Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet49/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   45   46   47   48   49   50   51   52   ...   352

Jeni e çmendur ndaj shopingut?

Komplet jam e dhënë pas blerjeve.



Ku bëni më së shumti shoping dhe cfarë bleni?

Kam pikë të dobët qytetet e modës vecanërisht Londrën dhe blej shumë gjëra, më së shumti veshjet ngjyrë pink.



Po në Mumbai ku preferoni të bleni?

Edhe këtu ka shumë vende për të blerë por perëndimi ka gjëra që tek ne ndoshta nuk janë.



Momentalisht me çfarë merresh?

Jam duke shqyrtuar disa oferta të cilat më janë dhënë për xhirime të serialeve e të shoh çfarë do zgjedh.



Je në lidhje dashurie me një biznesmen, është e vërtetë?

Po jam e lidhur me Rishabh, por realisht martesa na shkon shumë vështirë edhe pse ai është shumë special dhe më dashuron. Ndoshta së shpejti do martohemi por se di nuk kemi caktuar ndonjë datë të saktë.



Video: “McLaren”-i i hapur dhe me çelësa… ja ç’u ndodh hajdutëve

Nëse diçka duket shumë e bukur për të qenë e vërtetë, shpeshherë ndodh që nuk është. Këtë “hajdutët” e kanë mësuar në mënyrën e ashpër pasi kanë marrë një shok, si fizik ashtu dhe emocional kur zbuluan se makina 300 mijë dollarëshe “McLaren 650S” e lënë hapur dhe me çelësa ishte thjesht pjesë e një rrengu.

22-vjeçari Joey Salads, së bashku me miqtë e tij vendosi një elektroshok poshtë sediljes së shoferit.

I fshehur në një vend ku mund të shihje automjetin jeshil, ai aktivizonte elektroshokun të cilin e kontrollonte me anë të një telekomande sa herë që dikush futej në makinë.

Para se të largohen të tmerruar, të gjithë i afrohen duke u mahnitur se si makina është lënë hapur. Disa madje bëjnë foto dhe selfie.
Foto+16: Mikaela tregon “bufin” në publik

Modelja ekstravagante gjermane Mikaela Schaefer ka zgjedhur një mënyrë të sajën për të pritur Berlinalen. Ajo ka dalë e zhveshur duke vizatuar figura të ndryshme në trup, si ajo e një bufi apo arushi.


Policia italiane gjen "BMË-në e zezë", 3 autorët në arrati

Një “BMË” e zezë u gjet në 02:30 të mëngjesit të së shtunës nga policia rrugore italiane në Verona. Menjëherë pas mbërritjes së patrullës, personat në bord fikën dritat e automjetit dhe shtuan shpejtësinë.

Pas një ndjekjeje të shkurtër, banditët braktisën automjetin dhe u larguan në këmbë në fushat anash autostradës.

Brenda automjetit u gjetën dy pistoleta të mbushura, pluhur eksploziv, gurë, dhe kavo elektrike. Ndërsa në rrugë ishte hedhur një kallashnikov me karikatorin e mbushur.

“BMË”-ja mendohet të jetë vjedhur nga banditët në nëntor në Padova dhe kishte një targë të vjedhur në Breshia, një natë më parë.

Sipas hetimeve të policisë rrugore, automjeti mund të jetë ai që ka zëvendësuar “Audin e Verdhë” që përhapi panik në rrugët e Venetos dhe Lombardisë, javët e fundit.

Policia italiane, vazhdon hetimet për të gjetur personat që e kanë përdorur. Por nga mjetet e gjetura dyshohet se ata grabisnin bankomate.
Beteja gjyqësore e medias, Muhamed Veliu kërkon dëmshpërblim
Është zhvilluar në gjykatën e Tiranës seanca e fundit gjyqësore ku gazetari i “Top Channel”, Muhamed Veliu, ka paditur për shpifje drejtuesit e portalit “Lapsi.al”, Armand Shkullakun dhe Andi Bushatin.

Gjatë kësaj seance, si provë dyshja e paditur Shkullaku- Bushati kanë paraqitur një faksimilje të një shkrimi për gazetaren e “Tv Klan”, Elja Zotka, publikuar në të njëjtën ditë me atë të Veliut, raporton “Syri.net”.

Sipas argumentave të paraqitura si mbrojte në gjykatë, dy botuesit e portalit “Lapsi.al”, i thanë gjykatës se ata nuk kanë patur si qëllim denigrimin e Muhamed Veliut, por mënyrën se si sillen me qeverinë dy televizionet më të mëdha në vend, “Tv Klan” dhe “Top Channel”.

Ndërkohë, në seancën e fundit gjyqësore juristi i kompanisë së Shkullakut dhe Bushatit, i paraqiti gjykatës si provë një artikull të publikuar në 2013, nga Baton Haxhiu, ku analizon sesi do të sillej “Top Channel” pas fitores së Ramës.

Po ashtu ata i paraqitën gjykatës një koment mbi shkrimin e Haxhiut publikuar nga portali Respublika. Avokatja e Veliut, Arnida Capi ka këmbëngulur se dy provat e paraqitura nuk kanë fare lidhje me objektin e padisë në shqyrtim nga gjykata.

Ndërsa Muhamed Veliu, i tha gjykatës se, “shkrimi i Haxhiut analizon dy televizonet dhe nuk sygjeron apo mbështet shkrimin e publikuar prej tyre”.

Veliu sëbashku me avokaten Capi kanë këmbëngulur në dy seancat e fundit që, pala e paditur t’i argumentojë gjykatës se mbi çfarë faktesh apo informacionesh ata mbështesin shkrimin e tyre, ku thuhet se, “gazetari i ‘Top Channel’ Muhamed Veliu, bën gjithnjë pyetje të gatshme të servirura nga zyra e shefit të qeverisë”.

Pavarsisht kësaj kërkese, Shkullaku dhe Bushati kanë dështuar të paraqesin qoftë edhe një provë të vetme se, ku ata e mbështesin lajmin e tyre.

Si strategji mbrojtje ata kanë zgjedhur të fajësojnë televizionet “Top Channel” dhe “Tv Klan”, sesi sillen në raport me qeverinë, por kanë dështuar të provojnë atë që kanë shkruar për gazetarin Veliu, i cili e konsideron shkrimin e publikuar gjatë vizitës së kancelares Merkel në Shqipëri, si shpifje.

Në aktpadinë civile gazetari Muhamed Veliu, kërkon përgënjeshtrimin e shkrim dhe 6 milionë lek dëmshpërblim. Gjytari i çështjes, Ibrahim Hoxha, pritet të japë vendimin në seancën e fundit të 9 Shkurtit, ose do të kërkojë kohë për t’u shprehur në javët e ardhëshme./Syri.net/


Foto: Modelja kosovare e gjitha nudo për “Playboy”

Modelja me origjinë nga Kosova e cila jeton prej vitesh në Austri, Iris Shala, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në çdo paraqitje të saj.

Së fundi, modelja ka pozuar e gjitha nudo për revistën “Playboy”.

Gjithashtu Iris renditet ndër 8 modelet më të mira në Austri. Veç modelingut, ajo merret edhe me aktrim.



Polici kërcënon tregtarin: Të bëj atë që s’ta ka bërë Perëndia

Dy punonjës policie të Bashkisë së Beratit kanë debatuar me një tregtar për vendosjen e taksave bashkiake. Ajo që vihet re është gjuha e komunikimit që polici përdor, aspak normal për një punonjës shteti.

“Di të merrem vesh ndryshe me ty” apo “Të bëj atë që s’ta ka bërë Perëndia”,- janë disa nga togfjalëshat që përdor ai.

Ja mesazhi i plotë i qytetarit që denoncon incidentin në “Jetaoshqef.al”.

“Perseri i njejti polic bashkiak duke gjobitur tregtar pse shesin ne hyrje te tregut qe zhvillohet cdo te shtune ne qytetin e beratit. Shiko cfare gjuhe perdor dhe si e kercenon qytetarin ne fund duke i thene qe te bej ate qe sta ka bere as perëndia. Dhe pagesa e gjobes u be n dore”.

Për më tepër shikoni videon: /jetaoshqef.al/


Mediat serbe: ISIS ka kërcëmuar me jetë Hashim Thaçin
“Al-Baghdadi ka kërcënuar se do të dërgojë një numër të madh muxhahedinësh në Kosovë dhe në Ballkan për të mbrojtur myslimanët, duke aluduar ne shqiptarët e Kosovës”,- shkruajnë sot mediat serbe.

Mediat serbe e lidhin këtë kërcënim me ish-Kryeministrin Thaçi, i cili e ka konfirmuar tani, që dy vite më parë, mori letër kërcënuese nga Al-Bagdadi, transmeton “Botapress”.

Kreu i Shtetit Islamik të Ebu Bekr el-Bagdadi ka kërcënuar se do të dërgojë xhihadistët e vet për të “vrarë të pafetë dhe të tjerë në Kosovë”!

Ky kërcim u bë përmes një letre dërguar autoriteteve në Prishtinë. “Më 2014-n, ISIS paralajmëroi se, prerjet e kokave në Siri, si skena, shumë shpejt do të bëhen realitet edhe në provincën jugore të Serbisë!”.

"Lufta jonë në Kosovë dhe në Ballkan, ishte vetëm në fillimet e saj. Të jeni i sigurt që potencialin tonë dhe aftësitë tona shumë më e madhe se sa ju, ndoshta mund të imagjinohet.

Ne do të dërgojmë një numër të madh të muxhahidinëve në Kosovë dhe në Ballkan për të mbrojtur myslimanët. Nëse ju vazhdoni për të arrestuar njerëzit tanë, nës janë ngushtë myslimanët, nëse bëhet ndalimi i shoqatave islame, ne do të konsiderojë atë një akt të luftës – paralajmëroi El Baghdadi",- kanë shkruar mediat serbe.


Ortek në alpet austriake: Përfshin 12 persona, pesë të vdekur

Një ortek i papritur në alpet austriake ka zënë poshtë 12 persona. Të paktën pesë persona Çekë kanë humbur jetën. Ndërkohë janë konfirmuar disa të plagosur.



"Babagjyshi" Ilir Kupa, Greqia kërkon dënimin në Shqipëri me 56 vite burg
Drejtësia greke transferon dosjen e dënimeve për Ilir Kupën në Shqipëri dhe kërkon njohjen e vendimit të dënimit me 56 vjet burg. Autoritetet e drejtësisë greke kërkojnë njohjen e dënimit të Ilir Kupës dhe vuajtjen e dënimit të mbetur në Shqipëri. Ky vendim është përkthyer dhe pritet që të dorëzohet në Gjykatë, ku do të kërkohet njohja e dënimit me 56 vjet burg.

Sipas materialeve të ardhur nga Greqia, thuhet se, Ilir Kupa ëshë dënuar 3 herë për 8 grabitje me armë e dhunë, duke u dënuar me një dënim të vetëm prej 56 vitesh burg.

Në vendimin e dënimit ndër të tjera thuhet se, Kupa së bashku me persona të tjerë, të identifikuar dhe dënuar në Greqi, grabisnin vila dhe banesa.

Në vendim, thuhet se, grabitësit ishin të armatosur me armë, thikë, kaçavidë, apo sende të forta, ku dhunonin deri në plagosje pronarët e shtëpisë dhe më pas i grabisnin sendet me vlerë, paratë apo bizhuteritë.

Në vendim, Ilir Kupa, cilësohet si një person me rrëzikshmëri të lartë shoqërore, pasi në 8 rastet e grabitjeve ishte i dhunshëm. Për këto grabitje, i pandehuri që po gjykohet në Shqipëri si pjesë e një “bande” që kryenin grabitje me armë, është dënuar në tre procese të ndryshme në total me 56 vjet burg.

Por, në mars të 2013 Ilir Kupa së bashku me 10 të dënuar të tjerë shqiptar, thyen sigurinë e burgut të Trikalas dhe u arratisen. Gjatë kësaj arratisje disa nga të burgosurit shqiptar u vranë në shkëmbim zjarri me policinë greke dhe disa të tjerë u arrestuan, ndërsa Ilir Kupa arriti të hynte në Shqipëri.

Disa muaj pas arratisjes Kupa është arrestuar në Tiranë për armëmbajte pa leje, por më pas rezultoi se është një nga grabitësit e disa bizneseve në Shqipëri.

Në momentin e arrestimit, ai akuzoi drejtësinë greke për dënime ekstreme dhe të padrejta ndaj shqiptarëve, duke kërkuar mos të ekstradohet në Greqi.

Kjo kërkesë, siç duket ju plotësua pasi drejtësia greke solli vendimin e dënimit për njohje në Shqipëri, ku pritet që nga 56 vite burg, dënimi t’i konvertohen në Shqipëri me 25 vite.

Kjo për shkak se ky është dënimi maksimal i Kodit Penal në veprat e tilla penale për të cilat ai është dënuar në Greqi./Abc Neës/



Policia pa laborator për krimet kibernetike, dështojnë çështjet

Dështojnë dosjet penale për krimet kibernetike në Shqipëri, për shkak të problemeve në laboratorin e policisë shkencore. “ABC Neës” ka mësuar se Prokuroria po mbyll qindra dosje penale, edhe me persona nën hetim për krime të ndryshme kibernetike, për shkak të mungesës së ekspertëve në laboratorin e policisë shkencore dhe bazës logjistike.

Burimet thonë se, janë qindra dosje penale, që presin vetëm akt-ekspertizat e laboratorit të policisë shkencore por që vonesat e kryerjes së këtyre ekzaminimeve po çojnë në pushim të hetimeve penale.

Sipas prokurorisë, prej muajsh laboratori i Policisë nuk kthen përgjigje për ekspertime të cilat janë dërguar për t’u kryer.

Ka raste, thonë prokurorët, që deri në 2 vite ka dosje që pret vetëm kryerja e akt-ekspertizës së laboratorit, por që për mungesë të këtij ekzaminim dosjet po pushohen pasi po kalojnë të gjitha afatet hetimore.

Dosjet për të cilat prokurorët thonë se janë të detyruar t’i pushojnë, kanë të bëjnë me mashtrimet kompjuterike, ndërhyrjet në rrjetet kompjuterike apo edhe në shumë raste të vjedhjes me anë të kartave të klonuara bankare.

Ky shqetësim është ngritur dhe përsëritur edhe nga kryeprokurori Adriatik Llalla në takimet e hapura dhe mbyllura me mediat.

Shqetësim që i është bërë të ditur edhe vetë ministrit të Brendshëm në takimet e ndryshme, por që nuk ka ndryshuar asgjë në laborator.

Edhe vetë drejtori i këtij institucioni, Dritan Zoto në një letër drejtuar eprorëve të tij, shpreh shqetësimin e mungesës së ekspertëve, materialeve elementare për rastet e tilla dhe përsëri asgjë nuk ka ndryshuar.

Në letrën që “ABC Neës” e ka siguruar ndër të tjera thuhet se vetëm për vitin 2015 në laborator janë dërguar rreth 1500 vendime ekspertime por që qindra prej tyre nuk kanë përfunduar për shkak të mungesave materiale.

Drejtori Zoto thotë se, laboratori ka vetëm 3 specialistë në gjendje për kryerjen e këtyre ekzaminimeve që është një numër shumë i vogël në krahasim me ekspertizat që duhen kryer.

Ai gjithashtu thotë se ka mungesë të hard-disqeve dhe ata pak që i disponon laboratori janë të mbushur dhe po punohet me hard-disqe personal të ekspertëve apo USB të marr nga shtëpia.

Kjo gjendje vazhdon edhe sot, pasi ministria e brendshme, thonë burimet nga prokuroria, nuk e sheh të arsyeshme të investojë në laboratorin e policisë shkencore./ABC Neës/

Greqia: Minoriteti në Shqipëri po diskriminohet, u vjedhin shtëpitë

Akoma më shumë se sa Qeveria e tyre, janë mediat greke që shfaqin interes më të madh për minoritetin grek që jeton në Shqipëri. Gazeta “iEfimerida” dhe agjencia greke e lajmeve “ANA-MPA” pasqyruar vjedhjet e banesave të minoritetit grek në Dropull, në zonën e Gjirokastrës.

Ato thonë se, ky fenomen është në rritje, të cilat e krahasojnë me një “epidemi”.

Kryesisht vidhen banesat e minoriratëve grekë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, pra këto shtëpi janë bosh.

Agjencia greke e lajmeve, ka pyetur edhe kryetarin e komunës së Dropullit, i cili thotë se, autorët vjedhin e shkatërrojnë çdo gjë.

Disa banorë shprehen për mediat greke se, sulmet dhe vjedhjet bëhen për të terrorizuar minoritetin grek.


Akuza për korrupsion, arrestohet Kryetari i Bashkisë së Brindizit
Kryetari i Bashkisë së Brindizit në Itali, u arrestua mëngjesin e sotëm nën dyshimin për korrupsion për menaxhimin e mbeturinave.

Mimmo Consales, 56 vjeç, i zgjedhur në vitin 2012 me mbështetjen e qendrës së majtë, iu caktua masa e ndalimit arrest shtëpie.

Masa e ndalimit arrest shtëpie u vendos edhe për këshilltarin e tij, ndërsa një sipërmarrës u arrestua.

Paris: Majlinda Kelmendi përlotet teksa rrëmben medaljen e artë

Xhudistja me origjinë kosovare Majlinda Kelmendi ka prekur një tjetër shkallë suksesi. Këtë herë në Paris ku ka fituar medaljen e artë në “Grand Slamin”.

Ajo mposhti rumunen Andreea Chitu dhe në momentin kur ka marrë medaljen është përlotur.

“Lot e emocion, prapë Majlinda ngrit në kambë Bercy me 20.000 Shikues”,- ka shkruar trajneri i saj, Driton Kuka në Facebook.



Tentativa për vrasje, dy shokët në sherr për një femër

Më 4 shkurt 2016, Prokuroria ka paraqitur në Gjykatën e Tiranës dosjen penale ndaj të pandehurit Indrit Zebi, i akuzuar për veprën penale të vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë.

Tashmë Gjykata e Tiranës pritet të fillojë rigjykimin për Indrit Zebin, autorin e ngjarjes së ndodhur më 28 korrik 2013, në Tiranë, ku mbeti i plagosur Jurfion Suparaku.

Në gjykimin e parë, i pandehuri u dënua me 15 vjet burg për akuzën e ngritur ndaj tij, por e apeloi këtë vendim në Gjykatën e Apelit dhe në Gjykatën e Lartë. Ka qenë kjo e fundit që ka vendosur rikthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Faktit në Tiranë.

Ngjarja për të cilën akuzohet Indrit Zebi ka ndodhur më 28 korrik 2013, kur nga Polica Gjyqësore është marrë njoftim se në afërsi të kafe “Europës”, në rrugën “Xhorxh Bush”, e njohur ndryshe si Rruga e Barrikadave, në Tiranë, i pandehuri ka tentuar me mjete shpuese të vrasë shtetasin Jurfion Suparaku, banor i qytetit të Tiranës.

Nga deklarimet e dhëna nga i pandehuri, si dhe i dëmtuari, ka rezultuar se Indrit Zebi dhe i dëmtuari kanë pasur njohje të mëparshme me njëri­tjetrin, pasi kanë qenë nxënës në shkollën Ekonomike, në Tiranë.

Për shkak të një vajze, marrëdhëniet midis tyre janë ftohur dhe më pas ata kanë pasur konflikte, që kanë kaluar deri në rrahje.

Nga këto konflikte, sipas Prokurorisë, Indrit Zebit i ka lindur mendimi që të vriste Jurfionin, veprim që ai e ka planifikuar ta kryejë në datën 28.07.2013.

Këtë ditë ai ka marrë një biçak dhe rreth orës 10:00 ka pritur pranë banesës së Jurfionit, deri në daljen e këtij të fundit. Rreth orës 11:00, Jurfioni ka kaluar tunelin, që ndodhet afër shtëpisë së tij, dhe është nisur në drejtim të kafe “Europës”.

Në këtë moment i ka ardhur nga pas i pandehuri Indrit Zebi, i cili me biçakun që mbante në dorë e ka qëlluar fillimisht Jurfionin nga pas, në anën e majtë të qafës.

Jurfioni është kthyer dhe ka njohur Indrit Zebin si personi që e ka qëlluar dhe ka kërkuar të vetëmbrohet me duar. Por Indrit Zebi e ka qëlluar disa herë të tjera në anën e majtë të kraharorit dhe në fund në kofshën e majtë. Në goditjen e fundit, biçaku ka mbetur i ngulur në kofshën e majtë. Nga ky moment i pandehuri është larguar me vrap./Panorama/


Koreja e Veriut do lëshojë satelitin në hapësirë, shkel rezolutën e OKB
​Pavarësisht apelit dhe presionit të ardhur nga fuqitë ndërkombëtare dhe nga vendet fqinje, Koreja e Veriut duket se, nuk ka ndërmend të tërhiqet nga misioni i saj për të lëshuar një satelit në hapësirë.

Qeveritë e Koresë së Jugut dhe të Japonisë, kanë deklaruar se Pyongyang-u ka përshpejtuar edhe procedurat për lançimin e raketës.

Sipas burimeve të inteligjencës thuhet se kjo gjë pritet të ndodhë midis datave 7 dhe 14 shkurt.

Në rast se Koreja e Veriut do t’a dërgojë deri në fund misionin e saj, atëherë ajo do të shkelë automatikisht një sërë rezolutash të Këshillit të Sigurisë pranë OKB-së, e cila e ndalon qeverinë e Pyongyangu-t nga kryerja e cfarëdo lloj testimi, që lidhet me armët nukleare ose me raketat.



Video: Si kanë ndryshuar veshjet intime në 100 vitet e fundit
Në 100 vjet njerëzimi ka ndryshuar tërësisht dhe përjashtim nuk bëjnë as veshjet intime. Ja si kanë ndryshuar ato, prezantuar përmes një videoje të shpejtë nga viti 1915 deri më 2015.

Foto: “Tirana ime” funksionon, Veliaj tregon rastet e para

Aplikacioni “Tirana ime” ka nisur të japë rezultatet e para. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar rastet e para që janë raportuar nga qytetarët dhe më pas janë zgjedhjet nga ndërmarrjet e këtij të institucioni.

“Me katër hapa të thjesht mund të ndryshosh lagjen tënde. Shkarko aplikacionin. Përshkruaj problemin, ngarko foto, bashkia nis ekipet dhe problemi zgjidhet. Puna, e vetmja mënyrë për të qënruar të fokusuar te misioni për Tiranën”,- shkruan Veliaj.

Në fotot e publikuara vihen re rastet e denoncuara nga qytetarët mbi zënien e hapësirave publike dhe problemet e kapakët e pusetave.

“Që nga mëngjesi qindra qytetarë aktivistë kanë raportuar te aplikacioni. Ja disa rezultate, fuqia qytetare në veprim”,- shkruan Veliaj, i cili tregon dhe rastet e denoncuar dhe foto të bëra pas ndërhyrjes.
Patentat, praktikantët duhet të bëjnë dy provime praktike

Për të fituar lejen e drejtimit, çdo kandidat që plotëson kriteret dhe mbyll me sukses provimin e teorisë, duhet të japë dy provime praktike. Udhëzimi i Ministrisë së Transporteve propozon që për patentat e kategorisë B (autoveturat), kandidatët kanë kohë 6 muaj për të fituar provimet e praktikës, duke filluar nga data e lëshimit të autorizimit.

Sipas variantit të ri, i cili është në diskutim, prova e parë e praktikës nuk mund të jetë më parë se data e përfundimit të programit të praktikës. “Llogaritja e kësaj date bëhet duke filluar nga data e lëshimit të Autorizimit për praktikë dhe duke shtuar ditët kalendarike të përcaktuara”.

Ndërkohë, kandidati duhet të ketë kryer edhe ushtrimet e praktikës prej 6 orësh, të ndara këto në 3 grupe (2 orë gjatë natës, 2 orë në rrugë urbane dhe 2 orë në autostradë). Bazuar në programet, të cilat do të jenë të fokusuara te sjellja në trafik, kontrollin teknik të mjetit dhe manovrat në rrugë, kandidatët kanë 5 mundësi, të cilat do të shfrytëzohen për mbetësit me distanca 5-ditore.

“Në rast se kandidati nuk e fiton provimin e praktikës me paraqitjen e tij deri në 5 herë prova praktike, ose kalohet afati i vlefshmërisë së autorizimit të praktikës, atëherë ai duhet të rifutet në provimin e teorisë, pa e përsëritur kursin e teorisë,vetëm pas përfundimit të afatit të vlefshmërisë së autorizimit përkatës”,- thuhet në nenin 22 të udhëzimit. Për të dhënë provimet e praktikës, kandidatët duhet të marrin me vete kartën e identitetit (ose pasaportë) dhe autorizimin.

Sa zgjat praktika

Sipas propozimit të Ministrisë, seancat e ushtrimit të praktikës, nuk duhet të zgjasin më pak se 40 minuta. Kjo vlen për të dy llojet e kurseve, si për mjetet me kuti shpejtësie manuale, ashtu edhe për ato me kuti automatike, të cilat futen për herë të parë në autoshkollat shqiptare. Për patentat e kategorisë A1 (motor me cilindratë deri në 125 cm³, tricikël), A2 (motor me fuqi deri në 35 kË), dhe B1 (motomjete me katër rrota, të ndryshëm nga ata AM, masa e të cilëve është më e vogël se 400 kg), kohëzgjatja është propozuar për 12 seanca, të cilat duhet të zhvillohen në jo më pak se 12 ditë.

Për patentat e kategorisë B, aty ku interesi është më i madh, propozohen 25 seanca në jo më pak se 25 ditë kalendarike. Vendi i provës të praktikës për të vlerësuar manovrat e veçanta bëhet në një terren të përshtatshëm për kryerjen e këtyre manovrave.

Vendi i provës për të vlerësuar sjelljen në trafik duhet të bëhet në rrugë jashtë zonave të banuara, interurbane dhe autostrada (ose të ngjashme) si dhe, në të gjitha llojet e rrugëve urbane (zona banimi, 30 dhe 50 km/orë, urbane kryesore) të cilat duhet të përfaqësojnë lloje të ndryshme të vështirësisë. Gjithashtu, është e përshtatshme që prova të zhvillohet në kushte të ndryshme të trafikut.



Regjistrimi

Për t’u regjistruar në kursin e patentës, kandidatët duhet të bëjnë pagesën e regjistrimit për leje drejtimi, (autorizimin e teorisë dhe praktikës njëkohësisht), me pas dorëzojnë mandatin e arkëtimit dhe dokumentet në autoshkollë për regjistrim. Pas shpalljes fitues në provimin e praktikës, kandidati duhet të bëjë pagesën për taksën e lejes së drejtimit dhe patentës. Pasi kandidati është regjistruar për një kategori të caktuar leje drejtimi, statusi tij është aktiv dhe pasqyrohet automatikisht në sistemin e regjistrit informatik për dhënien e provimit të teorisë dhe praktikës deri në përfundim të këtij procesi. Pagesat për riprovimet e teorisë dhe të praktikës do tëbëhen pas shpalljes fitues të provimit të praktikes./Shekulli/



A është ky pasardhësi i Putin në krye të Rusisë?

Në Moskë kanë nisur spekulimet për pasardhësin e presidentit Vladimir Putin, edhe pse ky i fundit duket se do të rrijë gjatë në pushtet.

Bëhet fjalë për 43-vjeçarin Alexei Dyumin, i cili aktualisht mban postin e Zv.ministrit të Mbrojtjes.

Ai njihet si një nga njerëzit më të besuar të Putin dhe një nga figurat kryesore në aksionin për aneksimin e Krimesë nga Ukraina, në vitin 2014.

Për këtë, Putin, e dekoroi me medaljen “Heroi i Rusisë”. Dyumin ka një karrierë të gjatë në ushtri, kryesisht në shërbimet inteligjente.

Edhe Putin përpara se të vinte në krye të Kremlinit, ka punuar për shumë vite në shërbimin sekret të vendit.



Gabimi procedural, lirohet shqiptari që u kap me 93 kg kokainë

Më 20 janar ai u arrestua në Brennero së bashku me një bashkatdhetar me 93 kg kokainë të pastër, me vlerë mbi 18 mln euro. Tani shqiptari me iniciale M.A. 42 vjeç është e lirë. Kjo për shkak të një gabimi të gjetur nga avokati në procedurat e arrestimit.

Siç shkruan agjencia e lajmeve “ANSA”, përkthyesi shqiptar i caktuar për seancën e parë gjyqësore ishte skualifikuar nga kjo detyrë, për shkak se kishte qenë i dënuar.

Shqiptari M.A., i mbrojtur nga Nicola Nettis, është lënë në gjendje të lirë nga burgu i Bolzanos dhe sipas të gjitha gjasave, është kthyer tashmë në Holandë, ku ai banon.

Shoku i tij, që po e ngiste makinën, është ende në burg, sepse ai e dinte italishten dhe nuk kishte nevojë për përkthyes./lapsi.al/
Integrimi, Bushati: Afatet, të kapshëm. Europa e SHBA na mbështesin
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, thotë se Shqipëria ka marrë mbështetjen e duhur nga vendet e Bashkimit Europian për integrimin. Në prag të vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, në Tiranë, Bushati thotë se, edhe me mbështetjen amerikane do të arrihen të gjitha afatet.

Ndërsa brenda fundit të marsit, nënvizon ai, do merren në shqyrtim reformat që ka ndërmarrë Shqipëria për të shkuar më tej te marrja e një rekomandimi që do çonte Shqipërinë në hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

I pyetur nga gazetarja Arta Tozaj e “Top Channel” për mesazhet për Shqipërinë në interministerial, Bushati tha se “diskutimi u fokusua tek mundësia për të zbatuar disa angazhime të vendeve anëtare dhe të atyre kandidate”.

“Ne shprehëm angazhimin tonë për të vijuar me detyrimet që kemi marrë përsipër, që nga takimi i tetorit në nivel kryeministrash të rajonit, plus disa prej vendeve anëtare të BE, por edhe të ministrave të Jashtëm për të bërë punë në këtë drejtim.

Por nga ana tjetër janë dhe sfidat si siguria, steriotipet negative që po shfaqen në Evropë dhe që po fuqizojnë ekstremin e djathtë, duke i vendosur BE-në dhe vendet kandidate në një situatë të vështirë.

Ne besojmë se ky është një proces i rëndësishëm sa ç’është edhe procesi i avancimit të axhendës evropiane të vendeve tona dhe sfidat aktuale nuk duhet të lënë në hije procesin e integrimit të Ballkanit, që ka të bëjë me axhendën e shtetndërtimit demokratik.

Afatet janë të kapshme, ne po punojmë për të siguruar një rekomandim për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit.

Ka një dashamirësi nga KE, nga vendet anëtare dhe SHBA, që luajnë një rol të rëndësishëm për mbështetjen që i japin procesit të integrimit dhe fundi i marsit që përkon me dialogun e nivelit të lartë Shqipëri-BE, do të shërbejë jo për të rishikuar progresin që ka bërë shqipëria me 5 prioritetet, por edhe për të përcaktuar një kalendar veprimesh për arritjen e objektivit që është sigurimi i rekomandimit për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit”.



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   45   46   47   48   49   50   51   52   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish