Takimi i Amsterdamit
Takimi i formatit “gymnich” është një mbledhje jozyrtare, ku 28 ministrat europianë bisedojnë hapur, pa praninë e diplomatëve dhe kështilltarëve respektivë, për çështjet kyçe të politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE.
Kriza e refugjatëve dhe pasojat për sigurinë e BE-së ishin në fokus të tryezës së Amsterdamit, ku Presidenca Holandeze mblodhi ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare dhe kandidate të BE-së.
Ata u pajtuan se bashkëpunimi i përforcuar i muajve të fundit me vendet e Ballkanit dhe Turqinë duhet shfrytëzuar për konsolidimin e reformave integruese dhe avancimin e tyre drejt Unionit.
“Integrimi europian i këtyre vendeve, sidomos të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Mal i Zi, Serbia, Maqedonia), por edhe Turqia, kanë një vlerë të shtuar më vete, sepse ne kemi nevojë për politika të përbashkëta dhe instrumente të përbashkët për të përballuar dhe menaxhuar një fenomen që na përket të gjithëve”,- deklaroi Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë e BE-së.
Kjo shënon mbledhjen e parë të këtij formati për këtë vit. E njëjta temë shoqëroi dhe dy takimet informale të 2015-s./TCH/
Për këto krime, para drejtësisë duhet dërguar vetë drejtësia
Nga Mentor Kikia
Zakonisht, në përplasjet me armë apo atentate me dhe pa pagesë, rrallë ndodh që njerëzit të ndjejnë keqardhje për viktimat.
Sepse i njohin, ua dinë maskarallëqet që kanë bërë.
Trafik droge, grabitje vajzash dhe shfrytëzim prostitucioni, grabitje pronash, vendosje gjobash…
Madje, kur ky soj vritet mes tyre, të tjerët thonë: U qëruan edhe ca.
Pastaj policia nuk vonon të thotë se ata janë vrarë sepse “ai” kishte vrarë “atë”, i cili ishte hakmarrë sepse i kishte “atë tjetrin”, sepse ishin prishur për drogën, sepse i kishte rrëmbyer vajzën e tezes ia kishte bërë prostitutë… sepse i kishtë marrë lokalin me pistoletë tek koka…
Përvec atyre hajvanëve që pijnë dhe vrasin gratë dhe fëmijët, apo atyre që vriten për një pemë a gardh, krimet e tjera janë thuajse të gjithë me këto motive.
Të gjithë personazhet rezultojnë të arrestuar, më pas të liruar, të dërguar në gjyq e të shpallur të pafajshëm, të dënuar e të amnistuar, të dyshuar e të paarrestuar kurrë…
Krimet më të rënda gjatë këtyre javëve të para të këtij viti janë pikërisht larje hesapesh, ose hakmarrje barbare për krime, ku krimineli vret kriminelin e padënuar.
Nëse ka një fjator që duhet dërguar para drejtësisë është vetë drejtësia, është vetë shteti.
Krimet në Durrës, në Lushnje e Fier, në Elbasan e gjetkë, të gjithë vrasësit dhe viktima janë njerëz me dosje e një barrë krime, brenda e jashtë vendit, por që “cuditërisht” janë të lirë, të fortë dhe zotër të gjithëckaje.
Por a mjafton të jemi të qetë që horrat bëjnë drejtësi mes tyre?
Padyshim jo. Jo vetëm sepse mes viktimave mund të mbeten edhe njerëz pa asnjë faj.
Por edhe sepse paniku dhe impakti publik i krijuar nga të tilla krime është shumë i madh.
Nëse ai që vret apo të bën dëm nuk ndëshkohet, gjithkujt mund ti vijë radha ta bëjë vetë drejtësinë, edhe atij që nuk dëshiron, por që shpirti nuk ia mban padrejtësinë.
Incident në stadium, tifozët e partizanit i hedhin flakadanë policisë
Tensioni brenda dhe jashtë fushës ka shoqëruar ndeshjen midis Partizanit dhe Flamurtarit, mbyllur në barazim 1-1. Në momentin e shënimit të golit të barazimit nga Sukaj, në minutën e 89-të, në stadiumin “Qemal Stafa” shihen ‘përplasje’ mes disa tifozëve të Partizanit dhe forcave të rendit.
Kamerat që transmetonin ndeshjen kapën një fragment të shkurtër të incidentit.
Fillimisht, në video shihen disa efektivë pranë tifozëve, ndërsa më pas shkojnë të tjerë përfaqësues të rendit, të cilët shfaqen duke shoqëruar disa prej tifozëve në stadium.
Burime për “Panorama Sport” thonë se disa tifozë hodhën flakadanë në zonën ku qëndronin efektivët pranë fushës – në momentin që u shënua goli i barazimit për vendasit, ndërsa më pas policët reaguan duke shkuar pranë tyre.
Ende nuk dihet nëse për këtë incident ka pasur persona të shoqëruar në polici./Panorama Sport/
Foto: Njihuni me kangurin më muskuloz në botë...
A keni parë ndonjëherë kangur të tillë? Ky kangur duket sikur shkon çdo ditë në palestër për të ushtruar, për shkak se ka shumë muskuj.
Kanguri i kuq me muskuj u fotografua nga një fotograf, duke i zbuluar bicepët dhe venat që dilnin nga krahët e tij “të fuqishëm”.
Ai është bërë hit në rrjetet sociale për shkak të muskujve të tij të cilët duket sikur i ka fituar duke ushtruar çdo ditë në palestër, transmeton Gazeta Express.
Shikojini fotografitë e mëposhtme:
Rrëfimi: E humba virgjërinë me mamanë e shoqes së klasës
Kam bëre seks per herë të parë kur kam qenë 17 vjeç me mamin e shoqes sime të klasës...
Isha një natë tek shtëpia e asaj pasi do të mësoja së bashku me shoqen time për provimin e ditës së nesërme. Pasi hëngrëm darkë mamaja e saj më provokoi disa herë dhe kur ramë për të fjetur, ajo erdhi pranë shtratin tim dhe filloi të më ledhatonte.
Kështu kaluam disa minuta duke u përkëdhelur dhe puthur me njëri-tjetrin dhe pastaj filluam të bëjmë seks.
Më duhet ta pranoj se, unë deri në ato momente isha i virgjër dhe mamaja e shoqes sime më mësoi se si duhet të bëja seks, pasi deri në ato momente e kisha parë vetëm në tv.
Dhëmbë të bardha pa shumë kosto? Ja mënyra e duhur...
Çdo njëri prej nesh dëshiron të ketë buzëqeshje ideale dhe dhëmbët luajnë një rol të rëndësishëm në këtë proces! Ja një mënyrë që do t’ju marrë 2 minuta kohë dhe kosto minimale, por rezultatet që do t’ju ofrojë do të jenë të shkëlqyera.
Merrni një pjatë dhe vendosni një lugë gjelle sodë buke në të. Prisni një limon në dy pjesë të barabarta.
Shtrydhni një lugë gjelle lëng limoni. Shtoni lëngun e limonit në pjatën ku hodhët sodën e bukës dhe përzieni mirë përbërësit.
Merrni një pecetë. Shfrytëzoni pecetën për të marrë përzierjen e për ta vendosur në dhëmbë.
Sigurohuni ta aplikoni në secilin prej tyre. Prisni dy minuta, ndërsa përzierja fillon punën.
Çorapet e Greg Ramës, “bëmë baba të të ngjaj”...
Greg Rama, djali i kryeministrit Edi Rama ka postuar një foto në Instagram. Ajo që të gjithë kanë vënë re është ngjyra e veçantë e çorapeve. I ati është i njohur për ngjyrat e tyre. Tashmë edhe i biri duket se ka përqafuar këtë rrugë.
Policia bastis lokalin e Elton Dedës, artisti: Bëni të fortin me muzikantët
Kantautori Elton Deda, njëkohësisht pronar i një prej klubeve të natës ku luhet muzikë live në Tiranë, është revoltuar me sjelljen aspak profesionale sipas tij, të tatimeve dhe policisë e cila ushtroi një kontroll këtë fundjavë në biznesin e tij. Muzikanti ironizon uniformat blu, për të cilët thotë se, bënë raprezalie duke kontrolluar sendet personale të artistëve, a thua se lokali i tij mbahet me drogë.
“Ne Rockstock vijne tatimet shoqeruar nga policia e shtetit. Kerkohen karta identiteti dhe kontrollohen objekte personale pa asnje lloj mandati. Trajtohet si nje klub qe mbijeton me kokaine dhe hashash gje qe s’ben vaki se ndryshe nuk do thoshte nje polic i rajonit nmr 3 ” ore sa vite keni qe e keni hap???…”
Dhe mbasi raprezalja i perzen njerezit e paqshem, merret basisti jone Franci Francesk Fjerca, futet ne makine se spaska karte identiteti, futet ne biruce, e marrim me qetesi, e merr me qetesi, me qetesi mbahet larg familjes dhe 2 femijeve dhe gruas, me qetesi punon policia e shtetit me nje muzikant te gjore, ben procedurat e veta qe vetem policia angleze i ben me kaq devotshmeri dhe pastaj lirohet ne 5 te mengjesit mbasi verifikon qe ky person ska rrezikshmeri!! Po rrofshi e qofshi o Baballaret e Kombit!! Po rrofshi e qofshi o ligjvenes qe trashni qafen e barkun duke bere te fortin me muzikante te ndershem! Ju admiroj seriozisht! Ja arritet dites qe tu respektoje njerezia per ndershmerine tuaj. Jua paçim borxh o baballare!", - shkruan Elton Deda në reagimin e postuar në facebook.
Soni shfaq për herë të parë vajzën në publik. Kujt i ngjan Anna?
Anna (djathtas), vajza 3-vjeçare e këngëtares e cila pak muaj më parë u nda nga bashkëshorti, balerini italian Mirko, është shfaqur për herë të parë në foto, për publikun.
Mami Soni gjithnjë e ka përmendur të voglën e saj, madje shpesh kemi parë dhe postime të këngëtares shoqëruar nga Anna, por asnjëherë në pozicion të dukshëm ballor.
E pyetur në intervista, këngëtarja ka thënë se, babai i Annës është i rezervuar dhe nuk do që e bija të dalë në publik, si prindërit e saj.
Por me sa duket, me ndarjen nga Mirko, Soni ka ndryshuar mendje dhe ndoshta Annën, tani e tutje do ta shohim teksa rritet krah mamit, pse jo edhe në skenë.
Volksëageni përgatit super-makinën elektrike
Volksëageni raportohet se është duke e zhvilluar veturën më të mirë elektrike për të rivalizuar “Chevrolet Boltin” dhe “Tesla Model 3”.
Detajet e kësaj veture janë të limituara, por “Motoring” raporton se, modeli është ide e Herbert Diessit, i cili është drejtor i “Volksëagen Passager Cars”.
Pak dihet për këtë model, por kompania raportohet se dëshiron që të jetë e para në prodhimin në masë të kësaj veture elektrike.
Për të arritur këtë, VË dëshiron që vetura elektrike të ketë një çmim të përballueshëm. Për të kursyer më shumë për realizmin e këtij modeli, vetura elektrike do të ketë ndikim nga gjenerata e re e “Golf EV”.
Nëse konfirmohen këto raportime, modeli do të shitet përkrah konceptit “Budd-e” që pritet të prezantohet si model në vitin 2020.
Fatmir Mediu, foto me Morgan Freeman dhe Andrea Bocelli
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është takuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me aktorin e njohur hollivudian, Morgan Freeman, si dhe me këngëtarin italian, Andrea Bocelli.
Fotot me dy figura të njohura botërore janë publikuar në Facebook nga vetë kreu i PR-së, Fatmir Mediu.
“Jashte politike kenaqesi e jashtezakonshme te takohesh dhe bisedosh me aktorin e njohur Morgan Freeman dhe kengetarin Andrea Bocelli”,- shkruan Mediu në Facebook.
Operacioni “kafe droga”, një shqiptar arrestohet në Itali
Shqiptari Erjon Broshka, është arrestuar nga policia italiane në kuadër të operacionit “kafe droga”. 30-vjecari ishte pjesë e shpërndarësve të kokainës në Raguza.
Ai është një nga frekuentuesit e lokalit të italianit Sebastiano Claudio Cavallo, i arrestuar një ditë më parë pasi e kishte kthyer biznesin në funksion të shpërndarjes së drogës.
Broshka kishte për detyrë të kontaktonte blerësit dhe të vendoste takimet duke përdorur kode të caktuara. Kështu në vend të fjalës “drogë” përdorej fjala “kafe”. Bashkëpunëtorët e tij flisnin për “djathë” apo sende të tjera.
Foto: Çiljeta feston ditëlindjen e djalit në një ditë me të sajën
Dje ishte padyshim një nga ditët e veçanta të Çiljetës, sepse festonte në të njejtën ditë me ditëlindjes e saj, atë të djalit, Fernandos.
Përpara se të shkonte në darkën me miqtë e saj artistë, Çiljeta kishte organizuar këtë festë për djalin e saj.
Ajo ishte kujdesur edhe për tortën e ditëlindjes së Fernandos, e dizenjuar me figurën e “Superman”.
Tiranë: Fuoristrada aksidenton për vdekje 50-vjeçarin
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Konferenca e Pezës” në Kryeqytet. Nga të dhënat e para mësohet se viktima është 50-vjeçari E.B.
Policia që ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ka shoqëruar shoferin e automjetit tip “Mitsubishi”, me targa “TR 47 60 M“, Kudret Hidri, 42 vjeç.
Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet për zbardhjen e ngjarjes.
“Edi Rama, kandidati që po bën fushatë për të mos kandiduar”
Nga Ben Blushi
Pashë Edi Ramën në Durres dhe për hir të së vertetes nuk m'u dhimbs, por më bëri për të qeshur. Nuk m'u dhimbs sepse perveç frikës së vet, asgjë nuk e detyron të duket kaq qesharak, kaq i mjerë dhe kaq i vjetër.
Socialistëve të thirrur në Durrës iu fol edhe për krizën e refugjatëve në Gjermani, edhe për standartin e Standart and Poor, edhe për numrin e varfër të vrasjeve, por sërish nuk iu tha nëse kanë apo jo të drejtë të votojnë për kryetarin e partisë së tyre. Fakti që ata nuk pyeten nëse do ketë zgjedhje, nuk dëshmon dobësinë e tyre dhe unë i mirëkuptoj. Ata nuk ishin thirrur në një mbledhje partie, por në një teatër dhe teatër ku spektatorët flasin nuk ka dhe nuk mund të ketë.
Takimi i Durrësit sot, i Beratit dje dhe nesër i Elbasanit, Korçës apo Shkodrës, nuk ishte një takim, ishte fushatë kundër një njeriu. Edi Rama detyroi bashkinë e Durrësit të mbushte Pallatin e Sportit me karrige dhe me nënpunës në fushatën e Edi Ramës për të mos bërë zgjedhje në Partinë Socialiste.
Për fatkeqësinë e vet, Edi Rama sot është kandidati më unik në botë. Ky është edhe më i çuditshëm se kandidati i romanit tim, i cili i fitoi zgjedhjet pasi kishte vdekur, por jo për fajin e tij, sepse ai nuk vdiq me dëshirë.
Edi Rama është edhe më keq se kaq, sepse duke qenë shëndoshë e mirë, është përgjegjës për vendimet e veta.
Ky kandidat po bën fushatë për të mos u zgjedhur. A ka njeri në botë që del në fushatë për të bindur njerëzit se nuk duhet të zgjidhet? A ka kandidat që kandidon për të mos kandiduar?
Fatkeqësisht ka një. Ky quhet Edi Rama. Eshtë shqiptar. Eshtë kryeministri i Shqipërisë. Do hyjë në manualet e historisë politike të botës si njeriu që bëri fushatë për të mos u votuar. Ai ka dalë nëpër Shqipëri dhe u thotë socialistëve: mos votoni. Kush do të votojë nuk mund të votojë.
Unë dua ta shpëtoj nga kjo shaka me të cilën po lidh emrin dhe fatin e vet.
Mjafton t'i njoftojë publikisht takimet ku shkon dhe do shkoj në çdo qytet dhe çdo fshat. Nuk dua të rri ulur, por do rri në këmbë.
Ai le të shpjegojë se pse nuk do të votohet dhe unë do të shpjegoj se përse dua të votohem.
Eshte kaq e thjeshtë.
Meqë kam bërë disa eksperimente artistike me njerëz realë, të cilët i kam kthyer në personazhe librash, dua t'ia heq frikën paraprakisht.
Nuk do ta bëj personazh, por do ta bëj kandidat.
Do ta ftoj në zgjedhje.
Në fund të kësaj fushate, Edi Rama nuk do të fitojë statusin e personazhit tim, por sigurisht do të fitojë dinjitetin e kandidatit përballë meje.
Për mua është koha për zgjedhje, për Edi Ramën është koha për guxim!
Fotolajm: Kur ministrja më e rëndësishme bënte aksionisten...
Është e vështirë ta besosh se politikanet tona dikur kanë punuar edhe si vullnetare, duke parë sot sharmin që i karakterizon.
Në këtë foto është Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila është fotografuar gjatë kohës që ka qenë aksioniste në Kallmet të Lezhës, teksa ndërtohej hekurudhura.
Asokohe Mimi ishte gjimnaziste e vitit të III në gjimnazin “Sami Frashëri”.
07/02/2016.................................
Pushohet hetimi për policët që “burgosën” e 5-vjeçaren me nënën
Shoqërimi i një vajze të mitur për më shumë se 8 orë në komisariatin 3 është konsideruar si i ligjshëm nga drejtësia. Në fund të dhjetorit 2014, Natasha Nokshiqi u kap duke lidhur energjinë elektrike të shkëputur prej detyrimeve të prapambetura. Debia e saj ishte 499 017 lekë.
44-vjeçarja u shoqërua në komisariat sebashku me vajzën e saj 5 vjeçe. Ajo u lirua pas disa orësh vetëm me urdhër të prokurorit, ndërsa vajza gjatë kësaj kohe u mbajt e izoluar. Çështja u referua në prokurori për gruan për rilidhje të energjisë elektrike dhe për disa punonjës policie me akuzën e veprimeve arbitrare.
Prokuroria pushoi hetimet për punonjësit e policisë me argumentin se nuk ka vepër penale.
Çështja u ankimua dhe në gjykatë nga nëna e vajzës së mitur por edhe gjykata vendosi ta arkivojë këtë çështje.
Gazeta “Shqip” ka siguruar dosjen e plotë, ku në fund drejtësia ka ligjëruar shoqërimin e vajzës, ç’ka mund të përbëjë precedent të rrezikshëm.
Policia tregoi se është urdhëruar shoqërimi i saj në komisariat. Aty ka shkuar patrulla e policisë. Natasha i ka kërkuar oficerit të shkonte në banesë të merrte disa rroba dhe kur është kthyer ka pasur me vete edhe vajzën e vogël.
Ai i ka kërkuar që vajzën ta linte tek ndonjë i afërm, por ajo ka kërkuar që vajza të shkonte me të. Ato janë sistemuar në dhomën e shoqërimit, ku ajo ka qënë në mbikqyrje nga një punonjëse policie femër.
Gruaja është shoqëruar në komisariat në datën 30 nëntor 2014, pra 14:20 dhe është larguar në ora 20:00, ndërkohë që gruaja pretendon se e ka lënë komisariatin në orën 23:00.
Gjykata tha se gruaja ka pasur mundësi ta përdorte telefonin e saj jo vetëm për të komunikuar, por edhe për bërë fotografi të vajzës, e cila nga fotot nuk paraqitet e shqetësuar, përkundrazi ka dalë duke buzeqeshur dhe duke luajtur ndërsa rezultoi se ajo e ka mbajtur vajzën me pëlqimin e saj brenda ambienteve të komisariatit./Shqip/
Fshehu 2 gratë dhe 7 fëmjët e tij, dëbohet nga Zvicra kosovari
Ai ka qenë i martuar me një zvicerane, ndërkohë që ka shtatë fëmijë me gra të tjera. Gjyqi Federal ka vendosur: “Ai duhet të largohet nga Zvicra”. Kosovari ka ardhur në Zvicër në prill të ‘99-tës, 24 vjeç, si azilkërkues. Një vit më vonë ai martohet me një zvicerane dyfish më të moshuar se ai.
Me këtë martesë, në 2005-ën e fiton lejen dhe vizën e qëndrimit në Zvicër. Por më 2011-ën kjo martesë prishet.
Nuk dihet nëse fjala kishte qenë për një martesë fiktive. Ndërkaq, kjo është vetëm njëra pjesë e rrëfimit të “Neue Luzerner Zeitung”, datë 3 shkurt 2016, duke iu referuar Gjyqit Federal.
Në prill të 2012-tës, protagonisti i saposhkurorëzuar, martohet me një grua nga Kosova, tani 36-vjeçare. Ish-azilkërkuesi kërkon t’i sjellë në Zvicër gruan dhe tre fëmijët me të, të lindur në vitet 2004, 2005 dhe 2009. Me këtë ai nxit dyshimin e autoriteteve sepse ai ishte bërë baba në Kosovë gjatë kohës kur kishte qënë i martuar, tani, me 67- vjeçaren zvicerane!
Enti për Migracion i kantonit Obëalden ia “djeg” atij vizën e qëndrimit në Zvicër dhe e dëbon kosovarin nga Zvicra.
Sipas ligjit për të huajt, fshehja e fakteve qenësore në procedurën e rregullimit të dokumentacionit është një arsye për ta tërhequr të drejtën e qëndrimit në Zvicër.
Protagonisti e ankimon vendimin e kantonit në Gjyqin Federal, shkruan DP. Ky i fundit e konfirmon vendimin e autoriteteve të Obëaldenit.
Ai gjykon që kosovari ndoshta nuk do ta kishte fituar lejen e qëndrimit aty, sikur t’i kishte informuar hapur autoritetet kantonale për marrëdhënien e tij të ndërlikuar familjare. Por, kjo nuk nuk është e gjitha.
Gruaja nga Kosova nuk është e vetmja me të cilën ai kishte fëmijë!
Në vitet 2001 dhe 2012, protagonisti i ngjarjes ka banuar me një grua tjetër në të njëjtën banesë. Me këtë grua ai ka tre fëmijë të tjerë, të lindur në vitet 2002, 2005 dhe 2012.
Tani del që kur ish-azilkërkuesi iu ishte drejtuar autoriteteve për lejen e vendosjes në Zvicër, ai nuk ka jetuar më me gruan e tij të moshuar zvicerane, ndonëse në Zvicër qëndronte falë asaj.
Në mënyrë të përmbledhur: Kosovari për njëmbëdhjetë vjet ka qenë i martuar me një grua dukshëm më të moshuar se ai. Në të njëjtin hark kohor ai ka bërë me dy gra të tjera nga tre fëmijë.
Kjo përsëri nuk është e tëra: Për më tepër, ai kishte edhe një fëmijë të shtatë në Gjermani. Dhe, këtë jetë paralele ai ua ka fshehur autoriteteve të kantonit të Obëaldenit.
Video+18: Çifti kapet ‘mat’ në plazh duke bërë seks
Një grup të rinjsh që po shëtisnin me një fuoristradë në një plazh ekzotik, befas janë bërë dëshmimtarë të një “akti dashurie” shqeto që po konsumohej para syve të tyre në breg të detit.
Ata e kanë ndalur për pak çaste automjetin e tyre për të soditur pamjen, por çifti që ishte në kulmin e aktit as që e ka “prishur terezinë” nga vizitorët e paftuar... por ka vijuar edhe më fort!
Për më shumë shikoni videon:
Fotolajm: Baba Koçua ja merr “me ngërrëz” në aeroportin e Vienës
Deputeti i cili njihet për angazhimet e fuqishme në strukturat drejtuese të Partisë Socialiste, duket se nuk e ka përmbajtur veten nga kapitja e udhëtimit teksa në pritje të fluturimit të rradhës, ka përfituar të marrë një sy gjumë.
Foto e kapur nga udhëtarë shqiptarë të rastit ka bërë tashmë xhirron në rrjetet sociale por ajo është bëtuar më parë nga Gazeta “Dita”.
Kjo e fundit edhe në numrin e sotëm, tregon deputetin e jugut të shtrirë sa gjatë gjerë në sediljet e aeroportit të Vienës, ku sipas përshkrimit të “Dita”, Koço Kokëdhima, është i lodhur dhe ka hequr madje këpucët, në pritje të avionit.
Kampionia Fetie Kasa me uniformë, një mesazh për femrat police...
Fetie Kasa ka qënë dhe mbetet një nga vajzat më të thjeshta të sportit të peshëngritjes, kampionia e Shqipërisë për këtë sport. Shtangën e ka lënë pas dhe tani dita e saj ndahet ndërmjet profesionit të saj të ri dhe djalit.
Ka nisur punën si police, policja më e re në Vlorë. “Kam vëllanë polic, – shprehet ajo, – prej tij mendova dhe unë ta nis këtë punë. Vlora është vendlindja ime, këtu kam prindërit, kështu vendosa se ishte diçka normale”.
E pyetur nga “Shekulli” se çfarë nuk toleron në punë, ajo thotë: “Nuk toleroj shkeljet, por nuk toleroj as kundrejt femrave police, gojën e gjatë të njerëzve. Përdoret një fjalor jo i hijshëm ndaj nesh.
Thërras skuadrën, nuk mund t’ia dal vetëm. Është më mirë kështu. E teprojnë jo vetëm çunat, por edhe femrat. Kujtoj se para pak ditësh në stadium, femrat përdornin fjalor më të pahijshëm sesa meshkujt (Qesh)”.
Po për projektet e saj të ardhshme? Fetia thotë: “Të punoj, por edhe qëllimi im i vetëm është rritja e djalit. Nuk dua që ai të ndihet keq nga një nxitim që unë dhe i atij bëmë. Dua që ai të jetë i lumtur përherë”./Shekulli/
PD koalicion me LSI? Ruli: Duhet të ketë një ‘JO’ të prerë për këtë
Genc Ruli, gjykon se demokratët duhet të shkojnë në zgjedhjet e ardhshme, vetëm me aleatët tradicionalë. Ndërsa Lulzim Basha ka qënë evaziv në përgjigjen e tij tek “Zonë e Lirë” për një aleancë me LSI-në, duke kundërshtuar vetëm një aleancë me PS-në, Ruli përsërit kritikat e Patozit, për një “Jo” të prerë ndaj kësaj tendence.
Në një intervistë në “Vizion Plus”, Ruli tha se, opozita ka vetëm një rrugë për fitoren, rrugë ku partia e udhëhequr nga Ilir Meta, nuk ka vend.
“Unë se di kush e ka shtruar çështjen për koalicion, dua të them për me tepër PD është një forcë politike historike, në pushtet ka ardhur dhe është mbajtur në pushtet me votën që ka marrë nga elektorati i saj dhe për më tepër në këtë komplikim, po e quaj në thonjëza komplikim që i është bërë skenës politike shqiptare, ku kemi 3 faktorë, kemi PD, LSI dhe PS. Unë do thoja që do ishte mirë të shkëputeshim nga një fenomenologji që ka nisur nga 2009, të treja këto forca të konkurronin me flamurin e tyre dhe të merrnin votat që u takon dhe jo të dilnin para elektoratit me formula koalicionesh. PD padyshim do dali e vetme para elektoratit, e vetme me të gjithë aleatët e mundshëm që ajo do mund të grumbullojë, partitë që kanë qënë tradicionalisht aleatë të saj dhe të matet para shqiptarëve me besim, unë kam besim, të matet pikërisht me votën e saj në skenën politike”,- shprehet Ruli.
Por përtej koalicionit, hartimit të programit apo edhe denoncimit të problemeve të qeverisë, për Rulin Partia Demokratike dhe Lulzim Basha, duhet të zgjidhë disa problematika brenda vetes:
“PD vjen nga 2013 ku pësoi nje humbje elektorale, te cilën duhet ta lexoje se per cilën arsye elektorati, nuk e votoi. Pra e thënë ndryshe, PD duhet t’u tregoje shqiptareve qe jo vetëm është ndryshe nga modeli Rama i qeverisjes, por qe PD ka reflektuar dhe është ndryshe edhe nga ajo qe ka qene para 2013”,- thotë ai.
A e ka treguar këtë në fakt?
“Besoj se po e bën. Unë dua te insistoj qe kjo duhet bërë këtu duhet te ketë fitimin e nje besimi te sinqerte nga elektorati”,- shprehet Ruli
Por cila është rruga sipas Rulit?
“Rruga është pikërisht sjellja politike që ke, fjala politike që thua dhe bindja që fiton mbi bazën e saj. Duhet të jetë më konsistente në disa qëndrime të nisura prej saj dhe në pothuajse kemi hyre në fushatën elektorale, edhe një vit e pak na ndan nga ajo, duhet të jetë më dinamike në organizmin e brendshëm të saj, të zgjidhi problemet e lodhjes së brendshme, brenda për brenda që ka pasur në këto 2 vjet, në mënyrë që të jetë një detachment i përgatitur për një betejë të vështirë, siç do jetë fushata e ardhshme elektorale”.
Por që prej 2013 kur humbi betejën e zgjedhjeve të përgjithshme, sipas Rulit demokratët ia kanë dalë të sqarojnë njerëzit përballë propagandës mashtruese të qeverisë, që tenton të zbukurojë një realitet që është i nxire duke parashtruar edhe alternativa e saj se si zgjidhen problemet, e në këtë betejë 2-vjeçare të opozitës, Ruli vlerëson një arritje të rëndësishme”.
“Po të marrim ka qënë iniciativa e PD e konkluduar me sukses deri në nivel ligji për dekriminalizimin e parlamentit dhe administratës, ndërsa unë shoh shumë pak vullnet nga mazhoranca për ta realizuar, kjo besoj që është një nga kontributet më të mëdha që është dhënë nga opozita në këto vite”.
Edhe pse zgjedhjet janë qershorin e vitit të ardhshëm, që prej nisjes së 2016, PD po punon për një aksion disa planesh nga hartimi i programit, tek turi që kryetari Basha pritet të nisë nëpër Shqipëri, e deri tek protestat që demokratët do zhvillojnë në çdo qytet.
Ndocaj letër Lu-s: Pushteti i lidhur me mafian, jemi si në kohën e Enverit
Deputeti Eduart Ndocaj në një letër të hapur për kërcënimin ndaj tij drejtuar ambasadorit amerikan, Donald Lu ka pohuar se shqiptarët ndodhen në të njëjtën situatë si në regjimin e diktatorit Enver Hoxha.
Në letrën e bërë publike në rrjetin social “Facebook”, Ndocaj shkruan më tej se pushteti i sotëm ka lidhje të ngushtë me mafien, ndërsa theksoi se shantazhi bëhet përmes mekanizmave mafioze. Ditën e djeshme, deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë deklaroi se ishte kërcënuar nga vëllai i ish-deputeti Arbën Ndokës.
Do'stlaringiz bilan baham: |