtë spital janë bërë shkurtime në staf. Largime nga puna ka patur gjithashtu edhe në spitalin e Tepelenës dhe të Përmetit.

Nga burime mësohet se do të ketë shkurtime dhe largime nga puna të infermiereve edhe në spitalet e tjera të vendit ditët në vijim.
Berisha: Statuti i PS, letër higjenike e Ramës! Demokracia në gijotinë!!

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim të tij në rrjetin social shkruan se Kryeministri, njëherësh kreu i PS po e kthen statutin e kësaj partisë në një letër higjenike, duke vendosur diktatin e tij për të mos mbajtur zgjedhje për kreun e partisë së majtë.

Sipas Berishës, Rama ka vënë tashmë në gijotinë demokracinë e Partisë Socialiste.

Ish-kryeministri e cilëson këtë si një sjellje enveriste të Kreut të qeverisë Rama.



Statusi i ish-kryeministrit Sali Berisha në Facebook:

“Te dashur miq, per here te pare ne historine e pluralizmit te nje vendi te lire ne rajon, Europe apo ne bote, kryetari i PS, Edi Rama nuk lejon kanditatet rivale te marrin pjese ne garen elektorale per kryetar partie, ne perputhje me statutin e PSSH por dhe me statutin e cdo partie tjeter te majte, te djathte apo te qendres te nje vendi te lire.

Ky eshte vendimi me i rende, me antidemokratik, me i rrezikshem me nje potencial destabilizues te jashtezakonshem jo vetem per PSSH por per demokracine e brishte shqiptare dhe Shqiperine ne teresi.
Edivin Kristaq Rama, me kete vendim ka shnderruar ne leter higjenike te prapanices se tije jo vetem statutin e PSSH por parimet me themelore te demokracise te nje force politike dhe te nje shoqerie te lire.

Ky akt i pashembullt qe ai ben sot ne Shqiperine anetare te NATOs, kandidate per anetare te BE eshte atentat vrastar per demokracine shqiptare. Ky akt horror deshmon se sa larg mund te shkoje mendja e zeze e nje shqiptari si Edi Rama!

Ne kushtet kur anetare te tjere te nje partie, pavaresisht nga spektri politik i saj shprehin vullnetin per te kandiduar per postin e kryetarit te partise dhe sfiduar keshtu kryetarin egzistues ata kurre nuk mund te pengohen, ne rast se nuk kane kryer krime apo tradheti kombetare.

Kryetari i nje partie mund te zgjidhet, te votohet pa rival vetem e vetem kur asnje anetar i saj qe ploteson kushtet e kandidimit nuk deshiron te kandidoje per postin e kryetarit.

Para ketij zhvillimi dramatik, pas vendimit te Edi Rames, te cilin mund ta marre vetem nje i semure rende psiqik, per te mos lejuar gare me kandidatura rivale per veten e tij, ju bej thirrje mbare shqiptareve ne teresi dhe socialisteve ne veçanti ti ndalim doren e zeze, mendjen skizoide ketij njeriu qe me kete vendim te kobshem del cullak si politikani me i rrezikshem pas Enver Hoxhes ne historine e vendit.

Ju bej thirrje politikaneve shqiptare te te gjithe spektrit politik te mos pajtohen kurre me kete kete menxure qe po gatuan Edi Rama per lirine e socialisteve shqiptare dhe me pas mbare shqiptareve. Ne nje vendim politik historik te bojkotojne Edi Raman dhe cdo akt te tij.

Partite politike ne sistemin pluralist, karakteri i tyre demokratik nuk jane dhe nuk mund te jene kurre plaçke apo vegla personale te nje individi por pasuri dhe shtylla te demokracise dhe harkut te saj kushtetues per te gjithe shoqerine!

Ju bej thirrje mediave te vendit te mos pajtohen kurre me kete kercenim te rrezikshem te lirise se shqiptareve nga njeriu qe po shnderron PSSH ne nje komunitet te sunduar nga nje i semure psiqik, te bojkotojne ate si kercenimin me te rrezikshem te lirise dhe vlerave te saj!

Ju bej thirrje institucioneve nderkombetare, perfaqesuesve te tyre dhe perfaqesuesve te vendeve mike ne teresi dhe socialisteve europiane ne vecanti, qe kane investimet e tyre te çmuara ne demokracine e Shqiperise dhe ne reformimin e PS, te ndalen me urgjence mbi kete situate enveriste tejet kercenuese te krijuar nga Edi Rama ne PSSH ne partine qeverisese te vendit.

Paralajmeroj Edi Ramen se do te mbahesh personalisht pergjegjes per çdo pasoje te qendrimeve te tua enveriste, antidemokratike destabilizuese ne kete vend! Sb.”.


Video: Balaj, brune apo bionde?! Ja cilat femra pëlqen futbollisti
Futbollisti Bekim Balaj po përflitet shumë kohët e fundit për historitë me femrat e shoëbiz-it. Në një reportazh për Super Sport, pyetjes së gazetares Ilda Bejleri, se cilat femrat preferon më shumë biondet apo brunet, Balaj i është përgjigjur se kjo nuk ka aspak rëndësi.

Aktualisht mendohet se futbollisti i Kombëtares, Bekim Balaj është në një lidhje me moderatoren nga Kosova, Elita Rudi.




Video: Enca tani këndonka edhe rusisht?

Enca Haxhiu ka publikuar një video duke kënduar në gjuhën ruse. Enca ka interpetuar këngën e këngëtares ruse Ani Lorak.


Video: Ambulanca vonon 40 minuta, mjeku debat me qytetarin

Shërbimi i urgjencës është vënë sërish në qendër të kritikave. Edhe pse Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, ka dalë disa herë në mbrojtje të tij, qytetarët vazhdojnë të denoncojnë me pamje filmike raste kur autoambulancat vonohen për të marrë personat në nevojë.

Videoja e mëposhtme, sipas qytetarit që e ka raportuar atë, tregon një rast kur për të marrë një të moshuar që ndihej keq në qendër të Tiranës, autoambulanca është vonuar plo 40 minuta.

Qytetari ka debatuar edhe me mjekun për vonesën dhe ka preferuar ta bëjë publik këtë rast, për të dënoncuar atë që ndodh çdo ditë me personat që kanë nevojë për këtë shërbim.



Video: Shqiptari tremb për vdekje shokun

Një shqiptar nga Kosova ka dashur t’i bëj një shaka shokut të tij, duke e trembur për vdekje.

Të dy kanë qenë duke udhëtuar në një automjet.

Shoku i tij duke qenë se e ka frikë dimrin e acartë dhe ngricat në rrugë preferon të flejë kur udhëton me makinë.

Kështu i riu vendosi një kamër para makinës dhe vendosi në sfond një efekt muzikor sikur një autobus po iu vinte përballë.

Shoku i tij zgjohet nga gjumi dhe tenton të dal nga dera, por dera ishte mbyllur! Për më tepër shikoni videon./jetaoshqef.al/



Britani: Shqiptari vret shqiptaren sepse nuk i doli për kafe

Është një 25-vjeçare shqiptare, vajza që u vra me thikë mbrëmjen e së dielës në Islington, në periferi të Londrës. Viktima është Elidona Demiraj, e cila jetonte prej dy muajsh në bllokun e pallateve pranë “Graham Street”.

Vajza 25-vjeçare u vra nga një tjetër shtetas shqiptar, Arben Rexha 31 vjeç.

Mediat lokale raportojnë se, Rexha është arrestuar dhe akuzohet nga Prokuroria londineze për vrasje. Mësohet se gjykata britanike ka dhënë masën e arrestit me burg për 31-vjeçarin shqiptar.

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 31 Janarit në Islington, në periferi të Londrës, në banesën e viktimës.

Policia londineze e arrestoi menjëherë në vendngjarje shqiptarin. Në një intervistë për mediat lokale, fqinjët e viktimës u shprehën të shokuar.

Një britanike 49-vjeçare tha se, para se të ndodhte krimi, ai e kishte ftuar për një kafe 25-vjeçaren shqiptare, por kjo e fundit nuk kishte preferuar të dilte nga banesa.

Më pas fqinja deklaroi se kishte dëgjuar britmat e 25-vjeçares, Elidona Demiraj, në momentin e vrasjes.


Fotolajm: Ja si dukej Kalaja e Prizrenit në vitin 1928
Në këtë vepër në mesin e fortifikimeve të meremetuara në Dardani, evidentohet për herë të parë edhe kjo kala me emrin Petrizen, emër që i përket emrit të sotëm të Prizrenit, raporton lajmi.net

Një studim më voluminoz është bërë në vitin 1969 kur krahas gërmimeve arkeologjike është bërë edhe incizimi arkitektonik i Kalasë.

Gërmimet arkeologjike të bëra me 1969 dhe 2004 rezultuan me zbulimin e infrastrukturës, e cila prezantohet me muret (bedenat) e përforcuara me kulla, kazamatet, labirintet, depotë si dhe një varg objektesh në brendinë e saj.
Në faqen zyrtare të organizatës suedeze “CHëB”, është publikuar kjo fotografi që daton nga 25 prilli i vitit 1928.

Zyrtarë të lartë shqiptarë të përfshirë në skandale seksuale”
Mes materialeve të përgjimeve në Maqedoni, janë edhe qindra biseda dashurie dhe romance të qeveritarëve dhe politikanëve. Këto materiale që cenojnë privatësinë e shumë personaliteteve, nuk dihet se a janë hapur apo ku do të përfundojnë, pasi ka dyshime se ato mund të shpërndahen në opinion dhe rrjetet sociale, por edhe mund të përdoren si dëshmi kushtëzuese ndaj viktimave që janë protagonistë të bisedave.

Një përfaqësues i opozitës thekson për portalin “INA” se në mesin e materialeve voluminoze të përgjimeve janë edhe shumë biseda private, ku protagonistë janë qeveritarë, përfaqësues të partive politike, biznesmenë dhe personalitete tjera publike.

Por, sipas tij, nuk përjashtohet edhe tema të tilla.

“Ka edhe materiale të tilla, por ato nuk shikohen për shkak të privatësisë ose nuk do të bëhen publike asnjëherë, për shkak se cenojnë privatësinë e çdo personi publik. Siç e dimë, Zaev ka publikuar disa biseda që kanë të bëjnë me jetën private të personaliteteve publike”,- theksoi një përfaqësues i opozitës.

Megjithatë nuk dihet në të ardhmen se sa do të jenë të mbrojtura këto materiale dhe ekziston mundësia e shpërthimit të tyre në opinion, duke hapur shumë skandale, sikur në disa shtete të tjera që kanë ndodhur raste të tilla.

Po ashtu jozyrtarisht mësohet edhe për skandale seksuale nëpër zyrat qeveritare, ku dyshimet janë edhe për zyrtarë shqiptarë.


Fotolajm: ‘Xhepisti i pafat’, e mbyllin brenda autobusit të Tiranës së Re

Avaze të vjetra në autobusët e transportit urban të kryeqytetit. Alarmi dhënë mes pasagjerëve për një hajdut brenda autobusit, që bëri vjedhjen e radhës, detyroi shoferin të mbyllë dyert, duke lënë në pritje udhëtarët.

Ka ndodhur në autobusin e Tiranës së Re.

Në fotot që publikon “Panorama” duken pasagjerë që presin të hipin në stacion, e të tjerë që duan të dalin, por e kanë të pamundur deri sa të zgjidhet situata, të vijë policia e të mbërthejë hajdutin.

I cili këtë radhë rastisi të ishte i pafat, pasi nuk zbriti dot, bashkë me atë që vodhi./panorama/
Fotogaleri: Shikoni superjahtin e së ardhmes....

Quhet Komorebi dhe do të jetë rreth 125 metra i gjatë. Është i dizajnuar me një model krejt të veçantë për një arsye të veçantë. Do të jetë një superjaht që do të furnizohet pjesërisht me energji nga era.

Jahti do të ketë serbator normal dhe dy shtylla për transformimin e erës në energji.

Sipas atyre që e kanë dizajnuar do të harxhojë 30% më pak karburant se jahtet e tjerë.

Ende nuk ka një datë se kur do të hidhet në treg.

Gjyqi ndaj imamëve, gjykata pranon përgjimet ambientale
Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila po gjykon 9 imamë të vetëshpallur për rekrutim të personave me qëllim për t’i dërguar në luftime dhe akte terroriste në Siri, ka pranuar të ridëgjojë përgjimet ambientale që janë kryer në Xhaminë e Unazës së Re.

Ky veprim i gjykatës u diktua nga kërkesa e ish-imamit të xhamise tek Unaza e Re, Genci Balla, një prej të pandehurve të këtij procesi, sipas të cilit, transkripti i përgjimeve ambientale i kryer nga prokuroria, nuk u përgjigjet fjalëve dhe ligjeratës që janë mbajtur në xhami.

Për këtë arsye, gjykata po dëgjon dhjetra orë të përgjimeve ambientale, ku dëgjohet ish-imami Genci Balla, që ligjëron “sesi duhet të jetë një besimtar i vërtetë.

I pandehuri Genci Balla i ka kërkuar gjykatës që të vlerësojë si të papërdorshme transkriptet e përgjimeve të bëra nga prokuroria dhe të marrë në konsideratë, konteksin e ligjeratës që dëgjohet në sallën e gjyqit.

Pretendime të tilla edhe për përgjime telefonike kanë patur dhe të pandehur të tjerë në këtë proces, për të cilat gjykata pritet të shprehet në fund të shqyrtimit./TCh/

Studimi: Shqiptarët, gjysma e popullit ka Facebook

Në bazë të raportit të fundit të “Internet Ëorld Stats”, të dhënat e nëntorit të vitit të shkuar tregojnë se, në Shqipëri numri i përdoruesve të rrjetit social Facebook ka arritur 1.3 mln, me një rritje prej 16% krahasuar me vitin 2014, numri gjatë të cilit ishte 1.1 mln.

Sipas një krahasimi rajonal, shqiptarët nuk rezultojnë përdoruesit më aktivë të Facebook.

Shqiptarët e kanë 44.9% shkallën e penetrimit të këtij rrjeti social, duket se performancë më të ulët kanë treguar Kosova, me 31%. Edhe përdoruesit e Bosnjë-Hercegovinës kanë një shkallë më të ulët penetrimi, prej 39.2%.

Shtete të tjera fqinje si Maqedonia kanë shkallë të lartë penetrimi, prej 46.5% dhe Serbia me 50.6%.

Mali i Zi udhëheq në rajon me 51.4% shkallë penetrimi në rrjetin social Facebook.




Detajet: Babai "monstër" që masakroi me thikë vajzat e tij
Detaje të tjera publikohen rreth ngjarjes, ku babai vrau njërën prej vajzave dhe plagosi vajzën tjetër në Tiranë.

Burime nga policia bëjnë me dije se familja kishte konflikte të vazhdueshme dhe se shpesh herë, për shkak të mosmarrëveshjeve, të cilat degjeneronin deri në dhunë fizike, inspektorët e zonës së policisë ndërhynin duke shoqëruar palët në komisariat.

Pavarësisht ngjarjeve të përsëritura, fëmijët, për mëshirë, duke e ditur se babai i tyre ishte i alkoolizuar, refuzonin të bënin denoncim ndaj tij.

Prej më shumë se shtatë vitesh, megjithëse ndanin të njëjtin oborr, Kujtimi jetonte i vetëm, në një prej dhomave të shtëpisë, ndërsa ish – gruaja me 6 fëmijët, në pjesën tjetër.

Motra e madhe ka treguar në polici se 17-vjeçarja Elidona, që mbeti e vrarë nga goditjet me thikë, ishte ajo që gjithmonë ndërhynte që të qetësonte gjaknxehtësinë e babait, i cili ishte agresiv dhe fyente për shkak të përdorimit të alkoolit.

22-vjeçarja e plagour Esmeralda ndodhet në familje dhe nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve.

Kujtim Ibraj, 57-vjeçari nga Puka, që pas krimit u shpreh se nuk mbante mend çfarë kishte bërë dhe që shfaqi pendesë, pritet të dalë të mërkurën para gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurisë./Tv Klan/

Video: Shihni si shpërthen me tritol lokali në Butrint

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtes së Territorit nisi sot operacionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Butrintit.

“Ora Neës” ju sjell pamjet e prishjes me eksploziv të një objekti dy katësh.

Sipas IKMT-së, në këtë zonë gjenden një numër i konsiderueshëm objektesh pa leje. Pritet që operacioni të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.


Foto: Çfarë po ndodh me tifozin e vogël të Messit

Tifozi “special” i Lionel Messit, Murtaza Ahmadi tashmë është bërë i famshëm në mbarë botën pas fotografive të publikuara ku ai shihet me një fanellë të improvizuar me një qese plasmani të yllit të Barcelonës.

Tani, 5-vjeçari nga Afganistani është duke u kërkuar nga të gjithë, përcjell “Lajmi.net”. Së shpejti, ai mund të takohet me idhullin e tij nga Barcelona.

Zedhenesi i Federates Afgane te Futbollit Syed Ali Kasemi tha se ne muajt e ardhshem Murteza do te udhetoje ne Barcelone pasi ka marre nje ftese nga ylli argjentinas.

5-vjeçari është pjesë e minoritetit etnik hazara, drama e të cilëve përshkruhet në librin “bestseller” “Gjuetari i balonave”, dhe jeton në një fshat të largët të Ghazni-t, në jug të Afganistanit./Lajmi.net/
Pas takimit me DiCaprion, Papa provon kinematografinë

Mos e besoni po deshët, por Papa Françesku do të luajë së shpejti në film artistik. Filmi quhet “Beyond the Sun” dhe 79-vjeçari do të jetë protagonist në të.

Ky është roli i parë që Ati i Shenjtë luan dhe është një tjetër sfidë për të.

Mesa duket takimi me yllin e Hollivudit, Leonardo DiCaprio, i ka ndezur papës receptorët, për të provuar edhe ai magjinë e kinemasë.


LSI, gati për zgjedhje brenda partisë. Po Metën kush do e sfidojë?

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, në një intervistë për “Ora Neës” thotë se, LSI është në fazën e përgatitjes së modaliteteve për zgjedhjet brenda partisë.

Votimi thotë Rama, do të jetë i fshehtë dhe do të përfshijë të gjitha strukturat drejtuese të LSI-së

“Jemi në fazën që po përgatisim modalitetet për zgjedhjet në LSI. Është përgatitur një projekt për vendim që do t’i kalojë forumeve. Forumet e LSI do të vendosin si do të ecet më tej me procesin.

Votimi do të përfshijë të gjitha strukturat drejtuese të LSI. Votimi i fshehtë për të gjitha nivelet sipas parimit ‘një anëtar, një votë",- tha Rama.

Duke folur për reformën zgjedhore, Rama tha se, “listat e hapura janë një opsion që ofron LSI.


03/02/2016..............................
Telefonatë me një femër, shkaku i plagosjes së Florenc Hoxhës

Ish-kreu i Inspektoratit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës, Florenc Hoxha, u plagos pas një telefonate me një grua. Gjykata e Tiranës ka dënuar me tre vite burg autorin Indrit Deliu, 28 vjeç, i cili u akuzua për vrasje me paramendim.

Gazeta “Shqip” ka siguruar vendimin e gjykatës ku thuhet se Deliu, ka lidhje gjaku me të dëmtuarin Florenc Hoxha, i cili ka qenë kryeinspektor i Inspektoratit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës dhe ka pasur në punë Indrit Deliun, por jo në mënyrë të ligjëruar.

Rreth këtij argumenti nuk mbetet jashtë vëmendjes se gjykatës “marrëdhënia e punësimit” midis palëve e deklaruar nga Florenc Hoxha. Pas ngjarjes, Hoxha deklaroi më 17 nëntor 2014 se “para 5-6 muajve, Indritin e kam marrë në punë, e kam thirrur disa herë dhe i kam tërhequr vëmendje se me imazhin e tij dëmtonte punën time. I thashë, jam i detyruar të të largoj nga puna. Unë nuk e kam pasur punonjës zyrtar. Indritin e paguaja vetë” ka thënë Hoxha.

Sipas prokurorisë, në datën 13 nëntor 2014, i dëmtuari Florenc Hoxha, në orët e mbrëmjes, i ka bërë një thirrje telefonike bashkëshortes së të pandehurit, shtetases O.Deliu, e cila nuk i është përgjigjur, por që telefonin e saj ia ka dhënë bashkëshortit (Indrit Deliu). Ky i fundit i ka bërë thirrje të njëjtit numër telefoni, për të mësuar se kush i telefononte bashkëshortes së tij. Indrit Deliut, abonenti i është përgjigjur dhe ai ka njohur zërin e Florenc Hoxhës, i cili më pas ia ka mbyllur telefonin. Deliu ka bërë disa thirrje telefonike, por personi që mbante këtë numër telefoni nuk i është përgjigjur.

Sipas gjykatës, i pandehuri nëpërmjet të afërmve të tij e ka njoftuar të dëmtuarin Florenc Hoxha të hapë telefonin dhe të sqaronte me të shkakun e telefonatës që ai i kishte bërë bashkëshortes së tij. Deliu, në këto momente, ka marrë kunatin e tij dhe ka filluar të gjurmojë Hoxhën.

Atë ditë, rreth orës 21.00, Deliu pasi është vënë në dijeni se i dëmtuari Florenc Hoxha ndodhej në një lokal në Fushë-Farkë, ka shkuar në atë lokal. Deliu është futur nga dera e pasme e kuzhinës së lokalit dhe ka marrë një thikë që e ka gjetur aty mbi tavolinë dhe prej andej ka kaluar në lokal. Sipas akuzës, i pandehuri sapo ka parë Florenc Hoxhën, i cili ka qenë ulur në një karrige, i është drejtuar atij duke e goditur me thikë, duke i shkaktuar plagë.

I dëmtuari nëpërmjet një karrigeje që mbante në dorë si edhe nëpërmjet ndihmës së disa personave të tjerë, kanë mundur të ndërpresin sulmin e Deliut, i cili më pas është larguar. Sipas aktit mjekoligjor, rezulton se në trupin e të dëmtuarit Florenc Hoxha, janë shkaktuar plagë prerëse-shpuese në supin e majtë, një e tillë në parakrahun e majtë si edhe një tjetër në anën e majtë të barkut, të cilat janë shkaktuar me mjet shpues prerës siç mund të jetë një thikë. Këto plagë hyjnë në kategorinë e dëmtimeve të rënda, të cilat kanë qenë të rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit të tyre.

Në gjykatë, mbrojtja e të pandehurit, në konkluzionet përfundimtare, i kërkoi trupit gjykues pretendimin për ndryshimin e kualifikimit ligjor të veprës penale në ngarkim të Indrit Deliut, nga ajo e “vrasjes me paramendim” në “plagosje e lehtë me dashje” apo “plagosje e rëndë e kryer në kushtet e mbrojtjes së nevojshme”. Mbrojtja solli në vëmendje të gjykatës faktin se motivet që kanë nxitur të pandehurin Indrit Deliu pasqyrohen në përpjekjet e tij për të sqaruar konfliktin fillimisht nëpërmjet telefonit, duke i dërguar të dëmtuarit njoftim për ta mundësuar bisedën me të dhe për shkak të këtij refuzimi, ai ka bërë përpjekje për ta takuar dhe për të sqaruar konfliktin midis tyre.

Gjykata thotë se akuza që rëndon ndaj Deliut (vrasja me paramendim), nuk është rezultat i një interpretimi të drejtë të provave si edhe i harmonizimit midis tyre. Indrit Deliu, thotë gjykata, jo vetëm që në mënyrë të përsëritur dhe këmbëngulëse ashtu siç pranon edhe vetë organi i akuzës, ka tentuar lidhjen telefonike me të dëmtuarin i cili i telefonoi në orët e vona të mbrëmjes bashkëshortes së tij, por madje ai nuk ka qenë as i përgatitur për kryerjen e vrasjes duke mos gjetur as mjetin e përshtatshëm që veprimet të ishin të suksesshme dhe të sillnin pasojën e dëshiruar.

I pandehuri ka shkuar në lokalin ku ndodhej i dëmtuari, pa armë zjarri apo të ftohtë, madje pa asnjë mjet, ka hyrë nga dera e kuzhinës nga mbrapa lokalit me qëllim që të mund ta takonte, pasi i pandehuri i shmangej kontaktit me të.

Gjykata thotë se, nëse qëllimi i Deliut do të ishte vrasja e Hoxhës, ai nuk mund të pajisej me një thikë, të cilën jo vetëm e ka gjetur rastësisht në kuzhinë, e cila rezulton që nuk plotëson as parametrat e armës së ftohtë, në kushtet kur në dijeninë e të pandehurit ishte fakti se i dëmtuari për shkak të detyrës, ishte i pajisur dhe mbante me vete armë zjarri luftarake-pistoletë.

Me këtë arsyetim, gjykata thotë se Deliu duhet të akuzohet për plagosje të rëndë me dashje. Në fund, gjykata e dënoi të pandehurin me tre vite burg, duke marrë si rrethanë lehtësuese gjendjen e tij ekonomike, sociale dhe familjare, pendimin e tij të thellë, si dhe faktin e kryerjes së veprës penale edhe nën ndikimin e veprimeve të të dëmtuarit që kanë të bëjnë me familjen, nderin dhe dinjitetin e saj.
Basha: Byroja Kombëtare e Hetimeve, të miratohet të enjten në Kuvend
Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kreu i opozitës Lulzim Basha e ka nisur diskutimin me reformën në drejtësi, për të cilën tha se kryeministri Rama i trembet miratimit të saj, për shkak se - siç tha, - askush nuk ka më shumë nevojë gjatë ditëve të sotme për gjyqtarë të korruptuar, sesa vet kreu i ekzekutivit, duke qenë se kupola e drejtuar prej tij i ka futur duart në miliona euro koncesione.

“Më lejoni që edhe sot në nisje të fjalës t’i kushtoj pak kohë një procesi me rëndësi themelore për cilësinë e jetës së qytetarëve, për sigurinë e tyre, të pronës dhe fëmijëve të tyre, për sigurinë e tenderave që vidhen e shpërdorohen nga Edi Rama dhe qeveritarët e tij. Ky është procesi i reformës në drejtësi, i cili edhe pse nisi në mënyrë të njëanshme si një mashë për të kapur gjykatat nga Edi Rama dhe kupola e tij, përsëri, me ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar dhe qëndrimin e qartë të PD-së, arriti të kthehet në çështjen kryesore të ditës.

A është reforma në drejtësi, një prioritet për Edi Ramën? Përgjigjja gjithsesi nuk paragjykon atë që kërkoj sot, që të lërë mënjanë propagandën aty ku faktet nuk i ecin më. T’i kthejë përgjigje ftesës sime për t’u ulur si përfaqësues të politikës në vend dhe për t’i dhënë vendit reformën në drejtësi, ashtu siç e meriton Shqipëria dhe shqiptarët, dhe jo siç e duan palët.

Kemi ku të bazohemi, parimet e Komisionit të Venecias, mbi të cilat duhet të reformohet drejtësia. Loja me ekspertët ishte përpjekje mjerane e Ramës për t’i ikur përgjegjësisë për këtë reformë. E kuptoj ankthin e tij, sepse askush nuk ka nevojë më shumë sot për gjyqtarë të korruptuar sesa Edi Rama, pasi kupola e tij ka futur duart në miliona euro koncesione. Askush nuk është më i interesuar për këtë reformë, sesa opozita e vendit, PD, e cila nuk ka kauzë më të rëndësishme se lufta kundër korrupsionit dhe kundër krimit, që po brejnë çdo qelizë të shoqërisë.

Këto nuk luftohen me një drejtësi të kapur, aq më pak me një drejtësi të shantazhuar. Nëse është për reformën në drejtësi, është i mirëpritur të kryejmë një proces që e duan të gjithë, edhe ata që nuk e deshën, që është ai i Dekriminalizimit. Kemi një precedent të suksesshëm, humbi një vit sepse u desh të instalonte edhe disa të inkriminuar në bashkitë e vendit, por në fund i miratua dhe pritet të hyjë tani në fuqi.

Opozita e do reformën dhe është gati të bëjë gjithçka për të. Të ulemi, t’i lëmë fjalët dhe t’u japim shqiptarëve reformën në drejtësi që meritojnë. Edhe pse reforma në drejtësi e tremb Edi Ramën”, tha kryeopozitari Basha.

Më tej foli edhe për Byronë Kombëtare të Hetimit, një institucion për të cilin Partia Demokratike akuzon mazhorancën e sotme se nuk dëshiron të miratojë ligjin për ngritjen e tij, pavarësisht se në fakt ka qenë qeveria e sotme dhe veçanërisht Partia Socialiste që e ka propozuar ngritjen e BHK-së që prej fushatës së zgjedhjeve të 2013-s.

Basha autorizoi kreun e grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, t’i kërkojë Kuvendit gjatë seancës plenare të së enjtes që të miratonte me procedurë të përshpejtuar ligjin për BHK-në, një institucion që pritet të luftojë korrupsionin në nivele të larta, e që sponsorizohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi modelin e FBI-së.

“Sa i përket Byrosë së Hetimit, duhet të futet në rendin e ditës të së enjtes në Kuvend, pasi gjithçka për të është rakorduar. Taksapaguesit amerikanë, përmes ndërhyrjes së çmuar të ambasadorit Lu, kanë vënë në dispozicion miliona dollarë për të trajnuar ekspertët që do të luftojnë korrupsionin në nivele të larta. Autorizoj sot kryetarin e grupit parlamentar, që t’i kërkojë nesër Kuvendit miratimin me procedurë të përshpejtuar ligjin për Byronë Kombëtare të Hetimit”, deklaroi ndër të tjera Basha./Top Channel/
Videolajm: Një tjetër lokal hidhet në erë në Butrint

Një tjetër lokal është hedhur në erë me eksploziv në zonën eParkut Kombëtar të Butrintit.

Janë sërish forcat e Inspektoratit Kombëtarë të Mbrojtjes së Territorit që kanë shkatërruar një tjetër ndërtesë në zonën e Butrintit, me anë të eksplozivit.

Më poshtë keni pamjet e shpërthimit:


Foto: Degradon spitali në Pukë! Deda: Beqaj s’ka kohë ta shikoj

Spitali i Pukës ka degraduar në gjithçka dhe kjo foto flet më shumë: Shikoni ambientin ku bëhej radiografia dhe radioskopia.

Degradimi tani e çon në limite, pas vendimit të Ministrit të Shëndetësisë për shkarkimit nga detyra të 49 infermierëve dhe sanitarëve.

Deputetja e PD-së, Albina Deda, e ka vizituar dje këtë “institucion” dhe ka kërkuar që Ministria ta inspektojë me urgjencë.

“Sot aty nuk funksionon asgjë, – tregon Deda. – Madje dhe godina është lënë të shprehë fytyren e vërtetë të Rilindjes, se këtu nuk kanë kujdes as për fasada, siç bëjnë.

Ka mungesa në mjekë specialistë. Janë vetëm neurologu, kirurgu, pneumologu, obsteter gjenekologu. Ka mungesa në medikamente. Në laborator bëhen vetëm analizë urine, gjaku dhe nuk ka mjek laboratori. Largohen infermierët dhe stafi mbështetës, 49 veta pa asnjë kriter. I vetmi kriter, ai politik, si mbështetës të PD-së. Radiografia dhe as radioskopia nuk punojnë. Pacientet duhet të udhëtojnë drejt Shkodrës, në një rrugë të gjatë, të vjetër e të pamirëmbajtur, 1 orë e 30 min.

Unë jam këtu në Pukë sot për të mbështetur të larguarit nga puna, – theksoi Deda, – për të parë nga afër situatën në spitalin e Pukës dhe për t’i bërë apel ministrit Beqaj të anullojë menjëhërë këtë vendim. Sepse, ky vendim, është i padrejtë, i pakonsultuar me stafet mjekësore dhe pa asnjë kriter. Dihet, Beqaj nuk ka kohë ta inspektojë spitalin e Pukës, të shohë këtë situatë të rëndë të spitalit dhe të ndërhyjë, edhe pas ardhjes së Avokatit të Popullit.

I bëj sot apel edhe për të larguarit nga puna dhe për të rregulluar situatën në spitalin e Pukës. Spitali i Pukës është keqmenaxhuar, është keqadministruar dhe tani po bën edhe largime politike të profesionistëve të shëndetësisë, të njerëzve që kanë punuar me vite. Kjo është një degradim total i shërbimit shëndetësor.

Shërbimi është jetik për qytetarët dhe me këtë lloj shërbimi që marrin qytetarët, me këtë papunësi, me këtë plagë sociale që po hapim me largimet nga puna, nga Puka do të largohen të gjithë banorët dhe këtu do të rrijë vetëm Partia Socialiste me të inkriminuarit, me të pashkolluarit që janë në zyrat e shtetit që i solli vetë Rama dhe Beqaj me këtë vendimin e fundit, ku profesionistët do t’i zëvendësojë me militantët partiakë”.


Sazan Guri: Ja pse po prishet Urgjenca e Tiranës...
Një prej qytetarëve të Tiranës që njihet për shpirtin e tij të protestës, Prof. Sazan Guri, ka reaguar sot në lidhje me prishjen e shërbimit dhe ndërtesës së Urgjencës në kryeqytet.

Nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook, qytetari dhe aktivisti Sazan Guri, ka reaguar duke e konsideruar këtë vendim si të padrejt e apsurd.

Sipas tij, kjo ndërtesë bashkë me shërbimin e Urgjencës do të ikin prej aty pasi në vend të saj do të ngrihet një pallat shumë katësh.


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   42   43   44   45   46   47   48   49   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish