Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet51/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   47   48   49   50   51   52   53   54   ...   352

LETËR E HAPUR

Drejtuar: SH.T.Z. Lu, Ambasador i SHBA

I nderuar, SH.T. Z. Ambasador Lu, së pari gjej rastin tu përgëzoj për rolin e rëndësishëm që keni dhe po bëni në proceset demokratike të Shqipërisë, në procesin e dekriminalizimit dhe së Fundi edhe për Reformën në Drejtësi.

Unë, që ju drejtohem me këtë letër jam Eduart Ndocaj, Deputet i Republikës së Shqipërisë i ardhur në Parlament si pasojë e dekriminalizimit

Ç’është e vërteta, duke qenë se jam Deputet, një privilegj për nga misioni, por shumë e vështirë për tu ushtruar si duhet për kohët që jetojmë, nuk duhet të ishte e nevojshme që të komunikoja me ju përmes kësaj letre të hapur, sepse ekzistojnë e duhet të ekzistojnë mekanizmat institucional.

Arsye që vendosa të shkruar publikisht lidhet me faktin se shqiptarët I ka pllakosura frika si në kohën e Regjimit Hoxha, por me një ndryshim të madh, në atë kohë kishim një regjim totalitare, ndërsa sot kemi një pushtet që ka lidhje të ngushtë me mafien e përmes mekanizmave mafioze shantazhon qytetarët e këdo që guxon të thotë e të mbroj të vërtetën.

Nga moment që kam marr mandatin e Deputetit dhe jo vetëm, kam qëndruar sa kam pasur mundësi pranë qytetarëve nën nevojë dhe pranë problematikave të tyre. Kam denoncuar me forcë çdo lloj formë abuzimi me pushtetin, mos funksionimin e institucioneve, mos funksionimin me efikasitetin e kërkuar të shërbimeve spitalore.
Megjithatë, këto janë vetëm një maje ajsbergu në Shqipëri, ku ne jetojmë e duhet të jetojmë.

Dje, pasi përmes një reagimi në faqen time zyrtare të facebook denoncova dhe kritikova marrjen peng të PS-Lezhë, procesin zgjedhor vetëm pak orë më vonë u morë nga të gjitha mediat duke u publikuar, marr një telefonatë kërcënuese të tipit mafioz.

Kjo telefonatë me erdhi nga persona që kanë lidhje me pushtetin e siç duket kanë qejf edhe krimin.

Me personat që më kanë kërcënuar dhe tashmë kam bërë edhe denoncim në organet përkatëse, nuk kam pasur kurrë dhe kurrë përplasje personale apo për motive personale. Pra, unë jam kërcënuar për shkak të detyrës si Deputet i Republikës së Shqipërisë.

I nderuar SH.T.Z. Lu është e turpshme dhe e rrezikshme në të njëjtën kohë që sot, Politika shqiptare ka lidhje të forta me grupet mafioze dhe grupet mafioze kanë lidhje dhe interesa të ngushta me politikën.

Shqipëria, sot duke u nisur nga ngjarjet e vitit 2015 dhe me këto që po ndodhin në fillim të vitit 2016 janë të rënda, të rrezikshme dhe dëshmojnë rreziqet reale që i kanosen shoqërisë, politikës dhe pushtetit.

SH.T.Z. Ambasador, Shqipëria ka nevojë për një proces të thellë dekriminalizimi, për një reformë serioze dhe të panjëanshme në drejtësi dhe po ashtu për Byronë e Hetimit.

SH.T.Z. Ambasador, unë falënderoj Ju dhe SHBA për kontributin e jashtëzakonshëm që po jepni në demokratizimin dhe në konsolidimin e Shtetit të Drejtës.

Ne jetojmë në një vend ku pa asnjë lloj problemi kërcënohen edhe Deputetë, bëhen vrasje në mes të ditës, në çdo kohë, në çdo vend. Kjo nuk është Shqipëria që meritojmë dhe duam.

Me respekt

Eduart Ndocaj, Deputet

Shpërthimi i gazit në Beragozhdë: Humb jetën një nga të plagosurit

Një nga të plagosurit e shpërthimit të gazit në Beragozhdë të Pogradecit ka humbur jetën në spitalin e Djegie-Plastikës në Tiranë. Vasfi Hamolli, 52 vjeç kishte pësuar djegie të rënda në 60% të trupit dhe nuk mundi t'i mbijetojë plagëve.

Rreth 32 persona u plagosën nga shpërthimi i një bombule gazi që ndodhi në një lokal mbrëmjen e 1 shkurtit. 6 prej tyre morën plagë të rënda.

Ndërkohë në gjendje të rëndë është edhe një tjetër i plagosur po rëndë. 14-vjeçari E. Hamolli, i cili sipas mjekëve ka djegie të rënda dhe nuk po reagon.


Video/ Shkreli: Ç’trishtim Butrinti virtual i Institutit të Monumenteve

Një turp është konsideruar nga ekspertët, kjo video që tregon “rindërtimin arkeologjik 3-D të teatrit romak të qytetit antik të Butrintit, pasuri Botërore e UNESCO-s”,- projekt i financuar nga UNESCO.

Pas kritikave që ka marrë nga disa ekspertë, si dhe nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, ja çfarë thotë edhe arkitekti Artan Shkreli, Këshilltar i Kryeministrit për Territorin dhe Urbanistikën.

“Ç’trishtim ky rikonstruksion virtual i Teatrit në Butrint realizuar nga inekspertë! Për më tepër, hedhur si ‘arritje’ në sajte që përndryshe do duhej të ishin, burime serioze informacioni”,- shkruan ai në Fb.

Forumi Për Trashëgiminë ka publikuar nga ana e tij, punimin e një eksperti për Butrintin, ku krahas fotos që ve përballë kësaj videoje, shënon atë që duhej të ishte në të vërtetë:

“Prerje hipotetike e struktures se Teatrit te Butrintit – realizuar nga eksperti Guri Pani”.



Shërbimet sekrete britanike: Shqiptarët kontrrollojnë trafikun e drogës
Shifrat e publikuara nga e përditshmja londineze për trafikun e drogës nga grupet kriminale shqiptare flasin vetë. “London Evening Standard”, duke ju referuar të dhënave të Agjencisë Britanike të Luftes kundër Krimit, NCA, e njohur ndryshe si FBI-ja britanike, shkruan se bandat shqiptare janë të mirëvendosura, duke sjellë në Britani drogë të klasit të parë dhe duke e përdorur kryeqytetin britanik si qendër të operacioneve të tyre.

Në tre vitet e fundit, nga operacionet e kësaj agjencie zbulimi, janë dënuar 123 shqiptarë me një dënim total prej 680 vitesh burg. Ndërkohë, 13 të dyshuar të tjerë janë në pritje të dënimit në proceset gjyqësore kundër tyre.

Në total, 545 kg kokainë me një vlerë shitjeje në rrugë në afro 80 milionë stërlina, është kapur gjatë operacioneve të detektivëve britanikë të NCA dhe Scotland Yard-it. Më shumë se 5 milionë stërlina para të thata janë kapur nga bastisjet e policisë nëpër shtëpitë apo makinat e shqiptarëve, ndërkohë që janë konfiskuar pesë armë zjarri.

Bandat shqiptare kanë ulur shumë çmimin me shumicë të kokainës, ndërkohë që janë duke u forcuar në aktivitetin e tregtisë së seksit dhe emigracionit të paligjshëm. Bandat shqiptare vlerësohet se po konkurrojnë fuqishëm edhe në tregtinë e heroinës duke rivalizuar me bandat kriminale turke që operojnë në Londer.

Oliver Higgins, një drejtues i lartë i Agjencisë Kombëtare të Luftës Kundër Krimit, NCA, thotë se: “ka një numër rrjetesh kriminale shqiptare që operojnë në mbarë Londrën. Shumica e tyre furnizojnë në sasi të madhe droge kryeqytetin dhe përtej tij”.

Faktet e dhëna nga Agjencia britanike e Luftës kundër Krimit konfirmojnë raportimet e “Top Channel” se nuk është kanabisi shqiptar, qofte edhe i Lazaratit, siç pretendohet, por kokaina dhe heroina, lëndët narkotike kryesore që trafikojnë grupet kriminale shqiptare në tregun britanik, përkundër raportimeve të kohëve të fundit të ndonjë tabloidi britanik./Top Channel/



Salma Hayek shkon lakuriq te doktori

Salma Hayek është dërguar në urgjencë, pas një dhimbje të tmerrshme koke. Fatmirësisht, dhimbja e kokës u shua, por ishte diçka tjetër që e vuri në siklet aktoren bukuroshe.

Ajo kishte veshur një fustan të gjatë, ku dukej një femër nudo me dy duar rreth gjoksit lakuriq.

49-vjeçarja ka parë anën humoristike të situatës duke postuar fotografinë e saj në Instagram, teksa ka pozuar me veshjen me nudo false dhe dy doktorët e urgjencës që e trajtuan.

“U detyrova të shkoj në urgjencë për një dhimbje koke. Fatkeqësisht, veshja ime për atje ishte e papërshtatshme për spitalin”.

“Faleminderit doktorëve Foster dhe Ellspermann që u kujdesen për mua. Dhe asgjë për t’u shqetësuar, pasi nuk më bëri më të çmenduar se sa isha”,- ka shkruar ajo.


Majko, Ramës: Zgjidh mes Blushit e Kokëdhimës

Pandeli Majko shfrytëzoi rastin për të thumbuar kryeministrin Edi Rama. Kreu i qeverisë e ftoi të jepte teserat për të rinjtë e Tiranës që anëtarësohen në PS. Majko, sapo mori fjalën, i kujtoi se duhet të bënte kujdes kur ia ngarkonte atij këtë “detyrë”.

“Unë në fakt e kam pak doirën ters... se ia kam dhënë teserën Koço Kokëdhimës. Ia kam dhënë edhe Ben Blushit. Kështu që, zgjidh e merr tani mes të dyve, se nga ana e cilit do shkosh...”,- iu drejtua Majko të riut të punësuar në administratën publike dhe indirekt Ramës.

Kjo batutë duket se e vuri në vështirësi Ramën, i cili fillimisht nuk preferoi t’i përgjigjej, por më pas tha: “Këtu shumë kanë ardhur dhe kanë ikur por Pandi u ka mbijetuar të gjitha dallëgeve në PS. Prandaj dhe unë shkoj gjithmonë pas Pandit dhe më ecin mirë gjërat... po edhe ti pas Pandit shko...” (i tha Rama të riut që mori teserën e PS).

Ai ka kohë që refuzon të komentojë Blushin publikisht, pavarësisht kritikave të forta të Blushit dhe kërkesës së hapur për të lejuar garën në parti për kreun e PS.

Blushi ka paralajmëruar se në kongres, nëse do ta lejojnë të flasin, do të bëjë publikë edhe emrat e deputetëve të PS, që duke abuzuar me pushtetin që u jep kryeministri, kanë grabitur jo vetëm partinë, por edhe prona.

Deputeti Kokëdhima është akuzuar disa herë nga opozita për zaptime pronash publike në jug, përfshirë edhe ndërtimin e “kështjellës” në plazhin e Qeparoit.
Librazhd: Skandal në gjimnazin e Orenjës! Nxënësit rrihen me thupër

Librazhd, degradim në gjimnazin e Orenjës

Një situatë degradimi është filmuar në shkollën e mesme të Orenjës në Librazhd, ku nuk e merr vesh i pari të dytin. Nxënësit tallen me mësuesin, ndërsa ai nga ana tjetër i qëllon me thupër.

Mendohet se ngjarja ka ndodhur një javë më parë.

Kjo video është një tjetër provë që tregon se arsimi në Shqipëri ka dalë prej kohësh nga binarët. Urojmë që gjërat të ndryshojnë. /jetaoshqef.al/



Rama:_Të_solli_këtu_Policia!'>Vjedhja”, socialistja harron skenarin. Rama: Të solli këtu Policia?!

Kryetari i PS-së ka shpërndarë sot teserat për anëtarët e rinj socialistë në Tiranë. Thuajse çdo anëtare e re ka treguar sesi është punësuar nga qeveria, nga Zyrat e Punës së hapura prej saj dhe nga konkurset e Ministrisë së Arsimit.

Disa prej tyre u emocionuan para Ramës dhe harruan skenaret që u ishin caktuar me gjasë t’i mësonin përmendësh, ndërsa dikush tjetër tingëlloi patetik, aq sa Rama tha me humor në një rast: “Kishe emocione si hera e parë, por me 2-3 fjalime do të na ndihmosh të bëjmë fushatë të sukseshme”.

Qytetare: Unë para se të vija këtu pata një incident…ashtu me çantën... dhe telefonova 129. …H…H….Erdhi për 20 minuta…Policia…

Rama: Do të thuash që policia të solli në Partinë Socialiste?!

Qytetarja: Jo, po…

Rama, kthehet nga Tahiri: Dhe unë po thoja kush është njeriu i duhur të të japë teserën, por ti e the vetë. Këtu s’ta merr njeri çantën.

Qytetare 2: Unë jam një mësuese e re e zgjedhur dhe kam marrë pjesë në portalin Mësues për Shqipërinë. Jam renditur e para dhe atë ditë s’kam për ta harruar. Ka qënë duke më rënë të fikët aty tek Drejtoria Arsimore. Nuk jam këtu për arsyen se fillova punë, se punën e meritova vetë, por se rezultatet u panë dhe gjithça u bë sipas meritokracisë.

Rama: Çfarë njesie je?

Qytetare 2: Njesia 7

Rama: Vasilika, jepja teserën, mirë e ka Pandi, se këta të njesisë 5 nuk fitojnë konkurse!

Qytetare 3: Arsyeja ime është njesoj si pararendësja. Kam studiuar piano. Kam rendur dyerve të Drejtorisë Arsimore. Prindërit e mi nuk më kanë detyruar ta shoh anëtarësimin në një parti si mjet për të arritur vendin e punës. Në vitin 2014 ishte im atë që më tha po bëhet një konkurs duhet të marrësh pjesë. I thashë, e lodhur “kur ka ndodhur ndonjëherë të bëhet një konkurs i vërtetë?” Fitova dhe dola e para po nuk besova. Besova vetëm në momentin kur më telefonuan për të filluar punë. Kjo qeveri më dha mundësinë të tregoj veten. (Syri.net)

Rama: Ok, urdhëro teserën.

Qytetar 4: ...edhe unë kam një përvojë të mirë me Policinë.

Rama: Edhe ti me Policinë e ke? Çfarë pune bën?

Qytetar 4: Jam nxënës.

Rama: A, ti aspiron të punosh në Policinë e Shtetit.

Video: Sherr aligatorësh! Ja si zihen dy amfibët...
Kemi parrë shumë kafshë që të bëjnë “sherr” mes njëri-tjetrit por të filmosh aligatorët kur zihen kjo ka qenë e rrallë, për vetë specifikën që kanë këto kafshë.

Këtë herë kjo kvideo fantastike sjell pamjet se si zihen mes tyre këta dy amfibë të rritur.



Prokuroria, sekuestro 9 pallate në Velipojë
Prokuroria e Shkodrës ka marrë lejen e gjykatës për të vendosur sekuestro preventive mbi 9 pallate në ndërtim në zonën bregdetare të Velipojës. Objektet janë në pronësi të subjektit “Fishta sh.p.k.”, me administrator Sait Fishta. Vendimi është marrë për shkak se Fishta dyshohet se ka konsumuar veprën penale të ”Ndërtimit të paligjshëm”.

Prokuroria e Shkodrës ka zhvilluar fillimisht hetime për “shpërdorim detyre” ndaj anëtarëve të Këshillit të Rregullimit të Territorit (KRRT) të Komunës Velipojë, në bazë të të cilave u krijuan dyshime të arsyeshme se 9 zyrtarë, përfshirë edhe ish-kryetarin e komunës Velipojë, kishin dhënë në kundërshtim me ligjin disa leje ndërtimi në favor të “Fishta” shpk.

Në bazë të atij hetimi, KRRT-ja e Komunës Velipojë i kishte dhënë firmës “Fishta” shpk., leje ndërtimi për ngritjen e disa godinave, pjesë e një kompleks turistik. Por, në bazë të veprimeve proceduriale, rezultoi se këto leje ndërtimi ishin dhënë në zonën bregdetare, të cilat duhet të miratohen nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit (KKRRT).

Për këto shkelje, të gjithë ish-anëtarët e KRRT-së së Komunës Velipojë janë në proces gjyqësor. Ata akuzohen nga Prokuroria e Shkodrës për veprën penale të ”Shpërdorimit të detyrës”.

Gjatë veprimeve hetimore të zhvilluara ndaj ish-zyrtarëve të komunës, të cilët aktualisht janë të pandehur, Prokuroria e Shkodrës njoftoi zyrtarisht edhe administratorin e “Fishta” shpk, shtetasin Sait Fishta, se leja që ai kishte marrë për ndërtimin e kompleksit turistik ishte e paligjshme dhe nuk mund të vijoheshin punimet e nisura për ngritjen e godinave.

Por, nga veprimet e kryera në terren, rezultoi se subjekti “Fishta” shpk, pavarësisht se ishte në dijeni për parregullsitë në lejet e ndërtimit, ka vijuar punimet në këto godina.



Objektet e sekuestruara:

- Dy pallate 6 kate mbi tokë

- Tre pallate në ndërtim, aktualisht në katin e katërt

- Tre pallate në ndërtim, aktualisht në katin e tretë

- Një pallat në ndërtim, aktualisht në katin e parë

Prokuroria thotë se në bazë të lejeve të ndërtimit, godinat planifikoheshin që të ndërtoheshin deri në 6 kate.



Parkimi nëntokësor te parku ‘Rinia’: Ja detajet e koncesionit

Në Parkun Rinia, në qendër të Tiranës, është projektuar të ndërtohet parkimi i parë nëntokësor publik. Do të jetë një koncesion 30-vjeçar sipas vendimit të marrë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës më 30 dhjetor 2015. Fituese është kompania Taiëan shpk, me aksioner kryesor Besnik Sula (80%), një prej biznesmenëve të konsideruar si një prej miqve më të ngushtë të kryeministrit Edi Rama.

Dhe historia e këtij koncesioni nis që në kohën kur bashkinë e Tiranës e drejtonte Edi Rama.

Procedura e konkretizimit të kësaj kontrate koncesionare është një nga më të gjatat.

Zanafilla është një Propozim i Pakërkuar i shoqërisë Taiëan shpk në vitin 2008. Një vendim i Këshillit të Ministrave i datës 23.7.2008, (VKM Nr. 1181 më poshtë) i jep kësaj shoqërie një bonus prej 1% si propozues.

Kjo VKM përcakton që Bashkia e Tiranës do të jetë Autoriteti Kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore.

Gara është hapur më 16 shkurt 2009. “Taiëan shpk” ka qenë ofertuesi i vetëm. Por kontrata koncesionare do të finalizohet vetëm më 30 dhjetor 2015, 6 vjet më vonë.

“Open Data Albania”, që ka krijuar një pasaportë për Koncesionin e tipit BOT (ndërtimi, operim dhe transferim tek shteti), si pjesë e Regjistrit Koncesionar, jep edhe detaje mbi termat e kontratës.

Sa do të jetë kapaciteti? Sa do të investojë “Taiëan shpk”? Sa do të fitojë koncesionari dhe sa do të jetë fitimi i Bashkisë së Tiranës? Cilat janë tarifat që do të aplikohen për qytetarët? Tabela e mëposhtme jep një pasqyrë të plotë të këtij koncesioni.

· Kapaciteti i parkingut 1 342 vende.

· Vlera e Investimit 1 973 932 800 (një miliard e nëntëqind e shtatëdhjetë e tre milion e nëntëqind e tridhjetë e dy mijë e tetëqind) lekë.

· Koha e vënies në shfrytëzim të veprës (ndërtimi) 15 muaj.

· Kohëzgjatja e koncesionit 35 vite.

· Tarifë koncesionare që do të përfitohet nga Autoriteti Koncesionar Bashkia e Tiranës është 10% e fitimit.

· Tarifa parkimi janë ora e parë 120 lek/ora; ora II-IV 50 lekë për çdo 30 minuta; Ora e IV – XII e parkimit 40 lekë për çdo 30 minuta. Biletë ditore 850 lekë, biletë nate nga ora 22 e mbrëmjes deri ora 7 e mëngjesit vlerë 500 lekë. Biletë mujore 12 000 lekë, biletë tremujore 34 000 lekë dhe biletë 6 mujore 60 000 lekë.

· Kritere të organizimit për kategori të veçanta: sigurohen 30 vende për automjete të invalidëve pa pagesë; 140 vende për institucione publike me tarifë mujore fikse 6 000 lekë, 160 vende për rezident me tarifë mujore 10 000 lekë dhe 73 vende për biznese me tarifë mujore 12 000 lekë.

· Nuk ka përcaktime të ofertës për Përputhshmërinë me Standarde Mjedisore.

Miratimi i kontratës koncesionare nga Këshilli Bashkiak i Tiranës u pasua me një protestë ëtë një grupi qytetarësh. Publicisti Fatos Lubonja u bëri thirrje qytetarëve për ta ndaluar ndërtimin e parkimit, të cilin ai e quajti si masakër mjedisore.

“Vetë fakti që kanë marrë një vendim aq të rëndësishëm pa u konsultuar më 30 dhjetor tregon se ata e dinë vetë çfarë kanë bërë. Është si ai krimineli që e di vetë që po bën krim...Kjo është një rivrasje dramatike. Është turp i madh dhe ajo më ka sjellë dhe këtu... Kjo është si armët kimike. Njerëzit duhet ta kuptojnë”,- u shpreh Lubonja.

Partia Demokratike ka deklaruar se do të mbështesë një referendum lokal kundër ndërtimit të këtij parkingu nëntokësor dhe atij në kraj të Universitetit Politeknik, në hyrje të Parkut të Liqenit./Open Data Albania/



Alsi Sinanaj, shqiptari që i gatoi trahana Kristiano Ronaldos

Gjatë disa ditëve pushim në një nga ishujt më piktoreskë të Greqisë, Mikonos, Kristiano Ronaldo është miqësuar me kuzhinierin shqiptar të hotelit.

Alsi Sinanaj na e përshkruan kështu yllin e Realit të Madridit, shkruan “Sport Ekspres”: “Nuk e mendoja të ishte aq i thjeshtë ndaj njerëzve që e rrethuan ato ditë në hotelin ku unë shërbej. Ishte i interesuar të dinte më shumë për Shqipërinë, sepse kishte dëgjuar vetëm për futbollin dhe shpesh mendonte se ishte tjetër Shqipëri dhe tjetër Albania”.

“Një ditë – vijon Alsi – i fola për ushqimet tradicionale shqiptare. Kur i përmenda trahananë, më tha se edhe portugezët e përdornin këtë ushqim.

Ia gatova një mëngjes, por nuk e njohu. Ishte shumë më ndryshe dhe më kërkoi të mësonte sesi prodhohej. Më shumë përshtypje i bënte çaji i malit që unë e kisha marrë në fshatin tim.

E sqarova se cilësia e kësaj bime varet nga mali ku rritet. Atë që më kishte ngelur në dhomën time ia dhashë me vete”.



Fundi i numrave të telefonit? Me celularë nuk flitet më, vetëm shkruhet…
Jemi mësuar të ndërrojmë telefonat, ashtu si ndërrojmë rrobat. Dalin modele të rinj, me një ritëm kaq të shfrenuar, saqë kjo bën të vështirë të kuptosh se çfarë ndryshon vërtetë mes një modeli dhe një tjetri. E tregon më së miri edhe fushata më e fundit e Apple për iPhone 6s, që ka nisur nga një e dhënë e pakontestueshme: në dukje, celulari i ri i Apple është identik me paraardhësin.

Por për të na bindur që të blejmë të sapoardhurin, duhet thënë që ka ndryshuar gjithçka, edhe pse me sy të lirë nuk e kuptojmë.

2/6/2016 A ka ardhur fundi i numrave të telefonit? Për të komunikuar nuk flitet më, vetëm shkruhet… ­

Parashikimi

Megjithatë, ajo që nuk ka ndryshuar këto vite, është vetë esenca e telefonit: numri i tij.

Në fillim ishte ai fiks, që e kishim në shtëpi. Pastaj numri i kartës sim, që na ka mundësuar ta ruajmë edhe përmes kalimeve nga një operator në tjetrin, në kërkim të

ofertës më të mirë. Por tani, për t’i telefonuar dikujt, nuk ekziston një mënyrë që të mos jetë digjitale, një seri shifrash mbi një tastierë. Dhe tani ka nga ata që vënë bast se edhe kjo mbetje e shekullit të kaluar nuk do të ketë jetë të gjatë. Dhe e thotë vetë Mark Zuckerbergu. Në fillim, themeluesi i Facebook, rrjeti social më i populluar i botës, ka thënë se nuk e di edhe për sa kohë telefonat dhe numrat e tyre do të jenë në qarkullim.

E thënë nga një njeri, i cili për një pjesë të mirë të pasurisë i detyrohet kohës që kalojmë në celular, duket më shumë delir se sa parashikim, por ajo që do të thotë Z. Facebook, është se ajo që do të ndryshojë, është mënyra si ne i bëjmë telefonatat. I jep të drejtë një

studim i Peë Research Center, që ka zbuluar se vetëm 19% e adoleshentëve telefonon përditë, kundrejt 55% që preferojnë chat-in.



Rekordi i Ëhatsapp

Ditët e fundit, ka bërë xhiron e botës lajmi se Ëhatsapp, aplikacioni i mesazherisë së çastit që ka nxjerrë jashtë loje sms-të, ka arritur shifrën mbresëlënëse të 1 milion përdoruesve në muaj.

Një e shtata e popullsisë së botës. Për të komentuar këtë shifër, Forumi Ekonomik Botëror ka botuar një artikull që analizon tendencat e fundit që kanë të bëjnë me përdorimin e këtyre lloj aplikacionesh, duke ngritur një pyetje të thjeshtë: a ka ardhur ora e fundit e numrave të telefonit?

Në mbështetje të kësaj teze, fondacioni merr si shembull shpërthimin që Ëhatsapp ka patur mbi të gjitha në tregjet në zhvillim:

në Amerikën latine, 66% e personave që kanë qasje në Internet e ka përdorur Ëhatsappin muajin e fundit. Dhe rezultate të ngjashëm, apo pozitivë, regjistrohen në

Lindjen e Mesme dhe Afrikë (63%) dhe në vendet aziatike, që lagen nga Paqësori (35%), pra nuk kemi të bëjmë me një modë krejt perëndimore.

Por vetë Ëhatsappi, a mundet të çrrënjosë një zakon njëshekullor? Jo, por Ëhatsapp nuk është vetëm. Ka aplikacione të ngjashëm që shumëfishohen, është një sistem i tërë komunikimesh alternative që i kanë bërë telefonatat të dala mode tashmë.

Nuk është mister, mjafton të shohësh operatorët e telefonisë: në oferta dallimin e bën trafiku i të dhënave, jo minutat e sms-të.

Një vëzhgues mund të kundërshtojë kollaj: “Për të përdorur Ëhatsappin më duhet një numër telefoni”.

Por ja që Ëhatsappi nuk është i vetëm: në vitin 2014 u ble nga Facebook, që në aplikacionin e tij Messenger (një tjetër sistem mesazherie online) ka 80 milionë përdorues aktivë. Këtu numri i telefonit nuk duhet, dhe mund të shkruhet por edhe të dërgohen filmime, fotografi, para, por edhe pozicioni ku ndodhemi.

E gjitha pa shtypur asgjë në tastierë. Mjafton të jemi miq, të klikojmë mbi një emër. Jo vetëm kaq: kur dikush na shqetëson, nevojitet vetëm një sekondë për t’i penguar që të na kontaktojnë. Atëherë, edhe sa do të na duhet për t’u thënë lamtumirë numrave të telefonit?/La Stampa/Bota.al/


Khloe Kardashian fotografohet nudo në pishinë
Khloe Kardashian nuk i la aspak vend imagjinatës ditën e shtunë, kur postoi disa foto ku pozonte krejtësisht nudo.

31-vjeçarja i ndau këto foto me ndjekësit e saj në Tëitter dhe mendohet se janë foto të gushtit të kaluar, gjatë pushimeve të saj në St Barths.

Khloe shihet duke mbuluar gjoksin me duar në dy fotot e saj në pishinë. Disa javë më parë, Khloe Kardashian akuzoi motrën më të vogël, Kylie Jenner se po kopjon stilin e saj.

Në klipin e episodit më të ri të reality shoë “Keeping up ëith the Kardashians”, 31-vjeçarja i thotë disa fjalë motrës.

“S’ka problem, Kylie, gjithçka në rregull. Bëre flokët bjonde pasi i bëra unë, pastaj kishe të njëjtin kostum banjoje siç e kisha unë”, thotë Khloe.

“Të gjithë mendojnë se po të kopjoj ty, por s’ka problem”, i drejtohet sërish Khloe 18-vjeçares, e cila deri më sot nuk ka pozuar ende krejtësisht nudo.



Femra dhe meshkuj, ja anomalitë që ndodhin nëse nuk bëni seks
Ti thuash jo seksit? Nuk bëni mirë. Më poshtë vijë 8 motive për të evituar mungesën e seksit për shumë kohë.

1 - Muskujt e vaginës shtendosen dhe për t’i mbajtur në mënyrë sa më të mirë duhen raportet seksuale në mënyrë periodike.

2 - Burrat rrezikojnë disfunksionin erektil dhe nga mungesa e seksit shton rreziqet e kancerit të prostatës.

3 - Nëse bëni seks shumë shpesh do të keni një sistem imunitar më të mirë, se ata që vendosin të kryejnë marrëdhënie në net të veçanta pasionate.

4 - Sa më shumë seks të bëni, aq më shumë do të doni të bëni. Mungesa e seksit ul libidon. Kjo provokon probleme duke u bërë indiferentë.

5 - Nëse jeni të stresuar, një raport seksual është një mënyrë e mirë për dalë.

6 - Nëse nuk bëni seks, shumë shpesh duhet të shkoni në palestër. Por moskryerja e aktivitetit seksual shton probleme kardiovaskulare.

7 - Gratë që heqin dorë të bëjnë seks për një farë kohe, kanë më pas probleme me lubrifikimin.

8 - Seksi ndihmon trurin. Neuronet zhvillohen falë aktivitetit seksual.

Video: Këngë labe në mes të Greqisë, në Televizionin më të madh...

Mund të mos e besoni, por grupi lab “Vllazërimi” ja ka bërë “fora” mu në mes të Greqisë dhe madje në televizionin më të madh grek “Alfa TV”....

Grupi lab ka qenë i ftuar në një nga spektaklet më të ndjekura të këtij kanali, ku ka deputuar me një nga këngët e tij më të njohura.

Kënga jo vetëm që është pëlqyer, por ka emocionuar mjaftë drejtuesit e spektaklit dhe spektatorët grekë, që e kanë brohoritur dhe përshëndetur me duartrokitje grupin nga Labëria.


Majlinda Keta: Edi Rama të rrëzohet në gjykatë si kryetar i PS
Shtohen zërat në të majtën shqiptare pro zbatimit të normave statutore të Partisë Socialiste, për zgjedhjen e kryetarit një herë në katër vjet, sipas parimit një anëtar, një votë. Majlinda Keta, një nga personalitetet e PS, ish-kryetare e Forumit të Gruas në Partinë Socialiste, gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, ka theksuar se, Edi Rama po korrupton normat statutore, duke kapur forumet e larta të partisë politike më të madhe në vend.

“Një parti demokratike shquhet për zbatimin rigoroz dhe pa luhatje të statutit të partisë, në opozitë a qeverisje qoftë. Të dy situatat, si qeverisja po ashtu dhe të qenit në opozitë kërkon “ligjërimin” e çdo statusi dhe funksioni që kanë në parti, nga anëtari i thjeshtë deri tek kryetari, nga anëtarët e forumeve lokale në ato qendrore.

Mbi të gjithë këto duhet të zbatohet rregulli i votimit 1 herë në 4 vjet i kryetarit të partisë.

Korruptimi i kësaj norme statutore nga ana e lidershipit politik me në krye Ramën si edhe nga strukturat që përgjigjen për zbatimin e statutit dhe ligjërimin e mandateve në parti është në vazhdë të procesit të fuqizimit të autoritarizmit të kryetarit, që nuk pyet për asnjë normë statutore po aq sa edhe i “kapjes” së Kryesisë, Asamblesë Socialiste të pos 2007”, ka theksuar zonja Keta.



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   47   48   49   50   51   52   53   54   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish