Rrëzimi në gjykatë
Për herë të parë, zonja Keta ka hedhur idenë e një padie në gjykatë, për të shpallur të pavlefshëm mandatin e Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste. Ajo tha se nëse gjendet qoftë edhe një socialist i vetëm, duhet të vërë në lëvizje gjykatën.
“Uroj që mes socialistëve të gjendet 1 i vetëm që ta çojë këtë çështje në Gjykatë dhe do të shohim se me çfarë shpejtësie vendi i kryetarit të partisë do shpallet vakant dhe hapet gara për konkurim ashtu siç e ka të shkruar Statuti i PS.
Kryesia dhe Asambleja Kombëtare e socialistëve janë shumë herë më përgjegjëse për këtë paradoks të organizimit dhe statutit që po ndodh në PS. Nuk ka si mos të ndodhë ndryshe ndërsa përbërja e tyre është një miksim interesash korruptive larg ideologjisë, programit dhe normave statutore të një partie të majtë.
Këto nuk janë përralla nga e kaluara, por janë tragji komedi të së sotmes ylberiane mavi të një partie që nuk ka asnjë precedent të tillë në të kaluarën e saj para 2005, as në qeverisje as në opozitë. Turp për të gjithë ato që me veprimin edhe mosveprimin e tyre e çuan demokracinë e brendshme të partisë në pika shumë më kritike sa nuk i gjen qasje në të majtën e Internacionales Socialiste”,- ka theksuar zonja Keta.
Mandati i kryetarit
Majlinda Keta ka theksuar se statuti i Partisë Socialiste është i qartë sa i takon parashikimit për mandatin e kryetarit.
“Votimi për kryetarin e partisë është normë statutore dhe nuk ka të bëjë fare nëse është apo nuk është partia në qeverisje.
Formulat e suksesit të maxhorancës socialiste në qeverisjen socialiste 1997-2005 kanë njohur jo vetëm respektime totale të kësaj norme, por edhe zhvillime ku për kohezion të brendshëm apo rritje të dinamikës qeverisëse kryetari lëshon pushtet në emër të shtetit që ka mision për të bërë partia fituese.
Gjithkush njeh realitetin e 5 kompozimeve socialiste ndonëse në krye të partisë, dhe nën konfirmim votimesh (në një rast ka qenë edhe Rama konkurrent) qëndronte Kryetari Partisë”,- tha Keta.
“Shardone”: Një i arrestuar në Durrës, falsifikonte pijet alkoolike
Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të parandalimit dhe goditjes së informalitetit, pas një hetimi dy mujor, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar”Shardone”, ku kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit: Astrit Kalushi 45 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se, ambjentet e katit të parë të banesës së tij, i kishte përshtatur për ushtrim aktiviteti të palicensuar, të prodhimit të pijeve alkoolike.
Në cilësinë e provave materiale i’u gjetën dhe i’u sekuestruan:
• të gjitha paisjet e ushtrimit të aktivitetit të cilat kapin vlerën rreth 10.000 €;
• sasinë prej 17.500 litra “Verë” të Kuqe dhe të Bardhë;
• 200 litra “Raki” dhe
• 10.000 litra lëndë të fermentuar e gatshme për prodhim pije alkolike “Raki”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Fshehje e te ardhurave” dhe “Prodhim i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë” parashikuar në nenet 180 dhe 288/a të Kodit Penal.
Skavica: AK protestë me flakadanë te Ministria e Energjetikës
“Aleanca Kuq e Zi” ka protestuar përballë Ministrisë së Energjitikës kundër dhënies me koncesion të hidrocentralit të Skavicës. Tym dhe flakë ishte prologu edhe i kësaj proteste kuqezi.
Aktivistë të Aleancës Kuqezi me moton: “Shqipëri me plisa, t’i largojmë këtë pisa” kishin bllokuar hyrjen kryesore të ministrisë.
Në fjalën e tij, kreu i AK-së Kreshnik Spahiu bëri me dije se Shqipëria është nxjerr e tëra në shitje. Ai tha se shkësi i kësaj marrëveshje është arkitekti i çdo pune të pisët te Qeverisë, Ministri Arben Ahmetaj.
Ndërkaq, Spahiu theksoi se, kompania turke “SÜZER” i ka dhënë ministrit Ahmetaj 5 milionë € bakshish dhe do t’i jap edhe 15 milionë euro të tjera pas firmosjes së kontratës. Kreu i AK-së solli në kujtesë edhe faktin se Ahmetaj i ka transferuar paratë me chartein e Süzer.
Më tej, Kreshnik Spahiu vuri në dukje se Ministri i Energjitikës Gjiknuri fsheh 3 oferta serioze për financimin e Skavicës nga kompani kineze e gjermane, vetëm për të favorizuar kompaninë turke Süzer.
Mësohet se aktivistët kuqezi në shenjë proteste për këtë mega-aferë korrupsioni bllokuan ministrinë me flakë dhe tym.
Foto: Peniani lëshon raketën me rreze të gjatë, reagon SHBA
Koreja e Veriut lëshoi gjatë natës një raketë me rreze të gjatë në drejtim të Okinaëas. “Misioni u krye, satelit ndodhet në orbitë”,- tha Peniani.
“Nuk është e vërtetë, raketa shpërtheu në jugperëndim të ishullit Jeju”,- replikoi Koreja e Jugut.
Shtëpia e Bardhë e dënoi ashpër aktin: “Këto veprime provokuese janë në shkelje të plotë të rezolutave të OKB-së”.
OKB-ja, me kërkesë të Uashingtonit, Tokios dhe Seulit, ka zhvilluar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë.
Ermira Babaliu: Artistet eskorta? Vendin e ka mbuluar imoraliteti
Pas rrëfimit të Xhesika Ndojës lidhur me propozimin nga deputeti, ka reaguar edhe këngëtarja Ermira Babaliu. Babaliu thotë në reagimin e saj në FB se, nuk është faji i saj, por i imoralitetit që ka përfshirë shoqërinë shqiptare.
Ja reagimi i saj:
“Problemi nuk eshte vajza e shkrete — problem eshte fenomeni imoralitet i cili ka perfshire shoqerine ne cdo cep – imoralitet qe ka demtuar rende vlerat jo me vetem te personit , por personalitetin ne pergjithesi, ne cdo fushe — trishtim i madh ! Te gjithë e dinë në Shqipëri që shumë nga personazhet e njohur të faqeve rozë janë escort ose si i thonë në shqip shoqëruese të shtrenjta. Vajza që nuk kanë punuar qoftë dhe një ditë, i sheh të hedhin në rrjete sociale foto në avionë privatë, plazhe eksluzivë, në qytete dhe hotele tejet të shtrenjtë mbuluar me stoli marramendëse.
Vajza nga Puka, ndoshta në mënyrë të rëndomtë vuri në pah vanitetin konsumist të kësaj shoqërie, e cila nuk beson në asnjë vlerë, përveç shpenzimit të vrullshëm të parave dhe lapërdhive. Ndoshta ajo nuk e di që mësues në Pukë ka qenë Migjeni, njeriu që shkroi tregimin ‘Historia e njenës nga ato’, rrëfenjë e cila përsëritet brez pas brezi, nga gjyshi tek biri dhe më pas tek nipi”./Tema/
Kërcënimi, PD reagon për Ndocajn: Prokuroria të nisë hetimet
Partia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me pretendimet e deputetit Eduart Ndocaj, se është kërcënuar nga Partia Socialiste e Lezhës, për kandidmin e tij përballë Ramës.
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e selisë blu, Ina Zhupa, tha se, Prokuroria duhet të nisë hetimet pasi mercenarë pranë Ramës po kërcënopjnë me jetë deputetët.
“Banditë e trafikantë të njohur kanë nën kontroll këtë forcë politike, në Shkodër, Lezhë, Krujë, Kavajë e shumë qytete të tjera. Ata kanë jo vetëm partinë në dorë, por edhe emërimet e tenderimet.
Këta sigurisht nuk janë socialistë e as nuk i përfaqësojnë socialistët e ndershëm. Janë thjesht kriminelë që përfaqësojnë Edi Ramën.
I bëjmë thirrje Prokurorisë të hetojë këtë rast me profesionalizëm e pa ndikim politik, pasi denoncimi i kërcënimit me jetë tashmë është bërë publik. Bëhet fjalë për të njëjtin dhunues e shantazhues, për të cilin Gjykata e Lartë dha pafajasi nën presionin e Edi Ramës. Dhe sot ky mercenar i Edi Ramës kthehet sërish në rolin e tij të kërcënuesit e dhunuesit të kundërshtarëve të kryeministrit”,- tha Zhupa.
Vrasja në Angli, flet i ati i Elidonës: Kishin vetëm 3 muaj martesë
Vetëm 3 muaj kishte që ishte martuar dhe bashkuar me të shoqin e saj në Angli, 25-vjeçarja shqiptare Elidona Demiraj.
Bashkëshorti i saj, Lulzim Qeleposhi, që banonte atje me dokumenta të rreme nën emrin Arben Rexha, e vrau me thikë vetëm 90 ditë më pas dhe siç u publikua në media, historia tragjike e nuses së re, u dokumentua thjesht si “vajza që refuzoi të dilte për kafe”.
Por, cila është e vërteta? Atë e shpjegon qartë babai i saj, Halil Demiraj, në një mesazh drejtuar gjithë miqve që iu bashkuan dhimbjes së tij.
Ja çfarë shkruan ai:
Me hidhërim të madh për vdekjen tragjike të vajzës tonë, Elidona Demiraj, por me një respekt e mirenjohje të thellë, falenderoj përzemërsisht të gjithë shokët, miqtë, gjithë shqiptarët brenda kufijve e në diasporë e shumë njerëz të kombeve të tjera.
Në mënyrë të veçantë, familjarët, komshi me vajzën time tre muajt e fundit të jetës së saj të shkurtër për dhimbjen e madhe që treguat, për ngushëllimet që i përcollët familjes sonë, për vdekjen tragjike të vajzës sonë të pafajshme.
Per ata që s’e njohin: Elidona vjen nga një familje në fshatin Begaj të Tropojës.
U arsimua në Tropojë, u diplomua në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.
U fejua në tetor të vitit 2013 me Lulzim Qeleposhin (Arben Rexha në Angli).
U martua para 3 muajsh kur e mori në Angli. Ky bashkëshort kriminel, që jo vetëm i privoi dashurinë dhe lumturinë, buzëqeshjen e saj të ëmbël që për 25 vite nuk iu largua asnjë çast nga fytyra e saj, i privoi, i mohoi e i mori edhe atë që ia fali Zoti, “jetën” në kulmin e rinisë së saj.
Uroj që rasti i vajzës time të mos i trokasë në derë askujt dhe askund!” përfundon Halil Demiraj.
Thinjat në moshë të re? Ja na se shkaktohen...
Thinjat shihen pothuajse gjithmonë si shenja të moshës. Por jo gjithmonë, flokët e bardhë flasin për plakje. Flokët thinjen kur folikulat e tyre prodhojnë më pak melaninë, pigmenti që i jep ngjyrën flokut.
Zakonisht thinjat e para nisin të shfaqen pas të 30-ave, por disa femra/meshkuj mund të shohin flokët e parë të bardhë edhe në të 20-at.
Mosha e shfaqjes së thinjave të para është e lidhur fort me dy faktorë kryesorë: raca (njerëzit që i përkasin racës kaukaziane thinjen më shpejt se aziatikët dhe afrikano-amerikanët) dhe gjenetika (nëse prindërit tuaj janë thinjur herët, edhe ju do të keni të njëjtin fat).
Por nëse shikoni flokët e parë të bardhë relativisht herët, arsyet mund të jenë edhe të tjera.
Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e tyre të parakohshme mund të jenë duhanpirja, ose edhe ndotja ambientale (rrezet ultravioletë apo ndotja e ajrit).
Në raste të rralla, thinjat e parakohshme mund të jenë shenjë e një sëmundjeje si, vitiligo (një sindromë e lëkurës që shkakton humbjen e pigmentimit), një lloj i anemisë (kur trupi ka vështirësi në përthithjen e vitaminës B12), apo probleme që kanë të bëjnë me gjëndrat e pështymës ose me tiroidet.
Çiljeta i kërkon Ramës dhuratë, ja përgjigja e kryeministrit
Përvjetori i 32-të e ka gjetur Çiljeta Xhilagën mes surprizave të miqve, por edhe të moderatorit Ermal Mamaqi.
Ai e ftoi Çiljetën në emisionin e tij dhe ka krijuar vërtet situata argëtuese, ndërsa ka marrë në telefon edhe vetë Kryeministrin Edi Rama për t’i plotësuar një dëshirë Çiljetës. Në fakt, ishte vetë Ermali që e ngacmoi këngëtaren se çfarë do t’i kërkonte Edi Ramës dhe ajo i është përgjigjur me ironi: “Meqenëse dikur kam thënë që ai është një piktor i dështuar, dua të më bëjë një portret, jo bust, pasi bust nuk ma lejon fleta”.
Menjëherë moderatori ka nisur tentativat për t’ia përçuar Kryeministrit dëshirën e Çiljetës. Ai i ka bërë thirrje Ramës gjatë emisionit, duke i thënë: “Kryeministër, përshëndetje! Jam këtu me Çiljetën.
Çiljeta ka një kërkesë, por ta them unë, se asaj i vjen zor. Ajo do që të vërtetojë se ti je një piktor i suksesshëm.
Dhe që t’ia vërtetosh këtë, ajo dëshiron që t’ia pikturosh portretin, por pa gjoksin”.
Pas kësaj, Mamaqi ka arritur të lidhet me Ramën, i cili i ka thënë shkurt: “Çili nuk duhet të ketë portret, por bust. Çili pa bust është si PD-ja pa Berishën”.
Rama dhe Çiljeta nuk është hera e parë që bëjnë batuta me njëri-tjetrin në distancë.
Disa herë Kryeministri e ka thumbuar ish-kryetarin e PD-së, Sali Berisha, për format bombastike të Çiljetës, e cila për 4 vite ishte në radhët e larta të Partisë Demokratike.
Një rast i tillë madje ka qenë edhe gjatë konferencës me komisionerin Fyle (korrik 2014), kur ndërsa diskutohej për një çështje shumë serioze siç ishte statusi kandidat i Shqipërisë në BE, Kryeministri Rama bëri ironi këngëtaren: “Më vjen keq për Çiljetën dhe këngëtarët e tjerë që mund ta kishin ndryshe këtë ditë, po të ishin të tjerë në qeveri”.
Çiljeta iu kundërpërgjigj menjëherë shefit të qeverisë, po njësoj, me ironi: “Jam krenare që kam kënduar për hyrjen në NATO, ndërsa ti gjeje strehim te vullnetarët e Enverit”.
Në këto replika-batuta u përfshi edhe Sali Berisha, i cili argumentoi se Rama sulmon Çiljetën vetëm ngaqë ajo këndoi në rastin historik të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, por nuk ka as 1/100 e performancës së saj.
“Të kishte pasur 1/100 e performancës artistike të Çiljetës, nuk do të ishte një piktor mjeran i dështuar, siç është, që s’ka shitur dot një tablo në jetën e tij. Po sigurisht, ky koncert nuk mund të bëjë se pengoi statusin kandidat”,- deklaroi asokohe Berisha.
Ndërsa Çiljeta e ka përforcuar në vijimësi thënien e ish-kryetarit të saj, pasi në disa intervista ka theksuar se “Rama është një piktor i dështuar”. Mbetet për t’u parë nëse Kryeministri do t’ia plotësojë dëshirën Çiljetës për t’i bërë një pikturë dhe ndërkaq, nëse ajo do të ndërrojë mendje për talentin e tij si piktor./Panorama/
Pse u sekuestruan pronat e Fishtës, kandidatit për deputet të PS në Shkodër?
Hetimet që çuan në sekuestrimin e 9 pallateve të biznesmenit Seit Fishta, ish-kandidat i PS për deputet në listën e Shkodrës, në zgjedhjet e 2013-ës, nisën që me ardhjen e PS në pushtet. Një aksion i policisë, i 24 shtatorit 2013 zbuloi se një pallat 5-katësh në kompleksin Fishta, në Velipojë, ishte ndëërtuar pa lejen përkatëse.
Policia e Shkodrës njoftoi se kishte filluar procedimin penal ndaj Seit Fishtës, ndërtuesit 53-vjeçar në atë kohë.
Sipas të njëjtit njoftim, procedimi penal nisi në gjendje të lirë edhe ndaj inspektorit të ndërtimit në komunën e Velipojës, Fatbardh M, 37 vjeç, i akuzuar se nuk ka uhstruar kontrolle për të bllokuar ndërtimet e paligjshme.
Në aksionin e nisur në Velipojë, policia ndaloi së pari në kompleksin Fishta, me gjasë nga sinjalizimet se ish-kandidati për deputet i PS, i gjashti në listë, kishte ndërtuar pa leje. Ky kompleks është më i madhi në plazhin e Velipojës.
Policia kishte tentuar t’i prishte një ndërtim këtij kompleksi edhe në kohën e qeverisë Berisha, por u tërhoq pasi Sait Fishta ishte një prej biznesmenëve pranë LSI që ishte në koalicion me PD.
Në kohën e aksionit të policisë, në shtator të 2013, Fishta tha se policia kishte vepruar pa u njohur më parë me dokumentet. Por ky aksion i policisë dhe dokumentet e përgatitura gjatë qeverisë PD – LSI janë baza e hetimeve të prokurorisë, që çuan në sekuestron preventive të 9 pallateve. /Lapsi.al/
Foto+Video: Himarë, shpiket gomonia fluturuese
Bahkëpunimi ndërmjet një shtetasi italian dhe një shqiptari ka bërë të mundur fluturimin e gomones mbi detin para qytetit të Himarës.
“Delta Plane” është emërtuar shpikja e kryer në bashkëpunim dhe duket se suksesi i gomones ka entuziazmuar të gjithë të apasionuarit e sporteve ekstreme.
“Arbëria Neës” bën me dije se, gjithçka ka lindur rastësisht e shtyrë nga pasioni i dy të rinjëve, të cilët arritën ta bëjnë realitet ëndrën e tyre.
Gomonia fluturuese është e gjatësise 2.8 m dhe mund të mbaj vetëm dy persona të cilët komunikojnë me anë të një radioje në momentin kur ndodhet në qiell./Arbëria Neës/
Klosi: Izet Haxhia është dëshmitar i krimeve të Berishës
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com”, flet për Byronë Kombëtare të Hetimit, reformën në drejtësi, akuzat më të fundit ndaj Sali Berishës nga ana e ish-truprojës së tij, Izet Haxhia, si dhe gjendjen në të cilën ndodhet drejtësia shqiptare.
Klosi thotë se, në lidhje me akuzat e Haxhisë ndaj Berishës për krime dhe vrasje, është i prirur t’i besojë pasi është shumë vështirë sipas tij që të shpifësh për Berishën.
Guvernatori nigerian që trafikonte organe, lakohet emri i Thaçit
Guvernatori i shtetit nigerian Imo, Rochas Okorocha, është akuzuar se ka bashkëpunuar me Kosovën, Turqinë, Kroacinë e disa vende tjera për trafikim të organeve të njerëzve.
Një mjek praktikant i dëmtuar ka pretenduar se udhëtimet e fundit të Guvernatorit Okorocha në Kosovë, Turqi, Kroaci dhe në shtete tjera të Amerikës Latine dhe në Azi, por edhe ndërtimi i 27 spitaleve të reja në vend, janë prova për faktin se guvernatori është pjesë e biznesit të trafikimit të organeve në Nigeri.
Mediat atje raportojnë se pretendohet sikur ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është në krye të trafikimit të organeve në Evropë dhe mik me Okorochan.
Në muajin mars të vitit 2012, guvernatori i shtetit Imo të Republikës Federale të Nigerisë, Oëelle Anayo Rochas Okorocha kishte zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë ku ishte pritur në Qeverinë e Kosovës nga zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së atëhershme, Behgjet Pacolli.
Me këtë rast, Okorocha, kishte shprehur interesimin e shtetit të tij dhe Republikës Federale të Nigerisë, për fillimin sa më të shpejtë të bashkëpunimeve të ndryshme politike dhe ekonomike ndërmjet dy vendeve.
Ndërkaq, ditë më parë, media amerikan “The Daily Beast” riktheu në skenë çështjen e trafikimit të organeve dhe akuzave që rëndojnë ndaj ish-kryeministrit Hashim Thaçi. Gjatë qëndrimit të Thaçit në Ioëa, ekipi i republikanit Ben Carson që po synon Presidencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është takuar me të.
Sipas “The Daily Beast”, në takimin mes Thaçit dhe gjeneral Bob Dees, pjesë e ekipit të Carsonit, është diskutuar për “marrëdhëniet speciale mes Republikës së Kosovës dhe Ioëas”. Në Ioëa, Thaçi, si kryediplomat i Kosovës, gjatë qëndrimit të tij ka qenë pjesë e hapjes së konsullatës së Kosovës në Des Moines, transmeton Koha.net. Gjeneral Dees ka shërbyer në Kosovë me forcat e NATO-s dhe është ndjerë i nderuar që po takohet me ish-kryeministrin Thaçi.
“Pres që të ketë bashkëpunim më të madh mes Republikës së Kosovës dhe SHBA-ve. Për themelin e kësaj marrëdhënie, shteti i Ioëas është i përkryer”, ka thënë Dees në komunikatën e tij. Për këtë takim sipas “The Daily Beast”, ka folur edhe vet kandidati Ben Carson.
“Historia e Kosovës është testament për ripërtëritjen së popullit të saj”, ka thënë Carson, duke shtuar se konsullata është një gjë që amerikanët duhet të jenë krenarë për vendosjen e këtyre marrëdhënieve mes Ioëas dhe Kosovës.
Mediumi amerikan më pas shkruan se “në komunikatën e ekipit të Ben Carsonit, është neglizhuar përmendja e Thaçit, si kreu i një grupi shqiptar që ka kontrabanduar drogë, armë dhe organe të njerëzve nëpër Evropën Lindore, sipas një hetimi të vitit 2010 i kryer nga Dick Marty, i prezantuar në Këshillin e Evropës”.
“Edhe raporti i ‘The Guardian’, që e nxjerr Thaçin si kreu i një rrjeti kriminal në Kosovën e fundviteve të ’90-ta”, shton më tej gazeta.
Kur është pyetur për këto që mediumi amerikan i quan “aktivitete kriminale”, thuhet se drejtori i komunikimit i ekipit të Carsonit, Larry Ross, ka qenë konfuz.
“Ekipi i fushatës nuk ka qenë në dijeni se para pozicioneve të tij në qeveri, Thaçi ka shërbyer në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Ross në fillim për “The Daily Beast”, por mediumi këmbëngulur duke e pyetur specifikisht nëse ekipi i kampanjës është në dijeni për akuzat ndaj tij për kontrabandën e organeve.
Atëherë Ross ka ndryshuar kursin e tij duke thënë me e-mail për “The Daily Beast” se “përgjigja ime është dashur të lexohet: Ekipi i fushatës ka qenë i vetëdijshëm se para se të ketë pozicione në Qeveri, Thaçi ka shërbyer në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.
Qen i kujdesshëm, mbulon me batanije vogëlushin që fle
Një video e adhurueshme që tregon një qen duke mbuluar me batanije “vëllain” e tij të vogël, ka bërë xhiron në internet. Klipi 30 sekondësh është shperndarë në rrjetin “Viral Hog”.
Mamaja e vogëlushit ka filmuar të gjithë momentin kur qenushi mbulon dhe mbështjell me kujdes djalin e vogël që fle gjumë.
Tropojë, dhjetëra familje në krizë. PD: Qeveria inekzistente
Në Tropojë dhe fshatrat përreth, me dhjetra familje të kthyera nga azili vuajnë krizën e rëndë ekonomike, papunësinë dhe banesat e dëmtuara nga reshjet e këtij dimri.
Në fshatrat Babinë, Margegaj, Bujan, e zona të tjera, deputetja e Tropojës Mimoza Hajdarmataj takoi banorët, të cilët i shprehën asaj shqetësimin e madh për heqjen nga lista e ndihmës ekonomike dhe braktisjen e emergjencave civile për ti ardhur në ndihmë me banesat e dëmtuara.
Në familjen e Ibrahim Haxhiaj dhe Astrit Sulaj gratë e këtyre familjeve u shprehën se mungesa e kushteve të strehimit, shoqëruar dhe nga kufizimet e energjisë po rrezikojnë jetën e fëmijëve dhe të moshuarve në kushtet e një dimri të ashpër.
Nënat e këtyre familjeve i thanë deputetes Hajdarmataj se nuk marrin asnjë përkrahje dhe ndihmë nga qeveria ndërkohë që kryefamiljarët që po kthehen nga azili, po përballen me papunësinë dhe mungesën e të ardhurave. Nga ana tjetër, me dhjetëra familje e kanë të pamundur përballimin e çmimeve afrofe të energjisë elektrike.
Deputetja Hajdarmataj tha se braktisja e familjeve në nevojë është një realitet tejet i dhimbshëm veçanërisht në zonat e braktisura të Veriut dhe verilindjes. Ajo tha se qeveria me strukturat përkatëse është inekzistente, ndërkohë që bashkia është e pambështetur nga ekzekutivi me fonde.
Zonja Hajdarmataj i bëri apel Shërbimit social, Emergjencave Civile, Ministrisë së Energjetikës, që të mbështesin me masa konkrete dhe skema lehtësimi për energjinë, familjet e pamundura ekonomikisht.
Kujdes kur takoni vajza që i keni njohur online
Një bandë vajzash në Manchester, Britani e Madhe, përdorën një kurth nëpërmjet Facebook-ut për të mashtruar një djalë 22-vjeçar duke e bindur të shkonte në një park, ku më pas e rrahën. Viktima kishte rënë dakort të takohej me një vajzë të cilën e njohu në rrjetin social.
Por kur ai arriti në park, u përball me një grup prej 6 vajzash të cilat e goditën me grushta në fytyrë dhe më pas i vodhën telefonin dhe çelesat e makinës, raporton “Manchester Evening Neës”.
Mendohet se, të gjashta vajzat janë me origjinë somaleze, rreth moshës 20-25 vjeçare, të cilat mbanin veshur maska./jetaoshqef.al/
"Të gjithë shqiptaret e dinë që Meta vjedh me ministrat e tij"
Nga Spartak Ngjela
Pse po vuajnë shqiptarët nga një gjendje që herë-herë duket si e pashpresë?
Pse po vijojnë të ikin shqiptarët nga Shqipëria?
Sepse hajdutët që i qeverisin nuk pranojnë të reformojnë sistemin, që t'i lejojnë shqiptarët të fillojnë jetën perëndimore në Bashkimin Europian. Mbajnë hajdutët pronat e grabitura, dhe prandaj kanë frikë nga vendosja e drejtësisë në Shqipëri. Dhe sorrollasin gjithçka. Të gjithë shqiptaret e dinë që Meta vjedh me ministrat e tij, e dinë gjithashtu që Saliu i ka vjedhur me të gjithë taborin e tij familiar, tabor që zotëron sot mira hektarë tokë në Shqiperi, dhe që patjetër do t'i dorëzojnë.
Por është edhe një Kryeministër që po sorollatet duke "pritur" reformën. Po kur t'i vije reforma, çdo do të bëjë ky kryeministër? Mos ndoshta vërtet mendon se drejtësia do vendoset vetëm me njërën anë të medaljes? Po ish ministrat e Nanos, a i kap mekanizmi i antikorrupsionit në vendosjen e drejtësisë? Po klientelën e Metës, a e kap reforma? Po Koçon, mos ia kap dhe Koçon Ramës reforma pastruese e antikorrupsionit? Se, si shumë i bashkuar me hajdutin Meta duket se është ky Koçoja në këto momente!!!
Pse të vijojmë më tej? A do reformohet sistemi i korruptuar shqiptar, dhe, nëse po, kush do ta reformoje: një grup hajdutësh kundër një grupi hajdutësh? Kjo nuk ka mundesi të quhet reformë, por antireforme.
Prandaj , gjendja nuk mund të jetë e sqaruar nëse në këtë reformë, që është një çështje jetike për të ardhmen e shqiptarëve, nuk marrin pjesë të gjithe: individë dhe shoqata, gazeta dhe televizione. Por, kush e ka në duar median shqiptare? Mos e ka klientela e pushtetetarëve hajdutë, të cilët rrezikohen nga Reforma ne Drejtësi?
Edhe këtu ka rrezik...sepse, pastaj, media do të mbrojë hajdutët. Dhe çfarë mund të ndodhë nëse gjendja bllokohet nga vjedhësit, që kuptohet se janë në spektër të gjerë në Shqipëri?
Por, këtu sërish del një pyetje: politika amerikane që po e drejton vetë Reformën në Drejtësi, a e ka parashikuar rrezikun që përshkruam më lart? Besoj se po. Por le të presim dhe dy muaj....
Ja 8 arsyet pse femrat tradhtojnë më shumë se meshkujt
Duket se meshkujt nuk janë të vetmit të cilët humbasin “rrugën e drejtë”. Sondazhi i agjencisë “Coffe and Company”, u krye në mbi 3000 femra nga ku 20% e tyre rrëfyen se e kanë tradhtuar partnerin e tyre, kundër vetëm 9% të meshkujve.
Do'stlaringiz bilan baham: |