Arma e Jack Sparroë – “Pirates of the Caribbean”
Flavio Qarri: Ilir Beqes i ranë disa vezë në kokë, iku nga frika!
Goditja e Ilir Beqes u mor përsipër nga kryetari i Rinisë Kuqezi, Flavio Qarri. Në një deklaratë për mediat, thuhet se, Beqes iu hodhën 70 vezë dhe 3 kg domate. Duke përshkruar momentin e goditjes, Qarri sqaron se, ministri u godit me disa vezë në kokë.
Deklarata e plotë e Aleancës Kuqezi:
“Goditjet me vezë dhe domate do vazhdojnë ndaj çdo ministri dhe qeveritari të inkriminuar
Kryetari i Rinisë KuqeZi, Flavio Qarri deklaron se kjo lëvizje merr përsipër zyrtarisht goditjen që iu bë sot Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja.
Sot në ora 08:52 disa të rinjë të Aleancës KuqeZi i kishin zënë pritë ministrit Ilir Beqja në hyrjen kryesore. Makina Touareg e cila vlen 45.000 euro u fut në oborrin e Ministrisë dhe në momentin kur ministri Ilir Beqja doli ngamakina u derdhën rreth 70 vezë dhe 3 kg domate. Nga frika Ministri Beqaj pasi u godit nga disa vezë në kokën e tij hyri me vrap në derën e institicionit ndësa stafi i tij u izolua brenda në makinë.
Kreu i Forumit të Rinisë KuqeZi deklaron se Aleanca do vazhdojë me aksione dhe diskreditimin popullor të gjithë ministrave dhe deputetëve që vjedhin fonde publike dhe që abuzojnë me detyrën.
Aleanca KuqeZi paralajmëron qeverinë se drejtësia popullore do ti ndëshkojë ata publikisht me mjete demokratike dhe paqësore
Në emër të Aleancës KuqeZi
Kryetari Rinisë, Flavio Qarri”
Ja përbërësi që shëron buzët nga plasaritja...
Moti i keq dhe temperaturat e ulta janë disa nga arsyet pse buzët shpesh plasariten. Shpesh mungesa e hidratimit bën që buzët të çahen duke shkaktuar dhimbje fizike si dhe bezdisje.
Ajo që këshillojnë estetistët në të tilla raste, është përdorimi i vajit të kokosit për të hidratuar sipërfaqen e buzëve. Kjo është një procedurë e thjeshtë, që nuk kushton dhe nuk ju merr shumë kohë.
Ajo çfarë ju duhet janë disa pika vaj kokosi, një pambuk steril, me ndihmën e të cilit mund ta përhapni vajin butësisht në buzë.
Përsëriteni këtë procedurë 3 herë në ditë dhe do të shikoni rezultate të kënaqshme brenda disa ditëve.
Tritol dhe euro, ja çfarë u gjet në shtëpinë e adoleshentëve
Policia bën të ditur se ka arrestuar në flagrancë Erald Allushin, 19 vjeç, banues në Shijak dhe Armando Rekën, 18 vjeç, banues po në Shijak. Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim, në fshatin Pjezë, Shijak, kanë vjedhur banesën e shtetasit M.Gj. 55 vjeç, ku kanë marrë rreth 600 euro dhe 100 mijë lekë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e autorëve, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provave materiale: rreth 100 euro dhe 60 mijë lekë, një granatë ofensive me ndezës të montuar, një kallëp tritoli me ndezës elektrik të montuar.
Në sajë të veprimeve hetimore profesionale nga ana e Specialistëve për Krimet, ka rezultuar se, shtetasit e mësipërm janë të dyshuar si autorë edhe të vjedhjes së banesës së shtetases L.Sh. 66 vjeçe, banuese në Shijak, në datë 20.11.2015, ku kanë marrë 1150 euro, 2500 lekë, si dhe një telefon të markës “Nokia”.
Video: Ja si të veproni kur nuk keni qejf t’ju parakalojnë...
Kur ju jeni me makinë dhe dikush që nget pas jush ju bezdis me bori dhe drita me qëllim që t’i hapni rrugën, mund të shmangeni pak nga korsia dhe ta lini që t’ju parakalojë...
Por nëse thjesht nuk doni, përveçse të shtoni shpejtësinë e ta lini pas, ka edhe mjaftë mënyra të tjera për ta bërë që të mos ju parakalojë.
Ja njëra prej tyre dhe madje mjaftë origjinale... Shikoni videon:
Blushi paraqet 10 faqe materiale me shkelje të statutit të PS
Në mbledhjen me dyer të mbyllura të PS, ku ministrat japin llogari para deputetëve, “rebeli” Ben Blushi ka paraqitur para të gjithë Partisë Socialiste një dokument me 10 faqe, ku tregohen të gjitha shkeljet që janë bërë në statut nga Kryeministri Edi Rama.
E ndërsa Blushi tregonte kritikat, Rama ishte larguar nga mbledhja për t’u takuar me eurodeputetët Kukan e Fleckenstein. Ben Blushi i ka dalë hapur kundër Kryeministrit Edi Rama se po shkel statutin e partisë duke mos bërë zgjedhje.
Ai ka sfiduar Ramën dhe ka deklaruar se do të garojë për të marrë kreun e Partisë Socialiste në mbledhjen e Kongresit. Disa prej deputetëve të PS kanë dalë në krah të Blushit, se statuti duhet respektuar. Kurse, pjesa më e madhe, përfshirë këtu dhe ministrat janë pozicionuar në krah të Edi Ramës.
Mbledhja me dyer të mbyllura vazhdon, ku ministrat japin llogari para deputetëve për punën e tyre.
Rama mbledh ministrat në PS-ë. Japin llogari para deputetëve
Pas pakënaqësive të disa deputetëve të grupit të tij parlamentar, kryeministri Rama ka thirrur minitrat e tij që të raportojnë për punët para grupit.
Mësohet se në mbledhjen e sotme të zhvilluar në selinë PS-së, kanë shkuar për raportim ministrat Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri dhe Ilir Beqaj.
Në disa mbledhje rresht deputetë të PS-së janë ankuar për mungesën e komunikimit me ministrat, prandaj pritet që ata të raportojnë të gjithë me radhë para grupit, përjashto deputetët e LSI-së. Mbledhja vazhdon edhe në këto momente.
Nuk dihet nëse do të ketë debate lidhur me qëndrimet e fundit të Ben Blushit dhe ambicies së tij të shpallur për të kandiduar për kryetar të PS-së.
Vrasësit e Elbasanit janë larguar nga Shqipëria? 3 të ikur pas ngjarjes
Plot 5 ditë pas ngjarjes së rëndë të Elbasanit ku mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagosën 8 të tjerë, policia nuk ka ende asnjë të arrestuar. Por rrethi i të dyshuarve po ngushtohet.
Burime nga grupi hetimor bënë me dije për Televizionin Klan se dyshimet bien mbi tre persona. Ata janë banorë të Elbasanit dhe zonave përreth dhe janë thirrur për t’u marrë në pytje, por ka rezultuar se ishin jashtë shtetit.
Hetimet kanë zbuluar se të tre janë larguar jashtë pas mbrëmjes së 3 shkurtit, çka i ka shtuar dyshimet e Prokurorisë dhe Policisë
Ata janë identifikuar, por emrat e tyre nuk behën publike për arsye hetimore.
Të afërmit e tyre kanë thënë se largimi i tyre ka qenë i planifikuar dhe se kanë vajtur tek të afërmit në Greqi dhe Itali. Ata kanë përjashtuar ccdo lloj lidhje me atentatin e së mërkurës.
Efektivët e policisë dhe prokurorët e ngarkuar me çështjen po punojnë për të zbardhur konfliktet, që ata kanë patur me fisin Çapja.
Sipas tyre, ngjarja ku mbeti i vrarë Agron Çapja, Eno Bedalli dhe Ardit Sinakolli mund të ketë ardhur si pasojë e disa konflikteve të ndodhura së fundmi mes pjesëtarëve të fisit Çapja me disa persona të tjerë, banore të Elbasanit.
Në sitën e hetuesve po kalon tashmë çdo konflikt i mundshëm i fisit Çapja.
Nuk përjashtohet as pista e hakmarrjes dhe ajo e prishjes së pazareve për trafikun e drogës. Me kërkesë të policisë , Prokuroria ka vendosur në përgjim të paktën 42 numra telefoni./Tv Klan/
Shiti informacion: Apeli lë në burg punonjësin e SHISH
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në burg punonjësin e SHISH, Florian Bushi, duke rikonfirmuar masën e dhënë nga Shkalla e Parë e kësaj gjykate.
Bushi u arrestua nën akuzën se i ka dhënë informacione sekrete Ilir Memushajt, personit të vetëm të arrestuar për atentatin e ndodhur më 7 janar në hyrje të autostradës Fier-Lushnjë, ku mbeti i vrarë Denis Kasaj dhe u plagosën Klement Kastrati dhe Elton Margariti.
Sipas prokurorisë, Memushajt iu gjetën informacione të SHISH mbi lëvizjet e Klement Kastratit, që duket se ka qenë shenjestër e atentatit.
Këto informacione u provua se i ishin dërguar nga telefoni i punonjësit të SHISH dhe ishin printuar nga kompjuteri i tij.
Historia: Shqiptarja e ISIS me fëmijën 6 vjeç. I shoqi 180 mijë € për ta kthyer
Valbona Berisha, shqiptare rezidente në komunën Barzago në rajonin e Lombardisë akuzohet nga drejtësia italiane për sekuestrim personi. Më 17 dhjetor të 2014, 33-vjeçarja së bashku me djalin e saj vetëm 6 vjeç është larguar drejt Sirisë duke i’u bashkuar Luftës së shtetit islamik ISIS.
Pak ditë më parë është zhvilluar në qytetin e Lekos në Veri të Italisë, seanca e parë gjyqësore ndaj ngjarjes së denoncuar rreth një vit më parë, nga bashkëshorti i Valbona Berishës, Afrim Berisha.
46-vjeçari, Afrim Berisha, i martuar me Valbona Berisha, jeton në Itali prej vitit 1995, me profesion punëtor ndërtimi.
Çifti ka tre fëmijë, dy vajza e një djalë.
Për autoritetet italiane Afrim Berisha ka rrëfyer se më datën 17 dhjetor 2014 pasi ishte kthyer në shtëpi në orarin e drekës, nuk kishte gjetur djalin e vogël asokohe 6 vjeç, e as bashkëshorten e tij.
Pak ditë më vonë, gjatë muajit janar të 2015 nga gruaja e tij Valbona kishte marrë mesazhin se ajo e djali ndodhen në Siri e se i janë bashkuar idealeve të luftës së shtetit islamik. Në një tjetër mesazh ajo i dërgon dhe tre fotografi të djalit duke e siguruar se janë mirë.
Afrimi me ndihmën e një miku të tij shqiptar niset menjëherë drejt Turqisë për të kërkuar e rimarrë djalin e tij, por në kufi me Sirinë ndalohen nga një postobllok i luftëtarëve të ISIS duke u detyruar të kthehen pas.
Udhëtimin drejt Sirisë Afrim Berisha e tenton dhe një herë të dytë i gatshëm të paguaj dhe rreth 180 mijë euro në shkëmbim të djalit, para të mbledhura nga zemërgjerësia e miqve e të afërmëve për ta ndihmuar, por pa asnjë rezultat.
Sipas hetimeve Valbona Berisha me djalin e saj 6 vjeç është larguar nga aeroporti i “Orio al Serio” i Bergamos drejt Stambollit e më pas ka udhëtuar drejt Sirisë.
Është lokalizuar se vendodhja e saj në Siri ka qënë midis Aleppos e Raqqa. Në komunën e vogël të Barzagos me jo më shumë se 3 mijë banorë, çiftin Berisha e njohin të gjithë.
Bashkëshortja e tij Valbona rreth 3 vjet më parë u mbulua me veshjen e gruas myslimane.
Për mediat italiane, banorët e qytezës së Barzagos e përshkruajnë ciftin Berisha “një familje me kulturë myslimane por jo integralistë.” Po për mediat italiane të afërmit e çiftit Berisha janë të bindur se gjithçka ka ndodhur përmes internetit, me anë të të cilit Valbona ka hyrë në kontakt me luftëtarë të Kalifatit islamik e është bindur të braktis gjithçka duke marrë me vete djalin e saj 6 vjecar e duke i lënë Afrimit dy vajzat më të rritura 10 e 8 vjeç.
Ekspertët e antiterrorizmit prej kohësh kanë verifikuar se djemtë në moshë të vogël janë më të preferuarit e luftëtarëve të ISIS, pasi mund të manipulohen, të stërviten e të përgatiten për Luftën e Kalifatit Islamik.
Ka kaluar më shumë se një vit nga dita kur Afrim Berisha nuk ka parë djalin e tij, tashmë 7 vjeçar e nuk ka më asnjë lajm nga bashkëshortja e tij Valbona. Pak ditë më parë Afrim Berisha, për të përditshmen “Il Giorno”, shprehet se ka frikë se mos djali i tij ka vdekur nën bomba apo në beteja lufte.
”O Zot nuk dua të jetë kështu por nuk kam më asnjë lajm”,- thotë Afrimi. Tre fotografitë e djalit që nëna e tij Valbona mi dërgoi në janar të 2015, tashmë janë në duart e policisë italiane e në dispozicion të hetimeve.
Informacionet e autoriteteve italiane në bazë të analizave të sistemit GPS të celularit, përcaktonin vëmëndjen e Valbona Berishës e djalit të saj në Al-Bab, në veri-lindje të Aleppos, një zonë e zjarrtë lufte.
“Kam frikë se djalit mos i ka ndodhur një gjë e keqe, mund ta kenë detyruar të luftoj dhe pse është i vogël e mund të ketë mbetur i vrarë në luftë”,- shprehet Afrimi.
Nuk di çfarë të mendoj, po humb shpresën e se nuk do ta përqafoj më kurrë. Nuk pata mundësinë as ta përshëndesja para se të largohej.
Në ndihmë të babait shqiptar është shprehur politikisht një vit më parë dhe senatori italian Paolo Arrigoni, i “Lidhjes së Veriut”. Ai ka kërkuar një interpelancë parlamentare nën vëmëndjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme e të Ministrisë së Brendshme.
“I kërkoj autoriteteve të shtetit italian, deklaronte një vit më parë senatori Arrigoni, iniciativa për të ndihmuar për të shpëtuar djalin e Afrimit nga duart e luftëtarëve të shtetit islamik”.
“Çfarë informacionesh ka shteti italian mbi këtë çështje?”
“Çfarë po bën për ta gjetur e riatdhesuar vogëlushin?”
Me vendimin e marrë pak ditë më parë Prokuroria italiane e qytetit të Lekos, me prokuror çështjesh Nikola Preteroti, nëna shqiptare Valbona Berisha 33 vjeç akuzohet për sekuestrim minoreni, të djalit të saj e emigracion klandestin./ANSA/Oraneës/
Fotolajm: Zhgënjehet nga Rama, gruas i bie të fiktë te Selia e PS-së
Një grua nga Mallakastra i është drejtuar këtë të hënë selisë rozë të Partisë Socialiste për të takuar kryeministrin Edi Rama.
Mësohet se, ajo i ka kërkuar shefit të qeverisë ndihmë për situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet. Por pasi Rama është larguar, ajo është ndier keq dhe i ka rënë të fikët, informon “Panorama”.
Besohet se, Rama i ka dhënë asaj një përgjigje paksa zhgënjyese, gjë që ka çuar në përkeqësimin e gjendjes emocionale të gruas.
Menjëherë në shërbim të saj ka shkuar stafi i mjekëve që shoqërojnë Ramën.
Kryeministri Rama më pas ka lënë mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së tij, për të vijuar axhendën e takimeve me eurodeputetët Kukan dhe Fleckenstein, që kanë mbërritur sot në kryeqytet në kuadër të procesit të dekriminalizimit.
Foto: Njihuni me historinë më interesante të Shkëndijes...
Shkëndije Mujaj, sot thuajse është personazhi më i përfolur i faqeve rozë, shkruan “Kosovarja”, e cila për fansat e saj zbulon edhe këto të dhëna, të cilat mbase nuk i kanë ditur...
Shkëndija qysh fëmijë kur dhe kishte shkuar në Zvicër, ishte e pranishme në mediat zvicerane, sepse jetonte në një azil të fëmijëve që kishin emigruar pa prindër, shkruan “Kosovarja”.
Në këtë strehimore ajo u bë temë diskutimi në atë kohë, pas një reportazhi që kishte bërë një Tv i njohur zviceran, rreth kushteve të këtyre fëmijëve dhe nga aty u zbulua se, Shkëndija ishte një fëmijë shumë inteligjent, e cila kishte mësuar gjuhën për një afat shumë të shkurtër dhe lypsej që shkollimin ta vazhdonte në instuticione të njohura shtetërore dhe jo private, ku dhe u realizua kjo çështje.
Më pas Shkëndijën e adaptuan një burrë e një grua zviceranë me kushte tepër luksoze.
Bukuroshja shqiptare, edhe pse kishte të gjitha mundësitë dhe luksin, ajo asnjëherë nuk kishte harruar qëllimin e daljes në mërgim dhe nuk u mashtrua që ta harrojë identitetin as familjen, të cilën jo rrallë e viziton dhe e ndihmon./Kosovarja/
Foto: Ja 50 Selfie-t me femrat më të bukura
Nuk ju ka ecur bukur dita deri më tani? Këtu keni 50 foto selfie të 50 femrave të ndryshme. E vetmja gjë që kanë të përbashkët është se janë të bukura… madje disa prej tyre edhe mund t’i keni parë ndokund… Foto vijnë nga “The Chive”.
Llalla rikthen Njësinë Antikorrupsion. Kundër Byrosë së Hetimit?
Pak kohë më parë, si provë se prokuroria është e aftë të pastrojë radhët e saj nga prokurorët e korruptuar, dy prokurorë përfunduan në pranga; një në Fier e një tjetër në Krujë. Adriatik Llalla, i lidhi drejpërdrejtë arrestimet me reformën në drejtësi.
Në kulmin e debatit për ndërprerjen e mandatit të tij, ai doli kundër reformës dhe në krah të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, do të deklaronte më 21 dhjetor: “Institucioni ka kapacitete për t’i luftuar këta elementë problematikë brenda tij”.
Tani, kur debati për reformën në drejtësi është fokusuar në një tjetër çështje që prek sërish prokurorinë, Llalla jep një tjetër sinjal.
Ai ka rikthyer njësinë antikorrupsion, një muaj pasi e shkriu atë. Llalla ka planifikuar t’i shtojë 8 prokurorë Task Forcës që do të hetojë korrupsionin tek zyrtarët e lartë. Ky është edhe objektivi i Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Llalla i largoi 4 prokurorë nga kjo njësi me argumentin se numri i referimeve nga policia për korrupsion për zyrtarët e lartë ishte i ulët.
Byroja Kombëtare e Hetimit është kthyer në qendër të debateve politike kur PD i kërkoi me ngulm qeverisë që të sjellë ligjin në parlament. Kryeministri Rama ka thënë se ligji është pjesë e reformës në drejtësi. Por sipas PD, Rama ka ndër mend modelin e vjetër, që ta ketë ai nën vartësi Byronë.
Një variant i tillë u rrëzua nga Gjykata Kushtuese, me argumentin se Byroja merrte kompetencat e prokurorisë.
Koncesionet, Ahmetaj pas Grupit: Disa deputetë, të paqartë
Arben Ahmetaj u pyet nga gazetarët pas raportimit në mbledhjen e grupit të PS. Ai tha se nuk ishte një raportim specifik por në përgjithësi për reformat.
Arben Ahmetaj: “U fol për tendencën shumë të konsoliduar të ekonomisë shqiptare, të konfirmuar edhe nga Standart and Poors, një ngjarje shumë e mirë për imazhin e vendit. Ndamë me grupin parlamentar pritshmërinë tonë pozitive për ekonominë”.
Ka patur kritika nga grupi për koncensionet?
Absolutisht jo, sigurisht që ndonjë deputet mund të ketë patur paqartësi. Gjithë partneritetet publik-privat nuk dalin asnjë fije jashtë programit të partisë socialiste.Këtë partneritet e shohim si instrument për të thithur investime.
Rrahu pedagogun e Vlorës, kapet pas 2 javësh autori
Një ngjarje e ndodhur në Universitetin e Vlorës duket se është zbardhur, ndërsa policia ka arritur të kapë edhe autorin. Bëhet fjalë për dhunimin e pedagogut E.H., i cili është goditur me grushta më datë 26 janar të këtij viti.
Policia njofton se, për ngjarjen është arrestuar Kujtim Cakrani, ndërsa materialet dhe provat i kaluan prokurorisë.
Dhunuesi i pedagogut të Vlorës, akuzohet tashmë për goditje për shkak të detyrës. Ndërkohë, motivi i ngjarjes së ndodhur në rrugën “Isa Boletini” mbetet i paqartë.
Tragjedia e radhës në Egje, mbyten 22 refugjatë
Të paktën 22 emigrantë humbën jetën në brigjet turke pasi varkat në të cilën udhëtonin u përmbysë. Varkat nga Turqia do të udhëtonin drejt ishullit Lesbos në Greqi.
Agjencitë e lajmeve turke, “Anadolu” dhe “Dogan” raportojnë se 22 persona gjetën vdekjen.
Roja bregdetare turke njoftoi tragjedinë e emigrantëve në detin Egje. “BBC” informon se, në varka ndodheshin 33 emigrantë.
Basha: Lajthit check up-i i Beqes, analizat e nxorrën diabetik, pacienti s’ka asgjë
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka akuzuar sërish sot kryeministrin Rama për konçensionin e check up-it. Përmes një deklarate për mediat Basha e quan megavjedhje këtë konçension.
“Edi Rama ka hapur një front mashtrimesh dhe propagande boshe për shëndetësinë, në përpjekje për të mbuluar vjedhjen 338 milionë Euro dhe degradimin e plotë të spitaleve dhe të këtij shërbimi jetik. Fytyra e vërtetë e shëndetësisë sonë është e kundërta e dokrrave të tij.338 milionë Euro tendera, por a ka shqiptar që merr sot shërbim më të mirë shëndetësor? A ka sot më shumë ilace apo ilace më të mira në spitale? A ka kushte më të mira për shtrimin dhe shërbimin ndaj pacientëve?”,- thotë Basha.
Më pas ai sjell shembujt e disa pacientëve, të cilët përmes check up-it qeveritar kanë rezultuar me diagnoza të ndryshme, por që realisht nuk janë të sëmurë.
“Mjafton një analizë e megavjedhjes me check-up për të dëshmuar shëndetësinë e Edi Ramës. Ku lekët merren, por analizat nuk bëhen fare ose bëhen sa për të kaluar rradhën. Si kjo këtu, ku qytetarja ka dalë me vlerën e proteinës 25, çka do të thotë se gruaja është në gjendje të rëndë dhe në shtratin e dializës.
Ndërkohë, për fat të mirë, zonja gëzon shëndet të shkëlqyer, dhe si Dëshmitare e Jehovait ecën gjithë ditën në këmbë. Apo ky rasti tjetër ku check-up e nxjerr me diabet por analizat e privatit thonë se pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore”,- thotë Basha.
Sipas kreut të opozitës të vetmit përfitues nga “reforma në shëndetësi“, janë Edi Rama, Ilir Beqa, Vilma, emigranti i Peruxhias me një punëtor, dhe një dorë tjetër oligarkësh dhe klientësh që po fusin në xhep paratë e shqiptarëve.
Revoltë në PSD, Gjinushi: Duan të më marrin partinë
Porta kryesore e selisë së Partisë Socialdemokrate ka mbajtur të ndarë dy grupe brenda kësaj force politike.
Nga njëri krah disa anëtare të PSD të cilët kishin paralajmëruar mbledhjen e këshillit kombëtar duke kërkuar edhe një mocion mosbesimi ndaj kryetarit.
Në krahun tjetër në brendësi të selisë pas derës së mbyllur qëndronte vetë kryetari Gjinushi me një pjesë të anëtarëve të kryesisë.
“Janë bllokuar dyert nga kryetari i partisë dhe kemi ngelur jashtë ne anëtarët e këshillit që kemi ardhur për mbledhje”,- thotë Rustem Preçi, sekretar i përgjithshëm i PSD.
“Ky është ilegjitim, nuk është kryetar më”,- tha Flamur Haxhiaj, anëtar i këshillit kombëtar.
“Tani kush e mbështet këtë nuk besoj se shtetit, por segmente të caktuara e bëjnë këtë punë, e bëjnë këtë histori”,- shprehet Muhamet Gaba, kryetar i PSD Tiranë.
Ndërkohë Gjinushi e ka cilësuar këtë një tentativë të vetëm 3 anëtarëve të këshillit për të uzurpuar me forcë Partinë Socialdemokrate.
“Janë vetëm të pakënaqur që kur u afrohet pushteti thërrasin vetëm unë dhe gjejnë metoda të shëmtuara, të papranueshme dhe antiligjore për të arritur qëllimin e tyre”,- thotë Gjinushi.
Gjinushi është shprehur i qetë për funksionimin e partisë, duke theksuar se askush nuk mund të krijojë probleme artificale në PSD./Top Channel/
Ja dokumenti i plotë i Blushit me shkeljet e rënda statutore në PS
Deputeti socialist Ben Blushi ka paraqitur sot në grupin parlamentar një dokument të plotë mbi të gjitha shkeljet e statutit të PS, që prej vitit 2009 kur Edi Rama u zgjodh për herë të fundit kryetar i partisë. Por Blushi, ka argumentuar gjithashtu se këto shkelje janë njëkohësisht edhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe ligjin për Partitë Politike.
Dokumenti, i cili u bë publik edhe për mediat analizon rast pas rastit shkeljet, të cilat sipas tij e kanë kthyer PS jo në parti politike në respekt me parimet demokratike të garantuara nga Kushtetuta, por në një organizatë që kontrollohet prej kryetarit të saj pa mandat.
Sipas Blushit, të gjitha vendimet, aktet apo funksionimi i PS në tërësi, prej 7 vitesh është jolegjitim.
Më poshtë dokumenti i plotë i paraqitur nga Ben Blushi, i cili prej shumë kohësh kërkon të zbatohet e drejta e konkurrimit në PS. Me të zeza janë argumentat që vetë Blushi i ka bërë shkeljeve të rregullave statutore të PS.
Cekja: Kam patur edhe dashnore përveç Dritës
Aktori i njohur i humorit, Sejfulla Myftari i njohur si Ceke, i cili së fundmi mori pjesë edhe në spektaklin “Dance ëith Me” ka rrëfyer se gjatë jetës së tij bashkëshortore e ka patur edhe lidhje jashtëmartesore.
“E di që kjo do të botohet, por kam patur edhe femra të tjera jashtë martese”, ka thënë Cekja në një intervistë për Story.
Spiro Ksera sërish në gjykatë. A do ta lirojë nga burgu Apeli?
Gjykata e Apelit në Tiranë pritet të shqyrtojë këtë javë kërkesën e ish-ministrit Spiro Ksera për heqje të masës së sigurisë “arrest me burg”.
Vendimi është apeluar nga avokati i tij Genc Gjokutaj.
Po kështu edhe ish-vartësi i tij Artevis Mene kërkon lirim nga burgu.
Ksera dhe disa ish-zyrtarë të ministrisë së drejtuar prej tij akuzohen për vjedhjen e 300 milionë lekëve të vjetra. Ish-ministri i Punës nuk i ka pranuar akuzat, duke e cilësuar arrestimin si të nxitur politikisht.
Basha: Rama sfidon “dekriminalizimin”, po merr peng drejtësinë
Kryetari i opozitës Lulzim Basha zhvilloi një takim me dy eurodeputetet Fleckenstein dhe Kukan në selinë e Partisë Demokratike. Pas takimit Basha dha një deklaratë të shkurtër për mediat ku bëri me dije se në fokus të diskutimeve ishin 3 çështje, Reforma në Drejtësi, Dekriminalizimi dhe Reforma Zgjedhore.
Basha tha se informoi partnerët për tentativën që sipas tij po bën kryeministri Edi Rama për të marrë peng sistemin e drejtësisë.
“Diskutuam për Reformën në Drejtësi, Dekriminalizimin dhe Zgjedhjet.
Për Reformën në Drejtësi përsërita qëndrimin e opozitës për bashkëpunim me mazhorancën për të gjetur konensusin. Theksova rëndësinë që merr rëndësinë që merr dialogu politik, që për një 1 vit e gjysëm kryeministri nuk i është përgjigjur ftesës së opozitës për të gjetur konensusin për ti dhënë shqiptarëve një reformë që pastron sistemin nga gjyqtarët e korruptuar.
Së dyti, diskutuam për dekriminalizimin. Theksova faktin se ligji dekriminalizimit po sfidohet pa nisur punën, përmenda rastin e Arben Ndokës që u bë emblemë e kauzës së dekriminalizimit, që sot është figura kryesore e PS në Lezhë, dhe kërcënon një deputet.
Rama po vijon të përdorë këta individ dhe po i armatos me pushtet politik. Lidhja krim, para pushtet vijon të jetrë e fuqishme te Edi Rama. Dhe ky është element që kërkon ndjekje të vazhdueshme”,- tha Basha.
Soni Malaj jo vetëm shoë... dhuron dhe gjak!
Soni Malaj ka dhuruar sot gjak për të gjithë fëmijët e sëmurë talasemik.
“Pak minuta nga koha juaj, për të shpëtuar një jetë. Në ndihmë të fëmijëve talasemike. Një nismë e ndërmarrë nga Kryqi i Kuq Shqiptar”, - shkruan Soni në rrjetet sociale.
Ajo pak ditë më parë u bë pjesë e Fundjava Ndryshe, duke dhuruar ndihma dhe ushqime për familjet në nevojë. Në këtë nismë ajo kishte marrë me vete edhe vajzën e saj, Anna.
E pazakontë: Ja si donin t’ja pushkatonin qenin, Lasgush Poradeci
Viti 1975. Poeti i madh Lasgush Poradeci, ndodhet në Tiranë për tu kuruar. Me vete nga Pogradeci ka marrë edhe qenushin e tij të quajtur Cuci, ose ndryshe konkën e tij të dashur. Por një ditë befas në banesën ku ai qëndronte në Tiranë, mbërrin Sekretari i Parë i Këshillit të Lagjies, i cili bashkë me një polic të armatosur, e urdhërojnë të dorëzojë Cucin, pasi do e pushkatojnë.
Kjo pasi kishin urdhër të vrisnin qentë. Këtu fillon edhe kalvari i poetit dyer më dyer për të shpëtuar Cucin e tij të dashur.
Një histori e pazakontë, po ta mendosh për kohën ku jetojmë, por që Poeti e ka rrëfyer në ditarin e tij.
A e shpëtoi Cucin e tij Lasgush Poradeci? Lexoni historinë e shkëputur nga ditari i tij.
Parkojnë mbi liqenin e ngrirë, por u thonë lamtumirë makinave
Askush nuk u lëndua dhe mbi të gjitha makinat ishin bosh. Dhjetra makina janë zhytur në ujërat e liqenit të Gjenevës, pasi pesha e tyre provokoi shpërbërjen e akullit në të cilën ato ishin parkuar.
Kjo ka ndodhur në Ëisconsin ku qytetarët ishin duke shkuar në festën e Ëinterfest.
Duke pasur parasysh praninë qindra njerëzve, autoritetet lokale kanë lejuar qytetarët që të parkonin në liqen.
Fotot: Kjo shtëpi (në dukje modeste) do t’ju lërë me gojë hapur
Një thënie thotë se, nuk duhesh ta gjykosh një libër nga kopertina e tij.
Vetëm sepse duket si një shtëpi modeste prej druri nuk do të thotë që nuk është përrallore brenda.
Hapin e parë që do e hidhni brenda ju do të keni teatrin tuaj personal, raporton lajmi.net.
Ajo është e pajisur me gjithçka, përfshirë ndenjëse komode, projektor muri, televizor të madh, postera të filmave etj.
Ju gjithashtu mund ta kontrolloni edhe ndriçimin dhe të ia përshtatni vetes.
Shërbimi sekret rus: ISIS përgatiti sulme në Shën Petersburg
Forcat e sigurisë ruse arrestuan shtatë pjesëtarë të Shtetit Islamik që po përgatitnin sulme terroriste në Moskë dhe Shën Petersburg.
Sipas Shërbimit të Sigurisë Federale (FSB) shtatë militantët u arrestuan në Ekaterinburg në Rajonin e Uraleve. Kreu i grupit vinte nga Turqia, ndërsa anëtarët e tjerë ishin rusë dhe nga Azia Qendrore. Ata do të kryenin sulme në shkallë të gjerë duke përdorur eksplozivë artizanal.
Pasi të godisnin në Moskë, Shën Petersburg dhe rajonin e Sverd/lovskut ata kishin planifikuar të ktheheshin në Siri, ku një pjesë e territorit kontrollohet nga Shteti Islamik.
Ndërkohë pas një investigimi, prestigjozja amerikane “Ëashington Post” dhe revista online “Bazfid” identifikuan atë që konsiderohet si “Xhihadisti i ri Xhon”, i cili në videot e fundit të Shtetit ISlamik u pret kokat të burgosurve dhe pengjeve. Ai është londinezi 32-vjeçar Aleksanda Kotei.
Kotei është një prej anëtarëve të grupit me katër militantë të Shtetit islamik, i pagëzuar edhe si “Bitëllsat” e ISIS-it. Në këtë grup bënte pjesë edhe Mohamed Emvazi, i njohur si “Xhihadisti Xhon”, edhe ai nga Londra, i cili u vra me dron në Raka, nëntorin e kaluar./Tv Klan/
Tension në Lindjen e Mesme: Putin mobilizon gjithë forcat
Janë rikthyer tensionet ndërmjet NATO-s dhe Rusisë, këtë radhë në Lindjen e Mesme. Pas mobilizimit të 1600 ushtarëve britanikë në Jordani ka reaguar edhe Rusia.
Vladimir Putin ka urdhëruar sot nëj stërvitje të përgjithshme të gjithë trupave që ndodhen në Mesdhe.
Admirali Vladimir Koroliov ka nisur një manovër të flotës së Detit të Zi dhe asaj të Detit Kaspik.
Stërvitja masive është lajmëruar nga ministri i Mbrojtjes ruse Sergei Shoigu.
Ai tha se stërvitja po kryhet “për të parë gatishmërinë e luftës” dhe reagimin e trupave.
Shoigu tha se urdhëri për stërvitjen kishte ardhur nga komandanti suprem, pra Putin.
Shoigu tha se stërvitja ka si synim të testojë reagimin në luftën ndaj terrorizmit dhe shkatërrimeve natyrore dhe teknologjike.
Gjithashtu do të matet kapaciteti i avionëve dhe forcave antiajrore.
Foto+18: Momentet më të sikletshme (të turpshme) në publik
Ndodh që ndonjëherë të harrojmë ku jemi dhe të fiksohemi pas gjërave që na pëlqejnë, pa pyetur se kush është rrotull.
Por këta persona që janë bërë protagonistë lajmesh e kanë ekzagjeruar.
Në fotot e mëposhtme janë 10 momentet më të sikletshme dhe të turpshme të fotografuara në publik.
Rekrutimet: Bashkia dhe Mbrojtja fushatë për ushtarë të rinj
Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes do të ndërmarrë një fushatë në të gjitha njësitë administrative për rekrutimin e 600 të rinjve në Forcat e Armatosura. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me Ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, morën pjesë në një takim të përbashkët me maturantë dhe administratorë të njësive, lidhur me fushatën e rekrutimeve për ushtarë-detarë aktivë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
“Sot flasim për rekrutime profesioniste, për një punë nga më të mirëpaguarat në Republikën e Shqipërisë dhe unë i shoh këto dy faza, rekrutimin e pranverës dhe vjeshtës, si një mundësi fantastike për 600 të rinj të qytetit të Tiranës.
Ndaj, do të ftoja 24 administratorët që, bashkë me drejtoritë arsimore, ndërlidhësit e komunitetit, kryepleqtë në zonat e fshatit, të identifikojmë më të mirët”,- u shpreh Veliaj. Sipas tij, shembulli kur “dështakët” visheshin policë apo ushtarakë, ka ndryshuar.
“Për një ushtri që është pjesë e NATO-s, duhet të zgjedhim më të mirët. Këto janë 600 mundësi punësimi për djem e vajza që kanë pasion dhe zell për t’i shërbyer vendit, që preferojnë të lënë kafen, bingot e skedinën, për uniformën dinjitoze të Republikës së Shqipërisë dhe Forcave tona të Armatosura”,- tha Veliaj.
Duke iu drejtuar administratorëve të njësive, kryebashkiaku i Tiranës tha se, kjo është një mundësi për ato familje që shikojnë te fëmijët e tyre mundësinë që të dalin nga kurthi i varfërisë.
“Është një mundësi e jashtëzakonshme ekonomike që këta djem dhe vajza të fillojnë një karrierë dhe një punë dinjitoze, e cila inkurajohet, jo vetëm nga reformat e ministres, por edhe nga një traditë që tashmë, në këto 2 vjet e gjysmë, është krijuar për profesionistët, që i bashkohen Forcave tona të Armatosura”,- tha ai.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës propozoi hartimin e një plani për të shkuar në çdo gjimnaz të qytetit, bashkë me menaxhuesit e procesit të rekrutimit, për t’u siguruar që djem dhe vajza me nota të mira të ndjekin arsimin e tyre ushtarak.
Kryebashkiaku falenderoi Ministrinë e Mbrojtjes për mbështetjen që i ka dhënë komunitetit të Tiranës mbi përballimin e krizave të emergjencave civile.
“Ndaj, shikojmë te këta 600 rekrutë edhe 600 investime, që secili prej nesh bën në komunitet, që kjo dije që vjen nga puna në ushtri, të jenë pranë komuniteteve tona, ku mësojmë më shumë se si të përballojë krizat, si të përballojmë emergjencat në një mot që bëhet gjithmonë e më i pabesë, si një resto për mënyrën se si jemi sjellë gjatë këtyre viteve”,- përfundoi Veliaj.
Foto: Lady Gaga, si dikur Anna Oxa
Këngëtarja Lady Gaga, është e njohur për stilin e saj ekstravagant e shpesh të paparashikueshëm.
Por këtë herë është kapur “Mat” nga mediat italiane, të cilat aludojnë se Lady Gaga, është inspiruar nga këngëtarja me origjinë shqiptare, Anna Oxa.
E në fakt duket të kenë të drejtë, duke parë foton e look-ut të ri të Lady Gaga.
Video: Ja kënga, që Aurela Gaçe i’a dedikon Eli Farës
Ato janë mikesha shumë të ngushta dhe i sheh gjithnjë së bashku. Aurela ka postuar pak mintua më parë një foto në rrjetet sociale, duke i kushtuar një këngë mikeshës së saj.
“Syrin moj Manu- manushe, syrin oooo, Atë synë e bukur të thellëzës ooooo”,- shkruan Aurela Gaçe në hashtagun e kësaj fotoje.
E në fakt Eli ka sy shumë të bukur, kështu që Gaçe, ka goditur në shenjë me këtë këngë.
Detajet e reja: Zbardhet shkaku, ja pse ndodhi masakra në Elbasan
Hetimet e policisë dhe prokurorisë në lidhje me masakrën e Elbasanit. Burime nga grupi hetimor kanë bërë të ditur se kanë ngushtuar rrethin e të dyshuarve, ndërsa duket se kanë gjetur edhe shkakun e ngjarjes së rëndë.
Sipas tyre, ngjarja ku mbeti i vrarë Agron Çapja, Eno Bedalli dhe Ardit Sinakolli mund të ketë ardhur si pasojë e disa konflikteve të ndodhura së fundmi mes pjesëtarëve të fisit Çapja me disa persona të tjerë, banore të Elbasanit.
Në sitën e hetuesve po kalon tashmë çdo konflikt i mundshëm i fisit Çapja. Nuk përjashtohet as pista e hakmarrjes dhe ajo e prishjes së pazareve për trafikun e drogës. Me kërkesë të policisë , Prokuroria ka vendosur në përgjim të paktën 42 numra telefoni./TvKlan/
Video: Kujdes kur vraponi në parqe... mund t’ju ndodh dhe kështu
Disa persona kanë menduar që të realizojnë një kamera të fshehtë duke hapur një gropë të madhe me ujë në mesë të një parku, ku persona të ndryshëm dalin për vrap.
Ky është një investim i vërtetë, pasi për ndërtimin e gropës sa një pishinë u desh edhe puna e një ekskavatori.
Por shikoni se çfarë “peshkojnë” në këtë gropë autorët e kamerës së fshehtë...
Ndiqni videon:
09/02/2016/..................................
Mrekullia, ushtari mbijeton pas 6 ditëve nën dëborë në Himalaja
Një nga dhjetë ushtarët që i kishte zënë poshtë një ortek në Himalaja mbijetoi për 6 ditë, i zhytur 8 metra nën dëborë. Forcat e shpëtimit e konsideronin të vdekur, por janë befasuar kur ushtari kishte arritur të mbijetonte.
Gjendja shëndetësore e ushtarit Naik Hanamanthappa, është e rëndë dhe ai është transportuar menjëherë në spital, ndërkohë që kërkimet për të gjetur edhe ushtarët e tjerë vazhdojnë.
Nëntë ushtarët e tjerë ende konsiderohen si të vdekur nga forcat e shpëtimit, pavarësisht se personi i parë që u gjet ishte gjallë.
“Shpresojmë edhe te mrekulli të tjera. Lutjuni Zotit me ne”,- tha pas shpëtimit të ushtarit të parë Shefi i Shtabit të Përgjitshëm të Ushtrisë Indiane.
Zona ku janë zhdukur ushtarët konsiderohet si një nga zonat më të vështira, për shkak të temperaturës që arrin derin në -60 gradë celsius.
Ky lepur është i madh sa një qen
Nisur nga përmasat që ka, Atlas nuk është një lepur shtëpie. Padronia e tij nuk është më në gjendje të kujdeset për të, pasi tashmë kafsha është rritur dhe është bërë e madhe sa një qen.
Ai peshon rreth 6 kilogramë dhe për këtë arsye vajza e re i ka kërkuar ndihmë Shoqatës skoceze për parandalimin e dhunës ndaj kafshëve, në Glasgou për të gjetur një sistemim.
Menaxherja e qendrës, Anna O’Donnell, ka shpërndarë një komunikatë në të cilën lepuri përshkruhet si kurioz dhe miqësor, në kërkim të ledhatimeve dhe afrimitetit me njerëzit.
“Natyrisht, kërkohet dikush që të ketë shtëpinë e duhur, me një hapësirë të konsiderueshme dhe që të kujdeset me përkushtim për lepurin”,- sqaron O’Donnell.
Atlas, emri i kafshës, pritet të rritet sërish, edhe pse është ende larg arritjes së përmasave të lepurit gjigand që mban rekordin e Guinness, me një peshë thuajse 23 kilogramë.
Çonin me dyshek ajri kanabis në Korfuz, kapen në det 2 fierakët
Dy të rinj fierakë, 25-vjeçarë, janë kapur në Ksamil duke lundruar me një dyshek plazhi në det, mesnatën e së hënës, duke gdhirë e marta.
Pavarësisht rrezikut të dallgëve dhe ujit të ftohtë të Jonit, dy “marinarët” nga Marinza e Fierit, Redon Koni dhe Marjo Meta, kanë pasur arsye për të ndërmarrë lundrimin duke ndjekur këtë rrugë detare, sepse po transportonin gati 2 kg kanabis për në Korfuz, që e kishin izoluar mirë me qese plastike.
Por, Policia Kufitare i ka zbuluar dhe u ka sekuestruar, saktësisht, 1kg e 852 gr lëndë “Cannabis sattiva”, mbi dyshekun e plazhit ndërsa lundronin në detin Jon.
Arrestimi i tyre u bë në flagrancë në vendin e quajtur “Gjiri i fikut” në det, në Ksamil. Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.
Xhihadistët kërcënojnë avokaten: Mos fol në emrin tim për të mirën tënde!
Të akuzuarit për bashkëpunim me ISIS kërcënuan avokaten që i mbronte në sallën e gjyqit. Ka qenë Zeqir Ymeri, që iu drejtua avokates me fjalët: “Mos fol në emrin tim, mos u ngri nga vendi për të mirën tënde”, kur kjo nisi të flasë, në mbrojtje të tij.
Të pandehurit nuk pranojnë të mbrohen me avokatë, pasi nuk pranojnë të gjykohen nga një proces i shtetit shqiptar.
Gjykimin presin ta marrin vetëm nga Allahu. Në anën tjetër, duke refuzuar avokatin, ata zvarrisin procesin gjyqësor.
Pavarësisht të gjithave ata mohojnë akuzat, që i bëhen nga prokuroria, se kanë dërguar luftëtarë drejt Sirisë, pasi i premtuan një jetë më të mirë.
Ola Bruko: Isha me vajzën në qendrën tregtare ku u vu bomba
Ola Bruko, gazetarja dhe folësja e lajmeve në televizionin “Neës 24”, ka përjetuar momente tmerri gjatë alarmit për bombë në qendrën tregtare “Kristal”. Bruko rrëfen se, ishte bashkë me vajzën e saj të vogël kur është ndaluar në hyrje të parkingut nga një djalë, i cili i ka komunikuar për ekzistencën e bombës.
“Bomba ka qenë vërtet në parkimin e qendrës Kristal. Tmerr”,- shkruan Bruko për bombën, e cila rezultoi të ishte atentat i ndaluar në kohë ndaj biznesmenit fierak Nuredin Sula, të cilit i ishte vendosur poshtë makinës një sasi eksplozivi.
Do'stlaringiz bilan baham: |