Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Ja reagimi i Prof. Sazan Gurit në Facebook



Download 6,39 Mb.
bet47/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   43   44   45   46   47   48   49   50   ...   352

Ja reagimi i Prof. Sazan Gurit në Facebook:

“Te dashur qytetar koleg petagog student zonja dhe zotrinj.

Cpo na degjojne veshet?!

200 mije banore qe rrethonin dhe kishin lidhje me urgjencet te stadiumi dinamo, ketej e tutje do te perballen me gagrenen beton, ku ne vend te saj do kete pallat shume ketesh.

Nese mjeket do te reagojne duhet me patjeter tiu gjendemi prane.

Edhe nese nuk reagonje, na bie barra te kerkojme te drejten tone, urgjencen qe eshte ndihma e pare shendetit ne familjet tona.

Ndaj nese fleme te zgjohemi per te drejtat tona”.
Videolajm: Sherifi, kërcim spektakolar se doli në pension
Video e zëvendës sherifit në Kolorado që kërcen në ashensor këngën e reperit “Silento’s” “Ëatch Me (Ëhip/Nae Nae)”, ka pushtuar internetin.

Klipi me Tony Scherb, Zv.sherifin e qarkut El Paso, është parë rreth 3 milionë herë që kur ai e postoi atë ditën e premte.

Ai e filmoi kërcimin qesharak për të festuar daljen e tij në pension, pas 29 vite në shërbim, thanë autoritetet.

Në videon 3 minutëshe, Scherb i frymëzon kolegët e tjerë të tij të shfaqin lëvizjet e tyre më të mira brenda ashensorit, por ata qëndrojnë serioz sapo shefi i tyre afrohet.



Dibër: Plagosi shokun brenda shkollës, arrestohet gjimnazisti
Policia e Dibrës ka identifikuar dhe më pas ndaluar, personin që plagosi 17-vjeçarin Erjon Hasi, në ambientet e gjimnazit “Gjergj Kastrioti” në Dibër.

Ai është bashkëmoshatari i tij, Vilson Meta, nga fshati Kishavec në Dibër.

Dy gjimnazistët u konfliktuan për motive ende të paqarta.

Hasi ndodhet në gjendje të rëndë për shkak se mori goditje me mjete të forta, ndërsa policia ka njoftuar më parë se, ai u dërgua me helikopter drejt Tiranës.


Kuçovë: Jepnin 2 - 3 mijë lekë për seks me prostitutën
Operacioni është pagëzuar me emrin “Pensionisti”, për shkak se një nga tutorët, me inicialet B.Dh., ishte 72-vjeç. Policia e Beratit ka arrestuar shtetasin Asqeri Myrteli, 39 vjeç, i cili ka shfrytëzuar për qëllime prostitucioni shtetasen me iniciale H.A.

Policia thotë se, ka shpallur në kërkim klientët e shtetases H.A. Ata paguanin 2000 deri 3000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën “Shfrytëzimi i prostitucionit “ në ngarkim të shtetasit Asqeri Myrteli, dhe për veprën penale, “Ushtrim i prostitucionit”, në ngarkim të shtetasve B.DH. dhe K.B., parashikuar nga nenet 114/a dhe 113/b të Kodit Penal.


Angli: Dy vjet burg shqiptarit për evazion me 300 mijë paund
Leonard Gjini, pronar i një kompanie ndërtimi në Angli, që vodhi 300 000 stërlina nga taksat, është burgosur për dy vjet, pas një hetimi të përbashkët nga Zyra e Taksave dhe Shërbimi i Falimentit.

Shqiptari 33-vjeçar në Perley, Greater London, që e ngriti kompaninë në vitin 2010, i mbante për vete tatimet dhe zhvilloi një biznes relativisht të suksesshëm, por në fund ai pranoi mashtrimin dhe faktin se kishte krijuar një borxh të madh; ai kishte mashtruar shtetin dhe besimin e punonjësve dhe klientëve të tij.

“Të mos paguash taksat, kjo nuk mund të jetë e tolerueshme dhe e drejtë për bizneset e tjera të ligjshme që i paguajnë ato në kohë, – thanë zyrtarët. – Ne jemi të vendosur për ta ndaluar mashtrimin tatimor dhe nuk do të hezitojmë të punojmë me partnerët si, Shërbimi i Falimentit për të zbuluar këto raste. Hapi ynë i ardhshëm do të jetë të kërkojmë fitimet që Gjini ka nxjerrë nga ky krim”.

Gjini tha se, ai i kishte përdorur paratë për të luajtur në lojëra fati dhe për të pirë, por në realitet, ato ishin përdorur më së shumti për shpenzimet e shtëpisë dhe hipotekës.


Deputeti socialist- këngëtares seksi: Ma jep... të bësh jetë sheikësh

Këngëtarja Xhesika Ndoja, bën me dije se, është ngacmuar nga një deputet i Parlamentit të Shqipërisë, i cili i ka bërë një ofertë seksiste... Politikani socialist i ka propozuar këngëtares seksi që të bëhet e dashura e tij, ose të paktëm të shkojë qoftë edhe një herë të vetme me të në shtrat, kundrejt një shpërblimi maramendës.

Portali “TetovaSot” e ka bërë publike këtë ngjarje sa shokuese aq edhe skandaloze, po të mendosh se si i shpenzojnë paratë politikanët e maxhorancës në Shqipëri.

Por portali, nuk e bën të ditur emrit e deputetit të PS-së, por vetëm faktin se ai i ka premtuar këngëtares seksi një jetë luksoze si ajo e sheikëve.

Deputeti që i takon partisë së Edi Ramës, pos shumës i ka premtuar se nëse Xhesika pranon të jetë me të, “do të jetojë si princeshë e sheikëve”.

Edhe pse portali “TetovaSot” kontaktoi me Xheshika Ndojën, që të mësoj se cili është deputeti “sheik” dhe sa është shuma marramendëse, ajo u shpreh se do ta mbajë sekret emrin, por vazhdon të mendohet rreth ofertës, sepse ia vlen që një herë në jetë të dukesh si një grua e një Sheiku.


Ish-ministri Ksera në burg, vartësi i tij Bitro, kërkon të lërë qelinë

Ish-vartësi i ish-ministrit Spiro Ksera (tashmë në burg), Kleves Bitro, kërkon lirimin nga burgu, i cili është dënuar me 1.5 vite me akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës.

Kleves Bitro kërkon lirimin me pretendimin se, ai ka përfituar nga amnistia e fundvitit, e miratuar nga Qeveria. Bitro u arrestua në korrik të vitit 2015, pasi ishte në kërkim dhe tashmë i është drejtuar Gjykatës së Tiranës me kërkesën për liri.

Pak ditë më parë u arrestua edhe ish-shefi i tij, ish-ministri Ksera, i cili akuzohet për vjedhjen e 30 milionë lekëve, duke shpërdoruar detyrën.

Ndërkohë që, ish-punonjës të Ministrisë së Punës kanë akuzuar në Prokurori Kserën, se i kishte detyruar që të hapnin procedurat për 6 aktivitete që nuk u organizuar kurrë.

Prokurori udhëheqës i kësaj dosje, Ndini Tavani, ka administruar këto dëshmi.


Berberi bën imazhin e Berishës te koka e klientit, reagon ish-Kryeministri
Sebastjan Lushaj është 23 vjeç, me profesion berber dhe arrin të bëj art me klientët e tij. Djaloshi bën që ata të ndihen të veçantë me modelet e flokëve, duke vizatuar në kokën e tyre fytyrat e personazheve të njohur, si Rihanna, Cristiano Ronaldo dhe së fundi... edhe portretin e ish-Kryeministrit shqiptar, Sali Berisha.

Pasi ka bërë këtë portret ai ja ka nisur në postën private elektronike këtë fotografi Berishës dhe ja çfarë përgjigje nga marrë...

Sebastiani është i vetmi berber në Shqipëri, që bën këtë art në kokat e njerëzve.
Shqiptarët të pambrojtur nga abuzimet me karburantet
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka faktuar atë çfarë flitet prej vitesh tashmë në Shqipëri. Institucionet shtetërore janë të paafta për të mbrojtur konsumatorët nga abuzimet me cilësinë e kaburanteve.

Konkluzioni vjen nga një auditim i bërë nga viti 2011 deri në qershor të vitit 2015 në Inspektoratin Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), institucioni shtetëror që është i ngarkuar me ligj për të garantuar cilësinë e kraburanteve.

Por ja çfarë vëren KLSH mbi punën e këtij inspektorati: “Mbrojtja e konsumatorit shqiptar në drejtim të furnizimit me naftë, gaz dhe nënprodukte të tyre me cilësi brenda standardeve nga inspektorati Shtetëror Teknik industrial (ISHTI) është e mangët, për shkak të kuadrit rregullator të pashkërenduar dhe harmonuzuar mirë për funksionimin e këtij institucioni; të burimeve njerëzore të patrajnuara, të patestuar, të pakualifikuara dhe të keqmenaxhuara”.

ISHMI apo ish IQT, i vënë shpeshherë në qendër të akuzave ka reaguar duke thënë se ka kryer kontrolle të vazhdueshme. Por sipas KLSH këto kontrolle kryhen nga punonjës jo profesionistë, për pasojë të paaftë për të zbuluar abuzimet.

Nga viti 2011 deri në vitin 2014, sipas KLSH, janë tregtuar në këto kushte në vendin tonë 859 765 ton naftë dhë në vitin 2014 janë përpunuar në dy rafineritë brenda vendit 300 000 ton naftë. KLSH i kërkon këtij Inspektorati të marrë masa të menjëhershme dhe të përgatisë një strategji afatmesme për uljen e numrit të pikave të karburanteve, me qëllim që të rritet kontrolli.

Për cilësinë e karburanteve konsumatorët dhe disa shoqata në mbrojtje të tyre kanë patur vazhdimisht ankesa. Kësaj situate, sipas prokurorisë shqiptare iu shtuan vitin e kaluar edhe shitja e 4.4 milion litrave naftë e papërpunuar nga biznesmeni Ardian Xhillari, i shpallur në kërkim.

Por dyshimet janë se edhe kompani të tjera kanë vepruar në këtë mënyrë, duke tregtuar në vend naftë të papërpunuar, e për pasojë me cilësi të dobët.

Fakti se në vend janë tregtuar nëpër pikat e kraburantit 4.4 mijë litra naftë e papëpunuar është një tjetër tregues i paaftësisë së ISHTI –t për të kontrolluar tregun.

Kryeministri Rama lajmëroi vitin e shkuar nisjen e një operacioni të gjerë kundër abuzimeve në tregun e karburanteve, të ngjashëm me atë kundër vjedhjes së energjisë elektrike. Por për këtë operacion nuk është folur më prej muajsh dhe tregu vazhdon të jetë i njëjtë./Lapsi.al/

QSUT, shikoni në çfarë kushtesh e marrin serumin pacientët

Nuk kanë qenë të pakta rastet kur vetë të sëmurët vijojnë të denoncojnë mungesën e ilaçeve, shërbimin e keq dhe rryshfetet nëpër spitale, apo mungesën e ujit e dritave.

Këtë herë, foto e cila flet më shumë se fjalët, tregon gjendjen e një pacienti teksa merr serum në spitalin më të madh në vend, QSUT. Në mungesë të shtretërve, trajtimin e bëjnë nëpër karrige.

"Anna media kjo eshte gjendja tek urgjenca e spitalit Nene Tereza ne Tirane... njerezit po bejne serume ulur ne karrige!", - shkruhet në rastin e publikuar në facebook.



Dua Lipa nuk ndalet, performancë shpërthyese në Londër

Dua Lipa, emri që po ngjitet fuqishëm në skenën botërore, ka përfunduar në Londër turneun e saj të parë.

“Çmenduri” e ka përkufizuar mbrëmjen e djeshme këngëtarja me origjinë shqiptare.

“Ishte çmenduri. Londër, faleminderit për natën e fundit të turneut tim. Nuk më besohet gjithçka është përfunduar. Mezi po pres të kthehem në skenë. Deri tash 2016-ta ka qenë fantastike”,- ka shkruar Dua Lipa në rrjetin e saj Facebook.



Prokuroria pyet ish-Zv.drejtoreshën e Doganave, Kraja, për abuzimet

Blerta Kraja, ish-zëvendësdrejtoresha e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave është marrë sot në pyetje nga Prokuroria e Tiranës, për kallëzimin e KLSH-së për akuzën e pabarazisë në tenderët publike.

Prokurorët e çështjes e kanë marrë në pyetje për shkak se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar shkelje në tre tender, në fushën e prokurimeve në DPD, ku u konstatuan të meta dhe mangësi, konkretisht në tenderat “Blerje Uniforma Doganore”, “Blerje Biçikletash” si dhe “Riparim i skanerit Mobil THSCAN me rreze X”, të cilat konsistojnë në prokurime të panevojshme, apo edhe në mospërdorim me efiçencë dhe ekonomicitet të fondeve në dispozicion të DPD për investime duke shkaktuar një dëm rreth 5 milionë lekë.

Deri tani ende nuk dihet se çfarë ka deklaruar Kraja përpara ekspertëve që kanë nisur hetimet mbi këtë kallëzim të KLSH-së.

KLSH kishte depozituar pranë organit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë indicie (të dhëna) për hetime të mëtejshme penale ‘Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Po ashtu, nga auditimi i kryer në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave për periudhën e vitit 2014, në Drejtorinë e Kontrollit pas zhdoganimit, u konstatuan të meta e mangësi në zbatimin e legjislacionit doganor, procedurave të zhdoganimit, mbikqyrjes së regjimeve ekonomike si dhe nxjerrjes së vendimeve administrative, të cilat kanë sjellë si pasojë dëm ekonomik (detyrim doganor i munguar) në Buxhetin e Shtetit në shumën 127.4 milion lekë, (rreth 1 milion dollarë), të konstatuara në Degën Doganore Berat.

Për këtë KLSH bëri kallëzim për E.P. ish­Kryetar dhe dy doganierë A.H. dhe Dh.XH. të Degës Doganore Berat, si dhe për tre specialistë F.O., R.K. dhe E.P. në sektorin e kontrollit të regjimeve doganore në DPD, me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”./Shqiptarja.com/
Video: “Kaubojsi” homofob? S’dua që ‘LGBT’ të dalin nudo...
Deputeti socialist i qakurt të Lezhës, Eduart Ndocaj, ka qenë i ftuar në emisionin “Prive” të televizionit “Klan Kosova” nga ku ka rrëfyer jetën e tij, si dhe planet e tij politike.

Kaubojsi shprehet se ka shumë dëshirë të ndihmojë të varfërit, pasi sipas tij edhe ai dikur ka qenë i tillë.

Ajo që ka tërhequr vëmendje ka qenë dhe qëndrimi i tij mjaft konservator për një politikan të atashuar nga e majta.

Kaubojsi ka thënë në intervistë se, është totalisht kundër homoseksualëve apo komunitetit “LGBT”.

Shihni videon:

LSI godet Beqajn: Nuk kuptohet ç’kërkon të bëjë me urgjencën
LSI ka vënë në qendër të kritikave publike ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn. Duke folur në emër të kësaj partie, nënkryetari Petrit Vasili, ishte i ashpër ndaj Beqajt në Komisionin e Shëndetësisë.

Kritikat ishin mbi vendimin e ministrit për të shkrirë urgjencën në kuadër të krijimit të urgjencës kombëtare.

“Gabon te Urgjenca Kombëtare, qendër që s’ka përfunduar ende dhe nuk ka marrë funksionet e saj ende. Ndërkohë që s’kemi kokën, po shpërbëjmë trupin. Ne trurin s’e kemi. Urgjenca Kombëtare, sic ishte ideuar, do të kishte një kokë.

Do të merrej me koordinimin. Do të merrte sinjalin dhe do t’ia transmetonte urgjencës më të afërt. 140 deputetët e parlamentit nuk e dinë fare se si do të jetë kjo urgjencë dhe ky është një problem shumë i madh. Çfarë kemi për t’u fshehur këtu ne?”,- u shpreh Vasili.

Akuzat ndaj Beqajt janë të forta edhe nga opozita, e cila e ka quajtur ministrin më të korruptuar të qeverisë Rama.
20 vite luftë me “Hakmarrjen” e akuzuar nga Prokuroria dhe e Djathta
Historia e organizatës së ashtuquajtur “Hakmarrja për drejtësi” është unike, jo vetëm për ecejaket 20-vjeçare në dyert e gjykatave, por edhe për faktin që gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë një çështje, ku asnjëherë nuk u kuptua sa ndikonin provat për krimet që i atribuoheshin dhe sa ndikonte politika.

“Hakmarrja për drejtësi” do të artikulohej për herë të parë si organizatë me prirje terroriste dhe me qëllim për të rrëzuar demokracinë pakvjeçare shqiptare më 12 tetor të vitit 1996, kur policia publikoi një foto të një arsenali armësh, të gjetura në një apartament, që i përkisnin kësaj organziate.

Më pas, bomba e vendosur tek ish-marketi i VEFA-s pranë pallateve 9-katëshe në Tiranë dhe vrasja e ish-drejtorit të Burgjeve të asaj kohe, Bujar Kaloshi, do të ishin krimet e radhës, për të cilat do të akzuohej “Hakmarrja për drejtësi”.

Gjatë viti 1996, policia e atëhershme identifikoi Orik Shytin, djali i Aredin Shytit, ish-zv.ministër dhe ministër i Brendshëm për periudhën Janar-Korrik 1991, i dënuar për vrasjet e 2 prillit 1991. Më pas u arrestuan Laert Shyti dhe Enkeled Agaj. Sipas hetimeve të asaj kohe, kjo organizatë kishte kryer një sërë krimesh në vitet 1992-1996, madje kishte në plan edhe eliminimin fizik të Presidentit të atëhershëm të vendit, Sali Berisha.

Por, në mars të 1997-s, të arrestaurit u arratisën nga burgjet dhe dozat e forta politike të procesit ndaj tyre i ndihmuan të fiton azilin politik jashtë vendit. Hetimi ndaj “Hakmarrjes për drejtësi” do të rifillonte në vitin 1998, për të përfunduar 10 vite më vonë në vitin 2008, kur Prokuroria e Krimeve të Rënda arriti të kërkonte dënime për 10 anëtarët e kësaj organizate, të akuzuar për dhjetëra vrasje, grabitje, rrëmbime dhe akte terroriste, kryesisht në vitet 1992-1996.

Altin Arapi, burg përjetë

Orik Shyti, burg përjetë

Kreshnik Spahiu, 24 vite burg

Nikolin Novruzaj, 24 vite burg

Leart Shyti, 24 vite burg

Gëzim Gjoni, 5 vite burg

Pasho Novruzaj, 17 vite burg

Dritan Hate, 23 vite burg

Gentian Caka, 25 vite burg

Roland Shyti, 25 vite burg

Gjykata e Apelit në Tiranë dhe ajo e Lartë do të linin në fuqi këto masa dënimi, duke firmosur në këtë mënyrë fatin e kësaj organziate. Por, i akuzuari si kreu i organizatës, Orik Shyti, edhe pse në arrati, iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, e cila në vitin 2011 do të konstatonte shkelje në gjykimin e kësaj organizate, duke urdhëruar rigjykimin e çështjes.

Pas 20 vitesh, Gjyqësori shqiptar rimerr në duar dosjen me akuzat për disa nga krimet më të rënda që kanë ndodhur në këtë vend çerekshekullin e fundit, por dhe ngarkesën politike prej së cilës ajo nuk zhvishet dot më./Top Channel/
Video: Zjarri tek Unaza e re, rrëfehen zjarrfikësit: S’e shpëtuam dot
Zjarrfikësit që morën pjesë në shuarjen e flakëve që ranë mbrëmjen e djeshme tek pallati në Unazë të Re, kanë treguar gjatë ditës së sotme, momentet e operacionit të tyre dhe se si nuk arritën që të shpëtonin fëmijën 4-vjeçar.

Kjo është bombola e cila, sipas ekspertëve, dyshohet të jetë bërë shkak për zjarrin që shkaktoi një të vdekur në apartamentin e katit të shtatë, në zonën e Unazës së Re, në Tiranë.

Sipas ekspertizës paraprake, zjarri është shkaktuar nga rrjedhja e gazit nga tubi i bombulës që ndodhej në pjesën e ballkonit të përshtatur për kuzhinë.

Dy prej policëve të Shërbimit Zjarrëfikës të lënduar, që ishin në vendgjarje, rrëfejnë përpjekjet e pashpresa për të shpëtuar fëmijën dhe për evakuuimin e banorëve.

Në zjarrin e të martës humbi jetën fëmija katër vjeçar i familjes Nezha, ndërsa dy bashkëshortët dhe vajza 7 muajshe arritën t’i mbijetonin flakëve.
Zbardhen detaje nga hetimit për zjarrin tek Unaza e Re

Policia e Tiranës nisi hetimet për zjarrin e rënë dje në një apartament në Unazën e re në Tiranë. Ndërkaq, pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar nëse fëmija ka ndërruar jetë nga asfiksia, apo nga flakët.


Policia e kryeqytetit nis hetimet për shkakun e zjarrit, të ndodhur në banesën e kryefamiljarit Amarildo Nezha, në zonën e Unazë së re, ku për pasojë gjeti vdekjen djali i tyre 5 vjeçar.

Burimet thonë se pritet zbardhja e raportit të Inspektoriatit Qendror Teknik për shkakun e zjarrit që më pas organi i akuzës dhe policia të vazhdonin me veprimet e tjera hetimore.

Sipas policisë bombola e gazit ishte e vendosur në ballkonin që ishte përshtatur si kuzhinë. Në momentin e shpërthimit, soba me gaz ishte në punë.

Nga dëshmia që polica i ka marrë Barie Nezhës, nënës së fëmijës që humbi jetën, ajo ka qenë duke larë foshnjën e saj 8 muajshe në tualet. Ndërsa djali 5 vjeç, Andi Nezha ndodhej në ballkon.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se është derdhur gjella që më pas ka fikur flakën. Kjo gjë nuk është vënë re nga mamaja e viktimës. Ndërkohë që ajo, merrej me foshnjën e saj, shtëpia mbushej, me gaz.

Ajo që po heton policia dhe Inspektoriati Qendror Teknik është se kush e shkaktoi zjarrin më pas. Ndërkaq, pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar nëse fëmija ka ndërruar jetë nga asfiksia, apo nga flakët.

Zjarri ra në katin e 7-të të një pallati. Në momentin e zjarrit në banesë ka qenë Baria së bashku me dy fëmijët e saj. Ajo ka nxituar të nxjerrë foshnjën e saj jashtë banesës, dhe në këto momente nga presioni i shpërthimit të gazit, mbyllet dera e blinduar.

Kjo gjë pengoi familjarët të futen sërish në banesë për të shpëtuar djalin e tyre 5 vjeçar. Ndërsa Amarildo Nezha, babai i viktimës ndodhej në një dyqan afër banesës./Abc/



Bes Kallaku takon skifterin legjendar në Itali!

Nga Berlusconi deri tek Luciano Moggi, aktori i humorit duket se ka gjetur në Itali habitatin perfekt të skifterave. Dhe na duhet të themi se emrat e lidhur me të janë të klasit të parë.

Ok, për Berlusconin thjesht ka kushtuar disa vargje në këngën e tij të famshme “Skifterat”, por duket se këtë tjetrin “mori mundimin” ta takonte personalisht.

Mos të harrojmë që flasim për Luciano Moggin, drejtorin sportiv legjendar të Juventus, i cili u dënua me largim të përjetshëm nga bota e futbollit për shkak të skandalit “Calciopoli” që panë “Zonjën e Vjetër” si protagoniste të fiksimit të ndeshjeve, duke zbritur më pas në Serinë B. E thënë shkurt, Besi e ka gati frymëzimin për këngën e radhës...dhe sikur ta bindtte që të shfaqej në klip atëherë e gjithë Italia do të kthente sytë nga ai. Pak e vështirë dhe e largët si gjuajtje, por ta provosh nuk kushton gjë./intv.al/




Video: Balena i kërkon ndihmë peshkatarit t’i hiqte plastikën nga goja

Kafsha vazhdonte të sillej rotull varkës, futej dhe dilte nga uji, në kërkim të ndihmës.

Balena është afruar tepër varkës së një peshkatari në Middle Harbour, afër Sydney, Australi.

Peshkatarët filmuan skenën, të cilët ishin shumë të surprizuar nga sjellja e kafshës, por më pas ata kuptuan se balenës i kishte mbetur në gojë një copë plastike dhe fill peshkaqeni.

Pas disa përpjekjeve peshkatari e çliroj balenën, e cila më pas u largua.

Fotogaleri: Modelja braziliane do ju trondisë me format seksi

Livia Gullo është një ndër femrat më të bukura braziliane. Përveç se miss, ajo është e njohur edhe për format e saj bombastike.

Gjithashtu ajo është edhe fanse e sportit, dhe shpesh është përdorur për reklama në evenimentet e mëdha sportive, siç është edhe Super Boël në SHBA.

Foto: Ja si ishin në fëmijëri 10 më të pushtetshmit e botës
Këta janë 10 politikanët më të famshëm momentalisht në botë. Fotografitë janë publikuar në media të ndryshme ndërkombëtare.

Në mesin e emrave janë: presdienti amerikan, presidenti iranian, presidenti francez, presidenti sirian, presidenti rus, etj.

Shihni fotot e tyre nga fëmijëria.
Terminatori”: Superavioni me të cilin Putin krenohet
Në një përplasje të mundshme, avioni bombardues F-35 do të mposhtej nga Su-35S në një raport 10 me 1.

Ky është rezultati i një studimi të kryer nga qeveria australiane lidhur me aftësitë në zona të ngushta të avionit F-35.

Bombarduesi taktik i gjeneratës së pestë është projektuar për dominim në një rreze të gjerë, por nëse do të përballej me avionin rus Su-35S nuk do të kishte shpëtim.

Evolucioni i avionit Sukhoi Su-27 “Flanker: i ndërtuar në impiantin e Gagarin Komsomolsk solli një avion të mrekullueshëm siç është Su-35S.

Su-35S ka të implementuar teknologjinë më të avancuar ruse.

Për momentin nuk dihet se sa avionë të tillë ka dërguar në Siri, Rusia, por ky avion ka dhënë provat se është i një besueshmërie të lartë dhe kinezët kanë nisur ta blejnë.

Su-35S është bombarduesi më i mirë i gjeneratës së katërt të avancuar që është prodhuar ndonjëherë nga kompania Sukhoi.

Ai është i pajisur me radar “Irbis-E”, në gjendje të monitorojë 30 shënjestra në një distancë deri në 400 kilometra me mundësinë për të goditur të paktën tetë.

Është i përbërë nga dy motorrë “Saturn AL-41F1A” me shtytje vektoriale.

Pjesa e gravitetit është spostuar drejt fundit të avionit duke i dhënë aftësi më të mëdha shkëputje dhe manovrimi.

Ka një shpejtësi prej 2500 km/h dhe autonomia e fluturimit është 3400 km/h.


04/02/2016/...............................
Video: Ups! Çiljeta heq reçipetat në sy të Ermal Mamaqit...

Çiljeta Xhilaga do të jetë e ftuar në studion e Ermal Mamaqit. Ajo ka hequr live reçipetat në studion e tij. Për më shumë shihni videon.




Fotolajm: “S+H= Bujar Nishani”! Ja si Odeta u mëson shqip fëmijëve në Itali
Gruaja e Presidentit Bujar Nishani, Odeta, ka qenë në një shkollë në Parma të Italisë, ku fëmijët mësojnë edhe shqip. Ajo shoqërohej nga Edit Harxhi. Me këtë rast, iu ka dhënë edhe një “leksion” se si shkruhet shqipja...


Foto: Kjo është ora ‘Ferrari’ që kushton më shumë se sa vet vetura

Orë-prodhuesi zviceran “Hubolt” sjell orën më të re nga ky prodhues të quajtur “MP-05 La Ferrari Sapphire”.

Kjo orë është variant i orës së mëparshme “MP-05” por ky model ka 7 blloqe me Safir dhe duhen rreth 600 orë punë për ta prodhuar, transmeton “Express”.

Për dizajnimin e këtij modeli janë dashur 18 muaj. Kjo orë përbëhet nga 637 pjesë.

Vetëm 20 njësi të tilla do të prodhohen dhe çmimi për një orë të tillë është mbi 300,000 USD.

Me këtë çmim mund të blini një veturë “Ferrari California T” për 198,000 USD, një “Ferrari FF” për 295,000 USD, ose një “Ferrari 488 GTB” 250,000 USD.




Foto: Kjo makinë është e çmendur!

Një djalë rus ka ndërtuar këtë makinë. Ai tha se ka përdorur modelin softëare 3D në kompjuter për të dizenjuar pamjen e saj të jashtme dhe karakteristikat për makinën e tij në të ardhmen.

Më pas ai me gjithë shokët e ndërtuan atë. Ata kanë përdorur një “Nissan Maxima” si një burim për disa pjesë, kështu nëse e shikoni me vëmendje dhe nga afër ajo ende mund t’iu kujtojë makinat Nissan./jetaoshqef.al/

Fotolajm: Bes Kallaku bëhet vampir..., ja ngul dhëmbët Xhensilës
Bes Kallaku e ka treguar në një mënyrë krejt të çuditëshme dashurinë për të dashurën e tij, Xhensila... Ndryshe nga herët e tjera ai ka preferuar që ta kafshojë atë në qafë njësoj si një vampir. Shikoni foton:

Eskorta e pensionistëve, u merr 350 dollarë për një drekë por s’bën seks

Ndryshe nga pjesa më e madhe e bashkëmoshatarëve të saj, një 18-vjeçare australiane ka menduar të bëjë një jetë ndryshe. Maya nga Tasmania punon si “eskortë”, që do të thotë paguhet për të shoqëruar të moshuarit dhe për këtë shpërblehet me shuma monetare marramendëse.

Adoleshentja shprehet për të përditshmen britanike “Daily Mail” se del me të moshuar dhe për një drekë ajo paguhet 350 dollarë dhe 200 dollarë për të bërë një shëtitje disa orë në plazh.

“Mund të fitoja më shumë, mijëra dollarë nëse do bëja seks me ta”, thotë ajo ndose nuk e fsheh frikën se droga ose pija mund ta rrezikojë, por është munduar t’i shmangë, ndërsa fakti që nuk ka kontakt fizik me klientët ia lehtëson punën.


Ja kush është 25-vjeçarja që u vra se nuk pranoi të dilte në kafe

Elidona Demiraj, 25 vjeç, është vajza që u vra mbrëmjen e së dielës në Islington në periferi të Londrës. Autori i krimit është 31-vjeçari Arben Rexha. Fqinjët thonë se, autori e kishte ftuar vajzën për kafe, por jo nuk kishte preferuar të dilte nga banesa.

31-vjeçari i shkoi më pas në shtëpi, ku edhe e masakroi me thikë të renë.

Mendohet se ata kanë qenë të njohur me njëri-tjetrin, por nuk dihet saktë raporti i tyre. Autori ka pranuar krimin dhe del në gjykatë këtë muaj./opinion.al/



Abdeslama: ISIS ka fshehur 4 bomba atomike në Europë e SHBA
Sipas fjalëve të Saleh Abdeslama, “konflikti i qytetërimeve” duhet të fillojë në vitin 2016. Ai ka thënë se, në Gjermani janë 18 mijë celula terroriste të cilat presin fillimin e katastrofës së paparë në Europë.

Ai po ashtu, ka shtuar se bombat bërthamore do të lançohen në SHBA, Gjermani, Francë e Rusi.

E-maili i tij me këto shënime së pari është publikuar në sajtin gjerman “Netzplanet”, e ai aty pastaj ka zbuluar detajet tjera të invadimit të planifikuar bërthamor, transmeton “Koha.net”.

“Kam qenë pjesëtar i ISIL dhe më pas kam kuptuar se, bashkimi im me të ka qenë gabimi më i madh që e kam bërë. Më ka manipuluar për të bërë gjëra që nuk kam dashur”,- ka thënë ai.



Lufta në Elbasan: Gjenden gjurmë të autorëve, ja pista e re

Një pistë e re hetimi është duke u ndjekur nga policia në orët e fundit, në lidhje me masakrën në Elbasan ku mbetën të vrarë 3 persona dhe 7 të tjerë të plagosur, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë.


Burime të rezervuara nga uniformat blu thanë për SYRI.net se dyshohet se autorët e krimit të rëndë mund të mos jenë persona të fisit Memaj, që janë në hasmëri me fisin Çapaj.

Në këtë konkluzion duket se kanë dalë ekspertët e policisë dhe prokurorisë pas provave që janë gjetur në vendin e ngjarjes. Mësohet se janë gjetur gjurmë të autorëve në vendin e ngjarjes.

Për ekspertët e policisë është i dyshimtë edhe fakti se pse autorët kanë lënë armët e krimit në vendin e ngjarjes, duke bërë që hetimet të zgjerohen edhe në hetimin e një piste tjetër për personat që kanë kryer vrasjen.

Avioni i Donald Trump kryen ulje të detyruar

Avioni i Donald Trump, që ai e përdor në fushatën elektorale si kandidat presidencial të Partisë Republikane, kreu ulje të detyruar në Nashville, pas një problemi në motor, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

Trump ishte duke udhëtuar për një tubim në Little Rock, në Arkansas, kur avioni tip ”Boeing 757”, u detyrua të ulej në mënyrë të paplanifikuar në aeroportin ndërkombëtar në Nashville.

Zëdhënësja e tij tha se, Trump vazhdoi udhëtimin me avion të marrë hua.

Trump duhej të shkonte në “Barton Coliseum”, në Little Rock, para më shumë se 11500 përkrahësve.


Veliaj: Vazhdon puna për ambientet e liqenit Artificial
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaron se Bashkia Tiranë vazhdon lyerjen e stolave, pastrimin, krasitjen dhe mbjelljen e pemëve për të ofruar më shumë parqe dhe kënde çlodhëse për qytetarët.

Kryetari i Bashkisë Veliaj në një status të tij mesditën e së enjtes në Facebook, shprehet se, “kanë çelur mimozat e para nga Liqeni. Kolegët tanë nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë vazhdon lyerjen e stolave, pastrimin e krasitjen e pemëve, mbjelljen e 25 Palmave Ëashington, vendosjen e koshave të rinj, sistemimin e zgarave të shiut e ndriçuesat e amortizuar.

Tani është edhe më e lehtë për ta shijuar Parkun.
Skema: Ja si vepruan 4 atentatorët e masakrës së Elbasanit...

Dy persona dyshohet se kanë qenë “grupi i zjarrit” që ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të lokalit, ku ndodheshin disa pjesëtarë të familjes Çapja dhe të afërm të tyre. Njëra nga viktimat e mbrëmshme, Agron Çapja, dyshohet se ishte shënjestra e atentatit.

Të maskuar si forcat speciale ekzekutuesit kaluan lehtësisht perimetrin e sigurisë të familjes Çapja. Ishte ora 19:54 minuta, kur pranë lokalit në kryqëzimin e Krastës, përbri autostradës Elbasan – Librazhd, u afrua makina e llojit “Benz” ngjyrë gri.

Siç po shihni në grafik, të ndërtuar mbi bazë të informacioneve paraprake, nga makina dolën dy persona të armatosur me “Kallashnikov”.

Ata i afrohen lokalit, brenda të cilit ndodheshin pjesëtarë të familjes Çapaj dhe shokët e tyre.

Dy nga autorët me shpejtësi të befasishme hapën zjarr me breshëri nga dera dhe dritaret.

Më pas ata dyshohet se u larguan në drejtim të Librazhdit, por ende policia nuk di vendndodhjen e tyre.

Në vendin e ngjarjes u gjetën 65 gëzhoja, dy kallashnikovë dhe një krehër me 26 fishekë.

Si pasojë e të shtënave vdiqën menjëherë Agron Çapja, Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli dhe u plagosen 8 persona, duke mos përjashtuar edhe ndonjë lëndim të lehtë të klientëve të tjerë.

600 metra larg lokalit, policia gjeti edhe një automatik tjetër që mendohet se ishte i personit që ndodhej në sediljen e parë me shoferin.

Masakra dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje mes familjes Çapja dhe Mema. Por nuk është kjo pista e vetme e prokurorisë dhe policisë.

Ata nuk përjashtojnë pistat e tjera hetimore, si ajo e trafikut të drogës për shkak se një nga viktimat e kësaj vrasje, Eno Bedalli ka qenë i arrestuar në 2013-ën si pjesë e trafikut të kokainës nga Holanda në Itali.

Për këtë ngjarje policia ka shoqëruar rreth 50 persona, të cilët kanë dhënë versionin e tyre për ngjarjen dhe për vendndodhjen në momentin e atentatit.

Forcat e shumta të policisë, kane blinduar Elbasanin, duke ushtruar kontroll në banesa të ndryshme apo edhe në pikat e kontrollit të ngritura në rrugët kryesore./ABCneës/




Vildane Zeneli godet sërish...

Vildane Zeneli mbaroj duke reklamuar të pasmet e saj. Ajo edhe këtë herë vjen me të pasme kah ju… Kështu ka zgjedhur t’i përshëndesë fansat e saj në Instagram…



Sekuestrohen 10 mijë palë atlete ‘Adidas’, ‘Nike’ dhe ‘Lacoste’

Dyshohet se atletet e falsifikuara të markave “Adidas”, “Nike” dhe “Lacoste” hynë në Shqipëri, duke iu shmangur detyrimit doganor.

2.376 palë sandale pa faturë tatimore dyshohen se janë kontrabandë, ndërsa 7.600 pale atlete të markave “Adidas”, “Nike” dhe “Lacoste” dyshohen se janë marka të falsifikuara.

Sandalet dhe atletet u gjetën pas kontrollit në magazinat e firmës “N.M.S”, në Tiranë, ku edhe u sekuestruan.

Niko Haruni, administrator i firmës “N.M.S” u arrestua. Ai akuzohet për kontrabandë me mallra të tjera dhe “Shkeljes së të Drejtës së Pronësisë Industriale”.


Ish-të përndjekurit: Bunkeri do ta pësojë si monumenti i Enverit
Kallëzimi penal që është në prokurori për thirrjen publike për prishjen e bunkerit tek Ministria e Brendshme, e cila përfundoi me djegien e objektit, nuk e ka penguar Besim Ndregjonin e të përndjekurve politikë që të kthehet sërish në të njëjtin vend.

Tani që qeveria rikonfirmoi planin për të rindertuar bunkerin, mjeti për të mos lejuar realizimin e planit nuk ka më rëndësi. “Nuk është problemi tek djegia. Problemi është tek urrejtja që ka qeveria për ish-të përndjekurit”,- deklaron Ndregjoni.

Ish-të përndjekurit, që mbështeten nga Partia Demokratike, nuk kanë vendosur ende sesi do ta prishin objektin nëse ai rindërtohet. Por Ndregjoni është i vendosur për fatin e tij.

“Atë fat që pati busti i Enver Hoxhës. A e lejuan shqiptarët bustin? Jo. Në një sistem demokratik është më e rëndësishme liria sesa pushteti ekzekutiv që ka Edi Rama”,- thotë Ndregjoni.

Përfaqësuesi i ish-të përndjkurve politikë drejtoi gishtin tek vepra reale që ata do të përkrahnin si momument të kujtesës për krimet e komunizmit.

“Le ta bëjë këtë muze kombëtar për krimet e komunizmit në Ministrinë e Brendshme, që këtu është derdhur gjaku i mijëra shqiptarëve nga torturat e diktatorit Enver Hoxha dhe në fund i fut në bunkeret e nëndheshme ku nuk kanë varre as edhe sot”,- thotë Ndregjoni.



Foto: Parandalohet një sulm terrorist në Berlin. Kapen 3 algjerianë

Policia gjermane ka parandaluar një sulm terrorist që po përgatitej nga 3 persona, dy burra dhe një grua.

Media shkruan se, të tre personat me origjinë nga Algjeria janë kapur duke tentuar për të bërë atentatin në Murin e Berlinit.

Mësohet se objektivi ka qenë “Checkpoint Charlie”, në kryeqytetin gjerman, pika që ka qenë edhe ura që lidhje Gjermaninë Perëndimore dhe atë Lindore gjatë luftës së ftohtë.


Ushqimet që ndihmojnë trurin të jetë në formë

Shëndeti mendor është komponenti i dytë më i rëndësishëm për një jetë të shëndetshme. Me plakjen njerëzit mund të përjetojnë një seri problemesh të natyrës konjitive, që nga ulja e të menduarit kritik tek skleroza apo sëmundja e Alzaimer.

Në një artikull të revistës Food Techonology (Teknologjia e Ushqimit), redaktorja Linda Milo Ohr shkruan rreth tetë përbërësve, të cilët mund ta mbajnë trurin tonë në formë.


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   43   44   45   46   47   48   49   50   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish